Kreu Blog Faqe 1289

Sa e hijshme …

1

Tekstin: Bajram Sefaj 

Fotot: Sadri Hadërgjonaj 

Fotoreportazh 

      Sa e hijshme, Katedralja…  

( nga ajo lartësi qiellore, planetare e saj, sa bukur shihet Prishtina, bitevi) 

Me një grusht rrezesh, (të dhënash paraprake, praktike, telegrafike…), me të cilat na furnizoi imzot Don Lush Gjergji, në emër të lexuesve të gazetës, me ashensor të shpejtë, si raketë të ishte, i turremi lartësisë diellore të Katedrales së kësaj shtëpie të re të Zotit, në Prishtinë. Pikës saj më të lartë! 

Kambanorja është e lartë gjashtëdhjetë e pesë metra, deri aty ku arrihet me ashensor, ndërsa, gjithsej kulmi dhe kryqi, mbërrijnë lartësi shtatëdhjetë e tri deri në shtatëdhjetë e pesë metër. Kapaciteti i ashensorit është dymbëdhjetë persona përnjëherë. Lartë ngjitët dy herë në ditë. Para dhe pas dite. Sipas orarit të përkohshëm, para ditë prej orës dhjetë deri në drekë (12), kurse pas dite, prej orës pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë (15-17). Për një kohë, ngjitja do të jetë falas, ndërsa me vonë,  me ndonjë pagesë simbolike, aq sa të mbulohen shpenzimet e mirëmbajtjes, të pastërtisë dhe të higjienës, si dhe të paguhet personi që kujdeset për vizitorët. Prej punëve të mëdha, që nuk janë krye ende, është kambanorja e dytë, tashmë në ndërtim, fasada apo veshja me gurë stolisje e Katedrales nga jashtë, veshja e shtyllave të brendshme, vitrazhet apo mozaikët në qelq. Afati i paraparë për kryerjen e këtyre punëve përfundimtare, është viti dymijë e pesëmbëdhjetë. Po ashtu, duhet rregulluar edhe Qendra Kulture “Imzot Pjetër Bogdani”, në përdheses e Katedrales.  

Derisa të përfundojnë këto punë, me shpresë që ato të kryhen sa më shpejtë dhe me sukses sa më të madh, ngjituni lartë  të kambanorja dhe nga ajo lartësi e madhe, nga ajo perspektivë shpendi krahjetë a zogu të artë, kënaquni duke soditur Prishtinën. Do ta shihni ashtu sikurse nuk e keni parë asnjë herë me parë në jetë. Nga ajo lartësi hyjnore, mund të identifikoni krejt çfarë të doni, shtëpinë tuaj në periferi, qoftë edhe godinën e apartamentit tuaj! 

Uratë e perëndisë: dita të jetë e mirë, e qetë, e bardhë, me qiell të kthjelltë e, me  rreze  dielli shumë, siç ishte sot!                                                                                              

Tash zbresim në tokë dhe nga goja dhe shkrimi i zotëri, Don Lush Gjergji, përkujtojmë edhe një herë historikun e shkurtër të ngritjes dhe të rritës se këtij monumentit të gjallë, të kulturës, të artit dhe të kultit…  

Vizitorit nuk i mbetët tjetër, pos të blej edhe ndonjë libër, ndonjë shenj, a suvenir kryesisht të shenjtë, të bëj kryq, pse jo, (nëse di e do), dhe të merr shteg të ri, me mbresat më të thella nga ky fluturim gjer në “gjithësi” dhe anasjelltas!  

  Historik i shkurtër i ndërtimit…  

Pas lejimit të truallit nga ana e Komunës së Prishtinës, përpunimi i projektit u bë nga ana e arkitektit Livio Sterlicchio dhe grupit të tij, nga Roma. Gurthemeli është bekuar më 26 gusht të vitit 2005, nga tashmë i ndjeri Imzot Mark Sopi (1938-2006), në praninë e të ndjerit Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), me pjesëmarrje të Kard.  amerikan Theodor McCarrick, Mons. Zef Gashi, Mons. Dodë Gjergji, meshtarëve, rregulltarëve dhe, autoriteteve ndërkombëtare dhe vendore, të shumë besimtarëve dhe të qytetarëve. 

Mjerisht ikja e papritur, nga kjo botë, e  ipeshkvit Imzot  Mark Sopi, më 11 janar 2006 dhe e presidentit Rugova, vetëm disa ditë më vonë, saktësisht më 21 janar 2006, shkaktoi prolongim (domosdoshmërisht)  të  procesit të ndërtimit. 

Me emërimin dhe ardhjen e ipeshkvit të ri për Kosovë, Imzot Dodë Gjergjit, procesi ndërtimit të godinës së Katedrales, ishte premtuar, që më 2010 të kremtohej 100-vjetori i lindjes së të Lumes Nënës Tereze, së paku, nën çatinë e kësaj katedrale, ndërtimi mori ritëm të ri. 

Punët e ndërtimit filluan më 5 shtator  2007, në festën e së Lumes Nënës Tereze, thotë nikoqiri ynë, i nderuari Don Lush Gjergji, dhe shton: “Deri me sot është punuar shpejt dhe mirë struktura bazë, dhe, ajo që është për ne edhe më e rëndësishme, më domethënëse, se ndërtimi bëhet, kryesisht nga kontributet e besimtarëve tanë nga Kosova, diaspora euro-amerikane, nga disa institucione të krishtera, si dhe nga donatorë dhe bamirës, të njohur dhe anonimë”. 

“Synimi ynë kryesor”, vazhdon vikari Don Lush Gjergji – “tash qëllimi ynë ishte që, përurimi dhe bekimi i Katedrales dhe Shenjtërores “Nëna Tereze” në Prishtinë, të realizohej më 5 shtator 2013, pikërisht, me rastin e 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos dhe të Vitit të Fesë, që njëkohësisht është edhe Viti i Konstatinit të Madh. Duhet shtuar, me këtë rast se, sipas para llogaritjeve të ekspertëve tonë dhe ndërkombëtarë, për përfundimin dhe rregullimin e brendshëm të këtij objekti madhështor të kultit fetar, duhen edhe 5 milionë dollarë USA.  Besojmë në Provaninë e Zotit dhe në mirësinë dhe zemërgjerësinë e bujarinë e donatorëve tanë, në mënyrë që, më vrull akoma më të shpejtuar, të vazhdojnë punët në rregullimi, e  brendshëm, duke u lutur gjithnjë për bamirësitë tanë”. 

Ndërkaq, mbi rëndësinë dhe domethënien e madhe dhe të shumëfishtë, që Katedralja “Nëna Tereze” në Prishtinë, ka për kombin tonë, në përgjithësi, pa përjashtim përkatësie  fetare e besimi, Don Lush Gjergji, shtoi edhe dy-tri fjalë, shpjeguese, sqaruese, mund të thuhet. “Katedralja “Nëna Tereze” në Prishtinë, tha ai, është edhe Shenjtërorja e saj e parë në Kosovë, e cila ka dy qëllime dhe synime thelbësore: pos kthimit apo mishërimit e saj në mendjet dhe zemrat tona, Katedralja është edhe Seli e Ipeshkisë së Kosovës, në kryeqytetin e Shtetit të ri të Kosovës. Kështu, në këtë “shkollë” të dashurisë, siç lirisht mund të pagëzohet ajo edhe ndryshe, ne do ta mësojmë dhe mishërojmë kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, virtyte që Nëna Tereze i mori me meritë dhe, me ndër i dëshmoi dhe barti në  botën mbarë”. 

(E Lumja Nëna Tereze kur është shembull, frymëzim, dëshmi e dashurisë së dyfishtë: për Zotin–Dashuri dhe Vëllanë-Njeri. Jeta dhe vepra e saj madhore tregon lidhshmërinë, harmoninë dhe pandashmërinë mes Zotit dhe Njeriut, fesë dhe dashurisë, pasqyron atë dhe na fton të gjithëve që ta ndjekim dhe imitojmë. Nga se Ajo është përmbledhja më e bukur e dashurisë vepruese, flijuese dhe dhuruese në të mirë dhe në dobi të të gjithëve, duke na mësuar dhe frymëzuar që ta njohim artin e jetës, dashurinë, nëpërmjet dialogut ekumenik dhe ndërfetar, pa dallime dhe përjashtime, në krijimin e mozaikut të bashkimit në dallime. Gonxhe Bojaxhiu, kjo “Lule” e tokës dhe gjakut tonë, u bë motra Tereze e Loretos, për t’u shndërruar pastaj, prej viteve 1950 e tutje, në Nënën Tereze, Misionare e Dashurisë, Nobeliste e Paqes, në vitin 1979, në të Lumen Nënën Tereze, në vitin 2003. Vazhdimisht dhe fuqimisht, Ajo ndërmjetëson për ne të Zoti, si dhe na përfaqëson në botë si “Ambasadore” e Paqes dhe e Dashurisë, vlerat dhe virtytet tona historike dhe aktuale). Morëm dhe shënuam këtë mendim, të Don Lush Gjergjit, kur lirisht mund të quhet se është zëri i tij, i zëshëm dhe i zakonshëm, sa herë që zënët në gojë emri i madhërishëm Nënës Tereze, jetës, humanitetit dhe veprimtarisë kolosale të së cilës zotësi Don Lush Gjergji, ia kushtoi shumë vepra të shkëlqyera, jo vetëm në gjuhen shqipe por edhe në gjuhë të tjera të botës, madje. Në kroatisht dhe në italishte, sidomos. Ditë më parë, kolonës veprave të tij, ky autor i mirë, studiues i hollë dhe i vëmendshëm, ia shtoi edhe një publikim tejet të spikatur, atë më titull “Dashuria që nuk vdes” ,me nëntitull domethënës (të mëdhenjtë e shekullit XX). Natyrisht se në mesin atyre njëzet e gjatë personaliteteve të shquara që, shënuan shekullin tashmë të kaluar, të XX-tin pra, vend të merituar, dhe si të pashmangshëm, zë edhe Nëna (jonë) Tereze, kur autori i këtij libri të rëndësisë së shumëfishtë, është njohësi më i mirë i saj. Këtë libër monumental, njëherazi luksoz,  që është më shumë  së monografi, e botoi “Drita” e Prizrenit, më rastin e njëmijë e shtatëqind vjetorit të Ediktit të Milanos, Vitit të Fesë, dyzet vjetorit tonë dhe të Meshës së Parë. (Nga gjuha kroate, në gjuhën shqipe, tekstin e përktheu, Marjan Sebaj – Sopi). 

Gazetarja nga Zagrebi, Diana Rexhepi: Lufta në Kosovë, e pashmangshme !

5

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

  • Para disa ditësh kam dashur ta shkruaje tekstin me theksin kryesor se Kosova nuk ka fitu luftë kundër Serbisë dhe se pas intervenimit të NATO , e cila e solli Lirinë e Kosovës, kreu i Kosovës por dhe qytetarët e vendit e ndërruan një robëri me tjetrën!

Pra, robërinë nga Serbia e ndërruan me rirobërinë e Turqisë neoosmane dhe Islamin Politik, që e ndau Kosovën nga Bota Perëndimore dhe tutje ndikoi që të lindë mëdyshja e atyre shteteve perendimore që ishin pro Kosove, në mënyrë që ta ndërrojnë mendjen.

Turqia ishte Cordon Sanitaire e Islamit dhe vlerave të shteteve islame, gjuhes arabe dhe kështu me radhë, pra Turqia ishte ajo vijë ndarëse ku në Perëndim nuk do të zgjanohet Islami dhe rrethi civilizues i Islamit dhe islamizmit.

Por, situata u ndëru, Kosova i pranoi te gjitha ato vlera, sikurse edhe Islamin Politik, madje Kosova u bë plus Cordon Sanitaire , mbrenda Europës.

E, jo! Nuk do të shkohet në këtë mënyrë. Po i bijmë shkurt. Kosova së shpejti nuk do të eksitoj si shtet i pavarur. Sidomos me ngjarje të reja dhe destabilizimin e Bullgarise. Serbia ka marrë të themi dritë te gjelbert për me intervenu ushtarakisht në Kosovë. Amerika nuk do të mund të përzihet shkaku i Rusise dhe Luftës në Ukrainë.

Pra, të qartësojmë edhe më shumë:  Ato porullat  e juaja se UÇK e ka sjellë lirinë në Kosovë, janë për tallje dhe gërditje njëherit. UÇK ishte projekt edhe i SHBA-së , por dështoi UÇK, e disa nga UÇK u rrebeluan kundër bashkëkombaseve të vet dhe planit të SHBA sepse në ndërkohë bëhet puçi brenda UÇK-së. Pra harroni se çfarëdo UÇK-je inekzistuese apo Forca te Armatosura të Kosovës eksistuese, harroni se do të munden që ta mbrojnë Kosovën nga sulmi i Serbisë e me dritë të gjelbërt nga Rusia dhe disa vende europiane.

Asi arrogance dhe mosdijeni dhe me radhë mosvetëdijësim se arrganca në Finale kushton; më në fund erdhëm në Finale ku, si duket, Kosova shtet do të shpërbëhet.

Shqipëria NUK i ndihmon Kosvës në mbrojtje.

HARONIE këtë!

Sepse edhe Shqipëria u bë pjesë (të themi ashtu) e atij kompromisi me shtetet europiane dhe SHBA.

Nuk paska, thjeshtë NUK PASKA gjë më irrituese se sa ish Aroganca dhe PADIJENIA dhe Arroganca nga PADIJA.

Keni dashtë, shikojeni!

Keni lejuar, shikojeni …

E ky skenar, pra sulmi ushtarak në Kosovë, do të jetësohet dhe aplikohet së shpejti. 

____

Вучић Приштини: Три пута размислите до 30. септембра (politika.rs)

Kur serbët shkruajnë: Çka na qenka nacionalizmi i Sveti Saves

0

shkruan Fahri Xharra

Nacionalizmi i Shën Savës është një ideologji politike e krahut të djathtë që përfaqëson një kombinim të nacionalizmit serb dhe klerikalizmit ortodoks. Kjo ideologji e ka origjinën në vitet 1930 në Mbretërinë e Jugosllavisë. Ideologët e saj më të rëndësishëm janë peshkopi ortodoks Nikolaj Velimiroviq dhe politikani fashist serb dhe jugosllav Dimitrija Ljotic. 

Në broshurën e Nikolaj Velimiroviqit “Nacionalizmi i Shën Savës”, për të cilën ai foli personalisht në një ligjëratë në Universitetin Popullor të Kolaracit në vitin 1935, ai, ndër të tjera, i bën homazhe liderit fashist Adolf Hitler, “sepse ai mori përsipër idenë e Shën Sava”. 

“Megjithatë, duhet respektuar udhëheqësi aktual gjerman Hitleri, i cili, si një mjeshtër i thjeshtë dhe një njeri i popullit, e pa se nacionalizmi pa besim është një anomali dhe një mekanizëm i ftohtë dhe i pasigurt. Dhe këtu, në shekullin e 20-të, i lindi ideja e Shën Savës dhe, si laik, ndërmori në popullin e tij punën më të rëndësishme që i ka hije vetëm një shenjtori, gjeniu dhe heroi”, shkruan Nikolaj Velimiroviç. u shpall shenjt nga Kisha Ortodokse Serbe në vitin 2003.

 

 Fillimi i fushatës së përgjakshme të nacionalizmit serbomadh: Sllobodan Millosheviq në Gazimestan në vitin 1989 

Bešlin i konsideron autentike të gjitha sa më sipër përmes citimeve të Nikolaj Velimiroviqit, si dhe citimin kontrovers të gazetarit Darko Shukoviq. “Dhe ne mund të shkojmë më tej dhe të kujtojmë ligjëratën e Nikolajt nga viti 1939, e cila u botua nga Kisha Ortodokse Serbe në vitin 1968, në të cilën ai flet për serbët si “raca ariane” dhe teza të ngjashme raciste”, thotë Beslin. 

Sipas tij, ideologjia e botës është e përcaktuar saktësisht, por duhet theksuar gjithashtu se ajo është një konstrukt kleriko-konservator dhe ultra i djathtë i shekullit të 20-të dhe se nuk ka asnjë lidhje me Rastko Sava Nemanjiqin e vërtetë. një figurë historike. 

“Përveç se ai po e abuzon në mënyrë të cekët dhe të papranueshme”, paralajmëron Beslin. 

Kush e vrau Muratin dhe kur vajtoi vajza kosovare? 

Kur është fjala për mitin e Betejës së Kosovës, gazetari Darko Shukoviç tha në emision se darka e Princit apo pretendimi se Millosh Obiliq vrau perandorin Murat ishte “marrëzi dhe e pavërtetë”. 

“Nuk ka pasur as Obiliq dhe as nëntë Jugoviq, mësoni të jetoni me këtë. A nuk është më mirë, duke rrezikuar të të urrej, të thuash të vërtetën që një ditë do t’i ndërgjegjësojë njerëzit se sa të mbështesësh mjekët në diçka për të cilën nuk ka mbështetje”, i tha Shukoviç mysafirit të tij Dr. Pavliçiq, i cili mbështeti protestën. proceset gjyqësore me 50 kolegë të tjerë.në Mal të Zi ka organizuar që nga miratimi i Ligjit për Lirinë e Fesë. 

Historianët që kanë hulumtuar burimet historike për Betejën e Kosovës, duke filluar nga Ilarion Ruvarac dhe Ljubomir Kovacevic, themeluesi i historiografisë kritike në Serbi, kanë gjetur se ka pak burime të besueshme për të gjithnjë e më pak. Nëse shkruhet për

Kosovën – nuk duhet t’i kushtojë vëmendje “përrallave popullore “ 

Kjo njohuri e verifikuar përmblidhet në disa fakte: se beteja u zhvillua më 15 qershor 1389, se në të u përplas ushtria e krishterë e udhëhequr nga princi serb Lazar Hrebeljanović (1329-1389) dhe luftëtarët osmanë të udhëhequr nga Sulltan Murati I ( 1326-1389), atë dhëndrin e Llazarit, Vuk Brankoviq (rreth 1345-1397) dhe një detashment ushtarësh nga Bosnja nën komandën e Vlatko Vukoviqit, i cili u dërgua në Kosovë nga mbreti boshnjak Tvrtko I (1338-1391). ), luftoi në anën e të krishterëve dhe se Llazari dhe Murati u vranë në betejë. 

Edhe shqipfolësi nga Tirana, Olsi Jazexhi, paraqitet si serbomadh në Gazimestan

Ndryshe nga Ruvarac, i cili pretendonte se një historian serioz duhet të përjashtojë nga fusha e tij e interesit çdo gjë që nuk është burim historik i verifikueshëm, kështu që – nëse shkruan për Kosovën – nuk duhet t’i kushtojë vëmendje “përrallave popullore dhe popullore” këngëve dhe tregimeve dhe tregimeve dhe bazuar në ato këngë dhe tregime të tregimit të rrëfyer”, studiuesit modernë të Betejës së Kosovës besojnë se njohja me këngët dhe tregimet për këtë betejë është edhe punë e tyre. 

Kur është fjala për sulmet ndaj Darko Shukoviqit për shkak të rrëfimit për Millosh Obiliqin dhe mitin e Kosovës, në vend të ndonjë komenti, Beslin rekomandon ngrohtësisht të gjithë të lexojnë librin e Miodrag Popoviqit “Vidovdani dhe Kryqi i Nderit”. 

“Është një model i të menduarit kritik dhe si duhet ngritur shkenca dhe arsyeja”, përfundon Beshlin.

https://voice.org.rs/da-milos-obilic-i-devet-jugovica-su-mitske-a-ne-istorijske-licnosti/ 

Emërtimet e vendbanimeve, vlera etno-kulturore të çdo mjedisi

0

Prof. Dr.Nail  Draga, Ulqin 

(Përkitazi me emërtimet dhe regjistrin e vendbanimeve në  Komunën e Ulqinit) 

Për vendbanimet si kategori e veçantë socio-gjeografike ka definime të ndryshme, varësisht prej qasjes studimore dhe profileve shkencore, por është pranuar pothuaj nga të gjithë se Vendbanimet janë njësi e veçantë antropogjeografike, të cilat kanë emrin, territorin dhe numrin e banorëve. 

Ne lidhje më këtë çështje ka mendime dhe pikëpamje të ndryshme, por më këtë rast do të cekim vetëm dy. Kështu psh., M.Macura si vendbanim ka definuar “ çdo vend të banuar me emër të veçantë pa marrë parasysh se a janë të banuar në momentin e regjistrimit”.Ndërsa nga ana tjetër  statistika zyrtare ka pranuar definimin gjeografik te vendbanimëve  së “vendbanimi është njësi e veçantë territoriale-antropogjeografike me emër të veçantë pa marrë parasysh numrin e shtëpive”. 

Nga ajo që u tha më lartë del se vendbanimet,  veçohen me hapësirën e tyre territoriale, numrin e shtëpive dhe të banorëve në një vend të caktuar, paraqesin dukuri komplekse, që trajtohen nga disciplinat e ndryshme shkencore. 

Vendbanimet pa banorë  

Gjatë diskutimit në këtë takim në mes tjerash u trajtuan edhe vendbanimet të cilët tash janë pa banorë. Një dukuri e tillë ka filluar të jetë e pranishme sidomos në këto dy dekadat e fundit që dëshmohet edhe rezultatete e regjistrimit të popullsisë(1991, 2003, 2011). Pasi, trendi i emigrimit të popullsisë  është bërë dukuri bashkëkohore nga një dukuri e tillë nuk bën përjashtim as  disa vendbanime në komunën e Ulqinit. Por, ishte konstatim i përgjithshëm se ndonëse këto vendbanime për këtë kohë janë pa banorë, ata nuk duhet të fshihen nga regjistri i vendbanimeve, sepse ish banorët aty kanë shtëpiat  dhe pronat e tyre. Një qendrim i tillë ishte me vend sepse  në të ardhmën mund të të ndodhë që të ketë rikthim të ish banorëve, apo vendosjes së të tjerëve në to. Por, pasi, ata vazhdojnë të jenë pronarë legjitim, çështje kjo e cila nuk mund të eliminohet me asnjë vendim administrativ, u vendos qe të jenë pjesë e regjistrit të përgjithshëm të vendbanimeve, në komunën e Ulqinit. 

Duke marrë parasysh së në Statutin ekomunës së Ulqinit ekzistonin të evidentuara 39 vendbanime, në cilësinë e këshilltarit të FORCËS, në seancën e Kuvendit të komunës paraqita propozimin me datën   13.4.2011, duke i shtuar numrit ekzistues edhe katër vendbanime tjera që ishin: Selita, Gjonza, Kravari i Poshtëm dhe Rashtisha e Poshtme. Propozimi im pas arsyetimit u miratua njëzëri  nga këshilltarët dhe më pas u bë pjesë e Statutit të Komunës së Ulqinit, përkatësisht neni nr.8(Fletorja Zyrtare e MZ nr.16/11).  

Por, pasi ditë më parë nga shëbimi i Kuvendit arriti akti për Vendimin për caktimin e emrave të vendbanimeve në territorin e Komunës së Ulqinit, në lidhje me këtë çështje  Këshilli për propozimin e emërtimeve të rrugëve, shesheve dhe institucioneve në Komunën e Ulqinit,  mbajti mbledhje me datën 30.5.2016. Pas një diskutimi konstruktiv nga pjesëmarrësit me shumicë të votave, u miratu propozimi qe regjistrit ekzistues ti shtohen edhe shtatë vendbanime të tjera: Amulli i Poshtëm, Bore, Gaçi, Suma, Kodra e Dakajve, Zenelaj dhe Zheji 

Ndërsa në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur një ditë më pas, pra me 31.5.2016, gjatë diskutimit  për këtë pikë të rendit të ditës, duke arsyetuar propozimin e Këshillit, ceka se asnjë regjistër nuk është i përkryer andaj çdo propozim, apo vërejtje është e mirësesardhur, andaj ftova këshilltarët të marrin pjesë në diskutim për këtë çështje. Në diskutim morën pjesë disa këshilltarë, duke paraqitur pikëpamjet e tyre si për numrin e po ashtu edhe për drejtshkrimin e emërtimeve në gjuhën shqipe dhe ate malazeze. Kështu nga këshiltarët u propozu që regjistrit ti shtohet edhe vendbanimi i LULAJVE, që u miratu njëzërit nga këshilltarët duke qenë vendbanimi i 51 në regjistrin e vendbanimeve në Komunën e Ulqinit. Madje, duhet thënë se një vendbanim i tillë në Anë të Malit, ka vlera të veçanta etno-kulturore dhe historike, pothuaj si asnjë vendbanim tjetër në këtë krahinë. 

Forma e folur dhe forma e shkruar e emërtimeve 

Duke marrë parasysh së emërtimet e toponimeve(emërvendeve) paraqesin vlera gjuhësore dhe historike, duhet të kemi kujdes në shënimin e tyre në formën origjinale ashtu si i shqipton popullata vendore. Por, duke marrë parasysh formën e shkruar të tyre  deri më tash në tabelat rrugore, duhet bërë çmos që ato gabime të mos përseritën edhe në të ardhmen. Kështu p.sh. kemi të shkruar Rashtisha e Epërme, që nuk përkon me realitetin, sepse popullata vendore e quan Rashtisha e Naltë, apo e Sipërme, e jo e Epërme! Në mënyrë identike është shkruar  edhe Kllezna e Epërme, ne vend të Kllezna e Naltë, apo e Sipërme. 

Tabelat në vendbanimet  Rashtisha e Naltë dhe Kllezna e Naltë  e shkruar gabimisht  si e Epërme(!?) 

Dukuria e përkthimit të emërtimeve 

Përkthimi i toponimeve, nuk është dukuri e re dhe e panjohur edhe në ketë mjedis, që dëshmohet me deformime dhe kalka të  ndryshme qe janë të panevojshme. Sepse është dukuri e njohur dhe e pranueshme në vendet demokratike, që toponimet shënohen në formën e folur sipas popullsisë vendore. Por, në komunën e Ulqinit kemi dubleta si Mali i Bardhë-Bijela Gora, Mali i Brisë-Briska Gora, apo forma e dubletës Katërkollë-Vladimir, Millë-Mide etj. Por, me i çuditshëm është përkthim i emrit personal, ku Gjergji na del Gjorgje, rasti Shën GjergjitSveti Djordje, apo Shën KolliSveti Nikolla. Një dukuri e tillë është për çdo kritikë, sepse për raste të tilla, forma me e pranuar është ajo e transkripsionit, duke qenë më afër emërtimit përkatës, duke çmuar formën burimore në të folur dhe në të shkruar. Në rastin konkret nuk paraqet problem transkripsioni i shkronjave sepse të tillat ekzistojnë edhe në gjuhën sllave, por problemi është i natyrës jashtëgjuhësore i diktuar nga faktori politik dekada me radhë, duke deformuar emërtimet përkatëse, përmes kalkave apo dubletave të panevojshme. 

Emërtimet ndërkombëtare nuk përkthehën 

Rasti i tillë është për hulumtim që dëshmon  në formën me praktike asimilimin, sepse emrat askund nuk përkthen apo deformohen, por shkruhen ashtu si janë në përdorim nga popullata përkatëse. Sepse nuk përkthehet  fjala vjen San Francisko, San Marino, San Remo, San Diego, San Jose, Sankt Peterburg sipas dëshirës së individëve apo administratorëve të ndryshëm por shënohen si të tillë, dhe nuk paraqesin pengesë për komunikim. Madje një veprim i tillë është obligim ndërkombëtar sipas rezolutës së OKB, në lidhje me standardizimin e emërtimeve gjeografike(Gjenevë 1967). Sepse emërtimi i standarizuar është ai emërtim i cili është pranuar nga organet kompetente dhe ashtu në mënyrë unike shfrytëzohet në atë hapësirë gjuhësore. 

Eshtë çështje tjetër qasja subjektive, apo veprimi i qellimshëm, për të deformuar toponimin përkatës i cili i takon arealit gjuhësor dhe kulturor të një popullsie tjetër ku raste të tilla në ish-Jugosllavi ka pasur mjaft, ku as Mali i Zi nuk ka mundur të jetë përjashtim. Sepse forma e shkruar në harta apo në aktet e administartës lokale paraqet gjendjen praktike të barazisë gjuhësore e me këtë edhe kombëtare të popullsisë përkatëse në një mjedis të caktuar. Në lidhje me këtë çështje viset dhe vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, paraqesin rast tipik për hulumtim jo vetëm gjuhësor, sepse përmes tyre paraqitet në mënyrë praktike pozita, dhe statusi i shqiptarëve në këtë mjedis. 

Forma e folur dhe e shkruar  

Edhe pse kemi të bëjmë me një territor  relativisht të vogël sikurse është Ana e Malit ka ndryshime gjuhësore lokale, sepse varësisht prej vendbanimit ka forma të ndryshme të folurit, andaj del se kemi formën e folur dhe formën e shkruar te emërtimit te vendbanimit.Kështu për lartë thuhet naltë përkatësisht forma lokale nelt, por edhe sipër. Ndërsa në këtë aspekt  në Krajë thuhet Ana e Sipërme dhe Ana e Poshtme, qe varët kryesisht nga aspekti relevior i kësaj krahine.. 

Duhet të konsultohet popullsia vendore 

Ne lidhje me përcaktimin e territorit dhe të emërtimit të vendbanimeve popullsinë vendore del  se  nuk e ka konsultuar kush, nga ata qe kanë vendosur në vendosjën e emërtimeve në tabelat rrugore.Andaj, në këtë aspekt ndërmarrja e rrgëve e cila ka ndërtuar rrugën dhe ka vendosur tabelat rrugore e ka obligim të bëjë përmirësimin e tyre, sikurse i emërton popullsia vendore.Në lidhje me këtë çështje dua të ceki se administrata lokale e Ulqinit në lidhje me vendbanimet  . Lisna dhe Bore vazhdimisht i ka paraqitur si një vendbanim si Lisna-Bore, që nuk përkon me gjendjen reale, sepse janë dy vendbanime të ndryshme.  

Madje shikuar historikisht vendbanimi LISËN është më i vjetër, ndërsa BORE shumë i ri i banuar dhe me një shpërndarje hapësinore më të gjerë. Këtu si duket si kriter administrativ është marrë komuna kadastrale, andaj me këtë rast në regjistër i kemi evidentuar si dy vendbanime të veçanta: LISËN dhe BORE, duke bërë eliminimin e një padrejtësie disa vjeçare. 

(Fjala e mbajtur  në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, më 31.5.2016) 

La Libre Parole (1919) / Intervista ekskluzive e Imzot Luigj Bumçit, anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris

0

Imzot Luigj Bumçi (1872 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Qershor 2022

“La Libre Parole” ka botuar, të dielën e 22 qershorit 1919, në ballinë, intervistën ekskluzive të Imzot Luigj Bumçit, asokohe delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një thirrje për Shqipërinë

Intervistë me Imzot Bumçin

Peshkopin e Lezhës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Midis anëtarëve të delegacionit shqiptar, i kryesuar nga Turhan Pasha, i cili sapo ka mbërritur në Paris, për të paraqitur pretendimet e drejta të këtij vendi në Konferencën e Paqes, bën pjesë Imzot Bumçi (Luigj Bumçi), peshkop i Lezhës (Shqipëri).

Me një kulturë të lartë intelektuale, shumë mendjehapur, mendjegjerë dhe mëndjemprehtë, z. Bumçi është një nga peshkopët më të rinj të katolicizmit : është vetëm 46 vjeç dhe ka tetë vjet që është peshkop: funksion të mbartur që prej moshës 38 vjeçare.

Ai pati mirësinë të na priste dhe të na jepte një intervistë. Këtu është një përmbledhje e asaj që ai na tha :

Shqipëria, e gjymtuar në Kongresin e Londrës në 1913 në dobi të Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pati dhimbjen të shihte edhe një herë këto fuqi të fundit të pretendojnë territore të reja shqiptare në Kongresin e Paqes dhe vë në dukje se këto pretendime të pajustifikuara patën një pritje dashamirëse në Paris.

A është e nevojshme të përgënjeshtrohen shpifjet e bëra kundër nesh? Ato të kujtojnë shumë argumentet e ujkut kundër qengjit.

Për shekuj, ne luftuam kundër pushtuesve pa lejuar kurrë që të asimilohemi prej tyre : kundër legjioneve romake, pastaj kundër bandave sllave. Ne kemi ruajtur gjithmonë pavarësinë dhe unitetin tonë kombëtar.

Është thënë se shqiptarët ishin refraktarë ndaj përparimit, ndaj qytetërimit. Pse ? Sepse nga pikëpamja sociale dhe ekonomike kemi një organizim “kantonal” sipas klanit (fisit); sepse nga pikëpamja e hakmarrjes publike kemi zakone të veçanta : për shembull, familja është përgjegjëse për kërkimin dhe ndëshkimin e vrasësit të njërit prej anëtarëve të saj. Dhe është një zakon aq i njohur sa familja e fajtorit të dënuar nuk mban mëri ndaj atij që ka vënë drejtësinë.

Në realitet, shqiptari është në thelb kalorësiak dhe mikpritës; ai nuk është inferior ndaj asnjë prej racave të tjera ballkanike.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Unë mund të mbush një rubrikë në gazetën tuaj me emrat e shqiptarëve që e kanë bërë të famshëm vendin tonë.

Papa Klementi XI ishte shqiptar.

Por më i famshmi nga të gjithë është Skënderbeu, i cili ishte i pari në Evropë, në krye të shqiptarëve, që guxoi t’i rezistonte Sulltanit që komandonte një ushtri të frikshme prej 150.000 burrash dhe që ishte betuar të ushqente kuajt e tij në shkallët e Shën-Pjetrit në Romë ! Skënderbeu i bëri ballë luftës për 24 vjet, një luftë e përgjakshme, e furishme, legjendare. Turqit nuk e mposhtën dot rezistencën e tij. Skënderbeu e shpëtoi Evropën.

Gjatë kësaj kohe grekët përfituan nga mosmarrëveshjet dhe grindjet bizantine. Tirani i Serbisë kremtoi dasmën e së bijës me Sulltanin dhe duke penguar bashkimin e ushtrisë së Skënderbeut me atë të Gjon Huniadi-t, lejoi që turqit të arrinin fitoren e Varnës.

Gjatë katër shekujve të sundimit turk, historia osmane regjistroi 54 kryengritje të mëdha shqiptare. Dhe popullin e pamposhtur duan ta nënshtrojnë ndaj fqinjëve të tij.

Në parim të drejtësisë, Shqipëria duhet të përfshijë (përbëjë) të gjithë vendin shqipfolës. E gjithë fusha e Kosovës e shkëputur padrejtësisht nga Shqipëria dhe e dorëzuar Serbisë dhe i gjithë Epiri, që pretendohet se do t’i jepet Greqisë, janë të banuara nga shqiptarë dhe duhet të jenë pjesë e shtetit shqiptar.

Paqja do të mbretërojë në Ballkan vetëm nëse bazohet mbi drejtësinë dhe të drejtat e popujve.

  1. Latouche

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/la-libre-parole-1919-intervista-ekskluzive-e-imzot-luigj-bumcit-anetar-i-delegacionit-shqiptar-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris/.

Artan Nimani merr kryesimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës 

0

 

Adem Lushaj 

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, nga sot do jetë kryesues i
Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, që bazohet në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës me nr. 11-2016.  

Kështu ka bërë të ditur Zyra për informim e Universitetit të Gjakovës. Gjithnjës sipas saj, zgjedhja e rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani në krye të Konferencës së Rektorëve është bërë në mënyrë unanime nga të parët e Universiteteve tona publike, detyrë të cilën e ushtronte deri më tash, Prof. Dr. Alush Musaj, Rektor i Universitetit ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë.
Po ashtu bëhet e ditur se rektorët kanë zgjedhur si zëvendës kryesues të Konferencës, rektorin e Universitetit Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Prof. Asoc. Dr. Artan Nimanin, tashmë Kryesues i Konferencës së Rektorëve, ishte zgjedhur rektor i “Fehmi Agani” në tetor të vitit 2019. Ai, pasi ka falënderuar kryesuesin e deritashëm, Prof. Dr. Alush Musaj, ka thënë se ndjehet i nderuar për besimin e dhënë, gjë që këtë besim do e arsyeton me angazhime dhe rezultate të mtëjshme, pasi që veç i ka bazat e mira të vëna nga ish kryesuesi Musaj.  

“Në Konferencën e sotme u diskutua përfundimi i vitit akademik dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, shpallja e konkursit për student të ri, si dhe tema tjera në interes të përbashkët. Po ashtu, ata u dakorduan për vazhdimin e konferencave të rregullta të parapara mbi sfidat dhe zhvillimet e arsimit në Kosovë”, është thënë në njoftimin e Zyrës për informim e Universitetit “Fehmi Agani” . 

Pressing i Leonard Kerçukit dhe dështimi i tij për ta analizuar antishqiptarizmin e islamit politik

0
Lirim Gashi, Prishtinë
___
Përpjekja e turpshme e disa gazetarëve dhe analistëve për të ngatërruar qëllimisht paradigmat ideologjike dhe kombëtare me ato ekstremiste fetare në emisionin Pressing të Leonard Kerçukit, është dëshmi se pothuajse asnjëri prej tyre nuk guxon të analizojë sinqerisht dhe saktë thelbin e fenomenit të rrezikshëm me emrin Islami politik që inspirohet dhe financohet nga Turqia, vendet arabe dhe shërbimet sekrete serbe e ruse.
Mungesa e diskutimit të hapur dhe konstruktiv për këtë fenomen të rrezikshëm tregon se vendi ynë është gjunjëzuar para Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila gjithnjë e më shumë po i tërheq për hundë liderët e partive politike për shkak të votave që ua rezervon në këmbim të koncesioneve dhe privilegjeve që kërcënojnë rendin kushtetues laik dhe trashëgiminë e bujshme kulturo-historike të popullit të lashtë e autokton shqiptar.
Duket se kushdo që guxon të flasë hapur për këtë fenomen të rrezikshëm duhet të përballet me të gjitha kërcënimet dhe konsekuencat e mundshme dhe të pamundshme nga kjo organizate e gjithëfuqishme, që shfrytëzon heshtjen e elitës intelektuale dhe shoqërisë civile si dhe neglizhencën e institucioneve shtetërore për të zgjeruar veprimtarinë e saj antikombëtare dhe antishtetërore.
Në fakt mjafton të merren parasysh faktet dhe shifrat e qarta që flasin pa mëdyshje se sa ka ndryshuar shoqëria jonë në periudhën e pasluftës për ta kuptuar se politikat korruptive, antikombëtare dhe antishtetërore të qeverive tona të pasluftës janë fajtorët kryesore për gjendjen e mjeruar të shoqërisë dhe shtetit.
400 shqiptarët e Kosovës që luftuan në Siri krah për krah me luftëtarët e Shtetit Islamik dhe Al-Nusra-s dhe mbi njëqind femra shqiptare që mbetën shtatzënë nga ekstremistët nga e gjithë bota janë dëshmi e mjaftueshme, se sa larg jemi nga qëllimi për të krijuar një shoqëri progresive dhe një shtet që meriton të jetë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në vend që t’u jemi mirënjohës nga thellësia e zemrës administratave të shteteve që na shpëtuan jo vetëm nga gjenocidi i paparë i ushtrisë dhe policisë serbe, por edhe na ndihmuan ta themelonim shtetin tonë të pavarur pas sakrificës dhe gjakderdhjes dyqind vjeçare, ne zgjodhëm të bashkëpunonim për para me shërbimet sekrete serbe, ruse dhe turke, qëllimi kryesor i të cilave ishte të na prezantonin para ndërkombëtarëve si një kolektiv primitiv dhe të papjekur që nuk pranon vlerat demokratike dhe civilizuese të vendeve evropiane dhe Atlantike Veriore, por ideologjitë ekstremiste fetare të shteteve islamike.
Sindromi i Stokholmit, kompleksi i vlerës së ulët dhe tradhtimi i idealeve progresive kombëtare dhe universale, nuk manifestohet ndryshe, por pikërisht në këtë mënyrë.
Nuk kam absolutisht asnjë të drejtë, qëllim apo vullnet për t’ia ndaluar dikujt besimin e ndershëm, korrekt, paqësor dhe të domosdoshëm në Zot.
Jam gjithashtu i vetëdijshëm se në vendet evropiane ka parti me emra të krishterë si Unioni Demokristian i Gjermanisë CDU, që ka një koncept konservator të bazuar në vlerat tradicionale kombëtare të popullit gjerman.
Sepse respekton, inkurajon, ruan dhe ushqen origjinën kombëtare të gjermanëve, vlerën e pakrahasueshme të familjes gjermane, vlerën e pazëvendësueshme të trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit gjerman dhe mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit gjerman.
Por a është kjo shtylla kurrizore e partive islamike?
A e ruajnë, theksojnë, inkurajojnë, ushqejnë dhe respektojnë partitë islamike origjinën e popullit shqiptar, vlerat e tij tradicionale, trashëgiminë e tij kulturore dhe historike dhe orientimin e tij pro-evropian dhe veriatlantik?
A e duan ato vërtetë mirëqenien dhe prosperitetin e dy shteteve shqiptare në Ballkan?
Dyshoj.
Përkundrazi, partitë islamike kanë koncepte shkombëtarizuese deri në nirvana dhe pa asnjë hezitim shesin për dy qindarka origjinën dhe trashëgiminë kulturore historike të popullit të lashtë autokton shqiptar.
Që do të thotë se shtylla kurrizore dhe ADN-ja e tyre politike nuk është vetëm shkombëtarizuese por edhe asimiluese.
Sepse besimi islam nuk është as autoqefal dhe as autokton shqiptar.
Pyetja është pse nuk kemi arsye të kritikojmë Islamin tradicional, paqësor dhe tolerant të paraluftës?
Sepse ai kurrë nuk tregoi interes për t’u bërë islam politik dhe shkombëtarizues.
Pra, mos i ngatërroni partitë dhe konceptet konservatore të Evropës me partitë islamike të Kosovës, sepse ju përveçse bëheni përrallë në kuptimin më injorant të fjalës, dëshmoni edhe mungesë elementare të shqetësimit për mirëqenien, sigurinë dhe prosperitetin e kombit tuaj dhe të dy shteteve të tij në Ballkan.
Mungesa e shqetësimit tuaj për prosperitetin, mirëqenien dhe sigurinë e popullit tuaj që derdhi aq shumë gjak për lirinë, barazinë me kombet fqinje dhe çlirimin e pavarësinë nga pushtuesit osman dhe serb, dëshmon se vuani nga Sindroma e Stokholmit, kompleksi i vlerës së ulët dhe injoranca e paparë.
Kush na shpëtoi si komb nga gjenocidi i paparë i shtetit serb dhe kush na ndihmoi që të themelojmë shtetin e dytë shqiptar në Ballkan?
UÇK-ja e lavdishme, SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe NATO-ja apo Shtetet Islamike nga Lindja e Afërme dhe e Mesme?
Kush nuk e kupton, pranon dhe respekton këtë të vërtetë nuk është mik, por armik i popullit shqiptar dhe i dy shteteve të tij në Ballkan.
Kaq e thjeshtë është kjo punë.
Nëse ne shqiptarët do të kishim koncepte dhe parti autentike konservatore, nuk do të ishim në këtë situatë tragjikomike, që të mos jemi në gjendje të dallojmë mjaltin prej mutit.
Unë uroj dhe shpresoj që në këtë shoqëri dhe shtet, qarqet intelektuale dhe shoqëria civile ta iniciojnë një debat mbarëkombëtar për konceptet e munguara autentike konservatore kombëtare, në mënyrë që ky komb ta kuptojë një herë e mirë se kush është, nga vjen, cilat janë interesat e tij parësore dhe cili është destinacioni i tij i vërtetë politik dhe kulturor, për të shmangur njëherë e përgjithmonë keqkuptimet dhe keqinterpretimet.
____
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

Publicisti Idriz Zeqiraj: Fatmir Limaj dyshohet për 6 raste vrastare e korruptive

2
Idriz Zeqiraj
 
     “Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimsht nuk ka dashur t`i hetojë ato raste, në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore”, – e pranon, më në fund, Fatmir Limaj. Deklarimet e Limaj janë të sakta. Vrasjet politike numerike në Kosovë janë faktike. Dëshmi janë varret, shumë syrësh me pllaka përkujtimore, buste dhe shtatore, anekënd Kosovës, mjerisht! Të gjithë janë viktima të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.
     Për të qenë rrëfimi i plotë, Limaj duhet të sjell arsyen, pra, qëllimet e mirëfillta të vrasjeve politike; autorësinë dhe të dhënat tjera, për ta ndihmuar drejtësinë. Pamëdyshje, Limaj di shumë, ka informacion të bollshëm dhe të dorës së parë. Sepse ai ishte menaxher i njërit nga 40 burgjet të improvizuara, madje, më të përgjakshmit – Kleçka tmerruese!
     Kleçka u bë varri i sekretarit organizativ të LPK-së për Kosovën, Behajdin Hallaçit; komandantit markant Ismet Jashari – Kumanova; Shaban Shalës dhe të tjerëve. Aty u dajakosën, me rrjedhje gjaku, deri në fund të shpinës, kryetari i LDK-së për Malishevën, Jakup Kastrati, veprimtari i shquar Cen Desku dhe shumë të tjerë, që provuan kalvarin e komandantëve banditër e mizorë. Dhe, në qendër të kësaj ploje, ishte, pikërisht, shefi i burgut të vdekjes, Fatmir Limaj. Por, ai nuk ishte i vetmi. Vizitat ogurëzeza, ndjella keqe e ndjella vdekje, të zëvendës-drejtorit të SHIK-ut, Elmi Reçica, me vartësit e tij, nuk mungonin, qoftë edhe në errësirën e natës.
     Fatmir Limaj është levizak i hershëm, me “kruzhokët”, rrethet staliniste e hoxhiste. Për këtë ka folur bashkëmendimtari i tij, Hajredin Kuqi, i cili garon me Limaj në panegjerizmin përlavdërues të shefave të tyre, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e kompani. Madje Limaj e tepëron, deri në banalizim, me marrëzinë e tij se, “pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nuk do të kishim as Kosovë të lirë”!?
     Gënjeshtra dezinformuese demantohet, lehtësisht, kur dihe se asnjëri syrësh nuk ishin pjesë e luftës. Sepse ata ishin  banorë rezidentë të hotel “Rogner” dhe merreshin me listime vrastare dhe komunikata morbide!
     Në deklaratën rishtare të tij, Fatmir Limaj , shquhet për sinqeritet kur thotë se “qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”.
     Në një takim të hapur, në Dukagjin, në vitin 1998, Fatmir Limaj i shërbente, pikërisht, ndarjes dhe përçarjes: “Kush donë të hyjë në Evropë përmes Tirane, lë të vjen me neve, ndërkaq kush donë të hynë përmes Beogradit, lë të shkojë me Rugovën”! Më qartë nuk ka se si t´i shërbehet ndarjes dhe përçaqrjes të popullit, madje, në vlugun e luftës! Por, dukagjinasit, të zhgënjyer, e injoruan me mosbebim.
     Limaj vazhdon deklaratën e tij, krejt të virgjër, të padëgjuar nga soji i tij lëpëkeist:  “Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”, – ngulmon, njëmendësisht e bindshëm, Limaj, në vazhdim të deklaratës së tij.
     Por, Limaj, me deklarimet e tij, të cilat janë absolutisht të sakta, veçsa konstaton, se seria e vrasjeve politike numerike, tashmë, ka ndodhur. Veçse mjaftohet me kaq, duke anashkaluar autorësinë e këtyre vrasjeve, sepse edhe -krimi ka emër -. Dhe, nuk ka asnjë dyshim se Limaj është njeriu i duhur për të rrëfyer, për opinionin shqiptar, për shumë nga krimet vrastare, gjatë dhe pasluftës, në Kosovën tonë, rrast të inkriminuar.
      Emri i Fatmir Limaj lakohet, të paktën, 
   në 6 (gjashtë) raste vrastare e korruptive: 
      1) Burgu rural i Kleçkës, i cili u bë emër i kobshëm, për ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së. Të gjithë luftëtarë dhe veprimtarë, për çlirimin e Kosovës;
     2) Rasti i vasjes të Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, të rrëmbyer dhunshëm dhe të ekzekutuar si tradhtarë! Komandant Limaj dyshohet se ka urdhëruar dhe përcjellur kidnapimin dhe ekzekutimin. Personalisht, ai, ka çarmatosur djalin e Ramiz Hoxhës, ushtar i UÇK-së. Akuza ndaj Limaj për vrasje, konvertohet në “pakujdesi komandimi”! Kësaj i thonë – vrajë nëpër Kosovë dhe merr pafajësinë në Gjakovë -! Sikur nuk mjaftoi ky skandal, Limaj festoi “pafajësinë”, me komandantët e sojit të tij, me krisma kallashi, të cilat u dëgjuan edhe në Familjen Hoxha në Bellanicë dhe të Binishit në Banjë. Ishte një rivrasje e viktimave dhe lëndim i skajshëm i familjeve të tyre dhe i shqiptarëve njerëzorë të kudondodhur.
     Në vitet `60-a kam qenë mësues në Banjë të Malishevës, kam njohur Ramiz Hoxhën. Kur Dr. Ibrahim Rugova themeloi partinë e parë plurale, Hoxhajt e Bellanicës, ishin me Rugovën dhe LDK-në e Tij. Ata ndihmuan Kosovën dhe luftën nga Mërgata dhe Kosova. Një familje fisnike, e dëshmuar në paqe dhe në luftë. Andaj, assesi nuk e meritonin gjëmën e skajshme, të shkaktuar nga Limaj, me bandën e tij.
     3) Operacioni “Shigjeta”, me kryeshef Fatmir Limaj, u organizua një muaj para çlirimit. “Komandantët” e Pashtrikut po grindëshin ke ta zgjidhnin – komandant të parë-! Hafijet e SHISH-it të Klosit, donin të ishte nga Shqipëria, ndërsa SHIK-u e donte komandantin nga torishta e tij. Komandantët profanë në artin ushtarak, i futën 148 ushtarë në Lugështajën e Gorozhubit. Ata u spiunuan qysh para nisjes për në kufi. Forcat serbe kishin zënë pritën në të dy shpatët e Lugështajës. Me breshëri plumbash i vranë 23 ushtarë të UÇK-së, shumë të tjerë u plagosën, të tjerët i zunë robër.
     Tani, dezinformohet, falsifikohet, vrazhdësisht, gjoja se “u bë një luftë e rreptë” me forcat armike. Ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë mundësi as sulmi dhe as mbrojtjeje. Cinikisht, masakrat po festohen si fitore! Atëherë, pse prisni të ndëshkohet sodateska serbo-sllave, për krimet në Kosovë, kur UÇK-ja i paska fituar betejat, duke vrarë shumë armiq pushtues?!
     Ekrem Rexha – komandant “Drini”, me ushtarët e tij, edhe pse veproi në zonën e Pashtrikut, ai i mbeti besnik emërtesës FARK, duke mos njohur si epror Fatmir Limaj. Dhe, hakmarrja ishte fatale, duke u ekzekutuar para shtëpisë së tij, në Prizren, nga saliveselat e Limajt. Komandant “Drini” ishte i pakonkurueshëm, për pushtetin lokal të pritshëm. Edhe me këtë shembull, po ndihmojmë Limaj, që ai të prononcohet për arsyet dhe autorësinë e vrasjeve me motive, tërësisht, politike.
     Hashim presidenti u mburr, tre vjet më parë, për “angazhimin dhe lavdinë e operacionit “Shigjeta”, në Luftën e Kosharës”! Por, komandanti i kësaj lufte, Kolonel Rrustem Berisha, e demantoi atë, duke thënë se “për operacionin “Shigjeta” kemi mësuar vetëm pas çlirimit”! Në largim e sipër nga Kompleksi Memorial i Kosharës, Hashimi i tha Kolonel Berishës: “Më fute thikën pas shpinës”. Koloneli gjegjet: “Unë thashë vetëm të vërtetën”. Gënjeshtrën e përsëritë, madje dendur, edhe Gjenerali matrapaz, Kudusi Lame.
     Është skandaloze, pse nuk u jipet grada “Gjeneral”, të paktën, dy kolonelëve markantë, të shquar në komandën e Luftës të Kosharës: Rrustem Berishës dhe Anton Qunit?!!
     4) Heroi i gjallë Fetah Rudi, ishte kuadër i devotshëm i LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova e vlerësonte si organizator të mirë dhe mik të sinqertë. Disa komandantë, me Qeverinë e tyre të Përkohëshme, të kompozuar nga krerët social-komunistë të Tiranës zyrtare, vepronin me skemëm e diktatorit fashist, Enver Hoxha. Gjatë luftës ai i vriste, pas shpine, kundërshtarët politikë.
     Pas luftës, në të gjitha rrethet, siç quheshin komunat, përzgjidhte atdhetarët më të zëshëm, i dënonte dhe ekzekutonte, me akuza të stisura, të shpifura, për të mbjellur frikë, terror dhe nënshtrim në popull. Për afro gjysmë shekulli, banda byroiste e Hoxhës, ushtroi fashizëm tipik, ndaj popullit shqiptar. Në atë rrugë po shkonte edhe Qeveria e Përkohëshme e “komandantëve”. Vetëm ndërkombëtarët e stopuan, në një masë.
     Me atë që kemi mësuar deri me tani, rezulton se Limaj ka bërë përzgjedhjen, se kush duhet shënjestruar në Malishevë, për frikë e terror. Dhe, Fetah Rudi ishte kuadër i LDK-së, bashkëpunëtori i zellshëm dhe miku personal i Presidentit Rugova. Ndërsa ekipi i SHIK-ut, zyrtarisht, ka bërë atentatin, të cilit Rudi i mbijetoi, por, i plagosur rëndë, për të mbetur në karrikën invalidore – përjetësisht.
     Për të fshehur gjurmët e krimit, po atë ditë, komandantët, eksponentë të SHIK-ut, eksponentë të krimit, urdhëruan shtypjen, si minjtë, të tre atentatorëve në veturën e kuqe! U zhduk edhe kamioni vetëshkarkues, bashkë me shoferin, që shkaktoi “aksidentin” e porositur! Krejt kjo brenda ditës, si në filmat horror! Për atentatorët, komandantët kanë bërë edhe një kompleks memorial dhe kriminelët trajtohen si dëshmorë!
     LDK-ja ishte në koalicion për qeverisjen e komunës të Malishevës. Caktoi për nënkryetar të komunës kuadrin e saj, Fetah Rudin. Ishte ndërhyrja e Limajt të mos pranohej kjo kandidaturë. Për rrjedhojë, LDK-ja u tërhoq nga bashkëqeverisja. Veç kësaj, PAN-istët, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, kandidimin për deputet të heroit Rudi, e konsideruan si  provokim. Pra, Limaj, me PAN-istët e tij, e pranuan, natyrshëm, krimin e bërë ndaj rugovistit Fetah Rudi.
     5) Rasti tragjik i dëshmitarit Agim Zogaj, ka lidhje të drejtëpërdrejtë me eprorin e tij, Fatmir Limaj, i cili iku kësaj bote, në rrethana misterioze! Rasti Zogaj do të kujtohet, si rast unik, në drejtësinë botërore, për heshtjen e turpshme të drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Dëshmitë e tij, për krimet e Limajt, me shokë, në burgun e vdekjes, në Kleçkë, të shkruara në – Ditar -; i intervistuar nga Policia e UNMIK-ut; i intervistuar nga mediat e shkruara qendrore dhe ato vizive; dëshmitë zënore në televizione.
      Dëshmitarin potencial, kundër Limajt, në Gjykatën e Hagës, Agim Zogaj, e morën në mbrojtje ndërkombëtarët. Por, nuk e mbrojtën dot, sepse krimi në Kosovë, është më i fortë se ligji, më i fortë se drejtësia! Kur kuadri i “Nisma”, Jakup Krasniqi, mësoi vdekjen e dëshmitarit Zogaj, i gëzuar, deri në ekstazë, deklaroi botërisht: “Tani, Fatmiri shpëtoi, pasi dëshmitari u shua kësaj bote dhe dëshmia e tij, në mungesë, nuk vlenë më”!? E turpshme dhe kriminale!
     Edhe pas eliminimit të dëshmitarit okular, syjas, i akuzuari Limaj, nuk u mjaftua. Ai kërcënoi Familjen e Zogajt, se “tani janë rritur fëmijtë e tij dhe keni kujdes, t`i pushoni akuzat”! Ndodhi çudia e madhe! Familja Zogaj paguante avokatin Çelaj, për ta shpallur Agim Zogaj hafije të Serbisë, qoftë edhe pas vrasjes!! Ky skenar ishte i Fatmir Limajt. Gjëra të tilla ndodhin vetëm në Kosovën e çudirave!!!
     6) Si ministër i PDK-së, ekziston dyshimi i bazuar, se është përfshirë në 20 makro-tenderime korruptive, hajni zyrtare. Kuotën përfituese e kishte fikse: 200 mijë dollarë apo marka, për një tender të majmë. Bisnesmeni nga Gjilani, me guximin  e mjaftueshëm qytetar, e denoncoi Limajn, për ofërtën e dhënë, nëse don tender nga Qeveria e PDK-së”! Dhe, ndërkohë që Limaj ishte nën akuzë, bëri një pazar me një biznsmen tjetër, me të njëjtën kuotë çmimi! Prandaj, Limaj njihet në opinionin shqiptar si “hajni trim”!
     E veçanta në rastin Limaj është se ai ka fat në fatkeqësi: Dëshmitarët e tij i merr Zoti, para se të ballafaqohen në Gjykatë, me të akuzuarin Fatmir Limaj! Kështu ndodhi me Agim Zogaj. Dhe, si me porosi, edhe biznismeni nga Gjilani, vdiq në një aksident në Vjenë!
                                                                                                      – V i j o n –
 
          KOMANDANTËT PRANOJNË FAJËSINË PËR VRASJET POLITIKE!
IDRIZ ZEQIRA
     Janë, të paktën, tri raste faktike të pranimit të krimeve, kryesisht, të vrasjeve të kundërshtarëve politikë nga disa komandantë banditër:
     I. Kur Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, po diskutonte afatin e mandatimit të saj, për hetimin e krimeve të luftës dhe të pas luftës, komandantët që “e kishin mizën pas veshit”, reaguan ashpër, të mos kalohej tej vitit 2000! Pse? Sepse, luftën e konsideronin si “kohë të rrëmujshme” dhe mund t`ia faturonin vrasjet pushtuesit. Dhe, arritën ta kufizojnë deri në fund-vitin 2000. Kjo është amnistim i krimeve të mëvonshme serike, nga e njëjta strukturë kriminale, e përkufizuar, mençurisht e profesionalisht, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, nga prokurori amerikan Xhack Smith.
     II. Reagimi kundërshtues i disa komandantëve kriminelë të PAN-it, për emërimin në poste drejtuese dhe garimin për deputetë, të fëmijëve të të vrarëve për motive politike, e quajnë provokim! Kandidatura simpatike e Fetah Rudit, u mirëprit nga populli, por i irritoi fort komandantët. Kjo tregon se kriminelët e PAN-it, nuk janë penduar për krimet e tyre. Dhe, duke e ndjerë vetën, të implikuar në vrasjet polititike, nuk e duan ballafaqimin me viktimat, përkatësisht,  trashëgimtarët e tyre.
     III. TV “Dukagjini” ka një reprizë të gjithmonshme: “A është e vërtetë se Hashim Thaçi ju ka kërkuar, qoftë edhe përmes të tjerëve, të mbroheni në heshtje”,- i bënë pyetjen publike moderatori Ermal Panduri, ish-ministrit të Brendshëm, në Qeverinë e Përkohëshme, Rexhep Selimit?
     “- Po, si nuk është e vërtetë”, – përgjgjet, prerazi, ministri në fjalë.
     Praktikimi i heshtjes nga komandantët e akuzuar për krimet vrastare, të kundërshtarëve politikë, është bërë e zakonshme. Sepse, sipas një utrësie rumune: “Ata që gënjejnë, duhet të kenë memorie të fortë”. Pra, përsëritja e gënjeshtrës, rrezikon t`i tradhtojë memorja!
     Pra, fajësia e pranuar për krimet, tashmë, të bëra, nga disa komandantë, me bandat e tyre, është evidente. Janë të tepërta dhe bjerrje kohe hetimet të stërzgjatura. Elementet e krimit janë konsumuar katërcipërisht.
     “Më mirë vonë se kurrë”, – thotë urtësia. Limaj ka bërë hapin e parë, duke pranuar se vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe, jo si disa kolegë të tij kriminelë, të cilët mohojnë motivet, madje, i quajnë edhe “të vjetëruara, që duhet harruar”! Nuk është vetëm Baton Haxhiu, i cili apelon për pajtim të brendshëm dhe të jashtëm, duke i amnistuar kriminelët! Janë edhe disa “gjeneralë”, eksponentë të krimit, të haraçit dhe të korrupsionit, që duan të harrojnë të kaluarën e zezë të tyre, duke i mbuluar me “tam-temet” e “betejave” të tyre imagjinare.
     Vërtet, nuk është hera e parë, që Limaj reflekton drejtë, në raport me kolegët e tij: “98 % të ushtarëve na vinin nga radhët e LDK-së”, – deklaron, përsëritshëm, Limaj. Por, kur shtrohet pyetja: A duhet të japë përgjegjësi Fatmir Limaj? Mendoj, gjithësesi po, sepse ai ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri ndër të akuzuarit kryesor.
      Mendësia se “kam kaluar në filtrin e drejtësisë vendore dhe ndërkobëtare dhe jam dëshmuar i pafajshëm”, siç pretendon Limaj, me sojin e tij, është një “përrallë dimri”! Të gjithë të akuzuarit dhe të arrestuarit, për krime vrastare apo hajnore, përgjatë tej dy dekadave, kanë qenë dhe mbetën të fajshëm. Për disa vrasje faktike, dënimet kanë qenë simbolike, sikur të kenë vjedhur ca pula!
      Avokati i njohur Ben Emerson thotë se “liria e një komandanti ka kushtuar 11 milionë euro”, prej tyre ai pranon se ka marrë 5 (pesë) milionë euro. Por, kurrë nuk përmend fjalën “pafajësi”!? Haga ka arrestuar gabimisht vetëm një person dhe brenda 24 orësh e ka liruar, me kërkim falje, e ka kthyer të lirë në Kosovë, me dëmshpërblimin përkatës, ligjor.
      Gjykata e Hagës kurrë nuk i ka dënuar të pafajshmit, por, ka liruar të fajshmit. Prandaj, është themeluar Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për ta korrigjuar, tashmë, fajësinë e bërë nga Gjykata e Hagës, e cila, me vendime arbitrare politike, shkeli mbi gjakun e shumë qindra viktimave të pafajshme, kryesisht, shqiptarë, luftëtarë dhe atdhetarë, të përkushtuar për çlirimin e Kosovës.
     Fatmir Limaj, më në fund, duhet të flasë, sepse ai ka qenë pjesë e vendimmarrjes, përkrah Hashimit, me shokë. Janë pazarët tenderuese, që kanë prishur miqësinë e tyre. Përndryshe, ata i lidhin të bëmat e luftës dhe pas saj, madje, pazgjidhshëm, të cilat janë tmerruese. Limaj është bërë yll i mediave vizive. Flet “për Shkup dhe për Shkodër”! Por, tani është radha dhe rasti të flasë për vrasjet politike, rast unik, kur bota demokratike luftonte për shpëtimin e popullit të Kosovës, ndërkohë, disa komandantë bastardë e hafije të Serbisë, vrisnin FARK-istët luftëbërës të Ibrahim Rugovës; luftëtarët dhe veprimtarët e LDK-së; si dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së!
     E përsërisim, Fatmir Limaj di shumë për vrasjet e kundërshtarëve politikë, sidomos në domenin e sundimit të tij, që përfshinë koxha hapësirë. Nëse nuk i njeh ekzekutorët, urdhërdhënësit i di. Përtej dy dekadave u heshtën, nuk u hetuan, sepse krimi në pushtet dhe shtet, kishte kapur sistemin e drejtësisë. Përmendja e vrasjeve politike, konsiderohej blasfemi! As Limaj kurrë nuk e ngriti zërin për hetimin e tyre. Madje, e bëri namin, për mbojtjen e imunitetit të deputetit, ndërkohë që, sipas shërbimeve informative prestigjioze ndërkombëtare, Parlamenti i Kosovës kishte 27 deputetë kriminelë!
     Që vrasjet politike, me listimin dhe ekzekutimin e kundërshtarëve politikë kanë ndodhur, realisht. Sikur nuk mjaftuan jetimët numerikë të Kosovës, me prindër të vrarë nga soldateka e Millosheviçit! Numrin e jetimërve e shtuan “komandantët” shqipfolës, që thirreshin në emër të luftës. Kjo nuk ndodhi as në Kroaci dhe as në Bosnje.
      Por, ka ndodhur dekada më parë në Shqipërinë hoxhiste! Ishte Sigurimi Shqiptar, ai që instruktoi kriminelët e Kosovës, për ta marrë pushtetin me dhunë. Dhe, hetimi i vrasjeve politike, duhej të nismonte, pikërisht në Shqipëri, atje ku është bërë ekzekutimi zyrar i Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, në vlugun e luftës. Rast unik!
       Pra, vrasjet politike u bënë për pushtet dhe para. Kjo, tashmë, është dëshmuar bindshëm. Edhe Fatmir Limaj duhet ta pranojë dhe ta pohojë zëshëm, motivin vrastar të disa komandantëve, si pjesë e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale.

Millosh Obiliqi e vrau Car Llazarin e jo Sulltan Muratin !

0

e përgatiti Fahri Xharra, Gjakovë

Ngjarja në rrjedhë të poshtme të lumit Llap në verë të vitit 1389 ishte moment historik pa asnjndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Ajo ngjarje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me emërtimin Beteja [e Parë] në Fushën e Mëllenjave (Kosovo Polje, në serbisht) e 28 Qershorit 1389, duke e mveshur me përmasa fantastike. Kujtesa historike në Europën Juglindore për ngjarjen në Fushë të Mëllenjave më 1389 gjeti pohim në “Kronikën turke të Jeniçerit” të Mihail Konstantin – Ostrovicës, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din – Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevàrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510. Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit, 

“Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e zbukuroi. Tani vijnë veprathistoriografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi – Nishanxhiut, e shkruarpara vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdûn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e Sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” nga Fusha e Mëllenjave dërguar kadiut të Bursës për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërishëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomedia tek Fusha e Mëllenjave ndodhi më 8 ose 9 Gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë në Fushë të Mëllenjave mban 20 Qershorin 1389. Informatën e parë për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes. 

As librat osman të cituar më lertë nuk e përmendin se kush kë e vrau ! 

Nga fillimi i shekullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist europian për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave në vitin 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike europiane do tëbëhen veprat: “Il regno de gli Slavi…”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Ragusa” e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën “Generall Historie of the Turkes…” e botuar më 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano në veprën “De Turcorum origjine…” të botuar më 1673. Nga këtu fillon dijashkencore për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave më 1389 mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e europiane, me pasoja të mëdha për historiografinë dhe historinë e popujve të Europës Juglindore, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në djepin e shqiptarizmës, në Dardani. Për sa i përket dokumenteve me origjinë serbe, kultin e Lazarit dhe mitin serb të “Kosovo Poljes” (Fushës së Mëllenjave) e krijoi perandoria dhe kisha ruse deri në fund të shekullit XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave u muar vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije, me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, vend afër Ravanicës në Shumadi, shkroi: “…Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”.??

E përmbledhur shkurtimisht: për shkencën e historisë nuk është i njohur ndonjë dokument nga  dita e ngjarjes dhe me kronikat nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Festimi fetar serb “Vidovdan” për datën e 28 Qershorit 1389 (kalendari gregorian) është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII – fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe kulti i Lazarit dhe miti i Fushës së Mëllenjave. Sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe europiane duket se ka qenë një përpjekje e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë rajonale të krishterëve kundër Sulltanit osman. Ndërkohë, Murati I dhe ushtria e tij arriti në Dardani dhe ndaloi në Fushë të Mëllenjave me qëllim të kontrollonte dhe të forconte besnikërinë e vasalëve në Shqipëri, Serbi dheBosnje.Analiza e fakteve tregon se ngjarja në fjalë ishte një komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve të Europës Juglindore, në njërën anë, dhe në kreun komandues të ushtrisë perandorake osmane, në anën tjetër. Ndodhia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, u zhvillua në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga grupe të vogla ushtarake. 

Ajo Ndodhi nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës kundrejt pushtuesit osman dhe vasalëve të tij në Europën Juglindore. Në terren nuk mbetën apo nuk mbetën gjurmë të luftës – varre as gjësende nga “Beteja…”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatimkëmbësorie, kalorësiake dhe artilerie të përmasa fantastike: mbi 100’000 të vrarë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufomat e Muratit dhe e Lazarit të padëmtuara u varrosën me nderime të larta fetare e ushtarake, i pari pranë xhamisë në Bursë [tëTurqisë], kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarrosej dhe rivarrosej me nderime kishtare në manastirin e Zhiçës të Shumadisë në Serbinë qendrore. Menjëherë pas “Betejës”, Sulltani i ri Bajazidi I u martua me të bijën Mileva të Princit Lazar të vrarë dhe vllai i saj Stefan Lazareviçi iu bashkua me ushtri Sulltan Bajazidit në pushtimet e reja.
Me ndikim në historiografinë europiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum…”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale.
Edhe pse gjatë shkrimit përdorëtermi serb, të jeni të sigurt se fjala është për ortodoksinë shqiptare të Dardanisë Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sipas analizave vrasja  e Sulltanit ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin. Sikur Kopiliqi të kishte vrarë Sulltanin , pse ai  të vret të vëllan?
Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I. Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi nëBursatë Turqisë,dhe u varros në Mausoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit. 

Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij në Kosovë. 

 Pse Millos Kopiliqi e vrau Car Llazarin ? Askush nuk e dinte që në çadër  nënshkruhej vasalitet ortodoks ndaj Perandorisë Osmane.  

Çfar pasoi atë ngjarje është ruajtur në kujtesat e hershme shqiptare në Dardaninë e periudhës së krishterë ortodokse shën saviane.  Mirosh (Milosh) Nikollë Kopiliçit, zotërues i Dardanisë nuk e pranoi vasalitetin dhe e vrau Car Lazarin. 

Referencat janë të permbledhësi shkrimit Fahri Xharra Gjakovë 29.06.22 

Gjakovë , 29.06.2022 

Deri kur?

1
Raif Gashi, shkrimtar nga Prishtina
___
(ripostim)
Portalet, mjetet e informimit, gazetat, televizionet, politikanët, “akademikët” dhe “historianët”, morën në gojë një betejë të paqenë, që po e quajnë Beteja e Kosovës dhe me padije po i bëjnë argatin më të mirë Serbisë, e argatin më të keq atdheut.
Pyetje për juve trutrash e mendje mykur:
– A kishte emertim Kosovë në vitin 1389 dhe ku shtrihej?
Nëse thuani po, e po keni thënë atëherë sillni dokumentet që e vertetojnë këtë, (vetëm një, a më vetëm një dokument ku permendet emri Kosovë në vitin 1389).
Nëse jo atëherë kërkoni falje publike këtyre trojeve për gënjeshtrat e juaja.
– A ka pasur serb në vitin 1389 në këto troje dhe ku shtriheshin? E verteta na thotë ndryshe: serbët janë një grumbull atificial njerëzish të përbërë kryesisht nga shqiptarët ortodoks që ndrruan gjuhë për ruajtje të fesë edhe ate shumë vonë, diku pas Kongresit të Berlinit, gjithnjë duke u përkrahur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe Perandoria Osmane.
-Deri kur do e mësojmë historinë të mbushur gënjeshtra të serbëve dhe pasardhësëve të Perandorisë Osmane?
– Deri kur do i injorojmë kishat dhe manstiret tona, që i ngritën vet shqiptarët?
Pra deri kur do këndohet kënga “ko to llazhe, ko to kazhe….” në Ulpianën tonë, edhe ate nën përkujdesjen dhe sigurinën e lartë të siguruar nga shteti ynë, duke bllokuar rrugët për të pasur rehati kriminelët e fundshekullit të kaluar- serbët që ende nuk dinë të kërkojnë as falje për krimet dhe gënjeshtra që i bënën në dëm të shqiptarëve.
Kërkesë:
-Të shqyrtohenë të gjitha doktorata dhe studimet e rrejshme rreth kësaj kohe e posaqerisht rreth këtij viti, të gjitha këto shkrime të shpallën joshkencore, e autorët e tyre të iu mirret e drejta e të qenit shkencëtar. Mjerisht edhe sot mbrohen tema të ndryshme pseudoshkencore rreth kësaj teme, dhe këta hutaq krekosen me tituj shkecor.
-Që shqiptarët të marrin në mbrojtje kishat e veta, që sot i kontrollojnë serbët.
Deri kur?, kush e di më tregon.