
Sakrifica e turpshme e shqiptarëve për “Shtetin Islamik!”


Në Treviso të Italisë u mbajt turniri tradicional “Muaji i Lirisë” 2022
Flli. Bekteshi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë”
Florim Zeqa
Për nder të ditës së çlirimit, nën moton “Muaji i Lirisë”, më 25 dhe 26 Qershor 2022, në Palestrën e Sporteve në Treviso (Itali) u mbajt turniri tradicional në futboll të vogël. Kësaj radhe ky turnir u organizua në mënyrë briliante nga Këshilli Organizativ: Fadil Bajraktari, Florim Lumi dhe Florim Zeqa.
Ndjenja e thellë shpirtërore
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij shtetëror, turnirin e hapi bashkorganizatori, publicisti Florim Zeqa, i cili, pasi i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë eveniment sportiv, ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese, lojra të mira dhe në frymën vëllazërore me fjalët: “Pak rëndësi ka kush del fitues i këtij turniri, rëndësi ka ndjenja jonë shpirtërore për të cilën jemi tubuar, për të shënuar ditën dhe muajin më të dashur dhe më të shënjtë, atë të çlirimit të vendit tonë”.
Për ta bërë hapjen e turnirit sa më madheshtore, publicisti Zeqa para fillimit të ndeshjes së parë, me një simbolikë të veçantë, më short e përzgjodhi ekipin Edil Coperture për t’ia veshur fanelat me 6 shkronjat e emrit Kosova, pas të cilave qëndron një histori 24 vjeçare nga protesta para Palazzo Chigi në Romë më 24 Prill 1998, kur ua kishte veshur të njëjtat 6 të rinjëve dhe i kishte vu në ballë të protestës!
Për dy ditë rresht, ekipet pjesëmarrëse bashkatdhetarëve iu dhuruan futboll cilësor dhe gola të bukur, duke lënë mbresa të pashlyera tek të pranishmit e shumtë që ishin prezent në këtë aktivitet të bukur sportiv me karakter festiv.
Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur se tjetri, kurse pjesa e çerekfinaleve, gjysëmfinalja dhe finalja ishin në nivelin më të lartë dhe më atraktive për shikuesit.
Ndërsa finalja në mes ekipeve Vllaznia dhe Flli. Bekteshi veçohet për momente emocionuese të papërshkruara më fjalë.
Për dallim nga viti i kaluar, në këtë turnir muarën pjesë 16 ekipe; Autoservis Italia, Edil Colgeci, Edil Coperture, Eni Impianti, Impresa Edile Buqaj, Impresa Edile Sinani, Dardania, Flli. Bekteshi, Noli Ponteggi, Perparim Thaqi, Udinese, Shkarashniku, Vallson Shukolli, Veteranët, Vllaznia dhe Zëri i Atdheut.
Padyshim, meritat për mbarëvajtjen e turnirit, përveq Këshillit Organizativ u takojnë edhe bashkëpunëtorëve Isuf Ademi dhe Ram Zeqa si edhe dy referëve profesionist Ivan Barbunio dhe Adriano Covolan, të cilët me profesionalizëm të lartë dhe korrektësi i drejtuan ndeshjet e këtij turniri.
![]()
Ndarja e mirënjohjeve
Ndarjen e mirënjohjeve për sponsorët që e ndihmuan materialisht mbajtjen e turnirit “Muaji i Lirisë” 2022 e bëri kryesuesi i Këshillit Organizativ, z. Fadil Bajraktari, i cili me nga një mirënjohje i nderoj kompanitë: Edil Kolgeci, Impresa Edile 4 Fratelli, Restauro Vali, Shefqet Gashi, Elhadi, Velia, Kushtrim Gashi, Edil Coperture dhe Hiti Color.
Po ashtu me mirënjohje i nderoi edhe ata që e ndihmuan në forma të tjera mbarëvajtjen e turnirit: Isuf Ademi, Fadil Bajraktari, Sulejman Gashi, Imer Bytyqi dhe Florim Zeqa (moderator i turnirit).
Ndërsa ndarjen e mirënjohjeve për veteranët e bëri veterani Florim Lumi, ish pjestarë i luftës çlirimtare, TMK-së dhe FSK-së, si në vijim: Xhevdet Jollgjiu, Ali Balaj, Hashim Bekteshi, Ekrem Kadrija, Ram, Zeqa, Fatmir Shala, Arton Berisha, Hysen Kermeni, Shqiprim Lika dhe Florim Lumi.
![]()
Në fund të turnirit, Këshilli Organizativ i turnirit i ndau shpërblimet si në vijim; lojtari më i mirë u zgjodh nga ekipi Flli. Bekteshi, Edison Bekteshi i cili u nderua me një kupë, po ashtu me kupë u nderua edhe portieri më i mirë nga ekipi Vllaznia, Nysret Imeri.
Me një kupë u nderua ekipi Eni Impianti i cili e zuri vendin e tretë.
Me kupë dhe mjete simbolike financiare u nderua ekipi Vllaznia që zuri vendin e dytë, ndërsa lojtarët u stolisen me nga një medalje të argjendtë.
![]()
Vendin e parë në turnirin “Muaji i Lirisë” 2022, me plotë meritë e fitoi ekipi Flli. Bekteshi, të cilët u nderuan me kupë, mjete simbolike financiare dhe medalje të arta për futbollistët.
Vlenë për të theksuar, se sponsor gjeneral i turnirit “Muaji i Lirisë” 2022 ishte kompania; “EDIL KOLGECI” me pronar afaristin e njohur Kujtim Kolgeci, i cili në vazhdimësi i mbështet aktivitetet e të rinjëve në mërgatë.
Krejt në fund duhet vlerësuar edhe angazhimin e “Jeta Market” për furnizimin me ushqime dhe pije freskuese përgjatë dy ditëve sa zgjati turniri.
![]()
Muaji i Lirisë, i kthimit të shpresës dhe krenarisë kombëtare
Falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ne sot e gëzojmë lirinë!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.
![]()
Kosovë urime 23 vjetori i çlirimit!
![]()
Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
![]()
Zoti i bekoftë çlirimtarët!
![]()
Florim Zeqa, Itali, më 29.06.2022
Tre nga ata që Klubin Futbollistik Llapi të Podujevës e bëjnë të njohur edhe jashtë Kosovës
Vëllezërit Bejtush, Tahir dhe Beqir Batatina

Arif Ejupi
Klubi Futbollistik Llapi i Podujevës që i ka kaluar nëntë dekada të ekzistimit të tij çdoherë ka qenë fidanishte e talenteve të shumtë.
Nga kjo skuadër kanë dalë edhe ikonat e pavdekshme Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Favzi Rama, Shukri Shabani, Shukri Paçarada, Avi Stubulla etj, që kanë lënë gjurmë të përjetshme në futbollin e Kosovës dhe në atë të ish-Jugosllavisë.
Po ashtu shtylla të skuadrave si: FC Vëllaznimi i Gjakovës, FC. Lira e Prizrenit, FC Besa e Pejes, FC Drita e Gjilanit, FC.KNI Ramiz Sadiku i Prishtinës, FC Kastrioti i Kastriotit, anëtarë të Ligës së Dytë Federative të ish-Jugosllavisë, grupi i lindjes kanë qenë futbollistët: Selatin Vokrri, Mirko Kecojeviq, Fidaim Konushevci, Sabri Miftari, Rasim Ymeri, Fadil Kodraliu, Rrustem Sabri Podvorica, Isak Ibrahimi, Fehmi Podvorica, Xhavit Havolli, etj.
Futbollistët llapjanë si: Bedrudin Havolli, Shefqet Osmani, Islam Ajeti, Luan Salihu, Islam Visoka, Adil Vokrri, Isa Blakçori, Naser Hyseni, Ragip Stubulla, Bekim Muliqi e të tjerë kanë shkëlqyer me skuadrat si: Flamurtari i Prishtinës; Kosova e Vushtrrisë, Minatori i Hajvalisë, Ballkani i Therandës e Prishtina.

Asokohe klubet e sipërpërmendura kanë zhvilluar gara në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës.
Skuadra e Llapit ka pasur edhe futbollistë të tjerë të shquar si: Muhamet Vokrri, vëllezërit Shaban e Rifat Hajdari, Emin Simnica, Basri Muçolli, Agim Llugaliu, Bajram Zeqiri, Yzeir Mustafa, Muharrem Behrami, Emrush Ejupi, Tafil Ajvazi, Bejtush Bejta, Ismet Haliti etj, që fare lehtë kanë mundur të luajë me mjaft sukses edhe në rang më të lartë garash.
Por, ata i kanë ngelur besnik përherë Klubit Futbollistik Llapi,në të cilin edhe i kanë nisur hapat e parë.
Gjatë viteve nën okupim dhe pas përfundimet të luftës FC. Llapi, është ballafaquar me kriza nga më të ndryshmet.
Kjo skuadër e lënë në harresë një kohë zhvillon gara në Ligën e Dytë Futbollistike të Kosovës.
Në fillim të viteve 2000 në Podujevë pa analizën e ndonjë projekti afatgjatë krijohen dy klube të reja të futbollit si: FC “Hysi” dhe FC “Besiana”
Me gjithë suksesin e shënuar në Super Ligën e Kosovës, këto dy skuadra në mungesë mjetesh shumë shpejt falimentojnë.
Dihet që mbajtja e një Klubi futbollistik në garë me më të mirët kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm dhe mjete të shumta.
Skuadrat zvicerane të futbollit FC. Lugano, FC.Neuchâtel, FC Servette, FC Lausanne etj, edhe pse veprojnë në një shtet me ekonomi mjaft stabile ka ngjarë që në mes të Kampionatit e kanë braktisur të ashtuquajturën Super Lague në mungesë të fondeve.
Ky shembull le të vlejë për gojëkëqijtë që nga zilia po mundohem me minimizua kontributin dhe suksesin e vëllezërve Tahir, Beqir dhe Bejtushsh Batatina.
Ata drejtimin e skuadrës llapjane e morën në kohën kur gjithçka ishte rrënuar. Fusha ku Llapi zhvillonte gara ishte tmerr për t’u parë e lëre më për të zhvilluar ndeshje në te.
Deri me ardhjen e vëllezërve Batatina nuk kishte as topa të mjaftueshëm, e për gjëra të tjera as që bëhej fjalë.
Tahir Batatina një entuziast i madh dhe këmbëngulës në realizimin e synimeve të veta do ta lë detyrën e inspektorit të lartë në Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës, për t’ia kthyer krenarinë e dikurshme Llapit dhe llapjanëve.
Përkundër pengesave dhe skenave prapa shpine ai së bashku me vëllezërit e tij s’do të kursejë asgjë, vetëm e vetëm që të realizohen objektivat e parashtruara.
Edhe pse pandemia mori jetë të shumta njerëzish dhe pezulloi zhvillimin e garave vëllezërit Batatina ishin të vetmit në Republikën e Kosovës, që futbollistëve të Llapit, me kohë u ndanë të ardhurat.
Z.Tahir Batatina i diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe të Sportit në Universitetin e Kosovës,niveli Master, tash sa vjet me shumë sukses në FC Llapi, e bën edhe punën e kryetrajnerit.
Ai del shumë më i suksesshëm se paraardhësit e tij, të cilët veten e konsideronin të përkryer në zejen e trajnerit.
Ata edhe pse kishin fond solid të lojtarëve në Llap,dhe ishin mirë të paguar në kushtet e Kosovës, çuditërisht nuk shënuan ndonjë sukses, që ia vlen të shënohet në analet e kësaj skuadre.
Vëllezërit, Tahir, Beqir dhe Bejtush Batatina nuk i dëshpëron e as nuk i zmbraps për asnjë çast mossuksesi i trajnerëve të mëhershëm.
Ata me besim të plotë në vetvete i qasen punës me seriozitetin më të madh duke e bërë LLapin“arrë të fortë” për ekipet si: Prishtina, Drita, Ballkani, Drenica, Gjilani, Dukagjini etj.
Llapi i Batatinajve jo vetëm si nikoqir por edhe si mysafirë disa herë i mposht skuadrat liderë dhe Kampione të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Kupa e Republikës së Kosovës në Futboll dyherë radhas shkon në vitrinat e Llapit, në Podujevë.
Këto ditë kulmin e sukseseve Llapi e arrin me kalimin e sulmuesit 22 vjeç Valmir Veliu, në skuadrën FC.Gaziantep të Turqisë.
Djaloshi nga fshati kodrinoro-malor Dyz i Podujevës,përjetësisht u është mirënjohës vëllezërve Batatina,të cilët pakursyer asgjë e mbështetën në këtë udhëtim jo edhe aq të lehtë.
Trajneri llapjan Tahir Batatina duke i njohur cilësitë e Veliut,para 5-6 muajve e pati paralajmëruar kalimin e tij të sigurt në ndonjë Klub të njohur të Turqisë, apo të vendeve të Evropës Perëndimore.
Vëllezërit, Batatina çdo Kampionat investojnë mbi 1milion euro, me dëshirën që edhe Llapi,i të madhit Fadil Vokrri, ta demonstrojë lojën e vet në përballje me skuadrat pjesëmarrëse të Ligës së Evropës.
Evropës.
Trajneri Tahir Batatina me sulmuesin e deri djeshëm të Llapit, Valmir Veliu
Derisa të gjithë po i shijojmë dhe po u gëzohemi sukseseve të F.C. Llapi, do të ishte mirë që edhe ne, të ndihmojmë sadopak.
Në anën tjetër po ndodhi ndonjë e papritur s’duhet të zemërohemi fare, ngase një barrë me kaq shumë shpenzime një ditë mund t’i lodhë edhe vëllezërit Batatina.
Kushtetuta mbi liturgjinë e shenjtë “Sacrosantum Concilium” – Koncili i Shenjtë
Kjo Kushtetutë është e para e Koncilit të Dytë të Vatikanit, kushtuar tërësisht liturgjisë, dhe si e tillë e para në historinë e Kishës, që është aprovuar më 4 dhjetor 1963 në mbarim të seksionit të parë të KDV me 2147 vota për dhe vetëm 4 kundër.
Në fjalën përfundimtare ndër të tjera Papa Pali VI tha: “Lartësohet shpirti ynë për këtë rezultat. Zoti në vend të parë, urata, dhurimi ynë i parë; liturgjia, burimi i parë hyjnor që na dhurohet, shkolla e parë e jetës shpirtërore; dhurata e parë që ia japim popullit të krishterë, me ne që besojmë dhe lutemi…” (Papa Pali VI, 4 dhjetor 1963).
Struktura bazë e SC është:
- Parimet e përgjithshme (1-46);
- Misteri Eukaristik (47 -58);
- Sakramentet tjera dhe sakramendoret (59-82);
- Shërbesa hyjnore – Orët (83-101);
- Viti liturgjik (102-111);
- Muzika kishtare (112-121);
- Arti kishtar dhe orenditë kishtare (122-130). Cili është përcaktimi teologjik i Sacrosanctum Concilium?
Në rend të parë “rizbulohet” edhe për Kishën Katolike Bibla “Në kremtime liturgjike Shkrimi i shenjtë ka një rëndësi të skajshme”, sepse “në të vërtetë prej tij merren leximet që pastaj shpjegohen në homeli dhe psalmet që këndohen” (SC 24).Thjeshtësia dhe bukuria e riteve të shenjta: “Ritet duhet të shkëlqejnë prej thjeshtësisë fisnike” (SC 34), që sipas etërve, liturgjisë së hershme dhe traditës së krishterë, ishin dhe mbesin përcaktimi bazë në liturgji.Vepra e shëlbimit, që ishte në planin e Zotit, aktualizohet, përsëritet, ofrohet dhe dhurohet. “Si shenjë e planeve provanore të Hyjit në kohën tonë, si një kalim i Shpirtit Shenjt në Kishën e tij “ (SC 43). Ky përditësim i shëlbimit për çdo kohë dhe hapësirë, ndodh pikërisht nëpërmjet liturgjisë. “Në të vërtetë, liturgjia, nëpërmjet të cilës, sidomos në flinë hyjnore të eukaristisë, aktualizohet vepra e shëlbimit” (SC 2).
Qendra e jetës së krishterë, pra edhe e liturgjisë, është mister i Pashkëve, mundimi, vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit (krh. SC 5-6), i cili “është i pranishëm gjithmonë në Kishën e vet dhe, në mënyrë të veçantë, në veprimet liturgjike. Liturgjia është kulmi drejt të cilit priret veprimi i Kishës” (SC 7), “dhe njëherazi edhe burimi prej të cilit rrjedhe krejt forca e këtij veprimi” (SC 10).
Mu për këtë “asnjë veprim tjetër i Kishës nuk ka të njëjtin efikasitet me të njëjtin titull dhe me të njëjtën shkallë” (SC 7).
Pjesëmarrja e plotë, e vetëdijshme dhe aktive në liturgji është rritje në fe dhe në dëshminë e krishterë. “Është dëshira e zjarrtë e nënës Kishë që të gjithë besimtarët të formohen në atë pjesëmarrje të plotë, të vetëdijshme dhe aktive në kremtime liturgjike” (SC 14).
Reforma liturgjike ka disa aspekte dhe veçori, ndër të cilat mund ta përmendim dhe theksojmë: pjesëmarrjen aktive të të gjithë besimtarëve në mënyrë aktive dhe meditative, mistike, nëpërmjet uratës, heshtjes, adhurimit të misterit, si dhe ushqimit me Praninë dhe Dashurinë hyjnore. Ushqimi ynë eukaristik ka dy aspekte: Fjalën dhe Bukën, apo sofrën e fjalës dhe sofrën eukaristike.
Shenjat e jashtme që ndihmojnë dhe gjallërojnë kremtimet janë: këndimi, muzika, heshtja, që na ndihmon të përqendrohemi më shumë në “Personin e Krishtit” si dhe në “Personin e Kishës” që e paraqet udhëheqësi i kremtimeve.
Tradita e gjallë dhe vepruese sipas SC ka rëndësi të madhe në jetën e Kishës dhe të çdo të krishtëri, veçmas:
- Mesha e së dielës, që krijon, përforcon, ushqen dhe pjekuron Kishën si bashkësi të popullit të Zotit, dhe si e tillë aftëson për ungjillëzim dhe për dëshmi të krishterë.
- Eukaristia është moment i volitshëm për penedim të mëkateve, dëgjim të fjalës së Zotit, bashkim të plotë me Zotin nëpërmjet kungimit.
- Nga këto dy elemente formohet dhe forcohet populli i Zotit të shtegtim drejt amshimit, përballon jetën në shumë aspekte dhe vështirësi, duke e ngjallur shpresën në shëlbim
- Pjesa përfundimtare e bekimit dhe “Shkoni në paqe”, domethënë jetoni, shpalleni, dëshmojeni atë çka Zoti ju ka zbuluar dhe dhuruar, sepse vetëm kështu mesha përfundon dhe njëkohësisht vazhdon në dhe me jetën tonë të krishterë.
- Katër pikat kryesore të reformës liturgjike janë: pjesëmarrja me vetëdije dhe aktive nëpërmjet kremtimeve në gjuhë amtare, ku si qendër është Misteri i Pashkëve, që na mundëson shenjtërimin tonë në Kishë, në bashkësi, si dhe aftësimin tonë për mision, dërgim dhe dëshmi të krishterë (khs. SC 1).
- Nga kjo rrjedhin disa pasoja për jetën e krishterë: Shpallja e Ungjillit të gjithëve, sidomos atyre “që ende nuk besojnë, me qëllim që të gjithë njerëzit ta njohin Hyjin e vetëm dhe të vërtetë e të dërguarin e tij, Jezu Krishtin, dhe ta ndryshojnë sjelljen e tyre duke bërë pendesë” (SC 9). Këtë të vërtetë e ka shprehur bukur papa Pali VI: “Jezu Krishti është i vetmi dhe i madhi Mësues dhe Bari, i vetmi ndërmjetësues mes Zotit dhe njerëzve” si prania e tij historike dhe ekleziale.Shpallja e Ungjillit është edhe për të krishterë, sepse përforcon dhe gjallëron “fenë dhe pendesën, gjithashtu, duhet t’i përgatisë për sakramente, t’ua mësojë atyre që të zbatojnë gjithçka që Krishti ka urdhëruar, dhe t’i nxisë në të gjitha veprat e mira të dashurisë, të përshpirtërisë dhe të apostullimit” (SC 9).Nga kjo që kemi thënë është e qartë se “pa përtërirjen liturgjike s’ka as përtërirje të tërë jetës së Kishës” (Gjon Pali II).
Parimet bazë të ripërtrirjes së Kishës dhe jetës së krishterë janë:
- Liturgjia e riformuar për ta riformuar Kishën dhe jetën tonë (khs. SC 43).
- Liturgjia është dhurata e madhe e Zotit Kishës, nëpërmjet saj neve të krishterëve.
- Liturgjia shpallë dhe kremton (krh. SC 33) nëpërmjet dy sofrave: të Fjalës dhe të Pranisë eukaristike.
- Liturgjia ka dy cilësi: shenjën dhe fjalën që përbëhet prej këtyre elementeve dhe momenteve: ftesa, heshtja, teksti dhe përgjigja e popullit të Zotit.
- Liturgjia mundëson dialogun e Kishës me Krishtin, që shprehet në këto elemente: Populli i Zotit në dëgjim, në lutje dhe në ushqim, ku shpallja e fjalës është në praninë e Krishtit të ngjallur.
- Reforma liturgjike është vazhdimi i reformës biblike, ku leximi, meditimi, shpjegime, egzegeza kanë rëndësi të madhe, si vazhdimësi edhe e reformës ekumenike, dialogut mes të krishterëve, si dhe dialogun ndërfetar me hebrenjët dhe myslimanët, me mbarë botën.
- Historia e shëlbimit në veprim si Prani dhe Veprim i Zotit ndër ne dhe për ne, si aktualizim i fesë dhe shëlbimit. Krishti – elteri është “pranvera e Shpirtit Shenjt” (Gjoni XXIII).
- Reforma liturgjike nëpërmjet KDV ka trinomin: Bibla, Etërit e Kishës, Liturgjinë.
Prishtinë, 28 qershor 2022 – Radio Maria – Kosovë
Kur nuk ke pula, mos bëj “hësh-hësh!”

Fahri Dahri, studjues i çështjes çame
- Lidhur me reagimin e disa organizmave të palës greke me rastin e përkujtimit të gjenocidit grek ndaj çamëve.
Omonia është një organizëm që nuk mendoj se lidhet me ndonjë urrejtje ndaj saj nga çamët. Ljo sepse kjo Omonia ka lindur ndofta 50 vjet mbas masakrave ortodokse greke!. Madje sa herë organizma dhe individë të kësaj ane kufiri përfshihen në ngjarjen fatkeqe për të dy popujt e shteteve shqiptare dhe greke, duke mbajtur absolutisht padrejtësisht anën e Napoleon Zervës të 1944-1945, në çdo analizë, apo gjykim njerëzor dhe hyjnor, nuk bëjnë gjë tjetët, veçse tregojnë cektësi dhe papërgjegjshmëri ndaj veprave kriminale të bëra nga një shtet ortodoks me nënështetasit e tij (kuptohet nga viti 1913). Problemi i gjenocidit ortodoks grek ndaj shqiptarëve të rajonit autokton shqiptar të Çamërisë, nuk ka lidhje fare, aspak me disa emigrantë treqind vjeçarë e kusur të ngulur si argatë në tokat e bejlerëve të Gjirokatrës. etj. Nëse duan ti dalin në mbrojtje masakrave të disa bandave kriminele është tjetër gjë, por në gjykimin tim, një mbrojtje e tillë që u bëhet vrasësve të popujve dhe prishjes së bashkëjetuesave mijëvjeçarë, nuk është aspak njerëzore, besoj se edhe ortodoksia, nuk mendoj se bëhet palë me vrasjen e fëmijve, çarje berqesh nënave shtatzanë, djegjeve të njerëzve me benzinë në furra, varrosje njerëzish të gjallë dhe spastrim etnik e fetar të një popullsie të tërë. Së fundi sinqeridht do ti këshilloja disa organizma të tilla që të jenë më të dhimshura, më njerëzore, më realistë dhe të dënojnë akte të tilla makabre dhe jo tu vihemi në mbrojtje.

Gjithashtu kam bindje se Shteti Grek nuk mendoj se mbahet në këmbë me mercenarë. Jo. Ai është shtet demokratik, anëtar i BE-së. anëtar i NATO-s dhe ka marëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë.
Respektojmë besimet fetare, por nuk pranojmë që nën këtë slogan të lëshojmë trojet tona dhe as të heshtim nga presionet e kujtdo qoftë. Kjo sepse e dimë “Si Drita e Diellit që jemi në kërkim të së drejtës tonë ligjore, trashëgimore dhe Hyjnore”.

Shpresojmë se shpirti demokrat i popullit grek, do të dijë të ndreqi veprimet e kaluara dhe të ndërtojë miqësi të barasvlefshme mes dy popujve tanë, që historia dhe gjeografia i kanë vendosur pranë e pranë njëri-tjetrit. Segmentet përçarëse janë pakicë dhe vetë veprimet e tyre të pallogjikshme koha do ti çvlerësojë.
Më 28.06.2022.
Ismet Azizi ndalohet nga policia e Serbisë dhe u mor në pyetje nga njësiti për terrorizëm i stacionit policor të Novi Pazarit!
Pas më tepër se katër viteve të së ashtuquajturës “masës” së Policisë së Serbisë, Kryetari i shoqatë “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi u ndalua dje nga policia kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje nga njësiti për terrorizëm, i stacionit policor të Novi Pazarit.
Ali Daci, shkruan ne profilin e tij në facebok:
Pas më tepër se katër viteve të së ashtuquajturës “masës” së Policisë së Serbisë, Kryetari i shoqatë “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi u ndalua dje nga policia kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje nga njësiti për terrorizëm, i stacionit policor të Novi Pazarit.
Që nga vjeshta e viti 2017, dy vite pas themelimit të shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” kur Ismat Azizi, kryetar, shkoj me disa aktivist të shoqatës në varrimin e të ndjerit Shmeso Kuçeviq , kryetarit të Komunës së Tutinit, ka qenë nën këtë “ masë” të policisë së Srbisë. Azizi në çdo hyrje dhe dalje në Serbi, policia kufitare ka qenë e detyruar të më ndaloj, dhe për deri sa nuk merr pëlqimin nga qendra ai nuk ka mund as të hyj e as të dal nga territori i Serbisë. Dje pas një ftese zyrtare nga Muezu i qytetit të Novi Pazarit, me rastin e manifestimit në Përvjetorin e themelimit, ai udhëtoj paradite dhe u ndalua nga policia kufitare serbe dhe pas një pritje disa orëshe të ardhjes së policisë nga Novi Pazari, Azizi u mor në bisedë informative nga inspektorët e njësitit për terrorizëm. Sipas Azizit sjellja ishte korrekte dhe profesionale. Ai është pyetur nga inspektorët e policisë në lidhje me qëllimin e themelimit të shoqatës, objektivat dhe synimet. Kryetari i OJQ “Kosova për Sanxhakun” ka dëshmuar punën e shoqatës në sajë të bashkëpunimit me institucionet dhe shoqatat në Sanxhak duke filluar nga Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe organizata tjera joqeveritare atje. Më këtë rast ai njoftoj policinë , për akuzat i bëhen nga individë, intelektual dhe mjetet e informimin të Sanxhakut, për gjëja ekzistimit të Projekti për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut.
Inspektoret u njoftuan se shoqata ka dy portale, atë të“ Kosova për Sanxhakun” dhe portali “Dardaniapress.net”, në dy gjuhët ku gjithçka është transparentë. Në bazë sjelljes së policisë u nënkuptua se një masë e tillë ndalese ka qenë e pakuptimit dhe se kinse duhet “hequr.”
Zoti Ismet Azizi u ndalua në pikën kufitare të Brrnjakut edhe gjatë kthimit por nuk u mbajtë gjatë sa në hyrje.
Profeti i rremë i demokracisë shqiptare-Berisha kërkon revansh
Prof. Pirro Prifti
Nuk është era e parë dhe as e fundit që një drejtues i opozitës shqiptare kërkon revansh për të marrë pushtetin jo nëpërmjet votës por nëpërmjet protestave. Nuk është hera parë dhe as e fundit që një drejtues i opozitës nuk ka në tavolinën e tij asnjë Program dhe as Projekt për të implememtuar pas marrjes së pushtetit me votë, me qëllim që të hapë perspektva në zhvillimin e vendit – përveç thirrjeve paranojake `Nano ik`, `Rama ik`, `Basha ik`, dhe dhunës nëpër rrugë sa herë që del për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta..
Dhe në Shqipëri është vetëm një njeri që zbaton të vetmen praktikë që ai ka mësuar gjatë periudhës së diktaturës kur vetë ishte një komunist i vendosur- praktikën e revolucionit, praktikën e dhunës për të marrë atë që dëshëron.
Çuditërisht, Ramiz Alia e vendosi këtë komunist të atëhershëm të drejtonte të parën parti opozitare me të cilën ky njeri u përshëndet si prurësi i demokracisë në Shqipëri gjë që nuk është fare e vërtetë.
Ky njeri përdori ato njohuri filosofike të markzëm leninizmit në praktikë për të mbajtur pushtetin ashtu siç thoshte diktatori tjetër Stalin `populli voton por votat i numërojmë ne`, dhe në rastet kur nuk shkonte mirë periudha zgjedhore përdorej dhuna ndaj opozitës përkatëse të asaj kohe.
Për shumë vite Shqipëria endej sa andej këndej duke mos qënë as në një sistem diktature por as nuk mund të quhej demokraci.
Më shumë Shqipëria i ngjante 4 Anarkive të Fan Nolit, anarki të cilat ndihmuan drejtuesit dhe vetë Profetin e Rremmë të Demokracisë -Berishën, të shkelnin ligjet dhe të pasuroheshin (dhe jo vetëm ata), dhe të shkatërronin Shqipërinë me pa-aftësinë e tyre për të drejtuar, me shkatërimin e 540 fabrikave uzinave kombinateve, punishteve, dhe nxjerrjen papunë të 700.000 punonjësve shumë prej të cilëve emigruan. Bashkë me kontigjentin e emigracionit ikën dhe një pjesë e kontigjentit që u dënua nga diktatura , por përmasat ishin katastrofike. Deri në 1997 u larguan 1.2. million shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre ndihmuan njerëzit në Shqipëri që të mos vuanin bukën e gojës. Edhe pas viteve 1997 kur ndodhi rënia e Piramidave e deri në 2013, asnjëra opozitë nuk e lanë njëra tjetrën që fitonte zgjedhjet rehat por i vinin njëra tjetrës stëkrëmbëshin, dhe grindjet brënda vëndit të zmadhuara nëpërmjet tv, dhe mediave të secilës palëve u dëgjuan edhe jashtë Shqipërisë duke habitur edhe BE, Parlamentin Europian CDU dhe Partitë e majta Europianë me gjuhën e urrejtjes aq sa dhe këta të huaj menduan se Parrulla e fillimeve të Demokracisë në `90-`91 `E duam Shqipërinë si gjithë Europa`, duhej të kishte qënë parrullë sa për sy e faqe – duke parë gjuhën e urrejtjes midis drejtuesve të këtyre partive shqiptare. Por ideatori i gjuhës së Dhunës dhe Urrejtjes brënda vëndit, përçarsëi i shqiptarëve si jugorë e veriorë ishte vetë Profeti i Demokracisë shqiptare-Berisha. Sa herë që humbiste, gjuha e tij aspak etike dhe e moralshme kalonte në ekstrem për dy qëllime:
-Për të çfajësuar veten nga dështimet përballë popullit
-Për të krijuar destabilitet për të rimarrë pushtetin e humbur
Kur kjo nuk solli dobi, Profeti i Rremë përdori një djallëzi tjetër, u tërhoq nga drejtimi i Partisë dhe ja dha një të riu si Basha, por përsëri ai drejtonte nga skalioni i dytë. Gabimet dhe budallallëqet e bëra pas vitit 2013 e këndej nuk kanë të sosur, që nga bojkoti që e la vëndin pa opozitë madje edhe sot e kësaj dite, e deri tek përplasja dhe mallkimi që i bëri Bashës si bashkëpuntor i Ramës, gjë që shaktoi shkatërrimin e Partisë demokratike dhe zgjidhjen e këij problem me gjykatë e cila nuk e ka dhën verdiktin akoma.
Sigurisht Profeti i Rremë deklaron që do të fillojë protestat me 7 korrik për të rrëzuar qeverinë legjitime me pretekstin se ka krim, korrupsion, institucione të paafta, emigrim i të rinjve, etj, të cilat nëse do të ishte një person tjetër në drejtim të protestave, ato do të mund të justifikoheshin. Sigurisht gjëndja e Shqipërisë pas 2013 e deri më sot është përmirësuar dukshëm por pushteti I zgjatur shkakton padyshim probleme si korrupsion, koncesione të dyshimta, pakënaqësi , të cilat maxhoranc përpiqet ti rregullojë por vështirësitë kanë qënë edhe për shkak edhe të problemeve të Emergjencave kombëtare si: tërmeti i 2019, Pandemia e 2020, lufta në Ukrainë që ka vështirësuar drejtimin ekonomik të vëndit tonë nga ana e Maxhorancës por edhe se probleme të tilla janë fare të zakonshme në sistemin kapitalist, sistem i cili ashtu siç ka thënë dhe ish Drejtori i Bankës Botërore Camdessy- `nuk është system i mirë por nuk ka system tjetër më të mrë alternativ`.
Profeti i Rremë i demokracisë shqiptare është shpallur edhe non gratta për shkak të zullumeve që ka bërë në të kaluarën dhe nuk ka qënë ndëshkuar, por tani kërkon patjetër një post drejtues të Opozitës shqiptare që të mbrohet nga ndëshkimi ligjor që do të vijë.
Për këtë arësye ky Profet i Rremë kërkon të mbulojë zullumet antiligjore, korrupsionin, pa-aftësinë në drejtim, me protesta dhe me përpjekje për destabilizim duke përdorur të njëjtën metodë si udhëheqësi i tij shpirtëror diktatori Hoxha, i cili u kërkonte vartësve të tij që të kritikonin dhe sulmonin e shanin cfarëdo lloj inisjativash apo punësh qofshin ato të mira apo të këqija që bënte kundërshatri apo kundërshtarët e tij politikë. Rëndësi ka, thoshte Diktatori, që në sy të popullit kundërshtari të dërmohet me çdo lloj mënyre, ndryshe ..na marrin pushtetin…
Po kështu vepron Profeti i Rremë i Dmokracisë shqiptaredje dhe sot: shaj, kritiko, përdhos çdo gjë që thotë kundërshtari (pra Maxhoranca në fuqi).
Flet për rrugët që po ndërtohen? Shaji dhe përdhosi ato si të këqija me korrupsion etj, Bën punë kundërshtari për të reformuar ndarjen administrative, punon për të rregulluar qytetet, bën punë për të rregulluar pagat?
Bën punën për të mposhtur Pandeminë, dëmet nga tërmeti, ngritjen e çmimeve? Shaji, nënvlerësoje, kritikoji, gulçon Profeti i Rremë.
Përpiqet rivali i tij kryesor për Ballkanin e Hapur, përpiqet rivali i tij kryesor për të hapur rrugën e integrimit në BE?
Përpiqet rivali i tij kryesor për të rregullar punët me Kosovën duke hequr doganën dhe duke bërë marëveshje, duke rritur numrin e turistëve të huaj, duke fituar simpatizantë për Shqipërië? Profeti i Rremë shan , kritikon, ndot, çdo gjë që bëhet për të mirën e Shqipërisë.
Dhe për këtë ka dhe një grup djajsh analistë, tv, media të cilat nxijnë dhe sterrosin çdo gjë të mirë për vëndin tonë.
Por Populli ynë i cila do feje apo tradite qoftë e ka kuptuar thënien e Biblës e cila shprehet se: `Do të vijnë në këtë periudhë të errët shumë profetë të rremë të cilët do të bëjnë edhe `mrekulira`, por ju mos i besoni se kur të vijë Ai, do të vijë papandehur. Prandaj rrini zgjuar`.
Ky individ e bëri punën e tij të mirë a të keqe, e ka mbaruar detyrën e caktuar nga Diktatura, për ta bërë Shqipërinë çorap e për të krijuar në popull idenë se kapitalizmi është i keq kurse socializmi ishte i mirë….
Sot ai duhet ti lërë vëndin të tjerëve dhe të lërë Shqipërinë rehat sepse edhe SHBA e ka konstatuar dhe dënuar si non-gratta.
Këmbëngulja e tij për të qënë udhëheqës i Opozitës së sotme do ti sjellë Shqipërisë veç të këqija, përçarje, sherr, urrejtje ndaj njëri tjetrit, si dhe një përshtypje të keqe në botën e Demokracisë perëndimore.
Është e vërtetë: Evropa i urren shqiptarët

Eshref Ymeri
Në faqen e internetit “alfapress” të datës 18 qershor 2022, lexova Esenë e Kreshnik Spahiut, me titull “Pse i urren Evropa shqiptarët?!”. Në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 26 qershor 2022, lexova Esenë e Kristo Zharkallit, me titull “Kur do të bëhet Shqipëria si… Evropa”.
Në trajtimin që i bën urrejtjes së Evropës ndaj shqiptarëve, Kreshnik Spahiu shprehet:
“Evropa na urren… nga proamerikanizmi ynë”.
Po ashtu, Kristo Zharkalli shkruan:
“Shqiptarët janë mësuar me racizmin dhe diskriminimin evropjan, tashmë e kanë njohur mirë. E theksoj se vetëm miqësia me Amerikën i shpëton shqiptarët!”.
Që të dy autorët e Eseve kanë shumë të drejtë. Evropa vërtet i urren shqiptarët. Një urrejtje që duket sheshit. Le të mos shkojmë larg. Të marrim vetëm një fakt:
Evropa hapi negociatat me shtetin më kryekriminal të Gadishullit të Ilirisë – me Serbinë fashiste – dhe ka hequr vizat për serbët, kurse për Republikën e Dardanisë as që ka ndër mend t’i hapë ndonjëherë negociatat dhe as të heqë vizat.
Shtrohet pyetja:
Mos vallë vetëm proamerikanizmi i shqiptarëve, siç e thekson Kreshnik Spahiu, është arsyeja kryesore që ata urrehen prej Evropës?
Mendoj se ka edhe një arsye tjetër, fort bindëse, për një urrejtje të tillë. Në këndvështrimin tim, përgjigjen e pyetjejes së mësipërme, në heshtje, e gjejmë te disa dijetarë të shquar, personalitete me emër të madh të kulturës dhe të shkencës evropiane, të cilët, në dallim të theksuar nga politika shoviniste evropiane, kanë thënë ca të vërteta, të cilat, tërthorazi, zbulojnë lakuriq shkaqet e armiqësisë ndaj kombit shqiptar të asaj që Fishta i Madh e quante “kurva e motit”. Ata dijetarë janë të shumtë, por këtu dëshiroj të përmend emrat e vetëm pesë prej tyre: një i periudhës së lashtësisë, dy të periudhës së pasmesjetës dhe dy të kohëve moderne, të shek XX.
I pari i përket lashtësisë romake të periudhës paskristiane. Ky është Plini Plaku (23-79 e.r.). Në vëll. VI, të veprës së tij me titull “Naturalis Historia”, f. 95, e cila përbëhet prej 37 vëllimesh dhe është botuar në vitin 77, ai ka shkruar se romakët e patën marrë alfabetin nga pellazgët.
I dyti i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Ky është dijetari i shquar italian Galileo Galilei (1564-1642), i cili ka thënë:
“Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja”.
I treti, po ashtu, i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Është fjala për dijetarin e shquar gjerman Lejbnicin (Gottfried Wilhelm Leibniz – 1646 – 1716), i cili ka theksuar:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.
E katërta është përkthyesja dhe albanologia e shquar bavareze Marie Amelie Julie Anna, Baronesha von Godin (1882-1956), e cila jetën e vet ia pati kushtuar historisë dhe kulturës shqiptare, të pasqyruar në 20 veprat e botuara.
I pesti është Prof. Horald Whitehall (1905-1986), profesor i linguistikës anglo-gjermane në Universitetin Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 1951 deri në vitin 1986. Ky profesor i njohur ka shkruar:
“Shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar”.
Ka edhe personalitete greke që e pranojnë lashtësinë e kombit shqiptar.
Historiani grek Kostandinos Pangalis ka deklaruar që helenët e dikurshëm janë shqiptarët e sotëm.
Historiani grek Dhimitri Bethanis ka deklaruar publikisht se ilirët janë popull i lashtë dhe shqipja është më e vjetër se latinishtja.
Historiania greke Maria Efthimiou, profesore e historisë në Universitetin e Athinës, ka deklaruar publikisht se Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiptarë.
Pra, kuptohet fare qartë që Evropën e ka brejtur, e bren dhe do të vazhdojë ta brejë përbrenda kompleksi i smirës ndaj kombit shqiptarë, si kombi më i lashtë, dhe ndaj gjuhës shqipe, si gjuha më e lashtë e kontinentit.
Në Enciklopedinë e Madhe Greke, vëll. 19, f. 873, thuhet:
“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”.
Fishta i Madh ka thënë:
“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët e kishin kryer ciklin dy mijë vjeçar të qytetërimit të lashtë… Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetari të tij kur gjyshstërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”.
Si duhet kuptuar pyetja e Kreshnik Spahiut “Pse i urren Evropa shqiptarët?!”.
Sipas bindjes sime, me këtë pyetje zbulohet antipatia e heshtur e Evropës ndaj Amerikës. Por, sipas asaj shprehjes frazeologjike, asaj i ka zënë rrota bishtin me Amerikën, se është superfuqi dhe shteti më me autoritet në botë dhe inatin e nxjerr me shqiptarët. Veç kësaj, Evropa ka ushqyer nën zë një simpati të nxehtë për Rusinë, ndërkohë që ka qenë e bindur me kohë e me vakt për faktin që Rusia e urren Amerikën, siç theksohet në artikullin e zonjës Marina Sokollovskaja me titull “Urrejtjen për Amerikën, si urrejtjen për tartabiqet, ne e kemi në gjak!”, të botuar në faqen e internetit “Russkij bazar” të datës 10 qershor 2022.
Evropa mosmirënjohëse ndaj Amerikës do t’ia kishte parë mirë hairin simpatisë për Rusinë, sikur trupat amerikane dhe angleze, prej 1 milion e 500 mijë ushtarë, të mos kishin zbarkuar në Normandi të Francës në qershor të vitit 1944, për hapjen e Frontit të Dytë kundër ushtrisë gjermane. Atëherë do të ishte bërë realitet ëndrra e shovinizmit rusomadh, në zbatim të Testamentit të Pjetrit I, për pushtimin e Evropës, të cilin Stalini kishte vendosur ta fillonte më 06 korrik 1941, fillimisht kundër Gjermanisë, dhe ta përfundonte në Gjibraltar, duke e vënë krejt Perëndimin evropian nën çizmen e komunizmit rus. Atëherë Perëndimi evropian, pas pushtimit rus, i komunistizuar sipas modelit rus, në fund të viteve ’80, përfundimisht, do ta kishte provuar mirë shijen e varfërisë komuniste gati gjysmëshekullore që pati mbjellë dhe selitur me aq kujdes kolera e komunizmit sovjetik në vendet e Evropas Lindore.
Diçka është sa interesante, aq edhe e pabesueshme.
Ka pasur dhe ka udhëheqës nga disa vende kryesore të brukselizmit të sotëm, si Franca dhe Gjermania, të cilët poshtërimin publik që u pati bërë dikur Rusia, e harruan krejtësisht dhe erdhën e u shndërruan në servilë të saj. Në përfundim të fushatës së Napoleonit në Rusi, ushtria ruse vazhdoi marshimin e vet drejt Perëndimit evropian. Pas një beteje të ashpër me trupat e Napoleonit në rrethinat e Parisit, më 19 (31) mars 1814, ajo, me në krye carin Aleksandër I, hyri triumfalisht në Paris. Ky ishte një poshtërim publik që iu bë Francës në sytë e mbarë opinionit publik ndërkombëtar. Paskëtaj, këtë poshtërim të rëndë dikush e gëlltiti si pa gjë të keqe dhe, me kalimin e kohës, u vu re diçka e pabesueshme: politika franceze filloi të ushqente një dashuri përvëlimtare, zhuritëse, për Rusinë. Aristokracia ruse, nga ana e saj, e harroi fare gjuhën ruse, të cilën e vlerësonte si gjuhë katundarësh dhe në mjediset e veta fliste vetëm frëngjisht. Kur NATO-ja, me në krye Shtetet e Bashkuara të Ameikës, po bombardonte Serbinë në pranverën e vitit 1999, presidenti francez Zhak Shirak ngrihet e shkon në Moskë, për t’u takuar me presidentin Boris Jelcin. Në atë takim, Shiraku, ankohet për Shtetet e Bashkuara dhe i thotë Jelcinit: “Bota duhet të jetë shumëpolare, jo njëpolare”. Me sa duket, Franca kërkonte të kishte “polin” e vet në politikën botërore.
Në nëntor të vitit 2019, presidenti Makron pati deklaruar në Bruksel:
“NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”.
Një deklaratë e tillë, në të vërtetë, adresohej kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vjen në sinkron të plotë me ëndrrën e kahershme të shovinizmit rusomadh për shpërbërjen e NATO-s. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e dime fare mirë se sa “i aftë” është Bashkimi Evropian për të pasur “sovranitet” ushtarak!
Kur ushtria sovjetike hyri në Berlin në vitin 1945, me inkurajimin e vetë Stalinit, kreu krime të rënda, seksuale, duke përdhunuar 2 milionë vajza dhe gra gjermane. Ky ishte një akt barbar sa i neveritshëm aq edhe i poshtër, i paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, të cilin e përsëritën bishat fashiste serbe në Dardani në fundin e viteve ’90. Por, çuditërisht, Gerhard Shrëder (1944), kancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005, duke e harruar krejtësisht atë poshtërim të rëndë që iu bë vajzave dhe grave gjermane, ra në dashuri me Kremlinin. Në një material, të botuar në internet, thuhet:
“Kush mund ta mendonte që ish-kancelari do të parapëlqente jo atdheun e vet, po Kremlinin… Ai pati lidhur një marrëveshje me Putinin dhe vazhdon të jetë pjesë e aparatit të pushtetit të tij me një rrogë të majme. Atë nuk e shqetëson as lufta agresive e Putinit në Ukrainë, as diktatura e hapur që mbretëron në Rusi. Shumë gjermanë janë të mendimit se një qëndrim i tillë është amoral… Shrëderi, i cili nuk është dinstancuar nga Putini as edhe një milimetër të vetme, e ka shndërruar vetveten në një lloj të lebrosuri social” (Citoher sipas: “Miqësia absurde e Shrëderit me Putinin”. Faqja e internetit “aussiedlerbote.de”. 26 qershor 2022).
Por le të kthehemi te urrejtja e Evropës për shqiptarët që theksojnë Kreshnik Spahiu dhe Kristo Zharkalli. Nëse ne do të kishim një klasë politike me dinjitet të lartë kombëtar, e cila do të mendonte, para së gjithash, për ngritjen e nivelit të jetesës së mbarë popullit dhe jo vetëm të oligarkëve, çka do të ndikonte së tepërmi në reduktimin në maksimum të kriminalitetit dhe të korrupsionit, punët do të shkonin ndryshe. Në këto kushte, nëse Bashkimi Evropian do të bënte naze për hapjen e negociatave, atëherë atij do të duhet t’i kthehen krahët përfundimisht dhe brukselizmit t’i thuhet troç:
“Nuk ia kemi nevojën anëtarësimit në Bashkimin Evropan, se ja ku e kemi shembullin e Zvicrës, aq më tepër që edhe Londra autoritare atë e braktisi”
Pra, do të duhet që ne shqiptarët, me në krye një klasë politike të formatit dinjitoz, nacionalist, ta marrim vetë në dorë fatin tonë, me kusht që të shmangim krejtësisht përçarjen tragjike që na ka karakterizuar gjithmonë dhe të forcojmë marrëdhëniet miqësore me Shtetet e Bashkuara, me synimin përfundimtar ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Çamëria deri në Veriun e Mitrovicës. Por, fatkeqësisht, siç tregojnë bathët, këto janë ëndrra në sirtar, se punët po shkojnë keq e më keq. Majtizmi shumëvjeçar në pushtet e ka rrënuar ekonominë në një mënyrë të pariparueshme, çka ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit nga më shumë se 600 mijë njerëz. Servilizmi i neveritshëm i kreut socialist Rama para serbosllavizmit, po çon drejt rrudhosjes së pandërprerë të popullsisë së vendit, me synimin përfundimtar shpërbërjen e saj.
Kaliforni, 27 qershor 2022





