Kreu Blog Faqe 1294

Dashurisë, poezi nga Argjira Ukimeri

0

Argjira Ukimeri, pedagoge, Prizren

DASHURISË

Poezi

___

Unë çdo herë kam me t’kujtue
Nëpër andrrat e mia t’gjata
Asnjëherë s’skam me t’harrue
Derisa të mbaroi dhe nata

Lundro ti n’kujtime t’mia
Sikur anijet nëpër dete
Kur në mue hyn mërzia
Nëpër brigjet e kësaj jete

Ti nuk e din çka asht idhnimi
Përveç n’kohën kur unë t’kujtoi
Qysh atëherë m’kap trishtimi
Gjithmonë nga jeta s’të largoi

Ti je buzëqeshje ledhatuese
Ndjenja ma e mirë e lumturisë
Në çdo moment je drithëruese
N’kohërat e arta t’dashurisë

Ti që nuk e di çka asht trishtimi
Në errësirën e kësaj jete
Qysh atëherë m’shfaqet gëzimi
N’mendjen time çdo herë ti mbete

Sikur dhimbja që s’e vret veten
As oqeanet që nuk fundosen
Je diell që e ngrohë vetë jetën
Mbi jetën tonë hirësitë vendosen.

___

Argjira (Ari) Ukimeri
MR.SC. Pedagoge
Qershor 2022, Prizren

Presidentja Osmani ne Bruksel: Kosova është gati, ka ardhur koha për vendime të guximshme nga BE

0

Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani gjatë takimit të liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perendimor në Bruksel. 

Shkëlqesi, 

Të nderuar kolegë, 

Kontinenti ynë është në një gjendje të jashtëzakonshme, kështu që nuk do të humbas shumë kohë për të arritur te pika kryesore. Ukraina është nën rrethim, me vlerat, liritë dhe mënyrën e saj të jetesës nën sulm. Ky është një sulm edhe ndaj nesh. 

Dhe nëse dikush mendon se paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Evropë është i mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, më duhet t’u them, si dikush që e ka përjetuar anën më të errët të luftës dhe shkatërrimit, se kjo nuk është e mundur. 

Nuk kam ardhur këtu për deklarata boshe politike, por me qëllimet më të mira për të folur për pasojat për të gjithë kontinentin tonë poqëse integrimi i Ballkanit Perëndimor do të vonohej më tej. 

Lufta në Ukrainë shënon më shumë se një pikë kthese për kontinentin tonë. Ajo ka ripërcaktuar të ardhmen tonë. Ajo duhet të jetë një shtysë për veprim të përshpejtuar nga BE-ja, ndaj atyre shteteve që synojnë të anëtarësohen, dhe më e rëndësishmja, atyre shteteve që përkasin këtu. 

Ka shumë dimensione të asaj që po ndodh në Ukrainë që ndryshojnë nga rasti i Kosovës, por në fund të fundit, mendoj se janë dy gjëra që vërtet nxjerrin në pah ngjashmëritë e përvojave tona. Së pari dhe më kryesorja është vuajtja e jashtëzakonshme njerëzore, përballë një lufte brutale gjenocidale kundër një populli liridashës. Dhe e dyta është mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare. Uniteti juaj sot më kujton vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar për të ardhur në shpëtimin tonë në vitin 1999. 

Populli i Kosovës e di se si është të luftosh edhe kur fitorja mund të duket e pamundur, ndaj për këtë arsye ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës sot, si ndër vendet e para që u bashkuan me sanksione kundër Rusisë dhe ofruam mbështetjen tonë për refugjatët. 

Ka një rrugë për në Moskë dhe një rrugë për në Bruksel – këto rrugë nuk kryqëzohen dhe janë më larg se kurrë. Nga ky këndvështrim, satelitët rusë në rajonin tonë nuk duhet të tolerohen e aq më pak të akomodohen. 

23- vjet pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, Kosova është një demokraci dinamike dhe që kur institucionet tona të reja morën detyrën pranverën e kaluar, ne kemi forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike. 

Politika fillon dhe mbaron tek njerëzit. Prandaj është jam e vendosur që jo vetëm ta përfaqësoj më së miri zërin e qytetarëve të mi këtu sot, por edhe të siguroj që ne ta përmirësojmë jetën e tyre për më mirë. 

Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm, populli i Kosovës dëshiron më shumë mundësi dhe përparim. Ata dëshirojnë një regjim pa viza, për të parë, ndjerë dhe përjetuar Evropën. 

Dua të flas sërish këtu për rëndësinë e jashtëzakonshme të liberalizimit të vizave, me shpresën se këtë herë vërtetë, do të na dëgjoni.  

Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. 

Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit. 

Për t’i vënë gjërat në perspektivë, ka liberalizim të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj. 

Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme. Por vlerat në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, jo vetëm rezultojnë të jenë politikisht të paqëndrueshme dhe të pambrojtura, por edhe vetë këto vlera rrezikojnë të zhvleftësohen. 

Mosintegrimi i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi që e lë rajonin të pambrojtur ndaj akterëve dhe kërcënimeve malinje. 

Besoj se të gjithë që janë ulur këtu e mbajnë mend qartë dhe pajtohen se anëtarësimi i Kroacisë dhe Sllovenisë në BE vetëm sa e forcoi pozitën e BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë në NATO vetëm sa e forcoi paqen dhe stabilitetin rajonal, nuk e dobësoi atë. 

Kosova nuk është vetëm në cep të Evropës. Ajo është dhe do të jetë gjithmonë në zemër të Evropës. Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës – dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë. 

Pavendosmëria e Bashkimit Evropian ndaj rajonit tonë do të krijonte mundësi për Rusinë, diçka që asnjë lider i arsyeshëm në këtë sallë nuk duhet ta dëshironte. Kjo pavendosmëri gjithashtu do të çonte në zhgënjimin e qytetarëve, gjë që do t’i lejonte Rusisë të përforcojë narrativën e saj. 

Ne llogarisim në udhëheqjen dhe vendosmërinë tuaj.  Ne kurrë nuk do të largohemi nga rruga jonë euro-atlantike.  Ne kurrë nuk kemi shikuar në drejtim tjetër dhe kurrë nuk do ta bëjmë. 

Është koha për vendime të guximshme, e jo për gjysmë hapa, për sa i përket integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë. Ne jemi këtu përkrah jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje. Na leni të hyjmë brenda! 

Ju faleminderit! 

Gjenocidi serb mbi shqiptarët nuk bën të harrohet

0

Nora Laçi 

  • Kumtesa ime nga promovimi i librit të xhepit “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj në Tiranë 

Motra dhe vëllezër shqiptar, 

         Është nder dhe krenari për mua  të marr pjesë në këtë promovim të rëndësishëm bashkë me personalitete eminente kombëtare Dr. Sali Berishën, Profesor Enver Bytyçin, Znj. Edit Harxhi, Profesor Nusret Pllanën, Ambasador Mal Berishën. 

          Vij para jush si shqiptar nga toka e Kosovës, e ndarë padrejtësisht nga nëna Shqipëri. me zemër të pastërt, të mbushur me dashuri. Por, vij edhe me një brengë të madhe në zemër, ta qaj hallin me nënën Shqipëri, me motrat dhe vëllezërit shqiptar për situatën tonë kombëtare, për harresën tonë të krimeve barbare serbe. Vij edhe si shqiptaro-amerikan nga Mërgata jonë e jashtëzakonshme, jo për të ju shitur mend, por për ta shfrytëzuar të drejtën time për ta dhënë mendimin tim për kombin të cilit i takoj, për të cilin jam gati të jap çdo gjë. 

         Vijmë këtu bashkë me shokun dhe mikun tim Dr. Nusret Pllana për të folur në emër të më shumë se 1400 fëmijëve të masakruar dhe qindra-mijra viktimave tjera të gjenocidit shekullor serb mbi popullin e pafajshëm shqiptar.  

         Përpjekjet serbe për zhdukjen e kombit shqiptar jan planifikuar dhe ekzekutuar me përpikmëri nga shteti serb, kisha serbe dhe akademia e shkencave serbe. Ato kanë filluar që nga zbritja e serbëve nga malet dhe shpellat e Karpateve e deri në vitin 1999. Faktet dhe dokumentet për gjenocidin serb janë të pakontestueshme, ai ishte i tmerrshëm. Sipas profesor Pllanës është realizuar në pesë etapa. Pas secilës etapë ne kemi harruar dhe krimet janë përsëritur. 

         Serbia e udhëhequr nga shovinistë dhe racistë si Vuçiq, Daçiq dhe Vulin nuk është penduar fare për krimet kundër civilizimit. Ata janë në vuajtje e sipër dhe e fajësojnë kriminelin e luftës Milosheviq pse nuk ja ka arritur qëllimit për ta zhdukur kombin shqiptar. Ata po vazhdojnë me urrejtje të hapur kundër shqiptarëve dhe fqinjëve tjerë bazuar në rrena dhe propagandë mashtruese armiqësore.     

         Mashtrimet e tyre, për interesa të ndryshme, po i han një pjesë e madhe e Europës, disa zyrtarë amerikanë dhe shumë politikanë shqiptarë me përkrahësit e tyre në media, të cilët patrioti Gjergj Fishta do t’i quante me një emër të përbashkët, Zuzarë. Ata janë shumë të preokupuar dhe po veprojnë hapur për ta rehabilituar shtetin primitiv racist serb, me përkëdhelje, falje të krimeve, dhënie territori shqiptar, komunë të pastër etnike serbe dhe ekstraterritorialitet të manastireve ortodokse. Kjo, me qëllim të shkatërrimit të shtetit të Kosovës, ndarjen e tij dhe daljen e Serbisë në detin Adriatik duke e shfrytëzuar  projektin mashtrues caristo-komunist “open Ballkan “. 

         Prej të gjithave, më e dhimbshmja është harresa e jonë dhe përpjekja për faljen e krimeve serbe. Me mijëra kriminel serb kalërojnë të lirë nëpër Beograd e Serbi, ndërsa luftëtarët shqiptar të lirisë gjykohen në Hagë. Familjet shqiptare ende presin me ankth për t’i gjetur 1600 të dashurit e tyre të zhdukur nga Serbia. Profesor Pllana i ka dokumentuar shumë mirë krimet serbe në librin e tij të madh “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. Nga ky libër doli edhe libri i xhepit “Never Forget” i cili e bën më të lehtë shpërndarjen dhe depërtimin e të vërtetës shqiptare mbi gjenocidin serb kudo në Trojet tona dhe në instancat ndërkombëtare. 

         Ideja për këtë libër xhepi ishte në mendjen time me vite, lidhet me një libër tjetër pak më të madh me emër “Rescue in Albania” i cili bën fjalë për shpëtimin e Hebrenjëve që jetonin apo erdhën në Shqipëri gjatë Holokaustit. Shënimet për librin “Shpëtimi në Shqipëri” i mori nga ish-presidenti i Shqipërisë Ramiz Alija, kongresisti amerikan me prejardhje arbëreshe, legjendë e gjallë e lobizmit për interesa kombëtare shqiptare në Washington, Joseph J. DioGuardi, në vitin 1990 gjatë vizitës në Shqipëri me kongresistin e njohur për të drejtat e njeriut Tom Lantos.  

         Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e ka botuar dhe shpërndarë këtë libër, në Kongresin Amerikan, Knesetin Israelit dhe te zyrtarë të ndryshëm, shumica me prejardhje hebreje. Në një Dëgjim në Kongres, në muajin Mars të vitit 1999, para se të bombardohej Serbisa nga NATO, dëshmuan senatori Bob Dole mik i madh i shqiptarëve, Jeane Kirkpatrick ambasadore amerikane në OKB, Shirley Cloyes DioGuardi këshilltare në LQSHA dhe Henry Kissinger sekretar i shtetit. Të gjithë u deklaruan për bombardim përveç Z. Kissinger, i cili thoshte se nuk është interes strategjik i Amerikës për të hyrë në konflikt me një shtet sovran. 

         Gjatë pushimit, në mes dy seancave, iu afrova te tavolina, ja dhashë librin “Shpëtimi në Shqipëri” dhe e luta ta lexonte duke i thënë se bën fjalë për një popull fisnik me zemër të madhe, i cili i shpëtoi të gjithë hebrenjtë që jetonin apo erdhën në Shqipëri gjatë Holokaustit. Populli shqiptar i Kosovës, ndër ta edhe babai i im Arif Aliçkaj, mori pjesë në këtë shpëtim. Ky popull sot është i rrezikuar për zhdukje, njësoj si populli hebre dhe ka nevojë për ndihmën tuaj. E mori, e shiqoi, i shfletoi disa faqe dhe më premtoi se do ta lexonte. 

         Bashkë me mua ishte edhe kolegu im, ambasadori Mal Berisha i cili për disa vite ishte pjesë e aktiviteteve të panumërta të Lobit Shqiptaro-Amerikan në interes të kombit shqiptar në Washington. Jemi dëshmitarë se pas disa ditëve, Z. Kissinger i cili kishte influence të madhe në politikën amerikane, në televizionin e njohur CNN deklaroi se Serbia e kishte kaluar çdo kufi, se duhej të ndalej me çdo kusht dhe nuk ka kthim mbrapa. Një libër i vogël bëri një punë të madhe. Këte shpresojmë ta bëjë libri “Never Forget” i cili po promovohet dhe shpërndahet me sukses gjithandej, përfshirë edhe Kongresin amerikan. 

         Dënimi i gjenocidit serb në Bosnje e mëpastaj në Kosovë nga Shqipëria do të ishte minimumi i pritjes nga një shtet i civilizuar. Për më shumë, në Kosovë bëhet fjalë për të njëjtin komb dhe të njëjtin gjak vëllazëror. Po të mos ekzistonte Kosova, të njëjtën fatkeqësi do ta përjetonte Shqipëria. Më vjen turp për parlamentarët shqiptarë që nuk e votuan gjenocidin serb në Bosnje. Politika e gabuar pro-serbe e instaluar nga Kryeministri Edi Rama jua ka mbyllur sytë dhe trullosur mëndjen. 

         Kryeministrin Rama e kam vëlla. Meqë është vëlla i imi ai nuk mund të jetë edhe vëlla i Vuçiqit sepse ky është urrejtës dhe armik i kombit tim. Do të ishte mirë të mësojë për krimet serbe. Ato nuk ishin rrëmujë por gjenocid i vërtetë. Çka mund të iu thotë ai familjeve të fëmijëve dhe civilëve të masakruar në mënyrë shtazarake nga Serbia?! Çka do të bënte nëse ata do të ishin fëmijët e tij ?! 

  1. Rama ka marrë rrugë të gabuar. Mund të kuptohet paaftësia e tij që Shqipërinë ta renditë me vendet demokratike të perëndimit. E ka më lehtë në mesin e diktatorëve të lindjes, të cilët ja rrahin krahët dhe e bëjnë të ndihet i rëndësishëm. Shpresoj se kjo është arsyeja e sjelljeve të tij anti-kombëtare dhe ka mundësi të ndryshojë. Të largohet nga rruga e dreqit e Rusisë dhe Serbisë, të kthehet nga rruga e Zotit e Kosovës, Amerikës dhe Evropës demokratike.

         Nëse në takimet e fshehta, Vuçiq ia ka arritur ta korruptojë, ai nuk ka kthim, serbët do ta shfrytëzojnë dhe ta hudhin si leckën, kur nuk ju duhet më. Shpresoj që brenda Partisë Socialiste ka forca kombëtare që mund ta largojnë para se të bëhet vonë. Përndryshe, i mbetet Partisë Demokratike në krye me Presidentin Berisha të mobilizohet nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe ta ndalojë këtë rrënues të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar. 

         Fatkeqësisht, Z. Rama ka hasë në mirëkuptim edhe te opozita e Kosovës dhe përkrahësit e tyre në media, të gatshëm për kompromise me Serbinë me shpresë se faktori ndërkombëtarë iu ndihmon për ta marrë pushtetin. Nuk e kanë të qartë se për votimin e tyre vendosë populli i Republikës së Kosovës, jo të huajt nga jashtë. Nëse vazhdojnë kështu vështirë se do t’i fitojnë zgjedhjet ndonjëherë. 

         Si amerikan, pres nga shteti im që të ndihmojë për të jua ndalur turrin Vuçiqit, Ramës dhe të tjerëve që janë vënë në shërbim të kriminelit Putin. Projekti i tyre “Open Ballkan” nuk ka kurrëfarë vlerash demokratike. Populli i Shqipërisë nuk përfiton asgjë, përveç ndoshta pak miell e disa rrepa. Ky projekt i errët është edhe kundër interesave strategjike amerikane. Shpresoj se Ambasadorja amerikane Yuri Kim të veprojë në këtë drejtim e të mos merret me punë të parëndësishme dhe të pavërtetuara të shpalljes “non-grata” të Presidentit të PD-së Dr. Sali Berisha. 

         Dua të theksoj se qëllimi im nuk është as për t’ja bërë qejfin as për ta mbrojtur Dr. Sali Berishën, ate e ndihmon dhe e mbronë vetëm e vërteta. Unë mund të kem mospajtimet e mia me te por në punë madhore kombëtare ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Unë jam vetëm një amerikan që e shprehë mendimin e vet të lirë pa frikë dhe pa interes personal, vetëm në interes të kombit. 

         Zonja Ambasadore e di fare mirë se në Amerikë  “Një person është i pafajshëm derisa të provohet fajësia“- “A person is innocent until proven guilty”. Departamenti i Shtetit ka të drejtë ta shpallë ke të dojë “non grata” por është mirë ta arsyetojë këtë para Kongresit Amerikan.  

         Edhe zyrtarët e lartë amerikanë bëjnë gabime, por kushtetuta, sistemi vërtetë demokratik, kontrolli dhe balanci i fuqisë i rregullon të gjitha. Ka patur zyrtarë amerikan të cilët nuk e kan përkrahur çështjen tone, si ambasadori Zimmerman, sekretari Eagleburger e së fundit ambasadori Grenell, i cili doli në anën serbe, ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti 1 dhe rrënimin e demokracisë në Kosovë. Me Amerikën duhet punuar për të na përkrahur. 

         Pas më shumë se një viti, ka ardhur koha që zonja Ambasadore t’i publikojë faktet për të ashtuquajturin “korrupsion” të Dr. Berishës, ose t’i propozojë Departamentit të Shtetit për ta tërhjekë këtë vendim të paarsyeshëm. Ajo duhet ta kuptojë se miliona përkrahësit e z. Berisha nga të gjitha Trojet shqiptare, i takojnë pjesës më pro-amerikane të kombit më pro-amerikan në botë. 

          Amerika nuk është perfekte por është vendi i drejtësisë dhe demokracisë. Ajo është drita dhe shpresa e kombit shqiptar. Interesat strategjike të kombit amerikan, janë të njejta me ato të kombit shqiptar. Serbia është satelit i Rusisë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Amerika është i vetmi shtet që mund ta mundë Rusinë fashiste.

 

         Agresioni rus në Ukrainë, duhet të jua bëjë të qartë të gjithëve se me diktatorët dhe kriminelët si Putin dhe Vuçiq nuk bëjnë punë ledhatimet. Ata e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe presionit. Serbisë raciste i duhen thyer dhëmbët që të mos mund të kafshojë më. Shpresoj se ky promovim do të ndihmojë. 

         Liria, pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës janë të shenjta dhe garanci e vetme që gjenocidi serb mbi shqiptarët të mos përsëritet më kurrë.  E drejta është e jona dhe fitorja varet nga ne.  

         Përulem vetëm para luftëtarëve të lirisë. 

         Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe amerikan! 

Mallkimi i kasabasë së përhershme …

0
Jusuf BUXHOVI, shkrimtar, Prishtinë
___
Libra
-Mesha Selimoviq: “Dërvishi dhe vdekja”, roman. Botime Koliqi, Prishtinë, 2022, përkthyer nga Esad Mekuli dhe Tajar Hatipi.
Në krijimtari, të shumtën në letërsi dhe, kryesisht në prozë, doktrinat politike dhe ato religjioze, në planin shoqëror, rëndom humbin kauzalitetin, por ruajnë mentalitetin e shtrirjes së tyre në sferën shpirtërore në farma të tjera deri te rrafshet identitare. Kjo është edhe e natyrshme kur kihet parasysh se krijimtaria pasqyron realitetin jetësor në përputhje me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të përfshirë në dramat mbi të cilat ndërtohet kompleksiteti njerëzor, ku paradigma jetësore nxjerr në pah karakteret e ndryshme që atë e derterminojnë në thellësi. Natyrisht se ky zhvillim ciklik manifeston mentalitetet në përputhje me (mos)depërtimin e ideve si formë e konfrontimeve prej nga pasqyrohet vetëdija e hapërisrave (e hapjes) me atë të provincës (mbylljes) dhe të thadrimit të saj në faktor ngecjeje deri te përmasat tragjike.
Këto raporte, në rrethanat ballkanike, për arsye të jetës nën pushtimin pesëshekullor osman, si kod shoqëror-politik po edhe kulturor i njohur si orient, që në mëynrë permanente lufton oksidentin, ku e ka zanafillen edhe luftëra e qytetërimeve dhe përvijimet tjera të kësaj natyre me pasoja të kobshme, kanë determinuar “mentalitetin e kasabasë”. Kanë ndikuar gjendjet identitare thuajse të gjitha etnive. Gjendje kjo që kthehet në një luftë të brendshme të tyre, çastin kur zë të rrënohet baraspesha midis etnisë dhe religjionit në përputhje me zhvillimet politike siç është ajo e hapësirës disashekullore e orientit që po i rikthehej okisdentit në suazat e kornizës së shteteve nacionale, të krijuara mbi perceptimet e konvertimit të etnive nga ato fetare në përputhje me gjuhën e liturgjisë kishtare, te ato nacionale.
Në këtë ndryshim të pashmangshëm, ndërhyrja e mentalaitetit të kasabasë, shfaq gjithë tragjiken e vet shumështresore, ku mësimet e caktuara fetare kanë determinuar fatumin si “vullnet i Zotit”, që robi i tij duhej t’u nënshtrohej, me ç’rast pranohet edhe dhuna deri në shkatërrim e të ngjashme, që kundërshton nevojën e kundërvënies, qoftë edhe atëherë kur kërcënohet shkatërrimi në masë i njeriut dhe qenies së tij në emër të besimit, që nuk të mbron, pos të kthen në viktimë!
Romani “Dërvishi dhe vdekja” i autorit Mesha Selimoviq, i botuar nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, në mënyrë monumentale paraqet përpjekjen për thyerjen e kësaj tragjike brendapërbrenda vetë mekanizmit që ka krijuar dogmën e “vullnetit të Allahut”, përpjekje kjo që, gjithnjë në përputhje me fuqinë e saj, tregon morbiditetin e mentalitetit të kasabasë kur ajo kthehet në pjesë të të menduarit, që pengon veprimin e ndryshimit të saj kur përfundojnë edhe faktorët e jashtëm që e kanë sjellë atë. Dërvishi Ahmet Nuredini, shfaqet si njëri ndër personazhet më domethënës i kësaj kundërshtimie të brendshme, i metamorfozës nga ithtari i idesë “së vullnetit të Allahut” dhe pranimit të saj deri në nënshtrim, tek militanti i luftimit të saj, çastin që shesh se bota e ideve (fetare) që ua kishte kushtuar jetën dhe atyre që shfaqeshin si realitet shoqëror dhe politik, ishin shpërputhëse dhe tragjike në planin jetësor, meqë me ato mësime, ndrydhej deri në mbytje vullneti i të drejtës së jetës në dobi të rrënimit të asaj njerëzore nga tirania e pushtetarëve. Dervish Ahmet Nuredini, pas vrasjes së vëllait Harunit, nga pushtetarët e kasabasë me dyshimin se ai “kishte shkitur nga rregullat e Allahut”, transformon çështjen e “bindjes urdhërit” tek “kundërshtimi saj” me anën e “marrjes së pushteti”, që do të rivendoste raportet midis “zotit dhe njeriut”, ku i dyti, shpreh vullnetin për jetë në kuadër të ligjit të shtetit, por assesi të tiranisë së pushtetarëve. Ky ndryshim për të cilën ai edhe thuar intrigën e kundërvënies së pushtetit të kasababasë deri te rrëzimi i pushtetarëve (kadiut dhe valiut), e përcjellë edhe nga një hakmarrje të përgjakshme ndaj tyre me ç’ka ai, nga “vullneti i masës së egërsuar” do t’i zëvendësojë ata , në të vërtetë nduk ndryshon mentalitetin e kasabasë, meqë është thadruar në vetëdijen e mosndryshimit nga frika se ndryshimi, në rastin e dhënë tek popullata boshnjake e një kasabaje të Bosnjës, sjell edhe shthurjen e saj, për ç’gjë ajo është e frikësuar së tepërmi nga shkaku se është e kërcënuar nga të gjitha anët dhe me të drejtë ngaqë shenjat e paralajmërimit të rënies së perandorisë osmane, përcilleshin me copëtimin e saj tragjik tek kundërshtarët e saj, të cilët kërkonin ndryshimin e identietit të saj shumëshekullor në një tejtër, që deri me dje e ka marrë për “rajë”, shtresë e shfrytëzuar dhe e nënshtruar.
Përpjekja e dervish Ahmet Nuredinit, që pushteti i tiranisë të zëvendësohet nga ai i “ligjit të zotit”, shfaqet po aq absurd, ngaqë mentaliteti i kasabasë, nuk është në gjendje të pranojë ndryshimin edhe në rrethanat kur kërcënohet skajshmërisht nga zhvillimet që zhvendosnin raportet shoqërore shumëshekullore në dëm të saj. Këtu, në të vërtetë, vrasja e paralajmëruar e Ahmet Nuredinit nga kundërshtarët e tij të mentalitetit të kasabasë, në njërën anë paraqet tragjiken e mosndryshimit përkundër rrezikut se ajo sjell kobin e pashmangshëm, dhe në tjetrën anë, me ikjen prej saj (të Hasanit që në ndjekje të një dashurie me një latine ik në Dubrovnik), paraqet “shpëtimin”, por jashtë saj, që do të thotë humbjen e diçkaje që lidhet me qenien identitare te një etnie, që ndryshimi e kërcnon me shfarosje, po qe se nuk ndryshon, ose me shpërbërje, po qe se largohet prej saj!
Kjo logjikë disfatiste, e mbështetur mbi “logjikën e thikave” nga kundërshtarët e saj, e paraqitur me një prosede letrar ndër më autentikët e letërsisë bashkëkohore evropiane, gjë që këtë vepër e kthen në një roman monumental, pasqyrimin e saj tragjik e gjen te vetë sjellja e shkrimtarit, i cili, duke e përshkruar fatin e boshnjakëve si një “mallkim historik” nga shkaku i mosaftësisë që rrënjët e identietit të tyre etnik dhe historik në rrethanat e diversitetit fetar t’i ndërtojnë dhe ruajnë mbi kulturën gjuhësore, po mbi atë fetare, do të pranojë supremacionin e “kulturës serbe” si “strehë” të “etnisë boshnjake”, ndonëse fatin e së cilës, atë tragjik, më së miri e pasqyron personazhi i dërvish Ahmet Nuredinit!
Ist möglicherweise ein Bild von 1 Person und Text

Përkujtesë historike: 111 vjetori i Kuvendit të Greçës dhe Memorandumit me kërkesat për autonominë politike të Shqipërisë

0
Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
* “Memorandumi i Greçës”, siç pohon historiani Romeo Gurakuqi, “ka qenë programi më i avancuar kombëtar shqiptar, i tejkaluar veç prej aktit të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912”. Por, meqë ishte i kufizuar në hapërisën e fiseve veriore (Kastrati, Kelemndi, Shoshit, Hotit, Grudës, Kuçit, Shkrelit dhe të tjerëve përreth), nën ndikimin e madh të Malit të Zi dhe të rivalitetit austro-italian për instrumentalizimin e popullatës së besimit katolik për qëllime të veta, përnga ato që solli, mbeti i shkëputur nga konteksti i përgjithëm i lëvizjes kombëtare, siç ishte Katërmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës në gusht të vitit 1912, që u kthye në marrëveshje konkrete, të parën e llojit të tillë, me Perandorinë Osmane.
Udhëtimi i Sulltan Mehmeti V në Kosovë, që filloi me vizitën në Shkupit më 11 qershor, ishte plot “tone pajtuese”. Sulltani lavdëronte besnikërinë e Shqiptarëve ndaj Perandorisë dhe premtonte “jetë të përbashkët” dhe “vëllazërore”.
Në Shkup, disa nga prijësit vendorë para masës së madhe që kishte dalë ta priste Sulltanin, i deklaruan “besnikërinë e përjetshme” Perandorisë Osmane. Pas katër ditësh, Sulltani udhëtoi për në Prishtinë, ku nënshkroi një amnisti të përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit në kryengritjet e viteve 1910 dhe 1911. Ndonëse Kosova kishte qenë e njohur për besnikërinë ndaj Sulltanit, pritja qe e ftohtë. Në Fushën e Kosovës, ku pritej një manifestim i madh islamist, kishin ardhur njerëz vetëm nga rrethina dhe katundet e afërta. Qytet si Peja, Gjakova dhe Prizreni nuk kishin dërguar përfaqësues, gjë që dëshmonte se në Kosovës kishte ndodhur një ndryshim i madh.
Më 18 qershor Shefqet Turgut Pasha bëri të ditur shpalljen e dekretit perandorak për amnistinë. Kryengritësit duhej të ktheheshin brenda dhjetë ditëve dhe të dorëzonin armët. Sulltani do t’u bënte një dhuratë prej 10 mijë lirash turke si dëmshpërblim, me ç’rast qeveria do t’u zhdëmtonte malësorëve pasurinë e humbur ose të shkatërruar.
Që “pajtimi” midis Shqiptarëve dhe Osmanëve të mos dukej vetëm si çështje e një konflikti tashmë të mbyllur rreth “vendosjes së rregullit”, ku kishte pasur keqkuptime të dyanshme të cilat po tejkaloheshin, por e gjitha të përcillej edhe me një marrëveshje e cila do të mbështetej mbi kërkesa politike, në përputhje me ato që tashmë dilnin nga platforma kombëtare, e që kishin të bënin me autonomi, do të përkujdeset Ismail Qemali bashkë me disa nga krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i cili gjatë kësaj kohe ndodhej në Cetinë për të biseduar me kryengritës. Ismail Qemali bashkë me Luigj Gurakuqin dhe me ndërmjetësimin e Komitetit të Podgoricës, më 23 qershor, në pllajën e Greçës (në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe), thirri Kuvendin e Përgjithshëm të krerëve Shqiptarë. Aty u miratua dokumenti më i rëndësishëm i kryengritjes, i njohur me emrin “Libri i Kuq” (për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilin u shtyp), i hartuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi.
Në Memorandum parashtroheshin këto kërkesa:
– garanci se nuk do të përsëriteshin veprimet antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale në të gjithë Shqipërinë dhe se do të respektoheshin fetë dhe zakonet e vendit;
– të njihej kombi shqiptar me po ato të drejtat që kishin e tjera të Perandorisë Osmane;
– liri të plotë për zgjedhjet e deputetëve Shqiptarë, numri i të cilëve të ishte në përpjesëtim me popullsinë;
– të bëhej bashkimi i vilajeteve, ku jetojnë Shqiptarët, sipas decentralizimit administrativ, dhe të harmonizoheshin ligjet turke me të drejtat zakonore të vendit;
– nëpunësit e lartë të dinin gjuhën e zakonet e vendit;
– të gjithë nëpunësit civilë dhe financiarë të ishin Shqiptarë, ndërsa gjyqtarët, xhandarët e policët të ishin gjithashtu vendas;
– të caktohej një guvernator i përgjithshëm nga Sulltani për një periudhë të caktuara;të përdorej gjuha shqipe në administratë, në gjyqe e kuvende, përkrah turqishtes, që, mbetej gjuhë zyrtare e qeverisë qendrore;
– shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë në kohë paqeje të kryhej në vend, ndërsa për banorët e zonave kufitare të organizohej një shërbim i veçantë ushtarak, që do të kryhej në krahinat e tyre, për të ruajtur kufijtë;
– të ardhurat fiskale të përdoreshin në vend për ndërtime rrugësh, hekurudhash, shkollash e të tjera, të me përjashtim të atyre të doganës, të postës, të telegrafit, të duhanit, të alkoolit dhe të pullave, të cilat ishin monopole të shtetit ose u ishin dhënë të huajve si kapitulacione;
– fshatarëve t’u njihej e drejta për prerjen e pyjeve sipas një takse;
– këshillat e përgjithshëm të kishin të drejtë të jepnin vendime për buxhetin e vilajeteve dhe të kontrollonin shpenzimet;
– të jepeshin fonde të nevojshme për rregullimin e shtëpive e të dëmeve të tjera të shkaktuara nga operacionet e ushtrive Osmane dhe t’u ktheheshin Shqiptarëve armët që u ishin marrë.
“Libri i Kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit të Perandorisë Osmane në Mal të Zi, Sadredin Beut. Për të pasur mbështetjen e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Bacaj etj., ua dorëzoi Memorandumin përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.
Pas më shumë se një muaji, më 30 korrik 1911, ambasadori osman në Cetinë, Sadredin Beu, shpalli në Podgoricë kundërpropozimet e qeverisë osmane ndaj kërkesave të kryengritësve. Ato ishin shumë larg autonomisë, që Shqiptarët kërkuan në Memorandumin e Greçës dhe kufizoheshin vetëm në zonat e kryengritjes.
Me këtë dokument qeveria Xhonturke shpallte amnistinë e plotë për të gjithë pjesëmarrësit e kryengritjes po i dorëzuan armët. Shërbimi ushtarak do të kryhej brenda vilajetit të Shkodrës dhe vetëm një vit në Stamboll. Si drejtorë dhe anëtarë të këshillave administrativë do të emëroheshin edhe bajraktarët. Xhelepi do të caktohej duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të popullsisë. Taksat do të mblidheshin kur Shqiptarët të ishin në gjendje të paguanin. Armët do të mbaheshin me leje të posaçme. Do të ndërtoheshin në malësi, me mjete të shtetit, dy shkolla fillore ku do të mësohej gjuha shqipe. Do të ndërtoheshin rrugë dhe ura.
Malësorët në fillim kundërshtuan marrëveshjen, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohej tek pikat e Memorandumit të Greçës. Por, përfaqësuesit qeveritarë nuk pranuan që ajo të zgjerohej me kërkesa kombëtare. Te detyruar edhe nga trysnia e qeverisë së Cetinës, e cila ishte marrë vesh me Rusët që të mos përkraheshin kërkesat e Shqiptarëve që kishin të bënin me autonomi, marrëveshja e malësorëve me përfaqësuesit e qeverisë xhonturke u nënshkrua me 2 gusht 1911. Me 5 gusht malësorët filluan të kthehen në grupe. Ata që nuk pranuan të ktheheshin, e ndër ta ishte edhe njëri ndër prijësit e kryengritjes Dedë Gjo Luli, qeveria malazeze i internoi përtej Moraçës.
Me këtë qeveria xhonturke, po edhe fqinjët e Shqiptarëve, ia dolën që kryengritjen e Malësisë së Veriut, ta shkëpusin nga konteksti i një kryengritjeje të gjerë si dhe pretendimet që ajo të delte me kërkesa politike të përmasave kombëtare, siç pretendohej me Memorandumin e Greçës, për ta rrudhur në një rebelim lokal, i cili justifikonte si dhunën e shtetit “jashtë mase” për të vendosur “rendin dhe ligjin” dhe po ashtu, në njëfarë mase, arsyetonte edhe reagimet e Shqiptarëve ndaj saj, meqë ajo binte ndesh me traditën e tyre shekullore me të cilat ata ishin vetëqeverisur.
Në përgjithësi kryengritja e Malësisë së Veriut mbeti e shkëputur nga një përgjigje e përgjithshme, dhe madje mund të thuhet, se ishte e gjykuar të dështonte, pse në masë të madhe kahun si dhe përmasat reale ia përcaktuan faktorët e jashtëm: ushtarakët osmanë dhe ndërhyrja e Malit të Zi dhe pjesërisht edhe e Italisë.
Keine Fotobeschreibung verfügbar.

Shqipëria po zhbëhet – shpopullohet, spastrim etnik. Gjenocid.

0

Aurel Dasareti

  • Letrën e mëposhtme e shkrova për dy minuta…Pa doreza, sikur me qenë motrat dhe vëllezërit e mi të vërtetë… 

Shqipëria po zhbëhet – shpopullohet, spastrim etnik. Gjenocid. Kjo është agjenda e fëlliqësirave, bastardëve të pashkolluar por me diploma false të cilët as që e dinë saktësisht se kush është babai i tyre i vërtetë e ku më Kombi, Atdheu dhe politika. Dhe, pikërisht këta dobiçë, nëse popullata nuk vepron menjëherë, praktikisht do ta shpopullojnë Shqipërinë brenda 3-4 viteve. Kjo është fakt. Këtyre fëlliqësirave të shtetit amë, iu janë bashkuar fëlliqësirat shqipfolës të FYROM-it, gjithashtu analfabetëve të pashkolluar dhe me probleme shëndetësore-të trurit, vuajnë nga: Çrregullimi i rëndë i personalitetit dhe Çrregullimi pas stresit traumatik, por me diploma false, të cilët në vend që të shtrihen në spital, apo të “punojnë” për të mirën e shqiptarëve të atjeshëm, sakrifikojnë kombin tonë për hir të pushtuesve sllavo-folës – sepse janë të shantazhuar nga “maqedonët” për pisllëqe (ua ka  zënë dera bishtin), mbështesin me llomotitje të pakuptimta “Ballkanin e Hapur” përkundër faktit se e kuptojnë shumë mirë se ai projekt antishqiptar është në favor të “botës serbe”-ruse, e sidomos kundër shtetit të Kosovës.

Dëgjova se me 7 korrik, nën udhëheqjen e PD nisin protestat për rrëzimin e qeverisë së tiranëve. Bashkojuni. Atdheu thërret!

Shqiptarët e vërtetë, të bashkohen  urgjentisht, të heqin qafe atë bajgën kryesore dhe plehrat më të afërt të regjimit kriminal antishqiptar. Të shpëtojnë Shqipërinë nga shpopullimi. Të shpëtojnë shqiptarinë. 

____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Vdiq poeti Xhevdet Bajraj, kujtohet nga të afërm, shokë, miqë dhe dashamirë të krijimtarisë së tij

0

Ka ndërruar jetë poeti dhe profesori universitar, Xhevdet Bajraj.

Për kalimin në amshim të poetit nga Rahoveci, ka njoftuar vëllai i tij, Fadil Bajraj

“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Xhevdet Bajraj ishte poet dhe përkthyes.

Në Meksiko Siti (Meksikë) jetonte nga viti 1999, ku shkoi me bursën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve.

Kishte nënshtetësi Meksikane dhe nga viti 2002 punonte si profesor në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Universidad Autónoma de la Ciudad de México (UACM), ku ligjëronte disa lëndë mbi poezinë. Që nga viti 2016 mirrte bursë nga Sistemi Kombëtar i Krijimtarisë Artistike (meksikane).

***

Paradigmë e njeriut që ndien, sheh e flet me zemër

Rreth librit ‘Burri që lozte me engjëjt’, të Xhevdet Bajrajt

Nga: Zyrafete Ramadani-Shala

Ditë më parë, në ndarjen e çmimeve për letërsi nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport,  çmimi për veprën më të mirë në poezi \”Çmimi Ali Podrimja”\ i është dhënë poetit Xhevdet Bajraj, për librin “Burri që lozte me engjëjt” (botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë). Nga aspekti i kompozicionit, kjo vepër poetike paraqitet në trajtën e një poeme narrative me ngjyrime të fuqishme lirike, e pangjashme me asnjë krijim tjetër të letërsisë bashkëkohore shqipe, ashtu siç është edhe tërë vepra e Bajrajt, një ishull i veçuar në ujërat e turbullta të letërsisë sonë. Shikuar në përgjithësi, elementi narrativ mund të merret si një tipar specifik i poezisë së Xhevdet Bajrajt, por jo edhe thelbësor. Lëvizja narrative, siç do ta quante Dylan Thomas këtë lloj rrëfimi, e bën poezinë të gjallë dhe të gatshme për të bartur në vete koloritin emocional dhe stilistik, i cili tërheq lexuesin drejt një bote ndryshe, mbase më superiore, duke i dhënë kështu mundësinë të reflektojë mbi dukuritë që e rrethojnë. Në anën tjetër, përmes portretizimit të personazhit dhe shpalosjes së jetës së tij, autori sjell edhe situata nga përditshmëria dhe e kaluara kosovare, duke i interpretuar ato nga një këndvështrim specifik që përkon me unin e protagonistit.

Te “Burri që lozte me engjëjt” zbulohet një univers i ngjashëm me fëmijërinë e njerëzimit, ku protagonisti shfaqet si paradigmë e njeriut që ndjen, sheh e flet me zemër, që jeton në harmoni të plotë me natyrën dhe që përjeton dhimbjet, por edhe mrekullitë e saj. Sado që i privuar nga mundësia e të folurit dhe të dëgjuarit, sado që nga të tjerët konsiderohet me mangësi, burri që lozte me engjëjt shfaqet si një version më i avancuar i njeriut; ai nuk arrinte të fliste gjuhën e bashkëvendësve, por e kuptonte gjuhën universale të njerëzimit, për më tepër ai arrinte të kuptonte edhe gjuhën e krijesave të tjera, lisave, pemëve, luleve e kafshëve që ishin pjesë e botës së tij. Mbi këtë aftësi të të kuptuarit ndërtohen edhe marrëdhëniet e tij specifike me çdo qenie. Shurdhmemecit vërtet“zogu ia hëngri fjalët”, por ia dhuroi krahët që të fluturojë përtej peizazhit të populluar me njerëz që flasin; ai vërtet ishte një lumë që nuk e dëgjoi kurrë gurgullimën e vet, por në zemrën e tij kishte aq shumë dashuri, sikur aty të ishte ulur vetë Zoti. Ai nuk i dëgjonte uratat e as mallkimet e njerëzve, por i kuptonte ndjenjat që u dilnin nga zemrat, pavarësisht nga ngjyra që kishin ato. Poeti Bajraj krijon alteregon e tij përmes këtij personazhi unik, brenda gjeografisë shpirtërore  të cilit ruhen të gjitha virtytet që njeriu posedonte përpara se të shpërfytyrohej në trajtën e tanishme.

Liria njerëzore e protagonistit që endet nëpër fushëbetejën e jetës, padyshim se është një nga segmentet që autori trajton me kujdes brenda kësaj poeme. Përndryshe, liria njerëzore është një preokupim i kamotshëm i krijimtarisë së Xhevdet Bajrajt, krahas keqinterpretimit dhe tejkalimit të kufijve të saj. Mirëpo, kësaj radhe, te “Burri që lozte me engjëj” autori na ofron modelin e njeriut që jeton brenda një lirie të virgjër, i paprekur nga doktrinat, i paprekur nga historia, nga makutëria, nga tundimi për të uzurpuar, shtytja për urrejtje, nevoja për t’u fshehur pas maskave, ngarendja për të bërë emër, i çliruar nga të gjitha këto vese, personazhi i Xhevdet Bajrajt ngjan si njeri që vjen nga një epokë tjetër, që ndjek rrjedhën e kohës, viteve, stinëve pa kërkuar asgjë më shumë, pa trazuar askënd, por përkundrazi, duke ofruar sa më tepër që arrin brenda mundësive të tij. Është trajta e njeriut të padjallëzuar që, brenda realitetit në të cilin rropatemi për të mbijetuar, vjen dhe na përkujton diçka të largët, diçka që kemi humbur shumë shekuj më parë, esencën e njerëzores. Duke e ngatërruar mirëqenien me të jetuarit e kërmijve, për qejf të vet, mbase është i vështirë identifikimi i shumëkujt me protagonistin e Bajrajt, por pavarësisht nga ky fakt, me personazhin e poemës “Burri që lozte me engjëj” autori e ka pasuruar letërsinë bashkëkohore shqipe dhe na ka ofruar një rrëfim të pasur emocional që është unik në llojin e tij.

Në shkrimet kritike të publikuara pas botimit të këtij libri dhe pas shpërblimit të tij, shpesh i është dhënë rëndësi lidhshmërisë që ka protagonisti i këtij libri me personazhin real nga i cili autori është frymëzuar për këtë krijim. Megjithatë, qasjet e kësaj natyre jo vetëm që e kufizojnë dhe e ngushtojnë vlerën estetike e letrare të këtij libri, por edhe e dezorientojnë lexuesin, duke i vendosur barriera drejt arritjes në esencën e poemës; më tepër se dedikim për një njeri të afërt, ky libër është një himn për njeriun, për jetën dhe për lirinë, është një universalizim i dhimbjeve të NJERIUT nga goditjet që i jep realiteti. Si i tillë, ai na ofron një version të përkryer të të jetuarit në një botë ideale, pa djallëzi, pa zë, pa fjalë që vrasin, por me lëvizje që sinkretizohen me zërin e natyrës, me zërin e dashurisë. Është mbresëlënës fakti që në të njëjtën kohë, Xhevdet Bajraj ka shkruar dhe botuar edhe libra të tjerë, “Kafe me nënën” (2020), “Me zemër në qese najloni” (2021) dhe sipas pohimeve të tij, ka dorëzuar për shtyp edhe librin tjetër “Unaza e Saturnit” me poezi të dashurisë. Pavarësisht që autori ka punuar njëkohësisht në të gjitha këto vëllime, secili prej tyre ka identitetin dhe origjinalitetin e vet; asnjëri nuk ngjan me tjetrin, që do të thotë se poeti Xhevdet Bajraj duke i perfeksionuar dhe mbizotëruar teknikat e krijimit, arrin që intuitivisht t’i përzgjedh ato konform temës dhe lëndës që do të trajtojë.    Në veprat e tij të deritanishme Xhevdet Bajraj përveç që në vazhdimësi ngre zërin e tij kundër devijimeve morale dhe stërkeqjes së lirisë, ai huazon edhe zërin e të gjitha kategorive të popullatës, të cilëve ingranazhet e shoqërisë u kanë pamundësuar pjesëmarrjen në mëkimin e shtetit foshnjë. Mirëpo, kësaj radhe, Bajraj shkon edhe më tej, duke i dhënë zë edhe njeriut të pagojë, ai sugjeron një realitet të ri, një qasje të re ndaj jetës, që është mbase i vetmi shteg për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga degradimi dhe shpërfytyrimi i llojit tonë. “Burri që lozte me engjëj” duhet të lexohet jo vetëm nga lexuesit elitarë, por nga të gjithë ata që dinë të lexojnë, sepse me gjuhën e tij të thjeshtë dhe me figuracionin mjeshtëror, por të natyrshëm, ai u ofrohet të gjitha moshave dhe të gjitha llojeve të lexuesve.

***

Bajraj: Poezia, para se të jetë komunikim me lexuesin, është komunikim me vetë autorin

Intervistë me poetin Xhevdet Bajraj, i shpërblyer nga Ministria e Kulturës  me çmimin për poezi ‘Ali Podrimja’ për përmbledhjen “Burri që lozte me engjëjt”

Xhevdet Bajraj, poet, përkthyes, botoi librin e parë, ‘‘Emblema e Vdekjes’’, më 1993, (libri u shpërblye me çmimin për librin më të mirë të poezisë, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.

Në prill të vitit 1999 Bajraj u dëbua nga shtëpia nga forcat serbe. Bashkë me gruan dhe të dy fëmijët e tij u vendos përkohësisht në Francë. Ndërkohë, Parlamenti Ndërkombëtar i Shkrimtarëve, përmes programit për shkrimtarët e persekutuar, i ofroi mundësinë të zgjidhte strehimin mes Francës, Italisë ose Meksikës. Bajraj zgjodhi të jetonte në Meksiko City, ku tashmë është mësimdhënës në Autonomus University of Mexico City.

Krijimtaria e tij në vijim është vlerësuar me çmime të ndryshme. Në vitin 2000 mori çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Çmimi Ndërkombëtar i Goliardos për Poezi në vitin 2004, çmimim për dramën më të mirë origjinale të shkruar në gjuhën shqipe në 2013 nga Festivali Monodrama në Vlorë. Më 2015, çmimin për poezinë më të mirë të paraqitur në Panairin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, Bajraj flet për librin e tij të vlerësuar me çmimin Ali Podrimja, për qëndrimin e tij kritik ndaj Ministrisë së Kulturës që e ndan pikërisht atë çmim si dhe përkrahjen e tij ndaj ndryshimeve politike në vend.

Poeti hap një derë dhe sheh brenda një burrë që tërë jetën e tij kishte lozur me engjëj

Gazeta Express: Si lindi ideja për krijimin e poezive rreth një personazhi shurdhmemec, a kemi të bëjmë me një histori të vërtetë?

Xhevdet Bajraj: Ideja lindi kur më vdiq xhaxhai që ishte shurdhmemec. Lajmet për vdekjet e familjarëve, miqve, të njohurve jehojnë shumë më fuqishëm në jetën e një kurbetçari, e kam fjalën për gjeneratën e parë të tyre. Ia përkujtojnë dhimbshëm mungesën e tij në atdhe. Ai vetë është një fryt i rënë nga lisi i jetës, së bashku me familjen e tij në kurbet, shndërrohet në një degë të thyer të atij lisi. Kur kthehemi në atë lis, shohim që mungojnë çerdhe apo ato janë aty, por kanë mbetur përgjithmonë të zbrazura, mungojnë frytet e saj, degët, i mungon ti atij lisi.

E tash po kthehem te xhaxhai im. Paramendojeni një njeri që tërë jetën e tij nuk mund të dëgjojë, që nuk mund të flasë me gojë, që nuk e di çfarë zëri ka gruaja, fëmijët, prindërit, bashkëfshatarët, miqtë. Që nuk ua dinte emrat prandaj i duhej t’i emëronte me një apo dy lëvizje gishti. Iu desh t’i emëronte arat, livadhet, malet, ta emëronte edhe fshatin e vet, fshatrat fqinj etj. etj. Do të thotë që ai fliste me një gjuhë të shpikur nga ai vetë, natyrisht, as me shurdhmemecë të tjerë, të paktë, në komunën e Rahovecit apo  të Malishevës ai nuk kuptohej. Për fat të mirë, që të mos jetë e tëra tragjike, gruaja e tij, fëmijët e tij, vëllezërit, nipat, ndonjë fqinj (dikush më shumë e dikush më pak) e kishin mësuar gjuhën e tij.

Ideja? Thjesht vdekja e tij më bëri ta shoh një derë e cila në të vërtetë gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet e hapur. Hyra në të dhe e pashë një burrë që tërë jetën e tij kishte lozur me engjëj.

GE: Sa kohë ju ka marrë të shkruani librin?

XhB.: Ishte viti 2020, Covid 19 e kërcënonte njerëzimin, në universitetin ku punoj  filluan orët online/virtuale, kështu që kisha mjaft kohë për poezi. Punoja me një ritëm të shpejt në dy libra të tjerë: “Me zemër në qese najloni”(Sh. B. “Armagedoni”, 2021) dhe  “Unaza e Saturnit”(shpresoj që këtë vit do ta botojë po ashtu “Armagedoni”, një vëllim me poezi të dashurisë.) Vdiq xhaxhai, dhimbja dhe dashuria për të e bënë të veten.

Shkruaja pothuajse pa u ndalur. Nuk mund të jem i saktë, e kam shkruar shpejt, por koha në letërsi mbase rrjedh ndryshe, për mua ishte ta zëmë, tërë jeta e tij dhe jeta ime deri në ditën e vdekjes së tij.

GE: A kemi pasur të bëjmë me ngjarje kronologjike apo ngjarjet janë vendosur në mënyrë të rastësishme?

XhB.: Natyrisht që ka të bëjë me ngjarje kronologjike. Në librat e mi as një ngjarje a poezi nuk është e vendosur në mënyrë të rastësishme. Poezia, letërsia në përgjithësi është komunikim me lexuesin. Por para se të jetë komunikim me lexuesin, ajo është komunikim me vetë autorin. Nuk mund të jetë ndryshe.

GE: Cila është ndërlidhja e personazhit me Zotin?

XhB.: Xhaxhai im quhej Muhamet. Por lidhja e tij me Zotin ka qenë pa ndërmjetësimin e hoxhës, ndoshta nëpërmjet të nënës së tij, gruas, fëmijëve, nipave e mbesave. Një ndërlidhje e sinqertë, e virgjër, që i është dashur ta hapë vetë, natyrisht, nëpërmjet dashurisë që e kishte mësuar derisa lozte me engjëj.

GE: Ka mjaft pjesë satirike mes rreshtave në këtë poezi. A vjen si risi te poezia juaj, apo ishte e pranishme tashmë?

XhB.: Satira nuk është risi në poezinë time, ajo qëmoti është e pranishme në librat e mi. I ndihmon asaj pjese që mund të quhet poezi e angazhuar.

Ministria e Kulturës nuk është koti, por është e rrezikshme, sepse i majmë parazitët, gënjeshtarët, mashtruesit.

GE: .Z. Bajraj, në disa intervista të paracakohshme keni qenë mjaft kritik ndaj Ministrisë së Kulturës, madje duke konsideruar se kjo ministri ndan çmime për libra që vdesin më shpejt se vetë autorët e tyre. Pastaj ndodhi që çmimi t’ju ndahej vetë juve dhe si për ironi të fatit, dy ndër autorët që dikur e kishin marrë çmimin, qenë në juri që e ndau çmimin për ju. Nëse do të flisnim më konkretisht, cilët do të mund të ishin këta autorët fatlumë që jetojnë më gjatë se veprat e tyre të shpërblyera? A është ende e njëjta ministri koti?

XhB.: Të shpërblyer apo të pashpërblyer, ata pak autorë të cilën do të mund të shuhen fizikisht e veprat e tyre do të mbijetojnë mund të numërohen në gjysmën e gishtave të një dore. Mund t’i zgjedhni dy-tre gishta, por gishtin e vogël nuk mund ta lini anash.

Unë nuk kam asgjë kundër shpërblimeve, po ashtu do të shkruaja edhe po të mos ekzistonin ato. Por ky nuk është shpërblimi im i parë nga Ministria dhe mos harroni që në përzgjedhjen e librave ministri nuk hyn në punë. Shpërblimet gjithkund i ndajnë juritë profesionale (që jo gjithmonë janë profesionale) e jo Ministria e Kulturës. Pra, nuk i lexojnë librat ministrat apo punëtorët e ministrisë, mbase edhe i lexon ndonjëri, por kjo s’ka lidhje me shpërblimet. Problemi është te juritë, te Këshilli i librit. Përgjegjësia e Ministrisë nis me emërimin e jurive, anëtarëve të Këshillit të Librit.

Politika kulturore kosovare që nga çlirimi është karakterizuar me mbështetje ndaj krijuesve letrarë, por kurrë nuk ka pasur një politikë të frytshme. Pra, nuk është faji te Ministria, por te krijuesit. Sidomos te ata krijues që pranojnë të futen nëpër juri dhe në Këshill të Librit e që për fat të keq nuk janë krijues, nuk e njohin letërsinë e si pasojë e kësaj, as tendencat e letërsisë sot në regjion e në botë. Si rezultat i kësaj po del që i kemi ca anëtarë të zgjedhur që punojnë zellshëm, me vrull, në shkatërrimin e letërsisë. Natyrisht, jo të gjithë janë të tillë, por shpesh ndodh që ata që nuk janë të tillë mbivotohen gjatë marrjes së vendimeve.

Që të kuptoni më qartë qëndrimin tim ndaj kësaj çështjeje, kërkojini nga Ministria të dhënat për librat e shpërblyer që kur ka filluar t’i ndajë çmimet, përbërjen e jurisë, si ka votuar çdo anëtar i jurisë, pastaj kërkojini të dhënat e librave të financuar nga Ministria dhe si ka votuar çdo anëtar i Këshillit të Librit, kërkojini të dhënat e Këshillit të Librit për listën e librave të blerë për nevoja të bibliotekave, si kanë votuar veç e veç çdo anëtar i këtij Këshilli. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta kuptoni se për çfarë po flas, por do ta mësoni se si rezultat i veprimeve të tilla sot kemi një kënetë të madhe që disave ua ka ëndja ta quajnë letërsi kosovare, e që e përbën një kor të madh të bretkosave, e derisa këto kuakin, parazitë të të gjitha llojeve e ngjyrave politike dhe apolitike, në rehati të plotë ia thithin jetën letërsisë, bile së paku, këndej anës së kufirit.

Paramendojeni një djalë të ri apo një vajzë të re që dëshiron t’i përkushtohet letërsisë. Njëra nga rrugët më të logjikshme që ata të avancojnë, do të ishte që ai apo ajo t’i marrin si referencë librat e shpërblyer. E cili do të jetë rezultati? Temë e gjatë kjo kështu që po e lëmë për një herë tjetër.

Si pasojë e kësaj, sa i përket Ministrisë së Kulturës, po e shfrytëzoj rastin të  precizohem, ajo nuk është koti, por është e rrezikshme sepse i majmë parazitët, gënjeshtarët, mashtruesit.

Edhe diçka për parazitët, gjithmonë kam pasur një kureshtje të madhe, a thua kush i ka edukuar për të qenë parazitë, nuk më duket normale që këtë ta kenë bërë prindërit e tyre, ashtu siç nuk më duket normale që të ketë kaq shumë parazitë në një popull kaq të vogël.

GE: .Duke mbetur te Ministria e Kulturës, shpesh ju keni hedhur fjalën se pak a shumë është një institucion pothuajse i kotë. Po ju shkëpusim një pjesë nga një intervistë: «Sidoqoftë, punoja në tre libra njëkohësisht sepse poezia ime ngutej, “Me zemër në qese najloni” ngutej, e kisha ndjenjën që një epokë po përfundonte, se po vinte Albini, se Albinin e njihja, se Albini e donte, e njihte artin (dhe e njeh dhe e do). Për një moment kisha harruar se sa punë e prisnin Albinin, pata harruar se në T7 gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019 pat deklaruar se: për Ministrinë e Kulturës… (se aty përfshihen edhe sporti e rinia???) do të flas atëherë kur në Kosovë do të ketë kulturë. Kështu që s’më mbetet gjë tjetër përveçse ta respektoj këtë deklaratë, mund të them se edhe pajtohem plotësisht me të…».

Z. Bajraj, vërtet mendoni se një (kandidat për) kryeministër mund të vendosë çka është kulturë e çka jo? Apo se Albini do të na e sjellka kulturën?

XhB.: Po vjen një epokë e re, një rend i ri botëror. Evropën po e kërcënojnë, po e përkujtojnë se mund të shndërrohet në një kontinent të shkretë. Një botë ashtu si e njohim po rrënohet, po lind një botë e re, e ne, në mungesë të gazetave a revistave të shtypura, bëjmë kapela me letër të thasëve të miellit, themi që jemi ushtarë, pimë birra para dyerve të shitoreve, flemë rehat sepse, ah, po, e kemi NATO-n brenda, ndërsa ju po më pyesni nëse kryeministri mund të vendosë çka është kulturë e çka jo. Z. Kurti nuk do të vendosë dhe nuk pretendon të vendosë se çka është kulturë e çka nuk është. Ndërsa në pyetjen nëse Z. Kurti do të na sjellë apo jo kulturën mund të them se elita jonë politike e pasluftës, pra elita që na e solli liria (dhe jo e kundërta) e shndërroi Kosovën në një kënetë, kështu që z. Kurti, si të gjithë kryeministrat e mëparshëm, e ka rastin ta thajë atë kënetë dhe të detyrojë korin e bretkosave që të hiqet prej aty dhe ta kërkojë një kënetë tjetër. Apo tek e fundit ato mund të jetojnë edhe në tokë edhe në ujë, prandaj Ministrisë për Kulturë nuk i përket të merret me to. Dhe po, pavarësisht se kush është në pushtet, kulturën apo artin do ta sjellin artistët, është detyrë e tyre kjo, tek e fundit, ata jetojnë për ta bërë këtë.

Pra, optimizmi im në lidhje me fillimin e një etape të re në Kosovë ka të bëjë me ofrimin e një mundësie të re për t’i ndryshuar gjërat, për t’i mbyllur rrugën të keqes që ka lulëzuar për dy dekada. Ardhja e Albinit është sinonim i ardhjes së një brezi të ri politikanësh me kulturë e horizont të gjerë intelektual, gjë që jep shpresë për një qasje të re edhe ndaj politikave kulturore, për krijimin e klimës së përshtatshme që të ketë progres edhe në fushën e artit.

GE: A po përgatitni ndonjë libër të radhës?

XhB.: Natyrisht, unë jetoj derisa shkruaj, unë jetoj për të shkruar.

/Intervistuan: Donjeta Abazi, A. Idrizi/Gazeta Express

***

“Xhevdë, na e krruse shpinën, pse bre kaq herët”, Halil Matoshi me fjalë prekëse për vdekjen e poetit

Gazetari Halil Matoshi ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj.

Matoshi i mërzitur për ikjen e hershme të poetit ka thënë se lajmi për vdekjen e tij ishte njëri ndër ato që ta ndalin frymëm.

“Xhevdë, na e krruse shpinën!1.Me ikjën tâne Xhevdë, sot e shkruejte lajmin mâ t’rânë, ndër ato që na bâjnë me na u nalë fryma. Ike ti, mâ i dallueshmi zâ ndër ne – njâni prej nesh – nga ajo raca e njerëzve konstant t’piklluet për fatet e njeriut, engjujve”, shkroi Matoshi.

Tutje Matoshi e vlerësoi Bajrën si njeri të mirë e poet të madh.

Postimi i plotë:

***

Lamtumirë vëlla, Xhevdet!

NGA: FATMIR BAJRAJ

Pas një sëmundje të shkurtër dhe të rënd, në Meksikën e largët ku veproj dhe punoj si profesor universiteti, ndahet nga jeta Xhevdeti ynë, për të ‘na lënë të pikëlluar gjithë jetën.

Ikja e Tij e hershme, tronditi familjen, të afërmit dhe miqtë e shokët gjithandej.

Bota akademike, arti, krijimtaria kulturore-letrare dhe n’ vaçanti poezia shqipe, sot humbi njërin ndër krijuesit më të shquar të saj, poetin bashkëkohor me një opus të jashtëzakonshëm krijimtarie dhe në gjuhën shqipe dhe i përkthyer në shumë gjuhë botërore.

Sot, Dielli për korifeun e poezisë bashkëkohore shqiptare, krijuesin dhe poetin Xhevdet Bajraj, ndaloj rrezet, por duke i dhënë përjetësinë poetit dhe veprës së Tij krijuese e cila do rrezatoj ndër popuj, breza dhe ndër shekuj.

Ikja e hershme e Tij nga kjo botë, do varfëroj pamasë botën time dhe tonën përgjithësisht, sikurse edhe krijimtarinë letrare dhe kulturën kombëtare mbi të gjitha.

Poeti dhe krijuesi Xhevdet Bajraj, ka lënë pas vetës një vepër voluminoze në fushën e letrave dhe të artit, gjurmët e së cilës do mbijetojnë shekujt dhe tejkalojnë horizontet nacionale si vepër universale.

Emri krijues i Xhevdetit do gdhendet i praruar në analët e historisë se artit dhe kulturës kombëtare dhe jo vetëm.

Pusho n ‘paqe, i dashuri vëlla Xhevdet Bajraj !

***

Sabit Rrustemi, Gjilan

SA HERË T’NA MERR MALLI PËR TY
Paske ndërruar vend, o Plis i madh i Poezisë
e s’di ku të gjej më
ku të kërkoj
a të pres
…. pos brenda Vargut Tënd të pashterrshëm
E xhelozoj atë Dhe që do ta prekë para meje Trupin Tënd
e nuk e fali për të gjallë
po nuk ta ktheu atë Paqe të Vjjedhur
( a pogaqe të djegur )
diku para Atit e Krishtit e të Birit
plasave të thella të Truallit Dardan
Kjo natë
e ky lajm i trishtë
mes qiellit e tokës diku
varur nëpër valë ere
mbet
… jetime e pangushëlluar
si ne
duke larë mëkate
Sa herë t’na merr malli për Ty
s’do t’na ngushëllojë
jo
ajo raki rrushi e Rahovecit
… pos Ai Shpirt i Gjallë dhe i pafundosur Poezie
që kurrë nuk vdes
( Rrajë Çepurit, diku pas mesnate, 23 qershor 2022 )
May be a black-and-white image of one or more people

Xhevdet Bajraj

***

Fehmi Ajvazi, shkrimtar, Prishtinë

XHEVDETI
Kishte vite e dekada që ia lexoja vjershat. Qysh nga të nëntëdhjetat, e tehu ! Sa herë botonte, e ndaja kohën time për te. Janë të rrallë poetët që meritojnë t’ua lexosh vargun njëherë, dy, tri herë…
Aq shumë jam endur gjithandej, se koha ish e tillë por, mendoj si në mjegull që kam pi kafe vetëm njëherë me Xhevdetin – kushedi kur, bashkë me Fadilin. Asnjëherë tjetër ! Ama, kam përshtypjen që kam kaluar kohë shoqërimesh me te.
Virtualisht, kjo nuk diskutohet !
Viteve të fundit, Xhevdeti shkruante shumë. E lexoja, pamëdyshje. Komunikonim nganjëherë përmes rrjetit. Jetonte largë, aq largë: ku brenë miza hekur ! Tre vite më parë, bëja gati në heshtje, librin tim të tretë poetikë. Nuk e di pse kisha dëshirë ta kisha Xhevdetin recensent. Ia thashë, “fetvanë” dhe pastaj, në Mexiko Siti ia dërgova dorëshkrimin. Pas ca kohësh ma ktheu përgjigjen se, s’kishte gjë kundër. Madje, pa bërë pothuajse asnjë ndërhyrje.
– Më shumë se përmbajtja, po më pëlqen titulli, më tha një ditë…
Në këto dy vitet e fundit, ai shkroi goxha shumë. Kam dyshuar se, mes vargjeve po futë shumë parandjenjë, shenja, dhe tinguj që lidhen me “këmbanat” që paralajmërojnë ikjen, domethënë vdekjen! Por, “alarmet” e këtilla janë pjesë e kodeve të fundme, dhe ne nuk mendemi, por as nuk duam dekodimin e fshehtësive të “zonjes vdekje” !
E di se paska vdekur me sy nga Kosova, me sy në ato gjelbërime të terrta hardhishë. Nuk po them asgjë për strukturën e shpirtit të tij të përvëluar nga malli. Ai mall, ka qenë gjithmonë në gurinat dhe cakërrimet e gotave të mbushura verë rahoveci. Sall trupi i tij, ka bredhur rrugëve të Mexikos së largët.
Tash, vjershat kthehen në riga shiu e kokrra rrushi. Xhevdet, hija yte mbetet fresku i tokës dhe i rrënjëve të gurta t’atdheut…
22.06.2022/ prishtinë
Kan være et bilde av 1 person og skjegg
Xhevdet BAJRAJ
Poezi
___
Dje e gjeta një copë të atdheut
në aromën e barit të porsaprerë në Parque México
u ngjita në majë të mallit dhe Anadrinia më doli para syve
si
grua e rrallë që ta trazon shpirtin
Pastaj me Enrique Serna-në në kafenenë “Punto y Coma”
tërë ditën u luta që të bjerë pakëz shi se zemra më digjej
Carlos Santana na mbante ritmin
derisa na u dehën zogjtë e këmbëve dhe ikën në gjumë
por shi nuk ra se nuk ra
México…
e bukur është si sytë e vashës nga Kosova
gati mund ta krahasoj me një gjethe hardhie rrushi të zi
që ma sjell era e malit
o mallit për Rahovecin tim
Ama…
Në Kosovë tani
është pranverë dhe të ftohtit vazhdon të kafshon
si kafshë që e këputi zinxhirin dhe nuk e di se çdo të thotë liria
derisa në mes të vreshtit
në një shtëpi të papërfunduar
tërë jetën ndërtuar me tullat e kuqe të ëndrrave
dy pleq mërdhijnë nga vetmia

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

0

 Don Lush GJERGJI, Prishtinë 

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

(25 – vjetori i vdekjes) 

TË DUAM SI JEZUSI 

Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde! Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. I dyti është i barabartë me të: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!” Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët.”   (Mt 22, 37-40) 

“Për dashuri ndaj Zotit dhe ndaj të Afërmit, arrihet te lumturia e plotë, shërbimi i tërësishëm, duke u komunikuar të tjerëve Zotin, Hyjin e paqes, Hyjin e gjallë, Hyjin e dashurisë.” (Nëna Tereze) 

Të duam si Jezusi… A është e mundshme? Titulli i tillë zgjon në ne një lloj ngurrimi dhe dyshimi, mos të them mosbesimi, apo edhe më keq, ndjenjën e pamundësisë, dorëzimit dhe indiferentizmit. 

Në ne lindin shumë pyetje, shqyrtime, që mund t’i shprehim kështu: kë e donte Jezusi? Përse donte Jezusi? Çka ka bërë, çka bën Jezusi për dashuri? 

Jezusi është Dashuria e mishëruar, Hyji i bërë Njeri, prandaj “dashuria e parë” e tij, është ndaj Atit. “Kush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin, sepse Hyji është dashuri. Ja si u dëftua dashuria e Hyjit ndër ne: Hyji dërgoi në botë një të Vetmin Birin e vet që ne të jetojmë në saje te tij.” (1 Gjn 4, 8-9) 

Jezusi na mëson: “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde! Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim.” (Mt 22, 37-38) 

Fill pas dashurisë ndaj Hyjit, vjen dashuria ndaj të afërmit. “I dyti është i barabartë me të: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët.” (Mt 22, 39-40). 

“Që prej lindjes së vet njeriu është i ftuar në dialogun me Hyjin. Në të vërtetë, njeriu ekziston sepse Hyji e ka krijuar për dashuri dhe, njeriu nuk jeton plotësisht sipas të vërtetës, nëse nuk e pranon lirisht atë vet.” (GS 19). 

Për këtë dashuria ndaj Hyjit dhe të afërmit është urdhërimi i parë dhe më i rëndësishëm. “Është e qartë se kjo ka rëndësi të madhe për disa njerëz gjithnjë e më të varur prej njëri-tjetrit dhe për një botë që shkon gjithnjë e më shumë drejt njësimit.” (GS 24) 

Mund të thuhet “urdhërimi i tretë” i dashurisë, që na mëson dhe dhuron Jezusi, është dashuria ndaj armiqve. “Keni dëgjuar se qe thënë: Duaje të afërmin tënd e urreje armikun tënd. E unë po ju them: Doni armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë,  për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqij e mbi të mirë e të bjerë shi për të drejtë e për të padrejtit. Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit? E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?  

Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!” (Mt 5, 43-48) 

Qysh në urdhërimin e dytë të dashurisë ndaj të afërmit, kemi një risi të madhe, të cilën Jezusi e shpreh kështu: “Po ju jap një urdhër të ri: Doni njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju, doni edhe ju njëri-tjetrin. Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi.” (Gjn 13, 34-35) 

“Urdhërimi i tretë”, është kërkesa më e vështirë, që tejkalon dëshirat dhe mundësitë tona, pra, është një ligj hyjnor. Në çastin më dramatik të agonisë në kryq, Jezusi nuk mendon për vetveten, por lutet për armiqtë e tij:  

“Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!” (Lk 23 34) 

Shën Pali shkruan kështu: “Na shajnë e ne flasim mirë për ta, na salvojnë e ne durojmë; na shpifin e ne ngushëllojmë. U bëmë deri në sot porsi plehrat e botës, porsi të fshirat e gjithkujt.” (1 Kor 4, 12-13) 

Risia nuk është vetëm në porosi, urdhërim, por Jezusi, prandaj të duam si Jezusi, domethënë me shpirtin, praninë dhe fuqinë e tij, si shenjë që vërtet jemi nxënësit e tij në botën e sotme. 

Nëna Tereze dëshmon: “Të varfrit janë dhurata e Zotit: janë dashuria jonë. 

Krishti nuk do të na pyet: sa punë kemi krye, por  me sa dashuri kemi bërë në veprimet tona. Mbajeni të ndezur dritën e Krishtit në zemra tuaja. 

Sepse  vetëm Ai është Rruga për të ecur. 

Ai është e Vërteta për ta thënë. 

Ai është dashuria për ta dhënë.” 

E tërë jeta dhe vepra e Nënës Tereze mund të përmblidhet në këtë: “Gjithë atë çka bëjmë ne, bëjmë për Jezusin, me Jezusin, ia ofrojmë Jezusit..  

Për Jezusin: e tërë jeta jonë është e drejtuar kah Ai, në shërbim të tij; ne jetojmë vetëm për Atë, për ta shërbye dhe dashur, për ta bërë të njohur dhe për ta dashur. 

Me Jezusin: Ai na jep fuqi, përkrahje, lumturi për të punuar për Të; Ai na përcjellë në ecjen tonë, na prinë dhe udhëheq; Jemi me Jezusin nëpër rrugën e Emausit, ku e kemi njohur. 

Ia ofrojmë Jezusit: “Ne e shërbejmë Atë në të afërm. E shohim në të varfër. E mjekojmë në të sëmurë. E ngushëllojmë në vëllezër e motra që vuajnë.”  

Dashuria e krishterë, nëse është e vërtetë, fill ndërrohet dhe zbatohet në vepra shërbimi, flijimi, dhurimi, në dëshmi konkrete për njeriun, për familje dhe për shoqëri, për të gjithë. 

“Puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehje e dashurisë tonë për Zotin. Duhet ta zbrazim dashurinë tonë në dikën, dhe të tjerët për ne janë mjet për ta treguar dashurinë tonë për Zotin… Mendoj së askush nuk ka dhanë më tepër se Zoti, i cili, na ka dhënë Birin e vet, Jezu Krishtin, që të lindte në botë si ne dhe të ishte i ngjashëm me ne përpos mëkatit. Zoti e ka treguar bukurinë dhe madhërinë e jetës njerëzore duke u bërë ai Njeri.” (Nëna Tereze) 

Duke përkujtuar dëshminë e krishterëve të parë në Kishën apostolike, Nëna Tereze thotë: “Të krishterët e parë jetonin dhe vdisnin për Jezusin, dhe njerëzit i njihnin sepse duheshin njëri me tjetrin; bota si sot kurrë nuk ka pasur aq shumë nevojë për dashuri.” Ne duhet të jemi bartës dhe dëshmitarë të kësaj dëshmie dhe dashurie! 

Prishtinë, 22 qershor 2022  – Radio Maria – Kosovë        

Filmi dokumentar mbi jetën e Bilal Xhaferrit

0

Alket Veliu: Filmi dokumentar për Bilal Xhaferin plotëson kolanën e veprave për jetën e tij. 

“Qëndrestar në përndjekje” filmi dokumentar mbi biografinë e shkrimtarit disident me origjinë nga Çamëria, Bilal Xhaferri është prezantuar në ditën e dytë të Javës Çame në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.  

I mundësuar nga nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” filmi dokumentar është realizuar sipas idesë së Uran Butkës, Institutit të studimeve “Lumo Skëndo”, me skenar të Prof. Dr Bashkim Kuçukut, me regji të Admirina Peçit, dhe me pjesëmarjen e artistes së popullit, Nderi Kombit, Margarita Xhepa.  

Ky dokumentar solli jetën e vështirë dhe të plotë të shkrimtarit nga Çamëria Billa Xhaferri, që nga lindja në fshatin e tij Ninat, deri tek vdekja e tij në SHBA. 

Dokumentari përmban dosjen e plotë të sigurimit të shtetit, që nga vrasja e babait të Bilal Xhaferit, përndjekja e rregjimit komunist, ndalimin e botimit të veprave për të, apo edhe tek ngajrja e vitit 1969, kur pas kritikës së Bilal Xhaferit për Librin “Dasma” të Ismail Kadaresë, në Lidhjen e Shkrimtarëve, me urdhër të Mehmet Shehut , ai duhej të internohej jo vetëm si shkrimtar, por edhe si Çam dhe botimet e tij të ndaloheshin. 

Dokumentari paraqet anën njërëzore dhe dashurinë e madhe që Bilal Xhaferri kishte jo vetëm ndaj familjes por edhe ndaj krahinës së Çamërisë, që në veprat e tij në kohën kur u shkruan ishin revolucionare për rregjimin komunist. 

Gjjatë prezantimit të filmit kryetari I Fondacionit Hasan Tahsini, Alket Veliu, u shpreh se ky film dokumentar plotëson kolanën e veprave për Bilal Xhaferin, me të cilin duhet të njihen jo vetëm ata që studiojnë letërsinë shqipe por të gjithë shqiptarët, për të njohur shkrimtarin e madh më origjinë çame. 

Ndërsa motra e vogël e Bilal Xhaferrit Antika gjatë fjalës së saj tha se më në fund ka çuar në vend amanetin e tij, botimin e veprave dhe të jetës. 

Filmi dokumentar mbi jetën e Bilal Xhaferrit 

Presidentja Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel ku po qëndron me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në takim me znj. Metsola, Presidentja Osmani ka theksuar se Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës evropiane. Për këtë si dhe për mbështetjen e vet Presidentes Metsola, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës.

“Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me presidenten e Parlamentit, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane, e kanë vendin në BE”, ka theksuar Presidentja Osmani pas takimit.

Ndryshe, në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në takimin e Brukselit, ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.