Në Rrmaj, poezi nga libri i Kolec P. Traboinit “Trinia ime“- Lirika në frymë të gegnishtes

Shkrime relevante

Bledi Budo nga Saranda shkrun në fb për Deputeten Marjana Koçekun: Një “Shqipëri e ndryshme”

Bledi Budo, Sarandë ____ Kur lindi Marjana Koçeku 25 vjet më parë, unë...

Jeta nuk merret në emër të mosbesimit dhe urrejtjes

Arif Ejupi, Gjenevë  Tërbim e verbim sysh...  Nuk vritet nëna, gruaja, motra e as...

Shqipëria, baza e përgatitjes së UÇK-së

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë (Ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë). ____ BAZAT DHE...

Sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd – kambanë alarmi për Ballkanin dhe kombin shqiptar!

Luan - Asllan Dibrani, 28 tetor 2026 Kur fanatizmi politik-fetar ngre thikën...

Shpërndaj

Në foto: Palok Traboini, babai i poetit dhe kineastit Kolec Traboini
KOLEC P.TRABOINI
NE RRMAJ
Poezi
__
Sa herë shkoj në Shkodër
za shtegun e selvive të Rrmajit
e ndaloj përpara varrit të Atit.
Të dy në heshtje nuk flasim
peng jeta ime në atë varr
të gjithë ikjet e kthimet aty përplasen.
Re të zymta ngrysin sytë e mi prej mergimtari
po varri i tim Ati nuk ka nevojë për lotë
në Shkodër shirat pikëllojnë sa për tanë botën.
– Ku ikën?- më thotë im Atë që nga varri
sikur të ishte ai e jo unë, i gjalli…
___
Shkodër, shtator 2006
Nga libri “Trinia ime“-
Lirika në frymë të gegnishtes

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu