Kreu Blog Faqe 1291

Sot, përkujtojmë 78-vjetorin e masakrave ndaj popullsisë Çame

0

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.

Masakrat ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.

Si pasojë e këtij gjenocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpërnguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve . Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjesëtarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944.

Intervista me Shpëtim Idrizin:

Çamëria ende qan plagët e hapura të gjenocidit grek/ Ja shkaktarët -Idrizi | Breaking Top News – YouTube

Kush është i çmenduri dhe kush është i hutuari ?

1
Lirim Gashi, Prishtinë
____
Kryeministri thotë se kemi rritje ekonomike dyshifrore.
Unë shoh vetëm rritje dyshifrore të inflacionit, çmimeve dhe femrave të mbuluara.
Madje disa produkte kanë shtrenjtim treshifror.
Gratis janë vetëm mbulesat e femrave të gatshme për t’u mbuluar.
Akoma më mirë :
Ato paguhen nga qarqet ekstreme islamike për t’u mbuluar dhe për t’ia përmirësuar Kosovës imazhin në Avganistan, Pakistan, Iran, Siri, Turkmenistan, Egjipt, Turqi, Palestinë e kështu me radhë.
Ndoshta kryeministri ka një rritje dyshifrore të fuqisë së tij blerëse, ndaj i duket se është rritur edhe fuqia blerëse e popullit.
Këtu padyshim i çmenduri ia bën atë punë të hutuarit.
Pyes veten se kush është i çmenduri në këtë rast dhe kush është i hutuari ?
Unë nuk i përkas as kategorisë së parë e as të dytë.
Unë mund ta shpalli vetëm fituesin dhe humbësin e kësaj gare pornografike.
A ka kush ndonjë përgjigje bindëse në këtë pyetje?
Vizat?
Kur të prodhojë bliri molla dhe kur të pijë Bin Ladeni në varr Coca Cola.
Merreni me mend se çfarë shifre të rritjes ekonomike do të na servonte ky Kryeministër, sikur rritja dyshifrore të ishte e vërtetë.
Lirisht shtonja dy zero prapa.
Vdisni nga inati me kokë të ulur po deshët, por unë gënjeshtres s’mund t’i them e vërtetë.

Në orgjinë kombëtare, opozita “si këngët e jevgjitit!”

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Çmenduria e turmave opozitare me një det dallgë shpifjesh, parlamentin e shtetit e kanë shndërruar për t’u tallur me popullin! Të gjithë thonë:
“Erdhi fundi!”.
Dardani moj rrënjë dalët?… Të qofsha falë? Ku janë trimat e çlirimit? Sot jemi në një ditë vere dhe kemi hyre zyrtarishtë në një verë të nxehtë politike, e cila ka tema të nxehta kryesishtë, siç është politika opozitare. Opozitarët janë më të lakuarit në jetën klasike.
Ku një komb rron si lypsar!… Parlament ku shitet “krimi organizuar” me kile, kërmë që qelbet në parlament. Marrëzia e tyre e thellë në tokën e ngrirë; thirrja në dyluftim makabër – nuk nxjerrin ujë por lang fekalesh…, që i vërviten rreth varrit me deputetë opozitar qenër; rënkimet poshtë e të vdekurit që poshtë dheut ngaqë s’ngrihet dot për t’u ndeshur me “armikun” shkjaun, vajtime të mdhërishme, mallkime, shpifjesh ngjethëse me përmasa kozmike. Ku gjëmojnë si këngët jevgjite – shkurt, një aksion i ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo dhjetra vjet, përbën materien poetike të këtij cikli të çmendurive.
Të impinjuar fare për atdheun. Opozita deshiron të mashtrojë popullin. A deshirojmë ne që kjo baltë të bie mbi ne! Opozita, xhanëm, kanë qenë edhe Rrush Banushët e opozitës. Nuk duhet vënë re, nuk është asgjë tjetër, por një kornizë simbolike në të cilën është projektuar një vizion simbolik i kohës së tyre. Nëna Dardani ka vite që u riskua – herë në Maqedoni (Debelldeja), herë në Serbi (Mitrovica), herë në Mal të Zi (Çakorri) e herë në Zajednica me Radojçiça e Vuçiça etj. Dardania gati është në pusë të thellë. Zërët tanë dhe zëri i disa aktivistëve janë si zërat e disa kanarinave në fund të pusit… po përpiqen të nxjerrin të vërtetën se Dardania po merrë fund, që të mos egzistojmë si shtet…
Në parlamentë, veç tjerash, në atë mjedis të ashpër (të kuvendit), gjeneralët e partive shtua edhe një doza e mizorive si dhe një mbishtresë shpifjesh. Askush të mos mungojë në këtë orgji kombëtare. Kjo ishte një skenë permanente konkurimi me këngët jevgjite, që mbeti i hapur dhjetëra e dhjetëra vite. Kjo është qendra e personazhve kryesor me tituj “gjeneralësh e komandantësh” të eposit mesjetar provincial, vendi prej nga ata nisen për avanturat e tyre politike në mes orgjive kombëtare e këngeve jevgjite.
Prandaj në kohen e tanishme janë opozitarët ata që bëjnë agjitacion e propagandë të madhe për shkatërrimin e plotë të Dardanisë. Ti pjellë katile nga kishe dalë? TI që ja morre nderin shqiptarit dhe që ia zhduke vlerat që kish. Ti i pabesi midis çakenjve. Ti amorali midis shkërdhenjve – në cilin rreth vallë të të fus? Erdhi kjo ditë ndoshta me dhëmbje. Sot Dardanai ndrron mish e lëkur që të mos ndërrojmë për katila e çakej të partive. Megjithëse populli i druheshin ashpërsisë së tradhtisë, nuk po e humbnin kurajën dhe po gëzoheshin që, nga çasti në çasti, këta të fundit duhej t’ia dorzonin Mitrovicën me Zajednicë Serbisë rusiste.
Sa herë që lexojmë për sulme që ndodhin kundër mazhurancës në çdo pjesë të parlamentit, opozitarët janë kurdoherë nxitësit. Si në kohë paqeje ashtu dhe në gjatë luftës, analistët dhe shtypi i opozitës – pronto dhe 3%-shi nxiste sistematikisht urrejtjen kundër pushtetit derisa njëra parti pas tjetres braktisin seancat dhe vendoseshin në shërbim të koalicionit të Zajednicës, madje edhe kundër interesave të vërteta të popullit të vet.
Një stil i tillë të folurit mund të përdorët vetëm atëherë kur autorët opozitar të çmendur përpiqen ta fshehinë ndonjë gjë. Rënia shpirtërore dhe morale e opozitarëve shqiptar kishte filluar prej kohësh, pavarësisht se ata që ishin prekur nga dekadenca e sëmurë zakonisht nuk e kuptonin – siç ndodh shpesh me shqiptarët opozitar – se cilat ishin ato forca që po e shkatërronin vetë ekzistencën e kombit shqiptar. Nesër do privatizonë Atdheun dhe gjuhën shqipe e cila nuk vlerë për armikun.
Në radhë qëndrojnë votuesit të takojnë kryeçobanët e dhive, kjo kohë e maskarenjëve… morali dhe etika struken vrimash… Ndonjëherë, përpiqeshin ta kuronin sëmundjen profesionale duke e trajtuar simptomat, të cilat ngatërroheshin me shkakun. Por meqë askush nga liderët opozitar nuk e dallonte, apo nuk donin ta dallonin, shkakun kryesor të sëmundjes, atëherë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ishte efikase sesa zbatimi i kapjes së pushtetit.

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi i dhuroi rreth 50 libra Bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë

Sot, ishte kënaqësi të presim në Bibliotekën tonë shkrimtarin e mirënjohur z. Jusuf Buxhovi, me ç’rast i dhuroi opusin e librave të tij (rreth 50 copë) nga fusha e krijimtarisë letrare dhe hisoriografike në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht).
U pritë me nderim nga Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi, me të cilët vazhdoi një bisedë e këndshme për një orë.
Ipeshkvi ynë duke e falënderuar z. Buxhovi për dhuratën e çmuar, i dhuroj rrëfimin e tij trilogjik “Rrëfimi”.
E falënderojmë shumë z. Buxhovi për këtë dhuratë të çmuar, me të cilën ka pasuruar bibliotekën tonë!

Sot në sallën e kinemasë së Laprakës në Tiranë, u përkujtue Ahmet Latif Gashi, veprimtari i shquar i arsimit shqip 

0

Bardhyl Selimi, studjues i esperantos dhe shkrimtar nga Tirana

  • Përkujtohet veprimtari i shquar i arsimit shqip 

Shpesh edhe veprimtari “të vogla” si kjo që u organizua sot në sallën e kinemasë së Laprakës, Tiranë, tingëllojnë më fort se ato “zyrtare”. Familja e profesorit të nderuar Ahmet Latif Gashi, veprimtarit arsimor, atdhetar dhe shkencor, emrin e të cilit e mbajnë tashmë dy shkolla, një në Tiranë dhe një në Prishtinë, organizoi një takim me mësues dhe miq që kanë ndihmuar në dhënien e titullit “Nderi i Kombit” gjeografit të parë shqiptar, ish drejtorit të Normales së Elbasanit dhe nëndrejtorit të Institutit “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, më vonë drejtor I Normales së Prishtinës (1944) “Sami Frashëri”,  e pjesëmarrësit të tre kongreseve arsimorë në vitet 1920, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës dhe më herët në atë për çlirimin e Prishtinës më 1912. 

Përveç një pjesë të kolektivit të mësuesve, ishin edhe ish nxënës të profesorit në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, profesorë dhe publicistë nga Kosova, pasardhës të mësuesve që shkuan të jepnin mësim në Kosovë gjatë viteve 1941-1944. 

Djali i profesorit shpërndau, në emër të familjes, “Mirënjohje” personale dhe i njohu të pranishmit me disa nga momentet kryesore të jetës së të atit. Drejtori, Luigj Marku, përshëndeti në emër të kolektivit të mësuesve. Ish ministri i arsimit të Kosovës (2000-2004), prof. Rexhep Osmani, foli për bashkëpunimin midis dy shteteve tona për unifikimin e sistemit arsimor. Profesor Jusuf Osmani, ish drejtor I Arkivit të Kosovës dhuroi kompletin prej shtatë vëllimesh të veprës së tij “Muhaxhirët e Nishit, 1877-1878”.

Ish mësuesi nga Shtimja, Banush Imeri, dhuroi librat e tij të fundit kushtuar ish mësueve të parë të shkollës shqipe në vendlindjen e tij, bashkëshortëve Shpendi, që përfaqësoheshin sot nga e mbesa. Zoti Behadin Rexhepi solli shumë kopje të numrit të parë të revistës “Zëri I Gjimnazistit”, botuar nga gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Përshëndeti, në emër të ish nxënësve, zoti Bedri Alimehmeti, kurse doktori I shkencave filozofike, Laurant Bica, evidentoi, ndër të tjera, kryeveprën e prof. Gashit, Hartën Etnike të Shqipërisë, për të cilën, në kohën e mbretërsië, autoritetet e Beogradit I ofruan shuma të mëdha parash vetëm mos ta botonte. 

Veprimtaria u zhvillua e qetë, pa pompozitet, pa praninë e gazetarëve apo të ndonjë përfaqësuesi të shtetit, por, me siguri, jehona e saj do përhapet shpejt në mbarë vendin, nga ata që ishin të pranishëm. 

Tiranë, më 27 qershor 2022 

Artikull që kisha publikuar 8 vjet më parë (27/06/2014) : përgjigje intervistës së Ismail Kadaresë, të 17 dhe 18 qershor 2014

2
Prof. Mathieu Aref, Paris
____
Kam lexuar artikullin e Kadares me kujdes. Në disa pika të ngritura (duke përfshirë edhe rritjen e ekstremizmit islamik) jam dakord me të, përveç çfar thotë në lidhje me historinë dhe gjuhën e vendit tonë. Kadare është një shkrimtar (romanciër) i madh me shumë entuziazëm dhe imagjinatë dhe i respektuar në gjithë botën, por ky nuk është shkencëtar, as para-historian, as historian apo arkeolog ose etnolog ose gjuhëtar edhe më pak. Për historinë e lashtë të vendit tonë Kadare ka mësuar vetëm historinë zyrtare gjatë regjimit komunist që Akademia e Shkencave aktuale vazhdon të miratojë dhe të përhapur sikur të jetë një “fjalë ungjilli ” dmth që ne nuk duhet të prekët apo të interpretohët. Në perendim Kadare udhakon njerëz të cilët pajtohën më të “pranuarën përgjithësisht”, gjë, për mua, që do të thotë që historia është e gabuar jo vetëm nga origjina e historisë së Evropës (komunistët shqiptarë kishin adoptuar ideologjinë bolshevike, që i rrjedh praardhësit e Evropës nga stepat e Azisë “- cf. doktrinën e popullit të ” kurganëve” të arkeologës Marija Gimbutas) por gjithashtu për sa i perket historisë së Greqisë ngrirë për gati dy shekuj dhe në kundërshtim me historinë e vërtetë e raportuar nga më të lashtët autor grek nga më shumë se dymijë e pesëqind vjet (sidomos Hekateu i Miletit dhe Herodoti).
Shkencëtarët moderne dhe akademikët (përfshirë historian, arkeolog dhe gjuhëtarë) dhe mjeshtrët e Kadares nuk realizojnë dot (përmes injorancës, paditurisë ose ideologjisë) që në Ballkan sot ka vetëm një popull vendas : Shqiptarët. Grekët nuk paraqiten në Ballkan, Egje dhe Azinë e Vogël vetëm pas shekullit të tetë para erës sonë. Sllavët dhe bullgarët rrjedhin nga popujt e Azisë Qendrore dhe erdhën në Ballkan pas shekullit VI/VII “të erës sonë” , Hungarezët (Magjarët) nga ultësirat aziatike të Uralet arritin në shekullin X/XI e “të erës sonë”, Rumunët, rrjedhin nga popullsitë vendës (dako-Gjete më zanafill pelazgo-trake të përzierr me Romakët) u romanizua gjatë pushtimit të vendit nga Trajani, pas një luftë kundër Dakëve (në mes 101 dhe 105 pas krishtit.). Këto popuj të Ballkanit (me përjashtimën e Rumunëve më zanafill dako-Gjete përziër më Romak) arritin në një vend të banuar që nga kohët e më të lashta nga trako-ilirët (Panonët, Dardanët, Peonët, Triballët, Agrianët, Dasaretët, Enkelët, Venetët, Istrianët, Autoriatët, Albanët, etj, etj.) pasaardhësit e Pellazgëve.
Ata u vendosën aty gradualisht dhe asimiluanë popujt autokton te cilëve u huazuanë një pjesë të madhe të kulturës së tyre si dhe traditat dhe gjuhën e tyre. Grekët shumë më herët kanë vepruar në të njëjtën mënyrë me Pellazgët autoktonë. Pra, të gjithë këta popuj të ardhur me vonë në Ballkan kanë huazuar në mënyrë të pashmangshme këtyre popujve indigjenë (Trako-ilirët) një pjesë të rëndësishme të kulturës së tyre. Për fat të keq shumica e autorëve moderne (sidomos historian, arkeolog dhe gjuhëtarë) nuk kanë marrë në konsideratë në kuadrën e studimeve dhe kërkimeve të tyre përparësinë etnogjuhësore në këtë pjesë të Evropës jug-lindore.
Pra, ata kanë okultuar ndikimin (kulturore dhe etno-gjuhësore) trako-ilire në kushtetutën e të gjithë këtyre popullsive që rrjedhnin nga Azia Qendrore dhe ultësirat aziatike të Uralit. Është në kuadrën dhe mjedis të kësaj historie të shtrembëruar dhe të cunguar nga historianët moderne të Perëndimit si dhe të Lindjes (shpesh pro-greke dhe pro-serbe) sikur bëjnë ato që janë në krye të Akademisë së Shkencave të Tiranës. Kjo Akademi kukull (e përbërë nga njerëz me koncepte të vjetëruara dhe që refuzojnë të vëjnë vetën në pyetje) ka lënduar historinë e lashtë të vërtetë të Shqipërisë… sepse ajo është “zyrtare”, dhe të huajt mund të mendojnë se është e vërtetë dhe ta adoptojnë pa u tundur !
Sidomos këta autorë nuk dinë vetëm “të pranuarën përgjithësisht” e ngrirë për dhjetëra e dhjetëra vite në manualët e historisë dhe në mendjet e disa pseudo-shkencëtarë të cilët nuk kanë vu sahatin në orarin që duhët dhe refuzojnë kontradiktet, nuk janë në gjëndje të sjellin proven e të kundërtën ose nuk janë të gatshëm të marrin në konsideratë alternativa të tjera.
Personalisht unë kurrë nuk kam qenë i mashtruar nga radhet e dukshme të gjërave ose i nënshtruar nga çfar është e pranuëshme përgjithësisht që kam luftuar, me dëshmi mbështetëse, për më shumë se pesëdhjetë vite. Kadare duhet të lexoj apo të rilexoj librat e mi ku do të mësoje dhe kuptoje se Shqiptarët rrjedhin nga Pélasgo-etruskët që i dhanë Evropës dy qytetërimet më të mëdha (greke dhe romake). Sot janë pasardhës e kësaj Evropë të cilët sot po japin mësime kombit shqiptar që është ende në këmbë pavarësisht pushtimeve të përsëritura, fatkeqësitë, peripecive të ndryshme dhe shkatërimin e trojave të tyre stërgjyshore nga ana e fuqive të mëdha evropiane në fillimin e shekullit njëzetë.
Sa për gjuhën shqipe Kadareu është shumë i paqartë në disa pika. Kjo nuk është për shkak se ai shkruan në një gjuhë shqipe “të standardizuar” (është më mire më thënë të toskërizuar !), që regjimi despotik komuniste i Enver Hoxhës ka themeluar si gjuhë zyrtare, në vitin 1972, ai nuk mund të lejoje vetën për të na dhënë mësime për gjuhësi. Kjo gjuhë e standardizuar ishte një mashtrim i përsosur, sepse regjimi besonte se ajo ishte një sintezë e dy dialekteve kryesore “gege” dhe “toske” : gabim i madh dhe gënjeshtër e qartë sepse ajo bazohet vetëm në toskërishtën. Tani natyrisht kjo toskërishtja është sot më tepër dominuese, dialekti i udhëheqësve komuniste. Në fakt ajo nuk ishte një sintezë që, në të vertetë, duhej bërë si dhe ripunimin të përgjithshëm të leksikut shqiptar. Ky regjim, ndryshe se çfar thotë Kadareu, ka ndaluar arsimin dhe leximin e librave në dialektin gegë (sidomos shkrimet e Gjergj Fishtës janë një shembull i qartë, por ndryshe nga shkrimet e Migjenit për arsye politike dhe ideologjike). Më tej nga gjuhën e “standardizuar” janë përdorur, në kohën e regjimit ish-komunist, një numër i madh neologjisme moderne të huaj (frëngjisht, italisht, anglo-sakson, etj). Ndërsa gjuha shqipe me fondet e veta gjuhësore që rrjedhin nga substrati pellazg i lashtë, është aq e pasur që ajo është në gjendje të krijojë neologjismet e veta që mund të ruajnë origjinalitetin e saj dhe pastërtinë fillestare.
Po shtoj që sot për një gjuhëtar i huaj për të mundur më punuar në mënyrë të qartë dhe të besueshëm, duhet me përjashtuar në leksikun të gjuhës shqipe një numër të madh të papastërtive gjuhësore dhe sidomos ndërhyrje të huaja të vjetër (arabo-turke, greke, latine, italiane, sllave, etj). Për një gjuhëtar (shqiptar ose i huaj) për të bërë një studim serioz, të saktë dhe të plotë të gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me “pellazgjishten e lashtë” duhet gjithashtu rehabilituar dhe marrë në konsideratë “dialektin gegë” të veriut të Shqipërisë që është idioma më e vjetër pellazge që i afërohët ionishtës të lashtë (fjalë që rrjedh nga pellazgjishtja “I Joni” dmth nga populli “i jonë” Pellazg ; si dhe fjala Ilir rrjedh nga “i lirë” dmth i pavarur) nga e cila rrjedh greqishtja e lashtë e sotëm (gjuhë amtare e Pellazgëve që e konsideroj si një fosile e gjallë). Ja se si unë shoh rilindjen e një nga gjuhët më të vjetra evropiane (nëse më e vjetëra). Po i thëm më force zotit Ismail Kadare që promovimi i studimeve të dialektit gegë dhe pasurimi i leksikut për hire të pasurisë së fjalorit dhe të shprehjeve të këtij dialekti nuk është, siç thotë ai, për të kundërvuar Shqiptarët më njëri- tjetrin dhe kjo absolutisht nuk rrezikon bashkimin kombëtar. Për fat të keq ideologjia e tij nuk e lejon të besoje këtë lloj propozimi.
Sa për gjuhëtarët e parë të mëdhëj të fund shekullit të nëntëmbëdhjetë Xylander, Ramush, Schleicher, Pott dhe sidomos Franz Bopp (Cf. – Nga gjuhës shqipe në lidhjet e saj të afrimit, 1854) të cilit kanë pohuar se ghuhë shqipe është, padyshim, një gjuhë “Indo-Evropian ” (që kundërshtoj), por nuk ka lidhje fillestare me ndonjë gjuhë tjetër të njohur (e vërtetë)…dhe rrjedh nga një gjuhë të një “populli parahelen i zhdukur”. Kjo nuk ka shkuar më tej se kjo deklaratë lapidare dhe kjo ka rezultuar në një rrugë pa fund për mungesë të një studimi dhe kërkimi të gjerë të pellazgjishtês së lashtë dhe lidhjet e saj me gjuhën shqipe. Boppi thotë se “gjuhë shqipe nuk ka lidhje me as një gjuhë tjetër.” Sigurisht ajo nuk ka lidhje, sepse ajo rrjedh nga një substrat i lashtë, ajo është e vetmia që i ka mbijetuar. Ky pohim i Bopp-it ishte i përshtatshëm, përveç se ky pohim nuk shkoj me larg në të menduarin e tij dhe në kërkimet për të gjetur përafërsi të dukshme në mes të pellazgjishtës, trako-ilirishtës dhe shqipës. Kështu pra dishepujt e tij e klasifikuanë shqipën menjanë dhe e vunë në dollap. Sa për indo-europianizmin unë jam plotësisht kundër kësaj “doktrine” sikur e kam shkruar gjerësisht në librin tim “Shqipëria …”. Në kohën e belbëzimeve të parë të gjuhësisë moderne, për mungesën e një gjuhë amtare, është krijuar gjer në dhëmbë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Kjo “gjuhë amtare” gjuhëtarët mbarë botën nuk e kanë gjetur ndërsa e kishin para sysh : gjuhë “shqipe”, e vetëmia që i ka mbijetuar pellazgjishtës të lashtë e cila ka lërë gjurme të rëndësishme në Iliadë dhe Odise dhe …në shqipën. Për shkak të këtij verbimi apo gjurme të gabuara të miratuara që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, që gjuhësia moderne mbetët në një qorr sokak të vertetë : me përjashtimin e disa autorëve ikonoklaste guzimtar (sikur jam vetë unë) që kanë afruar “pélasgo-shqipën” si e vetmia “gjuhë amtare” të Evropës (dhe jo të gjithë botës sikur e besojnë disa në mënyrë të padrejtë !).
Gjuhësia moderne, plot mangësi dhe fragmentare, e ka fshehur faktorin pellazg, duke e zëvendësuar pa të drejtë me sistemin indo-europian. Tashmë ajo duhet t`i vihet seriozisht gjuhës shqipe (e vetmja gjuhë e mbijetuar në Evropë nga kjo gjuhë e lashtë, me të vërtetë një fosile e gjallë) me qëllim që të kuptojë më mirë zanafillën dhe misteret e gjuhëve parahelene. Fakti se duhet të bazohesh në trilogjinë sanskritisht – greqisht – latinisht, ka çoroditur gjuhëtarë të shumtë, të cilët nuk kanë bërë asnjë lidhje midis këtyre gjuhëve parahelene me zanafillë pellazge (gjuha pellazge e lashtë, gjuha ligure, gjuha thrake, gjuha frigjiane, gjuha etruske, gjuha ilire, duke përmendur vetëm ato kryesoret) dhe gjuhës së sotme shqipe, e vetmja që ka shpëtuar nga këto gjuhë parahelene. Po shënoj që snakrishtja ishte një”gjuhë shkencore” dhe fetare (jo popullore) që nuk ishte aq e vjetër që ne mendojmë. Ajo ishte bashkëkohore me greqishtën e lashtë (të dy të shkruara në shekullin e gjashtë para erës sonë.). Megjithatë, duhet shënuar se disa gjuhë të sotme, që kanë rrjedhur nga idioma të lashta, të tilla si ajo baske, kaukaziane, armene, sumeriane ose elamite, as që janë studiuar apo as nuk janë marrë në konsideratë as nuk janë krahasuar më njera-tjetrin.
Kadare
► Ja këtu më poshtë pasazhet kryesore të intervistës (sidomos për mbi gjuhësisë) :
Kadare : Besoj se nuk mund të flitet me terma kaq të prera. Kongresi, siç thashë, është në vazhdim të një prirjeje të vjetër, gati shekullore, që gjuha shqipe, ashtu si gjuhët e tjera evropiane, të shkojë drejt njësimit…
U bënë gabime, por jo të asaj natyre dramatike ose tragjike sa për ta mohuar atë dhe për ta rikthtyer procesin gjuhësor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do të ishte një humbje e jashtëzakonshme për kulturën shqiptare…
Gabimet që u bënë në Kongres – kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq ka pasur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin, në çdo mënyrë, që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes…
Kurse, në sistemim sintaksor, në bazat e strukturës së gjuhës, nuk besoj se u bënë gabime dramatike. Natyrisht, kanë kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjëra për t’u korrigjuar. Bashkë me qortimin e këtyre gjërave do të qortohej edhe ajo ana meskine, sepse në çdo mënyrë u përpoqën ta denigronin pasurinë, sidomos të shkrimtarëve katolikë të veriut.
Por, në gjuhën shqipe, në bazën e saj, nuk ka gjëra themelore për t’u rishikuar. Gjuha shqipe është një bazë e strukturuar që askush nuk mund t’i prishë natyrën e saj…
Ne nuk mund të ankohemi se regjimi na prishi gjuhën. Lidhur me atë se a u ndalua njëri dialekt, ai i gegërishtes, në kohën e komunizmit, kjo ka qenë më tepër dinake, sepse stimulohej, në çdo mënyrë, që është mirë të shkruhet në këtë tjetrin dialekt nga shkrimtarët, kurse për t’u ndaluar – nuk është ndaluar asnjëherë…
Por, natyrisht, kur ka një gjuhë standard, asnjë vend në botë nuk lejon që në shkolla, në shtyp, në radio, televizion, të ketë dy gjuhë. Është vetëm njëra që sundon… Po them, shkrimtari mund të bëjë çfarë të dojë…
Nuk ka askund që dy dialekte të ecin paralelisht… Nuk mund të ketë dy gjuhë shqipe… Ka mundësi të ndahen veç gegë e toskë, të ndahen veç katolikë, ortodoksë e muslimanë… Nuk ka pse Shqipëria të dalë tashti me dy gjuhë. Këto janë marrëzitë tona që vijnë ose nga injoranca, ose nga burime krejt të dyshimta. Është pjesë e një programimi shumë këmbëngulës për të mbjellë në Shqipëri përçarje me çdo kusht…
Shkencëtarët e intelektualët tanë kanë për detyrë morale, mision para popullit shqiptar, të sqarojnë se si ndodh që një dialekt të bëhet zotërues në një gjuhë…Mua më duket krejtësisht normale që shkrimtarët të shkruajnë si të duan. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjuhën standard, ndërkaq, kjo është e palejueshme. Në Francë, për shembull, është i ndaluar me ligj përdorimi në gjuhën standard i fjalëve që nuk i ka aprovuar akademia…

John F. Kennedy, Presidenti i 35-të i SHBA : Ich bin ein Berliner 26 Qershor, 1963

0

Nga: Frank Shkreli

Në Qershor të vitit 1963, Presidenti John F. Kennedy filloi një turne në Evropen Perendimore, e cilësuar si një vizitë e vullnetit të mirë dhe si një vizitë me qëllim për të forcuar unitetin në radhët e aleateve të Amerikës në Evropë. Presidenti Kennedy e filloi turneun e tij evropian në Gjermani, një vend ky që 20 vjete më heret, nën diktaturën hitleriane, donte të pushtonte botën, por pas humbjes së Gjermanisë në Luften e Dyte Botërore, vendi u nda ne dy pjese: Gjermania Lindore mbeti nën kontrollin sovjetik dhe Gjermania Perendimore u bë shtet demokratik. Rrjedhimisht, edhe Berlini, megjithse gjeografikisht ndodhej në Gjermanine Lindore, u nda gjithashtu në Berlinin Perendimor të kontrolluar nga aleatët perëndimorë: amerikanët, britanikët dhe francezët — dhe në Berlinin Lindor të kontrolluar nga sovjetikët dhe aleatët e tyre të regjimeve komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore. 

Me 1948, komunistet sovjetike filluan një blokadë të trenave dhe të rrugëve kryesore automobilistike të Berlinit Perëndimor dhe me 1961 autoritetet komuniste të Gjermanisë Lindore, me ndihmën sovjetike, filluan ndërtimin e një muri me një lartësi më se dy metrash dhe me një gjatësi prej më shume se 100 kilometrash, rreth e përqark Berlinit Perëndimor, me qëllim për të ndaluar arratisjen e njerëzëve nga vendet komuniste në perëndim. 

Presidenti amerikan John Kennedy mbahet mend për shumë gjëra dhe ciclësi të mira dhe zotësie, por njihet më së miri si orator i spikatur. Në fjalimin e tij — tanimë të fameshëm nga pikëpamja historike — në Berlin me 26 Qershor, 1963, Presidenti Kennedy, ashtu siç bëri më vonë edhe Presidenti Ronald Reagan me 1987, theksoi, dallimet rrënjësore ose kontrastet e mëdha midis sistemeve të lira demokratike perëndimore dhe shoqërive, seriozisht — shoqërisht dhe politikisht të dëmtuara të botës së atëherëshme komuniste.  Presidenti Kennedy, ka theksuar shpresën për liri e demokraci që u ofronte Berlini Perëndimor, atyre qe vuanin nën komunizëm, për mungesën e të dyja këtyreve. 

Në kulmin e luftës së ftohtë, Presidenti John Kennedy, në fjalimin e tij historik me 26 qershor, 1963 në Berlin, ish-presidenti amerikan ka shprehur solidarizimin e Amerikës me banorët e Berlinit Perëndimor, ndërsa ka lavdëruar karakterin, këmbënguljen dhe durimin e tyre në përpjekjet dhe shpresat e tyre për liri dhe demokraci. 

Për qëllime të kujtesës historike, ja disa pjesë nga fjalimi i famëshëm i Presidentit Kennedy në Berlin, më 26 Qershor të vitit 1963: 

“Dy mijë vjet më parë ishte mburrje dhe krenari të deklarojë se je qytetar romak (civis Romanus sum). Sot, në boten e lirë, mburrja më kryenare është te thuash: Unë jam qytetar i Berlinit, (Ich Bin Ein Berliner).” 

“Ka shume njerez në bote qe me të vertetë nuk e kuptojnë ose — të paktën thonë se nuk e kuptojnë — se cili është ndryshimi midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të vijnë ata e të shohin se ç’po ndodhë ktëu në Berlin.” 

“Ka disa të tjerë që thonë se ‘komunizmi eshte e ardhmja e njerëzimit. Le të vijnë ata e të shohin këtu në Berlin. Dhe ka edhe të tjerë në Evropë dhe gjetiu që thonë se eshtë e mundur të bashkpunosh me komunistët. Le te vijnë e të shohin vet se ç’po ngjan këtu në Berlin.” 

“Dhe bile ka të tjerë që thonë se, po, eshtë e vërtetë se komunizmi ështe një sistem shumë i keq, por mundëson perparimin ekonomik.’ (Lass sie nach Berlin commen). Le të vijnë edhe ata e të shohin vet me sytë e tyre këtu në Berlin”, se çfarë po ndodhë! 

“Liria përballet me shume veshtiresi dhe demokracia nuk eshte një sistem i përsosur. Por, ne nuk jemi detyruar kurrë qe te ndërtojme mure per të mbajtur popullin tonë të rrethuar, për t’i penguar njerëzit tanë që të lëvizin, lirisht.” 

“Megjithse muri eshte prova me e qartë qe ve ne dukje deshtimet dhe të metat e sistemit komunist, te cilat i sheh e gjithe bota, ne nuk kenaqemi nga kjo situate sepse ky mur eshtë një ofendim kundër njerëzimit, sepse ka ndarë familjet. Ka ndarë burrat nga bashkshortet dhe vellëzërit nga motërat, si edhe duke ndarë një popull që dëshiron të jetojë i bashkuar.” 

“E vërteta e këtij qyteti eshtë e vërteta e Gjermanisë, në fakt: se paqeja e vertetë në Evropë nuk mund të sigurohet kurrë për derisa njerit prej katër gjermanëve i mohohet e drejta elementare e njeriut të lirë, e që ështe të ketë mundësi të vendosë vetë fatin e tij.” 

“Liria eshte e pandashme. Nuk mund të ketë disa njerëz të lirë e disa jo të lirë. Kur një person skllavërohet, asnjë njeri nuk eshtë i lirë. Kur të gjithë të jenë të lirë, shpresojme qe te vije dita qe ky qytet te bashkohet si një, ashtu siç shpresojmë që të vijë dita kur edhe Gjermania dhe e gjithë Evropa të bashkohen në një botë në paqë…Kur të vijë kjo ditë dhe kjo ditë do të vijë pa tjetër dhe pa asnjë dyshim, banorët e Berlinit Perendimor mund të shpalosin kenaqesine e permbajtur deri tani per faktin se ata ishin në vijat e frontit…”, të luftës për liri e demeokraci. 

“Te gjithë njerëzit e lirë, kudo që jetojne, jane qytetare te Berlinit. Prandaj, si njeri i lirë, unë jam krenar të them se: Ich Bin Ein Berliner. Unë jam qytetar i Berlinit.” 

Fatkeqësisht, u deshën 25 vjet pas parashikimit të Presidentit John F. Kennedy, që më në fund të bashkohej Gjermania dhe Berlini, kur u shemb Muri i Berlinit. Ai mur — i cili për 28 vjet, ishte simboli më i keq i ndasisë midis lindjes komuniste dhe perëndimit demokratik anti-komunist, si edhe simboli i shtypjeve komuniste i të drejtave themelore të njeriut — u shemb në Nentor të vitit 1989, ndërkohë që komunizmi dhe perdja e hekurt ranë anë e mbanë Evropës Lindore, duke shënuar kështu mbarimin e luftës së ftohtë prej pothuaj gjysëm shekulli në Evropë dhe në botë.  

Fjalimi i Presidentit John F. Kennedy më 26 Qershor, 1963 në Berlin, duke e shpallur veten qytetar të Berlinit të ndarë — në kulmin e luftës së ftohtë — përputhej me zotimin që u kishte premtuar amerikanëve si dhe me paralajmërimin që i kishte bërë botës në fjalimin e inaugurimit të tij president, dy vjet më heret.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e tij si president: “Le ta dijë çdo komb, nëse na e do të mirën ose të keqën, se ne do paguajmë çdo çmim, do bartim çdo  mundim e sakrificë do të mbështesim çdo mik dhe do të kundërshtojmë çdo armik, me qëllim për të siguruar mbijetesën edhe suksesin e lirisë.” 

(Ribotim nga 26, qershor, 2010, me disa përditësime) 

 Frank Shkreli 

“Ich bin ein Berliner”, është shprehja e famshme e shqiptuar në gjermanisht nga Presidenti i 35-të i SHBA John F. Kennedy më 26 Qershor 1963 në Rudolph Wilde Platz përpara Bashkisë së Schöneberg-ut, që asaj kohe ishte selia e bashkisë së Berlinit Perëndimor, përpara 450 mijë gjermanëve, 22 muaj pas ndërtimit nga sovjetikët të Murit të Berlinit për të ndaluar masat e emigracionit drejt Gjermanisë Perëndimore.

Punonjësit e Ndërmarrjes “Rilindja” të martën, në ora 12, protestojnë para AKP-së

0

Prishtinë, 26 qershor 2022

Të nderuara media!

Duke u bazuar në zhagitjen e pagesës së 20 për qindëshit për punëtorët e ndërmarrjes “Rilindja”, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, pa nevojë, përfaqësuesit e ndërmarrjeve të “Rilindjes”, janë dakorduar që ditën e marte, më 28.6.2022, në ora 12, të organizojnë një tubim protestues para lokaleve të AKP-së, me kërkesë për përshpejtimin e pagesës së 20 për qindëshit.

Siç është e ditur, Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga Viti i Ri në arkën e AKP-së i ka derdhur mjetët për pagesën e 20 për qindëshit. Me t’u derdhur të këtyre mjeteve , në AKP është thënë se ndarja e këtyre mjeteve për punëtorët do të bëhet në periudhën mars- qershor 2022, me tri rata. Edhe pse ishte kështu, kjo nuk ndodhi, përkundrazi procesi po zvarritet dhe nuk dihet se kur do të nisë.

Punëtorët nga ky tubim, do t’i dërgojnët mesazh të qartë Bordit të AKP-së, por edhe Qeverisë, që ta kryejnë obligimin dhe t’i japin fund diskriminimit disavjeçarë, që iu bë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. Veç kësaj, nga ky tubim do t’ju dërgohen mesazhe Qeverisë dhe Kuvendit t’i përshpejtojnë procedurat për miratimin e plotësim-ndyshimeve për Ligjin e Pensioneve, në mënyrë që punëtorëve të “Rilindjes” t’ju njihen vitet e punës para viteve ’99, në mënyrë që te pensionuarit nga kjo ndërmarrje të marrin pensionet e plota.

Prishtinë, më 26.6.2022

Me respekt: Zeqir Bekolli

Romani që tronditi me të vërtetën historike

1

Shefqet Dibrani 

Xhevat Mustafa, “DASHURI DIKTATORI“, roman i karakterit historik e dokumentues, botoi Sh. B ”EMAL“, Tiranë 2021. Faqe 342. ISBN 978-9928-04-726-7. 

Prologu 

Romani “Dashuri Diktatori“, shkruar nga Xhevat Mustafa, publiçist, shkrimtar dhe ish diplomat i karrierës, është strukturuar në rrefime të shkurtëra kronologjike, të cilat mund të botohen edhe si skica a rrëfime veç e veç. Një tmerr i tërë dhune e krimi urdhëruar nga Enver Hoxha mbi Elitën Intelektuale të kohës! Të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë për fatin e shumë intelektualëve shqiptar, veçmas ata që kanë lexuar dhe janë ndikuar nga dokumentet e PPSh-së, Historia e PKSh-së dhe sidomos nga librat e Enver Hoxhës, (të cilët i kam lexuar dikur edhe vetë me pasion), ua sugjeroj ta lexojnë këtë roman, i shkruar mbi fakte e dokumente historike. Personazhet e romanit janë figura reale, sikurse edhe ndodhitë e shumta. Rrefimi i ngjarjeve është letrarizuarar mirë e bukur, për të qenë më tërheqës dhe më i pranueshëm për lexuesin.  

 

Bukuritë fatkeqe 

 

Fill pas mbarimit të shërbimit ushtarak në APJ, në verën e vitit 1984, për të parën herë kam udhëtuar jashtë Federatës së atëherëshme Jugosllave. Përveç kontaktit me lëvizjet ideologjike, kryesisht marksiste-leniniste, kam pasur fatin të lexoj veprat e Enver Hoxhës si dhe dokumente të tjera dhe Historinë e PKSh-së. Në këto janë apostrofuar edhe personazhet e romanit. Ata janë cilësuar si grupe antikombëtare dhe të dëmshme për doktrinën komuniste, që ndiqte Partia Komuniste e Shqipërisë e shndërruar me vonë në Partia e Punës e Shqipërisë. Besimi im në PPSh dërmohet në Varshavë të Polonisë gjatë vitit 1987, kur për të parën herë vizitova atë vend të katandisur nga doktrina komuniste. Realiteti që pashë në Poloni, hidhte poshtë dhe çvleftësonte përfundimisht hymnizimin propagandistik, që i bëhej Shqipërisë si “vend i zhvilluar“, dhe me një popull të “lumtur“, nën qeverisjen e Diktatorit, siç thuhej në “demokracinë” e proletariatit komunist. Në anën tjetër, për mua ishte krijuar një konfuzion mbi doktrinën komuniste e staliniste, në ideologjinë e organizatave gjysëm ilegale të shqiptarëve në Zvicër dhe Gjermani. Siç dihet, qysh më 6 gusht 1940, me vendim të parlamentit, në këtë vend, është ndaluar veprimtaria e Partisë Komuniste në Zvicër, që udhëhiqej nga Franz Welti. Kurse në Republikën e Gjermanisë Federale veprimtaria e Partisë Komuniste ndalohet më 17 gusht 1956. Çuditërisht veprimtaria e “Frontit të Kuq Popullor” të shqiptarëve nga Kosova e ka nismën në vitet e shtatëdhjeta. Në ato vite, nga krerët e saj, me mburrje, u është thënë gjermanëve se koncepti stalinist për Gjermaninë është doktrina më e bukur dhe më e drejtë për ta, kur dihej se ajo bukuri fatkeqe kishte përpirë gjysmën e Gjermanisë, pas kapitullimit të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për mua ky konfuzion ka vazhduar, siç thash më lartë, deri sa i kam vizituar disa nga vendet e Paktit të Varshavës gjatë vitit 1987. Mëpastaj kam arritur të dyshoj në ato prosperime propagandistike që vinin nga propaganda e PPSh-së. Ndërsa me ndryshimet e sistemit politik, dhe veçmas atëherë kur filloi të thuhet e vërteta për krimet dhe barbaritë e sistemit komunist në Shqipëri, doli në pah bukuria fatkeqe e sistemit totalitar. Pra, filloi të ndriçohej e vërteta për shumë personalitete dhe intelektualë, të cilët sistemi komunist i kishte burgosur me shumë vite, internuar, eleminuar dhe pushkatuar. Në këtë fokus të qartësimeve ideologjike, si ndihmesë artistike për të ndriçuar të vërteta historike e jetësore, është edhe romani i Xhevat Mustafës, “Dashuri Diktatori”. 

Mesazhi dhe trajta e re e rrëfimit historik 

Romani përçon artistikisht mesazhe historike. Në planin artistik, me mjaft mjeshtri janë letrarizuar pjesë të gjëra nga jeta e disa prej figurave – personazhe. Krahas këtyre është letrarizuar artistikisht edhe masakra e 26 marsit 1951 në Tiranë, ku me urdhër të Enver Hoxhës dhe nën drejtimin e Mehmet Shehut, janë pushkatuar 22 intelektualë dhe tregtarë të mëdhenj atdhetarë, mes të cilëve edhe e vetmja femër, Sabiha Kasimati. Autori ka rikthyer në vetëdije dhe me vetëdije kujtimin për tri gra të jashtëzakonshme, Sabiha Kasimati, Aurelia Terrusi dhe Musine Kokalari, jetët e të cilave e shkatërroi diktatori komunist Enver Hoxha. Veçanërisht për njohësit e asaj periudhe dhe për ato gjenerata që e përjetuan atë diktaturë, romani “Dashuri Diktatori”, është rrëfim në formë të re të historive tragjike, realizuar në formën e rrëfimit, nga Xhevat Mustafa. 

Romani “Dashuri Diktatori”, pavarësisht rrëfimit artistik dhe përpunimeve të herëpashershme letrare, përcjell emocione tronditëse, qoftë për mënyrën e bukur të realizimit të syzheut, dhe për psikologjinë e krimit, që ka zbatuar diktatori Enver Hoxha, duke i zhdukur dhe eliminuar të gjithë kundërshtarët e tij. Ai i ndëshkoi të gjithë ata që mund t’i kenë ditur bëmat e tij, qoftë në Liceun e Korçës, në vitet e para të shkollimet, në Universitetin e Montpelje të Francës, për sjelljet e tij në Konzullatën e Shqipërisë në Bruksel e më vonë në Korçë, sa ishte mësues, në Tiranë dhe gjetiu. 

Çuditërisht edhe sot, ajo diktaturë, ka ndryshuar vetëm formën, por jo edhe mendësinë e qeverisjes e të veprimit. Tashmë fuqia e shtetit është koncentruar në duart e tyre. Prandaj dhunimi i Elitës Intelektuale të kombit, po vazhdon edhe në ditët e sotme. Romani i Xhevat Mustafës, si strukturë tematike është tërheqës dhe me tronditje marramendëse, dhe ashtu si në histori e jetë përfundon me tragjedi. 

Fobia e Diktatorit 

Protagonisti kryesor i romanit është diktatori Enver Hoxha. Në tërë historinë jetësore, udhëheqëse ai ishte kontravers dhe egoist, veti karakteristike që i shpalosen edhe brenda romanit. Për të qenë më i pranueshëm, Xhevat Mustafa, nis me dromca letrare, rrëfime të shkurtëra qysh nga mosha e re, veçmas nga periudha sa Enveri ishte nxënës në Liceun Francez të Korçës. Me mjeshtri artistike janë relativizuar sjelljet e kompleksitetit që kishte Enver Hoxha qysh në atë moshë, vese të cilat vetëm sa i shtoheshin, rriteshin dhe zgjeroheshin, varshmërisht nga mundësitë që ia krijonte koha. Pasionin e tij për femra, autori e pasqyron në mënyrë psikoanalitike. Përmes kësaj linje ai do t’i zbulojë mjaft teka të tij, dhe në mënyrë të shkëlqyeshme do t’i arsyetojë edhe refuzimet e tri shoqeve të tij të moshës së rinisë. Ato nuk do të pranojnë të kenë lidhje të afërta e dashurore me një karakter përplot dyshime, por fundi i jetës së tyre përmbyllet dhunshëm dhe tragjikisht.  

Ky fat e përcolli edhe Aurelian, vajzën e një italiani, i cili ishte vendosur në Gjirokastër dhe jetonte me familjen në një shtëpi fare afër me atë të prindërve të Enver Hoxhës. Derisa babai i saj punonte ndërtues dhe meremetues i shtëpive, ajo vazhdonte shkollimin në një kolegj murgeshash në Selanik. Diktatori bie në dashuri me Aurelian, e cila përveç intelegjencës, ishte edhe e bukur. Por ajo kategorikisht e ka refuzuar Enver Hoxhën, gjë që ai do të xhindoset nga ky qëndrim refuzues i saj. Po ashtu, sa ishte në Korçë, Enveri i vardisej edhe një vajze tjetër, që e kishte shoqe të klasës në Liceun Francez të Korçës. Sabiha Kasimati ishte e bukur dhe e sjellshme, kurse Enver Hoxha pa humbur kohë i shpreh dashurinë, siç dinte ai, me lajka e premtime, për t’u martuar dhe për ta bërë të lumtur. Refuzimi edhe i Sabihasë do ta tërbojë edhe më tej Enver Hoxhën. Për këtë arësye ai qysh në atë kohë ishte betuar se do t’u hakmerrej kur t’i vinte koha. I kësaj natyre është edhe raporti i tij me Musine Kokolarin, vajza gjirokastrite, e cila bashkë me familjen, jetonin në qytetin e vogël të Gjirokastrës dhe për më tepër, ishte kushërirë jo fort e largët. 

Frika nga epërsia intelektuale  

Pas mbarimit të Liceut francez në Korçë, Sabiha Kasimati shkon për studime në Universitetin e Torinos në Itali, në fushën e biologjisë, dega Ihtiologji, përkatësisht për studimin e pasurive nën-ujore dhe shumimin e peshqve në ujrat e Shqipërisë. Përveç studimeve, që i kreu me sukses të lartë, ajo po në Torino i përfundoi edhe studimet e doktoraturës, duke u bërë gruaja e parë shqiptare me gradën kaq të lartë në këtë fushë deficitare për Shqipërinë. Profesorët e atjeshëm do ta këshillojnë Sabihanë të mos kthehej në Shqipëri, pasi lufta tashmë ishte zgjeruar edhe në vendlindjen e saj. Por Sabihaja ishte e vendosur të kthehej dhe ashtu bëri. Me pikëpamje politike ajo ishte liberale, prandaj asnjëherë nuk e mbështeti komunizmin, por as nuk iu kundërvu hapur. Megjithatë, kudo në biseda, ajo fliste për veprimet e dëmshme, që bënte shoku i saj nga Liceu Francez i Korçës. Pa dyshim, zgjuarsia dhe epërsia intelektuale e Sabihasë e pengonte Enver Hoxhën, i cili tashmë e kishte futur në listën e njerëzve që do t’i hakmerrej. Bashkë me Musine Kokalarin do të jenë tri gratë fatkeqe, që do të pësojnë nga hakmarrja komuniste e Enver Hoxhës. 

Trajtimi i figurës së Aurelias dhe Sabihasë përbëjnë pjesën kryesore të romanit, pasi edhe subjekti kishte për qëllim pasqyrimin sa më real të Ego Karakterit të Enver Hoxhës. Autori jep detaje të hollësishme, ku përmes personazhit dhe dramave jetësore të këtyre tri grave ai do të nxjerrë në pah karakterin e një individi me komplekse, deri në shkallë skizofrenie. Për shkak të fobisë që kishte nga njerëzit që e njihnin për bëmat e tij jetësore, do t’i eleminon njërin pas tjetrit, për të vazhduar karrierën e tij prej një përbindshi monstër. Para pushtetit të tij absolut Enver Hoxha nuk do të njihte mirësitë dhe ndihmat e askujt, as të njerëzve të familjes e rrethit familjar. Janë të njohura ndëshkimet e pashpirt nga Enver Hoxha të dhëndrrit të tyre, Bahri Omari, burri i motrës së madhe Fahrijes. Ai, edhe pse e kishte ndihmuar për shkollim e punësim, u pushkatua më 14 prill 1945, me udhër e dijeni të Enverit, pa u prekur aspak as nga lutjet dhe lotët e të motrës, një ditë më herët. Po kështu, shpreh mosmirënjohjen edhe ndaj Abaz Omarit, djali i vajzës së axhës. Pastaj Enver Hoxha do të burgosë drejtorin e bankës italiane në Vlorë, Xhuzepe Terrusin, burrin e Aurelia Pozelit, poetin e publicistin Manush Peshkëpia, Qemal Kasaruhon dhe shumë të tjerë. 

Ndëshkimeve të Enver Hoxhës nuk i shpëtoi, pothuajse asnjë intelektual që kishte studiuar në Francë, Itali, Austri, Gjermani, Kroaci e gjetkë. Me theks të veçantë kanë pësuar të gjithë ata intelektualë që i kishte fqinjë në Gjirokastër, shokë shkolle në Liceun Francez në Korçë, sikurse edhe të njohur të tjerë, që dinin për sjelljet e turpshme të tij gjatë studimeve në Montpelje (Montpellier), të Francës, dhe sa kishte punuar në Konsullatën e Shqipërisë në Bruksel. 

Vetëdija e EGO Karakterit 

Hakmarrja e Enver Hoxhës, jo vetëm kundër tri grave që nuk u dashuruan me atë, por të të gjithë atyre që e ndihmuan dhe e njohën, është esenca e nënvetëdijshme e romanit. Nëpërmes tre protagoisteve gra, autori ka zbërthyer tërë maninë e një diktatori, cili të gjitha i arrin falë aftësisë së tij spekulative, dhe me kalimin e kohës, është shndërruar në monstrum, në përbindësh, kundër të gjithëve që kanë mundur të shprehin mospajtime me të. Por dashuria si nocion ngërthen vetëm pjesën e brendshme aventuriere të Enver Hoxhës, pjesa tjetër është refuzimi i Aurelias, Sabihasë dhe Musine Kokalarit, që e shndërrojnë karakterin e tij në egocentrik dhe hakmarrës. Pa dyshim, romani është pasuri shumë e bukur e letërsisë së sotme shqipe, falë qasjes tematike që ka trajtuar. Mbase më duket është i pari i këtij lloji që i kushtohet veprimit dhe manisë së diktatorit Enver Hoxha. Së këndejmi autori përveç se ka qenë njohës i saktë i rrethanave duket të ketë shfrytëzuar material arikivor dhe është shërbyer edhe me rrëfime të përjetuara të të afërmëve dhe të atyre pak shokëve e miqve të Aurelias, Sabihasë e të Musinesë, të cilët i kanë shpëtuar diktaturës komuniste. 

Arroganca e Enver Hoxhës, jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por ndaj të gjithëve që e njihnin, ndaj atyre që e kishin ndihmuar, po sidomos kundër shokëve të shkollës dhe studimeve, të cilëve nuk ua duronte epërsinë intelektuale e bëjnë Egon e Diktatorit specifike dhe unikale. Nga romani shihet se ai nuk ua duronte gradat akademike, që ata i kishin fituar nëpër universitetet prestigjioze të kohës. Vetë Enver Hoxha e degradoi vlerën intelektuale, duke e kthyer vendin nën udhëheqjen e çobanëve dhe individëve të kompleksuar siç ishte ai vetë. Ky karakter udhëheqësi nuk ndeshet askund në kampin socialist dhe as në udhëheqjet më primitive që ka njohur historia e njerëzimit. Enver Hoxha i posedonte të gjitha epitetet e një udhëheqësi me marrëzi të bollshme, duke persekutuar dhe ekzekutuar vajza, të cilat nuk iu kanë nënshtruar epsheve të tij qysh në rininë e tyre të hershme. Pushkatimi dhe internimi i bashkëpunëtorëve të vet ka vazhduar tërë karrierën e tij politike. Por, në roman kjo ilustrohet vetëm me rastin e Nako Spiros. Eliminimet e kundërshtarëve politikë, kualifikoheshin si vetëvrasje ose me epitete të tradhtisë ideologjike dhe të vlerave të revolucionit komunist, i cili tashmë kishte triumfuar në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, dhe madje karshi numrit të banorëve duhet të jetë shembull i krimit ndërvëllazëror. E nëse statistikat reale nxjerrin numrin e pushkatimeve, internimeve dhe eliminimeve ndaj Elitës Intelektuale në raport me numrin e kufizuar të të shkolluarve, që kishte Shqipëria në ato vite do të duhej diktatura staliniste e Enver Hoxhës, të hynte në Librin e Rekordeve Guiness, për krime që ia ka bërë shoqërisë dhe Elitës Intelektuale të vendit. Padyshim sundimi i tij do të konsiderohet si pushteti më diktatorial në tërë Kampin Socialist, jo vetëm në Evropën Lindore, por në përmasa globale. Këtë të vërtetë historike dhe trishtim e përjetojmë edhe nga romani “Dashuri Diktatori” të Xhevat Mustafës. Ai ka ndërtuar një roman monumental kushtuar tri grave, që kanë pësuar tragjedi nga hakmarrja e Enver Hoxhës. Po ashtu ai ka ndërtuar një piedistal artistik për 22 viktimat në natën e 26 marsit 1951, nën komandën e Mehmet Shehut dhe drejtuesit të lartë të Policisë, Arqile Derrit (emër i trilluar nga autori), ku janë pushkatuar intelektualët e pafajshëm: Sabiha Kasimati, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Qemal Kasaruho, Manush Peshkëpia, Pjerrin Guraziu, Gjon Temali, Zyhdi Herri, Ali Qorraliu, Petro Konomi, Thoma Katundi, Pandeli Nova, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Niko Lezo, Anton Delhysa, Tefik Shehu, Myftar Jegeni, Gafurr Jegeni, Haki Kodra, Mehmet Shkupi dhe Lluka Rashkoviç, (faqe 314). 

Viktimat e 26 marsit 1951, deri në vitet e nëntëdhjeta u anatemuan, madje nuk iu diheshin as eshtrat, kurse për gjatë viteve të diktaturës komuniste u trajtuan si tradhtarë, antikomunistë e epitete të tjera, por e vërteta shkon në dy kahe. E para, hakmarrje e drejtpërdrejt e Diktatorit me të gjithë ata që njihej. E dyta, ishte fobia e sistemit komunist nga intelektualët, të cilët pse mbajtën qëndrim refuzues ndaj partisë komuniste ose drejtpërdrejt ndaj diktatorit Enver Hoxha, nëpërmes intrigave që i sajonin njerëzit e pushtetit, ndëshkoheshin egërsisht. Çfarëdo epiteti kundër atyre viktimave ndoshta mund të kapërdihej, por në asnjë mënyrë si bandë terroriste që paskan hedhur Bombë në Ambasadën Sovjetike në Tiranë. Për Diktatorin dhe diktaturën komuniste, Bomba në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, ishte pretekst dhe u bë shkas për t’u hakmarrë, për t’i eliminuar edhe disa nga intelektualët që ua kishte frikën edhe vetë Diktatori. Ndërsa në anën tjetër kishte për qëllim ta shtonte frikën dhe tmerrin te pjesa tjetër intelektuale, e cila kësaj radhe i kishte shpëtuar hakmarrjes së paskrupullt komuniste. 

Saktësia e shtjellimit dhe fati tragjik 

Shtjellimi i saktë, i ndjeshëm dhe përjetues i figurës së vajzës së re italiane, siç ishte Aurelia, e cila asaj kohe jetonte në Gjirokastër bashkë me familjen e saj dhe përshkrimi aq i përafërt me realitetin, e bën romanin për t’u përjetuar, dhe për të mos u harruar shpejt. Përfytyrimet e figurës së Aurelias në romanin “Dashuri Diktatori”, janë fine, dhe të kapshme. Portreti i saj shpaloset nga rrjeshti në rrjesht dhe nga faqja në faqe, prandaj mendoj se me pak mund, kinomatografia shqiptare ose ajo italiane, mund ta shndërronin këtë prozë në film, për t’i shprehur nderim familjes Terrusi dhe të gjitha viktimave të tjera italiane, të cilët bartnin të vetmin mëkat se kishin ushtruar veprimtari ekonomike dhe të biznesit në Shqipëri, kurse koha e luftës i kishte gjetur në këtë vend, nga i cili nuk nxituan të iknin, edhe kur koha shënoi fitoren e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Për fat të keq të të gjitha viktimave dhe të vendit në përgjithësi, në krye të Partisë Komuniste u gjend manjaku, që vuante nga komplekset e inferioritetit intelektual. Prandaj eliminimi i të afërmëve dhe i shumicës së gjeneratës së tij, i të gjitha grave që i kishte njohur dhe ëndërruar, ishte shndërruar në mani, kurse me kalimin e kohës iu bë paranojë, eliminimi i të gjithëve, nga të cilët ai mund të shihte ndonjë rrezik. Epshet e shfrenuara të Diktatorit dhe defektet psikike të tij, artistikisht dhe letrarisht nuk janë trajtuar asgjëkundi më bukur se në këtë roman, i cili urojmë të jetë i pari, por jo edhe i fundit, që trajtojnë njeriun monstrum, sundimtar abosolut i Shqipërisë për më shumë se gjysëmshekulli diktaturë të hekurt dhe primitive. 

Nëse romani “Dashuri Diktatori“, i Xhevat Mustafës, merret me vesin hakmarrës ndaj tre grave dhe të një elite të caktuar intelektuale, vepra të tjera dhe nga autorë të tjerë, mund t’ia zbulojnë edhe veset e tjera siç janë prirja e tij homoseksuale, (shih faqe 62), dhe dyshimi për atësinë biologjike, ku pjesa e parë brenda romanit nuk është interes i trajtimit, pasi këto vese i janë përmendur në mënyrë periferike, ndërsa dyshimi për atësinë theksohet edhe nga Fahria, motra e Enverit (faqe 187). Diktatori ka pasur edhe shenja të pedofilisë, kanibalizmit, kur dihet se nëpër koluare është shkruar se janë sakrifikuar me dhjetëra foshnje për gjakun e tyre të mirë, sa për t’i zgjatur jetën atij. Gjithashtu është e njohur edhe urrejtja patologjike dhe fobia e Diktatorit kundrejt klerit shqiptar dhe kundrejt shtresës aristokrate të Shqipërisë, që nuk janë pjesë e romanit, por janë me interes për t’u trajtuar. Kjo, sepse vetëm veprat artistike e letrare mund ta shkëpusin shoqërinë demokratike nga mëdyshjet dhe nostalgjia, për një periudhë kaq të errët, me pasoja të bartura edhe në vitet e demokracisë së brishtë, e cila nuk po këndellët. Prandaj si në asnjë vend të Evropës Lindore tranzicioni nga botëkuptimi komunist në mendësinë pluraliste ka zgjatur së tepërmi në Shqipëri. Për fat të keq edhe sot ka prirje të mendësisë së dhunës, eliminimit dhe të diktaturës.  

Romani “Dashuri Diktatori” është një vepër e mirëfilltë artistike në shërbim të proceseve dhe të vërtetës historike. Njëkohësisht, mund të konsiderohet një homazh artistik për Sabiha Kasimatin, Aurelia Poceli Terrusin, Musine Kokalarin dhe për të gjithë viktimat e 26 marsit 1951. 

Format e hakërrimit egoist 

Fatin e Aurelias, vetëm me një formë tjetër, do ta pësojë Sabiha Kasimati. Derisa hakmarrja e Diktatorit kundër italianes kap linjën e nxirjes së jetës, duke ia burgosur burrin dhe shkatërruar familjen, te Sabihaja ndiqet një linjë kriminale tjetër, e hakërrimit egoist, një urrejtje patologjike, duke mos ia duruar suksesin universitar, akademik dhe shkencor. Prandaj hakmarrja e Diktatorit përfundon me pushkatimin e saj, pa pasur mëshirë se ajo ishte e vetmja shkencëtare që merrej me kultivimin dhe shtimin e peshkut në ujrat e Shqipërisë. Po ashtu në roman shpaloset edhe një linjë tjetër e hakmarrjes komuniste të vetë Diktatorit kundrejt Musine Kokalarit, të parës grua shkrimtare që kishte Shqipëria. Kësaj intelektualeje, përveç se ia shkatërroi familjen, duke ia vrarë dy vëllezërit, të cilët ishin edhe mësimdhënës të tij, do ta përplasë e poshtrojë gjatë tërë jetën nëpër burgje e kampe internimi, pa shprehur pendim dhe pa bërë asnjë amnesti për të. Dhe sikur të ishin vetëm këto tre raste ia vlente të shkruhej ky roman. Autori ishte i vetëdijshëm se përmes këtyre tre grave kryente një shërbim edhe për gratë e tjera, që pësuan ngjashëm tragjedi tronditëse nga diktatura komuniste.  

Tragjikët dhe pësimi i tyre tragjik  

Një ditë më parë në duart dhe zyrën e Mehmet Shehut ishte vrarë tregtari Januz Kaceli, të cilin ai së bashku me një tjetër, e kishin hedhur për vdekje nga dritarja e zyrës së tij. Për të treguar mosmirënjohjenn, ligësinë apo çmendinë, Enver Hoxha me të rrëmbyer pushtetin në duart e tij, kishte vrarë Bahri Omarin, bashkëshortin e motrës së madhe Fahrijes, pastaj Abaz Omarin, djalin e vajzës së axhës, që i bie nipin e vet. Në vijim, kishte vrarë dy vëllezërit e Musine Kokalarit, kurse vetë ajo kishte kaluar vite të tëra në Burgun e Burrelit. Po ashtu Diktatori kishte degdisur në burgun e tmerrshëm të Burrelit edhe Xhuzepe Terrusin, burrin e Aurelias, ish drejtor i filialit të Bankës Italiane në Vlorë. Ky personazh është ndër më tragjikët e romanit, prandaj zë vemendjen e autorit. Ai ka pësuar tragjikisht për fajin e vetëm pse ishte martuar me Aurelian. Akuzat e tjera kundër tij janë farsë dhe sajesa për të justifikuar krimin morbid. Roli i Aurelias, në këtë roman është trajtuar dinjitetshëm, si personalitet i gruas fisnike e të ndërgjegjshme, por me fat tragjik pse për shumë vite ishte fqinja e Enver Hoxhës në Gjirokastër. Refuzimi i saj për lidhje dashurie me Diktatorin në kohën e rinisë së tyre është vetëm shkas i hakërrimit të Enver Hoxhës, për t’ia nxirë jetën Aurelias së gjorë. 

Dhuna si mani për vetëkënaqësi  

Vetëkënaqësia, përmes dhunës dhe krimit, ishte shndërruar në mani për Diktatorin, siç përshkruhet edhe në këtë roman. Këto detaje janë përfolur në shtypin e kohës, nëpër artikuj të shumtë, po sidomos nëpërmes intervistave dhe rrëfimeve të viktimave, që kanë mbetur gjallë. Ky narracion artistik sjell në vetëdijen e shoqërisë së sotme atë kohë që ishte shndërruar në frikë e tmerr për shoqërinë, sidomos për Elitën Intelektuale. 

Dashuria e Diktatorit me Aurelian është vetëm një histori dhe një rast i trajtuar me finesë e besueshmëri nga autori autori, i cili ka arritur që t’i zbërthejë disa pamje të panjohura nga karakteri i Diktatorit. Për atë djalosh të ri me urrejtje kundër të gjithëve, që nuk iu kanë nështruar veprimeve aventureske, e bëjnë edhe më paradoksale prirjen kriminale për moshën që kishte. Aurelia, është vajzë italiane, e bukur dhe e admiruar nga brezi i saj, pra edhe nga Enver Hoxha i cili i prirë nga ambiciet egoiste dëshironte të realizonte me këtë vajzë çdo pasion dhe epsh që kishte. Ishin përpjekje të kota për ta bindur Aurelian për lidhje serioze, për fejesë dhe martesë me të. Ajo e njihte prandaj e refuzoi, gjë që do ta dëshpërojë Enver Hoxhën. Refuzimi i saj, në Egon e Diktatorit që po lindte, do të ngjallë instiktin për hakmarrje të herdokurdoshme, instikt ky që shkon duke ia sforcuar egon dhe pasionin për të dominuar mbi rrethin dhe shoqërinë e brezit, në kohën kur shkollimi dhe studimet nuk i kishin shkuar mbarë.  

Lajmi për fejesën e Aurelias me drejtorin e Filialit të Bankës Italiane në Vlorë Xhuzepe Terrusi, do ta xhindosë tejmase diktatorin e ardhshëm dhe shefin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxhën, dhe si duket egoja hakërruese këtu nis fillin e deformimit të saj. Jeta e Aurelias me Xhuzepen do të përshkruhet e lumtur në ato vite. Por me të përfunduar lufta dhe me triumfin komunist, do të kthehet në ferr, pasi atëherë do të nisë kalvari i vuajtjeve të saj. Hezitimi për t’i nisur apo jo një telegram urimi, dëshirë të cilën e kishte shprehur fillimisht Xhuzepe Terrusi, është një detaj i vogël që shpreh frikën e tmerrshme që prej kohësh e kishte kapluar Aurelian (faqe 97), e cila ia njihte edhe karakterin hakmarrës Enver Hoxhës. Kjo njohje dhe frikë do të frenojë Aurelian për t’ia nisur telegramin e urimit Diktatorit, që ta uronte për triumfin komunist. E pikërisht për shkak të këtij triumfi edhe martesa e saj me Xhuzepe Terrusin do të jetë jetëshkurtër. 

Triumfi komunist dhe pasojat ideologjike  

Siç dihet Shqipëria përfshihet në Luftën e Dytë Botërore, kurse mbarimi i saj lidhet me triumfin komunist, me ardhjen e Enver Hoxhës në majat e pushtetit absolut komunist. Nga atje ai do të nisë hakmarrjen ndaj të gjithë atyre, që e njihnin dhe dinin shumë të vërteta diskretituese për atë. Po ashtu, hakmarrja egoiste do të nisë edhe kundër tri grave tashmë protagoniste të këtij romani. Diktatori, më parë se të vinte rendin popullor, yshtet për aventurë hakmarrëse kundrejt Aurelias, të cilës do t’ia burgosë burrin. Me burgosjen e Xhuzepes do të nisë kalvari i vuajtjeve të saj dhe këtu e ka fillimin edhe zhgënjimi i madh i Aurelias. Ngjarjet zhvillohen përplot me emocione dhe mbresa. Nëpërmjet tyre utori shpalos edhe pamje të panjohura të Ego Karakterit, që posedonte Diktatori me probleme të rënda psikike, dhe asnjëherë të një udhëhqësi normal, për të cilin kishte nevojë Shqipëria e asaj kohe. Këto ambicie hakmarrëse lidhen me një datë historike, të triumfit komunist në Shqipëri, më 29 nëntor 1944, kur Enver Hoxha, arriti të bëhej kryetar i Partisë Komuniste dhe kryeministër i Shqipërisë.  

Një gjysëm viti më vonë, (më 25 mars 1945), me urdhër të Enver Hoxhës, do të burgoset Xhuzepe Terrusi, me porosinë e Diktatorit për t’ia nxirë jetën jo vetëm Aurelias, por të gjithëve që guxonin të flisnin e vepronin kundër tij. Edhe Xhuzepe Terrusi ishte viktimë e Egos së Diktatorit. Ai dënohet me tetë vjet burgim të rëndë dhe pas një kohe e transferojnë në Burgun e Burrelit. Autori ka përshkruar me ndjenjë përjetimi, përpjekjet e Aurelias për ta shpëtuar burrin e saj. Po ashtu ajo bën përpjekje për ta takuar Enver Hoxhën me shpresë se do ta zbuste shpirtin e një xhindi që tashmë gllabronte viktimat, duke i sjellë vendit zi. Po ashtu përjetuese janë takimet nga vizitat e saj në Burgun e Vlorës dhe në Burgun e Burrelit. Xhuzepe Terrusi ishte i vetëdijshëm për fundin e tij tragjik, prandaj e këshillon Aurelian për t’u riatdhesuar në Itali, të paktën ajo të mos vuante dhe në anën tjetër t’ia shpëtonte Aldon, djalin e vetëm të tyre. Këto ngjarje kanë zhvillimin e vet, dhe në secilin rast autori ka dhënë emocione të çastit e rastit, që janë përjetime të rënda dhe mbresëlënëse, pasi përmes këtij rrëfimi është sjellë në këtë kohë realiteti i hidhur, i cili errësonte Shqipërinë e asaj kohe. 

Romani, përveçse rrëfen Dashuritë e Diktatorit, shpalos egërsinë e tij të pamëshirshme, qoftë në takimin e vetëm që pati me Aurelian, kundrejt së cilës është sjell si diktator, duke u arsyetuar se ai nuk mund ta ndihmonte, pasi nuk ndërhynte në punët e drejtësisë, që ushtronte Pushteti Popullor!? Enver Hoxha i thotë Aurelias se ai nuk kishte ndërhyrë në punët e drejtësisë as për familjarët e tij, të cilët i kishte ndëshkuar pamëshirshëm. Këto momente janë përjetime trishtuese edhe për lexuesin e sotëm se si ka mundësi të vinte në majat e Pushtetit Komunist një njeri kaq i pashpirt, siç u tregua Enver Hoxha me të gjithë, dhe veproi kundër të gjithëve që e njihnin dhe ia dinin bëmat aventureske të tij. Sikurse me Aurelian, Enver Hoxha, ngjashëm është sjellë edhe me Musine Kokalarin dhe familjen e saj, si dhe me motrën e tij të madhe, të cilës do t’ia pushkatojë burrin. Më në fund Aurelia riatdhesohet diku në fund të viteve të dyzeta, kurse Xhuzepe Terrusi nuk do ta përballojë gjendjen e rëndë në Burgun e Burrelit. Ai vdes në mars të vitit 1952, kurse vetëm pas tre muajsh Aurelia merr telegramin nga personeli i burgut me njoftimin se Xhuzepe Terrusi ka vdekur, pa informacione shtesë se ku dhe si ishte varrosur. 

Hakërrimi egoist për shkak të nivelit intelektual 

Historia e njohjes së Diktatorit me Sabiha Kasimatin nis qysh në vitet e shkollës, në Liceun Francez të Korçës. Më vonë Sabiha Kasimati, kryen studimet në Itali dhe bëhet shkencëtare në fushën e biologjisë. Edhe Sabihaja e ka refuzuar kërkesën e Enver Hoxhës, për t’u fejuar e martuar me të. Edhe ky rast do ta xhindoste Diktatorin e ardhshëm, i cili edhe ndaj saj ishte betuar qysh atëherë se do t’i hakmerrej. Refuzimi i Sabihasë lidhet drejtpërdrejt me njohjet që kishte për karakterin e Enver Hoxhës, pastaj ajo dinte shumë edhe për të shkuarën aventureske të tij, qysh në Liceun Francez në Korçë dhe në Montpelje (Montpellier), të Francës. Por refuzimi që Sabihaja i kishte bërë Enver Hoxhës, në vetëdijen e tij do të ndikojë në forcimin e egos, për t’ia rritur dozën e hakmarrjes së mëvonshme. Hakmarrja ndaj Sabihasë duket të jetë edhe më primitive. Derisa hakmarrja e Diktatorit kundër Aurelias kishte qëllim t’ia nxinte asaj jetën, përmes burgosjes së bashkëshortit dhe nëpërmes formave të dhunës fizike e psikologjike, hakmarrja kundër Sabihasë është e motivuar kundër nivelit të saj intelektual, pasi Diktatori nuk mund t’ia duronte sukseset Sabihasë, e cila kishte arritur t’i kryente me sukses të gjitha studimet universitare dhe akademike. 

Enver Hoxha, do të arrijë t’ia shkatërrojë jetën dhe madje edhe ta pushkatojë shkenctaren e vetme që kishte Shqipëria në fushën ihtiologjisë. Ajo, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, bashkë me 22 të tjerë do të pushkatohet në mbrëmjen e datës 26 mars 1951. Autori ka përshkruar me hollësi jetën e saj, përipecitë jetësore, shkollimin, mjekimin në sanotorium në Torino të Italisë, pastaj punën e saj shkencore dhe takimin e saj me Enver Hoxhën, të cilit do t’ia përplasë në surrat pikëpamjet e saj, përkitazi me udhëheqjen e gabueshme, veçmas për krimet monstruoze që bënte në ato vite. Sabihaja, si shoqe e Liceut Francez të Korçës, duhet të mbetet figura më tragjike e krimit komunist, e cila bashkë me Musine Kokalarin do të pësojnë për shkak te njohjeve, që kishin me Diktatorin, po më shumë për shkak të epërsisë së tyre intelektuale dhe krejt natyrshëm edhe për shkak se nuk iu kishin nënshtruar pasioneve aventureske, që kishte Enver Hoxha qysh në rininë e tij të hershme. Krimi dhe aventurat do t’i bëhen pasion i përhershëm në tërë karrierën e tij udhëhëqëse, kurse vrasjet dhe krimet vazhdojnë njëri pas tjetrit, madje ato bëhen pjesë e procesit të spastrimit ideologjik edhe brenda udhëheqjes së lartë shtetërore. Kjo ego kriminale e drejtuesit të partisë dhe të shtetit e kanë shëndërruar atë në monstrum dhe në kanibal, veçmas për shkatërrimin e familjeve të shumta intelektuale. Ato kishin të vetmin faj pse ishin intelektualë dhe nuk iu ishin nënshtruar diktaturës komuniste, e cila tashmë bënte kërdinë mbi secilin individ që guxonte të mendonte ndryshe. 

Kur jemi te Sabihaja duhet përmendur koha e Studimeve sa ishte në Torino, këshillat e dekanit të fakultetit, (faqe 114), vallëzimet me Enrikon, një studenti italian, i cili pastaj kishte sakrifikuar për të ardhur në Shqipëri në kuadër të kontigjentit ushtarak italian, që vepronte në Shqipëri, për ta bindur Sabihanë për sinqeritetin e tij, (faqe 124-126). Gjatë këtij shërbimi, në një aksident ai do të humbasë sytë, kurse jeta e tij merr tjetër kahe, (faqe 131-132). Ky detaj është mjaft prekës dhe përjetues. Po kështu, edhe vizita e Sabihasë sa ishte në sanotorium, kur ajo do ta vizitojë Enrikon e verbër në shtëpinë e tij. Ai takim është rrëfyer me ndjenjë dhe posedon nota tejet prekëse, (shih faqe 144-149). Po aq interesant duket edhe njohja me shkrimtarin Manfredo Bernardini, në kohën sa ishte për shërim në atë sanotorium, (faqe 133-144). Po me kaq nota lirike janë përshkruar edhe raportet e Sabihasë me të fejuarin e saj Astritin. Një personalitet i qetë, intelektual i formuar që me sjelljen e tij i kishte krijuar asaj çaste të lumtura, telin e të cilave e këputi hakmarrja e Diktatorit, kur e pushkatoi Sabihanë si “armike e popullit”, duke dëshmuar për mizorinë e pashpirtshme që kishte ndaj të gjithëve, që nuk iu kanë nështruar diktatit të tij komunist. 

Rreziku që mund t’i vinte nga ata që e njihnin 

Në kuadër të këtyre eliminimeve, vend me rëndësi në romanin e Xhevat Mustafës zë edhe rasti i poetit dhe publicistit Manush Peshkëpia, sidomos në vitet pas triumfit komunist në Shqipëri, deri në pushkatimin, tashmë të njohur në vitin 1951. Gjithsesi mbresa të përjetuara dhe njëkohësisht edhe të trishtëta janë ato në natën e fundit para se t’i pushkatonin, siç është biseda e Sabihasë me Reiz Selfon ose me Qemal Kasaruhon dhe të tjerët. Të gjithë këta emra bashkë me tregtarin Jonuz Kaceli i mbytur një natë më parë nga Mehmet Shehu, kanë pasur njohje të drejtpërdrejta me Enver Hoxhën, në periudha të ndryshme, madje disa sish edhe e kanë ndihmuar. Por për Diktatorin kjo s’kishte rëndësi, pasi fobia e tij kishte krijuar paranojen se rreziku mund t’i vinte pikërisht nga njerëzit që e njihnin, prandaj të gjithë i pushkatoi më datën 26 mars 1951, duke gjetur pretekstin e hedhjes së Bombës në Ambasadën e Sovjetike në Tiranë, që kishte ndodhur, më 19 shkurt 1951. 

Arti letrar flet për të vërtetën historike  

Ky përceptim letrar e artistik lidhet drejtpërdrejt me të vërtetën historike, si dhe me realitetin e kompleksuar të Enver Hoxhës. Lidhet me urrejtjen e shëmtuar, e cila nga fobia i ishte shndërruar Diktatorit në ves me përmasa patologjike. Xhevat Mustafa, ka përdorur me mjeshtri faktet historike, njohjet me të afërmit e disa prej viktimave dhe shfrytëzimin e arkivave shtetërore, gjë që si askush tjetër ka arritur t’i letrarizojë si duhet ngjarjet, për t’u përjetuar kjo prozë artistike sa më mirë. 

Ngjarja me Bombë në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, e cila ka ndodhur më 19 shkurt 1951, dhe pushkatimi pa procedura të rregullta gjyqësore të 26 marsit 1951, e bëjnë rastin historik edhe më tragjik, i cili tash vjen në mënyrë artistike në romanin “Dashuri Diktatori”, si rrëfimi më i përjetuar për hakmarrjen komuniste ndaj Elitës Intelektuale. Fati i këtij krimi, i cili u mbulua me heshtje, madje duke bërë përpjekje për t’ua humbur edhe gjurmët, do të zbulohet vetëm pas dyzet e ca vitesh, në saje të një bariu (Xha Bedriu), që i ka përgjuar në natën e errët dhe të punëtorit teknik (Eskavatoristit), i cili të nesërmen duhej të rrafshonte terrenin për t’i fshehur e mbuluar të gjitha gjurmët. Edhe ky detaj është mjaft interesant dhe përjetohet thellë, sikurse edhe përpjekja e Aldo Terrusit, i biri i Xhuzepe Terrusit i cili as pas shtatëdhjetë e sa vitesh nuk ka arritur t’i gjejë eshtrat e babait tij, të groposura diku në oborrin e Burgut të Burrelit, që mbetet epilogu më tragjik i këtij krimi, i kësaj barabarie në romanin “Dashuri Diktatori” të Xhevat Mustafës.  

 Epilogu 

 Mund të përfundojmë se Enver Hoxha ka vuajtur nga fobia e përhershme e të kaluarës aventureske që kishte, prandaj të gjithë të njohurit i ka pushkatuar, internuar dhe eliminuar për t’i fshehur gjurmët e tij, të cilat duken se përfaqësojnë udhëheqësin me komplekse të pashërueshme, shndërruar në mani. Nga kjo që thamë, mund të përfundojmë se Diktatori i Dashuruar, nuk ka mundur të mbajë pushtetin e vet diktatorial pa vrasje dhe krime makabre, andaj është shndërruar në kanibal, elemente të cilat janë përfolur edhe në dokumente të tjerë. Ai ishte vetë xhindi që përpiu tërë mirëqenien e Shqipërisë, pasojat e së cilës po i përjeton edhe sot e kësaj dite shoqëria shqiptare. 

Autori Xhevat Mustafa, përmes këtij romani të bukur, tronditës dhe emocionues ka synuar të arrijë e të rikthejë, artistikisht, për aq sa ka mundur, të kundërtën e asaj urrejtjeje, që kishte kultivuar diktatori Enver Hoxha! 

__

CH – St. Gallen, 19 qershor 2022. 

1924 / Rrëfimi ekskluziv i arkeologut Léon Rey mbi zbulimet e para të misionit arkeologjik francez në Apolloni (Foto)

0

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Qershor 2022

“Je sais tout” ka botuar me 15 tetor 1924, në faqen n°49, rrëfimin ekskluziv të arkeologut Léon Rey mbi zbulimet e para asokohe të misionit arkeologjik francez në Apolloni, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zbulimet e para të misionit arkeologjik francez në Shqipëri

Léon Rey duke pastruar objektet e lashta të zbuluara nga misioni – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në numrin tonë të qershorit, z. Rey, drejtor i Misionit Arkeologjik Francez në Shqipëri, na shpjegoi se çfarë kishim të drejtë të prisnim, për shkencën, nga gërmimet e kryera në vendin e Apollonisë antike. Sot, studiuesi i bën revistës tonë nderin e madh që t’i komunikojë rezultatin e punës së parë të misionit të tij : një rezultat me interes të madh dhe që autorizon (lejon) të gjitha shpresat. Ky është, për lexuesit tanë, një “ekskluzivitet” i vërtetë që ata me siguri do t’i jenë mirënjohës z. Rey që e ka rezervuar me kaq dashamirësi për ta. J.S.T.

 Kur, në Liceun Condorcet, përkthyem “De Bello civili”, dhe në veçanti këtë faqe ku Çezari tregon se si, duke ndjekur Pompeun, pa qytetin e Apolonisë t’i dorëzohej, nuk mendoja për kodrën e gjelbër në rrëzë të cilës vrapojnë kuajt e rinj të fshatarëve të Pojanit. Në të njëjtat shpate ku dikur qëndronin monumentet e mermerit, tarracat, tempujt dhe ai akropol nga ku u largua Staberius-i, natyra ka rifituar tani të drejtat e saj; dhe një mantel gjelbërimi, lulesh dhe gjembash mbulon këtë tokë që pati orën e saj të famës.  Megjithatë, në këto fusha, sidomos kur ka rënë shi, parmenda nxjerr tjegulla, mbetje vazosh dhe monedhash, të dhëna modeste pa dyshim, por që vlejnë më shumë se fjalët e vendasve të cilët nuk kanë më shumë njohuri se unë.

Njohja e teksteve, kur ato ekzistojnë, dhe mbi të gjitha inspektimi i përpiktë i vendeve, vetëm mund ta udhëheqë studiuesin në kërkimet e tij. Në Pojan, ku bollëku i bimësisë e bën shumë të vështirë këtë ekzaminim, pika e orientimit tonë ishte një pllakë, sipërfaqja gri e së cilës mezi rrafshohej mes barishteve: ishte pjesa më e lartë e një muri antik të groposur plotësisht. Me pastrimin e këtij muri, ne zbuluam një shtëpi greko-romake dhe nuk kam dyshim se kjo shtëpi nga ana tjetër do të na bëjë të zbulojmë një nga pjesët më të rëndësishme të qytetit.

Por kjo nuk është e gjitha të zublosh : arti konsiston në gjetjen e maksimumit… me sa më pak para. Gjithashtu, çështja e thellësisë në një gërmim shterues vjen gjithmonë e para. Në Durrës, për shembull, niveli i qytetit aktual duke qenë, si rezultat i rrethanave gjeologjike, pesë metra mbi Dyrrahun romak, do të duhet që, për një gërmim me një sipërfaqe prej 100 m², shpenzoni pesë herë më shumë para sesa për një gërmim të së njëjtës shtrirje të bërë në vendin e Apolonisë, ku e njëjta shtresë romake gjendet ndërmjet 50 centimetrave dhe 1 metër të thellë. Organizimi i punës në kantier (në terren) është gjithashtu shumë i rëndësishëm për performancën e mirë, gërmuesit duhet të monitorohen vazhdimisht, veçanërisht në fazat e para. Kam punësuar francezë, gjermanë, bullgarë, serbë, rusë, tani shqiptarë; dhe gjithmonë e kam vënë re se, me instinkt, gërmuesi dëshiron të shkatërrojë atë që është nën kazmën e tij “për të parë atë që ka poshtë ose pas”. Kjo ndjenjë është për më tepër aq e natyrshme, saqë vetë gërmuesi, në nxitimin e tij për të kuptuar, duhet të kujdeset që të mos ngutet; shpesh, ajo që në pamje të parë duket si një grumbull gurësh të pakuptimtë, bëhet, pasi është më e qartë, një monument. Këtu, si kudo tjetër, metoda e duhur kërkon pjesën e saj të durimit.         

Në terren, ekzaminim, sondazh, fotografi të rrënojave; në kamp, pas punës, vizatimet dhe shënimet të vihen në rregull të plotë, me pastrimin e objekteve të grumbulluara, okupimet e gërmuesit. Kjo e fundit veçanërisht është një dëfrim simpatik. Asgjë nuk është më zbavitëse sesa të shohësh të shfaqet, nën furçë dhe sapun, vizatimin e një vazoje të tillë me figura apo detaje të padyshimta të një skulpture të tillë, nëse nuk është, në ujë, me një lëng limoni të shtuar saktësisht, pamjen e ngadaltë të një medalje që ne menduam se ishte shumë e papërpunuar. Në këtë drejtim, me të drejtë është thënë se nuk mund të jesh arkeolog i mirë pa qenë historian. Por unë, mendoj se për t’u bërë arkeolog duhet të fusësh “dorën në brumë”. Më pas ne kuptojmë një mijë gjëra të vogla që ndihmojnë për t’i shfaqur gjërat e mëdha në dritë, dhe njeriu hyn, si të thuash, në kontakt të drejtpërdrejtë me antikitetin. Gjithashtu duhet të shpresojmë që Misioni arkeologjik francez në Shqipëri, në të ardhmen e afërt të bëhet një lloj shkolle praktike për arkeologët e rinj të Universiteteve tona.

LEON REY

Pastrimi i objekteve të lashta të zbuluara nga misioni – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kampi i misionit Rey – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një vilë greko-romake, e nxjerrë në dritë së fundmi në Apolloni – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjurmët e para të një muri të lashtë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kodra në formë “tavoline” e Pojanit, vend i Apollonisë së lashtë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

____

* Aurenc Bebja, Francë.  Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).  https://www.darsiani.com/la-gazette/1924-rrefimi-ekskluziv-i-arkeologut-leon-rey-mbi-zbulimet-e-para-te-misionit-arkeologjik-francez-ne-apolloni-foto/.