Kreu Blog Faqe 1394

Kush ishte Xhafer Deva ?

0

Nga: Gani Perolli  

Më 9 Shkurt 2022

Artikulli i Profesor Buxhovit për Xhafer Devën këtë javë nuk tingëllonte si duhej. Shumë informata ishin të pa vërtetuara dhe të mjegullta. Mendoj që për të shkruar biografinë e një personaliteti duhet të kesh njërën nga këto dy gjëra, ose ta keshë njohur mire personalitetin në fjalë, ose të kesh gjurmuar mirë historinë e tij. Përafërsisht të dyja sipas mundësisë. Nëse të mungojnë këto të dy gjëra, atëherë është më mirë që këtë punë të ua lësh të tjerëve të cilët i kanë këto informata.

Për Xhafer Devën, si për shumë personalitete tjera, janë krijuar dy biografi të kundërta me njëra tjetrën. Njëra biografi është strukturuar nga admiruesit e tij. Tjetra e strukturuar nga kundërshtarët e tij. Të dyja këto janë të pasakta, pa vërtyetësi, dhe nuk përfaqësojnë historinë e vërtetë të Xhafer Devës. Deva nuk ka qenë asnjëri nga këta persona. Lypset të shkruhet një biografi objektive nga një historian kompetent.

Përveç këtyre, fatkeqësisht, është krijuar një mentalitet i çoroditur ku vetëm ata që bashkëpunuan me pushtuesit gjatë Luftës II Botërore po quhen patriot. Ky është një mentalitet i gabuar dhe i papranueshëm nga gjithë bota. Që të dy anët e biografisë së Xhafer Devës janë të fryra si edhe të fabrikuara me qëllime të caktuara. Asnjëra palë nuk ja ka arritur qëllimeve të tyre. Dashamirët e tij në vend që me e ngritur figurën e tij, e kanë përulur atë duke falsifikuar biografinë. Kurse komunistët e Shqipërisë, Kosovës, dhe Jugosllavisë duke e fyer e kritikuar aq tepër në fakt ja kanë ngritur zanin, duke e bërë atë më të madh se do të ishte përndryshe. Ku kanë fytyrë sllavo-komunistët me e kritikuar Xhafer Devën ose kushdo tjetër për krime, kur ata janë vet kriminelët më të mëdhenjtë që njofti Bota. Gjithë ato që gjoja shkroi Enver Hoxha në kujtimet e tij as dhjetë përqind nuk janë të vërteta.

Lidhjet e Xhafer Devës më qeverinë amerikane dhe zyrat CIA, FBI, etj. janë të gjitha hamendje. Në Amerikë Deva me gruan e tij, dy nga tre fëmijët e tij, Prof. Gaqo Goga, Prof. Miftar Spahija, Prof. Ramazan Qosja me familje, profesor Mark Shala nga trojet shqiptare të Maqedonisë, dhe familja e jonë kemi përfituar nga një ligj i veçantë që Presidenti D. D. Eisenhower pat firmosur në atë kohë për emigrantët nga Evropa Lindore. Kurrkush tjetër nuk ka ndikuar në këtë çështje.

Nga aeroporti i Romes kemi shkuar në Islandë, nga Islanda në Kanada, e prej Kanadasë në Nju Jork. Prej aeroportit të Nju Jorkut familja e ime dhe ajo e Devës kemi udhëtuar për në qytetin Boston, veças. Të gjithë nga ky grup kemi patur “Kartën e Gjelbërt” që të jep statusin e banorit të përhershëm dhe i ke të gjitha të drejtat përveç votimit. Kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë. Shtetësia është një gjë krejt tjetër, për të cilën duhej të pritesh 5 vjet, dhe atëherë mund të aplikoje për të në gjygj, jo në qeveri. Ka plot njerëz që nuk e kanë marrë shtetësinë duke menduar që kjo atyre u hiqte shtetësinë Shqiptare. Komentet që po behën, si p. sh. “Mbasi Amerika e ka pranuar Xhafer Devën” etj. janë krejt pa lidhje.

Në Boston të nesërmen unë dhe Deva (jo së bashku) jemi paraqitur në zyrën e një managjeri të Hotelit Statler, që atëherë ishte hoteli më i njohur në atë qytet. Aty jemi takuar me Vasil Carollin, një shqiptaro-amerikan i lindur në SHBA. Ky ishte veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe kishte qenë në shtabin e Presidentit amerikan F. D. Roosevelt gjatë luftës. Ky kishte zënë kos për Presidentin F. D. Roosevelt, gjë që ai e pëlqente shumë. Askush tjetër nuk ka pasur dorë në punësimin tonë. As qeveria, as agjensitë informative, as shoqatat shqiptare në Boston. Ato dy shoqata që mezi merrnin frymë në Boston kishin humbur krejt besueshmërinë e tyre edhe në qarqet qeveritare të SHBA edhe tek ish anëtarët e tyre duke vepruar si vegla qorre të qeverisë komuniste të Shqipërisë. Këtë gjë e shpjegon edhe Kosta Çekrezi në librin e tij. Ata na quajshin neve tradhtar.

Gjate fundjavës, Deva shpesh na bënte vizitë. Me kujtohet që çdo herë që nana ia jepte kafen Devës, ai nuk e pranonte duke thënë: Jepua grave, sepse ne e humbëm luftën. Deva në Statler gatuante me plis të bardh. Kur njëherë i tregova Ibrahim Farkës nga Tirana për këtë, ai me tha: pse nuk ia more një fotografi që ta kemi. Ibrahimi ishte nënkryetar i Lidhjes Katundare, të kryesuar nga Said Kryeziu.

Deva nuk ka pasur pretendime, as hamendje. Ai e kishte kuptuar situatën e tij dhe se koha e tij kishte kaluar. Për të kuptuar këtë më thellë lypsët të njohish marrëveshjen e tij me Said Kryeziun fill pas formimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Devën e kam njohur edhe më mire në Nju Jork kur ai banoi në apartamentin e Destan Berishës për afër një vit, në Allen Street, Downtown, Nju Jork. Aty ishte qendra e të ikurve politik të pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim, Deva nuk është kandidat i pëlqyeshëm për këtë projekt debatesh. Nuk fitohet gjë dhe humbet respekti nga të tjerët. Si fashizmi, nazizmi edhe komunizmi janë të pabesueshëm dhe jo të pranuar në botën e qytetëruar.

Goditjet kundër Gjuhës shqipe të standartizuar- janë goditje kundër identitetit kombëtar

2

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Problemet e gjuhës shqip dhe e të folurit në gjuhën shqipe ishin dhe janë probleme që janë zgjidhur kryesisht në shek e xx, sepse në kohën e Perandorisë Osmane gjuha shqipe u ndalua  shkruhej gjatë shek XIX duke i dhënë përparësi gjuhës greke dhe osmanishte në shkollat ku përfshihej popullata shqiptare e katër sanxhaqeve.

Lufta për një gjuhë shqipe të njëjtë apo të standartizuar ishte dhe mbetej objektivi kryesor i intelektualëve shqiptarë sepse ata e kuptonin se një komb duhet të ketë një gjuhë të shkruar dhe jo shumë radikale të saj.

Kështu vetë Sami Frashëri ka thënë:“Një komb që nuk ka gjuhën e vet, ai nuk është komb”.

Është e njohur dhe  thënia e Sapirit se “Gjuhë ideale është ajo që me më pak mjete arrin rezultatet më të mira”.

Pak Histori.

Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

Një hap tjetër për njehsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri Komisioni Letrar Shqip, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar nën pushtim-administrimin austro-hungarez, për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi të adaptojë idiomën gego-jugore të Elbasanit, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.

Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës më 1920 dhe vijuan te zbatoheshin duke fituar terren në zyrat e shtetit dhe në shkolla (sidomos shkollat fillore – Xhuvani për një kohë të gjatë ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit) deri në Luftën e Dytë Botërore (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Gjuha_shqipe).

Gjuha standarde shqipe u krijua mbi gjuhën e Naimit, Çajupit, Konicës, Nolit, Kutelit, Poradecit, Xoxës, Shuteriqit, Kokonës, Bulkës, Andrea Varfit, e shumë të tjerëve, por brenda saj janë përfshirë elemente të shumta të dialektit gegë: pasuri leksikore e frazeologjike, pasuri dhe larmi ndër­timesh sintaksore, elemente morfologjike dhe gjedhe fjalë­formuese. Këtë e dëshmojnë mirë Fjalorët e gjuhës së sotme shqipe. Dhe kjo përfshirje nga dialekti nuk e ka kufizuar aspak standardin. Hyrja e elementeve gjuhësore, e pasurisë leksikore, frazeologjike, sintaksore, më në fund edhe mor­fologjike nga të folmet dialektore në gjuhën standarde do të vazhdojë edhe më tej sepse ajo është e hapur ndaj prurjeve nga burimet e saj dhe e gatshme për risimtari të brendshme dhe të jashtme (http://ëëë.gazetadita.al/gjuha-standarde-shqipe-dialektet-dhe-letersia/).

Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës  shqipe i mbajtur nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë kishte  si Objektiv kryesor përcaktimen e parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar kombëtare. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.

Aty ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia.  U paraqitën tre Rezoluta. Pika I e Rezolutës: Rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më gjerë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe.

Pika II e Rezolutës: Në hartimin përfundimtar të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” të kihen parasysh disa  kërkesa të Kongresit,

Pika III e Rezolutës: Kongresi i bën thirrje gjithë popullit shqiptar që ta përdorë gjuhën letrare të njësuar si një mjet të fuqishëm të përparimit shoqëror dhe ta shohë kujdesin për zhvillimin e lulëzimin e saj te pandalshëm si detyrë të vazhdueshme.

Kongresi shprehu kërkesën që: Duke u mbështetur në parimet e përgjithshme dhe në zgjidhjet kryesore të Projektit të vitit 1967, brenda vitit 1973 të hartohen përfundimisht “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”;

Në bazë të “Rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe” brenda vitit 1974 të hartohet “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”; Për të kodifikuar plotësisht normat e gjuhës letrare të folur e të shkruar, brenda vitit 1975 të hartohen “Rregullat e drejtshqiptimit” dhe “Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe”.

Sidoqoftë, para Kongresit të Drjtshkrimit shqip të 1972 u konfirmuan disa marëveshjë dhe mirëkuptime  të viteve të kaluara si më poshtë: Më 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës letrare dhe për drejtshkrimn e saj bëheshin edhe në Kosovë.

Më 1968 një konferencë studiuesish kosovarë, të mbledhur në Prishtinë, vendosën të të përqafonin gjuhën zyrtare shqipe. Këtë kosovarët e bënë për të theksuar kombësinë e tyre shqiptare në formë proteste kundër refuzimit të Federatës Jugosllave për t’i dhënë Kosovës statusin e Republikës[36]. Ky vendim politik i marrë në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, i Morfologjia” (1995), “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II Sintaksa” (1997) (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Gjuha_shqipe).

Cfarë ndodhi pas ndryshimit të sistemit komunist në Sistemin e Demokracisë Perëndimore në Shqipëri?

Më shumë si reflektim i luftës kundër komunizmit, doli edhe idea se Kongresi i 1972 meqënëse u realizua nën drejtimin e Akademisë së Shkencave e Kohës së Diktaturësm, ashtu si u shkaktërruan të gjitha vlerat e ndërtuara në diktaturë edhe kjo duhet shkatërruar. Kjo nuk duhet të jetë e vërtetë, sepse prania e 87 studjuesve, profesorëve, doktorëve, mëuesve nga të gjitha trevat shqiptarenë 1972, tregoi se nuk pati asnjë ndikim diktatura, dhe se ky Kongres ishte Kongres Profesional dhe nacional i cili zgjidhi një nga Problemet më të rëndësishme që ndikonte thelbësisht në identitetin tonë si shqiptarë dhe si Komb shqiptar.

Argumentat e kundërshtuesve të gjuhës standarte shqipe ishin;

-Përse nuk u vendos gegërishtja si gjuhë standarte,

-Përse u vendos toskërishtja si gjuhë standarte,

-Përse të mos ketë një gjuhë `kosovare` meqënëse ka një komb Kosovar.

Në këto kundërshti, krahasmllefeit antikomunist nuk mund të  mos vihet re se sulmet kundër gjuhës së standartizuar shqip, ka shumë mundësi të jenë bërë nga lobe të caktuara anti-shqiptare ndër fqinjët,  të cilët kërkojnë një komb të përçarë dhe të dobët shqiptar të ndarë në po aq pjesë me po aq gjuhë sa janë të ndarë edhe sot e kësaj ditë me qëllim që ti mbajjnë në hyqëm. Ky mbetet qëllimi: për të shkaktërruar edhe këtë ikonë të identitetit Kombëtar shqiptar: gjuhën e standartizuar shqip.

Gjuha shqipe e Standartizuar sot, po e vuan goditjen nga perpjekjet e disa individëve (që mund të përfaqsojnë dhe grupe), që duan të shkatërrojnë atë qe eshte arritur në Kongresin e gjuhes shqipe ( drejtshkrimit te gjuhes shqipe) ne 1972 ku morën pjese 87 profesore e studiues te te gjitha trevave shqiptare , me pretekstin se e beri diktatura……

Kush jane këta ndividë?

Duke  filluar me Arshi Pipen, Bruno Shllaknu e deri me Gjekmarkajn (si `katolike`) dhe me Nexhmedin Spahiun e bashkëpunues të tij kosovarë që kerkojnë komb kosovar e gjuhë kosovarce. Një shëmbull:“Personalitete të kulturës dhe shkencës shqiptare si prof. Arshi Pipa etj, mbas kapitullimit të diktaturës komuniste erdhën më 1992 – 1993 prej emigracionit dhe u shprehen për braktisjen e gjuhës letrare shqipe, gjuhës standard të përbashkët të krijuar mbi bazën e toskërishtes, si një krijesë me dhunë e kohës së diktaturës. Ata kërkuan krijimin e një gjuhe të re letrare me bazë gegërishten, meqenëse dialektet gegë i flet shumica e popullit shqiptar, etj ( sipas tyre).” (https://gazetadielli.com/arshi-pipa-per-standarditetin-e-gjuhes-shqipe/)

Përse këta duan të shkaterrojne Shqipen standarte, por duan ta copezojne, kur thuhet qarte se shqipja standarte …mund te permiresohet nga dialektet?

Mendoj se përpjekjet e tyre nuk do të kenë sukses pavarësisht se disa nga këta individë përpiqen  të argumentojnë se në kongresin e atëhershëm u hoq paskajorja, dhe se ka probleme me gërmën `ë`, etj. Dihet që ka probleme që mund të zgjidhen fare lehtë, sepse gjuha e standartizuar mund të pasurohet lehtësisht nga dy dialektet kryesore, por e rëndësishme është që gjuha e standartizuar të jetojë dhe të përhapet në të gjitha trevat shqiptare sepse është e vetmja mundësi që të identifikohemi si komb shqiptarë. Dihet se standartizimi i gjuhës shqipe ka marrë si shëmbull gjuhën italiane standarte e cila ka mbi 100 dialekte, apo gjuhën gjermane që ka deri në 100 dialekte, apo fundja dhe kinezçen e cila ka gjuhë standarte gjuhën mandarinë, midis mijra dialekteve. Shpresojmë që Akademia e Shkencave shqiptare dhe e Kosovës të përkrahë fuqimisht gjuhën e standartizuar shqip dhe të mos bjerë pre e individëve mllefaxhinj, që kërkojnë të lënë `nam` si të ditur, apo dhe `të blerë` nga të huajt për të dëmtuar shqipen standarte.

priftipirro2017@gmail.com

Pykat serbe me pushkë të Xhafer Devës

2

Ragip Shala

Kohëve të fundit e tër propaganda serbe : diplomacia , mjetët e komunikimit masivë ,
Institutet shkencore etj , janë mobilizua ta gozhdojnë Republikën e Kosovës pos
,, krimëve ‘’ ndaj serbëve edhe për ,,antisemitizëm ‘’ . Kësaj radhe propaganda serbe
trumpeton për ,, krimet ‘’e Xhafer Devës ndaj serbëve dhe hebrenjëve gjatë LDB në
Kosovë . Beogradi me këtë propagandë mjeshtërisht në njërën anë gozhdon Kosovën , në
anën tjetër , në arenën ndërkombëtare , sidomos në Izrael dhe komuniteti hebre në
SHBA , ka arritë t’i ,, zgidhë duart ‘’ e Serbisë për ofensivë diplomatike kundër
Kosovës . ,, Vrasja ‘’ e serbëve nga pushka e Xhafer Devës ka egzalltua ,, djathëtistët ‘’ e
Kosovës për ,, patriotizmin ‘’ e Xhafer Devës , pavarësisht mercenarizmit kuisling të tijë .
Egzaltizmi i ,, djathtistëve ‘’ kosovarë ka kulmuar me projektin për meremetimin e shtëpisë
së Xhafer Devës në Mitrovicë , madje u propozuan edhe mjete finansiare nga institucionët
qeveritare të Kosovës ?! Meremetimi i shtëpisë , propagandës serbe i sherbeu si ,, qershi
mbi tortë ‘’ për ,, antisemetizmin ‘’ dhe ,, krimet ‘’ ndaj serbëve gjatë LDB në Kosovë .
Pushka e Xhafer Devës , vërtet ishte vrasëse , por nuk ka vrar as serb as hebrenjë , por
ka vrarë vetëm shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë .
Kuislingu Xhafer më 1930 kur po ndërtonte shtëpinë e tijë me ,, dozvollë ‘’ të
N.Pashiqit , Arbëria e Vogël : Galica , Mikushnica , Luboveci ishin rrafshuar për tokë , nga
ushtria dhe gjendarmeria serbe , por pavarësisht terrorit serb , pushkët e lëvizjës guerile
( kaçke ) për lirinë e Kosovës nuk ndaleshin . Mundë të ketë krisur edhe pushka e Xhaferit
në atë kohë , por jo kundër ushtarëve dhe gjandarëve serb , por në ndoni zjafet të
,, pobratimëve ‘’ të tijë . Pushka e Xhaferit ka krisur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore
por nuk ka vrarë partizanë apo çetnik serbë , por vetëm antifashistë shqiptarë .
Si ministër fashist në Shqipëri ishte protagonist i masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë
pastaj edhe i maskarës në kampin e përqendrimit në Prishtinë . Si nuk rastisi të vritej nga
pushka e Xhafer Devës as një serb , apo hebre në kampin përqendrimit në Prishtinë , por
të gjithë qëlluan vetëm shqiptarë ?!
Pas fitorës së antifashistëve në Shqipëri , Xhafer Deva është arratisë në Austri duke
kaluar mes për mes Serbisë , me veturën e tijë personale pa as edhe ,, një therrë në
kambë ‘’. Meqë pushka e tijë paskësh ,, vrarë ‘’ serbë si ishte e mundër kjo ?!
Gjatë luftës së ftoftë , Xh. Deva ishte në krye të operacinëve për vite të tëra ,, çlirimtare ‘’
kundër ,, komunizmit ‘’ në Shqipëri .
Komuniste ishte edhe RSFJ -ja , por ai nuk shkrepi as edhe një plumbë për ta ,, çliruar ‘’
RSFJ prej ,, komunizmit ‘’ , apo për ta ,, çliruar ‘’ Kosovën prej okupimit jugosllavë .
Përkundrazi në tër operacionët e tijë ,, çlirimtare ‘’ kishte komandantë gjeneralët e APJ -s
në krye me Aleksandër Rankoviqin dhe Titon .
Xhafer Deva ishte vrasës , kriminel , icili përgjaku Shqipërinë gjatë LDB , përgjaku edhe
gjatë luftës së ftoftë , madje edhe me Dinar , dhe konstruksione të gjeneralve të
Beogradit .
Heshtja e mekanizmave shkencorë , politik , diplomatik të Republikës së Kosovës karshi
luftës speciale serbe për gjoja ,, antisemitizmin ‘’ dhe ,, krimet ‘’ e Xh. Devës ndaj
hebrenjëve dhe serbëve është për Alarm …

E dini origjinën e Bavarëve dhe Bohemëve ?

0

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Historia e pa spjeguar si duhet për interesa të ndryshëm e sjellë shtrembërimin e saj dhe e humbë origjinalitetin. Më duket shumë e rëndë se sa pak dimë për iliro-keltet, por faji nuk është te lexuesi.
Duke e spjeguar Malin “ Arbëri i madh “- “ Der grosser Arbër” , bjeshka e cila shtrihet në Bavari dhe Çeki , të lindë kërshëria të shkosh më thellë në studime. Mjerisht që asgjë të shkruar në gjuhën shqipe.
Në të gjitha hartat që e spjegojnë lashtësinë e Europës, është e pamundur që mos shohësh regjionet ku shtriheshin populli iliro kelt i Boiive. Kush ishin Boii-jët? Ka spjegime të drejta dhe manipulime , mvaret se ku i lexon. Vetëm shkrime sllave mos lexoni.
Desha të shtoj një artikull të mrekullueshte nga : https://albplanet.blogspot.com/2015/12/pagezimi-i-shqiptareve-me-emrat-e.html?m=1%20mbiemrat ku i spjegon edhe mbiemrat shqiptar : Taraku, Bulli, Knusi , Pula, Bufi, Gjeli, Bibaj etj. Historikisht hasim edh fise të mëdhe me emëra të lart për mendur.
Jemi duke folur për fisin Boii , që edhe sot i themi Bualli , pra Booi- Bualli. Edhe në fiset pellazge të Apenineve në jug të etruskëve i kemi Tarkinët ( emër i deformuar më kohë) e që janë fisi Taraku. Fisi i tareqëve ka lënë gjurmë të më mëdha para dhe gjatë formimit të Perandorisë Romake.

“The name “Bavarian” (“Baiuvarii”) means “Men of Baia” which may indicate Bohemia, the homeland of the Celtic Boii “ thonë shkrimet. Pra emri Bavari dhe Bavaria rrjedhin nga “Buajt “ ( Boii-jët ) iliro kelt . Emrat e Boiive dhe Tarkinëve janë deformuar me qëllim nga “grekët e rinj” të cilët komplet historinë pellazge e kanë shpërfytyruar.
Origjina etimologjike e emrit “Bavarian” (latinisht Baiovarii) është nga veriu i Danubit, jashtë perandorisë, që vjen nga keltët Boii, të cilët kanë jetuar atje më parë. Emri i tyre ishte përdorur tashmë për t’iu referuar pjesës së këtij rajoni në kohën e Maroboduus, i cili formoi mbretërinë gjermanike Marcomannic me kryeqytetin e saj në këtë zonë pyjore. Boi u bë Bai sipas ndryshimeve tipike gjuhësore gjermanike që ndodhnin në atë kohë dhe një fjalë gjermanike e ngjashme me anglishten “home” ose gjermanishten moderne “Heim” ( ndoshta ?)
Prandaj Straboni raporton Boihaemum (greqisht Βουίαιμον). Tacitusi në mënyrë të ngjashme raporton se Boihaemum është emri i dhënë zonës ku kishin jetuar Boii ( Buajt fxh ) Këto forma çuan në Boheminë moderne e cila shtrihet në lindje të Bavarisë moderne dhe plotësisht në veri të Danubit, në Republikën Çeke moderne. Në një fazë të mëvonshme, mbaresa “varii” u përdor për t’u dhënë një emër të ri njerëzve të veçantë që jetonin në këtë zonë gjeografike, të cilët atëherë jetonin në të dy anët e Danubit.

Pse ndryshojnë bavarët e sotëm nga gjermanët tjerë ? Bavaria ka një kulturë unike, kryesisht për shkak të pluralitetit të madh katolik të shtetit dhe traditave konservatore.Bavarë tradicionalisht kanë qenë krenarë për kulturën e tyre, e cila përfshin një gjuhë, kuzhinë, arkitekturë, festivale të tilla si Oktoberfest dhe elemente të simbolizmit alpin. Shteti gjithashtu ka ekonominë e dytë më të madhe midis shteteve gjermane për nga shifrat e PBB-së, duke i dhënë atij një status si një rajon mjaft i pasur gjerman.
Identiteti bavarez. Bavarë shpesh kanë theksuar një identitet kombëtar të veçantë dhe e konsiderojnë veten si “bavarianë” së pari, “gjermanë” së dyti.

Në kuptimin e shekullit të 19-të, një shtet i pavarur bavar ekzistonte vetëm nga 1806-71. Kjo ndjenjë filloi të shfaqej më fort tek bavarë kur Mbretëria e Bavarisë u detyrua nga Bismarku të bashkohej me Perandorinë Gjermane të mbizotëruar nga Prusianë Protestante në 1871, ndërsa nacionalistët bavarez donin ta mbanin Bavarinë si katolike dhe një shtet të pavarur. Përveç partisë së pakicës Bavaria, shumica e bavarezëve tani pranojnë se Bavaria është pjesë e Gjermanisë.
Në Mynih, dialekti i vjetër bavar ishte i përhapur gjerësisht, por në ditët e sotme gjermanishtja e lartë flitet kryesisht atje. Për më tepër, me dëbimin e gjermanishtfolësve nga Evropa Lindore, Bavaria ka marrë një popullsi të madhe që nuk ishte tradicionalisht bavareze. Në veçanti, gjermanët sudetë, të dëbuar nga Çekosllovakia fqinje, janë konsideruar të jenë bërë “fisi i katërt” i bavarezëve.

BOHEMIA si Bavaria fqinje, është emëruar sipas Boii -ve, një komb i madh iliro-kelt i njohur nga romakët për migrimet dhe vendbanimet e tyre në Italinë veriore dhe vende të tjera. Një pjesë tjetër e kombit u zhvendos në perëndim me Helvetet në Francën jugore, e cila ishte një nga ngjarjet që çoi në ndërhyrjet e fushatës Galike të Julius Cezarit të vitit 58 para Krishtit. Emigrimi i Helvetëve dhe Boiive e la Gjermaninë jugore dhe Boheminë një “shkretëtirë” të banuar lehtë në të cilën arritën popujt suebikë, që flisnin gjuhë gjermanike dhe u bënë dominues mbi grupet e mbetura kelt. Në jug, mbi Danub, romakët e zgjeruan perandorinë e tyre dhe në juglindje, në Hungarinë e sotme, ishin popujt dakë.
Bavarë dolën në një rajon në veri të Alpeve, i banuar më parë nga Keltët, të cilët kishin qenë pjesë e provincave romake të Raetia dhe Noricum.
Historia duhet studjuar për ti gjetur rrënjet tona të mohuara

15.02.2022

Sot 52 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Në foto: Historiani dhe pedagogu i njohur Ali Hadri
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Përkujtesë historike:
52 VJETORI I THEMELIMIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Historiku i emancipimit arsimor, kulturor dhe kombëtar të Shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe procesi i shkëputjes politike nga Serbia nga fundvitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, lidhet ngushtë me themelimin e Universitetit të Prishtinë, më 15 shkurt 1970.
Mund të thuhet se nga dita që u themelua Universiteti i Prishtinës, ky zhvillim historik u vu në binarët e pakthyeshëm.
Ato që tha rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, akademik Dërvish Rozhaja, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, se vetëdija arsimore dhe kulturore e kultivuar në institucionet më të larta të dijës dhe të shkencës, siç është universiteti, përcaktojnë edhe atë shoqërore dhe politike, u kthyen në platformë politike të kthesës historike nëpër të cilën kaloi Kosova gjatë lëvizjes kombëtare të fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e deri te shpallja e pavarësisë shtetërore, më 17 shkurt 2008.
Andaj, nuk është e rastit që në listën e nismëtarëve të themelimit të LDK-së ishin edhe rektorët e Universitetit të Prishtinës: akademik Dervish Rozhaja dhe akademik Idriz Ajeti. Ndërsa akademik Gazmend Zajmi ishte njëri ndër ideatorët kryesorë të Programit politik të LDK-së si dhe dokumentve themelore të shkëputjues nga Serbia: Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990.
Në vazhdën e angazhimit të rektorëve të Universietit të Prishtinë në kuadër të lëvizjes kombëtare duhet përkujtuar edhe rolin e akademik Idriz Ajetit si Kryetari i parë i Parlamentit të Kosovës nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 kur iu vunë themelet parlamentare shtetit të Kosovës.
Me këtë rast duhet përkujtuar edhe kontributin e madhe të rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovcit, njëherësh edhe anëtarë i Këshillit Qendrot të LDK-së, për dinamizimin e lëvizjes së rezistencës kombëtare në tetoritn të viti 1997 me anën e protestave të studentëve, që i dhanë impulset vendimtare rezistencës së armatosur.

La Stampa (1916) / Ismail Qemal beu dhe Esad pasha janë takuar dhe pajtuar në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Shkurt 2022

 “La Stampa” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me takimin dhe pajtimin e Ismail Qemalit dhe Esad Toptanit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pajtimi midis Ismail Qemal beut dhe Esad pashait

Burimi : La Stampa, e shtunë, 29 prill 1916, f.5

(Shërbimi special i Stampa-s )

 Paris, 28 prill.

 Urrejtjet e vjetra mes dy fraksioneve kryesore shqiptare kanë pushuar.

Mëngjesin e sotëm Ismail Qemal beu, ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili jeton në një hotel modest në lagjen Saint-Sulpice në Paris, shkoi për t’i bërë një akt homazhi Esad Pashait, aktualisht edhe ai në kryeqytetin francez, duke e njohur si shefin e tij.

Takimi i dy burrave, sipas personaliteteve shqiptare të pranishme, ishte emocionues (prekës).

Jam i sigurt se pajtimi do të ketë një ndikim efektiv në sjelljen e fiseve shqiptare në lidhje me evoluimin e situatës ushtarake në Vlorë.

D.R.

 *Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). https://www.darsiani.com/la-gazette/la-stampa-1916-ismail-qemal-beu-dhe-esad-pasha-jane-takuar-dhe-pajtuar-ne-paris/

Duhet dëshirë dhe vullnet që të arrijmë të kuptojmë dhe më pas të korigjojmë kontradiktat brenda qenies tonë

0

Fahri Dahri, studjues, Itali

(Pjesa e dytë)

(Un uomo che legge ne vale due)

            “Valentino Bompiani”

      [Një njeri që lexon vlen dy]

KOMPLEKSITETET TEK HERONJTË DHE TRADHËTARËT

Këto ditë ka një revansh se kush e kush t’i mbrojë si heronj dhe kush e kush t’i demaskojë tradhëtarë. Këto të kundërta janë normale dhe të gjendura pa vështirësi gjatë historisë njerëzore. Dhe kështu do të ndodhë, sepse janë të pashqitura dy të vërteta të paevitueshme:

a)- Koha dhe,

b)- Përkatësia ndaj interesave individuale apo grupimit”.

Në këtë artikull gjithçka do shtjellohet  vetëm i mbështetur tek përvoja, do largohemi nga teoritë e ndryshme, si ato politike, partiake dhe sociale. Ato,  tek shumica e popullit janë bërë të neveritshme, veprimet e mbrapshta të politikës na kanë krijuar një ndjenjë pështirosjeje, përbuzjeje të thellë.

 Do ti referohemi ngjarjeve aktuale të kohës, realiteteve të cilat politika i ka nxjerrë nga binarët (shinat).Treni është zhulatur në kënetën e mashtrimeve, gënjeshtrave, shpifjeve të anëtarëve “byroistë” të mbi 250 vagonave që kanë vithisur lokomotivën e jetës!.

Deri këtu gjithkush është i informuar, e njeh mirë realitetin; por është mësuar, edukuar që të ecë në jetë duke forcuar durimin, rritur vigjilencën, kujdesin për t’iu shmangur katastrofave vetiake dhe më tej.

Shkrimi do përqëndrohet tek disa individë, që me qendrimet e tyre, kanë krijuar kompleksitete. Ndaj veprimeve të tyre, disa prej nesh shikojnë vetëm anët e mira, heroizmat; ndërsa disa vazhdojnë dhe mbeten “skllavë” të anëve të këqia, tradhëtitë.

Nuk është për tu habitur, as çoroditur nëse tek i njëjti individ shikojmë si  heroin dhe tradhëtarin, sepse këto sjellje nuk janë të izoluara. Të tilla figura gjenden në çdo popull, në çdo vend dhe kohë.

Figura të tilla gjinden jo pak edhe tek personalitetet tona. Sot po flitet shumë për mitroviciotin Xhaferr Deva.

Do përqëndrohem në dy shembuj të përafërt, që trazojnë mendjet dhe qendrimet e mbarëshqiptarëve brenda 100 viteve të fundit. Veprimtaritë e tyre kanë shumë domethënie, por trajtimin  do e kufizojmë tek qendrimet që duhen mbajtur në sjelljet e tyre ndaj atdheut dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Një ves “tërbimi” i katër dekadave të shekullit XX-të, krijoi luftë klasash, ndarje, denigrime, poshtrime brenda shoqërisë dhe familjeve (të moshuarit mos i harrojnë; të rinjtë t’i njohin për t’i luftuar). Sot, për fatin tonë, vazhdohet me ato qendrime, i shohim ngjarjet me dylbitë e asaj periudhe, gje që dikton:  Edukim të pandërprerë, gjithëpërfshirës për të siguruar shplarjen e trurit nga helmet e gjarpërinjëve rrethues.

Brenda nesh, duam nuk duam, është ulur këmbëkryq “helmi”, i trashëguar, i kultivuar nën kujdesin qëllimkeq nga tre perandori dhe rregjimi komunist. Urrejtjen, egoizmin, ndalimin e shkrimit të gjuhës, mos shkollimin, varfërinë. Këto elementë socialë negativë kanë çoroditur mendjet dhe ndjenjat e kombit tonë, radhazi për dymijë vjet.

Pa paragjykuar askënd, por veset, helmet që nuk lejojnë të shkëputemi nga e djeshmja, e shkuara, nuk duhet të na mbajnë të skllavëruar. Të shkulim “kancerin” nga mendja, të largohemi nga deklarimet e ndarjes së shoqërisë në disa të deklasuar, të tjerët  fismë, të nderuar. Ka ardhur koha që shumë epitete negative të trashëguara nga intervenimet e huaja:

bizantine, otomane dhe komuniste, t’i lipsim, ti hedhim mbas krahëve. Boll më me epitete negative për njëri-tjetrit:  “Ti je komunist, je ballist, zogist, apo legalist, konservator, ti je enverist, kulak, familje e deklasuar,  shtoni dhe -ti-të e këtyre 30 viteve”.

Socialist, demokrat, socialdemokrat, republikan, konservator etj. Nuk është fjala për ti shmangur këto të fundit, sepse jetojmë në epokën e shoqërisë së pluralizmit politik, por këto përkatësi politike ti trajtojmë, ashtu si duhet, politikisht dhe jo siç na i kërkojnë dhe kultivojnë “byroistët” partiakë, epitete armiqësore, gjithë urrejtje. Qendrime të neveritshme, pa asnjë yndyrë, të pa pranueshme. Këto keqinterpretime, thjeshtë kanë hyrë në shoqërinë tonë për ti shërbyer vetëm “byroistëve”  partiakë. Konkluzion i nxjerrë nga praktika në veprim për 30 vjet.

Nëse këtë konkluzion, dikush e trajton ndryshe, atëhere shtrohet pyetja: “Dakort. Nga të mëshuarit e epiteteve negative si më sipër, ç’farë është  përfituar nga shqiptarët?. Praktika tregon se në shoqërinë tonë kanë rrënjësuar ndarjet, zëmërimet, mërzitjet, urrejtjet, sharjet, shpifjet. Pra aspak të mira. Përkundrazi, fusha veprimi të lira për të mbajtur gjallë helmatisjen ndër nesh. Tridhjet vjet kanë kaluar që rregjimet diktatoriale u shëmbën, nuk ka justifikim që ne, me njeri-tjetrin të ruajmë peshat negative të para nëntëdhjetës. Ata, para nesh, bënë si bënë e jetuan jetën e tyre, ashtu gjysma-gjysma, ca komunistë, ca ballisto-zogistë. Para 1944-trës

shqiptarët nuk e njihnin, fjala vjen, fjalën “kulak”, ajo na u shfaq për të luftuar fshatarët e pasur! Më pas, ne të asaj kohe e kuptuam se fjala kulak do përkthehej në fjalën shqipe “grusht”. Pra, pse ata ishin të pasur, duhej të perballeshin me grushtin, rrahjen, burgosjen, sekuestrimin pasuror dhe moralisht të deklasuar. Sot na duhet ti dimë ato qeverisje, por jo ti përdorim.

Ne dhe brezat duhet të bëjmë çmos që së pari secili të kuptojmë vetveten, më pas ta kontrollojmë dhe arrijmë në vetveprime pozitive.

Jam i bindur se një kthesë e tillë në qendrimet disa shekullore ndaj veseve,  viruse të kultivuara e të importuara nga pushtuesit, do na çlirojnë ndërgjegjen, zemrën dhe shpirtin. Arritjet e këtyre çlirimeve, do të unifikojnë ndjenjat e dhimshurisë, respektit, do sigurohet zhvillim drejt afrimit, drejt takimit, drejt bashkimit të elementeve përbërëse, të gjërave të ndryshme; divergjencat do sheshohen. Duhet të sigurojmë sa më shpejt konvergjencën.

Shoqërisë tonë i nevojiten institucione edukimi serioze dhe profesionale, me fillesë urgjente në kopshtet, në gjithë nivelet arsimore. Në tërësi rol të rëndësishëm kanë kalemxhinjtë, intervistuesit, folësit e mediave, prezantuesit; sociologët, psikologët. Pozicionet publike të tyre kërkojnë të jenë sa më pak në role teoricienësh dhe sa më shumë afër jetës praktike.  Të gjitha institucioneve kultutore, koha u kërkon reformim rrënjësor, me taban nga praktika popullore; tepër kujdes në përshtatjet teorike.

Duhet dëshirë dhe vullnet që të arrijmë të kuptojmë dhe më pas të korigjojmë kontradiktat brenda qenies tonë. Të gjithë priremi, fjala vjen, ndaj sigurimit të paisjeve të reja teknike, teknologjike etj. Dhe sipas mundësive arrijmë ti vëmë në përdorim, dikush më pak e dikush më shumë. Sigurisht një ecuri e mirë, e pranueshme për të ecur me ritmet e kohës. Por kjo nuk ndodh kështu me sjelljet, karakteret, veset, epitetet e diktuara nga të huajt. Në të vërtetë epitetet e huazuara nuk kanë ngjitur seriozisht në vetëdijen popullore, por kanë rezervuar sjelljet mes njëri-tjetrit, nga çengeli i çensurave. Janë të qarta dëmet ekonomike, sociale, kulturore që diktoi nëpërmjet trysnive politika e importuar gjatë 50 viteve. Sot të gjithë themi se jemi distancuar; por ç’farë tregon e vërteta, praktika që ndjekim?. Vazhdohet “kacafytja” mes nesh, me ato epitetet ndarëse të shek.XX-të.

Gati gati i adhurojmë dhe harxhojmë shumë kohë për ti mbrojtur ato duke qenë të bindur se “merret haka” ndaj atyre elementeve negativë, ndarëse të shoqërisë. Sa sjellje kontradiktore?.

I duam dhe vrapojmë drejt teknikave dhe teknologjive të reja; por mbetemi peng i veseve helmuese të mbartura nga e vjetra.

Përmendja më sipër e elementëve në sjelljet negative dhe  pozitive, synon në qendrimet që duhen mbajtur edhe ndaj personazheve me kompleksitete, në cilësimin “heronj apo tradhëtar”.

Dy tipa kompleks që duhet ndalur  për të siguruar konvergjencën:

Xhafer Deva dhe Nuri bej Dino. 

I pari nga Mitrovica-më veriori i trojeve dhe i dyti nga Paramëthia- më jugori, po i trojeve tona. Nuk do shtjellojmë biografitë, por veprimtaritë e tyre, të cilat mundet të na ndihmojnë  për përcaktimin e rolit historik të tyre.

Të dy personazhet komplekse na shqetësojnë dhe madje na krijojnë ndasi edhe mbas 80-100 viteve. Figurat e tyre vazhdojnë të ndikojnë dhe mbajnë gjallë padrejtësisht grupimet, pro dhe kundër fashizmit e nazizmit.

Nuk nisem nga vitet që ikin, por nga zhvillimi, ngritja e nivelit intelektual dhe mundësitë e shumta për informime, prej të cilave duhet të përfitojmë dhe të kthjellohemi drejt një rrugëtimi më të sigurtë, më të zgjuar me synim rritjen e vëllazërisë, miqësisë, mirëkuptimit mbarëpopullor.

Si Deva më veriori dhe Dino më jugori, në veprimet e tyre kanë ngjajshmëri. Ata karakterizohen me kryerje veprimesh të lidhura e të gërshetuara në tërësi mirë dhe të qarta.

Ngjajshmëria mes Xhaferr Devës dhe Nuri bej Dinos.

 L2B e gjeti kombin shqiptar, vërtet në trojet e veta, por në 5 shtete të ndryshëm. Kjo ndarje e një kombi, sa absurde dhe shkatërruese, ishte një bazë e fortë mbështetëse për “Boshtin”, pushtuesit. Në rastin tonë fashizmi italian dhe nazizmi gjerman, këtë situatë gjeopolitike dhe sociale, u përpoqën ta përdorin si lëndë të parë në taktikën luftarake për joshjen e popullit të vendit pushtues. Situata ishte e favorshme. Kosovën dhe Çamërinë i kishin shkëputur nga territori amë në vitin 1913. Çamëria i ishte dhuruar Greqisë dhe Kosova i ishte dhuruar Jugosllavisë. Në ato kushte, nazi-fashizmi përdori taktikën e “Bashkimit të trojeve shqiptare”. Ide e cila korigjonte marrëzinë e Fuqive të  Mëdha Europiane. Nuk do shtjellojmë historinë. Deva dhe Dino u aktivizuan dhe përkrahën ideatorët e “Bashkimit të trojeve shqiptare”, konkretisht Kosovën e Çamërinë me Shqipërinë londineze. Aktivizimi i të dy këtyre figurave, në realizimin e idesë për bashkimin kombëtar, ishte pa asnjë dyshim akt-atdhetar.

Të dy personazhet- Xhaferr Deva dhe Nuri bej Dino, u renditën në krah të italo-gjermanëve, të bindur se do bëhej realitet çlirimi i trojeve shqiptare nga pushtuesit greko-jugosllavë. Sot, të gjykuarit e atyre ngjarjeve, duke i u përmbajtur rrethanave të kohës, na lehtësohet në përcaktimin sa më të drejtë të dy figurave komplekse të Dinos dhe Devës. Për rastin konkret, aktivizimi në bashkëpunimin e tyre me italo- gjermanët, për bashkimin e trojeve, pa dyshim historia duhet ti vlerësojë – patriotë.

Kompleksiteti qendron në veprimet e tyre për akuzat e vrasjeve, masakrave  që ndërmorën në krah të pushtuesave.

1)- Xhaferr Deva – Mitrovicë.

Masakra e 4 shkurtit 1944, pavarësisht nga pro dhe kundër për numrin e të vrarëve, ka zënë vend në histori si vepër kriminale e Xhaferr Devës. Ka mospajtime për numurin e të vrarëve, disa 86, 80 vetë, disa 14 dhe disa nuk deklarojnë numra. Numrat përcaktojnë masën, sasinë dhe thuhet shumë, pak, aspak, etj. Vrasjet nuk shkarkojnë askënd nga përgjegjësia, nisur nga numri i të vrarëve i madh apo i vogël. Masat, shkaqet e krimit, rrethanat janë të rëndësishëme në vendimmarrjet gjyqësore.

Personazhi rezulton i kompleksuar. Në bashkëpunimin me gjermanët kreu dy veprime të kundërta:

a)- Tregoi patriotizëm, në rastin e bashkëpunimit për të realizuar idenë e “Bashkimit kombëtar” dhe, 

b)- Në rastin e masakrës (pavarësisht nga madhësia numerike) kreu vepër kriminale.

Në konceptin tim, ai nuk mundet të ketë akses pozitiv në histori.

2)- Nuri bej Dino – Paramëthi.

Edhe Nuri bej Dino, është figurë komplekse. Me bindje se do fitonte ideja për “bashkimin e trojeve tona”, Nuriu bashkëpunoi me gjermanët, ai veprim ishte gjest patriotik. Por taktika luftarake për joshjen e banorëve të territoreve të pushtuara, u kuptua nga çamët se ishte vetëm demagogji, mbasi me urdhër direkt të Hitlerit, ushtria gjermane u a mblodhi të armët çamëve dhe ja dorëzuan Napoleon Zervës, masakruesit, vrasësit  dhe dëbuesit të çamëve. Gjithashtu Nuri bej Dinon dhe 60 -70 mbështetësit e tij, në rrethanat kur ushtria zerviste, në prani të ushtrisë gjermane, digjte fshatrat çame, shkatërronte pasuritë, masakronte, çnderonte popullsinë- bashkëatdhetarët e tyre, nuk e justifikon bashkëpunimin, përkundrazi ata trajtohen pjesëmarrës në kryerjen e masakrave dhe gjenocidit grek. Në këtë rast, Nuri Dino u bë pjesëmarrës në veprën kriminale. Në konceptin tim, ai nuk mundet të ketë akses pozitiv në histori.

Si përfundim të dy këta personazhe, me veprimet e tyre, gabuan në strategjinë që duhej të ndiqnin, nuk arritën të kuptonin renditjen se në radhë të parë “Vërtet mbrohet atdheu por i pa ndarë nga populli”.

Si të tillë, në këndvështrimin tim, në histori, këto figura duhen trajtuar si dështakë.

Me qenë se nga disa komentues është përmendur edhe Mit’hat Frashëri si figurë historike, gjykuar nga qendrimet ndaj atdheut edhe ai rezulton me veprime komplekse. Mit’hat Frashëri

vlerësohet për përkushtimin dhe angazhimin i tij në diplomacinë europiane në mbrojtje të interesave kombëtare. Ndërsa qendrimi politiko- partiak për bashkëpunim me EDES-in e kriminelit Napoleon Zerva dhe pranimi i kufijve sipas vitit 1939, që   territoret shqiptare të Çamërisë, të Janinës, Konicës etj. të njiheshin territore të shtetit Grek, ishte i dyshimtë, i pakuptimtë, aspak i drejtë.

Qendrime të tilla, kur vihet në diskutim Atdheu, sado të përpiqemi për t’i justifikuar, nuk mundet të jepet vlerësim pozitiv. Mit’hat Frashëri, në gjykimin tim mbetet figurë politike  komplekse.

3)- Lidhur me riparimin e ndërtesës në Mitrovicë të familjes Deva, mendoj është e drejta e bashkisë së Mitrovicës për ta vendosur. Nuk e gjykoj të udhës për ta shkatërruar, as për t’u riparuar nga taksapaguesit. Nëse ka vlera tradicionale, të trajtohet si e tillë.

Ndofta edhe një mbishkrim ku të përshkruhet kompleksiteti i Xhaferr Devën.

***

Kompleksitetet në figurat e larta shtetërore janë të ndryshme dhe në vartësi të vendeve dhe popujve që përfaqësojnë.

Napoleon Zerva i Greqisë, për shtetin grek është hero. Ndërsa për shqiptarët është vrasës, masakrues, sepse kreu gjenocid ndaj çamëve (shqiptarëve të Çamërisë). Sikundër Sllobodan Millosheviçi i Serbisë, trajtohet hero nga shteti serb. Ndërsa, për shqiptarët është vrasës, masakrues, sepse kreu gjenocid ndaj kosovarëve (shqiptarët e Kosovës). Vlerësimet për dy figurat e fundit, nuk mendoj se përshtaten me rastet e Xhaferr Devës, Nuri bej Dinos. Veprimet negative të tyre janë kryer kundër bashkëatdhetarëve. Ndaj kërkohet që historia të shkruhet jo nga pala fituese, por nga të vërtetat. Të sigurojë saktësi dhe paanësi.

Shtetet që sulmojnë popuj dhe vendet e tjera, historia e kohës së sotme duhet t’i trajtojë vrasës, masakrues, ç’njerëzor.

Artikulli është qendrim personal, pa para dhe mbas gjykim për askënd.

  • Artikulli është qendrim personal, pa para dhe mbas gjykim për askënd.

Me 15. 02. 2022

Aleancat e LDK me PAN, kushtëzuan anashkalimin e Rugovës!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

     Shuarja fizike e Presidentit Rugova, ishte një humbje e madhe për Kosovën si dhe dhimbje e skajshme, për shumësinë e shqiptarëve të përbotshëm. Kjo përcjellje lotuese mortore, premtonte një përkujtesë të përjetshme, qoftë të figurës së Tij, qoftë të porosive, të vizionit, të parimeve të hekurta të Dr. Rugovës, të shprehur në thënien lapidare: “Kokën mund të ma ndërroni, por mendimin kurrë!”

     Vërtet, Presidenti Rugova u kujtua dhe vazhdon të kujtohet, me pietet e adhurim, nga idealistët, të cilët e besuan në gjallje Rugovën dhe vazhdojnë t`i besojnë vizionit rugovian, pas amshimit. Por, kjo nuk ndodhi me drejtuesit pasardhës të LDK-së. Përkudrazi, krijesen e Tij hyjnore, LDK-në e famshme, partinë fillestare pluraliste, në hapësirën ballkanike, për shkaqe karrieriste, e përdhosen, deri në përbaltje. Një rol të veçantë, për anashkalim, deri në harrim të Presidentit Rugova, ka lozur edhe SHIK-u, që, tashme, ishte dhe vazhdon të jetë i pranishëm, jo vetëm në të gjitha institucinet shtetërore, por, edhe në vet partinë e Presidentit, LDK-në!

          Ndryshimi i Statutit të LDK, ikje nga rugovizmi

     “Do ta krijojmë një – Lidhje të re -“, ishte paralajmërimi i kryetarit Isa Mustafa, sapo u vu në krye të LDK-së. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi! Gjithnjë e më pak lakohej emri i Presidentit Rugova, kur bëhej fjalë për ruajtjen e trashëgimisë dhe të vizionit rugovian. U fillua me rrënimin e demokracisë brenda-partiake në qendër, për t`u bartur në bazën partiake. Shuarja e aktivave, si celula të lidhjes dhe bashkëpunimit me bazën partake, ishte hapi i parë, i largimit nga trashgimia partiake e kryetarit Rugova.

     Ndryshimi i statutit të LDK-së, ishte sinjali i qartë, se po zyrtarizohej distancimi nga trashëgimia dhe fryma rugoviane. I gjithë statuti favorizonte kreun e LDK-së, duke i dhënë kompetenca tej mbretërore në drejtimin e partisë. Kjo i dha mundësi edhe të krijimit të një rrethi vicioz, më sakt, të klanit të tij. Në marrjen e vendimeve anashkalonte, jo vetëm anëtarësinë, por edhe vetë strukturat vendim-marrëse brenda partisë, siç janë Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia. Kjo i dha mundësi kryetarit dhe klanit të tij, të riciklohen në pozitat e tyre, me aklamacion, përkatësisht, me votim fiktiv, “alla komunist”, hiç demokratik!

     Sistemi zgjedhor, brenda partiak, u deformua, deri në degradim dhe degjënerim të plotë. Votimit të fshehtë demokratik, i zuri vendin akamacioni, votim i hapur, me ngritje dore. Dhe, ku? Në Kosovën tonë, pa fije kulture dhe edukate demokratike, me nj​ë hipokrizi e gënjeshtra klasike, siç ndodhë te popujt e lindur dhe të rritur në robëri.

       Ilustrojmë: Në një Kuvend zgjedhor, për kryetar Dege të LDK-së, u votua me aklamacion unanimisht, njëzëri. Por, kryetari me integritet dhe dinjitoz, kërkoi përsëritjen e votimit, tashmë, me votë të fshehtë demokratike. Dhe, ashtu u bë. Rezultati sheshoi hipokrizinë e të njëjtit Kuvend zgjedhor. Pra, kryetarin e rrëzoi vota e fshehtë.

       Shansi i humbur edhe i kundërshtarëve të Rugovës 

     Të bëmat e Presidentit Rugova, tashmë, janë lëndore, të dukshme. Rrugëtimi i Tij i natyrshëm, me synime të qarta, për t`i sherbyer Atdheut; intelektualiteti i veçantë, parimësia proverbiale, e solli Atë në kohën e duhur, në drejtimin e Kosovës. Presidenti Rugova e bëri paqen dhe luftën. Ai realizoi shumë projekte. Maturia, aftësia unike e Tij, për të përfituar shumë miq, sepse siç thoshte Ai se “shtëpia pa miq nuk mbahet”. Dhe, kjo është arritja më e madhe, për çka nuk duhet harruar kurrë.

     Presidenti Rugova kishte projekte numerike dhe fisnike, për Kosovën tonë. Shteti ligjor, pa krime e hajni, me resurse të bollshme vendore, për t`u zhvilluar e begatuar, duke siguruar mirëqenien e nevojshme, për qytetarët e Kosovës. Këto projekte ishin të arta, por, ndarja nga jeta nuk mundësoi realizimin e tyre. Përkundrazi, opozitarët e atëhershëm PAN-istë, mediokër, në vend që të mësonin nga trashëgimia e Dr. Rugovës, bënë të kundërtën. Me qëllim denigrimi, shpifën, madje, duke botuar edhe libra, me paratë e shtetit, duke mashtruar, kinse, për lobime për njohjet e Kosovës!?

     Kundërshtarët e Dr. Rugovës, në vend që të përfitonin nga trashëgimia e Tij e shkëlqyer, ata, në gjallje provuan, të paktën, dy herë vrasjen e Tij, sepse, gjithsesi, e donin të vdekur. Për çudi, njëri nga atentatorët, pranon vënien dhe shpëthimin e tritolit, me telekomandë, buzë rrugës, kur kalonte vetura e blinduar e Presidentit Rugova, më ç`rast u dëmtua. Krimineli rrëfen porosinë e marrë nga anëtarë të SHP të UÇK-së, madje, me emër dhe mbiemër. Megjithatë, kriminelët janë të lirë dhe të veshur me pushtet!

      “Komandantët” profanë, inferiorë ndaj Rugovës

      Disa “komandantë” të babëzitur e mujëshorë, për t`u pasuruar ngutshëm e hajnisht, nëpërkëmbën, deri në përtokjen e Kosovës, shtetin më të ri, por, edhe më të brishtë të Evropës. Ata nuk lënë “gurë pa lëvizur”, për  ta lënë në harresë, veprën madhore të Presidentit Rugova. Sikur nuk u mjaftuan, me kërcënime e shantazhe, për vrasje e kidnapim të fëmijëve të Presidentit, të cilët kaluan një fëmijëri të izoluar dhe të trishtë, unike për epokën dixhitale.

      Edhe tani, kur u maturuan, zyrtarët e lartë, shtetërorë e pushtetarë, rrugaçërisht e poshtërsisht, vazhduan me shantazhe, nga më të ndyrat, kundër Familjes Institucion Rugova. Qëllimi mafioz, duke i diskredituar fëmijtë e Tij, ta godasin, figurën e shenjtë të vet Rugovës, edhe pas amshimit! Megjiithatë, dështuan turpshëm. Shqiptarët kurrë nuk u lëkundën, në besimin e madh, për themeluesin faktik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vet Shtetit të Kosovës. Për shqiptarët e përbotshëm, në mendjet dhe zemrat e tyre, figura e Presidentit Rugova, ishte dhe mbeti hyjnore. Ndërkohë, për kundërshtarët e Tij, koha, historia rezervoi fundin e palavdishëm, ashtu siç pritej nga shqiptarët dhe opinionin e gjerë botëror.

     Udhëheqja e re e LDK-së, i ka premtuar elektoratit dhe popullit, se do t`i rikthehen frymës rugoviane, trashëgimisë udhë-rrëfyese, për t`i realizuar projektet e papërfunduara madhore të kryetarit Rugova. Në mes vlerësimeve numerike, shquhet ai i Prof. Dr. Sali Berishës se “Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka ndërmjetës në histori dhe Shqiptari, pas Gjergjit tonë legjendar”!

Si u vranë dhe kush i vrau Gërvallajt e Zeka?

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

       Për 40 vjetë radhazi vazhdojnë të përsëritën dy pyetjet bazë: Si u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka dhe kush i vrau ata, e përjetësuar në këngën “Kush të vrau Jusuf Gërvalla…”, e cila shprehë një dhimbje të trishtme e skajore?!

     Është mjerim se si mistifikohen ngjarje e krime në Kosovën tonë, ndërkohë që faktet janë relevante, pavarësisht dekadave që na ndajnë, nga koha kur krimi ka ndodhur. Mungesa e një shteti ligjor, siç është Kosova, ka favorizuar krimin dhe kriminelët. E themi këtë, sepse në të njëjtën kohë dhe për të njëjtat motive politike, shteti kroat i pavarësuar nga Federata Jugosllave, ka insistuar ke pala gjermane për hetimin dhe zbulimin e krimeve të UDB-së, ndaj eksponentëve nacionalistë kroatë, të aziluar në Gjermani, duke dhënë dënime drastike, madje të përjetshme për kriminelët. 

     Vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, u realizua në saje të një bashkëpunimi koordinues, në mes të UDB-së jugosllave dhe agjentëve të saj shqiptarë. Nga hetimet e bëra nga organet kompetente gjermane, si dhe analizat e Familjes Gërvalla, rezulton se disa individë të grupimit politik “Fronti i Kuq”, i kryesuar nga Ibrahim Kelmendi, i përfshirë në rivalitet politik me dy grupet tjera politike, pra, të Jusuf Gërvallës dhe të Kadri Zekës, dyshohet se “ka gisht” në përgaditjen logjistike të atentatimit të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Untengruppenbach të Heilbronn-it.

     Pyetjet bazë janë: Kush e solli Kadri Zekën nga Zvicra, vetëm 10 ditë pas martesës me Saime Isufin? Ku qendroi ai në Gjermani? Kush e shoqëroi atë, deri në natën kobshme, të takimit në banesën e Jusuf Gërvallës? Nga pesë emrat e lakuar, anëtarë të “Frontit të Kuq”, njëri syrësh pranon implikimin në krim dhe akuzon shefin e grupit se “ai më ka futur në këtë lojë” dhe ka shfaqur gadishmëri për ballafaqim hetimi, para drejtësisë, me ish-shefin e tij, për rastin në fjalë. Ndërkohë, njeriu i cituar, si i parë i grupit politik, Ibrahim Kelmendi, akuzohen, reciprokisht, me Riza Salihun, për vrasjen e Vëllezëve Gërvalla dhe Kadri Zeka. 

     Hysen Gega, anëtar i “Frontit të Kuq”, në një intervistë të realizuar nga “Zëri i Kosovës”, fletushkë e LPRK-së, më 2 shkurt 1993, pranon se “Komiteti” “më ngarkoi për ta vrarë Jusufin dhe Bardhin, por, u pendova dhe nuk e zbatova urdhërin”. Ai u kërkon ndjesë Vëllezërve Gërvalla, dorëzon edhe armën. Pastaj, i njëjti “Komitet”, që nënkupton kryesinë e “Frontit të Kuq”, e përcjellë Hysen Gegën për Kosovë, me një trastë literaturë maksiste-leniniste. Në Kosovë vihet në kurthën e UDB-së, duke e burgosur më 31 dhjetor 1980 dhe dënohet me 12 vjetë burg. Ndoshta, “Komiteti”, qëllimshëm, u hakmor ndaj Gegës, për mos kryerjen e atentatit kundër Gërvallajve. 

     Vëllezërit në jetë, Hysen e Avdyl Gërvalla, përkatësisht, vëllai i madh dhe i vogli, të heronjve Gërvalla, me një letër publike, në vitet `90-a, shprehin dyshimin në Ibrahim Kelmendin, për implikimin në vrasjen e vëllezërve të tyre. Në mes tjerash, në letër renditën 4 katër) fakte-akuzë. Po sjellim vetëm njërin prej tyre: I dyshuari porositë Saime Isufin, nusen e Kadri Zekës, të informojë, me telefon, lidhur me rezultatin e bisedimeve të Kadriut me Jusufin, sapo të këtë mbaruar takimi i tyre!

     Jusufi, si kërkues azili, ende nuk kishte të drejtë posedimi të telefonit të shtëpisë. Djemtë e Kosovës, Jusufi, Kadriu, Bardhi, duhej të shkonin në kabinën telefonike rrugore të fshatit, ku jetonte Familja Gërvalla. Në momentin kur dalin nga garazha, me veturë, shënjestrohen për vdekje. Pra, kush dhe pse këmbënguli për bërjen e asaj telefonate, bash, në natën fatale për djemtë, sot, Heronj të Kosovës. Ky fakt domëthënës, dëshmon se pjesë e krimit vrastar të Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, ishin edhe shqiptarët.

        Dosja Gërvallajt e Zeka është e hapur, 

 qeveria jonë të bashkëpunojë me atë gjermane

     Përmendem, më lart, kërkesën e bërë nga Kroacia, shtetit gjerman, për hetimin dhe ndëshkimin e UDB-ashëve, të implikuar në vrasjet e nacionalistëve kroatë. Dhe, ka funksionuar mrekullisht mirë, kriminelët morën dënime të merituara e deri maksimale, edhe pse krimet kishin ndodhur disa dekada më parë.

     Për policinë gjermane, personat që u intervistuan për rastin Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin të njohur dhe me precedent penal. Por, siç thonë ata që e kanë përcjellur këtë proces, ka munguar qasja seioze, duke e trajtuar si “larje hesapësh”, mes emigracionit!

     E vërteta është se marrëdhëniet gjermano-jugosllave, kanë qenë të shkëlqyera. Në mes tyre kanë ekzistuar një serë marrëveshjesh bashkëpunimi, madje, edhe të pabëra publike. Dhe, jugosllavët kanë amortizuar, lehtësisht, edhe procese, qofshin ato edhe kriminale. Jusuf Gërvalla kishte hetuar përgjimin që i bëhej, nga njerëz të dyshimtë, bashkëkombas! Andaj, kishte kërkuar mbrojtjen policore. Por, përgjigja kishte qenë dëshpëruese për atë: “Ligji gjerman nuk parasheh mbrojtjen e azil-kërkuesëve!”

     Pavarësisht rrezikut, Jusuf Gërvalla vendosi të mos tërhiqet nga veprimtaria atdhetare. Profesioni i gazetarit e kishte favorizuar në thellimin e analizave politike të kohës. Veprimtaria e Jusufit, me vëllanë Bardhin, synonte zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve, bindjen e emigracionit se duhet menduar dhe punuar më shumë për Atdheun, Kosovën.

     Është e drejtë legjitime që Qeveria e Kosovës, të kërkojë informacione nga Qeveria gjermane, për vrasjen e qytetarëve të saj, më 17 janar 1982, në Untengruppenbach të Herilbronn-it. Është moto e drejtësisë se – krimit nuk i skadon afati -. Prandaj, pavarësisht viteve, dekadave të shkuara, dosja e begatë, për çështjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, ekziston në arkivin e shtetit gjerman, gjithnjë, si çështje e rëndë penale, ende e pazgjidhur, rrjedhimisht, e pambyllur! 

​           Dikur qeveria jugosllave mohonte çfarëdo implikimi në krimin e trefishtë, në Unengruppenbach të Heilbronn-it, duke e bartur atë si “larje hesapesh në mes të emigracionit shqiptar”. Por, tani, pas 40 vitësh, e pranojnë vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ish-kuadri i UDB-së jugosllave, tani njeri i afërt me presidentin Vuçiq, Bozha Spasiq, në një debat televiziv serb, pranon se UDB-a organizoi vrasjen e Jusuf Gërvallës, me vëlla e shok.

Ky fakt, fort domëthënës, bënë që ngulmimi i Qeverisë të Kosovës, për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e vrastarëve dhe ndihmësve të tyre, është i domosdoshëm, duke qenë se ka indikacione të mjaftueshme, se pjesë e krimit të 17 janarit 1982, janë edhe disa shtetas të Kosovës, me punë dhe qendrim në Gjermani. Andaj, hapja e dosjeve, është domosdoshmëri e kohës.

     Në këto dy dekadat e fundit, është dëshmuar se gjykatat e huaja dhe gjyqëtarët e tyre, kanë dështuar të bëjnë drejtësi në Kosovë. Arrestimet i kanë pasur të sakta, të bazuara, si kryerës të veprave kriminale, por, hetimi ka qenë i dobët dhe hiç serioz. Për rrjedhojë, gjykimi dhe masa e ndëshkimit, ka qenë qesharake e kriminale. Sepse, në vendet e këtyre gjyqëtarëve, kurrë nuk ka ndodhur, që për disa vrasje, janë dënuar me 4 (katër) e 5 (pesë) vjetë burg, madje, duke u liruar në gjysmë të vuajtjes së dënimit!!!

     Përafërsisht, njëjtë ka  ndodhur edhe në Gjykatën e Hagës, për kriminelët e Kosovës. Andaj, shqiptarët, të cilët, në masën 85 % e tyre, duan drejtësi dhe ndëshkim për kriminelët, pavarësisht përkatësisë shtetërore, kombëtare, fetare, pozitës e tjera.

     Ndërkohë, krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, ka qenë i domosdoshëm, sepse sistemi i drejtësisë në Kosovë është kapur, pikërisht, nga pushtetarët të inkriminuar, aktualisht, në opozitë.

     Qeveria Kurti në këtë përvjetor të dyzetë të atentatimit të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, pranoi obligimin dhe premtoi zbardhjen e vrasjes së trefishtë, në Untengruppenbach të Gjermanisë.

     Urojmë të mos zhgënjehemi në sinqeritetin e Kryeministrit tonë! Dhe, më në fund, drejtësia ta bëjë detyrën e saj e shpenguar, të triumfojë në përballje me krimin dhe kriminelët!

Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon më 12 qershor,2022 sesionin e veçantë shkencor për veprimtarinë luftarake,misionare dhe shkencore të monsinior dr.Zef Oroshit

0

Shoqata Trojet e Arbrit në kuadër të ndriçimit të figurave historike të pandriçuara dhe të sulmuara nga regjimi kriminal komunist në Shqipëri ka marrë obligim kombëtar,dhe  shkencor që të gjitha figurat kombëtare antikomuniste ti vendos në dritën e diellit, veprimtaritë e tyre të shkëlqyera që dhanë gjatë gjithë jetës në shërbim të kombit shqiptar. Në mesin e shumë atdhetarëve hyn edhe prifti i pendës dhe i pushkës Monsinior.dr.Zef Oroshi. Për t´iu lehtësuar studiuesve marrjen e temave i kemi shkruar disa teza të veçanta ku studiuesit mund të orientohen dhe në bazë të materialeve që kanë të marrin një temë të caktuar, siç vijon me poshtë:

·       Rinia dhe shkollimi i  Monsinor dr Zef Oroshit nga mësuesi don Ndre Mjeda;

·       Studimet e mons. Zef Oroshit në Romë 1937-1940  në Universitetin Papnor Urbanian“;

·       Kthimi dhe  sherbimi  meshtar në kishat e Shqipërisë në vitin 1940;

·       Bashkimi i Monsinior dr.Zef Oroshit luftëtarëve antikomunistë në Mirditë;

·       Emërimi i Monsinior dr.Zef Oroshit Komandant i Komitetit të Maleve të Shqipërisë pas vrasjes se Kapidan dr.Mark Gjonmarkut e Kapidan Llesh Gjomarkut;

·       Bashkpunimi i Monsinior dr.Zef Oroshit me parashutistët antikomunistë për ta çliruar Shqipërinë nga komunizmi;

·       Kalimi i Imzot Zef Oroshit në Itali dhe ndhima që ju bënte mërgimtarëve shqiptar në Itali;

·       Vazhdimi i studimeve të doktoraturës në Itali dhe marrja e titullit doktor i shkencës;

·       Migrimi në Amerikë në vitin 1961 ku e themeloj kishën “Zoja e Kёshillit tё Mirё” sot me emër të ri (Zoja e Shkodrës)  në New York;

·       Puna shkencore dhe kulturore e Monsinior dr.Zef Oroshit në Amerikë;

·       Përkrahja e Monsinior dr.Zef Oroshit partive dhe organizatave atdhetare  antikomuniste në Amerikë në rrezimin e komunizmit në Shqipëri;

·       Vdekja e Monsinior dr.Zef Oroshit më,15 mars 1989  dhe varrimi madhështor i ti;

·       Katër veprat e botuara pas vdekjës se Monsinior dr.Zef Oroshit nga studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj;

·       Persekutimi i familjes se Monsinior dr.Zef Oroshit – Mbytja në torturë e vëllait të vogël Ndue Preni (Çoku)

·       Burgosjet dhe internimet e familjes se Mons.dr.Zef Oroshit në Shqipëri- dënimet dhe internimet e vëllait, motrës dhe familjarëve të tjerë të ngushtë;

·       Dështimi i krimineleve komunist Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për kapjen dhe pushkatimin e Monsinior dr.Zef Oroshit dhe përcjellja këmba- këmbes nga sigurimi i tyre në Amerikë dhe

·       Ngadhënjimi i idealit të Monsinior dr.Zef Oroshit dhe shokëve të ti për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane.

Të gjithë studiuesit që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë sesion te veçantë shkencor temat e tyre se bashku me një abstrakt të shkurtë mund t´i dërgoni në këtë email adresë: nue_oroshi@yahoo.de

Në emër të Shoqatës Trojet e Arbrit mr.sc.Nue Oroshi Kryetar