Kreu Blog Faqe 1287

7 korrik, bashkohuni kundër tiranëve. Mëmëdheu po thërret!

1

Nga Aurel Dasareti

Dashuria për atdheun është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes. E brishtë si një rrjetë kocke, e fortë si një litar shpëtimi. Pas shqetësimeve të protestuesve qëndron shpëtimi i shpresës se Shqipëria do të shpëtojë nga vdekja. 

*** 

Ju që e doni veten dhe Shqipërinë duhet të jeni në rrugë me atdhetarët që do të protestojnë. 

Nëse jo, ndoshta protesta do të shuhet. Duket se kjo revoltë e ndezur shumë vite më parë tani po ringjallet, por kjo nuk duhet të jetë arsye që ne të kritikojmë pa asnjë propozim, të dënojmë apo të “konsiderojmë”, kur të gjithë e dimë se është e lehtë të jesh gjeneral pas një beteje.  

Ju duhet të jeni me njerëzit që po demonstrojnë, edhe nëse ndonjë kokëtul do të thotë se janë “huliganë”, duke mos kuptuar se ka shumë varfanjakë të zemëruar, të dëshpëruar që thjesht nuk dinë se çfarë të bëjnë më pas. Ata janë të vetëdijshëm se ka kohë që nuk janë mirë në atë vend. Prandaj, duhen adresuar fjalë lavdëruese. Përveç shumë njerëzve prej atyre që dilnin vitet e kaluara, në rrugë do të ketë edhe shumë fytyra të reja, ato që dukeshin apatike dhe të pa-interesuara dhe në fakt inati vlonte gjatë gjithë kohës në to. Është shumë e rëndësishme që një energji e pa montuar, e pa mobiluar, e sinqertë të zbulojë gjendjen tragjike të katastrofës humanitare në Shqipëri. 

Se ne nuk mund ta “heqim çibanin” brenda natës dhe pastaj të ndërtojmë edhe gjyqësorin, policinë, politikanë të shkolluar , zyrtarë publikë dhe institucione që realisht do t’u besohen brenda natës. Çdo parashikim tani do të ishte shumë mosmirënjohës. Pa një plan të qartë, strategji dhe një grup njerëzish të lidhur në rrjet, e gjithë kjo nuk është e mundur. 

Tani mund të tingëllojë si një frazë e përsëritur klishe, por është thelbësore që të ketë një bazë më të gjerë njerëzish të gatshëm të mobilizohen në një thirrje, me një plan të qartë, konkret veprimi, kur të ndodhë shkasi  tjetër. Nuk duhet të lejojmë që protestat e radhës të zhvillohen pa kontaktet e njerëzve në mbarë Shqipërinë, diasporës, mediave, sindikatave, profesorëve universitarë, studentëve dhe organizatave të ndryshme, por edhe lëvizjeve lokale, njerëzve të mobilizuar nëpër fshatra e qytete, të gatshëm për të dalë në rrugë nëse duhet, si dhe infrastrukturat partiake, të cilat të gjitha duhet të punojnë së bashku për një qëllim më të lartë, sesa për interesa individuale, interesa të vogla. 

Besoj se askush në qytetin e tyre nuk dëshiron të shohë më në pushtet kriminelë, të korruptuar, tradhtarë, servilë të armiqve dhe mashtrues. Problemi i madh është se të rinjtë, në pjesën më të madhe, nuk identifikohen me askënd nga skena politike, madje as nga skena socio-politike, si dhe fakti që janë më të rritur, të vetëdijshëm se do të kalojnë keq nëse organizuesit e protestave, pas rrëzimit të qeverisë mafioze që shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët autokton për ta mbushur atë me afrikan, aziatik e arabik – nuk do të punonin për ndryshime rrënjësore. T`u rikthehet shpresa.  

Për të rinjtë që do gjenden në rrugë për herë të parë, të gatshëm për të ndryshuar këto modele sjelljeje të vendosura në skenën politike, problem është se do kalojnë linçimin e mediave të pista të regjimit të korruptuar kriminal antishqiptarë dhe mund t`i bëjnë të mendojnë se është më mirë të qëndrojnë mënjanë dhe përfundimisht të emigrojnë, se sa të sakrifikohen për “hallet që kanë të bëjnë me Shqipërinë” 

Kjo çmenduri e shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët autokton, dhe zëvendësimi i tyre me “punëtorë” nga Bangladeshi, Arabia, Somalia, Rusia, Serbia etj., do të vazhdojë derisa shumica e shqiptarëve të përgjumshëm të thonë STOP. Jo më parë. 

Shqiptarët mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë mësuar me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë. 

Dhe njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj qelbësirave. 

 

Qëllimi i çibanit është shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re. 

Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush, ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.  

O shqiptar! Nëse ke dinjitet burrëror dhe je krenar, mos qëndro i ulur brenda kur jashtë çdo shpresë është zhdukur. Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh, veprosh dhe heqësh qafe zinxhirët. 

*** 

Një jetë pa ëndrra, synime dhe shpresa është një jetë boshe. Kur heqim dekorimet dhe maskat dhe zbarkojmë në jetë, zbulojmë se kjo është jeta me njolla dhe të meta, me dobësi dhe forcë, me pafuqi dhe shpresë, me krizë dhe fitore. E tillë është jeta e zhveshur.  

Pranverë 1994. Kaliforni. Isha 17 vjeç. U ula nën pemë, në kopshtin e shtëpisë sime, përballë plazhit ku qielli ishte i bukur dhe me yje mahnitës në një tokë të pushtuar nga dielli. Imagjinoja vendlindjen e të parëve të mi, Shqipërinë, të cilën e kisha planifikuar ta vizitoja për herë të parë në maj dhe mënyrën se si unë mund të kontribuoj në mbarëvajtjen e saj. Drita e tejdukshme e mbrëmjes së pranverës, që shkëlqente kudo, qëndronte para meje si një paralajmërim se shpresat e mia të mëdha dhe të larta se Shqipëria londineze do demokratizohet, fuqizohet dhe me trojet e copëtuara ribashkohet – do të realizoheshin. Zemra vazhdon të shpresojë shumë kohë pasi mendja ka filluar të dyshojë. 

Optimistët krijojnë shpresë. Ne kemi nevojë për njerëz që shpresojnë. Optimistët krijojnë besim. Ne kemi nevojë për njerëz që besojnë se funksionon. Optimistët e drejtojnë lëvizjen e kokës drejt pozitives dhe së pamundurës. Pastaj shkojmë më tej nga sa mendonim kur filluam. 

Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i shpresës dhe gëzimit. Shikoni një qiri, ai hedh hije. Një simbol i pikëllimit dhe humbjes. Shikoni një qiri, ai fiket. Një simbol i gjithçkaje që ishte. Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i asaj që kemi. 

Shpresa është si sythat blu të rrugës pas borës së shkrirë pranverore. 

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Ekskluzive: “Rasti Gjorgje Martinoviq”, apo prapanica serbe e shenjtëruar nga Kisha Ortodokse Serbe

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Deklarata e fundit e patriarkut Irinej se “Kosovën do ta marrim sërish me luftë” është retorikë me të cilën Kisha Ortodokse Serbe në fillim të viteve të tetëdhjeta inspiroi politikën shoviniste serbe që të filloi aksionin për të suprimuar autonominë e Kosovës. Ky inspirim nuk përfundoj me kaq; hordhitë serbe e zhytën në gjak të gjithë hapësirën ish jugosllave, për t’u ndalur në Kosovë me 1999. Kisha Ortodokse Serbe e mbanë përgjegjësi për viktimat e shkaktuara në hapësirat e ish Jugosllavisë pasi ishte inspirim shpirtëror i kriminalizimit të politikës dhe popullin serb. Dhe siç po shihet ajo prapë nuk ka hequr dorë nga politika e saj kriminale ku tendencat për ta aktualizuar çështjen e objektit në kampusin e universitetit dhe kërcënimi i Republikës së Kosovës me luftë, i ngjajnë bekimit të shishes në prapanicën e Gjorgje Martineviqit në maj të vitit 1985. Ky bekim shërbeu si uverturë e fillimit të çmontimit të autonomisë së Kosovës.
Si filloi ngjarja?
Me 1 maj 1985, kur te gjitha qytetet e Kosovës dhe Jugosllavisë ishin veshur me petkun festiv dhe po bëheshin gati për të kremtuar ditën e “popullit punonjës”, kremtimi u ndërpre nga një ngjarje e cila në një vend normal nuk do të shkaktonte efekte më larg se lagjja. Ngjarja perverse e shkaktuar nga një qytetar i nacionalitetit serb Gj. Martinoviq, shkaktoj efekte politike dhe të sigurisë sa që me të u morën organet më të larta të federatës jugosllave: Kryetari i Federatës që ishte organ kolegjial, Kuvendi Federativ, Këshilli Ekzekutiv Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Jugosllave shërbimet sekrete, të gjitha strukturat shtetërore të Republikës Socialiste të Serbisë, Akademia e Arteve dhe e Shkencës së Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Ata të cilët më së shumti u trazuan dhe përballuan presionin politik ishte popullata shqiptare e Kosovës, strukturat politike dhe të sigurisë të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe të qytetit të Gjilanit vendit ku kishte ndodhur ngjarja.
Në fakt, në kushte normale, por edhe me ligjet në fuqi, me ngjarjen do të merrej mjeku i spitalit Regjional të Gjilanit ku qytetari Martinoviq kishte kërkuar ndihëm, si dhe familja e tij, pasi akti kishte karakter të tillë që kërkohej intimiteti. Mirëpo politikat shoviniste serbe janë të tilla dhe për qëllime të tyre i shfrytëzojnë edhe prapanicat!
Ditën kritike të 1 majit 1985, qytetari Martineviq, i punësuar si person civil në Armatën Jugosllave, në vend se të merrte pjesë në kremten e festës së 1 majit të cilën e organizonte edhe armata, ai vendosi të shkoi të punoi te ara e tij e cila ndodhet në periferi të Gjilanit. Me vete mori shatin, një trastë ku futi bukë dhe një shishe me ujë e cila më pastaj u bë e famshme.
Pasi kishte shkuar te ara dhe kishte punuar pak, ishte ulur të pushonte ku ndër kohë kishte filluar t’i bënte hyzmetin prapanicës së tij me objekte rrethanore pasi ishte homoseksual. Në përpjekje për të arritur kulme, ai kishte provuar këtë punë ta bënte me shishe; një herë kishte filluar nga pjesa konike e shishes, pastaj atë e kishte kthyer nga fundi ku nga humbja e kontrollit shishja ishte futur thellë në zorrën e trashë dhe ishte thyer brenda. Martineviq kishte provuar ta nxirrte shishen por nuk ja kishte arritur dhe për këtë punë ishte drejtuar në spitalin regjional të Gjilanit ku edhe ishte pranuar për trajtim nga mjeku kujdestar.
Rasti “Martinoviq” dhe propaganda kundërshqiptare
Ky ishte versioni zyrtar i cili u nxor nga organet kompetente të hetuesisë dhe të Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Këtë version e pranoi edhe vet qytetari Martinoviq i cili sa ishte i shtrirë në spital ngjarjen ja rrëfej komandantit të garnizonit të Gjilanit kolonelit Novak Ivanoviq, të cilin rrëfim ky fshehtas e kishte incizuar. Këtë version e nxorën e dhe ekspertët e kriminalistikës së Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë të cilët u dërguan për ta hetuar ngjarjen. Bile këta shkuan edhe më larg; në shtëpinë e Martinoviqit gjetën thikën me të cilin ai në një pemë të oborrit të tij kishte prerë një degë të cilën e kishte gdhendur për ta përdorur si kunj për ta përforcuar shishen gjatë kryerjes së aktit pervers.
Përkundër të gjitha këtyre fakteve, politika e shtetit jugosllav e cila dominohej nga serbet, strukturat politike dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, nga ky akt patologjik, krijuan ngjarjen politike të cilën e cilësuan si “vepër të kryer nga nacionalistët dhe irredentistet shqiptar, me qëllim të frikësimit dhe ushtrimit të presionit te popullata serbe për t’u shpërngulur nga Kosova”.
Në vlugun e fushatës anti shqiptare me qëllim të suprimimit të autonomisë së Kosovës, nën motivacionin se aktin e kanë kryer nacionalistët dhe irredentistet shqiptar, politika serbe, kisha dhe mediat, filluan një fushatë të propagandës dhe aksioneve politike në drejtim të Kosovës me qëllim të komprometimit të strukturave shtetërore kosovare të cilat përpiqeshin të ruanin autonominë mbi bazë të kushtetutës së vitit 1974. Këtyre presioneve në mënyrë direke ju nënshtruan në radhë të parë strukturat e sigurisë së qytetit të Gjilanit, Atyre ju vesh akuzua për manipulim të provave, dhe se gjoja ju ka kërcënuar serbëve lokal se: “do të ju burgosim nëse nuk i bindeni vendimit të Gjykatës së Qarkut se aktin e ka kryer vet Martinoviqi”.
Mediat beogradase si ato elektronike dhe të shkruara të prira nga televizioni i Beogradit dhe nga gazetat Politika dhe Borba, Akademia e Arteve dhe Shkencave, Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë, ju bashkëngjitën aksioneve të politikës zyrtare serbe ku filluan një propagandë të shfrenuar në drejtim shqiptarve, duke i cilësuar me epitete të ndryshme dhe duke mitizuar prapanicën e Martinoviqit. Kjo propagandë sistematike me pretekst të këtij akti vazhdoi me vite dhe ishte e orientuar në dëm të autonomisë së Kosovës dhe me qëllim të stigmatizimit të shqiptarëve para strukturave politike të republikave tjera, të cilat Serbia dëshironte t’i ketë aleat në funksion të suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Ky rast mori edhe karakter ndërkombëtarë pasi prapanica e Martinoviqit dhe shishja e ujit mineral “Radenska me tri zemra” gjeti vend edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar të kohës si dhe u përmend si metaforë katër herë në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës gjatë gjykimit të Millosheviqit. Gjithashtu akti “burrëror” Martinoviqit u bë temë trajtesash “shkencore” e shumë simpoziumeve të organizuar nga grupe intelektualësh serb; temë trajtesash nga strukturat politike dhe partiake serbe; temë e preferuar e trajtimit letrar; gazetaresk etj. ku në spikamë vihej qëndresa e prapanicës serbe në Kosovë. Mes tjerash, në funksion të kësaj propagande shtëpitë filmike beogradase gjiruan dy filma, kurse me pretendimin se drejtësia do të qohet ne vend, në vitin 1991, në Serbi u formua një parti politike me emrin e Martinoviqit e cila ishte satelite e SPS së Millosheviqit ku mori pjesë edhe në zgjedhe.
Në drejtim të propagandës së ç’frenuar, në funksion të demonizimit të shqiptarëve, më së largu pretendoi të shkonte Kisha Ortodokse Serbe, e cila propozoi të shpallë të shenjt prapanicën e Martinoviqit dhe t’i mallkoi të gjitha shishet, siç ndodhi tani rasti i mallkimit të dronve nga Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, pas ndeshjes fusbollistike Serbi-Shqipëri.
Kjo propagandë e ç’frenuar natyrisht se pati efektet e vet politike nga se, pos tjerash popullata e Kosovës dhe ajo e Gjilanit në veçanti ju nënshtruan një presioni të madh politik dhe psikologjik. Kjo rëndonte shumë mbi këtë popullatë pasi ata u etiketuan masivisht për një çështje banal, kurse Gjilanasit, si serbet ashtu edhe shqiptarët dinin për homoseksualitetin e Martinoviqit dhe aq më tepër, organet kompetente të hetuesisë dhe gjykata dhanë verdiktet zyrtare.
Kjo ngjarje banale është shfrytëzuar shumë nga politika serbe dhe ishte njëra nga ngjarjet që asaj i shërbeu më së shumti për ekspansion drejt Kosovës. Një autor serb (M. Gjorgjeviq) duke ju referuar këtij akti dhe ngjarjeve që pasuan me vonë në raportet Kosovë – Serbi, në një artikull të vetin e këtë akt e quan si “Shishja e cila e filloi luftën”.

L’express De Mulhouse (1919) / Turhan Pasha në në Konferencën e Paqes në Paris: “Kërkojmë kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës …”

Turhan Pashë Permeti (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Korrik 2022

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të hënën e 10 marsit 1919, në ballinë, kërkesën e Turhan Pashës në Konferencën e Paqes në Paris në lidhje me kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe kërkesat e saj

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria, gjatë shekujve, ka qenë gjithmonë pre e fqinjëve të saj, më të fuqishëm se ajo, të cilët e lakmuan atë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike shumë tërheqëse. Dikush do të mendonte se diplomatët modernë, duke kuptuar domosdoshmërinë e vendosjes së rendit në Gadishullin Ballkanik, do t’i kishin kthyer Shqipërisë atë që i takon dhe do ta kishin mbrojtur nga orekset e popujve të tjerë.

Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i quajtur “varrimi i Shqipërisë”, ishte i pari që shpërfilli të drejtat e kombit shqiptar, pasi i privoi këtij vendi territoret e Tivarit, Hotit, Grudës, Triepshit (Trieshit), Kuçit, Podgoricës, Plavës dhe Gucisë në dobi të Malit të Zi, dhe një pjesë të Shqipërisë së Jugut, midis Gjirit të Prevezës dhe lumit Kalamas (Kalamait) në dobi të Greqisë. Shqiptarët, natyrisht u revoltuan nga ideja e copëtimit të atdheut të tyre dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, e cila bëri një rezistencë energjike ndaj pretendimeve sllave dhe greke.

Në vend që të korrigjonte këto padrejtësi, Konferenca e Londrës e vitit 1913 i përkeqësoi ato. Nuk u mjaftua të vendoste si kufi vijën e Kalamas-it (Kalamait), të refuzuar nga shqiptarët, por i dha Greqisë të gjithë rajonin nga Arta deri në Kepin Satos; ky vend quhet Çamëri; në veri i dha Malit të Zi dhe Serbisë territoret e Krajës, Anës së Malit, fiset e Hotit dhe Grudës, rrethet e Plavës dhe Gucisë, Pejën, pjesën lindore të rrethit të Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, një pjesë të rrethit të Shkupit, rrethet e Prizrenit, Kalkandelenit (Tetovës), Gostivarit, Kurçovës, Dibrës, Strugës dhe Ohrit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sot, delegacioni shqiptar ka dalë para Konferencës së Dhjetëve për të zhvilluar kërkesa të bazuara vetëm mbi barazinë, pasi ato konsistojnë në kthimin e territoreve në mëmëdhe, të cilat vitet e fundit i janë shkëputur padrejtësisht.

Kërkesat e tij përfshijnë kthimin e territoreve shqiptare të përfshira në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës. — Kundërshtim ndaj pretendimeve të reja sllave dhe greke.

Të gjitha arsyet historike, gjuhësore dhe etnike militojnë në favor të Shqipërisë. Larg nga dëshira për t’u zgjeruar në kurriz të të tjerëve, Shqipëria kërkon vetëm të riintegrohet në kufijtë e saj të vërtetë, për të parë t’i kthehen grupimet (territoret) që i janë shkëputur nga dhuna në të kaluarën.

Më në fund Shqipëria, e rraskapitur nga grabitjet e njëpasnjëshme të të cilave ka qenë viktimë, shpreson të marrë dëmshpërblime ekonomike nga Konferenca e Paqes për shkatërrimet e bëra si nga grekët në Epirin e Veriut, ashtu edhe nga ushtritë e Perandorive qendrore në të gjithë vendin.

Turhan Pasha

Delegat i parë i Shqipërisë

*  Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/l-express-de-mulhouse-1919-turhan-pasha-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris-kerkojme-kthimin-e-territoreve-shqiptare-dhene-malit-te-zi-serbise-dhe-greqise-pas-vendimeve-te-kongresit-te-berlinit-dhe-konferences-se-londres/.

L’Information (1920) / Intervista ekskluzive e Mit’hat Frashërit mbi origjinën e konfliktit italo-shqiptar

Portret i Mit’hat Frashërit në Paris (1920). – © Auguste Léon – Albert Kahn Collection

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Korrik 2022

 “L’Information financière, économique et politique” ka botuar, të premten e 18 qershorit 1920, në ballinë, intervistën ekskluzive të Mit’hat Frashërin mbi origjinën asokohe të konfliktit italo-shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ngjarjet e Shqipërisë

Një intervistë me Mit’hat Frashërin

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ngjarjet e Vlorës dhe vrasja e Esad Pashë Toptanit e kanë nxjerrë në sipërfaqe çështjen e përjetshme shqiptare të lidhur aq ngushtë, siç mund ta shohim, me atë të Adriatikut. Shqiptarët që i dhanë vetes një qeveri kombëtare në kuvendin e Durrësit në shkurt 1919 dhe në atë të Lushnjes në janar 1920, kërkojnë vetëm pavarësinë e tyre, në përputhje me traktatin e parë të Londrës të vitit 1913, në të cilin ata kërkojnë që të rikthehen, pavarësisht nga kombinimet diplomatike që kanë ndodhur që atëherë. Qeveria shqiptare, e cila tani ndodhet në Tiranë, përbëhet nga 10 anëtarë, 4 prej të cilëve, që formojnë Drejtorinë e Lartë (Këshillin e Lartë të Regjencës), janë Imzot Bumçi, Dr. Mihal Turtulli, Aqif Pashë Elbasani dhe Abdi Toptani, kushëri, por kundërshtar politik i Esad Pashës. Kryetari i delegacionit shqiptar në Paris është që nga rikthimi i Imzot Bumçit, zoti Konica.

Si gjenden sot shqiptarët në konflikt me italianët që pretendojnë se nuk kanë qëllim tjetër përveç mbrojtjes së tyre kundër serbëve dhe grekëve ? Padyshim që orekset e Italisë për Shqipërinë nuk janë të kohëve të fundit. Roma pushtoi rrugët dhe pikat strategjike të këtij vendi. Në shekullin e pesëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeut, Venediku u përpoq të vendosej atje. Cila është më konkretisht origjina e konfliktit aktual ? Për këtë, shkuam të pyesnim delegacionin shqiptar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Edhe pse na sigurojnë se “shqiptari që s’ka pushkë nuk është shqiptar”, zoti Frashëri që na pret nuk ka asgjë të një mbreti malësor, madje është i paarmatosur. Ai na siguron se bashkatdhetarët e tij nuk janë barbarë të paaftë për t’u vetëqeverisur, por patriotë të lodhur nga nënshtrimi ndaj zgjedhës së të huajve.

Ajo që ne i qortojmë, tha ai, Italisë, është që, pavarësisht pretendimeve të saj për të mbrojtur integritetin e territorit shqiptar kundër fqinjëve të saj sllavë apo grekë, është se ajo ishte autore e traktatit sekret të Londrës të vitit 1915 për copëtimin e Shqipërisë; se ka dashur, në bazë të marrëveshjes së 20 janarit 1920, të sakrifikojë Shkodrën te jugosllavët për të marrë Fiumen, se ka dashur të sakrifikojë Korçën dhe Gjirokastrën te grekët për të marrë Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë. Ne qortojmë autoritetet ushtarake italiane që sillen në Shqipëri si në një vend të pushtuar, që shfrytëzojnë çdo mundësi për të poshtëruar krenarinë tonë kombëtare dhe për të vënë në siklet qeverinë tonë në Tiranë. Dërgimi i kolonel Castoldi-t helmoi marrëdhëniet italo-shqiptare. Qeveria refuzoi të njihte titullin e tij të komisionerit të lartë mbretëror dhe njoftoi Romën se mund ta njihte atë vetëm si konsull ose ministër.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një lëvizje kryengritëse kundër qeverisë në Tiranë shpërtheu pak javë më parë, e cila zgjati vetëm një ditë, sepse bazohej vetëm mbi baza artificiale. Udhëheqësit ishin mbështetës të Esadit, njëri prej të cilëve ishte ndihmuar nga serbët, dhe tjetri kishte marrë armë dhe municione nga vetë koloneli Castoldi, siç thotë “El Tempo”, armët u kthyen sot kundër italianëve, të cilët, shihni, u vëllazëruan kundër nesh me serbët dhe Esad Pashën.

Lëvizja aktuale, vijon zoti Frashëri, nuk mund të drejtohet siç pretendon shtypi italian, as nga grekët që lakmojnë krahinat tona jugore dhe me të cilët për pak luftuam gjatë evakuimit të Korçës nga francezët, 28 majin e kaluar, as nga jugosllavët që lakmojnë krahinat tona veriore dhe nxitën intrigat antinacionaliste të Esadit, as më në fund nga turqit, sepse i ashtuquajturi Mustafa Kemal për të cilin folëm nuk ekziston në Shqipëri, dhe nëse ai është lider i lëvizjes nacionaliste turke, të gjithë e dinë se aktualisht ndodhet në Azinë e Vogël.

Në këtë moment, përfundon zoti Frashëri, italianët që nuk guxojnë të zbarkojnë në breg, po shkatërrojnë me luftanijet e tyre të gjitha fshatrat në afërsi të Vlorës. Ata dërguan 3000 banorë të qytetit në ishullin e shkretë Sazanit, ku nuk ka strehë apo ujë të pijshëm. Vetë populli italian, me të cilin ne kërkojmë vetëm të kemi marrëdhënie të mira, është indinjuar dhe ka treguar, duke kundërshtuar largimin e përforcimeve, se është kundër politikës imperialiste të Konsultës.

Emile Dermenghem

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-information-1920-intervista-ekskluzive-e-mit-hat-frasherit-mbi-origjinen-e-konfliktit-italo-shqiptar/

Sidomos pas demonstratave të vitit 1981 është punuar që në Shkup e mbarë Maqedoninë të mos ketë ortodoksë e katolikë shqiptarë

0

Tim Shkupi me plis

Tim Shkupi, teolog nga Shkupi

(Musa Lamallari)

Per shqiptaret jashte Atdheut:

“ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm myslimanët shqiptarë” (intelektual shqipfoles)

Sic e shihni ne thonjeza mbi kete platforme eshte punuar ne Maqedoni gati 100 vjete, por me theks te vecant eshte punuar pas demonstratave te vitit 1981.

Nese ka pasur gjenocid kulturor te heshtur, pa ze, mbi nje komb, gjuhe, dikund ne bote, ka qene gjenocidi kulturor, qe e kane bere hoxhallaret e islamska zajednices dhe islamskiot fakultet dhe neperkat e tyre mbi shqiptare!

Keta vetem po presin te fuqizohet edhe pak Rusia, qe Irani dhe Turqia ta njohin pushtimin e Ukraines, te kalojne ne anen e Putinit, sic e beri sot Siria, qe ta shpallin shtetin e tyre pro-ruse ne Maqedoni, pasiqe i kane kidnapuar pasurite e shqiptareve pa lufte.

Ne Kosove do ta kene pak me veshtire, ndersa ne Shqiperi nuk munden fare.

Keta na kane ca trapin me fe te Bagdadit duke u kamuflluar dhe flasin gjuhen tone te bukur Shqipe per shkak se kane kerkuar mbrojtjen tone prej politikave sllave perpara ne Ballkan. Ne fakt kane keqperdorur miresine dhe bujarine tone, por asgje nuk kane te perbashket me shqiptari, pervecse na e perdhosin gjuhen!

Xhamitë janë për ta krijuar kombin mysliman prej Bangladeshi deri në Bosnje, andaj lufta kundër hoxhallarëve është Luftë e Shenjtë për Shqiptarët

0
Tim Shkupi, teolog nga Shkupi
(Musa Lamallari)
A ju denon Zoti nese nuk shkoni neper xhamia?
– Saktesisht dine se Zoti nuk ju denon, perkundrazi ju bekon nese nuk shkoni neper xhamia.
Askund ne Kuran nuk shkruan se duhet me shku neper xhamia, sic i kuptojne xhamiat sot shumica.
Salatin e Drekes dhe te PasDrekes mund ta falish vete, por edhe me shoke qe jane besimtare dhe ja dijne Zotit shyqyrin se jane Shqiptare.
Xhamite jane shpikur per ta krijuar kombin musliman prej Bangladeshi e deri ne Bosnje.
Pra, shqiptaret dhe tokat e tyre jane TARGET numer NJE!!!
Bile me pas mundesi, na kallin ma keq se ne Pakistan dhe Afganistan!
Lufta kunder hoxhallareve duhet me qene Lufte e Shenjte per Shqiptaret.
Nje shqiptar qe i demaskon dhe i lutone hoxhallaret, njejte sic ata na luftojne neve me persona me te meta psikologjike, eshte sa me i luftuar 7 Serbija!
Shqiptaret kane fituar sa here qe keta qyla dhe llojin e tyre i kane pasur larg jetes se tyre!!!
Lufta brenda llojit eshte lufta me e rrezikshme, por Shyqyr Zotit, shqiptaret po zgjohen dite e me shume!!!
Një e di: se keni me i lane kodoshet e rrjeteve sociale pa PUNE dhe pa rroga nga sherbimet inteligjente sllave, greke e turke!

Besa Tafilaj Pinchotti e Teksasit nënë e tre fëmijëve me emra shqip, Lirë, Zanë dhe Lorik

0

Shkruan: Rexhep Shahu, Tiranë 

Shqiptaro amerikania Besa Tafilaj Pinchotti, nënë e tre fëmijëve me emra shqiptarë, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association) u bë më shumë e njohur këtë fillim vere për takimin e saj me Presidentin amerikan Biden.
Ajo grua e re shqiptaro amerikane, me burrë amerikan, tre fëmijëve të saj u ka ngjitë emra shqip dhe gjithë familja e quan gjë normale dhe ndjen krenari.
E lexova këtë histori dhe m’u shtua respekti për babain e saj Ramiz Tafilaj, që e njoha si njeri të përkushtuar në misionin e tij fisnik për të botuar libra në gjuhën angleze në Amerikë për Kosovën dhe shqiptarët, që të mundësojë të njihen sa më shumë edhe nga institucionet e duhura shqiptarët, Kosova e historia shqiptare. Ramizin e njoha në një udhëtim për Sarandë e Gjirokastër me shkrimtarin Jusuf Buxhovi, në maj 2022, udhëtim promovues për libra të botuara nga Z. Tafilaj, me entin e tij botues.
Ndersa e cmoja kontributin e z. Tafilaj, më bëri shumë përshtypje historia e vajzës së tij me tre fëmijët e saj me emra shqiptarë.
Fatkeqësisht nuk e vemë re sa duhet këtë akt të lartë ose nuk e vemë re pothuaj fare. Kaq shumë na ka përfshirë e po na sundon globalizmi si dikur internacionalizmi sa shumëkujt i vjen turp për rrënjët e tij shqipe.
Po shtohen shqiptaro – gjermanë, shqiptaro – italianë, shqiptaro – anglezë, shqiptaro – grekë, shqiptaro – amerikanë etj., etj., dhe dalëngadalë do të zhduken emrat shqip të fëmijëve që do të linden jashtë hapsirës shqiptare. Por ka edhe përjashtime fatlume si historia në fjalë.
Besa Tafilaj Pinchotti, e lindur në Teksas të Amerikës, nga baba shqiptar Ramizin e nënë amerikane me origjinë hebreje, e martuar me burrë amerikan, ka lindë tre fëmijë dhe të tre fëmijëve u ka vu emra shqioptarë, Lirë, Zanë, Lorik.
Kjo më duket gjë e mrekullueshme, frymëzuese. Një dashuri reale për Kosovën dhe rrënjet shqiptare. Një leksion i madh ardhedashurie e patriotizmi. Për botën amerikane kjo ndoshta nuk është ndonjë problem, po për botën shqiptare, sipas meje, është një mrekulli, një shembull e model krenarie.
Mund ta jetosh gjithë jetën duke mbajtë fjalime e duke shkruar parulla patriotike, duke kënduar këngë nëpër koncerte biznesi patriotik, duke brohoritur në mbledhje e mitingje deri në qiell për patriotizëm e atdhedashuri, por nuk e mbërrin këtë që ka bërë kjo grua amerikanë me origjinë shqiptare, kjo nënë amerikane, bijë e një babai patriot shqiptar Ramiz Tafilaj dhe zonjës së nderuar Diana Tafilaj që don dhe nderon origjinën e rrënjët e burrit të saj dhe vajzës së saj. Një gjyshe amerikane që kujdeset për nipat e saj me emra shqiptarë.
Besa Tafilaj Pinchotti është lindë e rritë në Houston të Teksasit. Ajo ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën e ka kryer në University of North Carolina.
Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane!
Besa, nëna e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut është e martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara.


Ndërsa shkruaj këto radhë dhe dua për shpirt ta lexojnë këtë shembull gjithë shqiptarët kudo ku janë në planet, më kujtohet qortimi I sertë plot dhimbje i Teuta Haxhijaj që kam lexuar në Facebook, qortim që duhet të bëjë me turp çdo kënd që ndjehet shqiptar: 

“Nana emnin Teutë, çikat Aminë, Azra…
Nana emnin Besë, çika Medinë.
Baba emnin Ilir, djemt Rijad, Omer.
Baba emnin Agron, djali Aman…” 

Ne sikur kujdesemi me përkushtim e zell me tha rrënjët tona, me zhdukë gjurmët tona, me zhdukë identitetin tonë. Ne jemi rracë që na ka shpëtuar gjuha, kultura, doket e traditat tona. Por nëse i fshijmë dhe bëhemi arabë, ne kemi fshirë rrënjët, origjinën… Për këtë mund të sponnsorizohen njerzit… Është biznes i fortë globalistësh, internacionalistësh.
Ata që duan ta zhdukin cdo gjë shqiptare duhet të dinë se Zoti e di gjuhën shqipe por duhet me i folë Zotit shqip. Ata që përçudnohen e përçdnojnë në emër të Zotit nuk kanë lidhje me njeriun, duhen lidhë shkurt në grazhde.
Këto mu kujtuan kur po lexoja për tre fëmijët me emra shqip Lirë, Zanë, Lorik të Besa Tafilaj Pinchotti.
Dhe më forcohet bindja e gjithmonëshme se Kosova është e do të jetë falë nënës shqiptare. Në qendër të gjithë qyteteve shqiptare duhet të ngrihet një shtatore e Nënës Shqiptare, një shtatore e njejtë kudo. Që kudo të shihet Nëna shqiptare, rrënja e kësaj toke dhe e këtij kombi.
Shumica e herojve tanë kanë vdekë me krye në jastëk, gjuhën, rracën, kombin na e ka mbrojtë Nëna shqiptare, vajza shqiptare, bija shqiptare…
Faleminderit Besa Tafilaj Pinchotti dhe gjithë familja juaj e madhe. 

Top of Form 

﷟HYPERLINK “https://www.facebook.com/ufi/reaction/profile/browser/?ft_ent_identifier=ZmVlZGJhY2s6MzMxOTM5NzM2NDk3NDM2OA%3D%3D&av=0” 

Kosova para 32 viteve: Deklarata Kushtetuese për pavarësi e 2 Korrikut 1990

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, para zgjedhjes President, si kryetar i LDK paralajmëronte dhe përshëndeste Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990/

-Në ditën e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990 gazeta tradicionale Rilindja doli me mbështetje të fuqishme, edhe me komentin “Reprizë nuk do të këtë” pasuar me redaksionalin “Fillim i së nesërmes”. Autor i të dy shkrimeve atëherë redaktori i Rilindjes – tash korrespondenti në Kosovë  i Gazetës DIELLI/

Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 1 Korrik 2022/ Kosova para 32 viteve shpallte pavarësinë.

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës…” Kështu fillonte  Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, e cila shpallte pavarësinë e Kosovës, që atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

“Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë”, theksonte në fund në pikën e pestë Deklarata Kushtetuese.

“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik, që merrej në seancën para dyerve të mbyllura e snajperëve në rrethana të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi i Beogradit, pasi me “kushtetutën e tankeve” në marsin 1989 kishte suprimuar autonominë që kishte Kosova element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje me Kushtetutën e vitit 1974.

“Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për çlirim, ndërsa kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u realizuar e plotë në 17 Shkurt 2008”, shprehet nënkryetari në kohën e 2 Korrikut 1990 e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Ilaz Ramajli.  Ai udhëheqte Kuvendin e Kosovës kur miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990, edhe kur u mbajt Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur nga 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.

Skenari i delegatëve të Kuvendit të Kosovës për aktin historik të 2 Korrikut të para 32 viteve ishte: Seancën do ta udhëheqë Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, Deklaratën do ta lexojë Muharrem Shabani nga Vushtrria…dhe nëse ata do arrestoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre…

Ne Arkivin Shteteror te Kosoves – Gazeta Rilindja -3 Korrik 1990-foto:Behlul Jashari

Delegati që e lexoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, Muharrem Shabani, kujton:
“Ishte marrë qëndrimi që unë ta lexoj Deklaratën. Më thanë kolegët delegatë të ulem afër një shtylle te hyrja e poshtme e ndërtesës së Kuvendit, që të mos më rrokte ndonjë plumb, sepse snajperistët shiheshin mbi ndërtesën Bankës së Kosovës, që tash është kjo ku jemi e Qeverisë së Republikës së Kosovës…Snajperistë kishte edhe në ndërtesa tjera përreth. Por, kishim vendosur që me çdo kusht ta shpallnim Deklaratën Kushtetuese, dhe qëndruam pa u ulur. Lexuam, miratuam dhe nënshkruam Deklaratën. Rreth nesh ishin edhe qytetarët, kishim përkrahjen e madhe të popullit…”

Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.

Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…

“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës.

Në koment mes tjerash shkruaja:

“Kurdo që të mbahet kjo mbledhje, një gjë është e sigurt: Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit. Asnjë shtyerje nuk mund të ndalë realizimin e këtyre kërkesave e këtij vullneti gjithpopullor, të shprehur me urti e vendosmëri, në qetësi paqësore e në frymim të thellë demokratik në çdo mjedis në Kosovë.

Kjo është garanci se reprizim të skenarit të vjetmë të dramës tragjike e të humbjes së autonomisë në Kosovë nuk do të ketë as sot, as nesër, as kurrë më. Populli dhe përfaqësuesit e tij legjitimë – delegatët janë të vendosur që vetëm me urti e demokraci të realizojnë të drejtat dhe interest e veta jetike të patjetërsueshme.”

Komenti u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…

Gazeta Rilindja – 2 Korrik 1990 – shkrim paralajmerues-perkrahes per Deklaraten Kushtetuese te  Kuvendit te Kosoves – autor Behlul Jashari-foto-nga Arkivi Shteteror i Kosoves

Në gazetën historike Rilindja raportohej se “vazhdojn ë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite kërkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Repoublikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.

Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të  ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tashmë 23 vjet nga Qershori 1999, Kosovës shtet  14 vjet – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Delegatët kosovarë të 2 Korrikut 1990 kujtojnë e vlerësojnë mbështetjen e fuqishme që u dhanë në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, me të cilën në duar u panë edhe në seancën ku e votuan e nënshkruan Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës, si dhe Radio Televizioni i Prishtinës.

“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit tjetër që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike, të botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, ku theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Deklarata Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës e 2 Korrikut 1990 edhe këtë 32-vjetor e pret në Arkivin Shtetëror të Kosovës, ku para tre vitesh e dërgova  me këtë shënim bashkangjitur në një letër shoqëruese të veçantë:

“Kjo është Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal që sapo u lexua e mora dhe e ruajë prej atëherë, kur edhe e kam cituar në redaksionalin që shkruajta për gazetën Rilindja me titull ‘Fillim i së nesërmes’ botuar në faqen e parë në numrin e 3 Korrikut 1990.  Prishtinë, 30 Maj 2019  Behlul Jashari”.

Dërgimin e shumëmirëpritur të origjinalit të Deklaratës Kushtetuese në Pallatin e dokumenteve historike e kisha paralajmëruar në takime e komunikime me atëherë Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj dhe Drejtorët Hamit Shala e Ruzhdi Panxha, si dhe me Kryeinspektoren Dijana Dushullovci Haziri, e cila e mori në dorëzim.

Ku ta dërgoja ekzemplarin e Deklaratës Kushtetuese që ishte në duart e delegatit Maharrem Shabani që e lexoi në Kuvendin e Kosovës në 2 Korrik 1990 kemi biseduar me të dhe me udhëheqësin e Kuvendit në atë kohë, Ilaz Ramajlin…

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal, për herë të parë është ekspozuar në një ekspozitë të Arkivit Shtetëror të Kosovës në 2 Korrik 2019. Deklarata Kushtetuese për Kosovën e pavarur e 2 Korrikut të vitit 1990, e cila më është dhënë në Kuvendin historik,  ishte e shkruar me makinë shkrimi vetëm në një faqe, në një letër, fotografinë e së cilës për botim për herë të parë e kam dërguar  në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si korrespondent nga Kosova që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në rrethana të rënda okupimi, në të cilat President i  parë i Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, para zgjedhjes President, si kryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një intervistë të botuar në 15 Prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës.
Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb-Kroaci).
Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë.

ARKIV – 2 KORRIK 2018: RAMAJLI E HARADINAJ PËRGJIGJEN NË PYETJET E KORRESPONDENTIT TË GAZETËS DIELLI

Në 2 Korrik 2018 Kryetari i Kuvendit të Kosovës në kohën e viteve të 90-ta të zhvillimeve historike, Ilaz Ramajli, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit, në konferencën për shtyp u janë përgjigjur pyetjeve të korrespondenit në Kosovë të Gazetës DIELLI.

PYETJA: Po prezantohem pak më ndryshe se tjera herë, si gazetari që kam qenë bashkë me delegatët në atë kohë para Kuvendit.

Prandaj, një pyetje kam për zotin Ramajli: Nuk ishte vetëm 2 Korriku, ishte edhe Kushtetuta e Kaçanikut e 7 Shtatorit po në 1990, pastaj Referendumi ku thuaja qind për qind e atyre që morën pjesë në votim votuan për Shtet Sovran e të Pavarur të Kosovës në atë kohë. Si i vlerësoni nga kjo distancë 28 vitesh ato tre ngjarje të mëdha historike?

Ndërsa për Kryeministrin e kam pyetjen: Cili është statusi i delegatëve të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990 sot në shtetin e Kosovës?

Kuvendi Kosove – 2 Korrik 1990 – foto nga filmi dokumentar ku shihet edhe Behlul Jashari duke duartrokitur

PËRGJIGJIET:

Kryeministri Haradinaj: Faleminderit. Së pari Kryetari Ramajli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitin 1990, Ilaz Ramajli: Behluli ëahtë gjithmonë i interesuar për 2 Korrikun e 7 Shtatorin, duke pasur parasysh që ka marrë pjesë në  Mbledhjen e 2 Korrikut dhe është gazetari që e ka ruajtur tekstin origjinal të Deklaratës Kushtetuese.

Dhe, t’iu them, këto tre akte, sot ashtu i përmendëm, përbëjnë bazën kushtetuese-juridike të rregullimit të shtetit të ri – Republikës së Kosovës.

Unë po shfrytëzoj rastin të përmendi që kemi mund t’i kryejme këto tre akte duke iu falënderuar një uniteti apsolut të faktorëve shqiptarë në Kosovë,

të cilët pa asnjë hezitim dhe pa asnjë ekuivok e kanë përkrah punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe me përkrahjen unanime të popullit ne i kemi kryer krejt këto punë.

Unë këte e potencova për shkak se besoj që Kosova në këtë kohë është në një situatë shumë delikate, siç na njoftoi Kryeministri janë në përgatitje edhe zhvillimi i diskutimitmeve për përmbylljen e raporteve, kontratës përfundimtare me Serbinë dhe disa çështje tjera.

Unë besoj duke u mbështetë në përvojën e viteve 90-ta edhe sot është i nevojshëm një unifikim apsolut i faktorit politik në Kosovë, edhe faktorit të institucioneve, ta quaj ashtu, për ta arritë qëllimin përfundimtar.

Kryeministri Ramush Haradinaj: Faleminderit Kryetar.

Sa i përket Statusit ka një iniciativë ligjore, ajo ndodhet tani në Parlament, është në fazën e një propozimi, pra koncept-dokumenti.

Mund të ndodhë që do të procedohet më tutje në seancë plenare si Ligj për statusin e delegatëve-deputetëve të vitit 1990.

Nëse kalon nga Parlamenti ne do ta përkrahim si Qeveri, ka një kosto që është modeste, kosto modeste vjetore.

Nëse jo, atëherë mund ta hartojmë ne një ligj, koncept-dokument për Statusin e delegatëve të atëhershëm edhe t’ia kalojmë Parlamentit.

Por, mendoj që është me rëndësi që kjo të ndodhë.

Qeveria e Kosovës, në këtë rast Qeveria që udhëheqi, në vitin që shkoi ka ndërmarrë një veprim të njëherëshëm, po ato nuk janë zgjidhje – këto të njëhershmet, ka qenë një urgjencë ashtu që me e mbulu, ta quajë ashtu, një vakuum të madh kohor pa përkujdesje.

Po shpresoj që do të kalojmë në ligj dhe nuk është ndonjë ngarkesë, po e përsëris është një ngakesë krejt modeste financiare për Kosovën, është më shumë një nderë që ju bëhet kësaj kategorie, që është shumë me rëndësi nderimi i atyre që në momentet kyçe kanë kryer detyrat e tyre në shërbim të vendit. Ju faleminderit!

Themelet e shtetit të Kosovës janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut 1990

0

Themelet e shtetit të Kosovës janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut 1990

Mesazhi i Presidentes Vjosa Osmani me rastin e 32 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës.

114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme nëpërmjet këtij akti heroik e juridik ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë.

Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet.

Themelet e shtetit të Kosovës janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!

Urime 2 Korriku!

 Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!

Si mund të kombëtarizohet Bashkësia Islame e Kosovës?

1
Lirim Gashi, Prishtinë
Ashtu si Teuta, Agroni, Pirro dhe Aleksandri i Madh që janë sinonim dhe mishërim i origjinës sonë të lashtë autoktone ilire, dhe i kulturës dhe traditave tona të lashta e të begata, edhe Gjergj Kastrioti është ADN-ja jonë historike kombëtare dhe shtetërore.
Prandaj, kushdo që nuk e pranon këtë realitet, nuk mund të jetë as shqiptar as patriot.
Serbët ëndërrojnë që Gjergj Kastrioti të bëhet babai i kombit të tyre, ndaj nuk lënë gurë pa lëvizur për të manipuluar origjinën e tij.
Njerëzit e mençur shkruajnë, budallenjtë mbajnë mend.
Serbët, duke vënë re se ne jemi lopë të gjalla, të cilat e përcjellin gojarisht historinë e tyre të lashtë brez pas brezi, i rrëmbyen ritet tona pagane dhe kishat tona të lashta dhe i shndërruan ato në kisha dhe rite të tyre, për të krijuar identitetin e tyre të rremë fetar dhe për ta ndërtuar mbi bazën e identitetit tonë të vërtetë pagan dhe fetar, identitetin e tyre të rremë kombëtar.
Ndaj atyre nuk u mjaftoi rrëmbimi dhe uzurpimi i kishave tona, por edhe i autoqefalizuan ato së bashku me besimin tonë ortodoks dhe ritet tona pagane, që sot i mbrojnë ata nga shkombëtarizimi.
Prandaj Serbia është shtet klero-fashist sepse kleri fashist e udhëheq, frymëzon dhe inkurajon politikën shoviniste dhe hegjemoniste serbe nga prapaskena.
Përveç kësaj, ai e frymëzon, drejton dhe edukon elitën intelektuale serbe dhe popullin serb me urrejtje te papare ndaj shqiptarëve autoktonë.
Çfarë bëmë ne ?
Ne shitëm identitetin tonë fetar për të ruajtur identitetin tonë kombëtar nga pushtuesit osmanë.
Por çfarë ndodhi?
Miliona shqiptarë u masakruan nga ushtarët serbë dhe osmanë, ndërsa të mbijetuarit u internuan në Turqi, ku fillimisht u asimiluan në arnautë e më vonë në turq.
Akoma më keq, feja e re e importuar themeloi një organizatë fetare joqeveritare me emrin Bashkësia Islame, e cila realizoi agjendat shkombtarizuese të financuesve të saj, pra të shërbimeve sekrete serbe dhe turke.
Xhami pas xhamie si në vilejetet e dikurshme turke-osmane … “Xhamia e Erdoganit” që pritet të ndërtohet në Prishtinë.
Prandaj roli parësor i i Bashkësisë Islame të Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë ishte shkombëtarizimi i shqiptarëve.
Shqiptarët e Mamushës, Serbisë, Sanxhakut, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Turqisë u asimiluan pikërisht nga Bashkësitë Islame, që u bënë degët më të sofistikuara të shërbimeve sekrete serbe dhe turke.
Çfarë duhet të bëjë shteti ynë?
Ai ose duhet ta krijojë një Bashkësi të re Islame, ose duhet ta reformojë atë ekzistuese.
Dhe jo vetëm kaq, por duhet të marrë përsipër financimin dhe kontrollin, përkatësisht të mos lejojë që të financohet nga Turqia, vendet arabe dhe Serbia për të parandaluar shkombëtarizimin e besimtarëve shqiptarë.
Përveç kësaj, Bashkësia Islame duhet të marrë përsipër ndëshkimin, dënimin dhe përjashtimin e çdo hoxhe që fletë me urrejtje kundër Gjergjo Kastriotit, ADN-së sonë kombëtare dhe shtetërore.
Sepse vetëm atëherë mund të flitet për një Bashkësi Islame të dobishme dhe kombëtare, që merret me çështjet e Zotit pa i rrezikuar interesat kombëtare dhe shtetërore.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Sepse hoxhallarët tanë nuk e përdorin rastësisht gjuhën e urrejtjes kundër Gjergj Kastriotit, por pikërisht sepse kanë udhëzime të tilla nga donatorët e tyre.
Për mua, nuk është aspak rastësi që shërbimet sekrete armiqësore, luftën e tyre me të rrezikshme speciale kundër pavarësisë së Kosovës e bënë pikërisht përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, aleatit të tyre më besnik, e cila frymëzoi dhe stërviti luftëtarët kosovar të Shtetit Islamik dhe Al Nusra-s për të luftuar në Siri.
Sepse ato donin t’u dëshmonin vendeve perëndimore dhe euroatlantike, se ato bënë një gabim të madh që ndihmuan shqiptarët nga Kosova për të krijuar shtetin e tyre të pavarur.
1000 luftëtarët shqiptarë për Shtetin Islamik dhe Al Nusra-n në Siri, prej të cilëve 400 vetëm nga Kosova, janë dëshmi se sa efikas ishte indoktrinimi i tyre nga hoxhallarët vehabistë dhe selefistë.
Mbi njëqind femra të indoktrinuara kosovare, mbeten shtatzënë dhe u martuan nga disa herë në Siri, sepse detyra e tyre primare ishte të kënaqnin seksualisht ekstremistët nga e gjithë bota.
Nëse kjo nuk është dëshmi se sa e rrezikshme është një Bashkësie e tillë Islame, e cila financohet nga ish-pushtuesit, atëherë unë vërtetë nuk e di se çfarë dëshmie tjetër na duhet për t’u bërë vigjilent.
Kur kësaj ia shtojmë edhe ndërtimin e objekteve të panumërta fetare me arkitekturë militante, atëherë duhet të na ndizet përfundimisht alarmi në kokë për rrezikun nga rrymat vehabiste dhe selefiste në vendin tonë.
___
Autori është kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.