





Intervistoi: Eneida Jaçaj Lamçe
Shqipëria vuan plagën e madhe të emigracionit në kushte masive, që nga periudha më e hershme e tranzicionit. Ajka e Shqipërisë ka derdhur “trurin” e saj nëpër botë, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të begatë. Atje ku shkel këmba e çdo shqiptari, lë gjurmë dhe përshtypje pozitive për ne të gjithë si komunitet, por duke e vendosur kombin në altarin e nderit dhe dijes. Emigrantët shqiptarë nëpër botë, por me shpirt dhe zemër te rrënjët e origjinës, kanë arritur të gjejnë veten duke shënuar suksese të njëpasnjëshme në karrierat e tyre respektive.
Shumë artistë shqiptarë, nëpër botë, kanë lëvruar artin e tyre të bukur, duke depërtuar në ndjeshmërinë e shpirtit të publikut dhe duke dhuruar emocione dhe gëzim të papërshkrueshëm. Arti është ushqimi i shpirtit, i cili ka fuqinë magnetike për të na çuar peshë dhe për të na dërguar të jetojmë një botë krejt tjetër optimiste, me ngjyra, me pozitivitet dhe energji. Arti ka fuqinë të shpërthejë ato skuta të fshehura të mendjes, që kanë aftësi të çlirojnë atë energjinë e cila të shtyn të bësh gjëra të bukura, që nuk i kishe menduar më parë. Arti është hyjnor, profan, i cili e vendos trurin në një lëndinë me gjelbërim, ndërsa drita e udhëheq drejt së panjohurës, ashtu siç shpirti e dashuron qenien dhe universin; është frymë, jetë, dashuri, ngjyra, emocion! Atë e praktikojnë njerëz guximtarë, që arrijnë të shkojnë përtej imagjinatës të së përditshmes, duke jetuar pafundësinë e së bukurës. Qëllimi i artit është të pastrojë pluhurin e jetës së përditshme nga shpirtrat tanë, thotë Pablo Picasso. Por, çfarë e bën bashkë artin me mjekësinë?
Estela Ruka, me profesion mjeke stomatologe, ka emigruar për më shumë se tre vite në Nju Jork, në kryeqendrën e botës, dhe si shumë shqiptarë e ka gjetur shumë shpejt veten. Vajza nga qyteti i njëmijë e një dritareve, ka arritur që në profesionin e saj si mjeke, të cilin e ushtron edhe në SHBA, t’i bashkojë qenies së saj edhe artin pamor të pikturës. Pasi e ka ushtruar hobin e saj në kohë të lirë, Estela ka vendosur të grumbullojë punimet e saj dhe të hapë një ekspozitë në muajin shtator, në Nju Jork. Stili i saj është abstraksioni, pasi ajo i jep mundësi lexuesit të shkojë përtej mendimit dhe imagjinatës, duke i lënë hapësirë të kuptojë pikturën sipas dëshirës së shpirtit. Ajo thotë se piktura i jep qetësi, shkarkon stresin dhe e ndihmon ta shikojë jetën veç me ngjyra. Në një bashkëbisedim, Estela rrëfen emigrimin drejt SHBA-ve, profesionin si mjeke dhe hobin e saj, pikturën. I urojmë suksese dhe frymëzim për më shumë punime të bukra për syrin e shpirtit.

-Përshëndetje Estela! Emigrimi është një plagë e madhe për Shqipërinë, pasi në çdo vend të botës do të takosh shqiptarë që flasin shqipen e bukur, të cilët kanë ndërtuar folenë e tyre të dytë, me shumë mundim dhe sakrificë. Me dhimbje duhet ta pranojmë se ajka e Shqipërisë janë larguar për arsye që dihen tashmë, ndërkohë që me intelektin e tyre mund të rindërtonin atdheun, duke hedhur çdo ditë një gur themeli. Çfarë ju bëri të largoheni nga Shqipëria, dhe si keni arritur të gjeni veten e të integroheni në një shtet të ri, me një kulturë ndryshe?
Përshëndetje, e dashur Eneida! Një pyetje të tillë ka mundësi t’i përgjigjem gjatë e gjerë, pasi tē gjithëve besoj se na dhemb emigrimi, por po i bie më shkurt dhe po ju them se, kurrë s’e kam dashur emigrimin, kurrë s’kam dashur të largohem nga vendi im i bukur, me gjithë problematikat që ka. Kur të tjerët largoheshin nga Shqipëria, unë fillova studimet e larta në Mjekësi, në vitin 1992, Dega Stomatologji. Me këmbënguljen e madhe që të bëhesha dikush profesionalisht dhe t’i shërbeja vetes e familjes, por, sigurisht, dhe vendit tim më mirë. Unë kam vetëm 3 vite e gjysëm që kam emigruar në SHBA; kjo u mundësua nga bashkimi familjar me prindërit, të cilët janë qytetarë amerikanë. Meqë m’u dha kjo mundësi, vendosa të vij për të shkolluar vajzën në të Mesmen, ndërsa në të Lartën këtë vit. Nuk mendova shumë për veten, megjithëse, sapo erdha, gjeta punë në një klinikë dentare.
-Ju jeni me profesion mjeke-stomatologe, të cilin e ushtroni tashmë edhe në Nju Jork, në shtetin ku jetoni. Sa e vështirë ka qenë për ju të përshtasni profesionin tuaj, me kushtet e reja, në një vend të ri, me kulturë dhe gjuhë tjetër?
Profesionalisht, dua të theksoj se mjekët shqiptarë janë tepër të përgatitur, pasi në Shqipëri edhe sot klinikat dentare punojnë me teknologjinë e fundit, ndërsa në USA jo të gjitha klinikat janë të pajisura me teknologjinë bashkëkohore. Për mua nuk ka qenë e vështirë ta gjeja veten në profesionin tim, sa për gjuhën dua të theksoj se gjyshi im ka shkruar një fjalor Anglisht – Shqip, të cilin e botuam në demokraci dhe u shkruajt në kushte buru të Burrelit. Njerëzit e kulturuar dhe intelektualët shqiptarë, e kanë mësuar dhe ushtruar anglishten, (si dhe gjuhë të tjera) shumë e shumë vite më parë, do të thosha. Lulëzimi i gjuhëve në Shqipëri ka qenë shumë më parë, se në kohën e Zogut. Si rrjedhojë, anglishtja, për mua ka qenë detyrë shtëpie që nga prindërit e mi. Kultura e popujve me pak fare ndryshim është pothuajse e njëjtë, sigurisht ndryshojnë traditat, dhe, për mua, më të bukurat janë ato shqiptare.
-Estela, unë doja të ndalesha te pasioni juaj për pikturën. Cila është ajo pikë konverguese, që ka bërë bashkë në një qënie të vetme, mjekësinë dhe artin, te ju? Si e keni zbuluar pasionin për pikturën, dhe sa e rëndësishme është për ju, lëvrimi i fushës së artit?
Arti, te unë, pothuajse ka lindur bashkë me mua, jam marrë me aktivitete artistike që në moshën 7 vjeçare, ku më pas spikata si soliste vallesh, prezantuese e këngëtare në Ansamblin “Mirëdita”. Për mua, arti është jetë ku gjej të bukurën! Mësimet e para në pikturë i kam marrë që në shtëpinë e pionierëve; gjithmonë kam dashur ta ushtroj, por impenjimet e ndryshme e të shumëllojshme nuk më jepnin kohën e duhur. Me ardhjen në USA, ndryshoi një pjesë e madhe e rutinës sime, në pasditet e mia mendova të ushtroj pikturën si diçka e parealizuar brenda meje. Fillova të pikturoj, sidomos në kohën e covid-it, ishte jo vetëm një punë e bukur, por dhe një terapi e shëndetit mendor për të kaluar stresin që përjetonim. Unë e zhvillova pikturën, duke pare video në Pinterest për teknikat, dhe zgjodha teknikën time atë, që më pëlqente më shumë.
-Në cilin zhanër artistik do ta klasifikonit stilin tuaj të të pikturuarit?
Zhanri im është abstraksioni, që do të thotë të tejkalosh mendimin që jep në pikturë, për të lënë shikuesin të mendojë dhe gjejë, sipas mënyrës së tij, kuptimin e pikturës. Nënvizoj këtu se nuk më pëlqejnë punët abstrakte, që shfaqin vetëm ngjyra pa kuptim, si te disa piktorë që shohim rëndom. Çdo pikturë absrakte duhet të ketë mendimin brenda, që mund të zhvillohet në artin pamor. Abstraksioni për mua është më i bukuri. Në lidhje me Stomatologjinë, piktura ndihmon shumë, sepse dentistja në vetvete është shkencë plus art. Nëse do zgjedhim dhe krahasojmë ngjyrën e bardhë, për të përshtatur ngjyrën e çdo pacienti. Dentisti duhet të ketë idenë e ngjyrave, të bardhë me pigment gri , të bardhë në blu, të bardhë në të verdhë, në kafe, etj.
-Cili është piktori juaj i preferuar, që ju frymëzon?
Ka shumë piktorë që mua më frymëzojnë, që nga ata klasikët e deri te miqtë e mi piktorë. Por mua më frymëzojnë ngjyrat dhe gjetja e tyre, përshtatja me njëra-tjetrën, e cila është gjysma e punës në pikturë. Unë kam zgjedhur të jem vetvetja në pikturë, duke qenë shumë optimiste si natyrë luaj me ngjyrat në atë mënyrë që t’ju përcjell optimizëm shikuesit, dhe pse gjendja e një pikture mund të jetë melankolike, dua të shihet në aspektin pozitiv.
-Piktura përcjell gjendjen emocionale apo dëshirën për ta parë veten dhe botën me sytë e shpirtit. Cila do të ishte tabloja e jetës suaj?
Tabloja e jetës sime në pikturë është optimizmi i përcjellë midis ngjyrave, gjetja e të bukurës midis njëmijë halleve që mund të sjellë jeta, dhe ideja për të ecur përpara për të mos u dorëzuar në asnjë moment të vështirë të jetës. Të bukurën duhet ta shohësh që në momentin kur lind dielli, e të jesh falenderus për çdo ditë që Zoti të mbush me frymë. Te një lule e çelur, te gjethet e vjeshtës, edhe te dëbora që zbardh në kohën e vet. Unë shpesh shkruaj dhe poezi për të gjetur veten në fushën e artit. Kam botuar dhe një libër me poezi, të cilin e kam titulluar “ Poezi në Laminor”. Pra, nota në të bukura.
-Ju, në muajin shtator do të hapni ekspozitën tuaj në Nju Jork. Është e parë ekspozitë për ju, që do të hapet në kryeqytetin e botës. Çfarë do të thotë për ju, realizimi i këtij projekti?
Duke qenë se në këto 3 vite punimet e mia janë bërë shumë dhe janë pëlqyer edhe nga miqtë e mi, shikues apo profesionistë, me të cilet konsultohem herë pas here, mendova të hap një ekspozitë në Nyack, salla m’u dha në muajin shtator (shpresoj që deri atëherë, mos të ketë ndryshime), sigurisht duke menduar situatat në të cilat akoma ndodhemi të covid-it. Sigurisht që është e para ekspozitë, por me këtë, dua t’ju them se nuk ka rëndësi se sa vjeç je, unë sapo kam mbushur 57 vjeç, rëndësi ka që të kesh projekte dhe dëshira e ëndrra në vetvete dhe një ditë t’i bësh realitet.
-Si e shihni veten në të ardhmen, në kuadër të pikturës?
Piktura është një nga zhanret e artit që unë pëlqej shumë. Besoj se lidhja ime me pikturën do jetë e gjatë , derisa duart të më punojnë. Gjej veten bukur në të, dhe ju fal gëzim dhe kënaqësi edhe të tjerëve .
-Estela, të uroj suksese në ekspozitën tuaj. Do të dëshiroja të ndanit një mesazh të shkurtër për lexuesit, në formë këshille zemre.
Ju faleminderit për intervistën! Dua t’i them lexuesit, se populli shqiptar është një nga popujt me gjuhën dhe kulturën më të lashtë të botës, se kultura jonë është e larmishme, se dëshira për të ecur në jetë nuk duhet të shterojë, pavarësisht moshës, se ta shohësh jetën me optimizëm është në favorin tënd dhe të shoqërisë. Çdokush duhet të gjejë veten në bukurinë e gjërave të vogla për të kuptuar se ku do të shkojë me realizimet e mëdha. Mos u dorëzoni kurrë!

Arbana Xharra
Leni Erdoganin mrena e kqyrni qysh kane me iu hek vizat. Ska te beje korrupsioni e as kriteret tjera qe eshte thene se do te ndihmojne ne liberalizim te vizave, hic me pak nuk jane te korruptuara vendet tjera te rajonit. 5 vitet e fundit, secili sherbim i sigurimit ne vendet e Evropes ka shpalle Kosoven ne raportet e tyre si qendra qe distribuon xhihadizmin ne Evrope (s’ka tri jave qe nje raport te tille e publikoi fedpoli zviceran). A mos deshet qe ktyne elementeve tu japin viza?
Jepni leje per ndertimin e xhamive politike ne midis Prishtines e pritni te beheni pjese e Evropes! Kete politike e kane nise qeverite e shkuara dhe kjo qe eshte tani po e vazhdon. Vuçiçit i thone s’ka me njeren kembe ne Rusi me tjetren ne Evrope. Neve s’na thone kaq hapur por na bejne edhe ma keq se Serbise.
Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke, që me të madhe po përhapen në mendësinë e një pjese të besimtarëve islam në Maqedoninë e Veriut.
Xhamia Salafiste e Kumanovës
Pushtuesit bashkë me ideologjitë dhe ushtritë e tyre, sjellin edhe frymën që imponohet si rend i ri shtëpiak, ndaj të cilit duhet të binden ata që pushtohen. Kështu ndodhi edhe me ndërtimin e faltoreve në viset e pushtuara shqiptare- jo gjithaq për nevoja të besimtarëve, sa për të demonstruar fuqinë e ndikimit dhe të pushtimit. Kjo logjikë e këtyre paternalistvë fetarë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë prezente edhe sot e kësaj dite në viset shqiptare. Kudo që të shkosh të bien në sy faltore të reja, në vende publike e tepër frekuentesuese, madje edhe përballë shkollave e universiteteve.

Gati të gjitha faltoret e periudhës postkomuniste janë të sponzoruara nga jashtë, ndërkohë që donatorët mund të dallohen lehtësisht, sepse secili prej tyre ka imponuar stilin e vet. Bien në sy sidomos xhamitë karakeristike arabe e turke, të cilat edhe pse dallohen për nga stili i ndërtimit, ato sërish kanë të përbashkët një element: minare të larta, ndonëse sipas silamit nuk preferohen, sepse nuk kryejnë ndonjë funksion shtesë, pasi që mjaftonë altopralantët, në të shumtën e rastit madje me efekte shurdhuese për veshin e njeriut. Në të gjitha librat e shenjtë fetarë transmetohen fjalët e Zotit i cili ka thënë: hani e pini po mos e teproni me shpenzime të kota. Kjo vlen edhe për xhamitë luksoze, të cilat nuk po ndërtohen për të plotësuar nevojat e besimtarëve, por për të imponuar një dominim nga jashtë.
Ndërtimi pa kriter i xhamive, tash më është shndërruar në fenomen. Kjo bie në sy sidomos në vendanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku qarqet antishqiptare po tregohen tepër të zellshëm në deformimin e kodit kulturor etnik të shqiptarëve. Ata po stimulojnë në forma të ndryshme radikalizimin e besimtarëve, duke ua shpërla trurin dhe duke shortuar tek ata ide që biejnë ndesh me kulturën autoktone shqiptare. Paralajmërimi me kaq pompozitet e ndërtimit të një xhamie në Prishtinë, që do të jetë e përmasave gjikane, flet për devijimin e kursit civilizues të shqiptarëve dhe futjen e tyre në axhenda të dyshimta.

Ky fenomen çoroditës po rrënjoset edhe me ndihmën e strukurave të caktuara shtetërore maqedonase. Shtrohet pyetja: si ka mundësi që shteti të jep lejen e ndërtimit një xhamie të sapolëshuar në përdorim në Kumanovë, bie fjala, për të cilën edhe zogjtë e malit e dijnë se ajo është fole e radikalëve selefistë, dhe nga e cila përhapet urrejtja ndaj besimtarëve tradicional?
Si ka mundësi që kjo xhami të ndërtohet mu përballë Universitetit shqip, për të cilin janë bërë aq shumë sakrifica? Ku janë intelektualët, pedagogët, studentët? Pse heshtin, pse e ulin kokën para mjekrroshave? A është vallë rastësi kjo futje e axhendave radikale islame në jetën e shqiptarëve, të cilët përpos halleve të varfërisë po ballafaqohen edhe me këto prurje të rrezikshme nga shktetëtirat e mendore të Lindjes?
Nuk është vështirë të kuptohet se ideatorët e ndërtimit të kësaj xhamie të dyshimt në Kumanovë, qëllim më vete kanë që të imponojnë një jetë paralele fetare tek shqiptarët dhe në anën tjetër të relativizojnë rëndësinë e universitetit shqip. Me këtë ata duan t’u japin material qarqeve të caktuara që duan t’i paraqesin shqiptarët si popull radikal dhe joevropian. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke që me të madhe po përhapen në mendësinë e një pjese të besimtarëve islam në Maqedoninë e Veriut.

Si është e mundur që shteti të mos e dijë se nëpër xhamitë e tilla vijnë ligjerues nga shtresa më radikale e imamëve në viset shqiptare?
Si është e mundur që shteti të bëhet kaq tolerant ndaj një ngehine të tillë e cila është më shumë se xhami, për arsye se ka një infrastrukturë përcjellëse me park, lojëra fëmijësh, oda për ndeje dhe ca gjëra joshëse për vizitorët. Kjo xhami ka një enterier përrallor. Vetëm me abazhuret e saj mund të ndërtohet, bie fjala, një çerdhe fëmijësh aq shumë të nevojshme në vendbanimet shqiptare të Kumanovës.
Se sa kjo xhami po shërben si magnet për tërheqjen e besimtarëve radikal, majfton të shikohet luksi i makinave e motorëve që ata parkojnë aty përpara dhe zëjnë rrugën e kalimtarëve, sidomos ditëve të premte. Mjafton të shikohet përulësia e këtyre çunave me mjekrra të çrregullta ndaj imamit Sadulla Bajrami, një eksponent tepër i dyshimt i radikalizmit fetar, i cili s’është asgjë tjetër pos një instalacion i shërbimeve antishiptare.
Bazuar në doktrinën fetare islame shumë qartë shpjegohet se një popull besimtar i devotshëm duhet vet t’i ndërtojë faltoret e veta, e jo ato të ndërtohen nga të huajt dhe nga burime të dyshimta finciare. Zoti, sipas kësaj doktrine, më përpara do të pranonte lutjet në një faltore të ndërtuar vet nga besimtarët, madje edhe me dërrasa, se san ë një faltore që shkëlqen nga luksi i rremë me burime të dyshimta financiare.

Shqiptarët e besimit islam duhet t’iu ikin skemave mentale të serbëve, të cilët në filozofinë e tyre pansllaviste kanë parullën “ku ka një varr serbi, aty sërbi duhet të jetë”, parullë kjo që me dredhi po përdorët edhe nga donatorët e xhamive, të cilët po pretendojnë se aty ku është ndëruar një xhami në stilin turk, apo arab, aty jeton edhe popullatë turke apo arabe.

Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Të rinjëve të posamartuar iu caktohen rregulla të reja në raport me familëjarët tjerë, ku zakonisht nusja e re përshëndetet nga distanca, kurse dhëndrrit pas disa muajve i lejtohet të martohet edhe me një grua tjetër, madje edhe brenda familjes së gjerë. Shumica e frekuentuesve të këtyre xhamive, siç është ajo që drejtohet nga imami Sadulla Bajrami në Kumanovë, kanë probleme në familjet e tyre, dhe zakonisht ata ose nuk komunikojnë me prindërit e tyre, ose mundohen të imponojnë rregulla të reja që lidhje s’kanë me islamin tradicional dhe me kodin etno-psikologjik të shqiptarëve.

Nëpër xhamitë e tilla rekrutohen besimtarë të cilët duhet të kundërshtojnë çdo rregull që ekziston në familjet shqiptare. Nga aty dalin edhe vendimet se a duhet të dilet apo jo në zgjedhje dhe kujt duhet dhënë votën.Prandaj këtu mund ta ketë burimin heshtja e partive politike para këtyre fenomeneve degraduese në shoqërinë shqiptare, sepse radikalizmi islam prodhon një kontigjet të madh votash me të cilat dikush bën karrierë politike, e dikush është i detyruar ta braktis vendin nga paperspektiva.

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar! – YouTube

Murana e Gjergj Kastriotit ne Prizren

Nue Oroshi gjat nje sesioni shkencor
Shkruan: Nue Oroshi, historian
___
Mijëra shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora e madhe atdhetare më kanë shkruar këto ditë me shqetsimin se çka po ndodh me kërkesën e Muranës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.Meqenëse kanë kaluar një vit e gjysmë dhe ende nuk është marrë një vëndim i prerë nga institucionet e Kosovës ato komunale si dhe ato qendrore për lejimin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren për opinionin e gjerë shqiptar e bëj një sqarim lidhur me ecurinë e procedurave ligjore se ku kanë shkuar deri më tani çështja e procedurave të këtij projekti.Me sugjerimin e Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren për ta dorzuar edhe një kërkesë të re Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor këto ditë i përgatita komplet projektin. Këto materiale i kompletova dhe dje përfundimisht i dorzova dosjen e kompletuar. Bëra një takim me drejtorin e kësaj drejtorie z.Pranverim Berisha i cili më priti mirë dhe më premtoj se së shpejti Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do ta përcjellë projektin e Muranës, tek institucionet përkatëse të nivelit qëndror në mënyrë që të mirret një vendim i prerë rreth këtij projekti gjithëkombtar.Tani është çështje javësh kur do të mirret vendimi.Institucionet e Kosovës në këtë rast janë në mes të dy zjarreve.Të mbesin shqiptar dhe ta ruajnë historinë shqiptare apo të tjetërsohen në turq dhe të kalojnë në mbrojtje të pushtusve osman.

Pra, edhe në këtë rast është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike dhe politike në mes të përkrahësve të Gjergj Kastriotit dhe atyre të Sulltan Mehmetit e Sulltan Muratit.Se cili orientim politik do të ngadhnjej do te shihet shumë shpejt. Por një duhet të dihet se nese mirret një vendim negativ për ndalimin e mosrealizimit te këtij projekti kombëtar, akterët që marrin këtë vendim nuk munden ta quajnë vehtën shqiptar por janë tjetërsuar komplet në Turq dhe kanë zgjedhur vijën e tradhtisë kombëtare.

Sulltan Mehmet Fatihu- I tmerrshmi, njeriu që e pushtoi Kostandinopojën dhe që me emrin u ndërtuan dhe emruan disa xhami në territorin shqiptar (arbëror) . Një pjesë e shqiptarëve të muslimanizuar, megjithëse ky njihet si ushtrues i gjenocideve të shumëta ndaj shqiptarëve dhe rrënues deri në themele i një varg qytetesh shqiptare, sikurse edhe i Shkodrës, këtë e konsiderojnë hero që ua ka sjellë islamin “famëlartë”, pavarësisht pushtimeve të tij mizore.
***
Në këtë rast Shoqata “Trojet e Arbrit“ do ta vazhdon luftën në variantin tjetër që do t’iu bëhet me dije qytetarve shqiptar pasiqë të mirret vendimi.Vërtetë është e dhimbshme kur vjen puna deri aty dhe je i detyruar të luftosh natë e ditë për të mbrojtur historinë, traditën dhe atdhetarizmin shqiptar. E shpesh ankohemi se nuk na pranonë Evropa, po na qorton Amerika dhe harrojmë t’ia bëjmë pyetjën vetvetës se ka po shkon liburnia e orientimit politik shqiptar.
Shqiptarët duhet të deklarohen qartë se a janë me Europën e Amerikën apo me Turqinë, Serbinë dhe Rusinë.
Rrugë të dytë nuk ka. Më befasoi edhe një telefonatë nga një politikan i lartë gjerman që mirrët me çështjen e Kosovës dhe që ma bëri dje, i cili me pyeti në mënyrë konkrete se si qëndron puna rreth këtij projekti. Uroj që ky projekt të kryhet me komunikime ndershqiptare dhe mos të vij puna deri aty sa kjo çështje të internacionalizohet edhe në Berlin, Bruksel, Londër e Washington dhe qendra tjera të mbrojtjes se shqiptarizmës.
Si do që të shkoj puna lufta për mbrojtjën e identitetit shqiptar dhe vlerave kastriotase nuk do të ndalet asnjëherë.
Vërtet në këtë kohë ka shumë mundësira për tu informuar edhe për të kaluarën. Kemi antropologji, arkeologji, histori, gjuhësi, letërsi, fotografi, gjeografi, shkenca të degëve të ndyshme etj. Plot të tilla, por unë sot zgjodha të bëj një monolog me ju, për të demaskuar shpifjet e mashtrimet e shtet‐kishës ortodokse greke. Më besoni, këto që do lexoni, i kam trajtuar me fakte kohore dhe me personazhe reale në 13 librat e botuara.
Fillojmë:
I.- Dy realitete që shquhen dhe flasin shumë:
“a).-Shumerët, pellazgët, thuhet se kanë ardhur mbi 5,000 vjet më parë në Gadishullin e Ballkanit;
b).- Ndërsa ekzistenca e thesprotëve, siç thuhet, rezulton që nga periudha paleolitike (100.000 – 30.000 vite).
Studiuesit e ekipit hollandez, mbas kërkimeve në Thesproti, kanë arritur përfundimin se: “Në të vërtetë, artefaktet e patinuara PS 3 duket se janë tipologjikisht më të vjetra se mezoliti (paleoliti i mesëm?).
Këto dy periudha, ajo paleolitike e fiseve thesprote e kaone dhe koha e ardhjes së pellazgëve e shumerëve në gadishullin tonë, e bëjmë të domosdoshme një qendrim shkencor lidhur me autoktoninë e tyre, nëse ishin vendas, apo vendas-pellazgë. Në rastin e periudhave të paleolitikut, duhet analizuar dhe konkluduar të paktën në dy drejtime:
● A duhen pranuar të dy rastet për vendorigjina të veçanta të thesprotëve dhe pellazgëve?”
● Nëse pellazgët dhe thesprotët ishin dy popuj të ndryshëm, apo në ato periudha, ku dëndësia e banorëve për k/m2 ishte tepër e rrallë (vogël), dhe shtrirja pellazgjike nuk kishte dallime të tilla për vendndodhjet?. (Kujdes, mos u ndikoni nga disa shkencëtarë, apo akademikë, qofshin dhe shqiptarë, kjo sepse ata kanë shkruar subjektivisht dhe jo objektivisht). Kujtoj këtu, për të ndihmuar se gjeografi i lashtë Straboni në udhëtimet e tij në fund të erës para Krishtit, ka deklaruar se në Thesproti, ka takuar me banorë pellazgë.
Në librin: “Njohuri historike për Thesproti/ Çamërinë, botim i vitit 2014, kam shkruar: “Për një përgjigje përfundimtare shkencore, veç hulumtimeve të gjithëllojshme, duhet të besojmë dhe tek analizat e ADN-ve, nëse ndërkohë do të kenë efekte shkencore edhe për periudhat e hershme (fq.15-16).
Koha në vite ecën me shpejtësi, bashkë me ‘të nuk rrinë duar kryq kërkimet shkencore dhe aktualisht janë kryer edhe disa analiza ADN, të cilat vërtetojnë rajonin e prejardhjes.
Lidhur me përkatësinë etnike të rajonit të Thesproti/Çamërisë, nga historia e lashtësisë
është një hartë ku janë shënuar 8 emrat e vetme të qendrave të banuara që nga antikiteti: Mavromati (Sajadha); Kephlochori (Mourgan-Çamanta); Gitana (në afërsi të Filatit): Dolani: Rizani (Rrëzanji); Elea (Valiani i sotëm); Marmara (më në jug të Valianit); dhe Dymokastro ( Arpica e sotme).
Dokument tjetër shkencor që flet për lashtësinë e zonës dhe të banorëve, janë pamjet e varrezave të zbuluara nga gërmimet arkeologjike të “LB EPKA” në vitin 2008, në fshatin tim të lindjes Rrëzanj (Rizian). Atje thuhet: “Riziani Parapotamou. LB EPKA, raporton gërmimin e një funerali peribolod në përdorim, që ngashekulli IV deri në shek.II para Krishtit…” Në material thuhet: “Agios Georgios Thyamidos is also a Palaeolithic finds”. Në shqip: “Riziani është gjithashtu një gjetje paleolitike” (Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë. Bot. Viti 2014, fq.38,39, 40,41- FD).
Para se të informoj për përkatësinë etnike të banorëve rajonalë, bazuar edhe në analizat e ADN-ve; do të bëj të njohura disa shpifje, mashtrime dhe epitete që shteti ortodoks grek i ka bërë banorëve të rajonit të Çamërisë para dhe pas gjenocidit (spastfimit etnik). Si të njiheni me ‘to dhe me rezultatet e analizave të ADN-së, do ta kuptoni se sa qesharake janë akuzat dhe sa me pak mend këkojnë të mbrojnë masakrat antinjerëzore të kryera, të paktën brenda një shekulli. Të jem i sinqertë habitem me informacionin shumë të vakët që shfaqen studiuesit, historianët dhe politikanët grekë, të këtyre 200 viteve të shtetit grek. Dihet që bota e krishterë, grekëve u ka veshur xhubletën e dijeve dhe kulturën e lashtë të periudhës helene. E kanë ngarkuar të “shkretin” shtet të sotëm grek, me një barrë tepër të rëndë sa që nuk e mbajë dot, u përthyhen këmbët nga barra (ngarkesa). Dhe kjo që thashë vërtetohet me teorië e tyre, lidhur me tjetërsimin e origjinës së çamëve. Disa prej të cilave po i rendis në vijim:
1-. Deformohen fjalët e Plutarkut, i cili thotë: “tre fiset, thesprotët, kaonët, mollosët, ishin fise greke, jo në kuptimin etnik”; grekët e kojës dë re, këtë thënie e shprehin: “tre fiset kryesore epirote, janë fise greke”.
2.- Në vitin 1205 Michael Duka Komneni dhe
III Alexios Angelos themeluan Despotatin e Epirit, sunduan rajonin deri në shek. XV. Rajoni shpejt u bë shtëpia e re e refugjatëve nga shumë grekë (lexo=ortodoksë turq) të Konstandinopojës etj (midis tyre dhe 7 familje të pasura krishtere, të cilat u vendodën në Janinë. Për atë veprim Michaeli u përshkrua si një Noeut i dytë, pasi i shpëtoi nga përmbytjet Latine”. Ndërsa nuk flitet për banorët vendas, të cilët ishin kaonë dhe thesprotë autoktonë, të besimit katolik dhe gjuhën e tyre, gjuhën që njihet: “proto gjuhë”.
3.- Mizoritë që ndodhën kundër popullsisë çame, qëllimisht nuk janë përmendur në ndonjë dokument zyrtar grek, as tek ato konfidenciale mes organeve administrative greke. Kjo tregon se “Çështja Çame” është e mbyllur për shtetin grek dhe dëshmon planet për çrrënjosje të plotë të ndonjë dëshmie a dëshmitari të asaj kohe, mbushur me vepra ç’njerëzore.
4.- Disa vjet pas dëbimit të dhundhëm, nga pala greke çamët u cilësuan: “Pasardhësit e rremë-bashkëpunëtorë të djeshëm me forcat pushtuese dhe kriminelët e luftës së sotme, të shefave të bandave komuniste”. Pasardhës të rremë, kështu i quanin historianët grekë, por kjo shpifje u kuptua më vonë që dëmtonte interesat territoriale të ortodoksisë greke, prandaj devijuan rrugën dhe i quajtën “çamët grekë të lashtë” (siç do shihet më poshtë). Ndërsa cilësimi “kriminelë të luftës së sotme të shefave të bandave komuniste”, ishte shpifje sepse dihet se shefat komunistë për çamët, veç trajtimit të tyre të dotës së tretë, sajuan edhe grupin tradhëtar të Teme Sejkos. Ku vranë dhe burgosën gjithë intelektualët çamë në Shqipëri. Ndërsa si “pasardhës të rremë”, kuptohet se gjoja çamët nuk janë pasardhës të fisit thesprotë. Akuzë që e sqaroj edhe me titullin e këtij shkrimi: “Autokton edhe me ADN”.
5.- Çamët i kanë cilësuar sipas teorive: “për një tendencë natyrale kriminale”. Kjo për të justifikuar spastrimin e përgjakshëm të minoriteteve, që grekët kishin kryer.
6.- Shkatërrimin ekonomok të çamëve. gjatë dy luftërave Botërore dhe Ballkanike, lapsaxhinjtë grekë e argumentonin gjoja se: “ishte rezultat i përtacisë së çamëve”, harrojnë se ata çamë jetonin atje para grekëve. Nuk e them për përçmim, por deri vonë, në bujqësi, blegtori dhe në ndërtim shërbenin argatët grekë tek çamët; po ashtu grekët justifikoheshin se “mos arsimimi i çamëve”, ishte: “rezultat i mos pëlqimit të arsimimit prej tyre”. Bëjnë sikur harrojnë që shteti grek, ai otoman e bizantin, u a kishin ndaluar jo vetëm shkollat në shqip por dhe të folurën (gjuhën shqipe). Nëse ndokush nuk e di, informoj se edhe sot shteti grek, për të mos u dënuar për krimet e kryera, thërret me drithërima se “Çështja Çame nuk ekziston”. Ndërsa për shqiptarët ortodoksë (çamët), të cilët i quan grekë, u a ka ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe. A nuk është për tu tallur me pretendimin grek se “çamët nuk e pëlqenin arsimimin”?. Unë jam i qartë, madje edhe pse këto marrëzira greke, gjejnë përkrahje nga BE-ja. Po. Grekët vitet e fundit hapën shkolla, por ishin shkolla që t’u mësonin gjujën greke, jo gjuhën e mëmës.
7.- Shkrimet greke theksonin se: “Shumica e komunitetit mysliman çam nuk kishin asnjë ide të origjinës së tyre etnike, apo preferencat e tyre nuk kalonin përtej përkatësive fetare lokale dhe e konsideronin veten thjeshtë myslimanë. Një manipulim që bie poshtë lehtësisht, vetëm duke lexuar historinë në shekujt 14-15. I harrojnë princat shqiptarë, Pjetër Losha, Gjin Bua Shpata, Zguro Bua Shpata, Murik Bua Shpata, Gjon Zenebishi, dhe të tjerë më pas, si diplomati Abedin Dino, At Stathi Melani, rektori Hasan Tahsini, heroi i populit Ali Demi, etj.
8.- Dredhi greke ndodhën edhe me shkëmbimin e popullsive sipas besimit fetar. Megjithëse u vendos ndërkombëtarisht për mos këmbimin e çamëve, pasi u vërtetua se ishin etnikisht shqiptar. Kaklamanos premtoi se “shkëmbimi i detyrueshëm nuk do të zbatohet për myslimanët me origjinë shqiptare”. Më pas shtuan se kjo masë do zbatohej kur çamët të provonin origjinën e tyre etnike në mënyrë që të mbeteshin në Greqi.”. Sipas vendimit grek, i cili u prezantua në administratën lokale në Epir, nga vetë Venizelos, tjuhej se mund të qëndrojnë në Greqi vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri, ose baballarët e të cilëve janë lindur në Shqipëri, duke i përjashtuar kështu çamët e mirëfilltë të rajonit të Çamërisë”. Kjo në mënyrë tinzare, synonte të justifikonte se rajoni i Çamërisë ishte tokë vetëm greke dhe jo shqiptare etnikisht.
9.- Grekët kanë ecur me strategji, jo kuturu. Ata para masakrave (1944-1945) banorët çamë të Thesprotisë i trajtonin “turq”. Ky cilësim ishte i qëllimtë, gjoja u bëhej trajtim i diferencuar sepse ata ishin myslimanë, të detyruar për shkëmbim.
Sa e thjeshtë, po aq e pa korigjueshme është për shumë popuj dhe shtete nocioni se po je ortodoks – je grek; dhe po je mysliman-je turk. Ndërsa mbas masakrave, gjenocidit dhe dëbimit tërësor të banorëve autoktonë, pala greke filloi të zëvëndësonte cilësimin “turq”, me teori më të qarta e mbizotëruese duke mbëdhtetur teorinë e origjinës greke të çamëve myslimanë. Arësyet e zëvëndësimit të teorive për origjinën e çamëve ishin dhe janë të janë djallëzuara, konkretishtt :
● Nëse çamët trajtoheshin të origjinës greke, rrjedhimisht dhe tokat e Çamërisë kishin historike thjeshtë vetëm greke. Prandaj ata u kujtuan dhe, mesa duket e kuptuan se teoria për ti quajtur “turq” ishte qesharake, ishte vetëm një budallallëk dhe dëmonte interesat e zgjerimit territorial grek, por ishte edhe e ezauruar.
●Duke qenë territor grek, shuheshin ambicjet nga ndonjë shtet i huaj kundërshtar për pretendime territoriale. Kështu sigurohej që tokat e rajonit të Çamërisë mbeteshin historikisht territore kombëtare greke. Ky ndërrim cilësimi për çamët, u jepte mundësi grekëve për të mbrojtur pjesën e pa përmbushur të zgjerimit territorial të ortodoksisë greke (një amanet i “Megalloidesë”). Kështu përcaktimet e pas eksodit vrastar grek, origjinën e çamëve të Thesprotisë e konsideruan: “Grekët e lashtë që tradhëtuan kombin e tyre me konvertimin në islam në shkallë të parë dhe duke identifikuar veten e tyre me një komb alien në sekondë”.
Të gjitha këto epitete që grekët i përdorën gjatë fushatës së spastrimit, erdhi koha ti përgënjeshtronin, por përsëri fusnin brenda sajes të reja. Kështu pas spastrimit, grekët i quajnë çamët myslimanë të origjinës greke dhe se gjuha e tyre na qenka gjuha “greko- pellazge”, ose “gjuha e folur lokale greke”. Siç shihet shtohet fjala greke! Kuptohet pala greke përgënjeshtron cilësimet e bëra duke i thënë ndryshe. Por këto ndryshime në qendrime, shpien në praninë e qënies së çamëve të etnisë shqiptare. Kuptohen dhe gënjeshtrat e palës greke. Ndalemi pak tek e folura çame, e cila është toskërisht por ka veçoritë e saj. Kjo e folur është gjuha e vjetër shqipe, ku nuk kishte dialektet gegë dhe toskë. Profesor Shaban Demiraj shkruan: “……gjuha e Buzukut (15 Mars 1499 – 9 Tetor 1577) është përfaqësuese e një faze relativisht të vjetër të evolucionit të shqipes, ku ndryshimet midis dialekteve të kësaj gjuhe ishin më të pakta se në gjëndjen e sotme”. Me këtë thënie kuptohet se dialektet gegë dhe toskë kanë lindur më vonë nga koha e Gjon Buzukut.
Nuk besoj se ka dyshime se këto teori, jo vetëm që janë tepër qesharake, madje ato tregojnë vërtitjet e sikletshme të palës greke, për të errësuar të vërtetën me spërdridhjet rrugaçore në favor të mbrojtjes së veprimeve antinjerëzore ndaj çamëve, të cilat ende nuk janë penalizuar.
“Çamët! Një komb alien në sekondë!??”. Sa të cekët në tjetërsime!!.Një epitet pa kuptim në jetën tokësore, i pamundur të konvertohet në sekondë!! Megjithatë këtë “budallallëk” na e thotë ortodoksia dhe demokracia greke, sigurisht e mbështetur edhe nga “demokracia e madhe Europiane!”.
10.- Sa shumë zhurmë, mendime, përcaktime vazhdojnë të humbin kohë nga mos pasja dëshirë për të pranuar një të vërtetë që e thotë Aristoteli: “Helenas, ishin popuj të origjinave të ndryshme dhe se pas një periudhe të gjatë kohe, filluan gjatë kohës Neolitike, për të formuar një kulturë dhe një gjuhë”. (Nënkuptohet një kulturë dhe një gjuhë nga secili popull-FD). Më duhet të theksoj se, sipas Aristotelit, origjinat e popujve “Neolitikë” janë të ndryshme si: afroaziatikë dhe indoeuropianë. Sipas këtyre nocioneve Aristoteli këshillon: “Kjo mund të jetë një grimë (grimcë, thërrime ose drudhe) e qartë se si gjërat ishin në vitet e herëshme”.
E përfundoj me shprehjen habitore: “Vallë pse dhe kush trembet kaq shumë nga njohja e vërtetë e historisë? Qofshin shtete apo besime fetare!?
Unë ndjehem shumë komod kur arrij të zbuloj apo lexoj diçka të sigurtë për të kaluarën e afërt, apo të largët historike për kombin, miqtë dhe veten time.
Kjo më bëri të kryej analizën e ADN–së, e cila vërtetoi se: “Jam 100 % me origjinë nga Ballkani jugperëndimor nga të dy prindërit e mi, që secili më ka dhënë nga 50 përqind”.
Nuk e di se ç’farë alibie tjetër do nxirret, mbasi me ADN-në time, banorët e rajonit Thesproti/ Çamëri rezultojnë 100% shqiptarë, 24 karat, kjo sepse unë jam njëri prej tyre!
___
Fahri Dahri, studjues, Tiranë
Më 25 qershor 2022

Florim Zeqa
Firmosja nga Besnik Bislimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, e cila ishte nënshkruar në vitin 2013 përkatësisht 2015, paraqet dorëzimin e ‘Qeverisë Kurti 2’ përballë Serbisë, i cili të njëjtën e kishte kundërshtuar fuqishëm në Kuvend, madje duke hedhur vezë dhe gaz molotovi në Kuvend!
Kushtetuesja të verifikojë rrëshqitjet e Albin Kurtit
“Unë nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta” (Albin Kurti)!
Prandaj, nuk ka nevojë që të dërgohet në Kushtetuese ‘udhërrëfyesi’, por Albin Kurti për verifikim të koncepteve dhe qëndrimeve prapa të cilave fshihet qëllimi i tij politik!
Çertifikimi i kompanisë ‘Elektrosever’ nga ZRE-ja (pronë e Republikës së Serbisë) për furnizim të energjisë në veriun e vendit tonë paraqet shtrirje të sovranitetit të Serbisë dhe humbje të sovranitetit të shtetit të Kosovës në pjesën veriore!
‘Elektroseveri’ i kundërshtuar para katër viteve nga i njëjti subjekt dhe lider politik nuk ka si të përkthehet ndryshe veçse dorëzim përballë Serbisë dhe nënshtrim përballë presionit ndërkombëtar.
Muaji i qershive apo udhërrëfyesi i lagur!?
‘Udhërrëfyesi’ për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nuk është produkt i “Qeverisë Kurti 2” por i atyre paraprake. Është produkt i marrëveshjeve të viteve 213-2015. E meqë është kësht Albin Kurti nuk ka të drejtë të marr përsipër autorësinë e një dokumenti që nuk është përgatitur nga ai, duke thënë, po citoj: “ne kemi bërë udhërrëfyesin më të mirë të mundshëm në këtë kontekst politik”, për shkak se të njëjtit dokument nuk i është shtuar asnjë pikë dhe asnjë presje!
Albin Kurti ka të drejtë dhe duhet që të merrë përgjegjësitë politike nga ardhja në pushtet, përkatësiht për nënshkrimin e marrëveshjes së ‘keqe’ siq e quante dikur si opozitar mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë eleketrike në veri të vendit, të nënshkruar nga vartësi i tij Besnik Bislimi ditë më parë në Bruksel.
Rrëshqitjet dhe huqjet e njëpasnjëshme politike të Albin Kurtit vërtetë janë bërë shqetësim për qytetarët e vendit. Nuk ka si të jetë ndryshe kur shkëlqimi dhe rënja e imazhit të një qeverie ndodhin brenda një viti!
Nuk mjaftojnë arsyetimet e kryeministrit me legjitimitetin më të madh qytetar “I kemi duart e baltosura, sepse e kemi gjetur shtetin e baltosur, e ne po mundohemi ta pastrojmë”!
Të gjithë i kemi të freskëta në memorien tonë qendrimet dhe premtimet e Albin Kurtit si opozitar, prandaj gëlltitja e ‘qershive të lagura’ lejohet vetëm në muajin qershor e jo më pas!
Qendrestarët nuk dorëzohen kaq lehtë!