Kreu Blog Faqe 1310

Tre burra n’Shpi , e gruaja n’Mulli!

Mullini i Valbonës, i vjetri , në Tropojë. Foto që përshatet me shkrimin.
Nga: Tom Pergjokaj

 

Proverbat

Proverbat kanë një histori shumë të vjetër. Përmbledhjet e para ë proverbave datojnë që nga kohët e lashta. Nga periudha antike është i njohur libri „Fjalët e urta të Solomonit“, i cili i takon letërsisë së urtësisë dhe besohet të ketë qenë përmbledhur rreth shekullit IV para Krishtit, ose ndoshta edhe më herët (Encyclopedia Britannica). Kur dihet se interesimi për mbledhjen e proverbave është kaq i hershëm, lind pyetja se sa më te hershme do te jenë ato të përdorura nga goja e popullit pa qenë te mbledhura. Duke pasur parasysh vjetërsinë kaq të madhe të proverbave, ndoshta nuk gabojmë nëse themi se ato janë të vjetra sa edhe vetë popujt.
Interesimi për mbledhjen e proverbave ka qenë i hershëm edhe te ne shqiptarët. Kështu, Frank Bardhi në fjalorin e tij latinisht-shqip (1635) ka përfshirë një numër proverbash që janë të parat të botuara në gjuhën shqipe. Që nga ajo kohë e deri më sot janë botuar shumë materiale dhe libra me fjalë të urta shqipe.
Jo rastësisht ne shqiptarët proverbat i quajmë edhe fjalë të urta popullore. Kjo shprehje tregon qartë se ato janë urtësia e një populli. Në të vërtetë, fjalët e urta janë urtësia dhe përvoja e një populli e grumbulluar gjatë shekujve dhe, si të tilla, ato kanë një rëndësi të veçantë për njeriun. Porositë dhe këshillat që dalin prej tyre janë shumë të dobishme. Ato e mësojnë njeriun për shumë gjëra në fusha të ndryshme të jetës. Për më tepër, ato synojnë ta mësojnë njeriun se si t’i tejkalojë vështirësitë e shumta me të cilat ai ballafaqohet gjatë jetës dhe t’i tregojë atij një rrugë më të mirë e më të sigurt.
Duke pasur urtësinë dhe përvojën shekullore të së kaluarës, nuk ka dyshim se njeriu është më i përgatitur për jetë. Mirëpo, dëshira dhe nevoja e njeriut për të qenë gjithnjë edhe më i ditur është një kërkesë e përhershme e secilit. Për këtë flasin këto dy proverba: Më mirë të keshë mend se para dhe proverbi: Dija është ari. Një mësim të mirë për të vërtetën se njeriu vetë duhet të bëjë diçka për t’u bërë i ditur e shpalos proverbi: Dija nuk falet, por fitohet.
Këtu më poshtë po i sjell edhe disa proverba me shpresë se lexuesi do të gjejë mësime që do të jenë të të dobishme për të.
Ku e ke zemrën, aty e ke mendjen.
Ai që di më së shumti, flet më se paku.
Kush që është shok me ë gjithë, nuk është shok me asnjë.
Më mirë një armik me mend se një mik budalla.
Dashuria e mund frikën.
Kush lyp nxin njanën faqe, kush nuk jep i nxin te dyjat.
Të varfërit jepi bukën e mos ia trego rrugen se e din vetë.
Kush shkon pa u thirrë, kthehet pa u përcjell.
Gjuha ruhet atje kur shkruhet.
Më mirë në kashtën tënde sesa në pambuk të huaj.
Ruajna Zot nga i padituri.
Mendja e zbukuron trupin.
Nuk është burrë ai që nuk e mban një grua të zorshme.
Kush nuk di të heshtë, nuk di të flasë.
Frikacaku vdes shumë herë, trimi veç një herë.
Kush bëhët dele, e han ujqit.
Trim është ai që din të ruhet.
Nuk është trim ai që nuk e njeh tutën.
Ai që nuk është për shtëpi, nuk është as për shoqëri.
Argati falas të bën dëm në arë.
Zoti i jep arrat, por nuk i thyen.
Çka të hidhësh në det, e gjen në kripë.
Çorba e lirë t’i djegë buzët.
Kur s’ke në kuletë, nuk të vijnë as fjalët.
Atë derë që nuk e çel çelësi, e çel paraja.
Ai që lakmon shumë, është gjithmonë i varfër.
Gëzohu me të paktën që të vij e shumta.
Kush rren, edhe vjedh.
Fjala është si bleta, që ka edhe mjaltin edhe thumbin.
Shpifja është si qymyri, që, edhe kur nuk djeg, të nxin.
Gratë i ndajnë vëllezërit, ndërsa gratë motra i afrojnë baxhanakët.
Prej nga je, prej nga e kam gruan.
Gruan dhe ëndrrat është vështirë t’i kuptosh.
Më vështirë është të mbash dy gra se dy shtete.
Dy gra në shtëpi, shtëpia mbetet pa fshi.
Burri është koka, kurse gruaja është qafa.
Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
Tre burra në shtëpi, e gruaja në mulli.
S’ka pyll pa derr.
Kush ngutet, vonohet.
Kush pin në rini, pendohet në pleqni.
Më parë del shpirti se vesi.
Nëse don nder, sillu me nder.
Pushka e çon gjakun të shpia.
Pushka e ka hajrin aq sa e ka grykën.
Kur nxehet mbreti, mërdhihet mileti.
Më mirë nji vo sot, se një pulë n’mot.
Merr në thua sivjet e rrëzohen n’mot.
Hakmarrja gëzon vetëm shpirtkëqinjtë.
I dehuri gjithnjë betohet se nuk është i pirë.
Kur nuk te don një lagje, fajin kërkoje te vetja.
Ai që ta bën rrafsh, ka qejf me t’dalë kodër.

Tom Pergjokaj, Gjermani
Maj, qershor 2022
tompergjoka@t-online.de

Vasa Çubriloviq, “Dëbimi i shqiptarëve”, (1937) (pjesë nga elaborati)

Memorandumi i Vasa Çubriloviq për Dëbimin e shqiptarëve në PDF, shkarko: [ english ] dhe [ shqip ]

Xhelal Zejneli Xhelal Zejneli

Historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviqi (1897-1990), memorandumin Dëbimi i shqiptarëve (Iseljavanje Arnauta) e hartoi për qeverinë e Stojadinoviqit (Milan Stojadinoviq, Çaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961; jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939). Çubriloviqi ia propozoi kësaj qeverie mënyrat dhe metodat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Ka lindur në Bosanska Gradishkë të BH-së. Emri i tij figuron në dy forma, si: Vasa dhe Vaso. Ka qenë një prej pjesëmarrësve më të rinj të atentatit në Sarajevë ndaj princit austriak dhe trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit (1863-1914).

Ka qenë historian dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Në memorandumin e vet për serbizimin e Kosovës e kritikon mënyrën joefektive të kolonizimit të kësaj hapësire pas Luftës së Parë Botërore, kur në to janë vendosur pjesëtarët e ish-ushtrisë serbe, me qëllim të shpërnguljes, d.m.th. dëbimit të popullsisë shqiptare. Në memorandumin të cilën më 7 mars 1937 ia dërgon qeverisë së Milan Stojadinoviqit, i propozon metodat e përndjekjes dhe të dëbimit fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një pastrim etnik të përpunuar dhe të planifikuar në hollësi. Për shqiptarët, ky akademik serb përdor termin Arnauti.

Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan – thotë nacionalisti serbomadh Jovan Cvijiqi (1865-1927), gjeograf, rektor i Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.

Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, i planifikuar dhe i përpunuar nga Çubriloviqi:

“Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur një rol të madh në jetën tonë në periudhën e mesjetës, por një vend tejet të rëndësishëm ka zënë nga fundi të shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve që dikur kanë qenë vatra luftërash, shpërngulet drejt veriut dhe në vend të tyre vijnë malësorët shqiptarë. Dalëngadalë, prej kodrave të tyre ata vendosen në luginat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe duke depërtuar drejt veriut, shtrihen në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër Malin Sharr bien në Pollog dhe që andej drejt Vardarit. Deri në shekullin XIX është krijuar në këtë mënyrë trekëndëshi shqiptar, pykë e cila, në saje të mbështetjes etnike të vijës Dobar-Rogoznë është ngulur thellë në trojet tona dhe ka arritur deri në Nish, duke i ndarë trojet tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit…

Këtë pykë shqiptare, Serbia filloi ta krasitë që nga kryengritja e parë (Kryengritja e Parë Serbe më 1804 – Xh. Z.), duke e dëbuar popullsinë shqiptare të viseve më veriore, që nga Jagodina”.

“Pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar kishte për detyrë ta shkatërronte shteti ynë i sotëm, prej vitit 1918 e këndej. Një gjë të tillë ai nuk e bëri. Për këtë ka shumë arsye, e ne këtu do t’i theksojmë vetëm ato më të rëndësishmet:

1) Gabimi kryesor i faktorëve tanë përgjegjës të asaj kohe qëndron në faktin se, për t’i zgjidhur problemet e mëdha etnike kanë tentuar t’i zbatojnë metodat perëndimore, duke harruar se ndodhen në Ballkanin e trazuar dhe të përgjakshëm. Turqia e solli në Ballkan parimin që e kishte marrë nga Sheriati, sipas të cilit, pas luftës së fituar dhe pushtimit të një vendi, fitohet edhe e drejta mbi jetën dhe mbi pasuritë e shtetasve të nënshtruar. Edhe popujt e krishterë të Ballkanit kishin mësuar prej tyre se me shpatë fitohen apo humben, jo vetëm pushteti dhe sundimi, por edhe shtëpia dhe prona. Ky koncept për marrëdhëniet juridiko-private në Ballkan, deri diku është zbutur me ligje, me dekretligje dhe me konventa ndërkombëtare të hartuara nën trysninë e Evropës; megjithëkëtë ai (ky parim i sheriatit – Xh. Z.), deri në ditët tona ka qenë metoda kryesore, edhe e Turqisë, edhe e shteteve ballkanike.

Për ta ilustruar një gjë të tillë, nuk na duhet t’i kthehemi një të kaluare të largët. Do t’i përmendim vetëm rastet e paradokohshme: shpërngulja e grekëve nga Azia e Vogël për në Greqi dhe e turqve nga Greqia për në Azi të Vogël; shpërngulja më e re e turqve nga Bullgaria dhe nga Rumania për në Turqi. Derisa të gjitha shtetet ballkanike, prej vitit 1912 e këndej, çështjen e pakicave kombëtare, ose e kanë zgjidhur tashmë, ose janë duke e zgjidhur – duke i shpërngulur ata, ne ndërkaq i kemi zbatuar metodat kontestuese dhe të ngadalshme të kolonizimit gradual. Rezultatet e kësaj metode kanë qenë negative… Duke qenë se shqiptarët janë të egër, kanë shkallë të lartë të shtimit dhe duke qenë se kushte e kolonizimit sipas metodave të vjetra janë gjithnjë më të vështira, ngecja jonë në shpërnguljen e shqiptarëve, në krahasim me vendet e tjera, me kalimin e kohës do të rritet gjithnjë më tepër; për pasojë, do të vihet në dyshim edhe kolonizimi pak a shumë i suksesshëm që e kemi kryer prej vitit 1918 e deri më sot”.

4) S’ka dyshim se shkaku kryesor i dështimit të kolonizimit tonë në ato vise qëndron në faktin se tokat më të mira kanë mbetur në duart e shqiptarëve. Për ta vendosur elementin tonë në përmasa të mëdha në ato rajone, ka pasur vetëm një mundësi: shqiptarëve t’u merreshin tokat. Një gjë e tillë ka qenë e mundshme të bëhej më lehtë pas luftës (Luftës së Parë Botërore – Xh. Z.): duke e dëbuar një pjesë të shqiptarëve për në Shqipëri gjatë rebelimeve dhe aksioneve të kaçakëve, duke mos i legalizuar uzurpimet e tyre dhe duke i blerë çifligjet e tyre.

Përsëri duhet t’i rikthehemi me këtë rast gabimit katastrofik të konceptit tonë juridik të periudhës së pasluftës lidhur me pronësinë mbi tokën. Në vend që ta shfrytëzonim konceptin e vetë shqiptarëve për tokat e uzurpuara prej tyre, rrallëkush prej tyre ka pasur edhe tapi turke, madje vetëm për pronat e blera – ne, në dëm tonin të madh kombëtar dhe shtetëror, jo vetëm që i kemi legalizuar të gjitha këto uzurpime, por, që është edhe më e keqe, ua kemi vënë në dijeni shqiptarëve konceptet euro-perëndimore mbi pronën private. Para kësaj kohe, ata nuk kanë ditur për një gjë të tillë. Në këtë mënyrë ne vetë ua dhamë në dorë armët me të cilat do të mbrohen, do t’i mbajnë tokat më të mira dhe do të bëhet i pamundur nacionalizimi i një prej rajoneve më të rëndësishme për ne”.

“Ky bllok shqiptar përgjatë Stara Planinës (Mali i Vjetër, term bullgar për Ballkanin – Xh.Z.) për shtetin tonë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, edhe kombëtare-shtetërore edhe strategjike. Më lartë e treguam mënyrën e krijimit të tij dhe rëndësinë e tij për lidhjen e fuqishme të viseve përgjatë luginës së Vardarit me territoret tona të vjetra. Forca më e madhe e ekspansionit serb, që nga fillimi i krijimit të shtetit të parë serb e këndej, që nga shekulli IX, gjithmonë është mbështetur në kontinuitetin e këtij ekspansioni dhe të territoreve të vjetra të Rashkës, në të gjitha drejtimet, po edhe kah jugu…

Në shekullin XX mund të jetë i sigurt vetëm ai vend që është i banuar me popullin vetanak, ndaj është detyrë mbi detyra e çdo njërit prej nesh të mos lejojmë që pozicionet e tilla me rëndësi strategjike kaq të madhe t’i zotërojë elementi, i cili për ne është i huaj dhe armiqësor. Aq më tepër kur ky element ka mbështetje në shtetin kombëtar amë. Ky shtet sot ende është i pafuqishëm, por edhe si i tillë është shndërruar në bazë të imperializmit italian, nëpërmjet të cilit ai synon të depërtojë në zemër të shtetit tonë. Kundër këtij depërtimi, mjet më i sigurt është elementi ynë i cili do të dojë dhe do të mund ta mbrojë pronën e vet dhe shtetin e vet.

Përpos në këtë bllok prej 18 rrethesh ku janë kompakt, shqiptarët dhe pakicat e tjera kombëtare në zonat jugore jetojnë edhe të shpërndarë. Si të tillë, nuk janë aq të rrezikshëm për jetën tonë kombëtare shtetërore. T’i nacionalizosh rajonet përgjatë Stara Planinës do të thotë ta vrasësh përgjithmonë çfarëdo irredentizmi dhe përgjithmonë ta sigurosh shtetësinë mbi këto vende”.

“Shqiptarët është e pamundur të luftohen vetëm me anë të kolonizimit shkallëzor; ky është i vetmi popull që ka arritur në një mijë vitet e fundit, jo vetëm të qëndrojë përballë bërthamës së shtetit tonë Rashkës dhe Zetës, por edhe në dëm tonin t’i shtyjë kufijtë tonë etnikë në veri dhe në lindje. Derisa kufiri ynë etnik, në një mijë vitet e fundit, në veri ka lëvizur deri në Suboticë, ndërsa në veriperëndim – deri në Kupë, shqiptarët ndërkaq, na kanë dëbuar nga lugina e Shkodrës, kryeqendrës së dikurshme të Bodinit, nga Metohia dhe nga Kosova (Sipas burimeve sllave: Konstantin Bodin, një prej sundimtarëve në historinë kombëtare të malazezëve; prej vitit 1082-1108 ka sunduar në Mbretërinë e Duklës,– Xh. Z.).

E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet për ta zgjidhur problemin shqiptar është forca brutale e një pushteti shtetëror të organizuar, e në këtë pikëpamje ne kemi qenë gjithmonë mbi ta. Fakti se prej vitit 1912 e këndej nuk kemi pasur sukses në luftën ndaj tyre, faji është yni, për arsye se këtë pushtet nuk e kemi shfrytëzuar si duhet.

Për një nacionalizim (asimilim – Xh. Z.) të tyre në favor tonin as që mund të flitet. Përkundrazi, duke iu mbështetur Shqipërisë, zgjohet vetëdija kombëtare e tyre dhe po qe se punët nuk do t’i pastrojmë në kohë, për 20-30 vjet do të kemi një forcë irredentiste të hatashme, gjurmët e së cilës tanimë vërehen dhe kjo, pa asnjë dyshim, do të vë në pikëpyetje të gjitha zotërimet tona në Jug”.

“Siç thash dhe më sipër, për ne është efektive vetëm shpërngulja masive e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre. Për t’u zbatuar një shpërngulje masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme. Kjo mund të bëhet në disa mënyra.

Të gjithë e dimë se popullata myslimane në përgjithësi, duke qenë naive, por edhe fanatike, shumë lehtë i nënshtrohet ndikimit, sidomos atij fetar. Me fjalë të tjera, për t’i shpërngulur shqiptarët, në radhë të parë duhet ta bëjmë për vete klerin dhe parinë e tyre që kanë ndikim, qoftë duke u dhënë para, qoftë duke iu kanosur. Sa më parë duhet gjetur agjitatorë të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, e sidomos po qe se vetë Turqia do të pajtohej të na i dërgonte”.

(Detyrë e agjitatorëve ka qenë ta lëvdojnë Turqinë, jetën e atjeshme, të thonë se atje është parajsë, se ky këtu është vend i shkaut, i kryqit, se këtu do të bëhen shkie, do ta humbin fenë. Ata që do të shpërngulen për në Turqi dokumentet e udhëtimit do t’i nxjerrin për një ditë, pa asnjë procedurë, biletat do të jenë me çmime të lira, madje edhe falas, transporti i valixheve deri te stacionet e trenave do të jetë falas…)

“Mjet tjetër do të kishte qenë trysnia e aparatit shtetëror. Ai duhet deri në skajshmëri t’i vërë në zbatim ligjet, në mënyrë që sa më tepër t’ua nxijë jetën shqiptarëve: gjobitje, arrestime, zbatimi i pamëshirshëm i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja e njerëzve, lëshimi i qenve, angazhimi në punë angarie dhe çdo metodë tjetër që mund ta zbatojë në praktikë një polici.

Në lëmin e ekonomisë të merren masat vijuese: të mos njihen tapitë e vjetra; puna në kadastra në të gjitha zonat duhet të ndërpritet menjëherë; tatimet dhe të gjitha borxhet publike e private të grumbullohen pa mëshirë; të ndalohet shfrytëzimi i kullotave shtetërore dhe i kullotave komunale; të hiqen koncesionet; të merren lejet e lëshuara të punës për kafenetë, për dyqanet dhe për zanatet; të merren lejet e monopolit; të dëbohen nga shërbimet shtetërore, private dhe të vetadministrimit, etj. Me masat e lartpërmendura shpërnguljet do të përshpejtoheshin.

Të zbatohen në mënyrë praktike dhe efektive edhe masat sanitare, si p.sh.: të përmbarohet me dhunë çdo aktvendim edhe ndaj shtëpive; të rrënohen muret dhe rrethojat e mëdha përreth shtëpive; të zbatohen me përpikëri masat veterinere me të cilat do të ndalohet nxjerrja e bagëtisë në tregje, etj.

Në çështjet fetare shqiptarët janë më të ndjeshëm, ndaj edhe në këtë sferë duhet të goditen mirë. Kjo mund të arrihet duke i shkaktuar probleme të ndryshme klerit, duke hapur rrugica nëpër varreza me qëllim përdhosjeje të tyre, duke e ndaluar poligaminë, e sidomos e duke zbatuar në mënyrë të pamëshirshme ligjin që edhe vajzat të detyrohen ta ndjekin shkollimin fillor, kudo që ka shkolla.

Në këtë drejtim mund të bëjë shumë edhe iniciativa private. Kolonëve tanë, varësisht nga nevoja, duhet dhënë armë. Në ato rajone duhet të ndërmerren aksionet e vjetra të çetnikëve, ndërsa gjatë realizimit të aksionit, ai të mbështetet në mënyrë sekrete. Për të shkaktuar konflikt masiv me shqiptarët në Metohi, prej kodrave duhet lëshuar një valë malazezësh. Konflikti duhet të përgatitet me njerëz të besueshëm: sa më shumë që të ngrenë krye shqiptarët, aq më lehtë do të mund të shtrihet konflikti dhe ngjarja, në mënyrë të qetë, të prezantohet si konflikt i vëllazërisë dhe fisit dhe në rast nevoje t’i jepet karakter ekonomik. Në instancë të fundit, mund të nxiten edhe kryengritje lokale në mënyrë që të shuhen në gjak me mjete më efektive, por jo aq me ushtrinë sa me koloniatët (kolonizuesit – Xh. Z.), me fiset malazeze dhe me çetnikët.

Ekziston edhe një mjet të cilin Serbia në mënyrë tejet praktike e ka përdorur pas vitit 1878 – djegia sekrete e fshatrave dhe e lagjeve të shqiptarëve nëpër qytete.”

Kolonëve pra duhet t’u sigurohen të gjitha kushtet jetësore për disa vjet, po qe se dëshirojmë që ata të mbeten atje. Pamëshirshëm duhet të shuhet çdo spekulim me shtëpitë dhe me pronat e shqiptarëve të shpërngulur. (Çdo pretendim për të dëshmuar të drejtën e trashëgimisë ndaj shtëpive dhe pronave të shqiptarëve të shpërngulur, përnjëherë të hedhet poshtë – Xh. Z.). Shteti duhet të ketë të drejtë të pakufizuar për të vënë në dispozicion edhe pasuritë e luajtshme, edhe pasuritë e paluajtshme të pronarëve dhe pas vajtjes së tyre, menjëherë t’i sjellë aty kolonët e vet. Duhet vepruar në këtë mënyrë për arsye se rrallë mund të ndodhë që përnjëherë të shpërngulet i tërë fshati. Në ato fshatra, si njerëz të pacipë, agresivë dhe të vrazhdët, në fillim duhet të vendosen malazezët, të cilët duke shkaktuar incidente do t’i detyrojnë shqiptarët që ende nuk janë shpërngul, të ikin sa më parë. Pas kësaj, të sillen edhe kolonë prej anëve të tjera.

“Duke i pasur parasysh të gjitha këto që u thanë më sipër, nuk është e rastit që ne, gjatë shqyrtimit të çështjes së kolonizimit në jug, nisemi nga fakti se e vetmja mënyrë efektive e zgjidhjes së kësaj çështjeje është çatdhesimi masiv i shqiptarëve. Kolonizimi gradual nuk është kryer me sukses, as te ne, as në ndonjë vend tjetër. Në luftën për tokë, organet shtetërore që punojnë në favor të elementit të vet, mund të arrijnë sukses vetëm atëherë kur ndërmarrin masa brutale. Përndryshe, vendasi që është rrënjosur në vatrën e vet dhe që u është përshtatur kushteve klimatike të mjedisit, gjithmonë është më i fortë se kolonizuesi. Këtë duhet pasur parasysh, sidomos kur kemi të bëjmë me një racë të egër, vitale dhe me prirje të madhe shtimi (sirova, žilava i plodna rasa) për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan”.

Memorandumin e Çubrilloviqit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe rrethanave ndërkombëtare të pafavorshme, Qeveria e Stojadinoviqit nuk arriti ta implementojë në tërësi. Pas sulmit gjerman mbi Jugosllavinë më 6 prill 1941 dhe shkatërrimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, jetësimi i tij u ndërpre. Ai mbeti në arkiva dhe për të, përpos një numri të vogël studiuesish, vite të tëra s’ka ditur kush.

Për këtë elaborat opinioni ndërkombëtar për herë të parë mësoi në vitet ’60 të shekullit XX, kur ai ra në duart e autoriteteve më të larta të Shqipërisë. Duke u bazuar në këtë projekt famëkeq, autoritetet e Tiranës e demaskuan botërisht ideologjinë serbomadhe dhe planet për pastrimin etnik të trojeve shqiptare në Jugosllavi. Autoritetet zyrtare të Jugosllavisë e kanë mohuar ekzistimin e këtij elaborati, por ai filloi të qarkullonte ndër historianë.

Për elaboratin “Dëbimi i shqiptarëve” publiku jugosllav mësoi për herë të parë në janar të vitit 1988 kur disa pjesë të tij u botuan në vazhdime në të përditshmen “Borba” të Beogradit, e pak më vonë edhe në revistën “Start” të Zagrebit. Gazeta Borba në atë kohë ishte pjesërisht e pavarur nga politika nacionaliste e Sllobodan Millosheviqit. Publikimi i këtij elaborati shkaktoi skandal për arsye se me këtë u cenua, jo vetëm reputacioni i historianit prestigjioz, por edhe i laureatit të Çmimit Nobel, shkrimtarit serb Ivo Andriq (1892-1975), i cili në vitet ’30 të shekullit XX i mbështeti planet antishqiptare të Çubrilloviqit.

Më vonë ky tekst shpesh është cituar dhe është theksuar nga publicistë të ndryshëm shqiptarë dhe kroatë, si një nga dokumentet themelore të ideologjisë serbomadhe të shekullit XX, përkatësisht si bazë e metodave që i përdorën gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë autoritetet serbe, për pastrimin etnik të territoreve të shqiptarëve, të myslimanëve dhe të kroatëve.

Manuskripti i elaboratit të Çubrilloviqit “Dëbimi i shqiptarëve” ndodhet në Institutin Ushtarak-Historik të APJ-së, Arkivi i ish-ushtrisë jugosllave, Beograd, 7 mars 1937, No. 2, Fasc. 4, Box 69, 19 pp.

Ide të ngjashme Çubrilloviqi ka paraqitur edhe në memorandumin tjetër të tij që mban titullin “Çështja e pakicave në Jugosllavinë e re”. Më 3 nëntor të vitit 1944, d.m.th. menjëherë pas çlirimit të Beogradit, memorandumin ua propozoi autoriteteve të reja komuniste. Në të i kishte përfshirë të gjithë popujt josllavë të Jugosllavisë. Zyrtarisht, plani u hodh poshtë si jokompatibil me ideologjinë komuniste. Megjithëkëtë, Çubrilloviqi u pranua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Me këtë rast, elaborati “Dëbimi i shqiptarëve” nuk figuroi në biografinë zyrtare të tij.

Edhe në këtë memorandum propozohen mënyrat e zgjidhjes së “problemit të pakicave”, duke bërë pastrimin etnik të Jugosllavisë nga të gjitha pakicat josllave.

Çubrilloviqi thotë se të gjitha minoritetet në Jugosllavi, si: shqiptarët, gjermanët, hungarezët, italianët dhe rumunët, duke manifestuar “haptas qëndrim armiqësor ndaj shtetit ku jetojnë”, vetvetiu e kanë privuar veten nga të drejtat qytetare. Për këtë arsye, ata duhet “të dëbohen nga shteti ynë, ngase një gjë të tillë edhe e kanë merituar”.
Dr. Çubrilloviqi i propozon kreut ushtarak dhe shtetëror çatdhesimin (ekspatriacionin) e miliona njerëzve, me çka sipas tij, çështja e pakicave në Jugosllavi do të zgjidhej përgjithmonë. Ai thotë se në Jugosllavinë Demokratike Federative do të kishte paqe dhe prosperitet vetëm atëherë kur të ishte etnikisht e pastër dhe kur të zgjidhte çështjen e pakicave “një herë e mirë”; pas kësaj nuk do të kishte më fërkime ndëretnike dhe as përplasje me shtetet fqinje.

Në memorandumin e sipërthënë – të mbajtur sekret, midis tjerash Çubrilloviqi thotë: “Me rastin e zgjidhjes së problemit të pakicave, me çdo kusht duhet ta pushtojmë etnikisht Baçkën, Kosovën dhe Metohinë, duke dëbuar me këtë rast qindra mijë hungarezë dhe shqiptarë nga shteti ynë”.

Çubrilloviqi thotë se “këto luftëra janë momente më të përshtatshme për zgjidhjen e këtyre problemeve”, për arsye se “atë që në paqe nuk mund ta realizosh me dekada dhe shekuj, në kohë luftërash e realizon vetëm për disa muaj apo vetëm për pak vite”. Prandaj propozon që Ushtria Popullore Çlirimtare e Jugosllavisë (UPÇJ), qysh gjatë operacioneve luftarake “me plan dhe në mënyrë të pamëshirshme” t’i pastrojë këto vise prej pakicave kombëtare, në mënyrë që në to të vendoset “elementi kombëtar”.

Në vitin 1953 e kemi Marrëveshjen xhentëlmene midis Turqisë dhe Jugosllavisë për shpërnguljen e shqiptarëve nga vatrat e tyre. Kjo marrëveshje përmban 10 pika. Në përputhje me këtë të, grupet e përbashkëta parlamentare vizituan Turqinë dhe Jugosllavinë.

Për t’i çatdhesuar (ekspatricionuar) shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera, Beogradi synonte të vendosë lidhje sa më të ngushta me Turqinë. Me fjalë të tjera, ai synonte ta ripërtërijë Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për çatdhesimin (ekspatriimin) e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe deportimin për në Turqi. Së pari, Jugosllavia duhej të përmbushte detyrime financiare të caktuara, të parashikuara me konventën e vitit 1938, që kapnin një shumë prej 90 milionë dollarësh.

Për riaktivizimin e konventës ishte e interesuar edhe Turqia. Ajo synonte t’i përdorë shqiptarët në luftën kundër kurdëve, ndaj planifikonte t’i vendosë në zonat kurde.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e AVNOJ-it (KAÇKJ), Çubrilloviqi bëri karrierë politike. Menjëherë pas çlirimit, u emërua dekan i Fakultetit filozofik të Universitetit të Beogradit. Pas themelimit të qeverisë së parë të përkohshme të Jugosllavisë Demokratike Federative, në vitet 1945-1946 u emërua ministër i Bujqësisë, ndërsa në vitet 1946-1950 – ministër i Pylltarisë. Është dekoruar me “Çmimin e Tetorit” dhe me “Çmimin e 7 Korrikut. Ka qenë një nga personat më kompetentë për kolonizimin e viseve veriore të Jugosllavisë, kur janë dëbuar nga Vojvodina gjermanët nëndanubianë.

Takimi i së Shtunës, 25 janar 1969

0

Bajram Sefaj, shkrimtar 

“… gjeneratën e kompozitorëve të rinjë, pa rezervë i porosisë të vazhdojë krijimtarinë e vet dhe të përsosin atë duke u mbështetur në burimet pozitive të kopshtit tonë muzikor, duke u ikur dukurive momentale efemere të artit dekadent të jashtëm”.  

 Jakov GOTOVAC  

 NJË JETË KUSHTUAR TINGUJVE 

Zagreb, janar  

Viti 1968 ishte vit jubilar i punës së frytshme dhe të palodhur pesëshetëvjeçare të kompozitorit më të shquar dhe krijuesit të operas kroate, Jakov Gotovac. Lindi në Split, më 11 tetor të vitit 1895. Me të kryer të gjimnazit klasik, në vendlindje, fillon të mirret aktivisht me muzikë. Më vonë dashuria gjithnjë më e madhe ndaj muzikës, së cilës ia kushton tërë jetën e shtyri t`i lëshojë studimet e drejtësisë në Zagreb për ta përqafuar muzikën.  

Para disa ditësh, për lexuesit e “Rilindjes”, zhvilluam një bisedë të shkurtër me autorin e operas së njohur komike “Era i asaj bote”. Maestro plak, por gjithnjë vital e i etshëm për punë, për krijimtari, Jakov Gotovac, na priti shumë mirë dhe shprehu kënaqësi të parezervë që do të flasi për lexuesit e gazetës sonë.  

– Kur keni filluar të kompozoni dhe cili ishte motivi që u shtyri të shkruani muzikën?  

– Si autodidakt kam filluar të kompozoj qysh kur isha nxënës i gjimnazit klasik në Spolit. Fillet e punës sime i kam shënuar me disa përpjekje të papjekura me kompozime korale apo solo-këngë. Mendoj se për përpjekjet e mia për të kompozuar nuk kam pasur ndonjë motiv të veçantë, pos një shtytje të brendshme biologjike dhe një instikti ndaj shprehjes nëpërmes të toneve muzikore.  

– Para një muaji keni festuar 50 vjetorin e punës suaj si kompozitor. Cila është periudha më e frytshme dhe më e çmuar në 50 vitet e veprimtarisë suaj?  

– Më duket se nuk gaboj, e ky më në fund është edhe mendimi i shumë kritikëve muzikorë se, periudha më e frytshme dhe më e çmuar në krijimtarinë time ka qenë ajo në mes të viteve 1924 dhe 1939. Në këtë periudhë kanë lindur veprat e mia më reprezentative, siç janë koralja “Vajtimi pas viçit”, “Koleda”, në “Vallja simfonike” për orkestër, muzika për lojën baritore të Gundiliqit “Dubravka”, në opera ime më e dashur dhe më e njohur “Era i  asaj bote”, veprat vokale instrumentale “Rizvan-Aga” dhe “Këngë vuajtjesh”, si edhe shumë këngë korale të tjera të popullarizuara.  

– Pos si kompozitor. Jeni të njohur edhe si dirigjent dhe udhëheqës koral. Na thoni diçka për kreacionët tuaja më të suksesshme në këto lëmë? 

– Edhepse veprimtaria ime pikë së pari ka qenë e drejtuar nga puna krijuese si kompozitor i drejtimit nacional realist, si muzicient praktik, prapseprap, kam qenë plot 36 vite dirigjent operistik i Teatrit popullor kroat në Zagreb dhe udhëheqës i disa koreve të tjera, sëpari i korit mashkullor “Mladost-Balkan” të Zagrebit, kor ky dikur shumë i njohur. Si dirigjent operistik, mendoj se më së shumti jam afirmuar si dirigjent i disa operave të Verdit, posaçërisht me interpretimin tim të “Rigoletos”, kurse si udhëheqës koral sukseset më të mira gjithsesi i kam arritur me interpretimin e kompozimeve të mia korale. Ndër shumë vepra të tjera muzikore, pa dyshim më e njohura është opera komike “Era i asaj bote”.  

– Gjatë kohës së krijimit të “Eres” a keni ndie se jeni duke krijuar një vepër madhështore, apo ndoshta të gjitha operat i keni krijuar me të njëjtat nxitje ngazëllyese. Ju lutemi, prandaj, të na thoni diçka më tepër për ekzekutimet e kësaj opere si ke ne ashtu edhe më skenat e botës?  

– Me rastin e të shkruarit të operas sime të dytë, në respektivisht të operas “Era i asaj bote”, nuk kam patur kurrfarë parashikimesh intime që me këtë vepër në të ardhmen kam për të arritur suksesin më të madh muziko-skenik. E kam shkruar, natyrisht, më të njëjtin ngazëllim sikurse edhe veprat e tjera, mirëpo jam munduar ta pastroj dhe përsos sa më tepër stilin e shprehjes muzikore. Këtë ndoshta e kam arritur ngase tani përvoja dhe njohuritë e skenës dhe muzikës ishin shumë më të mëdha dhe më të përsosura. Të them vetëm edhe se “Era” që plot 24 vite është në repertorin e të gjitha operave jugosllave dhe se gjer më tani është ekzekutuar në më se 85 skena operistike të Evropës, në më se 9 gjuhë të ndryshme.  

– Me rasti ne 50 vjetorit jubilar, në koncertin solemn, pos të tjerash, thatë se, anipse nën peshën e rëndë të viteve në Ju prapseprap, rrah zemra rinore. A mund të mirret kjo si premtim, apo së paku si dëshirë e ambicie që të krijoni edhe diçka të madhe? 

– Po, kam shkelë në të 74 vit të jetës dhe më duhet të pranoj se, peshën e tyre po e mbaj, me vështirësi, mirëpo po e ndiej frymëzimin e kulluar dhe bukur të freskët prandaj edhe tutje dëshiroj të krijoj në ideologjinë time të afirmuar muzikore. Tanimë e kam kryer kompozimin e veprës së re muzikore-skenike operan-oratorike “Petar Svaçiq” (mbrti i fundit kroat i dinastisë popullore i vitit 1097). Më duhet të kryej vetëm instrumentimin e kësaj vepre skenike. Në festivalin e vjemë “Krapina 68” më është interpretuar balada kajkave “I kishte nëna tre bij”. Kjo, ma merr mendja tregon se, ende mundem dhe dua të provoj të shprehem në mënyrë pozitive muzikore! 

– Çka mendoni për perspektivën e zhvillimit dhe afirmimin e muzikës serioze jugosllave në planin ndërkombëtar? – ishte pyetja e fundit që i bëmë mjeshtrit të madh.  

 – Mendoj se perspektiva dhe afirmimi i muzikës serioze jugosllave në sferat botërore është akoma në përpjesëtime modeste! Së pari, ne jemi një komb i vogël, për muzikën serioze të të cilit nuk mbretëron ndonjë interes i posaçëm. E dyta askush në mënyrë oficiele nuk kujdesete që krijimtarinë tonë në këtë lëmë të artit ta propagojë dhe ta plasojë. Dhe e treta, disa kompozitorë të rinjë kalojnë jashtë kufive të vendit adër të ashtuquajturit “avangardistë”, duke humbur në këtë mënyrë çdo kontakt me kombin dhe atdheun, dhe sharrojnë në detin e sotëm pa afirmuar të avangardizmit irozmopolit muzikor.  

*  

Në emër të lexuesve të gazetës sonë përzemërsisht e falënderuam maestron plak duke e lënë të kërrusur mbi tavolinë në banesën komode të tij, e cila ishte e mbushuar përplot me kurora e diploma, dhuruar duarve të tij të vyeshme në krye të një gjysmë shekulli pune të palodhur.  

E paharrueshme kurrë: Pas disa ditësh, trokita në derën e apartamentit të këtij kompozitori të shquar kroat tashmë në moshë të shtyrë u gëzua shumë që ia solla numrin e gazetës “Rilindja” të datës 25  janar të vitit 1969. Si sot me kujtohet, bujarisht me ftoi brenda, duke me thëne se nuk me lëshon pa një filxhan kafe e një gotë konjak. Me Rilindje ndër duar, që i dridheshin pleqërie, ngritët dhe nga “palë” e një ormani të moçëm, nxjerr një shishe konjak Extra. “Është konjak i shkëlqyer që vjen nga  Shqipëria. E ruaj për miq e mysafirë specialë”, me tha zështerrë, dhe premtoj se atë ekzemplar të Rilindjes d ta rruaj si trofe të çmuar sa të jetë gjallë).  

(Nga takimet e mia në Zagreb. Gjatë kohës kur po ndiqja studimet pasuniversitare, si student i rregullt, pranë Institutit për të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. (Institut za medjunarodno pravo i mdjunarodne odnose).  Në të njëjtën kohë, me kënaqësi të madhe e vullnet të pa shuar, shkruaja për Rilindjen tonë, gazetë e vetme ditore kombëtare në Kosovë, në të cilën edhe kisha fillua karrierën si gazetar profesionist). 

Një fije shprese për shpëtim!

0

Florim Zeqa 

Dallimi mes dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë) në dialogun e Brukselit është i madh dhe i pakrahasueshëm, është dialog mes të pabarabartëve. Problemi nuk qëndron vetëm tek mosnjohja e ndërsjellë, por tek trajtimi nga bashkësia ndërkombëtare. Përderisa Serbia e ka statusin e kandidatit për BE, Kosova nuk e ka as liberalizimin e vizave!

Zogu i ikur një herë nga dora nuk kthehet më

Presioni i madh ndërkombëtar ndaj ish liderëve shtetërorë, ka bërë që Kosova të nënshkruaj marrëveshje të dëmshme për vendin, të cilat rezultuan me humbje territori. Fillimisht përmes procesit të decentralizimit (etnik) ndodhi shndërrimi i enklavave në komuna serbe. Përmes kinse mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndodhi zgjerimi territorial i kishave dhe manastireve serbe.

Në emrër të demarkacionit ju falen mijëra hektarë tokë e Kosovës fqinjëve tonë, përkatësisht Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Për fatin e keq, me ndihmën e institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës u ratikfikuan dhe u legjitimuan marrëveshjet e dëmshme për vendin.

Përderisa Gjykata Kushtetuese i dhuroi Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë të Komunës, Kuvendi i Kosovës i dhuroi Malit të Zi 8200 hektarë tokë të larë me gjakun e shqiptarëve.

Në ndërkohë, në heshtje me disa hektarë tokë është zgjeruar edhe Patriarkana e Pejës dhe është legalizuar Kisha serbe e ndërtuar nën masa të dhunshme në kohën e Millosheviçit në pronën e Universitetit “Hasan Prishtina”!

Ndarja e pjesës (Mitrovices) veriore, realitet i hidhur

Të gjitha këto që i ceka më sipër i kishim në dorën tonë dhe me lehtësi i lëshuam! Shtrohet pyetja logjike, çfarë do të bëjmë tani me pjesën veriore të cilën nuk e kemi në dorën tonë që 23 vjet nga përfundimi i luftës me Serbinë.

Sikurse për rastet e mësipërme, edhe për Asociacionin, ish qeveritarët dhe deputetët e Kuvendit, disa nga lakmia e pushtetit e sa të tjerë nga presioni politik dhe trysnia e madhe ndërkombëtare, i përgatitën infrastrukturën ligjore Serbisë për gllabërimin e përjetshëm të pjesës veriore.

Janë dy marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e Kosovës në Bruksel, njëra prej të cilave edhe e ratifikuar (falur apo shitur, merreni si të doni) nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtën mënyrë është përligjur ndarja e qytetit të artë të Kosovës, në Mitrovicën Veriore dhe atë Jugore me lumin Ibër në mes.

Ndërkohë, që tashmë shumë shtete e shohin Asociacionin serb në Kosovë si formë të zgjidhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, siq janë Gjermania, Italia, Austria, Spanja, Greqia, BE-ja dhe SHBA si tërësi.

Na pëlqeu apo jo, ky është realiteti i krijuar i pasluftës në Kosovë!

Sikurse në të kaluarën, edhe sot Evropa po e ndihmon hapur Serbinë dhe shtetet sllave në përgjithësi duke i ndëshkuar sërish shqiptarët me tkurrje territoriale. Ne sa më shumë që po e duam Evropën, ajo aq më tepër po e shpërblen Serbinë.

Ekziston edhe një fije shprese për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shin dhe janë aleati ynë më i fuqishëm. Sikurse në luftën e fundit me Serbinë, që e shpëtuan qënjen tonë kombëtare nga shfarosja e gjenocidit serb, edhe tani e vetmja mundësi për të dalë fitimtar në përballje në dialogun me Serbinë, është ndërlidhja e interesave amerikane në Ballkan me interesat tona, që i bie se, nëse arrijmë të shfrytëzojmë gërshëtimin e atyre interesave do t’ia arrijmë ta nxjerrim më të mirën e mundshme, në të kundërtën, çdo mospërfillje e liderëve tonë shtetëror ndaj kërkesave amerikane në raport me arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, do t’na rrezikojë seriozisht ekzistencën e shtetit.

Pra, me moskoordinimin e raporteve të mira me SHBA-të, na pret një punë e vështirë, për faktin se është duke ndodhur militarizim i paparë me armë moderne i Serbisë nga Rusia dhe Kina; me artileri të rëndë, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe me aeroplan modern luftarak. Ndryshe, kjo shihet si një përgatitje e Serbisë për ripushtimin e Kosovës dhe jo vetëm. Pasi, pretendimet pushtuese të Serbisë shkojnë përtej Kosovës, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut, në Bosnje e në Hercegovinë, etj.

Për aq sa është i lartë rreziku për Kosovën, mundësia e shpëtimit nga agresioni serb bëhet më e madhe nëse arrijmë të unifikojmë veprimet tona dhe të koordinohemi me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk kemi zgjidhje tjetër alternative! Edhe 23 vjet nga përfundimi i luftës, prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake “Bondsteel” konsiderohen forca kryesore mbrojtëse dhe garantuese e lirisë sonë.

“Open Ballkan”, apo “Jugosllavia e tretë!”

1
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Jugosllavia e parë, e ashtuquajtur “Kralevina SKS”, ishte formuar me 1918, pas mbarimit të luftës se parë botërore. Në shtetin e ri, kurr më parë të njohur, njifeshin vetëm tre kombe: serbët, kroatët e sllovenët. Malazezët, kishin humbur identitetin, sikur boshnjakët e maqedonët. Për pakicat tjera e as për Kosovën, nuk kemi çka shkruajmë, sepse tani quhej “Juzhna Serbija”dhe ishte në përbërjen jo vetëm të Jugosllavisë,pa status, po si “banovinë” serbe.
Pas, luftës se dytë botërore, Jugosllavija e dytë, njifej si “RSF Jugosllavi”.
Fati e deshi, qe, Shqipëria për një fije floku nuk u bë republika e shtatë Jugosllave. Tentativat e Koçi Xoxës dështuan në këtë drejtim. Ai fitoj plumbin në ballë nga pushteti popullor i Shqipërisë.
Tani, në kohën, qe po, jetojmë, tentohet të bëhën ndryshime radikale gjeopolitike, globale e regjionale.
Lufta e Rusisë me Ukrainën po e deshmon këtë.
Në ballkanin e luftërav të përgjakshme, kundërshtimeve, armiqësive e mospajtimeve mes popujve, kemi një ambient të një momenti shpërthyes, vetem duhet një shkëndijë, qe të merr flakë siujdhesa.
Një projekt i punuar përfekt nga Rusia, për tu zbatuar përmes Vuçiçit, për fat të keq ka gjetur përkrahjen tek kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë projekt e ka përkrahë edhe një shtet tjetër, i brishtë, Maqedonia e Veriut, e cila nuk përkrahet as nga Bullgaria e as nga shtetet tjera, prandaj Serbia ka vendosur ta rrikthejë në “gjirin e saj”!
Ky projekt, duhet të ketë kushtuar, financiarisht miliona e miliona, jo për të prosperuar shtetet përbërëse të këtij unioni, po akterët, të cilët do ta realizojnë këtë. Vuçiçi e Rama do të jenë ata, qe do të fitojnë milionat, i pari, në të mirë të popullit të tij e i dyti në dëm të bashkëkombasve.
Çka synohet me open ballkan?
Krijimi i Jugosllavisë se tretë është synymi kryesor.
Si do të bëhët realitet Jugosllavia e tretë, përmes open ballkan?
Bashkimi në open ballkan, do të jetë i dominuar nga kombet sllave.
Serbia me 6.98 milion, Bosnja, pa llogaritë boshnjakët e kroatët, me 1.5 milion,Maqedonia me 1.3 milion, pa shqiptarë dhe Mali i zi me 620 mijë, në total mbi 10 milion kombe sllave, pa boshnjakë e kroatë.
Kombi ynë me 1.8 banorë të Kosovës, 2.7 të Shqipërisë dhe 500000 të Maqedonisë, përbëjnë rreth 5 milion të popullatës në përbërjen e open ballkan. Pjesa tjetër E boshnjakëve dhe kroatëve me rreth 2 milion, do të ishin krah i fortë i idesë jugosllave apo i ballkanit të hapur.
Kjo, pra do të ishte struktura e popullatës:10:5:2, në dobi të sllavëve.
Poashtu dhe teritori i gjithëmbarshëm i kësaj hapësire do të përfshinte një sipërfaqe prej 163612 kilometra katrorë, qe do të thotë një shtet konfederal me dominim hapsinor e demografik, karshi popullit jo sllav. Akterët tjerë si po duket do të jenë edhe përfaqësues nga Bosnja e republika srpska, dhe Mali i zi. Deri me tani vetëm Kosova ka deklaruar se është kundër open ballkanit. Mirëpo, nuk është e keqja e vetme vetem kjo. Me themelimin e open ballkan, Serbia do të fitonte daljen në deti, përmes portit të Shëngjinit, do të ketë tregëti me gjitha shtetet e këtij unioni konfederal, pa pengesa doganor, duke u pasuruar vet e duke i varfëruar të tjerët.
E keqja e tretë do të ishte vershimi për ti blerë objektet industriale, shtëpitë e pasuritë tjera të paluajshme të shqipetareve, të cilët për ditë e me tepër po ikin në perëndim!
Të gjitha këto derdhje parash nga shtetet tjera e sidomos nga Rusia, janë para të pista, qe jepën për nënshtrim e asimilim të popujve, në këtë rast të popullit shqiptarë.
Ne, jo vetëm Kosova, po edhe Shqipëria, duhet ti alarmojmë shtetet përëndimore për këtë fatkeqsi, duhet të protestojmë e qendrojmë të gjithë të bashkuar kundër këtij projekti me pasoja të pa riparueshme për ne. Vetem të bashkuar ne, kudo, në Shqipëri, Kosovë, e pjesë tjera ku jetojnë shqipëtarët mund ta ndalojmë me rezistencë fatkeqësinë qe po na pret e kjo është Konfederata Jugosllave(Jugosllavia e tretë)

Klajd Kapinova: Amerika të pushoj së qeni si polici i botës dhe të fillojë të jetë polici i vetes 

0

Klajd Kapinova , New York

Ne do të kujdesemi së pari për këtë vend, përpara se të shqetësohemi për të gjithë të tjerët në botë dhe jo të fokusohemi në përhapjen e vlerave të SHBA-së jashtë vendit. SHBA, nuk është si 40 vjet më parë. Ne nuk jemi i njëjti vend dhe bota nuk është e njëjta botë.” – Donald J. Trump, Presidnet i 45-të i SHBA-së 

“Politikanët amerikanë, janë në thelb kukulla të zgjedhura. Kur zgjidhet një person mund të ketë disa ide. Pastaj ka njerëz me çantë, të veshur mirë me kostume të errëta (burra me kostum të zi), në të njëjtën ngjyrë me mua, përveç kravatës së kuqe, sepse veshin të zezë ose blu të errët. Këta njerëz kanë filluar të shpjegojnë se si janë gjërat. Dhe në çast, gjithçka ndryshon. Kështu ndodh me çdo administratë.” – Vladimir Putin President i Federatës Ruse, 2017   

Doktrina e Presidentit Donald J. Trump, ku Gjeopolitika takon Artin e Marrëveshjes 

Doktrina e Presidentit Donald J. Trump, ku Gjeopolitika takon Artin e Marrëveshjes, ka kërkuar që Amerika të pushojë së qeni si polici i botës dhe të fillojë të jetë polici i vetes. Kjo doktrinë demokratike, ka dhënë shumë fryte positive, për të mirën e SHBA-së, gjatë 4 viteve të suksesshme të Presidencës Trump. Asokohe SHBA nuk u përfshi në asnjë luftë pushtuese ose imponuese ndaj pjesëve të tjera të botës. Ai thotë: “SHBA, nuk është si 40 vjet më parë. Ne nuk jemi i njëjti vend dhe bota nuk është e njëjta botë.” 

Në mënyrë të vazhdueshme, gjithnjë Presidenti i 45-të i SHBA-së Donald J. Trump, gjatë 4 viteve të administratës së tij në vitet 2016-2020, sikurse edhe kur më përpara kur ishte kandidati republikan për president në fjalimet e tij patriotike, para miliona mbështetësve të zjarrtë të tij amerikanë në shumë shtete të vendit dhe gjatë seancës në ditën e Konventës Kombëtare Republikane, ka ritheksuar të njëjtën gjë mbi ndalimin e praktikës anti-demokratike si policë të SHBA-së në botë.   

Ai kjartazi me deklaratat e tij mbi NATO-n dhe kufijtë e mbështetjes së SHBA-së për aleatët e saj, ai i bëri tha ato mendime të tij të pavarura në të gjithë Evropën ku bëri vizita etj. 

Në intervistat e vazhdueshme për mediat amerikane dhe botërore Presidenti Trump, ka mbështetur tre pozicione bazë, që do të ndryshonin rrënjësisht të gjithë themelin e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së ardhshme të SHBA-së, nën aksiomen udhëheqës America First. 

Së pari, Trump, sërisht ka të njëjtat ide dhe praktikë politike, për një qëndrim shumë të kjartë, në kundvërshtrim me idenë e ndërtimit të kombit tjetër jo amerikan dhe të ndërhyrjes në politikën e brendshme të vendeve të tjera, duke u impunuar atyre se si duhet të veprojnë, vishen, të ushqehen, të zgjedhin deputetët, ministrat, kryeministrat, presidentët, mbretërit apo formen e regjimit dhe qeverisjes së tyre etj., sikurse po bën fatkeqisht sot Ambasada dhe ambasadorja e SHBA-së socialkomuniste në Tiranë Yuri Kim, e cila përfaqson regjimin e korruptuar dhe të papërgjeshëm globalist, Deep State, Cabala etj., të socialkomunistit Joe Biden.  

Ne do të kujdesemi së pari për këtë vend, përpara se të shqetësohemi për të gjithë të tjerët në botë dhe jo të fokusohemi në përhapjen e vlerave të SHBA-së jashtë vendit.”- thotë me të drejtë Presidenti i 45-të i SHBA-së Donald J. Trump.  

Së dyti, Presidenti Trump vazhdoi të shprehte dëshirën për të punuar me njerëz të forte të botës pavarësisht nga sistemet shtetërore, që ata kanë zgjedhur të ndjekin për drejtimin e popujve të tyre, udhëheqës, angazhimi i të cilëve ndaj demokracisë mund të jetë i kushtëzuar, por që ai mendonte se mund të ishin aleatë të dobishëm. Kjo taktike politike e veprimit ndërkombëtarë të Presidentit Trump fatmirësisht fuksionoi për 4 vjet me shumë sukses si me shtetet e tilla si: Korea e Veriut, Rusia, etj., si me Europën, NATO-n e cila nuk paguante 2% të detyrimeve për buxhetin ushtarak mbrojtës etj.   

Së treti, Trump i zhvendos angazhimet e traktateve të Amerikës nga sfera e diplomacisë në botën e biznesit. Trump e di nga përvoja e tij se shumë shtete të botës, duke përgshirë Kinën, Europën etj., kanë abuzuar në fushën e bisnesit me presidentët liberal dhe “konservator” sa për sy e faqe dhe qeveritë tolerante globaliste të SHBA-së Ai në mënyrë të përsëritur dhe shumë të drejtë e bën të kjartë botërisht, se Shtetet e Bashkuara duhet të rimbursoheshin financiarisht nga shtetet e tjera, për mbështetjen dhe mbrojtjen e tyre ushtarake. 

150 luftrat e SHBA-së, brenda vendit dhe në botë 

Pas vendimit të Senatit Amerikan, Presidenti i Federatës Ruse Vladimit Putin habiti botën me pyetje dhe faktet historike të tij: “Nëse unë jam kriminel lufte, çfarë janë presidentët amerikanë duke filluar nga Nixon dhe deri tani!?” 

“Politikanët amerikanë, janë në thelb kukulla të zgjedhura. Kur zgjidhet një person mund të ketë disa ide. Pastaj ka njerëz me çantë, të veshur mirë me kostume të errëta (burra me kostum të zi), në të njëjtën ngjyrë me mua, përveç kravatës së kuqe, sepse veshin të zezë ose blu të errët. Këta njerëz kanë filluar të shpjegojnë se si janë gjërat. Dhe në çast, gjithçka ndryshon. Kështu ndodh me çdo administratë.” – Vladimir Putin President i Federatës Ruse, 2017   

https://rumble.com/vxdlxb-2017-putin-says-us-politicians-are-essentially-elected-puppets.html?fbclid=Iluftë,AR1vuZCAxsK6SFm_rclnpDmJ_nGy6V5lDvOjnZPIkPAI3YuiYR8r_o1dR   

Presidenti rus fjalë për fjalë ka mahnitur botën, duke i lejuar vetes të thotë të vërtetën me zë të lartë, për atë që kanë bërë historikisht me fakte presidentët ushtarakë të SHBA-së dhe vetë ushtria e saj, që nga koha e Presidentit Nixon-it. 

Sipas Presidentit të Federatës Ruse Putin, nëse do të gjykohet si kriminel lufte, duhet t’i bashkohen të gjithë presidentët amerikanë, që kanë provokuar dhjetëra luftëra në mbarë botën, pa pasur as të drejtën morale për t’a bërë këtë. 

Putini, nuk është kriminel lufte, por ai është i vetmi që ka kundërshtuar globalizimin, Deep State, Cabala etj., dhe shpresojmë t’i bashkohen më shumë vende si Kina, India etj., për t’a përfunduar më shpejt këtë spastrim të korruptuar planetar. Ariu rus, ka nisur një luftë në Ukrainë, kundër globalistëve Deep State, Cabala, Big Media, Big Tech etj. 

Nuk po them që Putin është shenjtor, sepse edhe ai ka si qënie njerëzore ka gabimet e veta sikurse të gjithë të tjerët, por në ditët tona, ai është i vetmi që me goxim dhe ballëhapur po kundërshton rendin botërorë “demokratik” të korruptuar globalist. 

Presidenti i Federatluftë,s Ruse, Vladimir Putin, gjithashtu rendit luftërat e pambarim deri në ditët tona, në të cilat Shtetet e Bashkuara, janë përfshirë që nga viti 1890. 

Fundi i shekullit XIX 

1890 – Dakota e Jugut, trupat e qeverisë amerikane, vrasin dhe qëllojnë 300 indianë (Native American) të kapur në shtetin e Dakotës. 

1890 – Argjentinë, ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Buenos Aires. 

1891 – Marina Kiliane shtyp një trazirë lokale. 

1891 – Haiti shtyp revoltën e zezakëve ose njerëzve me ngjyrë në Navas, Haiti 

1892 – Idaho, ushtria amerikane shtyp revoltën e argjendit 

1893 – Hawaii, Marina amerikane rrëzon qeverinë e Mbretërisë së Pavarur dhe anekson shtetin. 

1894 – Çikago, ushtria amerikane shtyp brutalisht një sulm hekurudhor, duke vrarë gjithsej 34 njerëz. 

1894 – Nikaragua, pushtohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për një muaj. 

1894-1895 – Kina, Marina e SHBA marrin pjesë në Luftën Sino-Japoneze. 

1894-1896 – Kore, pushtimi i Seulit. 

1895 – Panama, marinsat amerikanë sulmojnë provincën kolumbiane. 

1896 – Nikaragua, Marina e SHBA zbarkon në Korint. 

1898-1900 – Kina, përfshirja ushtarake e SHBA në shtypjen e Revoltës së Boksit. 

1898-1910Ishujt Filipine, marina amerikane rrëzon qeverinë dhe vret 600,000 filipinas. 

1898-1902Kuba, marina amerikane lufton gjatë Luftës Spanjolle-Amerikane. 

1898Puerto Riko, pushtim gjatë Luftës Spanjolle-Amerikane. 

1898Guam, marina amerikane pushton ishullin dhe ndërton një bazë ushtarake. 

1898 – Minesota, ushtria amerikane shkatërron fisin Chippeluftë,a (Ojibluftë,e) pranë Liqenit Leach. 

1898 – Nikaragua, marina amerikane zbarkon në portin e San Juan del Sur. 

1899 – Samoa, ushtria amerikane është përfshirë në luftën për fronin. 

1899 – Nikaragua, Marina e SHBA zbarkon në Bluefield Harbor. 

1899-1901 – Idaho, Ushtria Amerikane shtyp brutalisht revoltën e minatorëve të Coeur d’Alene. 

Çereku i parë i shekullit XX 

1901 – Oklahoma, Ushtria Amerikane shtyp revoltën e Indian Creek. 

1901-1914 – Panama, marina amerikane pushton dhe anekson zonën e kanalit. 

1903 – Honduras, marinsat amerikanë shtypin revolucionin 

1903-1904 – Republika Domenikane shtyp revolucionin. 

1904-1905 – Korea, marinarët amerikanë marrin pjesë në Luftën Ruso-Japoneze. 

1906-1909 – Kuba, marinarët amerikanë ndërhyjnë dhe shtypin zgjedhjet demokratike. 

1907 – Nikaragua, si rezultat i pushtimit, krijon një protektorat brenda të ashtuquajturve “diplomatë të dollarëve”. 

1907 – Hondurasi pushtohet nga marinsat amerikanë gjatë luftës me Nikaraguan. 

1908 – Panama, marinarët amerikanë ndërhyjnë në procesin zgjedhor. 

1910 – Nikaragua, marinsat amerikanë pushtojnë Bluefield dhe Korinth. 

1911 – Honduras, Ushtria Amerikane merr pjesë në Luftën Civile. 

1911-1941 – Kina, marina amerikane dhe ushtria amerikane pushtojnë vendin dhe marrin pjesë në shtypjen e trazirave të shumta. 

1912 – Kuba, Ushtria Amerikane merr pjesë në Luftën Civile. 

1912 – Panamaja, ushtria amerikane dhe marinsat shtypin trazirat gjatë zgjedhjeve. 

1912 – Honduras, Korpusi i Marinës, mbron interesat ekonomike të SHBA. 

1912-1933 – Nikaragua, ushtria amerikane, pushton një pushtim 10-vjeçar dhe merr pjesë në luftën guerile. 

1913 – Meksikë, gjatë Revolucionit, Ushtria Amerikane ikën dhe evakuohet. 

1914 – Republika Domenikane, ku marina amerikane lufton rebelët rreth Santo Domingo. 

1914 – Kolorado, Ushtria Amerikane shtyp brutalisht një grevë të minatorëve. 

1914-1918 – Meksika, Marina dhe Ushtria e SHBA-së përfshihen në operacione ushtarake kundër nacionalistëve vendas. 

1914-1934 – Haiti, ushtria amerikane kryen një okupim për 19 vjet pasi revolta u shtyp. 

1915 – Teksas, trupat federale shtypin brutalisht Revoltën Meksiko-Amerikane, Planin e San Diegos. 

1916-1924 – Republika Domenikane, Ushtria Amerikane kryen një pushtim 8-vjeçar. 

1917-1933 – Kuba, ushtria amerikane pushton dhe vendos një protektorat ekonomik. 

1917-1918 – Lufta e Parë Botërore, marina amerikane lufton me Gjermaninë për një vit e gjysmë. 

1918-1922 – Rusia, marina amerikane bën 5 zbarkim të trupave për të luftuar bolshevikët. 

1918-1920 – Panama, ushtria amerikane shtyp trazirat pas zgjedhjeve si pjesë e Operacionit Borxhi i Policisë. 

1919 – Hondurasi, ushtria amerikane dhe marinsat rebelohen gjatë fushatës zgjedhore. 

1919 – Jugosllavia, ushtria amerikane dhe marinsat luftojnë serbët në Dalmaci. 

1920 – Guatemala, një ndërhyrje dy-javore kundër aktivistëve të sindikatave. 

1920-1921 – Virxhinia Lindore, shtyp një grusht shteti ushtarak amerikan. 

1922 – Turqi, ushtria amerikane lufton nacionalistët në Izmir.  

1922-1927 – Kinluftë,, ushtria dhe marina amerikane shtypin revoltën nacionaliste.  

1923 – Meksikluftë, bombardohet nga avionët ushtarakë amerikanë. 

1924-1925 – Honduras, ndërhyrje ushtarake amerikane, dy herë në fushatën zgjedhore. 

1925 – Panama, ushtria amerikane dhe marinsat heqin një grevë të përgjithshme.  

Në mesin e shekullit XX 

1927-1934 – Kina, ushtria dhe marina amerikane pushtojnë vendin. 1932 – El Salvador, Marina e SHBA shtyp rebelimin e Marty. 

1932 – Uashington DC, Ushtria Amerikane shtyp protestën e bonusit të veteranëve të Luftës së Parë Botërore.  

1941-1945 – Lufta e Dytë Botërore, marina dhe ushtria amerikane luftuan me Japoninë, Italinë dhe Gjermaninë për 3 vjet dhe kryen bombardimin e parë atomik të dy qyteteve japoneze. 

1943 – Detroit (Michigan), shtyp revoltën e zezakëve.  

1946 – Irani largohet nga pjesa veriore e vendit përballë një kërcënimi bërthamor të SHBA-së 

1946 – Jugosllavia, një kërcënim bërthamor nga Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të rrëzimit të një aeroplani amerikan.  

1947 – Uruguai, i vendosur si një kërcënim për bombarduesit bërthamorë.  

1947-1949 – Greqia, operacioni ushtarak amerikan në mbështetje të së djathtës në luftën civile.  

1948 – Gjermania, kërcënimi bërthamor i SHBA-së me bombardues bërthamorë strategjikë në Berlin kundër BRSS apo ish Bashkimit Sovjetik. 

1948-1949 – Kina, ushtria dhe marina amerikane evakuojnë amerikanët përpara fitores komuniste.  

1948-1954 – Filipine, CIA kryen një operacion ushtarak gjatë Rebelimit Hook.  

1950 – Porto Riko përmbys kryengritjen e Ponce.  

1951-1953 – Koreja e Veriut, ushtria dhe marina amerikane, kërcënimi i bombardimeve bërthamore kundër Koresë së Veriut dhe Kinës.  

1953 – Irani, si rezultat i operacionit, CIA përmbys demokracinë dhe vendos një regjim shahu.  

1954 – Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami bashkëpunojnë me një kërcënim bërthamor për rebelët. 

1954 – Guatemala, operacioni i CIA-s, bombardimet e aeroporteve të Nikaraguas, kërcënimi bërthamor i SHBA pas shtetëzimit të kompanive amerikane.  

1956 – Egjipt, kërcënim bërthamor nga Shtetet e Bashkuara kundër Bashkimit Sovjetik me kërkesën për të mos ndërhyrë në krizën e Suezit, marinsat evakuojnë të huajt.  

1958 – Libani, ushtria dhe marina amerikane pushtojnë vendin dhe shtypin kryengritësit. 

1958 – Irak, kërcënim bërthamor i SHBA kundër Irakut dhe paralajmërim për pushtimin e Kuvajtit.  

1958 – Kina përbën një kërcënim bërthamor të SHBA-së, për Kinën, kur u ribashkua me Tajvanin.  

1958 – Panamaja, shtyp protestat e ushtrisë amerikane. 

1960-1975 – Vietnami, ushtria, marina dhe forcat ajrore marrin pjesë në Luftën e Vietnamit. Një milion të vrarë në luftën më të gjatë në SHBA, kërcënimi i SHBA-së për bombardime atomike në 1968 dhe 1969.  

1961 – Kuba, një operacion i dështuar pushtues i CIA-s.  

1961 – Gjermania, kërcënimi bërthamor i SHBA-së, kundër Bashkimit Sovjetik, gjatë krizës së Murit të Berlinit në vitin 1989.  

1962 – Laos, një operacion ushtarak gjatë luftës guerile.  

1962 – Kuba, kërcënimi bërthamor i SHBA-së, kundër Bashkimit Sovjetik dhe Kuba, bllokada detare gjatë krizës së Karaibeve.  

1963 – Irak, CIA organizon një grusht shteti në të cilin presidenti vritet dhe partia Ba’ath vjen në pushtet, Saddam Hussein kthehet nga mërgimi dhe drejton shërbimet sekrete.  

1964 – Panama, ushtria amerikane shtyp trazirat për kthimin e kanalit.  

1965 – Indonezi. Një grusht shteti i sponsorizuar nga CIA në Indonezi vret më shumë se një milion njerëz.  

1965-1966 – Republika Domenikane, ushtria dhe marina amerikane shtypin protestat gjatë fushatës zgjedhore.  

1966-1967 – Guatemala, bereta e gjelbër amerikane lufton rebelët. 

1967 – Detroit (Michigan), qetëson trazirat afrikano-amerikane, duke vrarë 43 njerëz. 

1968 – Ushtria amerikane, ushtria amerikane mund të ndalojë trazirat pas vrasjes së Martin Luther King, më shumë se 21,000 trupa janë vendosur në qytete.  

1969-1975 – Kamboxhia, ushtria dhe marina amerikane bombardojnë vendin. Në dhjetë vjet, deri në 2 milionë njerëz janë vrarë nga bombardimet, uria dhe kaosi politik.  

1970 – Omani, pushtohet nga ushtria amerikane për të parandaluar një pushtim të Iranit. 

1971-1973 – Laos, SHBA, bombë me makinë në Vietnamin e Jugut. 

1973 – Ushtria amerikane shtyp indianët Undide Nee.  

1973 – Lindja e Mesme, kërcënimi bërthamor dhe kërcënimi i luftës botërore nga Shtetet e Bashkuara, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme.  

1973 – Një grusht shteti ushtarak rrëzon dhe vret presidentin Salvador Allende. 

1975 – Kamboxhia bombardon Mayaguez, duke vrarë 28 ushtarë. 

Në fund të shekullit XX 

1976-1992 – Angola, një operacion i CIA-s për të ofruar mbështetje ushtarake për bandat e armatosura në Afrikën e Jugut gjatë Luftës Civile. 

1980 – Iran, ushtarë, kërcënim bërthamor nga Shtetet e Bashkuara, ushtria bën një përpjekje të dështuar për të shpëtuar pengjet nga ambasada, 8 ushtarë vdesin në këtë përpjekje. 

1981 – Libia, Marina e SHBA zvogëlon 2 avionë libianë. 

1981-1992 – El Salvador – operacion kundër rebelëve. 

1981-1990 – Operacioni Nikaragua, Marina e SHBA dhe CIA për të shuar revolucionin. 

1982-1984 – Libani, Marina dhe Forcat Ajrore të SHBA përfshihen në luftë kundër rebelëve shiitë, 241 marinsa të vrarë. 

1983-1984 – Grenada, një pushtim ushtarak amerikan katër vjet pas revolucionit. 

1983-1989 – Honduras, pushtimi amerikan, manovra, ndërtim bazë. 

1984 – Dy avionë civilë iranianë rrëzohen mbi Gjirin Persik. 

1986 – Libi, bombardimet detare amerikane. 

1986 – Bolivi, Ushtria Amerikane merr pjesë në Luftën e Kokainës. 

1987-1988 – Irani, Marina dhe Forcat Ajrore të SHBA-së ndërhyjnë në luftën në Irak, duke bombarduar dhe rrëzuar një aeroplan iranian. 

1989 – Libia, Marina e SHBA-së zvogëlon 2 avionë libianë. 

1989 – Ishujt e Virgjër të SHBA shtypin një trazirë të zezë në Shën Petersburg. 

1989 – Filipinet bombardojnë Shtetet e Bashkuara në përgjigje të një grushti shteti. 

1989 – Panama, ushtria amerikane rrëzon qeverinë kombëtare, mbi 2000 të vdekur. 

1990 – Liberia, evakuon të huajt gjatë Luftës Civile. 

1990-1991 – Arabia Saudite, pushtimi i SHBA pas pushtimit irakian të Kuvajtit, 540,000 trupa amerikane në Oman, Katar, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael. 

1990-1991 – Irak, bombardime, pushtim ushtarak amerikan, bllokadë detare e porteve irakiane dhe jordaneze, sulme ajrore; 200,000 njerëz u vranë në pushtimet e Irakut dhe Kuvajtit; shkatërrimi i gjerë i ushtrisë irakiane. 

1991 – Kuvajti, pushton marinën dhe ushtrinë amerikane. 

1991-2003 – Irak, bombardime, zona detare pa fluturime mbi veriun kurd dhe jugun shiit; sulme të vazhdueshme ajrore dhe bllokada detare. 

1992 – Los Anxhelos, Ushtria Amerikane dhe Korpusi i Marinës luftojnë kundër protestuesve dhe rebelëve. 

1992-1994 – Somali, okupim nga Ushtria dhe Marina e SHBA, pjesëmarrja në Luftën Civile. 

1992-94 – Jugosllavi, bllokada detare e NATO-s e Serbi-Malit të Zi. 

1993 – Bosnje, bombardime, patrulla ajrore, një zonë ndalim-fluturimi, luftë civile, vrasje të serbëve, sulme ndaj Serbisë dhe rrëzimi i avionëve të saj. 

1994 – Haiti, pushtimi i SHBA-së, bllokada detare dhe pushtimi, përmbysja ushtarake. 

1996-1997 – Zaire (Kongo), trupat amerikane pushtojnë kampet e refugjatëve Hutu në Ruandë dhe zonat ku filloi revolucioni kongolez. 

1997 – Liberia, nis ushtrinë amerikane për të evakuuar të huajt. 

1997 – Shqipëria, vendos ushtrinë amerikane për të evakuuar të huajt. 

1998 – Sudan, një sulm me raketa në një fabrikë farmaceutike, që CIA thotë se prodhon armë kimike për terroristët. 

1998 – Afganistan, një sulm me raketë në ish-kampet e trajnimit të CIA-s të përdorura nga grupet fundamentaliste islamike që dyshohet se sulmuan ambasadën. 

1998 – Irak, bombardime, katër ditë sulme intensive ajrore dhe raketa, pas akuzave se autoritetet penguan punën e inspektorëve të armëve. 

1999 – Jugosllavia, bombardime të shumta, raketa të rënda dhe sulme ajrore të NATO-s pasi Serbia refuzoi të largohej nga Kosova. Okupimi i Kosovës nga NATO. 

Fillimi i shekullit 21 

2000 – Jemen, sulmi i marinës amerikane në Aden, 17 të vdekur. 

2001 – Maqedoni, dislokimi i trupave të NATO-s.  

2001 – Përgjigja e SHBA-së, Forcave Ajrore dhe Marinës së SHBA-së. 

2001-2022 – Afganistani, pushtimi i trupave amerikane, sulmet me bombardime dhe raketa, mobilizimi masiv në Shtetet e Bashkuara për përmbysjen e regjimit taleban, gjuetia e luftëtarëve të Al-Kaedës, vendosja e regjimit të Karzait dhe lufta kundër talebanëve. Më shumë se 30,000 trupa amerikane dhe kompani të shumta ushtarake private pushtojnë vendin. 

2002 – Jemen, sulm me raketa të Al Kaedës në Shtetet e Bashkuara. 

2002 – Filipinet, trupat amerikane dhe misioni detar kundër Abu Sayyaf në arkipelagun Sulu në perëndim të Mindanaos. 

2003 – Kolumbia, ushtria amerikane dhe forcat speciale dërgohen në zonën rebele për të mbështetur ushtrinë kolumbiane që mbron tubacionin. 

2003-2011 – Irak, luftë, bombardime, okupim, përmbysja e Sadam Huseinit. Pushtimi përfshiu më shumë se 250,000 ushtarë amerikanë. Forcat amerikane dhe britanike pushtojnë vendin dhe luftojnë kundër rebelëve sunitë dhe shiitë. Më shumë se 160,000 ushtarë dhe shumë kontraktorë privatë janë angazhuar dhe ndërtojnë baza të mëdha të përhershme. 

2003 – Liberi, pjesëmarrje në forcat paqeruajtëse, përmbysja e liderit të vendit. 

2004-2005 – Haiti, ushtria amerikane, marina dhe ushtria amerikane pushtojnë vendin. 

2005 – Pakistan, sulme me raketa dhe bomba, operacione të fshehta dhe sulme me dron. 

2006 – Somalia, forcat raketore dhe detare dhe ushtria amerikane marrin pjesë në operacion. Forcat speciale SAWT janë të përfshira në pushtimin etiopian, i cili u rrëzua nga qeveria islamiste; Sulmet AC-130, sulmet me raketa lundrimi dhe sulmet ajrore kundër kryengritësve islamikë; bllokadë ushtarake kundër “piratëve” dhe rebelëve. 

2008 – Siri, forcat speciale të përfshira në një sulm me helikopter 5 milje nga Iraku, 8 civilë sirianë vriten. 

2009 – Jemeni, sulmet me raketa dhe sulmet e Al Kaedës vrasin 49 civilë. 

2011 – Bombardimet e Libisë, sulmet me raketa, pushtimet e udhëhequra nga NATO, sulmet ajrore të koordinuara dhe sulmet me raketa ndaj qeverisë së Gadafit gjatë kryengritjes rebele. Forcat speciale amerikane po kryejnë operacione të fshehta. 

2014 – Irak, bombardime, gjuajtje me raketa. 

2014 – Siria, bombardimet, sulmet me raketa, pushtimi i operacioneve të SHBA-së. Pjesëmarrja në luftën civile nga terroristët.  

Presidenti rus Putini skjaron: 

Dhe ai iu drejtua Senatit të SHBA-sluftë, me fjalët: Kjo listë nuk është përgatitur nga administrata ime, kjo listë është aktivizuar Dr. Zoltan Grossman përshkruan 150 operacione ushtarake të kryera nga ushtria amerikane, si kundër vendeve të huaja, ashtu edhe brenda vendit, madje edhe në Uashington. 

Përfundimet, në fakt, janë të qarta: kush janë kriminelët e luftës, kush provokon luftërat në botë, kush nxit konfliktet, kush dëshiron t’i nënshtrojë të gjithë vullnetit të tyre. 

Rusia nuk mori pjesë në 150 luftërat në të cilat u vranë miliona civilë, për të cilat ju në Senatin e SHBA-së votuat për të marrë pjesë. (Teksti original është marrë nga rusishtja) 

____

Vërejtje e Drini! Kjo i bije që SHBA-të si superfuqi, të mos përzihet askund në botë por që ti lejoj tiranët ti shkatërrojnë popujt e shtetet e tjera. Si Rusia Ukrainën, apo që të lejohej Serbia që ti mbante të pushtuar shqiptarët e Kosovës apo ti dëbonte fare nga vendi në mënyrë që sikurse vlerëson autori i këtij shkrimi të mos ndodhte ajo që ndodhi, citim:

“1999 – Jugosllavia, bombardime të shumta, raketa të rënda dhe sulme ajrore të NATO-s pasi Serbia refuzoi të largohej nga Kosova. Okupimi i Kosovës nga NATO.”

Kosova nuk është okupuar  prej NATO-s në vitin 1999 , por është pikërisht NATO ajo që e ka liruar një vend dhe popull të pambrojtur (Shqiptarët e Kosovës) nga shfarosja. 

Do të përpiqemi të lidhim forcën shpirtërore, mendore, materiale dhe fizike të diasporës me forcën gjithëpërfshirëse të qytetarëve të Kosovës

2
Drini vendosi të intervistojë Lirim Gashin, një nga mendimtarët më të shquar shqiptarë të ditëve të sotme, një person me njohuri erudite dhe një poliglot ndër shqiptarët. Lirimi ishte dhe mbetet një nga kontribuesit më të shquar të portalit Drini, sepse me shkrimet, analizat dhe vështrimet e tij mbi jetën kombëtare zbuloi histori të pazbuluara dhe të ndrydhura mes nesh.
Lirim Gashi së fundmi është zgjedhur kryetar i Forcës së Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.
Kjo është edhe arsyeja që Drini bëri një përjashtim dhe intervistoi bashkëpunëtorin e tij të vyer.
___
* Intervistë me Lirim Gashin, Kryetarin e Forcës së Diasporës për Kosovën.
___
Drini: Zotëri Gashi, ne ju njohim si një analist që hulumton dukuritë negative, anomalitë dhe perversitetet aty ku lindin, duke përdorur njohuritë e thella nga shumë fusha dhe talentin e rrallë letrar, gjuhësor dhe artistik.
Na tregoni ju lutem, çfarë ju frymëzoi të hyni në ujërat e turbullta politike, në këtë kohë të pasigurt jo vetëm për Kosovën, por për mbarë botën?
Lirim Gashi: Nuk bëhet fjalë për frymëzim, por për detyrim patriotik, etik dhe moral për të futur një opsion të ri në tregun politik, i cili besoj se do të pasurojë repertorin gjithëpërfshirës politik, konceptual dhe ideologjik, i cili fatkeqësisht është i varfër dhe aspak efikas dhe origjinal.
Drini : Pse e thoni këtë?
Lirim Gashi: Sepse tregu politik i Kosovës vuan nga mungesa e koncepteve efektive politike, filozofike, diplomatike, ekonomike, arsimore, shkencore dhe kulturore, meqenëse pothuajse të gjitha partitë tona politike janë oaza të stagnimit dhe kthimit prapa.
Drini:Pse mendoni keshtu?
Lirim Gashi: Sepse janë themeluar nga kuadro enveriste dhe titiste, ndaj ruajnë si sytë e ballit dorëshkrimin e tyre ideologjik.
Por sfidat komplekse të modernitetit kërkojnë zgjidhje kreative, të cilat nuk mund të priten në të ardhmen nga njerëzit që ende punojnë me metoda të vjetruara. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse të gjithë ne jemi dëshmitarë të ngecjes dhe kthimit prapa, për njëzet e dy vjet rresht edhe pse fasadat e ndërtesave të larta që janë në pronësi të oligarkëve vendas, si dhe rrugët e asfaltuara dhe autostrada Ibrahim Rugova, u lënë përshtypjen turistëve të huaj se këtu shumëçka ka ndryshuar jo vetëm sipërfaqësisht por edhe rrënjësisht.
Mirëpo, nëse e analizojmë pak më thellë ngecjen dhe kthimin prapa të arsimit, shkencës, kulturës dhe fesë, atëherë së shpejti do të konkludojmë se bëhet fjalë për dështimin e vazhdueshëm të qeverive tona të pasluftës, për të ndërtuar një shtet ligjor dhe funksional përmes pavarësimit dhe profesionalizimit të institucioneve shtetërore.
Kur kësaj i shtojmë mungesën e investimeve të huaja dhe vendase, të cilat do të mundësonin hapjen e vendeve të reja të punës, ngritjen e nivelit të arsimit, shkencës, kulturës, zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes sociale, atëherë kuptojmë pse as migrimi i të rinjve nuk u ndal kurrë, e lëre më që nuk ndodhi kurrë rikthimi, riatdhesimi dhe risocializimi i migrantëve tanë.
Drini: Pse e merrni kaq shpesh shtetin e Izraelit si model, nga i cili shteti i Kosovës do të mund të mësonte shumë?

Lirim Gashi: Sepse ne shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, kemi aq shumë përvoja të hidhura individuale dhe kolektive që janë të ngjashme me ato hebraike, sa që do të ishte mëkat i madh të mos i theksoja në analizat e mia.

Ne shqiptarët, por edhe hebrenjtë, jemi spikatur individualisht gjatë gjithë historisë, duke ndihmuar kombet dhe shtetet fqinje të shkëlqejnë kolektivisht, por jo edhe veten tonë. Prandaj jemi i vetmi komb në Ballkan pa një çështje të përmbyllur kombëtare dhe shtetërore, edhe pse shekulli XXI është tashmë 22 vjeç.
Drini: Çfarë mund të mësojmë konkretisht nga hebrenjtë ?
Lirim Gashi: Nga hebrenjtë mund të mësojmë gjithçka, por mësimi më i dobishëm është suksesi i tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot.
Sepse hebrenjtë u bënë kolektivisht të suksesshëm vetëm kur e kuptuan se duhet të kishin shtetin e tyre të pavarur, të begatë dhe të fortë.
Sepse historia e hidhur i mësoi ata se një atdhe pa shtet është një iluzion mendor që sugjeron zotërimin e një territori imagjinar në të cilin asnjë hebre nuk mund të jetojë, e lëre më ta shijojë.
Dhe në momentin që e kuptuan këtë të vërtetë, ata e themeluan menjëherë shtetin e tyre dhe suksesi i tyre i ndërsjellë u bë i pandalshëm. Në fakt, ata kuptuan shumë më tepër se kaq;
Ata kuptuan se kishin pësuar kaq shumë internime, masakra dhe gjenocide, sepse nuk kishin një shtet të fortë që t’i mbronte.
Drini: A mund ta ilustroni suksesin e Izraelit me një shembull konkret?
Kreu i parë i qeverisë së shtetit hebre, Golda Meir, mbajti një marrëdhënie ambivalente me profetin hebre Mojsiun gjatë gjithë jetës së saj: “Ai na tërhoqi zvarrë nëpër shkretëtirë për 40 vjet për të na çuar në të vetmin vend në Lindjen e Mesme ku nuk ka naftë. “, qe ankuar ajo në një rast.
Megjithatë, rezerva të konsiderueshme të gazit natyror u zbuluan disa vjet më parë në brigjet e Izraelit, duke dëshmuar se zemërimi i Meirit ndaj Moisiut ishte i pabazë. Megjithatë, lënda e parë për zhvillimin e Izraelit në një vend të teknologjisë së lartë nuk është as gazi, as nafta, por arsimi.
Për vite me radhë, shteti hebre rregullisht zinte vendin e parë në garat ndërkombëtare. Sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), shpenzimet për arsimin në vitin 2015 ishin 6.5 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm.
Në krahasim, Gjermania arriti në 5.4 për qind, ndërsa mesatarja e OECD është 5.2 për qind.
Megjithatë, këto investime u paguan. Sipas OECD, pothuajse gjysma e izraelitëve midis moshës 25 dhe 65 vjeç kanë një diplomë universitare – me një notë shumë më të lartë se mesatarja e OECD (35 përqind), dhe ekonomia ndërkombëtare ka qenë prej kohësh e vetëdijshme për këtë potencial.
Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për Microsoft, Google, IBM, Cisco, Siemens apo Intel: të gjitha kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë tani kanë qendrat e tyre kërkimore në Izrael.
Megjithatë, politikanët nuk janë ndalur në shpenzimet e larta për arsimin, por kanë krijuar gjithashtu sisteme nxitëse për të lidhur ngushtë industrinë dhe kërkimin. Të gjitha fijet janë bashkuar në zyrën e të ashtuquajturit kryeshkencëtar që punon nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë.
Ndaj të gjitha programet e financimit, koordinohen dhe financohen nga Qeveria.
Në Izrael ka një lidhje shumë të ngushtë mes fillimit të bizneseve të reja dhe institucioneve kërkimore, por mbi të gjitha atyre industriale.
Drini: Pse ndodhi e kundërta tek ne, pikërisht pasi Kosova u njoh si shtet i pavarur nga më shumë se njëqind shtete, duke përfshirë edhe fuqitë më të mëdha botërore?
Lirim Gashi : Sepse erdhën në pushtet njerëzit që besonin se aftësia e tyre guerile për të luftuar një armik shumë më të fortë mund të përkthehej edhe në aftësi politike, diplomatike, ekonomike dhe sociale për të ndërtuar dhe forcuar shtetin.
Por metodat e përdorura për të konkurruar me konkurrencën politike nuk ishin vetëm të ngjashme me ato të përdorura nga diktatorët më të frikshëm të botës, por edhe grabitqare e plaçkitëse si ato të Ali Baba dhe dyzet hajdutëve të tij. Prandaj, në vend që të ndërtonin shtetin, ata i futen në kthetrat e tyre mekanizmat e qeverisjes, kontrollit, legjislacionit dhe zbatimit të ligjit, gjë që rezultoi në dobësimin gradual të shtetit si brenda ashtu edhe jashtë.
Madje as plaçkën që plaçkitën nuk e investuan për të krijuar vende të reja pune, por e nxorën në thasë jashtë vendit dhe blenë ose prona të paluajtshme në vendet më të zhvilluara evropiane ose e depozituan në bankat e banana shteteve të Amerikës së Jugut. Dhe jo vetëm që nuk lejuan investitorët e huaj të investonin në prodhim dhe të krijonin vende të sigurta pune, por i përzunë me shantazhe imorale për të ndarë fitimet. Mirëpo, përkundër gjithë kësaj, asnjë vjedhje e madhe ekonomike apo krim politik nuk është zbuluar, sepse ata më parë kanë vënë në kthetrat e tyre institucionet legjislative, ligjzbatuese dhe të sigurisë. Që do të thotë se partitë tona politike funksionuan si grupe mafioze, që pasuruan njëqind drejtuesit e parë të hierarkisë, familjarët e tyre më të afërt dhe bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë, me paratë e akumuluara nga vjedhjet e pronës publike, buxhetit të shtetit, donacioneve, doganave dhe manipulimit të tenderëve dhe privatizimit. Ndërsa e ulën papunësinë duke dëbuar investitorët e huaj, gjë që rezultoi me një migrim masiv të njerëzve që nuk ishin në listën e pagave të tyre, ose më saktë me një migrim masiv të shumicës absolute të banorëve të Kosovës. E të mos flasë për tradhtinë e interesave kombëtare nëpërmjet nënshkrimit të Asociacionit racist të Komunave Serbe, edhe pse Kosova është shtet multietnik sipas planit të Ahtisaarit.
Kur kësaj ia shtojmë shndërrimin e shkollave dhe universiteteve nga tempuj të dijes në tempuj të injorancës përmes shitjes së diplomave dhe manipulimit të provimeve pranuese, atëherë na bëhet e qartë jo vetëm sasia alarmante e dëmit, por edhe vlera reale e diplomave tona shkollore dhe universitare.
Sepse, diplomat tona sot nuk vlejnë as sa një prezervativ, sepse ndërsa prezervativët i mbrojnë konsumatorët nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, diplomat tona nuk e mbrojnë askënd nga injoranca.
Drini: Çfarë e dallon partinë që ju drejtoni nga të tjerat?
Lirim Gashi : Për ne, lider është vetë procesi, veçanërisht nëse zhvillohet në mënyrën e duhur, sepse në atë rast shumica e qytetarëve përfitojnë prej tij, që në fakt do të thotë se çdo qytetar që ndikon në përparimin e tij në fund të ditës do të jetë një lider dhe një fitues i vogël, sepse do të jetojë më mirë se dje.
Drini: Çfarë do të thotë saktësisht kjo?
Lirim Gashi : Do të thotë lidhja e zemrës (Kosovës) me arteriet (diasporen) që e furnizojnë atë me gjak dhe oksigjen.
Më saktësisht, në do të përpiqemi të lidhim forcën shpirtërore, mendore, materiale dhe fizike të diasporës me forcën gjithëpërfshirëse të qytetarëve të Kosovës, duke i inkurajuar njerëzit tanë jashtë vendit që të investojnë në vendlindjen e tyre, e jo të dërgojnë vazhdimisht lëmoshë për familjet e tyre.
Sepse investimet në prodhim krijojnë vende të reja dhe të sigurta pune që zgjidhin problemet ekzistenciale të qytetarëve në afat të gjatë, ndërsa lëmosha i lejon ata të bëjnë vetëm një pushim të shkurtër nga shqetësimet ekzistenciale. Ne do të përpiqemi t’u shpjegojmë mërgimtarëve tanë nëpër botë pse Izraeli është bërë ai që është, në mënyrë që ta kuptojmë më mirë pse Kosova nuk ka arritur sukses as të përafërt.
Drini: Pse nuk ka arritur ?
Lirim Gashi : Sepse diaspora izraelite nuk investoi në atdhe vetëm për shkak të dëshirës së zjarrtë për t’u pasuruar, por sidomos për arsye patriotike, madje në kohët më të pasigurta. Mirëpo në fund jo vetëm që u shpërblyen investimet e saj, por Izraeli, shteti i përbashkët i të gjithë hebrenjve, u bë aq i fortë, sa mundi të mbronte dhe të mbështeste interesat e hebrenjve kudo në botë që ata jetonin dhe bënin biznes.
Nga ana tjetër, emigracioni ynë, edhe pse luajti një rol kyç në organizimin e rezistencës politike dhe ushtarake deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës nga pushtuesit serbë, politikisht u neglizhua nga të gjitha Qeveritë e pasluftës, sepse nuk ia dhanë asnjë shans korrekt për ta formësuar në mënyrë aktive politikën shtetërore. Përkundrazi, falë donacioneve të diasporës, pothuajse të gjitha qeveritë e pasluftës shpëtuan nga trazirat e brendshme shoqërore. Në vend të kësaj ato e plaçkiten në mënyrë të paskrupullt dhe mafioze gjatë doganimit. Ndërsa qeveria e fundit që erdhi në pushtet me plebishit, falë votave të diasporës, nuk e pa të nevojshme t’i jepte asaj të paktën një ministri të posaçme dhe në këtë mënyrë dëshmoi se kurseu në mënyrën më budallaqe të mundshme.
Përveç kësaj, ne nuk e kuptojmë politikën si artin e mundësive të pakufizuara për plaçkitje individuale dhe familjare deri në pasurim marramendës siç bënë partitë e pasluftës sa herë që e morën pushtetin, e as si art të së mundshmës individuale, por si art të së mundshmës ekipore për ngritjen e mirëqenies së shoqërisë dhe forcimin e shtetit. Dhe politika mund të funksionojë në këtë mënyrë vetëm nëse çdo individ që përfshihet aktivisht në të është një punëtor ekipor që nuk i bindet interesave të ngushta të liderit dhe partisë, por interesave të gjëra të popullit dhe shtetit. Sepse për ne asnjë parti politike nuk vlen as sa një pëllëmbë e territorit të shtetit.
Nga ana tjetër, për ne investimet në ngritjen e cilësisë së arsimit janë jetike, sepse në fund pikërisht ato e bëjnë dallimin mes shoqërive dhe shteteve të suksesshme dhe atyre të pasuksesshme. Me ne në pushtet nuk do të ketë vetëm menaxhim të papunësisë, por edhe përgatitje dhe riaftësim të të papunëve për tregun modern të punës. Në fakt, ka kaq shumë gjëra që na dallojnë nga partitë e tjera politike, saqë nëse do t’i theksoja, intervista do të zgjaste ditë të tëra, ndaj jini ju lutem të mirë dhe na lejoni t’ju befasojmë kur ta shpalosim programin zyrtarisht.

Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri – mars/prill, 1991

Nga Frank Shkreli

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Gjatë viteve të kaluara kam kujtuar shpesh vizitën zyrtare të delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në mars/prill 1991. Jam munduar që në dyzina shkrimesh gjatë 30-viteve të fundit të kujtoj atë vizitë duke shënuar aspekte të ndryshme të asaj ngjarjeje historike të rifillimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, pas pothuaj një gjysëm shekulli diktature komuniste.

Kësaj radhe po kujtoj, me disa fjalë dhe fotografi, vizitën e delegacionit të parë amerikan në Shkodër gjatë vizitës së parë në Shqipëri në mars/prill 1991.

Pas një jave në Tiranë, delegacioni kishte vendosur të shkonte në Shkodër, qendra e kulturës dhe historisë së Shqipërisë, por edhe qyteti që i bëri qëndresë të fortë regjimit komunist gjatë viteve të diktaturës. Me të marrë vesh Ministria e Jashtme e Shqipërisë së kishim vendosur të udhëtonim drejt Shkodrës, na këshilluan që të mos shkonim se ai është një “qytet me probleme”. Por nëse ngulni këmbë që të shkoni, atëherë ne rekomandojmë që të keni “shoqërues” me vete. Përgjigja e delegacionit ishte, se ne do shkojmë dhe se nuk kemi nevojë për “shoqërues”. Mesa mbaj mend, ndonëse kishim vizituar edhe qytete të tjera, Shkodra ishte qyteti i parë, për të cilin autoritetet vendase na ofruan “shoqërues”,  me përjashtim të ofertës në fillim të vizitës kur na ofruan makinën zyrtare dhe po të dëshironim edhe “shoqërues”. Si në fillim të vizitës ashtu edhe në prak të vizitës në Shkodër, përgjigja e Kryetarit të delegacionit, Amb. David Swartz, ishte faleminderit, por nuk kemi nevojë për “shoqërues”.

Kështu dukej Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë – në mars/prill 1991 – okupohej gjithnjë nga diplomatët italianë –ashtu siç kishin bërë gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë – me qira për $1– nuk më kujtohet nëse “qiraja” ka qenë $1 në muaj apo $1 në vit.


Mercedesi zyrtar dhe shoferi gati për t’u nisur për në Shkodër, mars, 1991. Kryetari i delegacionit, Amb. Swartz ndejti përpara, unë me kolegen dhe diplomaten e talentuar Susan Sutton, mbrapa. Isha shumë i emocionuar dhe nuk dija se çfarë të prisja. Për Shkodrën kisha dëgjuar shumë nga prindërit dhe gjyshi e gjyshja, pasi ndonëse kisha lindur në një fshat afër Ulqinit, dmth në Mal të Zi (ish-Jugosllavi), Shkodra për ata dhe për mua, deri sa u mbyll kufiri më (1948), ishte më afër se Ulqini dhe prindërit dhe gjyshi shkonin në Shkodër për të bërë pazar. Duke udhëtuar për në Shkodër atë ditë të marsit 1991 me kolegët nga Departamenti i Shtetit, po mendoja për të parët e mi dhe për fatin e keq të tyre, që nuk e panë më atdheun e tyre ku kishin lindur. Gjyshi dhe prindërit e mi vdiqën në Amerikë, pa e parë më Shkodrën as vendlindjen e tyre Shkrelin.

Ndërkaq, kur arritëm në Shkodër, ne ndoqëm turmat dhe u bëmë pjesë e tyre, pa ditur se ku po shkonim. Ja më në fund, pamë se turmat e shkodranëve u ishin drejtuar faltoreve – kishave të Shkodrës dhe varrezave ku ishte dhënë mesha e parë në atë qytet pas “shembjes” së komunizmit. Dallohen tre anëtarët e delegacionit amerikan, djathas në foto.
Turma tjetër e shkodranëve—siç duket pa dallim feje – kishte vajtur tek varrezat e Shkodrës ku më 4 Nëntor, 1990 ishte celebruar mesha e parë, kur feja ende ishte e ndaluar me ligj në Shqipëri.
Vizitë në Shkodër, në mbështetje të pronës private, mars/prill -1991. Delegacioni i parë i Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri nga e djathta: Ambasadori David Swartz,
Një grup nxënësish shkodranë që takuam me atë rast, plot shpresë për të ardhmen e Shqipërisë post-komuniste në mars të vitit 1991. Do ishte interesant të dihej se sa prej këtyre të rinjëve jetojnë ende në Shkodër ose në Shqipëri sot – 32 vjet pas “shembjes” së komunizmit!

Gjatë rrugës për në Shkodër pyetëm Amb. Swartz se çfarë do bëjmë në Shkodër, nëse do takonim ndonjë njeri! Askënd nuk njihnim, as nuk kishim njoftuar vizitën tonë më herët. Shkodrën nuk e njihnim asnjë prej nesh. Shoferit i kërkonim të ndalejkur na e merrte mendja se ka diçka për të parë. Shkodra ato ditë vlonte nga rrymat anti-komuniste. Situata ishte jashstëzakonisht e tensionuar. Grupe njerëzish aty- këtu duke biseduar e argumentuar. Amb. Swartz na tha le të ndjekim turmën, dhe grupet e izoluara, që dukesh se po silleshin rrugëve pa ndonjë qëllim ose objektiv. Ndryshe nga Tirana, ku rrugët ishin bosh në krahasim me Shkodrën, ku valët e njerëzve dukeshin nëpër rrugë e sheshe e pastaj zhdukeshin.

Tirana në një mbrëmje të marsit, 1991 – Bulevardi bosh, pa jetë –thuhej, në atë kohë, se shqiptarët ishin në shtëpitë e tyre duke dëgjuar Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe.
Ish-Senatori Clayborne Pell vizitoi Shqipërinë në mars/prill 1991 gjatë vizitës së delegacionit të parë të Departmentit Amerikan të Shtetit në Tiranë

Promovimi i lirisë fetare,  inkurajimi dhe promovimi i pronës private, ishte pjesë e misionit të delegacionit të parë të DASH në Shqipëri, përfshirë edhe vizitën në Shkodër. Këtë e rekomandoi gjatë vizitës së tij 4-ditëshe në Shqipëri dhe në bisedimet me anëtarët e delegacionit, ish-Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme, Senatori Clayborne Pell. Pak veta mund ta dinë se Z. Pell, në rininë e tij si anëtar i trupit diplomatik amerikan (Foreign Service) ishte caktuar të shërbente në Ambasadën Amerikane në Tiranë në fillim të 1940-ave), por para se të shkonte atje, Enver Hoxha ia mbylli derën karrierës së tij diplomatike, duke mbyllur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Iu bashkua delegacionit të DASH ato ditë për të hequr merakun që i kishte mbetur për një kohë të gjatë, të bënte një vizitë në Shqipëri.

Çfarë dëshironi të pini? Shkodër mars/prill 1991
Shqipëria komuniste, Shkodër – mars/prill, 1991 – “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë…”!?
Duke u kthyer nga Shkodra nuk kishim se si mos të ndalonim tek Varri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti -Skenderbe

PDK-ja me SHIK-un dhe disa partit tjera politike, “janë mobilizuar me shërbimet serbe!”

0

Naim Miftari

  • Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut

“Po shihet ashiqare që krimi i organizuar, që edhe ashtu nën hije e udhëheq PDK-në dhe disa parti tjera të ish pushtetit, tani në harmoni secili në mënyrën e vetë po tentojnë ta koordinojnë ndikimin në hije edhe në nivel të vendit pasi dihet se PDK sundon tërësisht me Drenicën dhe AAK në Dukagjin, dhe nuk do ta kenë vështirë të shtrijnë atë ndikim nën hije pasi edhe ashtu e kanë vendin nën hijen e tyre pasi kanë në dorë edhe sot Gjyqësinë, Prokurorinë, Policinë, AKI-në, FSK-në, Sindikatat, deri edhe disa nga Bankat”, thotë Miftari.

Sipas tij, PDK-ja me SHIK-un dhe disa partit tjera politike nuk e kanë problem të shtrihen në tërë Kosovën.

“Pra PDK-ja me SHIK-un dhe ato subjekte tjera politike, ish partner në qeverisjet e kaluara të inkriminuara, nuk e kanë problem shtrirjen pasi edhe ashtu janë qeveri e nëntokës në institucionet e ligjit dhe shtetit”, thotë ai.

Sipas tij, dihet shumë mirë se SHIK-u kurrë nuk është shuar siç kanë reklamuar shefat e tij, por vetëm është zyrtarizuar dhe instaluar edhe më shumë në thellësi të institucioneve kryesore të shtetit.

“Unë mendoj se kjo qeveri e nëntokës vetëm nëse nuk arrin se edhe ashtu po tenton me çdo rrethanë me krijuar trazira sociale, kinse nën pretekstin e çmimit të ngritur të rrymës dhe çmimet tjera të e larta të konsumit, problemet në arsim, me mjekët, me ligjin e pagave deri me kërcimin me 30.000 veteranët e rrejshëm, veteran politik e krahinor ku shumica janë të AAK-së dhe PDK-së, që luftën veç në lajme e kanë parë”, shprehet Miftari.

“Në këtë skenar po bëhen bashkë kur dëgjon njeriu ulërimat e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMEN, ulërimat e këtyre partive të cilat qe 20 vite ishin në pushtet, nga viti 1999 deri 2021 dhe kanë kontrolluar gjithçka: rrymën, ushqimin, shkollimin, shërimin, ujin e pijes, mbeturinat, administratën, ku ta merr mendja që nëse këta kthehen në pushtet, ne të gjithë qytetarët e Kosovës do ti kemi gratis, falas, pa pare të gjitha këto të mira të cekura më lartë”, pohon ai.

Ai shprehet se, “njeriu duhet me qenë fort ahmak e injorant për të iu besuar këtyre, por ka shumë të tillë që akoma po ju lejojnë me manipulua dhe me u marr prapë me multi milionerët e ish pushtetit që edhe ashtu edhe sot kontrollojnë mbi 90% të medieve informimin përmes mercenarëve, analistëve, gazetarëve që i kontrollojnë dhe “ekspertëve” e përtej ekspertëve”.

Sipas tij, këto struktura të SHIK-ut operojnë edhe përmes kinse disa OJQ-ve.

“Pra, ish pushtetarët e korruptuar i kontrollojnë përmes Oligarkëve të tyre përmes krimit të organizuar dhe sidomos përmes qindra e qindra milionave që i kanë vjedhur përmes korrupsionit dhe tenderëve gjatë pushtetit të tyre prej dy dekanësh”, pohon ai.

Miftari tutje shprehet se Ksoova mund të futet në trazira.

Gjuha shqipe nuk ka motra as kusherira 

8

Me profesor Emil Lafe, gjatë konferencës së mësuesve, Malmö, 28, 29 maj 2022

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi 

Pjesa e dytë (2

Jo vetëm shqipja por edhe disa gjuhë tjera, si greqishtja, armenishtja nuk kanë maotra, por shqipja nuk ka as kusherira (marrë nga ligjerimi i E. Lafes) 

Isha zgjuar para orës 02:00 por gjeli nuk këndonte si dikur në Turjakë kur isha i vogël. Ne në Turjakë i thonim gjelit ”knus” dhe mendoj se ishte fjalë më e mirë se sa gjel ”knusi” ”knon”. 

Më erdhi keq që as në fjalor nuk e gjeta fjalën ”knus”. Ka mundësi që në fjalorin e vitit 2005 ka hyrë si fjalë edhe fjala ”knus” në vend të fjalës gjel 1*). 

Me dy mësuese shqiptare në Greqi, Eva dhe Jonida, Malmö, 28, 29 Maj 2022

Konferenca e mësuesve të mêrgatës    

Që nga Konferenca e parë që u mbajt më 2003, në Malmö, e udhëhequr nga Premton Gërvalla, djali i Jusuf Gërvallës, hero i Kosovës, Konferenca e Mësuesve është mbajt pothuaj rregullisht, njëherë në vit, në fund të muajin maj, pra në çdo fund të vitit shkollor akademik.  

Në konferencë merrnin pjesë mësues nga e gjithë Europa, studjues gjuhe, letërsie, historie e kulture, pedagogë nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia etj. 

Dy vitet e fundit ka pas vështirësi shkaku i sëmundjes së Koronavirusit, Pandemisë 19 prandaj në vitin 2000 nuk e mbajtëm Konferencën ndërsa konferenca që duhej mbajtur në maj të vitit të kaluar, po për shkak të sëmundjes dhe nga friga e përhapjes,se saj e shtyem. Ajo megjithate u mbajt në shtator por përsëri shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova dhe ndonjë nga shtetet tjera, nuk erdhën. Nuk erdhi as prof. Emil Lafe i cli ishte i ftuar. 

Po kët vit erdhi profesori plak e i nderuar, bashkë me zonjën Nina Theodhosi- Lafe. 

Në aeroportin Sturup të Malmös, ishim unë e Murati e muarëm. Nuk e besoja se profesor Lafe ishte aq vital. U përqafuam si miq të vjetër dhe u nisëm për në Hotelin ”Goog Morning” në Malmö. 

Ndejtëm deri pas orës orës 12.00 të natës dhe i dëshiruam çifti Lafe natë të mirë e gjumë të ëmbël.  

Me mysafire nga Ministria e Arsimit dhe Ardian Kolaj, ambasada e Kosovës në Stockholm, Malmö, 28, 29 maj 2022

Nuk kishin mbetur më shumë se tre orë për gjumë e mëngjesi veç kishte fillua me ardhur. Qielli ishte i kaltër e i mbushur me mijëra yjë të vegjël. Nganjëherë ndonjëri nga yjet dukej sikur don të vije në tokë, lojë yjesh. 

Të nesërmen shkuam me Muratin dhe u takuam me profesorin. Tash kishin fillua të vijnë edhe mysafirë të tjerë, Mario Bellizi erdhi me tren nga Kopenhaga. Edhe Marion nga Kalabria unë e Murati e muarëm dhe e vendosëm në Hotelin “Godd Morning”. 

Ishte kënaqësi ta dëgjoje duke folur Marion arbërishte e De Radës e … Gavlill Darës. Mario ishte studjues dhe poet. Ishte edhe hokatar i pashoq.  

Kishte ardhur edhe Shpend Rukiqi nga Uddevalla, studjues, pedagog matematike e poet, Shpendi me habiti me me gjuhën e pastër e zotësitë që kishte në shkencë, në doke e zakone. 

Të premtën në mbremje grupi prej 20 vetash, mysafirë e vendës, për darkë shkuan në Löddeköpinge. Unë nuk shkova se isha i lodhur. 

Profesori kishte pyetur pse nuk kam shkua unë e të nesërmen kur u takuam u gëzua. Isha i vetmi, pa modesti e them që kisha pasur librin e profesorit ”Hyerje në gjuhësi” (ai më tha ishte dispencë) qysh si student i vitit të parë. 

Me Mario Bellizzin, arbëresh nga Kalabria dhe Murat Kocin, Malmö, 28, 29 maj 2022

E shtunja ishte ditë punë për disa nga mësuesit që punonim në Malmö. 

Ligjërata e prof Emil Lafes (ë) ishte me interes sepse fliste për historikun e gjuhës së shkruar shqipe që nga lashtësia, për ”Mesharin”, librin e parë të shkruar shqip që njohim deri më sot, për ”Kongresin e Alfabetit”, 1908, ”Kongresin e Drejtshkrimit”, 1972 etj.  

Profesor Emil Lafen e njoh qysh kur i fillova studimet në Letërsi, më 1975/76. Për mos me thënë i vetmi, me plot gojen po e them publikisht se isha ndër studentët e rrallë dhe ”i përkdheluri” i profesorit Murat Blaku. Ai ligjeronte lëndën ”Hyerje në hjuhësi”. Libra nuk kishim. I vetmi libër (dispencë) që kishte bibloteka e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe ajo e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ishte libri, një ekzemplar ta quaj, i Emil Lafes. Por Lulja, bibliotekishta kishte urdhër që librat mos të dalin nga biblioteka, pa lejën (dhe nënshkrimin e profesorit të lëndës, përm. imi). 

Profesori Murat Blaku mua më besoj dhe unë e mora librin nga biblioteka dhe e lexoja në qetësi në Domin e Studenteëve, konviktin nr. 3, aty ku banoja. 

Duket ndoshta mendjemadhësi por studentët, jo unë, në mungesë të librave dhe literaturës tjetër të domosdoshme, provimet i pregatisnin duke lexua shënime gjysmake e skripta me shumë gabime. 

Me Shpend Rukiqin, studjues enciklopedist, mësues matematike në Uddevalla, Malmö, 28, 29 maj 2022

Aty, për herë të parë mësova për gjuhët, familjet e gjuhëve, degët, motrat dhe kusherirat e gjuhëve. 

Dhe fati deshi që profesorin e takova përsëri, për herë të parë fizikisht. 

Ai erdhi bashkë me gruan, Ninën, ish ingjiniere. Mbaheshin të fortë e me shëndot të plotë. Ecte, si me i pas 18 vjet. 

Muratit i pata prpopozua që si mysafirë, nga Tirana ta ftojmë Emil Lafen. Murati, kryatar i LSHSH ”Iliria” dhe udhëheqës, më dëgjoi. 

Besoj se nuk ka gabua. 

Salla në Qendrën Kulturore të Kosovës filloi të mbushej me mësues, atdhetarë e atdhedashës arsimorë. 

Me Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Malmö, 28, 29 maj 2022

Filloi edhe Konferenca. 

Ligjerata e profesorit zgjoi interesim të madh tek mësuesit dhe njohësit e historikut të gjuhës shqipe. 

Besoj se ishte e dobishme dhe e qëlluar që profesor Eml Lafe shpalosi disa kujtime nga e kaluara e largët e vitit 1962, 1963, 1968 e … 1972. 

Sot kur një pjesë e intelektualëve shqiptarë në Kosovë dhe ata të Shqipërisë së Veriut, me qendër Shkodrën, janë me ”vaj në buzë” se Dialekti Gegë është lënë anash, profesori Lafe dhe përgjigjen. Unë mendoj se profesor Emil Lafe dha shumë shembuk se Kongresi i Drejtshkrimit, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte ngjarja më e madhe historike dhe (ndoshta, jo pa qëllim) u mbajt në muajin Nëntor, muaji që ishte shpall edhe Pavarësia, 60 vjet më parë, kjo ngjarja ishte më e rëndësishme, pas asaj të Pavarësisë, 28. XI. 1912, sepse bashkoi kombin, ”një komb, një gjuhë”. 

Arësye tjetë sipas studjuesve, mendoj unë ishte se Serbia bënte përpjekje që gjuhën shqipe në Kosovë ta ndaj nga trungu amë, gjuha shqipe në Shqipëri, si ”Shiptarski jezik” dhe ”Allbanski jezik”, prandaj intelektualët shqiptarë, profesorët e Univerzitetit në Kosovë me Idriz Ajetin, Ali Hadrin, Gjeladin Dedën etj. pranuan projektrezolutën e Kongresit para Tiranës. Nuk duhet harrua as profesorët shqiptarë dhe intelektualë nga Maqedonia  

GjUHA SHQIPE DJE, SOT DHE NESËR 

Profesor Emil Lafe, na kishte dërgua ligjëratën me shkrim. 

Pjesë nga ligjerata e profesorit. 

Emil Lafe e ligjeratën e kishte titulluar ”GJUHA SHQIPE DJE, SOT DHE NESËR” dhe e kishte ndarë në disa nëntituj sipas periuadhave dhe zhvillimit të saj.  

”Pak fjalë për gjuhën shqipe, lashtësinë dhe origjinën e saj. Nga historia e gjuhës shqipe: Periudha e Rilindjes Kombëtare; Periudha e Pavarësisë dhe e Luftës (1912–1944); Periudha e pasluftës (1945 deri sot): 1945 -1972 (Kongresi i Drejtshkrimit 20–25.11.1972), Nga Kongresi i Drejtshkrimit deri në ditët tona. Pak fjalë për temën “gjuha shqipe në mërgatë”. 

PAK FJALË PËR GJUHËN SHQIPE, LASHTËSINË DHE ORIGJINËN E SAJ. 

”Shqipja jonë nuk ka as motra e as kushërira!” 

Fjalën ”kusherira” e dëgjova për herë të parë sepse për motra, me dhjetrëra herë e kam lexua e dëgjua, edhe nga studjues të tjerë. 

NGA HISTORIA E GJUHËS SHQIPE. 

”Emrin tonë si popull dhe emrin e gjuhës sonë ne e njohim që nga Mesjeta, kur quheshim arbër dhe po kështu gjuha. Atëherë nuk përdoreshin fjalët shqip dhe shqiptar. Të huajt na kanë quajtur albanoi (greqisht), albani (latinisht), albanesi (italisht). Dëshmia e sigurt historike e ekzistencës së këtij populli vjen nga shek. XI. Pikërisht më 1043 Arbrit dëshmohen si një popull me gjuhën e vet nga historiani bizantin Mihal Ataliati me rastin e një kryengritjeje të tyre kundër Perandorisë Bizantine në rajonin Durrës –Krujë. Më pas ka edhe dëshmi të tjera për qenien e tyre derisa vjen edhe Shteti i Arbrit (shek. XII–XIII). Më pas Arbrit janë pa ndërprerje në dritën e historisë. 

Gjuha shqipe përmendet si e tillë për herë të parë më 1284. Është një dëshmi gjyqësore latinish, që ruhet në Arkivin e Dubrovnikut. Një dëshmitar ka thënë gjatë dëshmisë së tij: Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca, d.m.th. ‘Dëgjova një zë që thërriste në male në lingua albanesca’ (në gjuhën shqipe) 

Por këtu duhet të vëmë re një gjë: në rastin tonë nga emri i gjuhës – shqip – doli emri i vendit (Shqipëri/ Shqipni) dhe i popullit: shqiptar ‘ai që flet shqip’, d.m.th. tipari i gjuhës u bë shenja dalluese e kombësisë: shqiptar është ai që flet shqip. Pra, gjuha na bashkon si shqiptarë, si njerëz që kemi një prejardhje, një histori dhe pak a shumë një mendësi. 

PERIUDHA E RILINDJES KOMBËTARE dhe …  

PERIUDHA E PAVARËSISË DHE E LUFTËS (1912–1944). 

Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë gjuha shqipe mori për herë të parë funksione shtetërore, por paralelisht për disa kohë u përdor edhe turqishtja, sepse, së pari, shumë nga nëpunësit nuk dinin të shkruanin shqip, dhe, së dyti, nuk kishte terminologji të veprimtarisë zyrtare, të gjyqeve dhe të ushtrisë në gjuhën shqipe (përpunimi i kësaj terminologjie filloi ngas viti 1913 me vendim te Qeverisë së Përkohshme). Siç dihet, njëzet muaj pas Shpalljes së Pavarësisë, kur pjesa më e madhe e tokave shqiptare ishin të pushtuara nga fuqitë ballkanike, shpërtheu Lufta e Parë 

Me Kongresin e Lushnjës (janar 1920) filloi të mëkëmbej e të forcohej shteti shqiptar i rithemeluar pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Në gusht 1920 u mblodh Kongresi Arsimor i Lushnjës, i cili, ndër të tjera, miratoi rregullat gjuhësore të Komisisë Letrare të Shkodrës dhe vendosi që ato të zbatoheshin në administratën dhe në librat e mësimit të shkollave. Në këtë vijë në janar 1923 kryeministri Ahmet Zogu nxori një dekret sipas të cilit dialekti i Elbasanit caktohej si dialekt zyrtar i shtetit. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje, pasi tregon se një shtet ka nevojë për një formë gjuhësore të njësuar në veprimtarinë e tij. Deri atëherë në veprimtarinë e shtetit kishte laramani gjuhësore, pasi çdo nëpunës shkruante sipas së folmes së vet. Vendimi i Kongresit Arsimor nuk u zbatua plotësisht, sepse nëpër shkolla mësimi zhvillohej kryesisht sipas dialektit të zonës dhe kishte abetare e gramatika në të dy dialektet, madje autorët shkodranë vijuan në traditën e tyre gjuhësore. Shtypi e letërsia u zhvilluan sipas dialektit amtar të secilit. Vetëm burokracia e shtetit iu përmbajt dekretit të kryeministrit. 

PERIUDHA E PASLUFTËS (1945 DERI SOT) 

1945 -1972 (KONGRESI I DREJTSHKRIMIT 20–25.11.1972). 

Pas luftës dekreti kryeministror i vitit 1923 u shpërfill dhe partia e qeveria komuniste përdorën kryesisht toskërishten letrare të asaj kohe, por në shumë raste e në shumë botime e përkthime përdorej gegërishtja. 

Dhe në fund të kumtesës, profesori na foli edhe për ”gjuhën e mërgatës” 

PAK FJALË PËR TEMËN “GJUHA SHQIPE NË MËRGATË”. 

…. 

Ligjerata e profesorit u prit mirë por dorën në zemër faktori politik, me fjalë tjera shteti shqiptar i udhëhequr nga Enver Hoxha pati ndikim edhe në njësimin e gjuhës letrare, zyrtare , kancelareske shqipe. Veriu i Shqipërisë jo vetëm në gjuhë por edhe në arsim, ekonomi, komunikacion, turizëm ishte pas Jugut. Kjo shihet edhe sot sepse gjurmët e prapambeturisë i gjejmë kudo në Veri. 

Me gjithë padrejtësitë, Kongresi i Drejshkrimit i vit 1972 ishte arritja më e madhe mbarëkombëtare. 

1*) GJEL m. 

  1. zool. Mashkulli i pulës, këndes. Gjel fushe. Lafsha e gjelit. Mish gjeli. Këndon gjeli. Fryhet si gjel.
  2. fig. keq. Njeri mendjemadh e kapadai; njeri që fryhet e ngrefoset dhe e mban veten për më kryesorin; njeri që kërkon grindje. Gjeli i shtëpisë. Është bërë gjel.
  3. Send ose mjet që i ngjan nga trajta këtij shpendi. Gjel sheqeri. Gjeli i oxhakut. Gjeli i makinës qepëse …

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 2 qershor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com