






Dritan Goxhaj, Tiranë
Tashmë jemi në javën e 19 të luftës në Ukrainë. Një luftë kjo që është zhvilluar kryesisht në dy fronte, në atë ajror dhe në frontin tokësor. Fronti ajror është fronti në të cilin të dyja forcat, si ato ukrainase edhe ato ruse kanë treguar një kapacitet të jashtëzakonshëm.
Le ta shohim pak më me vëmendje se si është zhvilluar kjo luftë e tyre në frontin ajror.
Për të kuptuar edhe më mirë atë, duhet të kemi parasysh se sipas teorisë së luftës ajrore, kontrolli i qiejve nga një prej palëve ndërluftuese ushtrohet nëpërmjet pesë fazave të intensitetit të cilat janë:
Faza e parë – Paaftësia ajrore, është faza gjatë së cilës forcat ajrore sulmuese nuk e kanë ende as kontrollin më të vogël të hapësirës ajrore të kundërshtarit.
Faza e dytë – Mohimi ajror, është faza në të cilën sulmuesi e gërryen në mënyrë progresive kontrollin e hapësirës ajrore të kundërshtarit, duke e penguar atë ta ushtrojë mbrojtjen ashtu si dëshiron.
Faza e tretë – Barazia ajrore, është faza në të cilën të dyja palët luftojnë për kontrollin e kësaj hapësire ajrore, po ku asnjëra nuk e ka në mënyrë të plotë kontrollin.
Faza e katërt – Superioriteti ajror, është faza në të cilën sulmuesi e rrëmben plotësisht kontrollin e hapësirës ajrore të kundërshtarit, duke pasur aftësinë e plotë për të goditur në 360 gradë.
Faza e pestë – Supremacia ajrore, është faza finale ku sulmuesi i ka hequr mbrojtësit të gjithë aftësinë mbrojtëse duke e bërë kundërshtarin totalisht jo efektiv.
Tani në këtë javë të 19-të situata përkon me fazën e fundit të kësaj teorie. Tashmë Forcat Ajrore Ruse kanë totalisht nën kontroll qiejt e Ukrainës dhe ushtrojnë dominimin e tyre si nga ana strategjike edhe nga ana taktike.
Po si u arrit deri këtu?
Gjatë dy javëve të para të luftës, Forcat Ajrore Ruse e përqëndruan aktivitetin dhe goditjen e tyre në pjesën Lindore, Jugore dh Veriore të Ukrainës, duke lënë jashtë goditjes dhe aktivitetit të forcës së tyre gjithë pjesën Perëndimore të Ukrainës.
Në doktrinën e tyre ushtarake të hartuar në vitin 2014, rusët e vënë theksin në dimensionin taktit të përdorimit të aviacionit, për atë që ata e konsiderojnë si “Roli i artilerisë ajrore”.
Dhe gjithë kjo përpjekje e tyre shfaqet në dy drejtime.
I pari përgjatë vijës së frontit dhe i dyti në fushatën ajrore me rreze të gjatë veprimi për të shkatërruar infrastrukturën, ekonominë dhe kompleksin industrial dhe prodhues të Ukrainës.
Ajo që e vërteton qartësisht theksin e dimensionit taktik të Forcave Ajrore Ruse është fakti se në qiejt sipër qyteteve ukrainase që ndodhen në vijën e parë të frontit, rusët mbajnë në fluturim gjatë gjithë kohës 10-15 avionë të armatosur, të gatshëm që të ndërhyjnë në çdo kohë, për të ofruar jo vetëm mbulim por edhe mbështetje taktike, direkt të trupave në terren.
Për të bërë këtë, rusët gjatë gjithë kësaj lufte kanë përdorur avionët e tipit Su- 27/ 30/33/34/35, të cilët i kanë të gjithë kapacitetet teknike të mundshme për të kryer misione të tilla afatgjata dhe në lartësi të ndryshme.
Gjatë fazës së parë operacionale këta avionë ishin ndarë sipas detyrave të ndryshme operative ku avionët Su-27 dhe Su-35 ofronin mbrojtje ajrore nga lartësia, avionët Su-30 dhe Su-34 përdoreshin për të goditur objektiva të rëndësishëm në thellësi të forcave ukrainase, ndërsa avionët Su-25 përdoreshin për të mbështetur direkt trupat në luftim sipas kërkesës së tyre.
Për të arritur që të koordinojnë këtë veprimtari operacionale të këtyre avionëve, aktualisht Forcat Ajrore Ruse mbajnë në ajër gjatë gjithë kohës deri në 4 avionë radar të tipit AEW&C Beriev A-50 si dhe të tipit Ilyushin-76. Këta avionë fluturojnë gjatë gjithë kohës mbi hapësirën ajrore ruse dhe atë bjelloruse në një distancë 70-100 km nga kufiri me Ukrainën, në mënyrë që të qëndrojnë jashtë rrezes së ndonjë baterie kundërajrore të tipit S-300, që mund ti ketë mbijetuar sulmeve të forcave ruse.
Këta avionë të cilët kanë mbi kurrizin e tyre një radar me diametër 9m të tipit “VEGA-M”, kanë aftësinë të indentifikojnë objektiva ajrorë në një largësi prej 600 km, objektiva detarë në një largësi 400 km dhe objektiva tokësorë në një largësi prej 300 km. Gjithashtu ata janë në gjendje që të mbajnë nën vëzhgim deri në 150 objektiva njëherësh, duke përfshirë këtu edhe grumbullime të mëdha të forcave të mekanizuara ukrainase në tokë.
Pasi e bëjnë identifikimin e objektivave, atëherë ua kalojnë ata avionëve të tjerë të tipit Ilyushin-20M/22M/22P si dhe Tupolev-214R, të cilët kanë sisteme dhe sensorë të posaçëm për të bërë analizën e objekteve në veçanti dhe për të monitoruar aktivitetin e Shtabeve të Ushtrisë Ukrainase në terren, si dhe më pastaj t’ia dërgojnë këto të dhëna Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë Ruse, i cili përcakton këtu objektivat e nivelit strategjik, ndërsa për pjesën tjetër të objektiva që nuk janë cilësuar strategjikë, të dhënat iu kalojnë direkt formacioneve në terren ose në ajër për të bërë goditjet sipas nevojave opercionale dhe prioriteteve.
Për të arritur në gjithë këtë, rusët në fillim gjatë konsumimit të fazës së parë të kësaj lufte ajrore lëshuan sasi të mëdha të dronëve të tipit ENIKS E95M, me qëllim që të përcaktonin dislokimin e forcave kundërajrore ukrainase dhe pastaj t’i godisnin ato. E gjithë kjo taktikë u zhvillua në dy javët e para të luftës dhe rezultoi të ishte një sukses për forcat ruse.
Në fillim të javës së tretë, forcat ukrainase arritën të evidentonin gjurmën që linte ky lloj droni në ajër dhe e injoruan atë totalisht, duke u përqëndruar në gjurmë më të mëdha, duke i shkaktuar forcave Ajrore Ruse disa humbje të konsiderueshme.
Në fillim të javës së katërt, Forcat Ajrore Ruse ndërruan taktikë. Ato filluan të përdorin një taktikë të kopjuar nga forcat azerbajxhanase në luftën e tyre të fundit kundër Armenisë në rajonin e Nagorno-Karabakut.
Ato lëshuan në ajër avionë të tipit An-2 të telekomanduar nga toka, pra duke i përdorur ata si dronë, por duke iu montuar atyre një aparaturë që imitonte zhurmën e avionëve të mëdhenj. Duke hyrë kështu në fazën e dytë e të tretë të teorisë, në atë të mohimit ajror dhe barazisë ajrore.
Duke mos arritur që t’i dallonte këta avionë, Mbrojtja Ajrore Ukrainase u gjend sërish nën sulmin e Forcave Ajrore Ruse, duke pësuar dëme të konsiderueshme mbi ato bateri kundërajrore që kishin arritur t’i shpëtonin valës së parë të sulmit.
Pasi ukrainasit e mësuan edhe kësaj rradhe mësimin e tyre të përgjakshëm, atëherë ata filluan të injorojnë edhe avionët An-2 dhe të lëvizin bateritë e tyre shpesh dhe të godisnin vetëm atëherë kur arrinin të shihnin avionë rusë në ajër.
Në fillim të javës së tetë rusët pasi e panë se kjo taktikë nuk po jepte rezultatet e parashikuar prej tyre, vendosën që të ndërrojnë taktikë për herë të tretë.
Kësaj rradhe ata lëshuan në ajër në fluturim avionët e tipit Su-30 dhe Su-34 të pajisur me aparaturë speciale të tipit SAP-14 dhe SAP-518 për bllokimin e valëve të raketave të tipit SAM, si dhe identifikimin e baterive të tyre mbi bazë të rrezatimit që ato lëshojnë dhe pastaj duke i asgjësuar ato me raketa që ndjekin këtë vijë rrezatimi.
Në javën e 10-të ukrainasit sërish vendosën të mbrohen por kësaj rradhe duke hequr dorë nga sulmi ndaj avionëve rusë dhe u përqëndruan totalisht kundër helikopterëve. Dhe për nja dy deri në tre javë arritën që të shkaktojnë dëme serioze ndaj helikopterëve të forcave ruse.
Këtu hymë në fazën e katërt të teorisë, në superioritetin ajror.
Duke qënë se jemi te helikopterët, ia vlen të theksohet se në këtë luftë, forcat ruse i kanë përdorur helikopterët në mënyrë intensive dhe masive që nga dita e parë e luftës dhe vazhdojnë edhe sot.
Përdorimi i tyre në mënyrë të përgjithësuar, si për transport trupash, operacione taktike të goditjes së objektivave dhe të mbështetjes së trupa direkt në terrenin e luftimit, përbën deri më sot përdorimin më masiv të këtij mjeti në një konflikt intensiv lufte konvencionale në krahasim me të gjithë konfliktet e tjerë që pas Luftës së Dytë Botërore.
Në javën e 12-të dhe të 13-të, rusët duke parë që ukrainasit ndryshuan taktikë, atëherë ata për herë të katërt në fillim të javës së 15-të të kësaj lufte hodhën në veprim një taktikë të re.
Këtë radhë rusët vendosën që të lëshojnë në ajër sasi të ndryshme dronësh, deri në 10 lloje të ndryshme të identifikuar deri më tashti nga 20 të tillë që kanë në përdorim forcat ruse, të aftë për të bërë identifikimin e vendndodhjes së forcave ukrainase duke ia kaluar të dhënat direkt avionëve radarë, të cilët më pas duke bërë analizimin e tyre iu japin objektivat avionëve rusë në ajër.
Edhe në këtë rast vlen të theksohet se doktrina ruse e Forcave Ajrore ndryshon totalisht nga ajo Perendimore, pasi te forcat ruse pilotit nuk i jepet objektiv por vetëm koordinata. Më pas ai i fut këto koordinata në kompjuterin e bordit të avionit dhe lëshon raketën, pa ditur se çfarë është duke goditur realisht. Ndërkohë që komanda në ajër dhe ajo në Shtabin e Përgjithshëm kanë dijeni të plotë për objektivin. Kjo është bërë nga rusët për të eleminuar totalisht refuzimin e pilotëve për moszbatimin e ndonjë urdhëri, siç ka ndodhur gjatë luftës në Afganistan dhe në Ҫeçeni.
Tashmë prej javës së 15-të, fronti ajror nuk ka ndryshuar taktikë nga asnjëra palë, ndoshta edhe ngaqë pala ukrainase tashmë e ka humbur totalisht aftësinë për të rrezikuar ose cënuar operacionet ajrore të forcave ruse, pasi mbrojtja kundërajrore ukrainase është bërë totalisht joefektive.
Tashmë lufta ka hyrë në fazën finale të teorisë, atë të supremacisë ajrore. Këtë e konfirmon edhe kërkesa e presidentit ukrainas ndaj vëndeve të NATO-s “për t’u pajisur me sisteme kundërajrorë të rinj në mënyrë që të arrijmë të pengojmë operacionet ajrore ruse mbi Ukrainë”.
Ashtu si e thashë edhe në fillim, fronti i luftës ajrore është ai ku forcat ruse kanë arritur të marrin rezultatet më të larta dhe të arrijnë suksesin operacional. E gjitha kjo për arsye të eksperiencës që këto forca kanë në raport me forcat e tjera ruse në teatrin e kësaj lufte.
Sipas një raporti të bërë publik në vitin 2018 nga vetë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, 2/3 e gjithë pjestarëve të Forcave Ajrore Ruse kanë marrë pjesë në operacionet ushtarake në Siri kundër Shtetit Islamik, në vitet 2015-2018.
Gjithashtu është evident tashmë edhe në këtë front, dështimi total i inteligjencës së vendeve perëndimorë, të cilët që nga fillimi i luftës e akoma edhe sot, vazhdojnë të propagandojnë se forcave ajrore ruse po iu mbarojnë raketat, gjë kjo që është hedhur poshtë nga Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Zëvendës-Shefi i Shërbimit Sekret të Ukrainës në një intervistë më datë 15 Qershor në gazetën Britanike “The Guardian” që pohonte se “rusët lëshojnë 10-14 raketa çdo ditë mbi objektivat ushtarakë ukrainas”.
Pra rusët tashme e kanë arritur fazën e pestë të teorisë së luftës ajrore, Supremacinë ajrore. E gjitha kjo do të thotë se tashmë në aspektin taktik dhe praktik, forcat ruse janë në gjendje të ushtrojnë operacione ajrore të niveleve të ndryshme në të gjithë territorin e Ukrainës, pa u penguar nga dhe cënuar seriozisht nga forcat ukrainase. Kjo nuk tregon domosdoshmërisht se mbrojtja kundërajrore e Ukrainës është shkatërruar e gjitha, por tregon që në këtë moment ajo nuk është në gjendje që të funksionojë dhe t’u shkaktojë dëme rusëve. Por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që në të ardhmen ata të mund të mos përdorin atë mbrojtje që u ka mbetur në mënyrë inteligjente dhe kreative, dy karakteristika këto të cilat forcave ukrainase nuk iu kanë munguar gjatë betejës ajrore për 15 javë.
Kjo përballje midis tyre, na tregoi se si ukrainasit edhe rusët në këtë betejë ajrore treguan një fleksibilitet të lartë, një kapacitet të madh për inovacion dhe zhvillim në teatrin e luftës, një përgatitje të lartë taktike dhe teorike, si dhe një guxim dhe aftësi të madhe në një luftë që nga çdo ushtri llogaritet si ndër më të vështirat.
Kjo luftë në frontin ajror mes këtyre dy kundërshtarëve të denjë për njëri-tjetrin vërtetoi edhe njëherë atë që Field Marshalli Von Moltke thoshte: “Armiku ka gjithmonë në dispozicion tre opsione dhe në përgjithësi do të zgjedhë të katërtin. Përshtatjen e vazhdueshme sepse “tjetri” mbetet i paparashikueshëm”.
P.S. Do të doja që të paraqisja shifra të sakta të humbjeve në këtë front ajror, por duke qënë se është e pamundur, po i paraqes ato nga dy subjekte. 1) Shtabi i Përgjithëshëm i Ushtrisë Ukrainase raporton: Rusët kanë humbur 156 avionë, 138 helikopterë dhe 102 dronë të ndryshëm. 2) Pentagoni bazuar mbi fotot dhe videot e marra në frontin e luftës dhe të nxjerra në rrjete të ndryshme sociale, duke bërë analizën e tyre raporton: Rusët kanë humbur 19 avionë, 38 helikopterë dhe 31 dronë të ndryshëm.
_____




Don Lush Gjergji, Prishtinë
(Kujtim për shnjtoren në 25 vjetorin e vdekjes)
TË VARFËR SI JEZUSI
“Të lumët ju, o skamnorë, sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit”.
(Lk 6, 20)
“Ne kemi pranuar shumë më tepër prej të varfërve, se që kemi dhënë…Nga të varfrit mund të mësojmë t’i pranojmë çështjet e rënda dhe kundërshtimet, që të jemi të kënaqur me pak të mira materiale, që të çmojmë shumë pakicën”.
(Nëna Tereze)
Varfëria, është një ndër karakteristikat edhe të kohës tonë, gati një lloj fije që lidhë historinë e mbarë njerëzimit. Nëse analizojmë mirë fenomenin e varfërisë dhe resurset natyrore të tokës, atëherë vijmë te përfundimi i qartë dhe dramatik: varfëria shkaktohet nga egoizmi dhe prepotenca e të pasurve, shfrytëzimi i të varfërve, nga sundimi i interesave dhe padrejtësive…
“Prej këtyre lindin pretendimet e forta të shumë vetave, duke u vetëdijesuar krejtësisht, mendojnë se janë privuar prej atyre të mirave për shkak të padrejtësisë apo të një shpërndarjeje jo të drejtë…Popujt e mbërthyer prej urisë implikojnë popujt më të pasur…” (GS 9)
Para këtij realiteti, edhe sot të pranishëm në botë, ku pakica “gëzon” shumë të mira, ndërsa shumica vuan dhe lufton për të mbijetuar, çështja e varfërisë është një urgjencë, domosdoshmëri, që kërkon zgjidhje të drejta dhe afatgjata, për t’iu ikur luftërave, ndoshta edhe shkatërrimit të njerëzimit. Kjo çështje, është mjaft e ndërlikuar për shumë arsye: sistemet e ndryshme ekonomike, politike, kulturore, shoqërore, fetare, nga të cilët varet edhe botëkuptimi i jetës, punës, familjes, shoqërisë; për shkaqe klimatike dhe ambientale të tokës, për teknologjinë e shfrytëzimit të resurseve natyrore, për shkatërrimin e natyrës, për superfuqinë e multinacionaleve…
Varfëria nuk është vetëm materiale, por edhe shpirtërore, morale, kulturore, në shumë raste edhe më e rëndë dhe rrezikshme.
Çka na mëson Jezusi me jetën dhe veprën e tij mbi varfërinë? Ka ndonjë risi, zgjidhje, apo duhet të pajtohemi me pak dhe me atë që për të varfër nuk ka zgjidhje?
Ecim gjurmëve të Jezusit. Ai e ka zgjedhur varfërinë e plotë, duke u mishëruar në kraharorin e Virgjërës Mari, për virtyt të Shpirtit Shenjt. “Kini në ju po atë ndjenja që ishin në Krishtin Jezus: i cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah pamja dukej vetëm njeri. E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq.” (Fil 2, 6-8)
“Varfëria vullnetarisht e përqafuar për t’u vënë në ndjekje të Krishtit, shenjë shumë e çmuar e të cilës ajo është veçanërisht sot, duhet të kultivohet me kujdes prej rregulltarëve dhe, nëse do të jetë e nevojshme, duhet të gjenden forma të reja për ta shprehur atë.” (PC 13)
Jezusi, lindi në varfëri më të madhe, në një shpellë në Betlehem, dhe jetoi në mënyrë të njëjtë, aq sa tha kështu: “Dhelprat kanë strofuj e zogjtë e qiellit çerdhe, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kryet.” (Mt 8, 20)
Në kryq ishte i zdeshur, rrahur, kurorëzuar me ferra, pa askënd dhe asgjë. Qe varrosur, po ashtu, në një vend dhe varr të huaj – “në varr të gdhendur në gur, ku ende askush s’ishte varrosur.” (Lk 23, 53)
Jeta e Jezusit është shembullore për varfërinë autentike dhe burimore, por Ai nuk ishte ndalur me kaq, mirëpo kishte caktuar varfërinë si kusht për shëlbimin e amshuar.
“Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin. Sepse, ku është visari yt, aty do të jetë edhe zemra jote.” (Mt 6, 19-20)
Nëna Tereze, duke medituar për këtë pjesë të Ungjillit, ndër të tjera thotë: “Do të ishte turp për ne, që të jemi më të pasur se Jezusi. Ai, për dashuri për ne, u bë i varfër. Shi për këtë, e vetmja pasuri për ne është Jezusi, dashuria e tij dhe prania e tij në mesin tonë”.
Me liri dhe varfëri kemi mundësi ta duam Zotin në të afërmin tonë.
“Si mund t’i kuptojmë të varfrit, nëse ne nuk jetojmë në varfëri? Ne jemi të varfra për dashuri ndaj Jezusit, ndërsa ata janë të detyruar të jenë të varfër prej të tjerëve. Varfëria na bënë të lira nga gjësendet, nga gjithçka dhe të gjithë, për të qenë tërësisht të Jezusit”. (Nëna Tereze)
Duke e komentuar pjesën ungjillore mbi të riun e pasur, që Jezusi e deshi dhe e thirri, por ai nuk u përgjigj, Nëna Tereze komenton kështu: “Kongregata ime duhet të mbesë besnike Jezusit të varfër. Ne duhet të jetojmë nga besimi në Provania e Zotit. Rreziku më i madh për ne është pasurimi… Kur Kongregata ime do të bëhet e pasur, do të vdesë, sepse ne nuk jemi punëtore shoqërore. Kushti i varfërisë na ndihmon shumë edhe për pastërti dhe dëgjesë. Me varfëri ne zgjedhim vetëm Jezusin, me dëgjesë e dëgjojmë, me pastërti e dashurojmë.”
Kjo liri dhe mundësi për ta ndjekur Jezusin, me besnikëri dhe dashuri, na dhurohet edhe në Ungjill me këto fjalë: “Kështu pra, secili prej jush që nuk i bie mohit tërë pasurisë së vet, nuk mund të jetë nxënësi im”.
Nëna Tereze, e frymëzuar prej Jezusit, do të them e ka përpunuar “teologjinë e varfërisë” në mënyrën më të mirë dhe bindëse.
“Unë shoh në çdo njeri, sidomos në të varfër, Jezusin e vuajtur. Të varfëritë nuk kanë nevojë për mëshirën tonë. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë dhe për kujdesin tonë…Ata kanë pak, asgjë, por dhurojnë shumë, gjithçka… Nëpërmjet të varfërve do të vijë paqja në botë, sepse ata vuajnë shumë… Të varfrit janë urata jonë. Ata bartin Zotin në veten e tyre. Jezusi nga kryqi ka thënë: “Kam etje”. Etja e tij nuk ishte për ujë, por për dashuri. Qëllimi ynë është ta shuajmë këtë etje…. Njerëzit që kanë gjithçka, kanë etje për dashuri, dëshirojnë që t’i kuptojmë dhe t’i njohim si vëllezër dhe motra tona. Nuk duhet të turpërohemi të lypim prej derës në derë, nëse është e nevojshme… Jezusin, në kryq, nuk kishte asgjë. Edhe kryqin ia kishte dhuruar Pilati. Gozhdët dhe kurorën me ferra ushtarët. Ishte i zdeshur… Ishte i mbështjell në një çarçaf dhuruar nga një person bujar dhe i varrosur në një varr të huaj.. Ai e zgjodhi varfërinë sepse e dinte se ishte mjeti për të qenë të pasur në Zotin dhe për ta sjell dashurin e Tij në tokë…Mendoj se një person e varur nga pasuria, që brengoset për pasuri, është vërtet shumë i varfër.
Nëse ky person e vë pasurinë në shërbim të tjerëve, është i pasur, shumë i pasur…T’i ndihmojmë dhe t’i duam gjithë të varfrit, materialisht dhe shpirtërisht, sepse vetëm kështu mund të jemi besnikë ndaj Jezusit, duke ndihmuar dhe dashur të afërmin…
Të varfrit janë të mrekullueshëm. Kanë dinjitetin e tyre që mund ta hetojmë shpejt…Varfëria për ne së pari është dashuri, pastaj flijim. Për të dashur duhet të dhurojmë, të jemi të lirë prej egoizmit…”.
Prishtinë, 6 korrik 2022 – Radio Maria – Kosovë
Kërkesave tona për të mbrojtur bredhin e Nënës Terezës, zonja Arsovska iu përgjigj me sëpatë dhe sharrë!
Arsyeja pse jemi sot para jush, gazetarë të nderuar, vjen si pasojë e mospajtimit tonë ndaj autoriteteve të Qytetit të Shkupit me mënyrën se si ata po e trajtojnë trashëgiminë e shejtë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë. Dhe ishte ngjarja e fundit që na dëshmon se ky keqtrajtim fatkeqësisht e ka njëfarë vazhdimësie, sepse në fillim u dëmtua pllaka përkujtimore e Nënës Terezë dhe Qyteti i Shkupit nuk reagoi fare. Tani shkohet edhe më tutje me këtë keqtrajtim, duke e shkatërruar pamëshirmshëm një bredh të cilin Nëna Terezë e kishte mbjellë me dorën e vet para 40 viteve, me rastin e vizitës së saj të fundit në Shkup në vitin 1980.
Në botën demokratike-perendimore, ku synojmë të shkojmë edhe ni si shoqëri dhe si shtet, edhe drunjt e caktuar nëpër qytete kanë statusin e monumentit kulturor-historik. Atje evidentohen me shumë kujdes këta drunj, mbrohen nga brejtës dhe insekte të ndryshme, kurohen nga sëmundjet e shumta, rivitalizohen dhe ata nuk guxon askush t’i dëmtojë sepse me këtë bëjnë vepër penale.
Në Shkup para pak ditësh era kishte shkulur bredhin e Nënës Terezë dhe ne si Institut apeluam që ndaj këtij bredhi të kihet kujdes maksimal, sepse shpresonim që bashkë me Qytetin eShkupit do të gjejmë një gjuhë të përbashkët sa i përket rimbjelljes së këtij bredhi në vendin e njejtë.
Shpresonim se kyetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, do ta merr seriozisht apelin tonë për të mbrojtur këtë bredh të rrallë, por kjo nuk ndodhi. Në vend se të ruhet nga dëmtimi i mëtejm, bredhi u pre dhe u copëtua në disa pjesë nga NP “Parqe dhe Gjelbërime”. Kjo Ndërmarrje Publike e Qytetit të Shkupit, pa përfillur fare kërkesat dhe sugjerimet tona profesionale, ka cënuar vrazhdë elementin historik e kulturor të trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë, për arsye se përpos që bredhi ishte mbjellë nga vet dora e Nënës Terezë, ai shënjonte edhe vendodhjen ku ishte edhe shtëpia e saj e lindjes. Madje me shkatërrimin e këtij bredhi, Qyteti i Shkupit, me apo pa qëllim, po e shkul edhe sentimentin ndaj një komuniteti të rrezikuar nga zhbërja, siç janë katolikët e Shkupit. Këta të fundit nuk kanë as meshë në gjuhën shqipe, por edhe ky problem do të merr udhën e zgjidhjes me emërimin e një meshtari që do të mbaj meshën në gjuhën amtare të katolikëve të Shkupit.
Kërkesave tona të njëpasnjëshme drejtuar zonjës Arsovska, për një takim konsultativ, iu përgjigjën vetëm sëpatat dhe sharrat që ajo i komandon përmes NP “Parqe e Gjelbërime”.

Për dallim nga zonja Arsovska e cila vazhdon ta vëzhgoj situatën nga distanca, dhe të sillet me indiferentizëm të pajustifikueshëm, ishte ambasadori austriak, miku im, Shkëlqesia e tij z.Georg Uotsas, i cili menjëherë, bashkë me stafin e tij doli në terren dhe mblodhi boçat që kishin mbetur pas shkatërrimit të bredhit të Nënës Terezë. Ideja e tij ishte gjeniale, sepse sado që dikush mundohet ta fsheh krimin, gjurmët e tij sërish ngelin në vendin e krimit.
Me këtë gjest, ambasadori austriak përpos që u solidarizua me revoltën e ITSHKSH për dëmin që i është shkaktuar një trashëgimie të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, ai njëherësh dërgoi mesazhin e paqes dhe të përtrirjes, që ishte edhe mision i vet Nënës Tereze. Ideja për të grumbulluar boçat e këtij bredhi të shkatërruar dhe ruajtja e tyre si relikt që do të shërbenin edhe si fara për të mbjellë një bredh të ri, e shpreh më së miri thelbin e këtij mesazhi të ambasadorit austriak.
Por, ata që coptuan këtë bredh kishin harruar t’i marrin me vete edhe boçat plot me fara, prandaj do të jetë e pamundur që të fshihet e kaluara e lavdishme e familjes Bojaxhiu nga Shkupi, sepse fara e paqës dhe miqësisë e Nënës Terezë do të vazhdojë të përhapet edhe përmes këtyre boçave.
U jemi shumë mirënjohës gjthë atyre që ndanë me ne shqetësimin dhe revoltën ndaj këtij akti të shëmtuar. Sidomos u jemi mirënjohës diplomatëve të akredituar në Shkup, të cilët përpos që po dërgojnë raporte në qendrat e tyre mbi këtë goditje që po i bëhet trashëgimisë së Nënës Terezë, ata edhe me gjeste konkrete, siç ishte Ambsadori Austriak, z. Uotsas, po na tregojnë dhe po na sjellin përvojat e tyre të shkëlqyera se vetëm duke e ruajtur trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore, mund të ndërtohen perspektiva të ndritshme për një shoqëri dhe një shtet.
ITSHKSH konsideron se trashëgimia e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës është e gjerë dhe ajo duhet ruajtur si sytë e ballit, përfshi edhe këtë bredh, por edhe pllakën e cila u dëmtua ditë më parë dhe autoritetet e Qytetit të Shkupit ende nuk kanë dhënë një pistë të duhur mbi epilogun e hetimeve sa i përket autorëve keqbërës të kësaj vepre të shëmtuar.

Është për të ardhur keq se si një Ndërmarrje Publike e Qytetit të Shkupit, siç është “Parqet dhe Gjelbërimet” të tregohet kaq e pamëshirshme ndaj drunjve që janë simbol i Shkupit dhe si është e mundur që udhëheqësit e kësaj ndërmarrje aq shpejt kanë vendosur për fatin e këtij bredhi, pa kurrfarë konsultimi paraprak me ekspertë të ndryshëm. Për të qenë absurdi edhe më i madh, drejtori i kësaj NP jep një arsyetim qesharak dhe jo bindës, se gjoja ka qenë e pamundur të rikthehet në vendin e mëparshëm ky bredh, ndonëse e vërteta është krejt tjetër pasi që ka mundur të sanohet gjendja dhe të mos vijë deri te dëmtimi i kësaj peme historike. Rimbjellja e këtij bredhi ka mundur të bëhet pa kurrfarë problemi, pasi që kanë ekzistuar të gjitha parakushtet për një gjë të tillë, vetëm ka mjaftuar që të futet pak më thellë seç ka qenë më parë. Plot raste në botë ndodhin që të bëhet zhvendosja e drunjëve dhe kjo kryhet pa kurrfarë problemi, pasi që ekzistojnë të gjitha parakushtet bio-vegjative që drunjtë e tillë sërish të përtërihen.

Nëna Terezë ishte paqësore dhe ajo po të ishte gjallë do t’i falte ata që me sharrë e sëpatë shkatërruan bredhin e saj. Duke ndjekë këtë parim të shenjtë të saj, edhe ne si ITSHKSH po duam që misionin e saj ta shtrijmë edhe më tutje, duke përhapur farën e dashurisë e mirkuptimit në disa qendra rajonale, përmes boçave të bredhit që ajo e kishte mbjellur dikur në Shkup. Do të mbjellim shumë bredha të tjerë dhe do të bëjmë parqe nga to, sepse vetëm kështu e arsyetojmë dinjitetshëm udhën e miqësisë dhe dashurisë që e kishte hapur Nëna Terezë.
Në pritje të kërkesës sonë që është elaboruar detajisht mbi shpallejn e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë – “aset kombëtar në mbrojtje të shtetit”, po shpresojmë që përfundimisht edhe ne si shoqëri dhe si shtet do të vendosim një raport të drejt e korrekt ndaj elementeve të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, që na bëjnë të veçantë, por edhe bashkëpunues me njëri tjetrin.
Shkup, 6 korrik 2022

(Fjala e Prof.dr. Skender ASANI – drejtor i ITSHKSH, në konferencën e sotme për shtyp)

Nga: Fahri Dahri
Problemet e Çamërisë, vazhdojnë të trajtohen nga shumë individë, intelektualë, patriotë, me ofiqe e pa ofiqe. Dhe kjo nuk ka gjë të keqe, sepse është rrjedhojë e një goditjeje therëse në gjakun e “Farë e Fisit” thesorot/çam. Si e tillë nuk mundet të pengohet për të folur, shkruar e dëgjuar dhe as për t’u ndalur. Kjo që thashë, nuk është absolute, sepse e provuam në vitet para nëntëdhjetës që na u “vuvos” (na u qep llapa) goja. Por jo zemra, ndjenjat dhe përgjegjshmëria që vatani na mbeti jetim.

Të nderuar atdhetarë! (I drejtohem një shkruesi që shqetësohet pse nuk zgjidhet “Çështja Çame”). Ju e shprehni shqetësimin lidhur me mos zgjidhjen e problemit të 15 mijë e ca km/2 territor etnik shqiptar të shkëputur nga trungu amëtar dhe bëni shumë mirë. Dihen veprimet agresive, tepër armiqësore të shtetit ortodoks grek ndaj etnosit shqiptar në tërësi dhe në veçanti ndaj fisit të lashtë pellazg, që identifikohet sot me emërtimin “çam”. Nuk do rendisim një nga një arësyet, sepse të gjitha janë të njohura, të shkruara dhe fort mirë të kuptuara, por që mungon kurajua për ti pranuar dhe ndrequr. Por disa pengesa po i përmbledh:
a) Është strategjia e “megalloidesë” që si grekët dhe jo grekët e besimit ortodoks, të luftojnë me të gjitha mjetet dhe metodat që të zgjerohet “helenizmi”.
b) Nga shkëputje e trojeve etnike shqiptare nga “Mëma”, duke ja dhuruar shteteve kufitare. Përfituesit kanë ushtruar dhunë, trysni, përbuzje, diferencime esenciale, kanë kryer dhe kryejnë masakra të vazhdueshme, jo vetëm ndaj banorëve të trojeve autoktone të “dhuruara” por edhe ndaj trojeve kufitare të këndej kufirit me strategjitë e vjetra të ekspansionizmit, zgjerimeve kufitare me arësyetimin e zmadhimit dhe zgjerimi të shtetit të tyre, që do të thotë ortodoksinë edhe në tokat tona, të cilat nuk u janë dhuruar.
c) Ndryshimet dhe diferencat midis përcaktimit të kombit mes nesh (shqiptarëve dhe shteteve të formuar artificialisht me baza të besimeve fetare). Vërtet një problem i lidhur me besimet fetare, por tejet armiqësor.
ç) Rajoni i Çamërisë, Janinës, Konicës, Grebenesë, Follorinës, etj. ka qenë dhe janë një ankth i nadh për shtetin grek, pse? Sepse janë dy të vërteta të mëdha:
*- Ato territore dihen botërisht që janë historikisht shqiptare dhe
*- Banorët në ato troje janë autoktonë dhe me etni shqiptare. Besoj kuptohet se sa siklet ka ai shtet i formuar dhe i krijuar me sajesa (arrnuar me vjedhje e grabitje të trojeve të të tjerëve dhe tjetërsime etnike duke përdorur përparësi besimet fetar). Nëse Çamëria do vendoset nga drejtësia ndërkombëtare të kalojë tek e “Ëma”, shteti i sajuar grek humbet mbi 15.000 km/2 territor dhe banorë ku një pjesë janë konvertuar në ortodoksë dhe “quhen grekë”. Kjo ndikon në zvogëlimin e shtetit dhe humb synimet e “Megalloidesë”. Një korigjim, apo ndreqje sipas normave të së drejtës ndërkombëtare të popujve, nuk godet vetëm interesat greke, por edhe shtetet që sajuan një shtet, duke i veshur padrejtësisht edhe gunën e helenizmit të lashtë. Një marrëzi e rëndë historike, por e volitshme për interesa të ngushta të disave.

Kaq për këtë, shkurtimisht.
Ndërsa propozimet që ju mendoni, më duhet t’ju lutem ti rishikoni. Nuk mundet të zgjidhen problemet e rënda vrasëse, masakruese dhe dëbimet e dhunshme, të shkaktuara pa provokime, duke mos treguar të vërtetat. Nuk mundet të mos kërkohet vendosja e drejtësisë duke harruar shkaqet e lindjes së çdo problemi. Nëse, siç thuhet, qenka dhe program i pdiu-së, që mos të përdoren parrulla që shqetësojnë palën tjetër, gjithëmonë në gjykimin tim, nuk ështl efektive.
Në rishikim të qëndrimeve, të mbahen parasysh karakteri mashtrues, dinakëria greke dhe mbështetja e disa segmenteve europiane.
Së fundi theksoj, në këndvështrimin tim, që problemet me shtetit shqiptar dhe grek të shikohen me kujdes, duke i u referuar historisë së vërtetë të para formimit të shtetit grek dhe në asnjë mënyrë të mos ndërlikojnë me shpifje e mashtrime tek marëdhëniet mes dy popujve tanë. Ky kujdes nuk është i lidhur me asnjë teori, por me praktikën reale, sepse mbi 45% e nënshtetasve grekë (pa përfshirë emigrantët e pas nëntëdhjetës) janë vllezër të një gjaku me ne shqiptarët, pavarësisht se ata mbartin si mbiemër, emrin mesjetar “arbëri” që quhej vendi i paraardhësve të tyre.
Si pala shqiptare dhe ajo greke, janë në një sprovë të madhe historike, që kapërcehet vetëm duke anashkaluar mashtrimet, gënjeshtrat, shpifjet, dredhitë, forcën e “muskujve” dhe ti drejtohen arësyes, llogjikës, të pranojnë me koshiencë të vërtetat, të kërkojnë falje për ato veprime të gabuara. Të largojnë shqetësimet dhe vuajtjet e njerëzve, në këmbim të paqes, vëllazërimit dhe bashkëpunimit. Le të besojmë më shumë tek ajo që, ka ikur koha e ndarjes së sinoreve me bomba, tanke, etj. Ndërsa për Çamërinë, edhe më heret kam propozuar, që të dy shtetet të heqin dorë si gjoja “pronarë” dhe të kërkojnë, mbi ekzistencën e fakteve nga lashtësia, që ai rajon, me ato pasuri përrallore, të vërteta njerëzore dhe hyjnore, të shpallet objekt i ruajtjes dhe mbrojtjes nga UNESCO.

Vlerat e rajonit Thesproti/Çamëri, nuk janë individuale, as institucionale të sotme, ato vlera i takojnë njerëzimit në tërësi që bga lashtësia, atje kanë lindur Zotat, mitologjia, hyjnorja dhe njerëzorja. Dhe këto vlera dihen nga Greqia, Shqipëria, Ballkani, Europa, nga të gjithë. Veçse duhet shkëputur nga egot dhe pretendimet për trashëgimitë e padrejta.
Ju faleminderit dhe Respekte.
Me 06.07.2022

Dritan Goxhaj, Tiranë, më 3 korrik 2022
Këtë të hënë që shkoi, më datë 27 Qershor 2022, Ministri i Mbrojtjes i kopesë “Rilindja” të çobanit Rama në qeverinë e Shqipërisë, doli para komisionit të sigurisë të Parlamentit Shqiptar për të raportuar lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Ministri ynë i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, në përgjigje të pyetjes së bërë nga deputetët për kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes për shuarjen e zjarreve në vend, u tha se:
“Jemi vend i vogël, s’ia vlen të investojmë për të pasur një avion që kushton 50 mln euro. Nëse i kemi nuk jemi në atë fazë që të investojmë 50 mln euro për ta përdorur një muaj, duke i shtuar pastaj kostot e mirëmbajtjes që janë shumë të madha. Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore me kontraktim jashtë vendit, kostot tona janë edhe më të mëdha sa një shteti tjetër si Italia, pasi duhet ta çojmë mjetin jashtë për problemet e mirëmbajtje. Të investojmë qindra miliona euro për të pasur një flotë avionësh është ekonomikisht e pamundur”.
Nisur nga kjo deklaratë e tij u bëra kurioz që të mësuar sesi e kanë zgjidhur çështjen problematike për shuarjen e zjarreve dy vendet fqinjë me ne: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si dhe sa kushton dhe sa shkon kostoja e këtij investimi të domosdoshëm për sigurinë e vendit.
A është e vërtet aq sa thotë ministri ynë, 50 milionë Euro?
Maqedonia dhe Mali i Zi, të dyja këta shtete kanë investuar për blerjen e avionëve për fikjen e zjarreve. Aktualisht Maqedonia disponon 3 avjonë për fikjen e zjarreve. Ndërsa Mali i Zi disponon 4 avjonë.
Të dy këto shtete kanë blerë avjonë të tipit Air Tractor AT-802A.
Maqedonia e ka kompletuar flotën e saj në fund të vitit 2010, ndërsa Mali i Zi në mes të vitit 2019.
Maqedonia ka një territor prej 25,713 km2, (gati sa Shqipëria), ndërsa Mali i Zi një territor prej 13,812 km2, sa gjysma e Shqipërisë.
Lind pyetja: Sa do t’i kushtonte Shqipërisë investimi për blerjen e një avjoni të tillë, duke përfshirë këtu edhe kostot për përgatitjen e pilotëve, teknikëve, inxhinierëve dhe pjesët rezervë për mirëmbajtjen?
Të shohim se sa u ka kushtuar Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Maqedonia, për këta 3 (tre) avjonë, ku përfshihen të gjitha kostot e përgatitjes së pilotëve nga zero, përfshi dhe kostot për përgatitjen e personelit inxhinjero-teknik si dhe për pjesët rezervë për avionët, rezulton se ai shtet ka paguar një shumë totale prej 9.6 milionë Euro.
Ndërsa Mali i Zi, për një kontratë të njëjtë, por për 4 (katër) avjonë, ka paguar 12.8 milionë Euro.
Sipas këtyre shifrave të mësipërme, i bie që, kostoja e një avjoni AT-802A , së bashku me përgatitjen e personelit fluturues dhe atij mirëmbajtës, përfshi dhe pjesët rezervë për mirëmbajtje, kushton 3.2 milionë Euro.
Nëse hyjmë në faqen zyrtare të Kompanisë, e cila prodhon këta lloj avionë, e cila është kompani amerikane, konstatojmë se një avjon i tillë AT-802A, i ri, i porsa dalë nga fabrika, me zero orë fluturime, kushton 1.5 milionë Euro.
Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë arithmetike, na rezulton, se pasi blihet avjoni na mbeten edhe 1.7 milionë Euro për të përgatitur personelin fluturues, i cili përbëhet prej:
4 pilotë, personelini inxhinjero-teknik si dhe pjesët rezervë.
Përfundimisht, na rezulton se një avjon AT-802A nuk kushtoka 50 milionë Euro, sikundër ka deklaruara ministri Peleshi, por 3.2 milionë Euro, përfshi edhe gjithë përgatitjen e personelit që theksuam më lartë.
Deri këtu besoj se jemi të qartë.
Tashti le të shohim se, sa do na kushtonte në kosto operacionale mbajtja e këtyre avjonëve.
Një avion i tillë, AT – 802A, cili mund të ulet edhe në ujë, për një orë fluturimi na kushton 450 Euro.
Ndërsa një Helicopter AS 350, nga ata që posedon aktualisht Ministria e Mbrojtjes dhe që po i përdor edhe për të shuar zjarret, kur ata janë në gjëndje gadishmërie, për një orë fluturimi na kushtojn 885 Euro.
Çfarë kuptojmë nga kjo?
Kjo do të thotë se një helikopter harzhon gati dyfishin e një avjoni të posaçëm për fikjen e zjarreve AT-802A!
Kapaciteti i ujit që mund të hedhin avjonët AT-802A në një inkursion mbi vatrën e zjarrit është 3.300 Litra; ndërsa kova e ujit që përdorin helikopterët e ushtrisë është 2.500 Litra, që do të thotë 1.000 Litra ujë më pak.
Në rast se të dy këto mjete do të bënin 4 inkursione për shuarje zjarresh brenda një ore në të njëjtën vatër zjarri, atëher do të kishim:
AT-802A do hidhte 13.200 Litra ujë;
Helikpteri i ushtrisë AS350 do hidhte 10.000 Litra ujë
Për avjonin AT-802A kjo do i kushtonte 1.800 Euro.
Për Helikpterin e Ushtrisë AS350 kostua do të jetë 3.540 Euro. Që do të thotë se një helicopter i Ushtrisë harxhon dyfishin financiar të avjonit AT-802A, brenda një inkursioni prej një ore, duke hedhur 70% te sasise së ujit që hedh AT-802A!
Ndërsa, realisht, në një angazhim prej një orë për shuarje zjarres, avjoni AT-802A mund të bëjë 6 hedhje, (vajtje-hedhje uji-kthim-mbushje-ngritje dhe hedhje uji).
Ndërsa helikopteri i Ushtrisë AS350 mund të bëjë vetëm 2 inkursione të tilla brenda një ore.
Duhet të kemi parasysh që avjonët AT-802A nuk përdoren vetëm për shuarje zjarresh, por edhe për spërkatje të ndryshme në bujqësi apo dizinfektime rajonesh, por edhe për monitorime të ndryshme. Me të cilën duam të themi, se përdorimi i tyre nuk do të ishte vetëm një muaj në vit, sikundër pretendon ministri Peleshi në deklaratën e tij.
Gjithashtu, duhet të dimë, se të gjitha Forcat e Emergjencave jo vetëm në Amerikë, por edhe në rajonin tonë Ballkanik si dhe në Evropë, po pajisen me avjonë të këtij tipi, AT-802A, për shkak të kapacitetit të tyre si dhe të kostove të ulëta të harxhimit e mirëmbajtjes.
Nga çfardo lloj aspekti që ta shohim, delet në përfundimin se Ministri i Mbrojtjes, z.Niko Peleshi, me anë të kësaj deklarate para Komisjonit Parlamentar, të na falni, por na rezulton se: ose ka gënjyer me ndërgjegje; ose e ka nga injoranca e tij; ose ka një kabinet prej injorantësh; ose ka gënjyer qëllimisht për shkaqe të tjera që e kalojnë injorancën, por që shkojnë drejt qëllimeve antishtetërore.
Lind pyetja, në 10 vjet që kopeja “Rilindje” ka Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mund të gjendeshin 3.2 milion €, për të blerë të paktën një avjon AT-802A?
Duke parë që z.Niko Peleshi nuk është shquar për ndonjë kapacitet intelektual në këto 10 vite që kopeja ku ai bën pjesë vijon të ketë pushtetin, e ku vetë z.Niko ka shëtitur nëpër disa karrige të ndryshme gjatë kësaj qeversjeje, bindesh plotësisht se z.Niko Peleshi i përshtatet plotësisht përcaktimit të dikurshëm prej Fan Nolit për kabinetin e Zogut, që e konsideronte si “Kabineti i Pykave”.
Ndaj edhe Nikua prej ditës që doli para këtij Komisioni, për mua nuk është më Niko Peleshi, por Niko Pyka.
Ps: Këtu poshtë keni të listuara të gjitha faqet e internetit, për të parë vetë kosotot e këtyre avionëve që theksuam më lartë, për të cilat z.Niko përrallisi para Komisionit parlamentar.
https://air.one/aircraft-shoëroom/air-tractor-at-802a
https://aerialfiremag.com/…/air-tractor-at-802a-fire…/
https://aerialfiremag.com/…/montenegro-ministry-of…/
https://www.dnr.wa.gov/…/rp_fire_aviation_fireboss…
DNR.ËA.GOV
www.dnr.ëa.gov
KOMENTE
Këta harxhojnë taksat tona aty ku ju del fitimi.Fikja e zjarreve është angari.Këta porositën 3 helikoterë në francë sa frengu pulën e si përfundim një nuk erdhi fare,një ra në bunë,një është prishur.ata ushtarak që ishin në tendërin e helikopterëve u bën prefekt….
Avionët për ne duhet të jenë edhe më të shtrenjta nga ça thot ministrja se besoj i kanë porositur bashk me ekuipazhin.
Plotësisht dakort, pyjet te ne janê shkatërruar si nga zjarret dhe nga prerjet e paligjshme dhe asnjë kriter , rrezikojmë të ngelemi
I lumtë pena Dritanit, se mëndjen e ka të ndritur dhe zemrën Atdhetare! Ka kujt t’i ngjaj. Babin stoik e me mënd nuk kishte si të ishte ndryshe!
Analize e holle.
Respekt për shkrimin tuaj ku argumentoni me profesionalizëm e përgjekgjësi për masat që duhen marrë për parandalimin e zjarreve në vend.
Po ti ke qene pilot vete dhe e njeh me kompetenc kete problem. Ashtu sikurse e di mire qe ne ate ministri e ushtri nuk ka me profesionalizem….gjithe injoranca ne sherbim te rilindjes.
Te pershendes per shkrimin!
Xhemil Zeqirihttp://www.diplomacia.dk/ministri-i-mbrojtjes-perballe…/DIPLOMACIA.DK
MINISTRI I MBROJTJES PËRBALLË SË VËRTETËS
Ç’është politika, o DILO ? Dëgjuar e kam : kurvë!!!
Po ministrat, me që i vë politika, e gjen dot…ç’janë?
Te gjithe ministrat e qeverise Rama 3 jane injorante. Dhe ate 50 milion euro qe tha ministri e ka mesuar nga tenderat e rrugeve ose projekteve tjera qe behen deri ne 10 fish me shume se projekti. Nuk eshte çudi qe neItali, France etj me reren bituminoze tonen dhe bitumin tone nje km rruge me 6 korsi nuk shkon me shume se 2 milion euro ndersa tek ne behen me 20 milion euro. Jane mesuar ti hiperbolizojne kostot per keto probleme dhe kujtojne se njerezit jane budallenje e nuk dine nga bota. Respekte mik
Respekte
Tani u zgjove zotrote ku ishe me pare kush i shkatrroj avjonet pyjet fabrikat uzinat kombinatet kanalet kulluese hekurudhat e shume te tjera prej 32 vitesh ,qe u ndertuan me djersen e popullit
Kremenar Mallakastriot ngaqe ne pushtetKastriot Teta
Dilaver Goxhaj Revolten e ka te ligjeshme adresen te gabuar
dhe ne ushtri prej 1992 e derim sot jane kategoria e juaj. Qarte? E more pergjigjen?
Cuditerisht edhe pse ne pjesen me te madhe te pyjeve ku bien zjarre te perviteshme ose nuk ka aktivitet njerzor ose ky aktivitet eshte minimal Nqs do te punesonin nje numer minimal vrojtuesish deri sa te aktiviziheshin satelitet humbjet nga djegia e pyjeve do te zvogelohesh ne mase jo te vogel Mjafton nje paisje e thjeshte optike Por ne sa duket ose nuk ka ose bejne pune tjeter duke mos kryer detyren Ka pas zjerre para1990 por jo kaq te shpeshte dhe jo kaq demprures
“Rilindja” eshte e interesuar te digjet Shqiperia,te zbrazet dhe te lulezoje vetem Plehra antishqiptaresh si Prejleshi me shoke,
Po këtu është opozita injorante e para
E dyta edhe ministri njeri i pa kënduar është
E treta nuk besoj për 3 milon të mos i blin Rama Rama nuk pyet për çëmime fare po do që çdo gjë ta bëjë si në Europë Ai bollë të mos i kundërshtojnë dhe mendon se i di vetë të gjitha
Po gazetarët nuk e kapën këtë pra jemi totalisht “Për çtë dalë”
Përfitojnë se nuk ka tjetër dhe rrin më tena ..Po qytetari diçital nuk bëri gjë jemi në gjëndje të mjeruar si asnjë herë tjetër . Këtu jemi siç tha ajo nusja. Në këtë shtëpi janë 3 veta për tu bërë atë punë nga mbrapa . I pari vjerri. Zjarri në oxhak ai thot më ndiz cingaren e dyta vjerra djali në mulli ajo thot vdiq për ujë .itreti burri im unë në krevat a thot do ma japësh njënherë………. Të vëshë ulërimat me këtë shtet dhe opozitë…….
Z.Dilo ,respekte !
Mos u mer me ate pune se problemin e zjareve se kane zgjidhur dot as vendet me te zhvilluar se ne ,por me mire ti parandalosh se sa ti luftosh.
Dashmir Korkuti Pse, ende nuk e dini ju qe marrja e masave per sigurimin e mjeteve dhe materialeve te nevojshme per shuarjen e zjarreve quhet PARANDALIM?! Eshte mire ta dini se sigurimi i Avjonave per shuarjen e zjarreve dhe i makinave zjarrfikse jane masa per parandalimin e zjarreve, dhe nuk blihen kur bie zjarri, zoteri. Keto do beni mire t’ia sqaronit edhe partise se
Dilaver Goxhaj Rilindja apo P D nuk me kercet fare ti qe i je futur asaj pune çoje deri ne fund.
Dashmir Korkuti po pse, atehere, te vjen keq qe kritikohet Ministri dhe Ministria e mbrojtjes aktuale qe mashtrojne parlamentin dhe popullin per mos marrje masash parandaluese per shuarjen e zjarreve? A e ke aftesine ta kuptosh vete se cfare ke shkruar e shkruan, duke rene ne kontradite me veteveten?
Nje shkrim brilant,analitik I kuptueshem per te gjithe,pervec kryeplehrave qe kemi mbi krye.
Te pa aftit nuk e kuptojne parandalimin kundra zjarrit . Fatkeqesi kure udheheq i pa afti .
E po sipas mbiemrit që ka Zoti minister, e ka thënë tamam se ska çtë thote tjetër
Ore ti mir i ke nxjerrur te gjitha dhe me shifra konkrete, po keta ku do abuzojne pastaj.
Se keta e kane me mire ti marin nga Greqija apo Maqedonija dhe te paguajne dy fishin qe te kene mundesi abuzive.
E sa per Leshin Peleshin, edhe kur e kishte mbas vetes ne kryeministri nuk beri gje te hajrit vetem amin di te bej.
Sa per genjeshtren se kan per gje te ter Rilindasit, e kan program rritje rroge genjeshtren.
Pezjet miljonin e ka te veshtir ai e ka me mir qe te digjen ter malet e te kemi reljevin e Saharas ne shqiperi.
Boll qe keta mos te harxhojne leke se ju duhen per vehte.
Vijne brek grisur ne politik dhe ikijne me vila e pasuri marramendese duke i kaluar ne kompani ofshore qe te mos ju a gjej njeri.
NIKO PELESHI TRADHËTAR NË SHËRBIM TË INTERESAVE GREKE .
NUK ËSHTË E VËSHTIRË PËR TË KUPTUAR VEPRIMTARINË ANTIKOMBËTARE NË QARKUN E KORÇËS DHE TË GJITHË SHQIPËRISË TË PRESIDENTI I TRADHËTARËVE TË SHQIPËRISË EDI RAMA I REKUMANDUAR NGA GREKU EMËROI KRYETAR BASHKIE PRESIDENTIN E AGJENTURËS GREKE NË QARKUN E KORÇËS NIKO PELESHI PASI KISHTE DHËNË PROVA PËR ANTISHQIPTARIZËM. NIKO PELESHI PASI PUNOI PLOTËSOI URDHËRAT DHE OREKSET SIPAS INTERESAVE TË GREQISË EMËROHET ZËVËNDËSKRYEMINISTËR. NË QEVERINË RAMA 2 E EMËRON MINISTËR BUJQËSIE ME QËLLIM PËR TË SJELLË USHQIME KANCEROGJENE ME QËLLIM PËR TË HELUMUAR POPULLSINË SHQIPTARE NDËRSA NË KABINETIN RAMA TRE EDI RAMA ME REKUMNADIM NGA GREKU NIKO PELESHIN E BËRI MINISTËR TË MBROJTJES .
IKU SALI BERISHA NUMUR NJË DHE ERDHI SALI BERISHA NUMUR DY QË ËSHTË EDI RAMA krahu i djathtë i sali berishës ortak antishqiptar ku në marrëveshje me njëri tjetrin tradhëtojnë interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe favorizojnë
ka tradhëti më të madhe se të heqësh flamurin Kombëtar ? Kush mund ta quajë se është rastësi dhe jo e qëllimtë?
GREKU NUK LEJON TË FUTET ABETARE SHQIP NË GREQI ku sipas grekut transportim i abetareve shqip në Greqi përbën materiale propagandistike dhe cënim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërsa sipas grekut hapja e shkollave greke në Shqipëri pas 1990,hapja e Universitetit grek Polis në Tiranë,hapja e TV Grek në Korçë, instalimin e 4 TV toksorë grekë,ins
talimi i kryepeshkopit grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, lejimi i 12.000 varrezave të ushtarëve grekë pushtues në 5 qytete ,falje mbi 1.000 km katrorë hapsirë detare grekut,zhdukjen e emrit Çamëri nga tekstet shkollore shqiptare , kisha ortodokse me arkitekturë greke, shkrimi i historisë së Shqipërisë sipas orekseve të grekut , instalimi i mbi 550 firma greke në Shqipëri ku të gjitha këto dhe shumë si këto por në favor të grekut dhe sipas interesave të grekut i shërben forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Greku pasi ka marë kalanë nga brënda për të realizuar planet e tijë djallëzore në Shqipëri zbaton teorinë e shovinizmit : Bëni si thom unë por mos bënë si bëj unë.
KU ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS MARRËVESHJES SË TRADHËTARIT AHMET ZOGU ME MARRËVESHJET TRADHËTARE NË SERI TË QEVERISË SHQIPTARE
ME QEVERINË GREKE ku që janë të gjitha marëveshjet janë në dëm të interesave Shqiptare dhe në favor të grekut dhe që kanë firmosur ministrat dhe kryeministrat e Shqipërisë më këto 32vjet?
Me këto favorizime që kryeministrat tradhëtarë të Shqipërisë për 32vjet i bëjnë grekut si do quhet qyteti i Korçës qytet Shqiptar apo qytet i asimiluar në grek?
Kisha me arkitekturë greke ,shkolla Greke omiros ku valvitet flamuri grek,varreza greke , konsullit grek Ikonomu ku në prezencë të kryetarit të bashkisë të Korçës deklaron :Korça shtë Greqi, TV në gjuhën greke ,hiqet flamuri Shqiptar në qëndrën e qytetit ………
Kush mund të thotë se ku është ndryshimi
midis një qyteti grek në Greqi nga qyteti i Korçës në Shqipëri ?
A nuk është pushtim ky i heshtur ndaj kombit shqiptar ?Ky pushtim është më i keq e më i zi se pushtimi ushtarak , sepse ky pushtim të asimilon , të gjunjëzon ,të poshtëron dhe të bën të jesh vasal tërë jetën , dhe pa krenari e dinjitet kombëtar.
Ky pushtim është më i zi , më i tmerrshëm , sepse armikun nuk e ke përballë , por armiku të është futur në të gjitha qelizat e trupit dhe në një moment të caktuar, të asilimon , të zbeh ndjenjën kombetare dhe në një ditë, e kupton veten se nuk je më ai popull , për të cilën ke qenë ndër shekuj .
A mund t realizonte këto plane djallzore greku pa marë më parë kalanë nga brenda? Pra armiku më i madh i shqiptarëve dihet që janë Liderët tradhëtarë të PD ,PS dhe LSi të cilët më marëveshje me njëti tjetrin kanë tradhëtuar qindra herë interesat e shqiptarëve kanë kryer qindra herë veprimtari antikombëtare .
Neve nuk na falet të lejojmë këta tradhëtarë që kanë dhënë prova duke tradhëtuar qindra herë interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë kanë kryer qindra herë veprimtari antikombëtare dhe kanë fuqi vendimarëse që kanë të ardhme të zezë për ne shqiptarët . Është për tu theksuar se brezave të ardhshëm do tu lëmë një barrë shumë të rrëndë.
Në çdo shtet të botës TRADHËTARËT E SHQIPËRISË SALI BERISHA EDI RAMA NIKO PELESHI SOTIRAQ FILO do ishte prangosur dhe dënuar pas hekurave me mijra herë me burgim të përjetshëm për këto dhe shumë shumë si këto veprimtari antikombëtare.
Një fjalë e urtë popullore thotë: ,, O balo, t
ë hëngërt tënja të keqen e ke brënda,,!
LITARI NË SHESHIN SKËNDERBEJ ËSHTË MË E PAKTA PËR TRADHËTARËT E SHQIPËRISË SALI BERISHA EDI RAMA NIKO PELESHI SOTIRAQ FILO.
Kush e llogarit ministrin Peleshi, ai merr vetem rrogen, realisht minister mbrojtje eshte z. Rama!
Kujt ja shet keto shifra z.Niko?(agronomnga profesioni). Mendon ai se qytetaret shqiptare jane nivelin e deputeteve te kuvendit?
Jo kurre, ne mes te qytetareve sot ka kapacitete qe te japin uje me bisht te luges.
Analiza juaj sa llogjike dhe e sakte, me shifrat “koke forta” duhet t’i dergohet kuvendit dhe qeverise dhe per dizinformim te publikut ministri Peleshi duhet, te pakten te jape doreheqjen! Ndryshe nje dite, kur s’do ta kete karriken, mund te dale edhe para drejtesise.
Sikur në një djepë janë tundur.
-Ç’dreq mikrobi keni marrë
S’ka ilaç për tu shëruar
Pse u bëtë kaq mëkatarë
Ç’do ditë më të djallëzuar.
Kur mendojmë se ndonjëherë
Këtu ka për të ndryshuar
Dalin plotë “çakej” të tjerë
Akoma më të tërbuar.
Pse bëhen kaq të uritur
Me të hipur në karrike
Pushtetar të babëzitur
Vila dhe në vëndet mike.
Këtu besimi ka humbur
Gëzimi ynë largë u tretë
Sikur në një djepë janë tundur
Të gjithë që vijnë në pushtet.
Vetëm brryla, poshtërsira
Miqë, armiqë me njeri ,tjetrin
Si përbindësha,egërsira
Si lugat që përpijnë detin.
Rrokullisen ditët, netët
Vitet e lodhur nga jeta
Grenxat,brumbujt,mbysin bletët
Jo në mjaltë,nuk ka pjesë bleta.
Dhe të rinjtë si të vjetrit
Kush më shumë për të ngrënë
Kërkojnë dhe pjesën e tjetrit
Harrojnë, të tyre do lënë
Po është firma peshë e vulës
Keni forcën e pushtetit
Shumica i bie culës
Të tjerë rrugëve të kurbetit.
Vidhni ,zhvatni pushtetar
Të pa ngopur ujqër, derra
E dini vetë “ustallarë”
Për qoka e për afera.
Ustallarë të ligësisë
Ku do shkoni kaq ngarkuar?
Do ketë orë të drejtësisë
Nuk keni për ti gëzuar.
Nga pasuria sytë veshur
Konkuroni njeri ,tjetrin
Vjen pashai i ri i qeshur
Kërkon të sfidojë të vjetrin.
Ngjyra,ngjyra dritat ndezët
Nëpër disko ,kabarera
Si gjarpër që gëlltit vezët
Me pisllëqe me afera.
Ju që kurë shtuat bollëkun
S’deshët Zotë e Perëndi
Ju filluat dhe pushtllëkun
E rendisni si lavdi .
Lërni ndjenjën e mallkuar
Hiqni dorë nga mëndësitë
Mos merrni me të dy duar
Ka dhe natë, s’ka vetëm ditë.
Zhvatëni,merrni sa më shumë
Ngrini vilat,gradaçelat
Kuajt do lahen në lumë
Në vaskë do hëngëllijnë pelat
Mos na ecni duke tundur
Hundëllinjë se keni fisë
Ju themi jeni të mundur
Ai kalë do t’ju gremisë
Pashallarë të rinjë,të vjetër
Ju që bëni dallavere
Për ju i hodha në letër
Ndaj lexoni herë pas here.
Mufit Çeli
04.07.2022
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqipëtarët !!!
Në foto: Autori i shkrimit me Ibrahim Rugovën, Prishtinë, 2001
Sinan Kastrati, Suedi
Kush ishte kundër Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990
Vazhdon nga numri i kaluar ”Për festën e 2 Korrikut dhe Bajramit”, Drini.us, 5 Korrik 2022
Pjesa e pestë (5) dhe e fundit
2-5 Korriku, 3 ditë feste
A ishte Ibrahim Rugova kundër Deklaratës Kushtetuese ?
Teksti i plotë i Deklatës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990
Ibrahim Kelmendi 1*): ”Bujar Gjurxhalla, i cili pa me vështirësi e shqiptonte shqipen, meqe si prizrenali gjuhë komunikimi në familje flisnin turqishten, pat rrëfyer se Deklaratën, variantin e fundit e kishte daktilografuyr Vajza e Profesorit Skenderi. I mllefosur foli se kundër Deklaratës kishte qenë Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së…”
Xhafer Leci në lidhje me shkrimin e Ibrahim Kelmendit se ”Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së…ishin kundër Deklaratës Kushtetuese”
Përgjigja e ish kryeministrit Jusuf Zejnullahu
DEKLARATEN KUSHTETUESE MBI KOSOVEN SI NJESI TË PAVARUR DHE TE BARABARTE NE KUADER TE FEDERATES (KONFEDERATES) TE JUGOSLLAVISE SI SUBJEKT I BARABARTE ME NJESITE E TJERA NE FEDERATE (KONFEDERATE) (Behlul Jashari, Gazeta Rilindja – Prishtinë, 2 Korrik 1990)
Të hënen, të martën, të mërkuerën deri të enjten, 2-5 Korrik ishim të gjithë të lumtur sikur të kishim lindur për herë të dytë e ishim në një botë a planet tjetër, më të mirë. Pasha ato tri ditë e netë.

Gjithë ditën e mbremjeve deri vonë natën nuk flenim duke ndejtur së bashku nëpër oda te të gjithë axhallarët në Turjakë. TVP-ja na informonte për çdo gjë që kishte ndodhur. Nuk shikonim asnjë kanal tjetë televiziv, as ate të RTSH-së e nuk ngopeshim. Askujt nuk ia prente mendja se ato tri ditë e netë ishin të fundit të Radio Televizionit të Prishtinës.
Ditet e nxehta, mbrëmjet e freskëta e netët e ngrohta të fillim korrikut, freski e fllad që vinte nga bjeshkët e Zatriqit e lumi Mirusha, na detyronin të rrinim më gjatë se mbrëmjeve e muajt e tjerë. prandaj pjesën më të madhe të kohës rrinim nëpër lamë, pasi i kishim dëgjua LAJMET (DITARIN) e TVP-së.
Gruri ishte pjekur e fshisën e kishin lidhur për mullari. Katundarët e mi turjakas pritnin shumë bereqet me i mbushur hambarët me grurë e koshat me kollamoq.
Aroma e luleve të Kershit të Sylymanit dhe livadheve Ner Gardh, na zienin frymën.
E kush nuk do të rrinte mbrëmjeve e netëve gjithë natën në Turjakë?
Burrat e Panorcit kur këtheheshin nga pazari i ditës, derisa nuk shiheshin nga dushkajat, kryet iu mbetej duke shikua mbrapa. Turjakën e damanekasit nga gjelozia që kishin për Turjakën binin me fjet me pula.

Rilindjën, gazetën tonë të dashur edhe pleqtë e blenin e kur vinin në mbrëmje, iu thonin nipërve e mbesave:
-Kqyre shka pa shkun gazeta, lexoma me zâ se edhe unë pa du me dit shka pa thojnë në Amerikë për neve, a pana nimojnë mu bâ t`fortë si ata …
Rilindja ato ditë ishte plot lajme, me shkrime që deri atherë nuk kishim pasur mundësi e as në ëndërr me i pa. Gazetën nëse nuk e merrje herët, më s`e gjeje. Rilindja shitej si krypa .
Në Turjakë, edhe hëna bënte dritë natë si dielli ditën e yjet luanin gjithë natën sikur edhe ata e ato të kishin dasmë, festë e gëzime familjare e na shoqëronin neve në tokë.
Shumica e turjakasve e dinin Deklaratën Kushtetuese përmendësh sepse ajo lexohej e këndohej (me zë).
Deklarata Kushtetuese në Turjakë ishte bërë si këngët që i këndonin çobanët kur i lëshonin bagëtitë në kullota mëngjeseve e kur ï këthehenin në mbrëmje në stane. Edhe qikat kur iu qonin bujqëve bukën, i këndonin Kosovës Republikë.
Po cila është dhe çka përmban Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 ?
TEKSTI I PLOTË I DEKLARATËS KUSHTETUESE TË 2 KORRIKUT 1990 ISHTE:
“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë:
DEKLARATEN KUSHTETUESE MBI KOSOVEN SI NJESI TË PAVARUR DHE TE BARABARTE NE KUADER TE FEDERATES (KONFEDERATES) TE JUGOSLLAVISE SI SUBJEKT I BARABARTE ME NJESITE E TJERA NE FEDERATE (KONFEDERATE)
Prishtinë, më 2 korrik 1990 Delegatët, nënshkrues të Deklaratës:
(Teksti i plotë i Deklaratës Kushtetuese i botuar në “Fletorën Zyrtare” të KSAK, nr 21, më 3 korrik 1990.)
PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë të botuar në 15 prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës.
Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb-Kroaci).
Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë 2*).

Xhafer Leci, atdhetar në Gjermani
(B. JASHARI (Gazeta Rilindja – Prishtinë, 2 Korrik 1990)
Dhe për çudinë time e besoj edhe të të tjerëve kur mendoja se datat si Deklrata Kushtetuese, 7 Shtatori, na bashkojnë ”të majtë e të djathtë”, faktorin politik rreth trungut kombëtar, duke shfletua shtypin lexova se si Ibrahim Rugova paska qenë ”kundër” Deklaratës. Kështu së pakut (thotë) shkruan Ibrahim Kelmendi.
Nuk iu besova syve. Por, po. Ai kishte shkrua me shkronja të zeza në fletë bardhë (lexo në fund të shkrimit, tekstin e plotë të shkrimit të Ibrahim Kelmendit).
Iu dërgova disa miqëve duke mos besua se a është e mundshme edhe kjo?
Një nga miqt e mi, Xhafer Leci që jeton në Gjermani por që ishte për pushime në Kosovë, më shkruante:
”Mirëmëngjesi miku im Sinan. Në lidhje me shkrimin e Ibrahim Kelmendit, kjo është pëgjigja e ish kryeministrit Jusuf Zejnullahu
Nga ish Kryeministri Jusuf Zejnullahu, rreth gënjeshtrave të Ibrahim Kelmendit, unë gjatë një bisede mora këtë përgjigje:
“Ky njeri trillon fund e krye. Bujar Gjurxhala nuk ka ditur si ka shkue përgaditja e Deklaratës dhe nuk besoj që e ka thënë atë. Përgatitjen e saj e ka koordinue Ruzhdi Bakalli delegat nga Gjakova. Ne hartimin (përmir. imi) e saj kanë marrë pjesë Prof Bardhyl Çaushi, Gazmend Zajmi dhe Fehmi Agani që do të thotë se ka qenë e kyqur edhe LDK-ja.
Teksti perfundimtar e pash (përmir. imi) në takimin që unë e kam pas caktuar me 2 Korrik në ora 09:00 në të cilin e kam hequr pikën 6 …
Si ka mund të jetë Rugova kundër kur veç dy muj ma vonë Rugova personalisht në një takim me mua, sy me sy ma ka konfirmue se e përkrah Shpalljen e Kosovës Republikë dhe aprovimin e Kushtetutës të Republikës.
Unë të gjitha veprimet i kam koordinua me Rugovën që do të thotë me LDK-në.
Pra ky si thonë, ia fut kot.”
P.S.
106 pelqime, 55 komente dhe 6 shpërndarje
Respekt miku Sinan dhe përshëndetje nga Gjilani
1*) Shkrimi i plotë i Ibrahim Kelemdit:
“2 Korrik 1990, rrëfime të Ibrahim Kelmendit”, Drini.us, 2 Korrik 2021
Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
2 KORIK 1990
https://drini.us/2-korrik-1990-rrefime-te-ibrahim-kelmendit/
* Parlamentarët e KSA të Kosovës, më në fund, më 2 korrik 1990, miratuan Deklaratën e pavarësisë!
Këta parlamentarë ishin dora e fundit e titistëve më fundamentalistë, që kishin vazhduar t’i mbesin besnik Lidhjes Komuniste të Kosovës, edhe pse kolegët e tyre paraprak votuan abrogimin e Kushtetutës së KSA të Kosovës, e miratuar në vitin 1974. Megjithat, shovenizmi serbomadh, në krye me Millosheviqin, ishte bërë aq agresiv, sa edhe këta titistë morën guximin t’i kundërviheshin me kërë Deklaratë.
Në vitin 1991 “rastisi” t’i kemi në vizitë (ne të LPK-së, meqë udhëheqësit e LDK-së në emigracion nuk u kishin ofruar pritje e shërbim) delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Prof. Dr. Skender Skenderi, Muharrem Shabani dhe Bujar Gjurxhala. Kishim ndërmjetësuar që Kryetarja e Budestagut gjerman, Prof. Dr. Rita Süssmuth t’u shtron drekë diplomatike në ambiente të Bundestagut (atëherë me seli në Bonn). Pastaj ua kemi mundësuar një mori takimesh me udhëheqës partiak dhe me institucione në Gjermani dhe në shumë shtete tjera.
Në një ndejë paksa më intime në shtëpi të Familjes se Imer Dukës, në Bonn (ky ishin strehuar, meqë nuk kishim të holla për hotel), Bujar Gjurxhalla, i cili pa me vështirësi e shqiptonte shqipen, meqe si prizrenali gjuhë komunikimi në familje flisnin turqishten, pat rrëfyer se Deklaratën, variantin e fundit e kishte daktilografuyr Vajza e Profesorit Skenderi. I mllefosur foli se kundër Deklaratës kishte qenë Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së…
Mrekulluese, për të mbajt mend ato rrëfime, ishte rrëfimi i Gjurgjalës: “Vajza me ka kërcënuar, po votove kundër vullnetit të popullit shqiptar, kur të kthehesh nga votimi, do më gjesh të varur. Ai kërcënim ka ndikuar shumë, që të ndërgjegjësohem dhe trimërohem.”
Për histori janë me rëndësi edhe detajet, të rrëfyera sinqerisht!
***
Ilustrim: faksimilet e Deklaratës, të publikuar në FLETORE ZYRTARE e Kuvendit të KSA të Kosovës (shqip dhe serbisht), Bujar Gjurgjala duke drejtuar seancës e Kuvendit para Kuvendit, meqë policia serbi i kishte ndaluar me hy në sallën plenare të Kuvendit, Muharrem Shabani duke lexuar Deklaratën.

Xhafer Leci, marre nga fb
2*) Deklaratën Kushtetuese, tekstin e plotë, perkrahjen dhe përshëndetjen e ”PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990” i huazova nga shkrim i Behlul Jasharit dhe ”Deklatën Kushtetuese”, te shkrimi i Jusuf Buxhovit:
JULY 2, 2020 BY DGRECA, B. JASHARI
(Gazeta Rilindja – Prishtinë, 2 Korrik 1990)
2) ”Kjo është Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990”
2 KORRIK, 2019 – 5:40 PM
Jusuf Buxhovi
”Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 – gurthemel i shtetësisë së Kosovës”

FUND
Më mbetën edhe shumë artikuj të zgjedhur që meritojnë të lexohen se përndrydhe harresa po na i merr:
1) Brovina e gatshme ta mbyllë prapë seancën – Koha Ditore
https://www.koha.net › … 9 Shtator 2014 – 06:45
Flora Brovina, paska zgjedhe te e luan rolin e Djordje Bozovic, ishe Kryetr i Kuvendit te Kosves me 2 korrik 1990, kur nuk ka lejuar te mbahet mbeldhja e …
2) “Vdiq poeti Xhevdet Bajraj, kujtohet nga të afërm, shokë, miqë dhe dashamirë të krijimtarisë së tij”, Drini.us, 23 Qershor 2022
3) ”Konferenca e rektorëve të universiteteve publike të Kosovës vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë”, July 5, 2022
4) ”Edi Rama duhet të arrestohet sikurse ‘komandantët’ në Kosovë / Vjedhja e shtetit, droga, vrasjet… kërkojnë ndëshkim
IDRIZ MORINA, Bota sot, 5 KORRIK 2022 NË ORA: 19:12
5) ”Për atdhetarin Halil Alidema që e injoruan shteti dhe pushteti dhe për vdekjen e dysimt të tij”, Drini.us – 6 Korrik 2022
6) ”Thaçi u dërgon mesazh nga Haga aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së”, Gazeta Express, 05/06/2022 21:49
7) Fotoreporteri Bylykbashi: “Rugova i ra tavolinës kur Gelbardi e quajti UÇK-në terroriste”
Epoka e re, 29 qershor 2022, 00:27
8) Dritan Abazoviç i përgjigjet ftesës së Vuçiçit për Ballkanin e …
https://www.epokaere.com › drita…
“Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në …
9) Kraja i ashpër për ‘Ballkanin e Hapur’: Më i zëshëm Edi Rama …
https://pamfleti.net › Post
10) Mërgata Shqiptare në Botë, me seli në New York, kërkon llogaridhënie për fondet e “3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja thërret”, Drini.us 1 Qershor 2022.


Malmö në mbrëmje korriku, 2022
Sinan Kastrati
5, 6 korrik 2022
Faleminderojmë Musa Company nga Bujanoci për transportin e pakove nga Bujanoci, e deri në Pazar të Ri, Tutin dhe Sjenicë, thuhet në informatën lëshuar nga kreu i fondacionit z. Refik Memeti
100 pako ushqimore, dhe 100 pako lëngje kësaj radhe , ndimat shkojnë në fshatrat Doliq, Ugëll , Baçicë , Boroshticë e Tutin.
