Kreu Blog Faqe 1286

Gjermania dëbon një klerik iranian në Hamburg për shkak të akuzave për terrorizëm

0

Një gjykatë në qytetin gjerman të Hamburgut dëboi një zyrtar shtetëror iranian për shkak të aktiviteteve terroriste. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB të regjimit më 18 qershor, gjykata e qytetit të Hamburgut në Gjermani i dha Soleiman Mousavifarit, nënkryetarit të Qendrës Islamike në qytet, tre muaj për t’u larguar nga vendi me akuzën për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje me Partinë  e Hezbollahut libanez.

Hamburger Morgen Post raportoi se zëvendësdrejtori i Qendrës Islamike të Hamburgut (IZH) ishte dëbuar nga Gjermania. “Suleiman Mousavifar, nënkryetari i Qendrës Islamike të Hamburgut, kishte mbështetur organizatat terroriste dhe shpërndante video promovuese në Facebook”, shkruante gazeta.

Sipas gazetës, ai do të përballet me gjoba të rënda nëse nuk largohet shpejt nga Gjermania dhe mund të përballet me tre vjet burg për shkelje të ligjit.

Për vite me radhë, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, agjencia kryesore e inteligjencës gjermane, ka thënë se Teherani po përdor Xhaminë Imam Ali në Hamburg si një qendër propagande për të eksportuar ideologjinë reaksionare të regjimit të mullahëve në Evropë.

Qysh me na pranue Europa kur në zyret e policisë, komunës e institucione të tjera, kanë përshtatur lokale për të falur XHUMANË?!

2
Reshat Sahitaj, shkrimtar dhe aktivist i hershëm i çështjes kombëtare 
___
Këto protesta para zyreve te B.E. do ishte mirë t’i bëjnë para dyerve te qeverisë dhe presidencës.
Qysh me na pranue Europa kur ne zyrët e qeveirsë në orën e drekës falen zyrtarët?!
Qyshme na pranue Evropa ku në zyret e policisë, komunës e institucione tjera kanë pershtatur lokale per të falur XHUMANË?!
Qysh me na pranue kur ne, te premten e shkuar derguam depuetë ne QABE?
Qysh me na pranue kur ditën e Bajramit mbushen rruget duke e falur Bajramin e sak vend brenda?
Qysh me na pranue kur ne orën 12:00 ne shumicen e shitoreve shkruan Jemi ne xhami tu falë drekën?!
KOSOVA ESHTE SHTET LAIK E E JO SATELIT I ARABISË E TURQISË
***
Por, duhet theksuar se e keqja mbi të gjitha të këqijat është se përmes kësaj politike vetvrasëse antishqiptare, po zhbëhet dhe asimilohet për ditë kultura kombëtare shqiptare, historia,  traditat, doket e zakonet Shqiptare.

Shoqata e intelektualëve “Jakova” në ditën e lindjes së SHBA-ve, i ndanë shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2021

0
Në ditën e lindjes së një kombi të madh dhe aleatit të popullit tonë për 246-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, po shpallim fituesin.
‘’ Guximi intelektual ’’ për vitin 2021
Jusuf Buxhovi
Intelektuali i cili prej kohësh manifeston guxim të madh në historiografi, në letërsi si dhe në politikë. Në Gjakovë, 4 Korrik 2022 Prof.Dr. Ruzhdi SEFA
No photo description available.

Servilët politikë, këto pjella të pështira të diktaturave

0

Eshref Ymeri 

Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia sot) dhe drejtues emisionesh televizive, i njohur si puthador (servil) i neveritshëm, si një kone e regjur e Putinit, është bërë i njohur jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar. 

Për të trembur mbarë opinionin publik të Ukrainës, por edhe për t’u mburrur para atij ndërkombëtar, ky bujkrob i Kremlinit putinian, dy muaj para sulmit agresiv të ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, deklaroi publikisht: 

“Nëse bëhet fjalë për hyrjen e Ukrainës në NATO ose për shndërrimin e saj në një territor ushtarak, atëherë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne do t’u vendosim në tëmth tytën e pistoletës. Ne kemi mundësi tekniko-ushtarake, Rusia ka në zotërim armatimin më të mirë në botë…” (Citohet sipas: Genadi Svidrigajllov. “Kiselovi kërcënoi Perëndimin me shndërrimin në “hi radioaktiv” në rast se kërcënon Rusinë”. Faqja e internetit “Gazeta.ru”, 20 dhjetor 2021). 

Kiselovi, ky mburravec që krekoset si gjel deti, tetë vjet më parë, pati bërë po një kërcënim të tillë në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në një emision televiziv përmbyllës të programit “Vjesti njedeli” (Lajmet e javës), asokohe Dmitri Kiselovi pati deklaruar se Rusia është i vetmi vend, i cili “ka aftësinë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv”.  (Citohet sipas: “Dmitri Kiselovi : “Rusia është e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv”. Faqja e internetit “echo.msk.ru”. 16 mars 2014). 

Më shumë se një vit më vonë pas kësaj deklarate prej idioti të shkolluar në ofiçinën e mburracakërisë putiniane, prapa së cilës fshihet kompleksi i inferioritetit para Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe humnera e mashtrimeve tipike të propagandës rusomadhe, gjeli i fryrë, sahanlëpirësi i Putinit, Dmitri Kiselovi, pati deklaruar: 

“Ushtria ruse është më e mira në botë… Pilotët që janë duke kryer këtu, në Siri, detyra luftarake,.. mishërojnë në vetvete Rusinë e fuqishme…” (Citohet sipas: “Putini e detyroi Kiselovin t’u lëpinte prapanicën ushtarakëve rusë në Siri”. Faqja e internetit “RN BEE”. 16 mars 2016). 

Po në këtë faqe interneti, të së njëjtës datë, thuhet: 

“Rusia e fuqishme? E po, në këtë rast, të dalin para syve dy paradat ushtarako-detare të 26 korrikut të vitit 2015, kur njëra raketë, në Sevastopol, as që u ngrit fare në ajër, kurse tjetra u bë copë-copë në Balltijsk, në praninë e Vladimir Putinit ” 

U desh sulmi fashist i Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, që të vërtetohej konkretisht  në sytë e mbarë botës se cila na qenkej “madhështia” e forcës usharake ruse, se cili na qenkej ai “armatimi më i mirë në botë”. Ai sulm nxori në shesh faqe botës ndryshkun skandaloz, në të cilin noton neocarizmi putinian, i cili s’qenka gjë tjetër, veçse një rezervuar gjigand, i mbushur me mbeturina. 

Kaliforni, 03 korrik 2022 

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

0

Florim Zeqa 

Mbajtja peng e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovar dhe kushtëzimet e njëpasnjëshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, BE-së në veçanti, janë të ndërlidhura drejtëpërdrejt me dialogun Kosovë-Serbi dhe të ndikuara skajshmërisht nga kjo e fundit! Mirëpo këtë të vërtetë nuk e kanë thënë liderët paraprak shtetërorë dhe nuk po e thonë as këta aktual!

Arsyeja pse nuk e thonë, është mungesa e guximit dhe shantazhi politik

Shqiptarët e Kosovës, pro-evropianët më të mëdhenj padrejtësisht po penalizohen nga bashkësia ndërkombëtare për hatër të Serbisë! Nuk është pengesë përkatësia fetare e shqiptarëve dhe as mospërmbushja e kritereve siq trumbetohet nga qarqe të ndryshme në opinionin publik, por aleancat politike të qendrave të vendosjes që dëgjojnë rekomandimet e Serbisë për kushtëzime të pafundme ndaj Kosovës, derisa kosovarëve të mos u mbetet rrugë tjetër, pos lëshimi pe në komopromisin e dhimbshëm politik për dhënjen e territoreve shtetit serb.

Dhënja e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi në këmbim të liberalizimit të premtuar të vizave ishte gabimi më i madh dhe më fatal i politikës kosovare, të cilët për pak pushtet u falen territore fqinjëve (maqedonisë dhe Malit të Zi) me të cilët nuk ishim në konflikt (luftë) siq ishim dhe jemi me Serbinë.

Arsyeja pse liderët aktualë shtetëror nuk e thonë të vërtetën e hidhur të mosliberalizimit të vizave, duhet trajtuar si mungesë guximi dhe shantazhi politik, ashtu siq duhet trajtuar dështimin e liderëve paraprak shtetëror që e pranuan terminologjinë e gabuar “Dita e Paqes” në vend të ditës së çlirimit!

“Dita e Paqes” mes dy palëve në konflit nuk e nënkupton zgjidhjen e përhershme, por armëpushimin mes palëve, i cili mund të eskalojë në luftë të re në çdo moment!

Prezenca 23 vjeçare e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare është treguesi më i mirë i cili e vërteton konstatimin e sipërcekur.

Çfarë ndodhi pas (vet) mashtrimit?

Përveq humbjes së mbi 12 hektarëve tokë, Kosovës ju shtua akoma më shumë rreziku i tkurrjes shumëfish më të madhe në veri të vendit, i cili nga paslufta është jashtë kontrollit të plotë shtetëror.

Sikurse që ikën territoret, ikën nga pushteti edhe ata që dhuruan territore, por shqiptarët e Kosovës mbeten “dele e zezë” në mes të Ballkanit të izoluar dhe getoizuar sikur të ishin jashtëtokësorë e jo si njëri nga popujt më të vjetër të civilizimit evropian.

Shqiptarët gjithnjë e më tepër me (pa) vetëdije po largohen nga traditat, kultura dhe zakonet autoktone, duke u mishëruar me tradita dhe kultura të degjeneruara. Si pasojë e nivelit të ulët edukativo arsimor dhe shkallës së lartë të zhvillimit tenkologjik, shumë të rinjë(a) kanë devijuar të ardhmen e shëndoshë, duke u marr me aktivitete dhe veprimtari që e dëmtojnë shëndetin dhe rrënojnë të ardhmen e tyre, siq janë përdorimi i substancave narkotike dhe degradimi moral i shprehur në formën më të keqe me lakuriqllëk dhe shfrenim seksual.

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët në vend të dijes dhe librave pajisen me armë dhe lënd narkotike!

Udhërrëfyesi i ri shtetë, prolongim i getoizimit të shqiptarëve të Kosovës

Paralajmërimi i një udhërrëfyes të ri shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, nga komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që është zhvilluar javën e kaluar në Parlamentin Evropian është lajmi më i keq i mundshëm për Kosovën.

Udhërrëfyesi i ri për liberalizim të vizave ndaj Kosovës, është një ndihmesë shtesë ndaj Serbisë dhe një grusht i rëndë ndaj Kosovës.

Pas këtij paralajmërimi nga komisionari i BE-së, politkanët kosovar duhet t’i lënë anash dallimet partiake dhe pikëpamjet ideologjike në kundërshtim të kësaj ideje qëllimkeqe ndaj shtetit të Kosovës.

Ky është momenti më sprovues për unitetin veprues dhe kundërshtues nga i gjithë spektri politik i Kosovës pa dallim pozitë dhe opozitë, për të dalur me kërkesa për liberalizim të mënjehershëm të vizave për qytetarët, në të kundërtën, duhet t’u përgjigjemi me bojkot përfaqësive diplomatike në vendin tonë.

Nëse nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, të paktën, të mos bëhemi puthador i atyre që haptas po e mbështesin Serbinë në aspiratat e saj hegjemoniste dhe po na mbajnë të ngujuar si zogjët në kafaz! Duam liri të plotë, jo të pjesshme dhe as selektive!

Trajtimi i bukurisë në kohë pandemie

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

BOTIM I RI: 

Remzi Limani, “55 LETRA NGA KARANTINA”, prozë poetike, botoi Shtëpia botues “ARSA”, Prishtinë 2022, libri ka 130 faqe; format xhepi. ISBN 978-9951-724-10-4

PROLOG

Libri “55 LETRA NGA KARANTINA”, është shkruar në Prishtinë, në një kohë të pa frymë, kur për shkak të pandemisë globale kishte mbyllje të detyrueshme me vendime shtetërore sipas porosisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo ditëzezë kishte prekur gjithë botën, gjë që gjendja bëhej edhe më alarmante. Në anën tjetër, mbyllja kishte të bënte me një proces psikologjik nëpër të cilin po sprovohej shoqëria njerëzore, prandaj libri “55 LETRA NGA KARANTINA”, ka të bëj edhe me anën psikologjike e ndërlidhur me procesin e imagjinatës, dhe falë intuitës së autorit, e keqja kthehet në të bukurën, shqetësimi në inkurajim, zymtësia në inspirim, dështimi në perspektivë, ku të gjitha këto elemente, estetikisht janë zbukuruar me nocionin mbi dashurinë, një lloj balsami për ta sfiduar të keqen me të mirën e shtrirë nëpër letra dashurie.

Rrëfejzat janë pa titull tematik, thjesht janë radhitur si letra klasike, të cilat autori ia drejton të dashurës duke shprehur frikën për rrezikun e qenies njerëzore nga një armik i padukshëm i cili merrte këdo dhe kurdo, në secilën kohë dhe në secilën moshë. E vetmja dukje që shihej, ishin autoambulancat, e për të bërë trishtimin edhe më të trishtuar ndeznin fishkëllimat për të dhënë alarm, për fundin e dikujt?!… Përveç gjendjes shqetësuese, shqetësonin edhe statistikat ditore të cilat jepnin televizionet që krijonin frikë të vazhdueshme. Po ashtu, edhe rrjetet sociale frikën e shpërndanin me të madhe, sidomos lajmet konspirative të pakontrolluara.

RRËFIMI IMAGJINAR NË KOHË REALE

Letrat e Remzi Limanit, janë rrëfime imagjinare për një gjendje reale, kështuqë autori ka gjetur mënyrën për interpretim të mendimit filozofik e psikologjik për të arritur tek qëllimi, dhe përmes këtyre letrave ka shprehur mendimin etik për situatën e paprovuar deri më tani. Kështu, duke rrëfyer përmes Vetës së Tretë Njejës, ose në emër të asaj vete, ka ndërtuar mozaikun psikologjik të gjendjes e cila nëpërmes këtyre letrave rishfaqet mjaft e kompletuar. Në anën tjetër, vëmendja është bartur tek përjetimi real i dashurisë e shprehur më qartë në Letrën nr. 30: “Unë nuk e di, me çfarë të mburrem: me bukurinë tënde të çmendur, apo me çmendurinë tënde të puthshme, çmenduri veçane me një rrotullim sysh të mbushur plot verë”. Ky fragment mjaftueshëm e shtjellon botëkuptimin psikologjik mbi krizën e ngujimit, ku përmes dashurisë është evituar frika, pasi vëmendja është fokusuar në dromca erotike, nëpërmes të të cilave fuqizohet edhe më tej motivi mbi dashurinë, qoftë edhe vetëm si metaforë, kjo prozë poetike është realizim i shkëlqyeshëm.

Sado imagjinare, letrat rrëfejnë të vërtetën shpirtërore ndodhur në rreth të mbyllur dhe në një krizë të madhe sociale. Pra, nga kjo gjendje e pafrymë mund të dal vetëm imagjinata e shkrimtarit i cili di të menaxhojë me kohën duke e shndërruar në vlera dashurie.

Nga kjo shihet se autori, gjithmonë e gjithëherë ka gjetur pikënisje për të zhvilluar idenë e përgjithshme, dhe këto letra, aq sa janë shkruar thjeshtësisht po aq thellësisht e fuqizojnë motivin mbi dashurinë duke materializuar edhe kuptimin e rastësisë së qëllimshme. Në anën tjetër, për aq sa e njoh krijimtarinë e Remzi Limanit, ai pra, asgjë nuk ia lë rastësisë në të shkruar, pra, as në kohë pandemie. Çdo fjalë e shqiptuar dhe çdo shkronjë e shkruar përmbajnë mesazh mëvete. Pra, kur këto mesazhe në fokus kanë dashurinë, atëherë interpretohen duke e përjetuar përherë dritën e përspektivës dhe gjallërisë.

PRANIMI I PROCESIT TË NGUJIMIT

Në rrethana të karantimit, qëllimi është për ta pranuar procesin e ngujimit dhe për të mos rënë në grackën e çrregullimeve depresive, atë duhet sa më parë ta kuptojmë, “rolin e mbylljes”, sepse, “të ngujuarit bëhët pjesëmarrje në luftimin e së keqes”, kurse e keqja do ta zbehte mendimin e shëndoshë dhe do të ndikonte në imunitetin shëndetësor dhe dorëzimi do të ishte fatal. Trajtimi i një teme filozofike që ka edhe aspekte psikologjike – por më shumë dashuri të shprehur është afinitet i shkrimtarit, është gjetje ideale për ta fisnikëruar mendimin krijues, veçmas për të kuptuar rëndësinë e mbylljes…

Ky mendim meditativ, ka synim për të frenuar të keqen për të mos hyrë në mendjen e individit. Lufta për ruajtjen e shëndetit mendor është një aspiratë krijuese e cila ka të bëjë me vetëkontrollin emocional për të dalë sa më shëndetshëm, duke i flakur pasojat e mundshme nga ngujimi i detyrueshëm, ngujim të cilin e kërkonte Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dihet pra, se në nivelin botërorë, kjo organizatë dhe as qeveritë e shteteve më të zhvilluara nuk kishin arritur për ta parapërgatitur shoqërinë për ngujimin që i priste. Prandaj, në masë të caktuar, kjo gjendje misterioze ka ndikuar në shëndetin psikik dhe shfaqjeve të probleme psikologjike të mbarë shoqërisë. Ndaj, kjo gjendje, pa dyshim ishte mision i autorit të këtij libri, i cili tjerrte kohën duke shkruar letra nga karantina, për tua qartësuar edhe të tjerëve se jeta duhej vazhduar. Pra, qëllimi fisnik i autorit duket të ketë qenë përpejekja për të dalë sa më shëndetshëm nga izolimi, pasi shëndeti mendor është primar për shoqërinë njerëzore, i cili bashkë me atë fizik janë të domosdoshëm për t’iu rikthyer jetës normale.

Rrethi abstratk mund të ndikoj në gjendjen e shëndetit mendor, në psikiken e njeriut, atëherë kur të ngujuarit përjetojnë ndjenjën e së keqes, veçmas kur morti mbretron mbi qytet dhe në anën tjetër mediat bënin punë kuturu me informatcione kontradiktore rreth Covid-19. Pikërisht në këto rrethana, autori bënte thirrje për t’iu kthyer dashurisë dhe përmes saj të kthehet vetëbesimi i cili mund të arrihej vetëm duke imagjinuar të bukurën brenda rrethit të dritës së mendjës, që duket të ketë qenë përcaktimi më fatlum për të dalë nga trysnia e një momenti psikologjik. Tani, këto letra, në situatë karantinimi bëhën ndikues në përmirësimin e shpirtit dhe mendjes së lënduar, dhe shi për këtë, ndeshim krahasime të bukura vetëm për të tejkaluar krizën e ngujimit të detyrueshëm, duke iu shmangur rrezikut nga ndonjë çrregullim i papritur dhe për këtë autori këmbëngulë për më shumë hare, dhe këngë dashurish, të cilat e largojnë tisin e një mjegulle të zezë e ramë mbi qytetin e shtrirë mbi Dardani. Thellësia e përjetimit nëpër këto letra, është një psikoanalizë e thelluar, ose të paktën, është një njohje e thelluar e mendimit intelektual mbi etninë, zakonet dhe mentalitetin e shoqërisë. Ky mision i autorit, për t’i dhënë jetës motivin e duhur, është produkt i vetëdijes intelektuale dhe i muzës krijuese për ta futur vetëdijen në shërbim të së bukurës, të cilën autori i letrave e pikturon porsi një peizazh, sepse shkrimtari në fjalë, parësisht është artist figurativ, i cili të bukurën e nxjerrë në një kreacion artistik me një pamje gruaje plot bollëk lakmie të një hyjneshe veçane…

Së këndejmi, motivi i dashurisë dhe i së bukurës nëpër këto letra, është kompleks që determinon zhvillimin e procesit në funksion të interesit të përgjithshëm shoqëror: “Dashuria dhe bukuria janë fenomene të faktueshme dhe të pafundme në këtë kohë, ku vetëm tok së bashku, kompleksitetin e pakuptueshmërisë mund ta konvertojmë në të kuptueshmën, e cila shndërrohet në botëkuptim filozofik, emocional, psikologjik dhe social të një momenti kritik”, (Letra nr. 46). Si duket, ngujimi apo me gjuhën e mjekësisë karantinimi ka ndikuar për këtë imazh të mirë, dhe falë dashurisë për njeri – tjetrin, mund të mëkohej shpirti i njeriut. Në këso rastesh, duhej agjituar për të zgjuar ndjenjën e humanitetit për të dashurit tanë, të cilët ishin në kriza të thella, jo aq mendore sa ballafaqimi me vështirësitë që i solli Covid-19, virus ky që i sfidojë arritjet në mjekësi dhe në shkencat humane, duke mos e përjashtuar as industrinë mediatike të cilat u gjeten të papërgatitura, prandaj në një moment të tillë edhe vet autori paska dyshuar: “Tani, se sa i vjen erë politike pandemisë së Covid-19?! – unë nuk mund të konstatoj por, mund të dyshoj, se diçka nuk është në rregull – njerëzit po vdesin gjithandej botës!!!”, (shih parathënien e shkruar nga vet autori). Pavarësisht këtij dyshimi, karantinimi duhej kuptuar jo si ndëshkim, shkruan autori, por si “shpëtim dhe mirënjohje”, dhe ky falënderim është për mantelbardhët, të cilët, “natë e ditë pa përtesë bëhën kujdestarë të frymëmarrjeve tona”, (Letra nr. 46).

MENDIMI POZITIV

Në çdo kohë e në të gjitha rrethanat, njeriu duhet të ketë mendim pozitiv dhe të kërkojë zgjidhje të pranueshme e pozitive për lirinë e vetë, lirinë e shprehjes, lirinë e të menduarit dhe të progresit shoqëror. Këto qasje në forma të ndryshme i gjejmë të realizuara në prozën poetike të Remzi Limanit në librin “55 LETRA NGA KARANTINA”, një modifikim universal i nocionit dashuri dhe jetë. Përkushtime për personin e tretë të gjinisë femërore, pastaj dashuria për jetën dhe të bukurën janë vetëm disa postulate artistike e respektuese ndaj femrës, prandaj dashuria për gruan tek ky autor shoqërohet me një estetikë të shprehjes letrare e cila në mënyrën më të bukur përfaqëson gjuhën elekuente ndërthurur me elementin lirik që së bashku përfaqësojnë vlerën hyjnore, kushtuar femrës së bukur. Në këtë prozë poetike, nuk gjejmë shprehje vullgare pasi ka në fokus femrën, gjininë e bukur të cilën autori e trajton si hyjni e hyjnore. Letërsia që krijon Remzi Limani i ka specifikat e veta dhe shoqërohet nga shprehja e bukur artistike dhe materializohet si përcaktim i karakterit krijues.

Remzi Limani, jetën pa rolin e femrës e sheh të zbrazët dhe tejet të parëndësishme, ai gjininë e butë e trajton të shenjtë, ashtu siç është dhe siç duhet parë nga të gjithë dhe asnjëherë ndaras nga roli i burrit që ka në familje dhe shoqëri. Pavarësia e veprimit shihet si kërkesë e përhershme, për të shijuar secili në mënyrën e vet dashurinë me të cilën autori nuk ngopet asnjëherë, prandaj motivit për dashurinë i rikthehet duke e gdhendur artistikisht dhe në anën tjetër duke sajuar metafora të rralla dhe të papërseritshme, sepse nocioni “dashuri”, është minierë me minerale të kristalta dhe sa më thellë futesh nën dhé, kristalet dalin më figurative ashtu sikurse vetë autori sa më thellë që është futur në pellgun e dashurisë, aq më shumë ka nxjerrë metafora të papërseritshme në vargun letrar estetikisht i emancipuar.

Letrat, janë qasje meditative ku do të shfaqet mendim i fuqishëm artistik, i realizuar si qasje e re për dashurinë. Ky afinitet krijues dëshmohet në “55 LETRA NGA KARANTINA”, libër i një kohe ndryshe, kushtuar një shoqërie të mbyllur në mënyrë të dhunshme e cila të vetmën liri absolute gjatë ngujimit e kishte dashurinë si artin më të hyjnishëm për të shpëtuar ndaj një kohe të vrarë… “Ndaj, dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për njeriun dhe qasjen e tij ndaj vetvetes dhe jetës”, e sipas autorit, dashuria “bazohet tek afria dhe dobia shpirtërore, për ta kuptuar rëndësinë e të qenurit njeri i dashur”, (Letra nr. 47), si përkujdesje shëmbëllyese ndaj dashurisë pa të cilën jeta, veçmas ajo në karantinë do të ishte e pakuptimtë.

MERITAT I TAKOJNË FEMRËS

Atëherë kur dashuria hyjnore i atribuohet të bukurës kjo është madhështore, është vlerë humane, është respekti më i lartë, është përkulja para këmbëve të saj, një bashkëdyzim lirik e epik, për të krijuar erotikën si vlerë moralizuese të shoqërisë, para së cilës kanë dështuar dhe përfunduar të gjitha mbretëritë dhe perënditë. Pra, është përpjekje për ta mundur urrejtjen me nocionin e dashurisë, të cilën autori e trajton si hyjnore, dhe në mënyrë hipotetike konsideron se njeriu nuk mund ta kultivojë e shijoj jetën pa dashuri, prandaj edhe dashuria është diçka e pazëvendësueshme e cila duhet shijuar në rastin që ipet mundësia: “Nëpër udhëkryqet ku takohen fuqitë e urrejtjes dhe të dashurisë hyjnore, ku lindë hidhërimi dhe kënga kushtuar të pashpjegueshmës, sepse, e pashpjegueshmja lindë nga dashuria, si fjalë dhe si zjarrë, si lutje dhe si vajë i shndërruar në këngë, që shpërthen nga fuqia hyjnore e një forme të përsosur të pashpjegueshmërisë së dashurisë, si bazament mbi të cilin ndërtohet lumturia dhe rritja shpirtërore në shërbim të dashurisë”, (Letra nr. 48). Këto epitete mund të gërshetohen vetëm mbi nocionin “dashuri”, dhe askund tjetër, prandaj edhe Njeriu Ynë, nuk mund të bëjë botë të përsosur, as nuk mund të krijoj dashuri hyjnore, por sjellje njerëzore dhe mendim pozitiv.

Nëse shoqëria dëshiron, dhe ka synim të ec përpara, duhet të zhveshet nga botkuptimet primitive që shfaqen nëpër disa skena kulturore pa u zhveshur nga provincializmi. Pra, shtjellimet e vërteta artistike dhe kultura janë letërnjoftim i individit dhe kohës së tij. Të gjitha këto virtyte sipas autorit “lulëzojnë nga shkëndijat e zjarrta, dalë nga gjokset e një femre që të rrëmben me fuqinë e saj hyjnore”, (Letra nr. 48). Sipas kësaj, njeriu duhet gjetur mënyrën për të shijuar jetën, sepse një jetë pa dashuri është si një pemë që nuk jep fruta. Nga kjo që tham, gjithmonë duke patur parasysh atë që ka shkruar autori në këto letra, vazhdimisht duhet imagjinuar të bukurën, nëse dëshirojmë të kalojmë murin e mjegullave, murin e urrejtjes, të smirës dhe zilisë për të dashuruar dhe për të qenë të dashur. Kjo arrihet duke stimuluar imagjinatën për të dashur të preferuarën tonë… Kjo fuqi magjike le të pushtojë shpirtin e secilit mashkull nëse dëshirojmë të mos i lëmë vend djallit të përfshijë trupin tonë.

EPILOGU

Sigurisht, pas këtij ngujimi, do të vijnë edhe letra të tjera të imagjinuara të cilat nuk gjenden në këtë tekst. Pra, do të rrëfehen edhe kohët pas daljes nga karantina dhe izolimi. Epilogu i këtyre letrave kishte qëllim për të kapërcyer mbi të keqen e kohës dhe për të rindezë muzën krijuese. Ndaj, pse të mos kemi libra të tjerë të kësaj natyre…

*Shkrimi është botuar në parathënie të librit si “fjala e redaktorit”, faqe 4-11.

Prishtinë, 23 janar 2022.

“Lidhja Kosovare”, një organizatë politike që nuk duhet harruar kurrë 1949 – 1999

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami-XHAKJA 

Në aspektin shkencor historik Komiteti i Kosovës (1918-1943) dhe Lidhja Kosovare (1949-1999) është dashur për t` i spajeguar para opinionit botëror nepër Kongreset e Federatës Evropiane të Kombësive të robëruara tri gjëra: Pranimin e krishtërizmit nga Iliro Arbanasët në shekullin e Parë të Erës Re; nga Kosova nuk ka pasë dyndje të serbëve më 1690 dhe Lufta Ballkanike ishte imperialiste. 

Kam botuar libër për KOMITETI MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS, Prishtinë 2004 në 518 faqe. Libri monografik i Dr Riza Sadikut, LIDHJA KOSOVARE,Ptishtinë 2007, f. 486 faqe, mbyllet mozaiku i dy organizatave patriotike shqiptare, lidhur me Kosovën si pjesë e pashmagëshme e Shqipërisë Etnike. Tani shtrohet pyetja, më tepër ka kryer punë Komiteti i Kosovës 1918-1943, apo Lidhja Kosovare 1949-1999. Të përgjigjesh në këtë pyetje pa u mbështet në kritikën e filozofisë së histirisë, do të ishte një gabim i pafalshëm, sa që më mirë do të ishte mos të shtrohet kjo detyrë fare se sa që të prpvoish për t` i kredituar merita cilës do, por jo të dya së bashku. E vërteta, të dy organizatat kanë punuar në kohëra të ndryshme, por  objekt dhe subjekt interesimi e kishin një çështje: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Së këndejmi siç patën drejtues dhe kohë të ndryshme, organizata Komiteti i Kosovës, me seli në Shkodër, ishte organizator i Kryengritjës Nacional Çlirimtare të viseve shqiptare si: Kosova, Ilirida dhe Sanxhaku i Pazarit Ri. Ajo luftë përfundoi me humbje njerëzish dhe jo çlirim të trevave për të cilat Azem Bejtë Galica me Shotën komanduan, deri më 1924. 

Lidhja Kosovare e zhvilloi luftën në dy kahje. Së pari Lidhja Kosovare ishte luftë (1949-1999) diplomatiko politike, e pastja kaloi kur u poqën kushtet në luftë diplomatiko-politike dhe ushtrako kombëtare. Kjo e dyta, në saje të organizatave tjera patriotike-ushtrake LPK-UÇK, arrijti për ta çliruar Kosovën dhe për ta krijuar një kapital të dlirë kombëtar në Iliridë dhe Luginë të Preshevës Kreshnike. Disi çështja e Sanxhkaut Pazarit Ri ka mbetë temë politike dhe e shkrimeve faktografike, me sens pak sa rreligjioz. 

Pse e patën këtë fat të zi të luftojmë dy shekuj dhe prap të ndarë nuk jemi vetëm ne fajtor 

Bje fjala, në kohën e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit ishim një front i tërë. Por u denuam si të ishim fajtorët më të mëdhenjë për çdo tragjedi në Evropën e përgjakur. Atëbotë (1878-1886) bërëm luftë politiko ushtarke dhe patëm për armik: Osamnlinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë, po patëm armik edhe nga Evropa, sidomos  pati mercenarë që luftuan në anën e Serbisë, Malit Zi dhe Greqisë nga: Anglia nja 28 oficerë; nga Franca 189 oficerë, të gjithë në sherbim të ushtrisë serbe dhe ishin kreator të KREMATORIUMIT ndaj lokaliteteve shqiptare të Sanxhakut Nishit; nga Franca në sherbim të ushtrisë Malazeze ishin 21 oficerë mercenarë, të gjithë paguheshin nga Rusia.  Në këtë luftë pati edhe austriak dhe gjerman, italian dhe zvicran në numër 152 persona. Nga Rusia cariste ishin si instruktor në ushtrinë serbiane 419 oficerë me 13 popa. 

Tërë kësaj tragjedie i ka parapri Marrëveshja sekrete Austro Hungari –Rusi më 15 janar në Budapesht. Me këtë marrëveshje Wjena obligohej për ta ndihmuar Serbinë në luftë kundër shqiptarëve, kurse Rusia obligohej për ta ndihmuar Bullgarinë në luftë për t` iu afruar Stambollit. Këto luftëra përfunduan me Paqën e Shen Stefanit, por kulmi arrit në Kongresin e Berlinit më 13 korrik 1878. Pikërisht në Berlin filloi tragjedia e jonë e coptimit të tokave të marr pozicion sa që fqinjët me padurim e pritnin ndonjë luftë për të grabitë treva shqiptare. E turku ishte dorëlirë! 

       Lufta Ballkanike dhe Çështja shqiptare tetor-nëntor 1912 

Lufta Ballkanike ishte tragjedi i radhës. Më 20 tetor 1912 me një lirë ari në tregjet e Vilajetit Kosovës blehshin 82 fesa. Një muaj më vonë 82 liraari kushtonte një fes. Ky fenomen vinte për faktin se ushtritë okupatore kend e gjenin me PLIS e pushkatonin, kend e gjenin me fes nuk e vranin. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte kundër PLISIT, kundër Kombit shqiptar. Në këtë luftë kanë marrë pjesë 614 oficerë evropian. Bile në luftën e Kumanovës ka komanduar një oficer gjerman. 

Gjatë viteve 1912-1914 nga trojet shqiptare 395 anije EVROPIANE kanë bartë shqiptarë në Anadoll. Edhe në linjat hekurudhore shqiptarët janë trasportuar në Anadolli pa pagesë. Ndersa deri në vitin 1914 të gjitha gjamitë janë shndërruar në shtalla të kuajëve. 

             Në Luftën e Parë Botërore 1914-1918 e tutje 

Gjatë luftës Parë Botërore Çështja e Kosovës nuk ishte zgjidhë drejtë, për faktin se një pjesë e okupoi Bullgaria, pjesën më të madhe e okupoi Austro Hungaria. Kjo e fundit, kur e vrejtë se paria politike shqiptare në Elbasan e kishte ftuar Kongresin e bashkimit, (për dallim nga Kongresi i Trieshtës dhe ai i Krujës ku pati përçarëje të tmerrshme rreligjioze dhe ideologjike ndërshqiptare) atë e ndaloi me “faktin” se nuk mund të tubohet askush, sepse krahinën e ka përfshi tifusi” (Trollman nga Shkodra). 

Ndërsa Lidhja Kosovare nga themelimi e ka pasë një MISION të shenjët, që në viset e okupuara nga jugosllavia mos të lejohet lufta qytetare në mes shqiptarëve, me baza politike apo rreligjioze. Programi themeltar e kësaj organizata ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë Bregdetare. 

Lidhja Kosovare i ka rrënjët në luftën kombëtare për mbrojtjën e viseve etnike shqiptare më 1944/45. Në atë luftë Lidhja Kosovare në shembullin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit 1878-1886 provoi për t` i dalë në ball mbrojtjës së Shqipërisë Etnike. Në lidhje me këtë në Gjimazin “SAMI FRASHËRI” në Prishtinë do të thelelohet organizata për mbrojtjën kombëtare të Kosovës, në tetor 1944). Organizatën e themeluan idealistët dhe partiotët shqiptarë, e shkatrruan karieristët dhe injorantët, ndërsa e ruajtën si kujtesë vetëm dokumentet që kanë mbetë nepër arkiva private dhe shtetërore, por që një kohë të gjatë nga komunistët janë injoruar qëllimisht. 

              Çka shkruante Mosha Piade më 1954 

Lidhja Kosovare ka qenë organizata prej së cilës janë friguar Beogrdi dhe Tirana zyrtare. Me shqiptarët e Kosovës nuk është lojë e lehtë, shkuante Mosha Piade më 1954. Sa  më parë që ua pranojmë REPUBLIKËN, aq më shumë do ta forcojmë fedreatën jugosllave. Shqiptarët e Jugosllavisë janë kryengritës. Shqiptarët,  po bëhemi sikur nuk i njohim.  Por ju them se ky popull nën pushtetin tonë nuk i jep pesë pare për asnjë lloj ideologjie, sepse synim kryesor e ka bashkimin e jo rregjimin ideologjik. Ky popull duhet të respektohet , se për ndryshe nuk do të ketë forcë me i ndalë në rreshtimin e tyre për Republikë në të ardhmën. Shiqone historinë e tyre . Janë elitë msjetare, janë elitë më 1878,më 1918, më 1945. Tash nepër Evropë dhe SHBA profesor Luan Gashi është në gjendje ta dridhë Evropën dhe Rusinë sepse i duan hebrenjët kudo, sepse janë të bindur se janë në rrugë të drejtë, gjithnjë duke u bazuar në traditë. E ky popull për 500 vjet nën osmanlinë, ju them në këtë Plenum të LKJ-ës, që për opinion është i mbylluar, i kanë organizuar pa problem 54 kruengritje antiturke, edhe pse ishin me shumicë apsolute po të atij rreligjioni që e kishte okupatori. Ky popull tani nuk ka dituri shkollore, por do vjen dita që do ta ketë arsimimin. Atëherë, ta dini se fillon rrokullisja e Jugosllavisë, nëse nuk ua pranojmë një kërkesë të vetme-Republikën. Kjo për faktin se janë kah mendojnë se Republika zgjidhë çdo gjë. Madje më kanë thënë: “Ne jemi popull më të emnacipuar se sa Maqedonët, Serbët, Malazezët dhe Boshnjakët. E ata kanë republika, e ne jo. Jo vetëm kaq, në numër jemi populli i tretë në Jugosllavi. Me të drejta shtetëformuese, nuk jemi askund. Kjo gjendje nuk durohet dot, edhe për faktin se po na detyrojnë të shpërngulemi në Turqi, me të cilin shtet nuk na lidhë asgjë esenciale. Pra, mos mëndoni komunitë të nderuar, se po ju yshti t` ua ndaloni shkollimin shqiptarëve, pasi që si të shkolluar do t` i rrisin kërkesat, sikurse ka vepruar Jugosllavia mbretërore. Përkundrazi, neve shqiptari na duhet si intelektual e jo si analfabet, dhe sharragji, si dëshiron dikush. Pra shpëtimi  i shtetit tonë është nëse ua pranojmë republikën që e kanë në qendër  të mendimit. Kjo nuk do të thot se vetëm në këtë segment na kundershtojnë shqiptarët, por mos të mendojmë se nuk kemi kundershtarë edhe te popujt shtetëformues. 

 E shqiptarët e Kosovës, tani nuk kanë bajraktar, e më të fortit janë kur nuk kanë bajraktarë. Tani për tani shqiptarët, janë në luftë të dyfisht: Mos me u shpërmgulë në Turqi dhe me krijuar mësues, të cilët do ta zhvillojnë ndienjen e kolektivitetit kombëtar me moton: ai që flet shqip, është shqiptar dhe duhet t` i takojë Shqiptarisë.E mos harroni realitetin francez, se kur të ngritën në arsimim shqiptarët,  e të kanë mësues e porfesorë, pushka  e tyre do të gjëmojë deri në Kapitol Hill. 

Po e di se çka më ka thënë Fadil Hoxha më 1945 në Beogrd. Ai tani është strukur nga një Shtab që e heton në çdo hap,  e Shtabin e drejton Aleksander Rankovjiqi. Ky shtab ia ka caktuar për detyrë Moma Markoviqit në Kosovë, dhe, Lazar Kolishevskit në Maqedoni, që të largojnë sa më shumë shqiptar në Anadoll. E pse në Anadoll është histori e hidhur jo vetëm për ta, por edhe për popujt e Ballkanit, sepse shqiptarët janë AUTOKTON. Po tani po shkojnë disa në Turqi, por ajka po mbetet dhe zor se do të largohet nga vatrat e veta,  sepse shqiptari  është i lidhur me dheun e vet si mishi e thoni. E në lidhje me këtë, në një bisedë të gjatë me Millovan Gjillasin kemi pas biseduar se si janë kurdisë palnet në fund të vitit 1944, për më e ndarë  Kosovën. Këtë ndarëje sikurse Sanxhakun e kanë pas vizatuar Rankoviqi dhe Gjillasi së bashku, pa prezencën e asnjë forumi. Kush e pengoi atë plan të padrejtë e dinë ata që ishte Miladini ai, që iu kundervu Gjillasit në Kabinet më 19 shkurt 1945. Me Miladinin ishte edhe Fadil Hoxha. Të dy antifashistët kishin ardhur në Beograd për t` u takur me Titon për “Vojna upravën” (pushtetin ushtrak) që e kishte vëndosë Tito më 8 shkurt 1945. Mendoni tash si të deni, por Miladini u vra më 13 mars 1945. Kurse Fadili u projektua të dërgohet ambasador në Turqi, ose Poloni.  

Tani as Gjillasi e as Miladini njuk janë në lëvizje. Njeri nuk është gjallë (Miladini), tjetri (Gjilasi) është në burg për tardhti ndsaj rrugës socilsite. Por, tani (1954) nuk besoi se Gjoka Pajkoviqi, si Sekretar i LKJ për Ksomet do të ketë aftësi që ta mund Fadil Hoxhën, sepse Fadili është një shqiptar me personalitet të dyfisht: si jahudi në politikë dhe një shqiptarë i patundur i sektit BEKTASHI, që i miton vllazërit Frashëri. E duhet të mendojmë në këtë Plenum të mbylluar të LKJ për opinion, se nuk jipet ati për një gomar. Ju serbët, ju them drejtë për drejtë,  pra duhet të mednoni se mjaftë i keni tkurrë shqiptarët, se i pari i kryengritjës suej (Karagjorgji) ishte shqiptar me origjinë, dhe këtë ua ka treguar Dimtrije Tucoviqi. Dhe fitimi i 714 katundeve dhe 6 qytetece të Sanxhakut Nishit më 1877, është një mbushje e kupës dhe aty është dashtë me u ndalë.” (Shkrimi ka mbetë në zyrën e Millovan Gjillasit për dy vite dhe është arkivuar në fondin e KQ LKJ me shifër M.Piade. Za Aranute Jugosllavije 1954/5 god).   

Çka botova më 1985-1995 

Për Lidhjen Kosovare kam shkruar disa herë, sidomos për kontributin e saj në nderkombtarizimin e çështjes shqiptare në botë ,sepse kjo organizatë ishte antare e denjë e Bashkimit Federalist  të Grupeve  Etnike Evropiana.  Lidhja Kosovare themelohet në prill të vitit 1949 nga partiotët:Luan Gashi, Hafez Jusuf Azemi, Ing Adem Gllavica, prof Ibrahim Kelmendi, Prof Hysen Hoxha, Abdyl Henci, ing Ejup Binaku, Prof Rexhep Mitrovica etj. Lidhja Kosovare e arrin antarësimin e plotë në Kongresin e BFGEE. Në Balzano (Itali) më 1 dhejtor 1956. Organizatë e përfaqson gazetari i BBC Alfred Andoni sepse përfaqsuesit tjerë nuk kishin leje të lëvizjës si azilantë politik. Sidomos fjalimi i Mustfa Gjirakut në Kongres ishte historik sepse me fakte zbuloi padrejtësitë e Fuqive Evropiane ndaj shqiptarëve  dhe tokave të tyre, të cilat me tendencë i ndanë në pesë copa. Fjalimin  e tij e ka botura “BESA” që botohej në Stamboll. Në tubim Kryetari Konti Matushka dhe Sekretari Pavel Skadegard treguan se e kanë vizituar Jugosllavinë, se nga atje siellin informata shqetësuese për pozitën e shqiptarëve. 

Këto fakte i siellnin shkrimet e mia për Lidhjen Kosovare, e cia ishte një zëdhënse në botën e lirë. Në fakt Lidhja Kosovare ishte një organizatë politike e tipit konzeativ republikan me sygjerim që shoqëria shqiptare “mbështetjën ta ketë në Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuar të Amerikës”. 

KONGRESET E BFGEE janë mbajtur po thuej se për çdo vit. Nga viti 1949. 

Kongresi i Parë u mbjatë më 19-20 Nëntor 1949 në Versaj (Francë); 

Kongresi i Dytë u mbajtë më 1-7  1950 në Loverden (Holandë); 

Kongresi i Tretë u mbajtë më 8-10 qershor 1951 në Kopenhagë (Danimarkë); 

Kongresi i Katërt u mbajtë më 21-23 maj 1954 në Manster (Gjermani); 

Kongresi i Pestë u mbjtë më 5-7 mj 1955 në Lardif ( Vells); 

Kongresi i Gjashtë u mbajtë më 17-20 maj 1956 në Fekers (Austri); 

Kongresi i Shtatë u mbajtë më 6-8 qershor 1957 në Westerlland (Gjermani); 

Kongresi i Tetë u mbjatë më 25-26 qershor 1958 në Insbruk (Austri); 

Kongresi i Nëntë u mbajtë më 23-26 korrik 1959 në Ahen (Gjermani); 

Kongresi i Dhjetë u mbajtë më 4-6  qershor 1960 Zuoiz (Zvicer); 

Kongresi i Njëmbdhjetë u mbajt më  25-28 maj 1961 në Bruger (Belgjikë); 

Kongresi i Dymbdhjetë u mbajtë më 30 dhe 31 janar -2 shkurt 1962 në Feusburg (Gjermani); 

Kongresi i Trembdhjetë u mbajtë më 16-18 maj 1963 në Asota (Itali); 

Kongresi i Katrembdhjetë u mbajtë më 1-14 qershor 1964 në Augsburg (Gjermani); 

Kongresi i Pesumbdhjetë u mbajtë më 10-12 qershor 1965 në Levarden (Holandë); 

Kongresi i Gjashtumbdhjetë u mbajtë më 1-4 prill 1966 në Goricë (Itali); 

Kongresi i Shtaumbdhjetë u mbajtë më 22 maj 1967 në Abenra ( Danimarkë); 

Kongresi i Tetumbdhjetë u mbajtë më 12-15 shtator 1968 në Linc (Austri); 

Kongresi i Nëntumbdhjetë u mbajtë më 15-18 maj 1969 në Kolmar (Francë); 

Kongresi i Njëzetë u mbajtë më 6-9 maj 1970 në Antenstad (Austri); 

Kongresi i Njëzetë e një u mbajtë më 19-22 maj 1971 në Karlstrad ( Suedi); 

Më 8-11 maj 1972 u mbajtë një konsultë në Jerplund (Gjermani);  

Më 7-10 shtator 1972 u mbajtë konsulta vijuese në Travisino (Itali). Këto konsulta ishin të nevojshme për specifikimin e çështjes Nacionalitet dhe minoritet nepër Evropë. 

Kongresi i Njzet e dy u mbajtë më 24-27 maj 1973 në Malo (Angli); 

Kongresi i Njëzetë e tre u mbajtë më 13-15 shtator 1974 në Briksen (Itali); 

Kongresi i Njëzetë e katër u mbajtë më 12-14 shtator 1975 Kopenhagë (Danimarkë); 

Kongresi i Njëzetë e pesë u mbajtë më 23-25 shtator 1977 në Fisenkopel (Austri); 

Kongresi i Njëzetë e gjashtë u mbajtë më6-8 tetor 1978 në Luksemaburg 

Nga ky Kongres do t` i dërgohet Letër publike Josip Broz Titos me këtë përmbajtje: 

Kryetarit të Republikës Federative të Jugosllavisë J. B. Tito, Beograd 

Në Kongresin e vet të mbajtur në Luksemburg  prej 6-8 Tetor 1978 GFEE edhe një herë u muar me situatën e Shqiptarëve në Jugosllavi. Lidhur me këtë, Kongresi me rezolutën e arritur në fund të debatit konkuldoi: 

“Me keqardhje dënon keqtrajtimin dhe shtypjën e drejtuar kundër shqiptarëve të Jugosllavisë; 

Përkrah perpiekjet e qeta të Kosovarëve, për të gëzuar të drejtat elemntare të njeriut ngjajshëm me qytetarët e tjerë të Jugosllavisë, dhe 

Nenvizon në këtë kontekst se Jugosllavia është njëra nga nënshkruest e Aktit Final të Helsinkut prej 1 gushtit 1975. 

Kongresi me keqardhje nënvizon faktin se të gjitha letrat nga FUEN në lidhje me këtë çështje drejtuar autoriteteve Jugosllave kanë mbetur pa përgjigje, duke filluar me kërkesat (pyetjet) e vitit 1973, drejtuar Gjyqit të Qarkut në Shkup lidhur me denimet kundër dy shqiptarëve pas kthimit të tyre në Kosovë pasi që morrën pjesë në Kongresin e FEUN-it në vitin 1972, të mbajtur në Karlstad të Suedisë, të përciellur me letrat drejtuar juve me datë 3 maj 1976, 30 Nëntor 1976 dhe 10 tetor 1977, lidhur me denimet e lartpërmendura si dhe denimet kundër numri të Shqiptarëve të tjerë të Jugosllavisë (denuar pa fakte më denime drakonike deri në 15 vjetë burg të rëndë në Kosovë më 1975. Shembulli i denimit të Adem Demaçit për herë të tretë ishte sakndaloz. Kjo për faktin se u sollën gjykatës nga Prizreni sepse asnjë gjykatës në Prishtinë, nuk pranoi për ta gjykauar procesin”. ). 

FUEN-i nepërmjet kësaj letre përseritë KËRKESËN për të marrë informatat e kërkuara, në mënyrë  edhe Sekretarit të Përgjithshëm  të Organizatës të Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Amnesty Internacional do të jetë e informuar”. 

Me respekt, Senatori Dr Karl Mitterdorfer, kryetar        Sekretari i Përgjithshëm Olav Meinhardi* 

*(Shiqo: Dr Riza Sadiku, Lidhja Kosovare 1949-1999, Prishtinë 2007, f. 109). 

Deri sa qarqet titiste po heshtin para këtyre akuzave të faktura me informata shtesë, agjentuarat e Sekretariatit Punëve të Brendëshme sajonin letra falso për të krijuar: “fakte” për denime të tjera të radhës’. Lidhur me këtë, rinia patriotike shqiptare, sidomos e Unverzitetit Prishtinës, do të shpërthej në demonstrata të fuqishme kombëtare, duke kërkuar Republikë dhe barazai me njësitet tjera, të federatës Jugosllave.   

Kongresi i Njëzetë e shtatë u mbajtë më 14-16 shtator 1979 në Arberna (Danimarkë); 

Kongresi i Njëzetë e tetë u mbajtë më 5-7 shtator 1980 në Diselldorf (Gjermani); 

Emrues i përbashkët i dy kongreseve ishte lufta për njohjen e opinionit botëror me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, krejt me baza politike të drejta, që Kosova të avansohet në Republikë Federative, e jo të jetë pjesë e unitarizmit serbian. 

                                 Pas vdekjës së J. B. Titos 

Pas vitit 1980 në Jugosllavi do të lakuriqohen dy vija të kunderta në luftë për pushtet. Vija e parë ishte ajo ushtrake e drejtuar nga Nikolla Lubiçiq. Ky gjeneral kishte rreshtuar që Serbia: “duhet ta marrë pushtetin në drejtim të ndertimit të mëtejmë të perandorisë Jugosllave”. Pra, në shiqim të parë sikur nuk merrej me çështjen e Kosovës fare.  Por,me kohë, aty kah maji i vitit 1985 këtij Gjenerali do t` i bashkohet edhe Akademia serbiane si dhe Kisha në përgjithësi. Orinetimi i tij për ta marrë pushtetin ishte i koncnetruar në politikën se: ‘popujtë tjerë e akuzonin serbinë si republikë që po i shtypë popujtë federalistë, e mbi të gjitha shqiptarët”. Kjo bandë ushtrake me N. Lubiçiqin në krye, në vijim do ta sajojjë programin se: “ Serbia është e shtypur nga të tjerët, prandaj në rend të parë Beogradi duhet t` ua suprimoi autoniminë dy krahinave, në rend të parë Kosovës, e më tutje duhet treguar dhëmbët edhe republikave separatiste si Sllovenia dhe Kroacia”. 

              Shkatrrimi i Jugosllavisë ishte përfundim logjik i padrejtësive brenda saj 

Mbi këto orinetime do të vjen deri te shkatrrimi i Jugosllavisë gjatë viteve 1989-1991. Pas ndarjës së republikave do të themelohet Jugosllavia e Tretë, ngjajshëm  sikurse Rajhu i Tretë Gjerman. 

Vija e dytë e luftës për pushtet ishte ajo e drejtuar nga Stane Dollanc. Ky politikan ishte në cilsinë e MPB dhe aspironte si ish sekretar i LKJ që ta merr drejtimin e pushtetit, por orientimet e tij mbetën vetëm ide boshe, sepse Sllovenia ishte për ndarje nga Jugosllavia e jo për vazhdim të pushtetit të RSFJ-ës, ku dominonte në të gjitha fushat Republika e Serbisë. Pra, ishte bombë e kurdisur me sahat shkrimi i lexuar më 15 maj 1985 në simpoziumin ndërkombëtar me titull “Opracionet përfudimtare të çlirimit të Jugoslavisë tetor-nëntor 1944” mbajtur në Beograd, 

Kongresi i Njëzetë e nëntë i FK EE, u mbajtë më 26-28 prill 1982 në Strasburg (Francë); 

Kongresi i Tridhjetë u mbajtë më 13-14 maj 1983 në Brisell ( Belgjikë); 

Kongresi i Tridhjetë e një u mbajtë më 2-4 tetor 1987 në Flensburg (Gjermani); 

Kongresi i Tridhetë e Dytë u mbajtë më 16-18 shtator 1988 në Antvers (Belgjikë); 

Kongresi i Tridhjetë e tretë u mbajtë më 6-8 tetor 1989 në Briksea (Itali); 

Kongresi i Tridhjetë e katërt u mbajtë më 24-26  ? 1990 në (?) Evropian; 

Kongresi i Nacionaliteteve Evropiane u mbajtë më 9 maj 1991 në Budapeshtë (Hungari) dhe Minhen (Gjermani).      

                                         PROGRAMI I LIDHJËS KOSOVARE 

                                       Karta e parimeve të Lidhjës Kosovare 

1.Kidhja Kosovare asht nji lëvizje e gjanë që kërkon me i bashkue Kosovarët në mërgim dhe me i bashkërendue përpiekjet e tyne për me mbrojtë të drejtat kombëtare të Kosovës. 

  1. Qëllimi i Lidhjes Kosovare asht me i dhanë zemër qindrsës së grumbullit ethnik Shqiptar në Jugosllavi për me mbrojtë të drejtat e veta kundër shtypjevet të autoritetevet Jugosllave.
  2. Lidhja Kosovare do të kërkojë që të gjithë Shqiptarëvet në Jugosllavi (do me thanë Krahina autonome e Kosovës, krahinat shqiptare të Maqedhonisë, Krahinat Shqiptare të Malit Zi dhe Krahinat Shqiptare të ngjituna Republikës së Sërbisë, të mbledhuna të gjitha së bashku), t` u njihet e drejta e fromimit të njij administrate autonome në një shkallë të barabartë me kombësitë tjera, simbas kushtetutës së Shtetit Federativ Jugosllav.

4.Lidhja Kosovare do të kërkojë që njij bashkim të këtillë të të gjithë Shqiptarëvet në Jugosllavi t` i njihet e drejta e vetëvendosjes së popujve, simbas parimeve të shpallun me Kartën e Atallantikut dhe të pranuem prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

5.Lidhja Kosovare fton çdo Kosovar, Shqiptar në Jugosllavi, të marri pjesë në përpiekjet e saja për arritjen e këtyne qëllimeve. (Pranue nji zani bga Kongresi i Parë Botnuer i Lkidhjës Kosovare,mbledhun në Chicago , të Amerikës, më 24 nëndorit 1973). 

                                                  Rezoluta e Kongresit 

Kongresi i parë botnuer i Lidhjës Kosovare, mbledhë në Chicago t` Amerikës, më 24 e 25 të nëndorit 1973. 

Mabsi shqyrtoi gjendjen e Kosovës në përgjithësi, punët e kryeme nga Lidhja Kosovare dhe veprimet e ardhëshme, vendosi: 

1.Të ndiçet me kujdes çdo zhvillim i gjendjes së mbrendshme të Jugosllavisë. 

  1. Të vihet në dukje se autonimia, si asht sot, (për Kosovën-Hb) e mberthyeme republikës serbe dhe e ndame nga krahiant tjera Shqiptare që gjinden pa liri, pa autonimi, në republikat e Maqdone dhe Malazeze, përmban nji tjetër coptim të ma se dy miljon Shqiptarvet që janë shkëputë nga kombi  tyne 60 vjet më parë.
  2. Të theksohet se me fjalën KOSOVË  nuk quajmë vetëm fushën e Kosovës, por përmbeldhim edhe pjesën Shqiptare të Maqedhonisë, Rrafshin e Dukagjinit si dhe krahinat Shqiptare të përpime prej Malit Zi me qytetet bregdaetare të Ulqinit e të Tivarit.
  3. T` i njohtohet Botës mbarë padrejtësija e Konferencës së Londrës, e cila më 22 marsit 1913, vendosi t` a ndajë përgjysmë tokën shqiptare, pa pyetë banorët Shqiptarë, t` asajë krahine, bile tue shkue kunder vullnetit të tyne dhe tue mos përfillë luftat e tyne për liri, për vetësundim dhe plotëni kombëtare.

5.Të caktohet ky mot si “Vjet Zie Kombëtare” , për të kujtue gjashtëdhjetëvejtirn e cungimit të Shqipnisë, të padrejtësisë ma të madhe që asht krye në Evropë. 

  1. Të njohtohet Bota, se imperializmi nuk ka ekzsitue vetëm në Afrikë dhe në Azi, por ka ekzistue ende sod mu në zemër të Europës siç asht rasti i ma shumë se DY miljon Shqiptarëvet ndien (Nën-Hb) sundimin e Jugosllavisë dhe ndien (ndën-HB) sundimin e Greqisë.

7.T` u kujtohet Shqiptarve ndën Jugosllavinë dhe të gjithë Shqiptarëvet në Botë se të drejtat t` ona duhet t` i fitojmë na vet me qendresen t`onë, me punën t`onë, me sakrificat t` ona, me përpiekjen t` onë të vazhdueshme, dhe Zoti ka për të na ndihmue. 

STATUTI I LIDJES KOSOVARE 

(Botohet në prag të 110 vjetrit të Konferencës Londrës, dhe 50 vjetorit të Kongresit Parë Botëror të Lidhjës Kosovare.Prandaj , Kombi shqiptar duhet të shpallë vitin 2023 VIT ZIE sepse më 1913 Konferenca e Londrës e përgjysmoi tokën shqiptare në pesë copa, me gërsherë dhe në interes të Fallangës Krishtere ballkanike). 

Lidhja Kosovare asht emni që i ipet lëvizjes së lindun në tokën Shqiptare, në Kosovë dhe të forcueme në mërgim me veprime të gërshetuem për me iu dalun zot çashtjes Kosoavre që të fitojë të drejtat e saja, në bashkimin e të gjithë Shqiptarëvet çka merr prej Tivarit deri në Manastir, nën nji administratë Shqiptare, të drejueme në gjuhën Shqipe dhe të zonjën me e cakue ajo vetë fatin e sajë për t` ardhmën e saj. 

1.Janë anatarë të Lidhjes Kosovare, të gjithë Shqiptarët që pranojnë edhe i binden me vullnet e me ndergjegje  STATUTIT edhe PROGRAMIT të Lidhjes Kosovare. 

  1. E përkrahin Lidhjën Kosovare të gjithë Shqiptarët që duen dhe kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipni, në liri, pavarësi dhe demokraci.
  2. Lidhja Kosovare mbështet dhe rregullon veprimet e veta të mbrendëshme në parimet demokratike.
  3. Kongresi asht forumi ma i naltë i Lidhjes Kosovare, i cili mblidhet çdo katër vjet.
  4. Vendimet e marrun në Kongres do të jenë rruga e Lidhjes Kosovare dhe do të zbatohen nga organet që zgjidhen nga Kongresi.
  5. Organet e Lidhjes Kosovare janë: 

a). Komiteti Qndruer;b)  Këshilli i Gajnë;c) Degët; d) Nderlidhësit dhe përfaqsuesit. 

  1. Komiteti Qendruer, i dalun nga Kongresi, zbaton vendimet e Kongresit, simbas kushteve të tashme dhe të ardhëshme të mërgimit.
  2. Komiteti Qendruer përbahet prej gjashtëmbdhjetë vetësh, nga të cilët katër vende lihet hapit për me u plotësue në nji kohë të volitëshme me njerës që Komiteti Qendruer i sheh të përshtatshëm.
  3. Komiteti Qendruer cakton Sekretarin e Përgjithëshëm edhe përgjegjësit e Finacës, të Organizmit, të Shtypit edhe të informacionit.
  4. Komiteti Qendruer, ngarkohet nga Kongresi të caktojë Këshillin e gjanë të përbamë prej tridhetë vetash, mbasi të jetë kshillue me degët dhe me ndërlidhësit.
  5. Detyra e Këshillit të gjanë asht me ndihmue dhe këshillue Komitetin Qendruer në veprimtarinë e tij.
  6. Lidhja Koosvare ka edhe degët dhe Nënlidhësit edhe përfaqsuesit e  vet në çdo anë të botës.
  7. Aty ku ka ma shumë se pesë anatarë të Lidhjes Kosovare, mund të krijohet Dega e Lidhjes Koosvare, e cila zgjedh në gjinin e vet, kryetarin, arkëtarin dhe sekretarin.

Kryetari i Degës asht ndërlidhës me Komitetin Qendruer . Zgjedhjet në Degë do të mbahen çdo vjet.  

  1. Kongresi ngarkon Komitetin Qendruer të caktojë Ndërlidhësit dhe Përfaqsuesit, të cilët edhe i udhëzon për punën që do të bajnë.
  2. Organi zyrtar i Lidhjës Kosovare asht  “PËRPIEKJA KOSOVARE”

SHTYPI DHE INFORMATAT  

1.Lidhja Kosovare e sheh të arësyeshme t` i mbështesi parimet e vet me anën e shtypit dhe çdo trajte tjetër komunkacioni. 

2.Organi zyrtar i Lidhjes Kosovare asht “PËRPIEKJA KOSOVARE”. 

3.Ngarkohet Komiteti Qendruer që të organizojë dhe të bashkërendojë veprimet për me i bamë të dijtun popullit Shqiptar dhe Botës të vërtetën për gjendjen, ngajrjet dhe aspiratat e Shqypatrvet ndën Jugosllavinë.          

                                                       FINANCAT 

1.Lidhja Kosovare i ban thirrje çdo shqiptari të ndihmojë tue dhanë nji pagesë të rregulltë dhe, në rasë nevoje, të jashtëzakonshme , simbas fuqisë dhe vullnetit. 

  1. Ngarkon Komitetin Qendruer, për administrimin e ndihamvet, si të jetë nevoja.
  2. Komiteti Qendruer do të paraqesi nji pasqyrë të të ardhunavet dhe të shpemnzimevet , para çdo Kongresi, i cili do t` i kontrollojë për pelqim.

                                               KOMISIONET E KONGRESIT 

1.Komisioni i shtypit dhe infrmacionit: Kryetar Qazim Brushaj; sekretar Sabri Tetova; Antarë: Mustafa Henci, R. Kerçova, A. Zajazi, Xh. Kërçova. 

  1. Komisioni i finansave : Kryetar Kadri Bajrami, Sekretar  Ajet Rushiti, antar: S. Sh Kerçova, A. T. Kerçova, O. S. Kerçova, S. O Kerçova, Shaip Ashani.
  2. Komisioni organizativ: Kryetar Halil Zylbehari, Selretar M. B. Drenica, antar: Nazim Sulejmani, Aqif Korapi, Rexh Gashi, Abdyl Deda.
  3. Komisioni politik: Kryetar  Skender Taniku, Selretar Llokman Lutfiu, antar: Daut Azemi, K. I Koosva, O. S. Kerçova, S. Xh. Tetova.

Kongresit dhe drejtuesëve të tij u kishin ardhur telegrame përshëndetëse nga të gjitha anët e Botës demokratike. ( Gjërësisht shiqo: KONGRESI I PARË BOTNUER 24-25 XI 1973. Dokumente janë autentike dhe i botojmë ashtu si janë, pa nderhyrje të redakturës gjuhësore).  

                                    PSE U THEMELUA LIDHJA KOSOVARE 

Lidhja Kosovare u themelua për dy shkaqe. Shaku u parë sipas Lidhjës Kosovare ishte se Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha, edhe pse ishin në anën e drejtë të luftës, ata e humbën luftën, sepse nuk arritën t` i BASHKOJNË viset etnike  shqiptre. Së dyti, Lidhja Kosovare themelohej për të mos hargjuar asnjë lloj ENERGJIE për debate politike dhe ideologjike, por tërë energjia intelektuale të përqëndrohet te bashkimi kombëtar. 

Derisa politika Beograd-Tiranë po i shënonte armiqsitë e para për shkaqe ideologjike, Lidhja Kosovare do të provojë internacionaizmin e çështjës shqiptare duke u inkuadruar në Ligën e Komuniteteve Etnike Evropiane. Në këtë drejtim,  paria politike shqiptare në vendet e robëruara nga Jugosllavia do të përqëdrohet që në mënyrë paqesore ta ngritë Çështjen e shqiptrëve në nivel të drejtave të njeriut dhe në vijim në nivel te të drejtave nacionale. Lidhja Kosovare, do të përqëndrohet në programin e saj politik që Çështja e Shqiptarëve në Jugosllavi të zgjidhte përmes të drejtëas për VETVENDOSJE. Ky rreshtim, në bazë të fakteve daton nga viti 1949, kohë kjo kur në Beogrda ishte themeluar Shtabi për shpërnguljën e shqiptarëve në Anadolli. Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit i kishte ndarë detyrat. Nënshtabi për Kosovë drejtohej nga Moma Markoviqi. Kurse Nënshtabi për Maqedoni, drejtohej nga Lazar Kolishevski. Çështja e Sanxhakut ishte ndërlidhë me një segment tjetër, dhe shpresohej se do të zgjidhet përmes KONVERTIMIT të popullsisë islame në atë ortodokse, e pastaj në kombësi serbe, përmes martesave. 

Ngjajshëm si ky parim, me rstin e shkatrrimit Jugosllavisë një staf shqiptarët i kishte programuar se çështja shqiptare do të zgjidhte përmes konvertimit rreligjioz, dhe, ai konvertim duhej të kishte për platformë politikën paqësore, katolicizmin, duke e maskuar këtë konfesion me “humanizëm”. Në lidhje me këtë, Lidhja Kosovare do të gjindet në maje të frontit për ta spjeguar faktin se pushteti neofashist serbian, nuk largohet nga tokat shqiptare pa fuqinë e armës. Për këtë kauzë Lidhja Kosovare  kishte protestuar kundër vizitës së Titos në Nju Jork, kundër padrejtësive që po ushtronte pushteti titist, ndaj shqiptrëve në përgjithësi. (Shiqo buletinin :DIELLI” 26 shkurt 1964). 

Në lidhje me atë që u tha më lartë në emër të Lidhjës Kosovare, Hafëz Jususuf AZEMI do t` i shkruaj Prestidentit të SHBA-ve Lyndon B. JOHNSON me këtë përmbajtje” 

Shqiptarët e Kosovës në Chicago, të mbledhun për të festuar Ditën e Vetqeverimit me respekt Shkleqesës s` Juaj faktin qi u mbushën plot 50 vejt qëkurse Shqipnia u COPTUE brutalisht tue u ankesue krahina e Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi dhe Çamëria prej Greqisë. 

Më 1913 fuqitë e mëdha të asaj kohe, këto krahina thjesht shqiptare ua dhanë arbitrarisht fqinjëvet.Këto përbajshin ma se gjysmen e tokavet kombtare dhe gjysmen e popullsisië shqiptare e cila ma se nje gjysem shekulli qe shtypë e persekutue me qellim asimilimi dhe qe te zhduket si komb. Persekutimet kanë vazhdue me perpjestime të mëdha me dhietra mija masakrimesh, ndersa mijra familje të tjera kanë qenë detyruem të emigrojnë për t`u shpëtue persekutimeve . 

SHKELQESË, me respekt kërkojmë ndihmën të juej bujare qi ti epet popullit tonë e drejta e VETVENDOSJES me liri dhe drejtësi njerzore.” (Përfaqsuesi i Lidhjës Kosovare, 6212 Keatling , Chicago).    

SENATI I SHBA I PËRGJIGJET LETRES SE LIDHJES KOSOVARE MË 19 DHJETOR 1963 

I dashur Zotëri AZEM 

Ju falem nderit shumë për telegramin informativ qi flet mbi COPTIMIN e SHQIPNISË 50 vjet ma parë. 

Nji nga principet themeltare të kombit tonë asht` tu ndihmojmë të gjithë atyne popujve ne të drejtën e tyre për vetvendosje me drejtësi, me liri dhe dinitet njerzor.   

Jemi kshilluem nga Departamenti i Shtetit se, mbasi nji pjesë e madhe e këtyre vendeve gjindet nën rregjimin e një qeverimi me formë komuniste, ndeshem nji numer problemesh diplomatike serioze.Në Senat janë dhanë shumë rezoluta nga amerikanë, qi kanë jetue në vende të cilat tash ndodhen nën rregjime koministe në lidhje me vetvendosjen. 

I kam përkrah senatoret qi kanë mbajtë fjalime në SENAT tue kërkue VETëVENDOSJE për të gjithë kombet si Shqipnia, Bullgraia, Polonia, Gjermania Lindore, Kuba, Jugosllavia, Çekosllovakia për arsye se shtete koministe nuk u janë përgjegjë ketyre sygjerimeve të kombit tonë ose të Kombeve të Bashkueme. Do të deshirojë të të epja ma shumë shpresë për këtë çështje. Megjithkëtë, neve do ta vazhdojmë të bajmë presione për VETËVENDOSJE të popujve mrapa perdes së hekurt. 

Me nderime Evereit Mekinley Dirksen 

ÇËSHTJEN E KOSOVËS LIDHJA KOSOVARE DO TA PLASOJË NË ÇDO KONGRES 1949-1999 

I pari njeri në Kosovë që do të dërgojë informata për pozitën skllavëruese të mbi gjysmës së popullit shqiptar, të okupauar nga Jugosllavia ishte Shaban Shala nga Llapi.  Ky patriot e kishte një lidhje të ngusht me  Myderriz AHMET MARDOQIT. Myderriz Ahmet Mardoçi ishte patriot dhe kishte filluar të propogandojë se: “çdo familje shqiptare duhet ta ngritë nga një deri në tre shkollarë kulminant. Por çdo familje, propogandonte ai, të gjithë fëmijët duhet t` i shkolloj në gjuhën shqipe, sepse ata pastaj në të ardhmën do të avansohet në mbrojtës të kombit shqiptar. Myderriz Ahmet Mardoçi do të lidhet me 1948 me Asime Kosovën në Stamboll. Objekt i informatave në mes Myderriz Ahmet Mardoçit dhe Asime Kosovës  ishte të njihet opinioni Perendimor me presionin titsto-rankoviqist ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sanxhak dhe Maqedoni që të shpërngulen në Turqi. Nga Stambolli Asime KOSOVA kishte ca lidhje me disa agjentë të CIA-s , të cil[ve do t` u shpërndaj informata në të gjitha instancat e SHBA-ve lidhur me padrejtësitë e pushtetit gjakatar rankoviqist. Informatat i shkruante Shaban Shala në formë telegrafike dhe ato i merrte Myderriz Ahmet Mardoqi në fillim në Prishtinë e pastaj nga Shkupi. Ato informata me një alfabet ESKITURQE, pastaj  Myderriz Ahmet Mardoçi i plasonte në Zyrën e ASIME KOSOVËS në Stamboll. Aty informatat përkthehehsin anglisht dhe dërgoheshin në Kapitol Hill. Raportet janë të ruajtura deri në vitin 1963, kur në Jugosllavi palsi kunderthënja: A të ndërohet jugosllavia në sistem centralist apo decentralist. Në lidhje me këtë, në një shkirm të vitit 1963, thuhet tekstualisht se: “po  vërehet dukshëm se Eduard Kardeli është në avantazhë para Aleksander Rankoviqit, dhe vetëm pritet çasti se kur kjo kunderthënje do të shprthej nga lartë poshtë. Jo vetëm kaq, me dhjeta informata i janë derguar Titos, por kurrë nuk na është kthyer asnjë përgjegje lidhur me POZITËN E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI”. Informata shkruhet nga Stambolli për SHBA dhe Lidhjës Kosovare pa adresë. Prandaj edhe pse UDB në bashkpubim me disa emigrantë të ardhur në Shkup nga Shqipëria, do të angazhohen striktivisht për t` i zbuluar dërguesit, ata (Ai) Shaban Shala dhe Myderriz Ahmet Mardoçi, kurrë nuk u zbuluan. 

 Kushtetuta në fuqi (1963) thuhet në disa shkrime, ua garnton të gjithë qytetarëve në Jugosllavi barazinë. Por, zbulohet se Adem Demaçi, një disident shumë i përqëndruar në lirinë dhe të drejtën e shqiptrëve për VETVENDOSJE, në Programin e vet ka shkruar hapur se; “Nuk na ingtereson a do ta na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Lufta jonë për Republikë dhe bashkim me Shqipërinë, është me rëndësi se është kerkesë e drejtë”. Kjo do të thot se shqiptarët ngadal po grumbullohen rreth këtij personaliteti dhe po largohen nga paradigma e Fadil Hoxhës, që shpreson se me luftën e tij antifashiste ka përfunduar çdo gjë lidhur me Kosovë autonome. Për fakt populli dhe disa individë të pakët që i kryeson Adem Demaçi, nuk mendojnë si Fadil Hoxha dhe partizantët e tij. Ky rreshtim në aspketin e dubiozës tregon se shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni janë të gatëshem për t` u shkëputur nga KOMUNIZMI, pa marrë para sysh pasojat, dhe faktin se cili taborr ideoligjik sundon në Tiranë. Ky fakt tregon se Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale fare pak e njohin sistemin komunist në Shqipërinë Bregdetare. Kjo gjendja,  edhe më thellë tregon, se shqiptarët psiçikisht janë të përgatitur për luftë popullore, që do të thot për bashkim kombëtar. E vërteta, Adem Demaçi në program e ka edhe pozicionin e ngritjës së popullit në kryengritje”. Në raporte të Stejdepatratamentit në anën tjetër, thuhet se Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Federalsit të Komuniteteve Etnike Evropiane, ka udhtuar nepër Maqedoni dhe nga atje ka sajuar informatën e sakt se: “Shqiptarët në Jugosllavi nuk janë të prirur për t` i besuar sisetmit komunist në Shqipëri”, për faktin se familiarisht nuk duan të përzihen me sllavë. Ky realitet i shkëputur tregon se edhe shqiptarët e Kosovës, që janë më të organizuar por jo më shumë injorues ndaj Tiranës, sepse totalitarizmin dhe kolektivizin nuk e respektojnë dot në kokat e tyre, për t` i sherbyer Enverit dhe Stalinit, e aq më pak Titos, dhe politikës tij imperiale të Mosinkudirimit”. 

Lidhja Kosovare në lidhje me gjendjen në viset e okupuara do të vjel informata nga shumë kënde, por mbi të gjitha nga të mërguarit shqiptarë në Turqi. Sidomos, informatat i siguronte përmes Shaban Shalës, Myderriz Ahmet Mardoçi dhe ato pastaj Asime Kosova i drejtone nepër vija të sigurta në Washington. 

                Populli shqiptar në Shqipërinë Kontinentale i rreshtuar për luftë 

“Nëse vetëm njëmijë shqiptarë i rrokin armet NË UÇK, por pas një kohe konvertohen, le ta bëjnë; Nëse njëqindë shqiptarë i rrokin armet  për liri, por pas një kohe zbrapsen, le ta bëjnë; Nëse dhjetë shqiptarë i rrokin armet për çlirimin e Kosovës dhe pas një kohe largohen nga lufta, le ta bëjnë.Por nëse vetëm një shqiptar nuk do të zbrapset nga lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-ës, pas EPOPESË Së JASHARAJVE NË PREKAZ, atëherë unë jam AI.  Adem Demaçi më 10 shtator 1998 Prishtinë. 

Më 1997 populli shqiptar do të rreshtohet hapur për luftë të armatosur që kishte për synim shkëputjën nga Serbia. Lidhur me këtë, Lidhja Kosovare më 7-11 maj 1997, në Kongresin e Unionit Federal të Nacionaliteyteve Evropiane, drejtuar nga patrioti Hafëz Jusuf Azemi dhe Ajet Rushiti, shtruan me shkrim fakte se Populli shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni është i nënshturar një gjenocidi të paparë politik, ekonimik dhe armsimoro-kulturor. Me fjalë tjera theksuan se pozita e shqiptarëve, sidomos në Kosovë është gjenocidale. Raporti i tyre u sajua në bazë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Prishtinë. 

Në Kongresin e mabjtur në Pragë në maj 1998 BFGEE, Lidhja Kosovare plasoi fakte të reja lidhur me mizoritë serbe, duke sigmatizuar në rend të parë Epopenë e Prekazit 5-7 mars 1998. Raportuesit do ta theksojnë Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 të 31 marsit 1998, me të cilën parashihej që sias Kapitinës VII të Kartës OKB-ës, nëse krimet eskalojnë pushteti neofashist serbian të bombardohet. 

Kongresi i Bashkimit Federal të Grupeve Etnike Evropiane u mbajtë në Kopenhagë më 12-16 maj 1999. Në këtë kongres raportuesit e Lidhjës Kosovare Hafëz Jusuf Azemi, Ajet Rushiti dhe Gëzim Rushit publikisht FALENDERUAN NATO-n për pozicionimin human dhe civilizues në mbrojtjën e popullit shqiptar nga politika neonaziste serbeiane. Lidhur me këtë, duke u mbështetur në burime të dorës së parë aktivistet e Lidhjës Kosovare, si: Hafëz J. Azemi dhe Ajet Rushiti në Nju Jork dhe Kanda do të tubojnë informata për gjenocidin serbian në Kosovë. Ndërsa Dr Nihat Bakalli, Hajro Bytyçi dhe Fadil Bytyçi do të stacionohen në Izmir për të mbledhur për së afërmi të dhëna për gjendjen në Kosovë. Në këtë detyrë të shenjët do të inkudorohet edhe organizata partiotike Balli Kombëtar. 

Përfundim   

E tham edhe në fillim se shqiptarët kishin motive për luftë çlirimtare. Ndërsa Serbët në anën tjetër përmes intrigave provonin sikurse në kohët e kaluara të dezinformojnë opinionin dhe ta mabjnë mbi gjysmën e trojeve shqiptare nën okupim. 

Në këtë shkrim po e palsojmë vetëm një dezinformatë serbiane, të përgatitu me shumë kujdes dhe mjeshtru prej rrenave ordinere. Opinioni duhet të mësoi lidhur me këtë shkollë të popave që me kohë u bë mendim qytetar serbian se MENDJEMADHËSIA i ka kushtuar shumë shtrejtë Serbisë popullore. Kjo ka ndodhë edhe për faktin se Evropa dhe Rusia e patën mësuar që serbi të jetë i përkdhelur. 

             Si u përgatit dhe çka ndodhi me Deklaratën e Budimir Llonçarit 

Serbët e dinin se Arbanasit (shqiptarët) e kanë pranuar KRISHTËRIZMIN në shekullin e parë të Erës së Re, përmes Shën Palit. Serbët në një simpozium të mbajtur në Sarajevë më 1974, u thyen keq sepse aty me argumente u dëshmua se “Lufta balkanike më 1912, ka qenë imperialiste. Ndërsa më 1985 në Beograd serbët e morën edhe një goditje shumë të rëndë, sepse ma nuk kishin shansë ta kulaifikojnë Luftën Antifashiste shqiptare se është zhvilluar nën ombrellen e tyre dhe më së shumti, sipas tyre ajo ka qenë një rrezistencë qytetare”. Por serbëve u mbetej se SHPËRNGULJA nga Kosova më 1690 ishte tragjedi për ta”. Lidhur me këtë oazë të renave serbiane u kishte mbetë vetëm një “dritare”, që ta përdorin gazetëm Moskovite “IZVESTIJA” për të forcuar rrenën e tyre të “shpërnguljës nga Kosova më 1690”. Dhe shkrimin e përgatitën me kujdes dhe më me kujdes e botuan rusisht. Po atë shkrim, pas botimit, do t` ia servojnë Ministrit të Punëve të Jashtme të RSFJ Budimir Llonçarit në tavolin për informim. Pas një dite, do ta siellin një gazetar francez të gazetës “LE MONDE” për një intervistë me Budimir Llonçarin. 

Pyetja e parë drejtuar Budimir Llonçarit nga gazetari francez ishte: Kur erdhën shqiptarët në Kosovë? Dhe, B. llonçar si analfabet në këtë rrafsh historik, do të përgjigjet ashtu si kishte lexuar në “IZVESTIJA” një ditë më parë. 

Botimin e intervistës së Llonçarit në “Le Monde” do ta botojë “RILINDJA” e Prishtinë. Dhe si e kërkonte koha, përgjegjën do t` ia drejtojnë gazetës dhe Llonçarit Dr Hakif Bajrami dhe Dr Tahir Abdyli. Atë pëgjegje=DEMANT e pati botuar “RILINDJA” dhe e pati emituar RTP në ditarin qëndror. 

Për atë shkrim jemi marrë në pyetje në prokurri nja PESË HERË. Ishte e kotë se do të terhiqemi. Mu për këtë, nga çdo marrje në pyetje dilnim me bindje se nuk duhet të ndalemi, me asnjë çmim. Pra lufta për Kosovën është zhvilluar me demonstrata, burgje e shkrime objektive, por edhe përmes DIASPORËS SONË PATRIOTIKE siç është Lidhja Kosovare 1949-1999, e cila pati për virtyt urtsinë, qëndresën dhe të drejtën e një kombi të ndarë, për bashkim.   

Prishtinë, më 02.07. 2022.

Pjesa e dytë e intervistës së shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi n’Demos të kanal 10

0

Pjesa e dytë e intervistës së Agron Gashit n’Demos me shkrimtarin dhe historianin Jusuf Buxhovi , që u dha mbramë në kanal 10. Në intervistë flitet edhe për problematikën e gazetës Rilindja si dhe pronconcimet e mia kundër shpifjeve ndryshme , sikurse dhe ato për shpifjet e Mehmet Krajsë në lirbin “Vitet e humbura” rreth asaj se gjoja une programin e LDK-së e paskam sjellë “nga Serbia”!

NATO, kryeministri Rama dhe liria e shtypit në Shqipëri

0
Nga: Frank Shkreli

Vetëm pak më shumë se një javë më parë, me një shkrim modest u jam drejtuar ambasadorëve perëndimorë në Tiranë – si një kritikë dhe një parlajamërim të radhës – sa i përket përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar Ambasador në Tiranë | Gazeta Telegraf – Ja, ditët e fundit, na u shfaq një dukuri tjetër që justifikon edhe një herë shfaqjen e shqetësimeve të mia serioze dhe të gjithë atyre që besojnë në lirinë e shtypit, si një vlerë bazë perëndimore e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, në një shoqëri siç është Shqipëria, një vend i NATO-s dhe një vend që e quan veten aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e NATO-S që sa po mori fund në Madrid të Spanjës, u morën vendime me rëndësi për transformimin dhe forcimin e Aleancës atlantiko-veriore, vendime të cilat u përmblodhën me këto fjalë nga Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg: “Vendimet që kemi marrë në Madrid do të sigurojnë që Aleanca jonë të vazhdojë të ruaj paqën, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullin tonë dhe vlerat tona. Evropa dhe Amerika e Veriut, qëndrojnë së bashku në NATO”, u shpreh ai. NATO – News: Madrid Summit ends with far-reaching decisions to transform NATO, 30-Jun.-2022

Të gjithë e dijmë se në grupin e “vlerave tona”, çdo shtet i vërtetë demokratik dhe anëtar i NATO-s, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës — dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës – konsiderojnë lirinë e shtypit, si bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive të tjera themelore të njeriut.

Liria e shtypit nuk është se konsiderohet vetëm nga vendet perëndimore si një vlerë bazë e të gjitha drejtave të tjera të tjera të njeriut – por konsiderohet si e tillë edhe në dokumente me rëndësi ndërkombëtare, siç është Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut — Universal Declaration of Human Rights | United Nations — dhe shumë të tjera. Ia vlen të lexohet rishtas ky dokument nga përfaqsues dhe udhëheqës të vendeve anëtare të OKB-s, për angazhimet që kanë marrë përsipër, secili shtet, për mbrojtjen dhe zbatimin e këtyre të drejtave bazë të njeriut, në vendet e tyre dhe në mbarë botën – sidomos Shqipëria, që me të drejtë trumpeton antarësimin e përkohëshëm aktual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Po, ku fillon e drejta e lirisë së të shprehurit (si një e drejtë universale e të drejtave të njeriut) e gazetarit Muka? Sipas ish-Kryetares së komisionit që ka përpiluar dikur Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, Eleanor Roosevelt, ajo e drejtë për të gjithë njerëzit fillon, ndër të tjera, edhe në vendin e punës…Fatkeqsisht, për gazetarin Muka, kjo e drejtë mund të ketë filluar në vendin e tij të punës – pra në konferencën për shtyp të Kryeministrit Rama — por sipas Kryeministrit, e drejta e lirisë së fjalës për gazetarin shqiptar Muka duhet të marrë fund në, “një ri-edukim për 60-ditët e ardhëshme…”, sepse bëri një pyetje që nuk i pëlqeu Kryeministrit. Është ky një rast ose një fenomen shqiptar që nuk e kam hasur më përpara, megjithëse mund të ketë ndodhur në ndonjë vend autoritar, diktatorial ose gjysëm të lirë. Por që të ndodhë në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për antarësim në Bashkimin Evropian, madje 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, është pak si e çuditëshme. Se si dhe pse tolerohet një kryeministër i Evropës post-komuniste të kërcënojë gazetarët me penalizim “ri-edukimi”, si në kohën e komunizmit, vetëm e vetëm se bëjnë pyetje legjitime drejtuar një zyrtari të lartë qeveritar, veç një Zot e di?!

“Konkurenca midis demokracisë dhe autoritarizmit është në rritje e sipër”, paralajmëroi në një konferencë shtypi në Madrid, Sekretari i Përgjithëshëm i NATOs, Jens Stoltenberg. Duke njoftuar një numër masash strategjike që ai i quajti “historike”, e që u miratuan në takimin e mbajtur në Madrid, udhëheqsi i NATO-s shtoi se strategjia e re e kësaj organizate e bën më “të fortë NATO-n, është jetike për ruajtjen e paqës, për parandalimin e konflikit dhe për mbrotjen e popujve dhe vlerave tona të përbashkëta, tani dhe në të ardhmen.” Ju garantoj se Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg nuk kishte në mend, si vlerë të përbashkët, dërgimin e një gazetari në kamp “riedukimi”, sepse pyetja e tij nuk i pëlqente kryetarit të qeverisë shqiptare.

Në këtë ndërkohë, Turqia – gjithashtu vend anëtar i NATO-s dhe vend strategjik i Shqipërisë — ditët e fundit bllokoi qasjen tek informacionet e shërbimit në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-s. Ky është një rast ndryshe nga rasti tipik shqiptar për të cilin po flasim – por përfundimi është i njëjti për një shtet autoritar si Turqia, për të cilin liria e fjalës nuk ka asnjë rëndësi për qeverinë autoritare të atij vendi — as për individin as për shtypin vendas: kufizimi dhe shkelja e të drejtës së lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit, siç pasqyrohet në shumë raporte të organizatave ndërkombëtare, mbështetse të lirisë së fjalës. Reagimi i Zërit të Amerikës ndaj vendimit të qeverisë turke ishte i shpejt duke e cilësuar atë si një shkelje të vlerave demokratike: “Zëri i Amerikës beson se çdo përpjekje e qeverisë për të mbyllur gojën e mediave është një shkelje e lirisë së shtypit, që është një vlerë thelbësore e të gjitha shoqërive demokratike,” tha zëdhënësja, Bridget Serchak, sipas një raporti të shërbimit shqip të VOA-s. E përmend këtë fakt se autoritarët dhe regjime diktatoriale nuk ndryshojnë shumë nga njëri tjetri. Në të vërtetë, luftën e tyre kundër të drejtave të qytetatëve të vet e fillojnë me luftën kundër lirisë së shtypit. Kur ta fitojnë luftën kundër lirisë së shtypit, është kollaj të shkelen të drejtat e tjera abazë të njeriut. Historikisht, gjithmonë, liria e shtypit është e para që sulmohet dhe që zhduket nga autoritarët. Të njëjtën gjë kishte bërë Rusia e Putinit, muaj më parë, duke bllokuar Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.

Duke pasur parasyshë përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri – siç pasqyrohet edhe nga rasti tipik i fundit midis Kryeministrit Rama dhe gazetarit Muka, që nuk është i pari I këtij lloji – por edhe nga paralajmërimi, kohët e fundit, i ambasadorëve perëndimorë në Tiranë se, “Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë”, lindë pyetja: Cilës botë dëshiron t’i bashkohet Shqipëria e Edi Ramës — sot dhe nesër – asaj të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbrojnë dhe luftojnë për të drejtën e lirisë së shtypit, si një ndër të drejtat thelbësore të demokracive perëndimore, a po me botën e autoritarëve botërorë, Putinit, Erdoganit dhe Vuçiqit, të cilët sulmojnë e shtypin fjalën e lirë kurdo dhe kudo, e sa herë u teket për qëllime të veta personale autoritare. “Fati i të drejtave të njeriut është në duart e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve tona”, ka thënë Eleanor Roosevelt. Jo në duartë e ndonjë diktatori, pra!

Në një takim me përfaqsues të medias në Tiranë pas u këthye nga takimi i NATO-s në Madrid, Kryeministri Rama akuzoi gazetarin Klevi Muka se pyetja e tij drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Xhacka, nuk ishte etike. Me sa pashë unë, askush nuk foli. Asnjë nuk kundërshtoi ndërhyrjen e Kryeministrit Rama. Ai moment m’u duk si ato gjyqet komuniste ku dënoheshin kundërshtarët e Enverit. Me të dëgjuar pyetjen krejt legjitime të gazetarait Muka nëse ajo e ka zbatuar Kodin e ri Etik për Këshillin e Ministrave për të mos u takuar me biznesmenët pa praninë e dy punonjësve të administratës, shkelja e të cilit ka pasoja deri në largimin e saj nga detyra, Zonja Xhaçka i drejtoi sytë kah Kryeministri, i cili me qëllim të qartë për të intimiduar gazetarët e tjerë në sallë shpërtheu duke thenë se pyetja nuk ishte etike. Kush e vendos etikën gazetareske, Z. Kryeministër? Ju përcaktoni se cilat pyetje duhet të bëhen dhe si të bëhen ato?

Nëqoftse etika gazetareske si dhe fati i të drejtave të njeriut, përfshir fjalën e lirë të gazetarëve, mbeten në duar të një personi ose një qeverie, cilado qoftë ajo, e majtë e djathtë, e lirë apo gjysëm e lirë, siç është cilësuar Shqipëria, atëherë vaj medet për atë vend. Rasti i fundit i shkëmbimit midis Kryeministrit Rama dhe gazetarit Klevi Muka e pasqyron këtë fakt, qartë dhe vendosmërisht se në çfarë gjëndje të mjerueshme është sot liria e medias në Shqipëri. Nga këndveshtrimi im, duke ditur sjelljet dhe fjalët e Z. Rama gjatë viteve kundër lirisë së fjalës dhe të drejtave të gazetarëve në veçanti, nuk u habita për qëndrimin e tij të fundit. Ajo që më çudit është se si në një sallë plot gazetarë, nuk reagon asnjë. Gazetarët në atë sallë do duhej të fiknin mikrofonat, t’i sillnin shpinën Kryeministrit dhe të dilnin nga salla në protestë. Kjo, për t’i treguar Z. Rama se sjellja e tij karshi profesionit të gazetarëve dhe lirisë së fjalës në Shqipëri është e papranueshme dhe se nuk do të tolerohet. Fatkeqsisht, gazetarët shqiptarë të pranishëm në atë konferencë shtypi, treguan se janë OK me vendimin e Kryeminsitrit Rama që të dërgojë një prej kolegëve të tyre në kampin e ri-edukimit. Sa e turpshme! Gjatë karrierës së tij, Kryeministri i Shqipërisë ka treguar, si udhëheqës dhe si individ, se urrenë lirinë e fjalës dhe sidomos të drejtat dhe lirinë e gazetarëve në një shoqëri të lirë. Fati i lirisë së fjalës dhe i të drejtave të gazetarëve duhet të mbrohet në rradhë të parë nga vet gazetarët dhe nga shoqëria më e gjerë. Nëqoftse shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në një vend vërtetë demokratik, atëherë ata vet duhet të marrin në dorë fatin e lirisë dhe të demokracisë në vend. Nuk mund të kini demokraci pa liri të vërtetë të medias! Unë besoj atë që ka thenë dikur Eleanor Roosevelt se të drejtat dhe liritë e njeriut — sidomos liria e fjalës që këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet si e drejta më themelore e të gjitha të drejtave të njeriut – nuk duhet të jenë në duar të një personi, qoftë ai edhe kryeministër – por në duar të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve vendase. Të nënshkruash një dokument të NATO-s në Madrid duke u angazhuar solemnisht me të gjitha vendet anëtare të Aleancës, “për të mbrojtur popujt dhe vlerat tona”, ndërsa me të zbritur në Tiranë sulmon lirinë e fjalës të një gazetari shqiptar – tregon një hipokrizi të nivelit më të lartë!

Suprimimi i autonomisë së Kosovës, largimi i shqiptarëve nga puna dhe nga atdheu

Sinan Kastrati, Suedi

Suprimimi i autonomisë së Kosovës dhe largimi i shqiptarëve nga puna 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “Për 2 Korrikun e vitit 1990 dhe lufta për mbijetesë” në rubrikën “Dossier, Histori, Kujtimë”, Drini.us, 2 Korrik 2022 

Pjesa e dytë (2) 

Deklarata e Pavarësisë e 2 Korrikut ishte jo vetëm një kundërshti ndaj ndryshimeve të dhunshme të kushtetutës së Kosovës të pushtetit policor e ushtarak serb të një viti më parë (23 mars 1989) por ishte para së gjithash edhe një nevojë e kohës. Nuk kishte moment më të përshtatshëm e nuk kishte më kohë të pritej më shumë. Jugosllavia po shkotrrohej e Kosova nuk guxonte të mbetej në Jugosllavinë e mbetur siq mendonin serbët e malazezët  dhe me dy ”krahinat” autonome, Vojvodinën e Kosovën që vetëm sa për vota i duheshin Serbisë në ish federatën Jugosllave.  

Lidhja e Komunistëve më nuk ekzistonte ndërsa Kryesia e RSFJ-së që përfaqësohej nga 6 republikat dhe dy krahinat me nga një përfaqësues (votë), ishte ndarë në dy grupe: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia ishte grupi i parë që nuk donin të jetojnë së bashku me Serbinë, në një federatë, kurse Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Vojvodina, gjithashtu kishin katër (4) vota. Këto donin që të vazhdohet me ish federatën jugosllave. Pra ishte krijuar një situatë e jashtëzakonshme të cilën vetëm ish APJ-a mund ta ”zgjidhte” me çka tjetër pos me luftë, që ishte edhe dëshirë dhe udhëhiqej nga serbët, APJ-ja ja MPJ-ja (Ministria e Punëve të Brendshme). Вељко Кадијевић 1*) ishte gjenerali serb i APJ-së, që siq do të shohim lufta në ish shtetin artificial të quajtuar si ”Sllavët e Jugut”, Jugosllavi ishte te dera 2*) prandaj Kosova nuk kishte rrugë tjetër pos edhe ajo të bejë ate që mundet, së pakut të shpall pavarësinë.  

Tashmë, në skenën politike, në krye të popullit kishim edhe LDK-në, si partia më e madhe demokratike e shqiptarëvë të Kosvës me Ibrahim Rugovën kryetar. 

Ibrahim Rugova kishte propozua që nëse Jugosllavia bëhet konfederatë, Kosova kërkon Republikë, në kuadrin e Konfederatës, sikur republikat tjera. E nëse Republikat tjerat ndahen atherë edhe Kosova dëshiron të pavarësohet, si shtet. 

Periudha e mëpastajme është ajo e Referendumit. Më 26 shtator të vitit 1991 – është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur ku qytetarët me shumicë absolute u deklaruan pro Pavarësisë së Kosovës. 

Por Sërbia, nuk ndejti duarkryq, Ajo i mbylli të gjitha dyert e dritaret për Kosovën. Mbylli edhe shkollat dhe ndali financimin. ”Serbia përveç suprimimit të autonomisë politike-juridike të Kosovës, u bë uzurpimi, plaçkitja dhe shkatërrimi i ekonomisë së sektorit shoqëror dhe privat, përjashtimi prej punëve i më se 140.000 punëtorëve shqiptarë, të cilët u zëvendësuan me më se 50 mijë punëtorë serbë e malazezë, me të cilët u ndërrua tërësisht struktura udhëheqëse dhe struktura e punëtorëve në organet, ndërmarrjet dhe institucionet e Kosovës dhe pjesërisht edhe struktura e popullsisë, duke ndërtuar koloni e sjellë kolonë serbë, refugjatë nga Bosne-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali Zi, madje edhe nga Rumania!” (A. F.). 

Nga Serbia priteshin të gjitha të këqiat, siq do të shohim sidomos pas 5 korrikut 1990 e cila mbylli RTP-në e më vonë edhe Rilindjen, të vetmen gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. 

“Vetëm tre ditë pas Deklaratës Kushtetuese, më 5 korrik 1990, forcat policore serbe pushtuan Radiotelevizionin e Prishtinës dhe e ndërprenë programin. Po ashtu u godit edhe gazeta “Rilindja”, me masa të dhunshme, por ndalimi i saj u bë vetëm më 8 gusht. Atë ditë që u ndalua gazeta ‘Rilindja” unë e kam kthyer revistën “Fjala”, nga një revistë kulturore, në gazetë ditore dhe të nesërmen në kioska ka dalë “Fjala” me përmbajtje të gazetës ditore”, kujton M. K. 

Por ajo që ndodhi në Parlamentin e Kosovës më 23 mars 1989, ishte e turpshme, ishte tradhti kombëtare sepse përfaqësuesit e popullit u vunë në shërbim të pushtetit serbo-sllav e kundër interesave të shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave tjera (jo serbe e malazeze). 

Delegatët shqiptarë, shumica prej tyre votuan për ndryshimet që i kishte propozua Serbia.  

Ky zullum i Sërbisë mbi kurrizin e shqiptarëve të Kosovës, që dita ditës iu shtrëngonte lakun në fyt me anë të varfërisë dhe situata e përgjithshme brenda ish ish republikave jugosllave dhe ajo në Evropë, e përshpejtuan hapin që edhe Kosova të ndahet, sepakut formalisht (në letër, në mënyrë institucionale, nga delegatët e zgjedhur të Kuvendit të Kosoovës), ta shpallin Kosovën të barabartë me njëitë e tjera të ish federatës jugosllave, Deklatën Kushtetuese, më 2 Korrik 1990 

1*) Вељко Кадијевић 

Вељко Кадијевић (Главина Доња, код Имотског, 21. новембар 1925 — Москва, 2. новембар 2014) био је учесник Народноослободилачке борбе и генерал-армије ЈНА. У периоду од 15. маја 1988. до 8. јануара 1992. године обављао је функцију Савезног секретара за народну одбрану СФР Југославије. 

Вељко Кадијевић 

Вељко Кадијевић (Главина Доња, код Имотског, 21. новембар 1925 — Москва, 2. новембар 2014) био је учесник Народноослободилачке борбе и генерал-армије ЈНА. У периоду од 15. маја 1988. до 8. јануара 1992. године обављао је функцију Савезног секретара за народну одбрану СФР Југославије. 

Milosheviq duke mbajtur një prej fjalimeve të tij “historike” serbomëdha .

2*) Luftërat në Jugosllavi 

Luftërat jugosllave ishin një seri e lufte në territorin e ish-Jugosllavi në fund të shekullit 20 e cila çoi në shpërbërjen e shteteve jugosllave. 

Në detaje, ajo është Lufta Dhjetë Ditëshe në Slloveni (1991), Lufta për pavarësi kroate (1991-1995), Lufta e Bosnjës (1992-1995) dhe Lufta e Kosovës (1999). 

Pas referendumeve të parë Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë e tyre në vitin 1991, e ndjekur në qershor, nga Maqedonia (nëntor 1991) dhe Bosnja dhe Hercegovina (mars 1992). 

Gjatë konfliktit, Ushtria Popullore Jugosllave (JNA) u përpoq për të përmbysur ushtarake nën udhëheqjen e Veljko Kadijeviç dhe Blagoje Axhiç, lëvizjet për pavarësi në Slloveni dhe Kroacia. 

 

Melihate Termkolli

3*) “Historia e Referendumit të Pavarësisë në Kosovën e okupuar (VIDEO)” 

https://klankosova.tv/historia-e-referendumit-te-pavaresise-ne-kosoven-e-okupuar-video/ 

28 vjet më parë – më 26 shtator të vitit 1991 – është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur ku qytetarët me shumicë absolute u deklaruan pro Pavarësisë së Kosovës. 

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës. 

  1. 1. “Të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi”, Violeta Hyseni, Prishtinë

https://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2008/02/080216_hyseni_albanian_rights.shtml 

 

  1. 2. ”Kronologjia e rrënimit të autonomisë së Kosovës nga Federata Jugosllave/Serbia”, Adil Fetahu

”Si pasojë e atyre ligjeve, atyre vendimeve dhe atyre masave, përveç suprimimit të autonomisë politike-juridike të Kosovës, u bë uzurpimi, plaçkitja dhe shkatërrimi i ekonomisë së sektorit shoqëror dhe privat, përjashtimi prej punëve i më se 140.000 punëtorëve shqiptarë, të cilët u zëvendësuan me më se 50 mijë punëtorë serbë e malazezë, me të cilët u ndërrua tërësisht struktura udhëheqëse dhe struktura e punëtorëve në organet, ndërmarrjet dhe institucionet e Kosovës dhe pjesërisht edhe struktura e popullsisë, duke ndërtuar koloni e sjellë kolonë serbë, refugjatë nga Bosne-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali Zi, madje edhe nga Rumania!” 

http://www.shqiperiajone.org/analiza-histori/kronologjia-e-rrenimit-te-autonomise-se-kosoves-nga-federata-jugosllaveserbia 

Ky Burrë i ulur këmbëkryq në qendrën e Prishtinës , përderisa njësitë speciale serbe-jugosllave i dërmonin të gjithë ata që i kishin përpara, me simbolikën e vet u tregoj atyre policëve, opinionit publik jugosllav dhe botës se s’kishte kah të shkonte tjetër pos që të mbetej si shkëmb në vendin e vet. 

  1. Hataja e regjimit Jugosllav ndaj Shqiptarëve nisi me 1981”, Zëri i Kosovës -21 Janar, 201101489

https://zerikosoves.com/hataja-e-regjimit-jugosllav-ndaj-shqiptareve-nisi-me-1981/ 

  1. “Rilindja” më 3 korrik 1990 informoi për lindjen e një fillimi të ri”, Nga Altina Marmullaku, 2 Korrik 2021 / 17:56

https://albanianpost.com/rilindja-me-3-korrik-1990-informoi-per-lindjen-e-nje-fillimi-te-ri/ 

5. ARKIVI Ndryshimet kushtetuese 86 89 Pjesa I (parë) 

https://www.youtube.com/watch?v=SKpYJ3rpJiE 

6. ARKIVI Ndryshimet kushtetuese 86 89 Pjesa II (dytë) 

https://www.youtube.com/watch?v=60xrjoSNUb0 

 Njeriu që e përgjaku ish-Jugosllavinë për hirë të krijimit të Serbisë së madhe . Slobodan Milosheviq. 

Vazhdon 

  • Fotografitë i mora nga Wikipedia, interneti dhe (1) nga Revista ”Drini.us”

Sinan Kastrati, diku Europë , rrugës për në Atdhe  

2, 3 korrik 2022  

sinan.kastrati@hotmail.com