

E për të ardhur deri te ajo ditë do të na duhet shumë tru, energji dhe punë. Vetëm se mënyra se si jemi duke ecur – kur amatorin e lartësojmë ndërsa profesorin e mirëfilltë e poshtërojmë – nuk do të na bëjë kurrë projektues. Qofsha i gabuar!


E për të ardhur deri te ajo ditë do të na duhet shumë tru, energji dhe punë. Vetëm se mënyra se si jemi duke ecur – kur amatorin e lartësojmë ndërsa profesorin e mirëfilltë e poshtërojmë – nuk do të na bëjë kurrë projektues. Qofsha i gabuar!
Prishtinë, më 02. 06. 2022
Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Greqisë (Helen), Konstantin Tassoulas, kryesues i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP-së), kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili njëherësh është edhe Kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, Glauk Konjufca, mori pjesë sot në Sesionin e nëntë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), mbajtur ne Parlamentin e Greqisë, në Athinë.
Kryetari i Parlamentit grek, njëherësh edhe Kryetar i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, Konstantin Tassoulas, e hapi seancën, ndërsa në pjesën hyrëse të pranishmëve iu drejtuan Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Ekonomike Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, Ioannis Smirlis, dhe Analisti i Lartë i Politikave Ekonomike në RCC dhe koordinator i Strategjisë për Evropën Juglindore 2030, Arslan Umut Ergezer.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të diskutimit në seancës plenare, u adresua edhe me një fjalim me temë diskutimi mbi: “Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për mjedisin. Ndikimi i krizës në Evropën Juglindore: a) siguria e furnizimit me energji dhe b) zinxhiri agroushqimor”.
Duke theksuar rëndësinë vendimtare të kësaj teme për të gjithë rajonin, kryetari Konjufca u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të SEECP-së që të tregojnë solidaritet dhe bashkëpunim në mënyrë që të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat e ardhshme.
Në veçanti, kryetari Konjufca theksoi domosdoshmërinë e avancimit të bashkëpunimit në mes vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së në nivel bilateral dhe multilateral, në kontekst të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe integrimit të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimeve aktuale ndërkombëtare politike dhe të sigurisë.

Kryetari Konjufca gjithashtu theksoi rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi si parakusht për një stabilitet afatgjatë politik e ekonomik të rajonit dhe më gjerë.
Duke e dënuar invazionin e Rusisë mbi Ukrainën, kryetari Konjufca theksoi se “duhet t’u qëndrojmë besnikë vlerave evropiane dhe vetëm me një partneritet të palëkundur me NATO-n dhe SHBA-në, mund ta mbrojmë rajonin tonë nga kërcënimet serioze destabilizuese që mund të çojnë në ndryshime thelbësore në rajon dhe në rendin ndërkombëtar”.
Tutje ai tha se “problemet rajonale mund të përmirësohen duke avancuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve tona. Mbështetja e të gjitha vendeve, paraprirë nga njohja e Kosovës, duhet parë si një investim strategjik për të ardhmen, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit por edhe për zhvillimin tonë të përbashkët.”

Kryetari Konjufca përmbylli fjalimin e tij duke i ftuar përfaqësuesit e shteteve anëtare të SEECP-së dhe qeveritë e tyre që të përkrahin Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, statusin e kandidatit në BE, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Sesioni Plenar u parapri nga takimet e komisioneve të përgjithshme dhe Komisionit të përhershëm qendror, të cilat u mbajtën dje në Parlamentin e Greqisë.
Gjatë takimeve të punës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës u përfaqësua nga deputetët Fitore Pacolli Dalipi, Mefail Bajçinovci (anëtarë) dhe deputetët Jeta Statovci e Ardian Gola (zëvendësanëtarë).
Dje në takimet e Komisioneve punuese, u vendos që Kosova të udhëheq me dy komisione të Asamblesë, të cilat do të mbahen në Prishtinë vitin e ardhshëm – Komisionin e Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkime Shkencore dhe Shkencë, si dhe Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë.
Sesioni i nëntë i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore përfundoi me miratimin e Deklaratës Përfundimtare, e cila angazhoi pjesëmarrësit që të punojnë së bashku për të forcuar mekanizmat dhe institucionet rajonale për t’iu përgjigjur krizës mjedisore në rritje brenda ekonomive të qëndrueshme. Gjithashtu, pjesëmarrësit e SEECP-së dënuan pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe shprehën solidaritetin me popullin dhe qeverinë e Ukrainës.

Fjala e plotë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në Sesionin e 9-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBELJ-së):
– I nderuar President i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, z. Constantine An. Tassula,
– E nderuar kryetare e Parlamentit të Malit të Zi, zonja Danijela Gjuroviq,
– I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi,
– Të nderuar kolegë, kryetarë të delegacioneve,
– Të nderuar anëtarë të delegacioneve pjesëmarrëse,
– Të nderuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,
– I nderuar Koordinator Kombëtar,
– Të nderuar të ftuar,
Është kënaqësi absolute të jem këtu sot, të takohem me të gjithë ju dhe të kemi mundësi të shkëmbejmë pikëpamjet dhe njohuritë tona në një kohë kaq të vështirë. Të vizitosh Athinën është gjithmonë një kënaqësi. Shumë ide intelektuale dhe artistike kanë lindur në këtë vend, që konsiderohet të jetë vendlindja e qytetërimit perëndimor.

Para se të flas për temën, më lejoni të komplimentoj nikoqirin tonë. Z.Tassoulas dhe stafin e Parlamentit Helen: JU FALEMINDERIT për punën e palodhur gjatë Kryesimit të Asamblesë Parlamentare të PBEJL-së dhe për gjithë mundin e juaj për ta bërë këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë kryesimit tuaj, ju keni synuar të forconi pronësinë rajonale të udhëhequr nga parimet e gjithëpërfshirjes. Ne e vlerësojmë shumë këtë.
Është shumë e rëndësishme që të flasim për ndikimin e krizës në sigurinë e furnizimit me energji të Evropës Juglindore dhe zinxhirin agroushqimor në kohën kur rajoni ynë është duke u ballafaquar me këtë. Jo vetëm që kaluam një krizë të tmerrshme gjatë kohës së Covid-it, por po përballemi edhe me një krizë tjetër që më shumë gjasa do të vështirësojë jetën tonë dhe jetën e qytetarëve tanë.
Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, përpos që është shkatërrues për popullin ukrainas dhe ka kosto të lartë për njerëzit, ekonomitë dhe marrëdhëniet, gjithashtu po ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë rajonale, duke përfshirë energjinë dhe furnizimin agroushqimor.
Pikërisht tani që ekonomitë e rajonit tonë ishin duke u gjallëruar, lufta në Ukrainë e tronditi gjithë rajonin, kryesisht nëpërmjet çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, por edhe nëpërmjet ndërprerjes së flukseve të tregtisë dhe investimeve.
Le të mos harrojmë se rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pritet të rëndojë shumë familjet me të ardhura të ulëta, të cilat tani po shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave të tyre për nevojat bazike, siç është ushqimi dhe ngrohja.

Për të naviguar nëpër këto sfida, ne duhet të punojmë së bashku. Ne duhet t’i harmonizojmë plotësisht politikat tona të jashtme me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë sanksionet dhe duhet të jemi të vendosur me qëllimet tona.
Republika e Kosovës ka qenë aleate dhe partnere e BE-së dhe e Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar Kosova strehoi më shumë se 1300 afganë të evakuuar, duke treguar solidaritet me refugjatët dhe përkushtimin afatgjatë të Kosovës ndaj NATO-s.
Për më tepër, rreshtimi i Kosovës me politikën e jashtme të BE-së në sanksionet kundër Rusisë dhe gatishmëria e saj për të akomoduar 5000 refugjatë ukrainas dhe për të ofruar kushte jetese dhe pune për 20 gazetarë, është edhe një herë shenjë e rreshtimit të politikës së jashtme dhe përkushtimit ndaj integrimit në BE, standardeve dhe vlerave.
E ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe ne kërkojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, prandaj preferojmë të ndjekim një rrugë të qartë dhe të ecim përpara. Megjithatë, Kosova po përballet me një sfidë tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajon, ku qytetarët tanë ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Evropë. Që nga viti 2018, Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të udhëtuar pa viza, dhe Parlamenti Evropian dy herë ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave përmes rezolutave të miratuara nga shumica dërrmuese. Edhe pas kaq vitesh që i kemi përmbushur gjitha kërkesat, ne ende nuk e shohim dritën në fund të tunelit.

Si pjesë e angazhimit tonë për zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, këtë javë Qeveria e Kosovës ka nënshkruar “Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme” me 21 komuna, me synim të zhvillimit ekonomik duke rritur qëndrueshmërinë mjedisore dhe sigurinë e ushqimit.
Sa i përket sigurisë energjetike, ne po zhvillojmë Strategjinë tonë të Energjisë duke u bazuar në analizat dhe studimet që kanë identifikuar potencial energjetik ekonomikisht të arsyeshëm për investime deri në vitin 2031. Qëllimi është t’i përgjigjemi sfidave të dekarbonizimit, duke u fokusuar në investimet e ardhshme në energjinë diellore, të erës, teknologjitë e ruajtjes së nxehtësisë dhe energjisë elektrike.
Gjithashtu, ne kemi investuar dhe kemi krijuar një sistem shumë të mirë të ndërlidhjes me vendet fqinje. Synimi afatgjatë është të arrihet tranzicioni energjetik drejt dekarbonizimit të plotë të sektorit të energjisë deri në vitin 2050 në mënyrë graduale por të sigurt, duke ruajtur kështu ekuilibrin midis sigurisë së furnizimit me energji të përballueshme dhe Energjisë së Gjelbër.
Ashtu si vendet tjera, edhe ne jemi të prekur nga kriza energjetike e cila është ende duke vazhduar. Bashkëpunimi me Shqipërinë ka pasur efekte zbutëse pavarësisht krizës energjetike të manifestuar nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë elektrike duke prekur edhe produktet tjera në zinxhirin ekonomik. Në përgjigje të kësaj, ne kemi marrë masa për zbutjen e krizës së energjisë elektrike, duke subvencionuar financiarisht sektorin e energjisë, duke mundësuar përballimin më të lehtë të situatës.
Në këtë drejtim, aleancat strategjike mund të na ndihmojnë të rimendojmë modalitetet tona të bashkëpunimit, dhe varet nga ne që t’i hulumtojmë gjitha skenarët se si bashkëpunimi rajonal mund të na mbështes të gjithëve në tregtinë e energjisë, prodhimin dhe teknologjitë. Synimi ynë është të kemi një mjedis të qëndrueshëm dhe mbështetës, përfshirë politikat dhe planet për të tërhequr investimet në energjinë e ripërtëritshme për sistemet agro-ushqimore.
Në të njëjtën kohë, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe koordinim ndërsektorial dhe multilateral ndërmjet qeverive, sektorit privat dhe shoqërisë civile, si në nivelin kombëtar, rajonal dhe atë ndërkombëtar.
Zonja dhe zotërinj, me lejoni t’i bëj disa vërejtje përmbyllëse:
Paqja, stabiliteti dhe demokracia janë thelbësore dhe mbesin parakusht që kjo krizë të mos provokojë ndonjë ndryshim fundamental në rajonin tonë dhe të mos prekë shoqëritë tona liberale dhe sistemet demokratike.
Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka potencialin të përkeqësojë tensionet ekzistuese në rajonin tonë. Prandaj, ne duhet t’u qëndrojmë besnikë vlerave evropiane dhe me një partneritet të palëkundur me NATO-n dhe SHBA-në, ne mund të mbrojmë rajonin tonë nga kërcënimet serioze destabilizuese që mund të kenë për synim të shkaktojnë ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar.
Ne mund t’i zgjidhim të gjitha problemet tona duke përparuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe në bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve tona. Mbështetja e të gjithëve, e paraprirë nga njohja e Kosovës, duhet parë si një investim strategjik për të ardhmen, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit por edhe për zhvillimin tonë të përbashkët.
Prandaj dëshirojmë t’ju ftojmë ju dhe qeverinë tuaj që të mbështetni përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, statusin e kandidatit në BE, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Është detyra dhe përgjegjësia jonë të kontribuojmë në përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike dhe së bashku të dakordohemi që t’i kthejmë ndryshimet mjedisore dhe klimatike në mundësi, duke siguruar që rruga jonë e përbashkët përpara të jetë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Planet tona duhet të përfshijnë arritjen e objektivave të uljes së emetimeve dhe të zhvillojmë politika dhe mekanizma të bashkëpunimit për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji. Ne gjithashtu duhet të investojmë në kërkimin shkencor dhe të përdorim teknologjinë moderne në mënyrën më të mirë të mundshme.
Prandaj, roli ynë në parlamentet kombëtare është të inkurajojmë dhe zhvillojmë mënyra për të shkëmbyer njohuri dhe përvojë në lidhje me inovacionin në fushat e furnizimit me energji dhe ushqim, siç parashikohet me Marrëveshjen e Gjelbër dhe Marrëveshjen e Parisit.
Edhe një herë, z.Tassoulas, të dashur kolegë, ju falënderojmë dhe i gëzohemi bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm.


Fahri Dahri, studjues
Më 1913, jashtë çdo llogjike, çdo të drejte, qoftë hyjnore apo njerëzore, fuqitë e mëdha coptuan trojet, ndanë familjet dhe vëllazërinë e etnisë shqiptare. Çamëria dhe banorët e saj ju dhuruan shtetit ortodoks Grek.
Më 1913 u krye masakra në përroin e Selanit (Paramëthi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni kretez,famëkeqi Deli Janaqi.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu çamëve të cilët u dëbuan në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të orthodoksëve të ardhur nga Azia e Vogël, që u pagëzuan grekë. Në ato situata u krijuan mundësira lehtësuese për elementin jo shqiptar (çam) për organizimin e çetave terroriste në territorin e Çamërisë, u vendosën sanksionet ekonomike, filloi lufta raciale, duke u braktisur popullsia shqiptare në injorancën më të thellë, pa shkolla, apo shërbime sociale. U dhane shanse dhe u inkurajuan i kryqëzatave fetare (marrë nga interneti me disa shtesa dhe përshtatje).
Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për shqiptarët çamë.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi.
Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, që filluan goditjet e vazhdueshme dhe sistematike për zhdukjen e popullsisë çame, në Filat ishin tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta; ndërsa Pituljetë (etni vllahe, por si ortodoks quheshin grekë) vepronin kundër çamëve në Gumenicë. Masat shtrënguese arritën deri atje sa banorëve tëi Paramithisë i u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë çamët e krishterë kundër çamëve myslimanë (të dy tëts së njëjtës etni). Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishte e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën.
Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu.
(Marrë nga interneti me disa shtesa dhe përshtatje-fd).
Të nderuar lexues!.
Personalisht e kam theksuar shumë herë faktin që vërteton përgënjeshtrimin e akuzës mashtruese greke “bashkëpunimin e çamëve me okupatorin”, megjithatë opinioni në masë vazhdon verbërisht të mbetet po atje, në vend numuro. Sigurisht këtoj lloj qendrimesh janë të kollajshme për të kuptuar pse-në, që është “mungesë serioziteti dhe pranimi i statukuosë që kanë mbjellur gjatë100 viteve qveritë e dy shteteve (greke e shqiptare).
Si dëshmitar okular i pasojave të rënda që kanë krijuar masat ekstreme, tepër çnerëzore të shtetit grek ndaj kombit shqiptar që nga lufta e parë botërore e në vazhdim, shumë të përmbledhur po rendis disa prej fakteve që hedhin poshtë akuzën e sajuar greke, por që, pavarësisht që dihet se është e pavërtetë, ajo është e pëlqyeshme andej-këndej kufijve tanë!.
1.- Masakrat ekonomike, politike, ushtarake, sociale, arsimore, filluan që nga krijimi i shtetit grek dhe morën forcën ligjore me shtrirje të gjërë nga viti 1913, kundër gjithçkaje të shqipëtarëve autoktonë në Çamëri.
Theksoj fuqishëm se “spastrimi etno‐fetar” i rajonit të Çamërisë e ka fillesën nga viti 1820, duke e rritur egërsinë gjatë viteve 1913 deri në mars 1945, kur u realizua plotësisht spastrimi etno-fetar me gjenocidin grek ndaj banorëve autotonë çamë myslimanë. Me këtë të vërtetë, dëshiroj që gjithkush të kthjellohet se synimi ortodoks grek për zhdukjen e çamëve, nuk është shpifja e bashkëpunimit me okupatorin, mbasi kjo sajesë është 30 e ca vite më mbrapa, nga fillimi i spastimit etno-fetar!
2.- Gjatë luftës së dytë Botërore, me partizanët grekë, që luftonin kundër armikut të vendit (me ELLAS-in), kanë marrë pjesë 656 djem dhe vajza çame. Emri i parë në listën e partizanëve çamë eshtë Abedin Nexhipi. Lista mbaron me numrat 655. Zane Bolena dhe 656. Zaim Arapi. Ndërsa me të djathtën greke, e cila bashkëpunonte me forcat gjermane kundër forcave partizane greke, u rreshtuan vëllezërit Dino me rreth 60 argatët e tyre. Vini re: “98 përqind e banorëve të Çamërisë, nuk morën pjesë në formacionet ushtarake greke dhe as në ato nazi-fashite kundër shtetit Grek”.
3.- Ja një foto që vërteton bashkëpunimin e çamëve me partizanët grekë. (Fotoja dhe emrat e 8 partizanëve të ELLAS-it, janë sipas historianit Arben Llalla).

Partizanët e ushtrisë greke EAM-ELAS, nga e majta në të djathtë i katërti çami Petrit Musa Demi nga Filati, dy shqiptar të tjerë dhe partizanët grek Takis Theologos, Panajoti Mici, Kosta Sternaras, Jani Kondi, Vangjeli Pulis, Finiq, 1943.
4.- Në rrapin e qytetit të Delvinës, një grup çamësh që vazhdonin rrugën e emigrimit, si shkak i dëbimit vrastar grek, mallkonin dhe hidhnin vezë të prishura (klluvje) në trupin e varur të Mazar Dinos, duke e akuzuar si shkaktar të largimit nga vendlindja (në këtë ngjarje ndodheshim edhe ne fëmijët).
5.- Nga pikpamja strategjike, dy shtetet nazi-fashiste (Italia dhe gjermania), për të siguruar mbështeten e popullsive vendase, si në Kosovë dhe Çamëri, përdorën aspiratën kombëtare shqiptare se, mbas fitores së luftës, do bashkonin të gjitha trojet shqiptare, duke korigjuar vendimet e konferencës së Londrës. Megjithëse ishte një ide joshëse dhe domosdoshmërisht e dëshirueshme; si në të gjitha raste të tilla, ishin banorët e rajonit të Çamërisë që atë ide e kuptuan se ishte propagandë, mbasi drejtimi administrativ lokal, gjatë asaj periudhe, kryhej bashkërisht me punonjës grekë dhe italianë e më pas me gjermanë; ndërsa nga çamët nuk kishte pjesmarrje në pushtetin lokal. Është një tjetër fakt përgënjeshtrues se nga banorëve çamë myslimanë nuk ka patur bashkëpunim me okupatorin.
6.- Në një intervistë të TV Klan, para tre ditëve, ku ishin të ftuar z. Paskal Milo, Neritan Ceka, F. Bejleri, etj, të cilët komentuan qendrimet e dy ministrave të jashtëm grek e shqiptar, u fol edhe për problemin e “Çështjes Çame”. Mes shumë mendimeve plus e minus, me njohuri ose pa njohuri të çështjes, u vu re një qendrim po thuaj i përbashkët se “popullsia çame ishte viktimë”. Ky konkluzion do të thotë se “banorët shqiptarë myslimanë të rajonit të Çamërisë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë me gjermanët, por viktima, që janë ndëshkuar padrejtësisht ç’njerëzisht nga shteti ortodoks grek”.
7.- Nuk mundet të mos theksohet një e vërtetë e fshehur prej 78 vitesh nga të dy qeveritë (greke e shqiptare), vendimi inatçor i Musolinit, i cili mbasi e kuptoi se popullsia çame nuk i siguroi mbështetje për bashkëpunim, siç i kishin deklaruar zëvëndësit e tij të luftës dhe beu Nuri, ai u hakmorr duke e hequr idenë që edhe Çamëria të bashkohej me Shqipërinë. Ky vendim inatçor i Duçes, dihej, ishte i dukshëm në terren, sepse Rajoni i Çamërisë nuk është administruar në asnjë rast nga çamët vendas, jo vetëm që nga viti 1913, por as gjatë vitve 1940 deri në mars të vitit 1945, kur u masakruan dhe u dëbuan dhunshëm nga shteti dhe kisha ortodokse greke. Por, pavarësisht se në terren vepronte inati italian; rëdësi të veçantë merr kur deklarohet nga zëra që dëgjohen fort, në rastin konkret nga zëri i ish ministrit të jashtëm të Republkës së Shqipërisë, që nënkupton “një zë zyrar”
8.- Në ditarët e oficerëve gjermanë, ku trajtohen veprimet e tyre ushtarake në rajonin e Çamërisë, lexohet qartë se EDES-i dhe Napoleon Zerva kanë bashkëpunuar me gjermanin okupues kundër partizanëve grekë të ELLAS-it, ku bënin pjesë edhe 10 fishi i djemve dhe vajzave çame, krahasuar me ata çamë që ndiqnin beun tyre.
9.- Të lexuarit me vëmëndje të këtyre disa përgënjeshtrimeve të akuzave greke ndaj çamëve, dëshiroj që të arrihet të kuptohen të vërtetat që tregojnë se shqiptarët myslimanë të rajonit të Çamërisë, jo vetëm që nuk kanë bashkëpunuar me asnjë shtet të huaj kundër shtetit Grek dhe as ndaj shtetit Shqiptar. Përkundrazi çamët u viktimizuan prej të dy shtetve.

Shkaqet e shtetit grek ishin etnike-fetare dhe territoriale; ndërsa shkaqet e shtetit shqiptar ishin dhe mbeten pa mundësitë e forcës fizike, diplomatike, ekonomike, kolaboracioniste dhe disa personaliteteve shtetërore apo të ndonjë partie politie, të korruptuar nga të huajt.

Një komunitet i mbetur jetim, pa përkrahje dhe i ndodhur në dy vende, si fëmijë nën trysninë e dy njerkave. Për fat të keq, sipas disa mediave mercenarizmi është dokumentuar edhe brenda fisit të komunitetit çam, të cilët janë financuar nga institucione zyrtare greke”. ! Historia e popullit shqiptar flet qartë, ka vërtetuar se edhe “drurët e shtrëmbër brenda gjirit”; vërtet kanë penguar dhe vazhdojnë të pengonë, por herë pas here ata janë tëharrur, ndërsa populli ka mbetur vital dhe i pa epur!!.
Fahri Dahri, Londër, më 02/06/2022
Watch: Boris Johnson and Volodymyr Zelensky tour Kyiv’s near-empty streets

Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Një javë më parë me dt. 27 maj 2022 sipas të përditëshmes italiane Corriere della Sera botuar nnga Alvise Armelini me titull ` Britania e Madhe dëshëron të përfshijë Ukrainën në Komonuelth`, thekson një propozim alternative të Kryeministrit britanik Boris Johnson për krijimin e një ‘Commonwealth Evropian’ në dallim nga Bashkimi Europian, në të cilën duhej patjetër të përfshihej Ukraina dhe më vonë edhe Turqia, dhe vëndet e Ballkanit Perëndimor të cilat janë akoma të pa integruara në BE.
Kryeministri britanik Boris Johnson po përpiqet të krijojë një bllok të ri të kombeve evropiane që do të bashkonte Ukrainën, pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Turqinë në një fazë të mëvonshme, sipas mediave italiane të premten.
E përditshmja Corriere della Sera e quajti idenë një “Commonëealth Evropian” dhe e përshkroi atë si “një sistem të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake – alternativë ndaj Bashkimit Evropian”.
Vendet në bllokun e ri do të bashkohen nga “diferenca e tyre ndaj Brukselit” dhe kritika ndaj reagimit tepër të ndrojtur të Gjermanisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, sugjeroi raporti.
Johnson së pari ia dorëzoi idenë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur ai udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas më 9 prill, dhe qeveria e tij që atëherë ka lobuar fort në Kiev mbi këtë propozim.
Britania do të jetë udhëheqëse e aleancës së re euroskeptike dhe anti-ruse, e cila do të shtrihet në Ukrainë, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe Turqinë “potencialisht, në një fazë të mëvonshme”, tha gjithashtu ai.
Raporti i Corriere u shkrua nga një prej korrespondentëve të saj në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bazuar në burime anonime që janë “në dijeni të bisedimeve” dhe po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në Zvicër
(UK wants to include Ukraine in ‘European Commonwealth’: Report (aa.com.tr).
Po çfarë përfaëson vetë Commonwealthi?
Komonvelthi (angl. Commonëealth) ose Commonëealth of Nations është bashkësi e shteteve te Perandorisë së dikurshme të Britanisë së Madhe, që i lidh interesi i përbashkët ekonomik. Ndikimi shekullor i Britanisë së Madhe në pjesët e ndryshme të botës ka lënë gjurmë në ecurintë ekonomike, të tregëtisë, kulturës, politikës së shteteve, sepse ato për një kohë të gjatë kanë qenë të shfrytëzuara. Perandoria e dikurshme koloniale filloi të shkatrrohet. Shumë shtete fituan pavarësinë e tyre.
Me qëllim që t’i shfrytqëzojë lëndët e para prej territoreve të dikurshme të Britanisë së Madhe, në një anë, dhe plasimin e prodhimeve të veta industriale, nga ana tjetër, formohet bashkësia e Komonveltit. Bashkëpunimi i Britanisë së Madhe dhe i shteteve të Komonveltit është në interes të përgjithshëm ekonomik. Tregu i Britanisë së Madhe mund t’ua ofrojë prodhimet industrialeshteteve të Komonveltit, e prej tyre të sigurojë lëndët e para për industrinë dhe artikujt ushqimor (Komonuelthi – Wikipedia).
Shtetet që janë pjesë e komonwealth -it të udhëhequr nga Britania e Madhe. Kur u krijua Komonuelthi Britanik i Kombeve. Vendet anëtare të Komonuelthit përfshijnë 17 vende (pa llogaritur Mbretërinë e Bashkuar), të cilat quhen edhe Mbretëritë e Komonuelthit.
Popullsia e përgjithshme e vendeve të Komonuelthit është rreth 1.8 miliardë, që është rreth 30% e popullsisë së përgjithshme të planetit. Zyrtarisht, kreu i këtyre shteteve njihet nga monarku britanik, i cili përfaqësohet nga guvernatori i përgjithshëm.
Kjo nuk i pengon shumicën e vendeve pjesëmarrëse të mos njohin autoritetin e kurorës britanike, gjë që në asnjë mënyrë nuk ndikon në statusin e tyre brenda Komonuelthit. Fillimisht nuk është një organizatë politike dhe për këtë arsye Britania e Madhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën e anëtarëve të saj.
Jo të gjitha vendet që përbëjnë Komonuelthin sot kishin lidhje koloniale me Perandorinë Britanike (Shtetet që janë pjesë e komonëealth -it të udhëhequr nga Britania e Madhe. Kur u krijua Komonuelthi Britanik i Kombeve (farbitis.ru).
Kryeministri britanik Boris Johnson i cili u bë Kryeministër më 24 korrik 2019 ka manaxhuar punët e Komonuelthit të kombeve (britanik) sepse ka qënë edhe Sekretari i Jashtëm nga viti 2016-2018 dhe ka përgjegjësinë e përgjithshme për punën e Zyrës së Jashtme dhe Commonëealth, me fokus të veçantë në: Drejtorinë e Strategjisë, Sigurinë Kombetare, inteligjencë, Problemet honorike.
Si Ministër për Bashkimin, Kryeministri punon për të siguruar që e gjithë qeveria të veprojë në emër të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar: Anglisë, irlandës së Veriut, Skocisë dhe Uellsit.
Një Komonuelth Europian ku mund të përfshihen vëndet e Europës lindore përfshi dhe vëndet e Ballkanit Perëndimor, mund të ketë një përparësi për Shqiprinë dhe Kosovën sepse në këtë mënyrë ne mund të jemi plotësisht nën ombrellën Anglo-Amerikane dhe sigurisht do të jemi pjesë e Gjeo-strategjisë Anglo-Amerikane e cila nuk vë re problemet fetare të shteteve si psh., Turqisë, Shqipërisë , Kosovës, Bosnjë Hercegovinës (ashtu si dhe NATO).
Natyrisht Comonuelthi do të ketë po ato ligje dhe rregulla që ka Komonuelthi Britanik siç përshkruhen më sipër dhe ato janë më shumë ekonomike dhe financiare, por e rëndësishme është se një Comonuelth Europian mund ti japë rrugëzgjidhje më të shpejtë integrimit për shkak të pengesave të shumta që ka struktura e BE, përfshi dhe ato që nuk shprehen si problem i popullsisë myslimane, por ka disa përparësi që nuk i ka BE, sepse në një Komonuelth të ardhshëm Europian do të ketë një gjuhë të unifikuar si anglishtja ( në dallim nga BE), shtetet e përfshira të lindjes dikur të Bllokut Komunist (përveç Turqisë) kanë interesa dhe kulturë realitivisht të përafërt, dhe si investimet do të jenë po aq të mëdha se dhe ato të BE. Mund të përfshihet këtu edhe monedha e përbashkët e cila mund të jetë paundi britanik ose edhe Dollari amerikan si një opsion ndaj monedhës Euro.
Dihet se egziston edhe një Komonuelth tjetër në Euroazi ai CIS (Komonuelthi i shteteve të pavarura të drejtuara nga Rusia) të cilat përdorin monedhat nacionale për tregëti ose rublën, por CIS nuk ka atë GDP që kanë Anglo-Amerikanët.
Alternativat ekonomike që i janë hapur Ballkanit perëndimor nga BE si, Procesi i Berlinit, Ballkan i Hapur ose Minishengen, kanë hasur kontradikta të vështira për tu zgjidhur gati të papajtueshme midis Kosovës dhe Serbisë, por janë opsione që mund të prosperojnë ekonomitë tonë të vogla ballkanike dhe të ulin tensionet politike dhe etnike.
Sidoqoftë, duke parë se BE ka kontradikta të mëdha ekonomike kryesisht, të cilat janë ashpërsuar për shkak të luftës në Ukrainë, alternativa e Kryeministrit Boris Johnos e përmëndur në Davos, gjithashtu mund të jetë edhe më interesante për ne vëndet e vogla, sepse dihet që politikat ekonomike dhe sociale britanike janë më liberale në raport me vëndet e BE.
Florim Zeqa
Zbrazja enorme e vendit nga popullata shqiptare ka ndikuar në zvogëlimin e elektoratit të partive politike. Duke e vërejtur këtë dukuri të shkaktuar nga vet ata (politikanët), të gjitha partitë politike ju kanë kthyer mërgatës për të përfituar sa më shumë elektorat në Diasporë.
Kthimi i partive politike kah mërgata, sinjal se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Ditëve dhe javëve të fundit, të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë kanë pasur takime të ngjeshura me bashkatdhetarët në diasporë, duke e shprehur “respektin dhe dashurinë” e pafundme për mërgatën tonë.
Vërtetë do të ishte sinjal i mirë sikur këto vizita të eskortave partiake në mërgatë, burimin ta kishin tek dashuria e sinqertë dhe respekti për bashkatdhetarët!
Mirëpo, këtu nuk bëhet fjalë për dashuri dhe respekt ndaj bashkatdhetarëve në diasporë, por ky është sinjal se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Shtrohet pyetja, pse ju kanë kthyer të gjitha partitë politike mërgatës, të cilën e kishin harruar prej vitesh?!
Arsyeja është e thjeshtë.
Meqënëse, Kosova është zbrazur dhe po vazhdon të zbrazet në vijimësi, të gjitha partitë janë varfëruar me elektorat. Arsye shtesë është fakti tjetër, se LVV-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare arriti t’i marrë afër 45 mijë vota nga mërgata, kurse partitë tjera 10 përqindëshin e tyre apo edhe më pak.
Për këtë arsye, partitë politike në përgjithësi, e në veçanti ato opozitare janë mobilizuar si asnjë herë më parë në konsolidimin e degëve të tyre në Diasporë dhe hapjen degëve të reja me qëllim të përfitimit sa më të madh të votës së mërgimtarëve.
Çfarë po bëjnë partitë politike për mërgatën
Partitë opozitare, por edhe partia në pushtet po lobojnë që të mbledhin sa më shumë vota dhe simpatizantë në diasporë. Ky është një tregues i mjaftueshëm se partitë politike po përgatiten për zgjedhje, prandaj janë kthyer kaha “hambari” i madh për fuqizimin dhe rritjen e anëtarësisë.
E gjithë kjo nuk shkon në të mirën e mërgimtarëve dhe as të qytetarëve të Kosovës, por vetëm në dobi të partive politike dhe grupeve të interesit brenda tyre.
Sikur të ishin parti të përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe të respektueshme ndaj mërgimtarëve, paraprakisht do të mirreshin me rregullimin e mirëqenjes së qytetarëve dhe trajtimin dinjitoz të mërgimtarëve, me përfshirjen e tyre në vendimarrje, përkatësisht me sigurimin e vendeve të rezervuara në Parlament, për faktin se të hyrat e mërgimtarëve në Kosovë janë më të mëdha sesa buxheti i shtetit të Kosovës.
Mërgimtarët vetëm shfrytëzohen nga të gjitha pushtetet. Deri më sot asnjë subjekti politik nuk i ra ndërmend që t’i lirojë mërgimtarët nga tatimi mbi pronë për shtëpitë e pabanuara, të cilave u hapen dyert një apo dye herë në vit dhe atë në kohëzgjatje jo më shumë se një muaj.
Madje për këtë çështje u kam shkruar letër publike në vijimësi dy ministrave të Jashtëm dhe Diasporës, por mbeta pa përgjigje dhe pa asnjë lëvizje sa i përket kësaj kërksese njerëzore!
Jam i bindur se këto letra publike i kanë lexuar shumica e deputetëve, por asnjëri prej tyre nuk e ngriti këtë çështje në Parlament!
Por, po shihet qartë se këto parti politike dhe politikanët në përgjithësi nuk e kanë në planë të parë përfshirjen e diasporës në vendimarrje, as shpërblimin simbolik për kontributin madhor te saj, por “thithjen’ e votave dhe zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve deri në centin e fundit në vendlindje.
Ndryshe, me këtë po vërtetohet se më 14 shkurt 2021 nuk ka ndodhur ndryshimi i pritur real, por vetëm imagjinar, i kamufluar dhe pa asnjë rezultat sa i përket zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes së qytetarëve.
Kjo po vërtetohet me angazhimin e shtuar të partive politike në diasporë, ndërkohë që mirëqenja e qytetarëve dita-ditës po përkeqësohet dhe rëndohet skajshmërisht.
Jo votën, por ndëshkimin për kusarët politik
Një klasë politike që nuk i dëgjon dhe as nuk i respekton kërkesat e qytetarëve (mërgimtarëve), ajo nuk i duhet popullit të Kosovës dhe as mërgimtarëve.
Të gjitha partitë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë janë kthyer kah mërgata, jo nga respekti, por të prirur nga interesi elektoral dhe ai material.
Rënja e fuqisë elektorale në Kosovë, i ka detyruar partitë politike të kthehen kah mërgata, kah pjesa më vitale e ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Në këtë situatë, mërgimtarët duhet të meditojnë dhe reflektojnë thellë me mendjet e tyre!
Për arsye se, shkaktare kryesore për rritjen e numrit të mërgimtarëve në shtetet evro-perëndimore përgjatë muajëve dhe viteve të fundit është pikërisht kjo klasë politike, e cila ua fiku të gjitha dritat e shpresës për jetë të dinjitetshme në vendlindje, dhe tani pa fije turpi vrapojnë pas votës së tyre në diasporë!
Andaj, të dashur bashkatdhetar, vëllëzër dhe motra mërgimtare JO suportit me votë të kësaj klase politike që JU detyroj ta braktisni vendlindjen dhe të treteni në dhe të huaj.
Bashkohuni në alternativen e re politike, e cila do të jetë shpirti dhe shpresa, do të jetë ADN-ja e ndryshimit real dhe substancial në Kosovë, e cila do të jetë e bazuar në tradita dhe vlera të pastra kombëtare, me njerëz të rinjë, jo nga mosha, por nga angazhimi politik (të papërfshirë në partitë aktuale politike).
Shkruan: Syhejl HAVOLLI
KËNDVËSHTRIMI I REDAKTORIT
Recension
Rrallëherë kam lexuar një përmbledhje me poezi, siç është kjo e poetit Isuf Bajraktari, të titulluar ËNDRRA IME NUK NDALET tashmë i njohur në letrat tona shqipe të kësaj fushe artistike që fillon maratonën e poezive me po të njëjtën poezi Ëndrra ime nuk ndalet, deri tek përfundimi i përmbledhjes, vërtet përmbledhur e ka me të mirën poezi dhe kuptimplote të pjekurisë – Burrëria.
Ndjenjat, emocionet, dhimbja për familje, për shoqëri e për atdhe është çelësi thelbësor i imagjinatës që i shfaqet orë e çast.
Autori u hyn thellësive të veta dhe nxjerrë në sipërfaqe tërë atë që i vlon në shpirt, tërë ato ndjenja, rrallë vezulluese e shpesh të zymta, të rënda sa vetë jeta.
Është besnik i ëndrrave të shpërfaqura pothuajse në çdo poezi, sepse këto sikur ia këndellin shpirtëroren deri në amshim. Malli për Dardaninë që e lidh me Shqipëri – një shtet – një komb nuk i largohet kurrë. Është krenar për atë që ka bërë atdheu duke sakrifikuar jetëra të tëra për liri, për një jetë më të mirë. Trimëritë e pashoqe të atdhetarëve i përshkruan me lot gëzimi, sepse ata ishin që e sollën lirinë dhe e flakën robërinë.
Autori i kësaj përmbledhjeje, pra Isuf Bajraktari asnjëherë nuk e ndjen vetëm pesimist, përkundrazi – optimist, pavarësisht që jetën e jeton në Skandinavi, atje ku dielli i vendlindjes i mungon, si ma shkurt në Suedi. Jeta e tij është një turbulencë e llahtarshme që edhe hijet ia shtinë frikën dhe e kall tmerrin që e ka kapluar për atdheun, për rininë që e vajton duke i qortuar prajshëm ata që i besuan se është pjekur para kohe.
Vitet që i trashen në ditarin e jetës sikur ia afrojnë pleqërinë para kohe! Nuk e humb besimin se i takon ende rinisë, mbase edhe si kujtesë e pashlyeshme në trurin e tij të çiltër.
Ndjenjat që e kaplojnë, poeti zgjon të kaluarën me lot gëzimi kur duheshin dikur. Vaji i tij është dhembja për dhimbjen. Jo, nuk pajtohet edhe atëherë kur kishte gëzim, Ditën që do të largohej mblodhi tërë fuqinë e durimit dhe në heshtje sikur belbëzonte duke i rrëfyer shpirtit se larg atdheut nuk ka jetë të mirë pavarësisht gjendjes ekonomike. Më në fund një jetë jetohet, një vdekje dhurohet o deshe o nuk deshe murmuriste ndër dhëmb pa e shpërfaqur dhembjen jashtë.
Është për t’u theksuar se poeti vërtet vuan tej mase duke mos i anashkaluar prindërit që e rritën dhe e edukuan, që e drejtuan kah e mira. Një fshehtësi (intimitet shpirti) e ruan për mall sot e gjithë jetën pa i treguar askujt dhe në këtë mënyrë bën dialog me prindin. Dialogu zgjat shkurt por me krenari duke shpresuar se do t’ia thoshte ndonjë fjalë, por jo! Ofshau thellë pa bërë zë dot dhe në heshtje rënkoi.
Poeti Isuf Bajraktari s’mund t’i ikën për asnjë çast vuajtjeve të asaj kohe. Herë-herë si në mjegullnajë e shihte fytyrën e babait dhe fjalët i vinin bashkë me retë e bardha duke dëgjuar amanetin e tij për të mos e harruar vatrën,
Poeti në gati në secilën poezi, apo më mirë të themi në secilin varg kërkon zbërthimin e moteve në shtegun më të butë.
Ah, medet, jeta i ka ligjet e veta, sa të mira po aq të vrazhdët se dëshira e vetë poetit. Ikja e prindërve në amshim shpirtin ia përbiruan tejpërtej. Ofshante me të madhe, sikur gjëmonin malet duke klithur:
Në shpirtin tim ke bërë një vrimë
S’më prite mua edhe një vit më shumë
Kullën e shpirtit sikur ia rrënoi deri në themel! Pritja nuk e priti ta shoh sa hep e mbyll sytë…! Sa rëndë peshon kjo dhembje në shpirtin e poetit.
Shumë pyetje ia shtronte vetes mbushur mllef, po pse nuk më shfaqen as në ëndrra përrallat e nënës dhe të gjyshes sime – pse?! Ato i mungojnë dhe përpiqet sidokudo t’i gjej e të ringjallet rinia tashmë e harruar, e gjithë kjo për të qe e kotë por shpresës ende i beson burrnish.
Poeti në njëfarë mënyre mundohej me mish e me shpirt të bëjë rezistencë gjithë këtyre vuajtjeve e mundimeve. Ëndrrat janë të vetmet që e mbajnë të gjallë në jetë, sepse përmes ëndrrave sikur i shfaqen të gjitha ato që i kërkon dhe flet pandërprerë!
Cila është kodra më e dashur se rrezja
Fushat e mbjellura me kallinjtë e grurit shijon
Ah vendlindja ime e uruar
Humbëm-ba, jetën e ëndrrave tua.
Klithjet e tilla janë të shpeshta dhe të llojllojshme në kohë e hapësirë. Rrezja për të është më e dashura, sepse rrezja shijon të lashtat të mbjella me grurë. Megjithatë ofshama që shpërthen si vullkan nga kraharori i poetit për vendlindjen e dashur sikur i kërkon ndjesë pse humba nëpër ëndrrat e jetës të gjitha ato që m’i fale – atdhe.
Secila poezi rrah të njëjtin motiv, qëndis të njëjtin peizazh, sytë shohin të njëjtin qiell, të njëjtin diell, por jo si të vendlindjes. Bënë akte të veçanta të poezive nuk mungojnë përshkrimet e detajuara të gjendjes emocionale, të çasteve ku konfigurohet dashuria edhe si kujtim, madje edhe si relacion i shkëputur.
Duke u bërë si endacak i vargjeve i kam paraqitur disa raste thjesht si ilustrues të të vërtetës se njeriu është shkaktari i rrethanave të veta. Poeti, në këtë rast Isuf Bajraktari, pothuajse gjithmonë në mënyrë të pavetëdijshme nuk ka fuqi të harmonizohet në asnjë mëndur me atë që t’i bie deri në fund dëshirës së flakur e të përflakur!
Poeti jeton larg atdheut dhe për të janë engjëj, por në anën tjetër janë edhe armiq, megjithatë më shumë ka miq se sa armiq. Këtë e thotë me bindje dhe s’është larg mendjes t’i besohet… Vargjet sikur veprojnë mirë dhe kam përshtypjen se kurrë nuk mund të jenë të këqija, përkundrazi. Përdorimi i metaforave është shtyllë në çdo poezi, është gur që s’ka kush e lëviz dot nga vendi, është aty mu ku duhet e gdhendur me mjeshtëri të rrallë e të qëndrueshme. Metaforat e kuptojnë botën shpirtërore të poetit dhe bashkëveprojnë njëkohësisht me poetin.
Është lëvrues i mirë i vargjeve, siç po shihet në këtë përmbledhje fantastike. Kam bindjen se kjo do të përcillet brez pas brezi si një flakadan bashkë me vargjet që janë zemër e qëndisur mu këtu.
Të “mirat” e kurbetit nuk e tërheqin, por mallëngjimi dhe dashuria që ka për atdheun, për prindërit, për dëshmorët që dhanë jetën për liri. Këto janë të pashmangshme dhe nuk mund t’i hiqen mësa mishi prej ashtit.
Dëshirat dhe lutjet e poetit marrin një fije shprese. Poeti nuk e anashkalon atë që e dëshiron dhe i takon. Gjatë gjithë jetës kurrë nuk ka qenë egoist e lakmitar, përkundrazi…
Gati në të gjitha poezitë shpërfaqen dëshirat e Isuf Bajraktarit për njerëzit që jetojnë larg njëri-tjetrit, po edhe për ata që nuk jetojnë më. Kujtimet e tyre të afërta dhe të largëta i shton dëshirat për afrime e dashuri të pambarim. Me këto kujtime vijnë e bashkohen, vëllezër e motra. Dëshira dhe lutjet vijnë e shtohen në grimcat e tij, madje-madje përmes shtëpive të thjeshta, kasolleve, kujtimeve në robëri. Atdheu është flamuri i Kosovës. Në qoftë se më lejohet të konstatoj po kështu, siç thashë më lart, kohën që jeton autori i kësaj përmbledhjeje sikur ua ndan hisen të gjithëve…
Tek poezia Kënga e parënduar, vërtet poeti na kujton të madhin Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), ku gërshetohen dhe shpërfaqen me një peizazh të çiltër e të sinqertë.
Kishin filluar pemët të lulëzojnë
Erërat e luleve të shumta kishin filluar lëkundjen
Ora e jetës e kishte sprovuar nga mashtrimet
Mashtruesi kishte ngritur gishtin
Ja, sa optimist që është poeti për brezin më të ri që pret të lulëzojnë orë e çast. Sa i ndërgjegjshëm që është kur thotë se edhe erërat e luleve nga gëzimi fillojnë të lëkunden dhe sikur vallëzojnë për një ditë e për shumë mote gaz e hare. Midis tjerash prapë ndjehet i zhgënjyer, ngase ishte sprovuar nga dorë mashtruesish, por shpresa nuk mund t’i shkëputet nga shpirti kurrë. Jetën jeton bashkë me shpresën…
Është për t’u theksuar se vargjet e poetit Isuf Bajraktari kanë një numër të konsiderueshëm personazhesh. Disa prej tyre flasin e thonë diçka edhe kur heshtin. Heshtja e tyre flet me gjuhën e shpresës. Poeti Isuf Bajraktari ditë e përditë ballafaqohet me këtë realitet, sa të trishtë sa të ngazëllyer. Ai lyp të shtegtoj shtigjeve të dëshiruara, duke u munduar të ta gjej pjesën që i takon, o në mëngjes, o në mesditë, o në mesnatë të vonshme. Mbrëmjeve dëshira e tij endet e shpërfaqet si siluetë në mendje, midis ankthit dhe dëshirës. Poezia e poetit udhëton horizonteve, udhëton me ne, me brengat dhe hallet e jetës në mërgim. Të rralla i hasim lirikat që i trajton poeti, mirëpo ato janë të rralla dhe të ndryshme, megjithatë optimizmi e përfshin tërë shpirtin e poetit.
I shkëputa këto dy vargjet e para të poezisë të titulluar:
Kujtim pa zë
Vajtoj pa zë i neveritur
n´zhvillimin e jetës time
Pritja këngën e gëzimit
ta dëgjoja zërin
Është për t’u çuditur se si vajton pa zë, sepse siç thuhet “Vaji është kënga e burrit” gjatë gjithë jetës që e ndjek pas! Vajton në heshtje, pret në heshtje mrekullinë e lirisë dhe nuk dyshon se do t’i vije.
Sa bukur e ka filluar dhe sa bukur e ka përfunduar se vërtet liria tek ky ka bërë mrekullia e kundërshtimeve ia solli lirinë.
Mrekullia e kundërshtive
sot m´ka sjell lirinë time
S´këndova atëherë
kur s´kisha më zë dëgjimi
Fundi i fundit të poezisë është një mbyllje me optimizëm të pashoq. Është një xixë që i flakëron e i vezullon horizonteve.
Gjuha poetike e poetit është e gdhendur mirë nëpër secilin varg dhe sjell përvoja të çmuara të artit të shkrimit duke na lehtësuar dhe verifikuar peshën e të shprehurit poetik.
Rrallë e përmallë është përpjekur të aktrojë qeshjen e madhe të ngulfatur në gabzherr. Kjo as që i shkonte ndërmend ta bënte e aq më shumë ta stilizonte në vargje. Jo, sepse jeta në kurbet ia impononte, o me hatër o me zor.
Çka do të thoshim tjetër, realiteti është ky që lexojmë dhe vërtet ndjehemi të mërzitur, të brengosur, por me shpresë se do të bëhet mirë. Këtu jemi përpjekur të gjejmë nja dy a tri fjalë të cilat na joshin jetën, por poeti Isuf Bajraktari s’kishte fuqi t’i ikte realitetit të hidhur. Kështu e paska jeta, po edhe të kishte mundësi t’i ikte, metaforat flasin qartë dhe bindshëm pothuajse në secilin varg.
Një brengë e djeg së gjalli edhe për miqtë që nuk pati fatin ta mbush zemrën plot dashuri e krenari që nuk e pa më prindin – babën. Ai nuk e priti ardhjen për t’ia dhënë fjalën e fundit: “Të dua babë”, të dua nënë, familja ime e shenjtë e jetës. Ju keni qenë dhe jeni atdheu im i përlotur…
Ka rrahur fort mirë dhe kapshëm jetën e mërgimtarëve që jetojnë në mërgim të të gjitha fushave të jetës pa i veçuar profesionet dhe gradat që i përkisnin. Nuk ka bërë dallime, të gjithë i ka fut në një dhembje, në një hall.
Moti i tillë i ka detyruar mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës të marrin rrugën e mërgimit. Vendin e merituar për paraqitjen letrare të këtij shteti, siç është Skandinavia – Suedia.
Ja, erdhëm tek thelbi i përfundimit të kësaj përmbledhjeje krejt origjinale që rrjedh nga brendia e zemrës, nga damarët e shpirtit. Vargjet e qëndisura janë nga më të ndryshmet ashtu siç është edhe vetë bota. Më bëri përshtypje se poeti eksploroi edhe në ato poezi me ngjarje reale jetësore, siç është poezia e tij për prindërit të cilët i shikonte të trishtuar, por shpresën e ka në mendje e shpirt për ditë më të mira.
Poezitë e Isuf Bajraktarit në asnjë rast nuk i ikën temave dhe motiveve klasike, siç është në plan të parë atdhedashuria dhe dëshmi për këtë janë poezitë, gati fund e krye!
Vargjet e sajuara mirë, në thelb janë të stolisura me figura, madje dendur dhe si të tilla janë elitare, dhe pothuajse secila poezi ka kërkesën e qartë: të ndiejnë shijen e sublimes estetike. Kjo mund të cilësohet si harmoni e mirë midis simbolikës të vendosur saktë.
Përmbyllja e përmbledhjes i vë kapak Burrëria që është trungu i vjetër i shtëpisë – metaforë e qëndrueshme e lidhur me dëshirën prindërore, pra prind – trung i vjetër. Sakrificë deri tek burrëria që ia dolën prindërit faqebardhë. Megjithatë të mos harrojmë dhe nuk guxojmë ta anashkalojmë asnjëherë të shprehurit e poezisë së tij si një koncept unik që shtrihet në të gjitha fazat e jetës së autorit, veçmas duke pasur parasysh jetën e tij të një rrugëtimi në Skandinavi – Suedi. Edhe poezia e Isufit, sa i përket tematikës, dallon për prirjen që trajton me një shtrirje horizontale në përditshmërinë e jetës.
Të përgëzoj poet i vargjeve sublime. Uroj që përmbledhja të jetë tek çdo lexues e dashamir i kësaj fushe.
Të përgëzoj.
Rrugëtim të mbarë librit tënd nëpër duart e lexuesve që për pasion e kanë poezinë.
Suksese mik e poet Isuf Bajraktari.

Isuf Bajraktari
Shkruan: Eneida Jaçaj
Roli i SHBA-ve dhe Shqipëria, regjimi akuzon përfaqësuesit e fondacionit si agjentë amerikanë, jepnin bursa për arratisje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të jenë aleatët strategjikë kryesorë për Shqipërinë, që prej periudhës pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. SHBA-ja është vendi mik më i çmuar për Shqipërinë, pasi e ka mbështetur në shumë procese të rëndësishme jetësore dhe integruese, si: çështja kombëtare shqiptare, roli vendimtar i Presidentit Amerikan, Udrou Uillson, i cili nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë në vitin 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, nga Fuqitë e Mëdha Europiane. Uillson u bë zëri i të gjithë shqiptarëve, duke mos lejuar që kufijtë e Shqipërisë të tkurreshin akoma edhe më shumë pas vendimit jo të drejtë të Konferencës së Londrës në vitin 1913. Gjithashtu, në të gjithë veprat e mira të SHBA-ve, duhet të rreshtojmë edhe hapjen e shkollave teknike amerikane në vitet 1920, liberalizimin e vizave, pavarësia e Kosovës, një rast historik për kombin shqiptar, ku SHBA-ja ia mbylli shtigjet imperializmit serb në Ballkan; mbështetja me fonde në shumë procese të tjera, etj; anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, për “sigurimin në rajonin e Atlantikut të Veriut të stabilitetit e mirëqenies dhe ruajtja e lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe qytetërimit të vendeve anëtare”, është një tjetër pikë e rëndësishme që dëshmon miqësinë dhe partneritetin dypalësh strategjik mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, SHBA-ja, si vendi më demokratik në botë, e ka vlerësuar Shqipërinë se ka bërë hapa të mëdha drejt zhvillimit që prej vitit 1991, dhe, gjithashtu, zyrtarë të lartë amerikanë i vlerësojnë shqiptarët si njerëz punëtorë dhe shumë të aftë për të ndërmarrë sipërmarrje të rëndësishme në fushën e biznesit.
Sulmi ndaj Fondacionit “Rockfeller”
Pavarësisht gatishmërisë së SHBA, për të mbështetur Shqipërinë në shumë drejtime dhe projekte zhvillimore, marrëdhëniet dypalëshe miqësore shënojnë një pikë të errët gjatë periudhës së komunizmit, ndonëse populli shqiptar në pjesën dërrmuese të tij ruante respektin dhe dashamirësinë për një vend aleat, të plotfuqishëm dhe mbështetës në politika zhvillimore dhe ruajtjen e territoreve. Propaganda e udhëheqësit famëkeq diktatorial ishte tepër e ashpër ndaj SHBA-ve, edhe pse këto të fundit sërish ishin në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër imperializmit jugosllav. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së regjimit komunist në vitin 1945, Shqipëria nuk kishte më marrëdhënie diplomatike me Uashingtonin. Diktatori Enver Hoxha e akuzonte SHBA-në, se pozicioni i saj dashamirës kundrejt Shqipërisë, ishte një qëndrim i kamufluar. Diktatori më gjakatar në gjithë Europën Juglindore e shihte SHBA-në si kërcënim për pushtetin e tij uzurpues, pasi, kjo e fundit mbështeste politikat demokratike të vendeve të Europës Perëndimore. Gjithashtu, Enver Hoxha e shikonte SHBA-në si një shtet, i cili kërkonte të sundojë botën. Madje, regjimi komunist pati zhvilluar luftë të ashpër ideologjike kundër “imperializmit amerikan”. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet.
Një rast tipik që dua të sjell në vëmendje, ku dëshmohet qartë dashamirësia e SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë dhe, nga ana tjetër, sulmi që zhvillohet në vitet 1945 ndaj saj, pas instalimit të regjimit komunist në Shqipëri. Në dosjen nr. 9 “Historiku i Shkollave Amerikane në Shqipëri” e vitit 1945, tregohet se si Fondacioni Amerikan “Rockfeller” aplikonte programe ndihme në Shqipëri, që prej vitit 1920, ndërsa regjimi më pas, përfaqësuesit e tij, i akuzoi si agjentë të amerikanëve. Sipas dokumentit, në vitin 1926, fondacioni e ndihmoi Shqipërinë të luftonte malarien, duke dërguar në Shqipëri në tetorin e vitit 1926, doktor Hacket, që të bënte studime paraprake mbi përhapjen e malarjes në vendin tonë dhe të caktonte metodat më të mira në luftimin e saj.
Në përfundim të kësaj vizite dhe me ndërhyrjet e vazhdueshme të ambasadorit amerikan dhe të një bamireseje amerikane, fondacioni autorizoi në vitin 1927 doktorin që të themelonte një Shërbim Antimalarik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë.
Kështu, në vitin 1929 u çelën stacionet e para antimalarike, një në Tiranë dhe tjetri në Durrës.
“Në drejtim të Shqipërisë, zbulimi amerikan për një kohë deri në vitin 1943-44 ka ndjekur taktikën e një vendi dashamirës për të maskuar qëllimin e tij kundrejt vendit tonë. Si i tillë nuk na fut vetëm në çështje kulture, por edhe shoqërore”, thuhet në dokument.
Sipas dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Hacket, Drejtor i Përgjithshëm për Europën Qendrore dhe Ballkanin, ishte me origjinë latine, pasanik i madh, anëtar i Fondacionit Rockfeler, ka propaganduar shumë për Amerikën dhe ka qënë në kontakte të vazhdueshme me legatën amerikane dhe me Harry Fultzin. Pra, regjimi e akuzon si të infiltruar të shtetit amerikan, i cili fshihet pas këtij misioni, luftën kundër malaries.
Sipas dokumentit të ish-Sigurimit, Hacket adopton vajzen e Neki Radovickës, ish-maturant i shkollës teknike, i cili, me çlirimin e Shqipërisë fillon aktivitetin si agjent i amerikanëve, agjent me shumë rëndësi dhe në lidhje me Fultzin. Më pas kapet e vdes në burg. “Hacket ushtronte kontroll mbi personelin e huaj. Doktor Kenedi paraqitej me tendencë të majta dhe kur e ka kuptuar se i vinin letra marksise nga PK e Anglisë e ka pushuar nga puna. Hacket simpatizonte fashizmin, ka qenë italofil i kërkuar dhe të shumtën e kohës e kalonte në Romë”, thuhet në dokument. Ndërkaq, sipas dokumentit të regjimit, i gjithë personeli ishin agjentë amerikanë, duke i shërbyer zbulimit amerikan. Madje, thuhet se u jepnin bursa për t’u arratisur, dhe, një ndër të arratisurit ishte inxhinier Zini Buzo. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA shënuan sërish një pikë kthese me rrëzimin e regjimit komunist. Periudha e komunizmit mbeti thjesht një ëndërr e keqe. U rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 15 mars të vitit 191. Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit dhe në shumë procese të tjera historike e gjeopolitike, shteti amerikan ka luajtur një rol kyç dhe vendimtar, duke e mbështetur vendin tonë. Aleanca dypalëshe mbetet një aleancë e çmuar, shumë jetike dhe shumë e nevojshme për Shqipërinë.
Foto: Mësuesit e Mërgatës, pjesmarrës në Konferencë, 29 maj 2022, në Malmö
Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Konferenca e mësuesve të Mërgatës
Përfundimi i vitit shkollor 2021/2022
Kujtimet e paharrrueshme me nxënës/e
Dhuratat modeste por shumë të vlefshme të nxënësve/nxënëseve dhe disa letra të tyre
Për 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe ditëlindjen e vajzës sime, më të vogël -Kaltrinën.

Profesor Emil Lafe, unë (Sinan Kastrati), Nina Theodhosi-Lafe dhe Mario Bellizzi
Ka disa javë që nuk jam ulur në dhomën time të vogël të punës, aty ku e kam komjuterin, disa libra më të nevojshme, fletoret me shënime të përditshme, ditarin dhe arkivën time në disa dhjetëra perma.
Nuk mund të shkruaja sepse nuk isha i qetë, nuk ndihesha mire. Disa miq më shkruanin dhe më pyesnin për shëndetin dhe pse nuk po shkruaj.
Kishte edhe miq që më qortonin.
Mbremë i Zotit të Shtëpisë së Drinit, zotëri Gjergj Kabashit ia dërgova një fotografi nga Konferenca e mësuesve të Mërgatës. . Ai sapo e kishte pare foton më shkruajti:: Përshëndetje Sinan , a mos ke ndonjë shkrim në Redaksinë e Drinit se nuk jam në banesë dhe më dëshironte shëndet.
-Jo miku im por se shpejti filloi të shkruaj se nuk isha mire me shendet dhe, isha i lodhur nga puna e hallet e jetës.
Besoj se sonte, neser ose brenda javes ti dergoj disa kujtime, pjesë nga konferenca dhe te tjera.
Te falenderoj shume per interesimin tend !
Te jam falenderues dhe mirenjohes.
Sinani
P. S. Por ”Drinin” e kam pasur me vehte kudo. Kam lexua shume e shume artikuj te vlefshem, pa harrua edhe shkrimet e fundit të Gjergj -Bajram Kabashit
Dhe dua ta mbaj fjalën, dua të filloj të shkruaj e të vazhdoj me kujtimet për mua dhe rreth meje e për ata që më ”rrethojnë”, me të mirat e të ligat që kanë e ndoshta edhe unë kam të meta e të liga por unë ato nuk i tregoj.

Noa Rrustemi, nxënëse, dhuratë për mësuesin (Sinan)
Konferenca e rregullt vjetore e mësuesve të mërgatës edhe kët vit u mbajt në Malmö të Suedisë, më 28 e 29 maj 2022, ku muarën pjesë mësues/e nga Suedia, Greqia e mysafirë nga Kosova, Shqipëria e Kalabria.
Ishte profesor Emil Lafe nga Shqipëria, gjuhtar i njohur dhe ish student e koleg i Aleksander Xhuvanit, Eqrem Çabejit e Mahir Domit dhe ish delegat i Kongresit të Drejtshkrimit, që u mbajt në Tiranë, më 1972, me rastin e 60 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Arbërie Nagavci, Ministresha e Arsimit të Kosovës dhe Mario Bellizzi, arbërsh nga Italia.

Me Entela Tabakun nga Shkodra, lektore në Univerzitetin e Uppsala-s
Për konferencën, punën dhe pjesëmarrësit do të flas në vazhdimet tjera.
Mënyrë e shkrimit tim, është ndryshe nga ”metrika” e letërsisë e rregullat teorike të shkrimeve letrare. Është e theshtë dhe e kuptueshme që s`i le vend imagjinatës. Të gjithat i them por po e harrua imagjinatën që ia hapi dritaren e ajo merr vrap duke më sjellur si bleta, ushqim të freskët e të shishëm nga lulet, malet me pisha, lumenjët e rrëmbyeshëm suedezë me ujë të pastër, liqenet e qeta sikur kur janë në gjumë e deti dhe oqeani me kripë, valë të tërbuara e anijet e mëdha të mallrave e të udhtarëve. Disa nga anijet e ujin e detit i shoh çdo mëngjes nga ballkoni i dritares.
1 Qershor 1*)
Sot dielli kishte hyrë në dhomën time me dritën e shkëlqimin që ka dielli në Malmö. Dritarët ishin të mbylllura por për diellin nuk ka kufi e as doganë e doganier.
U detyrova ti lëshoj pëdet dhe sapo pjeka kafën turke të mëngjesit me ty ëmbëlsira, mora kompjuterin dhe fletorën e shënimeve dhe filliova ti shkruaj fjalët e fletoreve që kisha mbajtur shënime, në kompjuter.

Letër falenderimi për mësuesin Sinan, nga Luela Fetaj, nxënëse
Në fletoren e punës, në Kosovë i thonim ”Ditar pune”, gjeta një dhuratë nga një nxënëse. Nuk munda ti iku vizatimit (pikturës) më ngjyrë që dje ma dhuroi një nxënëse filloriste. Ajo kishte vizatua e pastaj e kishte ngjyros një lule me fletë e me fara. Mbi lule kishte vendos zemrën me ngjyrë të kuqe.
E kishte shkrua suedisht ”Bloma”, që do të thot “Lule”, Lule për (mësuesin, nder. Iimja) Sinan-in. E në fund kishte shkruajtur emrin: Noa Rrustemi, 3 (klasa tretë).
Një nxënës tjetër, gjimnaziste me të cilën krenohemi në Malmö për punën e palodhshme që bën e aktivitetet jashtëshkoIllore, Luela Feta më shkruante:
”I dashur mësues Sinan,
Fjalët për ty janë të tepërta (të kota).
Dua të të falenderoj përzemërsisht për të gjitha që ke bërë për mua. Përpjekjet tua për të më ndihmuar me fjalët e me mendimet për të ardshmen e për jetëm time.
Poashtu për sfidat që i kalova e më dhatë energji për tu pëballuar me to dhe të bëhem kjo që jam tani, më e fortë, më e sigurtë.
Ti nuk je vetëm mësuesi im por je edhe (si) babai dhe shoku im në të njëjtën kohë, specialist dhe udhërrëfyes , në një person.
Unë jam dhe do të jem vazhdimisht mirënjohëse për përjekjet dhe kujdesin tënd të madh që keni e treguat për mua”
12 Mars 2022, Malmö
1*) Qershori Dita ndërkombëtare e fëmijëve
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Me Noa-n, Donartin, Linea-n, nxënës në Boukefs
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 1 qershor 2022
sinan.kastrati@hotmail.com