Kreu Blog Faqe 1285

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat sllovene në kuadër të misionit paqeruajtës të NATOS/KFOR-it në Kosovë. 

Ata janë dekoruar me motivacionin për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës që nga viti 2000. 

 

 “Sot jam këtu para jush për t`i falënderuar dhe për t`i dekoruar për  kontributin, kurajon dhe shpirtin human, të dëshmuar përgjatë dy dekadave trupat sllovene që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë. Medalja Presidenciale Ushtarake u jepet këtyre ushtarëve, të cilët janë jo vetëm paqeruajtës, por edhe kultivues besnik të marrëdhënieve miqësore të shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Sipas saj, secili nga 9417 paqeruajtësit sllovenë sa kanë shërbyer përgjatë dy dekadave në Kosovë, ka një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin, ndaj do të mbahen mend përgjithnjë nga populli i Kosovës, të cilëve u mbetemi përherë mirënjohës. 

Në këtë ceremoni, Presidentja Osmani ka theksuar se prej Sllovenisë, çështja e Kosovës mori një mbështetje të fuqishme ndër vite, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e anëtarësimi të Kosovës në NATO. 

“Kam besimin e plotë se ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e ushtrisë suaj. Unë dëshiroj që përveç bashkëpunimit në fushën ushtarake, në një të ardhme të afërt forcat tona t`i shoh krahas forcave tuaja në NATO. Kjo aleancë është synim i yni dhe interes strategjik”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit të paqeruajtësve sllovenë. 

Aty ku buçet zëri i gjuhës shqipe

Festë me rastin e diplomimit të nxënësve të mësimit plotsues në gjuhën shqipe, LAPSH “NAim Frashëri” në Kantonin e Zürichut

LAPSH “N. Frashëri” në Kantonin e Zürichut, me rastin e përfundimit të vitit shkollor, organizoi një festë për të nderuar nxënësit që kryen shkollën shqipe të mësimit plotësues bashkë me prindërit e tyre.

Manifestimi u mbajt në “Rinora 4”, në Rumlag, të shtunën, më 2 korrik. Pronarët e kësaj salle lanë në dispozicion një ambient të mrekullueshëm në lokalin e tyre të famshëm për të nderuar punën e palodhshme të mësimdhënësve dhe për të respektuar vullnetin e prindërve që për shumë vjet dërguan fëmijët e tyre në mësimin shqip.

Festën e hapën më të vegjlit e shkollës shqipe të veshur me rroba kombëtare dhe të shoqëruar me muzikë shqipe, pas të cilëve vinin 26 nxënës që sivjet përfunduan mësimet dhe po përgatiten të shkojnë më tutje në shkollim në Zvicrën e shanseve të mëdha në mes të barabartëve. Janë këta fëmijë që më vonë do të jenë më të preferuarit dhe do t`i shohim si studentë në universitetet zvicerane. Këta fëmijë që me dijen, guximin dhe përgatitjen shkollore shumëgjuhëshe do të shkëlqejnë me suksese edhe më të mëdha në fusha të ndryshme.

Naser Ulaj, kryetar i LAPSH “N. Frashëri” Zürich, përshëndet të pranishmit

Me “Kënga e trimave” dhe “Luleborë”, të ekzekutuara me violinë nxënësja Hana Sabriu ishte nismëtare e këtij programi modest. Pastaj në skenë dolën nxënësit e mësueses Elfete Hasi me këngën “Duaje atdheun”.

Kryetari i LAPSH “N. Frashëri” për kantonin e Zürichut, Naser Ulaj, i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke i falënderuar nxënësit për sukseset e këtyre viteve dhe prindërit e pranishëm që kishin ardhur për të mbështetur fëmijët e tyre dhe për të falënderuar mësimdhënësit për punën e palodhshme me vite deri te kurorëzimi – ndarja e diplomave për suksesin e arritur.

Si mysafire në këtë festë suksesesh për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit këndoi këngëtarja e mirënjohur Gentjana Tafili, e cila me zërin e saj melodik shtoi gëzimin dhe harenë në këtë festë.

Momenti me i bukur ishte dalja në skenë e 26 nxënësve që me sukses këto vite kishin ndjekur shkollën shqipe dhe ky sukses po kurorëzohej me marrjen e diplomave. Kështu me radhë në skenen e mbushur me lule që ata morën nga pasardhësit e tyre të veshur në rroba kombëtare pasi moren lulet, librat si dhuratë dhe diplomat u dorëzuan si simbolikë abetaret fillestarëve duke i shkëmbyer me lulet.

Kështu 8 nxësnësit e mësueses Elfete (Anesa, Arti, Ervini, Jonida, Laureta, Ramadani,Rilindi e Leodoniti), bashkë me 4 nxënës të mësuesit Naser (Aldinit, Aulones, Beratit dhe Shqiponjës) e 4 të tjerë të mësuese Afërdites (Vullneti, Dritoni, Fabiola e Albulena) e 4 të mësueses Sebahate (Aida, Anila, Eriona e Nafija) me 3 të Nexhart Malokut (Amisa, Besjana e Marlondi) e 1 te Dafina Hazirajt (Egzona), të cilëve pos diplomave, ish-kryetari i LAPSH për Zvicër, Nexhat Maloku, u dha edhe nga një libër dhuratë për sukseset e përgjithshme.

Prindër, nxënës dhe mësimdhënës, të buzqeshur dhe krenarë për sukseset e arritura

Në pjesën e dytë moderatorja lexoi vargjet e Gjergj Fishtes:
“Mallkue qoftë ai bir shqiptari
që këtë gjuhë të përendisë
trashëgim që na la i pari
trashëgim s ja len ai fmisë”, – vargje që për prindërit e këtushëm kthehen nga mallkimi në bekim pasi kanë përmbushur misionin kombëtar duke ua mundësuar fëmijëve të tyre shkollimin në gjuhën e nënës dhe paraqet variantin Fishtian:

Bekuar qoftë ai bir shqiptari
që këtë gjuhë të përendisë
trashëgim që na la i pari
trashëgim ja len ai fëmisë.

Variant që u duartrokit nga prindër, nxënës e mësimmdhënës të pranishëm që kishin përmbushur misionin e tyre për gjuhën te këta fëmijë.


Arsimtarët që për 3 dekada s’u ndalën me kontributin e tyre të përcojnë zërin e fuqishëm të gjuhës shqipe te gjeneratat që po rriten larg atdheut

Në fund nënkryetari i LAPSH “N. Frashëri”, Gëzim Kasumaj, i përshëndeti prindërit, nxënësit e mësimdhënësit dhe i falënderoi pronarët e lokalit “Rinora4” për ndihmën dhe mirëkuptimin që patën për ta ndihmuar LAPSH-in që në ambiente komode të realizojë këtë manifestim madhështor.


Programi vazhdoi me këngët shkodrane të interpretes Gentjana Tafili, e shoqëruar me vallëzimin e prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve. Festë që për nga atmosfera i përngjante një gëzimi familjar, ku secili e ndiente veten po aq të lumtur me sukseset e këtyre fëmijëve, të cilët edhe pse në mërgim, pa përtesë me vite të tëra u përpoqën ta ruajnë dhe ta kultivojnë gjuhën e tyre të bukur dhe të ruajnë e cmojnë kulturën dhe identitetin e tyre.

Vallëzimi vazhdoi deri vonë

Teksti: Hamzë Morina
Fotot: Lulzim Hasi

Padrejtësia e një gjykate!

1

  

Shkruan  Nafi  Çegrani  

Me shkas 

( Ose : Gjykata e Qarkut të Zenicës që nga 1981, fajtore për vendime të gabuara antishqiptare dhe apsurde !)                                                                                       

( …  Gjatë gjithë jetës jam përpjekur të eci në rrugën e drejtë që mund të ec NJERIU normal,  duke u munduar që të  mos shkeli  në shtigje të gabuara, me mendjeqë të jem i denjë me edukatën dhe kulturën e popullit që i takoj . Kam ecur me bindje si njeri i  formuar  i arsimit, duke qen i kujdesshëm që të mos shkeli të tjerët në thembër, duke ecur i çiltër si njeri me vetitë pozitive , sepse në gjithë  jetën time jam përballë me shumë sfida, batica e zbatica  që i ka jeta, e cila është si deti me valë, herë me stuhi e uragane dhe herë e qetë… )  

Kam ruajtur dinjiteti tim si  shqiptar, edhe kur jam përballur  me intriga të tmerrshme dhe prapavija të rrezikshme të nëntokës kriminale komuniste  të shtetit në vitet e rrënuarar,  gjersa isha në rradhët e Shërbimit inteligjent  jugosllav : (SDB) në Shkup, e të cilët  më vëzhgonin e përcjellin para dhe pas vdekjes së Titos, si zyrtar jo i përshtatshëm për atë makineri famose, dhe me ardhjen e vitit 1981 dhe ngjarjeve në Kosovë, nëntoka e atij Shërbimi që në popull njihen si UDB, fshehurazi dhe me një olan sekret, kurdisën akuza të rrejshme  dhe Proces të inskenuar  me motive nacionale dhe politikike  në Zenicë të Bosnës për vepër jo që nuk  NUK EGZISTON, dhe që unë personalisht, nuk isha autor dhe as që kisha në dijeni se për çfarë bëhej fjalë gjatë arrestimit…  

Më vonë gjatë hetuesisë brenda mureve me njolla gjaku në qelitë e burgut në Bosne dhe podrumet e SVR Bugojno, kuptova se hetuesit kishin të vetmin qëllim, në saje të dhunës, terrorit dhe  ARGUMEND BACILINUMIT të merrnin deklarata të rreme dhe gënjeshtra të imagjinuara nga shtatë shqiptarët fatprerë si të pandehur, një Boshnjak Rahman Sheshiq dhe ndaj meje… Bëhej një hata tmerri edhe gjatë netëve të thikave të gjata, ku kriminelët në emër të “Ligjit” dhe autorizimeve insistonin të nëshkruaheshin deklarata kinse pë vrasjen e vajzës së ndonjë oficeri apo gjenerali ushtarak të KOS-it, duke përdorur fjalët : “Zub za zub” Dhëmb për dhëmb) , ose: “Patjetër të nënshkrueshin se ka ndodhur “vrasje” dhe se për këtë ishin “fajtor” të gjithë në krye me Nafi Çegrani. 

… Nga dajaku u lansuan disa versione prej gënjeshtrash, vetëm që të lehtësonin rolin e tyre dhe të mbeteshin gjallë! 

Unë nuk kisha çfarë të “[ranoja” sepse as që kisha në dijeni se mund të kishte ndodhur ndonjë vrasje në mes të ditës dhe në mes të Gostivarit apo të asaj rrethine! Madje, bile, as që e kisha parë ose njohur të humburën Meliha Deliq. 

( …Pesha e rëndë e padrejtësisë me përmasa  globi dhe intrigat kriminale shoviniste  vazhduan me vite në pranga  gjatë regjimit të rrënuar, gjersa UDB-a  ishte  dhe sundonte me fytyrë djalli në brendinë e kazamateve apo qelive prej betoni me njolla gjaku, ku shqiptari shqyej nga togu i ujqërve të tërbuar dhe me fytyra djalli,  ishim të pa mbrojtur dhe lidhur në zinxhir si të ishim kurba ballkanik ! 

Ishin vite dhe stinë të vështira pikëllimi të një epoke djalli me ideologji moskovike !    

… Sizifi është heroi mitik, të cilin e shtjelloj me shpirt e ndjesi në zhvillimet e këtij shkrimi, krahasuar ose ndërlidhur e ngjeshur me fatumin tim tragjik, sepse  edhe ai  dhe figura e tij, janë të tillë që duket se kanë një lidhëshmëri me kontinuitetin e tragjikës sime si njeri i vuajtur  me padrejtësitë i ecur përballë intrigave dhe rrëmeteve jetika që i jerova  dhe përjetova si tufane që nga stinët e rinisë sime. Ai është i tillë si për pasionet, ashtu edhe për vuajtjet e tij. Sizifi ishte i dënuar nga Perënditë, që të ngjiste pa pushim në një shkëmb në majë të një mali një gur të rëndë, por sa guri arrinte në majë, ai rrokullisej tatëpjetë e përfundonte përsëri në rrëzë, në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste deri në majë gurin, do të mundohej, do të lodhej, por guri përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do t’i afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë…   

( Pesha e padrejtësisë !)  

Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Miti i Sizifit është metafora e një pune  të frytshme të cilën jam duke e bërë si process punë në shkrimet e mia gjatë  një kohe disavjeçare gjersa jam duke kërkuar drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës nga Gjykatat e Zenicës, Shkupit dhe Sarajevës si dhe duke parashtruar kërkesë për këtë qëllim gjitha organeve të Drejtësisë, madje edhe Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg dhe Komitetit për  Drejtësi pranë OKB në Njujork… Pra, është një punë në vazhdimësi e një pune  dhe një qëllimi të mire e të drejtë, për zbardhjen e një çëhtje të komplikuar nga akuza të kurdisura me plan secret nga persona të autorizuar nga organet hetuese dhe gjyqësore, por që në fakt, kanë qenë vetëm një rrjet i caktuar shovinist dhe antishqiptarë të nëntokës kriminale që kanë vepruar sipas direktivave të Shërbimeve të fshehta dhe spiunazhit jugosllav të derigjuar nga UDB-a dhe KOS-i ushtarak i atij regjimi komunist dhe të rrënuar…   

… Sizifi dhe Guri i rëndë tunxhi, si peshë e padrejtësisë, në gërshetimin dhe shtjellimin e shkrimeve të mia, janë metafora e stërmundimit  në tehun e viteve të gjata, lodhjes pa fryt  gjatë të shkruarit organeve gjyqësore, i përballur me heshtjen  dhe intrigat e tyre, ankesat apo kërkesat e  mia në kërkime të gjata vitesh, të diçkaje që njeriu e humb edhe shpresën, duke menduar se vërtetë mes njerëzve  NUK KA DREJTËSI , mbetesh me shpresë të humbur se atë nuk e arrin dot edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe i paarritshëm, duke shkruar dhe kërkuar zbardhjen e çështjes edhe gjatë viteve Brenda mureve dhe hekurave të burgut,  njashtu madje në vazhdimësi, edhe pas daljes në “liri”,shpesh më binte ndër mend afera e Drajfusit, apo tragjika e Prometheut, Gillgameshit dhe Guri i Sizifit mbi supe, apo rasti i tmerrshëm i Xhingis Kanit, të cilët vazhdonin  të jetonin si viktima tragjike të PADREJTËSIVE  edhe nga Perënditë, me mendim sepse je i “dënuar” të sillesh  në këtë mënyrë, të zvarritesh me një barrë të rëndë mbi kurrizin e përgjakur, ashtu siç ta kanë ngjeshur  “më të fortit” apo “Zotërat e fuqishëm”  të shtetit, që tregojnë legjendat… Dhe në rastin e fatumit tim tragjik, mbetën të dhunshëm ata që sajuan akuza të rreme, apo edhe Gjykatat që nënshkruan vendimet e tyre  “ Në emër të Ppopullit” apo ligjit, në saje të akuzave të rreme dhe për   rast të inskenuar në  stilin Stalinist, të nxjerrin  të pafajshëm para kordonit për pushkatim, për vepër apo “krim” që nuk ke bërë…! 

***   

… Për jetën e tij dimë shumë pak, por më tepër dimë mbi vdekjen e tij. Në të vërtetë, nuk ka qenë variantë e Gilgameshit babilonas i cili e dëshironte pavdekshmërinë. Megjithatë, nuk ka dashur të vdesë. Për diç të tillë kishte shumë arsye, sepse vdekja e tij është dashur të jetë dënim që e ka parë Zeusin, zotin suprem në momentin kur Ezopit, zotit të lumit, ia vodhi, të bijen, Eginën dhe se për këtë nuk ka heshtur. Kur vjen ai i cili ia merrte shpirtin Tanatit, në mënyrë të zhdërvjelltë i rrëshqet prej duarve, e lidh dhe e mbyll  në labirinthet e errëta të koridoreve të gjata dhe bodrum, të ngjajshme me ato të burgut famkeq të Zenicë tëBosnës gjatë viteve  komuniste, të rrënuara mëpas, ku autori i këtij libri kaloi vite e vite Brenda hekurash ku nuk dukej dielli…!  

 Kjo pati pasoja të papashme: njerëzit më nuk vdisnin dhe nuk u ofronin zotërave flijime, kuptohet, sepse nuk u frikësoheshin. Me këte në themel është lëkundur rendi mbi të cilin qëndronte vetë ekzistenca e zotërave ( si ajo që ndodhi me rrënimin e Murit të Berlinit dhe shteteve komuniste, siç ishte edhe Jugosllavia titiste).Prandaj, si shqiptar dhe intelektual, jam i mendimit se njeriu NUK DUHET TË HESHT edhe ndaj dukurive negative, blozake dhe dogmatike të cilat me rrjetet e tyre të intrigave dhe intrigante e injorante, kanë  caktuar fatin e njeriut nga rradhët e popullit apo masave të varfëra, me të vetmin qëllim që atë, NJERIUN , ta heshtin , ose ta bëjnë  “leckë” në aspektin moral dhe të dinjitetit!   

… Këshu ka ndodhur me fatin e shqiptarit gjatë sistemeve e regjimeve të sulltanëve dhe krajlave, gjatë sistemit bollshevik e komunist gjer në shembjen e artij sistemi famkeq…Por, mjerisht, si duket ende krimi dominon edhe pas regjimeve gjakatare, edhe pas tranzicionit, kinse jemi në “demokraci” por, për fat të keq, heshin edhe Europa plakë  dhe institucionet e saja si BE, dhe në shumën e rasteve dominon frika dhe tmerri, anarhija dhe turpi…!  

Andaj them se unë nuk heshti gjersa të jem gjallë, sepse jam i dënuar me urdhëresa tinëzare shteti dhe të organeve pot ë atij shteti të cilit i shërbenin edhe ata që ishin betuar të ndanin drejtësi. Por, në fakt, këtë nuk e bënin, dhe mbushnin burgjet me njerëz, në mesin e atyr që kishin bërë shkelje ligji, fusnin edhe persona që atij shteti ia kishin “turrbulluar” ujin si intelektual ose si shqiptar !  

( Prandaj, po dëshmoj edhe tani, se që kur isha arratis në Amerikë, u betova në Qiellin dhe në Tokën që I ka falë Perëndija, do kthehesha në Jugosllavinë titiste dhe se nuk do të loejoja që ndokush nga rradhët e UDB-së apo KOS-it  ushtarak jugosllav, nuk do të lejoja të vente nën thunder apo të shkiljte dinjitetin e familjes sime, në veçanti të gjyshit tim si balist I përbetuar, madje as të babait si veteran I Frontit të Sremit I vili kishte marrë plagë në mallet e Shumadisë, të zhgënjyer se do luftoni për një Flamur kombëtarë dhe të drejtat e barabarta shqiptare…) E cila gjë kishte qenë vetëm një zhgënjim dhe mashtrim moskovik dhe I ideologjisë staliniste-rankoviqiste…!  

… Isha i gatshëm të vdisja për çdo pike loti të Nënës që lindi dhe të familjes sime  aq krenare, sepse rrënjën e kasha të tillë, me rrënjë nga trimi i trimave dhe burri i pathyer përballë furtunave, haxhi Sulë Muja… Dhe, u ktheva nga Amerika, pa e ditur dhe pa e menduar se UDB-a dhe spiunazhi jugosllav komunist kishin përgatitur me vite plane të tmerrshme secrete për arrestimin tim në saje të akuzave me motive nacionale dhe antishqiptare, motive politike, dhe tamerrnin kokën time, edhepse askujt në jetë nuk i kasha bër ndonjë të keqe ose t’i kasha ecur kujt me ndonjë hile…sepse kasha edukatën, dinjitetin dhe kulturën e kombit që i takoja,  sepse JAM  SHQIPTAR !  

… Gjatë atyre viteve, pas kthimit tim nga bota andej Oqeanit, ndodhën shumë gjëra në Gadishullin e Ballkanit, frynë shumë erëra e stuhi, uragane dhe tmerre… Në vizitë Jugosllavisë erdhi edhe presidenti kinez Hua Kua Fen, ( Udba përgatiti me alarm duke “hap lajme  të rrejshme” me popicitet kinse një grup gazetarësh shqiptarë në krye me Nafi Çegranin , “do të bënkan “atentat” ndaj kryetarit kines” me motivacion përse Kina i paska “prish” marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.  Në këtë plan spiunimi ishin përfshirë disa persona nga udba të njohur si antishqiptarë dhe shovinista siç ishin Sllave Vasovski, Nikolla Ilievski, Kiro Koshtanov dhe në mesin e tyre treshqipfolësa si Bexhet Bexheti, Saqip Kollanri dhe Vullnet Preshova …Por. Ky plan dështoi… Vullnet Preshovën si  njeri i besimit nga babai avokat Abdulla Preshova, ugraduar duke e emruar si diplomat në Stamboll…)  

Ndodhi edhe djegja e banesës sime, që vunë në flake dokumente, libradhe çdo gjë që kam pas në shtëpi… Edhe sot ky akt criminal mbeti i pazbardhur… Madje vjen vdekja e Titos… Ndodhin ndryshime dhe veprime  antishqiptare, sidomos shovinizmi jugosllav priste të vinte pranvera e vonuar e vitit 1981 dhe demonstratat në Kosovë… Me këtë rast dhe “shansë” të politikës kapituluesee Beogradit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, nisin bastisje, kurthe, burgosje dhe beteja të tmerrshme antishqiptare, madje edhe ndaj Shqipërisë para dhe pas vdekjes së Enverit…  

… Apsolutikisht,nuk më binte nër mend se, mua ma kishin pregatit në mënyrë perfide arrestimin, akuzat e kurdisura dhe depërtimin në qelitë skëtera të burgut famkeq, në Zenicë të Bosnës, ku njeriu nuk kishte mundësi ( as avokatët, bile) se çfarë ndodhëte brendame fatprerë e pandehur, duke i shqye si ujqr t trbuar, duke i shtri n dajak e terror me muaj të tërë, duke i detyruar t “pranonin” do gj se ata ishin “fajtor” siç  i kishin pregatitur akuzat e imagjinuara, xhelatët kishin duart me gjak shqiptari…!  

Unë, nuk kisha çfarë të “pranoja” diçka që nuk kasha njohuri dhe nuk isha actor i ndonjë “krimi” që kishin kurdis  nëntoka kriminale e UDB-së, siç kam shkruar edhe më herët në  Ankesat dhe Kërkesat e mia me vite, në shkrimet e mua në burg dhe pas daljes nga burgu në “liri” !  

Pse kështu,vallë?   

 Këtë shkruaj edhe sot, edhe pas rrënies së regjimit komunist, por edhe në “demokraci” dikush nuk dëshiron që e vërteta të del në dritë të diellit… Por, unë Zotin kam dëshmitar !  

***   

 Prandaj Zeusi e dërgoi në botë Aresin, zotin e luftës për ta shpëtuar Tanatin i cili më pastaj e zë shpirtin e Sizifit dhe menjëherë e çon në botën nëntokësore. Apo atje ku kalamendej Gillgameshi! Sizifi ka ditur të gjendet në çdo situatë dhe çdo gjë e ka menduar më parë. Me largëpamësi i urdhëroi bashkëshortes së vet, Meropes, që me rastin e vdekjes së tij mos t’iu ofrojë zotërave flijime. Sundimtari i botës nëntokësore Hadi dhe bashkëshortja e tij Perzefona, më kot i pritnin dhuratat e caktuara dhe për këtë arsye urdhëruan që Sizifin ta sjellin para tyre. Sizifi u thotë se punën menjëherë do ta rregullojë, vetëm se ta lëshojnë për një moment që të shkojë në botën nëntokësore. Do të shkojë te bashkëshortja e vet dhe me një seriozitet do ta përkujtoj në detyrat e saja, sepse, siç mendon ajo në vete, i ofendon zotërat, e tjerë. Hadi u bind nga gojtaria e Sizifit, ndërsa Sizifi i humbi edhe mbresat e fundit të respektit para mençurisë dhe luciditetit të hyjnive. Mbeti i qetë në Korint dhe e shijonte jetën siç ka ditur më mire. Hadi, i zemruar, sërish e çoi Tanatin pas tij. Zoti i vdekjes e priti rastin kur pa se një pije iu dobësua të gjykuarit e Sizifit dhe atëherë në mënyrë të pamëshirshme ia kap dhe ia rrëmbeu shpirtin. Këtë herë Sizifi më nuk ka dalë nga bota nëntokësore. Pasi që ekzistonte rreziku që shembulli i Sizifit t’u shërbejë njerëzve për të dyshuar në gjithëdijshmërinë dhe autoritetin e zotërave, Hadi e dënoi në mënyrë shembullore: që përjetë ta rrokullisë gurin në kodër të lartë, i cili në maje do të rrëshqasë për herë nga dora dhe tërë veprimin do ta filloj sërish. Kjo nuk është vetëm punë e rëndë, por edhe punë pa kurrfarë qëllimi që e bënë të marrë pa kufi. Vetëdija se në këtë nuk do t’i ndihmojë kurrfarë dinakërie e mundon Sizifin njësoj sikur se edhe dëshpërimi i tij. Puna e Sizifit është bërë fjalë e urtë edhe sot dhe do të na vinte mirë sikur ta njihnim vetëm nga mitet e antikës, të përkuojtojmë Mitin për Sizifin , ose  tregimin  mbi te, kur me  emrin e Sizifit, për herë të parë, ndeshemi në Odisenë e Homerit. Në skenë e kanë sjellë Eskili dhe Euripidi në dramat me të njëjtin emër dhe tragjikën  e Sizifit,  që e kujtojmë edhe sot . 

***   

O shqiptarë, patriotë e fatkeqë! – të vetmuar, të tradhëtuar, të braktisur, të zhgënjyer, të mashtruar, shpresëhumbur e shpirtsfilitur, ziliqarë e me botkuptime injorante, me shpirtëra blozak hakmarrës, ose trima e patriot të vërtetë, atdhetarë, ju që keni mandje të ndritur ose shkrimtarë, edhepse ende kush nga ju nuk u shpall Nobelist i ndonjë fushe të caktuar. Mendja ma thotë, dhe po ju pyes me këtë rast: a thua, vallë, ende ju duket se nuk jeni të kapluar nga tragjika individuale dhe ajo kolektive, apo ende doni sikur të mashtroni veten e të besoni edhe në diçka e cila është apsurde!? Ju pyes: vallë a nuk ju ngjajnë vuajtjet, sfilitjet e sakrificat tuaja njëzetshekullore, me stërmundimin absurd të Sizifit.  Ap ende jeni të ngërthyer nga injoranca dhe absurditeti, dhe kjo  sacrifice, ndoshta ju duket e HARRUAR!?  

Ndoshta….Ndoshta !  

… Apo, ndoshta vallë, vetë dukeni dhe jeni të harruar,  e që këtu, me këtë rast, ende nuk është e shkruar, apo e gjithë kjo vlenë vetëm për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët jetojnë me hatër apo me hallet e tyre larg rrëmujës e rrëmetit, përtej viteve dhe shekujve blozak në këtë cep të Ballkanit!…Por, po ua them edhe këtë se kjo “harresë”  është “pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare” (Branko Merxhani). A nuk ngjajnë sakrificat dhe përpjekjet tuaja 500 vjeçare nën sundimin otoman me stërmundimin absurd të ngjajshme me ato të Sizifit? Absurd sepse pikërisht kjo periudhë e hidhur dhe më e errëta e robërimit tuaj nga Turqia , apo nga kralja e satrapa moskovik , dekada e shekuj kur dukej, ndoshta në një mënyrë, sit ë “ishte koha më e pasur dhe më e lumtur e historisë , ose disi ndryshe që mbeten vetëm gjurmë…dhe kjo me qenë se në atë epokë stërgjyshërit tanë të gjorë përpiqeshin me zemër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushave të largme të Arabisë, që nga Çamëria e Tepelena e gjer në Kosovë e Dardani, përtej stinëve nga Molla  kuqe! Paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe të gjitha baulet e plaçkave me se u shpërblyen? Me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kuptohet, shqiptari as brezat gjitha këto zhvillime dhe gjurmë nuk duhet harruar”   

 A nuk vazhdon ende kjo “sagë”  ballkanike, stërmundimi absurd  sizifian shqiptar!? A nuk ngjajnë sakrificat  dhe betejat e mia me vite ( madje edhe ato si në aspektin individual, njashtu edhe  në ate kolektiv të popullit të vuajtur me vite e dekada), në relacione të ndrushme, bile edhe në baza nacionale, në kthesa të rëndësishme të historisë, me stërmundimin absurd të Sizifit, apo në këtë rasdt personalisht lidh me kërkesat e mia për drejtësi, në luftën kundër peshës së padrejtësisë dhe njollosjes së personaliteit tik  dhe barren e ndëshkimeve që mbaj me vite e dekada mbi supe, a për diçka që nuk jam fajtor as që jam autori ndonjë “krimi” përëka nuk kam dijeni, pos bindjes se e tërë kjo dramë është kurdisj nga imagjinata dhe akuzat e inskenuara komuniste nga regjimi dhe Shërbimi komunist tëviteve të rrënuara e  quajtur UDB!?   

Absurd, se në këto momente  dhe me vite as organet kompetente të jurispondencës dhe Gjykatat sin ë Maqedoni njashtu edhe ata në Bosne, nuk kanë arriturose nuk kanë dash  sipas ndonjë urdhëri që të zbardhet e vërteta dhe  PAFAJSIA IME, ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe motive  që unë nuk i kam në dijeni, nuk kanë mundur të orientohen drejt për të arritur në kohë  “qëllimet e mëdha”, se , në rastin konkret kanë mundguar çfarëdoqofshin fakte dhe argument, sepse  AKUZA TË IMAGJINUARA DHE  FUND E KRYE  TË MONTUARA që u inskenuan dhe zhvilluan nga ndjellakëqinjët, sipas  direktivave të fshehta të Shërbimeve sekrete jugosllave ( Edhe me dirigjim të Branko Mikuliqit, Stane Dollancit nga Beogradi si dhe nga Nikolla Ilievski, Vsaroshlija, Sllobodan Stankoviq . udbash a të lartë me funksione dhe të njohur si antishqiptar të përbetuar dhe ca të tjerë nga Shkupi), në Procesin e Zenizës që nga pranvera e vitit  1981, gjegjësisht pas shpërthimit të demonstratave shqiptare në Kosovë! A thua vallë,  nuk ngjajnë përpjekjet, qëndresa dhe lufta e nëntokës kriminale e cila ka vepruar në vazhdimësi dhe sipas një programitinëzar sekret sipas urdhërave të  Shtetit i cili ishte   SHTET MBI SHTET dhe gjykata ka sjellë vendime ashtu siç  u realizuan me vite e dekada  planet keqbërëse dhe antinjerëzore, dhe kundër ligjore… Absurd i atyre viteve plotë djallëzi dhe shovinizëm  i një kloke të çuditshme ANTISHQIPTARE sepse  gjykata me ndërgjegje të vrarë  shpall  ndaj meje DËNIM ME VDEKJE PUSHKATIM, për vepër që as nuk kam motiv apo ndonjë nevojë të kryej një “krim” apo “vrasje”  ndaj ndonjë personi që as nuk e kam parë, as nuk kam pas në dijeni  ose njohur.   

 … E gjithë kjo, sipas mendimit dhe logjikës sime, nuk gaboj nëse e krahasoj me fatin tragjik të kombit që i takoj, apo fatin tragjik të Atdheut tim, me ndarjen  e PA TË DREJTË  të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha , duke ua vë kombit shqiptarë Gurin e madh dhë të një peshe me përmasa mali mbi supe  të padrejtësisë sin ë aspektin individual njashtu edhe në atë kolektiv në kohë dhe hapësirë… Madje edhe sot po heshtet qëllimisht, duke na e thye krenarinë dhe DINJITETIN  me intrigat e çutitshme, heshtin,  kinse nuk u intereson fakti, që kombi  ynë është i copëtuar gjeografikisht dhe po copëtohet çdo ditë e më shumë kombëtarisht, moralisht, psiqikisht duke ekzistuar në një kaos social e individual, me paragrafe, ligje apsurde e lojëra diplomatike, politike , duke mbajtur çdo gjë larg ligjit dhe drejtësisë apsolute njerëzore, madje edhe pse egzistojnë KONVENTA  ndërkombëtare për të drejtat racore, kombëtare e njerëzore, duke  na mbajtur në epoka të ndryshme djajsh, duke na mbajtur  me GURIN E SIZIFIT   mbi shpatulla! Një gur të tillë shkëmbi me akuza të rreme, të kurdisura si akuza, duke më njollosur si shqiptar, me vite e dekada mbajë mbi supe  peshën si një Promethe i prangosur me vite Brenda hekurash, atje ku nuk dukej as rrezja ediellit apo dritës , ku gjykatësit dhe hetuesit gjakatar zgërdhiheshin gjersa korrbat shqyenin mëlqin…  

Një fatum të tillë tragjik kushte edhe  Xhingis Kani, e ata që mbanin DREJTËSINË  dhe çekanin në dorë, zvariteshin me  vite të kohë si skandal dhe turp i gjykatave të BeH dhe Maqedonisë  ( të Veriut, siç quhet  tani) dhe mes njerëzve sikur kjo nuk ishte punë e tyre pë zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësisë në këtë  tokë ku jetojnë me shekuj të parët e mi 

Unë nuk kërkoj privilegje në këtë skandal të padrejtësis në shtigjet ballkanike!  (Këtu apostrofoj për vendimin e drejtë të gjykatësit Suprem në Sarajevë  të vitit 1983 Mr  MirkoVllajsavleviq, i cili hudhi poshtë Vendimin apsurt të Gjykatës së atëhershme të Qarkut në Zenicë K.94/83 të gjykatësve shovinista Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq, masha të ndryshkura të Branko Mikuliqit dhe Stane Dollancit,  duke sjellur vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe reales , me dënimin me vdekje pushkatim ndaj meje…. Gjykatësi Mr Vllajsavleviq nënvizon me bindj të plotë se “Gjykata e Qarkutdhe gjykatësit me vendim të tillë, nuk kanë as një bazë ligjore, madje as që ka argument se ekziston vepra penale VRASJE!” 

Me vite shkruaj e rishkruaj ankesa e kërkesa, madje edhe Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila Gjykatë e nderuar jep direktivë gjykatat dhe organet e jurispodencës së vendit janë të OBLIGUAR të sjellin vendim të drejtë gjyqësor sipas ligjit , të drejtës dhe të zbardhet e vërteta, duke i anashkaluar akuzat e pavërteta dhe të imagjinuara !” 

Andaj, edhe sot e sot, unë si viktimë e Shërbimeve , apo krerëve të saj shovinist të Jugosllavisë komuniste, kërkoj me këmbëngulje dhe guxim drejtësinë dhe zbardhjen e të vërtetës ! 

( Vijon) 

Rreth Betejës së Kosovës dhe mitit serb për Kosovën  

0

Sinan Kastrati, Suedi 

Tubimet e serbëve në Gazimestan dhe Beteja e Kosovës 1398-1989  

Vazhdon nga numri i kaluar ”Suprimimi i autonomisë së Kosovës, largimi i shqiptarëve nga puna dhe nga atdheu” në rubrikën ”Dossier /Histori /Kujtime”, Drini.us, 3 Korrik 2022 

Pjesa e tretë (3) 

Luftërat, konfliktet dhe betejat për Kosovën 

Festimi i 600 vjetori të Betejës së Kosovës dhe fjalimi i Sllobodan Millosheviqit 1*) në Gazimestan 

Ibrahim Rugova për fjalimin e Millosheviqit dhe Deklaratën e Pavarësisë 

A ishte Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së kundër Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 ?  

Më 1989, kur në Gazimestan, afër Obiliqit tuboheshin serbët me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës, unë punoja si kontrollor i autobusëve. Shefi i kontrollorëve, Jakup Jakupi na tha që keni kujdes sepse mund edhe të sulmoheni nga pelegrinët serbë të cilët e kishin ngrit kryet si ”K … në dasëm”.  

Ishte Sllobodan Millosheviq i cili iu kishte serbëve në Fushë Kosovë se nuk guxon asnjë kime e flokut me iu mungua. 

Kjo ishte si një frymë që vjen me shpejtësi duke u rritur e bëhetshtrëngatë e furtunë që rrexon çdo gjë, drunj e lisa, kulme të shtëpive e jetë njerëzizh merr formën e një cunami (kjameti).  

Prandaj, neve kontroolorëve na u rekomandua që me 28 qershor 1989 të mos punojmë. Dhe kështu edhe bëmë. Ajo ditë ishte ditë e serbëve mu në zemër të Fushës së Kosovës. 

Në këtë tubim kanë marrë pjesë rreth “dy milionë serb”, sipas shtypit serb, ndërsa rreth 300.000 sipas Reutersit.  

Serbët janë sjellë nga Serbia në mënyrë të organizuar. Gjithashtu prezentë kanë qenë edhe anëtarët e Kryesisë së RFSJ në krye me Janez Dërnovshekun, mirëpo përfaqësuesi kroat Stipe Shuvar ka refuzuar të merr pjesë, pastaj aty ka qenë edhe Millan Pançevski, kryetari i atëhershëm i Kryesisë së Komitetit Qendror të LKJ, ndërsa fjalimin qendror e ka mbajtur Sllobodan Millosheviq, kryetar i atëhershëm i Kryesisë së RS të Serbisë. 

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasadorë e shumë vendeve të huaja në Jugosllavi, derisa ambasadori i SHBA Warren Zimmerman dhe ai i Turqisë kanë refuzuar të marrin pjesë (Insajderi). 

Vlen të përmendet se me rastin e këtij fjalimi atëbotë ka komentuar edhe Ibrahim Rugova, intelektuali dhe kryetari i atëhershëm i LDK (gjithnjë sipas Insajderit). 

“Gazimestani është një manifestim shovinist. Nuk kanë luftuar vetëm serbët kundër turqve, në betejë kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët. Kjo është ngjarje me rëndësi për gjithë popujt e Jugosllavisë. Përshtypja ime është se në Jugosllavi ekzistojnë forcat të cilat gati i dëshirojnë aksionet terroriste në Kosovë. Unë mund vetëm t’i paralajmërojë serbët se gjithmonë kur një popull i vogël, e serbët janë popull i vogël, është përpjekur ta imponojë superioritetin e tij në Ballkan, ajo gjithmonë ka përfunduar me tragjedinë e tij personal”. 

Unë do të shtoja se në Betejën e Kosovës kanë marrë pjesë edhe hungarezët. Ajo sipas disa studjuesve ka qenë fetare. 

Të dhënat e pakta që kishim tregojnë se Beteja e Kosovës ishte një luftë fetare, luftë në mes të fesë islame dhe asaj krishtere.  

Deri vonë, në Kosovë kemi pasur vetëm një këngë popullore që iu ka këndua mbretit që e ka këndua (vetëm) këngëtari i fesë islame. Këngëtari i fesë islame nëpër mes kënges e madhëron sulltanin e mbi krahët e mbretit sulltan (fluturon e) pushon pëllumbi.  

Këngën e kam pas mbledhur unë në vitin 1977 e të kënduar gojarisht, si vjershë nga Muhamet Kajtazi dhe djali tij i madh Duraku të Turjakës. Xhelir Islami nuk deshi që të ma këndoj e Muhameti ishte plakur e nuk mund të këndonte prandaj Duraki e recitonte duke e ndihmua edhe Muhameti. 

Sa më kujtohet mua këngën për Betejën e Kosovës nuk e kam dëgjua nga asnjë këngëtar tjetër i vjetës, as nga Salih e Feriz Krasniqi. Dua të besoj se këngën për Betejën e Kosovës që mendoj unë është e vetmja ndoshta e kanë ditur këngëtarët ”Muhamet Mahmuti, Beqë Jaha, Hamzë Roda, Sylyman Kastrati, Azem Nura, Riza Bllaca, Ali Paci, Bajram Sadiki, Sefë Mleqani, Lam Tapalli, Salih, Feriz e Ali Krasniqi, Dan Javiqi, Dul Zenuni, Asman Mulaviqi, Halit Qallaki, Beqir Prelezi, Sejdi Javiqi, Muhamet Bashota, Isë llapqeva, Djemtë e Sefë Mleqanit, Halil Bytyqi, (nipi i Salih Bajramit), Naimi, (djali i Salih Bajramit), Bajrami, djali i Xhelir Islamit etj. Munden me qenë edhe Tahir e Hashim Shala, Ibish Broja e ndonjë këngëtari i rralë që ka këndua me lahutë, në rrethin e Pejes e Deqanit. 

Kënga fatkeqësht bashkë me shumë të tjera, letra e dorëshkrime mu kanë zhdukur pas marsit të vitit 1981 dhe vitit 1999, konfiskua, kalbur e djegur. 

Sipas shumicës, Beteja e Kosovës është më tepër mit e legjendë. 

Edhe studjuesi Iljaz REXHA ”BETEJA E KOSOVES NE MES MITIT E REALITETIT” e thotë afërsisht kështu ”Beteja e Kosoves edhe me tej mbetet ma shume si beteje e mitit se sa e realitetit, meqe eshte fakt se per betejat edhe me te hershme jane gjetur gjurme, dhe ekzemplare origjinale te armeve te ftohta, ndersa per Betejen e imagjinur te Kosoves nuk eshte gjetur asnje, pervec epikes popullore si dhe disa pikturave te vonshme jorealiste te inspiruara nga miti i krijuar per betejen e Kosoves te paraqitura ne boten e artit nga piktoret serb, dhe futja e tyre ne librat shkollore, qe kishin per qellim dheporosi ringjalljen e frymes nacionaliste tek populli serb.e jo frymzimin e kujeteseshistorike. “ 

Ata pervec se thone se sultani u vra prej nje ushtari me shtize, njekohsisht thone se me Jakupin vepruan si me babain e tij, supozojne se sultanin e kane vra sherbetoret e Bayazitit. 

Eshte interesant te ceket edhe nje e dhene tjeter, qe na jep nje kronisti osman me nofken Ali Qelebi i gjysmes se dyte te shekullit XVI, i cili nje kohe kishe sherbyer si sekretarne zyren e valiut te Bosnjes, ishte mire informuar per ngjarjet qe kishin ndodhur meheret. Ai eshte i vetmi qe thote se ende pa u marre vesh lajmi per vdekjen e sultanit, veziri Hayredin pasha me suiten e tij e thirren Jakup Qelebin, duke i thene:Ty tekerkon babai yt “ e futen ne nje cader (tend) boshe dhe e vrane,”( d.m.th. ne menyre sekrete), ndersa princ Bayazitin e hypen ne fron te sultanit”. 

Sa është e besueshme apo jo, thuhet se Pajaziti e mbyt babën për me u bë vetë sulltan (mbret). 

Këte ma ka pas thënë edhe historian inga Sankofci i Drenicës, Dr. Muhamet Pirraku, sipas të cilit Pajzazit e ther babën duke i thën: ”shko në ne xhehnet” e jo Millosh Kopiliqi. 

Por serbët edhe rrenat i shëndrrojnë në të vërteta sikurse humbjet në fitore. 

Edhe sot e gjithë ditën serbët ndërsehen kundër shqiptarëve se ”Kosova është djep i Sërbisë” etj.   

1*) Slobodan Milošević 

Sllobodan Millosheviqi (ser.: Слободан Милошевић) ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviqi mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit (Marrë nga Wikepedia në gjuh. Shqipe). 

”SOT 30 VJET SLLOBODAN MILLOSHEVIQ NË QENDËR TË KOSOVËS PARALAJMËROI LUFTËN”, INSAJDERI 3 vite më parë  

https://insajderi.com/sot-30-vjet-sllobodan-millosheviq-ne-qender-te-kosoves-paralajmeroi-luften/ 

Iljaz REXHA ”BETEJA E KOSOVES NE MES MITIT E REALITETIT 

https://www.academia.edu/15978341/BETEJA_E_KOSOVES_NE_MES_MITIT_E_REALITETIT 

 Sinan Kastrati “Shahirat më të njohur të Kosovës”, 22.05.2017 12:28:41 

https://www.fokusi.org/shahirat-me-te-njohur-te-kosoves/ 

Sinan Kastrati, Suedi “Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami janë këngëtarët (“shahirat”) më të njohur të viteve 1930-1960, që të dytë nga Turjaka e Zatriqit, rrethi i Rahovecit”, Drini.us, 5 Dhjetor 2021 

https://drini.us/muhamet-kajtazi-e-xhelir-islami-jane-kengetaret-shahirat-me-te-njohur-te-viteve-1930-1960-qe-te-dyte-nga-turjaka-e-zatriqit-rrethi-i-rahovecit/ 

  1. S. Avdyl Kajtazi, vëllai i vogël i Muhamet Kajtazit nga Turjaka, thuhet se i ka ditur dhe i ka mbajtur mend më mirë këngët, edhe ate të Sulltan Muratit, të kohës së Betejës së Kosovës (1389) por që nuk ka këndua sikurse Muhameti e Xheliri. Pasiqë ishte shumë i sëmurë, ai nuk munda të fliste e jo më të ”këndonte” prandaj edhe nuk e mundova por shkova te Muhameti e djemt e Muhametit: Duraki, Agushi, Ahmeti dhe Brahimi. Ata nuk prituan dhe mi thonin si vjersha disa këngë të vjetra që nuk këndoheshin e as tash nuk këndohen. Si ajo e Sulltanit, Dan Darovcit, Hazir Gariqit, Mahmut Pashës, Prej Prokuples deri në Nish, Kralin e Mickovit, Shaqir Currin …. 

 Vazhdon 

 Sinan Kastrati, Europë  

3, 4 korrik 2022, afër Alpeve të Austrisë, rrugës për në atdhe 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Reagim ndaj deklaratës së Kryeministres së  Serbisë Ana BËRNABIQ

0
Refik Hasani
____
Në krahinën e Preshevës ka  diskriminim, kurse pakica Serbe në Kosovë i gëzon të drejta më të larta në Evropë
Deklarata e ditës së sotme/04.07.2022/ kryeministres së  Serbisë Ana BËRNABIQ, deklaron:
,,se vendimi i fundit i Kosovës për targat është -vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve të Kosovës”.
Duke ia kujtuar znj.BËRNABIQ, dhe gjithë Opinionit të gjërë se  qytetarët shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës,dhe gjithëandej Serbisë, jan duke u përballur me pasivizimin e adresave një pastrim etnik, jan duke  u diskriminuar përkundër që kan mbajtur Referendumin më datën 1 e 2 Mars 1992, kan organizuar kryengritjen ushtarake-luftën çlirimatare nga  UÇPMB-ja, dhe marrëveshja e Konçulit. Jan komuniteti më i   shkelur, cenuar mohuar  të drejtën elementare individuale dhe kolektive në Evropë. Në Preshevë është hequr dhunshëm Lapidar i Dëshmorëve të  UÇPMB-ës, në vitin 2013, dhe ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Shqiptarët nga kjo Krahinë, nuk gëzojn asnjë të drejtë në përdorim të Gjuhës,Simboleve dhe përfaqësimit në instanca qendrore sikurse që ka diskriminim në investime kapitale.
Kurse pakica Serbe në Republikën e Kosovës i gëzo të gjithë të drejtat që askund asnjë pakicë kombëtare nuk i gëzon këto të drejta në Evropë.
4 korrik 2022
Bërnabiq: Vendimi i Kosovë për targa, presion ndaj serbëve të shpërngulen – GazetaBlic

Shqipëria në rrezik, të gjithë në protestën e 7 korrikut në Tiranë

0

 Nga MA. Agim ALIÇKAJ 

  • Të gjithë në protestë me 7 Korrik në Tiranë 

         E pabesueshme, por e vërtetë. Shqipëria është në rrezik, nga vetë Kryeministri i saj Edi Rama dhe përkrahësit e tij. Veprimet e tij anti-shqiptare anti-evropiane dhe anti-amerikane janë të qarta si dita me diell, para syve tanë, pa pikë turpi a ngurrimi, dhe shtrihen në shumë drejtime: 

-Korrupsioni i pa fund, kultivimi dhe shpërndarja e drogës, rrënimi i ekonomisë dhe i demokracisë, shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit në Shqipëri. Kjo ka krijuar gjendje të paprespektivë dhe po ndikon në ikjen masive të të rinjve nga vendi. 

-Mbrojtja, harresa e kujtesës historike dhe falja e krimeve serbe, si dhe përpjekja për rehabilitimin e shtetit racist, jocivilizues serb.  

-Arsyetimi për përkrahjen serbe të agresionit rus në Ukrainë. 

-Propaganda mashtruese për krijimin e utopisë së oazës së “paqes dhe mirëqënies” “Ballkani i hapur” si në kohën e komunizmit, projekt ky që synon dominimin serb dhe shtrirjen e hegjemonizmit serbo-rus në Ballkan dhe daljen në detin Adriatik. 

-Paaftësia e tj që Shqipërinë ta udhëheqë në rrugë të drejtë kah Unioni Evropian dhe Amerika, orientimi i tij kah shtetet anti-demokratike dhe fashiste Serbia dhe Rusia.  

-Përpjekja për shkatërrimin e Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj për interesa të Serbisë. 

-Krijimi i përqarjes në mes popullit shqiptar të Shqipërisë dhe atij të Kosovës si dhe Trojeve tjera etnike shqiptare në Ballkan.  

-Nxitja e urrejtjes ndaj mërgatës shqiptare, moslejimi i pjesëmarrjes së saj në proçesin zgjedhor dhe vështirësimi  i investimeve në Shqipëri. 

         Edi Rama po përpiqet për ta kopjuar mentorin e tij, kriminelin Aleksandar Vuçiq, anim kah Lindja me shpresë se do ta përkëdhel Perëndimi pakufi. Që të dy do të dështojnë. Amerika është duke e toleruar përkohësisht Edi Ramën, por në momentin kur e tepron me keqbërje dhe e humbë përkrahjen e popullit shqiptar, si çdo autokrati tjetër, do të ia jep shqelmin, kryengul teposhtë. Kjo ditë nuk mund të jetë e largët sepse ai e ka kaluar çdo kufi. Ai duhet të rrëzohet sa më parë për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe botës së civilizuar dhe demokratike. 

          Ata që mendojnë se ky Rama do të ja “lëshojë” atij Vuçiqit, do të befasohen dhe zhgënjehen keq. Z.Rama do të ja sheh sherrin trash Serbisë dhe Vuçiqit sepse ai është më kopil se Rama.          

         Vendimi për të marrë pjesë ose jo në këtë protestë duhet të bazohet në faktet e lartpërmendura, në interesa shtetërore e kombëtare dhe jo në urrejtje apo inate personale ndaj Dr. Sali Berishës. Ai me bashkëpuntorët dhe përkrahësit e tij të shumtë anë e kënd botës shqiptare, në këtë moment, paraqesin të vetmen forcë e cila mund të ia ndalë turrin rrënuesit të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, Edi Rama. 

         Dr. Sali Berisha, si çdo lider tjetër, nuk është i pagabueshëm. Por, në punë madhore kombëtare ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Revolucioni demokratik dhe rrëzimi i komunizmit duke e evituar luftën vëllavrasëse, futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, ndërtimi i rrugës së Kombit dhe vizita e Presidentit Bush në Tiranë jan vetëm disa prej arritjeve të tij të mëdha. 

         Roli i Dr. Berishës në suksesin e jashtëzakonshëm të promovimit të librit të xhepit për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999 “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj në Tiranë ishte vendimtar. Me te shkëlqyen edhe mendjet e ndritura të kombit tonë, Dr. Enver Bytyçi, Znj. Edit Harxhi dhe ideatori i këtij promovimi, Ambasador Mal Berisha. 

         Duhet shpresuar se shumica e shqiptarëve, nga të gjitha Trojet tona, do ta kuptojë drejt situatën e vështirë në të cilën gjendet nëna Shqipëri dhe do të merr pjesë në këtë protestë me rëndësi jetike për mbarë kombin shqiptar. Kombi shqiptar është i pamposhtur. 

Plani Marshall për Lindjen e Mesme

0
Autor: Ronald S. Lauder
___
Presidenti amerikan Joe Biden është gati të bëjë atë që mund të jetë udhëtimi më i rëndësishëm i presidencës së tij deri më sot. Ai do të vizitojë Lindjen e Mesme të pasur me naftë, veçanërisht Arabinë Saudite, për të siguruar Mbretërinë se ajo mbetet një aleate e fortë dhe se i gjithë rajoni mbetet jetik për interesat strategjike të SHBA.
Besoj se kjo vizitë përfaqëson një mundësi edhe më të madhe për Presidentin Biden për të zgjidhur një nga konfliktet më të gjata historike dhe për të mundësuar paqe të qëndrueshme përmes partneriteteve konstruktive në rajon. Sigurisht që e kam fjalën për ndërprerjen përfundimtare të luftës izraelito-palestineze.
Një numër në rritje i liderëve arabë thonë privatisht se do të dëshironin të ndërmarrin të njëjtat hapa drejt pajtimit me Izraelin që pamë me Marrëveshjen e Abrahamit në vitin 2020, por se ata nuk mund ta bëjnë këtë derisa të arrihet një zgjidhje për palestinezët. Një zyrtar që takova madje shkoi aq larg sa tha se do të ishte i lumtur nëse të paktën “shihte një përpjekje më të madhe nga ana izraelite”.
Ne kemi dëgjuar gjithashtu deklarata publike, të ngjashme të cilat nuk janë bërë kurrë në të kaluarën. Në një intervistë interesante të vitit 2020 me “Al Arabia”, diplomati veteran saudit, Princi Bandar bin Sultan, një ish-ambasador në SHBA, foli sinqerisht për gabimet që liderët palestinezë kanë bërë gjatë viteve duke refuzuar propozimet e paqes nga .
Një takim i fundit sekret ushtarak në Egjipt midis Komandës Qendrore të SHBA dhe ushtrive izraelite dhe arabe është një tjetër tregues i ndryshimit të qëndrimeve për shkak të kërcënimit iranian.
Mund të duket kundërintuitive duke pasur parasysh dekadat e përpjekjeve të dështuara për paqen, por besoj se kjo është pikërisht koha e duhur për t’u ofruar palestinezëve një iniciativë të re – një nismë që ata nuk mund ta refuzojnë. Ajo që unë propozoj është një “Plan Marshall” që do t’i ofronte brezit të ardhshëm të palestinezëve një të ardhme të pasurisë, prosperitetit dhe mbështetjes tek vetja dhe jo perspektivat e zymta të së shkuarës.
Plani origjinal Marshall, i emëruar sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, George C. Marshall, hodhi themelet për rindërtimin e një Evrope të shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore dhe që atëherë ka shërbyer si model për shërimin e konflikteve të tjera. Sepse ishte nisma më e suksesshme e politikës së jashtme në histori.
Ai realizoi shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ai rindërtoi dhe modernizoi industrinë evropiane të shkatërruar nga lufta dhe ia riktheu besimin një kontinent të tërë të demoralizuar. Por përfitimi i tij më i rëndësishëm ishte se ndihmoi vendosjen e paqes së qëndrueshme në Evropë, e cila në më pak se 40 vjet kishte përballuar dy luftëra botërore që vranë më shumë se 100 milionë njerëz.
Kjo është pikërisht koha e duhur për t’u ofruar palestinezëve një nismë të re – një nismë që ata nuk mund ta refuzojnë.
Nëse paqja midis izraelitëve dhe palestinezëve duket e pazgjidhshme, duhet të kemi parasysh se Evropa e fortë dhe e qëndrueshme që kemi njohur gjatë shtatë dekadave të fundit nuk ka qenë kurrë një epilog i sigurt pas Luftës së Dytë Botërore.
Ashtu si Plani Marshall e vendosi Evropën në një bazë solide financiare, plani palestinez duhet të fokusohet në krijimin e bizneseve të vogla, siç janë hotelet dhe restorantet, si dhe në krijimin e vendeve të punës që do të siguronin një të ardhme të ndritur për brezin e ardhshëm.
Sipërmarrësve të rinj mund t’u jepet një shumë e caktuar parash për të filluar biznese të reja, të cilat do të monitoroheshin nga afër. Nëse ato rezultojnë të zbatueshme, por kanë nevojë për një nxitje financiare pas një viti, mund t’u jepet një infuzion tjetër i vogël. Me fjalë të tjera, t’u sigurojë palestinezëve të gjitha gjërat që e kanë bërë Izraelin dhe vendet e tjera financiarisht të qëndrueshme, të cilat do të ndihmonin në krijimin e një Palestine të re dhe të begatë.
Mendoj se brenda tre deri në pesë vjet, pasuria për kokë banori do të dyfishohej çdo vit. Sa më i begatë të bëhet kombi palestinez në të ardhmen, aq më shumë rritëm gjasat që Palestina të bëhet vendi i suksesshëm, i qëndrueshëm dhe i begatë dhe çdo vend në rajon do të përfitonte nga ky ndryshim.
Financimi mund të bëhej nga SHBA, Evropa, Arabia Saudite dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, duke përfshirë edhe Izraelin, i cili do të ishte përfituesi kryesor së bashku me Palestinen.
Izraeli është një nga inkubatorët kryesorë në botë të teknologjisë së lartë.
Palestinezët e rinj e dinë këtë dhe janë të prirur të përfshihen në këtë sektor. Prindërit palestinezë do të duhet të vendosin nëse urrejtja e tyre ndaj Izraelit është aq e fortë sa që ata do të preferonin t’i shihnin fëmijët e tyre të rriten në varfëri dhe të vdesin si “martirë”, ose të kenë familje dhe të ndajnë një të ardhme më të mirë ekonomike dhe një jetë më të plotë dhe më të lumtur me fqinjët e tyre hebrenj.
Në të kaluarën nuk e kanë pasur gjithmonë përgjegjësinë e duhur për fondet e ndihmës që u janë dhënë palestinezëve. Plani i ri do të duhet të mbikëqyret nga një organizatë e besuar nga të gjitha palët, se ku shkojnë paratë dhe si përdoren ato.
Duhet të përpunohen ende shumë detaje, pasi sigurisht që do të ketë probleme. Por problemet u shfaqën asokohe edhe me planin origjinal Marshall dhe u desh të zgjidheshin me kalimin kohës. Asgjë nuk shkon mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për urrejtje të gjatë dhe instinktive; Menjëherë pas vitit 1945 pati mjaft armiqësi midis Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për të mbushur vëllime gazetash dhe librash. Nëse këto vende mund të fokusoheshin në një të ardhme më të mirë së bashku, atëherë ky është modeli që mund të përdorim sot në Lindjen e Mesme.
Plani Marshall u fokusua tek ndërtuesit e urave. E di që tani ka ndërtues urash në Lindjen e Mesme, sepse i takova personalisht. E di që duan të ecin përpara.
Në fund, Plani Marshall jo vetëm që ndihmoi Evropën, por gjithë botën. Po kështu, një e ardhme e re për palestinezët dhe izraelitët do të kishte përfitime shumë përtej rajonit të afërt.
Presidenti Biden dhe ekipi i tij kanë një moment me vizitën e tyre të ardhshme në Lindjen e Mesme për të sjellë të njëjtën mundësi për paqen në një rajon të trazuar dhe ta gjejë një të ngjashme me atë që e solli Plani Marshall 75 vjet më parë. Është një moment që mund të ndryshojë botën për mirë.
• Ronald S. Lauder është President i Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Festohet në Kosovë  Dita e Pavarësisë së Amerikës

Festa Prishtine-Ambasada SHBA

-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier: ShBA-ja ishte mbështetëse e hershme dhe e zjarrtë e Pavarësisë së Kosovës. Kjo është arsyeja përse mbesim të patundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës/ 

-Para ardhjes në Prishtinë, Ambasadori i ri i emëruar i SHBA në Kosovë Hovenier në Dhjetor 2021 është pritur në takim në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA nga Kryetari Elmi Berisha/ 

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. I pranishëm në festën e hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë në 5 Qershor 1996 shkruaja edhe kronikën: Flamur i shpresës për Kosovën…/ 

 SPECIALE – Nga Behlul JASHARI 

 PRISHTINË,  4 Korrik 2022/ Në festën e Ditës së Pavarësisë së Amerikës – 4 Korrikut, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, tha se ShBA-ja ishte mbështetëse e hershme dhe e zjarrtë e Pavarësisë së Kosovës.  

“Kjo është arsyeja përse mbesim të patundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. 

Prandaj, sot, përderisa festojmë 246 vite të ShBA-së si shtet i lirë, i pavarur, sovran, gjithashtu së bashku festojmë 14 vite të pavarësisë së Kosovës dhe përparimit të jashtëzakonshëm të arritur për këtë kohë kaq të shkurtë. 

Nuk mund të mendoj asnjë vend më të përshtatshëm për të bërë këtë se pikërisht këtu – në ambasadën e ShBA-së në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike”, theksoi Ambasadori Amerikan Hovenier. 

Në fillim të vitit 2022 Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier ka mbërritur në kryeqytetin Prishtinë dhe në 10 Janar mori zyrtarisht detyrën. Hovenier është nominuar për Ambasador në Kosovë në muajin Korrik 2021 nga Presidenti Amerikan, Joe Biden. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar më 28 Dhjetor 2021 se Hovenier është betuar si Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë para Nënsekretares Amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland. Ambasadori i ri i emëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më Kosovë, Jeffrey M. Hovenier në Dhjetor 2021 është pritur në takim në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA nga Kryetari Elmi Berisha. 

Në Festën e madhe në Prishtinë të 246 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ishin edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  dhe Kryeministri Albin Kurti. 

“Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partnetiteti që ka njohur ndonjëherë bota. 

 

Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme”, është shprehur Presidentja Osmani. 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se, Deklarata Amerikane e Pavarësisë ishte një kthesë e madhe në historinë botërore. 

  Ambasadori Hovenier

“Për herë të parë, një shtet po themelohej me thirrjen e qartë në nocionin iluminist për të drejtat e patjetërsueshme të individit. Siç shprehen baballarët themelues në rreshtin më të paharrueshëm të Deklaratës, ‘Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të Drejta të patjetërsueshme, si Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë. Për të siguruar këto të drejta, Njerëzit krijojnë Qeveritë, duke marrë Fuqitë nga miratimi i atyre që qeverisen’”,  tha Kryeministri Kurti. 

“Ndërsa ngremë një dolli për 246-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, le të ri-përkushtohemi për të mbrojtur themelin e filozofisë së saj politike. 

Gëzuar 4 Korriku, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit tuaj”, u shpreh Kryeministri i Kosovës. 

Kurti-Hovenier-Osmani

Në Kosovë festohet tradicionalisht 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë që prej 26 vitesh dhe shtetin kosovar e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes para 14 viteve në 17 Shkurtin historik 2008. 

Në 5 Qershor 2022  u bënë 26 vjet nga dita historike e të mërkurës së 5 Qershorit 1996 kur u bë hapja në Prishtinë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Më parë,  në 12 Janar 1996, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm Amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra në Kosovë. 

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 Maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi. 

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë  në 5 Qershor 1996 u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum. Në hapjen solemne ishte edhe Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova bashkë me familjen. 

Gazeta e rezistencës “Bujku” e ditës së enjte të 6 Qershorit 1996 në ballinë  shkruante: 

Dje në Prishtinë u hap Zyra e Agjencisë Informative Amerikane 

“Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj” 

-tha ambasadori Xhon Kornbllum, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, i cili zyrtarisht e hapi zyrën, duke shtuar se kjo është një provë e interesimit të vazhdueshëm amerikan e një kontribut për nxitjen e dialogut. – Dr. Ibrahim  Rugova: “Kjo është ditë historike për Kosovën”. 

Raportimi vijonte në faqen 2, ku botohej e plotë deklarata që e kisha marrë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova: 

“Deklaratë e Presidentit Rugova 

Ditë historike për Kosovën 

Në deklaratën e tij me rastin e hapjes së Zyrës së USIS në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën, për çështjen madhore të Kosovës, për popullin e Kosovës, për një zgjidhje paqësore dhe politike të çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit. Falënderoj SHBA-të, presidentin Klinton, nënpresidentin Al Gor, sekretarin e Shtetit Kristofer, Kongresin Amerikan dhe të gjithë miqtë tanë në SHBA për këtë dhuratë të madhe për Kosovën dhe për rajonin në përgjithësi.” 

Në faqen e parë botohej edhe raportimi  me mbititull “Kryetari i Republikës së Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova priti Xhon Kornbllumin” dhe me titull e nëntitull: “SHBA-të do të angazhohen për të drejtat e popullit të Kosovës – tha Kornbllum duke ia përcjellë kryetarit Rugova zotimin e presidentit amerikan Bill Klinton”. 

Prishtina-foto Behlul Jashari

E në faqen 3 të gazetës së rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, me titullin dhe nëntitullin 

“Flamur i shpresës për Kosovën 

(Kronikë e viteve që i paraprinë hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë)”, shkruaja mes tjerash: 

“Amerika në Kosovë, nga kjo e mërkurë, është e pranishme edhe me Zyrën e USIA-s. 

Kjo për Kosovën ka shumë rëndësi e domethënie, prandaj shpesh quhet përfaqësi e mision diplomatik. Kështu, prezenca amerikane në Kosovë mori një formë institucionale dhe vlerësohet se kjo është shumë e rëndësishme për njohjen dhe afirmimin edhe më të madh të çëshjtes së Kosovës. 

Osmani-Hovenier-Kurti

Flamuri amerikan, i shtetit më të fuqishëm në botë, vendit mik, dashamirës e përkrahës të shqiptarëve, prej dje valon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i ngritur lart e solemnisht në selinë e Zyrës së USIA-s, në një godinë të bukur të lagjes së Dragodanit, duke sjellë mesazhet më të mira të aspiratave të zgjidhjes e të paqes për Kosovën e rajonin. 

Zyra e USIA-s në Prishtinë shënon edhe një hap përpara në konkretizimin e interesimit të vazhdueshëm amerikan për Kosovën dhe të pranisë së SHBA-ve në këtë zonë të rrezikshme të konflikteve politike dhe jo vetëm politike në Evropën Jugore…. 

Flamuri amerikan në Prishtinë, që valon prej dje, është flamur i shpresës për Kosovën. Deri tash të gjithë flamujt e vendeve të huaja janë ngritur si flamuj të okupatorëve.” 

Në ceremoninë festive të hapjes së Zyrës Amerikane në Kosovë, në 5 Qershor 1996,  isha edhe për të raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, korrespondent i cilës isha që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë. Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë nga Prishtina në Tiranë… 

Pas 24 vjetëve - në 4 Korrik 2020, raportoja për Gazetën DIELLI të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, se Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett, ishin nikoqirë të pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kur u zhvillua edhe  ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë. 

E në 1 Korrik 2009 Prishtina ndau truall për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 Maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit. 

Ndërsa, në mëngjesin e pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s  prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e popullin e saj, kam raportuar edhe se, forcat serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën Amerikane në Prishtinë.

Ambassadori Hovenier ne VATER

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) filloi të punojë në shtator të vitit 1999. 

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje. 

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 14 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 Prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 Korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës. 

Zyra Amerikane në Kosove – Prishtine – hapja me5 qeshor 1996

Pak ditë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 Korrik 2008 atëherë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. 

Ndërkohë, ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe më shumë se  23 vjet. Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Zyra Amerikane në Kosove – Prishtine, hapja me 6 qeshor 1996.

Në 17 Maj 2021 është prezantar projekti për sheshin dhe shtatoren e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden në fshatin Sojevë të Ferizajt, pranë Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteel” në Kosovë. 

Në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës janë ngritur tre shtatore të personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë. 

Zyra Amerikane Kosove 1996

Në 1 Nëntor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij. 

Michael- McClellan, diplomati i pare Amerikan në Prishtinë dhe Behlul-Jashari

Në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj. 

Gazeta Bujku – 6 qershor 1996 – fq 1 -Zyra Aamerikane- hapja -Foto Behlul Jashari

Ambasada e re e SHBA ne Kosove

Shtatorja e Senatorit Amerikan Bob Dole është përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës… 

 Prishtina 

Xharra: Mercenarët e dreqit të mallkuar! Po shteti dhe BIK-u ku ishin?

0

Nga: Fahri Xharra 

Emri mercenarë i përshkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundër shpërblim- pagesë. Mercenarius nga latinishtja, rrjedhë nga fjala merces – rrogë, pagë,  pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflikt të huaj; ”i rekrutuar  në shtetet e huaja” dhe i cili  “merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky luftëtar duhet të ketë “përparësitë vetjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë  “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë“ se sa të  obliguarit e asaj lufte apo konflikti. 

Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës  i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi (Qejt e luftës. The Dogs of War,  1974,  Frederic Forsyth). 

“FBI e zbulon një shqiptar terrorist që po përgatiste  sulme në Florida lajmëruan agjencitë botërore. Shokuese! Tmerr! Kulmi i papërgjegjësisë kombëtarë shqiptare! Shqiptari terrorist, shqiptari mercenar. “Policia amerikane ka arrestuar një shtetas amerikan me kombësi shqiptare i cili po përgatiste një sulm terrorist me bombë në zonën Tampa në Florida. Agjentët e FBI-së kishin arritur të zbulonin se Sami Osmakaç 25 vjeç me origjinë nga Kosova,  kishte shprehur interes për flamuj dhe material të tjera të Al- Kaedës. Gjithashtu ata zbuluan se i riu shqiptar  kërkonte që të blinte një armë të tipit AK-47,  një sasi fishekësh,  granata,  etj. “ 

“Sipas të dhënave të policisë,  Osmankaç ka xhiruar edhe një video,  në të cilën shpjegon motivet që e detyronin të kryente sulmet. Sipas FBI-së janë dhe dy shqiptarë të tjerë të implikuar në ngjarje,  një nga Mali Zi dhe një nga Kosova. “ 

Po,  për kënd? Po, për çka? Për cilin atdhe? 

Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më larg botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po  ia kërkojmë vetes këtë largim  nga e vërteta  pa të drejtë ankese   dhe pa të drejtë   arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë. 

“Shërbimi i mercenarëve në përgjithësi kërkon njerëz të aftë qoftë për një operacion ushtarak dhe për një kohe gjatësi të kufizuar, qofte për një tip të shërbimit të specializuar. Kohëzgjatja e angazhimit është e karakterit të përkohshëm ose të përjetshëm.” 

Pse jemi aq të lehtë, që aq lehtë të rekrutohemi ? Për kënd? Kush po na rekruton? 

Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtynë që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? 

Duhet  të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke  i shkuar mbrapa një të pa priturave e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar. 

Më 8 Korrik 1977, Konventa e Gjenevës  ratifikoi definicionin (përkufizimin ) e një mercenari  (neni 47).: 

– Mercenari nuk e ka te drejtën e një luftëtari apo të   burgosuri të luftës. 

-Është posaçërisht i rekrutuar për një luftë të caktuar për të luftuar në një konflikt të armatosur. 

-Në të vërtetë merr pjesë drepërdrejt në një armiqësi. 

– Mercenari merr pjesë ne një armiqësi për të përfituar shumë nga ajo që iu është premtuar nga një shtet, parti apo grupacion. 

– Mercenari nuk është pjesëtar  i atij grupi apo atij shteti,  i cili e dërgon në një mision të “ rëndësishëm “ të të ashtuquajturit  Shtet. 

Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion te shumë negativ për shkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxitë paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës.  Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë. 

Mercenaret janë vegla për kompletimin e një kauze të huaj. Kjo kauzë,  kauzë e mercenarëve tonë,  që aspak nuk është në nderin e kombit e as të familjes së tyre e as të atyre që janë kyçur në te, nuk është rastësi., për këtë janë bërë përgatitjet që moti. 

Është ditur se lufta do të fitohet, është ditur se Kosova do të jetë e pavarur.,  e mu për këtë kanë  pas filluar përgatitjet  nga ana e  humbësit ( në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njofin shumë mirë) që luftën tonë,  herët a vonë ta qesin në errësirë ; herët a vonë ta njollosin me njollat më të shëmtuara,  dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindra vjeçar, dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë.  Po, po me njerëzit tanë. 

Ku janë intelektualët që nuk flasin?  Pse janë pseudo intelektualët (intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlen? Vallë, çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqën duke na ngrehur zvarrë në errësirën e ë së kaluarës tragjike? 

Mercenar është edhe ai që me shkrimet e tija, paraqitjet e tija publike dhe me mendësinë e tij lufton për kauzën e tjetërkujt. Ai merr pjesë në një armiqësi, për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin! 

Kush po i ndjellë këta mercenarë të së keqes që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit? Kush krekoset me shkrimet e tija duke ne ndarë identitetin tonë? Kush njollosë figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Tereze vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë,   të arriturat dhe me  e keqja të na lër pa ardhmëri.? 

Të dalsh në anën e kurrkujt për një grusht parash, apo nga një infeksion patogjen i shpëlarjes së trurit, i përngjanë mercenarit të hapësirës (film i vizatuar),  

Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimbsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë,  e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur,  ata kanë ide qe shkon përtej shpirtit  të predikuar nga vetë zoti i tyre 

Nuk jemi ne ata  e as që na takon neve të bëhemi pjesë e xhihadeve. Le t`i mbajnë ata, ato gjihade për veti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurrë  për ne. 

Gjakovë 12.01.2012

Prishtina dhe Tirana duhet më seriozisht ta shqyrtojnë dhe të  planifikojnë për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi 

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës meritojnë trajtim më serioz nga Prishtina dhe Tirana, në kërkesën e tyre për bashkim me Kosovën, e drejtë legjitime dhe e shprehur me Referendumin e 1 e 2 marsit 1992, si shprehje e synimeve kombëtare dhe shekullore. 

Shqyrtimi i kësaj çështjeje gjatë pushimeve të verës nga Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi i Kosoves, çështjen e minimizon, bile e bënë jo serioze. 

Andaj Prishtina dhe Tirana, e cila edhe me Kushtetutë e ka ndëshkuar interesin për Luginën e Preshevës duhet më seriozisht t’i qasen kësaj zgjidhjeje, duke planifikuar me afate si dhe të bëjnë një strategji kombëtare të zgjidhjes së përbashkët të çështjes së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por gjithnjë duke pasur parasysh Referendumin e 1 e 2 marsit 1992 dhe tërësinë territoriale të Luginës së Preshevës. 

Ndryshe nuk bënë për shumë arsye, copëtimi i Luginës së Preshevës, në cfarëdo forme, poqese nuk respektohet Referendumi i 1 e 2 marsir 1992 e bënë shpërnguljen e plotë të Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. 

Një anketim i realizuar nga Këshilli për të drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, para disa muajve e që nuk u publikua shumë dha rezultate konkrete dhe shumë të qarta. 

Anketimi ndodhi në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, me 400 të anketuar, shqiptarë, serbë e romë, të moshës prej 16 deri 65 vjeç. Anketimi solli këto rezultate: 

1.Shkëmbimin i territoreve mori 55 % të të anketuarve, 

2.Parcializimi i Luginës së Preshevës mori 42% 

3.Reciprociteti me Serbët e Veriut mori 57% 

4.Për Autonomi politike-territoriale mori 57% 

5.Për integrim në Serbi mori 12% 

6.Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia mori 61% dhe 

  1. Dështimi i besedimeve Kosovë-Serbi mori 42%.

Në anketim pos pyetjeve të lartëpërmendura pati edhe nënpyetje.