Kreu Blog Faqe 1288

Për 2 Korrikun e vitit 1990 dhe lufta për mbijetesë

Nexhmedin Galica me nxënes në shk. ”21 Nëntori” në Vushtrri, 1991 (?). Në fund të rendit të mesëm nga e majta, është Mimoza, vajza ime kurse e treta, po nga e majta, Jehona Shabani, vajza e ish deleg. Muharrem Shabani nga Vushtrria

Sinan Kastrati, Suedi

Për 2 Korrikun e vitit 1990 dhe Deklaratën e Pavarësisë 

*  Shpërnguljet nga një katundi e qytet (e shtet) në tjetrin, nga Turjaka, Gllavotini e Zhilivoda dhe, Prishtina, Vushtrria dhe nga Kosova, në Suedi 

*  Mësuesi Nexhmendin Galica ose Azem Bejta  dhe nxënësja Jehona Shabani e Vushtrrisë 

*  2 Korriku i vitit 1990 është ngjarja më të rëndësishme në Kosovë për barazi   në mes të popujve të ish Juosllavisë deri te pavarësia e plotë .   

*   Deklarata Kushtetuese  

Pas Demonstratatve të Pranverës së vitit 1981, jeta edhe ashtu e rëndë, më ishte vështirësua edhe më shumë.  

Kisha mbetur i papunë dhe pa kulm mbi krye e kisha edhe 3 gojë të tjera që pritshin ushqim nga unë dhe gruaja.  

Pas burgosjes e izolimit, më 1981 1982, isha “lirua” por ku dhe si të jetoja ? Me dalë jashtë nuk ma marrte mendje por as pasaportë nuk kisha. Gruaja më punonte si mësuese në katundin e lindjes së saj, në Zhilivodë dha atherë, kishim edhe femijën e parë, Mimozën. 

Vendosa që të shkoj pas gruas edhe pse nuk kisha qef të jetoj në katund tjetër, pas Turjakës por isha i detyruar ”zori t`qon te daktorri”. Ende pa i mbushur Mimoza 2 vjet, na lindi edhe vajza e dytë, Entela. “Fukarallaku kishte bereqet”. Në Nëntorin e vitit 1985, na lindi fëmiu i tretë, djalë- Nëntori  

Edhe pse në “liri”, nuk jetoja e as nuk isha i lirë e në liri. Nga Shërbimi i Sigurimit Ushtark më ishte kërkua që të lajmërohem në Komandën Ushtarake të Kosovës në Prishtinë te një epror ushtarak me mbiemrin “Deshishku”, afër hotelit Grand. Pra lëvizjet i kisha të kufizuara nga Shërbimet e UDB-ës jugosllave dhe hafijet shqiptare. 

Kjo jetë jashtë burgut në të vërtetë ishte një jetë më e rëndë se burgu. Deri sa i burgoshuri gjithnjë i numron ditët se kur do të dalë nga burgu, unë dhe sigurisht me qindra të tjerë (edhe më të mirë e më të vuajtur se unë) si unë i numëronin ditët në “liri” dhe e pritnim natën (e terrin) në ankth se kur do të na rrethoi milicia, të na marrë ato që kishim (libra, gazeta, fotografi … këngë e materiale të tjera propaganistike e armiqësore që gjenin) të na merrte. 

Jeta, i thënqin jetë ishte bërë e mërzitshme. Nuk kisha se si të ruhemi. Në burgu njeriu ishte më i sigurtë se sa në “liri”. 

Nuk dinte kujt me i besua a me kënd me i “nrrue dy fjalë” 

Njëherë babai i një ish shokut të studimeve, tash i ndjerë, Ali Bytyqi, baba i Ismetit kur unë shkova te ai, më kishte marrë malli me e pa Imetin, ai më tha: 

-O Sinan, a po mendon edhe për Ismetin. I ngrati, kishte të drejtë se Ismetin e kishte halë në sy, ish pushteti që nga baskësia lokale e Lubizhdës e deri në Rahovec e Prishtinë. 

Duhej pasur kujdes se edhe llugat flisnin (pop.). 

Një miku im (GJ. B. Kabashi) sot në Drini. Us. kishte shkruajtur “Une nuk kam qenë i burgosur politik dhe e them sinqerisht se jam ruajtur gjithë jetën që të mos burgosem …! 

Une isha në të vërtetë në një burg tjetër, atë publik, vahdon autori, pra në një burg nën qiellin e hapur, që quhej pushtimi ushtarak e policor i vendit tonë. 

Në të vërtetë, ne të gjith pa asnjë përjashtim jemi krijesa të brishta, të kufizuara e të pafuqishme, që lehtë mund të lëndohemi në raport me botën e madhe (dhe sidomos me shtetin pushtues) , pra me atë botë që duam dhe përpiqemi ta ndryshojmë për të mirë”. 

E pra shqiptarët, sidomos mësuesit, gazetarët dhe përgjithësisht intelektualët në Kosovë ishin në burgun e madh që quhej Kosovë, tash edhe emrin ia ndryshuan, nga Kosovë në Kosovë e Metohi (dhe Kosmet). 

Mahmut Hoxhës i kishte folur Shaban Muharremi, një ish shok i ilegales me Xhafer Durmishin, vëlla i Xhevatit me të cilin isha takuar te Xhevati e ai më kishte pranua që të banoj në odën e tij. 

” Diku në fund të qershori 1981, në shtëpi të Xhafës në fshatin Stanofc i Ultë, jam taktuar edhe me Sinan Kastratin nga rrethi i Malishevës, student i Fakultetit Filozofikë- Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që sapo ishte liruar nga burgu pas një dënimi prej dy muajsh për pjesëmarrje në demonstratat e marsit në Prishtinë. Së bashku me ne ka qenë edhe Xhevat Durmishi, vëllai i Xhafës, i cili ishte student i Fakultetit të Mjekësisë. Në atë rast kemi biseduar për gjendjen e krijuar si dhe kemi shprehur opinionet tona për zhvillimet politike dhe qëndrimin e pushtetit jugosllav kundër demonstruesve dhe kërkesave të shtruara. Disa ditë më vonë Xhafa është larguar nga Kosova dhe ka kaluar diku në Evropën Perëndimore. Unë nuk kam ditur as ditën e nisjes dhe as destinacionin. Pas largimit të Xhafës nga Kosova, në shtëpi të Hoxhës së Vogël në Gllavotin, për herë të parë e kam takuar Sheremet Saraçin. Sheremet Saraçi ishte arsimtar në Shkollën Fillore “Liria” në fshatin Strofcë. Takimi me Sheremet Saraçin ka qenë i rastësishëm dhe i paplanifikuar. Hoxha i Vogël më kishte folur fjalë të mira për Sheremet Saraçin edhe më herët. Pas takimit me Hoxhën e Vogël jemi marrë vesh që ai dhe Sheremet Saraçi ta vazhdojnë miqësinë dhe bashkëpunimin dhe që unë të vazhdoja të takohesha vetëm me Hoxhën e Vogël.”  (Asllan Muharremi, “Ëndrra lirie (Kujtime 1978‒1999)”, fq 68 deri në 69 

Deri në vtinin 1994, banoja në Gllavotin, katund afër Prilluzhës, komuna e Vushtrrisë te Mahmut Habib Murati, hoxhë, Hoxha  i Vogël. I jam shumë mirënjohës Mahmutit (dhe vëllait Jakupit më të cilin kisha qenë ushtar në Doboj disa muaj) të cilët më ndihmuan më strehuan e më mbajtën në shtëpinë e tyre me bukë, kripë e zemër. Hoxha i Vogël nuk më merrnte as paratë e qirasë por më jepnin edhe dru e qymyr për nxemje e as rrymën nuk e paguaja. 

Më 1994 u shpërngula nga Gllavotini, erdha në Prishtinë. Atje jetoja në banesën e balit Dul (Avdullah Jashar Durmishit- Majanci), axhë i Xhevat Durmishit, ish shok i studimeve dhe (më vonë edhe) baxhanak. Edhe te bali Dul, përveç shpenzimeve komunale mujore, qira (qirasë banesore që nuk ishte e lartë) dhe rrymë, bërllog e telefon, nuk paguaja tjetër. 

Në banesën e balit Dula, në Koloninë e “Ramiz Sadikut”, afër Hotel Grandit dhe ish pallatit të Rilidnjes banuam deri më 1987. Por edhe nga ajo banesë duhej ikur. 

Gjetëm një banesë tjetër, me të “njofshum”, “si miq”. Ai kishte të lirë garazhën dhe podrumin. Kisha edhe dy qiragjinj të tjerë, hiç më mirë. Shkuam me banua në podrumin e garazhën e një njeriu, i cili na rrejti prandaj unë e quaja Rexhep Rrenci. “Banesa” te ai ishte si burgjet në romanin e “Urës së mjerimeve” (E. R.). Kur binte shi, shiu na binte mbi kokë si me sitë e shoshë 1*) e kur bënte kohë “me diell”, muret djersiteshin e atherë duhej largua mobilet se edhe ashtu, ato ishin kalbur.  

Foto: Nëntori, Entela, Mimoza dhe unë e Nexha, Prishtinë, Vushtrri 1987-1990

Qiranë mujore te Rexhepi, e paguanim në vlerën e 50 DM. Si mik -miku shtëpie ndërsa mu në mes të dimrit ai na e rriti pazarin, e shtrenjtoi banesën sepse e dinte se nuk kam ku të shkoj që edhe tash e shoh në ëndërr.  

Fati i vetëmnë at banesë ishte se posa u vendosa te Rexhepi, hyra në punë si kontrollor i autobusëve  në Trafikun Urban në Prishtinë (1987). 

Pas një viti banim në podrumin e gazrazhën e Rexhepit, në vitin 1988, gjeta një banesë tjetër më të mirë por jo më të lirë, në Mahallën e Magjupëve, te motra i ish kolegut të (ri) të punës, Isuf Hajdarit. Te ai paguaja nga 75 DM. në dinarë, sipas vlerës e kursit të valutës ndërsa rroga mujore ishte afërsisht 150 DM. Poqese brenda dy-tre ditëve nuk i blenim marka, me rrogën mujore në dinarë, mund të blenim një pako cigare dhe një qibrit (shkrepëse) *2) 

Derisa te Rexhepi Rrenciu nuk kishim banjo e pastroheshim ne garazhë, në banesën e motrës së Isufit kishim kushte më të mira por edhe aty, në muret e oborrot të shtëpisë, magjupet e mbushnin murin me rroba, i varnin në mure tona rrobat e lara derisa ato, teshat tereshin. Edhe këtu nuk isha i qetë. Ishte një presion sepse rrobat e thara posa fillon të tereshin o fryente, e mbushnin oborrin e pastaj magjupet hypnin mbi muri të oborrit për ti marrë teshat e fëmijët e mi (kisha dy vajza e nje djalë) frigoheshin.  

Për vështirësitë në jetë, në punë e në banim, nëpër banesa të huaja si qiragji, më së miri, një pjesë të jetën time (tri vite) e paraqet Shaban Muharremi nga Mihaliqi në një shkrim që shkruan për grevat e minatorëve, 

”SHABAN B.MUHARREMI: AZEM VLLASI GËNJEN, NUK KA QENË TRURI I GREVËS SË MINATORËVE!”, Pashtriku, 19 JANAR, 2013 

“NUK MUNDEMI TE BËJMË GJËRA TË MËDHA NË KËTË BOTË, E RËNDËSISHME ËSHTË TË BËJMË GJËRA TË VOGËLA, POR ME DASHURI TË MADHE. 

Koha mes dy ngjarjeve të mëdha, pra mes 17 nëntorit 1988 kur Minatorët marshuan në Prishtinë dhe 20 shkurtit 1989 kur hynë në Grevë, ka qenë e shkurtër përballë presionit shtetror serb. Dita e 17 nëntorit 1988 mua me ka gjetur në hyrje të Prishtinës! Kam qenë me traktor duke ia dërguar pak dru dhe thengjill Sinan Kastratit. Ai ishte një njeri ish i burgosur dhe me gjendje të vështirë ekonomike. Te miqt e tij në Zhilivodë e kishte siguruar thëngjillin dhe m’u lut t’ia bartë me traktor. Ne si familje vendosëm t’i japim pak dru. Në hyrje të Prishtinës , apo më sakt, pak para se të dilnim (tani te kazerna Adem Jashari) në krye të përpjetzës na ndalën Policia dhe na thanë të presim pa na dhënë shpjegim! Nga Lugina e Prishtinës dëgjoheshin brohoritje që nuk mundem t’i kuptonim. Meqë ishim kurreshtar ta dinim, një polic na tregoi se Minatorët po protestojnë. Në mbrëmje i shiquam në TV. Me foto të satrapit Tito, me flamur jugosllav e shqiptar …”.  

Vitet 1997-1992 ishin vitet ndër më të vështirat deri atherë. Këtu duhet përmendur grevat e njohura të minatprëve të Trepçës dhe solidarizimin e gjithë puntorëve, shkollave dhe popullsisë shqiptare. 

Në këto kushte ku nuk kishte kurrfarë sigurie me dalur as te dyert e oborrit, unë përsëri duhej të gjeja banesë tjetër.  

Tash e ndërrova edhe qytetin, prejt atin e në magar thot populli, prej Prishtine shkova në Vushtrri, te familja e Beqir Dumnica, jo larg ish shkollës së policisë që tash ishin vendosur forcat speciale policore e ushtarake të ish RSFJ-së (Serbisë). 

Këtu pervç që kisha 2 dhoma, banjo e ËC, kisha edhe podrumin për dru dhe pakëz oborr që e ndanim herë me një e herë me dy qiragji të tjerë. 

Këtu pat fat sepse kisha edhe fqinj shumë të mirë, Izet Xhakën, djalin e atdhetarit e Hazir Xhakës së Oshlanit dhe Mulla Feratit të cilët na nderonin shumë dhe fëmijët mi merrnin e luanin në oborret e tyre. 

Për këto dy familje, do të flas njëherë tjetër. 

Nexhmedin Galica, mësuesi i Mimozës dhe Jehonës 

Kush ishte Nexhmedini ? 

Kur erdha në Vushtrri, Mimoza kishte 7 vjet dhe duhej të shkonte në shkollë dhe të fillonte në shkollën në klasën e parë. Fati e deshi që mësues të kishte Nezhmedin Galicën. 

Vushtrriasit, mësuesin Nexhmedin e thirrnin Azem Bejta sepse ai dallohej për guxim e punën si mësues me nxënës prandaj, prindërit dshironin që femijët e tyre ti mësoj mësuesi Nexhmedin- Azem Bejta. 

Përveç mësuesit Nexhmedin, Mimoza shoqe klase kishte edhe Jehonë Shabanin, vajzën e ish delegatit të Kuvendit të Kosovës, (të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës), Muharrem Shabanit. 

Muharrem Shabani bashhkë me delegatët e tjerë shqiptarë e të tjerë (jo serbë) pas 2 korrikut e 7 shtatorit u detyruan të ikin nga Kosova …  

Disa prindër që i kishim fëmijët me Jehonën, në bashkëpunim me mësuesin Nexhmedin mendonin se si ta ndihmojmë e në rast nevoje edhe ta strehojmë diku tjetër nëse jeta e saj dhe e familjes rrezikohet nga pushteti serb. 

Deklarata kushtetuese e 2 korrikut 1990 

2 korrikut- Deklaratës kushtetetuese ishte përgjigje e ndryshimeve me dhunë që ishin bërë një vit më parë e ku Kosovës, iu kishin marrë edhe ato pakë të drejta që i kishim pasur deri atherë, me kushtettuten e vitit 1874  

” Kushtetuta e Kosovës u ndryshua e shqiptarët përsëri u tradhtuan. Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, aty ku edhe sot është Kuvendi i “Republikës” së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. 

Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, vetëm Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25- 30 mungojnë në seancë. 

Po atë ditë filluan Demonstratat anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe që nuk ishin as të parët e as të fundit, fatkeqësisht. 

Shumica e deputetëve shqiptare nga frika ose të etur për pozita, për pushtet e për para, përkrahën politikën hegjemoniste serbe dhe e kthyen Kosovën mbrapa… si Kosovë e Metohi e Kosmet, që edhe sot e quajnë serbët që ulën afër Hashimit e Isës, bile i përshëndesin me tre gishta, në parlamentin e Kosovës, Isa “përshendet” me dy gishta kurse Hashimi me një gisht. 

Kundërshtimi i një numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse vetëm ata përfaqësonin vullnetin e shumicës, edhe pse ishin pakicë në Kuvendin e Kosovës. Njëra nga to ishte Melihate Tërmkolli, aso kohe heroinë, ndërsa tash e pavendosur, që ta votoj ose jo Hashim Thaçin, njeriun më të përfolur, kriminelin, hajnin dhe rrencin… “Iu bëj thirrje publike Fetah Rudit, Anton Çunit, Kujtim Shalës, Ibrahim RexhepitNga Sinan Kastrati”, Voic of Albania, April 23, 2020 

”Hashimi akuzohet si kriminel lufte si vrasës, sabotator e si spiun…..! Qysh mund ta votoni Ju pra ?” 

Publikuar në Shqiptari.eu, 11 Shkurt 2016, por unë e mora nga një faqe e LDK-së, ”LDK BOS”, 11 februari 2016, pasi që ”Shqiptari.eu i kishte hequr të gjitha publikimet dhe ishte mbylur. 

(Burimi: http://www.shqiptari.eu/hashimi-akuzohet-si-kriminel-lufte…/  

1*) SHOSHË I f. 

  • 1. Përdorëse që bëhet zakonisht prej një cope teneqeje a lëkure të shpuar vrima-vrima e të mbërthyer në një rreth druri dhe që shërben për të ndarë drithin nga gëzhutat e nga papastërti të tjera; sasia sa nxë një enë e tillë; përdorëse për të pastruar lëndë të ndryshme (si rëra, zhavorri, çaklli) ose për t’i ndarë këto sipas madhësisë së kokrrave a të copave. Shoshë e thellë. Shoshë mekanike (rrotulluese, dridhëse). Shoshë cilindrike. Shoshë dore. Shoshë gruri (misri). Shoshë zhavorri. Shoshat e kombajnës. Rrethi i shoshës. Një shoshë grurë.
  • 2. fig. Mjet a mënyrë që shërben për të shqyrtuar diçka me imtësi e me kujdes dhe për të ndarë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga e rrema, të drejtën nga e gabuara, atë që vlen nga ajo që nuk vlen. Shosha e parë. Shosha e Partisë. I kaloj në shoshë.

…. 

2*) SHKREPËSE f. 

  • Kleçkë druri, e lyer në majë me një lëndë që merr flakë lehtë duke u fërkuar, e cila shërben për të ndezur zjarrin; kutia me fije të tilla. Koka e shkrepëses. Kuti shkrepësesh. Fabrikë shkrepësesh. Një fije shkrepëse. Bleva dy shkrepëse.

U mbështeta edhe në këto publikime: 

1) ”SHABAN B.MUHARREMI: AZEM VLLASI GËNJEN, NUK KA QENË TRURI I GREVËS SË MINATORËVE!”, Pashtriku, 19 JANAR, 2013 

HTTPS://PASHTRIKU.ORG/SHABAN-BMUHARREMI-AZEM-VLLASI-GENJEN-NUK-KA-QENE-TRURI-I-GREVES-SE-MINATOREVE/ 

 2) Asllan Muharremi, “Ëndrra lirie (Kujtime 1978‒1999)”, fq 68 deri në 69 

https://pashtriku.org/wp-content/uploads/2014/06/a.muharremi-Endra-lirie.pdf 

3) “Iu bëj thirrje publike Fetah Rudit, Anton Çunit, Kujtim Shalës, Ibrahim Rexhepit – Nga Sinan Kastrati”, Voic of Albania, April 23, 2020 

https://www.voal.ch/iu-bej-thirrje-publike-fetah-rudit-anton-cunit-kujtim-shales-ibrahim-rexhepit-nga-sinan-kastrati/multimedia/press/ 

 Vazhdon 

Sinan Kastrati, Europë 

1 korrik 2022, rrugës për në Shqipëri e Kosovë 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Nga Gllogjani e Lybeniqi, deri në Prekaz dhe Poklek

Nga MA. Agim ALIÇKAJ

  • Përkujtim i dëshmorëve dhe viktimave të gjenocidit serb  

Pas promovimit më shumë sukses të librit të xhepit “Mos harro kurrë” në Tiranë, edhe pse kohën e kisha të shkurtër, vendosa t’i vizitoj disa vende të masakrave mizore serbe ndaj popullsisë civile shqiptare dhe monumentet kushtuar dëshmorëve të lirisë në Dukagjin dhe Drenicë. I shoqëruar nga vëllau i im Bedria në Dukagjin, ndërsa në Drenicë me ko-autorin Prof. Dr. Nusret Pllana, baxhanakun Hasan Mexhuani, mikpritësit Xhavit dhe Fadil Muqolli.   

Kisha dëshirë të shoh sa më shumë. Më mbeten për t’i vizituar herat tjera edhe qindra vende të masakrave mizore serbe dhe rezistencës shqiptare. Për të mos harruar kurrë. 

Në Dukagjin prinë Gllogjani me trimat e kombit dhe heronjtë e lirisë në krye me Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, në Carrabreg Adem, Besim, Faik Ukëhaxhaj, Rexhë dhe Artan Qorraj, në Deçan permendoret kushtuar heronjve Sali Çekaj, Luan Haradinaj, Beg Rizaj. Lybeniqi krenar, rrënzë bjeshkëve të larta, i masakruar por i paepur. Mbishkrimi në njërin prej varreve të familjes Huskaj thoshte “Të dashurit nuk vdesin deri sa jetojnë ata që i duan”.  

Në Drenicë, në Prekaz ku plumbat e Tahir Mehajt i qëlluan në ballë kriminelët serb, ku 59 anëtarët e familjes heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, burra, gra dhe 13 fëmijë, luftuan dhe e dhanë jetën heroikisht në mbrojtje të shtëpisë së tyre dhe tërë Kosovës, për të mos vdekur kurrë.

Po Pokleku, ah Pokleku, me 54 anëtarët e familjes Muqolli, me 23 fëmijë të shkrumuar, ku tavani me njolla të gjakut, librat dhe fletoret e papërfunduara të fëmijve e shkrumojnë çdo zemër. Po të mos rrjedhnin lotët, zemra do të shpërthente. 

 Pse, pse duhej të iu shuhej jeta këtyre filizave të njomë?!  

O ju kriminelë të mallkuar serb, ju bisha me trup njeriu, ju plehu i njerëzimit, këto krime mizore nuk ju falen kurrë. Kurrë. 

O ju zuzarë shqiptarë, politikanë dhe përkrahës të tyre në media, që për interesa të ulëta personale, doni t’i falni kriminelët serb dhe t’i shpërbleni për krimet e tyre, gjaku i këtyre fëmijve dhe familjeve që panë tmerrin duke shkuar në vdekje të sigurtë, si dhe gjaku i dëshmorëve, heronjëve të cilët luftuan dhe ranë për tokat ilire, do të iu mallkojë tërë jetën. Do të përfundoni në murin e turpit dhe në plehun e historisë kombëtare. 

Për të gjithë juve në krye me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, bashkë me Dritan Abazoviqin dhe Ali Ahmetin, bashkë me disa lider të Opozitës së Kosovës, vlen recitali i Z. Mark Deda “Vrasësi në sofër” i cili përfundon me fjalët: “Kush tradhëton vllanë dhe Kosovën. Kjoft mallkue për njëmijë vjet. Kush armikut ja shtrinë dorën. Haptë me duer vorrin e vet.” 

Për një alternativë të re që shënon fundin e kauzave të rrejshme!

0

Florim Zeqa 

Sikurse e mira, ashtu edhe e keqja e këtij vendi e kanë një emër të përbashkët “Parti” të skenës politike. Sikurse për të mirë, ashtu edhe për të keq, të gjitha partitë e skenës aktuale politike, në pushtet dhe opozitë e kanë dëshmuar veten.

LVV-ja dikur alternativë e ndryshimit, sot e zhgënjimit dhe e mashtrimit politik

Dukuria e ardhjes në pushtet me kauza të rrejshme është prezente nga paslufta në Kosovë. Pa dashur t’i numërojë të gjitha kauzat e rrejshme të subjekteve politike, lutem që kauza e rrejshme e “Trust”-it të jetë kauza e fundit që i ndanë pushtetin dhe opozitën! Dhashtë Zoti që LVV-ja të jetë e fundit që erdhi në pushtet me kauza të rrejshme!

Si asnjë parti tjetër politike, pushteti e zhveshi lakuriq LVV-në, e cila deri dje ishte shpresa e qytetarëve për ndryshim, është kthyer në thyerësen më të madhe të shpresave të fikjen e dritës së vetme në fund të tunelit…

Pas dy vjetëve (në total) të qeverisjes me vendin, me mosmbajtjen e asnjë premtim elektoral, LVV-ja ka mbetur “as mish dhe as peshk”, siq e thotë populli. Me paaftësinë e menaxhimit të krizave: pandemike, sociale dhe morale po dëshmohet se nuk ka kapacitete të mjaftueshme qeverisëse, nuk ka guxim dhe as pragmatizëm politik!

Nuk është që po e themë unë këtë konstatim, por është realiteti i hidhur që po e thonë çdo ditë qytetarët e vendit, të cilët nga dita në ditë po mbeten gjithnjë e më pak në trojet e tyre stërgjyshore!

Paaftësia e shfrytëzimit të fuqisë elektorale, ulë imazhin e liderëve shtetëror

Mbase do të ishte krejt normale dështimi i një partie minore, por është paradoksal dështimi i një subjekti politik me legjitimitetin më të madh qytetar në këto 23 vjetët e fundit.

Ishte krejt normale në të kaluarën dështimi i Seancave të Kuvendit me vetëm 52 deputet të partive në pushtet, por është pak më tepër se paradoksale dështimi i seancave kur partitë në pushtet i kanë 62 deputet!

Liderët me legjitimitetin më të lartë qytetar e kanë për obligim moral dhe përgjegjësi shtetërore quarjen para të proceseve politike si në planin e brendshëm (me përgjigjen dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve) ashtu edhe të jashtëm me vazhdimin dhe përmbylljen e dialogut të filluar me Serbinë, shkaku i të cilit qytetarët e Kosovës po mbahen padrejtësisht të getoizuar në Ballkanin Perëndimor.

Sikurse në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm, kryeministri më fuqiplotë në historinë më të re të Kosovës nuk guxon të sillet me kaq indiferencë ndaj zhvillimeve politike dhe me papërgjegjësi ndaj qytetarëve!

Albin Kurti që bëri gjithçka për marrjen e pushtetit, do ta bëjë të pamunduren të largohet prej tij

Jam i bindur se, pas përballjes me sfidat e pushtetit në kohë të krizave të mëdha sociale dhe presionit të madh ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut të filluar me Serbinë Bruksel, Albin Kurti më më dëshirë do të kalonte në rolin e opozitarit sesa të pushtetarit!

Andaj, siq duket për ta arritur qëllimin e largimit nga pushteti, Albin Kurti e ka zgjedhur indiferencën dhe ikjen nga problemet madhore me të cilat po përballet vendi.

Vërehet qartë se kryeministrit me legjitimitetin më të lartë, nuk i intereson varfërimi dhe as largimi i qytetarëve nga vendi. Sa më pak qytetar, aq më pak kundërshtime, kjo është logjika e të menduarit e Albin Kurtit!

E kam thënë edhe më parë në disa shkrime, po e përseris prapë, qytetarëve të Kosovës, nuk janë duke i interesuar më fjalët e bukura, por mirëqenja dhe siguria për ardhmëri në vendin e tyre, sikurse që, as ndërkombëtarëve nuk ju bëjnë aspak përshtypje frazeologjitë e bukura poetike, por veprimet e mençura politike.

Përderisa opozita e sotme njihet për dukuri korruptive, nepotizëm dhe afera skandaloze, pushtetarët e sotëm po dëshmohen për më pak korrupsion por më shumë nepotizëm, për më pak pragmatizëm e më shumë injorancë politike, pa ide dhe pa programe të qarta zhvillimore për vendin.

Vendit i duhet një alternativë e re dhe e besueshme politike

Partitë politike dhe politikanët që thyen shpresat e qytetarëve me premtime boshe dhe mashtrime skandaloze, duke e parë zvogëlimin e elektorateve të tyre në Kosovë ju kanë kthyer mërgimtarëve në Diasporë, jo nga dashuria që ndjejnë për ne, por për joshjen dhe përfitimin e mbështetjes tonë me votë për të mbajtur (marrur) pushtetin, respektivisht për të siguruar vazhdimësinë e tyre në skenën politike kosovare!

I ftojë të gjithë bashkatdhetarët e rinjë e të vjetër që jetojnë në Diasporë që të mos bien pre e politikanëve mashtrues, hipokritëve dhe grupeve të interesit që e sollën Kosovën në këtë gjendje të pashpresë, por të mobilizohemi për dhënjën e përgjigjes së merituar kusarëve politik me krijimin e një alternative të re politike, me njerëz të rinjë të papërfshirë në partitë aktuale politike.

Mungesa e një alternative të re për aq sa i ndihmon pushtetarët i favorizon opozitarët në realizimin e ëndërrës për rikthim të pushtetit, kurse për qytetarët, vazhdimësia e kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë është e barabartë me fundin e botës!

Deputet i popullit apo armik i popullit?!

0
Idriz Zeqiraj
     Qeveria aktuale, e vetëdijshme për nevojen e ngritjes të pagës minimale, vendosi që, së pari, ta bëjë një ngritje të arsyeshme, për afro 100 mijë të punësuar, me pagesë të ulët mujore. Ishte një zgjidhje e mirëpritur, për të përmirësuar, sadopak, standartin e ulët të familjeve skamnore. Ky ishte fillimi i një përkujdesje, për një kategori numerike të qytetarëve të Republikës, edhe si pjesë e premtimeve, përgjatë fushatës zgjedhore.
     Mirëpo, partitë-banda, të koalicionuara në torishtën PAN, kishin menduar gjatë, për ta ndërprerë qeverisjen e LVV dhe të Listës -Guxo-, sepse po e shohin si rrezik për ata, madje, në shumë drejtime. Të zhytur në krime vrastare politike dhe hajni zyrtare, PAN-istët duan harresën, duke e përfshirë luftën dhe pas luftën, “në kohën e rrëmujshme”, siç i amniston krimet e gjenocidit në Srebrenicë kryeministri monstër shqiptar, Edvin Rama!
     Opozita PAN-iste kërkon përfshirjen e Veteranëve në ligjin aktual të pagës minimale, edhe pse këtë e kishte hequr Hashim Thaçi, me shokë, qysh në vitin 2017. Shtrohet pyetja e ligjshhme: “Pse nuk protestuan atëherë veteranët?! Sepse Hashimi i kishte “në dorë” frenat e dy organizatave kriminale: SHIK-un dhe “Shqiponjat e Zeza”; i mbante “sus” PDK-në, AAK-në, Nisma, me dosjet për ata. Por, e neutralizonte dhe derigjonte edhe LDK-në, të cilës, pasi ia kishte vrarë meshkujtë më të mirë, tani i zotëronte edhe çilësat e shtëpisë të saj!
     Nuk habitë gadishmëria për protesta të krerëve të OVL të UÇK-së, sepse ata kanë dhënë prova në shërbim të Serbisë. Kujtojmë protestat e dhunshme e vandale të mars-prillit 2004, të cilat sollën Decentralizimin – fshat e komunë serbe e deri te “Zajednica” e sotme, bumerang i proceseve zhvillimore ekonomike dhe politike të Kosovës. Për dy dekada radhazi, këta kallës të Flamurit të Dardanisë, janë në mbrojtje të krimit dhe të korrupsionit. Krerët e OVL të UÇK-së, të djeshëm dhe të sotëm, janë shquar për destruktivitet dhe armiqësi ndaj rendit kushtetues , Kosovës.
     Sikur nuk mjafton rrugaçëria e tyre kriminale, tani, “në valle” janë futur edhe partitë-banda të PAN-it. Prinë në poshterësi AAK-ja, e cila, me qëllime të përcaktuara, ka bërë fryrjen e listave të “Veteranëve”, duke përfituar e inkasuar nga shitja e “Dëshmive të Veteranit” dhe begatuar klientelën partiake elektorale.
             AAK:  “Për 13 mijë veteranë të vërtetë,
        të paguhen 52 mijë “veteranë” të rrejshëm!”
     Së fundi, AAK-ja propozoi dy palo-amandamente, kinse, për të dalur nga kriza, ndërkohë që sponzoruesit e krizës janë, pikërishht, ata, “dora vet”:
     1) Deri në kategorizimin përfundimtar të veteranëve, pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagesën minimale;
     2) Kërkojmë që paga minimale të jetë më e lartë se kjo që ka propozuar Qeveria, më shumë se 260 euro.
     Amandamente  absurde, jashtë çdo logjike. Ngulmohet të përligjet falsifikimi i historisë. Nga 13 mijë veteranë të mirëfilltë, numri është 5 (pesë) fishuar, në 65.000. Pra, të pajtohemi me gjakderdhjen financiare, duke paguar për 52 mijë “veteranë” të rrejshëm. Të kësaj mendje janë edhe partitë e partizat simotta të PAN-it: PDK, Nisma, Lëvizja për Bashkim, Partia Social Demokrate dhe bishtra të tjerë!
         Deputetët e PAN-it, mbrojtës të krimit ekonomik! 
     Brengosëse është “futja në lojë” e deputetëve të PAN-it. Shprehja -deputet i popullit-, ka një ngarkesë të veçantë emocionale, një krenari të ligjshme, sepse nuk të emëron shefi. Përkundrazi, të zgjedh populli, me votën e lirë, me votën e fshehtë. Por, veprimet destruktive, banditeske, abuzive me buxhetin shtetëror, siç është kërkesa idioteske e krimnale, për t`i paguar 52 mijë “veteranë” të rremë, e vënë në luhajë emërtesën -deputet i popullit-, duke e konvertuar në -armik të popullit-.
     Vjedhja zyrtare e shtetit, është armiqësi faktike kundër shtetit. Dhe, përpjekja për ta ligjësuar këtë hajni zyrtare, shton dozën e krimit. Të mbrosh krimin, me emrin -veteranë të rremë-, është krim e turp, njëherësh.
     Ngulmimi  i PAN-istëve, për t`ia faturuar krimin abuziv, hajnor, Qeverisë Kurtit, duke i futur në llogarinë e pagës minimale 52 mijë “veteranë” të rremë, është paradoksal dhe jashtë çdo logjike. Asnjëri nga horrakët ngulmues, nuk do ta pranonin këtë barrë, këtë krim dhe abuzim të parasë të taksapaguesëve të Kosovës.
      Qëllimet djallëzore e destruktive të bandës PAN-iste!
     Arsyetimet e tyre, se “veteranët janë kategori e lirisë, janë çlirimtarë, se meritojnë trajtim dinjitoz, se kanë dhënë gjithçka për Kosovën dhe po kushtëzohen, pse kokan disa veteranë të rrejshëm”, shprehen në mënyrë përfide, të poshtër, duke fshehur shifrën tmerruese prej 52 mijë “veteranëve” të rremë! Opozita PAN-iste don të arrijë tri qëllime, njëherësh:
     1) Ta heshtë krimin, tashmë të bërë, shitjen masive të “Dëshmive të Veteranit”, nga komandantët dhe eksponentët partiakë;
     2) Sigurimi i klientelës elektorale partiake, me “veteranë” të rrejshëm dhe familjarët e miqtë e tyre;
     3) Ta mposhtë dhe diskreditojë kryeministrin Kurti, me ekipin e tij qeverisës, ashtu siç bënë me ish-kryeministrin Isa Mustafa, deri në rrëzimin e tij, duke e lënë në veprim krimin zhvatës abuziv dhe legalizimin e hajnisë, më të madhe dhe më të turpshme zyrtare, në këto dy dekadat e fundit, me shifra milionshe. Kjo hemoragji financiare vazhdon, me tendencë rrjedhje me tubaione smadhuese.
      Krerët e djeshëm dhe të sotëm, të Shoqatave
      “të luftës”, vegla të partive-banda të PAN-it! 
     Shqiptarët po i përcjellin me shqetësim protestat provokuese, kriminale e rrugaçërore, me regji e skenar të AAK-së, PDK-së, me përforcim nga organizatat e tyre ilegale e superkriminale, si Shqiponjat e Zeza dhe SHIK.
     Veterani i vërtetë prizrenas, Gazmend Kabashi, shokoi me deklaratën denoncuese, të sinqertë dhe të saktë, se “veteranët në protestë numëroheshin me gishta!” Është një demantim bindës i krerëve të OVL të UÇK-së dhe të padronëve të tyre PAN-istë se, gjoja, po protestojnë “veteranët”.
     Dëshmitë e tjera të shumëzimit të 5 (pesë) fishtë janë ajo e komandantit Aziz Bicit, se “kisha 250 luftëtarë, por, tani, janë 600 “veteranë!”  Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për Shqipërinë thotë: “Kam dorëzuar listën me emrat e 186 luftëtarëve nga Shqipëria. Por, tani, marrin pension 3000 “veteranë” dhe ky numër vazhdon të rritet!” Shembuj të tillë të fryerjes së listave të “veteranëve”, janë të bollshëm.
     Po ekzagjërohet, qëllimshëm, rrezikshmëria e protestave, të ashtuquajtura të OVL të UÇK-së. Edhe pse protestat janë organizim i partive-banda të PAN-it, me lakejtë​ e tyre: Partia Social Demokrate, me deshtakët Dardan Molliqaj; Lidhja për Bashkim e këlyshit të Hashimit, Valon Muratit dhe ndoca shoqata bishtra të tyre, po u faturohen të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”, thjeshtë, për ndjeshmëri të këtyre kategorive.
     OVL të UÇK-së, me Shoqatat bishtra të saj, i janë bërë lëshime, edhe atëherë kur krerët e saj, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, me banditërit e tyre, u futën dhunshëm në sallën e Kuvendit, duke e perdhosur ate. Dhe, ofenduan e kërcënuan deputetët! Kujtoni debatin e vrazhdët e rrugaçëror të tyre me Aida Dërgutin dhe të tjerët.  Dhe, asgjë nuk pësuan! Ndërkohë që huliganët maqedonas, të cilët perdhosën Parlamentin e atjeshëm, morën dënime të rënda, madje, deri në 17 vite burg.
          Komandantët grykës, rrënuan autoritetin për veteranët
     Shprehja klishe se “Atdheun e duan të gjithë njësoj”, është paushalle dhe krejt e pasaktë. Nga përvoja personale, në shërbimet e transportit për ndihmat në Shqipëri dhe për Kosovën gjatë luftës, është provuar edhe ndjenja e dashurisë për Atdheun? Nëse disa kanë qenë të përkushtuar, jetësisht, për të kontribuar për Atdheun, ka pasur të tjerë që “nuk kanë bërë as lavrën e miut”. Dhe, këta nuk kanë qenë të pakët!
     Për ta ngarë një kamion të tonazhit të mesëm apo të madh, shoferët shqiptarë kërkonin 1000 marka, ta zemë nga Ludwigshafen-i, Mannheim-i, deri ke porti detar i Triestës, Itali. Duke u shërbyer me shoferë amatorë, pa përvojë, janë shkaktuar disa karambole, aksidente, në mes tyre, të paktën, dy sosh, kanë hyrë në raportet e policisë gjermane e austriake, si shumë të rrezikshme, të rënda, në autobahn.
     Pikërisht, për këtë, ata që u bënë pjesë e luftës me armë, meritojnë respekt  dhe trajtim dinjitoz moral e material. Dhe, në përkujdesjen, për luftëtarët e vërtetë, nuk mund të përfshihen në ligjin për ngritjen e pagës minimale. Tendenca e PAN-istëve, për veprime paushalle: “shtojau veteranëve që marrin, tani, 170 euro, edhe 100 euro dhe, më vonë, edhe dyfishin e shumave të bashkuara”, nuk është hiç reale, madje, është krejt e  papranueshme dhe thellësisht, abuzive, shpërdoruese e qartësisht hajnore e kriminale. Realisht, këta futën në kategorinë e sabotuesëve të ekonomisë, përkatësisht, armiq ekonomik të shtetit të Kosovës.
     Të mësuar me trajtimet abuzive buxhetore, për ish-ushtarët e TMK-së, të ish-FSK-së, që trajtohen me dy rroga; trefishimin e numrit të dëshmorëve, duke i trajtuar disa viktima të luftës, natyrisht, ndërhyrje me mik, si dëshmorë, për t`u paguar, tani; edhe pesëfishimin e numrit të “veteranëve” në 65 mijë, prej tyre 13 mijë veteranë të vërtetë dhe 52 mijë “veteranë” të rrejshëm. Aplikimi total për statutin e luftëtarit, rrjedhimisht, të veteranit kalon shifrën 100 mijë!
 
     Një zgjidhje e mundshme, e pranueshme, do të ishte, të mos diskutohet dhe as të pranohet trajtimi i tyre me pagën minimale. Përkundrazi, nga 170 euro aktuale, të zbritën 70 euro. Pra, të marrin, – si shpërblim simbolik të luftëtarit -, nga 100 euro në muaj, me të drejtë pune. Ndërkohë, të papunët të trajtohen, dinjitetshëm, nga fondi social, dëri në punësimin me prioritet, parësi të tyre.
    Sot paguhen 37 mijë “veteranë”, kinse, të papunë! Rrenë e kulluar, falsifikim brutal e hajnor. Ndryshimi ligjor duhet bërë menjëherë, leja e punës plus shpërblimi prej 100 euro për luftën. Përkujdesje e veçantë për veteranët, me favoret përkatëse që duhet t`i gëzojnë.
        Jo gjykatat korruptive, por, i gjithë fshati 
       dhe e tërë lagja i njehë luftëtarët e vërtetë
     Gjykatat korruptive, deri në krim, të Kosovës nuk mund të verifikojnë dhe as të provojnë qenien veteran i vërtetë apo i rrejshëm. I gjthë fshati, e tërë lagja i njehë luftëtarët për çlirim, rrjedhimisht, edhe veteranët e rremë. Lufta nuk ka ndodhur në prehistori, por, në kohën digjitale. Dhe, asnjë mendje e shëndoshë, nuk mund të pranojë trajtimin e njëjtë material – si luftëtarët me armë, si ata që nuk u aktivizuan në luftë. Nuk ka veteranë pa pushkë, përjashto gazetarët e luftës, penda është pushka e tyre në front.
     Në grup të hiqen nga lista: “veteranët” e Mërgatës; SHTAB-istët e Rognerit; ekipi i Qeverisë së Bukoshit, në ekzil; ekipi kriminal i Qeverisë së Përkohshme të Hashimit si dhe të gjitha ekipet tjera, jashtë frontit të luftës.
 
     Thënë troç, dikush dhe disa duan ta shpëtojnë fytyrën, për hajninë e bërë, me makro- abuzimin me buxhetin shtetëror, duke shitur “Dëshmitë e Veteranit”. Rrjedhimisht, edhe kushtëzimin me klientelizmin votues partiak, që rrënon edhe votimin e lirë e demokratik.
     Nxitja për protesta e destabilizim, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë Kurti, është djallëzi, sa e lexueshme, aq edhe e turpshme e hipokrite, e destinuar për dështim. Manipulantët me veteranët, tashmë, janë denoncuar, zbuluar dhe diskredituar keqas. Një tërheqje xhentile, e mençur e komplotistëve dhe konspiratorëve, është shansi i vetëm, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.

Mes dy gurëve (Bllacë, 1999), poezi e Ali Podrimjes

0
Mes dy gurëve
(Bllacë, 1999)
***
Me Gjuhë Qeni tek merrem
më pak e ndjej
praninë e Njeriut
ndjekjet ekzode varre oh Zot
si na pakësohet dheu
Donkishoti ynë qeth e rruar në zero
në rroba femre vesh
në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq
Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini
po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë
Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut
Kriposni trupat ju lutem
për kohë më të mira
Gjuhë e Qenit
na zgjon dhe n’ëndërr
A mjaftueka të jetosh
mes dy gurëve
___
(Marrë nga vëllimi poetik i A. Podrimjes „Libri mbi të qenit“)

Botohet “Kushtetuta e Republikës së Çamërisë” , e përgatitur nga Prof. dr. sc. Elena Kocaqi e disa të tjerë

LAJM I MIRË PËR KOMBIN
Në Prishtinë, Shtëpia Botuese „Lena Grafik“, sot botoi librin, „Kushtetuta e Republikës së Çamërisë“ të përgatitur nga Prof. dr. sc. Elena Kocaqi, diplomati Holandez, Yohan Byrde, Avokati, Prof. dr. Ibrahim Maxhuni, si dhe shkrimtari dhe publicisti, Atdhe Geci. Dokumenti themeltar i Shtetit të Çamërisë, „Kushtetuta e Republikës së Çamërisë“ dhe „Himni i Çamërisë“ u miratuan me 09. 09. 2017 nga Kuvendi Gjithëpërfshirës çam dhe arvanitë. Botimi i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“, i financuar nga Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërinë, nga atdhetarët, Fadil Aliu dhe Bashkim Tahir Aliu, shënon kthesë historike në përbashkimin e atdheut tonë në një Bashkështet Shqiptar. Në librin, „Çamëria Denoncon“ të autorit Albert Konit, shkruan: Të përjashtosh popullin çam si jo pjesë të kombit shqiptar do të thotë të mos bësh histori, por të konsumosh histori!…Shqiptarët jemi pellazgët, këtë askush s´ka të drejt ta na e mohon. Botimi i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“ i është shpërndarë shtatë shteteve të qendrave të vendosjes. Ky libër u shpreh drejtori i Shtëpisë Botuese, „Lena Grafik“ do të kontribuoj shumë në ndërkombëtarizimin e kthimit të Çamërisë Shqipërisë.
Atdhe Geci

Milosh Kopiliqi, shqiptar apo serb?!  

0

Prof. Adem Breznica, historian 

Disa fjalë të huaja, të depërtuara prej kohësh në leksikun tonë të arbëriSHtes-shqipes, të cilat kanë karakteristikë mbaresën “-sh”, mund të hasen me të njëjtën karakteristikë edhe në latiniSHte, por jo në greqiSHte e sllaviSHte.  

Disa të tjera gjithashtu mbarojnë me “-sh” edhe në vllahiSHte (rumaniSHte), sepse kjo gjuhë është produkt direkt i latinishtes. Por sërish jo në greqishte e sllavishte.  

Mirëpo si qëndron puna me emrin e heroit mitik të Betejës së Kosovës (1389), Milosh Kopiliqit, të cilin, historiografitë e ndryshme të vendeve ballkanike, sidomos ajo serbe, tentojnë ta përvetësojnë secila në mënyrën e vet. Ishte sllavë apo jo?! çfarë tregon emri i tij?!  

Emri Milosh, që për shkaqe mitike-fetare është aq shumë i përhapur tek sllavët, ka prejardhje greke (“Milos”, me mbaresën “-os”), dhe vërehet shumë qartë se nuk është me prejardhje nga latinishtja e as e ndikuar prej saj.  

Kjo për faktin se, në kohën kur sllavët janë kriSHterizuar (shek. IX e tutje), gjuha latine nuk përdorej më as në qendrën e Bizantit, e jo e jo në periferitë e saj që nuk i kontrollonte dot.  

Të gjithë emrat që mbarojnë me mbaresën “-osh”, e që pretendohet se janë sllavë, pra edhe emri MiloSH, përveç që nuk është produkt i gjuhës latine, nuk është as i asaj sllave.  

Si rrjedhojë, emrat e arealit ballkanik që mbarojnë me “-sh”, duhet të kërkohen në gjirin e gjuhës që u jep shpjegim të qartë etimologjik. Në këtë rast, siç do të shohim në vazhdim, shqipja është ajo që ka përgjigje.  

Por a është e mundur që soji i këtyre emrave të jetë produkt i vllahishtes (rumanishtes arumaniSHtes, moldaviSHtes), e jo i shqipes?! Po, mundet!  

Ama gjasat janë më të vogla që vllahishtja ta ketë ndikuar “-sh”-në fundore. Kjo për arsyen e thjeshtë se leksiku i shqipes ka më shumë fjalë që mbarojnë me “-sh” se sa vllahishtja, pavarësisht se mund të kenë burimin e njëjtë indoevropian, apo dhe direkt nga gjuhët greke e latine. P.sh. fjala “pashkë” është thuajse e njëjtë si në shqipe, si në latinishte, si në vllahishte-rumanishte. Në shqip bën “pashkë”, në latinisht “paschae” (pashae), në rumanisht “paști” (pashti). Pra, të përbashkët kanë mbaresën “-sh”.  

Por, fjala “castrum” (kaStrum), në rumanishte bën “caStel” (kastel), ndërkaq në shqip bën “këSHtjellë” (koSH-SHtjellë, p’SHtjellë mbëSHtjellës-koSH, rrethues), që dmth se shqipja është ajo që “sh”-jat fundore të temës-rrënjës së fjalës i ruan, respektivisht, “s”-jat i shndërron në “sh”, ndërkaq “s”-jat më tepër ruhen në rumanishte, ndërsa në shqipe ruhen më rrallë dhe vetëm në rastin kur janë pjesë e fjalëve që kanë depërtuar më vonë në leksikun e saj.  

Për ta argumentuar këtë fenomen po i marrim si shembuj patronimet-mbiemrat, emërtimet e disa fiseve karakteristike të shqiptarëve, si: “kaStrati”, “kraSniqi”, gaSHi”, të cilët e kanë burimin nga emri latin “caStrum” (kaStrum – këSHtjellë). Siç shihet, patronimi kaStr’ati e ka ruajtur tërësisht temën e fjalës nga latinishtja porse e ka konvertuar vetëm pjesën fundore, duke e shndërruar mbaresën latine “-um” në “-ati”, që është karakteristike po ashtu për shqipen (“ati”, mbaresë që tregon pronësinë, atësinë: pronari i kështjellës, ati i kështjellës, ose “kështjella e atit, respektivisht ati[j]).  

Tek mbiemri kraSniqi vërehet nja anagram i lehtë i “kast(r)” në “kraS”, një kundër-rrotacion i “r” në “n”, respektivisht një mbaresë karakteristike e shqipes: “niqi”, “niki”, “niku”, që rrjedhë nga antroponimi “Nika”, e që po ashtu tregonë pronësinë, atësinë (kras-Nikë, kështjella e Nikës, Nika pronari, ati i kështjellës).  

Ndërkaq, patronimi i fisit “gaSH”, që ka rrënjën e njëjtë latine (“kaSt”, gast, gash[t], gaSH), si dy patronimet e lartpërmendura, duket shumë qartë forca e shqipes në shndërrimin e mbaresës “-s” në “-sh”. Porse, në rastin e emrit “gashi” dhe shumë të tjerëve, kemi të bëjmë për një konvertim shumë të hershëm.  

Por, nëse paraqitet dilema e “o”-së, e cila qëndron para “s”-së greke (“-os”, p.sh. Pal’os), e që zakonisht në latinishte shndërrohet në “u” (-us, Pal’us), pse në shumë raste nuk bëhet “u” por qëndron si “o”, kjo donë të thotë se kemi të bëjmë me fjalë më të reja, jo të kohës arkaike, të cilat kanë depërtuar nga greqishtja e ri-ngjallur bizantine në leksikun e latinishtes së vonë e të dobësuar. Prandaj, përveç që kemi ruajtjen e “o”, kemi edhe shndërrimin e “s” në “sh”, “-osh”.  

Pra, emri grek Mil’os, në latinishten arkaike do të bënte Mil’us, e jo Mil’osh qysh bënë në latinishten e vonë vulgare, që domethënë se latinishtja e vonë ka qenë e ndikuar nga gjuhët e ri-ngjallura, e që dikur ishin nën hijen dhe ndikimin e saj. Në këtë rast urëkaluese, nga greqishtja në latinisht, e mbaresës “os”, është shqipja.  

Ndërkaq, që shqipja ka luajtur rolin vendimtar në “autostraden” greqisht-latinisht, dhe anasjelltas, vërehet se e njëjta rregull e shqipes vlen edhe për mbaresën karakteristike latine “-us”, e cila konvertohet në “-ush”. P.sh.: Pal’os, e greqishtes, në latinishte bën Pal’us, por në shqipe shndërrohet me automatizëm në Pal’ush e Bal’ush (Bal’osh kur vjn nga greqishtja).  

Është interesant se vargu i emrave të kriSHter me mbaresën “-sh”, përveç që është shumë i gjatë, është edhe shumë i lashtë. Që domethënë se shqipja ka pasur identitet të vetin shumë herët, madje duke reflektuar e ndikuar direkt tek gjuhët fqinje e ndërvepruese. Emrat: kriSHt, k(r)iSHë, peSHkop, paSHkë (thirrorja “paSH” [pash Zotin!, për Zotin!] rrjedh nga “pash[k]), etj. që në gjuhët greke, latine e sllave vijnë me “s” e jo me “sh”, janë tregues të qartë të forcës asimiluese të shqipes dhe imponimit ndaj gjuhëve të tjera, në rastet kur kjo karakteristikë shndërruese, hera-herës shfaqet si përjashtim nga rregulli i tyre edhe tek gjuhët fqinje.  

Padyshim, emrat e sipërpërmendur, me karakteristikën e cekur, gjithashtu tregojnë për ungjillëzimin e hershëm të iliro-arbër-shqiptarëve, të cilët luajtën rolin kyç në krishterizimin e popullsisë brenda perandorive romake e bizantine, duke përfshirë këtu popujt barbarë, veçanërisht sllavët.  

E njëjta gjë vlen edhe për emrat myslimanë: BanuSH, BajruSH, HajruSH, KadruSH, SabruSHe, FatuSHe…  

E tash ndiqeni e vazhdojeni vargun e natyrshëm të rrjedhes iliriSHte, arbëriSHte: TanuSH, BatuSH, MaluSHe, UkSHin, KurteSH, plakuSH, dajuSH, nipaSH, k(r)uSH(k), trimoSH, sarhoSH, LaruSHe, RruSHe, ZemruSHe, SyrruSHe…!  

Pra, forca imponuese dhe shndërruese e shqipes, edhe tek fjalët  me preardhje të huaja, nuk është ndërprerë në asnjë kohë dhe nga asnjëri proces historik.  

  • Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë.

Pse popullit nuk i thuhet e vërteta për vizat “historike”?

1

Akademik Prof Dr Hakif XHAKJA 

  • Ku është fshehtësia 

Partitë politike që janë të përfaqsuara në Parlamentin e Republikës Kosovës, ose nuk e dijnë, ose nuk kanë kuadra që t` i këshillojnë se çështja e vizave nuk është më problem i përmbushjës së kritereve. Këtë fakt të paskajuar duhet ta mësoi edhe Qeveria. E vërteta, hekja e vizave për Kosovën, nuk është as problem politiko juridik në kuptimin shkencor. Çështja e vizave për shqiptarët e Kosovës është problem RRELIGJIOZ, dhe mbi të gjitha fanatizëm i vjetër i identifikimit të Kosovës me rreligjionin islam. Këtë fakt e kam mësuar duke i studiuar dokuemnetet (sekrete) të kongreseve dhe konferencave “paqesore”, pas luftërave të mëdha, të cilat kanë shënuar rriedha të reja historike, por qëndrimet antishqiptare kanë mbetë statike. Në lidhje me këtë, mendoni lexues të nderuar vetëm një ngjarje të shëmtuar, kur ushtarët e NATO-s në Bosnje Hercegovinë lidheshin për hekurat e urave dhe po kjo politikë e Brukselit zgërdhihej, ndersa në Kosovë priteshin me LULE dhe me një entuziazëm të pashoq në histori. Së dyti, Srebernica dhe ZHEPA kanë qenë nën mbrojtje të OKB-ës. Çka ka ndodhë në këto vende, historia kurrë nuk do ta zbardhë, për faktin se kemi të bëjmë me viktimën e pambrojtur, e që ishte e tërë popullsia Boshnjake e rreligjionit islam. 

Në lidhje me këtë që u tha më lartë, shqiptrëve të Republikës Kosovës duhet t` u thuhet e vërteta, se po kjo Evropë nga 1096 e deri më 1267 ka organizuar dhe ka orkestruar nga Vatikani KRYQZATA, të cilat kanë përfundurar me tragjedi të shumta njerëzore. Pas Kryqzatave, dihet se më 1354 shkelli këmba e parë e ushtarit Osmani në Evropë. Perandoria Osmane deri më 1912, sidomos Ballkanit, në rend të parë shqiptarëve, kurrë nuk iu kanë shkëputë tragjeditë e reja. Edhe më kjartë, populli (Kombi( shqiptarë ka organizuar 54 kryengritje kundër okupatorit osmano-turk, dhe të gjitha kanë përfunduar me humbje, sepse Evropa, po ajo, më në fund nepër kongrese dhe konferenca e coptoi shqiptarinë, mu për faktin se shumica dërmuese e kombit e kishte përvetsuar Islamin, krejtë me qellim për t` u distancuar nga sllavët dhe grekët, dhe për mos më e pasë fatin e Gjergj Kastriotit Skrnderbeut, të cilit Evropa nuk ia shtriu dorën për asnjë çast. E dikush që ende  pjek prralla në akull, do të më akuzojë se jam antikrishter, apo të tjerët (mjekrroshat e shumtë) se jam antiislam. Kush jam dhe si jam i përkushtuar për Kombin dhe fenë Vaso Pash Shkodranit e dinë populli, e dinë ajo shtresa e gjërë popullore fare mirë, në të gjitha periudhat. Po një fakt nuk duhet mshefur më sepse Evropa anti isalme po tregon vet. E sa jemi ne popull (islamik) realiteti është krejtë tjetër. Por një fakt këtu duhet mësuar se ndikimi i Beogrdait është shumë më i fuqishëm në Evropë, por sidomos në botën arabe dhe turke. Dhe, ku pushon ky realitet, rrënjët duhet kërkuar diku largë: plotë sulltanë u martuan me serbiane dhe greke, me shqiptarë asnjë. Pra me turkun nuk kemi pasë miqësi “bilogjike” kurrë. Po Evropa pse na urren pra, jo që jemi rrezik për te, por që na e ka injektuar në qenjen tonë fjalën “fundametalist”, sikurse Serbia fjalën iridentist, për të na akuzuar, se po turbullojmë ujë, në stilin ujku dhe çingji. 

Po ne që jemi Evropian, me plot kupotimin e fjalës, dihet me saktësi, por akuza nuk largohet nga truri i infektuar me urrejtje rreligjioze. E bota e pati mësuar se JEMI  populli më i dlirë në Luftën e Dytë Botërore. Lidhur me këtë, Lexone Programin e Qeverisë Rexhep Mitrovica (1943-1944) dhe do ta kuptoni se ku ishim dhe çfar palnesh kombëtare kishim edhe gjatë luftës. E nëse i shtohet këtij realiteti se jemi kombi i vetëm në Evropë që u ÇLIRUAM me forcat tona antinaziste. E vërteta, pas mabrimit të luftës, patëm fatin që në krye të Kosovës (ashtu si ishte pozita jonë me 97% anafabetë), erdhi një mësues. Dhe ngadal u pozicionuam në rrugën e arsimimit kombëtar në të gjitha nivelet. Ai mësues përkundër ekipit që nuk e kishte arriti me njëmijë sallto të dali nga një intrigë e nga një tragjedi më me pak vargoj gjaku. Dhe gjithëmonë e dinte se do të përfundojë sigurihsht si tradhtar, ose nëse e shkollon popullin përfundimi do të ishte fitimtar. Madje të gjitha burgjet dhe godinat e njohura nepër Kosovë ai MËSUES i shndërroi në shkolla. Madje, ku është sot REKTORATI i Univerzitetit Hasan Prishtina, ishte dikur burg dhe gjatë Luftës (1941-1944) u kthye në kamp përqëndrimi. Edhe shkolla ku është sot KATEDRALA SHQIPTARE ishte burg dhe u kthye në shkollë. E dikujtë më vonë i ra ndër mend që shkolla të rrënohet, dhe të ndërtohet KATEDRALJA KOMBËTARE. Asnjë shqiptar i rreligjionit islam nuk reagoi pse u prish shkolla. Po, të gjithë shqiptarët kanë reaguar për ngritjën e Kishës  serbiane në Oborrin e Univerzitetit, sepse ishte kishë politike. Dhe po mos të ndodhte lufta e UÇK-ës (së cilës si model ia knë frigën të gjithë sidomos në Evropë), sot në atë kishë do të mbahej liturgjia e popave serbian që natë e ditë projektojnë krime të reja. 

E vërteta nepër Republikën e Kosovës kanë vërshuar ndertimet e xhamive, madje jo të ritit tradicional burimor muhamedan, por të sektave të ndryshme, varësisht kush i finanson. Dhe ato objekte të kultit joburimor islam po e frigësojnë Evropën e krishterë, si kurve profesionale politike, që është pa asnjë dyshim. 

Mbi të gjitha, le të analizohet një fenomen i ngritjës “ilegale” dhe jo trasparente të një Gjykate Speciale për t` i denuar vetëm ÇLIRIMTARËT e Kosovës. Prap, dikush do të më thot se po ata që janë në Hagë e kanë lejuar dhe votuar atë. Po, po, bile dikush duke shkuar në SHBA Presidentin e Kosovës e shpallën “person nën hetime për krime lufte”. Dhe Presidenti  u kthye, se nuk paskan mund për t` ia komunikuar akuzën një ditë më parë, bile. Por dikush donte të bëjë lajm dhe krmet e verteta, mbi 15000 civilë shqiptarë të maskaruar nga serbët (me viza), madje një pjesë e të cilëve serbët ua bartën kufomat deri në Btajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë. Jo vetëm kaq, më se një milion shqiptar të dëbuar nga vatrat e veta, më se 20 000 femra të dhunuara, nuk janë asgjë për Evropën e At Gjergj FISHTËS. Ia shtroi pyetje Evropës dhe Trandafillovës, u hetua apo u gjykua kush për njerëzit e prerë me sharrë afër Prishtinë, për Mejen, Prekazin, për mizori të papra që një shtet me tanke e sulmon një familje. JO, sepse Serbia me leje të Evropës i ka shfarosë 714 katunde shqiptare të Sanxhakut Nishit me 6 qytete (dhjetor 1877) dhe krye gjashtë muajëve Serbisë që e shndërroi Sanxhakun e Nishit në KREMATORIUM, i  është pranuar pavarësia shtetëroe në Kongresin e Berlinit më 1878. 

Shqiptarë, jemi në mes Lindjës  dhe Perendimt, civilizimet e të cilave janë në luftë shumë të egër dhe kjo egërsi do të zgjatë. Po, ne nuk mund të jemi dhe nuk do të jemi, neutral. Po t` i biem  troq. Ne jemi popull evropian para Evropianëve. Nuk po them se e kemi mbrojtë Evropën për një çerek shekulli 1444-1468) nën Flamurin e Gjergj  Kastriotit-Skenderbeut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizje e fuqishme politike kombëtare por luftën e saj e injoruan në tërësi fuqitë e të dy blloqeve. Më tutje e kemi çliruar tërë Vilajetin e Kosovës më 30 korrik 1912, definitivisht. Atëbotë, më 26 gusht 1912 erdhën në Shkup tre përfaqsues: Francezi, Austriaku dhe Rusi. Biseduan me prijësin e Kryengritjës Hasan Prishtinën, dhe pa ekivoke i thanë: “Çfardo rezultati të ketë lufta juej, NRYSHIM të kufijëve të Perandorisë Osmane nuk ka”. Po, foli francezi me Hasan Prishtinë frengjisht. Shtrohet pyetja, pse pati ndryshim të kufijëve dy muaj më vonë në favor të Alenacës Krishtere ballkanike. Evropa edhe një herë tregoi se sa fytyra i ka. E pse mos ta themi se në një taborr ishin: Austro Hungria, Italia dhe Gjermania. Kurse në taborrin tjetër ishin por si “mishi e thoni” Frnaca, Ruisa dhe Anglia. Të gjitha si një, në Londër më 1913 plqëruan tragjedi të reja, në të cilat edhe vet u dogjën. 

                                                       Po sot pse izolohet Kosova 

Nuk ka asgjë të re pse izolohet Kosova  me via ,sepse ishim sipas një teze, popull proamerikan (proprotestant) nga fillimi i shekullit XX-të. Vetëm le të shiqohet Programi i Komitetit Kosovës dhe do të kuptohet animi shqiptar kah Amerika. Teza tjetër realiste, është se “shqiptarët e Kosovës identifikohen në baza rreligjioze islame, kudo nepër Evropë”. Në këtë drejtim mund të numrohen edhe shtete, të cilat e ushtrojnë këtë zejtari raciste mesjetare. 

Idetë serbomëdha në anën tjetër nuk ndryshojnë. Ato kanë vertetuar realitetet gjatë dy shekujve të fundit. Lidhur me këtë, idetë evropiane të kohës kryqzatave nuk e kanë ndryshuar as Avropën e as Vatikanin. Atëherë, pse të gjitha shtetet ballkanike kanë viza e vetëm Kosova jo. Përgjigjës mund t` i plasohet si parapërgjigje një e vertetë, se Serbia na ka masakruar, ndërsa Evropa na ka IZOLUAR, gati qe dy shekjuj edhe për shkak të ideologjisë majtiste, të cilën vet na e ka imponuar. Kosova pra, tani po izolohet sipas diplomatëve evropianë sepse: “Shqiptarët do të largohen gati të gjithë nga vendi për të gjetur punë e strehim në Evropë”. Kjo thënje është dhe vjen nga nëntoka evropiane, dhe është e vërtetë sovrane në Holandë, Francë dhe Spanjë. Kurse politikës serbiane, e cila për çdo rrethanë po punon që shqiptarët të nervozohen dhe të kërkojnë marrëje të pashaportave serbiane. Kështu po shpresohet në Beograd se do t` u amortizohet akuza për gjenocid mbi shqiptar, me moton se Kosova duke kërkuar viza, do ta harrojë akuzën për krimet dhe gjenocidin dyshekullor. Këtë rrol Serbia po e luan me aq lehtësi sepse Tirana është azdisë pas Mini Shengenit me një anë, ndërsa në anën tjetër e ka rregjimin shumë të ashpër , të vizatuar në Ligjin mbi shtetësinë e dyfishtë. E lidhur me këtë, pse mos t` ia themi Evropës: nga Bullgaria janë vëndosë nepër Evropë nja 3 milionë bullgarë dhe turqë; nga Serbia janë vendosë nepër Evropë nja 2 milion serbë, boshnjakë , rumunë, hungarezë dhe shqiptarë; nga Kroacia janë larguar dhe vendosë në Evropë nja 700 000 kroatë, serbian dhe boshnjakë; nga Shqipëria janë vëndosë nepër Evropë e SHBA rreth 550 000 shqiptarë. 

Tash shtrohet pyetja: pse Maqedonia ka viza, kur dihet se atje 36% e populsisë është shqiptare. Kjo ndodhë për faktin se Maqedonia e Veriut konsoiderohet shtet i Maqedonëve dhe “ilegalisht” edhe i bullgraëve. Në këtë “akullnajë të mjegualluar” shqiptarët në Maqedoni janë lejuar të “privilegjohen edhe për një fakt: që t` u thonë bullgarët se po mos të ishim ne, ju do të ishit me tretman racist si Kosova”, pra nuk preket termi shqiptar. 

Lidhur me këtë që u tha më lartë duhet sqaruar se më 1946 në Beograd u mbajtë Kongresi pnasllavist. Me të njejtin qëllim më 1991 u mbajtë Kongresi pansllavist, prap në Beograd. Kurse më 27 maj 1999 u mbajtë Kongresi i deshtuar pansllavis në Beograd, krejtë me qellim që Kisha autoqefale serbiane ta maerr primatin e krishterizmit në Ballkan dhe Evropë. Madje në këtë kongres ishin ftuar edhe kishat katolike dhe bashkësitë fetare islame nga Rusia. E të gjitha së bashku shpreohet se do ta përkujtonin më 28 VI 1999, luftën e paqenë të Kosovës (28 VI 1389). Madje, shpreohej se tash rahmetli Patriku Pavle, do ta drejtonte Vaselenën deri në vdekje. Kështu  i ishte garantuar nga Jugosllavia e Tretë dhe Hitleri i saj (S. Milloshi) për të cilin ishte ngritë akuza e krimeve të luftës, vetëm i ferkonte duartë, se do të shpëtojë. 

Mbi të gjitha duhet të jemi të knaçur që Kombi shqiptar është kombi më pro amerikan në Botë. Ky realitet zor se do të zbehet me kombinime të ndryshme avero- azitatike, të kujtë do qofshin. E shqiptarët e Kosovës, po izolohen edhe për një fakt se: duhet sipas diplomacisë dhe politikës evropiane të mos kërkojnë bashkim kombëtar, por të amortizohen vetëm duke kërkuar viza,  për largim nga trungu arbëror. Gabojnë shumë, sepse bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ante portas. Nuk ka rëndësi dekada, apo gjysëm shekulli, për atë kauzë Skenderbegiane truri shqiptar po punon, me shumë pengesa, por po punon. E vizat ndoshta do të na shtyhen por ne nuk luajmë vendi si autokton. Kudo që shkojmë, ndihemi se duhet të kthehemi në fole: me mendua, me folë, jetua, vdekë e me lindë prap shqip.      

PS: Shkrimin ia dedikoj Myderriz Ymer Przrenit, Profesor në Medresenë e Arbanshit në Kushumli (1872-1880), Kryetarit të Parë të shtetit shqiptar i zgjedhur nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1886), i denuar me vdekje në mungesë më 1881 në Stamboll, mik i ngushtë i Abdyl Frashërit dhe idol i: Sami Frashërit, Murat Xhakës, Haxhi Zekës, Haxhi Sadrisë, Mihail Gramenos, Ismail Qemal Vlorës, Bedri Pejanit, Rexhep Mitrovicës, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Nazim Gafurrit, Aqif Blytës, Bajram Currit, Migjenit, Esat Mekullit, Adem Demaçit, Ali Podrimes, Adem Jasharit me shokë shumë. 

Prishtinë, më 1 korrik 2022

La Patrie (1920) / Imzot Luigj Bumçi : “Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën.” – Shkresa drejtuar Konferencës së Paqes në Paris

Imzot Luigj Bumçi (1872 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Korrik 2022

“La Patrie” ka botuar, të enjten e 22 janarit 1920, në faqen n°4, shkresën e delegacionit shqiptar të firmosur nga Imzot Luigj Bumçi, dërguar asokohe Konferencës së Paqes në Paris me qëllim ndalimin e copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ndarja e Shqipërisë

Protestë në Konferencën e Paqe

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Delegacioni shqiptar i drejtoi Konferencës së Paqes këtë protestë :

Delegacioni shqiptar do të dështonte në detyrën e tij nëse nuk do të ngrihej edhe një herë kundër copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë mes italianëve, serbëve dhe grekëve.

Vetë jugosllavët thonë se duan të ruhet integriteti dhe pavarësia e Shqipërisë: prandaj refuzojnë atribuimin e rrethit të Shkodrës deri në Drin që Këshilli i Lartë kërkon t’u japë atyre, si kompensim për humbjet që pësojnë gjetkë.

Dhënia e territorit tonë serbëve do të pasohet nga ai i krahinave jugore grekëve, ndërsa grekët, me gojën e zotit Venizelos, deklarojnë se “janë të prirur të mos pretendojnë popullsinë e Epirit të veriut nëse Shqipëria përbën një shtet të pavarur me ndihmën e një fuqie që nuk do të kishte asnjë interes në Gadishullin Ballkanik”.

Jugosllavët thonë: “Nëse shtetet e tjera pretendojnë një pjesë të Shqipërisë, edhe kufiri i Serbisë duhet të shtrihet mbi Drin.”

Prandaj është zotërimi i Vlorës nga Italia dhe kërkesa e saj për të pasur një mandat mbi Shqipërinë që çon në ndarjen tonë. Por si mundet Shqipëria, e cila e gjen veten pa asnjë mbështetje të jashtme, ta detyrojë Italinë të evakuojë Vlorën ?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën. Me peticionet tona të shumta drejtuar Konferencës, ne nënvizuam këtë dëshirë dhe, me 22 dhjetor 1919, patëm nderin t’i dërgonim asaj një shkresë nga banorët e Vlorës dhe të rrethinës, me firmat e parisë dhe vulat e të gjithë komunave kundër pushtimit të Vlorës nga Italia.

Nuk mund të besojmë se Asambleja e Lartë, këtu në Paris, në vitin 1920, mund të vazhdojë me copëtimin e një vendi duke ia ofruar njërit apo tjetrit thjesht sepse nuk është në gjendje që ta evakuojnë atë nga italianët që u vendosën atje në mënyrë arbitrare.

Shpresojmë që z. Clemenceau, z. Lloyd George, si dhe z. Nitti nuk do të duan të marrin vendime që janë në kundërshtim me misionin e lartë historik të vendeve të tyre të mëdha dhe që do të dënoheshin nga ndërgjegjja universale. Për më tepër, Delegacioni Shqiptar mendon se këto kombinime, në kundërshtim me barazinë, nuk mund të shmangin pasojat katastrofike që vendimet e Asamblesë së Lartë duket se duan t’i shmangin.

Ju lutem pranoni, zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Presidenti i Delegacionit shqiptar,

(Nënshkruar) : Bumçi

____

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-patrie-1920-imzot-luigj-bumci-populli-shqiptar-me-vullnetin-e-tij-nuk-do-ta-leshoje-kurre-vloren-shkresa-drejtuar-konferences-se-paqes-ne-paris/.

Prishje “për koçet e dashit…!”

3
Gjergj – Bajram Kabashi 
***
Mbrëmë me familjen ishim në një shitore të njohur gjërash ushqimore …, ku pata mundësi ta shihja një person të njohur publik, që e ndërton të vërtetën për veten “me shtylla prej çeliku!”.
Une nuk kam qenë i burgosur politik dhe e them sinqerisht se jam ruajtur gjithë jetën që të mos burgosem …!
Une isha në të vërtetë në një burg tjetër, atë publik, pra në një burg nën qiellin e hapur, që quhej pushtimi ushtarak e policor i vendit tonë.
Në të vërtetë, ne të gjith pa asnjë përjashtim jemi krijesa të brishta, të kufizuara e të pafuqishme, që lehtë mund të lëndohemi në raport me botën e madhe (dhe sidomos me shtetin pushtues) , pra me atë botë që duam dhe përpiqemi ta ndryshojmë për të mirë.
Me atë person “i prishëm raportet” apo më mirë të thuhet ai u ftohë me mua pasi që dikush që nuk kam si ta dij dhe as që më intereson ta dij se kush mund të jetë, kishte shpifur për mua tek ai, qoftë nga shpirtkeqësia e tij apo i porositur që të na prishte.
Kryesorja ai e kishte arritur qëllimin që kishte pasur.
Une e dija atë që e dinte gjithë vendi ynë , se ai, UDB-ashi apo PATRIOTI, sipas të tjerëve, gjithë kohën i kishte lypë (kërkuar) mejdan (ballafaqim) viktimës së vet , madje që nga paslufta!
Sidomos i kishte dërguar “selam” prej “odave të burrave!”.
Meqenëse mua s’mundet askush të më prishë apo ndreq me askend , pasi bazohem vetëm në mendimet dhe gjykimet e mija për këdo, une pata pritur që ai të gjykonte më thellë e ta shihte gabimin e vet të bazuar në thashetheme.
Kur ti, une, tjetri apo tjetra merremi “me punë të mëdha” e serioze, duhet ta durojmë kritikën dashamirëse , pasi vetëm prej saj ndërtohet një shoqëri e shëndoshë , e jo prej lavdërimeve e rrahjeve katunareske (fshatare) të krahve (krihve).
Meqenëse gjithë kohën merrem me gazetarinë që s’ma kërkon askush , por që e bëjë për ata që pajtohen me mua për çkado qoftë, e them për herën e parë se me atë person kisha zhvilluar një bisedë të gjatë , që në gazetari quhet bashkëbisedim me personin që e ka një histori jetësore të veçant që i duhet bërë e njohur opinionit publik.
Se , vërtetë, ai ka qenë dhe mbetët shembull i madh atdhedashurie.
Se ai mund të jetë i traumatizuar është plotësisht e kuptueshme dhe e pritshme, pasi nuk e fshehi fare se edhe vet kam kaluar nëpër ferrin e traumave jetësore, që kanë pasur ndikim rëndues në cilësinë e jetës sime.
Prandaj, konsideroja se të fshehtat dhe të pathënat jetësore të tij nuk duhet të mbesin të tilla, të fshehura e të ndrydhura, pasi të gjithë mund të shuhemi një ditë. Vetëm kujtimi i atij personi dhe veprave të tij atdhetare (sikurse edhe i të tjerëve që kanë kontribuar në mënyrën e mundësitë veta), na ka bërë krenar dhe me shpresë se Lirinë e Munguar Kombëtare do ta ndërtojmë e fitojmë.
Tashmë ka ardhur Liria Kombëtare për të gjithë dhe është absurde dhe e pa ndonjë kuptim që të paraqitemi konspirativ e dyshues në këdo e vazhdimisht, pasi njerëzit nuk janë të këqinj ashtu qysh kemi menduar në kohë pushtimi , kur shërbimi sekret që njëherit ishte edhe i serbëve e edhe i shqiptarëve (!) , ka pasur mundësi me të qitur në kokrrën e shpinës duke të kalbur burgjeve, torturuar mizorisht, vrarë apo sakatosur.
Mua s’më përlqejnë aspak ata që në mënyrë obsesive gjithë kohën merren me “UDB-a, shika e sigurima t’atdheut”, pasi edhe nëse ka pasur të kqinj e hakmarrës ndër ta , ata kanë mundur të ishin fare pak në krahasim me të mirët e shumtë.
Po mendoj sidomos për shërbimet e ashtuquajtura të fshehta partiake të pasluftës.
Atë person e përshëndeta me mirësjellje qysh e meriton, pasi ka qenë edhe në oborrin e shtëpisë sime sikurse që kam qenë edhe une tek ai, por nuk ma ktheu përshëndetjen…!
Punë e tij… Mua sjellja e tij jo e mirë nuk më pengoj fare aq sa mendova për figurën e tij që me aq madhështi e sforcim i imponohet opinionit publik.
Deri tash nuk kam dashur ta bëjë publike raportin e prishur në mes nesh , gjithsesi pa fajin tim, por tash po tregoj pa pasur nevojë t’ia përmendi emrin , ashtu sikurse nuk dua që as të tjerët të përmendin ndonjë emër.
Me të e kisha zhvilluar pjesën e parë të librit bashkëbisedues që i arrinte dikund 100 faqe. Kur erdhëm deri tek ai nivel i bashkëbisedimit kurse une përgatitesha për pjesën tjetër të pyetjeve , që ishin gjithsesi më të ndërlikuara e kritike, atëhere kur gazetari në intervistën që ka elemente të portretit jetësor e shfleton jetën e bashkëbiseduesit si “lëkurën e qepës”, pyetje që mendoja se do të preknin në thelbin e raportit të një të burgosuri me njerëzit që i shërbenin pushtimit, spiunave dhe agjentëve të ndryshëm, gjë që bëri që ai të tërhiqej duke më thënë se “kjo që e kami bërë mjafton”.
Mund të mjaftonte për të por e jo për mua, pasi isha une ai që e udhëhiqja intervistimin.
Nëse ti thua se më ka burgosur dikush, atëhere “Ti” duhet të tregosh se kush të ka burgosur, si quhet ai që të ka burgosur dhe eprori i tij.
Mua nuk mund të më hedhësh hi syve duke thënë se spiunin “e kam takuar pas luftës” dhe i ndjeri “ma ka dorëzuar një raport detajues se si ka ndodhur e gjithë ajo…” dhe kur une i them se “dua ta shoh raportin..”, të më thuash se “duhet pritur 50 vite”.
Auuuh!
Pse u dashka pritur aq gjatë se?! …
Dhe kush ka jetë me e vërtetuar pas 50 vitesh se a është ajo letër autentike apo jo?
Gjepuna …, në rrethana Lirie!
Pastaj, pse u dashka që rrëfimit ku agjenti që e ka pasur spiunin e madh në “grusht” ti iket e iket vazhdimisht, derisa të vdes agjenti …, në mënyrë që pastaj ti shkohet e pshurret  tek varri!
Jo, ore jo …!
Së pakut mua si gazetar investigues nuk ma mbushë askush mendjen me rrëfime të tilla , ku mungojnë e nuk ballafaqohen viktima (ai) dhe krimineli pseudopatriot , që ishte edhe në shërbim të armikut e edhe “tonin”.
Ka kaluar koha e të folurit “me rrotlla nga odat e burrave”, ku ti edhe mund të thuash diçka e edhe nuk thua asgjë njëherit.
As une e as tjetri nuk mund t’i ndërtojmë të vërtetat për bëmat e jobëmat tona ashtu qysh duam ne , në mënyrë jokritike dhe pa fakte e dëshmi. Andaj, ngarendim kot arkivave pastaj , kur arkiva e gjallë e jetës sonë jemi vet ne, ndjenja e lëkurës sonë, vuajtjet e pësimet tona.
Në fund ndjej keqardhje të madhe që janë aq të pakët të burgosurit shqiptarë në burgjet serbe-jugosllave, që arritën të na tregonin e rrëfenin pa shtuar e munguar asgjë për veprimtarinë e tyre atdhetare dhe për vuajtjet e tyre.
___
Meqenëse jeta më ka mësuar të jem i durueshëm dhe të mos nxitohem me e qitë fjalën pa ma thanë mendja në kohën e duhur, zotëriun që s’ia përmenda emrin e që s’do t’ia përmendi kurrë (pasi për këtë nuk ndjej ndonjë nevojë), e kam pritur qe minimum tre vite që ta takoja drejtpërdrejtë e ta dëgjoja prej gojës së tij se çka pati që u hidhërua pa asnjë shkas e arsye në mua.
Mbrëmë u binda se nuk vlenë ajo thënja “mos u korit…”, andaj i thash këto pak mendime sot. Nëse ai i lexon dhe sheh të arsyeshme të më demantoj me emër e mbiemër, atëhere do t’i përgjigjem qysh mendoj se duhet edhe une atij, duke ia përmendur emrin e mbiemrin.
Se po shihet që mosmirënjohja jonë si popull është proverbiale, gjë që për këtë jam bindur përfundimisht.
Kot…, edhe me e ba “qirak” duke ia bërë një mijë të mira dikujt, nuk ta din.
Vetëm një gjë mund ta them se nuk ka gjë më keq e më rëndë në jetë , se sa të prishesh me dikend pa pasur ndonjë arsye dhe vetëm për shkak të “mishit të dhisë” a “për bolet a koçet e dashit!”.
Trimi i mençur nuk duhet të bjerë në gracka të minukëve jo të pakët që vazhdojnë të sillen dhe pshtillen periferive të jetës, por të sillet në mënyrë të dinjitetshme e me njerëzi me ata që e respektojnë dhe nderojnë, pasi ka kaluar koha kur duhej trimëri tjetër, si në rrethanat e pushtimit.
Në rrethana lirie nuk duhet tjetërgjë përpos sjelljes intelektuale dhe guximit profesional. 
Gurrakoc, 01.07.2022