Kreu Blog Faqe 1293

Serbët po na mashtrojnë , siç na kanë mashtruar!

0
Shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë
Vasa Çubriloviç shkruante:
“Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t’u shpërngulur atje.
Thjesht mund të arrihet në përfundim mënyra se si Serbia e zgjeronte ndikimin e saj edhe tek ne, duke e shfrytëzuar në një anë pozitën e saj si shtet që i kishte në duar të gjitha mjetet, që i ka një shtet i fortë, por edhe pamundësinë tonë politike dhe intelektuale gjatë kohëve
Më duket se politika shqiptare nuk po mund të gjendet lehtë me ballafaqimet e reja me Serbinë, e cila shumë qartazi është duke i formuluar qëllimet e saja në luftën e saj kundër popullit shqiptar. Politika shqiptare hamendet dhe bie në sprova shumë të dredhura nga ana e Serbisë. Kjo po shihet. A e njohim fytyrën e vërtetë të serbëve? Sa ata janë të rafinuar politikisht dhe përvoja jonë a mund t´u bëjë ballë atyre?
Pa pazarllëqe me Serbinë!
Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky, që, sipas tyre e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse, sipas tyre, shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, po sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre myslimanë. Po del se, çdo ushtar osmanli nën sqetull paska sjellë me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si fara e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme.
Prandaj, Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të  xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke, që me të madhe po përhapen në mendësinë  e një pjese të besimtarëve islam në tokat shqiptare
Pushtuesit bashkë me ideologjitë dhe ushtritë e tyre, sjellin edhe frymën që imponohet si rend i ri shtëpiak, ndaj të cilit duhet të binden ata që pushtohen. Kështu ndodhi edhe me ndërtimin e faltoreve në viset e pushtuara shqiptare- jo gjithaq për nevoja të besimtarëve, sa për të demonstruar fuqinë e ndikimit dhe të pushtimit.  Kjo logjikë e këtyre paternalistvë fetarë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë prezente edhe sot e kësaj dite në viset shqiptare. Kudo që të shkosh të bien në sy faltore të reja, në vende publike e tepër frekuentesuese, madje edhe përballë shkollave e universiteteve.

1907 / Studimi i Dr. Franz Baron Nopcsa (Franc Nopçës) mbi vrasjet në Shqipërinë e Veriut

0

Franc Nopça (1877 – 1933) me kostumin e luftëtarit shqiptar, rreth vitit 1913 – Burimi : Carl Pietzner – Metapolisz Images

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Qershor 2022

Revista “Union géographique du Nord de la France” ka botuar në buletinin e saj studimin e Dr. Franz Baron Nopcsa (Franc Nopçës) mbi vrasjet në Shqipërinë e Veriut botuar më 1907 në buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Vrasjet në Shqipërinë e Veriut

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo është një statistikë shumë kurioze e publikuar nga Dr. Franz Baron Nopcsa në Buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës (1) – [(1) 1907. Vol. 5o. Nr 8, f. 429].

Është e sigurt që Shqipëria e Veriut nuk është një vend me siguri ideale dhe atje vrasjet janë tmerrësisht të shpeshta; një nga autorët më seriozë, Dr. Hassert, vlerësoi numrin në 25 deri në 75% të vdekjeve në popullsinë mashkullore. Dr. Nopcsa është i prirur të rehabilitojë shqiptarët duke reduktuar këto shifra. Ai u përpoq të krijonte punën e tij duke shqyrtuar me kujdes regjistrat e famullive (kishave). Por ai duhet të pranojë se rezultatet e tij janë vetëm të përafërta, sepse regjistrat janë mbajtur jashtëzakonisht keq dhe pastorët (priftërinjtë) ndonjëherë harrojnë, për vite të tëra, të bëjnë ndonjë regjistrim në to. Kjo është një nga hijeshitë e statistikave: ato mund të fillojnë pa pushim, duke arritur çdo herë në një përfundim të ri.

Sipas autorit tonë, numri i vrasjeve do të ishte i parëndësishëm (tepër i ulët); nuk do të kalonte mesatarisht 19 % të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në popullsinë mashkullore katolike, duke përfshirë sigurisht fëmijët.

Në famullinë e Toplanës, me 420 banorë, nga 26 vdekje burrash të shënuara nga viti 1894 deri në vitin 1904, 11 kanë ndodhur për vrasje, ose 42,3 %, shifër e respektueshme. Për më tepër, në vend ekziston një shprehje plotësisht qetësuese “të vritesh si në Toplanë”.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në famullinë e Spaçit, nga 25 vdekje, nga viti 1901 deri në vitin 1905, ka deri në 17 vdekje natyrore.

Në shumicën e famullive, përqindja e vrasjeve luhatet midis 20 dhe 25 për qind të vdekjeve, një shifër vërtet e parëndësishme.

Të tjerat janë edhe më të lumtura. Ndër këto mund të citojmë Shllakun ku statisticieni ia doli, duke marrë një periudhë 15-vjeçare, të ulte përqindjen e vrasjeve në 16 %, megjithëse, në vitin 1898, kur kishte vetëm 9 vdekje natyrore, një fyerje e shqiptuar të dielën e Pashkëve, para derës së kishës, shkaktoi pothuajse menjëherë 12 kufoma.

Në Blinisht, ku proporcioni i vrasjeve është 13 %, vërejmë se në vitin 1891 një individ u dënua me vdekje nga fshati dhe u pushkatua nga të gjithë banorët.

Nga të gjitha famullitë, zakonet tek e cila janë më të buta është Qafa e Malit, ku në pesë vjet, nga 18 vdekje, pati vetëm një vrasje. Imagjinoj që njerëzit e këtij fshati duhet të duken frikacakë, të mjerë për ata të Toplanës apo Nerfandinas, të cilët mund të mburren me një proporcion prej më shumë se 28 %.

Në këto vrasje duhet të dallojmë dy kategori: vrasjet parësore: ato që kanë si motiv vjedhjen, urrejtjen, zënkat dhe vrasjet dytësore, të shkaktuara nga hakmarrja apo provokimi.

Ky dallim është shumë interesant; fatkeqësia është se nuk mund të themi se sa krime bëjnë pjesë në secilën kategori, por mund të mendojmë se të paktën gjysma i përkasin të dytës, sepse hakmarrja është e detyrueshme dhe shpesh është mjeti i vetëm për të vënë drejtësi. Ky element duhet të merret parasysh për të vlerësuar karakterin shqiptar, sepse një shqiptar që vret kundërshtarin për hakmarrje është shumë më pak kriminel se një evropian i qytetëruar që sfidon armikun e tij në një duel, për kënaqësi të tij, ndërsa ai ka në dispozicion një mori mjetesh ligjore (të paktën ky është mendimi i baron Nopçës). Për më tepër, hakmarrja, dueli dhe harakiri janë vetëm variacione të të njëjtës temë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Duhet theksuar, për nder të shqiptarëve, se vrasja e një gruaje është si të thuash e panjohur mes tyre. Është e vërtetë se kur burri e kap gruan në flagrancë (tradhti), ndonjëherë ndodh që një plumb i vetëm të shpojë çiftin fajtor.

Është e lehtë të shpjegohet shpeshtësia e vrasjeve në një vend ku të gjithë ecin të armatosur, dhe ku të gjithë janë krenarë, të prekshëm dhe lehtësisht të acaruar. Vrasja për vjedhje është e rrallë. Krimet e tjera shkaktohen nga injoranca. Kështu i pohoi autorit një burrë nga Bugjoni se më mirë të vdiste nga një armë zjarri sesa të vdiste, i moshuar dhe i sëmurë “në dyshek”. Është absolutisht e nevojshme të lavdërohet ky filozof që ka zgjuarsinë të preferojë pikërisht atë lloj vdekjeje që me shumë gjasa do të jetë e tija; në të vërtetë, sido që të jenë përfundimet e statistikave të zotit Nopcsa, nëse marrim parasysh, në shifrën e vdekjeve, individët që vdesin në fëmijëri apo adoleshencë, ata që i nënshtrohen një sëmundjeje dhe ata që humbin aksidentalisht, na shtyn të themi se me pak fjalë, çdo burrë i rritur, i shëndetshëm dhe i fortë, është absolutisht i sigurt se do të vritet dhe se nuk ka asnjë në një mijë që vdes paqësisht, nga pleqëria “në dyshekun e tij prej kashte”, sidomos duke pasur parasysh se statistika ka të bëjë vetëm me katolikët, me njerëzit që shkojnë në kishë dhe janë të njohur për pastorin e tyre, pra për pjesën më të qetë të popullsisë, gjë që është e mirë për pjesën tjetër.

___

* Nga Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/1907-studimi-i-dr-franz-baron-nopcsa-franc-nopces-mbi-vrasjet-ne-shqiperine-e-veriut/

Në vend se ti ruanim vetëm xhamitë e ndërtuara para luftës, e ndërtuam një numër të madh të xhamive me sponzorizimin e Serbisë

0
Prof. Flamur Doli, arkitekt, Prishtinë
* Një shkrim i inspiruar nga këto dy gravura të qytetit të vjetër të Nishit.
__
Nishi asokohe, nga fotografia e poshtme jo e plotë, kuptojmë se i kishte 7(shtatë) xhami e një kishë.
Të kuptohemi, kjo foto e paraqet vetëm një pjesë të vogël të këtij qyteti. Po sot, sa xhami i ka Nishi, mbase asnjë. Kam qenë disa herë në këtë qytet, asnjëherë nuk më ra në sy ndonjë xhami. Një studiues serb i arkitekturës tradicionale, Macura, thotë se në periudhën e sundimit Otoman, kryeqyteti i Serbisë, Beogradi i kishte 600 xhami.
Deri kohë më parë e kishte vetëm “Bajrakli Xhaminë”, të cilën vite më parë e dogjën…! Prandaj Beogradi përkundër regjimeve fashizoide dhe përkundër mbështjetjes që ja bënë Rusisë, shpërblehet me ndërtimin e sa e sa fabrikave dhe pranim të saj në Bashkimin Evropian.
E ne, në vend se ti ruanim vetëm xhamitë e ndërtuara para luftës me Serbinë, shkuam e ndërtuam një numër të madh të xhamive me sponzorizimin e Serbisë, e cila sponsorihet paraprakisht nga Katari, e një dreq e di se nga cilat shtete të tjera arabae.
E po se po edhe Turqia për “vllëzërit shqiptarë të Erdoganit” po restauron dhe ndërton xhami të reja në Kosovë.
Veçmas do përmendur ndërtimin e xhamisë së madhe afër Postës së Re në Prishtinë. Në vlerë 40 milionë. Sa Shkolla dhe sa Spitale do të ishin ndërtuar me këto para…??
Projekti i arkitektes së njohur botërore, Zaha Hadid, për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë, që u zëvendësua me projektin islamik – turkomadh
Në kohën e përzgjedhjes së Vendit të parë në Konkursin Ndërkombëtarë për projektin ideor të Xhamisë, nga organizatori i konkursit u zhvillua një anketë funksionale me të gjithë ata që ishin prezent në këtë eveniment. Aty u kërkua që të gjithë të pranishmit të votojnë për projektin më të mirë, përkatësisht për vendin e parë në atë konkurs. Dhe për habinë time, si nga pjesëmarësit, si nga juria profesionale, si projekti më i mirë i xhamisë u përzgjodhë projekti i Arkitektes me famë botërore ZAHA HADIT.
Më erdhi mirë që ndodhi kjo mrekulli. Edhe pse gjatë gjithë kohës e propagoja para Komisionit dhe organizatorëve, të cilët në pjesën dërmuese ishin ish studenta të mi.
Arsyetimi im ishte se po u ndërtua xhamia sipas projektit të ZAHA HADIT, qyteti i Prishtinës do të fitonte në reputacion të mirë. Dhe me realizimin e projektit të kësaj Arkitekteje e cila bëri revolucion në Arkitekturën Botërore, shumë turista nga bota do të vinin në Prishtinë për ta vizituar këtë Xhami. Ngaqë ZAHA HADID ishte absolutisht arkitektja më e madhe në botë. Edhe sot e gjithë ditën nuk ja kalon kush dot arkitekturës parametrike të kësaj Arkitekteje Gjeniale për të gjitha kohërat. Pra, përkundër gjithë kësaj dhe kundër interesave kombëtare tona sot u dha leja për ndërtimin e një xhamie me tipare “kopy past” të xhamive turke…! Ndërtimi i kësaj mega xhamie të gjithë të huajve dhe ndëkombëtarëve do të ua shkaktoj krupën në bark dhe neve do të na shohin si vehabista anti perendimorë.
Pasojat e kësaj u shprehën edhe në vendimin e Këshillit Evropian kundër heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Ndërtimi i kësaj xhamie do ta ashpërsoj edhe më shumë kundërshtimin e heqjes së vizave. Duhet ditur se shkakun e vërtetë për mos heqjen e vizave asnjë herë nuk do ta thonë haptazi, sepse e kan të ndaluar nga ligjet pozitive të tyre, porse asnjëherë nuk do ta heqin nga mendja këtë arsye për mos heqjen e vizave.
Shumë u folë e u përfol për këtë çështje. Por, ja që Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës me lehtësinë më të madhe dhe me lumturi ua dha lejen për ndërtim e kësaj Xhamie, në një vend absolutisht të papërshtatshëm urbanistik. Të cilën hapësirë Xhamia me mega përmasat e saj do ta ngulfatë dhe të gjitha objektet përreth saj do t’i qesë nën hije dhe do t’i konkuroj plotësisht. Përderisa nuk bëjmë politkë konstruktive në këtë aspekt Evropa nuk do ta çajë kokën fare për interesat e Republikës së Kosovës. Politika është një art shumë kompleks dhe vendimtar për prosperimin, apo dekadencën e një shteti.
Kan være et bilde av monument og tekst

Zgjedhja e Dritan Abazoviçit kryeminister i Malit tè Zi ngjalli reagime dhe habi në realitetin ballkanik…

0
Kryeministri Dritan Abazoviç me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq
Ilir Seci, New York
____
Normalisht në realitete demokratike nuk ka pse me ngjallë reagime dhe habi fakti që nji perfaqesues i pakicës merr drejtimin e shtetit ma të vogel në rajon, por në Ballkanin e përsertë ku normaliteti asht luks, emnimi i Dritan Abazoviçit kryeminister u ba lajm…
Fillimisht këtu due me theksue se si shqiptar unë nuk kam asnji iluzion lidhun me zgjedhjen e Dritan Abazoviçit kryeminister i Malit të Zi, dhe as nuk kam pritshmëni se ka me naltue çashtjen tonë kombetare sepse ai u zgjodh si perfaqesues i pakicës, dhe jo si shqiptar. Levizja që nxori Abazoviçin kryeminister asht thjesht taktikë e establishmentit politik malazez për me fitue pikë nderkombetarisht në nji periudhe fort të zorshme ekonomike per Malin e Zi. Shto këtu edhe faktin se vetë politikani Dritan Abazoviç nuk asht se e ka nxjerrë politikisht në spikamë origjinen e vet dhe as nuk asht se u ka dhanë za ideve me frymë shqiptare. Pa ushqye asnji iluzion mbi të, Abazoviç ka deshmue se asht thjesht nji politikan pragmatist që manovron në kushtet dhe rrethanat e favorshme politike të Malit të Zi dhe i shfrytezon ato në dobine e vet. Mbas zgjedhjeve të fundit në Mal të Zi ai ishte në koalicion me partite e serbeve të Malit të Zi dhe ndihmoi në krijimin e qeverise se tyne. Ne rrethanat e reja iu dha mundesia me diktue kushte dhe presidenti Gjukanoviç e solli si kandidat per kryeminister. Prandaj si shqiptarë ne nuk kemi pse ushqejme asnji soj iluzioni mbi këtë emnin te Abazoviçit kryeminister dhe as nuk kemi pse shkyejme tupanat e folklorit nacionalist…
Mbas emnimit të Dritan Abazoviçit kryeminister e gjajmë interesant reagimin e opinionit të gjanë shqiptar lidhun me mbiemnin e tij Abazoviç…Plot shqiptare, sidomos në Shqipni, u shprehen të habitun me mbrapashtesen sllave “-viç ose “-viq” që gjindet në mbiemnin e tij…Habitja me mbiemnin edhe njihere deshmon se sa pak e njohin shqiptaret historine e kombit të tyne…Sepse mbas atij mbiemni të sllavizuem fshihet nji histori e tanë. Histori që ka mbrenda disa nga kapitujt ma trondites të gjenocit dhe spastrimit etnik të kryem nga shovinistët malazeze. Keto kapituj tronditës të historise e nxiten Poetin tone Kombetar At Gjergj Fishta me shkrue kryevepren “Lahuta e Malsisë”, ku disa kangë i janë kushtue luftës dhe perpjekjeve te shqiptareve me Malin e Zi, mes te cilave spikat Kanga e Oso Kukës.
Per me njoftë këto kapituj trondites të historise duhen lexue librat e historise, shkrue nga autore të ndryshem, tue fillue nga autore sllavë si Branko Babiq, Zhivko Andri­asheviq, Zoran Stanojeviq apo ata boshnjakë si Mustafa Memiq, etj… me lexue vëmendshëm autoret tanë shqiptare ku spikasin librat “Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913” – nga Zekerja Cana si dhe dy volumet nga Bejtullah D Destani – “Mali i Zi : kufinjte politike dhe etnike”, 1840-2020”,(Montenegro : political and ethnic boundaries, 1840-1920.) …Nga autoret e huej jashte Ballkanit mund veçoj librin e Elizabeth Roberts – “Areali i Malit te Zi – Nji Histori e Malit te Zi”,(Realm Of The Black Mountain – A History Of Montenegro – Hurst & Co. (2007)…
Ne keto libra historie ndriçohen kapitujt e errët të spastrimeve etnike që u kryen ndaj shqiptareve të cilët jetonin në trojet e veta në mbretnine e vogel malazeze. Kapituj që sot njihen pak ose aspak dhe permenden krejt pak, por nga keto kapituj mundet me u zberthye prejardhja e mbiemnit Abazoviç e bashke me te edhe krejt prapashtesat “-viç” ne mbiemnat e shqiptareve në Mal të Zi…Gjithshka filloi në mesin e shekullit të 19-te, rreth viteve 1850-1860 kur Mali i Zi u mbeshtet fuqimisht nga Rusia Cariste në fushaten e zgjerimit të territoreve të veta në kurriz të shqiptareve autoktone. Mali i Zi deri atehere kishte qenë territor vasal ndaj Perandorise Osmane dhe kur Rusia filloi te korrte fitore të njimbasnjishme mbi të “Semurën e Bosforit”, Mali i Zi nisi me u zgjanue në tokat shqiptare që ishin të zaptueme nga Perandoria Osmane. Porta e Nalte mbas çdo disfate që pesonte në luftna me Rusine Cariste, nenshkruente traktate si humbëse dhe bante leshime në kurriz të shqiptare. Ka nje detaj mjaft interesant këtu të cilin shohim se historianet tanë nuk e theksojne :
-“Si ka mundesi që Rusia Cariste kur diktonte kushte nuk kerkonte territore në viset e Turqise veriore, që i kishte edhe territorialisht ma me leverdi, por kerkonte tokat shqiptare në Ballkan per me ua dhanë serbo-malazezëve?”…Logjika e thjeshte të len me kuptue se Rusia e ka provue fillimisht me marrë tokat turke në kufi per me zgjanue territoret e veta në jug, por sigurisht turqit kanë ngulmue në mbrojten e tokave të veta…në vend të tokave të veta osmanet ua kanë ofrue ruseve tokat tona shqiptare në shkembim sepse i kanë pasë pa pikë dhimbte…Dhe Rusia e ka pranue këtë gja e para duke e paramendue koston e nalte të nji aneksimi me pasoja konflikti të vazhdueshem në kufi dhe e dyta sepse në synimet e veta pansllaviste e ka pranue ate xhambazllek ngaqë andërronte daljen në Adriatik…Kurse Turqia nga ana e saj duke dhurue tokat shqiptare i kursente territoret e veta në Anadoll…
Ne kete periudhe sipas historianeve jane ndërmarrë tre spastrime etnike qe krijuen tri valë refugjatesh shqiptare te përzanun nga viset e tyne në Mal te Zi, refugjatë që gjeten strehe në Shkoder. Vala e parë janë ata që iken nga qendrat shqiptare si Shpuza, Kolashini, Zhabjaku, Fushebardha,(Bjelopolje), etj, që erdhen në Shkoder si shqiptare të paster dhe sot e kesaj dite mbajne per mbiemna toponimet e trojeve shqiptare nga kanë ardhe. Mbas valës së parë Principata malazeze provoi tjeter taktike duke u ofrue shqiptareve të mbetun mundesine me jetu në Mal te Zi, por duke i sllavizue mbiemnat. Sllavizimin e mbiemnave ata e shihnin si gremçë per sllavizimin e plote të shqiptareve në të ardhmen…në këtë menyre shqiptaret ne Mal te Zi u detyruen nga shteti me vendosë mbrapashtesen “-viç” në mbiemna. Mirëpo kur Mali i Zi u fuqizue ma shume nga perkrahja Ruse dhe Europiane, i perzuni edhe keta që kishin marrë mbrapashtesën ”-viç”, i perzuni në dy valë tjera, para dhe mbas Kongresit te Berlinit…Ne keto dy valë spastroi etnikisht zonat përreth Podgorices, bashke me qytetin e Podgorices si dhe katundet mbi Vermosh si Andrijevicen per shembull, dikur 100% shqiptare…Podgorica mbasi u spastrue nga banoret autoktone shqiptare u shpall kryeqytet I Malit te Zi se deri atehere Knjazi kishte pase kryeqytet Cetinen…tue kene se keta shqiptare erdhen ne Shkoder nga Podgorica u mbeti edhe emni “podgoriçane”, por kurre nuk duhet me harrue se erdhën në Shkoder sepse u perzune me zjerm e hekur nga Crna Gora dhe nuk erdhën per qejf. Historianët tregojnë per masakra te perbindshme, shkruhet se si i lidhnin shqiptaret me zinxhire rreth mullarit të sanës dhe ua vinin flaken mullareve duke i djege njerezit te gjallë. Akte te tilla kalladatese ngjallen reagime ne Europe dhe Mali i Zi per pak kohe u shterngue me ndalue masakrat por kur plasen tre Luftnat Ballkanike, malazezet ma me terbim se kurre nisën gjenocidin mbi shqiptaret e mbetun dhe per keto ngjarje na shkruen hollesisht Prof. Zekerija Cana ne vepren “Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913”. Ne zonen e Plave Gucise malazezet i detyruen shqiptaret me nderrue fene dhe emnat, i konvertuen ne ortodokse të ritit sllav dhe ua vune emnat sllave…”Sa te dilje nga dera e shpise te priste ne rruge milici që të pyeste si e ke emnin sllav…mos me ia thane fill “Ivica ose Tomislav”, të rrahte deri sa bije pa ndjenja” – shkruhet në libra historie. Per fat të shqiptareve të mbetun ne Mal te Zi kjo nuk zgjati shume sepse nderhyni Austro-Hungaria dhe u ndaluen këto akte se do ishin zhba krejt shqiptaret atje. Lufta e Pare Botnore i ndaloi keto praktika dhe mbas Luftes se Pare Botnore, Mali i Zi u integrua ne Mbretnine Jugosllave ku politikat sllavizueve ishin ma të rafinueme dhe ma perfide. Mbas Luftes se Dyte Botnore kur vendin e mbretnisë jugosllave e zuni RSFJ-ja e Titos, politikat sllavizuese te nxituna nga Rankoviçet u ndaluen në mesin e viteve ‘60…Ata shqiptarë që e ndienin veten të tille menjihere flaken “-viç” nga mbiemnat dhe iu kthyen mbiemnave të paster shqip, si Berisha, Shkreli, Lulgjuraj, Camaj, Gjonbalaj, Ulaj, Qosja etj. Ndersa ata qe vijuen me mbajte mbiemna sllave edhe mbas viteve ‘60 ne RSFJ per hir te se vertetes duhet pranue se kishin vertete probleme me identitetin e tyne që heponte mes shqiptarit dhe sllavit, siç asht mbiemni Abazoviç në këtë rast qe po diskutojme. Vertetë krize identiteti sepse disa nga keta shqiptare ne origjine vazhduen me mbajte mbiemnat e sllavizuem edhe kur emigruen ne Perendim, si në SHBA per shembull, ku mundeshin me i ri-shqiptarizue fare lehte mbiemnat.
Po ironia historike asht se mbiemnat sllave vijuen me i mbajte edhe shqiptaret e perzanun me zjerm e hekur nga shovinistet malazeze, te cilet si thamë u vendosen në Shkoder. Pikerisht ajo vala e trete e shqiptareve te perzanun që u quejten “podgoriçanë” në Shkoder, per shkak se shumica paten ardhe nga Podgorica…pikerisht ajo pjesa që mezi kishin shpetue nga gjenocidi malazez, ma vonë ne Shqipni shpreheshin “Ja sam nashke” – e mbanin mbiemnat me “-viç” në fund…flasim sa të duem per “Sindrom Stokholmi”…Në vitet e diktatures enveriste kur izolimi solli edhe nje inferiorizim te skajshem social, plot nga “podgoriçanet” nisen me kerkue lidhje ne Jugosllavi, nji vize ne Jugosllavi asokohe konsiderohej si vize amerikane sot…këtë shans nuk mund ta humbnin serbo-malazezet te cilet e shfrytezuen dhanjen e vizave per me shtue ndikimin ne Shqipni…Viza në RSFJ per ata që e merrnin asokohe nenkuptonte rroba të jashtme dhe tjera produkte perendimore per të cilat nuk vuenin në Jugosllavi. Ironikisht ndikimi sllav ne Shkoder vetem sa u shtue mbas ndryshimeve te vitit 1991 kur Shqipnia u demokratizue dhe Jugosllavia u perfshi ne luften mes kombeve te Federates. Per shkak te krimeve te luftes Jugosllavise se mbetun,(nenkuptojme Serbise se Millosheviçit), iu vendos embargo nderkombetare, embargo që u pasue nga kontrabanda e mallnave dhe naftes ne kufinin mes Shqipnise dhe Jugosllavise se mbetun. Ne kete kohe ndodh edhe “çudia” e madhe kur per here te pare ne histori vendi qe mvarej nga kontrabanda i diktonte kushte vendit qe e furnizonte me kontrabande…kaq poshte kishte ra Shqipnia mbas vitit 1944…Jugosllavia e mbetun e Millosheviçit instrumentalizoi vizat qe jepte duke zgjedhë vetë kontrabandistet nga Shqipnia…nga kjo perzgjedhje perfituej te paret elementet që mbanin mbiemnat me “-viç”, pasardhesit e atyne që ishin perzane me zjerm e hekur po nga serbo-malazezet nji shekull ma parë…Kjo sindrome ishte e papame në histori…asht sikur me u kryqezue bashke “Sindromi i Skllavit” dhe “Sindromi i Stokholmit” dhe me krijue nji variant te ri Sindromi…Instrumentalizimi serbo-malazez i vizave per kontrabandistet solli edhe krijimin e shoqates “Rozafa-Moraça” qe vendoste se kush me marre vizat…Per ata qe nuk e njohin, shoqata “Rozafa-Moraça” ishte krijue asokoje si “urë miqësie” mes pakicave malazeze në Shqipni me “shtetin amë”…Me e thane shqip, pasardhesit e shqiptareve që ishin perndjeke me zjerm e me hekur nga Mali i Zi ne fundin e shekullit te 19-të, por perdoreshin nga pasardhesit e persekutoreve mbas nji shekulli, duke i quejte edhe “minoritet malazez”…Me ane te vizave shoqata “Rozafa-Moraça” arriti me shtue anetaresine e saj ne rrethet kufitare me Jugosllavine e mbetun nga grykederdhja e Bunes e deri ne Dibër, duke gjete anetare edhe ne Tropoje, Has e Kukes…Faqe e zeze e bjerrjes se vlerave shqiptare qe pak kush e kujton por qe duhet me e permende…Mos te kishte ndodhe mrekullia qe banë SHBA-të duke ndeehy me NATO-n ne Luften e Kosoves me 1999, kushedi ku do kishte mberri kjo bjerrje dhe zvetënim vlerash…prandaj ishte mrekulli ajo nderhymje se per rolin e shtetit shqiptar u pa se ku ishim gjate viteve të luftes në Bosnje dhe Kroaci…
* * *
…Per me e deshmue se sa ironike asht kjo tendenca me u quejte me origjine sllave “podgoriçanet” mjafton vetem nji shembull – në kohen kur ndodhen spastrimet etnike ne Mal të Zi, në kalane e Shpuzës, atëherë qytet shqiptar, ishte komandant kalaje nji ushtarak i ushtrise osmane nga Borshi i Sarandes. Ushtaraku ishte emnue në Shpuze që asokohe ishte pjese e vilajetit të Shkodres dhe ishte vendose atje bashke me familjen, kuptohet kishin hedhë rranjë si e ka jeta…Kur ndodhen masakrat edhe keta si shqiptaret e tjerë u detyruen me u shperngule nga perndjekja malazeze kur ra Shpuza, ikën dhe u vendosen ne Shkoder edhe ata…Ne Shkoder ku më ka qillue mue me ndëgjue njerez tue thanë – “Borshet janë podgoriçane”…Nga Borshi i Sarandes!? Futbollisti i ekipit “Vllaznia”, me mbiemen Borshi vjen nga ajo familje…

Një Yll më shumë

0
Faton Bislimi, New York
“Enough is Enough!” Mjaft është mjaft! Këto ishin fjalët që i paraprinë fjalisë më domethënëse të pesëmbëdhjetë viteve më parë, në mes të Tiranës, nga Presidenti George W. Bush. “Kosova do të jetë e pavarur,” ishte fjalia e artë, mandej.
Para Bush, ishte Clinton ai që udhëhoqi NATO-n në luftën e parë në historinë e Aleancës Veriatlantike, dhe atë, pikërisht për clirimin e Kosovës më 1999.
Para Clinton, ishte Bush i Vjetër, George H. W. Bush, babai i Bushit të pavarësisë, ai i cili qysh më 1992 i kishte dërguar Jugosllavisë së asaj kohe mesazhin e famshëm të njohur si “Kërcënimi i Kërshëndellave,” me anë të së cilit, Bushi e kishte paralajmëruar Beogradin se në rast të një ndërhyrje ushtarake jugosllave apo serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, Amerika do përgjigjej me vendosshmëri!
E, tek krejt këta burrështetas, mesazhi për Kosovën tonë, për popullin tonë shqiptar në Ballkan dhe kërkesat e drejta të tij, ishte sjellë me argument e fakte nga i madhi Joe DioGuardi fillimisht si kongresist në fund të viteve të 1980-ta, dhe në vazhdimësi mandej nga ai e Shirley Cloyes DioGuardi si dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Por, mund të shkojmë edhe më herët në histori. Para Bushit, mund të kthehemi edhe deri tek Presidenti Wilson, pa vendosshmërinë e së cilit as kjo trohë Shqipëri që u krijua më 1912, nuk do të kishte mbijetuar. Kurse, sot, kemi Presidentin Biden, i cili që nga koha kur ishte senator në vitet e 1990-ta u bë mik i madh e i pathyeshëm i kombit tonë, e vecanërisht i Kosovës!
Tash, sa Komisionerë e Presidentë të EC-së ose zyrtarë të lartë të BE-së mund t’i numëroni që me të vërtetë dhe pa asnjë shibël e kanë përkrahë kaq sistematikisht dhe historikisht Kosovën?! Tutje, nëse kthehemi pak në histori, a ishin SHBA-të apo fuqitë evropiane të kohës që vizatuan kufijë në harta për interesa të sllavëve kryesisht e kundër interesave shqiptare?
Edhe, a beson ndokush që pa lideshipin e SHBA-ve, BE-ja do kishte mund ndonjëherë të siguronte intervenimin e NATO-s për të cliruar Kosovën nga regjimi gjenocidial i Milosheviqit? Pa vendosshmërinë e SHBA-ve, a thua a do të kishte mundur BE-ja të siguronte marrëveshjen e Ahtisaarit, të pranueshme për shqiptarët? Pa insistimin e SHBA-ve, a thua a do kishte lëvizë BE-ja nga ideja e “normalizimit të marrëdhënjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë” në procesin e dialogut tek “njohja reciproke,” si rezultat përfundimtar i dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse?!
Edhe sot, BE aty ku SHBA s’mund të kenë vendimmarrje direkte, pra, për një cështje të brendëshme të BE-së sic është udhëtimi pa viza në vendet e Schengenit për Kosovarët, BE përsëri na la anash. Na injoroi!
Përtej kësaj, a nuk duhet më normale që përkushtimi ynë si Kosovë duhet të jetë për lidhje edhe më speciale e formale me SHBA-të sesa BE-në? Fundja, kujt i besojmë më shumë, Washingtonit apo Brukselit? A ke vend më pro-amerikan se Kosova e komb më pro-amerikan se shqiptarët?
Besoj se ka ardhë koha për një platëformë të re kombëtare politike. Ka ardhë koha për një vizion pragmatik për të ardhmen. Ka ardhë koha për t’i dhënë fund pretendimeve të rrejshme e për të kthyer fokusin tek të vërtetat historike. Mund të mos jetë e lehtë, por është e mundëshme: një yll më shumë!
Enough is enough, EU!

Shqipëtarët  dhe veçmas Shqipëtarët e Luginës të largohen nga influenca turke 

0
Në Preshevë, para një kohe solemnisht u përurua xhamia “Ebu Bekr Esidik”. Ja ç’farë emri arab që mbanë se?! …

Gjergj – Skender Jashari 

Arsyeja është e thjeshtë, Shqipëtarët( e veçmas Shqipëtarët e Luginës) sa herë  që ranë  nën influencën turke-osmane,  pansllavistët përfituan territorialisht. 

Ardhja e Perandorisë Osmane në  Gadishullin Ilirik, në Betejën e Maricës, të shtator 1371, në të cilën pësuan disfatë  të krishterët e  ballkanit, që në këtë rast  dy princërit serb u bënë  vasal të  osmanëve. E njejta situatë ndodhet edhe në  Betejën e Kosovës, të 1389, falë  princit  serb i cili tradhëtoi të koalicionin e krishterë të  gadishullit Ilirik, fituan  osmanët.  

Perandoria Osmane, filloi përdhuni islamizimin e Shqipëtarëve, pas dështimit të Kryengritjes  së krishterëve( gjegjësisht Shqipëtarëve), të vitit 1689, ku  veçmas Shqipëtarët e  Nishit-Prishtinës-Shkupit dhe Nishit-Shkupit, pësuan  tmerrësisht më keq, pasiqë nëpër  kanalin   Morava-Vardar, kaluan ushtritë austriake dhe kryengritësit Shqipëtar. Nga njëra anë   me dështimin e  kryengritjes, Perandoria Osmane  filloi gjenocidin  sërish kundër Shqipëtarëve për islamizim, ndërsa në  anën tjetër Kisha katolike në  Mërqi, kërkonte  ruajtjen e fesë katolike. Pasuan spastrimet etnike, derisa Shqipëtarët ngriteshim në kryengritje  vazhdimisht, 1830, 1847 etj. Dekretet  e Sulltanëve Osman, për  osmanizimin e Shqipëtarëve, si ai i vitit 1836, 1856 etj, filluan  tashmë tjetërsimin kombëtar( ndalimin e  gjuhës  shqipe në vende  publike, ndalimin e shkollës shqipe, derisa shkolla serbe u lejuan!), pas tjetërsimit fetar të shekullit të kaluar. Nëpër ultësirat e vendbanimeve  Shqipëtare,  deri në një masë, varësisht nga  burimet historike,  Shqipëtarët ishin islamizuar. Islamizimi i tyre ishte bërë nën siluetën islam që nënkuptonte edhe  ndryshimin e identitetit kombëtar, pra bërjes turk-në fjalorin e  stërgjyshërve  tonë, thuhet “ ai është bërë turk”- në rastin kur  një shqipëtar  është bërë musliman.  

Ambasadori rus në Sofje, më 1815, kishte vërejtur islamizimin e mjaftueshëm të popullatës së  gadishullit  Ilirik-Ballkanit, sa që sugjeroi përdorimin e hoxhallarëve të  rekrutuar nga Rusia, për qëllim të parapërgatitjes së shtrirjes së  pushtimit sllavo-rus, praktikë kjo e përvetësuar edhe nga  Serbia dhe Greqia. Derisa këtë praktikë e shohim që edhe sot  aplikohet në masë të  shtuar në Trojet tona,  njihen disa dhjetëra hoxhallarë salafist-vehabist, që janë   paguar dhe ndikuar nga Serbia etj. 

Derisa atë  që s’mund ta  bënte  Perandoria Osmane, në turqizimin( islamizimin)  dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, e  bënë  pansllavistët me anë të  luftës. Veçmas kalvari i Shqipëtarëve në vitet 1877-1878, në  Qarkun e Toplicës,( rrethet:  Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës), Qarkun e Nishit( Vllasotincës, leskocit, Nishit), Qarkut të Vranjës( Masuricës, Polanicës, Pçinjës, Pirotit, Vranjës), por kishte edhe  Shqipëtar në Qupri, Paraqin, Krushec, Aleksinc, Kralevë, Beograd, Uzhicë etj.  Numri i popullatës ishte i ndryshëm  varësisht  burimeve, mirëpo historiani amerikan  Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në  Sanxhakun e Nishit  në  vitet 1876, derisa  në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. Tragjedia filloi në dhjetor  1877, kundër  shqipëtarëve duke i etiketuar të tillët si turq( derisa kujto që ne  Shqipëtarët  shumica  absolute e quanim veten turq!- turq i quanin edhe Serbia që të përligjte luftën dhe gjenocidin kundër Shqipëtarëve).   

Serbia në vazhdimësi pastaj aplikoi mënyra e metoda për turqizimin, islamizimin, boshnjakëzimin, maqedonizimin, kroatizimin, goranizimin dhe egjiptianizimin e fund edhe  shpërnguljen e  Shqipëtarëve. 

Reforma agrare nuk ishin shpikje të  Serbisë, por ato u aplikuan  kundër Shqipëtarëve  së pari nga Perandoria Osmane, e njohur si Tanzimat në vitet 1839 dhe 1876. Derisa Serbia, Mali i zi, përvetësonin praktikat osmane, nga Naçertania; pastaj më 2 mars 1865 nxjorri Ligjin për kolonizimin e të huajve; pasuar pastaj me ligjin e 3 janar 1880, të titulluar Ligji për  viset e  reja të kolonizuara; Mali i zi nxorri “Ligjin mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara” më 27 shkurt 1914; Dekretligjin mbi kolonizimin e  viseve të reja jugore i vitit 1920, i aprovuar më 1922 si Ligji mbi kolonizimin e  viseve të reja; Dispozitat  paraprake për përgatitjen e reformës agrare në Mbretërinë e re të SKS-së, të 25.02.1919 dhe Urdhëresa e Këshillit Ministror të Mbretërisë së SKS-së të  10.09.1919, për aplikimin e pjesërishëm të Dispozitave paraprake për përgatitjen e reformës agrare( edhe pse Mbretëria e SKS-së ishte nënshkruese e Traktatit të Sen Zhermenit, për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare), e që gjatë kësaj kohe Serbia boshnjakëzonte Shqipëtarët, vlet të shikohet edhe  deklarimi i kreut të Bashkësisë Islame të Bosnjës Reis Ul-Ulema Çausheviqi, në nëntor 1918, thekson që në rrethinën e Prishtinës ishin vrarë 5.000 veta! Pasuar nga Vasa Çubrilloviqi, “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re” 3 nëntor 1944; Dekreti  jugosllav dhe “ligji për revizionin e ndarjes së tokave  kolonëve dhe të interesuarve të tjerë  agrarë në Maqedoni dhe në Kosovë e Metohi” të  5 nëntor 1945; Direktiva e Politbyros së KQ PKJ, të 1 prill 1945, për kthyerjen e  kolonëve  në Kosovë; Këshilli Agrar në  mbledhjen e  16.10.1945 për kthim kolonësh. Pas Luftës së II Botërore: Ligji mbi revidimin e ndarjes së tokës kolonistëve dhe  të interesuarëve  argrarë në Maqedoni dhe në Krahinën e  Kosovës e Metohisë; Ligji mbi reformën  agrare dhe kolonizimin; Ligji mbi ndarjen e tokave të braktisura  të  kolonistëve në KAKM; Ligji mbi reformën  agrare dhe kolonizimin e brendshëm; Ligji mbi sekuestrimin e profilit të luftës të arritur gjatë kohës së okupimit të armikut; Ligji mbi kalimin në pronësi të shtetit të pasurisë së armiqëve dhe sekuestrimin e pasurisë së personave të arratisur; Ligji mbi konfiskimin e pasurisë dhe ekzekutimin e konfiskimit; Ligji mbi vërtetimin dhe ndyrhsimet e plotësimit të Ligjit mbi konfiskimin dhe ekzekutimin e konfiskimit; Ligji themelor mbi veprimin me posedimet  pyjore të eksproprijuarar dhe të konfiskuara; Ligji mbi veprat  penale kundër popullit dhe shtetit; Ligji mbi nacionalizimin e ndërmarrjeve  ekonomike dhe private; Ligji mbi nacionalizimin e ndërtesave të dhëna me  qera dhe të tokës ndërtimore; Ligji themelor mbi  eksproprijimin; Dekretligji mbi arondacionin e  tokës  ekonomike-bujqësore; Ligji mbi fondin e tokave  bujqësore të pasurisë së përgjithshme popullore dhe ndarjen e tokave organizatave  bujqësore; Libri i Kaltër,  më 1977; Ligji për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në periudhën  1989 deri 1993; 6 gusht 1992, Programi për formimin e fondit për zhvillimin e Serbisë; Ligji për Organizimin territorial të Serbisë; etj etj. Në të gjitha këto Shqipëtarët  në mënyrë eksplicite apo edhe implicite  quheshim turq, shpërnguleshim me dhunë dhe  metoda tjera për në Turqi, parashihej  asimilimi etj. 

Madje edhe  gjatë periudhës kur  Shqipëtarët ishim  në kryengritje të përgjithshme  antiosmane, në vitet 1908-1912, Serbia publikoi “Direktivën për punë me Shqipëtarët”. Gjatë kësaj periudhe,  Serbia zgjeroi territorin  për 82% dhe popullësinë për 55%, Mali i zi zgjeroi territorin për 62% dhe popullësinë 100%, Bullgaria  zgjeroi territorin e vetë për 29% dhe popullësinë për 3%, Greqia zgjeroi territorin për 68% dhe popullësinë për 67%, pra të gjitha këto vende  zgjeruan territorin për 67.79%  në dëm të  territorit  tonë! 

Ushtarët serb,  gjatë kryerjes së gjenocidit  kundër Shqipëtarëve,  të Sanxhakut të Nishit deri në Luginë të Preshevës( dëshmitarë e kësaj Golgote Shqipëtare ka mbetur Lugina e Preshevës), ku edhe sot  përcjellen fjalët e të parëve tonë, që  çdo ushtar serb  i shiste fesin turk që ta vendoste  kryefamiljari  a familjarët  Shqipëtar, për t’u dukur edhe në pamje se janë turq.  Madje tregjet shitnin fesat turk, p.sh:  me 1 lirë ari mund të bliheshin 70-80 fesa turq,  ndërsa vetëm  me ardhjen e  pushtimit serb 1 fesë turk nuk mund të blihej as për  70-80 lira( Shqipëtarët i kërkonin  fesat  turk,  që të  shpëtonin nga vrasja serbe!). Madje çdo shtëpi Shqipëtare në Luginë të Preshevës,  deri vonë kishte fesin turk,  të ruajtur  në rast rreziku të shpëtonin jetën nga  Serbia, duke u paraqitur si turk. 

Gjatë viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar,  gjatë viteve 1923 deri në Luftën e  II Botërore mbi 300.000,  në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar i shpërngulën për  në Turqi u shpërngulën. 

Kohëve të fundit, shohim shtimin e drejtëpërdrejtë të ndikimit turk, madje në formë të  pushtimit modern, pra një formë e re e ardhjes së pushtimit  Osman të  ditëve të sotme. Orientimi yn pro-Osman, shkaku i  islamizmit që nënkuptonim islamin baraz me turk,  në vitet 1877-1908, borxhet e humbjet e  Turqisë t’i paguanim ne Shqipëtarët. Andaj sërish i levërdisë  Turqisë që edhe në rast  humbje, të humbin Shqipëtarët  e jo turqit.  

Sot, edhe kur kemi dy shtete Shqipëtare, të cilat  heshtin dhe nuk parandalojnë  rreziqet që i kanosen  Shqipëtarëve  sidomos atyre të Luginës së Preshevës, është  absurd i llojit të vetë.  

Nga ana tjetër, vetëm SHBA, në  shekullin e shkuar, tregoi denjësi që Shqipëtarët arriti t’i mbrojë, duke mos  qenë  në asnjë element të vetëm  Shqipëtarët  të rrezikuar nga SHBA. Madje edhe  në këtë  millenium, SHBA  dëshmoi dhe detyroi institucionet  e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, që të  luftojnë  terrorizmin islamik, dukuri kjo e importuar nga sllavo-turko-arabët. Madje zëri i SHBA-së, u ngrit bashkë me zërin e Shqipëtarëve nacionalist, edhe kundër të ashtuquajturit Sulltan Erdogani dhe ndikimit neocolonialist të Turqisë në  Trojet Shqipëtare. 

 Më:24.06.2022 

 

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Kur të do e s’të do Europa, poezi nga Gëzim Muçolli

0

Gëzim Muçolli

Poezi

KUR TË DO E S’ TË DO EUROPA
___
E kanë marrë vesht moti
Edhe Europa midis Brukseli
Se çfardo që të na ndodhi
Neve nuk na le kurrfarë sheji.
Jemi interesant edhe ekzotikë
Të veçantë në zhdukje e sipër
Flasim keq për veti hiç pa frikë
S’na do Europa mësa një rriqër.
Japim selam në të majtë
Veç me bindje te interesi
Selam japim edhe në të djathtë
Duam veq të na nxehet xhepi
Euroveasnjëhere nuk iu vjen era
Dashni kem për lek Ditën e Natën
Mes nesh Ideologjija dhe Feja
Gjith’ na e dhanë të mbrapshtën.
Sërish t’na kuptojnë gjithë bota
Prap nisim ta shajmë Europën
Detyrat e shpisë hiç s’ na kujtohen
Se veq korrupsioni po e sillka Tokën.
Europë e dashur ishim e jemi autoktonë
E ti veq na mashtrove me rrena t’bukura
Nuk na le kurrë rehat në hallin tonë
Dashnore e rrejshme si emër për kurva.
Edhe ndonjë ditëe prap kthehet shpresa
Se ne prap këtu do të jemi
Do heqim edhe dhëmballë të tjera
Veq të ulemi me nder aty ke veni..
___
Gëzim Muçolli
23 qershor 2022
Venezia.

Jepni leje për ndërtimin e xhamive politike në midis Prishtinës, e pritni të bëheni pjesë e Europës!

1

Nga: Arbana Xharra

Arbana Xharra: Leni Erdoganin mrena e kqyrni qysh kane me iu hek vizat!

Leni Erdoganin mrena e kqyrni qysh kane me iu hek vizat. Ska te beje korrupsioni e as kriteret tjera qe eshte thene se do te ndihmojne ne liberalizim te vizave, hic me pak nuk jane te korruptuara vendet tjera te rajonit. 5 vitet e fundit, secili sherbim i sigurimit ne vendet e Evropes ka shpalle Kosoven ne raportet e tyre si qendra qe distribuon xhihadizmin ne Evrope (s’ka tri jave qe nje raport te tille e publikoi fedpoli zviceran). A mos deshet qe ktyne elementeve tu japin viza?

43 milionë para të Dijanet-it të Turqisë për ndërtimin e xhamisë së madhe të Prishtinës, që qysh tash po e quajnë “Xhamia e Erdoganit”. “Arnautët” muk kanë detyra të tjera , pos që me përulje dhe pa guxuar të kundërshtojnë të japin leje për ndërtimin e projekteve të tilla turkomëdha dhe islamomëdha.

Jepni leje per ndertimin e xhamive politike ne midis Prishtines e pritni te beheni pjese e Evropes! Kete politike e kane nise qeverite e shkuara dhe kjo qe eshte tani po e vazhdon. Vuçiçit i thone s’ka me njeren kembe ne Rusi me tjetren ne Evrope. Neve s’na thone kaq hapur por na bejne edhe ma keq se Serbise.

Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë perëndimor në Tiranë!

0

Foto nga tubimi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”, në Nju Jork, të djelën që kaloi, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta.

Nga Frank Shkreli

Disa ambasada Perëndimore në Tiranë, në portalet zyrtare, shprehën pardje mbështetjen e tyre për një media të lirë në Shqipëri dhe në botë. Kjo deklaratë e përbashkët e këtyre ambasadave perëndimore në Tiranë, në mbështetje të lirisë së medias në Shqipëri, mu duk si diçka tepër vonë dhe shumë pak. Deklarata të tilla, në të kaluarën, nuk kanë penguar aspak qeverinë Rama që gjatë këtyre viteve të fuste nën kontroll një pjesë dërmuese të medias shqiptare dhe të kalojë ligje në parliament duke kufizuar tmersisht lirinë e fjalës dhe të medias në përgjithësi, në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkomëtare dhe me mos pëlqimin e Venecias.

Ndonëse besoj se edhe kjo deklaratë e ambasadave perendimdore pardje, në mbeshtetje të fjalës së lirë, është si të thuash — më mirë vonë se kurrë — nuk do të kenë asnjë efekt në planet e Kryeministrit Rama për të vazhduar kontrollin e tij mbi lirinë dhe veprimtarinë e medias. Besoj se kjo deklaratë, ashtu si edhe të tjerat në të kaluarën, bëhen dhe janë bërë, “sa për sy e faqe”, ose përputhet me atë thënjen shqiptare, “më ka çue baba sa me la gojën”.  Dëmi është bërë tanimë, pasi është dashur të flisnit me kohë — liria e medias shqiptare është e kufizuar dhe ka shumë pak të përbashkët me mediat e vendeve perëndimore që ju përfaqësoni, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Kjo është, pikërisht, edhe arsyeja që organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe vet raportet e qeverive tuaja e cilësojnë gjithnjë Shqipërinë si një vend “pjesërisht i lirë”, 30-vjet “post-komunizëm”.

Megjithë trajnimet që këto ambasada u ofrojnë gazetarëve shqiptarë me fondet e taksapaguesve të këtyre vendeve — brenda dhe jashtë Shqipërisë — aty asgjë nuk ndryshon, se fajin nuk e kanë gazetarët shqiptarë, ndër më të mirët në Evropë — por kufizimet dhe pengesat që ata ndeshin në kryerjen e punës së tyre si rezultat i ligjeve në fuqi dhe presioneve ndaj medias nga qeveria dhe oligarkët e lidhur me qeverinë.  Sot, të gjithë e dinë se gjëndja e lirisë së medias në Shqipëri, mjerisht, është më afër vendeve me regjime autoritare,  asaj në Turqinë e Erdoganit, Rusinë

e Putinit ose Serbinë e Vuçiqit, se sa t’i përngjas lirisë së medias, siç ushtrohet në vendet perendimore, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Kam drojë, të nderuar diplomatë, se sinqeriteti juaj në lidhje me shqetësimet që shprehni në deklaratën tuaj rreth lirisë së medias në Shqipëri, vuan shumë nga mungesa e kredibilitetit ndaj qendrimeve tuaja në të kaluarën, në lidhje me lirinë e shtypit në atë vedn nga të gjithë ata, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që janë të interesuar për lirinë e shtypit dhe të medias në përgjithësi – sepse kini heshtur kur është dashur të flisni.  Ende është e freskët në kujtesën tonë, heshtja e perëndimorëve –me ndonjë përjashtim të, aty këtu — gjatë kohës kur po flitej për ligjin “anti-shpifje” dhe mbi vendimin e qeverisë së Tiranës për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, që sipas ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, kufizojnë dukshëm hapësirën e lirisë së medias në Shqipëri.  Prandaj në mendimin tim, deklaratat nga përfaqsuesit perëndimorë në Tiranë, në mbrojtje të lirisë së medias në Shqipëri, janë të vonuara, dëmi është bërë tanimë, pa marrë parasyshë mbështetjen e “palëkundur për gazetarët në Shqipëri”, që ofrojnë sot ambasadat perëndimore në Tiranë.

Ja deklarata e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe 5 ambasadave të tjera në Tiranë, në mbështetje të medias së lirë në Shqipëri dhe në botë:

“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë.

Ne  shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të cilët ndërmarrin hetime dhe raportime të rëndësishme, në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre janë të papranueshme.

Nuk janë marrë parasysh as shqetësimet e orgnaizataave mbrojhtëse të lirisë së medias as e dashamirsve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri – që janë shprehur shpesh gjatë viteve dhe dekadave – se pa liri të medias nuk ka asnjë liri tjetër, as të drejta të e demokraci të mirëfilltë perëndimore, jo se jo. Mbroni lirinë e medias,  nderuar ambasadorë! | Gazeta Telegraf

“Liria e shtypit është një prej mjeteve mbrojtëse më të forta të lirisë në përgjithësi dhe nuk mund të kufizohet kurrë, veçse nga qeveritë despotike” (Xhorxh Mejson).  “That the freedom of the press is one of the bulwarks of liberty and can never be restrained but by despotic governments.”

Sa i përket lirisë së medias, në veçanti, Shqipëria sot, fatkqesisht, është më afër qeverive despotike të botës, për të cilat ka paralajmëruar Xhorxh Mason-i në Qershor të vitit 1776, se sa pranë demokracive perëndimore të sotëme, përfshir Shtetet e Bashkuara – 30 e sa vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe tranzicionit “post-komunist”.

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Zoti James Baker, Qershorin e vitit 1991, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, ka deklaruar se vërtetë, “Liria funksionon”.  Një thënje kjo që është bërë e famshme tanimë kur flitet dhe shkruhet për atë periudhë në Shqipërinë e posa dalur nga diktatura komuniste e qoftë largut.  Por po t’u fliste sot shqiptarëve, Ish Sekretari Baker, ndoshta, do duhej të plotësonte frazën e tij t; famshme të Qershorit (Freedom works’) të vitit 1991, duke thenë se as liritë dhe as të drejtat bazë të njeriut dhe as demokracia e mirëfilltë e vlerave amerikano-perëndimore, nuk funksionojnë pa lirinë e medias dhe pa lirinë e fjalës – të drejta universale këto për të gjithë dhe pa dallim – të kalitura për gjithmonë edhe në amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare, liria e medias dhe fjala e lirë në Shqipëri, mjerisht, nuk janë në nivelin e standardeve ndërkombëtare të botës së lirë, as në përputhje me vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë, që ne gëzojmë në këtë vend – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta e vetme shqipe në Kosovë, “Bujku” e 23 qershorit 1991: Xhejms Bejkeri në Shqipëri, “Ju jeni me ne, ne jemi me ju, Shqiptarët i shfaqën miqësi të madhe Amerikës”

0

Bujku- Bejker në Shqiperi më 22 qershor 1991- fq-1- foto Behlul Jashari

Nga Behlul JASHARI

-Si u raportua për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në Tiranë në Qershorin e vitit 1991 nga gazeta e rezistencës – e vetme shqipe në atë kohë në Kosovë, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha,  derisa kufiri me Shqipërinë ishte i hekurt, ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996/

PRISHTINË, 23 Qershor 2022/ Para 31 viteve, në 22 Qershorin e vitit 1991 për të përcjellë vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë  nga gazeta e vetme shqipe në Kosovë në atë kohë “Bujku” dërguam në Shqipëri reporterin special Avni Spahiu, si dhe ekipin në qytetin pranë kufirit të hekurt të Kosovës me Shqipërinë, në Gjakovë, atje ku mund të shihej Televizioni Shqiptar, i cili nuk mund të shihej në Prishtinë e në shumicën rajoneve kosovare. Fotot i patëm bërë nga transmetimet e Televizionit Shqiptar, nuk kishte asnjë mundësi teknike në atë kohë t’i marrim nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, me të cilën kishim nisur bashkëpunimet e para të mediave Kosovë-Shqipëri. Ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996,  duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në gazetën e rezistencës që dilte në Prishtinë “Bujku”  në 23 Qershor 1991 kryetituj në ballinë ishin: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS –  VIZITA E BEJKERIT NË SHQIPËRI U NDOQ ME INTERESIM NË KOSOVË.

Bujku – Bejker në Shqiperi – 22-qershor 1991-fq-8 – foto Behlul Jashari 

Në ballinë paralajmëroheshin raportimet për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë gjerësisht në faqet 8 e 9, ku kryetituj janë: SHQIPËRIA KA MBËSHTETJEN E SHBA-ve, AMERIKANËT JANË ME SHQIPTARË, SHQIPTARËT JANË ME AMERIKANË – AMERIKA PO KTHEHET NË SHQIPËRI. Janë këto citime nga fjalimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker. MOMENT HISTORIK PËR SHQIPËRINË, është një titull tjetër…

Po në ballinë me titull BISEDUAM SI MIQ botohej Deklarata për gazetën “Bujku” e Dr. Ibrahim Rugovës pas takimit me Xhejms Bejkerin, ku në nëntitull theksohej: Sekretarit amerikan të shtetit iu dorëzua mesazhi i partive politike shqiptare me kërkesat e tyre për zgjidhjen e krizës në Kosovë dhe në Jugosllavi. Në tekst njoftohej se takimi, ku ishin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Adem Demaçi  dhe kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës Veton Surroi, ishte mbajtur  me 21 Qershor 1991 në një hotel në Beograd, gjatë vizitës që Bejker kishte edhe në Jugosllavi.

Bujku – Bejker në  Shqiperi më 22 qershor 1991-fq-9- foto Behlul Jashari

Në ballinë të gazetës “Bujku” paralajmërohej edhe shkrimi: SHKOLLAT SHQIPE NË MËRGATË – KUNDËR ASIMILIMIT.

Dhe, mes tjerash, një titull tjetër ishte: LUTJE PËR PAQE, QETËSI E LIRI…

“Bujku” ishte gazetë e përditëshme e rezistencës, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës, me orientim e përcaktim të fuqishëm propërëndimor euroatlantik që nisi të dalë  nga 18 Janari 1991, isha themeluesi-kryeredaktori i saj në atë kohë. Ishte gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë dhe edhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradiconale shqiptare kosovare Rilindja nga regjimi okupator serb.