Kreu Blog Faqe 1395

Irani është në një ‘gjendje shpërthimi’

0

Thotë një dokument i rrjedhur nga brenda IRGC-së iraniane

 

Një dokument i klasifikuar si ‘shumë konfidencial’, i zbuluar së fundmi nga ‘Korpusi i Gardës së Republikës Islamike’ (IRGC), zbulon ankthin ekstrem të Ajatollahëve të Teheranit për kryengritjen e afërt të njerëzve dhe trazirat sociale. IRGC është entiteti më i madh shtypës i sigurisë dhe ekonomik i Iranit, besnik ndaj Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei.

Një përmbledhje e shkurtër e punëve të Iranit do të na jepte një ide se Irani është një shoqëri e ndryshme në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës. Qeveria iraniane ka humbur mbështetjen e saj mes njerëzve duke mbajtur vetëm një pjesë shumë të ngushtë të kombit, e cila, natyrisht, përfiton nga mirëmbajtja e regjimit.

Në frenimin e tyre prej katër dekadash mbi Iranin, mullahët kanë plaçkitur pasurinë e vendit. Industria, bujqësia, mirëqenia, sistemi arsimor dhe shërbimet mjekësore të Iranit janë vetëm disa nga infrastruktura e Iranit e shkatërruar nga diktatura e Ajatollahëve. Ekonomia është pothuajse e falimentuar; Riali, monedha e Iranit ka humbur vlerën e saj më shumë se 1000 herë. Papunësia është e lartë dhe shkalla e inflacionit ka kaluar gjashtëdhjetë për qind.

Një qeveri që dikur përdorte Islamin për të rrëmbyer pushtetin tani është ndoshta qeveria më e korruptuar në tokë. Ryshfeti, si shembull, është një procedurë rutinë në rangje të ndryshme të shtetit. 4% e ngushtë e popullsisë që mbështet Ajatollahët janë familjet e tyre, ndërmjetësit, komandantët ushtarakë dhe të sigurisë, … , të cilët gëzojnë një jetë aristokratike, disa në vilat e tyre luksoze në pjesët më të mira të Evropës, SHBA ose Kanada. Njëkohësisht, shumica e popullit iranian vuajnë nga çmimet e larta, varfëria dhe mungesa e mallrave thelbësore, mbi të gjitha nga virusi korona dhe mosveprimi i qeverisë kundër tij. Nuk kalon asnjë ditë pa protesta të shumta. Qytetarë, mësues, pensionistë, infermierë, punonjës të drejtësisë dhe të tjerë dalin në rrugë. Ata kanë humbur ose punën, aksionet ose pronat e tjera për shkak të politikave shkatërruese të qeverisë. Shpesh, protestuesit brohorasin parulla kundër Raisit, duke e quajtur atë ‘gënjeshtar’.

Dokumenti shumë konfidencial i rrjedhur nga Irani, përfshin shënimet e marra në një takim të task-forcës të kryesuar nga gjeneral brigade Hossein Nejat, nënkryetar i forcës së sigurisë Sarallah, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeqytetit dhe një komandant tjetër i lartë i IRGC. Dokumenti me shtatë faqe u zbulua nga grupi Edalat-e Ali (Drejtësia e Aliut), i cili, vetëm pak javë më parë, zbuloi dokumente dhe video sekrete për abuzimin e të burgosurve në një burg iranian.

Në takimin e Grupit të Punës morën pjesë përfaqësues nga IRGC, milicia Basij, entet e inteligjencës dhe Prokuroria e Teheranit. Citimet nga takimi shpalosin një zyrtar të inteligjencës së IRGC-së që flet për zemërimin e të gjithë popullatës, duke thënë: ‘Shoqëria është në një gjendje shpërthimi’ dhe se ‘pakënaqësia sociale është rritur me 300 për qind vitin e kaluar’.

Dokumenti citon gjithashtu një zyrtar nga siguria e brendshme e Iranit dhe agjencia e zbatimit të ligjit se ‘protestat e mbajtura në Iran gjatë vitit të kaluar iranian janë rritur me pothuajse 50 për qind dhe numri i protestuesve të përfshirë është pothuajse dyfishuar’.

Situata në Iran, e zbuluar ose jo, së bashku me protestat, është një trend që nuk do të ndalet në një vend në një ‘gjendje shpërthimi’.

Fatmir Bajraj: Për vetëm një vit qeverisje, shpresat e mëdha të kthyera në një mega-zhgenjim!

0

Nga: Fatmir Bajraj

Kanë dominuar vdekjet, terri dhe boshatisja e atdheut nga të rinjët, pa harruar këtu “shkelqimin” e rritjes enorme të çmimeve dhe jetën e rënduar të qytetarëve !

E vetmja vlerë dhe konsistencë e mbetur prej Kurtit në brënda një vit qeverisje është :
“Ky njeri është i pa korruptuar dhe i pakorruptueshëm”, thonë ithëtarët e Tij, edhe pse nuk qendrojnë as njëra dhe as tjetra, ngase të korruptuar e ka idenë, qasjën dhe vetë substancën e Qeverisë.

Simbolika e shamiave të kuqe gjithandej në Kosovë një vit me parë, e cila ishte sinonim i hegjemonisë dhe i mendësisë bolshevike u kthye realisht në lak për Kosovën dhe qytetarët e saj, të cilët investuan besë e shpresë në mashtruesit dhe t’pabesët fund e krye.

Një vit i humbur, i huqjeve dhe i dështimit total, një vit i degradimit, regresit dhe dekadencës në t’gjitha fushat dhe lëmenjët e jetës dhe veprimtarisë nacionale dhe shoqërore.

Një vit, i skandaleve qeverisëse, menagjuese dhe deshtimeve kardinale n’fushën e shëndetësisë, arsimit, në sistemin e drejtësisë, të prokurimit publik, të investimeve kapitale, në sitemin energjetik, në zhvilllimin ekonomik, punësimin, luftën kundër nepotizmit, familjarizmit dhe krimit të organizuar, pa lënë anash, hapat prapa në poltikën e jashtme, izolimin e vendit, njohjet e mungura, liberalizimi i vizave, ngecja e dialogut dhe e integrimeve duke kulmuar me skandalet e MPJ-së me ambasadoret në shkelje flagrante të interesit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Një vit, i rënjës për tokë të standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës, me rritje enorme të çmimeve të produketeve elementare për jetë, në mbi 100%, por me mbajtjën e e të ardhurave minimale në një nivel fyes dhe të skajshëm, për çfarë vendi u kthye në një oazë ku s’mund të jetohet më me nder dhe nga puna e kryer në kushte të rënda dhe pas asnjë sigurim shendetësor

Paska edhe ma keq, dhe tani e mësuam, thonë qytetarët e thyer e t’zhgënjyer nga ky pushtet agresiv e arrogant i njerëzve pa kompetencë, mediokër dhe jo-profesionist.

Qeveri, pa program qeverisës, pa strategji kombëtare dhe pa vizion për të ardhmën, një Qeveri dhe një Kryemnistër defanziv në kuptimin e vizionit dhe me veprime ad-hok, duke reaguar pas efekteve me pasoja negative, në vend se të ishte e kundërta.

Iku një vit, i kësaj mazhorance, në vokabolarin e së ciles dominuan këto fjali :

“14 shkurti u’a dha atë që keni merituar, dhe ;

Për 20 vite, keni vjedhë e rrënue, keni shkatërrue dhe ju jeni krimnelët dhe fajëtor pse në sot kemi një shtet (sipas tyre ) të deshtuar e kriminal.

Për të gjitha deshtimet tona, fajet i keni ju, sepse pasojat e dëmëve tuaja, nuk sanohen për një mandat qeverisë, andaj heshtni”…!

Tri deshtimet kapitale dhe kardinale të Qeverisë Kurti II :

Lufta kundër Pandemisë,
Dialogu me Serbinë, dhe
Kriza energjetike.

Kjo shumicë qeverisëse, do të mbahet mend, edhe për faktin se nga premtimet elektorale, nuk ka mbajtë, e lerë më të përmbush, asnjë nga to, përkundrazi ; nuk ka kurajon publike që t’i kerkoj ndjesë këtij populli të varfër e t’mashtruar, se të gjitha premtimet i kishte fallco dhe me synim të vetëm pushtetin dhe vetëm pushtetin.

Kjo Qeveri dhe ky Kryemnistër, do të mbahet mend, edhe për faktin se në kabinetin qeverisës, defilojnë ministra të profilit dhe nivelit profesional të ofiqarëve, praktikantëve ; të pa dije e ngritje profesionale, kuptohet, shumë prej syrësh ; akraba, farefis, ilake deri të teze, halla, axhallarë e dajallarë, por me arsyetimin se janë ma t’mirët dhe ma t’përgaditurit.

Kjo Qeveri dhe ky Kryemnistër, d të mbahet mend edhe për një fakt unik :
Për më pak se 6 muaj n’qeverisje, nga një subjekt më 50.028 %, i ka rënë rejtingu dhe mbeshtetja elektorale në mënyrë drastike dhe rapide, duke dalë e katërta në zgjedhjet lokale të tetorit 2021, dhe gjasat janë reale që ky Kryemnistër të dorëhiqet nga paaftësia dhe pazotësia për të qeverisur, gjë që e ka bërë edhe në Qeverinë Kurti!

Një libër me kronika të ekzodit të papërfunduar shqiptar

0
Nga: Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina 
Botime
* Afrim Krasniqi: “Kriza e ambasadave – Shqipëria në vitin 1990”, monografi. Botoi: Institui i Historisë i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2020.
Eksodet e mëdha shqiptare, nga ato që njohim (pas vdekjes së Skënderbeut dhe rrënimit të diktaturës komuniste në Shqipëri), kryesisht lidhen me disfatat e mëdha historike të shqiptarëve, siç ishte ajo e para pas ripushtimit osman të Shqipërisë nga fundi i shekullit XIV dhe, kjo e fundit, nga jeta gjysmëshekullore nën diktaturën më të egër komuniste që njohu bota. Nëse mund të thuhet se eksodi i parë përfshiu fisnikërinë shqiptare nga radhët e feudalëve dhe ushtarakëve që ishin pjesë e luftës çlirimtare të Skënderbeut kundër osmanëve gjatë një çerek shekulli dhe u strehuan në Itali si pjesë e një shtrese që kishte formim të caktuar shoqëror dhe kulturor, gjë që këtë e vazhdoi edhe në rrethanat e reja, eksodi i dytë, ai nga viti 1990 e këndej, përfshiu shtresën proletare dhe qytetarinë e shpronësuar nga dinjiteti elementar, atë që rëndom kishte jetuar në rrethanat e një Gullagu komunist të krijuar nga diktatura e regjimit komunist të Enver Hoxhës, shtresë kjo të shumtën me tru të shpërlarë, që ikjen nga diktatura e konsideronte çështje ekzistenciale.
Edhe pse kanë kaluar mbi tridhjetë vjet nga eksodi shqiptar, përmasat tektonike të të cilit edhe më tutje vazhdojnë saqë etninë shqiptare e kanë sjellë deri te gjendja e “murtajës së bardhë”, përkundër asaj se shkaktari i saj kryesor shfaqet faktori ideologjik që si bartës kryesor pati diktaturën komuniste të Enver Hoxhës që Shqipërinë në emër të “idealeve komuniste” duhej ngrënë edhe bar gjë që vendin e ktheu në një kamp përqendrimi me njeriun e varfër dhe të zhvlerësuar, pra kësaj së keqe nuk i ishte dhënë anamneza e plotë në përputhje me shkaktarin e vetëm – atë ideologjik ngaqë shumë studiues i takojnë asaj mendësie. Megjithatë monografia e Afrim Krasniqit “Kriza e ambasadave – Shqipëria në vitin 1990”, e botuar së voni nga Instituti i Historisë i Studimeve Albanologjike në Tiranë, paraqet një kronikë të aktit të fundit të shthurjes së kësaj diktature në rrethanat kur tranzicioni tashmë kishte përfshirë shumë nga vendet e ish bllokut komunist (nga Polonia, Gjermania Demokratike, Çekosllovakia, Rumania e të tjera), ndërkohë që garda e fundit komuniste në Tiranë po përpiqej që tranzicionin e pandalshëm pra kur diktaturat ktheheshin në sisteme shumëpartiake, përpiqej që pluralizmin partiak ta maskonte me “pluralizmin e mendimeve”, siç doli nga takimi i gushtit i vitit 1990 i R. Alisë me disa intelektualë të Tiranës, të cilët, nuk patën guxim që kësaj formule t’ia jepnin përgjigjen siç ia dhanë vendet tjera ish komuniste, por lejuan që edhe atë që do të shfaqet “tranzicion shqiptar”, në zgjedhjet e para “të lira”, të vitit 1991, të fitojë Partia e Punës e Shqipërisë, e transformuar në Partinë Socialiste. Natyrisht se kronika e kësaj ngecjeje, apo sabotimi shqiptar të pluralizmit, shqiptare drejt tranzicionit, pasqyrohet mirë në monografinë e Afrim Krasniqit. Duke ndjekur rrugën e dokumenteve, autori në katër kapitur jep kronologjinë e këtij zhvillimi që hapi kthesën historike. Kështu, në kreun e parë paraqiten zhvillimet politike dhe gjendja në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit 1990, nga protestat e para sociale të janarit 1990, pastaj të ndikimit të rastit “Popaj” në ambasadën e Italisë në eksodin e atij viti e deri te hyrjet në ambasada në atë të RDGJ-së. Në kreun e dytë pasqyrohen ngjarjet e korrikut dhe kriza e “Pushtimit të ambasadave” me gjithë ato që përcollën këtë zhvillim nga hyrja në ambasadat perëndimore e deri te largimi i refugjatëve nga Shqipëria, me çka përfundimisht u thye “miti i mashtrimit komunist për Shqipërinë lule në Adriatik”, e të ngjashme, siç propagonte Enver Hoxha nëpërmes grupeve marksiste-leniniste nëpër botë, që kryesisht i shërbenin Beogradit dhe Moskës për të mbajtur nën anatemë edhe kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës për Republikën e tyre në kuadër të federatës jugosllave. Në kapitullin e tretë bëhet fjalë gjerësisht për rrolin dhe pozicionin e ambasadave dhe shteteve në krizën e korrikut 1990, ku pasqyrohen edhe pozicionet e këtyre vendeve rreth zgjidhjes së krizës së refugjateve, me ç’rast edhe pjesës më të madhe të tyre iu lejua largimi i organizuar nga Shqipëria, largim ky që pastaj, mori përmasat e një eksodi të pambikëqyrur që vazhdoi për vite dhe ende vazhdon në forma të ndryshe. Monografia përmbyllet me kapitullin rreth përpjekjeve të regjimit për rivendosjen e kontrollit në vend, ku pasqyrohen gjithë ato zhvillime që udhëheqja e lartë partiake e vendit (nomenklatura komuniste e kohës) u mundua që eksodin, nëpërmes fushatave denigruese, ta shfrytëzojë për të fshehur shkaktarin e vërtetë të krizës – sistemin. Me këtë rast, jepen edhe të dhëna rreth burgosjeve dhe masave të tjera, që regjimi i atëhershëm ndërmori ndaj atyre që përpiqeshin që të largoheshin nga vendi, për në liri, nëpërmes rreziqeve të mëdha, ku edhe shumë prej tyre nuk ia dolën…
Në tërësi, monografia e A. Krasniqit, paraqet një faktografi të caktuar, atë të krizës së ambasadave, që ia hapi rrugën në njërën anë tranzionit shqiptar me shumë e shumë vështirësi dhe në tjetrën anë, eksodit shqiptar, ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve, me pasoja tepër të rënda për vetë Shqipërinë, po edhe për ata që u detyruan të braktisin vendin për një jetë më të mirë dhe liri, paçka se shumë prej tyre humbën atdheun përgjithmonë…

Golgota e Shqipërisë, aktakuzat kundër shfarosësve të popullit shqiptar nga publicisti me prejardhje hebraike Leo Alexander Freundlich

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Golgota e Shqipërisë

Nga publicisti austriak me prejardhje hebraike
LEO ALEXANDËR FREUNDLICH (1873-1953)

Vienë 1913; në shqip: Tiranë 2020.

Përkthyer nga orgjinali: Frida Vokopola Gjoka & Alber Gjoka

Në bregdetin lindor të Adriatikut, as tre ditë udhëtim nga Viena, jeton një popull autokton, i cili për shekuj me rradhë ka luftuar për liri dhe pavarësi kundër armiqëve dhe shtypësve të të gjitha llojeve: KËTA JANË SHQIPTARËT. Ky popull ka ruajtur prejardhjen e tij gjatë gjithë luftrave dhe ndryshimeve historike; as emigrimi i popujve dhe as luftrat me serbët, turqit dhe pushtuesit e shtypësit e tjerë nuk mundën t’i pengonin shqiptarët të ruanin të pastër racën, gjuhën, zakonet dhe traditat e veçanta të tyre.
Historia e këtij kombi është një zinxhir i pandërprerë betejash të përgjakshme kundër pushtuesve gjakatarë. Por edhe me mizoritë e tyre më të tmerrshme armiqt nuk mundën ta shfarrosnin këtë racë të fortë. Edhe pse pushtuesit u përpoqën ta zhduknin që në embrion çdo përpjekje për zhvillimin e kulturës në Shqipëri; ajo zhvillohet fuqishëm falë forcës së tyre shpirtërore. Ky popull i dha perandorisë osmane gjeneralët dhe burrat e shtetit më të shquar. Gjykatësit më të mirë të perandorisë osmane janë shqiptarë, si dhe veprat më të njohura të letërsisë turke janë shkruar nga shqiptarët. Thuajse të gjithë tregëtarët në Malin e Zi, si dhe tregëtarët më të aftë në shumë qytete të mëdha të Rumanisë kanë prejardhje nga ky komb. Në Itali shqiptarët luajnë rol të rëndësishëm në të gjitha fushat. Ndër ta mund të përmendim Krispin. Ushtarët më trima të Greqisë janë me prejardhje shqiptare.
Në shndërrimet e mëdha të shkaktuara nga Lufta Ballaknike, ëndrra e lashtë e këtij populli për liri e pavarësi tanimë më në fund duhet të bëhet realitet: fuqitë e mëdha të Evropës kanë vendosur t’i japin Shqipërisë autonominë shtetërore.
Por përpjekja SERBE për pushtim ka gjetur një metodë që ta shkatërrojë këtë ëndërr të bukur të popullit trim e liridashës pak përpara se ajo të kthehej në realitet. Trupat serbe depërtuan në Shqipëri, duke vrarë e djegur kudo. Në qoftë se nuk arrijnë ta pushtojnë Shqipërinë, ata duhet medoemos të shfarrosin shqiptarët – kjo është zgjidhja.
Më 18 tetor 1912 mbreti Petar i Serbisë publikoi manifestin e tij të titulluar “Për popullin serb”, në të cilin, ndër të tjera ai thotë: “Qeveritë turke nuk kanë treguar kurrë interes për detyrimet e tyre ndaj qytetarëve dhe madje kanë qenë të shurdhër ndaj të gjitha ankesave dhe kërkesave të tyre. Situata arriti deri atje saqë asnjë popull nuk ishte më i kënaqur me gjendjen e krijuar në Turqinë Evropiane. Ata janë bërë të padurueshëm si për serbët, grekët, por po ashtu edhe për shqiptarët.”
“Prandaj, në emër të Zotit, unë i kam dhënë urdhër ushtrisë sonë trime për të shkuar në luftën e shenjtë për lirinë e vëllezërve tanë dhe për një jetë më të mirë.”
“Në Serbinë e vjetër ushtria ime do të gjendet pranë serbëve të krishterë dhe atyre muhamedanë, të cilët janë po aq të shtrenjtë për ne dhe tok me ta do të jenë edhe shqiptarët e krishterë dhe muhamedanë, me të cilët populli ynë ka ndarë për 13 shekuj vite vuajtjeje dhe gëzimi. Ne do t’u sjellim atyre të gjithëve lirinë, vëllazërinë dhe barazinë”.

Po, si e mbajtën serbët premtimin e mbretit të tyre pa kaluar as gjysmë viti pas daljes së këtij manifesti solemn?

Mijëra e mijëra burra, gra, pleq dhe fëmijë të vrarë e të torturuar për vdekje, fshatra të djegura e të plaçkitura, gra dhe vajza të përdhunuara, pra, një vend i shkatërruar, i plaçkitur, i përdhunuar e i larë në gjak është përgjigjia e vetme e kësaj pyetjeje.
Serbët erdhën në Shqipëri jo si çlirimtarë, por si vrasës të shqipatërëve. Në mbledhjen e ambasadorëve në Londër u bë propozimi që kufijt e Shqipërisë të përcaktoheshin sipas një statistike etnike apo fetare, e cila do të bëhej atje në vend nga një komision. Serbët nxituan t’i përgatisnin këto statistika me mitraloza, armë gjahu dhe bajoneta. Ata kryen mizori të papërshkrueshme; por edhe më i madh se zemërimi dhe tmerri i shkaktuar nga këto mizori ishte trishtimi për faktin që krime të tilla rrënqethëse janë të mundura edhe në shekullin e njëzetë në Evropë, jo larg qendrave të mëdha të kulturës perëndimore!
Dhe trishtimi bëhet edhe më i madh për faktin se, megjithse për muaj me rradhë gazetarët e të gjitha kombeve tregojnë për këto krime të llahtarshme, megjithëse Pierre Loti bën akuzën e tij të fortë në botë, asgjë nuk ndodhi për t’i dhënë fund këtij gjenocidi të tmerrshëm.
Një popull trim dhe me karakter të fortë po kryqëzohet përpara gjithë botës dhe Evropa e krishterë, Evropa e civilizuar hesht!
Janë dhjetra mijëra njerëz të pambrojtur që po masakrohen, pleq e fëmijë që po mbyten, me qindar fshatra që po digjen dhe priftërinj që po therren.
DHE EVROPA HESHT!
Serbia dhe Mali i Zi kanë hyrë në tokë të huaj për ta pushtuar, por në këto troje jeton një popull trim e liridashës, një popull që nuk pranoi kurrë të mbante mbi shpatulla zgjedhën e huaj megjithëse lëngoi për shekuj e shekuj në robëri, prandaj zgjidhja është fare e qartë:

SHQIPTARËT DUHET TË SHFARROSEN!

Dhe një ushtri e egër dhe mizore e bëri atë realitet në mënyrën më të tmerrshme.
Fshatra të panumurta u bënë rrafsh me tokën, njërz të panumërt u therrën me egërsi kafshërore, atje ku brezat e shqiptarëve të varfër krijuan atdheun e tyre, shtëpitë u dogjën e u kthyen në rrënoja, një popull i tërë u gjakos e u kryqëzua.
DHE EVROPA HESHT!
Qëllimi i këtij shkrimi është të zgjoi ndërgjegjen e publikut evropian. Të dhënat e mbledhura këtu janë vetëm një pjesë e materialeve ekzistuese. Më shumë sesa përmbajnë ato, u janë bërë të njohura qeverive evropiane përmes raporteve zyrtare të konsullatave dhe artikujve të botuar në gazetat më të njohura.

DHE DERI TANI QEVERITË KANË HESHTUR!

Por tani e tutje heshtja e mëtejshme do të thotë bashkfajësi. Fuqitë e mëdha duhet t’i ndalojnë në mënyrë katëgorike barbaritë e tërbuara. Fushatës së shfarrosjes mizore në Shqipëri duhet t’i jepet fund sa më shpejt që të jetë e mundur dhe duhet të ngrihet një komision ndërkombëtar për të bërë hetime në lidhje me akuzat e tmerrshme të ngritura kundër qeverisë serbe.
Por mbi të gjitha trupat pushtuese serbo-malazeze duhet të largohen menjëherë nga trojet shqiptare dhe duhet të hiqet bllokada greke që ka ndërprerë çdo lloj furnizimi me ushqime në Shqipëri.
Në emër të njerëzimit, në emër të botës së civilizuar, në emër të popullit fatkeq shqiptar, u bëj thirrje qeverive të fuqive të mëdha, i bëj thirrje mbarë opinionit publik evropian.
I derjtohem popullit anglez, kombit që ngriti burrërisht zërin e tij në periudhën e mizorive kundër popullit armen.
I drejtoj thirrjen time shtypit francez dhe Francës, vendit që shpesh ka treguar se di t’i mbrojë njerëzimin dhe të drejtat e njeriut.
Një popull fatkeq, një popull që ka duruar fatin e tij të tmerrshëm, kërkon ndihmë nga vendi i tij i kryqëzimit.
Por, a do e dëgjojë vallë Evropa thirrjen e tij?

Vienë, të dielën e Pashkve 1913
Leo Freundlich

P.S.

Kjo histori makabre kundër shqiptarëve u përsërit “fije e për pé”, si nga Serbia, ashtu dhe nga Evropa, në vitet 1998-1999; por ishin SHBA të cilat, edhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, i detyruan disa shtete të mëdha të Evropës t’i bashkangjiteshin aviacionit amerikan në mbështetje të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës; nga 34 mijë avjofluturime, vetëm 20 % u kryen nga aviacioni evropian.
Por edhe populli në Shqipëri hesht për VËLLAZËRIMIN PA KUSHTE me Serbinë antishqiptare përmes “Ballkanit të Hapur” të propozuar nga Serbia, sikur të ishim ne autorët e atyre krimeve dhe jo serbët!

Por ka edhe më keq akoma: Organizata e Veteranëve të LANÇ-it nuk i njeh për vetëranë luftëtarët vullnetarë nga Shqipëria, të cilët kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe për të drejtat kombëtare në luftrat e tjera etnike të zhvilluara në Ballkan në vitet 1998-2001, [Shih: Ligji nr.7874, dt.17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, (ndryshuar me ligjin nr. 67/2019)]! Mos vallë nuk i njeh për veteran këta luftëtarë kjo organizatë nga që kanë luftuar kundër kriminelave serbë, si parapritje për “Ballkanin e Hapur”?!

Ndërkohë që LIGJI Nr. 109/2018, për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, [Neni 5, pika “h”], i njeh për dëshmorë shtetasit shqiptarë që kanë rënë në ato luftra për të drejtat kombëtare!

Më 13 shkurt 2022

Zbulim i madh arkeologjik në Mal të Zi, gjenden pallatet ku kanë jetuar Mbreti Bardhyl dhe Mbretëresha Teuta

Arkeologët kanë zbuluar dy pallate në Malin e Zi, që përshkruhen si zbulim “i madh dhe i rëndësishëm”.

Lajmi është botuar në revistën e botimeve shkencore në Poloni.

Kërkuesit vijnë nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studion zonën ku u bë zbulimi prej vitit 2000.

Arkeologët zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 260 të erës së re.

“Këto janë strukturat e parë të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.

Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori mbretëresha Teuta që mori drejtimin e Perandorisë Ilire.

Vendndodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, krahasuar me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.

Mbretëresha Teuta

Sipas profesorë Dyczka, ndërtesa është djegur gjatë një sulmi të dhunshëm dhe një pallat tjetër u ndërtua më atë.

Mbretëresha Teuta e Ilirisë …

Pse osmanët edhe sot e quajnë arnavut kaldërëm – Kalldrëmi shqiptar


Nga: Fahri XHARRA, Gjakovë

“Një vrap i heshtur, vetëm sa dëgjoheshin fërkimet e lehta të këmbëve nëpër gurët e kalldrëmit. Këtë veprim, një pjesë e masës së popullit, sigurisht se e përcillnin dhe shikonin me një shqetësim e frikë.” – kjo fjali rrëqethëse ndoshta ju rikujton diçka ?
Ose kjo tjetra:” “Kjo familje kishte shitur tërë pasurinë e vet të fituar ndër shekuj, që të shkojë në një tokë të premtuar, që kurrë atë tokë nuk e kishin parë. .. Dolën nga shtëpia e tyre dhe morën rrugën nga stacioni i trenit, duke shpresuar se do të shkojnë në një vend që do të gjejnë një jetë më të rehatshme dhe më të sigurt. Sot kjo familje shkelte kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prishtinës, me shpresë se treni do t’i dërgojë në një tokë të premtuar myslimane dhe kapitaliste. ( Ilir Hoxha ,Malli për atdhe ) “
Po mirë ,sa e sa mijëra nga ne heshtas dhe plotë frikë e kemi shkelur “kalldrëmin” për të ikur e “shpëtuar “ atje tek ata që na lanë në atë gjendje ?
Sidoqoftë , historia e jonë plotë vuajte dhe mallkime . dëshira dhe frikë ishte e përplasur mbi kalldrëmin e rrugëve tona?
Kësaj here kur e kam nxënë diçka që nuk e kam ditur, e ndjeva si detyrë morale ta ndaj me ju :
” ARNAVUT KALDIRIM , Les Turcs emploient ce terme pour désigner pavés et trottoirs “ – Thjeshtë : “ Kalldrëmi Shqiptar . Turqit, e përdorin këtë këtë thënje kur ndërtojnë ndonjë trotuar apo e shtrojnë ndonjë rrugë me gurë “
(https://tr.wikipedia.org/wiki/Arnavut_kald%C4%B1r%C4%B1m%C4%B1)

Arnavut Kaldırım Taşı


http://mutlupeyzaj.com/9-.html )

Do të më thoshit , se ku qëndron problem dhe se çka po na tregon ? Po ja ,se otomanët e mësuan nga shqiptarët se si shtrohet rruga me gurë .Jo me kot e thonë sot e asaj dite “Arnavut kaldërëm”
Ne në të kaluarën tonë , të lodhur nga pushtimet e ndryshme kemi harruar bile se disa gjëra qytetëruese i kishim bërë ne shumë kohë para të tjerëve dhe shumë kohë para ardhacakëve pushtues.
Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar me gurë për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e shtrembër, e mirë, e keqe, e shtruar me gurë) -. Kalldrëm.
Kurse për foton më poshtë , që e kishte të shkruar “ Rrugë Romake”- me erdhi t`i them të gjithëve që nuk e përmendin çështjen tonë ‘ Shkofshi e mos u kthefshi këto mohime të juaja të historisë ! mohime të juaja të historisë ! 120417

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Më 12.04. 2017

Komplekset tek heronjt dhe tradhëtarët

0

Fahri Dahri, Itali

Këto ditë ka një revansh se kush e kush t’i mbrojë si heronj dhe kush e kush t’i demaskojë tradhëtarë. Këto të kundërta janë normale dhe të gjendura pa vështirësi gjatë historisë njerëzore. Dhe kështu do të ndodhë, sepse janë të pashqitura dy të vërteta të paevitueshme:

a)- Koha dhe,

b)- Përkatësia ndaj interesave individuale apo grupimit”.

Në këtë artikull gjithçka do shtjellohet  vetëm i mbështetur tek përvoja, do largohemi nga teoritë e ndryshme, si ato politike, partiake dhe sociale. Ato,  tek shumica e popullit janë bërë të neveritshme, veprimet e mbrapshta të politikës na kanë krijuar një ndjenjë pështirosjeje, përbuzjeje të thellë.

 Do ti referohemi ngjarjeve aktuale të kohës, realiteteve të cilat politika i ka nxjerrë nga binarët (shinat).Treni është zhulatur në kënetën e mashtrimeve, gënjeshtrave, shpifjeve të anëtarëve “byroistë” të mbi 250 vagonave që kanë vithisur lokomotivën e jetës!.

Deri këtu gjithkush është i informuar, e njeh mirë realitetin; por është mësuar, edukuar që të ecë në jetë duke forcuar durimin, rritur vigjilencën, kujdesin për t’iu shmangur katastrofave vetiake dhe më tej.

Shkrimi do përqëndrohet tek disa individë, që me qendrimet e tyre, kanë krijuar kompleksitete. Ndaj veprimeve të tyre, disa prej nesh shikojnë vetëm anët e mira, heroizmat; ndërsa disa vazhdojnë dhe mbeten “skllavë” të anëve të këqia, tradhëtitë.

Nuk është për tu habitur, as çoroditur nëse tek i njëjti individ shikojmë si  heroin dhe tradhëtarin, sepse këto sjellje nuk janë të izoluara. Të tilla figura gjenden në çdo popull, në çdo vend dhe kohë.

Figura të tilla gjinden jo pak edhe tek personalitetet tona. Sot po flitet shumë për mitroviciotin Xhaferr Deva.

Do përqëndrohem në dy shembuj të përafërt, që trazojnë mendjet dhe qendrimet e mbarëshqiptarëve brenda 100 viteve të fundit. Veprimtaritë e tyre kanë shumë domethënie, por trajtimin  do e kufizojmë tek qendrimet që duhen mbajtur në sjelljet e tyre ndaj atdheut dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

***

Një ves “tërbimi” i katër dekadave të shekullit XX-të, krijoi luftë klasash, ndarje, denigrime, poshtrime brenda shoqërisë dhe familjeve (të moshuarit mos i harrojnë; të rinjtë t’i njohin për t’i luftuar). Sot, për fatin tonë, vazhdohet me ato qendrime, i shohim ngjarjet me dylbitë e asaj periudhe, gje që dikton:  Edukim të pandërprerë, gjithëpërfshirës për të siguruar shplarjen e trurit nga helmet e gjarpërinjëve rrethues.

Brenda nesh, duam nuk duam, është ulur këmbëkryq “helmi”, i trashëguar, i kultivuar nën kujdesin qëllimkeq nga tre perandori dhe rregjimi komunist. Urrejtjen, egoizmin, ndalimin e shkrimit të gjuhës, mos shkollimin, varfërinë. Këto elementë socialë negativë kanë çoroditur mendjet dhe ndjenjat e kombit tonë, radhazi për dymijë vjet.

Pa paragjykuar askënd, por veset, helmet që nuk lejojnë të shkëputemi nga e djeshmja, e shkuara, nuk duhet të na mbajnë të skllavëruar. Të shkulim “kancerin” nga mendja, të largohemi nga deklarimet e ndarjes së shoqërisë në disa të deklasuar, të tjerët  fismë, të nderuar. Ka ardhur koha që shumë epitete negative të trashëguara nga intervenimet e huaja:

bizantine, otomane dhe komuniste, t’i lipsim, ti hedhim mbas krahëve. Boll më me epitete negative për njëri-tjetrit:  “Ti je komunist, je ballist, zogist, apo legalist, konservator, ti je enverist, kulak, familje e deklasuar,  shtoni dhe -ti-të e këtyre 30 viteve”.

Socialist, demokrat, socialdemokrat, republikan, konservator etj. Nuk është fjala për ti shmangur këto të fundit, sepse jetojmë në epokën e shoqërisë së pluralizmit politik, por këto përkatësi politike ti trajtojmë, ashtu si duhet, politikisht dhe jo siç na i kërkojnë dhe kultivojnë “byroistët” partiakë, epitete armiqësore, gjithë urrejtje. Qendrime të neveritshme, pa asnjë yndyrë, të pa pranueshme. Këto keqinterpretime, thjeshtë kanë hyrë në shoqërinë tonë për ti shërbyer vetëm “byroistëve”  partiakë. Konkluzion i nxjerrë nga praktika në veprim për 30 vjet.

Nëse këtë konkluzion, dikush e trajton ndryshe, atëhere shtrohet pyetja: “Dakort. Nga të mëshuarit e epiteteve negative si më sipër, ç’farë është  përfituar nga shqiptarët?. Praktika tregon se në shoqërinë tonë kanë rrënjësuar ndarjet, zëmërimet, mërzitjet, urrejtjet, sharjet, shpifjet. Pra aspak të mira. Përkundrazi, fusha veprimi të lira për të mbajtur gjallë helmatisjen ndër nesh. Tridhjet vjet kanë kaluar që rregjimet diktatoriale u shëmbën, nuk ka justifikim që ne, me njeri-tjetrin të ruajmë peshat negative të para nëntëdhjetës. Ata, para nesh, bënë si bënë e jetuan jetën e tyre, ashtu gjysma-gjysma, ca komunistë, ca ballisto-zogistë. Para 1944-trës

shqiptarët nuk e njihnin, fjala vjen, fjalën “kulak”, ajo na u shfaq për të luftuar fshatarët e pasur! Më pas, ne të asaj kohe e kuptuam se fjala kulak do përkthehej në fjalën shqipe “grusht”. Pra, pse ata ishin të pasur, duhej të perballeshin me grushtin, rrahjen, burgosjen, sekuestrimin pasuror dhe moralisht të deklasuar. Sot na duhet ti dimë ato qeverisje, por jo ti përdorim.

Ne dhe brezat duhet të bëjmë çmos që së pari secili të kuptojmë vetveten, më pas ta kontrollojmë dhe arrijmë në vetveprime pozitive.

Jam i bindur se një kthesë e tillë në qendrimet disa shekullore ndaj veseve,  viruse të kultivuara e të importuara nga pushtuesit, do na çlirojnë ndërgjegjen, zemrën dhe shpirtin. Arritjet e këtyre çlirimeve, do të unifikojnë ndjenjat e dhimshurisë, respektit, do sigurohet zhvillim drejt afrimit, drejt takimit, drejt bashkimit të elementeve përbërëse, të gjërave të ndryshme; divergjencat do sheshohen. Duhet të sigurojmë sa më shpejt konvergjencën.

Shoqërisë tonë i nevojiten institucione edukimi serioze dhe profesionale, me fillesë urgjente në kopshtet, në gjithë nivelet arsimore. Në tërësi rol të rëndësishëm kanë kalemxhinjtë, intervistuesit, folësit e mediave, prezantuesit; sociologët, psikologët. Pozicionet publike të tyre kërkojnë të jenë sa më pak në role teoricienësh dhe sa më shumë afër jetës praktike.  Të gjitha institucioneve kultutore, koha u kërkon reformim rrënjësor, me taban nga praktika popullore; tepër kujdes në përshtatjet teorike.

Fundi i pjesës së parë. Vijon

Me 14/02/2022

Aleksander Dermenti, kreu i Unionit Shqiptar në Ukrainë, më 17 shkurt Rusia synon pushtimin

0

Më 17 shkurt Rusia synon pushtimin/ Flet shqiptari nga Ukraina: Kemi bërë një plan evakuimi për në Shqipëri

Aleksander Dermenti, kreu i Unionit Shqiptar në Ukrainë duke folur për emisionin “Breaking” në Top News zbuloi se ka një plan evakuimi të shqiptarëve që duan të largohen nga Ukraina në rast të një pushtimi nga Rusia.

Ai deklaroi se situata është shumë e vështirë dhe se kanë hartuar një plan evakuimi në rast se do të ketë një sulm më 17 shkur, siç përflitet nga mediat.

“Jemi larg konfliktit, 1 mijë km larg. Situata është shumë keq. Kemi 5 mijë shqiptarë që jetojnë në Ukrainë”, tha Dermenti. Ai deklaroi më tej se është njohur me njoftimin e ministrisë së Jashtme.

“Me 17 shkurt pritet të nisë lufta, shqiptarët janë gati sepse jemi luftarakë, kushdo të ikë dhe të marrin rrugën dhe të nisen në Shqipëri. Kam biseduar me një fshat kemi biseduar për një plan se kush do të ikë në Shqipëri”, tha Dermeti.

Në Ukrainë ndodhen 5 mijë shtetas me origjinë shqiptare. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Fillimisht provokime të ushtrisë ruse ndaj ukrainasve, pastaj sulme shkatërruese të formës së “tokës së djegur”

0

‘Një provokim, dhe më pas ofensiva’, inteligjenca amerikane përgjon biseda mes gjeneralëve rusë! Ja plani sekret për pushtimin e Ukrainës

Foto ilustruese

Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve rusë. Nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët. Para së gjithash, provokimi, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass, i ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst.

Më pas ofensiva për t’u përgjigjur, që do të nisë mes të mërkurës ose të enjtes, me dy direktiva të mundshme: një operacion shkatërrues, por i kufizuar në kohë, ose pushtimi afatgjatë i Kievit. Këto janë planet e Kremlinit për të pushtuar Ukrainën, “arma shpërthyese” që inteligjenca perëndimore ka kapur. Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka thënë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin në telefonatën e djeshme, duke shpresuar ta bindte të ndalonte, përndryshe aleatët janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta bërë Rusinë të pahuajë çmimin më të lartë që ka paguar deri më sot.Sipas burimeve autoritative të shërbimeve të fshehta aleate, përshkallëzimi ushtarak rus në ditët e fundit ka qenë shumë intensiv. Përpara kufijve të Ukrainës, përgjatë gjithë vijës që rrethon vendin nga Bjellorusia në Krime, aktualisht janë vendosur 95 Grupe Batalionesh Beteje. 30 batalione janë të vendosur në mënyrë të përhershme në këto rajone dhe për këtë arsye ka pasur një rritje prej mbi dy të tretat. 17 të tjera pritet të mbërrijnë deri nesër, duke e çuar totalin në 120 batalione, që Putini e konsideron pragun kritik të nevojshëm për të nisur sulmin. Midis 100 dhe 110 mijë burra, gati për të pushtuar.

Ushtarë ukrainas në roje afër pjesës së pushtuar të vendit të tyre në Ukrainën Lindore

Hapi i parë mendohet të jetë një operacion “fals”, që pritet të martën. Ndoshta një sulm i sajuar kundër filorusëve në Donbas, inskenuar dhe zbatuar nga shërbimet e fshehta të Moskës, për të ndërtuar pretekstin dhe më pas ndëshkimin. Jo rastësisht, në rajonin separatist ka patur një përqëndrim mjetesh të blinduara që nuk janë parë qysh prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2014.

Me t’u sajuar justifikimi, sulmi do të nisë Të mërkurën ose të enjten, ndoshta nga veriu duke përfituar nga stërvitjet që po zhvillohen në Bjellorusi, me dy skenarë mbizotërues. I pari, ai që konsiderohet më i mundshmi, është “toka e djegur”. Një demonstrim i forcës dërrmuese ushtarake, i kryer në një format hibrid, i cili do të shkaktonte dëme shkatërruese deri në portat e Kievit, por më pas do të pasohej nga tërheqja e menjëhershme e trupave brenda kufijve rusë. Kjo do t’i mundësonte Putinit të tregonte se askush nuk mund të bëjë shaka me Moskën, duke eleminuar edhe akuzat se ka pushtuar vendin.

Kështu ai do t’i ndante perëndimorët mbi masën e përgjigjes së tyre ndaj një operacioni të kufizuar, duke shmangur rreziqet e pushtimit të zgjatur dhe të luftës guerile. Skenari i dytë, nga ana tjetër, do të ishte marshimi drejt Kievit, për të instaluar një qeveri kukull. Ekziston edhe një hipotezë e tretë, ajo e aksidentit në qiejt e Lituanisë, përkatësisht një shkelje e hapësirës ajrore ndaj së cilës NATO do të detyrohej t’i përgjigjej. Inteligjenca e konsideron atë si skenarin më të largët, sepse do të kishte pasoja katastrofike, të cilat mund të shkaktonin vërtet një luftë botërore.

Zyrtarisht Kievi fton të shmangen alarmet, por në realitet i frikësohet pushtimit dhe po shqyrton lëshimet për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut për ta shmangur atë. Megjithatë, nuk është e sigurt që i mjafton Putinit, sepse ai ka kërkuar që të rishikohet e gjithë arkitektura e sigurisë në Evropë. Sesioni i dytë i takimeve me formatin e Normandisë, i cili u zhvillua në Berlin më 10 shkurt, nuk dha rezultate dhe Moska kërkoi që diskutimi të rifillonte në Grupin e Kontaktit Trepalësh, i cili përfshin Rusinë, Ukrainën dhe OSBE-në. Putini mund të tërhiqej vetëm nëse merr diçka shumë domethënëse nga negociatat, përndryshe do t’i duhet t’i japë shfryrje aparatit ushtarak, duke u paraqitur si i sulmuar dhe duke shmangur akuzën e ndryshimit të kufijve me dhunë.  Ndërkohë, më 9 shkurt Këshilli Atlantik miratoi përgjigjet parandaluese, duke vendosur instalimin në Hungari të 4 batalioneve të Forcës së Reagimit të Shpejtë.

Telefonata e djeshme u kërkua nga Biden pikërisht për të ballafaquar Putinin me informacion mbi planet e tij. Kishte një karakter përfundimtar, për ta paralajmëruar se Perëndimi nuk bën bllof dhe për ta bindur të ndalojë, duke i ofruar një rrugëdalje diplomatike. Përndryshe, sanksione të projektuara për të gjunjëzuar Rusinë.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi. Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufijtë e Ukrainës.

Kuleba tha se Ukraina kishte kërkuar, të premten, përgjigje nga Rusia sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Rusinë.

“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha ai.

Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për një pushtim, SHBA-të thonë se mund të fillojë me bombardime ajrore “në çdo kohë”.

Më shumë se një duzinë kombe u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe disa kanë tërhequr stafin e ambasadës nga Kievi, përfshirë SHBA-në.

Kuan Tao – Sheng (1262 – 1319), poetja e piktorja kineze nga koha e Dinastisë Yan

0
Kuan Tao – Sheng (1262 – 1319)
Poete dhe piktore kineze aktive gjatë viteve të hershme të Dinastisë Yuan
Dashuri e martuar
Unë e ti
Kemi aq shumë dashuri,
Që digjet si zjarr,
Në të cilin ne pjekim një copë argjilë
Formuar në figurë tënde
Dhe figurë time .
Pastaj i marrim te dyja ,
Dhe i thyejmë në copa,
Dhe i përziejmë copat me ujë,
Dhe bëjmë përsëri një figurë tënde,
Dhe një figurë time.
Unë jam në argjilin tënd.
Ti je në argjilin tim.
Në jetë ne ndajmë një jorgan.
Në vdekje ne do ndajmë një arkivol.
____
nga anglishtja: Vera Xerxa
Londër, më 25 mars 2021
Kuan Tao – Sheng (pikturë)