ARKIVI:
19 Maj 2024

Pressing i Leonard Kerçukit dhe dështimi i tij për ta analizuar antishqiptarizmin e islamit politik

Shkrime relevante

Fajtorët e dështimit!

Florim Zeqa  Pas dy golave të shënuar të Kosovës në pjesën e...

Pse fshihet e vërteta për “Zajednicen” dhe zhvatjen e tokës nga Manastiri i Deçanit?!

Idriz Zeqiraj, Gjermani Për më shumë se një dekadë, Kosova është pykuar...

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një...

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Fahri Dahri, studjues i çështje çame 80 vjet më parë, në trojet...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
___
Përpjekja e turpshme e disa gazetarëve dhe analistëve për të ngatërruar qëllimisht paradigmat ideologjike dhe kombëtare me ato ekstremiste fetare në emisionin Pressing të Leonard Kerçukit, është dëshmi se pothuajse asnjëri prej tyre nuk guxon të analizojë sinqerisht dhe saktë thelbin e fenomenit të rrezikshëm me emrin Islami politik që inspirohet dhe financohet nga Turqia, vendet arabe dhe shërbimet sekrete serbe e ruse.
Mungesa e diskutimit të hapur dhe konstruktiv për këtë fenomen të rrezikshëm tregon se vendi ynë është gjunjëzuar para Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila gjithnjë e më shumë po i tërheq për hundë liderët e partive politike për shkak të votave që ua rezervon në këmbim të koncesioneve dhe privilegjeve që kërcënojnë rendin kushtetues laik dhe trashëgiminë e bujshme kulturo-historike të popullit të lashtë e autokton shqiptar.
Duket se kushdo që guxon të flasë hapur për këtë fenomen të rrezikshëm duhet të përballet me të gjitha kërcënimet dhe konsekuencat e mundshme dhe të pamundshme nga kjo organizate e gjithëfuqishme, që shfrytëzon heshtjen e elitës intelektuale dhe shoqërisë civile si dhe neglizhencën e institucioneve shtetërore për të zgjeruar veprimtarinë e saj antikombëtare dhe antishtetërore.
Në fakt mjafton të merren parasysh faktet dhe shifrat e qarta që flasin pa mëdyshje se sa ka ndryshuar shoqëria jonë në periudhën e pasluftës për ta kuptuar se politikat korruptive, antikombëtare dhe antishtetërore të qeverive tona të pasluftës janë fajtorët kryesore për gjendjen e mjeruar të shoqërisë dhe shtetit.
400 shqiptarët e Kosovës që luftuan në Siri krah për krah me luftëtarët e Shtetit Islamik dhe Al-Nusra-s dhe mbi njëqind femra shqiptare që mbetën shtatzënë nga ekstremistët nga e gjithë bota janë dëshmi e mjaftueshme, se sa larg jemi nga qëllimi për të krijuar një shoqëri progresive dhe një shtet që meriton të jetë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në vend që t’u jemi mirënjohës nga thellësia e zemrës administratave të shteteve që na shpëtuan jo vetëm nga gjenocidi i paparë i ushtrisë dhe policisë serbe, por edhe na ndihmuan ta themelonim shtetin tonë të pavarur pas sakrificës dhe gjakderdhjes dyqind vjeçare, ne zgjodhëm të bashkëpunonim për para me shërbimet sekrete serbe, ruse dhe turke, qëllimi kryesor i të cilave ishte të na prezantonin para ndërkombëtarëve si një kolektiv primitiv dhe të papjekur që nuk pranon vlerat demokratike dhe civilizuese të vendeve evropiane dhe Atlantike Veriore, por ideologjitë ekstremiste fetare të shteteve islamike.
Sindromi i Stokholmit, kompleksi i vlerës së ulët dhe tradhtimi i idealeve progresive kombëtare dhe universale, nuk manifestohet ndryshe, por pikërisht në këtë mënyrë.
Nuk kam absolutisht asnjë të drejtë, qëllim apo vullnet për t’ia ndaluar dikujt besimin e ndershëm, korrekt, paqësor dhe të domosdoshëm në Zot.
Jam gjithashtu i vetëdijshëm se në vendet evropiane ka parti me emra të krishterë si Unioni Demokristian i Gjermanisë CDU, që ka një koncept konservator të bazuar në vlerat tradicionale kombëtare të popullit gjerman.
Sepse respekton, inkurajon, ruan dhe ushqen origjinën kombëtare të gjermanëve, vlerën e pakrahasueshme të familjes gjermane, vlerën e pazëvendësueshme të trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit gjerman dhe mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit gjerman.
Por a është kjo shtylla kurrizore e partive islamike?
A e ruajnë, theksojnë, inkurajojnë, ushqejnë dhe respektojnë partitë islamike origjinën e popullit shqiptar, vlerat e tij tradicionale, trashëgiminë e tij kulturore dhe historike dhe orientimin e tij pro-evropian dhe veriatlantik?
A e duan ato vërtetë mirëqenien dhe prosperitetin e dy shteteve shqiptare në Ballkan?
Dyshoj.
Përkundrazi, partitë islamike kanë koncepte shkombëtarizuese deri në nirvana dhe pa asnjë hezitim shesin për dy qindarka origjinën dhe trashëgiminë kulturore historike të popullit të lashtë autokton shqiptar.
Që do të thotë se shtylla kurrizore dhe ADN-ja e tyre politike nuk është vetëm shkombëtarizuese por edhe asimiluese.
Sepse besimi islam nuk është as autoqefal dhe as autokton shqiptar.
Pyetja është pse nuk kemi arsye të kritikojmë Islamin tradicional, paqësor dhe tolerant të paraluftës?
Sepse ai kurrë nuk tregoi interes për t’u bërë islam politik dhe shkombëtarizues.
Pra, mos i ngatërroni partitë dhe konceptet konservatore të Evropës me partitë islamike të Kosovës, sepse ju përveçse bëheni përrallë në kuptimin më injorant të fjalës, dëshmoni edhe mungesë elementare të shqetësimit për mirëqenien, sigurinë dhe prosperitetin e kombit tuaj dhe të dy shteteve të tij në Ballkan.
Mungesa e shqetësimit tuaj për prosperitetin, mirëqenien dhe sigurinë e popullit tuaj që derdhi aq shumë gjak për lirinë, barazinë me kombet fqinje dhe çlirimin e pavarësinë nga pushtuesit osman dhe serb, dëshmon se vuani nga Sindroma e Stokholmit, kompleksi i vlerës së ulët dhe injoranca e paparë.
Kush na shpëtoi si komb nga gjenocidi i paparë i shtetit serb dhe kush na ndihmoi që të themelojmë shtetin e dytë shqiptar në Ballkan?
UÇK-ja e lavdishme, SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe NATO-ja apo Shtetet Islamike nga Lindja e Afërme dhe e Mesme?
Kush nuk e kupton, pranon dhe respekton këtë të vërtetë nuk është mik, por armik i popullit shqiptar dhe i dy shteteve të tij në Ballkan.
Kaq e thjeshtë është kjo punë.
Nëse ne shqiptarët do të kishim koncepte dhe parti autentike konservatore, nuk do të ishim në këtë situatë tragjikomike, që të mos jemi në gjendje të dallojmë mjaltin prej mutit.
Unë uroj dhe shpresoj që në këtë shoqëri dhe shtet, qarqet intelektuale dhe shoqëria civile ta iniciojnë një debat mbarëkombëtar për konceptet e munguara autentike konservatore kombëtare, në mënyrë që ky komb ta kuptojë një herë e mirë se kush është, nga vjen, cilat janë interesat e tij parësore dhe cili është destinacioni i tij i vërtetë politik dhe kulturor, për të shmangur njëherë e përgjithmonë keqkuptimet dhe keqinterpretimet.
____
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu