Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë 

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat sllovene në kuadër të misionit paqeruajtës të NATOS/KFOR-it në Kosovë. 

Ata janë dekoruar me motivacionin për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës që nga viti 2000. 

 

 “Sot jam këtu para jush për t`i falënderuar dhe për t`i dekoruar për  kontributin, kurajon dhe shpirtin human, të dëshmuar përgjatë dy dekadave trupat sllovene që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë. Medalja Presidenciale Ushtarake u jepet këtyre ushtarëve, të cilët janë jo vetëm paqeruajtës, por edhe kultivues besnik të marrëdhënieve miqësore të shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Sipas saj, secili nga 9417 paqeruajtësit sllovenë sa kanë shërbyer përgjatë dy dekadave në Kosovë, ka një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin, ndaj do të mbahen mend përgjithnjë nga populli i Kosovës, të cilëve u mbetemi përherë mirënjohës. 

Në këtë ceremoni, Presidentja Osmani ka theksuar se prej Sllovenisë, çështja e Kosovës mori një mbështetje të fuqishme ndër vite, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e anëtarësimi të Kosovës në NATO. 

“Kam besimin e plotë se ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e ushtrisë suaj. Unë dëshiroj që përveç bashkëpunimit në fushën ushtarake, në një të ardhme të afërt forcat tona t`i shoh krahas forcave tuaja në NATO. Kjo aleancë është synim i yni dhe interes strategjik”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit të paqeruajtësve sllovenë. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu