Kreu Blog Faqe 1524

“Kurva” që apet s’po na pranon…!

0
Ing. Ahmet Asani, Zvicër
EUROPA KURVË QË S’PO NA PRANON ?!
(ripublikim me shkas)
▪︎Ne shqiptarët për 50 vite i ofruam Europës komunizmin më të mirë në botë, ate të Enver Hoxhës dhe ajo kurrë nuk e pranoi as Komunizmin Enverist e as shqiptarët në Europë!?
▪︎Ka vite që Europës po i ofrojmë sisteme të reja e të avancuara politike, shembull sikur sistemin monist të partisë Socialiste Post Enveriste të Shqipërisë, pastaj sistemin me te ri të Vetëqeverisjes Neo Marksiste në Kosovë, të kombinuar me duhma Salafisto-Vahabiste, sisteme të cilat po pëlqehen dhe mbeshten fuqishëm nga shtetet si Rusia, Turqia, Arabia, Korea Veriore, Kina e shumë shtete tjera dhe prap Europa nuk na pranon!?
▪︎Ka dekada që në zemer të Europës po ndërtojmë objekte fetare dhe sistemin e vetëm klerik religjioz i cili njeriut ia garanton 100% xhenetin, po i ofrojmë Europës ate që Perandoria Osmane me shpatë nuk kishte arritur t’ia jepte, dhe Europa prap nuk po na pranon!?
▪︎Me vite po i ofrojmë Europës kanabisin më të pastër në botë dhe Europa prap nuk na pranon!?
▪︎Epo ky është kulmi! Vërtetë duhet të jesh kurvë e përtej kurve, që t’mos i pranosh gjitha keto t’mira dhe t’mos i pranosh shqiptarët në Bashkësinë Europiane!?

Kabul, iu pre koka nga talebanët lojtares së ekipit afgan të volejbollit per të rejat

1

Në Afganistan, talebanët i prenë kokën një lojtari të ekipit të volejbollit të të rinjve: kjo është ajo që trajneri i vajzës raportoi në mediat indiane.

Afganistan, talebanët i presin kokën volejbollistes së re Mahjubin Hakimi në Kabul

Në Afganistan, talebanët vranë volejbollisten e re Mahjubin Hakimi duke i prerë kokën: ekzekutimi u krye në kryeqytetin Kabul. Vajza ishte një lojtare premtuese e ekipit të volejbollit për të rinj.

Ngjarja dramatike ndodhi në fillim të tetorit, por vrasja nuk u raportua nga familja e viktimës nga frika e hakmarrjeve të kryera ndaj tyre nga talebanët.

Historia, e raportuar nga gazeta persiane Independent, u raportua në mediat indiane nga trajneria e Mahjubin Hakimi, e identifikuar me pseudonimin e Suraya Afzali për të mbrojtur sigurinë e gruas.

Ankesa e trajneres: Duke pasur parasysh atë që trajneriä e volejbollistes së ndjerë zbuloi për gazeten “Persian Independent”, rrethanat që çuan në vrasjen brutale të Mahjubin Hakimi ishin të njohura vetëm për familjen e saj.

Para se fondamentalistët islamikë të rimarrin pushtetin, sipas mediave indiane, vajza luante në ekipin komunal të Kabulit.

Sa i përket lojtareve të tjera të kombëtares afgane, për më tepër, trajneria tha se vetëm dy volejbollistë arritën të iknin jashtë vendit pas kthimit të talebanëve ndërsa të gjithë atletet e tjerë “u detyruan të iknin dhe të fshiheshin” sepse përpjekja për të “gjetur ndihma nga organizatat dhe vendet ndërkombëtare nuk kanë qenë e suksesshme ”.

Gjatë javëve të fundit, rreth tridhjetë lojtare të ekipit kombëtar të volejbollit të vajzave në Afganistan kishin shprehur frikën se do t’i nënshtroheshin dhunës dhe ndëshkimeve nga fondamentalistët islamikë për karrierën e tyre sportive. Për këtë arsye, ata i kishin kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vinte në ndihmë dhe t’i ndihmonte të dilnin nga Afganistani.

Ndërkohë, volejbollistet e tjerë që kishin arritur të largoheshin nga vendi, denoncuan vrasjen e një prej shoqëruesve të tyre, e cila ndodhi në gusht. Vajza, në lidhje me atë që u raportua nga sportistet, do të ishte qëlluar për vdekje.

Me 20 tetor 2021

Nesër, me 22 tetor 2021, në Shkup promovohet libri historik i Buxhovit “Maqedonia” në anglisht

0
Nesër në Shkup PROMOVOHET “MAQEDONIA” NË ANGLISHT
Vepra historiografike “Macedonia – from antiquity to our time”, që doli së voni nga shtypi në botimin e botuesit amerikan “Jalifat Publishing” nga Houstoni, nesër promovohet në Shkup.
Promovimi organizohet nga Intituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe fillon në orën 11 në lokalet e Institutit në Bulevardin Ilinden.
Me këtë rast, autori dhe botuesit, përkujtojnë redaktorin e librit, Ramadan Musliun, me rastin e njëvjetorit të vdekjes.

Gabimet përkthimore në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Me zhvillimin e teknologjisë së internetit dhe me botimin e teksteve mësimore me vlera praktike, sot është bërë e mundur që kushdo që ka dëshirë dhe talent, mund t’i hyjë studimit të një gjuhe të huaj në mënyrë të pavarur. Madje në internet mund të pajtohen edhe pedagogë për mësimdhënie. Por, në të shumtën e rasteve, dijet e përftuara gjatë studimit të një gjuhe të huaj, nuk janë të mjaftueshme për t’u marrë me përkthim në një mënyrë profesionale. Sepse zotërimi në nivele të kënaqshme i një gjuhe të huaj, nuk do të thotë se mund të arrish të bëhesh edhe përkthyes.
Herë-herë hasen njerëz të talentuar, të cilët, gjatë përkthimit gojor, arrijnë të përballojnë përkthimin e shumë fjalëve apo shprehjeve të vështira, madje pa pasur as arsimimin, as përvojën e duhur. Por këto janë raste të rralla në jetë dhe përbëjnë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Megjithatë, duhet theksuar se në jetë u qëllon të gabojnë edhe diletantëve, edhe profesionistëve. Por nganjëherë gabimet e përkthyesve tingëllojnë kaq absurde, saqë ato i përmendin si anekdota.
Jo rrallëherë si shkak për gafa të tilla në përkthim shërbejnë të ashtuquajturit “miq të rremë të përkthyesit” ose omonimet ndërgjuhësore. Kështu, p.sh., fjala mjaft e përhapur e anglishtes “magazine”, në gjuhën shqipe s’përdoret absolutisht në kuptimin “magazinë”, por në kuptimin “revistë”. Fjala e italishtes “lunatico” dhe e anglishtes “lunatic” kanë kuptime krejt të ndryshme në gjuhën shqipe: e para përdoret në kuptimin “njeri që ecën në gjumë, që vuan nga makthi i natës, somnambul, kurse e dyta përkthehet “i marrë, i çmendur”.
Në vijim po i njoh lexuesit me disa gabime në përkthim, të cilat janë bërë shkak edhe për skena humori, edhe për keqkuptime në sferën e tregtisë, e diplomacisë, edhe për ndonjë ndëshkim të rëndë financiar, edhe për ndonjë ngjarje tragjike të përmasave katastrofike.
Një etiketë me zarar
Arsyeja kryesore e gabimeve në përkthimin gojor është horizonti i pamjaftueshëm kulturor i përkthyesit. Për pasojë, ai nuk i njeh traditat historiko-kulturore të një vendi të caktuar, me të cilin bën tregti një sipërmarrës që ka këkuar ndihmën e tij. Kështu, një prodhues i njohur i verërave rumune të qytetit Myrfatlar, dikur mendoi të hidhte në tregun ndërkombëtar një prodhim të ri. Verës që mendonte ta tregtonte në disa vende të botës, përfshirë edhe Rusinë e Bullgarinë, në konsultim me përkthyesin, i pati vënë etiketën “Zaraza”. Ky emër lidhet me një legjendë të Bukureshtit të viteve 30-40 të shekullit të kaluar. Skenaristi rumun Serxhiu Nikolaesku (Sergiu Nicolaescu – 1930-2013) e pati përdorur këtë legjendë në filmin “Supravieţitorul” (I mbetur gjallë), i cili pati dalë në ekran në vitin 2008.
Heroina e filmit, Zaraza, që në rumanisht do të thotë “e mrekullueshmja”, ishte njëra nga prostitutat më të magjishme të klubeve elitare të natës në Bukuresht. Ecjet e saj të shkujdesura dhe ngjyrat e fustaneve të saj magjepsëse, i linin meshkujt pa mend. Emri i heroinës romantike, i njohur për shumicën e rumunëve, në përfytyrimin e tregtarit të verërave, vendoste një lidhje të hamendësuar me pasionin dhe me dashurinë e zjarrtë për një damë të magjishme. Por përkthyesi, dhe bashkë me të edhe tregtari, kishin harruar më të rëndësishmen: ç’kuptim kishte kjo fjalë në gjuhët e vendeve ku do të tregtohej vera rumune?
Kjo fjalë përdoret në spanjisht. Haset në Meksikë, si emërtim i një lëngu frutash. Kurse në Venezuelë kështu quhet një qendër banimi, pra, përdoret si emërvend (toponim). Por si do të pritej kjo llojë vere në Rusi dhe në Bullgari? Sepse në rusisht dhe në bullgarisht kjo fjalë do të thotë “sëmundje ngjitëse, epidemi”. Merret me mend fare lehtë se si do të reagonin konsumatorët rusë dhe bullgarë ndaj kësaj vere me një të tillë etiketë. Askush nuk do të kuturiste t’i afrohej.
Gabime në sferën
e diplomacisë
Është e panumërt moria e incidenteve politike dhe diplomatike që janë krijuar për shkak të përkthimit të gabuar në gjuhën angleze të fjalës së frëngjishtes “demander” (pyes, lyp), një folje kjo e ngjashme për nga tingëllimi dhe drejtshkrimi me foljen e gjuhës angleze “demand” (kërkoj).
Aty rreth vitit 1830, mes Parisit dhe Vashingtonit lindën debate të zjarrta lidhur me taksat. Prandaj presidenti Xhekson (Andrew Jackson – 1767-1845) mbajti një fjalim në Kongres, duke propozuar masa të jashtëzakonshme.
Mesazhi që Franca i dërgonte Shtëpisë së Bardhë fillonte në këtë mënyrë:
“Qeveria e Francës lutet…”.
Përkthyesi e pati përkthyer:
“Qeveria e Francës kërkon…”
Presidenti Xhekson reagoi shpejt dhe prerazi, duke deklaruar, se, në qoftë se qeveria franceze do të guxonte të kërkonte, atëherë ajo nuk do të merrte asgjë. Për fat të mirë, gjithçka u vu në vijë, sapo përkthimi qe ndrequr.
Publicisti amerikan Xhon Koulman (John Coleman – 1935), në njërin nga librat e vet rrëfen për një takim të një delegacioni spanjoll me një delagacion francez. Njëri nga delegatët spanjollë që mori fjalën për të diskutuar, meqenëse kishte ngjirje zëri, iu drejtua të pranishmëve:
“Ju lutem të më falni se jam ftohur”.
Përkthyesi i frëngjishtes, duke mos qenë fort i kujdesshëm, këtë fjali e përktheu si më poshtë:
“Më falni, unë jam kaps”.
Delegacioni francez u shkul së qeshuri aq shumë, saqë shkundi tërë sallën dhe ngjalli kureshtinë e të gjithë të pranishmëve. Përkthyesi, i zënë ngushtë, u mundua të jepte shpjegime, por më kot.
Në vitin 1980, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kurt Vald-hajm (Kurt Waldheim – 1918-2007), bëri një vizitë në Iran për të zhvilluar bisedime për lirimin e pengjeve amerikane. Kur arriti në Teheran, ai deklaroi:
“Unë kam ardhur si ndërmjetës, për të diskutuar kushtet e kompromisit”.
Në këto fjalë e sipër, u krijua një keqkuptim: fjala persiane, e përshtatshme për fjalën “kompromis”, ka një ngjyrim negativ, të përafërt me fjalën “tradhti”, si, fjala vjen, në shprehjen “parimet tona qenë tradhtuar”. Po ashtu, fjala persiane që i përshtatet fjalës “ndërmjetës”, ka më shumë kuptimin “transportues” sesa “ndërmjetës” që mund të jetë i dobishëm.
Me fjalë të tjera, kuptimi tërësor i fjalëve që shprehnin qëllimin e vizitës së tij, qe përkthyer në persisht: “komprometim i moralit femëror”, me qëllim poshtërimin e Iranit.
Një orë pas kësaj deklarate të Kurt Vald-hajmit, iranianët e egërsuar filluan ta qëllonin me gurë makinën e tij.
Në librin e vet me titull “Undiplomatic Activities” (Puna jodiplomatike), që e ka hedhur në qarkullim Shtëpia botuese “Scribe Publications”. Melbourne, 2007, Riçard Vulkoti (Richard Woolcott – 1927), i cili, gjatë katër vjetëve, ka qenë ministër i punëve të jashme të Australisë, rrëfen se çfarë grackash i presin përkthyesit gojorë.
Ai tregon se si një diplomat australian në Francë, duke folur para francezëve, deshi të thoshte:
“Duke hedhur vështrimin mbi karrierën që kam lënë pas, mendoj se ajo ndahet në dy etapa: mërzia që më ka ndjekur në të gjitha vendet ku kam punuar më përpara dhe jeta në Paris”.
Sipas fjalëve të Vulkotit, mendimin e vet diplomati e shprehu në këtë mënyrë:
“Duke hedhur sytë mbi prapanicën time, po vërej se ajo përbëhet prej dy pjesësh”.
Vulkoti kujton një çast kur pati mbajtur një fjalim gjatë një vizite që kishte bërë në Palembang, fill pasi kishte filluar punën në ambasadën australiane në Indonezi:
“Zonja dhe zotërinj,
Në emrin tim dhe të bashkëshortes sime, dëshiroj të them se jemi të lumtur që erdhëm në Palembang”, – shqiptoi ai në anglisht.
Përkthyesi indonezian shqiptoi një frazë që s’kishte asgjë të përbashkët me ato që tha ambasadori:
“Zonja dhe zotërinj,
Duke ndenjur ulur në fytyrën e bashkëshortes sime, jam i lumtur që erdha në Palembang”.
Sipas fjalëve të Vulkotit, ish-kryeministri australian Bob Houk (Bob Hawke – 1929), dikur e pati vënë në siklet të madh auditorin japonez, kur, në përgjigje të disa pyetjeve të mërzitshme të ca personave zyrtarë japonezë, deklaroi:
“I am not here to play funny buggers” (Unë nuk jam këtu për të bërë shaka).
Ai përdori një shprehje frazeologjike nga anglishtja e folur australiane.
Për përkthyesit japonezë, kjo fjali e thjeshtë paskej qenë një kockë e fortë. Ata u mblodhën kokë më kokë dhe filluan të pëshpërisnin me njëri-tjetrin se si duhej përkthyer në japonisht shprehja “funny buggers”. Mbasi e përfunduan konsultimin, ata e përkthyen fjalinë si më poshtë:
“Unë nuk jam këtu që të luaj me ju si puna e homoseksualëve që qeshin nën hundë”.
Sipas fjalëve të Vulkotit, kur nisesh nga qëllimi për të bërë një përkthim të saktë të një fjalimi, përgjithësisht, është më mirë të mos e përkthesh. Për të argumentuar mendimin e vet, ai rrëfen për një ministër të një vendi aziatik, i cili, në një banket që qe organizuar në Seul, filloi të tregonte një anekdotë të gjatë. Përkthyesi korean s’po merrte vesh asgjë, por nuk e bënte veten. Ai shqiptoi nja dy fjali. Sakaq auditori ia dha të qeshurit dhe filloi duartrokitjet. Më pas përkthyesi e pranoi se cila kishte qenë arsyeja e vërtetë që të pranishmit i kishte bërë për të qeshur. Ai iu drejtua ministrit:
“Po ju them me ndershmëri, zoti ministër: anekdotën tuaj nuk e kuptova dhe prandaj thashë në koreanisht: ministri rrëfeu anekdotën e vet të radhës, prandaj tani, ju lutem, të gjithë së bashku qeshni dhe duartrokitni”.
Një përkthim i gabuar
i shakasë së Boris Jelcinit
Në tetor të vitit 1995, presidenti rus Boris Jelcin (1931-2007) ndodhej për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në konferencën e shtypit që u dha në Nju Jork, në prani të Presidenti Bill Klinton, Jelcini u tha gazetarëve amerikanë:
“Tani po ju deklaroj se ju keni dështuar”.
Konteksti i plotë i kësaj fjalie ishte si më poshtë:
“Në gazetat e djeshme ju parashikuat se takimi ynë i sotëm me Billin do të dështojë. Atëherë sot, për herë të parë, po ju deklaroj se jeni ju ata që keni dështuar”.
Më vonë gazetarët, të cilët presidenti rus u mundua t’i thumbonte, e patën etiketuar atë fjalim të Jelcinit si “shfaqja e Borisit”.
Ja se si e kujton atë ditë një dëshmitar, Stroub Telboti (Strobe Talbott – 1946), diplomat dhe politolog amerikan:
“Diplomacia, ashtu siç e zbatonte Jelcini, gjithmonë ishte një lloj shfaqjeje në kuptimin e vet, kurse kur ishte i dehur, shfaqja vinte dhe shndërrohej në parodi: ky ishte njëri nga incidentet më të këqinj që kishin ndodhur deri tani. Klintoni, gjithsesi, u shkri së qeshuri, i rrahu krahët Jelcinit dhe filloi të fshinte lotët:
“Vetëm të jeni i bindur se gjithçka ne e kemi kuptuar drejt, – tha ai, – duke iu afruar mikrofonit dhe duke vazhduar të qeshte, paksa i sforcuar dhe në një mënyrë jo bindëse””, – shkruan Telboti në librin e vet me titull “The Russia Hand: A Memoir of Presidential Diplomacy” (Dora e Rusisë: kujtime për diplomacinë presidenciale). Random House Publishing Group. 2007.
Përkthyesi, duke përkthyer frazën shakatare të Jelcinit “Tani po ju deklaroj se ju keni dështuar”, pati zgjedhur në anglisht shprehjen “you had a disaster”. Këtë shprehje përkthyesi e sajoi krejtësisht kot, sepse në anglisht kjo shprehje do të thotë “ju jeni dhier në brekë”.
Klintoni, që t’i japësh hakun, filloi të qeshte me bubullima, si ndonjë fëmijë shkolle, saqë i dolën lot, çka bëri që të çtensionohej situata.
Së pari, një shprehje e tillë në anglisht nuk ekziston.
Së dyti, përkthyesi nxori nga goja fare qartë jo shprehjen “you had a disaster”, por shprehjen “you are a disaster”. Përgjithësisht, nuk u kuptua se kush dhe si ia kapi veshi fjalën “had”.
Atëherë cila qe arsyeja që Klintoni u shkri gazit?
Sepse në përkthim fjalët e Jelcinit tingëlluan afërsisht në këtë mënyrë:
“Ju keni thënë se do të dalë një katastrofë. Ju jeni vetë katastrofa!”. Për më tepër, kjo është një shprehje tipike për të folurën e fëmijëve në gjuhën angleze. Në gojën e përkthyesit pikërisht e tillë tingëlloi dhe Klintoni me siguri që e mori si një shaka të qëllimshme nga ana e Jelcinit.
Një gabim përkthimi
në hapësirat e Bashkimit Evropian
Është vështirë ta besosh se si në botën e sotme të globalizuar dhe konkretisht në hapësirat e Bashkimit Evropian, vazhdojnë të bëhen gabime përkthimore në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në nëntor të vitit 2013, krejt shtypi spanjoll, nën ndikimin e agjencive të informacionit, shkroi sikur përfaqësuesi zyrtar i Komisionit Evropian e paskej quajtur “rubbish” (pleh) deklaratën e ministrit spanjoll të arsimit Vert (José Ignacio Wert Ortega – 1950). Në të vërtetë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për çështjet e arsimit Denis Ebot (Dennis Abbot), pati përdorur fjalën rubbish, e cila me të vërtetë mund të ketë kuptimin “pleh”, por, në kontekstin e dhënë, përkthimi i saktë do të ishte “absurditet”, “budallallëk”. Por kjo nuk është e njëjta gjë. Eboti u mundua ta ndreqte një gabim të tillë, por pa ndonjë sukses të dukshëm. Ky gabim, i cili shtypit, përgjithësisht, i erdhi në osh, nuk del përtej caqeve të një kurioziteti, por çfarë mund të ndodhte kur bëhet një trajtim i tillë i gabuar në rastin e një gjendjeje të tensinuar? Çfarë ndodh kur një gabim i përkthyesit gojor merret si i vërtetë?
Gabime me pasoja
në histori
Le të njihemi më poshtë me disa gabime në përkthimin gojor, mes të cilëve ka pasur edhe ndonjë të atillë që ka lënë gjurmë të rënda në histori.
Përkthyesit gojorë i quajnë luftëtarë të një fronti të padukshëm. Ata edhe mund t’i zbutin bisedimet, si edhe mund të shpërthejnë sherrin mes bashkëbiseduesve në gjuhë të ndryshme. Por kur gabimet në përkthim prekin rëndë marrëdhëniet mes shteteve, atëherë pasojat mund të jenë shumë tragjike.
Kërcënimi i Hrushovit
Në vitin 1956, kur lufta e ftohtë ishte në kulmin e saj, Hrushovi mbajti një fjalim në një banket, të organizuar në ambasadën polake në Moskë, ku merrnin pjesë shuë ambasadorë të vendeve perëndimore.
Mysafirët e pranishëm ngrinë në vend, kur dëgjuan fjalët që Hrushovi nxori nga goja:
“Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen një gjë e tillë, historia është në anën tonë. Ne do t’ju groposim!”.
Në kushtet e një gare të shfrenuar armatimi, shtypi perëndimor i perceptoi këto fjalë si një kërcënim të drejtpërdrejtë. Por pala sovjetike nxitoi të deklaronte se Hrushovin e paskeshin kuptua gabim, se fjalët e tij qenkeshin shkëputur nga konteksti. Në të vërtetë, udhëheqësi sovjetik paskej pasur parasysh një frazë të Marksit nga vepra “Manifesti i partisë komuniste”, ku thuhet se “borgjezia pjell varrmihësit e vet”.
Përkthimi i saktë i fjalimit të tij, i cili jo detyrimisht duhej të ishte i fjalëpërfjalshëm, duhej përcjellë afërsisht në këtë mënyrë:
“Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen, historia është në anën tonë. Ne do të jetojmë deri atëherë kur të shikojmë se si juve do t’ju groposin”.
Nuk mund të thuhet se kjo ishte ndonjë frazë miqësore, por, sidoqoftë, ajo, sipas palës sovjetike, paskej qenë një parullë ideologjike dhe jo një kërcënim.
Një gabim i rrezikshëm në përkthimin
e porosisë së Fidel Kastros
Fidel Kastroja pati deklaruar dikur se kriza e Karaibeve qe shkaktuar për faj të përkthyesit. Në të vërtetë, udhëheqësi kubanez i kishte thënë qeverisë sovjetike të mos sillte raketa në Ishullin e lirisë, siç e quante ai, por fjalët e tij qenë përkthyer gabim, dhe raketat sovjetike u instaluan në Kubë. Pra, një përkthim i gabuar gati sa nuk çoi në një konfrontim bërthamor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik
Gabimet e përkthyesit
të presidentit Karter në Poloni
Situata krejtësisht absurde mund të krijohen edhe atëherë kur përkthyesit gojor i mungon përvoja dhe përgatitja e mjaftueshme profesionale. Dikur, në mbarë botën, pati shpërhyer një zhurmë e madhe për gabimet e përkthyesit të presidentit Karter gjatë vizitës së tij në Poloni. Pra, ajo vizitë në dhjetorin e vitit 1977 për pak sa nuk përfundoi me një skandal ndërkombëtar për shkak të paaftësisë së përkthyesit sinkronist. Përkthyesi arriti t’i lejonte vetes gafa të tilla në përkthim, të cilat e ndryshonin tërësisht kuptimin e disa fjalive të presidentit.
Pra, kur presidenti Karter po bëhej gati për atë vizitë, përgjegjësi i seksionit të përkthimit në Departamentin e Shtetit, bëri një marrëveshje me përkthyesin amerikan me prejardhje polake Stiven Seimurin (Steven Seymour), i cili dinte polonisht, por asnjëherë nuk ishte marrë me të në një mënyrë profesionale.
Siç dihet, asokohe Polonia ishte pjesë e kampit socialist dhe Karteri u mundua të fitonte simpatinë e popullit polak, duke mbajtur një fjalim miqësor. Por përkthyesi nuk dihet se për ç’arsye ngeci. Karteri e filloi fjalimin e vet me fjalët “Unë u nisa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në mëngjes”, kurse përkthyesi e perktheu “Unë u largova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mos u kthyer më kurrë atje”. Shprehja “kur qe themeluar kombi ynë…”, tingëlloi “kur qe thurur kombi ynë…”, kurse fjalia “Pothuajse gjashtë milionë amerikanë kanë prejardhje polake”, në përkthim mori një kuptim krejtësisht tjetër: “Polonia është atdheu i dhjetë milionë amerikanëve”. Kur presidenti tha “Unë erdha për të mësuar mendimin dhe dëshirat tuaja për të ardhmen”, përkthyesi la të kuptohej sikur Karteri paskej pasur një pasion seksual ndaj polakëve. Madje fraza e patëkeq se sa i lumtur është Karteri që po viziton Poloninë, në gojën e përkthyesit u përcoll me fjalët “ai është i lumtur që pa pjesët intime të Polonisë”.
Kjo ishte një gjë e tmerrshme. U desh të thirrej një tjetër përkthyes. Ky e zotëronte mirë polonishten, por kishte dobësi në zotërimin e anglishtes. Gjithçka shkoi keq dhe madje nuk ishte për të qeshur. Ai thjesht nuk ishte në gjendje të përkthente.
Me siguri që polakët e patën kujtuar për një kohë të gjatë atë vizitë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një përkthim me rrezik
për Lindjen e Mesme
Në vitin 2006, sipas versionit të përkthyesit gojor, presidenti i Iranit Ahmadinexhad (1956) pati bërë thirrje për Izraelin “to be wiped off the map”(të fshihet nga faqja e dheut). Kjo shprehje u studiua më vonë dhe doli që ajo që ishte thënë, në të vërtetë, kishte kuptimin “the regime occupying Jerusalem must vanish from the page of time” (qeverisja që mban të pushtuar Jeruzalemin duhet të marrë fund).
Pavarësisht nga mendimi që krijohet për këtë deklaratë, qëllimi i saj ishte i ndryshëm nga ajo çfarë kishte kuptuar përkthyesi. Në një rajon të botës, aq delikat, si Lindja e Mesme, një gabim i një shkalle të tillë në përkthim, mund të sillte si pasojë ndërlikime shumë të rënda, deri në shpërthimin e luftës.
Një përkthim me pasojë
71 milionë dollarë dëmshpërblim
Në vitin 1980, Vili Ramires (Willie Ramirez) qe shtruar në njërin nga spitalet e Floridës. Ai ndodhej në një gjendje shumë të rëndë. Të afërmit e tij nuk ishin në gjendje të sqaronin se çfarë kishte ndodhur me të, meqenëse nuk dinin anglisht. Ata, sipas hamendjes së tyre, u thanë mjekëve se Ramiresi qenkej helmatisur nga ushqimi. Përkthyesi bëri një gabim gjatë përkthimit të termit spanjoll “intoxicado”, që do të thotë “i helmatisur” ose që “ka reaksion alergjik”. Ai e përktheu “intoxicated”, një fjalë kjo, e cila në anglisht përdoret vetëm në rastet kur njerëzit kanë pirë një dozë të lartë narkotikësh ose alkooli.
Megjithëse të afërmit e Ramiresit shkonin me mendimin se ai paskej gastroenterit (infeksion të cipës së stomakut dhe të zorrëve të holla), në të vërtetë, ai kishte gjakrrjedhje në tru (hemorragji). Për shkak të kësaj pakujdesie në përkthim dhe, për pasojë, të kurimit të gabuar, Ramiresi pati një paralizë të të katër gjymtyrëve (tetraplegji), kurse spitalit iu desh t’i paguante një kompensim prej 71 milionë dollarësh.
Një përkthim me pasoja
dy bombardime atomike
Më 26 korrik të vitit 1945, vendet e koalicionit antihitlerian botuan Deklaratën e Potsdamit, në të cilën qenë përcaktuar kushtet e kapitullimit të perandorisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore dhe nënvizohej se në rast refuzimi, atë e pret “një shfarosje e shpejtë dhe e plotë”. Deklarata ishte një ultimatum tipik.
Kryeministri i Japonisë Kantaro Suzuki (1868-1948) thirri një konferencë shtypi, në të cilën deklaroi:
“No comment. We are still thinking about it” (Pa komente. Ne po vazhdojmë ta mendojmë një gjë të tillë).
Për fat të keq, version i përkthyesit ishte:
“We are ignoring it in contempt” (Ne e shpërfillim këtë me përbuzje).
Vetëm dhjetë ditë pas konferencës së shtypit të kryeministrit japonez, presidenti amerikan Truman ( Harry Truman – 1884-1972) ia sqaroi botës se çdo të thotë “një shfarosje e shpejtë dhe e plotë”, me urdhrin që dha për bombardimin atomik të dy qyteteve japoneze.

Shënim.
Ky material përbën pjesën përmbyllëse të librit tim “Arti i përkthimit gojor”, të botuar në tetor të vitit 2019. Libri, me një vëllim prej 532 faqesh, është botim i studios “Intergrafika”, Tiranë. Aty pasqyrohet përvoja e përkthyesve të disa personaliteteve të ndryshme të politikës botërore gjatë shek. XX, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në Kinë dhe Japoni.

Qysh e kish bo Hoxha për pesë pare Mazllumin që pinte raki, në ni ndeje t’katunit, dhe çka i bani Mazllumi qikës së Hoxhës?!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
VAKIA E MAZLLUMIT ME QIKEN E HOXHES
Ish kon ni djalë me emnin Mazllum dhe e kish pas hoxhen e katunit tullusum.
Se Mazllumi çdo sabah në tesëll e kish çu ka ni gotë raki e hoxhes ia kishte fut n’veshë këtë punë ni kojshi i tij.
E Hoxha e kish bo për pesë pare, para xhematit Mazllumin peshkeq, në ni ndeje t’katunit dhe i kish thon t’i je biri i Koftlarg Melunit.
Prej atij dakiki Mazllumi jo veç që s’dojke me pa hoxhën me sy, po kqyrke diqysh edhe qiken e hasretit m’ia ….!
Ni ditë vjen hoxha të baba i Mazllumit n’konak dhe e merr me vete qiken e re dhe gruen e plakë.
Mirëpo ktyneherit burrat kanë ndejt pi grave veç, e Mazllumi tanë kohën kqyrke qysh me dalë pi odes dhe mu da me qiken e Hoxhes veç.
Dikur palli lopa dhe Mazllumi mori leje pi babes me shku m’i qit sanë e kashtë dhe ja mbathi me të katërtat e hyxhym doli jashtë.
Shkoi te dhoma e grave e pe sheh qiken e hoxhes tu nejt me motrën e tij dhe pa njo pa dy p’i thotë : kom ra në ty n’dashni, rri ktu dhe kurrë mo mos shko n’shpi.
Motra e tij u skuq e filloj Mazllumit m’i bërtit, po çika e hoxhes i tha: mos i bërtit se qeto fjalë tanë jetën pi vllavit tond i kom prit.
U nal motra e Mazllumit dhe ja boni të dyve dashninë për hajer dhe Mazllumi e mori çiken e hoxhes dhe e qiti përjashta n’ajër.
E pastaj pi ajrit të pastër e futi në ahur të lopës dhe ia knaqi shpirtin si Cazanova Penelopes.
Nuk shkoi larg dhe Mazllumi u martu me çiken e hoxhes.
Mirëpo Hoxha Mazllumin gjethqysh kqyrke me bo mysliman dhe ni ditë i tha kom pa onderr që ki hy n’ dinë e iman.
Dhe Allahi si shpërblim ta kish mush ni tren me raki amo nuk guxon n’ këtë dynja m’e pi.
T’a ka rezervu për atë dynja jo vetem ni tren plotë raki, po edhe 72 Hyri t’ gatshme për me t’dhon kënaqësi.
Amo me ni kusht: me agjeru Ramazan dhe m’u falë pesë herë n’ ditë dhe mos me shti asni pikë raki n’ gojë dhe fyt.
Ja nisi Mazllumi m’i falë pesë vaktet dhe me agjeru Ramazan, e rakinë 100% me lanë, ndërsa shokët e tij ja nisën me thirrë hallall e jo mo Haram.
Po Mazllumi si Mazllum e mbajti fjalën veç n’i muj ditë dhe aq shumë e mori malli për raki, saqë i perbiu dy litra përniherë me fyt.
E gruja i e tij i çoj fjalë babes hoxh që Mazllumi e ka thy besën dhe e luti me ardh prapë m’ia hek vesvesen.
Pi thotë Hoxha Mazllumit apet e kom pa ondrren e njojt, hajt se nuk u bo nami që dje pak ta ka kojt.
Po i thotë Mazllumi Hoxhes edhe unë ty t’kom pa onderr t’u fluturu.
Po i thotë Hoxha e tani shka ka ndodh?
Tha ta kom rras llovaçk pi s’ poshtit dhe ki ra drejt n’mullar temin, se me ato ondrrat tua k…ma ki lodh.

As toskë as gegë as kosovarë por vetëm shqiptar

Shkruan: Fahri XHARRA

Deshta të bëj një analizë pak si ndryshe te një libri të botuar rishtas: “ Unë jam gegë”të Mustafa Nanos. Po them ndryshe sepse do të nisëm vetëm nga qëllimi i mesazhit (kumtit) të cilin libri mundohet të na jep. Librit ia potencon qëllimin e keq të tij edhe parathenja. Jo rastësisht u gjetën këta të dy. Por të shkojmë rradhazi , dhe të shofim se si libri na e thotë atë që e thoshin të tjerët ; apo e thot Mustafa Nano atë që ne nuk deshem ta thonim:
“ Tani për tani është e pamundur studimi i të kaluarës së shqiptarëve me metoda arkeologjike ngase nuk ka gjurmë për to.Kjo s`është e jashtëzakonshme, sepse shqiptarët e sotëm janë një përzierje e komponenteve të ndryshëm etnike gjegjësisht kulturave të ndryshme. Janë blegtorë të ardhur dhe kështu në mënyrë arkeologjike janë të pa diktueshëm ( që nuk vërehen). Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjindet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq : Shqiptarët Ilir të rrejshëm)”… thonë serbët , dhe pyesin :
“ A e kanë shqiptarët së paku gjuhën e tyre amëtare? Jo , nuk e kanë. Prova më e mirë për këte është n’ faktin që kur shoqata angleze biblike e cila e boton Librin e shenjt për çdo popull në gjuhën e tij, ishte e obliguar që për Arnautët të boton Biblën në 5 përkthime të ndryshme “….. “ në mesin e këtyre pesë”dialekteve” , dy nga ata janë më të përhapurit , atë të cilin e flasin gegët dhe gjuha e shqiptarëve të Jugut , i cile quhet toskërisht. Këto gjuhë janë aq të ndryshme sa që Gega nuk e merr vesh Toskën dhe anasjelltas . Bile kur delegacioni i Ali pahë Tepelenës e vizitonte Mustafa Pashën e Shkodrës , edhe pse të gjithë arnaut i dashke të sillnin me veti përkthyesin e posaçëm , sepse ata nuk e kuptonin gjuhën Gegë “ ( V.Nelezhejov , Të drejtat e shqiptarëve për shtet B. Нележојев, Албанска права на државу, »Самоуправа« за год. 1912, бр. 319.” ) . Nano , ore Nano!
E keqja vje nga jasht e edhe nga mbrenda : ”Deri vonë në shekullin XIX shumica e shqiptarëve nga administrata osmane konsideroheshin ose “turq” (d.m.th. myslimanë), ose “grekë” (ortodoksë) dhe “latinë” (katolikë). Shumica, sipas Schmitt, edhe ndiheshin të tillë. Jo kombi, por përkatësia fetare ishte primare. Ashtu si sot në Kosovë kur bashkësia ndërkombëtare përpiqet të ndërtojë një komb (“nation-building”) edhe para 120-130 vjetëve diplomatët austriakë dhe hungarezë, por edhe shkencëtarët zhvillonin përpjekje për të krijuar kombin shqiptar (. Me Ankaranë apo me Brukselin? – Enver Robelli)”
“Kurse shtypi i Beogradit ,kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “(shtypi serb, Jovan Deretiç)
Para se të dilet me një libër të tillë si Unë jam gegë , duhet të pyesim ( nëse jemi shqiptar ) se çka thonin e çka thonë të tjerët për ne ?: ” Pra , Arnautët jo që nuk e kanë gjuhën e tyre të përbashkët popullore por nuk e kanë as alfabetin e tyre (. Ueber das Albanesische, Berlin, 1855.) dhe parathënësi i librit Primo Shllaku shkruan diku tjetër ”Standardi dështoi (balkanweb.com) ” (Primo Shllaku ,Poet, Drejtues i Institutit të Promovimit të Vlerave të Gjuhës Shqipe) ????
Më vjen për të mënduar seriozisht por me një habi të madhe se çka anlizon Mustafa Nano në ” Unë jam gegë ” , pse ate e brengos që aq rrallë po u përmendkan ” toskët” dhe ”gegët” nga historianët tanë. Apo e ka qëllimin e deretiqëve , peshiqëve dhe cvijiqëve të cituar më lartë që karshi botës të paraqitemi si popull :” këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme,” .
Ju lutem pak vëmendje nga libri :”Aleks Buda , që e ndjek gur me gur historinë e Shqipërisë… nuk ia ka nxënë goja qoftë edhe një herë të vetme termat ”gegë” e ”tosk” (Unë jam gegë fq.13) …Kristo Frashëri e bënë të njejtën gjë në librat e tij ,fjala vjen në librin e tij ”Historia e qytetërimit shqiptar” gjendet fjala”Toskëri ” që përdoret 3-4 herë….Po ky autor (Kristo Frashëri fxh) e ka përdorur një herë fjalën ” Toskëri” e një herë fjalën ” ”gegëri” në librin Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. ( po aty ,faqe 13.)” …. ankohet M.Nano ankohet.
Pastaj ,pa menduar fare qëllimin e të tjerëve M.N. shkruan: ”Si zor të gjendet pra ndonjë historigraf, konsull, etnolog …. që të mos ketë shkruar për shqiptarët e të mos ketë folur për gegët e toskët.” Po ja qëllimi i tyre zoti M.Nano:” :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “ (shtypi serb , Cvijiç) . Të shkruajmë edhe ne si këta? Po Mustafa Nano shkruan ”Nga ilirët te gegët, nga epirotët tek toskët ” e kërkon ndarjen gjenetike ”antropologu” ynë në librin e tij ” Unë jam gegë”.
“Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
– Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe thonë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s’mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.
Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!”( gazetakritika.net)
”Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali: – Si do t’i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut? Dhe Ismail Qemali ia priti: – Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t’i sillnin të huajt këto besime! -”
Po e citoj edhe këte të intervistë të Gazetes Express : ”Mustafa Nano në librin e tij të fundit “Unë jam Gegë” thotë se çështja e shqipes standarde e ka tejkaluar Shkumbinin, si kufi ndarës mes dialektit Gegë dhe Toskë, dhe tashmë është zhvendosur në Morinë.
Mehmet Kraja përgjigjet: Nuk do të duhej të përgjigjesha në këtë pyetje, vetëm për faktin se më citoni këtu një gazetar jokompetent, madje aksidental, dhe nuk iu referoheni profesionistëve, atyre që janë kompetentë dhe që çështjen e gjuhës e trajtojnë me informacion të mjaftueshëm, me dije kulturore dhe me akribi shkencore. Me injorantë të këtillë nuk do të doja kurrë t’i diskutoja çështjet e gjuhës, madje as të motit. ”
Ndërsa autorët serbë na këshillojnë: “ Për shqiptarët kishte me qenë në interes më të madh nacional sikur të përcaktohej qartë identiteti i tyre etnik dhe në atë mënyrë e kishin fituar epitetin e një populli të rëndësishëm të Kaukazit me një civilizim dhe traditë mijëravjeqare; se sa me kokëfortësi të paraqiten si pasardhës të ilireve dhe me vetëdije të sajojnë një rrenë me përkatësinë më të ultë morale – vetëzhgënjimin:”( Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri). Çfarë këshille e mençur! dhe ne si i themi kësaj? Fol Mustafa Nano!

Bakir Izetbegoviq, i biri i Babës Alija Izetbegoviq, apo ai që e mbushi Sarajevën me xhihadista!

13
Mjesečno, svaki vehabija dobije 300, a žene 400 eura. Vehabijski pokret u BiH sve se više širi i nameće, pa se ispostavlja da je prof. dr. Rešid Hafizović, profesor na Fakultetu islamskih znanosti, istinski u pravu kada javno upozorava:
– Vehabijski militanti više ne dolaze samo po našu djecu, sad dolaze po tapiju na ovu zemlju i njezine institucije!
Tekst është marrë nga portali SodaLIVE.ba.
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Dua ta sqarojë një një të vërtetë shumë të dhimbshme.
Bakir Izetbegoviq nuk ka asgjë kundër ndarjes së Bosnjës në tri pjesë.
Sepse e ka mbushur Sarajevën me xhihadista, për t’ia bërë shteteve të NATO-s me qëllim të neveritshëm Kantonin boshnjak të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në fakt roli i tij në afrimin e Erdoganit, Putinit dhe Vuçiqit ishte kyç.
Prandaj ai as që po e merr mundin për ta kritikuar Dodikun.
Sa për të larë m…me shurrë, ai po e quan atë “luđak koji će vremenom da se smiri” (një i çmendur që më kalimin e kohës do të qetësohet) dhe me këtë po përfundon kritika e tij.
Prandaj kritiken e vetme të sinqertë dhe serioze po e merrë Dodik nga opozita sekulare boshnjake.
Imagjinojeni i dërguari special i UNO Christian Schwanz-Schilling ka deklaruar para ca ditësh publikisht, që mosmarrëveshjet ndërmjet liderëve të entiteteve janë çështje e tyre interne dhe ai nuk e ka ndërmend t’u hyjë në mes për t’i pajtuar.
Imagjinojeni sikur këtë deklaratë ta kishte bërë anglezi Pedi Eshdaun?
Por jo nuk e ka bërë kurrë, prandaj boshnjakët sekularë dhe partitë e tyre po vajtojnë për mungesën e tij dhe po e lypin atë me qiri dhe me pishë.
Në fakt s’ka pse të përzihet sepse ata vetëm aktrojnë mosmarrëveshje për t’i vënë pluhr në sy popullit naivë, e ne realitet pajtohen për “miran razlaz Bosne i Hercegovine” (shpërbërje paqësorë të Bosnjës dhe Hercegovinës).
Sepse Bakir Izetbegoviq nuk do të ishte djali i Alija Izetbegoviqit sikur të mus ishte i fascinuar nga Islami ekstrem.
Sepse ai thjesht nuk mund të del prej lëkurës së tij.
Tipi është edukuar, rritur, formësuar dhe dashuruar në stilin e jetesës dhe perceptimit anadollako-beduin.
Respektivisht në pordhën dhe piskamen anadollako-beduine.
Në anën tjetër turi i tij i vogël sa i trumcakut harron, se premtimin që ia ka dhënë atij Erdogani se do ta shndërrojë pjesën boshnjake të Bosnies në Republikë të lulëzuar Eksterne Turke ai nuk do të mund ta mbajë.
Sepse siguria e Turqisë varet nga NATO pjesë e së cilës është, prandaj një fishkëllimë e Joe Biden do t’i mjaftonte atij, për të qenë në pozitë jashtë lojës dhe për ta lënë Bakirin me gishta në gojë.
Fatkeqësisht USA janë thellësisht të përçara nga koha e Trumpit dhe ju duhet edhe ca kohë për ta rikthyer fuqinë dhe namin e moçëm, përndryshe ato veç sot do ta bënin atë që do ta bëjnë nesër.
Ky është realiteti i Bosnjës për të cilin nuk shkruan asnjë gazetar dhe analist tjetër në trojet shqiptare përveç meje idiotit, sepse të mençurit besojnë fatalisht se shtrihet gjeografikisht në një planet tjetër të sistemit diellor dhe nuk paraqet rrezik për ne.
Mos u çuditni nëse qasja e shteteve që na kanë dhuruar shtetësisë dhe pavarësisë tonë, ndryshon nesër pasnesër ndaj nesh për 180 shkallë.
Dhe unë ju betohem në komb dhe flamur që pikërisht kjo do të ndodh, nëse nuk e shporrim nesër e më së largu pasnesër një herë e përgjithmonë ndikimin e islamit ekstrem nga politika, kultura dhe edukata jonë.
Respektivisht nga jeta jonë përditshme, përndryshe do të mbesim me gishta në gojë.
Dhe pastaj mund t’i mëshojnë fyellit të djalit të çobanit Bin Laden dhe të ushqehemi me bombat e Visar Korenices të cilat ia ka dedikuar Izraelit.
Në fakt është pikërisht kjo çmenduri fatale, që më mbanë jashtë Vetëvendosjes dhe që kurrë nuk do ta kuptojë pse po ndodh.
Apo ndoshta ka nevojë Albin Kurti që ta ketë pikërisht pikë të dobët një çmenduri të përmasave të tilla, sa për të mos i rënë askush msysh?

Para çerek shekulli forcat serbe në Kosovë më ndaluan në kufi edhe gazetat e Shqipërisë

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

 -Në ditën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri në 20 Tetor 1996, para çerek shekulli,  derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë, i dërguar special i gazetës së rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja, forcat serbe më ndaluan në kufi edhe gazetat e Tiranës/

Gazetari Behlul Jashari në kohë lufte në Kosovë i ndaluar nga forcat serbe në Prishtinë – kontrollohet (pamje nga një xhirim televiziv i asaj kohe)

 

PRISHTINË, 20 Tetor 2021/ Para çerek shekulli, në 20 Tetor 1996,  raportoja nga Kukësi – zgjedhjet lokale në Shqipëri, si reporter special i gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovë, kryeredaktor i parë -themelues i së cilës isha,  e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale  të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja.

Edhe gazetat e Shqipërisë forcat serbe mi ndaluan e konfiskuan në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morin derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë.

Me mbititull “Raport nga zgjedhjet lokale në  rrethin e Kukësit” e me titull “Vota vizionit të zhvillimit më të shpejtë” në ballinë të gazetës “Bujku” mes tjerash shkruaja:

Shqipëria sot ishte e veshur në të gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar, kishte ditën e zgjedhjeve lokale nëpër bashki, qytete, komuna e rrethe, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me një përqindje të lartë të daljes  së qytetarëve me të drejtë vote nëpër të gjitha qendrat e votimit, të hapura që nga ora shtatë e mëngjesit. Dalja në zgjedhjet e lira e demokratike ishte një moment solemn për tërë vendin dhe popullin që dha votën lirisht për të zgjedhurit e vet, për reprezentuesit e vet për udhëheqjen e pushtetit lokal në Shqipëri.

Në krahinën e Lumës në veri të Shqipërisë sot kishte edhe shumë dasma, dhe dasmat lumjane plot kolorit, këngë, valle e gjallëri, e bënin edhe më të bukuar këtë ditë të zgjedhjeve lokale në rrethin e Kukësit…

Raportimi, në kuadër të cilit ishte edhe intervista me titull “Kukësi – Bashki moderne”, vazhdonte gjerësisht në faqen e parë e të dytë të gazetës me mestitujt “Emra të shquar intelektualësh në konkurrencën politike” e “Raportet dëshmojnë për mbarësi të zgjedhjeve”, përfundonte kështu:

Të gjithë bashkëbiseduesit në Kukës kishin thuaja të njëjtin opinion për zgjedhjet e sotme lokale: janë këto zgjedhje të lira, korrekte, të drejta, që mund të krahasohen me normat dhe nivelet evropiane…

Gazeta Bujku – 21 Tetor 1996 – faqe 2 

Në orët e pasditës, derisa shtohej vazhdimisht numri i njerëzve nëpër rrugë që shkonin në qendrat e votimit, largohemi nga Kukësi për të arritur më kohë ky raport në redaksinë e “Rilindjes” në Prishtinë. Në kufi, në anën e kontrolluar nga forcat serbe, na thonë prerazi se nuk na lejojnë të sjellim në Kosovë gazetat nga Shqipëria, të cilat, pa përjashtim, të gjitha, ishin tematike dhe iu përkushtoheshin zgjedhjeve të sotme lokale. Secila nga gazetat kishte mesazhin, pikëvështrimin e pritjet e veta për zgjedhjet…

Gazetat mbesin në rrugë, në kufi – ndalohen.

Po, edhe në Kosovë na shoqëron Kukësi, radioja e këtij qyteti, programi i tij që gjatë tërë ditës është në frymen e zgjedhjeve, dhe sjell raporte për zgjedhjet edhe nga rrethi i Krumës, nga Peshkopia, Tropoja, komunat Bicaj, Shtiqeni…Edhe informacionet nga të gjitha mjediset, në pritje të rezultateve, flasin për ritme të shtuara të pjesëmarrjes së elektoratit, për mbarësi e korrektësi në zgjedhjet e lira e demokratike lokale të Shqipërisë…

Çka është duke ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë dhe a jemi të rrezikuar nga ngjarjet e atjeshme?…

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Franca dhe Gjermania ia kanë hapur dyert dhe dritaret Dodikut për ta realizuar planin e Vuçiqit dhe Putinit për ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ndërsa Kroacia mezi po pret për ta aneksuar Herceg-Bosnen dhe ndoshta për t’ia grabitur Dodikut edhe një pjesë të Posavines dikur të banuar ekskluzivisht me kroatë.
Ardhja e Kristofer Hillit si Ambasador në Serbi është e vetmja shpresë që USA t’ia zbehë guximin Rusisë për t’i ndihmuar haptas Serbisë për realizimin planprojektit “Bota Serbe” .
Në fakt Rusia nuk e ka fare dert nëse e shndërron Serbinë në mish për top, ashtu siç ka bërë gjithmonë, sepse interesat e saja parësore strategjike, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë janë Ukraina dhe Azerbexhani.
Natyrisht pjesëmarrja aktive e ambasadorit rus në protestat në Veri, kishte për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e Listës Serbe për organizimin e një sulmi të armatosur kundër Njësisë sonë Speciale.
Dhe ky sulm pastaj do t’i shitej Bashkësisë edhe ashtu të irrituar Ndërkombëtare si mbrojte e popullatës serbe nga rrezikimi fizik.
Kjo është dëshmi që
Rusia po përpiqet ta ndez një konflikt të ri në Ballkan e vetëdijshme për domino-efektin.
Në të njëjtën kohë ajo po përpiqet ta zhvendos fokusin e USA nga Ukraina, në mënyrë që ta fusë këtë të fundit e pa penguar në kthetrat e saj.
Në anën tjetër Serbia edhe pse e pasigurt se a do ta mbajë Rusia fjalën, po i bën publike qëllimet dhe synimet e saja gllabëruese, që nuk dallojnë fare nga ato të Millosheviqit
Po i bënë publike përmes veprimeve dhe aksioneve sabotuese dhe destruktive të Kishes së saj Klerofashiste, të cilat se fundmi i pamë në Mal të Zi.
Sepse tensionimi i gjendjes në Kosovë dhe rrezikimi i suverenitetit të Malit të Zi, ia ngrit asaj çmimin në tavolinën e bisedimeve, ose për ta aneksuar me pajtimin e fuqive të mëdha Veriun tonë, ose për ta arritur bashkimin e papenguar me Republika Srpsken.
Sepse Uashingtoni dhe Brukseli në kohën e Trumpit njeriut të Putinit e patën humbur katër vjet rresht rrugën dhe orientimin në kohë dhe hapësirë, si qurat në mjegull.
Fatmirësisht Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale dhe përmes Christopher Hill dhe të dërguarit special për Ballkanin Rodriguez po bëhet sërish shef në Arenën e Gladiatorëve.
Roli i Angela Merkel në këtë mezlisht të djallit nuk po del aq i qartë dhe pozitiv sa kemi menduar dhe shpresuar sepse ajo pas vetes po e lë një kaos të paparë në Ballkanin Perëndimor.
Natyrisht Gjermania i kishte në kohën e Trump duartë e lidhura edhe nga Uashingtoni edhe nga Parisi, prandaj Marrveshja e Berlinit ishte e tëra që mundi të bëjë për ne.
Dhe kushdo që atë marrëveshje e sheh si pozitive për Kosovën nuk kupton asgjë as nga politika as nga diplomacia.
Kosova e sabotuar nga Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti mbeti ende me suverenitet të pacenuar vetëm dhe vetëm falë ardhjes së Joe Biden në postin e Presidentit të SHBA.
Prandaj nuk mund të çmohet mjaftueshëm lartë gjesti i Presidentes Osmani, kur ia ndau djalit të tij të ndjerë, medaljen e njeriut të merituar për Kosoven.
Për ta kuptuar më qartë mesazhin e shkrimit tim po ua ilustroj një bisedë të Çedomir Jovanoviç me gazetarin e njohur boshnjak Hadžifejzić.
Čedomir Jovanović 30 minuta rresht flet me gazetarin e njohur boshnjak Hadžifejzić për rrezikun nga lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë, që do të përhapet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë .
Unë mes rreshtash e lexova një marrëveshje të fshehtë të Vučićit me Orbanin që nëse ky i fundit i ndihmon atij që Kosova dhe Republika Srpska, Mali i Zi dhe një pjesë e Maqedonisë të bëhen pjesë të Serbisë, atëherë ai do t’ia kthejë atij Vojvodinen.
Në një bisedë përmes Skype me gazetarin e njohur boshnjak Hadžifejzić ai 30 minuta rresht flet për rrezikun nga lufta pa e fajësuar asnjë herë të vetme Vuçiqin dhe me këtë dëshmon se ia ka shitur atij shpirtin.
Sepse e kërcënon Bosnjën me luftë në mënyrë shumë të pandershme dhe perfide duke i shpallur popullit boshnjak njëkohësisht dashuri, dhe e bën aq depresiv moderatorin, saqë ky i fundit mezi gjënë forcë për ta falënderuar dhe çlajmëruar nga emisioni.
Thotë fajtorë janë të gjithë politikanët në Bosnjë dhe Hercegovinë që e lejojnë Dodikun të bëjë çfarë të dojë dhe tërë kohën e kërcënon Bosnjën me luftë duke i shpallur asa dashuri, në tentimin për t’i fshehur këmbët e gjarprit.
Në fakt shihet qartë se Jovanović është i shantazhuar nga Vučić për shkak të lidhjeve të tij dubioze me Klanin e Zemunit dhe rolit të tij klandestin në eliminimin e kryeministrit të ndjerë Đinđić.
Thotë se Bashkësia Ndërkombëtare është lodhur nga mosmarrëveshjet e brendshme ndërmjet të trija entiteve dhe është dorëzuar
E bënë këtë duke i fajësuar vetëm shkarazi por jo decidivisht përfaqësuesit e lartë të Brukselit dhe UNO-s.
Kushdo që e sheh këtë emision do ta vërejë qartazi se Jovanović është bërë njeriu i Vučićit dhe një lojtarë tepër i rrezikshëm i luftës së tij speciale që ka për detyrë shkaktimin e panikut dhe pasigurisë tek popujt dhe shtetet fqinje.
Kjo është një dëshmi që Serbia ka hyrë në një aventurë nga e cila nuk mund ta gjejë rrugëdaljen pa ia shkerdhyer nënën vetvetes.
Vetëm do të thosha “Došao je đavo po svoje dijete”, që shqip i bie “Erdhi djalli për ta ngrënë femiun e tij”.
Sepse Serbia është definitivisht një bastard i djallit.
________

Kryeministrit Kurti vizitoi ndërmarrjen “Trepça”, rikonfirmoi përkrahjen për ndërmarrjen dhe për menaxhmentin

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë,  znj. Artane Rizvanolli, me zëvendësministrin e Ekonomisë, z.Mentor Arifajn dhe me shefin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, z.Besim Imeri, si edhe me dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Armend Muja dhe znj.Arjeta Fejza zhvilluan sot një vizitë në ndërmarrjen “Trepça”.

Në takimin me udhëheqjen e “Trepçës”, kryesuesin e Bordit, z.Bahri Hyseni dhe me ushtruesin e ri të detyrës së kryeshefit, z.Enis Abdurrahmani biseduan për mbarëvajtjen e punëve në këtë ndërmarrje.

 

Kryeministri u shpreh i inkurajuar me faktin, që në muajin shtator ka pasur prodhim shumë të madh në “Trepçë”. “Jemi të lumtur, që kur ishim në qeverisje në pranverën e kaluar, e kemi dëshmuar tashmë edhe të udhëheqja, edhe të punëtorët, se jemi shumë të interesuar për “Trepçën” dhe këtë e kemi bërë konkretisht e materialisht. Mbi shtatë milionë euro patëm ndarë për Trepçën – mbi 3.5 milionë për rimëkëmbje, në njërën anë, dhe po aq për paga e investime kapitale”, tha ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi se me projektin tonë për Fondin Sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik, “Trepçën”.

Nga kryesuesi dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit kryeministri u njoftua edhe mbi zhvillimet dhe incidentin e fundit që ndodhi në “Trepçë”.

 Kryeministri shprehu keqardhjen për sulmin e organizuar dhe të dhunshëm mbi udhëheqjen dhe e dënoi ashpër këtë sulm, i cili siç tha ai, është i drejtuar kundër “Trepçës” e Kosovës.

 “Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se nuk do të ketë asnjë individ as grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët si individë, ose grupe, synojnë a dëshirojnë të jenë më të fuqishëm se shteti, ata bien ndesh me ligjin dhe kushtetutshmërinë tek ne”, tha kryeministri Kurti.

 “Ne jemi Republikë, jemi demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit është Enis Abdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotin Bahri, që është kryesues i bordit këtu”, tha kryeministri.

 

 Deklarata e kryeministrit Kurti pas takimit me udhëheqjen e “Trepçës”:

 Jam i inkurajuar me faktin, që në muajin shtator ka pasur shumë prodhim të madh në “Trepçë”. Kemi nxjerrje të 16 mijë tonë të xeheve në muajin shtator vetëm në minierën e Stan Tërgut dhe mbi 4 mijë tonë në atë të Kishnicës në Artanë. Pra, gjithsej janë mbi 20 mijë tonë për muajin shtator.Në anën tjetër, është lajm i mirë për “Trepçën”, që çmimet e metaleve në bursë janë ngritë, çmimet e plumbit dhe të zinkut janë ngritë, janë të larta si rrallë herë më herët. Pra, diku mbi 3.500 dollarë për ton zinku dhe rreth 2.500 dollarë për ton, plumbi.

Jemi të lumtur, që kur ishim në qeverisje në pranverën e kaluar, e kemi dëshmuar tashmë edhe të udhëheqja, edhe të punëtorët, se jemi shumë të interesuar për “Trepçën” dhe këtë e kemi bërë konkretisht e materialisht.

 

Në kushtet e pandemisë së paparë, kur ishim si qeverisje në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për “Trepçën” dhe atë 3.6 milionë kanë qenë për rimëkëmbjen, diku 2.2 milionë kanë qenë për paga dhe rreth 1.3 milionë kanë qenë për shpenzime të kapitalit, investime të kapitalit. Pra, mbi 7 milionë euro, ne i kemi dedikuar, i kemi alokuar për “Trepçën” në pranverën e vitit të kaluar, e në dy vitet në vijim do t’i ndajmë së paku 70 milionë euro për investime në “Trepçë” për vitet 2022 dhe 2023. Me projektin tonë për Fondin Sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik, “Trepçën”.

Unë u njoftova hollësisht prej kryesuesit dhe ushtruesit të detyrës së kryeshefit mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit në “Trepçë”. Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë, i cili është i drejtuar kundër “Trepçës” dhe nuk është për të mirën e Kosovës.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se nuk do të ketë asnjë individ as grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët si individë, ose grupe, synojnë a dëshirojnë të jenë më të fuqishëm se shteti, ata bien ndesh me ligjin dhe kushtetutshmërinë tek ne.

 

Ne jemi Republikë, jemi demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit është Enis Abdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotin Bahri që është kryesues i bordit këtu.

Në të njëjtën kohë, Këshilli grevist ka bërë edhe kërkesë që ata të cilët  e kanë pësuar dhunën e atij grupi prej dhjetëra njerëzve që nuk dihet bash krejt kush janë, që këta të cilët i kanë paraqitur  deklaratat në polici t’i tërheqin ato!

Merreni me mend nuk ju ka mjaftuar që e kanë sulmuar drejtorin, por një ndër kërkesat e atyre në Këshill të grevistëve është që këta tash të tërheqin deklaratën që e kanë pësuar dhunën. Kjo është e pashembullt dhe nuk do të ndodhë.

 Pra, ata që i kanë deponuar deklaratat në polici për dhunën e organizuar ndaj tyre nuk do ta bëjnë tërheqjen e deklaratave.

Po e ritheksoj, edhe bordi aktual, edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit e kanë mbështetjen e plotë të ministres Rizvanolli, timen si kryeministër, të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Edhe punëtorët e kanë mbështetjen tonë të plotë. Por, ne i ftojmë që të mos bien pre e një këshilli grevist, i cili kërkon që të tërhiqen deklaratat e dhëna në polici. Dhe, le të mos harrojmë që ai i cili ishte dikur ushtrues detyre i kryeshefit, ka qenë shef i sigurimit, nuk ka qenë minator, ka qenë shef i sigurimit, i cili me ndikime të ndryshme politike ka qenë kundër kthimit të terminalit doganor në “Trepçë”.

Është marrë vendimi për kthimin e terminalit doganor në “Trepçë”, e kjo nuk kthehet mbrapsht. Pra, terminali doganor kthehet në “Trepçë”. Edhe me drejtorin e doganave e kam biseduar këtë gjë, edhe ai e ka pranuar dhe e ka nënshkruar këtë, edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit Enis Abdurrahmani e ka bërë këtë.

Pra, terminali kthehet në “Trepçë”. Po ashtu, nuk lejohen më ato shitjet e egra të mbetjeve që janë milionëshe për nga vlera. Dhe, do të investojmë në “Trepçë” që të rritet prodhimtaria, të modernizohet teknologjia dhe të kemi edhe freskim edhe shtim të punëtorëve në “Trepçë”. Kemi nevojë për më shumë inxhinierë, kemi nevojë për më shumë minatorë. Për shembull nga rreth 700 punëtorë sa janë gjithsej në minierën e Stan Tërgut, diku rreth 10 për qind të tyre janë minatorë dhe mosha mesatare e minatorit ka shkuar shumë lartë.

Pra, kemi nevojë për shtim të punëtorëve dhe për freskim të punëtorëve. Me kryesuesin dhe ushtruesin e detyrës, kryeshefin zotëri Bahriun dhe zotëri Enisin, jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do ta kenë mbështetjen tonë të plotë.