Kreu Blog Faqe 1323

Më 20 maj 2022 inaugurohet Biblioteka “Ernest Koliqi” – Prishtinë

0

Të nderuar miq

dashamirë të librit,

Më shumë gëzim ju lajmërojmë se më 20 maj 2022, në orën 19:00, në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ernest Koliqi (20 maj 1903), do të bëhet inaugurimi i Bibliotekës së Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”, e cila gjendet në Qendrën “BogdaniPolis”, nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Inaugurimi është i hapur për të gjithë!

* * *

PROGRAMI

Ora 19:00: Hapja  

Pikë muzikore:

“Moj e bukura More”, këndon Doruntina Gjini, e shoqëruar në piano nga Anamarija Nulleshi,

në violinë Qendresa Bunjaku dhe në kitarë Alban Markaj

Fjala përshëndetëse:

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv

Kumtesë:

Prof. Xhavit Beqiri: Ernest Koliqi – nismëtari i prozës moderne shqipe

Prozë:

Ernest Koliqi, fragment nga“Ujët e pusit” (lexon Kristinë Berisha)

Pikë muzikore:

Karajfilat që i ka Shkodra”; këndon Doruntina Gjini, e shoqëruar në piano nga Anamarija Nulleshi,

në violinë Qendresa Bunjaku dhe në kitarë Alban Markaj

Fjalë falënderimi:

Don Fatmir Koliqi, përgjegjës i bibliotekës

Prerja e shiritit dhe vizitë bibliotekës

Koktej në Agorà

Zyra e Ipeshkvisë

Pajtimet dhe kontributi i gruas shqiptare përballë gjenocidit serb gjatë luftës dhe “Eksodit ‘99” 

Don Lush GJERGJI , Prishtinë

“E lamë Kosovën me lot dhembjeje dhe gëzimi…” (Ramiz Kelmendi) 

Hyrje 

Njeriu dhe njerëzimi s’mund të jetojnë pa falje dhe pa dashuri. Falja, pajtimi dhe dashuria nuk është thjesht vepër njerëzore, çështje e arsyes, vullnetit apo përcaktimit tonë, sepse mendoj se pjesa dërmuese e njerëzimit e kupton se e keqja nuk mundet me të keqe, por vetvetiu është tejet e vështirë, mos të them e pamundshme, pasiqë i tejkalon fuqitë tona njerëzore. Shi për këtë pa besim dhe pa ndihmën e Zotit dhe të rrethit, përkrahjen, pjesëmarrjen tonë vëllazërore nuk mundet e keqja e urretjtes, mënisë, gjak apo hakmarrjes.
Këtë e ka vërtetuar edhe përvoja jonë sidomos gjatë vitit 1990, ku kemi gjetur dhe përjetuar se motivet fetare dhe kombëtare dukshëm lehtësonin pajtimin, faljen, tejkalimin e çdo lloji vështirësie, si shtylla të fuqishme veprimi.
Pa këto elemente ne bëjmë “vrasje, hakmarrje apo edhe gjakmarrje” psikologjike, shpirtërore, nëpërmjet indiferentizmit, egoizmit, egocentrizmit, karierizmit, materialimit, konsumizmit, hedonizmit, moskujdesit për të varfër dhe të mjerë si dhe shumë dukurive tjera shëmtuese, sidomos dukurisë së shtimje, shpifjes, përgojimit, paragjykimeve, përkrahjes dhe solidaritetit për të keqe, që fatkeqësisht janë gjithnjë në rritje dhe në zhvillim të hovshëm ndër ne. 

NJERIU ËSHTË NJERI AQ SA KA DASHURI, sa di dhe do të ketë mirëkuptim, dhembje, mëshirë për të tjerët, të falë dhe të kërkojë falje, pra, sa jeton me dashuri dhe për dashuri.
 

Kjo ndërlidhet ngushtë edhe me aspektin fetar, botëkuptimor, kombëtar, gjithënjerëzor. “Nëse ndokush thotë: “E dua Hyjin” e këndej e urren vëllanë e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë” (1 Gjn 4, 20).
Urrejtja është djallëzore, vdekje-sjellëse, vrastare, vetëvrasje, vëllavrasje, diktatura e vetme e njerëzimit që vetvetiu nuk vdes kurrë, ndërsa dashuria dhe falja janë hyjnore dhe frytdhënëse. Shën Gjoni urrejtjen e krahason edhe me verbëri, terr: “Kush e urren vëllanë e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë. Nuk di kah shkon sepse terri ia ka verbuar sytë” (1 Gjn 2, 11). 

Jezusi thotë:“Por ju them juve që më dëgjoni: Doni armiqtë tuaj, bënu mire atyre që ju urrejnë, bekoni ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë… Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre… Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse /edhe/ Ati juaj është i mëshirshëm. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni. Mos dënoni dhe nuk do të dënoheni! Falni dhe do të gjeni falje!” (Lk 6, 27-28. 31. 36-37).
 

Përjetimet dhe kontributi i gruas shqiptare përballë gjenocidit serb gjatë luftës dhe “Eksodit ‘99” 

Përvoja jonë gjatë Pajtimeve 1990 ka dëshmuar bindshëm disa aspekte të pjesëmarrjes së botës femërore në luftë kundër gjak apo hak – marrjes. Femra shqiptare është “prapavija” apo “rrënja” e jetës njerëzore në gjirin familjar dhe shoqëror. Ato kanë qenë “zëri i ndërgjegjes”, shpirtit, zemrës së nënës, bijës, gruas, motrës, që shpeshherë me shumë bindje, përcaktim, këmbëngulje kanë hetuar në mënyrë intuitave rëndësinë e faljes dhe të pajtimit, prandaj kanë ndikuar dukshëm te bota mashkullore që falja dhe pajtimi të ndodhte. Ato ishin “zëri i heshtjes” që bujshëm tingëllonte në veshë, mendje dhe zemër të popullit tonë: pa falje dhe pajtim s’ka jetë, përparim, zhvillim dhe ardhmëri. 

Për mendimin tim femra shqiptare ka ndikuar  shumë në pajtime dhe falje. Së pari si nënë, grua, motër dhe bijë, në rrethin familjar, me urtësi, butësi, mbi të gjitha me intuitë natyrore kanë përjetuar drejt dhe mirë që pa falje dhe pajtim, s’ka as jetë personale, familjare dhe shoqërore. Vetëm Zoti e di, si dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejt në këto procese, sa të mundimshme, aq më tepër edhe të lavdishme, ku femra shqiptare ishte “gaca” e mbuluar me hi për histori dhe vazhdimësi, për ruajtjen dhe mbrojtjen e jetës, për paqe dhe pajtim nëpërmjet faljes. 

Jo rrallë kam dëgjuar dëshmi të tilla: po të mos kishte qenë nëna, gruaja, motra, bija ime…, unë kurrë nuk do të kisha falur. 

Aspekti i dytë është pjesëmarrja në kremtime të pajtimeve, ku gratë shqiptare kanë pasur në vend të spikatur, edhe pse ndoshta si prapavijë, në heshtje, dhembje, me këshillime të urta dhe mjaft të qëlluara, me bindje dhe përcaktim. Listat e pjesëmarrësve janë të gjata dhe të paskajshme.  

Unë do t’i përmendi me emër vetëm disa, si Luljeta Pula,  Sanije Gashi, Nekibe Kelmendi,  Safete Rugova,  Resmije Kryeziu, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza e  shumë e shumë tjera… Dy vajza  dhe recituese të mrekullueshme atëbotë, në Kosovë Adelina Toplica, ndërsa  në Maqedoni, Adelina Marku, krijonin përshtypje dhe përjetime të paharrueshme, zbukuronin festimet e pajtimeve. Femrat tona shqiptare nuk ishin ndonjë “dekor apo zbukurim” në procesin dhe manifestimin e pajtimeve, por pjesë e çmueshme dhe shumë e rëndësishme, në disa raste edhe vendimtare, që falja dhe pajtime të ndodhte. 

Së treti, ato ishin pjesë e pandashme e kësaj lëvizjeje të bekuar dhe shenjte, si në rrethin e ngushtë familjar dhe më gjerë, si pjesëmarrëse aktive dhe kreative në “përpunimin” e mendjeve dhe zemrave për falje dhe pajtim, po ashtu edhe në manifestimet publike madhore të pajtimeve, duke dhënë një kontribut të veçantë për paqe dhe pajtim. Lëvizja e pajtimeve dha një kontribut tejet të madh dhe vendimtar edhe për emancipim të tyre, të tonë,  sidomos të botës mashkullore, që ngadalë e kupton, pranon dhe trajton botën femërore si partnere të barbarët, pra, si subjekt, person, pa të cilin njeriu, familja dhe shoqëria jonë do të ishte shumë e varfër, e cunguar, mos të them jonjerëzore si në jetë, ashtu  edhe në veprimtari. 

Ja pesë raste për mua më tipike dhe karakteristike, si dëshmi e fuqisë morale, shpirtërore dhe gjithë-njerëzore, si dhe e ndikimit të gruas shqiptare në procesin e faljes dhe pajtimit 

Rasti i parë: 

Më kujtohet rasti shumë domethënës në Smolicë të Gjakovës. Ishte një grua re, me fëmijë të vogël 3-4 vjeçar, i veshur me petka kombëtare shqiptare, në kraharorin e nënës.  

Ajo grua fisnike dhe bujare, trimëreshë, dalëngadalë afrohet te bina e manifestimit të pajtimeve. Binte në sy që ajo kishte diçka të madhe dhe të rëndësishme për të na kumtuar. Unë zbrita prej binës për ta takuar. Më tregoi rastin e vrasjes së burrit të saj, sa më kujtohet sot, që kishte qenë mësimdhënës. Për një sjellje jo të mirë dhe mësim të dobët të një shkollari – nxënësi,  mësuesi e kishte qortuar, sa duket ndoshta edhe ndëshkuar, si kujdestar dhe prindër i dytë i tij. 

Babai i fëmijës ishte fjalosur me mësuesin, dhe si fundi edhe e kishte vrarë. Logjika ishte e thjeshte dhe e kobshme: fjala, sharja –  vrasja! 

O Zot, çfarë çmendurie dhe absurdi! 

Gruaja vejë ndër të tjera më tha: Dua ta fali gjakun e burrit tim, ndërsa këtë fëmijë po ia dorëzoj Zotit, ty, juve, popullit tonë Shqiptar! 

Mbeta pa fjalë. E mora këtë fëmijë – engjëll në dorë, dola para popullit, për t’ua shpjeguar këtë rast, sa të dhimbshëm, aq edhe të mrekullueshëm, ku zemra e plasur e gruas dhe nënës vejë, ngadhënjeu: Fëmijën tim të vetëm po ia dorëzoj Zotit, ty, juve, popullit tonë shqiptar!  

Ky fëmijë bonjak, engjëll i pafajshëm, më përqafonte dhe duartrokiste së bashku me popullin e ngazëlluar, të përmallur dhe me lot gëzimi dhe pajtimi.  

Diku e kam pasur këtë fotografi, qa tashmë e barti  gjithnjë në mend dhe në zemër, me shumë përkushtim, mall, nderim dhe falënderim ndaj gruas dhe bashkëshortes heroinë, e cila me falje dhe pajtim e mbylli varrin e hapur të hakmarrjes… 

Rasti i dytë: 

Në rrethin e Gjilanit, në Bresalc,  ditën e Pashkëve, 15 prill 1990, patëm ndër të tjera këtë rast: gruaja dhe nëna vejë, vetëm me një vajzë, studente, ishte viktimë e vrasjes së burrit të saj. Ajo ishte e vendosur ta falte gjakun e burrit, por diçka gjithnjë e mundonte. Erdhi tek unë dhe më tha: cili është vrastari i burrit tim? Kurrë nuk e kam parë dhe nuk e njoh! 

Pasi u informova nga organizatorët dhe pajtimtarët vendor, ia tregova dhe përshkrova fytyrën e shëmtuar të vrastarit.  

Kur u gjeten sy me sy gruaja vejë dhe vrastari i burrit të saj, fisnikja dridhej si thupra në ujë. Pas pak kohe vrojtimi dhe heshtjeje, ajo e rimori veten, dhe me zë të vendosur tha: Falë të qoftë gjaku i burrit tim! 

Pas gruas vejë dhe nënë ishte bija e saj, studentja,  që u shtang para vrastarit të babait të saj. Nuk ishte në gjendje as të fliste, as ta shtrinte dorën e pajtimit, të lëvizte.  

Nëna e saj e trimëroi  bijën më këtë fjalë shumë domethënëse: Bija ime, deri sot, ky ishte vrastari i babait tënd. Tash e tutje, nuk është më vrastar, por shok, mik dhe vëlla! 

Në këto fjalë, bija ishte “çliruar”, dhe jo vetëm që ia shtriu dorën e pajtimit vrastarit të babait të saj, por edhe e përqafoi, ndërsa unë, ne, populli, me  lot në sy, me zemër dhe me duartrokitje e përkrahëm dhe pëlqyem sjelljen e këtyre dy heroinave të ditëve tona, trimëresha shembullore të kohës. 

Rasti i tretë: 

Rasti i tretë karakteristik ishte ky: ishim së bashku me prof.. Anton Çettën, Zekiri Canën, Bajram Kelemndin dhe shumë bashkëpunëtorë tjerë te një familje në Rrafshin e Dukagjinit,  që përgatitej për falje të gjakut. Pas një bisede të gjatë dhe të mundimshme, me shumë dënesje dhe dhembje, nëna që duhej ta falte vrasjen e birit të saj, papritmas u çua dhe doli prej dhomës.  

Ne e shikonim njëri-tjetrin dhe ishim në pritja çka do të ndodhte. Pas pak kohe, erdhi. Në duar kishte në bluzë të përgjakur. Ishte bluza e birit të saj të vrarë. E shpalosi bluzën dhe tha: Ma ka vrarë të birin, zemrën time! Dhe  vazhdoi: E ka vrarë edhe shqiponjën dykrerëshe, simbolin tonë kombëtar! Çka i ka bërë shqiponja?  

Ne e shikonin këtë fisnike, njëri – tjetrin, pa asnjë fjalë. Prof. Anton Çetta i pari e rimori vetveten dhe ndër të tjera tha: Oj fisnike, Shqiponja jonë është dykrerëshe, shumëkrerëshe, dhe askush s’mund ta vrasë atë!  

Pas këtyre fjalëve, gruaja u ngrit në këmbë, si e mposhti “vetveten”, urrejtje, traditën tonë të mbrapshtë hakmarrëse, dhe me gojë dhe zemër duke qarë tha: Falë u qoftë gjaku i birin tim! Mos u përsëritët më askund ndër shqiptarë kjo dukuri shëmtuese dhe vëllavrasëse! 

Rasti i katër: 

Më 18. 06. 1990 udhëtimi i delegacionit kosovar në Kopenhagen me këtë përbërje: Bajram KELMENDI, Fazli BALAJ, Jusuf HAKAJ, Gazmend PULA, Luljeta PULA, Avni SPAHIU dhe Don Lush GJERGJI. 

Paraqitja jonë ishte më 19. 06. 1990 para afro 20 delegacioneve evropiane ishte mjaft e mirë dhe suksesshme. Tema ime ishte: Gjendja fetare te Shqiptarët në Jugosllavi. Kumtesa ime pati jehonë të madhe dhe tejet pozitive ndër shumë delegacione, ndërsa palës jugollsave nuk iu dha mundësia e pjesëmarrjes aktive dhe fjalës. 

Për ne ishte një shenjë pozitiv që diçka po lëvizte në të mirë dhe dobi tonë. 

Pas takimeve dhe  paraqitjeve zyrtare, vizituam një familje shqiptare nga Maqedonia, rrethi i Tetovës, për të kërkuar faljen e një gjaku.  

Pas ndejës dhe bisedave të shumta, erdhi edhe çasti i grave të cilat ishin tashmë të vendosura dhe thanë Na dëgjoni mirë…Ne nuk mund t’i dëbojmë këta burra që kanë ardhur prej Kosovës për çështjet tona kombëtare… Ata kanë shumë punë më të mëdha dhe të rëndësishme se ngatërresat tona… Pra, mos u koritni: çohuni e faleni gjakun, se përndryshe ne do ta falim!  

I zoti i shtëpisë, dukshëm i emocionuar, papritmas doli përjashta. Gufoi në vaj. Pas pak u kthye, pasi i kishte larë sytë. I tha bijës 10 – 15 vjeçare: A ke ndonjë fletë që të nënshkruajnë këta burra, ta dimë kujt  ia kemi  falur gjakun.  

Dhe ndodhi mrekullia, pajtimi i parë i gjakut jashtë  Kosovës, ish-Jugosllavisë së atëhershme… 

Rasti i pestë: 

Ishim  te Varrat e Llukës, më 1 maj 1990. Para morisë së panumërt, diku mbi pesëqind mijë, si pjesëmarrëse ishin edhe dy motra që e kishin humbur vëllain e vetëm në një vrasje…  Kishin ardhur, si edhe shumë të tjerë, për ta festuar paqen dhe pajtimin, vëllazërimin e gjithmbarshëm shqiptar… 

Duke parë dhe përjetuar këtë mrekulli, ato kishin vendosur në mënyrë spontane ta falnin gjakun e vëllait. Njëra prej tyre, u afrua dhe më tha: Duam ta falim gjakun e vëllait tonë të vetëm, unë dhe motra ime. Deri sot ishim të përbetuara që do ta nxjerrim gjakun e tij, dhe shi për këtë nuk jemi martuar… Sot përjetuam dhe kuptuam diçka krejt tjetër dhe ndryshe: ne humbëm vëllain tonë, një, por gjetëm një, dhjetë, njëqind, njëmijë, një milion vëllezër dhe motra, gjetëm popullin tonë Shqiptar. Kështu u “ngjallë” vëllai ynë në jetën tonë, mbarë populli Shqiptar! 

Unë, si në hoka, i thashë Bacës Anton dhe organizatorëve tjera: e gjeta dikë që flet më mirë se unë… 

Ajo doli para gjithë asaj morie populli, dhe me belbëzim dhe emocione, dha këtë dëshmi që s’do të harrohet kurrë.  

Tha: O popull, vëllezër dhe motra,  falë ju qoftë gjaku i vëllait tonë… Ne humbëm një, vëllain tonë të dashur, ndërsa sot në u gjetëm ju: 1, 10, 100, 1000, në milion vëllezër dhe motra, gjetëm popullin tonë Shqiptare! 

Këto ishin pesë rastet më tipike dhe karakteristike, ku femra shqiptare ishte “protagoniste anonime”, “prapavija”,rrënja, zëri i heshtjes dhe ndërgjegjes sonë njerëzore dhe kombëtare”, ajo që ndriçoi mendjen dhe zbuti zemrën për të ndodhur mrekullia e pajtimit dhe të faljes. 

Disa lëshime dhe gabime tona pas pajtimeve 

Pse njeriu i sotshëm, sidomos ne Shqiptarët, falim pak, vështirë, keq, pjesërisht vetëm në disa rrethana  të rrezikimit, të luftës, si ndodhi gjatë vitit 1990? 

Gabimi i parë më duket se edukimi i rrebtë dhe formal, që mbështetet kryesisht në urdhëra, ndalime, krijon më tepër ndjenjën e frustrimit, hurxhit dhe të paaftësisë, mbylljes, e cila shpesh shpërthen në agresivitet, sulm, urrejtje dhe në shkatërrimi, sepse familja dhe shoqëria jonë më tepër mbështet në ligje, rregullore, tradita, se në marrëdhënie ndërnjerëzore, ndërfamiljare, në përvojën e mirësisë dhe dashurisë së ndërsjellët. Ne duhet t’i zbulojmë dhe t’i përkrahim anët pozitive te vetja dhe te tjerët, sepse nëse rritet e mirja, vetvetiu pakësohet e keqja.
Këtu rol të rëndësishëm, ndoshta në disa aspekte edhe vendimtar, ka botëkuptimi ynë ndaj botës femërore, pra, ndaj nënës, bijës, gruas, motrës, fëmijëve, kuptohet, në kontekstin e familjes dhe shoqërisë. 

Gabimi i dytë është garimi i egër për punë, fitim, sukses me çdo kusht, ku njeriu nuk është më askush dhe asgjë nëse nuk punon, nuk fiton, nuk ka sukses në krahasim me të tjerët, pra, subjekti-njeriu objetivizohet apo bëhet gjësend. Në këtë “garë” të pamëshirshme dikush lodhet, ndalet, çalon, s’ka fuqi dhe mbetet i frustruar, ndihet keq, nuk e ka më mbështetjen e të tjerëve, dhe si i tillë potencialisht është “kandidat” për urrejtje ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Bota, të tjerët janë fajorë për fatin e keq, për mossukses, për dështime, prandaj janë psikologjikisht dhe shpirtërisht të cunguar, të anësuar, të dëmtuar dhe si të tillë në hall me vetveten dhe me të tjerët.
Gabimi i tretë është feja vetëm si njohuri, rregullore, ligj, në anën thjesht formale, pa përvojë dhe jetësim me Zotin-Dashuri dhe me vëllaun njeri. Nga përvoja e fesë së Zotit-Dashuri, i cili në vazhdimësi është edhe falje, mëshirë, pajtim, ndërrim, përmirësim, mësohemi dhe aftësohemi edhe ne deri diku t’i përngjajmë atij, jemi të lumtur në falje ndaj të tjerëve.
Ne Shqiptarët sot jetojmë ose nën ndikimin e individualizmit të tepruar, bajraktarizmit, vetëm si të them unë, ose të kolektivizmit anonim, mentalitetit turmor dhe grumbullor, si thonë dhe veprojnë të tjerët, pa pasur mundësi të jemi vetvetja, pa ndonjë orientim dhe përcaktim jetësor. Ndikimi i të tjerëve, i rrethit të ngushtë apo të gjerë, ende është shumë i madh, mos të them edhe vendimtar, kryesisht negativ, duke cunguar identitetin dhe personalitetin, orjentimet, bindjet, përcaktimet, veprimet dhe jetën personale dhe familjare. Shqiptari rregulloren kryesore të jetës e ka këtë parim: Si të tjerët! Kur të tjerët falin, si ndodhi gjatë vitit 1990, atëherë edhe unë ose edhe ne…, ndërsa sot, është ndryshe.
Falja tek ne ende fatkeqësisht trajtohet si dobësi, ndërsa hakmarrja dhe gjakmarrja si trimëri, si traditë e shenjtë shqiptare, si virtyt i pamohueshëm nga rrethi familjar dhe shoqëror traditor, sipas parimit të pakuptimët: gjaku nuk falet as nuk tretet kurrë! 

Në tekstet shkollore, në literaturë, në krijimtari të ndryshme, si poezia, proza, piktura, skulptura, muzika, filmi, vlera dhe virtyti i faljes, paqes, dashurisë, strategjia paqësore dhe jodhunore gandiane, tereziane, rugoviane, bashkimi në dallime është shumë pak i pranishme.
Ja përshkrimi i Anton Çettës i vështirësive për pajtimin e gjaqeve: “Ishin dy shkaqe kryesore të pengimit të pajtimit. I pari ishte bindja kokëforte për ruajtjen e traditës sipas Kanunit. Disa njerëz në mënyrë fanatike shkonin sipas kësaj tradite. Arsyja tjetër ishte justifikimi i familjeve të cilat e zbatonin hakmarrjen, sepse kështu dëshironin të paraqiteshin besnike ndaj traditës…” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo nonviolenza per la riconciliazione, EMI, Bologna, 1999, f. 52. Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. f. 37-77).
Ja edhe shpjegimi sintetik dhe profetik i Prof. Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve: “Ne fill e kemi përjashtuar mundësinë e dëmshpërblimit apo të pagesës së gjakut: Pajtimi i gjithmbarshëm i popullit shqiptar duhet të jetë një vepër fisnike, vetëm një gjest i përvuajtërisë dhe shpirtmadhërisë së popullit tonë…
Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi  me njëri-tjetrin?… Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdhaja…” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI, Bologna, 1997, f. 48: Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. f. 31-105).
 

Derisa mos ta ndërrojmë botëkuptimin ndaj jetës, vetvetes, familjes, shoqërisë, s’mund ta ndërrojmë as veprimin, jetën tonë edhe lidhur me falje dhe pajtim, pra, për luftim dhe dëbim të gjak ose hakmarrjes.
Trimëria më e lartë është ta mundim të keqen së pari në vete, e pastaj edhe te të tjerët, sepse JEMI TË LIRË VETËM NËSE JEMI TË MIRË!
 

Falja dhe pajtimi – parakusht jete dhe qytetërimi 

Prandaj para çdo veprimi pika e parë është kuptimi i gjendjes, si nga aspekti historik, ashtu edhe nga vështrimi aktual. Pika e dytë është ndarja e përvojave tona nëpërmjet bisedimeve, dialogut dhe komunikimit ndërnjerëzor dhe ndërvëllazëror, që të jemi së bashku si në të mira, ashtu edhe në të vështira. Gjendja konflikuale kërkon së pari harmonizimin e njeriut me vetveten, me atë që është dhe dëshiron të jetë, dhe vetëm pastaj mund të shkojmë kah hapi i dytë – marrëdhëniet ndërnjerëzore, që të vijmë edhe deri te ndjenja e përkatësisë së përbashkët apo gjithëshqiptare, te shoqëria.
 

Sot hak-marrja apo gjak-marrja duhet të ndërrohet edhe në terminologji, sepse thënë kështu duket se njeriu ka të drejtë, bile edhe detyrë, ta marrë hakun apo edhe gjakun!
ÇDO HAK APO GJAK-MARRJE  SOT ËSHTË SË PARI VETËVRASJE, PASTAJ VËLLAVRASJE DHE SË FUNDI EDHE VRASJA E TJETRIT.
Pa vetëdije të tillë s’mund ta luftojmë këtë dukuri shëmtuesi, kancerin e shoqërisë shiptare në ditët tona.
 

Duhet gjithnjë ta kultivojmë KULTURËN E JETËS: nderimin, pranimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e jetës në çdo faze, sipas parimit të njohur shqiptar: “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë”, dhe “Mjerë ajo shtëpi që s’ka  pleq dhe fëmijë!”. Pse atëherë mos ta duam dhe mbrojmë jetën nga çdo rreziku apo kërcënimi, edhe nga gjakmarrja? 

Kush jeton për hakmarrje, nuk jeton fare, sepse jeton vetëm për të bërë keq, kjo s’është e denjë për askend, jeton për së gjalli në varr. Urrejtja është DIKTATORI më i keq që vetvetiu nuk vdes kurrë dhe  robëron të gjithë. Mu për këtë falja është parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi, si përvoja më e rëndësishme dhe vendimtare në jetë, e cila mundëson të dalim prej vetvetes dhe të përqendrohemi në të tjerët për të jetuar të vëllazëruar dhe të bashkuar.
S’ka njeri të përsosur që s’ka nevojë për falje, si prej Zotit ashtu edhe prej të afërmit, por edhe për të falur. Nga kjo përvojë lindë paqja e vërtetë e cila mbështet në drejtësi, të vërtetën dhe mbi të gjitha në dashuri. Kjo e begaton kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë.  

Dhe së fundi disa parime të shëndosha, do të thoja edhe të shenjta, për pajtimin e gjaqeve: 

  • Pajtimin e gjaqeve nuk e kërkonim kurrë në emër të vrastarit dhe kriminelit, por në emër të të pafajshëmve, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe të Popullit shqiptar, të fëmijëve dhe të rinisë, për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë. 
  • E keqja kurrë nuk e mund të keqen, por vetëm e mirja, falja dhe pajtimi nuk lejojnë që “zinxhiri” i traditës t’na ngulfatë dhe t’na fundosë paskajshmërisht në vëllavrasje dhe vetëvrasje. 
  • Falja e gjakut është trimëri kulmore, kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës sonë, sepse pa flakjen e kësaj dukurie, kancerit shpirtëror shqiptar, nuk ka liri dhe demokraci të mirëfilltë. 
  •  Me falje dhe pajtim ne më së miri i nderojmë viktimat, sepse gjaku i tyre na mundëson krijimin e ndjenjës së përbashkët me mbarë popullin tonë, si një familje e madhe, si  në gëzime, ashtu edhe në pikëllime, para sfidave dhe rreziqeve që doemos na priteshin. 
  • Ata që falin janë “heronjtë e ditëve tona”, paralajmërusesit se jeta është më e fortë se vdekja, falja më e qendrueshme se urrejtja, dashuria dhe vëllazëria rruga e vetme e shpëtimit. 
  • Urrejtja, dëshira për hak apo gjak-marrje është diktatori i vetëm që nuk vdes kurrë. Atë duhet ta flakim apo mposhtim ne, me ndihmën e Zotit, si dhe me përkrahjen e njëri-tjetrit. Kush nuk është i aftë për të kërkuar falje dhe për të falur, nuk jeton, është për së gjalli “në varr”, sepse është i kushtëzuar dhe përcaktuar vetëm ndaj të keqes. Jeta e njerëzve të tillë është boshe, pa kuptim, qëllim, synim, sjell vetëm fatkeqësi për vete dhe për të tjerët. 
  • Sofra e Pajtimit” kishte krijuar parakushtet për ngjarjet madhore të vitit 1999 dhe më vonë, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, për krijimin e strategjisë paqësore dhe jodhunore, për luftën e lavdishme të UÇK-së, për ndërhyrjen e NATO-s, në përforcimin e vlerave dhe virtyteve pa të cilat s’do të ishim ata që jemi dhe aty ku jemi sot, në Kosovën e lirë dhe demokratike. 
  • Koka” apo “Zemra” e Pajtimeve ishte Prof. Anton Çetta, veprimtar i shquar dhe i dalluar, Populli,   ata që kanë falur, “heronjtë e ditëve tona”, vetëdijesimi dhe përcaktimi ynë për jetë, për paqe, për liri, demokraci dhe pavarësi.  
  • Fatkeqësisht edhe pas kaq viteve, ende nuk kemi asnjë studim të mirëfillët ndërsciplinor rreth faljeve të gjaqeve gjatë vitit 1990 nga aspekti juridik, traditor, etiko-moral dhe fetar.  
  • Nëna jonë Tereze, kjo bijë, motër dhe nënë, tash Shën Tereza e jetës dhe dashurisë, na thotë: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim”; “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”; “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën.” 

Me pajtimet e gjaqeve është tejkaluar tradita, drejtësia, mungesa e lirisë dhe shtetësisë, është zbatuar vëllazëria, falja dhe dashuria e cila na ka afruar dhe bashkuar para rreziqeve të luftës dhe asgjësimit. Kjo përvojë duhet gjithnjë të kujtohet, studjohet, paraqitet nëpërmjet mjeteve pamore-dëgjimore, shtypit, krijimtarisë, teksteve shkollore dhe mësimore,  si vlerë dhe virtyt që duhet kultivuar gjithnjë e më shumë, si parakusht jete, paqeje, demokracie, si zhvillim i gjithanshëm i njeriut, familjes dhe shoqërisë sonë.       

In Memoriam: Dalip Greca ndërroi jetë, humbje e madhe për gazetarinë shqiptare në diasporë dhe në Atdhe!

0


Nga Frank Shkreli

Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Gazetari i njohur Dalip Greca ndërroi jetë. Lajmi na tronditi dhe na mjeroi. Një zi me plot dhimbje mbuloi familjen Greca, pikëlloi kolegë, miq e dashamirë të shumtë të tij, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Mik i çmueshëm dhe i përzemërt! Humbëm një mbështetës të papritueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha u thye një shtyllë e fortë e gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare.

Më pak se një vit më parë, familja, miqë, shokë e dashamirë të Dalipit – mbi 100-veta – të ftuar nga Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës organizoi një darkë në nder të Editorit të Diellit dhe puntorit të palodhëshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij shumë merituar në pension.

Foto nga darka e daljes së Dalipit në pension, korrikun e vitit që kaloi, me kolegun dhe mikun tonë të përbashkët, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.

Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën Dielli, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike Dielli. Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës Dielli në veçanti dhe të Vatrës në përgjithsi shihet dhe pranohen tanimë edhe nga disa kritkë, si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqioqtaro-amerikan dhe të interesave të shqiptarëve dhe të Kombit – të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij.


Foto nga darka e daljes në pension e Dalipit, Korrik, 2021, duke festuar me disa miqë e kolegë të Dalipit

Nderimi në darkën e daljes së Dalipit në pension ishte një mirënjohje e vogël kundrejtë punës së madhe dhe vlerave të çmueshme që Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi për 12 vjetë në gazetën Dielli, në veçanti dhe në veprimtarinë e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në përgjithësi, duke u përpjekur t’i këthente ato në misionin origjinal të tyre, të pëcaktuar nga themeluesit Fan Noli e Faik Konica.
Dalip Greca e kishte në gjak gazetarinë. E kishte pasion dhe e merrte me shumë seriozitet punën e gazetarit dhe të editorit. Me një rast i thashë, more Dalip, mos kemi zgjedhur profesionin e gabuar, se me gazetari as në Amerikë, nuk pasurohemi dot. Buzqeshi pak dhe më tha: Jam gazetar për pothuaj 40-vjet dhe nuk jam penduar fare. Dalipi ishte nga ata gazetarë të përkushtuar ndaj profesiosnit të tij – siç thonë se janë mjekët dhe infermierët të përkushtuar për shpëtimin e jetës së pacientëve – ashtu ishte Dalip Greca i përkushtuar ndaj profesionit të tij – nepërmjet gazetarisë së lirë – si një mjet për të zbuluar të vërtetën – në shërbim të të mirës së përbashkët. Për këtë, ne që e kemi njohur, jemi të gjithë dëshmitarë dhe krenarë me punën e tij të gazetarit dhe editorit. Ai ishte aq i pasionuar pas gazetarisë, sa që edhe pas pesionimit, Dalipi nuk u largua nga Dielli, nuk i tha lamtumirë, por premtoi se edhe në pension do të vazhdonte të kontribonte artikuj, analiza, komente dhe shkrime të tjera. Fatkeqësisht, shkuarja e tij në amshim, ia ndërpreu këtë kontribut të mëtejshëm, të premtuar për gazetën Dielli pas daljes në pension – një humbje e madhe kjo për të gjithë lexuesit e gazetës më të vjetër në botë, gjithnjë në ekzistencë.

Besoj se siç ka thënë para-ardhësi i tij, i Madhi Faik Konica, me rastin e botimit të 1-vjetorit të gazetës Dielli, “Kur bënë një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjë herë, rri mbi gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjer atje…”.
Jam i sigurt se Dalip Greca në udhëtimin e tij të parakohëshëm për në amshim, shikon pas dhe krenohet me veten e tij për arritjet dhe sukseset, për tashëgiminë gazetareske dhe letrare që ka lenë pas – trashëgimi për familjen e tij të nderuar dhe të dashur – por edhe për shoqërinë dhe kulturën shqitare në përgjithësi. Dhe i thotë vetes: Job Well Done! Punë e kryer shumë mirë! Rolin e editorit të Diellit, Dalip Greca e kishte marrë me shumë seriozitet, dinjitet dhe përgjegjësi dhe krenari për ta drejtuar gazetën Dielli në një frymë përbashkuese, por mbi të gjitha, në interes të Vatrës, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në veçanti, me aq sa kishte mundësi në mbrojtje të interdave dhe vlerave kombltare të shqipotarëve – si një pasqyrë të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe më gjerë.

Ishte meritë e Dalip Grecës që me një diplomaci dhe urtësinë që e karakterizonte atë si person dhe punën e tij, si pasojë, ai mundi të menaxhonte me aftësi, për 12 vjet, pritëshmëritë e individëve dhe të gupeve të ndryshme brenda dhe jashtë Vatrës, duke pajtuar kërkesat dhe pritshmëritë e diasporës së vjetër me ato të emigrantëve të ri në këtë vend. Është gjithashtu meritë e Dalipit që gazetën Dielli e ngriti nga një gazetë e komunitetit, në një forum diskutimi të subjekteve të ndryshme me rëndësi dhe karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nga ky këndveshtrim, dëshiroj të shprehi falënderimet e mia të thella Dalip Grecës i cili për gjithë periudhën që shërbeu si editor i Diellit ai, pa asnjë hezitim dhe pa aasnjë përjashtim, gjithmonë ka botuar të gjitha shkrimet e mia modeste që i kam dërguar gazetës Dielli. Për këtë i jam, përjetësisht, mirënjohës!

Kalimi në amshim i Dalipit dhe zbrazëtia që le pas do të ndihet për një kohë të gjatë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Mungesa e tij do të natyrisht do të jetë shumë më e rendë dhe më e thellë për familjen e tij dhe për farefisin këtu në mërgim dhe në Atdhe.

Familjes së ngushtë bujare dhe të nderuar të Dalipit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe farefisit më të gjerë Greca kudo qofshin ata, u paraqes me zemër dhe mendje të pikëlluar, përdhimbtimet e mia më të thella, duke marrë pjesë në zinë e tyre në këtë moment të vështirë për humbjen e fort të dashurit të tyre, Dalipit, me ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe me ndiesi miqësije vëllazërore!

Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, Mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për miqësinë Dalip!

‘Qeveria nën hije’ apo PDK nën hijen e dështimeve të mëdha!

0

Florim Zeqa 

Edhe pse ishte paralajmëuar se do të ndodhë në muajin shkurt, ‘Qeveria nën hije’ e PDK-së erdhi në pjesën e dytë të muajit Maj. Një kujtesë e shkurtër për gjeneratat e reja: veprim të ngjashëm, ky subjekt politik e kishte bërë edhe në vitet 2005-2007 gjersa ishte opozitë nën drejtimin e Hashim Thaçit.

Shkoi Rugova n’përjetësi, erdh Hashimi n’Qeveri

Atë kohë, Qeveria e Kosovës drejtohej nga Bajram Kosumi, ndërsa PDK nën udhëheqjen e Hashim Thaçit kishte krijuar modelin e “qeverisjes në hije” i cili përbëhej nga 14 departamente, dy prej të cilave drejtoheshin nga shoqëria civile.

Ideja për krijimin e këtij kabineti ishte hedhur nga udhëheqësi i opozitës, Hashim Thaçi, i cili ishte i pakënaqur jo me përbërjen e qeverisë Kosumi dhe punën e saj, por me LDK-në në qeverisje.

Pas shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova (21 Janar 2006),në vitin 2007, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku PDK mori 34 për qind të votave dhe Thaçi u bë kryeministër.

Në janar të vitit 2008, ky i fundit e mori edhe zyrtarisht detyrën e tij të re, ndërsa më 17 shkurt të po atij viti, shpalli pavarësinë e cunguar të Kosovës pa sovranitet të plotë dhe pa simbole kombëtare.

Jam thellësisht i bindur se, sikur të mos ndodhte vdekja e parakohshme e liderit historik të LDK-së dhe e shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi, LDK do të ishte zonjë e parë e skenës politike dhe PDK-ja ende do të ishte duke mrizuar me ‘Qeverinë e parë nën hije’.

PDK nën hijen e dështimeve të mëdha

Pra, krijimi i një ‘Qeverie nën hije’ nga ana e PDK-së, përveqse nuk është risi, nuk paraqet as garanci për opozitarizëm të fuqishëm, e aq më pak për kthim në qeverisjen e vendit. Në fakt kalkulimet e PDK-së përmes ‘Qeverisë nën hije’ janë për poena politik, pa ndryshuar asgjë në mentalitetin e saj qeverisës, me të njëjtin kurs të opozitarizmit të para 17 viteve më parë!

Një ‘Qeveri nën hije’ e udhëhequr nga një parti që ka udhëhequr shtetin një kohë të gjatë (për mbi 10 vite) pa i sjellë të mira vendit, vështirë se do të krijojë kredibilitet për qytetarët.

Për më pak se kaq, PDK me këtë strategji të tejkaluar, nuk do të jetë alternativë që e mposhtë në zgjedhje Lëvizjen Vetëvendosje!

Ajo që mund t’i sjellë PDK-së ‘Qeveria nën hije’ është përafrimi me LVV-në si filialë e saj. Bashkëqeverisja PDK-së me LVV-në për aq sa do ta forconte, do ta dobësonte pozicionin e saj si parti serioze politike.

Vazhdimi i qeverisjes së LVV-së dhe rimarrja e pushtetit nga ana e PDK-së varen nga reformimi dhe stabiliteti politik i LDK-së!

Ndarjet e LDK-së i sollen në pushtet PDK-në dhe LVV-në

Sikurse ndarja e parë e LDK-së e vitit 2006-të, që e solli në pushtet PDK-në, ashtu edhe ndarja e dytë e vitit 2021 e solli në pushtet LVV-në! Pa dashur të ndalem në shkaqet dhe detajet e ndarjeve fatkeqe të LDK-së (të njohura për opinionin), të dy rastet ishin investime nga jasht dhe tradhëti nga brenda.

Mbetët të shihet, se a do të jetë në gjendje kryetari i ri i LDK-së që të rekuperoj pasojat e ndarjes së fundit, e cila e shtriu për tokë LDK-në dhe fuqizojë Lëvizjen Vetëvendosje.

Dihet mirëfilli se ngritja e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 nuk erdhi si produkt i votave të elektoratit të saj, por nga votat e elektoratit të pakënaqur dhe të mashtruar të LDK-së!

Mirëpo, më shumë sesa ndarjet, LDK-në e dëmtuan qeverisjet me rivalët politik, në veçanti me PDK-në, nga e cila u shfrytëzua katërçipërisht, jo si partner, por si patericë e saj!

Modelet evropiane të qeverisë nën hije, modele të gabuara për Kosovën

Qeveria nën hije, në praktikën evropiane, zë një vend të rëndësishëm si model alternativë ndaj qeverisjes së shumicës politike. Në parlamentarizmin e Britanisë së Madhe, qeveria nën hije është praktikë e përhershme për shkak të sistemit politik i cili është i ndërtuar mbi dy parti të mëdha. Në fushëbetejën politike angleze, partia opozitare vazhdimisht ofron alterantiva qeverisëse ndaj politikave publike të prezantuara nga ekzekutivi britanik. Përtej praktikës angleze, modeli i qeverisë nën hije është i pranishëm edhe në Gjermani, Francë e vende të tjera evropiane.

Mirëpo në Kosovën e fragmentizuar në shumë parti të vogla politike, modeli i qeverisjeve nën hije nuk shkon për shtati për disa arsye: të shkallës së ulët të zhvillimit ekonomik, pabarazisë sociale, kulturës politike dhe nivelit të vetëdijes qytetare.

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj: Gjurmëve të rrënjeve të mia stërgjyshore në Kabash të Pukës! (2)

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj
PJESA E DYTË (II-të)
Përmbushja e një misioni historik dhe të një testamenti të prindërve të mi dhe brezave paraprak që erdhën para 200 vitesh nga Kabashi i Pukës në Kabash të Prizrenit: Hadër Leka-Lush Leka dhe Kok Leka !
Nga këta tre vëllezër u krijuan tri fshatra : Kabashi, Korishi dhe Graikoci !
Në Kabash të Pukës gjeta akoma gjurmët e të parëve me mbiemrat : Kokaj, Hadroj, Lushaj, Memaj etj., të cilat lagje gjenden edhe në Graikoc (Lushaj, Kokaj) në Kabash e Korishë, Memaj por edhe brezi i 6 nga Une ishte Mema, i krishterë. Falenderoj shoqëruesit organizatorë: Dod Luli, atdhetar Mirdite dhe Kol Dedaj “ Nderi I Pukës” por edhe dy kushërinjët e mij nga Kabashi i Pukës me banim në Pukë; Demir Hyseni, për akomodim në shtëpine e tij në Pukë, darkën dhe mëngjesin si dhe Furistradën e tij që na dërgoi deri në Kabash dhe anasjelltas për në Pukë (Demiri ishte zgjedhur Kryetar i PD për Pukë – Komisioni i Rithemelimit) si dhe kushërini tjetër nga Kabashi , arsimtarin e Matematikës Ylli Hadroj (Nga Hadër Leka) !
Tani paraqes: Stemën e Fisit Kabash të zbuluar nga Unë në Romë (e shekullit 15 -të) në Enciklopedia Italiana, Restaurantin e Demir Hysenit me Tabelë- KABASHI – Shkollen fillore të braktisur në Kabash – Kishën e Shën Palit në Kabash – Lagjet në Kabash- Natyrën e Kabashit dhe miqët e mij shoqërues!
Një falenderim i shpreh kushërinit tim kabashjan për takimin vëllazëror dhe surprizën nga ai që djali i tij Alfonsi , student në Itali, kishte bërë portretin tim !
Kjoftë i bekuar Kabashi i Pukës dhe kabashët kudo që janë…!
I solla këto foto nga udhëtimi im drejt gjurmëve te të parëve të mij në Kabash të Pukës, që ta risjell pas dy shekujve ndjenjën e rrugëtimit të familjes në një pjesë tjetër të hapësirës shqiptare, dhe “takimin” tim ndjenjor e imagjinativ me atë dhe, atë natyrë e ata drunje që i përqafoja, sikur i takoja dëshmitarët e asaj kohe që na panë kur u larguam e që gëzohen kur të takohen me mua në këtë kohë. 

Lufta në Ukrainë e ka sjellë botën në një udhëkryq shumë të ndërlikuar

0

Raketat e mundshme ruse drejt kufirit të Finlandës: – Kjo tregon pse finlandezët duan të anëtarësohen në NATO . Ka pasur raporte se Rusia po lëvizë raketat Iskander pranë kufirit me Finlandën. Nuk është për t’u habitur, thotë eksperti norvegjez i mbrojtjes, nënkoloneli Geir H. Karlsen.(Aftenposten, me 17.05.2022)


Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Doktrina ushtarake

Rusia po lufton në Ukrainë për ta forcuar pozitën në Krime dhe për të shuar çdo lëvizje për çlirim, brenda vendit, që ka karakter kombëtar. Sot dy termoelektrana nukleare në Ukrainë janë nën kontrollin e armatës ruse. Aty janë të instaluar ekspertët rus, të cilët janë shumë vigjilent se mos po rrjedh ndonjë fie radioaktiviteti dhe pastaj urrejtja ndaj Rusisë do të dyfishohet. E vërteta, urrejtja ndaj Rusisë është shumë realiste, për faktin se ka hy përmes agresionit në një shtet që është anëatr i OKB-ës.

Prandaj lufta në Ukrainë nuk është një luftë klasike, por pas Luftës së ftoftë, është një luftë tipike në mes CIVILIZIMEVE: Lindje –Perëndim.

Dhe, cili është dimenzioni përfundimtar i kësaj lufte, askush nuk e dinë. Tani shtrohet pyetja: a janë budallenj ata që hynë në këtë luftë shkatërrimtare, faktet flasin se po. E kur jemi te ky pozicion i budallenjëve në pushtet, mjerisht në histori nuk është hera e parë që ndodhë një realitet i tillë.
Rusët kanë hyrë në luftë me paramendimin se nuk mund ta humbin luftën. Ukrainasit e kanë dalë përballë agresionit rus, me paramendimin se nuk mund të dorëzohen. Kjo kurthë e doktrinës ushtrake e ka pozicionuar Perëndimin, se Rusia është e mundur në po atë moment, kur ka hy në luftë. Ndërsa, Ukraina në pozicionin që e ka, do të jetë e detyruar për të luftuar një kohë të gjatë, deri në amortizim të skajshëm. E ky pozicionim i gëzon shumë tregtarët e armëve dhe oligarkët “ilegal” që sillen e pshtillen pas atyre rus e që mjerisht janë të shumtë. Në këtë drejtim, një bankë Qipriote, nga fillimi i luftës në Ukrainë e ka tetëfishuar “kapitalin e deponuar”, nëse mund të quhet kapital, paraja e vjedhur nga djersa e popullit përkatës.
Lufta në Ukrainë ka filluar me 2014, kur Rusia neofashiste e okupoi Gadishullin Krimea. Nga ajo kohë e deri më 24 mars 2022, të dy palët janë përgatitë për luftë. Në Rusia, ishte Janukoviq (azilant politik, ish president i Ukrainës –pro rus) ai që shpresonte se brenda një jave, nga 24 shkurti 2022, do të kthehej në fronin e Kievit. Në anën tjetër në Kiev mendohej se sulmet okupuese nuk do të ketë, por ndoshta KS OKB do të debatoj gjërësisht për situatën në viset me popullsi rusishfolëse (Donbas, Donjetsk) e që janë nën regjimin e Ukrainës. Për ato vise me popullsi shumicë rusishtfolëse (Donbas dhe Donjetsk) mendohej se në KS OKB do zhvillohet një pazar diplomatik dhe në te, Perendimi do të vendos në favor të Ukrainës, me një rrezolutë obligative. Në këto rrethana, të dy palët (SHBA, Franca, Anglia; Rusia dhe Kina) kanë hy në luftë me ambicje të pastra se nuk guxojnë të humbin asgjë.
Rusia ka hy në luftë me një mendje madhësi se “çështjen Ukrainë do ta zgjidhë sikurse çështjen e Krimeas”. Dhe tani shihet se në Kremlin është krijuar bindja, se lufta nuk guxon të humbet, qoftë edhe nëse shtrohet nevoja e përdorimit të arsenalit nuklear!
Ukraina në saje të përkrahjes nga Perendimi (NATO) dhe mbarë bota paqedashëse, ka krijuar bindje se do të fitojë dhe nuk guxon të humbas luftën, për faktin se Ukrainë më nuk do të ketë, kurse NATO nuk mund të instalohet aty me asnjë çmim, të drejtë për drejtë.
Në anën tjetër qysh nga fillimi i luftimeve është ditur se NATO nuk do të hyjë në luftë fare, por do ta armatosë Ukrainën me arsenalin që e posedon në rrafshin e teknologjisë. Madje, bota Perendimore ka shfaqur hapur se Ukrainën do ta ndohmojë me 57 miliardë dollarë sa janë deklaruar deri me tash.
Ndërsa lufta në Ukrainë po thellohet, jo duke i ndryshuar pozicionet të fuqishmit që janë, por duke adaptuar strategjinë fataliste, ku po pëson popullsia në Ukrainë dhe po destabilizohet shoqëria me rrefugjatë në tërë Globin. Kurse për çdo ditë Rusia e Putinit fashist, po sharron në krime të cilat duhet adresuar qysh tani sepse krimet janë të një shkalle shumë të lartë në civilë dhe ekonomi, sidomos në shtetin e Ukrainës .
Nga kjo luftë hulumtuesit e tregut lirë kanë çmuar se humbjet në botë, për shkak të çrregullimit të tregut, janë marramendëse dhe arrijnë nivelin e mbi pesë mijë miliarda dollarë. E këtë humbje duartë e punës aktive nuk do të mundën për ta kompenzuar brenda gjashtë deri në dhjetë viteve.

Doktrina diplomatike

Tani për tani nuk ka teori diploamtike që do të gjindën Joe Biden dhe Vladimir Putin ball për ball, për ta pleqëruar çështjën Ukrainë. I pari (Biden) është aq komod në pozicione sa që është duke menduar se teknologjia dhe paratë e zgjedhin problemin. I dyti (Putini) është në luftë totale përbrenda dhe përjashta në stilin omina ommes, me përjashtim të disa oficerëve që i ka afër Kremlinit, dhe ata që janë në vijat e fronit dhe luftojnë me para sespe nuk janë rusë. Pra Putini po tregohet i “kujdesshëm” që mos ta zemroj popullin rus, por luftën po e bënë përmes mercenarëve dhe islamistëve çeqenë etj, që kanë përvojë dhe interes për xhepat e Kremlinit.
Në diploamcinë “ekstarktive”, që e ka në dorë Putini, është një çelës që i hap rrugë për të dalë nga gremina. Fjala është se Rusia mundet për një moment për ta pranuar Republikën e Kosovës. Me këtë potez, fatet e luftës ushtarake nuk do të ndryshohen, por pozitat diplomatike të Rusisë do të forcohen dukshëm. Po edhe Ukraina ka shfaqur sinjale që mund ta pranoj Republikën e Kosovës, për të treguar se është kanë bërë një luftë të drejtë. Të dy shtetet (Ruisa dhe Ukrina) janë të prirura nga ajo që shkruhet, se do ta bëjnë këtë, nëse u ngushtohet harku i komoditetit. Rusia do ta “pranoi Kosovën”, duke mednuar se Donjetsk dhe Donbas duhet të pranohen pastaj si shtete nga Perendimi i “egër”, për faktin se në këto republika popullsia është rusishtfolëse, siç është popullsia puro shqiptare në Kosovë.” Pra me këtë doktrinë nuk është fjala për ankesim, por për çlirim dhe luftë të drejtë, çmohet realiteti në Kremlin.
Ukraina në anën tjetër do ta pranoi Republikën e Kosovës, duke shfaqur prova në Perendim, për të përfituar para dhe teknologji, për faktin se nuk guxon të dorëzohet. Madje në këtë “pazar ultra të mjegullt”, nuk e futë fare Krimenë në ‘pazar”, e që është territor me rëndësi gjeostrategjike në përmasa të gjëra.
Për fund mendoj se doktrina diplomatike kurrë nuk ka qenë më e dobët, pas Luftës së Dytë Botërore, se në këtë rast. Kjo ndodhë për faktin se në Prendim çështja e kapitalizmit liberal ka shkuar bukur largë në të majtë, me filozofinë politike se në çdo vend funksioni po varet nga vota, pra po varet në fuksion: nga poshtë lartë. Pafuqinë e votës është bërë modë se rrallë kush po e pranon “kushtin” për t` u instaluar në pushtet. E çështja e marrjes së pushtetit me ushtria ka mbetë relikt vetëm në vendet e varfëra, por edhe në ato të korruptuara deri në ekstrem

Doktrina politike

Putini ka porbleme të brendëshme me opozitën politike, të cilën e ka mbështet për muri, madje duke e burgosur dhe helmosur për t`i hapur veti kohë dhe hapësirë për pushtet të tipit marionetë, pa kufi , në stlin komunist. Në këtë drejtim ka mundësi që çështja e grusht shtetit të jetë çështje vendimtare në Kremlin për fatin e luftës në përgjithësi. Kjo për faktin se Putini është në luftë të trefisht: brenda fuqisë që e ka; brenda opozitës së palgosur dhe përballë frontit që quhet: Ukrainë dhe Botë e “demokratizuar”. Dhe këtë fakt Putini e din. Por, për ta shporrë nga realiteti Putini si neofashist që është, i ka dy mundësi. E para, është trillimi i një grusht shteti, në mënyrë që duke i larguar ata që janë të luhatshëm, në përkrahjen e tij, merr pozitë komode, madje jo pa i burgosur të gjithë. E dyta, është se disa gjeneralë nuk duan të shkatrrohet shteti me ndonjë luftë me përmasa nukleare. Faktori i dytë për Putinin tani në kushte të një përparimi në front në stlin e “breshkës”, duke e amortizuar palën mbrojtëse, mbetet irelevant.
Në Ukrainë çështja është më e zhveshur politikisht, për faktin se Zelenski momentalisht është drejtuesi i pakontestuar i luftës. Ky njeri brenda një kohë shumë të shkurëtër u bë IKONË e respektuar në tërë botën e civilizuar, e sidomos në qarqet e NATO-s, sidomos në SHBA, Gjermani dhe Angli e Poloni….
Madje për politikanin ukrainas të arratisur në Rusi (Janukoviq) më nuk flet askush, sespe ai është hije e Putinit dhe si i tillë ka filluar të urrehet edhe nga ata që e respektonin, kur ishte në pushtet.
Sa i takon historiaografisë ruse, për këtë luftë, po shkruhet shumë dhe po jipen vlerësime kontradiktore. Madje, më duhet të them se janë shkruar e po shkruhen shumë libra në e për Kosovën, duke bërë krahasime të llojllojshme. Sidomos dallohej dikur, për korrektësi historiani ISKENDEROV. Tash shumica e historianëve eminent rus janë bërë shovinist të markave në stilin e dikurshëm të NKVD-es. Ndoshta këtë e bëjnë për të mbetur gjallë, por gabimet mbesin dhe pafytyrësia është me peshë , më e rëndë se plumbi.
Historianëve rus, jo të gjithëve, më duhet t`ua përkujtoi se Jelcini ishte plotësisht me Millosheviqin-Kasapin e Ballkanit. Madje katër aerpolanë rus ishin të përgatitur, dhe ata kujdestaroin në aeroport, se kur do të merrnin shnejën e gjelbërt për të startuar e për të shkuar në Beograd, duke bartur armatim andej dhe duke larguar kufoma të shqiptarëve, duke i maskuar ato nepër Siberi, me rastin e kthimit. (lexoni librin e botuar të: V. Çernomerdin, Kapitullimi i Millosheviqit. … detalisht). Pra çmimin e çdo “loje dramatike” dihet se e cakton kolektivi, dhe nëse Rusia ka hy në luftën e pakrye më 2022, sikurse Serbia më 1998/99, atëherë konskeuencat janë për agresorin, por edhe për ata që do të “fërkohen nga lufta”. E fërkues ka gjithmonë tepër derisa mos të dihet humbësi. E kur fërkuesit e humbin luftën, rreshtimi provohet, por atëherë është vonë për rirreshtim.

Doktrina rreligjiozo – kulturore

Pozita e religjioneve nuk ka ndryshuar fare që nga origjina. Librat e shenjët kanë mbetë po ata që ishin në fillim. Por, në proces kanë ndryshuar interpretuesit. Bje fjala, kryqëzata      (ishin shumë, e disa u zvilluan përmes fëmijëve!!! 1096-1227), nuk arrijtën për ta çliruar varrin e Isait (Jezusit), edhe me çmime shumë të larta, në njerëz. E kryqëzatat i drejtonte Vatikani katolik. Por, më 1389, Vaselena ortodoske e shpiku se: “fitoi mbi shpatën islame, madje në Fushë Kosovë. Pas dy shekujve serbët, me leje të osmanlinjëve ua mveshën veti se kanë qenë “bajraktar” në atë luftë, dhe si të tillë duhet për t`iu besuar çdo lloj kryqëzate kundër Peradorisë Osmane. E nëse shikohen më thellë kundërthënjet në mes Vatikanit dhe Konstandinopojës, rrezulton se më shumë ka pasë hasmëri në mes këtyre dy qendrave politike dhe rreligjioze, se sa këto të dyja së bashku, karshi islamit religjioz dhe politik.
Në rrethanat që janë krijuar rreth luftës në Ukrainë, në mes Ukrainës dhe Rusisë, lufta nuk është religjioze, por në opsesionin psikologjik është e tillë. Madje nga aspekti gjeostrategjik i konfliktit të kulturave (Fukujama), lufta del se është pjesërisht rreligjioze, për faktin se Ukrainasit janë UNIJAT, pra nuk janë katolik, nuk janë as ortodoks. Lidhur me këtë, kjo luftë ka ngjallë dallime të mëdha edhe në Vatikan. Bije fjala tjetër qëndrim ka NATO ndaj kësaj lufte, e tjetër qënrim ka Vatikani. Edhe më qartë. Lufta në Ukrainë rezulton se do të zgjas shumë më tepër, se sa që e kanë projektuar planifikuesit e saj, kudo qofshin. Edhe më konkret, lufta ka marrë edhe dimenzione religjioze me implikimin e gjeneralit Kadirov (Qeqenë), që është rreshtuar në anën e Putinit. Madje tërë Evropa votoj për kulturën Ukraianse (për këngën e saj në Evrovizion) e ai qëndrim në Kremlin, e sidomos në qendrën e Vaselenës është pritë me një trishtim të paparë, sa që këmbanat në Atos, kanë rrahë (ato ruse), kur është dëgjuar se anija “Moska” u fundos, dhe kur u përhap lajmi se Ukraina e zuri vendin e parë në Eurovizion.
Të dy taborret po përhapin lajme se “do të fitojmë”. Madje Turqia, si gjithëherë me “egërsinë e saj” u lajmërua se me rastin e votimit për Finlandën dhe Suedinë që të antarësohen në NATO, do të votojë KUNDËR. Kjo e implikon çështjen Kurde në proces dhe mendoj se Erdogan do të ishte më mirë të heshtë se sa që paralajmëroi VETO.
Edhe Franca paralajmëroi se do të votoi kundër hyrjës së Republikës Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse bënë VETO kundër Kosovës, le të dihet se Franca ia bënë argatin Putinit, sepse parulla: “Vjen Kosova dhe shkon Ruisa”, nuk është shenjë e mirë për Bashkimin Evropian. Do të ishte më mirë sikur të ishin të dyja në atë Këshill.
SHEKSPIRI më duket se në shkallë gjeniale e ka thënë një fjali: “Nëse jeta është një teatër, atëherë zgjidhe rolin që më së miri të pëlqen”! E po nëse rregjisori ta cakton rolin që nuk të përlqen, atëherë mos merr pjesë në teatër fare, natyrisht nëse është e mundur. E lufta në Ukrainë gjatë qershorit pritet të ridimenzionohet, natyrisht duke ndryshuar shumë role që i mban tani Rusia jo në vijat e frontit por në rrafshin diplomatik, sepse Putini patjetër duhet të ndryshoj rrënjësisht në pozitën e Sergej Lavrovit si kryediplomat i Federatës Ruse, shumë prepotent dhe dezinformues!

Prishtinë, më 16 maj 2022

Ambasadori i Turqisë e quan Norvegjinë një strehë të sigurt për terroristët

0

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka krijuar huti në NATO. Foto: Burhan Ozbilici / AP / NTB

Turqia ka ngulur këmbët e pasme kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Norvegjia nuk është më e mirë se të tjerat në rajonin nordik, thotë ambasadori i Turqisë në Oslo.

NTB

– Është fakt që në Suedi, Finlandë dhe Norvegji PKK-ja ka gjetur një strehë të sigurt. Këtu ata mund të veprojnë, të bëjnë para dhe të abuzojnë me lirinë e shprehjes – sikur të ishte një organizatë interesi, thotë ambasadori Fazh Corman për VG.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se nuk do të mbështesë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Kjo sepse, sipas Erdogan, vendet janë një port i lirë për organizatat terroriste kurde si PKK.

BE dhe SHBA janë ndër vendet që, si Turqia, e kanë kategorizuar PKK-në si grup terrorist. Ambasadori Corman thotë se vendi është kritik ndaj faktit që Norvegjia nuk ka bërë të njëjtën gjë. Por që kur Norvegjia bashkëthemeloi NATO-n tre vjet përpara se Turqia të bëhej anëtare, ata nuk patën mundësinë të protestonin në mënyrë të ngjashme kundër anëtarësimit të Norvegjisë në NATO, thotë ai.

– Norvegjia ka të njëjtin qëndrim ndaj organizatave terroriste, por Suedia ka qenë më e hapur dhe ka mbështetur PKK-në, pretendon Cormann.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde ka thënë se është një keqkuptim që Suedia nuk e konsideron PKK-në një grup terrorist. Vendi është anëtar i BE-së, gjë që po e bën këtë.

Aftenposten

Sllovenët me traditë në bletërritje

0
Nga: Arif Ejupi

 

Bletaria në Slloveni ka një histori të gjatë dhe mjaft interesante. Ç’është e vërteta sllovenët njihen si mjeshtër për rritjen e bletëve, që nga shekulli i-VIII-i erës sonë.

Këtë e dëshmon edhe viti 1768, kur Maria Tereza perandoreshë e Hasburgëve, pati angazhuar në shkollën e sapoformuar të bletarisë në Vjenë të Austrisë shkencëtarin slloven në artin e bletarisë z. Anton Jansha.

Sllovenët si specialistë të bletarisë deri në shekullin e-XIX-kosheret i bënin në trungje pemësh që ishin bosh nga brenda.

Në disa zona të Sllovenisë këto koshere njiheshin si korita ose lugje. Me kalimin e kohës pikërisht me shpikjen e sharrës, lugjet e vjetra prej drurit nisen të zëvendësohen me kosheret e bëra me dërrasa.

Nevoja e madhe për mjaltë dhe dyllë blete ia shtoi kaq shumë vlerën ekonomike bletarisë në Slloveni saqë qeveritarët e këtij vendi ua dhanë të drejtën për bletërritje vetëm njerëzve të specializuar.

Gjithashtu në bujqësinë sllovene nisi dhe mbjellja e drithërave ku u përfshi dhe kultivimi i grurit të zi apo hikrrës.

Ky burim i ri ushqimi për bletët bëri që prodhimi i mjaltit në Slloveninë Perëndimore të dyfishohet.

Vetëm,Landi i Salzburgut të Austrisë importonte nga Karniola (Kranj i sotëm) mijëra kuintalë mjaltë.

Biologu i njohur slloven Janez Gregori,nga shumëllojshmëria e bletëve në Slloveni veçon atë karniola.

Ai karniolën e përshkruan si të veçantë dhe karakteristike nga llojet tjera të bletëve.

Më pas Gregori shpjegon se kjo bletë mjaltëse ka marrë emrin nga regjioni i Karniolës së dikurshme aty ku sot shtrihet Sllovenia Perëndimore.

Sot, falë popullaritetit që gëzojnë te bletërritësit bletët karniola kanë bërë bujë dhe janë zgjeruar në tërë botën.

Ky tip bletësh përveçse prodhon me shumicë mjaltë të cilësisë së lartë është rezistent dhe ndaj sëmundjeve dhe të ftohtit.

Përdallim nga llojet tjera bletët karniola janë të qeta dhe nuk pickojnë. Megjithëse kanë veti për të lëvizur në grupe të mëdha kjo një karakteristikë që mund të vështirësojë bletarinë e organizuar.

Mirëpo, është arritur që kjo anë të zbutet nëpërmjet shumëfishimit përzgjedhës. Bletët karniola janë përgjithësisht më produktive se bletët tjera.

Ato largohen nga kosherja më herët se llojet tjera, kështu që edhe sjellin në zgjua më shumë nektarmbajtës.

Nga fundi i shekullit të-XIX-dhe fillimi i qindvjeçarit të njëzet studiuesit e bletëve kuptuan se bletët karniola u përshtaten nevojave të bletërritësve në ‎shumë vende.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe bleta karniola filloi të shpërndahej përreth botës. Kosherja tradicionale e ndërtuar me dërrasa mori emrin krajnçin ose kosherja e Karniolës.

Pjesa e jashtme e saj kishte një pamje të veçantë sepse pikturohej me bojëra vaji sidomos në pjesën ballore.

Ekspertet thonë: se vizatimet shumëngjyrëshe në faqet ballore të koshereve ishin të domosdoshme dhe secili pikturim dallonte nga njeri-tjetri në mënyrë që bletët të ktheheshin më lehtë në kosheret e tyre.

Prandaj, ky pikturim nuk ishte i rastësishëm e as pjesë dekorimi. Meqë, kosheret ishin në të njëjtin vend, një bletë mund të bënte gabim fatal që të hynte në një koshere të huaj dhe të vritej si armik i padëshiruar.

Pra pikturimi bëhej për qëllime praktike. Shteti slloven sot ka më tepër se shtatëmijë bletërritës që përkujdesën për më shumë se 160mijë koshere bletësh.

Në qytetin e Radivojlices ekziston një muze i veçantë i bletarisë i cili i përkushtohet historisë së bletarisë në Slloveni.

Në këtë muze ndonëse janë ruajtur mbi tremijë koshere të tilla,këto janë vetëm një pjese e vogël që u ndërtuan dhe u zbukuruan ndër vite.

Sllovenët identifikohen dhe ndiejnë se ngjajnë me bletën, sepse edhe ata njihen si popull shumë punëtor.

Ata e mbajnë bletën si simbol të nikoqirllëkut, prandaj në Slloveni ka një thënie: ”Vrojtojeni punën e palodhur të bletëve dhe kopjoni ato“!

Shijimi i filmave të Halil Budakovës, e bëri të pashijueshëm Bekim Fehmiun për publikun kosovar!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
“Ai ishte më i madhi ndër ne edhe pse nuk tregoi gjithçka që mundi, tha në një rast për Bekimin e famshëm dhe të papërsëritshëm, ndoshta aktori më i mirë i filmit jugosllav pas tij, Rade Šerbedžija”.
Koment :
Të paktë janë njerëzit si Bekimi që kanë jetuar për rolet e tyre, dhe për fëmijët e tyre.
Nuk ka datë apo ngjarje të rëndësishme nga jeta e fëmijëve të tij, si dhe tekst të veçantë me vlerë të pamatshme artistike nga ndonjë skenaristi i njohur, që nuk e mbante mend i madhi Bekim.
Lehtësia dhe eleganca me të cilën ai lëvizte nëpër skenë, pamja karakteristike e fytyrës së tij si ajo e perëndive mitologjike greke, ngjyra e veçantë e zërit të tij, si dhe theksi i pakrahasueshëm gjatë shqiptimit dhe intonimit të fjalive në skenë, i dhanë secilit rol të tij dorëshkrim autentik të pakopjueshëm.
Guximi i tij për të treguar kudo publikisht, që është krenar me origjinën, popullin dhe atdheun e tij, aftësia e tij për të krijuar lidhje më të sinqerta të mundura shpirtërore me të gjitha vlerat dhe arritjet e qytetërimit, pa mohuar asnjë herë dashurinë e tij të sinqertë për prindërit, vëllezërit, motrat, popullin dhe atdheun e tij, si dhe qëndrimi i tij burrëror përpara çdo përpjekjeje të armiqve të kombit të tij për t’ia shkelur atij dinjitetin personal dhe kombëtar, e bëjnë Bekim Fehmiun njeriun më të veçantë dhe aktorin më të madh që kemi pasur ndonjëherë.
Mospajtimi i tij me padrejtësitë dhe terrorin e regjimit të Millosheviqit ndaj bashkombasve të tij, e shtyri atë të revokonte për të gjitha kohërat të drejtën e tij për të ndjekur profesionin e aktorit në skenën e filmit dhe dramës jugosllave.
Ose, më saktë, e shtyri atë t’ia ndalojë vetes të përdorë fjalë dhe fjali artistike, që janë armët më të fuqishme të një aktori në një skenë drame ose filmi.
Mjerisht as heshtja më dinjitoze, fisnike, patriotike dhe humane në historinë e njerëzimit, me të cilën ky aktor i famshëm e ndëshkoi veten, në tentimin e tij për t’i zvogëluar vuajtjet e bashkombasve të tij, nuk i mjaftoi kombit të tij që ta respektoi dhe pranoi atë si të vetin.
E madje as kur ia la amanet gruas së tij, që pluhuri i trupit dhe kockave të tij të hidhej në Lumbardhin e Prizrenit të tjj të shtrenjtë.
Me sa duket populli i tij, i cili vuan historikisht nga keqkuptimi dhe keqinterpretim i patriotizmit të vërtetë, nuk e ka kuptuar kurrë siç duhet trashëgiminë, vlerën, mesazhin dhe madhështinë e tij të vërtetë.
Ndaj e reduktoi vlerën e tij në dashurinë e tij të vërtetë për gruan e tij joshqiptare, ndonëse ai e takoi dhe njohu atë gjatë ditëve të studimit në Beograd, kur rrethohej vetëm nga gra të bukura serbe, kroate, boshnjake dhe hungareze, sepse gratë shqiptare asokohe nuk guxonin ta kalonin as pragun e shtëpisë, e lëre më të ecnin lirshëm rrugëve të fshatrave dhe qyteteve pa lejen e prindërve të tyre të prapambetur, që u bënë peng të trashëgimisë së prapambetur fetare dhe kulturore turko-arabe, nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane.
Situata bëhej edhe më e sikletshme nga fakti se bashkëkombësit e Bekimit nuk arritën kurrë t’i heqnin qafe paragjykimet për martesën e tij me një serbe, pavarësisht faktit se ajo u përpoq vazhdimisht t’u dëshmonte atyre se ndante me të shoqin të gjitha vuajtjet nëpër të cilat kalonte ai, për shkak të situatës së mjerë të popullit të tij në Kosovë, të cilën ajo po ashtu e pasqyroi pafundësisht në mediat serbe.
Paradoksi bëhej edhe më hipokrit dhe i padurueshëm nga fakti se shqiptarët nga Kosova njëzet vjet rresht u pajtuan që me votat e tyre t’ua keqdrejtonin partitë dhe shtetin përfituesit e luftës, grabitësit e pronave publike dhe aseteve shtetërore, uzurpatorët e institucioneve më të rëndësishme të shtetit dhe tregtarët e paskrupullt me territorin e shtetit.
Çuditërisht ata asnjë herë nuk u pajtuan me dashurinë e sinqertë të Bekim Fehmiut ndaj gruas së tij serbe dhe fëmijëve të tij .
Dhe akoma më hipokrit është arsyetimi i tyre se Bekimi nuk është aktor shqiptar, sepse nuk ka luajtur në asnjë film në gjuhën shqipe.
Si duket ata nuk e kuptuan kurrë, se nuk kishin skenaristë dhe regjisorë që mund të përmbushnin kriteret profesionale të Bekimit për rolet dinjitoze, edhe pse shumë dyshoj se këto janë arsyetime të rreme të kolegëve e tij të kompleksuar shqiptarë nga Kosova, të cilët nuk guxuan kurrë të shfaqeshin në të njëjtin film me të, nga frika se mund të dukeshin të shëmtuar pranë tij, si retë e zeza pranë diellit.
Por mua nuk më intereson fare se çfarë mendojnë ata, e as çfarë mendoni ju lexues të dashur për Bekimin e Madh.
Për mua ai është jo vetëm aktori më i madh shqiptar, por edhe aktori më i madh europianolindor i të gjitha kohërave.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe një nga njerëzit më të mëdhenj dhe patriotët më të vërtetë shqiptarë të të gjitha kohërave.

Vdes Dalip Greca, ikona e Diellit, Vatrës e medias shqiptare në Amerikë, “Vatra” mesazh ngushëllimi

0

Federata Vatra ka shprehur me një mesazh ngushëllimet për humbjen e një prej ikonave të saj dhe gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI

E nderuar familja Greca
I shtrenjtë dhe i paharruar miku ynë i përjetësisë Dalip
Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi.
Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në Neë York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë.
Ikja e befasishme na ka shkatërruar të gjithëve në shpirt. Ky largim i shpejtë dhe i padrejtë na ka vrarë fort e mërzitur pafundësisht.
Një largim fizik që lë pas shumë trishtim, keqardhje e dhimbje të thellë te familja, miqtë e bashkëpunëtorët.
Ne do ta kujtojmë e respektojmë përjetë kontributin tënd të shquar, dedikimin dhe përkushtimin në punët që bëje, korrektësinë e detyrave, besnikërinë e premtimeve e miqësive, përkushtimin e devotshmërinë ndaj komunitetit, miqve, medias dhe kombit shqiptar.
Ikja e Dalip Grecës largon brenda nesh një copë të rëndësishme jete të kthyer në përkujtim të përjetshëm.
Sot, të gjithë kemi humbur shumë. Miqtë një mik special, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm në kauzat ku Dalip Greca bëhej pjesë. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të ndjera, më të sinqerta e më të dhimbshme familjes Greca për humbjen e pakthyeshme të mikut tonë Dalip.
Lutjet dhe përshpirtjet tona si vatranë e komunitet janë më të afërta e më të ndjera se kurrë pranë familjes Greca, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire, humbje e zie.

Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.
Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar.
I pikëlluar thellë
Pranë familjes e miqve, me nderime të veçanta
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
Shënim: Në gazetën Dielli, në vazhdim do të jepen detaje rreth organizimit të ceremonisë së lamtumirës dhe nderimeve.

Dalip Ndreca

Kush ishte Dalip Greca
Dalip Rexhep Greca u lind në Lushnje me 10 tetor 1950. Mësimet bazë i bëri në vendlindje, ndërsa shkollën e Mesme e përfundoi Qershor 1969 në Gjimnazin” Abas Shehu” Tepelenë.
Studioi për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër 1969-1971, të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. 1971-1974 kreu shërbimin ushtarak të detyruar në Marinë.

Në vitin e fundit të shërbimit nisi me korrespondencë studimet në Universitetin e Tiranës për Letërsi, të cilat i përfundoi me rezultate shumë të mira në maj 1976. Punoi në arsim deri në vitin gusht 1983, kohë kur filloi punën se redaktor për Kulturën dhe Sportin në Gazetën lokale “Shkëndija”. E humbi këtë vend pune për shkak të përkrahjes së proceseve demokratike në dhjetor 1990.

Mbeti dy muaj pa punë derisa opozita i ofroi detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit të Lushnjës. E dorëzoi detyrën për shkak të vendosjes së kandidaturës për kandidat për deputet në krah të opozitës në vendlindjen e tij në zgjedhjet e para Pluraliste të 31 Marsit 1991.Ai kandidoi për opozitën edhe në vitet 1992, 1996, 1997.

Në Prill 1992 u emërua Inspektor i Letërsisë në Drejtorinë Arsimore të Rrethit Lushnje, ndërkohë që drejtonte dhe botonte gazetën lokale të përjavshme “Ora e Fjalës”, gazetë që lindi gjatë Lëvizjes Demokratike (Shtator 1991) dhe vijoi ta drejtojë deri në Gusht 1996, kohë kur u emërua Kryeredaktor i gazetës së përditshme “Republika”.
Më 20 korrik 1999 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi detyrën e redaktorit-përgjegjës për seksionin shqip të gazetës shqiptaro-Amerikane ILLYRIA, paralelisht nisi dhe përfundoi studimet 2-vjeçare në Institut Tecnnology of Business në Neë York. Për 10 vite ai ishte një ndër gazetarët që hulumtoi, intervistoi, investigoi personalitete dhe njerëz të thjeshtë të komunitetit dhe fitoi respektin e shqiptarëve të Amerikës. Ai arriti të intervistojë shumë nga figurat e diasporës nacionaliste, të cilët e patën lënë Shqipërinë në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në gusht të vitit 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetës Dielli, e cila nuk botohej prej më shumë se 2 vite e gjysmë. Ai e ringjalli gazetën më të vjetër të botës shqiptare dhe për 12 vite e ka kthyer atë në lavdinë e dikurshme të themeluesve. “Dielli” nën drejtimin e Dalip Grecës ka pësuar ndryshime thelbësore. Dielli për 12 vite që e drejton gazetari Greca botohet në print çdo muaj, madje nuk u ndal publikimi as në kohën e Pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Gazetari Dalip Greca prej 2 dekadash ka dhënë kontribut edhe në median televizive. Ai ishte gazetar i jashtëm për Televizionin Kultura Shqiptare në Neë York (Albanian Culture TV), ndërkohë që vazhdoi të bashkëpunonte me median në Tiranë dhe Prishtinë. Greca ishte një ndër kontributorët e spikatur në ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare në SHBA; pjesë e pandarë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, anëtar i kryesisë dhe Këshillit, organizator dhe drejtues i shumë veprimtarive të Federatës si: Si përvjetorët e Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, 100-Vjetorit të Vatrës, 110-Vjetorit të Gazetës DIELLI, Vitit të FAIK KONICËS, Simpoziumin për Arshi Pipën, Mit’hat Frashërin, Revoltën e Spaçit, bashkorganizator dhe drejtues i konferencës “Demokracia nuk pret”, dhe tash pjesë e projektit-Historia e Vatrës sipas arkivave… etj etj…