Kreu Blog Faqe 1397

Gazeta braziliane (1943) / Deklarata e Mbretit Zog mbi kapitullimin e Musolinit

0

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2022

 “Diario de Noticias” ka botuar, të martën e 27 korrikut 1943, në ballinë, deklaratën e Mbretit Zog në lidhje asokohe me kapitullimin e Musolinit (Duçes), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Deklarata e Mbretit Zog

Londër, 26 korrik (U.P.) — Ish-mbreti Zog i Shqipërisë bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me rënien (kapitullimin) e Musolinit :

Rënia e Musolinit do të thotë një sukses i vërtetë për aleatët, jo vetëm nga pikëpamja e depërtimit të tij në të ashtuquajturën “Kalaja evropiane”, por edhe sepse një nga 3 fuqitë e Boshtit u detyrua të kapitullonte.

Rënia e një regjimi, planet imperialiste të të cilit në Ballkan rrezikuan ekzistencën e Shqipërisë, do të mbushë me gëzim zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Ashtu si në të kaluarën, Shqipëria tashmë është gati të vërë kontributin e saj modest dhe përpjekjen maksimale në shërbim të trupave aleate, për hir të fitores.

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-braziliane-1943-deklarata-e-mbretit-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/. 

Prapaskenat e të akuzuarëve të Speciales në Haag

0
Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
Eksiston një thënie: Asgjë nuk është si duket se është. E komform kësaj të ballafaqohemi me do të dhëna që ndërlidhen me Gjykimin në Haag, me emërtim “Specialja”. Në këto gjykime që vijojnë dhe persona që gjykohen dhe do të gjykohen, janë pikërisht persona kyç që bënë opstruim të Luftës mbrojtëse të UÇK-së, e që USHTRINE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES (jo me atë emërtim) e mbeshteti dhe bashkëthemeloi SHBA në vitin 1991, 1992. Me theks te veçant në disa persona, luftëgtarët dhe komandosët që luftuan edhe në Kroaci e qe poseduan motorolla speciale nga SHBA, çfarë e kishte Bekim Berisha nga viti 199 e që i është dhënë nga njerëz të veçant nga SHBA-të.
Në Haagë gjykohen personat edhe për opstruim të disa ushtarakëve të shkolluar në Akademi Ushtarake në Kroaci e me rol kyç për Luftë Mbrojtëse strategjike dhe logjistike. Pikërisht këta persona i ndaluan megjithëse ishin në mbrojtje të Kosovës, pikërisht disa nga këta që tash gjykohen dhe do të gjykohen në Haag. Dhe një që tashpërtash nuk është në Haag.
I ndaluan në frontet në Drenicë, bënë opstrukcione të Luftës mbrojtëse në Drenicë, parandaluan hyrjen e një oficeri me të aftë nga oficerët e shkolluar në Akademi ushtarake në Zagreb, ndaluan e përjashtuan komando të Ushtrisë kroate si Bekim Berisha Abei dhe Afrim Shureci dhe Tigrat e ZI, e para asaj, e lanë në kurthë Adem Jasharin, e pastaj bënë dhe opstruime të tjera me vrasje të disa luftëtarëve të UÇK-së, e që ishin shumë të shkathët në luftime gjegësisht në mbrojtje të Kosovës. Ne mes tjerëve i bënë opstruim dhe Fehmi Lladrovcit të cilin Adem Jashari e emëron për zëvendës të tij, pra të Jasharit.
Ndër të tjera e bënë edhe një opstruim kyç me vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi në Tiranë, të organizuar edhe nga këta persona që gjykohen tash në Haag, e në bashkëpunim me krerët nga SHIK-u i Shqipërisë.
Tutje, bashkëpunuan me disa aleat të Serbisë, me francezë, urdhërues edhe të komandosit serb Jugoslav Petrušić , që hyni në Rogner në uniformë të UÇK-së, në mledhje të ngushtë të ashtuquajturve “rogneristët”, e me detyrë të detektohet pozicioni i Ramush Haradinajt për ta e vrarë si një luftar i shkathët mbrojtës. Poashtu, këtu llogaritet edhe ndihma e komandosit serb Jugoslav Petrušić që i kopjoi, pra që i vodhi me ndihmën e francezëve, disa harta të NATO-s të forcave me objektiva të gjuajtjes së pozicioneve të tankeve dhe ushtarëve të agresorëve serbë në Kosovë.
Dhe kështu me radhë përderisa në rend të ditës do të jenë edhe disa krime të kryera në Klleqkë ndaj shqiptarëve. Ne mes të akuzuarëve kryesor janë dy persona që konsiderohen si agjentë kundër USA dhe planit të USA për rjedhje informacionaesh në shikim të parë, (pra vetëm në shikim të parë), rrjedhje asimetrike të ndodhive që emërohen Prova të Dyfishta edhe për kundërshtarët, Ushtrine serbe, dhe për mbrojtësit e Kosoves – Ushtrinë Çlirimtare të Kosoves.
Do te del në pah, në Haag, e jo vetem në Haag, se kush ishin ata persona.

Ç’ janë këto shtatore …?!

0
Ç’ JANË KËTO SHTATORE..?!
Ç’janë këto shtatore
Fantazma të zeza,
Vrer e tradheti,
Turpi vjen tek dera.!
Ngrihen vazhdimisht
Pa kuptim e vlera,
Tokës i rëndojnë,
Vlon gjaku ndër breza..!
“Kërpudha” e parë
Ish një pasha turk,
“themeloi” Tiranën..
Turp e shkuar turp..!
Shihni Gerlandinën,
Pes’ dit’ mbretresh,
Kapardiset shumë.
M’u si “sokolesh”..!
Ç’ësht’ ky turp i radhës,
Ju që na drejtoni?!
MËMAT shamizeza
Ç’thonë, a i dëgjoni..?!
– Kemi të FLORINJTA
TONAT mbretëresha,
Iliren TEUTA,
Argjiron princesa..!
DONIKË KASTRIOTIN
e SHOTE GALICA,
ka plot KOMBI YNË,
si gjerdanë me drita..!
Sa shumë MËM’ PASHAKO
e NËNË TEREZA ,
LAPIDAR në qiell
ngrihen në gjith’ breza..!
Kemi vajzat tona,
në gjith’ brezat radhë,
që “lindën” me pushkë,
për ATDHE U VRANË//!
Do flas, do bërtas
Me zë shum’ të fortë:
-Ç’ka bërë Gerlantian..?!
Kush do të më thotë..?
Ç’bëri Gerlantina,
More faqezinj..?!
-Brodhi gjithë botën,
“fjeti” mbi florinj..!
Nuse në Tiranë,
As Dielli s’e pa,
Iku në 6 Prill
Me Mbretin për kra..!
Të gjith’ vëndin mbarë,
Hall’ i madh e zuri,
AJO pershëndeste
Përtej nga Kosturi..!
Këtu bëhej luftë
E derdhej gjak me okë,
AJO bënte qejf,
Plazheve në botë.!
MËMAT po luftonin,
Ngarkuar me djepe,
AJO nëpër ballo
Bënte tuealete..!
U mbytën në lot,
MËMAT SHQIPËTARE,
AJO hasharitej
bënte qejf në bare..!
MËMAT shamizeza,
Me plot plumba zëmrën,
AJO gjithë jetën,
S’e pushoi këngën..!
Bijt’ e TU, moj MËMË,
Nuk e njohën frikën.
LEKA , të vrit natën
E të qante ditën.!
Këtë fillim shkurti
Lali e “mer” për dore,
Në mes të Tiranës,
I ngre permendore..!
I “jep” një buqetë
Të bukur me lule:
-Sa lezet, që ke,
Rri e qet’ moj nure..!
GERLA përmendore
Ngrihet e krekosur,
MËMAT qumështdritë,
Poshtë saj “varrosur”..!
Pse nuk e nderoni
Vallë MËMËN TUAJ ,
Po ,u ka hedhur dreqi
Vetëm në të huaj..?!
Jo, mor jo, s’varoset
MËMA GJERAQINË,
U ka bërë harram,
Qumështin e GJINË..!
Abas Goxhaj, Athinë, 12 Shkurt 2022.

Libër historik që “zgjon” nga arkivat e fjetura të vërtetën e gjenocidit serbo-malazez mbi një popull paqësor

0

Shkruan: Imer Pantina

  • Autori i shkrimit është profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, Master i Gazetarisë dhe Shkencave Mediale.

Libri “GJENOCIDI SERBO-MALAZEZ DHE PUSHTIMI I TROJEVE SHQIPTARE 1800- 1999”, një vepër madhore që zbardh të vërtetën e historisë sonë. Një libër tejet i nevojshëm, i punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Atë që nuk po e bëjnë institucionet, po e bëjnë individët sikurse Rrustem Berisha, me vetëiniciativë dhe me përkrahjen vetëm të miqve dhe dashamirëve të librit dhe historisë sonë kombëtare.

Ky është një libër që duke e pasqyruar të vërtetën për krimet serbo-malazeze të bëra në trojet shqiptare, i vë në sipërfaqe gënjeshtrat e fabrikuara nga akademia serbe, me përkrahjen e shtetit gjenocidal serb. E përgëzoj autorin sepse e ka finalizuar me sukses një betejë me një akademi dhe një shtet që promovon gënjeshtrën nëpër botë, si ai i Serbisë, dhe, ka bërë që të ndihet zëri i së vërtetës, ndonëse i papërkrahur nga institucionet e shtetit tonë. Kërkimi për të gjetur dhe treguar të vërtetën është njëkohësisht edhe kërkim universal për të gjetur paqen e brendshme, është kërkim për të gjetur drejtësinë dhe parë rolin e saj në formimin e brezave të rinj. Kërkohet një lloj motivimi shpirtëror në mënyrë që përkushtimet të japin fryte konkrete.

Autori ia ka arritur që t’i “zgjoj nga gjumi” argumentet e fjetura nëpër arkiva, argumente të cilat rrëfejnë në mënyrën më të mirë të mundshme të vërtetën. Ky libër është një dëshmi konkrete se si e kaluara mund të përsëritet, dhe, madje e tregon bindshëm këtë sepse është një libër që “udhëton” thellë në kohë, që prej vitit 1800 dhe vazhdon të na rrëfejë për të vërtetat gjer në vitin 1999. Dhe, të vërtetët janë të dhimbshme.

Pasqyrimi i fakteve tregon shumë qartë se deri në çfarë niveli mund të shkoj mizoria njerëzore, çfarë është në gjendje t’i bëj njeriu njeriut, si përhumbet ndjesia njerëzore dhe kalohet në një gjendje egërsie deri në nivelin e masakrave të tmerrshme. Është një libër që është vështirë të lexohet dhe të jesh i qetë. Pra, nuk është nga ata libra që ofrojnë kënaqësi leximi. Jo! Nuk është nga ata libra që mund të lexohen dhe të të mos trazohet natyrshmëria njerëzore. Në një gjendje të tillë trazimi madje ka kaluar edhe vet autori teksa i ka renditur rreshtat që tregojnë faktet se si serbët dhe malazezët bënë gjendocid mbi popullin tonë, mbi njerëzit paqësor, mbi njerëzit e pafajshëm të cilët thjesht jetonin në shtëpitë e tyre dhe ishin të angazhuar gjithnjë në të mirë të njerëzimit, pa e trazuar ndonjë popull tjetër, pa e trazuar ndonjë fqinj dhe pa bërë ndonjë qrregullim për popujt tjerë.

Përmes këtij libri do të na flasin me dhimbje të madhe stërgjyshërit tanë, të gjithë ato gra, pleq, të gjithë ata fëmijë, që këtu tregohen me emra e mbiemra, të cilët do të na flasin për realitetin e hidhur, aq shpesh të përsëritur ndër breza, do të flasin mbi gjithë atë barbari serbo- malazeze që ra mbi ta, dhe, që asnjëherë kjo barbari nuk u dënua Ky libër duhet të përkthehet dhe të shpërndahet nëpër botë, veçanërisht në qendrat e rëndësishme të cilat kanë ndikim në vendimmarrjet në politikat që kanë të bëjnë me Ballkanin. Kjo për mua është atdhetarizëm në vepër. Ndryshe, “vajtimet” se bota nuk po e njeh të vërtetën tonë të dhimbshme nuk qojnë peshë derisa t’ua dëshmojmë me fakte të tilla, siç po bën Rrustem Berisha.

Ku gjëndet sot mundësia e bashkimit kombëtar

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

* Ku ishim, ku jemi dhe kah duhet të rreshtohemi ?

Shqiptarët janë të coptuar sot në disa pjesë. E si të bashkohën është mendim i shprehur në këtë studim, i cili nuk do të thot se është thënë as mbi gjysma e deryrave, që na presin, në dekadat që pasojnë. Edhe më e komplikuar bëhet çështja kur dihet se Shqiptarët sot nuk e kanë asnjë program të hollësishëm të bashkimit kombëtar. Ndërsa, për të flasin e shkruajnë opcione ndër më jofunksionalet. Ta themi që në fillim se për bashkimin kombëtar nevoitën dy faktor: forca dhe e drejta. E drejta është në anën tonë. Por, forca jo vetëm që na mungon, por nuk kemi fuqi ekonomike se si ta krijojmë, sepse Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit i pati okupuar Serbia më 1912; Vilajetin e Janinës, gati në tërësi e pati okupuar Greqia me 1912; Vilajetin e Shkodrës, pjesën dërmuese e pati okupuar Mali i Zi po më 1912. Këto shtete për rreth nuk do të pajtohën t` i lirojnë trevat që i kanë okjupuar pa LUFTË. E në atë luftë, faktorët e fuqisë jashtë kombit tonë, nuk janë që të vijë deri te një krizë e re, tani për tani.Për shembull, Serbia me ndihmën e Rusisë, po krijon opstruksione të ndryshme. Bje fjala çështja e rreshtimit “Ballkani i hapur” nuk është asgjë tjetër, vetëm se një përpiekje për riokupim të Kosovës, me mjete tjera, me metoda perfide moderne.
Se historia ishte e padrejtë ndaj neve mësojmë edhe në shembujt nepër Evropë dhe më gjërë. E lidhur me këtë mëssojmë se derisa shtete të Evropës Perendimore, sidomos Franca dhe Angla, po edhe Spanja me Portugali e disa të tjera me kapacitete më të ulët imperialist, do t` ia arrijnë qëllimit për të okupuar treva e tregje që majftonin për ekonimitë e tyre. Ndërsa, Gjermania dhe Austro Hungraia, si fuqi respektive me Italinë kishin mbetur shumë prapa ambicjeve te fuqisë anglo-franceze në anën Perendimore, dhe, asaj pansllaviste ruse, në anën Lindore. Për çështjën shqiptare, pas përpiekjeve që të themelohen dy principata: Principata e Janinës 1798-1820; Principata e Bushatlinjëve-Shkodrës 1820-1830, ngjitas tragjedia që ua përgatiti Stambolli për LIKUDIMIN e 500 politikanëve shqiptarë në korrik 1830 në Manstir, shqiptarët do të mbesin për një kohë të gjatë, (deri më 1878), si trupi pa kokë, pa prijës të vërtetë kombëtar, për ta bërë Shqipërinë. Po, Jeronim De Rada e bëri një Program kombëtar të bashkimit më 1844, por ai mbeti vetëm “një shkrim në letër”, sepse nuk kishte kush ta lexoj, ta kuptojë dhe ta zbatojë. E vërteta edhe më 1869, do të lind idea për themelimin e NJË vilajeti shqiptar. Por, do të pengohet me ndihmin e ambasadorit rus në Stamboll (N. Iganitev), po atë vit.
E kundërta ngjanë me fqinjët tanë. Së pari Çartoriski, pastaj Nikolaj Danillevski dhe sidomos Franjo Zahu, do ta shkrijnë tërë mundin për ta krijuar një Perandori panslllaviste në tërë Globin, në të cilën “dielli kurrë nuk do të perendonte”. E projektuar ashtu, ajo Perandori do t` i kishte 23 milionë kilometra kagtrorë dhe do të kishte dalje në KATËR DETNAT: Në lindje deri në Bering; në Jug deri te Bosfori e Dardanelet; në Perendim deri te Gjibraltari dhe në veri pa kufi-tërë Antartiku.
Me këtë rast do t` i referohemi Franjo Zahut, i cili sajoi programin: “ KONCENTRIMI I SLLAVËVE TË BALLKANIT NË NJË PERANDORI”. Duke synuar që të përfitojnë prej këtij projekti, kisha dhe qarqet politike serbe, do ta angazhojnë Franjo Zahun, që t` ua themelojë një ushtri bashkohore, me armatim adekuat, krejtë me “qëllim për ta larguan osmanlinë nga Ballkani dhe për ta themeluar Perandortinë e sllavëve në këtë trevë”, e cila në Antikë mbulohej gati në tërësi nga Ilirër, prej të cilëve shqiptarët e kanë prejardhjën. Por, për qëllimin pansllavist, Franjo ZAH, ishte për një kohë të gjatë në krye të ushtrisë serbiane.
Franjo Zah, në programin e tij e projektonte krijimin e Pernadorisë sllave ballknaike në dy faza: Faza e parë ishte: “LUFTA ÇLIRIMTARE”; Faza e DYTË sipas Franjo Zahut ishte “SPASTRIMI I TERRITOREVE TË HAPËSIRËS JETËSORE SLLAVE NGA TË HUAJTË”. Nga kjo politikë dolën programet: Naçertania serbiane 1844; Otoçestvenia bullgare 1844; Megali idea greke 1844,dhe, programi shqiptar i Jeronim De Radës më 1844. Gjithnjë sipas Franjo Zahut, qëllimi drejtë krijimit të Perandorisë Sllave ballkanike, mund të arrihet përmes: “GEWALTSAMAKEIT=DHUNËSHMËRISË-TIRANISË HUMANE”!.
Duke e vrejtur se sllavet po i synojnë “KATËR DETRAT”, më 1879 do të lidhet Marrëveshja ushtrako politike, Gjermani-Austro Hungari; më 1882 Marrëveshja do të zgjërohet duke u lidhë në të njejtin bllok Gjermania dhe Italia. Ndërsa më 1893 do të pasojë Marrëveshja edhe me pajtimin Austro Hungarez dhe Italian. Kështu mendohej se ishte krijuar blloku i QËNDRES, që do ta pengonte fuqinë pansllaviste, pa e lanë anash çështjën e largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani, si dhe edhe duke larguar influencën francezo britanike, nga kjo siujdhesë.
Si përgjegje në këtë rreshtim të shteteve që kishin mbetë prapa në pushtimin e tokaave të huaja (pra:Gjermania, Austro-Hungraia dhe Italia), do të fillojë kundërshtimi politik dhe ushtrak duke lidhë Alenacë Franca me Anglin më 1897; pastaj alenacë do të lidhin Franca dhe Rusia më 1904. E më në fund, kornizimi i Alenacës që u quajtë Antantë, do të përfundojë me marrëveshjëmn Angli dhe Rusi më 1907. Këto dy taborre: Shtetet e Boshtit (Gjrermania, Austro-Hungaria dhe Italia) dhe ato të Antantës (Anglia, Franca dhe Rusia), për shkak të kundershtimeve në me styre, do ta ndajnë MEJDANIN pasi që në Luftën Ballkanike (1912), si parathënje e atij “mejdani”, kur u mendua se “ I smjuri në Bosfor” u shtri në tabut dhe u largua prej Ballkanit, por që plaga shqiptare, mbeti më e përgjakura dhe më e goditura, do të pasojë Lufta e Parë Botërore. Lidhur me këtë, jo rastësisht Eduard Grei (MPJ të Britansië) do të deklaroi: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e siguruam paqën”. E në esencë kjo deklaratë ishte plotë cinizëm antinjerëzor, sepse po këto taborre do të hyjnë në Luftën e Parë Botërore, për ta siguruar interesin e tyre për tregje të reja, prej kah do të merrnin lëndën e parë, e nuk do të inevstonin asgjë. E ne që jemi dëmtuar nga çdo anë, do ta shtrojmë pyetjën strategjike:

PO SI MENDOJNË SHQIPTARËT TË BASHKOHËN DHE TË SILLËN PAS BASHKIMIT

Sigurishtë se në trevat shtetërore shqiptare do të mebsin pakicat, është çështja që na imoponohet, të përgjigjemi. E shqiptarët, nuk do të sillen kurrë sikurse janë siellë fqinjët ndaj neve. Kjo është porosia e këtij shkrimi, por edhe porosia e të gjithë prijësve shpirtëror shqiptar, siç janë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Adem Demaçi e Nëna Tereze, Isamil Qemali etj.
A duhet këtij elaborimi një analizë historike, apo përnjëherë duhet kaluar në zbërthimin e një teme, që popujve më të fuqishëm iu kanë nevoitur shekuj e shekuj bredhjësh dhe luftërash për liri dhe bashkim. Apo, çështjën ta konsiderojmë se është një evolucion, se ashtu si e kanë mbaruar bashkimin disa kombe, ashtu edhe ne do të sillemi, pa dilema. Lidhur me këtë temë, sa me interes shkencor dhe kombëtar, po aq më tepër e vështirë dhe nga shumë kënde se si zhvillohet politika sot, gati na shtrohet para veti se është një fatamorganë pas së cilës do të ngasim, pas së cilës duhet të nxitojmë dhe ujin dukurë kur do ta gjejmë, atëherë mund të themi se, nuk do të na duhet, sepse detyrën nuk e kemi kryer si duhet në përmasa respektive humane dhe civilizuese, gjithnjë të nxitura nga brenda, por edhe të penguar nga jshtë, sepse askush nga fqinjët nuk do të i salutojë të drejtës sonë. Pra, kjo çështje duket kështu, si janë zhvilluar ndodhitë historike deri me tash. Pra, kjo hyrëje disi po më duket se jamë jo tepër por korrekt pesimist, në shiqimin e parë. E ky “pesimizëm” vjen nga vështërsitë që kanë pasë Fuqitë Evropiane me na ndarë, por që i kemi kontribuar edhe vet, me përçarjet tona të çdo lloji, nepër etapat e përgjakura historike. Pra, ne mendojmë se me pakicat duhet të sillemi me standardet më të larta që janë në Evropë.
Elaborimi i bashkimit kombëtar është çësjtje e drejtë por shumë e ndërlikuar
Sot Kombi shqiptar ekziston, por i ndarë në disa shtete dhe nja 52 tarafe politike, që veprojnë brenda tij. Nuk dihet a më vështirë, kuptohet me luftë, do të jetë më i bashkuar pjesa e Shqipërisë jashtë kufijëve të Konferencës Londrës, apo edhe më i vështirë do të jetë bashkimi politik brenda shqiptarë, sepse trafet politike janë egërsisht të hasmuara në mes veti. E kur dihet se më 28 XI 1912 në Vlorë u shpallë Shqipëria e pavarur (shih përfaqësimin e delegatëve), por që FUQIA nuk ishte në anën shqiptare, pa marrë para sysh se kishim të DREJTË, bashkimi nuk ndodhi, madje kur diheshin kornizat e Shqipërisë në katër vilajetet adminitrative. Lidhur me këtë realitet, Sami Frashëri, Shqipëria ç` ka qenë ç`është e ç` do të bëhëtë, Bukuresht, 1899 shkruante: “….Dy gjërëra duhene në këtë: e drejta dhe fuqija. E drejta pa fuqi, si dhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s` fluturon dot me një krah. Më të rrallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohet. Prandaj, Shqipëria sot, është e rrethuar prej disa cakejsh dhe dhelpërash , që ia kanë lidhë këmbë e duar me fajin tonë, sepse jemi të përçarë përbrenda”, çortonte Sami Frashëri atë herë dhe nuk do të zbrapsej edhe sot, po të ishte në mes nesh.
Pra shtrohet pyetja a e kemi fuqinë, se për cikrrimet tjera, do të kishim disi guxim t` i hyjmë detyrës, por disi do të mbeteshim në “knetë”, sepse jashtë rreshtimit tonë, përbrenda kemi armiqësi dhe interesa meskine të individëve cakej dhe grupeve të maskarenjëve. Pra edhe sot, nuk ka drejtësi për çështjën tonë të drejtë, me fajin tonë primitiv politik. E po kush është sot ai Skenderbej, që do ta krijojë FUQINË dhe do ta zbatojë DREJTËSINË, brenda Kombit, është një pyetje që i ngjanë në qyteti madhështor me plotë daullgji dhe me kavalla sa që zhurma e tyre politike të shurdhon në plotëni. Por shumë hiejrëndë- (Magna urbs et multisima gravis), janë edhe disa individë që kanë dituri, por nuk kanë aftësi politike, e çuditërisht e synojnë fronin e “mbretit”, ndërsa nuk kanë kulturë as për t` i ushqyer delet, e lëre më popullin, plus bashkimin kombëtar. Pesimizëm e pasjkaj, do të çortonte Adem Demaçi. Por jo nuk jam fare pesimist, sepse unë guxojë për t` i hyrë “avanturës” bashkimit, me një kujdes civilizues dhe të prajshëm. E kjo do të thot, prap, që kemi shembuj autoktonë për bashkim, por nuk kemi nevojë të bredhim e të marrim detyra nga “punëdhënsit”, sepse ata pastaj do të na kërkojnë ta paguajmë “mamatën”. Pra, prap jemi aty ku jemi-të përqarë në tarafe politike, që e ndërlikojnë detyrën dhe nuk i japin krah bashkimit në asnjë segment. I pasqyra e këtillë politike përbrenda të detyron të shpërtheish: I mjeri ai politikanë-burshteti që i hynë punpës bashkimit kombëtar sot, sepse do të likudohet nga maskarenjët, që nuk dijnë t` i drejtojnë as delet në kullosa!

PSE NUK DITËM TË RRESHTOHEMI NË HISTORI (GJEOSTRATEGJI)

Po të mësohet mirë historia, vrehet se shqiptarët qysh në fund të shekullit XVIII-të dhe në fillim të shekullit XIX, STARTUAN në rrafshin që shpje në bashkim kombëtar. E për këtë kapital i kishin dy PRINCIPATA, që i theksuam më parë: Principata e Janinës (1796-1820) dhe Principata e Shkodrës (1820-1830). Këto principata do të japin sinjal se shqiptarët me pak logjikë intelektuale mund të afroheshin dhe bashkoheshin në NJË PRINCIPATË SHQIPTARE, për të cilën Jeronim De Rada shkroi Program më 1844. Po kush ta lexoi dhe ta realizojë atë progarm, ishte çështje e tragjedisë, që e përgatiti me kujdes Stambolli dhe e ndiohmuan pastaj qarqet rreligjioze dhe politike për rreth e rrotull shqiptarisë, natryrishtë të ndihmaur nga gjashtë fuqitë e Mëdha të Evropës. E kur t` i shtohet fakti se dy principatat u shuan pikërishtë më 1830, mu në këtë kohë në vend se të ngritemi, do ta PASOJË vrasja e 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptarë, më 9 korrik 1830, në Manstir. Kjo tragjedi, në vazhdim ishte një humbje kombëtare, e cila do të kompenzohet në një mënyrë vetëm pas 60 vjetësh, me Qeverinë Provizore të YMER PRIZRENIT (1881), Qeveri ajo e dalur nga Lidhjsë Shqiptare e Prizrenit.
Po nëse studiohet Programi i LSHP në 15 pika (KARARNAMEA 18 qershor 1878) e të cilin Program e kanë nënshkruar 47 përfaqsues të : Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë,Pazarit Ri, Senicës, Tashlixxhës, Mitrovicës, Vushtrris, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, rrezulton se aty nuk ishin të përfaqsuara viset tejra kombëtare, në fillim. Prandaj, plotësimi i Kreut të Lidhjsë me të deleguar të tejrë ishte një bazament se shqiptarët, me gjithë atë nuk do të pajtohen kurrë që në trojet e evta mos të shndërohen në muahxherë, fakt ky që fajin kryesor e kishte jo vetëm Stambolli, por edhe Wjena e sidomos Peterburgu, me fuqitë tjera që pleqëruan në Berlin më 1878.
Tutje nëse analizohet Programi i Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit, i 15 shtatorit 1878 i botuar në “Terxhumani shark” në 7 pika, del se çështja ishte kornizuar se veprohej për ndertimin e NJË VILAJETI SHQIPTAR, por i cili do sërish do të mbetej pengë në “prehër të Sulltanit”. Kjo çështje e zbërthyer kështu, del se rreshtimi politik shqiptar, nuk ishte i mirëfillët, sepse vegjëlia nuk donte më të jatë nën tytelën e Satmbollit. Në këtë drejtim do të dalin edhe shumë pengesa sepse kishte ambicje që fati i kombit shqiptar të lidhët me Romën. Ose, kishin ambicje që ai fat të lidhët e të konvertohet në një kampus (fushë) me Athinën. E mu këtë realitet e subvenciononte Beogradi, Petreburgu, Wjena, Londra dhe Parisi pa e përjashtuar Stambollin, në mënyrë që shqiptarët të mbesin me duar të lidhura, por më shumë i ngjizuar për t` i përdorë shqiptarët si “mish për topa”, për interesa të shteteve të krishtera për rreth.
Pas Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878-1886); pas Lidhjës Shqiptare Besa Besë e Pejës (1899), janë edhe disa lidhje që nuk kishin kapacitet e rreshtim t` i dalin e ta marrin Bajrakun e bashkimit shqiptar në duart e veta. E vërteta, Kryengritjët Shqiptare 1910-1912, ishin të tipit Hafyz Ali Korçës, shumë partiotike dhe parulla e tyre fillestare ishte në Kulinë 1910, me moton: “SHQIPËRI JA VDEKJE”. E të gjithë kryengritësit I gjeti varja publike sipas SHERIATIT, i cili si drejtësi është fare jo i drejtë për rrethanat tona kombëtare. Në realitet prijësit politik shqiptarë, as më 1912, nuk ishin në rriedhat Evropiane të dy taborreve kundërshtare (Fuqive të Boshtit dhe Antantës). Nuk kishin shfaqë shqiptarët miqësi me as njërin bllok, pra as me Padishahun. E kah dhe si të shkohet në bashkim pa përkrahje nga fuqitë që na coptuan, deri te krijimi i shansës për të na shfarosë, sikurse patën shembullin në Sanxhakun e Nishit në dhjetor të vitit 1877. Pra, nga historia as nuk mësuam e as nuk u rreshtuam, si duhet sepse po atë minutë që u shpallë pavarësia në Vlorë, po atë minutë, Esat Pasha do të ngritë kokë prej drejtuesi feudal, e që fatkeqësisht nuk ishte i vetmi.

CILËT FAKTOR E SHPEJTUAN SHPËRLLJËN E PAVARËSISË SHQIPËRISË MË 28 XI 1912 Në Vlorë

Shumë dijetarë e thonë hapur e me argumente se Hasan Prishtina, me kreshnikët e vetë e çliroi Shkupin, dhe me këtë edhe tërë Vilajetin e Kosovës, në korrik 1912. Lidhur me këtë ngjarje, vetëm NJË ditë ta shpallëte pavarësinë e Shqipërisë, sot Shkupi do të ishte qytet i Shqipëtarëve, për faktin se deri më 1962 ishte qyteti më i madhë me këtë popullsi. Po cilët faktorë ishin dominant që ndikuan shalljëne pavarësisë më 28 nëntor 1912. Fillojmë me radhë.
Duke e vrejtur se më 5-23 korrik 1908, zgjati Kuvendi i Ferizajit, që ishte tubimi më i madhë i mabjtur ndonjëherë në Ballkan; duke e vrejtur se më 24 korrik 1908 Rrevolucioni Xhonturk triumfoi; duke pasur para sysh se më 5 tetor 1908 Bullgaria e shpalli pavarësinë; duke marrë para sysh se më 7 tetor Austro Hungaria e shpalli ANEKSIMIN e Bosnje Hercegvinës; duke marrë para sysh se Asambleja e Kretës më 12 tetor 1908, e shpalli bashkimin me Greqinë, prijësve shqiptarë nuk do t` u mbetet rrugë tjetër vetëm se të ftojnë në MANASTIR një KONGRES, dhe aty ta themelojnë ALFABETIN UNIK KOMBËTARE, si njëri nder shtyllat themeltare të shkruarjës dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe, që është embrioni i ndiesisë së të qenurit shqiptar. Kjo fitore shtroi kërkesa IMMEDIATE shtesë që shqiptarët të kërkojnë dhe të hapin shkolla edhe pa lejën e Padishahut xhelat. (Në fakt më 1878 në vilajetet shqiptare ishin afro 3000 shkolla. Prej tyre 1200 ishin turke, 1200 ishin greke, me qindra shkolla ishin hapur në gjuhën bullgare,madje më 1868 Sulltani lejoi shkollë serbisshte edhe në Stamboll, kurse vetëm 1 (NJË ) shkollë me njëmijë mundime u hap në gjuhën shqipe!!!!). Ja kjo është Perandoira osmane, të cilën kryengritjet shqiptare 1910-1912 e luftuan me tërë fuqinë, por frytet e asaj lufte të drejtë i morën fqinjët, sepse edhe Antanta edhe Fuqitë e Boshtit, ishin antishqiptare dhe nuk e pranuan luftën e tyre për shtet kombëtar në të katër vilajetet: Vilajeti i Kosovës me 32 500 kilometra katror; Vilajeti i Manastirin me 28. 500 kilometra katror; Vilajeti i Shkodrës me 10 800 kilometra katror dhe Vilajeti i Janinës më 17 900 kilometra katrorë. Pra, Shqipëria e katër vilajeteve duhej t` i kishte 115 000 kilometra katrorë. Dhe e tillë u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë.
RRESHTIMI POLITIKO-DIPLOMATIK E USHTARAK DHE MOSPËRFILLJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Pse nuk dijtën shqiptarët të rreshtohen në anën e forcës dhe atij që e fiton luftën, atij që me forcë imponon drejtësi në dy shekujt e fundit, është çështje e injorancës sonë, duke vrapuar pas okupatorëve dhe rreligjioneve fiktive, duke u rreshtuar në politikën tradhtare të tipit Esat Pashai e tj. E cilët ishin ata faktorë që diktuan histori fitimtare? Në rriedha të grupimit të Fuqive Evropiane, Shqiptarët për të qenë në anën e të fortiti, duhej të shfaqnin se janë: ANTI TURK, ANTI ISLAME dhe PRO ORTODOKSE,filozofi kjo që u zbatua gjatë viteve 1878-1918. Pra, ishte ky rreshtim filozofik më histori politike 1+1+1.
Periudha vijuese se kah duhej të rreshtoheshin shqiptarët më 1918-1941, krakterizohej prap në rreshtimin fitimtar në formulën: 1+1+1. Kjo do të thot se duhej të ishim: Anti Kominternë. Anti Gjermanë dhe Pro Vatikanit.
Periudha gjatë Luftës Dytë Botërore 1939-1945 ishte për shqiptarë një rreshtim nominal, sepse asnjëra palë nuk e kishte peshën e kërkuar ushtarake, por peshën gjeostrategjike e mbante treva etnike shqiptare. E për këtë trevë GJEOSTRATEGJIKE shqiptarët ishin rreshtuar në: Pro nazifashist (nacional socialsist); në pro anglo-amerikanë (demokrat) dhe në pro rus (komunist), me nomenklaturë filozofiko ushtarke dhe politike prap: 1+1+1.
Pas Luftës Dytë Botërore (1945-1990) të fuqishmit diktuan (ata që e fituan Luftën dhe vendosën drejtësi për Ballkanin) me këtë formulë bllokiste: 2+2+2. Kjo do të thot: DY shtete duhej të ishin me Anglo Amerikanë (me Ruzvelltin dhe Cherchillin), e ato shtete ishin: Greqia dhe Turqia; Dy shtete duhej të ishin me Rusinë (Stalinin), e ato shtete ishin Bullgaria dhe Rumunia. Kurse Jugosllavia dhe Shqipëria mbetëshin shtete “neutrale”, jashtë blloqeve. (Sihqo “pazret supersekrete në Jalltë, shkurt –mars 1945, të shënuara në një pako të cigarës, të cilën e nënshkroi edhe Stalini.! ).
E pas vitit 1990, cila është formula e rreshtimit kah fuqitë që e drejtojnë ardhmërinë së pakut deri më 2050. Është këtu fjala për rreshtimin tonë të drejtë, për herë të parë në histori, andej kah fitohet lufta dhe sigurohet çlirimi nga robëria, rreshtim pra kah Anglo Amerikanët, që sot duhet thënë kah SHBA dhe BE. Ky rreshtim duhet forcuar dhe mbajtur në kursin politiko-deplomatik me çdo çmim. Pra, bashkimin kombëtar duhet kërkuar me argumente që spjegohen shumë lehtë sidomos duke u mbështetur në SHBA, në NATO dhe në BE. Prandaj, bota sikur po i kthehet formulës filozofike të origjinës 1+1+1: Pro SHBA, Pro NATO dhe pro BE. Me fjalë tjera, tërë energjia ekonimike dhe politike, arsimore dhe kulturore shqiptare, duhet të argumentojë rreshtim anti ruso- kinez me një premisë ku është edhe India. Në këtë rreshtim duhet patur kujdes të mbajmë miqësi edhe me ato shtete që janë fuqi ekonimike rregjionale. Në këtë nivel duhet zbërthyer fuqinë e atyre shteteve që nuk përfshihën në forcën e Dollarit dhe Euros. Pra menjëherë shtrojmë pyetjën: ku mbetet petro dollari dhe shtruaar duhet të dihet a është kjo “monedhë” fuqi, por kuptueshëm a është si përcaktues. Lidhur me këtë konsideroi se fuqia e petrodollarit është një filozofi historike dhe gjeostrategjike vetëm si një SERVIS sui generis momnetus.

PESË PIKAT E BASHKIMIT KOMBËTAR SO KONCEPT SHKOLLOR

1.Më u organizua në çdo pore të jetës, dhe ajo detyrë të vuloset e shkruaar dhe e aprovuar kudo; 2. Më punua seicli në profesionin e vet dhe detyrën që e kryen; 3. Më e ndarë punën dhe seicili pa hile le të shkrihet në obligimet kombëtare të rreshtimit politik; 4. Duke punuar më i ndarë FUNKSIONET dhe me punë me u përgjegjë para DREJTËSISË dhe FUQISË ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare; 5. Me u drejtua nga një VETËDIE kombëtare, për një HAPËSIRË JETËSORE, për një gjuhë kombëtare, për një ekonomi të tregut konkurent kombëtar dhe ndërkombëtar, me një politikë të jashtëme që mbështet në miqë të fuqishëm dhe të sigurtë e me BESË; me një koncern informativ dhe trust ushtrak, ku ambineti i pastër është shembull për tërë OKB-ën; duke ngritur në standard botëror infrastrukturën tokësore, ujore dhe ajrore, që është konkurente në përmasa globale.
CILI ISHTE DHE ÇKA MBETET ARMIKU I BASHKIMIT KOMBËTAR?
Armiku i bashkimit kombëtar mbetën ata faktorë që kontribuan në coptim më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër dhe më 1919 në Versaj. Në këto kuvende ‘paqeje’, çështja shqiptare aq u kthye në tragjedi, sa që sot, është shumë e vështirë dhe në shiqim të parë duket si një kërkesë “avanturë” që të riparohet. E vërteta, nëse Serbisë i ndihmuan në okupime Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londrës (1913), atëherë në Versaj më 1919, Mbretërisë Serbe për t` u bërë Mbretëria SKS i ndihmuan sa dy kuvendet e para Kroatët dhe Sllovenët, sepse Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte një projekt francez, por mbi të gjitha si ide i takon Franjo Zahut dhe Shtrosmajerit (kroat) për Perandorinë e sllavëve të Ballkanit, perandori kjo që më së shumti i shpërbleu në fund serbianët.
Nga këdi i gjeostrategjisë, armiku i shqiptarisë që u krijua me hapësirën unike jugosllave, me limanet e bregdetit Adriatik, pushteti komunist pas Luftës Dytë Botërore (pas vitit 1945), ia shtoi edhe një faktor: Ia shtoi ndërtimin e hekurudhës Beograd-Tivar, duke e lidhë Serbinë me Danubin dhe Rajnën, po edhe ia siguroi daljën në det (Tivar). Me këtë projekt, Tito ia largoi vëmendjën Serbisë nga limanet kroate në shkallë apsolute dhe nga toka e Bosnjës e Hercegovinës në shkallë rrelative, duke ia siguruar veti fronin shumë të sigurtë.
Por, më shembjën e Jugosllavisë më 1992 (Badinteri) është shembur: Hapësira unike Jugosllave; është dytësuar rëndësia e limaneve në Adriatiun kroato-malazez, sepse nga ato qendra e deri te shteti tjetër janë diku 5, e diku 30-50 kilometra hapësirë jetësore. Ndërsa, hekurudha Beograd- Tivar, është bërë një rrugë e pasigurtë, sepse kalon nepër TRI shtete të hasmuara në mes veti: Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi.
Shansa e shekullit për hapësirën unike shqiptare është hapur me rrugën e Kombit
Me këtë akt është hapur shansa e shekulit për HAPËSIRËN JETËSORE SHQIPTARE, sepse nga limanet shqiptare e deri në skajin më të largët me shumicë apsolute shqiptare, janë në çdo variantë së pakur 250-480 kilomatra hapërsië e sigurtë, mjaftueshëm për interesat gjeostrategjike të NATO-s. Në këtë drejtim ndërtimi i RRUGËS SË KOMBIT, ndërtimi i bazëz strategjike të SHBA-ve në Kuçovë, shënon kulmin e kërkesës imediate të bashkimit të shqiptarëve, ku mbi çdo gjë rrezaton vlera e rrugës nga Durrësi e deri në Merdar.
A do do të dijnë shqiptarët për ta shfrytëzuar këtë shansë të shekullit, varet kryesisht nga të kuptuarit e politikës së SHBA, se çka duan dhe si do të veprojnë me çështjën shqiptare. Së këndjemi, ndërtimi i Qendrës ushtrake të SHBA-ve në Kuçovë, nuk është vetëm çështje ushtarake por është një garncion edhe eknomik dhe turistik, se hapësira unike shqiptare do të faktorizohet në suaza racionale dhe ndërkombëtare, si më e sigurta në Ballkan. Pra kushdo që investon në këtë hapësirë, nuk do të rrezikojë për asnjë çast interesat e tyre ekonomike, pa marrë para sysh a janë shqiptarët të përfshirë në dy shtete momentale, apo jashtë tyre, ka gati po aq toka ku popullsia shqiptare është me shumicë apsolute.Pra, parap shtrohet pyetja: si është e mundur që të kërkohet bashkimi shqiptarë në një hapësirë e mos të rrezikohet diçka në Ballkan. Është i mundur ky skenar, apo është vetëm një dëshirë e shkruar në letër. Eeee, kur ndërtohet fuqia, çdo gjë mund të ndërtohet dhe është e drejtë.
Cilësia e arsimimit është një psitë prej kah bashkimi do të ishte më i lehtë
Shqiptarët qysh tani duhet të ndërtojnë një institucion që do të quhej SENAT, e ku do të përpiloheshin rregullore që burojnë nga një Kushtetutë për dhjetë vjetët e para fakultative, por që në bazë të saj do të dilnin vetëm këshilla për të dy qeveritë shtetërore, dhe për të gjitha institucionet politikenë për rreth dhe në DIASPORË.
Shqiptarët duhet të bashkohën rreth një mediumi informativ të përbashkët: Një TV shqiptar; një Radio dhe një gazetë informaative e përbashkët. Këto mjete informative do të rrezatonin edhe në Maqedoni, në Mal të Zi,në Krahinën e Preshevës, në Çamëri dhe në tërë diasporën. Finansimin duhet ta mbulojnë Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Pjesëmarrja e pjesëve tjera nuk do të ishte obligative.
Shqiptarët duhet ta themlojnë një AKADEMI të përbashkët respektive nga punonjësit eminent shkencor, arsimor dhe kulturor, jo vetëm në arealin etnik, por edhe nga diaspora, ku do që janë afirmuar si eminencë.
Shqiptarët duhet ta themlojnë një Shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë, prej së cilës do të fitonte tërë kombi, me botime eminente, jo vetëm nga stafi i tyre, por edhe ata që vijnë e regrutohen në eminencën e kulturës që mendon, flet dhe vepron shqip. E shkrimet e tyre në poezi, nuk duhet të kanë përmbanjtje debatike. Ndërsa, proza e tyre nuk guxon ta plasojë mendimin aty ku e ka marrë, por duhet ta lëvizë çështjen e bashkimit me nxitëje të mednimit dhe fjalëve drejtë veprës, e kjo për faktin se coptimi i tokave shqiptare nuk është bërë për një ditë, e as nuk QEPET PLAGA për një javë, vit e dekadë, por duhet mund e punë me dekada, për ta zbërthyer çastin (DISAJDIN), se kur është momenti për veprim. Aq më parë kur shqiptarët nga të dy shtetet dhe kudo që janë, duhet, mbi të gjitha ta kanë përkushtimin, sepse Kushtetuta e Kosovës (neni 2) ua ndalon çdo bashkim me cilindo shtet fqënjë, pra ua ndalon bashkimin edhe me Shqipërinë, edhe me shtetet tjera fqinjë. E Kushtetuta ndryshohet vetëm në Kuvend. Por duhet studiuar mirë e me themel a janë deputetet ata që do të marrin guximin, natyrisht për bashkim, e duke ia garntuar pakicave të drejta kulminante. Megjithë këtë, mendoi se kjo çështje është më delikate se sa që është krijuar, sepse nevoitet dituri dhe ekonimi shumë e fuqishme Në aspektin ekstrem, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet dot pa konsultimin e miqëve Perendimor. Mbi të gjitha, në bashkim do të ndikonin personalitetet që i kemi dhe ato që do të kriijohen në të ardhmën. Ata nuk mungojnë sot. Ata janë me permasa botërore të luftës së drejtë si: Gjergj Kstrioti-Skenderbeu, Ismail Qemaili dhe Adem Jashari. Nga lëmia e humanizmit-NËNA TEREZE.Nga lëmia e sielljës tolerante ndaj fqinjëve Adem DEMAÇI, pra, personaliteti më i veçantë politik në Evropë, për luftë të drejtë për liri. Nga lëmi e sportit: Majnlinda KELMENDI, Granit XHAKA, Xherdan SHAQIRI, futbollisti BROJA. ..Nga lëmia e muzikës Dua LIPA. Nga lëmia e pikturës Ibrahim Kodra. Nga lëmia e artit dramaturgjik janë: Aleksandër Moisiu, Bekim Fehmiuj. Nga lëmia më frekuventive në këtë detyrë të nderlikuar mund të plasohet edhe Ismail Kadare, disa herë i kandiduar për çmimin NOBEL për letërsi.
Është shumë problematike të kërkoish përmirësim te të gjitha gabimeve që janë bërë në të kaluarën në lidhje me të drejtën e shqiptarëve që të ndërtojnë një shtet ne të KATËR vilajetet. Sot, mbi atë hapësirë jetësore shqiptare, pas të gjitha disfatave janë krijuar një serë llojesh të miteve, fiksioneve dhe paragjykimeve, për faktin se në shumë detyra shtetërore janë inkorporuar persona jo kompetent dhe jo të dinitetëshëm. Ky realitet ka ardhur në shprehje sidomos në Republikën e Kosovës, po edhe në Republikën e Shqipërisë, në rrafshin e diploamcisë. E këta shpesh janë pozicionuar duke shfaqur qëndrime të clat nuk janë hyjnore, por ka pasë edhe ultësi në ato detyra. Ata përfaqsuese, detyrat shtetërore nuk i kanë kuptuar si obligim individual e as kolektiv, por si interes klanor politik, si interes personal dhe mu për këtë në shumë sfera jemi humbës kolektiv në çdo aspekt. Pra, përfaqësimi dhe drejtimi i çështjeve madhore shtetërore në ardhmëri, duhet t` u besohet profesionistëve, që janë dëshmuar me kredibilitet dhe me profesionalizmin e tyre, edhe me vepra. E vërteta, bashkimin kombëtar duhet kërkuar vetëm te fuqia intelektuale kolektive, që do ta bëjë të pamundurën. E për ta saktësuar se cila shtresë duhet të prijë në këtë rrugë delikate, sepse delikate ka qenë edhe e kaluara, prandaj duhet të kemi kulmin e ndertuar profesional, po edhe themelet pasuese të popullit, dhe mbi ato themele duhet ta ndërtojmë në një institucion që intelektualisht është i merituar.

Më 12 shkurt 2022 , Prishtinë

Gazeta Rilindja, histori Kosove e nisur para 77 viteve

Pllakati i 60 vjetorit të Gazetës Rilindja


Shkruan: Behlul JASHARI, Prishtinë

-Gazeta tradicionale Rilindja, histori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri në shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare, nisi të dalë para 77 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
Rilindja, gazeta që rezistoi e nuk u ndal edhe kur u ndalua nga Serbia në vitin 1990…

PRISHTINË, Shkurt 2022/ Gazeta tradicionale Rilindja, histori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri në shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare, nisi të dalë para 77 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.
Rilindja, gazeta që rezistoi e nuk u ndal edhe kur u ndalua nga Serbia në vitin 1990 duke dalë edhe me emrin “Bujku”, në këtë 12 Shkurt 2022 do të festonte 77 vjetorin, në një vend normal, të lirë e demokratik, të sundimit të ligjit e të drejtësisë.

Por, në këtë Kosovë, në këtë vit të 21 vjetorit të Lirisë e 12 vjetorit të Pavarësisë, në këtë muaj mbushen plot 18 vjet nga 21 Shkurti 2002, ditës së dëbimit prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunëshëm, nga administrata e UNMIK  dhe detyrimisht mbylljes së gazetës historike Rilindja, e cila kërkoi të drejtën e saj edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm…

Por, në këtë Kosovë, në këtë vit të 23 vjetorit të Lirisë e 14 vjetorit të Pavarësisë, në këtë muaj mbushen plot 20 vjet nga 21 Shkurti 2002, ditës së dëbimit prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunëshëm, nga administrata e UNMIK  dhe detyrimisht mbylljes së gazetës historike Rilindja, e cila kërkoi të drejtën e saj edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm…


Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova duke marrë Pllakatin e 60 vjetorit të Gazetës Rilindja nga kryeredaktori Behlul Jashari

Më gjerësisht:

SHËNIME MONOGRAFIKE:  GAZETA  TRADICIONALE E KOSOVËS RILINDJA NËPËR VITE

Gazeta historike e tradicionale e Kosovës Rilindja nisi të dalë para 77 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.
Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.
“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.
“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë).
Numri i parë i gazetës Rilindja u shtyp në një tirazh prej mëse 3.000 ekzemplarësh dhe u shpërnda në gjithë Kosovën. Në fillimet e saj, në rrethanat e një shkalle të lartë të analfabetizmit të asaj kohe në Kosovë, gazeta Rilindja u përdor edhe për mësimin e shkronjave shqipe, shkrimit e leximit.
Shkrimtari Esad Mekuli, drejtor përgjegjës në shënimin e njëvjetorit të daljes së gazetës Rilindja në 1946, ndër të tjera, shkruante: “… ‘Rilindja’ duhet të dalë çdo javë rregullisht…duhet të bahet pasqyrë e veprimtarisë s’onë…”
Më 11 Qershor 1950,  Rilindja (që rëndom dilte një here në javë) njoftonte se, “tash e mbas del dy herë në javë, t’Ejtën dhe të Shtunen”.

Prizren – 12-shkurt 2005. Shtepia “Rilindja”-Behlul-Jashari

Më pastaj, gazeta Rilindja shpeshtoi daljet dhe që nga fundi i Nëntorit të vitit 1958 filloi të botohet përditë.
E përditshmja Rilindja me fizionomi të re, me ngjyrën e kaltërt, që iu shtua faqeve bardhezi, filloi të dalë të dielen e 17 Prillit të vitit 1966.
Gazeta historike Rilindja në 19 Nanduer  (Nëntor) 1946 jepte lajmin e madh për abetaren e parë në gjuhën shqipe të botuar në Kosovë: “Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punën vetmohuese të punëtorëve grafikë u shtyp, për një kohë relativisht të shkurtë…Abetarja përmbanë 58 faqe dhe asht  shtypë në 5.000 ekzemplarë”.
Rilindja lindi në një kohë kur duhej luftuar analfabetizmi. Më 23 Janar 1946 kjo gazetë botonte artikullin redaksional “Analfabetizmi asht anmiku i popullit”.
Ndërsa, ndonjë ditë më vonë shkruante se “afër 20.000 burra e gra marrin pjesë në kurset për luftimin e analfabetizmit”. Rilindja e datës 14 Fruer (Shkurt) 1947, në një titull të madh, shkrunte se në Kosovë “Funksionojnë 2.485 kurse kundër analfabetizmit, ku janë përfshi 52.413 ndjekësa”.
Rilindja (e datës 1 Janar) ka hyrë në vitin 1949 me një artikull që angazhohet për të drejtën e shqiptarëve në “përdorimin e gjuhës së tyne amnore” dhe shënon faktin se gjatë viteve 1945 – 1949 në Kosovë “kanë mësue shkrim-këndim mëse 100.000 analfabetë”.
Ndërkohë, krahas luftës kundër analfabetizmit, është zhvilluar edhe aksioni për zgjerimin e rrjetit të bibliotekave. Sipas Rilindjes, në fillimin e vitit 1949 në bibliotekat e Kosovës kishte 8.230 libra e broshura në gjuhën shqipe. Kurset kundër analfabetizmit nëpër qyetet e fshatrat e Kosovës kanë qenë tema e qindëra shkrimeve në shumë numra e faqe të gazetës Rilindja. Fushata – aksioni i Rilindjes për zhdukjen e analfabetizmit filloi qysh në vitin 1945 dhe zgjati gati 7 vjet.

DRITARE NË HISTORI – Faqe arkivi të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja

Më 1946 dhe 1947 Rilindja iu bashkua aksionit për emancipimin e femrës shqiptare, ndërsa në vitet 1972 – 1975 aksionit për shkollimin e femrës shqiptare.
Rilindja në 6 Gusht 1947 shkruante: “…Lufta kundër çarshafit duhet të vazhdojë deri sa të zbulohet edhe femna e fundit. Tridhjet mijë femna shqiptare të zbulueme, në interes të popullit shqiptar kërkojnë që lufta kundra çarshafit të vazhdojë deri në fund…”
Aksion tjetër i rëndësishëm në faqet e gazetës Rilindja ishte ai i huasë popullore për ndërtimin e shkollave në Kosovë gjatë viteve 1970-1972…
“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës Rilindja në 16 Shkurt 1970. Kështu gazeta historike raportonte gjerësisht për themelimin e Universitetit të Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës.
Festa e madhe dhe e shumëpritur e themelimit të Universitetit të Prishtinës u mbajt më 15 Shkurt 1970 me mbledhje solemne të Kuvendit të Universitetit, vetëm tre ditë pas festës së 25 vjetorit të Rilindjes, e cila në fillimet e saj kishte botuar abetaren e parë shqipe të Kosovës.
“Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografi.
Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968. Në prag të demonstratave shqiptare, Rilindja ditën e diel të 6 Tetorit të vitit 1968 në ballinë kishte shkrimin me titull “Përdorimi i lirë i flamujve kombëtarë”, që po riniste në Kosovë për shqiptarët…
Rilindja e datës 6 Korrik 1962 shkruante se, Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”
“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femna”.
Rilindja në 25 vjetorin e saj, në 12 Shkurt 1970, filloi të dalë me gjuhën e njësuar letrare shqipe. Me këtë rast, në artikullin “Të mësojmë me vullnet gjuhën letrare” bënte thirrje që gjuhës letrare t’i kushtohet kujdes më i madh nga të gjithë.
Për këtë kishte angazhime e shkrime edhe vite më herët. Në Rilindja të 4 Dhjetor 1952, Idriz Ajeti (që në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës) shprehej “(…) Popujt e qytetnuem çmohen edhe përkah begatia, pasunija, përkah bamunia se sa kujdes i kushtojnë gjuhës së tyne amnore. Ata kanë themelata të posaçme që ruajnë dhe shtjellojnë gjithnjishëm mundësitë e saj shprehjore…”
Rilindja më 20 Nëntor 1971 informonte se një ditë më parë në afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një solemnitet rasti filloi ndërtimi i Pallatit të Shtypit. Rilindja pasi kishte investuar në truallin e Pallatit filloi edhe ndërtimin e tij, duke qenë udhëheqëse e punimeve dhe investitore.
Gazeta Rilindja në vitin 1972 (në shtator e tetor) shkruante për zgjerime bashkëpunimi të Kosovës me Shqipërinë dhe për këtë nënshkrimin në kryeqytetin shqiptar të protokolit  mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, bisedat në kryeqytetin kosovar  mes drejtuesve të “Kosova Filmit” dhe  delegacionit të Kinostudios “Shpiqëria e Re”, ardhjen e shkrimtarëve nga Shqipëria në Gjakovë e Prishtinë dhe bisedat për shkëmbim të botimeve mes shtëpive botuese, Shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Prishtinës të “Gjenaralit të Ushtrisë së Vdekur”, që e solli i ardhur nga Tirana Piro Mani si autor i dramatizimit e regjisor, derisa në premierë asistoi edhe autori i romanit Ismail Kadare, siç shkruante  kritiku teatror Vehap Shita edhe në librin “Kur ndizen dritat”, botuar nga Rilindja, ku ka punuar shumë vite…
Kosova po shkonte drejt Kushtetutës së vitit 1974,  e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona…
Kosova shkonte drejt pavarësisë, me Rilindjen që nuk u ndal edhe kur u ndalua.
Kosovës para 32 viteve Serbia ia ndaloi edhe gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe në atë kohë, Rilindja, por nuk arriti ta ndalë.
“Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, të ndaluar natën me forcë në shtypshkronjë nga Serbia, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënë shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën.
Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunshme të Serbisë, që e përfshinin edhe atë në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunshme të Serbisë.
Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.
Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…
“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…
Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.
Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.
Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”…
Në mëngjesin e 8 Gushtit 1990, të pas natës së ndalimit të gazetës nga forcat serbe në shtypshkronjë,  me reportazhin “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, të shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova dhe hyra në Pallatin Rilindja dhe nisa ta daktilografojë me makinë shkrimi. Kolegët, që poashtu nuk përfillnin ndalimin e erdhën në Pallat, më shihnin si me habi pse po shkruaja kur gazeta s’do të dalë…
“Besoj se do e lexoni nesër në gazetë”, u thash, dhe ngjita shkallëve për te Ndërmarrja e Revistave, një nga gjashtë sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, te kryeredaktori i revistës letrare Fjala, Milazim Krasniqi. I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve), t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte.
Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord.
Kjo përvojë e botimit të shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës Rilindja në revistën Fjala me shpeshtime botimi vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare…
Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja…
Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”.

Rilindja pas dëbimit punë në shtëpi -kryeredaktori Behlul Jashari me destoperët-disajnerët Dritëro Meha e Fitim Rrmoku

Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek, për të cilën Presidenti Amerikan Xhorxh Bush i drejtohej kombit, me një deklaratë të cilën gazeta e botoi në ballinë me titull “Tërheqje pas fitores”…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen… fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.
Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen…
E nisur me numrin e parë me datën 18 Janar 1991 “Bujku” si gazetë e paregjistruar te autoritetet okupatore serbe edhe sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë Rilindja.

E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik.

Gazeta “Bujku”, me të cilën nisëm e themeluam  edhe bashkëpunimet e para të medias Prishtinë-Tiranë, në numrin e parë në ballinë theksonte “proceset demokratike në Shqipëri” mbi titullin “Zgjedhjet u shtynë për 31 Mars”. Në ambientet e kësaj gazete u bë edhe zyra e parë e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtarë të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare, prej nga me lidhje telexi, e vetmja e mundëshme atëherë nga Kosova në Shqipëri, nisa raportimet nga  dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë, në rrethana të rënda të okupimit  e të mbylljes së dhunëshme edhe të mediave kosovare në gjuhën shqipe. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në Pallatin Rilinda – zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.
Në numrin e parë të gazetës “Bujku”, e cila u botua me tirazh të madh prej mëse 50 mijë ekzemplarësh, shkrime të tjera nga Shqipëria ishin për tre këngëtare të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, Irma Libohova, Morena Reka e Redina Tili, si dhe reportazhi “Tirana e trishtuar”, në faqet e mesme, ku botohej edhe “Kalendari historik”, që  përkujtonte arritjen në qytetin e Lidhjes Shqiptare, në Prizren, në Dhjetor të vitit 1880, të Abdyl Frashërit…
E shkrimet për Kosovën e okupuar nga regjimi ushtarako-policor i Beogradit ishin raportime për masa të dhunëshme, për dëbimin e shqiptarëve nga institucionet, nga puna, për shkatërrimin e sitemit arsimor në gjuhën shqipe, për dhunën edhe kundër kulturës shqiptare, për burgosjet e keqtrajtimet nëpër qytete e fshatra, për vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave, protestat e indinjatën e thellë…

“Kosova filloi Referendumin për Sovranitet”, shkruante në kryetitullin në ballinë gazeta  historike  e rezistencës shqiptare “Bujku” në  numrin e 27 Shtatorit 1991. Legjenda e fotografisë ishte: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në faqen e parë, në mbititull shkruante: “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej: “Referendumi është legal dhe legjitim”.
Pas ditëve të zhvillimit të votimeve masive, gazeta “Bujku” në numrin e 4 Tetorit 1991 njoftonte rezultatet e referendumit në  faqen e parë  me kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës”, me mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe me nëntitullin “Prej më se 1 milion votuesve kanë dalë në votime mbi 870 mijë veta ose rreth 85 për qind e numrit të pëgjithshem të qytetarëve me të drejtë vote…”
Ndërkohë, derisa në Kosovë gazeta dilte me emrin “Bujku”, në Zvicër e pastaj edhe në Shqipëri po me ato shkrime nisi të dalë gazeta jonë Rilindja, me angazhimin e gazetarëv e punonjësve tjerë të saj…

Ekipi i Rilindjes në Kuvendin e Kosovës me 4 Mars 2002 për botimin e parë të jashtëzakonshëm të gazetës

Disa nga titujt e shkrimeve të mia të asaj kohe në gazetën Rilindja në Tiranë që ruhen në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë i shënoj nga  “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” ne faqen zyrtare në internet:

Pesë vjet të gazetës “Bujku” -18 Janar, 1996; Do të bashkëpunojmë në konkurrencë – 4 Janar, 1997; Etiketa e terrorizmit për terror kundër shqiptarëve – 29 Janar, 1997; Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet – 5 Janar, 1997; Institucion e qendresë e Kosovës – 21 Janar, 1997; Lajmi i ardhmërisë: Kosova e lirë – 12 Shkurt, 1998; Muri ndërshqiptar si “fundi i botës” – 19 Mars, 1996; Ditë zie në Kosovë –  4 Mars, 1998; Gjendje e rëndë lufte vazhdon dhe në Drenicë –  3 Mars, 1998; Bomba edhe mbi fëmijët shqiptarë – 5-11 Maj, 1996; Beogradi me mesazh të vjetër për Kosovën : Shqiptarët as e pritën e as e patën takim, ndërsa nga serbët u bë pritje e organizuar dhe e sforcuar – 27 Qershor, 1997; Kosova preokupim i vazhdueshëm ndërkombëtar – 6 Korrik, 1996; Kosova e pavarur – e drejtë dhe kompromis i shqiptarëve: Në 7-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës –  2 Korrik, 1997; Sa afër e sa larg Shqipëria – 11-17 Gusht, 1996; SHBA-të udhëheqëse e ndërmjetësuese në çështjen e Kosovës – 10 Gusht, 1996; “Rilindja” nuk ndal – 8 gusht, 1997; Provim i parë i zgjidhjeve për Kosovën –  6 shtator, 1996;
Si një referendum –  21 Nëntor, 1996; Udhëtimi për në Prizren : Reportazh – 31 Dhjetor, 1996; Radioja që sfidon kufirin: Programi dhjetëorësh në ditë i Radio Kukësit dëgjohet shumë në Shqipëri dhe në Kosovë –  1-7 Dhjetor, 1996; Kronikë pa gazetë – Rilindja 29 Prill, 1995; Të vërtetën për Kosovën nuk e mbulon as terrori propagandues – 14 Prill, 1995; Skenar i sulmeve mbi Kosovën : [Sulmet serbe mbi kosovën] – 24 Maj, 1995; Vija amerikane në Kosovë mbrojtëse e interesave në rajon –  8 Korrik, 1995;  Marsh i rrezikshëm në Jug –  23 Gusht, 1995…

Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të  gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre,  dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga  22 Shkurti me kryetitull në ballinë kërkues për ndërhyrjen e NATO-s “Marrëveshja për Kosovën duhet të ketë mbështetje ushtarake” dhe vazhdoi të dalë derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.
Ekipi i Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani.
Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17  Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”.
Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë.
Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri më 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes.
Numri i fundit i përditshëm i gazetës Rilindja, me datë 21 Shkurt 2002 shkruante në ballinë: Zbatohet vendimi i UNMIK-ut për largim nga Pallati i Rilindjes – Gazeta Rilindja detyrimisht ndërpret botimin derisa t’i sigurohet lokali i ri i punës.
Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin,  ditën e saj – 12 Shkurtin.
Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë” ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë.
“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që  e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.
“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z.Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis.
Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.
Një nga protestat e vazhdueshme ishte në 3 Maj 2005. “Sot, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”, ishte në ballinë mbititulli i kryetitullit “Gazeta Rilindja e drejtë e shkelur” dhe nëntitulli “Rilindja në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka këtë mesazh: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar padrejtësisht nga autoritetet”.
Në ballinënen e gazetës Rilindja në këndin lart theksohej: “Numër protestues i jashtëzakonshëm – Sot në orën 12:00  vizita e të ftuarëve Rilindjes – Pallatit”. Protestë ishte edhe vizita në bodrumin-bunkerin e errët e me lagështi-vërshime uji, ku ishte hedhur-ngujuar arkivi-pasuri kombëtare, teknika e inventari i gazetës Rilindja, që nga fillimi i vitit 2003. “A e shihni ku e keni ngujuar gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja – alarm nga bunkeri – Arkivi i Rilindjes, pasuri kombëtare që po shkatërrohet”, shkruan në Rilindjen e 11 Prillit 2005, ku botohen edhe fotografi të kulturocidit.
Që të protestonte, po edhe të vazhdonte të jetë histori e Kosovës Gazeta Rilindja dy javë pas mbylljes-dëbimit nga UNMIK doli me botim të jashtëzakonshëm në 5 Mars 2002 për seancën e Kuvendit të një dite më parë të votimit të Presidentit e të Qeverisë së zgjedhjeve të para parlamentare në liri. Kryetitulli në ballinë ishte: “Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’ – Kryeministri Rexhepi: Gjithçka në Kosovë është me përparësi”. Presidenti Ibrahim Rugova dhe Kryeministri Bajram Rexhepi menjëherë pas zgjedhjes janë përgjigjur në pyetjet që ua kam bërë për këtë numër të Rilindjes, që përgatitej nga ekipi i saj special në një zyrë të Kuvendit të Kosovës. “Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur Presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit. Me këtë pyetje të parë ishte edhe urimi për të sapozgedhurit President e Kryeministër i Kosovës. “Presidenti Rugova e Kryeministri Rexhepi flasin për Rilindjen“   ishte titulli në këndin lart në ballinë.
Në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi.
“Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”, ishte kryetitulli i gazetës Rilindja në ballinë ku botohej i plotë mesazhi i Presidentit historik Rugova me titullin “Shqiptarët forcohen në të gjitha viset”  e nëntitullin “Një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj”.

VLERËSIMI DHE PËRKRAHJA E PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA PËR RILINDJEN EDHE NË INTERVISTA EKSKLUZIVE

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…
“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.
Pjesa përmbyllëse e intervistës së gjatë botuar në gazetën Rilindja në 31 Dhjetor 2002 ishte kjo:
RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës “Rilindja” për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që “Rilindja” të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës “Rilindja”.
PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.
Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.
Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta “Rilindja”, t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të “Rilindjes”. Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.
Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.
RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën.
PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.

Gazeta Rilindja e ditës së 60 vjetorit të saj – 12 Shkurtit 2005 botonte edhe një intervistë tjetër ekskluzive me Presidentin Ibrahim Rugova me titulliun në ballnë “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.
Me rastin e pritjes që më bëri në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.
Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja gjashtë dekada në jetën dhe në familjet e kosovarëve,  duke u shprehur, mes tjerash:
“Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60 vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejtë të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmediumeve të
Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.
Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!”

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

Rilindja në 27 Janar 2006 shkruante se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.
Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 njerëz – Më se 500.000 njerëz nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës, në Sallën “1 tetori”, te Varrezat e Dëshmorëve e Heronjëve të Kombit në Lagjen Velania në Bregun e Diellit i shprehën nderimet më të larta kombëtare e ndërkombëtare Presidentit historik të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Kryetitulli dhe nënkryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishin: Bota nderoi – Nderimet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: Presidenti Rugova parashikoi dhe krijoi të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Tri intervista ekskluzive, e para para 12 vjetëve.
Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. Ibrahim Rugova President i Kosovës (1944 – 2006).
Dr. Ibrahim Rugova President historik i Pavarësisë së Kosovës përgjithmonë, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

Viti 1990 – Rrethimi i Pallatit  Rilindja edhe me helikopter – okupimi serb – Foto Ilaz Bylykbashi

RILINDJA PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, BOTIME SPECIALE DHE KALENDARË

“Kosova pret Vitin e Pavarësisë”, ishte kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja të 31 Dhjetorit 2004, ku në mesazhin e Vitit të Ri 2005 Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e vlerësonte vit i progresit më  të madh të Kosovës.
Në pritjen tradicionale të fundvitit, Presidentit Rugova i dhurova ekzemplarët e parë të Kalendarit të Rilindjes me simbolet e Vitit historik të Pavarësisë së Kosovës dhe 600 vjetorit të Skënderbeut, të vitit 2005 të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale, siç theksohet në shënimin nën foton në ballinë. Presidenti Rugova përgëzoi në këtë rast Rilindjen në Jubileun e saj dhe siguroi për zgjidhjen që do të bëhet për gazetën, kryeredaktor dhe kryetar i Këshillit Drejtues i së cilës isha.
“Sigurt do të arrijmë suksesshëm në vlerësimin pozitiv të standardeve”, ishte titulli po në ballinë të Rilindjes i një interviste që kam zhvilluar në fundvitin 2004 me Ramush Haradinajn, në kohën kur ishte Kryeministër – gjatë 100 ditëve të qeverisjes, ku shprehte besimin se pavarësia e Kosovës do të shënojë edhe një fillim të ri për shumë çështje që e preokupojnë rajonin sikurse që është integrimi i shpejtë në strukturat evropiane dhe ato veriatlantike.
Në këtë numër special të festës së Vitit të Ri 2005 botohej edhe intervista ekskluzive e Shefit të Misionit të Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Golldberg, që më dha për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në jubileun e saj të 60 vjetorit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin një Kosovë demokratike dhe tolerante”, citohej diplomati amerikan në ballinë e në titull të intervistës,  ku Golldberg theksonte: “Standardet, të cilat i ka specifikuar komuniteti evroatlantik janë idealet dhe vlerat me të cilat ne jetojmë çdo ditë dhe në të cilat ne thellësisht besojmë. Këto janë idealet të cilat e përfaqësojnë Evropën e shekullit 21”.

“Viti 2005 do të mund të ishte një vit shumë vendimtar për Kosovën pasi që është vit kur ne do të lëvizim drejt një faze të re të procesit në Kosovë. Në kuptimin që mesi i vitit 2005 është koha kur do të bëhet Shqyrtimi Gjithpërfshirës i progresit në standarde, dhe me shpresë se prej kësaj do të rezultojë edhe fillimi i bisedave për statusin”, shprehej diplomati amerikan Golldberg.

Gazeta Rilindja në 25 Prill 2005 në kryeartikullin që paralajmërohej në kryetitull në ballinë shkruante:
Deklarata, komente dhe qëndrime për Kosovën, të gjithë flasin për pavarësinë: Bashkësia ndërkombëtare ka marrë vendim që Kosova të jetë e pavarur.

Gazeta Rilindja e 31 Dhjetor 2005 sillte Kalendarin e Pavarësisë dhe këtë editorial:

KOSOVË, GËZUAR VITIN E PAVARËSISË

Behlul Jashari

Kosova po kalon e pret vite historike.
Hyrja në finalen e procesit të Pavarësisë së Kosovës  është ngjarja më e rëndësishme e vitit 2005.
Kosova në vitin që po skon kishte edhe një ngjarje të rëndësishme: Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për rikontirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i të gjithë shqiptarëve në rajon”, ka ritheksuar Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova pas takimit të parë me Grupin Neogociator, formimi i të cilit ishte një moment me rëndësi edhe për unitetin.
Pavarësia është qëllimi madhor që i bashkon shumicën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës, liderët dhe partitë e tyre, dhe këtu nuk ka ndarje në pozitë e opozitë.
Viti i Ri 2006 në Kosovë pritet si një vit tjetër i madh dhe historik i arritjes dhe njohjes ndërkombatare të Pavarësisë së Kosovës.
“Objektiv kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, pavarësi që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Presidenti Rugova pas takimit të fundvitit me Kryeministrin Bajram Kosumi.
Edhe bashkësia ndërkombëtare vlerëson se Viti i Ri 2006 është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns ka deklaruar se një nga synimet më të rëndësishme të SHBA-ve në vitin 2OO6 do të jetë “kryerja e punëve të filluara në Evropë”, duke theksuar posaçërisht nevojën e zgjidhjes së çështjeve kryesore në Ballkan.
“Ky do të jetë vit i vendimit për Kosovën, e ne do të jemi atje për t’i mbështetur me diplomaci dhe me forca të NATO-s në kuadër të KFOR-it për të ruajtur sigurinë në rajon”, ka deklaruar Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns në prag të ndërrimit të moteve.
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka shfaqur shpresën se takimi i parë direkt mes palës serbe dhe shqiptare do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Përfaqësuesi i lartë i BE, Havier Solana, gjatë një qëndrimi në Prishtinë ka shprehur bindjen se vendet e rajonit do të kenë ardhmëri evropiane dhe ka theksuar se një faqe e re e historisë së Kosovës po fillon.
I dërguari i posaçëm i OKB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka shfaqur shpresën se takimi i parë direkt do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Ky takim besohet se do të mbahet në Vjenë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci,  pret që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të finalizohet çështja e statusit të Kosovës. “Viti i ardhshëm do të jetë edhe vit i manifestimit të kapaciteteve reale të Kosovës”, ka theksuar ai.
Të gjithë presin zhvillime shumë të rëndësishme për Kosovën në vitin që po vjen.
Kosova pret Vitin e Pavarësisë. Gëzuar!

RILINDJA NË KRYETITUJ: KOSOVA SHTET, KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI, KOSOVA SHTET NË OKB

KOSOVA SHTET, është kryetitulli në ballinë i gazetës Rilindja në 30 Dhjetor 2007,  e cila përsëri sillte Kalendarin e Pavarësisë  me hartë – Flamur Kosove me një yll që do i bashkohet Flamurit të Bashkimit Evropian dhe me urimin: Gëzuar Viti i Pavarësisë 2008. Në ballinë edhe paralajnmërohej: Numri i ardhshëm i Rilindjes del në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ose më së largu më 12 Shkurt 2008.
Paralajmërimet në ballinë: Hashim Thaçi, Kryeministër i Qeverisë së re të Kosovës: Është koha të merret vendim për Kosovën; Presidenti Sejdiu Shpallja e pavarësisë në një kornizë kohore që dihet me afërsi; Bamir Topi: Sot, Kosova, më e pavarur se asnjëherë në historinë e saj ndodhet në procesin e pakthyeshëm të mëvetësisë së saj ndërkombëtare; Sali Berisha: Vizita e ardhshme – e kurorës, në Kosovën e pavarur (Përgjigje e Kryministrit të Shqipërisë në Prizren në pyetjen e Rilindjes).

E editoriali në faqen e parë të Rilindjes ishte ky:

GËZUAR

Viti 2007, që po shkon, mbetet në histori si vit i Planit të Ahtisaarit për pavrësinë e Kosovës, dokumentit të OKB-së me përkrahje të gjerë ndërkombëtare dhe me ndonjë kundërshtim.
Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të këtij Plani, vit i realizimit të ëndërrës shekullore të pavarësisë, pritjeve tona të madha.
Në Vitin e Ri Kosova po hyn me institucione të konstituuara pas zgjedhjeve të lira e demokratike të nëntorit, me Qeveri të re shumë premtuese, poashtu edhe me opozitë parlamentare, që ka paralajmëruar se do të jetë konstruktive.
Të gjithë do të jemi dhe do të punojmë bashkë për të mirën e Kosovës shtet.
Gëzuar!

Ndërsa, editoriali në faqen e dytë, i paralajmëruar në këndin lart të ballinës ishte ky:

RILINDJA PËR GINIS

-Rilindja pret dhe beson që Qeveria e re e Kosovës nuk do të lejojë më asnjë ditë shkeljen e ligjit e të drejtës në rastin e Rilindjes/

Gazeta radicionale e Kosovës Rilindja me Kalendarin e Pavarësisë del numër i jashtëzakonsëm të dielen, më 30 dhjetor 2007. Po në këtë numër Rilindja paralajmëron daljen tjetër në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ose më së largu më 12 shkurt 2008, kur e ka përvjetorin e 63-të.
Është viti i tretë që Rilindja del vetëm një herë brenda vitit, dhe si e vetmja gazetë e përditshme në botë që i ndodhë të dalë vetëm një ditë, vetëm një herë në vit, mund të jetë edhe rast për Librin e Ginisit.
Vetëm një herë Rilindja doli në vitin 2003, pasi e ngujuan në bunkerin e errët e vërshime uji, dhe në vitin 2006, që edhe në këto kushte gazeta historike e Kosovës të shënoi zhvillimet historike nëpër të cilat kalon vendi.
Rilindja është dëbuar kundërligjshëm nga Pallati i saj dhe detyrimisht është mbyllë më 21 shkurt 2002, vetëm pak ditë pasi festoi 57-vjetorin. Ishte kjo një shkelje e rëndë e të drejtës së institucionit shumë të rëndësishëm të Kosovës dhe të njerëzve të Rilindjes, e pashembullt në botën e lirë dhe demokratike.
Edhe kjo mbyllje e pashembullt në botë e Rilindjes, me dëbim nga shtëpia e saj, mund të jetë një rast për Ginis.
Rilindja, edhe pas dëbimit të dhunshëm ka dalë në kushte të jashtëzakonshme me numra të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm, për të ruajtur emrin e traditën dhe për të kundërshtuar mbylljen.
Rilindja ende nuk mund të dalë përditë meqë Pallatin e saj, ku i kishte lokalet e punës, ia kanë shndërruar thuaja në gërmadhë. I kanë shkatërruar gjithë teknikën e inventarin, dhe, çka është më e dhembshmja, Arkivin me dhjëtëra mijëra dokumente historike, pasuri kombëtare e pakompensueshme.
Rilindja është në pritje të realizimit të së drejtës së ligjshme të kompensimit e sanimit të dëmeve, që të mund të ridalë përsëri dhe të hyjë në procesin e privatizimit me spinof special, që të rikthehet e të ruhet gazeta tradicionale e Kosovës, siç i kanë gazetat e veta tradicionale të gjitha vendet normale e demokratike në botë.
Për këtë, Rilindja pret dhe beson që Qeveria e re e Kosovës nuk do të lejojë më asnjë ditë shkeljen e ligjit e të drejtës në rastin e Rilindjes.

RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.
Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe  të ardhëmes: KOSOVA SHTET NË OKB dhe me paralajmërimin: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.

Rilindja 1990 – forcat serbe te porta e Pallatit Rilindja

RILINDJA NË 30 DHJETOR 2008:

MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

Behlul Jashari

Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të ergër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.
Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.
Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.
Gëzuar!

RILINDJA, RIDALJE SIMBOLIKE PROTESTUESE PAS 10 VITESH – 31 DHJETOR 2018

Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…“E punëtorëve të NSH Gazetare Rilindja deri në privatizimin e gazetës”, është shënimi në këndin lart në ballinë.
“GËZUAR  2019 KOSOVA 20 VJET LIRI 11 VJET SHTET”, “NGJARJA E  VITIT 2018  E KOSOVËS:  FSK USHTRI” “RILINDJA-PROTESTË, ridalje simbolike pas 10 vitesh”, janë disa nga titujt e gazetës.
Një nga titujt e kësaj ridalje simbolike të gazetës Rilindja është: “23 Tetor 2018: Lajm i mirë nga Qeveria e Kosovës – Vendimi  për kryerjen e pagesës për shpronësimin e Ndërtesës së ish-Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja.
“Punëtorët e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja presin që në 2019-tën Qeveria të bëjë pagesën për shpronësim dhe të realizojnë 20 përqindëshin, se tepër shumë gjatë presin të drejtën – 17 vjet nga dëbimi i dhunëshëm, i padrejtë e i kundërligjshëm nga adminisrata e UNMIK-ut në 21 Shkurt 2002 nga Pallati Rilindja, ku pastaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka 10 vjet që janë vendosur disa ministri të Qeverisë së Shtetit të Kosovës”, theksohet në shkrimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që ridoli simbolikisht pas 10 vitesh, botim digjital.
Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë.
Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.
Edhe në këtë 77-vjetor e shohim të nevojshme ripërsëritjen e një sqarimi për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi.

Kryeministri Kurti priti në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi

0

Prishtinë, 12 shkurt 2022 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.Kryeministri Kurti i falënderoi dy ish-presidentët për vizitën dhe për angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.Duke folur për qeverisjen rreth njëvjeçare, Kryeministri Kurti tha se prijmë në rajon për menaxhimin e mirë të pandemisë, me vaksinimin e tashmë dy të tretës së popullatës së rritur.  Ai i njoftoi edhe për rezultatet e shënuara në ekonomi: rritjen ekonomike prej 9.9 për qind, rritjen e të hyrave doganore për mbi një të tretën, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66 për qind, të hyrat buxhetore janë rritur për 30 për qind, e investimet e huaja për 53 për qind, tha Kryeministri Kurti.

 Dy ish-presidentët e përgëzuan Kryeministrin Kurti për detyrën dhe sukseset në qeverisjen e deritanishme. Ata shprehën besimin që ai do ta vazhdojë ta kryej me përgjegjësi e kompetencë detyrën që ia kanë dhënë qytetarët.  Ish-presidenti Topi theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim rajonal dhe koordinim më të mirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë këtu çështjen e liberalizimit të vizave.

Ish-presidenti kroat, Mesiq, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës.Lidhur me dialogun me Serbinë, Kryeministri Kurti tha se është proces që duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Bamir Topi dhe Stipe Mesiq

Pse nuk fliet për një hero të vërtetë, për Dervish Caren ?

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë 

Historikisht është e vërtetuar që shtetet nuk shkatërrohen mbrenda natës. Farat e shkatërrimit të tyre janë të mbjella thellë në institucionet shtetërore. Pellazgët paskan pas thonë që një e mirë e arritur pa mund, ndodhë që të shkakton të vjellura që s’kanë të ndalur. Mirëpo, për këtë më vonë.
Keni dëgjuar për Dervish Carën?

Dervish Cara është patrioti i madh i cili me Kryengritjen e tij ka arrite , pa ndihmën e jashtme bashkimin e tokave shqiptare në sipërfaqen më të madhe , fatkeqësisht vetëm për 7 muaj
Dervish Cara kishte lindur në Palçishte, Tetovë ( Kalkandelen, në kohën e turkut). Ishte një djalë shumë i qetë, prej familjes së madhe të Carajve të Maleve të Sharrit. Ai ishte organizatori i Kryengritjes Shqiptare të viteve 1843 dhe 1844.
Si zakonisht, Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup i mohon faktet dhe të vërtetën historike, e duke e klasifikuar e këtë hero si ”një shërbëtor të turqve dhe që e paska pas qenë thjeshtë një organizator i një kryengritjeje kundër rekrutimit të myslimanëve në ushtrinë osmane” . Asgjë më tepër! Asgjë më tepër!
Por përmendja e historisë së Dervish Carës, sipas atij Instituti në Shkup s`qenka gjë tjetër vetëm se një ”keqpërdorim nacional-romantik i historisë për qëllime politike”.(? ). Sa larg që jeni prej së vërtetës historike! Por: Aleksandar Markovski , edhe pse ishte sllav në vitin 1985 e ka shkruar një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish Carës’, ku e shpjegon qartë se kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar Shkupin dhe me te ka dalë kërkesa e parë gjatë rilindjes shqiptare për Autonominë e Shqipërisë.
Dervish Cara ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane. Mijëra luftëtare te udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovën, etj.., ku i ngritën edhe organet vetqeveritare të pushtetit.
Në vitet e përmendura  neve nuk na linin të shkruanim, e as që të merrnim shënime për vetën tonë; se, juve sllavëve maqedonas … ju as që ishit! Interesant në at kohë Serbisë i lejohej një autonomi; dhe ata i kishin edhe gazetat e tyre. “Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titullin “Arnautlija” (Shqipëtari) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara.
”E shihni! gjërat ,që ne nuk kemi guxuar t`i përmendim, janë shkruar në kohë reale mu prej atyre që më vonë as që na lejonin t`i përshkruajmë dhe t`i qesim në vellon e përpjekjeve tona për pavarësi”.
Por, e vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm) – ka thënë Sami Frashëri.
E njihni Tanzimatin, sepse është i njohur; dhe reformat e Tanzimatit shkaktuan burgosjen dhe likuidimin e Pashave shqipfolës: Abdurrahman Pashëne e Kalkandelenit (Tetovës) dhe dy vëllezërit e tij, Hivzi – Pashën e Yskybit (Shkupit) dhe Hysen Pashën e Kjustendilit (sot qytet në Bulgari). Po, po shqipfolës në shërbim të Sulltanit dhe të xhepave të tyre… Por edhe ashtu si ç ‘ishin, ishin të pa dëshiruar për kreun shtetëror të osmanëve. Këta shqiptar, pashallar, ishin në shërbim të osmanëve.
Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij dhe kryengritësit e tij e morën Gostivarin dhe menjë herë në muajin Nëntor iu drejtuan Tetovës (Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri javë. Tetova u bë qendër e kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit 1844. I përforcuar në Gostivar dhe Tetovë, përgatitej për Dibrën, Prizrenin, Prishtinën dhe Vranjen, por qëllimi i tij ishte Shkupi, sepse e dinte që edhe aty i kishte përkrahësit. Në Shkurtin e të njëjtit vit 1844 u murr Shkupi, dhe u formua Këshilli i Lartë, të cilin e udhëhoqi Dervish Cara, që ishte Trupi Suprem Organizativ i territoreve të çliruara. Pra, Dervish Cara e çliroi Shkupin.
Rruga e tij prej çlirimtari s`kishte të ndalur: Pas Kumanovës u çlirua Presheva, Bujanovci, Vranja dhe Leskofça ( Leskovac). Kryengritja i përfishinte një nga një tokat shqiptare, Peja, Gjakova, Prizreni dhe Shkodra. Kryengritja dhe çlirimi në pranverën e vitit të përmendur 1844 e përfshinte Ohrin me Manastir në Jug, Shkodrën në Perëndim, Kosovën Veriore në Veri dhe Kumanovën në Lindje.
Nuk ishte thjesht, vetëm Shkupi. Ata i kërkuan edhe Pashës së Janinës që Sanxhaku i tij t`i bashkëngjitej vëllezërve të tyre në luftën kundër Otomanëve… dhe qëllimi i kjartë si loti: Autonomia e Shqipërisë.
Në vitin 1830, Serbisë iu dha autonomia . Por, me shqiptarët veprohej ndryshe.
Ushtria e Guvernatorit të Libanit, me 30 000 burra,u nisë drejt Manastirit, me artilerinë më të rëndë të kohës. Shtatori i 1844-es ishte fundi i Autonomisë së Shqipërisë dhe i Dervish Carës … Dervish Cara u dënua vet i njëzeteteti më dënimin më të rëndë,me vdekje. Pra nuk ishte në pyetje vetëm Shkupi. Ndërkohë, Dervish Cara, në muajin dhjetor, në krye të qindra trimave shqiptarë, e sulmuan Tetovën. Xheladin Beu, duke iu trembur mençurisë dhe trimërisë së Dervish Carës, shfrytëzoi disa miq të tij për ta bindur trimin Cara që të hiqte dorë prej Tetovës. Dervish Crara nuk pranon. Fjala e tij e urtë tani ka bërë për vete jo vetëm fshatarë të thjeshtë por edhe shqiptarë të viseve të ndryshme që shërbenin në ushtrinë turke, në garnizonin e Tetovës. Historiografia ballkanike,ka pranuar se luftimet për marrjen e Tetovës kanë qenë tepër të rrepta për tri javë rresht. Sidoqoftë fitorja do të ishte në krahun e Dervish Carës ngase mjaft ushtarë të garnizonit turk të Tetovës iu bashkuan me forcat kryengritëse. Edhe këtu, pas vendosjes së pushtetit të vet,Dervish Cara ndërtoi një mbrojtje sa ma efektive duke paraparë sulme të ashpra të turqve, në të ardhmen.
Ajo çka vlen të mos harrohet, në këtë kryengritje popullore, është edhe fakti se krerët kryesorë që u prinin shqiptarëve, I paraqitën Portës së Lartë disa kërkesa ultimative.

Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e fshehur “ Autorët e librit janë Milorad Boshnjak dhe Slobodan Obrenoviqi e edhe Letrari dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve. Por, përkundër saj që ishin shqiptarë ata ngritën krye kundër osmanëve. Dhe normalisht disa gjëra edhe në Perandorinë e madhe Otomane shikoheshin jo në mënyrë të njëjtë; dy njësi të ndryshme vlerësimi për ne dhe për ortodoksët e anëve. Por sidoqoftë edhe pse shqiptarët i udhëhoqën Kryengritjet e para të quajtura Serbe ,ato e fituan Autonominë e Serbisë. Pra shqiptarët luftuan për Serbi. Kurse në rastin e Dervish Carës u vërsul e tërë Perandoria kundër tij sepse kërkesat e tij nuk ishin të njëjta me ato të nipit të Marash Kelmendit.
Edhe këta ishin shqiptarë; por edhe këta turku nuk i deshi, dhe i shkatërroi. E mjera Perandori! mendonte se do të jetë përjetësisht në këto toka.

Vorbulla e historisë sonë gjithë shqiptare, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë veten tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
“Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”

Dervish Cara e ka merituar vendin e vet në histori dhe ky është fakt që duhet të pranohet, e jo të fshihet. Hap i parë mund të jetë botimi i librit të profesor Matkovskit në maqedonisht.. I vetmi libër për Dervish Carë. Ku ishin dhe ku janë historianët shqiptar ?
Me 3 nëntor 2012 – Në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës u përuruat vepra “Kryengritja e Dervish Carës”, të akademik Aleksandër Matkovskit, të botuar në shqip nga shtëpia botuese “BREZI 9” nga Tetova.

Nesër do ta lexoni pjesën e dytë : Pse harrohet një patriot shqiptar e pse lartësohet një kriminel shqiptar i cili ishte në shërbim të Osmanëvedhe e shkatërroi mundin e Dervish Cares. E kush ? Hajredin Pasha !
Ne duhet të flasim për dikë që ka pasur rezultate.

Me 12.02.2022 

The American Foreign Service Journal (1931) / Prania e Mbretit Zog në përurimin legatës së re amerikane në Tiranë, një eveniment i veçantë për këtë arsye

Burimi : The American Foreign Service Journal, shkurt 1931, f.81

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Shkurt 2022

 “The American Foreign Service Journal” ka botuar, në shkurt të 1931, në faqen n°81, një shkrim në lidhje me përurimin e legatës së re amerikane në Shqipëri në prani të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Dedikim për Legatën e re Amerikane në Shqipëri

Burimi : The American Foreign Service Journal, shkurt 1931, f.81

Në Ditën e Falënderimeve (Thanksgiving Day), me 27 nëntor (1930), u përurua legata e re amerikane në Tiranë nga ministri amerikan, Herman Bernstein, në praninë e Mbretit Zog, anëtarëve të qeverisë së tij dhe të trupit diplomatik, si dhe anëtarëve të komuniteteve amerikane dhe të tjera të huaja.

Fjalimi i hapjes u bë nga ministri amerikan, të cilit Mbreti iu përgjigj shkurtimisht. Në vijim, kryeministri foli në emër të qeverisë shqiptare. Në emër të përfaqësuesve të huaj foli edhe ministri britanik, dekan i trupit diplomatik. Prania e Mbretit i shtoi shumë interes këtij rasti, veçanërisht pasi kjo ishte vizita e tij e parë në një mision të huaj.

Legata e re përbëhet nga tre ndërtesa; rezidenca e ministrit, rezidenca e sekretarit dhe kancelaria. Është Legata e parë që kompletohet nga fondet e parashikuara nga projektligji i Porter-it, i cili përvetësoi 10,000,000 dollarë për ndërtimin e legacioneve të ambasadave dhe konsullatat në vendet e huaja. Të tre shtëpitë ndriçohen dhe ngrohen nga një impiant qendror, i pavarur. Shtëpia e ministrit është përshtatur në mënyrë të mrekullueshme për pritjet (takimet) pasi ka tre dhoma të mëdha pritjeje.

Prona e re shtrihet një sipërfaqe prej 3.5 akrash, mbi një vend të lartë në rrugën e Elbasanit rreth një çerek milje nga qendra e Tiranës. Ndërtesat kanë pamje nga jugperëndimi drejt një vargu të bukur kodrash, mbi më të afërtën e të cilave një ditë do të ndërtohet pallati i ri i Mbretit Zog. Mbrapa Legatës ngrihet një varg i mrekullueshëm i Alpeve Shqiptare me malin Dajti që ngre majën e tij mbi malet përreth, i veshur me borë në dimër dhe në verë duke reflektuar ngjyrat e mrekullueshme të perëndimit të diellit nga maja e tij shkëmbore.

Legata amerikane në Tiranë është ndërtimi i parë vërtet modern në Shqipëri dhe populli shqiptar ka shfaqur interes të madh për rehatinë dhe komoditetet e ndërtesave moderne amerikane. Shumë vëmendje kanë tërhequr banjat, ngrohja me avull dhe frigoriferët elektrikë.

Ngritja e godinave të reja për të strehuar Misionin Amerikan në Shqipëri ka inkurajuar edhe vendet e tjera të ndjekin shembullin. Britanikët, italianët dhe francezët tani po planifikojnë të ndërtojnë legata të reja dhe tashmë janë blerë vende për këtë qëllim nga qeveritë britanike dhe italiane në afërsi të pronës amerikane.

Nga Charles A. Bay

Burimi : The American Foreign Service Journal, shkurt 1931, f.81

*Aurenc Bebja, Francë . Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-american-foreign-service-journal-1931-prania-e-mbretit-zog-ne-perurimin-legates-se-re-amerikane-ne-tirane-nje-eveniment-i-vecante-per-kete-arsye-foto/

Mërgimtarët janë shpirti dhe drita e lirisë së Kosovës

0

Florim Zeqa 

Filozofia apo më mirë të thë themi mendësia politike e viteve të ’90-ta, e shtetformimit dhe solidaritetit njerëzorë ishte mendësi e pastër dhe e pasur me vlera kombëtare, e cila edhe sot i duhet Kosovës, më shumë së asnjëherë më parë, për shkak se, ajo ishte mendësi e dhënjes gjithçka për shtetin e Kosovës, e jo marrja gjithçka nga shteti siq ndodhi përgjatë këtyre 14 vjetëve të fundit.

Mërgata “mish për topa” të partive të dështuara politike

Historia e shkurtër e tri dekadave të fundit e dëshmon se askush nuk e donë Kosovën më tepër sesa mërgimtarët, por askush më shumë sesa mërgimtarët nuk është shftytëzuar dhe përbuzur nga të gjitha partitë dhe politikanët e të gjitha llojeve e ngjyrave politike, pra vetëm janë përdorur “mish për topa” të partive të dështuara politike, të cilat gjithnjë mërgimtarët i kanë konsideruar vetëm si numra gjatë fushatave zgjedhore për shtimin e votave, por jo edhe si qytetarë të barabartë, duke ju dhënë nganjëherë edhe epitete negative, erdhën apo shkuan këta gërrnaçat!

Mërgimtarët kanë nevojë për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme që i trajton ata në mënyrë të dinjitetshme dhe të barabartë gjatë tërë kohës, e jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, që i mbron shtëpitë e tyre, jo vetëm nga hajdutët ordinerë, por edhe që i liron ata nga tatimi në pronë për shtëpitë e ndërtuara pas lufte, të cilat, të shumtën e kohës janë të mbyllura dhe të pashfrytëzuara.

Mërgimtarët kërkojnë njëkohësisht siguri më të madhe për investimet e tyre në vendlindje, që ato të jenë të sigurta dhe të pakërcënuara nga haraç-kërkuesit, të cilët kërkojnë shuma të mëdha parashë në këmbim të zhvillimit të lirë të veprimtarisë afariste në vendin tonë.

Krijimi i kushteve të volitshme dhe heqja e barrierave burokratike për investime nga mërgata, për një kohë të shkurtër, përveqse do ta ndalte trendin e largimit të të rinjëve, do ta kthente Kosovën në një vend të zhvilluar, të dashur dhe tërheqës për riatdhesimin e mërgimtarëve.

Djersa dhe gjaku i mërgimtarëve për liri dhe pavarësi

Lidhja emocionale me vendlindjen, me vendin ku kanë lindur dhe janë rritur, dashuria për pragun e shtëpisë dhe nostalgjia për vendin ku i mësuan ninulat e para në gjuhen amëtare, i ka shtyrë bashkatdhetarët në shtetet evro-perëndimore dhe përtej atlantikut për ta lënë luksin dhe jetën e rehatshme të perëndimit për t’u bërë pjesë e luftës çlirimtare.

Mirëpo, shumica prej tyre që shpëtuan shëndoshë e mirë, me të përfunduar lufta çlirimtare sërish janë kthyer në vendet e perëndimit për të vazhduar punën dhe jetën, jo pse nuk e duan atdheun e tyre, por pse nuk deshën t’i bëhen barrë shtetit në vitet e para të lirisë, për të vazhduar kontributin e tyre material për familjet e tyre pa e harruar asnjëherë shtetin e Kosovës.

Kështu vepruan bashkatdhetarët, luftëtarët e vërtetë me pushkë në dorë deri në çlirimin e vendit. Me qindramijëra mërgimtarë të tjerë e ndihmuan materialisht luftën, dhanë krejt çka patën për lirinë e vendit të tyre, pa marrë asgjë nga shteti i tyre, anipse drejtuesit e Fondit të 3 përqindëshit ua kishin lëshuar “Kuponat Fiskal” në vlerën e parave të dhurura, nën premtimin se pas çlirimit do ta kenë mundësinë e rimbursimit nga shteti nëse për këtë ata kanë nevojë…!

Mërgimtarët, as atëherë, as sot dhe asnjëherë nuk do të kërkojnë rimbursim nga shteti, por nga shteti i tyre kërkojnë trajtim dinjitoz dhe vlerësim për kontributin e dhënë!

Llogaridhënja dhe transparenca e dy fondeve të luftës; “Vendlindja Thërret” dhe “3 përqindëshi” janë obligim moral dhe ligjor i bartësve të fondeve të tyre, në të kundërtën, mosjustifikimi i pasurive marramendëse të krijuara pas luftës i bën ata të pandërgjegjshëm dhe të dyshimtë për shpërdorim të fondeve të sipërpermendura!

Intelektualët e mërgatës në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Mërgimtarët që nuk u tjetërsuan në servil të pushtetarëve të pasluftës e deri në ditët e sotme, jo vetëm që nuk u vlerësuan, u harruan dhe u përbuzën nga shteti për të cilin dhanë krejt çka patën dhe u sakrifikuan deri në vetëflijim gjatë luftës çlirimtare.

E njëjta gjë ndodhi edhe me intelektualët e kthyer nga Diaspora, të cilëve, jo vetëm që nuk ju dha hapësirë e mjaftueshme për të dhënë kontributin e tyre në institucionet e shtetit të Kosovës, asnjëherë nuk u morën në kosideratë këshillat dhe idetë e tyre briliante për shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, për sigurime të plota shëndetësore për qytetarët pa pasur nevojë të krijohen skema të formës së lëmoshës për kategoritë e caktuara sociale.

Megjithatë, dashuria e intelektualëve ndaj atdheut ishte më e madhe sesa çdo post politik dhe privilegj nga shteti për të cilin luftuan, me shpresën se një ditë do të bëhet mirë në shtetin e tyre për të dhënë kontributin pofesional dhe intelektual, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Mërgimtarët janë shpirti dhe drita e lirisë së Kosovës, janë arteria më e pastër dhe më e shëndoshë e trungut tonë kombëtar, janë infuzion për shtetin dhe shpresë për qytetarët e vendit tonë.

Andaj, në këtë përvjetor të 14-të, të shtetit të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, mirënjohje vepres madhore të mijëra veprimtarëve dhe miliona atdhetarëve të mërgatës sonë të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Janë mërgimtarët, ata që për një dekadë e mbajtën në këmbë shtetin paralel dhe financuan arsimin shqip, ndihmuan familjet e tyre dhe familjet shqiptare kudo nëpër Kosovë përmes aksionit “Familja ndihmon Familjen”.

Zoti i bekoftë mërgimtarët dhe familjet e tyre!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!