Kreu Blog Faqe 1396

Beteja historike e Hasan Prishtinës në Zhur me 13 shkurt 1915, rrafsh para 107 vitesh

0
Nga Sheradin Berisha
107 vjet më parë
BETEJA HISTORIKE E HASAN PRISHTINËS NË ZHUR, MË 13 SHKURT 1915
“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona” – Hasan Prishtina, 1873-1933.
Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 ishte nën administrimin e princit gjerman Wilhelm Wid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, (që me vendim të Konferencës së Londrës (1913), mbetën nën pushtimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë), përjetonin çastet më të vështira në historinë e saj.
Udhëheqësit e kryengritjes shqiptare në Kosovë: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini dhe qindra refugjatë tjerë nga Kosova, që ishin larguar pas kryengritjes së vjeshtës 1913, u strehuan kryesisht në Durrës dhe në Shkodër.
Princ Widi dhe qeveria e tij në krye me Turhan Pashën, ndonëse nuk arritën të krijonin një stabilitet të qëndrueshëm politik brenda kufijëve të Shqipërisë londineze, atëherë kishin pak mundësi të bëheshin hapa konkret, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, ashtu siç kishin menduar disa krerë të kryengritjes nga Kosova, në fillim të ardhjes së Vidit (7 mars 1914) në Shqipëri.
Në këto rrethana u shtrua si detyrë imperative nga vet shqiptarët që të përgatiten për një kryengritje çlirimtare, kundër pushtuesve serb… Dhe këtë barrë të rëndë do ta marrë përsipër Hasan Prishtina.
PËRGATITJA E HASAN PRISHTINËS PËR KRYENGRITJE TË ARMATOSUR
Në gjysmën e dytë të vitit 1914, Hasan Prishtina pasi ka braktisur postin e ministrit (të postë-telegrafëve) që mbante në qeverinë e Durrësit (me kryeminmitër Turhan Pasha), kaloi në Shqipërinë veriore me qëllim të organizimit të një kryengritjeje antiserbe. Ishte koha kur Serbia ishte e zënë në luftë me Austro – Hungarinë, për shkak të vrasjes së princit Franc Ferdinand (më 28.VII.1914) në Sarajevë dhe këtë situatë Hasan Prishtina e vlerësoj si të favorshme për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare.
Më 6 gusht 1914 konsulli austriak Karl, nga Durrësi njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë “mbi fillimin e aksioneve kundër pushtuesve serb” nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e Halim Deralla (djali i Mehmet Derallës – Sh.B), të cilët kishin me vete ”lëndë plasëse dhe municion për mauzerët”. (1)
Dy ditë më vonë (më 8 gusht) Karli përsëri njoftonte Vjenën për një protestë të konsullit Serb Gavrilloviq, drejtuar qeverisë shqiptare (të Durrësit) për fillimin e përgatitjeve të shqiptarëve kundër Serbisë, të udhëhequr nga Hasan Prishtina. Se kjo çështje në aspektin diplomatik, ishte bërë tepër shqetësuese për Serbinë, kuptohet edhe nga njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Serbisë dërguar legatës mbretërore serbe në Romë, më 12 gusht 1914. Aty vihet në dukje veprimtaria e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit etj, kundër politikës shoviniste serbe”. (2) Këto zhvillime gjithashtu konfirmohen edhe nga shtypi i kohës.
RRUGËTIMI I HASAN PRISHTINËS
Sipas kujtimeve të I.Strazimirit, nga mbarimi i korrikut të vitit 1914, Hasan Prishtina me nja 150 dibranë e luftëtarë tjerë nga Kosova, ishte nisur nga Durrësi dhe fillimisht ndalet në Peshkopi. Në takim me parinë e Dibrës, tregon se Austro – Hungaria ka sjellë në Shëngjin armë e municion, dhe kërkon që të përgatitet një kryengritje kundër pushtuesve serb, sa më parë.
Në tubimin me dibranët, Hasan Prishtina kërkoi të miratohej edhe kjo deklaratë:
1. T’i kërkohej Serbisë lirimi i tokave shqiptare, sepse nuk janë të saj dhe ajo nuk ka të drejtë dhe as është e aftë t’i qeverisë;
2. Në rast se Serbia nuk pranon t’i lirojë me hir, ndaj saj do të përdorim forcën… (3)
Prej Dibrës, Hasan Prishtina me bashkëluftëtarët e tij, kalon në krahinën e Lumës. Ato ditë para se të arrinte Hasan Prishtina në Lumë, krerët e kësaj krahine në një kuvend të mbajtur në Bicaj, kishin vendosur (kanë lidhur besën) që të mos përzihen (të mbeten asnjënës) në zhvillimet politike dhe ushtarake të kohës.
Në marrjen e këtij vendimi kishin ndikuar edhe ngjarjet dramatike të tetorit – nëntorit 1913, kur 27 fshatra të Lumës qenë djegur e shkrumbuar, ndërsa u vranë e u masakruan edhe qindra lumjanë nga ushtria barbare serbe. Përkundër këtij vendimi, Hasan Prishtina gjeti përkrahjen te një pjesë e krerëve lumjanë si te Hoxhë Mehmeti, Qazim Lika, Sali Spahija, Sulë Elezi, Xhafer Bislimi, Xhafer Shema, Laçët e Bardhocit…, por edhe te vet nënprefekti i Lumës me seli në Bicaj Sadik Gostivari. Në fshatrat e Lumës ndodheshin edhe dhjetra atdhetarë që kishin ikur nga Kosova dhe pritnin momentin për t´u kthyer atje.
Gjatë kësaj kohe Hasan Prishtina u strehua në shumë familje atdhetare të Lumës si: në Kolesjan, në Kukës, në Shtiqën, në Bicaj, në Gjinaj, në Kalimash, në Surroj, në Bardhoc, në Has etj.(4)
Hasan Prishtina pati lëvizur edhe në Has e në Malzi për t´i bashkuar malësorët e kësaj zone në luftë kundër pushtuesve serb. Një gjë të tillë do ta bënte edhe Bajram Curri në Malësi të Gjakovës. Lëvizje për ta ndihmuar kryengritjen ka pasur edhe në krahinën e Dibrës, por jo në përmasa të mëdha.
KUVENDI I BICAJT DHE I KULLË LUMËS
Në shkurt 1915 me nismën e Hasan Prishtinës (i ndihmuar edhe nga krerët lumjanë dhe nënprefekti Sadik Gostivari) në Lumë u organizuan dy kuvende në: Bicaj e në Kullë të Lumës. Në Kuvendin e parë që u mbajt në xhaminë e Halil Agës, në Bicaj morën pjesë shumë krerë lumjanë dhe krerë tjerë nga viset e Kosovës, të strehuar në Shqipëri, si:
– Hasan beg Kizolli,
– sheh Hasani i sektit rrufai (Prizren),
– Ajet e Selim Dervina,
– Mehmet Konjuhi (Llap),
– Keri i Sadik Bardhit,
– Sadik Gostivari,
– Mehmet Delia,
– Isuf Mehaniqi,
– Rexhep Delia i Pozheranit etj (5).
Nga krerët e lumës qenë Sulë Elezi dhe i nipi Xhaferi, Isuf Dina (Bicaj), Mustafë Zyberi (Surroj), Hoxhë Mehmeti e Xhafer Shema (Shtiqën) etj, por nuk erdhën aty Islam Spahija, Cen Daci e ndonjë tjetër, sepse i qëndruan besnik besës së lidhur (në mbledhjen e Dheut) për të mos u përfshirë në zhvillimet politike të kohës.
Në kuvend u bisedua për përgatitjet që duhet bërë për të sulmuar forcat serbe në kufi e për të çliruar më pas Prizrenin e vendet tjera nën pushtim. (6)
Pas këtij kuvendi, Hasan Prishtina për të hulumtuar situatën politike dhe ushtarake në Prizren e rrethinë, atje i dërgoi tre lumjanë:
– Xhafer Shemën (Shtiqën),
– Sinan Hysenin (Shahe) dhe
– Rasim Istrefin (Ramhas) (7) të cilët gjatë tërë kohës propaganduan kundër regjimit pushtues serb si dhe regrutuan njerëz në shërbim të çështjes kombëtare. Në Prizren dhe në fshatrat përreth u shpërndanë trakte e thirrje për kryengritje, ndërsa për të penguar agjenturat serbe u shtua vigjilenca në krahinën e Lumës e të Hasit.(?
BETEJA E ZHURIT, MË 13 SHKURT 1915
Pasi u bënë përgatitjet e duhura dhe u sigurua një forcë goditëse prej më shumë se 300 vetësh (disa burime flasin për 600 vetë) në kuvendin e dytë të mbajtur në Kullë Lumë, u përgatit plani për të sulmuar fillimisht Garnizonin serb të dislokuar në fshatin Zhur. Kryengritësit shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina dhe krerët tjerë:
– Hasan beg Kizolli,
– Ajet e Selim Dervina,
– Mehmet Konjuhi,
– Keri i Sadik Bardhit,
– Mehmet Delia,
– Isuf Mehaniqi,
– Sulë Elezi,
– Xhafer Bislim Elezi,
– Mustafë Zyberi,
– Isuf Dina,
– Cen Seda,
– Januz Kurti,
– Xhafer Shema etj., nga Kullë Luma u përqëndruan në fshatrat Bardhoc e Morinë dhe pastaj në orët e hershme të mëngjesit të datës 13 shkurt 1915, nëpër bjeshkët e këtij fshati, vazhduan rrugën për në Zhur.
Meqë luftëtarët i kishin zënë të gjitha shtigjet dhe rrugët që të shpienin në drejtim të grykës së Zhurit, fillimisht grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i këputën telat (lidhjet) telegrafike e telefonike (9) në malet e Koretnikut. Gjatë kësaj kohe në krahun e djathtë të shpatit të malit Koretnik do të arrijnë edhe malësorët nga fshatrat: Zapod, Belja, Lojme, Nimc të udhëhequr nga Rasim Selmani, për të mbështetur sulmet që do të kryhen kundër përqëndrimit të forcave kufitare serbe. (10)
Kryengritësit shqiptar në agun e mëngjesit, të ndihmuar nga mulla Nasuf Hoxha i Zhurit, u futën në fshat dhe pasi e rrethuan garnizonin serb, u vendosën nëpër llogore – istikame që i kishin hapur vet forcat serbe. Shenja e fillimit të sulmit qe shpërthimi i një bombe nga luftëtari Xhemë Voka prej Shtiqënit. Komanda serbe e alarmuar nga shpërthimi, dha urdhër për të dalur në pozicione, mirëpo forcat shqiptare sulmuan furishëm repartet serbe.
Luftimet qenë të përgjakshme dhe pati përleshje trup më trup. Me kryengritësit, u bashkuan edhe shumë burra të Zhurit, Dobrushtit, Shkozës e të Vërmicës, të cilët me pushkë e sopata, kosa e thika, sulmuan ushtarët serb. Kushtrimin për t´ju bashkuar radhëve të Hasan Prishtinës e dha atdhetari zhurjan Asllan Rexhë Ademaj, i cili në ato çaste bëri thirrje:
”Bini burra, bini trima, ja sot ja kurrë,
ka ardhur koha me e largue shkaun
nga vatani!” (11)
Në këtë betejë që zgjati disa orë rresht u vranë rreth 100 ushtarë serb, (përfshirë këtu edhe disa oficerë) dhe repartet e armikut u shpartalluan plotësisht. (12)
MARSHIMI I KRYENGRITËSVE NË DREJTIM TË PRIZRENIT
Kryengritësit shqiptar pasi morën nën kontroll Qafën e Zhurit marshuan në drejtim të Prizrenit. Ndonëse krismat e bombave dhe të pushkëve kishin alarmuar edhe komandën qëndrore serbe në Prizren, ajo në drejtim të Zhurit kishte nisur disa reparte ushtarake. Ndërkohë që forcat kryengritëse shqiptare kishin arritur tek Ura e Vlashnjës (në jug të Prizrenit) ata do të përballen me repartet serbe. Kryengritësit shqiptarë të pozicionuar në zonën: Bregu i Drinit – Vlashnje – Poslisht – Billushë, zhvilluan një përleshje të përgjakshme me repartet serbe, të cilat me këtë rast përdorën edhe artilerinë e rëndë.
Në këto përleshje nga predhat e topit u vranë: Nebi Latifi e Brahim Jashari nga Brruti dhe dy burra trima nga fshati Kabash i Prizrenit. Pas një qëndrese heroike, forcat shqiptare (në munges të municionit) dhe të ndodhur përballë një armiku shumfishë më të madh në numër e të armatosur me topa e mitralozë, u detyruan të tërhiqen në drejtim të Zhurit, për të kaluar pastaj nëpër malet e Koretnikut dhe të Gjallicës në thellësi të krahinës së Lumës.
Hasan Prishtina pas largimit nga zona e luftimeve, duke e përjetuar rëndë këtë disfatë do të deklaronte: ”Na luftojmë e ndoshta gja nuk gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh kanë me i gjetë shejet tona…” (13) Ato ditë, Hasan Prishtina me disa luftëtarë nga fshati Dobrusht kalon Drinin e Bardhë dhe kalon në Has, dhe prej kësaj zone pas disa ditësh shkon në Shkodër.
RAPSODI POPULLOR PËR BETEJËN E ZHURIT
Rapsodi popullor për Betejën e Zhurit ka thurur edhe këngë popullore:
“…N´Kull´të Lumës jan´bashkue,
diqin gjem jan´besatue.
Sul´Elezi foli´i fjalë:
“Kush asht burr´e kush asht gjalë,
shpejt kufinin m´e kalue,
mar-e Zhurin m´e rrethue,
Hasan Prishtinën m´e ndihmue”…
Hasan Prishtina kobec (14) ish kanë,
Po m´i prin´mirë kta lumjanë,
Mar´llagamet i ka rrethue,
Shum-e shkijet i ka damtue.
PËRFUNDIM
Pas kësaj kryengritjeje të përgjakshme, banorët e fshatrave Zhur, Shkozë, Dobrusht e Vërmicë, për t´i shpëtuar masakrave serbe, u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në fshatrat e Lumës: Shtiqën, Nangë, Bicaj, Gabrricë, Kolesjan etj. Atje qëndruan rreth tre muaj dhe pikërisht ditën e shëngjergjit, më 6 maj 1915 do të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat ishin plaçkitur, djegur e shkatërruar nga ushtria serbe dhe nga serbët lokal (sreckalitë), të ashtuquajtur si “raja serbe” e Prizrenit.(15) Pushtuesit serbë, përkundër vrasjeve e masakrimeve, djegjeve e shkatërrimeve të vendbanimeve shqiptare, çarmatosjes me dhunë, marrjes peng dhe burgosjeve të shumta…, shpërnguljeve të mijëra shqiptarëve për në Turqi e gjetiu, nuk mundën ta shuanin dot qëndresën shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar. Rezistencën shqiptare e vazhdoj çeta e Azem e Shote Galicës.
______________
Literatura:
1 Shefqet.Hoxha – Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, fq.2658 (cit. Hasan Prishtina – dokumente, Tiranë 1983 – / dok.50,fq.927)
2 Po aty, /Hasan Prishtina – Dokumente, Tiranë 1983 – dok. 51, fq. 93; dok. 53, fq. 94 / 96.
3 Sh. Hoxha – Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, f.266-267 / I.Strazimiri (Kujtime 1910 – 1924) AIH Dosja A – VII-94.
4 Sh.Hoxha – Portrete e syzime atdhetarësh, Tiranë 2002, fq.168.
5 Mustafë Mamusha 78 vjeç, Kujtime…Kukës 18.12.1968.
6 Sh.Hoxha – Vepra e cituar, fq.46./ Sh.Hoxha – Luma në luftat për liri…,fq.270.
7 Kujtime nga plaku 86 vjeç Xhafer Shema nga Shtiqëni, 04.02.1972.
8 Po aty, / Xheladin Rustemi nga Nanga dhe Xhafer Shema nga Shtiqëni-kujtime nga ato ngjarje. -Në janar 1915 ishte kapur spiuni Isa Çaushi (Kuqoshi) që punonte për Serbinë dhe varet në Bicaj. Sipas një njoftimi në revistën ”Përparimi” nr.4/1916, Isa ishte prizrenas i cili ia kishte shitur shpirtin Serbisë.
9 Xh.Shala – Marrëdhëniet Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë 1990,fq.240/241.
10 Q.Mataj – Hoxhë Mehmeti 1867-1927, Kukës 2002,fq.132.
11 Ibish Avdi Rizanaj, Kujtime në dorëshkrim, Zhur gusht 1992.
12 Nga kjo betejë e përgjakshme në Zhur kanë shpëtuar 3 oficerë dhe disa ushtarë serb, të cilët u strehuan në shtëpinë Hysen Aga Hoxhës, njëri nga njerëzit lojal të pushtuesve serb..
13 Kujtime nga Mustafë Mamusha, 78 vjeç, Kukës 18.12.1968./ Sh.Hoxha-Luma në luftrat për liri…, fq.275.)
14 Skifter,
15 Sipas dëshmive të plakut Ibish Avdia nga fshati Zhur, për kthimin e banorëve të Zhurit dhe fshatrave tjerë përreth, ndërmjetësuan agallarët, që bashkëpunonin asokohe me pushtetin ushtarak serb, si: Hysen Aga nga Zhuri, Durmish Aga nga Vërmica, Bislim Kadria, Sherif Aga Bajrami nga Gjinovci, Haxhi Selimi dhe Jahja Aga nga Prizreni etj. Agallarët në qendër të Zhurit, banorëve të kthyer ju deklaruan se ”ju ka fal krali i Serbisë”!. Ndërsa të nesërmen e asaj dite (herët në mëngjesë) pasi e kishte falur namazin e sabahit, në të dalë nga Xhamia, xhandarmëria serbe e arreston atdhetarin Asllan Rexhë Ademajn (gjyshin e Remzi Ademajt – dëshmor i kombit), i cili nuk do të kthehet kurrë më në shtëpinë e tij (humbet pa shej pa dok).
Kan være et bilde av 1 person og tekst som sier 'HASAN PRI SH TINA'

Në Prishtinë ekspozitë kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeu

0

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

“Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”

Javën që kaloi mësuam se si Shqipëria zyrtare ka arritur kulmin me ofendimet më të shëmtuara që një shtet mund t’i bëjë një heroi të vetë kombëtar me trajtimin ose më mirë të themi keq-trajtimin, gjatë disa viteve të fundit, qeveria dhe shteti shqiptar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe kujtimit të tij historik.  Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore Gazeta Telegraf

– Shkoni në Lezhë dhe shikoni për veten tuaj se në çfarë gjëndje është mjedisi ku është varrosur themeltari i Kombit! Kur sheh se në ç’gjendje është sot vendvarrimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbe, lind pyetja nëse ka shqiptarë mbi tokë dhe nëqoftëse ka, atëherë gjasa është se janë çoroditur, se përndryshe është vështirë të justifikohet gjëndja e mjerueshme e krijuar, aktualisht, në vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë. Por megjithë këtë klasë politike anti-kombëtare të ditëve të sotme, e cila me absurditetin e saj qeverisës, po çoroditë identitetin, kulturën dhe historinë e shqiptarëve para botës. Por, Kombi shqiptar gjithmonë nxjerrë nga gjiri i vet bijë dhe bija, që me krenarinë e tyre për Skënderbeun, për historinë dhe për identitetin iliro-arbëror mijëravjeçar të shqiptarëve, mundohen të mbajnë dhe të ruajnë për brezat e ardhëshëm të kombit dhe për botën e qytetëruar këtë histori dhe identitet kombëtar që shqiptarëve ua la amanet, Gjergj Kastrioti – Skenderbe. Të gjithë shqiptarët nuk janë të çoroditur, siç është klasa politike e ditëve tona, as në Atdhe as në diasporë, kur vjen fjala për ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe të identitetit kombëtar, për të ruajtur dhe respektuar kujtimin e Kryetrimit të Kombit. Anë e mbanë botës si dhe në radhët e diasporës shqiptare po shtohet respekti për Gjergj Kastriotin dhe për kontributin e tij, ndërkohë që rritet numri i monumenteve dhe portreteve kushtuar Heroit të Shqiptarëve dhe shpëtimtarit të Evropës: ngritur në kontinentin e vjetër dhe në Amerikë.

Megjithë gjëndjen e mjerueshme të vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë, ka ende atdhetarë që Gjergj Kastriotin – Skënderbe e kanë në mend e në zemër, ndërsa e kujtojnë atë me nder, krenari dhe dashuri, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Me përmendore dhe portrete dhe vepra akademiko-artistike siç është “Ekspozita e Portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbe”, e hapur ditët e fundit në Prishtinë e deri tek ndërtimi i monumenteve madhështore të përmendoreve dhe portreteve të “Pa-Përsëritshmit të Kombit Shqiptar” në vende të ndryshme të botës. Një pjesë e madhe e këtij respekti për Skënderbeun po shfaqet jashtë Shqipërisë – ndërkohë që në Shqipëri, hedhja në harresë, trajtimi i keq dhe ofendimet, që i bëhen Skënderbeut, për fat të keq, të nxitura edhe nga orekset nacionaliste të pushtuesve shekullorë të Kombit, që po e detyrojnë edhe njëherë Gjergj Kastriotin dhe familjen e tij të pakën shpirtërisht – ashtu si dikur, të “marrë rrugën e mërgimit”, duke u vendosur në dhena të huaja, atje ku siç duket ia dinë më shumë vlerat dhe kontributin e tij për Kombin shqiptar dhe për njerëzimin.

Atje larg Atdheut të tij, në Evropë dhe në Amerikë, ku historikisht, Skënderbeu është respektuar dhe vazhdon të adhurohet dhe të respekohet më shumë së në vendlindjen e tij, sot. Para disa ditësh, botova një shkrim modest me të cilin u përpoqa të demaskoj Tiranën zyrtare, përfshirë Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë shqiptare, për gjëndjen e mjerueshme në të cilën gjëndet monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, në Lezhë. Një gjëndje aspak e denjë për një komb! Një gjëndje që zbulon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe të interesave të saja dhe të “përparësive” kulturore dhe kombëtare të saj kundër mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Përballë kësaj situate të mjerueshme në të cilin gjëndet monumenti i Skënderbeut me rrethinë në Lezhë, që mua dhe shumë të tjerëve na shkaktoi dhimbje dhe zemërim kur e pamë lexova lajmin e mirë nga Prishtina për një ekzpozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës me titull: “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të mbledhura e të ekspozuara nga artisti shqiptar Luan Tashi, me kurator Remzi Hasanin. U gëzova kur e mora vesh lajmin. Prandaj po e ndaj me ju këtë lajm të mirë për ekspozitën “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e hapur për vizitorët dhe adhuruesit e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, nga 8 shkurti deri më 8 mars, 2022: si një shenjë se megjithë gjendjen e mjerueshme të “ansamblit arkeologjik” tek vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë, ka ende shqiptarë, që e nderojnë dhe kujtojnë Krye-Heroin e shqiptarëve. Unë nuk kam qenë tek shtëpia e diktatorit komunist Enver Hoxhës në Gjirokastër, por më kanë thënë se mbahet më mirë se vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë, ashtu si mbahen më mirë edhe shumë “monumente të tjera kulture”, në krahasim me vendvarrimin e Skënderbeut. E turpshme, por e vërtetë. Në njoftimin për hapjen e eskpozitës në Prishtinë nga Galeria Kombëtare e Republikës së Kosovës, thuhet se pas hulumtimeve shumë vjeçare të portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga Prof. Luan Tashi në ekspozitën e titulluar: “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, janë të ekspozuara 65 vepra nga artistë evropianë dhe shqiptarë, përfshirë dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaikë, monedha, medalje dhe pulla postare etj. Në njoftim thuhet gjithashtu se, për herë të parë, vizitorët e Galerisë Kombëtare të Kosovës do të kenë mundësinë të shohin veprat artistike me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Skenderbeut, 13 vite para vdekjes së tij, të skalitur në gurë nga skulptori dhe arkitekti shqiptar Andrea Aleksi, (lat.) Andreas Alexius të vitit 1445, e deri tek monumenti madhështor i Skenderbeut të skulptorit shqiptar Bujar Vani të vitit 2022, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Me rastin e hapjes së ekspozitës me 8 shkurt, artisti dhe autori Luan Tashi u shpreh se ekspozita e ka bazën në librin që ai ka botuar në vitin 2018, në lidhje me këtë subjekt dhe me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, kështu që kjo është një vazhdimësi e hulumtimeve, që janë bërë shumë vite më parë.

“Këtu i kemi të paraqitura 67 artefakte”, -tha ai, duke nënvijuar se, “kur them artefakte nuk janë vetëm piktura, janë edhe shumë gjëra të tjera. Këtu i kemi ndarë në gjashtë cikle, një në pjesën e dorëshkrimeve të Skënderbeut; cikli i dytë janë dy vula, të cilat janë marrë në arkivin shtetëror të Dubrovnikut në Kroaci, kemi pjesën e portreteve të Skënderbeut para vdekjes, kemi vitin 1465, 1455, 1466, kemi disa para vdekjes, kemi përkrenaren, një replikë të përkrenares, kemi hartën e Paretës të vitit 1455”, e tjera, tha hulumtuesi dhe artisti Luan Tushi.

Gazetarë të disa mediave, që mbuluan hapjen e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës, javën që kloi. Në kronikat e tyre pasqyruan edhe përshëndetjet e disa folësve, me atë rast. Njëri prej tyre, Mons Dr. Lush Gjergji, e cilësoi Gjergj Kastriotin – Skënderbe si “Moisiu Arbëror” duke thënë se ekspozita kushtuar Heroit Kombëtar duhet të prekë thellë ndërgjegjen e shqiptarëve kudo dhe shtoi: “Skënderbeu është Moisiu arbëror, i cili edhe pas 554 vjetëve ai jeton nё kujtesën jo vetëm tё popullit shqiptar, por edhe tё atij evropian e mё gjerё. Kemi shumë elemente e dimensione historike dhe aktuale te jetës e veprës së tij. Figura e Gjergjit zgjon shumë mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime deri edhe tek diskutimet e kundërshtimet. Kjo dëshmon bindshëm se aktualiteti i tij vazhdon të jetë sfidë për çdo njeri të vullnetit e zemrës sё mirё, e sidomos për ne, dikur ilirë në kohën e tij, pastaj arbëror, e sot shqiptar. Ai, popullit tonë ia ktheu dinjitetin dhe personalitetin, ia ktheu lirinë e pavarësinë duke përmirësuar gabime të shumta të dinastive apo principatave tona të ndara e të përçara. Heroi ynë kombëtar arriti t’i bindë arbërorët, se vetëm të vëllazëruar e të bashkuar, mund të jetojmë dhe mbijetojmë. Besëlidhja e Lezhës, akti kulmor i artit dhe strategjisë së vizionit të Skënderbeut, vuri gurthemelin për shtetin arbëror me një kohezion dhe bashkëpunim në çdo kuptim dhe drejtim për formimin e binomit të rëndësishëm, ‘shtet dhe komb’, ka theksuar Dr. Lush Gjergji. Ndërsa një folëse tjetër, Profesoresha Jalldez Asani nga Maqedonia e Veriut, citohet nga media të jetë shprehur se aq sa ka qenë një figurë historike, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, po aq është edhe një figurë artistike, andaj dhe jo, rastësisht, edhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve ka frymëzuar një numër të madh krijuesish nga vendi dhe bota, ku figura e tij në vazhdimësi, ka qenë objekt trajtimi, jo vetëm i historianëve, por edhe i letërsisë, filmit, dramës, muzikës, poetëve, por edhe i arteve vizuale, ka thënë Profesoresha Asani. Përballë pesimizmit të shprehur në shkrimin Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore | Gazeta Telegraf – në fillim të këtij muaji, për gjëndjen e mjerueshme rreth vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë dhe për moskujdesjen nga ana e enteve kompetente zyrtare të Republikës së Shqipërisë për Heroin Kombëtar të shqiptarëve.

Ekspozita e “Portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbe”, e hapur për një muaj në Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës në Prishtinë na jep optimizëm dhe shpresë se të  gjitha nuk janë humbur, sa i përket kujtimit, nderimit e respektit për Skënderbeun në trojet shqiptare. Kjo ekspozitë në Kosovë e portreteve të Skënderbeut ndër shekuj si dhe ngritja e disa monumenteve dhe busteve të Skënderbeut anë e mbanë botës, na bën sadopak të besojmë dhe të bindemi në veten tonë, se të “Tharmet arbënore nuk janë tha, se gjaku ynë gjithnjë përmban në vete cilësi këndndjellëse e përtëritëse, se Hyu s’na ka harrue, madje Ai ashtë gati të na ngjesi dorën për derisa prej zemrave tona vërvitet përpjetë flaka e vëllaznimit…”. (Ernest Koliqi, me rastin e kremtimeve kastrotiane, në 500-vjetorin e Skënderbeut, 1968). Urime autorit Luan Tashi dhe Galerisë Kombëtare të Kosovës që me ekspozitën, “Portrete të Skënderbeut Gjatë shekujve”, sadopak, na i rriti burimet e shpresës dhe optimizmit se shqiptarët, në trojet e veta dhe anë e mbanë botës do të ruajnë, me besnikëri ndër shekuj me qëllim që kujtimi dhe roli historik i Heroit Kombëtar, Gjergj -Kastrioti Skenderbe, të ngulitet njëherë e përgjithmonë në zemrat dhe shpirtin e të gjithë brezave të ardhshëm të shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kuislingët e Shqiptarisë

0
Agim Morina, Londër
Ky asht një debat i zhvilluem në fejsbuk në vitin 2011. Në këtë kohë u pati organizu një peticion nga një grup qytetarësh për heqjen e emnave të Rexhep Mitrovicës dhe të Xhafer Devës nga dy rrugë të Prishtinës. Unë u pata habitë. Si ishte e mundun me ndodhë kjo? Më interesonte se cilat kishin me qenë kriteret për këtë përcaktim “kusilingësh”, ngaqë peticioni, sapo të kryhej, do t’i dërgohej kryetarit të komunës së Prishtinës në atë kohë, Isa Mustafës.
Pse më interesonin kriteret? Sepse nëse kriteret për t’u cilësu “kusiling” do të ishin “bashkëpunimi me pushtuesin”, ne si komb i pushtuem për dy mijë vjet e kusur, do të mbeteshim gati pa pa asnjë figurë historike, do të duhej të rrënonin aq shumë personalitete që i kemi ngritë me aq mund. Tue qenë se historia jonë asht zhvillu në kushte dhe rrethana tejet specifike, edhe kriteret do të duhej t’i përshtateshin këtyne rrethanave.
Pyetje jeme e parë që ua shtroja organizuesve të peticionit ishte se si e cilësonin ata, fjala vjen, regjimin jugosllav: pushtues apo jo? Nëse do ta cilësonin si pushtues, shkridhej një fakt sa qesharak, aq edhe tragjik: peticioni i adresohej një “kuislingu” jugosllav: Isa Mustafës!
E, pra, këto janë kurthet e historisë shqiptare.
Kush ka kohë mundet me u argëtu me këtë “kalendar kuisilingësh” që e kam përpilu shpejt e shpejt, për hir të argumentit. ?
* * *
Agim Morina
Mue me intereson një gja: qysh perkufizohet prania e pushtetit jugosllav në tokat shqiptare nga 1912-1999 (me disa ndërpremje) nga përpiluesit e këtij peticioni? Nëse perkufizohet si pushtim – dhe i tillë ka qenë – atëherë TË GJITHË që kanë bashkëpunu me këtë pushtet kanë qenë kuislingë. Simbas kësaj logjike po del që edhe njeriut të cilit i asht drejtu letra (dmth Isa Mustafa) asht një ish-kuisling i radhës, sepse ka qenë shërbetor i naltë i pushtetit jugosllav! A po del këtu që ankesa për një kuisling të nje pale po i bahet një kuislingu të një pale tjetër apo mue po më duket kështu?! Paradoks tipik shqiptar! Si duket, trajtimi i figurave historike prej nesh duhet me qenë shumë ma i kujdesshem dhe shumë ma zemërgjanë! Ose, në të kundërt, do te mbetemi pa të tilla figura!
18 February 2011 at 14:13 · Like · 6
Gjergj Kastrioti Skenderbeu:
I lindun i krishtenë, u islamizu prej otomanëve dhe hyni në shërbim të tyne. Deri në moshën 38 vjech i shërbeu Sulltanit me besniki tipike shqiptare. E pushtoi Jemenin dhe e futi nën sundim otoman. Mori pjesë në shumë beteja tue ia shtu lavdinë e ushtrisë otomane.
Kuisling tipik!
Për arsye kombëtare – sepse populli i tij ishte nën pushtim dhe si duket edhe për arsye personale – e mori vesh që Sulltani ia kishte vra të atin – e la ushtrinë otomane afër Nishit më 1443 dhe iku në Krujë ku nisi luftën kundër Perandorisë Osmane.
Atdhetar tipik!
Simbas disave prej kusilingut të otomanëve u bë kusiling i Papës!
Per shume shqiptare asht heroi ma i madh kombetar!
Pjetër Bogdani
Arqipeshkv dhe, simbas disave, ‘kuisling’ i Kishës Katolike me ardhjen e ushtrisë austriake, me Pikolominin në krye, iu bashku kësaj ushtrie. Megjithëse ishte shërbëtor i kishës, u ba ‘kusiling’ i austriakëve për çlirimin e tokave shqiptare nga pushtimi otoman.
Fakti që qysh nga ajo kohë shumica e shqiptarëve u islamizunë, aj shihet si figurë e urrejtun sepse shihet si ‘kuisling’ austriak dhe papnor!
18 February 2011 at 16:37 · Like · 6
Naim Frashëri
Nëpunës i Ministrisë së Arsimit në Perandorinë Osmane. Gjithë jetën jetoi me rrogën e Sulltanit, një kohë ishte edhe censor në këtë Ministri, e një kohë edhe shef dogane. Sidoqoftë, prej Stambolli nuk u ndal së shkrumi për bukuritë e Shqipnisë dhe nuk u ndal së punumi për ngjalljen e idesë kombtare te shqiptarët.
Me punën e tij për mbijetesë, ishte një kusiling tipik.
Me punën e tij të zemrës ishte një atdhetar i madh!
Vaso Pasha
Figurë emblematike e lëvizjes kombëtare shqiptare. Katolik i cili i shërbeu Perandorisë Osmane deri në frymën e fundit. Vdiq si guvernator i Libanit.
Simbas chdo kriteri, një kusiling i devotshëm por për shqiptarët një atdhetar i madh!
Ismail Qemali
Gjithë jetën e tij ra copë tue punu për diplomacinë e Perandorisë Osmane. Ishte ndër figurat qendrore të kësaj diplomacie.
Kuisling e shku kuislingu!
Në një kohë të volitshme mendoi se kishte ardhë chasti historik dhe vendosi me nisë punën për krijimin e Shqipnisë qoftë edhe me kushtin e shkatërrimit të Perandorisë Osmane për të cilën kish robtu tanë jetën.
Më 28 Nandor 1912, ky kuisling nga ma të famshmit, shpalli pavarësinë e Shqipnisë!
Vdiq rrugëve të dynjasë!
18 February 2011 at 16:38 · Like · 8
Hasan Prishtina
Një nga nacionalistët ma të mëdhaj shqiptarë.
Ishte deputet i Mexhlisit të Sulltanit për dy mandate!
Dy herë kusiling!
Punoi vech për interesa shqiptare ashtu qysh mujti e qysh dijti. Shiti gjithë pasuninë e vet dhe në fund u vra prej plumbit të mbretit shqiptar!
Isa Boletini
Luftëtar i madh dhe i patrembun. I shërbeu Sulltanit aq sa mujti.
Pranoi edhe gradën e majorit prej Sulltan Abdylhamitit!
Një kusiling tipik apo jo?!
Dhe desh u vra e u pre me Hasan Prishtinën e Bajram Currin për me shku e me e chliru këtë Sulltan antishqiptar prej arrestit shtëpiak ku e kishin futë xhonturqit.
Luftoi për lirinë e Shqipnisë dhe prej shqiptarëve mbahet hero i madh. U vra prej malazezve bashkë me 8 bashkëluftëtarë.
Ernest Koliqi
Një nga penat ma të ndrituna të shqipes. Studijoi në Itali dhe përktheu autorët ma të mëdhaj italianë në shqip. Gjatë Luftës së Dytë Botnore pranoi postin e ministrit të Arsimit.
Komunistat e qujtën kuisling!
Solli në Kosovë qinda mësues vullnetarë që ia hapën sytë miletit shqiptar të Kosovës që vunte nën jugosllavët si gjarpni nën gur. U hapën shkolla shqipe! Administrata fliste shqip!
Komunistat shihnin andërr.
Aj punonte punët që duheshin – zhgandërr!
Rexhep Mitrovica
Një tjetër atdhetar i madh shqiptar. Pjesëmarrës dhe shoqnues i Ismail Qemalit gjatë rrugës së tij për pavarësinë e Shqipnisë. Tanë jetën e shkriu për interesat e kombit të tij.
Gjatë Luftës së Dytë Botnore u ba kryeministër i qeverisë me idenë që nëse komunistet e marrin pushtetin faktori shqiptar do të dobësohej shumë. Në fjalimin e fundit qe mbajti me 28 nandor 1944, i bani thirrje rinisë shqiptare që t’i hapin sytë nga rreziku komunist!
Nuk e ngoi kurrkush këtë kusiling! Dhe këtë atdhetar!
18 February 2011 at 16:47 · Like · 3
Xhafer Deva
Një shqiptar që në u rrit Mitrovicë dhe s’e foli asnjë fjalë shqip.
Shqipen e mësoi kur shkoi për shkollim në Stamboll!
Kreu studimet e inxhinierisë në Vjenë dhe aty u njoftu me studentin z. Neuerbach (gjeneralin e ardhshëm të Hitlerit i cili erdhi në Shqipni).
Nafaka e deshti që më gjatë Luftës së Dytë Botnore, kur z. Deva i kqyrte punët e veta të biznesit, paria shqiptare dhe z. Neuerbach e lutën që të drejtonte punët e shqiptarisë. Tue qenë njeri i ndershëm aj shkoi dhe u konsultu me të gjithë njerëzit e menchëm e me ndikim për atë se qysh m’ia ba. Në kujtimet e tij thotë që KURRKUSH nuk ishte për atë që të lejohej që komunistat të merrnin pjesë në jetën politike. Vetë Deva nuk ishte kundër kësaj. Kështu aj zbatoi vullnetin politik të shumicës në atë kohë.
Mbas Luftës së Dytë Botnore, gjithë jetën derisa vdiq e kaloi në ShBA! Po të kishte pasë qoftë edhe një fakt për fajet e tij ai do të ekstradohej ose në Jugosllavi ose në Shqipni!
Fadil Hoxha
Një shqiptar, komunist i orëve të para, i Kosovës. Atdhetar i cili shkoi në Shqipninë Administrative për me u arsimu për mësues sepse Shqipnia Irredentiste ishte nën pushtimin jugosllav.
Megjithese kundërshtar i Ernest Koliqit, Xhafer Deves e Rexhep Mitrovices, mbas lufte e kuptoi se ne politike pasuli hahet me nga nje kokerr! E pa se Shqipnia e komunistave ishte larg andrrave te tij. Ndersa Jugosllavia e komunistave i doli anderr e keqe!
Pranoi me u ba edhe aj kuisling i jugosllaveve! Ishte zavendes-komandant i gjeneralit Savo Drljevic, i cili e dogji dhe e rrafshoi me toke Drenicen, shoi kryengritjen e Shaban Polluzhes dhe nuk u ndegju i gjalle gjate kohes se Rankovicit.
Kur i erdhi chasti, hapi Univeristetin e Prishtines, hapi fabrika, shtypshkronja, shkolla dhe bani ringjalljen e Kosoves aq sa kishte ne dore! Kosova u zhvillu aq shume ekonomikisht sa e la mbrapa edhe Shqipnine Administrative!
Sot, nga nje pale kondiserohet si kuislingu ma i madh, bashke me shume te tjere me rang ma te ulet ne pushtetin okupator jugosllav! Nga te tjere quhet atdhetar i madh!
18 February 2011 at 16:48 · Like · 2
Ibrahim Rugova
Kritik dhe shkrimtar. Baba dhe gjyshi i tij jane ekzekutu prej partizanëve jugosllave. U shkollu dhe u ba dokor i shkencave. U ba edhe anetar i Lidhjes së Komunistave te Jugosllavisë, të atyne qe ia kishin pushkatu babën e gjyshin! Prej nje pale u konsideru se u ba kuisling tue pase edhe ‘arsye personale’ per mos me u ba me komunistat jugosllave.
ME bursen e pushtetit jugosllav shkoi ne Paris. Asht autori i tekstit:
‘Figura e Titos ne poezine shqipe te Jugosllavise’! ku i thur lavde diktatorit te shtetit pushtues jugosllav!
Ma vone doli prej Lidhjes se Komunistave dhe hyni ne politiken aktive. Ndoqi nje vije te rezistences paqesore.
Prej disave konsiderohet kuisling ndersa prej disa te tjereve konsiderohet atdhetar i madh!
Vdiq pa e pa Kosoven te shpallun te pavarun.
Ndoshta u mërzitet, por këtu merr fund lista e shembujve! Shpresoj qe asht ilustrim i mire pse duhet me pase kujdes me figurat tona historike, sepse historia shqiptare asht me shume specifika te saj!

Letra e Gjon Bogdanit dërgu Propagandës Fide rreth vdekjes së ungjit të tij, Pjetër Bogdanit

E përgatiti e përshtati Agim Morina, Londër
Fort të nderuar zotërinj,
Pjetër Bogdani i Tade Bogdanit, lindur në Prizren, që nga fëmijëria i edukuar me përkushtim nga prindërit dhe i zgjedhur klerik nga Imzot Andrea Bogdani, asokohe misionar në Has, prej të cilit jam udhëzuar në shkrimin e letrave të mëparshme; në të shkëlqente admirueshëm një mirësi e veçantë dhe prej gjeniu, shoqëruar me mëshirë të krishterë. I nxitur nga shenja të tilla të mira, Imzot Andrea e dërgoi personalisht në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe atje fitoi hirin që të bëhej nxënës i kolegjit të sipërpërmendur, në të cilin, nën disiplinën dhe drejtimin e mirë të atyre etërve të nderuar, u rrit gjithnjë e më fort në të nxënë dhe në mirësinë e jetës; dhe si i tillë u përcoll në Kolegjin Qytetas të Propaganda Fide-s për studime më të larta, në të cilat mbasi u shqua ndër shokët e vet, mori titullin doktor, i duartrokitur nga të gjithë. Për këtë arsye u hyri kaq shumë në zemër të gjithëve, saqë Princesha Rozana disa herë i kërkoi të bëhej kapelani i saj. Por ai, duke pasur në mendje kushtin e shenjtë dhe për të përmbushur dëshirën e Kongregatës së Shenjtë, pasi i refuzoi vardisjet, u kthye në atdheun e vet duke u angazhuar plotësisht në shërbim të shpirtrave dhe në arsimimin e fëmijëve me t’atillë zell saqë u zgjodh denjësisht si ndihmës i tij nga Imzot Andrea, asohere Arkipeshkëv dhe patriark i Ohrit, mes tij dhe Imzot Sojmirovich, në atë kohë ipeshkëv i Prisrenit, gjë pas së cilës për shkak të disa divergjencave, u thirr me anë të imzot Andreas i emëruar nga Kongregata e Shenjtë Imzot Pjetri për të dhënë shpjegime për udhëtimin, si më i aftë nga ana gjuhësore. Pasi doli me urdhër suprem përpara gjykatës së shenjtë, fitoi gjithçka sipas dëshirës së vet. S’andejmi, pasi iu njoh drejtësia, si shpërblim u zgjodh ipeshkëv i Shkodrës dhe, duke u paraqitur, si e lyp zakoni, përpara Papës së kohës, Aleksandri VII, u quajt mirësisht prej tij Mësuesi ynë; duke iu dhënë më pas i gjithi drejtimit të kishës së Shkodrës dhe u ngarkua nga Kongregata e Shenjtë me administrimin e Arkipeshkvisë së Tivarit me shumë dobi, me zell, me syçeltësi dhe duke predikuar Fjalën e Hyjit, gjë që i shkaktoi shqetësime të pafundme dhe persekutime të mëdha nga turqit, sikurse u kushton e gjitha më së miri shkëlqesive tuaja dhe nga ana tjetër, për shkak të të vetave që pësoi, i dukej pak që ishte në dhimbje hyjnore për të ndriçuar Shqipërinë me t’atillë dritë; por deshi që me rrezet e doktrinës së vet të ndriçonte edhe Serbinë pasi shkëlqesitë tuaja e caktuan arkipeshkëv të Shkupit dhe administrator të mbarë kësaj mbretërie, në të cilën lumturisht u mundua për 12 vjet në drejtimin e saj në kohën më kobzezë që mund të ekzistojë e megjithatë nuk u tërhoq kurrë nga drejtimi i grigjës së vet dhe s’u tërhoq pavarësisht një mijë rreziqeve duke i ngushëlluar me ushqimin e Fjalës së Hyjit. Në fund me ardhjen nga këto anë të ushtrisë fitimtare të Cezarit tonë, i shkoi personalisht në takim për të shtypur krenarinë e trupës që të mos shtyheshin në dëme dhe keqbërje ndaj katolikëve, dhe lumturisht ia doli plotësisht. Pastaj, si u kthye në Prizren, atdheun e vet, me fort të shkëlqyeshmin general Piccolominin për të marrë pak frymë, ky kalorës trim ra në shtrat prej murtajës, pranë të cilit duke qëndruar në nevojën e fundit të shpirtit të tij Imzoti i lartpërmendur, mori edhe ai lëngjet murtajësjellëse për shkak të të cilave i mbërthyer në shtrat në kufijtë e armikut dhe në shqetësimin e mbarë vendit, sa për shkak të vdekjes në qytetin e lartpërmendur të gjeneralit fort të shkëlqyeshëm Piccolomini, aq edhe për shkak të sëmundjes, u këshillua nga krerët e tjerë të luftës ashtu i sëmurë siç gjendej të strehohej në Prishtinë si vend më i sigurt dhe më i rehatshëm mjekësh gjermanë.
Pasi mbërriti në Prishtinë u prit me dashuri të madhe nga të gjithë kontët dhe krerët fort të shquar të luftës, ku pas jo më shumë se pesë ditëve prejse u sëmur, më 6 dhjetor, në orët e mëngjesit, ia dorëzoi shpirtin Zotit i përforcuar me të gjitha sakramentet e shenjta dhe i ndihmuar nga i përndershmi Atë Francesk Ksaver Coffleri, i Shoqërisë së Jezusit dhe nga pjesa më e madhe e klerit të tij. Kufoma e tij u vendos në Xhaminë Perandorake të këtij vendi, e kthyer në kishë të re kushtuar Shën Francesk Ksaverit, në anën e djathtë të altarit të madh me madhështinë dhe gjëmën më të madhe. E madhe është dhimbja e mbarë klerit dhe e këtij Krishtërimi të vuajtur për humbjen e një bariu kaq të zellshëm, të zymta ndjesitë që ka shkaktuar humbja e tij në shpirtrat e mbarë kësaj ushtrie cezariane. Ky prelat i mirë ka lënë dhe vendosur aforizma për t’u kopjuar e zbatuar së forti në këto anë sa përmes jetës shembullore, aq edhe përmes botimit të librit të vet të shquar, të shtypur prej vitesh në Padovë.
Hyji e pastë në lavdinë e Vet, ndërsa shkëlqesive tuaja, të cilëve u puth përulësisht madje edhe petkat e shenjta, u dhëntë jetë të gjatë, shëndet të plotë për ngushëllimin tonë dhe të mbarë Krishtërimit.
I shkëlqesive tueja,
Prishtinë 6 dhjetor 1689 shërbëtor i përulur dhe i devotshëm në krye të detyrës
Abbat Gjon Bogdani, misionar i përbashkët i Shkupit
[Përktheu nga italishtja Stefan Paloka]
* * *
Fort të nderuem zotnij,
Pjetër Bogdani i Tade Bogdanit, le në Prizren, që nga fëminia i edukuem me përkushtim nga prindët e i zgjedhun klerik nga Imzot Ndre Bogdani, asokohe misionar në Has, prej të cilit jam udhëzu me i shkru letrat e maparshme; në të shkëlqente admirueshëm një mirësi e veçantë dhe prej gjeniu, shoqnu me mëshirë të krishtenë. I nxitun prej shenjash të tilla të mira, Imzot Ndre e dërgoi personalisht në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe atje fitoi hirin për me u ba nxanës i kolegjit të sipërpërmendun, në të cilin, nën disiplinën dhe drejtimin e mirë të atyne etënve të nderuem, u rrit gjithnjë e ma fort në të nxanun dhe në mirësinë e jetës; dhe si i tillë u përcoll në Kolegjin Qytetas të Propaganda Fide-s për studime më të nalta, në të cilat, mbasi u shqu ndër shokët e vet, mori titullin doktor, i duertrokitun nga të gjithë. Për këtë arsye u hyni kaq shumë në zemër të gjithëve, saqë Princesha Rozana disa herë i kërkoi të bëhej kapelan i saj. Por aj, tue pasë në mendje kushtin e shenjtë dhe për me përmbushë dëshirën e Kongregatës së Shenjtë, mbasi i refuzoi vardisjet, u kthy në atdheun e vet tue u përkushtu plotësisht në shërbim të shpirtnave dhe në arsimimin e fëmijëve me t’atillë zell saqë u zgjodh denjësisht si ndihmës i tij nga Imzot Ndreja, asohere Arkipeshkëv dhe patrik i Ohrit, mes tij dhe Imzot Sojmirovich, në atë kohë ipeshkëv i Prizrenit. Për shkak të disa divergjencave, aj u thirr me anë të imzot Ndresë i emnuem nga Kongregata e Shenjtë Imzot Pjetri për me dhanë shpjegime për udhëtimin, si ma i aftë nga ana gjuhësore. Mbasi doli me urdhën suprem përpara gjykatës së shenjtë, fitoi gjithçka sipas dëshirës së vet. S’andejmi, pasi iu njoh drejtësia, si shpërblim u zgjodh ipeshkëv i Shkodrës dhe, tue u paraqitë, si e lyp zakoni, përpara Papës së kohës, Aleksandri VII, u qujt mirësisht prej tij Mësuesi ynë; tue iu dhanë masandej i gjithi drejtimit të kishës së Shkodrës dhe u ngarku nga Kongregata e Shenjtë me administrimin e Arkipeshkvisë së Tivarit me shum dobi, me zell, me syçeltësi dhe tue prediku Fjalën e Hyjit, gja që i shkaktoi shqetësime të pafundme dhe persekutime të mëdha nga turqit, sikurse u kushton e gjitha ma së miri shkëlqesive tueja dhe nga ana tjetër, për shkak të të vetave që pësoi, i dukej pak që ishte në dhimbje hyjnore për me ndriçu Shqipninë me t’atillë dritë; por deshi që me rrezet e doktrinës së vet të ndriçonte edhe Serbinë pasi shkëlqesitë tueja e caktuen arkipeshkëv të Shkupit dhe administrator të mbarë kësaj regjënie, në të cilën lumturisht u mundu për 12 vjet në drejtimin e saj në kohën ma kobzezë që mun me ekzistu e megjithatë nuk u tërhoq kurrë nga drejtimi i grigjës së vet dhe s’u tërhoq pavarësisht një mijë rreziqeve tue i ngushëllu me ushqimin e Fjalës së Hyjit. Në fund me ardhjen nga këto anë të ushtrisë fitimtare të Cezarit tonë, i shkoi personalisht në takim për me shtypë krenarinë e trupës për mos me u shty në dame dhe keqbamje ndaj katolikëve, dhe lumtunisht ia doli plotësisht. Masandaj, si u kthy në Prizren, atdheun e vet, me fort të shkëlqyeshmin gjeneral Piccolominin për me marrë pak frymë, ky kalorës trim ra në shtrat prej murtajës, pranë të cilit tue qëndru në ritet e fundit të shpirtit të tij Imzoti i naltpërmendun, mori edhe aj langjet murtajësjellëse për shkak të të cilave i mbërthyem në shtrat në kufijtë e anmikut dhe në shqetësimin e mbarë vendit, sa për shkak të vdekjes në qytetin e lartpërmendun të gjeneralit fort të shkëlqyeshëm Piccolomini, aq edhe për shkak të sëmundjes, u këshillu nga krerët e tjerë të luftës ashtu i sëmutë siç gjendej të strehohej në Prishtinë si vend ma i sigurt dhe ma i rehatshëm me mjekë gjermanë.
Mbasi mbërrijti në Prishtinë u prit me dashuni të madhe nga të gjithë kontët dhe krerët fort të shquem të luftës, ku, mbas jo më shumë se pesë ditëve prejse u sëmu, më 6 dhjetor, në orët e mëngjesit, ia dorëzoi shpirtin Zotit i përforcuem me të gjitha sakramentet e shenjta dhe i ndihmuem nga i përndershmi Atë Francesk Ksaver Coffleri, i Shoqërisë së Jezusit dhe nga pjesa ma e madhe e klerit të tij. Kufoma e tij u vendos në Xhaminë Perandorake të këtij vendi, e kthyer në kishë të re kushtu Shën Francesk Ksaverit, në anën e djathtë të altarit të madh me madhështinë dhe gjamën ma të madhe. E madhe asht dhimbja e mbarë klerit dhe e këtij Krishtënimi të vuejtun për humbjen e një bariu kaq të zellshëm, të zymta ndjesitë që ka shkaktu humbja e tij në shpirtnat e mbarë kësaj ushtrie cezariane. Ky prelat i mirë ka lanë dhe vendosë aforizma për me u kopju e zbatu së forti në këto anë sa përmes jetës shembullore, aq edhe përmes botimit të librit të vet të shquem, të shtypun prej vitesh në Padovë.
Hyji e pastë në lavdinë e Vet, ndërsa shkëlqesive tueja, të cilëve u puth përulësisht madje edhe petkat e shenjta, u dhantë jetë të gjatë, shëndet të plotë për ngushëllimin tonë dhe të mbarë Krishtënimit.
I shkëlqesive tueja,
Prishtinë 6 dhjetor 1689 shërbëtor i përulun dhe i devotshëm në krye të detyrës
Abbat Gjon Bogdani, misionar i përbashkët i Shkupit
[Përshtati A. Morina]
* * *
Origjinali italisht:
Reverendissimi Signori Signori miei Colendissimi
Pietro Bogdani di Tadeo Bogdani nativo da Prizren piamente dalla fanciullezza educato da suoi genitori et elletto chierico dal Monsignor Andrea Bogdani, all’hora Missionario in Has, dal medesimo nelli primi rudimenti delle lettere istruito; mirabilmente resplende in lui una buontà singolare et ingegno accompagnato con la pietà cristiana. Da quali buoni segni indotto, il Monsignor Andrea lo menò personalmente al Collegio Illirico di Loreto et ivi ottenuta la gratia fu fatto alunno di detto Collegio, nel quale sotto la disciplina e buon governo di quelli Reverendi Padri crebbe sempre maggiormente nelle lettere e buontà di vita; e come tale fu trasmesso nel Collegio Urbano di Propaganda Fide alli studij maggiori nelle quali fattosi fra li suoi pari segnalato, fu con applauso di tutti adottorato. Per il che talmente entrò nelle viscere di tutti che la Principessa Rosana lo richiese più volte per proprio Cappellano. Ma lui, memore del Voto e per sodisfare al desiderio della Sacra Congregatane, rifutando le Corti tornò alla propria Patria occupandosi tutto nel servitio dell’anime et instrutione de fanciulli con tal zelo che fu degnamente elletto per suo Vicario dal Monsignor Andrea, all’hora Arcivescovo e Patriarca di Ohrid, fra il quale e il Monsignor Sojmirovich, all’hora Vescovo di Prisreno, fra il quale in sorte d’alcune differenze fu per parte del Monsignore Andrea chiamato dalla Sacra Congregatane detto Monsignor Pietro a darne raggione come più habile alla lunghezza del viaggio. Comparse per il supremo ordine al sacro Tribunale, ottenne il tutto secondo il suo desiderio. Onde conosciuta la sua rettitudine, in premio fu elletto Vescovo di Scutari, et appresentatosi, secondo il solito, al sommo Pontefice all’hora Alessandro Settimo, fu dal medesimo benignamente appellato il nostro Scolare; datosi poi tutto quanto al governo della sua Chiesa di Scutari e per la Commissione della Sacra Congregatione all’administratione deir Arcivescovato d’Antivari molto prò, col zelo, con la vigilanza e predicatane della parola di Dio, il che causò incommodi infiniti e persecudoni grandi da Turchi, come il tutto meglio costa all’Eminenze Vostre e per le sue d’altra parte ricevute. Parea poco esser a Sua Divina Maestà con un tal lume illustrar l’Albania; ma volle anche con li raggi della sua dottrina rischiarar anche la Servia costituendolo l’Eminenze Vostre Arcivescovo di Scopie et Administrator di tutto questo Regno, nel quale felicemente s’affatigò 12 anni nel suo governo nel tempo più calamitoso che possi esser e pur mai si ritirò dal governo delle proprie Peccorelle né desistè per mille pericoli consolarli col nutrimento della parola di Dio. Alla fine sopravenendo in queste parti l’essercito vittorioso del nostro Cesare, andò personalmente ad incontrarlo per rintuzzare l’orgoglio della soldatesca a non inoltrarsi alli danni e straggi delti Cattolici, et il tutto felicemente ottenne. Ritiratosi poi in Prisreno sua Patria con l’Eccellentissimo Generale Piccolomini per al quanto respirare, cadde questo valoroso Cavaliere di peste nel letto, circa al quale astando nel ultimo bisogno della sua anima detto Monsignore, contrasse anche lui li humori pestiferi per li quali desposto in letto alli confini dell’inimico e nel’Pinquietezza di tutto il Paese sì per la morte in detta Città del Eccelentissimo Generale Piccolomini come per la sua indispositione, fu dagl’altri Capi di guerra consigliato così amalato come si trovava debba ritirarsi a Prisctina come loco più sicuro e più comodo di Medici germanici.
Giunto in Prisctina fu con gran carità accolto da tutti li illustrissimi Conti e Capi di guerra ove non più di cinque giorni giacque amalato alli 6 di dicembre nell’ore maturine rese Panima al Signore munito di tutti li Santissimi Sacramenti et assistito dal Reverendo Padre Francesco Xaverio Coffler, della Compagnia di Gesù e dalla maggior parte del suo Clero fu deposito il suo cadavero nell’imperial Moschea di questo luoco, fatta novella Chiesa sotto il titolo di San Francesco Xaverio, al destro contro dell’altar maggiore con quella pompa e lugubrità che si potè fare. Grand è il duolo di tutto il Clero e di questa afflitta Cristianità per la perdita d’un tal Zelante pastore, gravi li sentimenti che ha causato la sua perdita nelli animi di tutto questo Cesareo essercito. Questo buon Prelato ha lasciato e posto molto ch’imitarsi e praticarsi massime per queste parti e per l’essemplarità di vita e per la editione del suo segnalato Libro, anni sono stampato in Padova.
Dio l’habbia in gloria et a l’Eminenze Vostre conceda longa vita, perfetta salute per consolatane nostra e di tutta la Cristianità alle quali prostrato baccio humilissimamente per fine le Sacre Porpore.
Delle Vostre Eminenze Prisctina 6 dicembre 1689
Humilissimo Devotissimo Servitore Obligarissimo
Abbate Gioanni Bogdani Missionario commune di Scopie
APF SOCG, vol. 506 ff° 251 r-252r

Sabri Novosella, ky shpifës kundërmues, për rastin e vrasjes së Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës

0
SABRI NOVOSELLA – SHPIFËS KUNDËRMUES
Si reagim ndaj shkrimit që publikova dje një ish Bashkëveprimtar ma dërgoi një fragment të intervistës që Sabri Novosella (SN) i paskësh dhënë TV Firs Channel (Prishtinë), më 9 tetor 2014. Ata që janë të interesuar të informohen, si e kanë bërë luftën speciale ustallarët e shërbimeve jugo-sllave, i këshilloj ta përcjellin këtë fragment 6-minutësh që e ka broçkullis SN.
Unë e ktheva në tekst, sepse po e komentoj.
***
SN: “Shkumja e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendit te Jusuf Gërvalla për ne është e pasqarueshme. Ne skem pas asni informatë, as skam pas unë n’Turqi, as ska pas Metush Krasniqi n’Kosovë. Shkumja e tyne të Jusufi, – masanej na kanë spjeguar edhe shokët, na ka spjeguar edhe Suzana, – për ta ka qenë e papritur.”
INTERVISTUESI: A ka qenë në dijeni Jusufi? Thuhet se ishin 15 persona…
SN: Abolutisht nuk ashtë e vërtet, absolutisht. Në shpinë e Jusuf Gërvallës, më 17 janar të vitit 1982, ashtë shkue Kadri Zeeka me Ibrahim Kelmendin. Kanë qendre ni kohë t’caktume aty. Ndërkohë Ibrahim Kelmend ika thanë unë dum e shku. Ashtë shku. Pas dy orëve ashtë dalë Kadri Zeka m’ia ba ni telefon t’shoqes, se kish pas mendu qi kthehet atë natë, edhe del me njoftua t’hsoqen se nuk muna mu kthy sonte se metat e Jusufi. Kur dalin këta, tu hyp n’kerr, siç dihet, a po merr vesh, kishin qenë tuj rujt, përcjellje, edhe i vrasin, siç dihet. Por siç ashtë e vërteta, – dokumentit ekzistojnë, – disa kohë para se mu vra Isufi mu m’erdh ni informatë prej Metushit, – se mua e Metushit na i majke lidhjet vëllai i Metushit, Osaman Krasniqi edhe Niman…, – për momentin m’iku emni i tij, para sa ditëve ashtë vdes, – dhe m’erdh ni informatë prej Metushit, ni porosi, kini kujdes, se kam informata t’sigurta, se janë përgatit ekipet për vrasjen e ni varg aktiviteteve aktivistëve në diasporë. Posaqerisht ashtë Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, edhe tjerë. Për ketë arsye edhe isufi ishte i paralajmërum n’ket punë, se janë përgatit ekipet e duhet t’jem shumë t’kujdeshëm. Kështu që shkumja e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendit n’atë natë te Jusuf Gërvalla e Bardhosh Gërvalla, absolutisht nuk o kanë ka bahet ndoni bashkim. Aty kanë mujt mek enë vetëm bisedime. Kështu që Ibrahim Kelmendi, – unë s’po them dhe s’du me marrë shumë nepër gojë, s’u mu marrë shumë mee njerëz t’tillë, po ata shokët e tij, me t’cilët ka bashkunu,, – si quhet ai që ka shkru ni libër për te?, – ky njeri ka qenë me detyrë, ky ka qenë njeri me detyrë. Vetë shkumja e Ibrahim Kelmendit me Kadri Zekën te Jusuf Gërvalla, largimi i Ibrahim kelmendi dy orë pa u vra njerëzit, herojt e kombit, le ven shumë për t’dyshue. Unë s’po them asgjë. Pasanej aktiviteti i tij ka qenë, gjatë tanë kohës, në shërbim të dikuj vjetër….
INTERVISTUESI: Kujt?
SN: Po, pa asni dyshim të konspiracionit antishqiptar sllavogrek, i cili edhe sot atë punë e lun. Ju lutëm, kta e kem pa gjithkund. Ku ka ndodh ni ngatrresë, Ibrahim Kelmend ika qenë. Ku ka qenë ni kacafytje, Ibrahim kelmendi ka qenë. Ishte ardh ni grup i intelektualëve nga Prishtina në Malmë t’Suedisë. Edhe ishte doktor Fehmi Agani, Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi, ky Grajçevci, Blerim Reka. Ashtu m’duket. E kishin caktu shpinë. Ni shok i mirë. Bile ka qenë n’burg me Ukshin Hotin, Ekrem Kryzinë e këta. Edhe ishim tu bisedu. Top-top hyni Ibrahim Kelmendi. Metem të habitun. Ka erdhi, ku e diti. I thash unë sa fjalë. Atëherë foli njani prej atyne. Na jemi ardh prej Gjermanie. Kahdo që jemi shku, kudo që jemi hy, aty ose përpara ose përmbrapa e ke pas Ibrahim Kelmendin. I till ka qenë. Tash ka shkru ni artikull, – s nuk e shoh t’arsyeshem mu marrë me njer tillë, – për zgjedhjet në Maqedoni, ku thotë humbi Kërçova, fitoi Uskana. Unë dola, – sia përmena emnin fare, – dola mej shkrim vjetër, n’Maqedoni fituan ata që i moren votat e popullit. Pse mu marrë na me Uskanë e me këso senesh?! Çka po na duhen ato kacafytje, ato ngatërrime?! Njeri që i shërben dikuj, me ba çdo herë përçamje. Edhe, masi u zgjat kjo, – për kta s’jam kanë i përgatitun, – shkumja e tij në jug të Shqipnisë, kur Shqipëria u ç’bë, se viti 1997 nuk ashtë punë fajdesh, ata e kam spjegu e kam thanë n’mnyrë t’argumentume, 97 ishte përgatitje për ta zhbë popullin shqiptar, ku ishte shumë aktiv me bandat greke, shkrunte libra, bënte kte, bante ate. Kudo që ka ndodh diçka, – m’vjen keq, u përmen shumë emni i tij nket rast, ky ka pas detyrë, edhe sot ka për detyrë për me qenë pjesë e konspiracionit antishqiptar sllavogerk. (…)
***
[1.]
UDBashi Sabri Novosella (atëherë thuhej, po u rekrutove nga UDB-ja, përjetësisht metesh UDBash) në intervistë taktizon sikur më shumë ka rëndësi, pse nuk ishin ai dhe Metush Krasniqi të informuar për shkuarjen e Kadri Zekës dhe timen te Jusuf Gërvalla, sepse do që shkuarja jonë të diskualifikohet si “e pakuptueshme”. Qëllimisht nuk e ka thënë se ka qenë vizitë hileçare apo komplotiste, meqë ka efekt dyshues më të madh nëse thuhet vetëm “e pakuptueshme”. Edhe kësaj radhe SN abuzon me Personalitetin e Metush Krasniqit, meqë ai ka vdek më 16 tetor 1986 dhe nuk mund të reagon. E vërtetë duhet të jetë se Metush Krasniqi nuk ka qenë asnjëherë anëtar në të njëjten organizatë me SN, aq më pak kryetar i LNÇKVSHJ-së, siç mashtron SN, sepse vlerëson se ashtu e legalizon më bindshëm që LNÇKVSHJ-ja, të cilës ende nuk i dihen data, vendi dhe themeluesit!
SN, për t’u imponuar më bindës, trukon: “Shkumja e tyne të Jusufi, – masanej na kanë spjeguar edhe shokët, na ka spjeguar edhe Suzana, – për ta ka qenë e papritur.”
Në fakt, SN e di të vërtetën, se përse e si jemi shkuar te Jusuf Gërvalla, por manifeston luftë speciale, me shpresë se edhe tani mund të ketë ndonjë patriot idealist naiv që hakmerret për atë angazhim timin, të cilin SN e diskualifikon si inkriminues.
Për ata që ende nuk janë informuar, te Jusufi jemi shkuar sepse Jusufi na ka thirr të shkojmë, pos që ishim bashkëveprimtarë e shokë, prandaj mund të shkonim edhe të pa ftuar.
Të premten e 15 janarit 1982 Jusufi më ka dërguar letër “rekomand” (duhet nënshkruar pranimin kur ta dorëzon postieri), të cilën e ka përmbyll me fragmentin:
“Tani po të njoftoj se këto ditë na arriti në videokasetë me pesë filma shqiptarë. Filmat janë të shkëlqyeshëm dhe shumë inspirues. Ne ende s’ia kemi dalë ta shumëzojmë videokasetën, se për këtë punë po na duhet edhe një videofon i dytë, që s’e kemi, dhe një shtojcë speciale për riinçizim, që s’e kemi poashtu. Po të nxorri rruga këndej ndonjë ditë dhe po pate mundësi, merr videofonin tuaj e eja t’i riinçizojmë. Me këtë rrugë, për të njejtën çështje po e njoftoj edhe shokun Z., megjithqë më duket se ata nuk kanë ende as videofon.”
Pasi e ka postuar letrën duhet të jetë informuar nga Bardhoshi, se ndërkohë i kanë ble edhe videofoninin e dytë edhe shtojcën speciale për riinçizim. Prandaj të shtunën në mëngjes na ka ftuar me telefon që të shkonim në mbremjen e asaj të shtune. Na ka udhëzuar te shkojmë Murat Kryeziu në Bernhausen, meqë aty ishte caktuar shfaqja e videokasetën që i kishte ardh nga Tirana. Sylë Nuha i Jezercit, me banim në Dyseldorf, ku e kishim kaluar natë Kadriu dhe unë, na e mundësoi transportin me auto. Në mbremje kemi arrit te Murat Kryeziu. Aty kemi gjet shumë veta. Bardhoshi po merrej me teknikën për të shfaq videokasetën. Ishte teknologji e re, prandaj nuk zotërohej nga secili. Përcollem tv-dramën “gërsheta lufte”, e cila e prezantonte Shote Galicen si komandante të “Lëvizjes kaçake”, siç e kanë quajt atëherë. Mëpastaj kanë pasuar diskutimet, pothuajse deri në mesnatë. Mund që do zgjatnim më shumë, sikur të mos ishte një pyetje e Nuhi Sylejmanit, të cilën Jusufi i diskualifikoi si provokuese, prandaj tha që të shpërndaheshim për të fjet.
Ishte natë tepër e acart, me rrugë të ngrira e mjegull të dëndur. Kur dolem në oborr të shtëpisë ku jetonte Murat Kryeziu, zumë të përshëndeteshim, me përcaktim se Kadriu, Syla e unë do të shkonim mysafirë të Faridin Tafallari, me mendim se është më afër dhe më praktike, për ta vazhduar Kadriu rrugëtimin për në Zvicër. Por Jusufi foli prerë: “Këta janë mysafirë të mitë, meqë unë i kam ftuar.”
Rrugëtuam, Jusufi e Kadriu në auto të Bardhoshin, unë shoqërova Sylën. Rreth 70 km rrugë i bëmë për rreth tre orë, sepse mjegulla pamundësonte orientimin dhe ngrica paraqiste rreziqe.
Në Untergruppenbach, në shtëpinë që e banonin me qera Vëllezërit Gërvalla me bashkëshorte e fëmijët, duhet të kemi arritur rreth orës tre të mëngjesit të 17 janarit 1982. Aty kemi gjetur në person. Ishte nga Bllaca e Suharekës. E kishte zënë gjumi në kauç në dhomë të pritjes, meqë kishte thënë se do t’i pret Jusufin e Bardhoshin, siç ka informuar Syzana. Ishte azilkërkues i para ca javësh. Bardhoshi e kishte njohur, sepse policia e kishte angazhuar përkthyes në një zenkë që ai kishte pas në kampin e azilkërkuesve në Heilbronn…
Pasi Bardhoshi i sistemoi për të fjetur Sylën dhe mysafirin e padëshiruar, azilkërkuesin nga Bllaca, mori leje të shkonte për të fjet. Në fakt, ai donte të na krijonte mundësi për bisedë më konfidenciale, meqë ai nuk kishte praktikuar të merrte pjesë asnjëherë në bisedimet tona, siç nuk merrnin pjesë as gratë e Gërvallëve.
Fatmirësisht ndodhi vendimmarrja për bashkim të tre organizatave në organizatën që u përcaktuam ta emërojmë: Lëvizja për Republikën e Kosovës!
Rreth orës 7 të mëngjesit jemi sistemuar për të fjetur edhe Kadriu e unë. Para se të sistemohemi u dakorduam që kur të pushojmë do të përpilojmë protokollin e vendimmarrjes, njoftimin për publikun dhe do t’i përshtatim “tezat”, të cilat i kishim miratuar në gusht 1981, por donim t’i kishim si platformë të përkohshme, më të përmbledhur, deri sa të organizojmë kuvendin e parë. Rreth orës 14 na kanë zgjuar për të drekuar. Pas drekimit dhe konsumimit të çajit “rus”, Jusufi pothuajse me ton urdhërues, më tha që edhe unë duhet ta shoqëroja Sylën, meqë në Klub në Dyseldorf e presin videokasetën për ta shfaq filmin, siç është bërë paralajmërimi. E arsyetoi atë urdhrim, se duhej të isha për të organizuar diskutimin pas shfaqjes së filmit, meqë pjesëmarrja do të ishte e madhe. Gjithashtu nuk u përmbajt pa pyet, nëse ua kam besën për përpilim të dokumentacionit, të cilin do ta përpilonin bashkë me Kadriun. Për atë qëllim qe marrë vesh me Kadriun, të mos kthehej të dielën në mbremje Zvicër.
Kemi rrugëtuar me Sylën rreth 400 km, deri në Dyseldorf. Kemi shfaq në Klub. Kemi shfaq tv-dramë “gërsheta lufte”. Kemi diskutuar goxha gjatë, pasi u shfaq. Rreth mesnate jemi shpërnda. Mua më mori mysafir Hyzri Reka, meqë e kishte banesën afër klubit. Sapo jemi shtri për të fjet ka trokit, më duket Haxhi Bega, dhe na e ka dhënë lajmin e kobshëm për vrasjen e shokëve. E kishte marrë lajmin se janë vra rreth orës 22:15. Pas rreth një ore kanë ardh Mustaf Mekaj (xhaxhi i Kunatës time, Sabrisë), bashkë me Kunatën time, dhe kemi rrugëtuar me atuto. Në mëngjes kemi arrit në Untergruppenbach. Rreth orës 9 kryehetuesit më kanë intervistua rreth dy orë, për ato që dija unë.
Kjo është paraqite telegrafike, pse shkuam të Jusufi, sa kemi qëndruar, çfarë kemi bërë. Potencimi i ripërseritu, hileçar, i SN, se unë jam larguar nga shtëpia e Gërvallëve vetëm dy orë para se të ndodhnin vrasjet, është shpifje e qëllimshme, sepse SN i ka lëxuar e dëgjuar shumë herë rrëfimet e mija!
Vetëm një UDBash i dresuar mirë për luftë speciale formulon këso insinuatash akuzuese: “Vetë shkumja e Ibrahim Kelmendit me Kadri Zekën te Jusuf Gërvalla, largimi i Ibrahim kelmendi dy orë pa u vra njerëzit, herojt e kombit, le ven shumë për t’dyshue. Unë s’po them asgjë. Pasanej aktiviteti i tij ka qenë, gjatë tanë kohës, në shërbim të dikuj tjetër. Po, pa asni dyshim të konspiracionit antishqiptar sllavogrek, i cili edhe sot atë punë e lun.”
Fatkeqësisht, në shtetin e Kosovës nuk po ekzistojnë mundësitë me i “lidh” këta lloj të UDBashëve, që po vazhdojnë mee luftën speciale e komplotiste, të cilën e kanë bërë qysh kur i ka rekrutuar UDB-ja! Prandaj më mbetet t’i vuaj edhe tani pasojat që po m’i shkakton lufta speciale e këtij bastardi dhe sillojit të tij.
[2.]
SN: “Ju lutëm, kta e kem pa gjithkund. Ku ka ndodh ni ngatrresë, Ibrahim Kelmend ika qenë. Ku ka qenë ni kacafytje, Ibrahim kelmendi ka qenë. Ishte ardh ni grup i intelektualëve nga Prishtina në Malmë t’Suedisë. Edhe ishte doktor Fehmi Agani, Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi, ky Grajçevci, Blerim Reka. Ashtu m’duket. E kishin caktu shpinë. Ni shok i mirë. Bile ka qenë n’burg me Ukshin Hotin, Ekrem Kryzinë e këta. Edhe ishim tu bisedu. Top-top hyni Ibrahim Kelmendi. Metem të habitun. Ka erdhi, ku e diti.”
Edhe për atë ndodhi SN e di të vërtetën, sepse e kemi diskutuar në Malmë, në atë ndej për të cilën dezinformon, por ky do të më komprometon para spektatorëve të atij televizioni, meqë ata nuk kanë informim konkret. Fatkeqësisht as, ta zëmë Milazim Krasniqi, tashmë i konvertuar në islamist mercenar, nuk reagon kundër lëtyre shpifjeve të SN.
Rëndom, kur i ftonim personalitet nga Kosova për pjesëmarrje në tubime informuese me gjermanë, angazhohesha që të dalim sa më të suksesshëm. SN, Hafiz Gagica dhe silloji i tyre nuk dinin e nuk donin të merreshin e të përkrahnin këto aktivitete. Unë isha në Berlin për t’i ndihmuar bashkëveprimtarët në mbarëvajtje të tubimit. Nga Kosova ka qenë i ftuar një delgacion i madh. Asaj radhe Milazimi më pat lut t’u mundësoja atij dhe Basri Çapriqit takim me udhëheqjen e PEN-it gjerman (Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, e cila e kishte selinë qendrore në Holandë). Njëherit Milazimi më luti që t’ua krijoja mundësin për rrugëtim në Suedi. I telefonova Xhemajl Durakut në Malmë të Suedisë të vinte me auto në Berlin për të na marrë. Rrugëtuam Milazimi, Basri Çapriqi, Yleber Hysa dhe unë. Xhemajli, pos që erdhi, na mori, edhe na strehoi e mirëpriti. Ndodhi edhe ajo ndeja për të cilën dezinformon SN. Sidomos për Milazimin, Basriun, Ylberin, unë nuk isha i paparitur, meqë bashkë kishim rrugëtuar nga Berlini në Malmë.
[3.]
Në Makedoni jam angazhuar si gazetar dhe si veprimtar nga nëntori 2004 deri në mars 2014, kur më goditi sëmundje goxha e rëndë dhe u detyrova të kthehem për operacion në Gjermani. Pra, gati 10 vite i kam kaluar kryesisht në Makedoni, duke pas edhe akreditim zyrtar si korrespondent i gazetës “Epoka e re” (për të cilën shkruaja herë pas here si voluntarist / pa pagesë).
Po, mbaj mend ta kem përdor si titull shkrimi “Fitoi Uskana, humbi Kërçova”. Pra, po përdorja emrin ilir USKANA, që ta glorifikoja fitoren e shqiptarëve në zgjedhje ndaj Kërçovës makedone. Por, edhe kjo e paskësh penguar UDBashin SN!
[4.]
UDBashi SN ka spekuluar edhe për shkuarjen time në Shqipërinë e Jugut, në mars 1997. Edhe për atë shkuarje SN është i informuar, meqë ky i ka përcjellë ekstra shkrimet dhe librën time. Bile, mund që i ka analizua me kolegë, për ta planifikuar bashkarisht luftën speciale kundër meje.
Për ata që nuk e dinë, unë e kam pas shoqëruar redaktorin për Europë Juglindore të revistës gjermane “der Spiegel”, Mikun tim nga koha e studmeve, Rland Schleicher, i cili donte ta bënte një reportazhi për ndodhitë e atjeshme, nga vendi i ngjarjeve. Patëm marrë me vete Demir Demirin, meqë ishte i pasionuar pas fotografimit dhe donte të bënte përvojë në terren të ngjarjeje të bujshme. Kemi qëndruar rreth 11-12 ditë, më duket. Pata bërë një libër me intervista e përjetime, të cilën e pata titulluar “Shqipëria jashtë ‘veriut’ dhe ‘jugut’”. Të gjitha shpifjet dhe insinuatat denigruse të SN për këtë tematikë janë pjesë e luftës speciale që kanë bërë përherë ustallarë e shërbimeve jugosllave kundër meje.
***
Të më falin UDBashët korrekt, që nuk kanë shpërdoruar angazhimin ligjor të tyre në UDB të Kosovës! Ndoshta po e teproj me përdorim pezhorativ akronimin “UDBash”. E kam pas Saud Goranin arsimtar matematike në shkollë fillore në Gllaviqicë. Pat kaluar në SDB (UDB) të Pejës. Përherë e kam ruajt respektin për te, edhe për faktin se u dëshmua si arsimtar që ruan nxenësin e tij, kur u rrezikova në verë 1997, m enjë “aventurë” që bëra në Kosovë. Ruaj respektin edhe për kyeUDBashin Shefqet Hashani, i cili na ka përkrah në Gjermani gjatë viteve 1978-1981, edhe pse ishte sekretar i parë në Ambasadën e Jugosllavisë në Bonn (Gjermani). Në maj 1981 Shefqetin e kanë arrestuar në aeroport të Beogradit, gjatë kthimit për vizitë në Kosovë. E kanë dënuar 8 vite e gjysmë. Të tjerë nuk kam njohur para Lufte. E jam falënderues kryeUDBashit Mehmet Hasku, i cili në prani të shumë vetave më pat kërkuar falje për luftën speciale që ka koordinuar kundër meje (sidomos përmes Hysen Gërvallës) – e ngjashme me këtë të SN. Përherë kam qenë i mendimit, nuk është e drejtë t’i diskreditojmë e dënojmë kolektivisht gjithë UDBashët, e t’i respektojmë e lëvdojmë udhëheqësit e tyre politikë, marionatat titiste Faditl Hoxha, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Ibrahim Rugova…
***
UDBashi SN ka sajuar e propaganduar një mori shpifjesh, qysh kur u “largua” nga Lëvizja, në prill 1984, pas dy plagosjeve që na i pat shkaktuar një marionetë e tij në manifestimin që organizonin Lëvizja dhe Klubi në Dyseldorf, në mars 1984. Edhe në Zvicër kemi pas një të vrarë e të plagosur, nga marioneta e SN, Haxhi Berisha me bashkëveprimtare. Ata i “udhëheqte” SN. Fatkeqësisht!
Nga shpifjet më pikante që përhapte SN ishin ajo se Jusufi me kishte përzënë nga shtëpia e tij, se një familje në Bruksel më kishte përzënë pasi më kishte kap në flagrancë amorale, se kemi organizuar protestë në Berlin kundër shembjes së Murit të Berlinit, etj.
Në vitin 2007 kisha debat grindavec me SN, pasi publikova romanin “Atentatet” dhe informacionin se SN i kishte vjedh të paktën DY MILOINË USD, të cilat Tirana ia kishte dhuruar LNÇKVSHJ-së, kur Jusufi i kishte shkruar letër Enver Hoxhës dhe i kishte kërkuar ndihmë financiare. Sidomos e pat egërsuar që pata publikuar dëshminë e kryepolicit Demë Dmaj (i Katunit të Ri, Komuna Pejë, kryepolic në Prishtinë), se në dhjetor 1979 kryeUDBashi Ibush Kllokoqi kishte improvizuar bastisjen e shtëpisë së Sabri Novosellës. Ishte bërë raportim se SN nuk e kanë gjet në shtëpi, edhe pse vet Ibush Kllokoqi e ka transportuar SN prej aty, drejt kufirit me Shqipërinë, për të simuluar edhe arratinë e SN në Shqipëri…
SN më pat kërcënuar se do më padiste për shpifje. E pata lut ta bënte, sepse hetuesit do të kenë mundësi të zbulojnë gjithë veprimtarinë komplotiste e inkriminuese të tij.
Fatkeqësisht nuk më ka denoncuar!
Ky e ka inatin e madh që unë i kam mbijetuar luftën speciale dhe komplotët e tij – për të dëshmuar (meqë të tjerët i ka bërë të heshtin).
Si i bëhet tani halli me këtë kundërmues të ambientit tonë?
Fatkeqësisht jam i dënuar ta duroj, duke u ndier i mjaftuar se unë i kam sfiduar komlotet e luftën e tij speciale, ndërsa ai ka dalë i fituar si profiter – tashmë është multimilioner.
Nuk e di cilin qëndrim po mbajnë viktimat e tij – që i ka “anëtarësuar” e “kooptuar” në organizatë fiktive, për t’i dërguar pastaj në burgje, që t’i rrit meritat te UDB-ja e tij punëdhënëse. Ndërsa viktimat e tij, Jusuf Gërvalla, Metush Krasniqi, fatkeqësisht nuk mund të mbrohen nga shpërdorimet që po ua bënë ky UDBash i inkrimunuar, prandaj e kemi për obligim t’i mbrojmë.
***
Këtu mund të përcillni shpifjet, insinuatat, denigrimet, akuzat, që i ka bërë SN në këtë fragment 6-minutësh:

Kur kriminelit Hajredin Pasha “arnautët” i ndërtojnë xhami në Dibër !?!?

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

“ Në Dibër të Madhe ( viti 2013 ) u bë përurimi solemn i Xhamisë së Sahatit nga Ruzhdi Lata, myftiu i Dibrës, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, shkruhej në shtypin e asaj kohe. … Edhe përkundrejt këtij fakti, in-stitucionet lokale, organizata dhe shoqatat, thonë se bëhet fjalë për përkrah-je humanitare me vlera të larta. Sipas Myftinisë së Dibrës, (një dibran) ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizo-het me 100 dritaret të oborrit të saj, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë se shtetit shqiptar. Evenimente të tilla të bukura e të paharruara mund të ndodhin vetëm në Dibër të Madhe, në Dibrën e Perëndisë, bujarisë, besës, mikpritjes, urtësisë, të pushkës e mençurisë. Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi, kulla e Sahatit dhe 100 dritaret në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“ Ironi shqiptare , ndërtohet Xhamia e Hajredin Pashës , me 100 dritare për “hatër” të 100 vjetorit të Pavarësisë ! Pavarësia nga kush ?
Cili ishte Hajredin Pasha ? ( 2013 ) Shikoni “ patriotët “ i ngrinin xhami një krimineli dhe e lidhin me 100 vjetorin e Pavarësisë “

Kënga për Hajredin Pashës e kënduar nga Aurela Gaqe:

Aurela Gace hajredin pasha – YouTube

Këtë manifestim e ndajmë në dy pjesë, në atë fetare si shtëpi fetare, dhe atë historike ku dibranët e kanë historinë e vetë”, tha myftiu i Dibrës, Ruzhdi Lata.
Në këtë eveniment morën pjesë shumë dibranë besimtarë, në mesin e të cilëve edhe Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Nijazi Kosovrasti, kryetar i Këshillit të Tiranës, Reisi Sulejman efendi Rexhepi, kryetar i BFI, Argëtm Fida, kryetar i Komunës së Dibrës.

Ali Ahmeti e Lulzim Basha , anash, me hoxhën e njohur UDBASH nga Maqedona që në mes  e pret shiritn e xhamisë së me emrin e Hajredin Pashës, armikut të kombit shqiptar. 

“Petrit Imami, kryetar i KK të Dibrës, Ruzhdi Lata, myfti i Dibrë, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Xhemal Gjunkshi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Shqipërisë, Gëzim Ostreni, gjeneral nga Dibra e Madhe, Faruk Borova, kryetar i Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë, Yllka Çausholli kryetare e Komitetit për Rrugën e Arbërit, Hysen Xhara, kryebashkiak i Njësisë bashkiake 4 në Tiranë, Florent Pustina, Drejtor i Infrastrukturës Tiranë, Gazmend Dibra, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve Tiranë, Flamur Gjylikbashi, Drejtor i përgjithshëm i Doganave Tiranë, Ilir Krosi, kryetar i Bashkisë së Peshkopisë, Naim Gaziddede, kryetar i Qarkut dhe Genc Sharku. Prefekt i Peshkopisë, përfaqësues të myftinive dhe institucioneve të dy vendeve.

Çfarë ironie shqiptare ??

Ishte koha e Shefqet Krasniqit, e Kryeimamit Tërnava, e Fuad Ramiqit, e Oliver Schmittit, dhe ne nga Kosova nuk guxonim të flisnim

“Kur njerëzit e qelbur heshtin apo e mohojnë të vërteten reagon toka e shenjtë dhe detyrohet te flet vetë për të nxjerrë në dritë të vërtetën.( nga Nagi Husa, Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në dritë varrezat Ilire në Shipkovicë !) ” Thënje me kokë , thënje që duhet t` i vë në lëvizje edhe më të përgjumurit , edhe më të mashtruarit edhe më të pa fuqishmit . Kujdes nga mashtruesit!
Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i sllavëve. Në shikim të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë
T`i kthehemi të vërtetës sonë historike në tokat tona në Maqedoni : Kryengritja e Dervish Carës ishte njëra ndër kryengritjet me shtrirje më të gjerë në Ballkan gjatë shekullit të XIX. Megjithatë, asaj shumë pakë i është dhënë hapësirë në trajtesat historike. Në lidhje me figurën e Dervish Carës dhe kryengritjen të cilën e udhëhoqi ai ekzistojnë burime të ndryshme, kryesisht raporte konsullore. Përveç raporteve osmane që dërgoheshin në kryeqendrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, ngjarjet ndiqeshin edhe nga qarqet tjera, si nga diplomatët britanikë e francezë, organet e shtetit serb, murgjit e manastireve etj.
“Në bazë të një raporti nga një tregtar serb i cili mes 12 e 24 prillit 1814, udhëtonte nga Manastiri për në Aleksinac, kurse raportin e ka dhënë më vonë, autori Brestovci thotë se mes Velesit dhe Shkupit u tubuan afër 8.000 kryengritës dhe se kryengritësit e rrëzuan urën mbi Pçinjë dhe vazhduan të përqëndrohen rreth Shkupit e Katllanovës, se ushtria osmane në muajin maj (pa precizuar ditën) i sulmoi kryengritësit.”) Konsullatat nga Selaniku, dikur shumë kishin informata të sakta nga terreni dhe ishin të informuar mirë për çdo gjë që ngjau, por ndonjëherë edhe këto informata të tyre nuk ishin të sakta. Në një raport të konsullit francez nga Selaniku, dërguar ministrisë së tij, më 24 prill 1844 thuhet se “pararoja osmane sipas urdhërit të Omer Pashës, renegat kroat, përparonte drejtë Velesit 16 orë larg Manastirit dhe 8 orë nga Shkupi. Ajo ishte përbërë nga 3.380 këmbësorë, 340 kalorës dhe 10 topa. Kjo grykë e Vardarit është shumë e rëndësishme. Po përhapen zëra të kobshëm për këtë sulm të parë dhe thonë se kjo ushtri ku qenë e rrethuar nga shqiptarët e shumtë, ashtu që nuk mund ta kalojnë grykën pa pasur humbje të mëdha”. Nga një raport i konsullit anglez, prej 3 majit 1844, marrim vesh se ura mbi lumin Pçinjë u shkatërrua. Në raport thuhet: “Shqiptarët e shkatërruan urën mbi lumin Pçinjë te Katllanova, ku gjenden 1.000 kryengritës. Është e pakuptuar se osmanët, që kishin ushtri 7.000 vetash në afërsi të Katllanovës, vetëm 12 deri më 15 mila largësi, lejuan që kjo urë të shkatrrohet pa luajtur vendin.” Pesë ditë pas këtij raporti, pra më 8 maj 1844, konsulli francez kumtoi se shqiptarët dëgjuan për ardhjen e pararojës në Veles, u tubuan në mumër të madh mes Velesit e Shkupit, e dogjën urën mbi Vardar dhe gjithkund proklamuan se erdhi koha që shqiptarët të mblidhen ta mbrojnë pavarësinë dhe të drejtat e veta kundër armikut të përbashkët.” Autori Brestovci, duke cituar një dokument të zbuluar thotë: “Sipas burimeve arkivore serbe, beteja kryesore mes kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë osmane ngjau para vendit Katllanovë pak më larg nga Shkupi dhe pikërisht në gjysmën e dytë të majit 1844. Duke e lajmëruar princin Aleksandar Karagjorgjeviq, në bazë të një raporti, të pranuar mes 11 e 21 maj Ilia Garashanini shkruan se fuqitë osmane, në krye me Hajredin Pashën dhe me feudalët shqiptarë Dali bej e Shahin bej korrën fitore mbi kryengritësit që u detyruan të ikin. Pas përleshjes së armatosur te Katllanova kryengritësit u tërhoqën kah veriu. Kurse fuqitë osmane u kthyen”. Është e sigurtë se pas këtij ngadhënjimi ushtritë ormane nuk kthyen, por e vazhduan përparimin drejtë Shkupit, e më tutje.( nga libri i Nga Dr. Aleksandar Matkovskit “

E vërtetë ! Po edhe sot sa flitet për Dervish Carën , Dibrën kryengritëse , Dibrën historikisht të rebeluar. Ne, shqiptarë den baba den iu shkojmë pas thenjëve të mohuesve “ ». Në Historinë e Popullit Maqedonas në tre vëllime në vitin 1969 për kryengritjen është shënuar vetëm ky resht: «Myslimanët e Malit të Zi të Shkupit dhe nga Tetova, u çuan në kryengritje nën udhëheqjen e një dervishi…»
Cila është Dibra , Radika dhe kush ishte Hajredin Pasha ? “Të prekësh Radikën, është si të prekësh dritën e syrit të Dibrës dhe të dibranëve. Radika është ushqimi i saj ujor, por edhe ushqimi i saj shpirtëror e patriotik. Radika është sinonim i Dibës dhe i historisë së saj. Gryka e Radikës është monument natyror i gjallë i luftërave shekullore të dibranëve kundër hordhive pushtuese osmane, bullgare, serbe, austriake, gjermane e italiane. Në këtë Grykë është shkruar heroizmi i pashembullt dibranë kundër të gjithë këtyre pushtuesve. Këtë Grykë, këtë shtegkalim pushtuesish, dibranët e kishin kthyer në një varrë të madh të hapur për këdo që do të guxonte të shkelte trojet shqiptare. Këtyre luftërave dhe këtij heroizmi që lidhen me ekzistencën dibrane e shqiptare dhe me Radikën, u janë kushtuar aq shumë këngë e trimëri, disa prej të cilave janë dhe himne për Dibrën dhe dibranët, siç është ajo e luftës kundër gjeneralit famëkeq Hajredin Pasha. A jemi krenar me të kaluarën tonë ? Jo,Aspak . A e duam vetveten ? Jo ,aspak ? Shqiptarëve të Maqedonisë ( jo vetëm atyre ) që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet,duhet t`iu thuhet e vërteta . Ne nuk e mbrojmë historinë tonë , e dhunojmë atë “Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, ….. i humbi varret e ushtarëve të Hajredin Pashës që e shkretoi Dibrën070815
Koha kalon , myku nuk do dielli se drita ia vret sytë . myku e do lagështinë , errësirën , mungesën e oksigjenit dhe të nxehtit . Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi….

Më 07.08.2015 

HAJREDIN PASHA / origjinale / Aziz Ndreu Download Video 3gp Mp4 dan mp3 convert – Music Video Tv Radio Zone (metrolagu.ru)

Teksti i këngës:

Hajredin Pasha o po vjen o Radikes
Valle o ku jan o k’to malet e Dibres 2x

Valle ku jan o k’to male e Dibres
Bejn’ o kuvend o mo n’ ate fushe t’Gjorices 2x

Ne fushe t’ Gjorices o mor te kalaja
Hajredin Pashen e ka gjet belaja 2x

Se belaja pashen c’e ka gjete
Malet e Dibres more ka lidhe bese 2x

Kane lidhe bese o, kane lidhe o te tane
Turkut Dibren o mos me ja lane
2x

Hajredin Pasha o mor’ ky hutaq e
S`lidhet Dibra more me kerbaçe 2x

Hajredin Pasha o mor kry celik
Nuk e eshte Dibra o mor Selanik

Nuk eshte Selanik as more Prilep
Qysh e lype n’Diber e ke gjet

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrine
Malete Dibres o mor’ mi kan’ gri 2x

N’Malet e Dibres o kane mbet te tane e
Nuk jane pak o mor po 12000 mije e 2x

Hic o ma pak o se 12000
kane mbet o ne llogore ne dhe pa i shti 2x

Hajredin pasha ku e ke lane atin,
ne Diber te Madhe e kam lane te ngratin2x

Vërtejshta dhe rruga e vjetër për Prizren , sipas gojëdhënave dhe dokumenteve të vjetra

0
Shkruan, Syrja ETEMI, pedagog dhe shkrimtar nga Tetova
Mbi Sllatinë shtrihet vendi i quajtur Vërtejshtë. Aty gjenden mbetjet e një kishe. Rreth saj janë varrezat. Aty fshatarët kanë gërmuar (dhe kanë prerë ) qeremide. Përreth këtij vadbanimi të dikurshëm, ka livadhe të braktisura. Është gojëdhënë e përcjellur ndër banorët e këtushëm se, dikur në Vërtejshtë ka patur katund, i cili më vonë është shpërngulur. (Se si e ka patur emrin ky vendbanim atëherë, nuk dimë). Banorët e moçëm të fshatit Sllatinë, por edhe të fshatrave fqinj, Leshkë e Breznë, kanë treguar se për shkaqe të fatkeqësive të ndryshme që kanë goditur këtë vendbanim (epidemi, si linxhira, madje lufta, zjarret apo vërshimet), banorët e Vërtejshtës janë shpërngulur dhe janë ngulitur në fshatin Leunovë të Mavrovës dhe se me vete kanë marrë edhe tapitë e pronave.
Është me rëndësi këtu të theksohet fakti se, pas shumë shekujsh, ky territor ka filluar të ringjallet e t’i kthehet jetës e gjallërisë, por duhet të rikujtojmë faktin se këtë e bëri rruga të cilën banorët e Sllatinës e rregulluan që mbas luftës së 2001 . Kështu me këtë aktivitet edhe u riaktivizua rruga e “fjetur” që dikur ka qenë funksionale dhe që ka lidhur Pollogun dhe Prizrenin.
Të flasim pak më detajisht edhe për këtë segment:
Sipas gojëdhënave dhe në bazë të dokumenteve të shkruara, nëpërmjet fshatit Sllatinë-Leshkë ka kaluar udha që ka çuar deri në Prizren, (madje edhe deri në Shkodër e Adriatik), dhe ka patur të njëjtin drejtim me luginën e Lumit të Sllatinës deri te Mullenjt. Nga këtu, pra Te Mullenjt, në anën e majtë të lumit – në atarin e fshatit Sllatinë, dhe përmes Paetishtës (Pojatishtës) ka vazhduar deri në Vërtejshtë ku ka patur vendbanim; është ngjitur deri në Presllap për të vazhduar nëpër luginën e Lumbardhit të Tearcës, për të kaluar në anën e tjetër të Malit Sharr – në territorin e Kosovës, përkatësisht në Sret-Prizren, dhe për të shkuar mëtej përmes Kukësit drejt Shkodrës. Kështu, në këtë anë (në Sllatinë e Leshkë), deri më sot janë të ruajtura disa mikrotoponime të ndërlidhura ekskluzivisht me këtë Udhë, si: Te Krejpin dhent, Hanet (Udh’e Hënit), Pojatishtë (Udh’e Pajetishtës) dhe Vërtejsht, Vuari Bulës. Te lokaliteti: Hanet dikur ka patur han. Në Pajetishtë ka patur pojata* për qëndrim të udhëtarëve dhe ndërrim të kuajve. Në fund është Vërtejshta ku udha ka qarkulluar për të marrë nivelin e lartësisë deri në Presllap, Vuar’i Bulës, (varri ku është varrosur një grua muslimane -me mbulesë).
Kjo udhë ka vazhduar në terrenet e rrafshta të Pollogut në fushë përmes fshatrave: Zhilçë, Shemshovë, Siriçinë dhe Jerebinë në Zhedenin e Vogël, për të dalë në Udhën: Shkup-Tetovë. Kjo udhë ka qenë aktive që nga mesjeta dhe vazhdon të funksionojë bile deri më sot. Para fshatit Zhilçë, në vendin e quajtur Kajçevec, kjo rrugë është kryqëzuar me rrugën që vinte nga Shkupi përmes Grykës së Dërvenit, duke përshkuar fshatin Pallaticë dhe për të vazhduar drejt Gostivarit. Në vendin ku janë kryqëzuar dy rrugët ka patur Hane dhe nallbanë, ndërkaq, në këto vende sot ka ara e livadhe, në të djathtë të rrugës për në Zhilçë.

Shqiptarët dhe organizimi kishtar bizantin në Pollog (1)

Syrja Etemi, shkrimtar dhe pedagog, Tetovë 

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve” të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e zhvillimeve, përcaktimeve dhe organizimeve të jetës fetare në Pollog (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke bërë një digresion nga paganizmi Ilirian – për të ezaurur shkrimet që kanë të bëjnë me krishtërimin, qoftë të ritit perëndimor, qoftë të ritit lindor.
Feja gjithnjë ka luajtur dhe po luan një rol parësor në mbijetesën e një kombi apo të një populli, sidomos të një populli të lashtë e autokton, si që është populli ynë shqiptar, i cili gjithnjë ka qenë në kacafytje me prapëtitë e shekujve. Këtu e kam poentën, sidomos për pjesën shqiptare të mbetur jashta kufinjve zyrtarë të Shqipërisë etnike, e në veçanti – të shqiptarëve indigjenë të Maqedonisë së Veriut, ku organizimi i jetës fetare ndër shekuj është mveshur me tisin e një mjegullnaje të dendur që precipiton në shpjegime dhe interpretime me shumë të panjohura e të dyzuara, për të prërfunduar madje edhe në një amallgamë të padeshifruar sa e si duhet. Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët e Pollogut – këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske. Meqë u përcaktova për monografinë që flet për Tetovën, me këtë rast do t’i referohem kreut IV që ka të bëjë me shënimet e radhës: Pronat feudale të zotërimeve kishtare.

1.Kishat dhe manastiret
Në Pollog, në mesjetë, ka patur shumë kisha të reja të ndërtuara dhe shumë sish – të renovuara apo rindërtuara. Në një përfundim të këtillë indicojnë shënimet nga gramotat dhe regjistrat e pasurive të manastireve që kanë patur prona. Për këtë flasin edhe shumë lokalitete me posede e zotërime të quajtura Kishëtare (Crkvishte) dhe Manasterine (Manastirishte).
Motivet e ndërtimit të objekteve kishtare kanë qenë të ndryshme dhe, janë ngritur, para së gjithash “për përshpirtshmëri të amshueshme”. Themeluesit apo ktitorët e kishave zakonisht i përkisnin radhëve të feudalëve , shtresës së pasur dhe njerëzve të fuqishëm. Para fillimit të ndërtimit të kishës, më së pari është kërkuar “vend i përshtatshëm” , e mandej – pozicion më të favorshëm e më panoramik rrëzë kodrinave, afër ndonjë lumi apo burimi, si ka qenë rasti me kishën Hyjëlindësja e Htetovës (Bogorodica Htetovska). Kisha ndërtohej në bazë të përgatitjes së planit me dimensione të projektuara paraprakisht, si: gjatësia, gjërësia dhe lartësia. Në ndërtim, përveç mjeshtërve (muratorëve), mirrte pjesë edhe popullsia lokale, puna e të cilëve ishte e detyrueshme dhe pa pagesë.
Kompleksin manastiror e kanë përbërë kisha, konaku dhe këmbanarja e cila ka qenë e ngritur zakonisht në hyrje. Ndonjëherë ka ndodhur që, edhe nëse nuk ka mundur të pritet ndërtimi i stërzgjatur shumë kohë, është ndërtuar kishë “me drurë”. Kisha zakonisht ka qenë e mbuluar me bakër, por, rëndom – me tjegulla (të zeza). Muret e saja të brendshme, rregullisht janë pikturuar me freska apo ikona. Manastiri, zakonisht ka qenë ndërtuar me mur të trashë.
Në Pollog, në kohën e zhvillimit të fuqishëm të feudalizmit, ka qenë e fuqizuar dukshëm edhe pasuria kishtare. Për këtë ka edhe shumë të dhëna e shënime të ruajtura në përmendoret zakonore. Në sh. XIV në Luginën e Pollogut janë shquar me pasurinë e tyre tre manastire: i Modriçës, Tetovës dhe Gostivarit. Për të parin dhe të tretin dihet se janë kufizuar me fshatin Stençë dhe se Igumenët e tyre shumë lartë janë ranguar në hierarkinë kishtare. Pikërisht, autoritetet kishtare të këtyre manastireve kanë qenë të përfshirë në Kuvend në vendin e nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë. Pas këtyre vijnë në rend Igumenët e manastireve tjerë, edhe atë: i Dibrës, Nagoriçanit dhe Shkupit.
Në Luginën e Pollogut kanë patur prona edhe disa manastire –
fqinj më të afërt, por edhe më të largët, si:
1.Manastiri i Shkupit: Shën Gjeorgji (Georgi) që nga themelimi i tij fitoi si pronë fshatin Reçicë të Pollogut, bashkë me vëneshta, ara, mulli, bahçe , livadhe, zabele pyje “të ruajtura” dhe male (për gjueti). Përveç kësaj, ai ka poseduar edhe fshatin Toçillë me të njëjtin emër të malit, mandej fshatin Banicë (në afërsi të Tetovës) me vëneshta, mullinj, si dhe një fshat emri i të cilit është fshi në gramotën me arat, mullinjtë dhe vëneshtat.
2. Ipeshkvia (Episkopia) e Prizrenit ka patur prona në Pollog “që nga lashtësia”. Gjatë zhvillimeve politiko-ushtarake që kanë ngjarë në këtë territor, ka patur raste që të “shkëputet” ndonjë pjesë apo pronë nga feudalët shenjtërorë. Megjithatë, në kohën e sundimit të perandorëve, Stefan Deçanski dhe Dushani, pjesë të pronave përsëri i kthehen Ipeshkvisë, qoftë përmes forcës, qoftë përmes dokumenteve pronësore të sajuara. Pasuria të cilën e posedonte Ipeshkvia e Prizrenit në Pollog, në pjesën e parë të sh. XIV ishte e përbërë nga këto objekte: Kisha Shën Vraça në Potoçan, (tani është një vendbanim i shkretë – në afërsi të fshatit Gjorgjevishtë) bashkë me kopshtet dhe arat, vëneshtat, të cilët ose janë blerë, ose janë dhuruar “për shpirtë”; mandej prona (stasi) priftërore në Gjorgjevishtë, bashkë me banorët vendasë, madje edhe kisha Shën Hyjëlindësja (Sv. Bogorodica) me tre prona priftërore në Leshkë, si dhe arat kishtare pranë Tërhallës (Trhale), të kishës Shën Hyjëlindësja (Sv. Bogorodica) në Trebosh.
3. Manastiri Shën Nikolla në Malin e Zi të Shkupit kah fundi i sh. XIII dhe në fillim të sh. XIV në Pollog ka zotëruar pronë që ka qenë në kuadër të fshatit Nerasht, si dhe vendin e quajtur Radevë – me vëneshta, mullinj dhe tokën e Vratisavës.
4. Manastiri Graçanica në dekadat e para të sh. XIV në Pollog i ka poseduar këto prona: Kishën Shën Dhimitri (Sv. Dimitrija) në Our (me siguri: Odër), me banorët e Podbregjes, po ashtu edhe në Leshkë – gjithçka që ka qenë në Borkovë.
5. Manastiri Bogorodica në vendin Treskavec afër Prilepit, më 1335 ka shfrytëzuar pronë (metohi) në Kërpenë (Neproshtenin e sotëm, S.E.) afër Tetovës – me mullinj, ara, vëneshta dhe zabele.
6. Manastiri Arangjel (Shqip: Engjëllkraharti, S.E.) (Arhangell) në Prizren në mesin e sh. XIV ka zotëruar f.Sellcë, me Majën e Naltë (Veli Vrh) me fshatëzin dhe vëneshta.
7. Manastiri Hilandar më 1348 fitoi pasuri të majme në Pollog edhe atë: kishën Hyjëlindësja të Htetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) me fshatin, paskësaj edhe kishën Shën Nikolla (Sv. Nikolla) në Jeduarcë, Pop Dragën me fis dhe tokë, Mllaçicën me tokë, gjysmën e Zhelinës së Moçme me kishën, fshatin Htetovë, Hrashtan, si dhe fshatrat: Drenovec, Brodec, Sallarevë (Sedllarevo) dhe Izbicë, ndërsa në Pollogun e Epërm – fshatrat: Stençe dhe Vollkovijë.

2. Krijimi, struktura dhe organizimi i pronave kishtare në Pollog
Krijimi, struktura dhe organizimi i pronave kishtare në Pollog mund më së miri të përcillet dhe shqyrtohet me shembullin e manastirit Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska). Shënimi më i vjetër për këtë manastir rrjedh nga një letër e arqipeshkvit (arhiepiskopit), Dhimitër Homatianit (Dimitar Homatijan). Në të, në mes tjerash shkruan për murgun (monah) Gjerasim (Gerasim)… nga manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska). Ky shënim vërteton faktin se manastiri ka ekzistuar në fillim të sh. XIII. Më vonë, me siguri në përplasjet ndërkufitare, objekti sakral është shkatërruar, ndërsa pasuria kishtare është vjedhur nga “njerëzit e këqinj”. Nën qeverisjen serbe, manastiri është rindërtuar dhe me këtë është lejuar e drejta që ia kanë mundësuar autoritetet kishtare greke. Manastiri i rindërtuar gradualisht fitoi prestigjin që kishte dikur dhe, njëkohësisht e fitoi rangun e arkimandritisë (arhimandritija). Igumeni i tij në Këshill mbante vendin e dhjetë. Së shpejti, pas rimëkëmbjes, manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska), përmes “të dhënave” bëhet pronë (metoh) e manastirit të Hilandarit. Kjo gjë ndodhi më 1348, në kohën kur në Pollog e më gjërë po pllakoste murtaja dhe kur u krijuan komplekse të mëdha të manastireve , si që ishte Hilandari dhe Arangjel (Shqip: Engjëllkraharti, S.E.) (Arhangell) të Prizrenit.
Prona e manastirit Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska), ka qenë formuar nga donacione të zotëruesit të Pollogut dhe individë tjerë, si dhe sipas procedurave të shitblerjes. Motivet e donacioneve kanë qenë, para së gjithash, për “varr dhe për shpirt”, madje edhe për “kujtim për mirëbërje”.
Manastiri ka zotëruar apo poseduar edhe “të ardhura për altar”, fshatra dhe vendbanime, shumë ara e livadhe dhe shumë objekte të ndryshme ekonomike. Ky, patjetër se ka patur edhe bagëti, pasi që i janë dhuruar edhe bjeshkë me kullota e zabele. Janë të njohura edhe emrat e fshatrave që i posedonte manastiri, edhe atë: Htetova, Hrashtani, Gari (me siguri: Gajra, S.E.), Mllaçica, Leskovjani, Shtençe, Krpena (Neproshteni i sotëm), Zhelina e Moçme (Staro Zhelino), madje një të katërtën e fshatit Sallarevë (Sedllarevo) dhe një të shtatën e fshatit Falishtë (Hvalishte), si dhe fshatin Brod.

Vazhdon

Artistja shqiptare, Besa Myftiu, flet për lexuesit e revistës Albanica 

0

 Intervistoi: Bajram Sefaj, shkrimtar

 Besa: “Baba im nuk ka lejuar të infektohem nga dogma e komunizmit”  

Pas botimit të romanit “Confessions des lieux disparu”, në frëngjisht, te Shtëpia Botuese “L’Aube”, dhe në shqip, (Rrëfime mbi vendet e harruara), te Shtëpia botuese “Marin Barleti” në Tiranë, Besa Myftiu, sapo ka përfunduar romanin e ri, gjithnjë në frëngjisht, “Amours au temps du communisme” (Dashuritë në kohën e komunizmit) të cilin së shpejti e qet në dritë “Fayard”, botuesi ekskluziv parizian i veprës letrare të Ismail Kadaresë. 

“Letërsia është një histori dashurie dhe fati përzier bashkë,  një përshkrim i uraganit të çmendur të pasioneve të njeriut  dhe i luftës që ai bën me to”. 

                     (Issac Bashevis Singer, Nobelist, 1978)

Shkas i  drejtpërdrejtë për këtë bisedë (të shkurtër) me Besa Myftiun, enkas për lexuesit e revistës Albanica të Prishtinës, u bë romani i saj  i fundit “Confessions des lieux disparus”, (shkruar frëngjisht dhe botuar te Shtëpia botuese “L’Aube” e Francës) si dhe  botimi i po këtij  romani, përkthyer nga vetë autorja Besa, në gjuhën shqipe. Libri do të dalë në Tiranë, në muajin korrik të këtij viti, tek Shtëpia Botuese “Marin Barleti.” e Mimoza Ahmetit, me titullin “Rrëfime mbi vendet e harruara”.  

Vlen të nënvizohet që në fillim se ky roman nuk është vepra e parë (as e fundit letrare, në prozë e poezi) që Besa Myftiu e shkruan drejtpërdrejt në gjuhën frënge. Vite më parë, ose saktësisht, më 1998, te Shtëpia e njohur botuese e Parisit “Harmattan” ajo botoi romanin e parë të shkruar direkt në këtë gjuhë të madhe botërore “Ma légende”, (Legjenda ime”), me parathënie të Ismail Kadaresë i cili ndër të tjera, që në fillim konstaton se:”Romani i parë shqiptar i shkruar në frëngjisht, botuar në Paris më 1890, titullohej Bardha e Temalit (Blanche, fille de Temal) që  për motiv kishte hakmarrjen. Është vepër e Pashko Vasës, i njohur me emrin Vaso Pasha. Ndër më të rinjtë, Ma légende, (Legjenda ime) ka për autor të renë Bessa Myftiu, që aktualisht jeton në Zvicër…”. 

Me këtë artiste të shquar shqiptare, e cila tani e njëzet vjet, pra, jeton dhe krijon në Gjenevë të Zvicrës, biseduam edhe për tema të tjera që kanë të bëjmë jetën dhe universin artistik të saj të ditëve më të reja. 

Albanica: Çfarë mund të na thoni për vitet e kaluara në Shqipëri: fëmijëria, shkollimi, puna, Tirana, Elbasani, fillet e krijimtarisë artistike? 

  Besa: Shqipëria është dhe do të mbetet djepi im, dashuria ime më e madhe që më frymëzon të shkruaj. Vitet e kaluara në atdhe janë të pashlyeshme në zemrën dhe në mendjen time dhe përbëjnë materialin e romaneve të mia. I kujtoj gjithmonë me nostalgji. 

Albanica: Çfarë roli ka luajtur Mehmet Myftiu (për të cilin flisni me aq admirim në romanin “Confessions des lieux disparu”), në krijimin e Besës si njeri dhe si shkrimtare? 

Besa: Babai im më ka dhënë mundësinë të mendoj dhe të mos infektohem nga dogmat e komunizmit. Dhe kjo është diçka shumë e madhe. 

     Albanica: Çfarë kujtimi ruani për punët e kryera në Shqipëri ? 

     Besa: Kam qenë pedagoge në Elbasan dhe gazetare tek revista “Skena dhe ekrani”, ruaj kujtimet më të bukura nga këto punë që i kam kryer me pasion. 

    Albanica: Çfarë mendoni për rrugën drejt Evropës, si drejt ëndrrave të mëndafshta? 

          Besa: Shqiptarët duhet të marrin atë që Evropa ka më të mirë dhe të mos heqin dorë nga virtytet e tyre shekullore si mikpritja, besnikëria etj. 

   Albanica: Ç’mund të na thoni për vështirësitë e fillimit e të veprave në vijim? 

         Besa: Në fillim ishte e vështirë të shkruaja në frëngjisht, por dëshira ime për t’u shprehur në këtë gjuhë lindi nga nevoja për të dëshmuar. Çfarë interesi ka t’u thuash atë që ka ndodhur atyre që e dinë ? Për më tepër, shkrimi në një gjuhë tjetër më jepte një liri shumë të madhe krijimi si nga ana e përmbajtjes, ashtu dhe nga ana e formës. Sa i përket përmbajtjes, të gjithë të njohurit mund t’i ktheja në tipa artistikë pa problem, sepse askush nuk do vinte të më kërkonte llogari. Kurse nga pikëpamja e formës, dihet se kur diçka shkruhet duke u menduar shumë, përfundimi del më i pjekur dhe më i goditur. Kurse sa i përket planeve të së ardhmes… Tani sapo mbarova romanin “Amours au temps du communisme” (Dashuritë në kohën e komunizmit) që do të botohet së shpejti nga shtëpia botuese Fayard, e cila boton edhe Ismail Kadarenë. (Ndërhyrje: Kjo do të thotë se Besa vazhdon traditën që veprat e veta letrare t’i shkruai drejtpërsëdrejti në frëngjisht!). 

Albanica: Sa filma artistikë shqiptarë janë realizuar deri tani sipas skenarëve të Besës? 

            Besa: Në Shqipëri kam shkruar dy skenarë, njërin me metrazh të gjatë që titullohet “Unë e dua Erën” dhe tjetrin “Pendesa e ariut”, me metrazh të shkurtër. Jam gjithashtu edhe skenaristja dhe aktorja kryesore e filmit “Yllka”, një prodhim shqiptaro-zviceran. 

            Albanica: Si ju shkon puna pedagogjike në Universitetin e Gjenevës ? 

            Besa: Kam fatin e madh të jap leksione dhe seminare që më prekin thellësisht. Jam e dashuruar me pedagogjinë. Puna në universitetin e Gjenevës është për mua po aq e këndshme dhe e rëndësishme sa krijimtaria artistike. Jap lëndën “Kontributi i shkrimtarëve dhe artistëve në edukimin e njeriut”. 

   Albanica: Lidhjet me familjen dhe vendlindjen, me rrënjët që nuk thahen kurrë…? 

   Besa: Flas çdo ditë në telefon rreth 30 minuta me prindërit dhe nuk kam humbur asnjë nga miqtë e dikurshëm, edhe nëse ndodhen në SHBA si Elvira Dones, në Maqedoni si Merita Çoçoli apo në Gjermani si Emine Sadiku Teichmann. 

   Albanica: Vajza juaj Elina ndjek udhën artistike të prindërve dhe të gjyshit. Ç’është duke krijuar ajo ? 

   Besa: Vajza ime Elina Duni, pas diskut të saj të parë titulluar “Baresha” sapo nxori një disk të ri me këngë nga Ballkani “Lume, lume” që është pritur shumë mirë nga kritika. 

  Albanica: Si e përjetoni botimin e romanit “Rrëfime mbi vendet e harruara” në Tiranë ? 

         Besa: Jam shumë e emocionuar, sepse është hera e parë që dal përpara publikut shqiptar me një roman. Megjithëse kam marrë çmime, megjithëse romani është përkthyer në disa gjuhë dhe ka dalë edhe si libër xhepi, prapëseprapë gjykimi i bashkëpatriotëve të mi ka shumë rëndësi për mua. Pres me shumë padurim mendimet mbi romanin tim në shqip… 

Bisedoi: Bajram Sefaj 

Figurat e uniformuara me diploma të fabrikuara!

0

Florim Zeqa 

Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet në rajonin e Ballkanit ku më së shumti fabrikohen tituj shkencor dhe akademik me diploma fallco, respektivisht, prodhohen kuadro pa mbulesë profesionale dhe intelektuale! Përderisa një pjesë e madhe e komandantëve të luftës u ngritën në gradën e gjeneralit pa akademi ushtarake, pjesa tjetër e politikanëve të pasluftës u ngriten në tituj profesional dhe shkencor pa hyrë asnjëherë në amfiteatrin e universiteteve private, pasi për universitetin publik të Prishtinës u kishte “ikur” mosha adekuate për studim!

Figurat e uniformuara politike dhe ushtarake, produkt i fabrikimit klandestin

Në Kosovë dhe Shqipëri dhe trojet shqiptare në përgjithësi, gjëja më e lehtë në rrethanat e pluralizmit politik, e në veçanti në periudhën e pasluftës, më së lehti ishte për t’u bërë gjeneral dhe intelektual. Përderisa për t’u graduar në gjeneral mjaftonin uniforma dhe disa foto të shkrepura gjatë kohës së luftës në Kosovë, për t’u bërë intelektual mjaftonte një kostum i bukur, një kravatë (kollare) dhe një palë syze me dioptri “00”!

Mirëpo puna më e vështirë kanë qenë titujt e ulët, siq është statusi i veteranit! Për të ardhur deri tek statusi i veteranit ishin një mori kushtesh që duheshin plotësuar, filluar nga afërsia familjare apo serviliteti ndaj liderëve partiakë të krahut të luftës dhe jo vetëm, ngase edhe disa  nga krahu paqësorë u bënë veterana pa qenë fare në luftë!

Në mungesë të këtyre dy të parave, është dashur ta kesh “xhepin e nxehtë” për të përfituar statusin e veteranit, pa të pyetur askush se pjesë e cilës brigadë apo zonë ishe gjatë luftës, madje pa të pyetur askush në cilin shtet evropian ndodheshe si azilant gjatë periudhës së luftës!

Ngritjes artificiale të veteranëve i parapriu ngritja artificiale e figurave të uniformuara, gjegjësisht gjeneralëve dhe intelektualëve, doktorëve të shkencave dhe akademikëve pa asnjë vepër shkencore!

Për këto anomali të dëmshme për të ardhmen e shtetit jemi fajtorë të gjithë ngapak, por më së shumti janë ata që prodhuan diploma fallco dhe jo vetëm, fajtorë janë edhe veteranët e vërtetë që e njohin mirë njëri-tjetrin nga koha e luftës, e dinë mirë kë e kanë pasur pranë në zonën, brigadën apo pikën e pozicionuar gjatë luftës çlirimtare!

Andaj, është krejtësisht e pajustifikueshme heshtja e luftëtarëve, veteranëve të vërtetë të luftës çlirimtare që nuk i denoncojnë veteranët e rrejshëm, filluar nga familja, lagja, fshati apo qyteti që i përkasin.

Ngase nuk e përballon asnjë lloj logjike e shëndoshë që statusin e veteranit që e gëzon ushtari i vërtetë dhe invalidi i luftës çlirimtare, ta kenë dezertorët, tradhtarët dhe matrapazët e luftës të cilët janë pasuruar mbi kurrizin dhe fatkeqësinë e një popullate të tërë!

Figurat e uniformuara, me aftësi të kufizuara intelektuale

Në dukje të parë, të gjitha figurat e uniformuara janë të njëjta, por kur i studion veprimet e tyre dhe kur i dëgjon fjalimet e tyre në parlament dhe nëpër studiot televizive, atëherë e vëren çartë dallimin në mes intelektualëve të vërtetë dhe pseudointelektualëve.

Shprehjet e ulëta dhe gjuha vullgare e shpërfaqin nivelin (e ulët) të intelektualëve me diploma universitare të fabrikuara apo të blera në shkollat e natës, të barasvlefshme me ciklin e ulët dhe atë parauniversitar.

Akoma më keq shpërfaqen figurat e uniformuara ushtarake apo gjeneralët e fabrikuar në takim me homologët e tyre perëndimor, kur përveq mungesës së njohurive të përgjithshme ushtarake, u mungojnë eksperiencat profesionale dhe strategjike në fushën e artit ushtarak.

Kësisoji, figurat e uniformuara politike dhe ushtarake me diploma të fabrikuara janë kthyer në pseudovlera, pasojat e të cilëve po i vuan një popullatë e tërë!

Arsyeja pse populli nuk reagon ndaj këtyre dukurive, sa të dëmshme po aq negative të shoqërisë sonë, është çështje për t’u diskutuar më thellë dhe më gjërë, por nuk mund të themi që nuk i njehë si të tilla. Ashtu siq di populli t’i dallon mirë pulat e “kamionit” nga ato të fshatit, i dallon edhe intelektualët e vërtëtë nga ata të fabrikuarit, i dallon veteranët e vërtetë nga ata mashtrues!