Kreu Blog Faqe 1523

Një vjedhje në Dubrovnik dhe dalja në skenë e gjuhës dhe e kulturës shqiptare

Bisedoni një herë me një shqiptar dhe ka shumë të ngjarë që ai t’ju tregojë se populli i tij është më i lashti. Bisedoni një herë me një shqiptar nga Kosova dhe është e sigurt se ai do t’ju tregojë  se populli i tij është më i lashti në Evropë dhe se që nga fillimi i historisë së botës nuk ka lëvizur fare nga toka e vet. Ç’është atëherë kjo lashtësi? Populli shqiptar, a është i lashtë? Pse jo. Populli  grek, a është i lashtë? Me siguri. Po bullgarët? italianët? gjermanët? turqit? rusët? kinezët? Dhe ç’është atëherë një popull i ri? Në fund del një absurditet, një krijim i homo balcanicus-it gjithmonë në konkurrencë me fqinjët. Unë nuk dua të prek sensibilitete të Ballkanit, por kam përshtypjen se është më e arsyeshme të mos përdorim fjalën lashtësi, dhe t’i kthehemi të dhënave gjuhësore dhe dokumentare.

Është një fakt se nuk ka asnjë të dhënë historike ose arkeologjike të qartë që tregon se shqiptarët erdhën nga një vend tjetër. Kështu ka shumë të ngjarë që shqiptarët gjithmonë të kenë jetuar në pjesën jug-perëndimore të gadishullit ballkanik ku gjinden edhe sot. Por problemi, në fund të fundit, nuk është se ‘ku ishin shqiptarët?’ por ‘kush ishin?’ Kjo çështje e shumë-diskutuar, d.m.th. prejardhja e popullit shqiptar, është jashtëzakonisht interesante, por nuk do të sqarohet përfundimisht kurrë. Nuk është qëllimi i kësaj kumtese për të trajtuar, edhe një herë, teoritë e ndryshme të gjenezës së popullit shqiptar. Vetëm një tendencë të përgjithshme desha ta theksoj. Gjatë historisë, shqiptarët ishin gjithmonë eklektikë, d.m.th. ata kishin një qëndrim të hapur ndaj botës. Dinin të merrnin, të asimilonin, dhe të përshtatnin elemente të shumtë. Ky qëndrim i hapur shihet më mirë në gjuhën shqipe, e cila është një përzierje e habitshme elementesh. Zor të gjesh një fjalë shqipe pa ndikim të huaj.

Ne dimë kush është shqiptari sot. Është anëtar i një komuniteti gjuhësor me një identitet të qartë dhe të theksuar. Mirëpo kush ishte shqiptari para një mijë viteve ose para dy mijë viteve? Kjo është më e vështirë. T’i kthehemi fakteve konkrete. Në çfarë periudhë dolën shqiptarët si komunitet gjuhësor në skenë nga mjegulla e historisë?

Në bazë të të dhënave që kemi në dispozicion, shqiptarët hynë në skenë të historisë së shkruar pasklasike në gjysmën e dytë të shekullit njëmbëdhjetë, dhe vetëm në këtë shekull mund të flasim me siguri mbi një popull shqiptar siç e njohim sot. Në Historinë e tij të shkruar në vitet 1079-1080, historiani bizantin  Mihal Ataliates (Michael Attaleiates) flet për Albanoi si pjesëmarrësit e një kryengritjeje kundër Konstantinopolit në vitin 1043 si dhe për Arbanitai si një popull i princit të Durrësit. Njëkohësisht, afër vitit 1081, Gjon Skilices (Joannes Skylitzes), një historian tjetër bizantin, flet për Arbanites si ushtarë në trupat e mbledhura në Durrës nga Nikeforos Basilakios. Me përjashtim të veprës së gjeografit Ptolemeus nga periudha romake, këta janë rastet e para të përdorimit të shkruar të fjalës Alban-, Arban-. Populli shqiptar fillon të marrë një fizionomi dhe një identitet, edhe për popuj të tjerë.

Ekzistenca e gjuhës shqipe përmendet për herë të parë në fund të shekullit trembëdhjetë dhe në fillim të shekullit katërmbëdhjetë. Bile brenda këtyre viteve, 1285 deri në 1332, ekzistenca e gjuhës shqipe përmendet katër herë.

1.Rasti më i herët, i vitit 1285, i takon jo Shqipërisë vetë por krahinës së Dubrovnikut ose të Ragusës ku jetonin mjaft shqiptarë. Në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro del Volcio nga Belena, njëfarë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte siç duket një dëshmitar i krimit, raportoi kështu latinisht: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca” (Dëgjova një zë duke thirrur në malësi në gjuhën albaneske).

  1. Rastin e dytë, njëzet e tre vjet më vonë, e gjejmë në një përshkrim të Shqipërisë nga një vepër anonime e quajtur Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Përshkrim Anonim i Evropës Lindore). Kjo vepër mesjetare latine e vitit 1308 trajton vendet dhe viset e Evropës Lindore, veçanërisht vendet e gadishullit ballkanik. Mendohet se autori ishte një prift frëng i urdhërit dominikan i cili u dërgua nga kisha në Serbi. Teksti i Anonymi Descriptio Europae Orientalis ekziston në disa dorëshkrime, si për shembull Ms. Lat 5515 dhe Ms. Lat. 14693 në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, Ms. 263 në Bibliotekën e qytetit Poatie (Poitiers) në Francë, dhe Cod. Lat. 66 në Bibliotekën Universitare të Laiden-it të Hollandës. Përshkrimi Anonim ka kapituj mbi viset e ndryshme të Greqisë bizantine, mbi Rashinë, Bullgarinë, Rutheninë, Ungarinë, Poloninë dhe Boheminë si dhe një kapitull mbi Shqipërinë, një përshkrim të rrallë të këtij vendi dhe të këtij populli në shekullin katërmbëdhjetë. Në këtë tekst thuhet se Shqipëria ka “banorë me të vërtetë luftëtarë të cilët janë harkëtarë dhe ushtarë me shtizë të shkëlqyeshëm… dhe të cilët nuk kanë qytete, kampe, fortifikime ose ferma, por që jetojnë në çadër dhe janë gjithmonë duke lëvizur nga një vend në tjetrin.” Kapitulli mbi Shqipërinë mbaron duke theksuar, edhe këtu, ekzistencën e gjuhës shqipe: “Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus” (Shqiptarët e lartpërmendur kanë një gjuhë të veçantë nga gjuha e latinëve, e grekëve dhe e sllavëve, kështu që nuk mund të komunikojnë fare me kombe të tjerë).
  2. Rasti i tretë ku gjuha shqipe përmendet, gjendet në një vepër të shkruar nga një shtegtar i krishterë në udhëtim për në Tokën e Shënjtë në vitin 1322. Veprat e shtegtarëve në rrugë për në Tokën e Shënjtë përbëjnë një burim kryesor informacioni mbi vendet e Mesdheut Lindor në gjysmën e parë të njëmijëvjeçarit të dytë. Në këtë rast, dy shtegtarë anglo-irlandez me emrat Symeon Semeonis dhe Hugo Illuminator, që mund ti quajmë shqip Simon Simoni dhe Hugo Iluminatori, kaluan në Shqipëri në vitin 1322 dhe Simoni shkroi përshtypjet e tij në një lloj udhëpërshkrimi. Kjo vepër na jep një përshkrim mjaft të vlefshëm të bregdetit shqiptar në shekullin katërmbëdhjetë. Simon Simoni, një murg i urdhërit françeskan, u nis nga Klonmeli i Irlandës në pranverë të vitit 1322 me shokun e tij Hugo Iluminator. Ata kaluan në Londër, Kantërbëri, Dovër, Visant, Paris, Bonë, Lion, Avinjon, Nisë, Gjenovë, Bobbio, Piaçencë, Parmë, Mantovë, Veronë, Vinçencë deri në Venedik. Nga Venediku udhëtuan me një anijë tregtare për në Tokën e Shënjtë duke qëndruar gjatë rrugës në Pulë, Zadar, Dubrovnik, Ulqin, Durrës, Korfuz, Kefaloni dhe Kretë, para se të arrijnë në Aleksandri. Vepra e Simonit, e njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Rruga e Simon Simonit nga Irlanda deri në Tokën e Shenjtë) ruhet në Bibliotekën e Kolegjit Corpus Christi në Kembrixh të Anglisë. Duke udhëtuar në bregdetin shqiptar, Simoni shënoi ndër të tjerat: “Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens” (Shqipëria është një krahinë midis Sllavonisë dhe Romanisë, e cila ka një gjuhë të vetë). Për qytetin e Durrësit vazhdon kështu: “Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus” (Banohet kështu nga latinët, grekët, çifutët e pabesë dhe barbarët shqiptarë). Në trajtimin e qytetit të Dubrovnikut flet edhe për gjuhën e këtyre barbarëve, duke thënë: “In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes” (Në këtë [qytet] mbretërojnë venedikasit dhe qarkullojnë këtu edhe sllavë, barbarë, paterinë dhe tregtarë të tjerë skismatikë të cilët ndryshojnë krejt nga latinët në zakonet, veshjet dhe gjuhët e tyre).
  3. Rasti i fundit ku përmendet ekzistenca e gjuhës shqipe ndodhi në vitin 1332 në veprën e një murgu frëng të urdhrit dominikan me emrin Brokardi (Lat. Brocardus monacus). Në traktatin e tij latin, i quajtur Directorium ad passagium faciendum (Udhëzime për kapërcimin e detit), Brokardi shënon fjalinë tashmë të njohur në letërsinë shqiptare: “Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris” (Shqiptarët kanë një gjuhë tjetër krejt ndryshe nga latinishtja, megjithatë përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre). Kjo fjali u interpretua nga shkencëtarët shqiptarë si një dëshmi për ekzistencën e librave në gjuhën shqipe, por ka më shumë të ngjarë se Brokardi e kishte fjalën për gjuhën latine të përdorur në Shqipëri. Çfarë rëndësi u jepet këtyre katër rasteve që u shënuan brenda një periudhe prej dyzet e shtatë vitesh (1285-1332)? Ata tregojnë me qartësi se në atë kohë, për herë të parë, shqiptarët kishin dalë përfundimisht në skenë si komb me një gjuhë dhe me zakonet e veta.

Nga Robert Elsie – Botuar fillimisht në numrin 14 të revistës “Studime Albanologjike”(diasporashqiptare.al)

Populli iliro-kelt i Boii-ve

0

Shkruan: Fahri XHARRA

Është një mrekulli natyrore që nga një një popull shumë i madh i cili në vazhdën e 10 mijë vjetshit të fundit në epoka të ndryshme e populloi tërë Europën, Anatollinë ( Azinë e Vogël ) dhe Afrikën Veriore të tkurret në këtë masë siç jemi ne sot; një grusht i vogël pasardhësish të atij populli aq të madh.

E lus Zotin ( Zojzin-Zeusin ) që së paku të mbeti ashtu sa jemi !
Nëse ju kujtohet shkrimi “Der Grosser Arbër”- maja më e lartë në Pyllin e Bayernit që quhet „Arbëri Madh“ (FXh. “ Grosser Arber“ – “Arbëri i madh“ në Gjermani http://dardaniasacra.njekomb.com/?p=77146), aty u spjegua që fjala rrjedhë nga keltishtja, fjalë e cila përdoret edhe sot në të gjitha anët, aty ku flitet shqip.( Emri Arber do të thotë ; “Që e bënë çdo gjë prej arit “ (Der männliche Vorname Arber bedeutet der Goldjunge, der Goldbringer.)

I nisur nga kjo u futa në kërkim të së kaluares së Bavarisë, në mënyrë që gjej se cili popull kelt (ilir-kelt ) ka jetuar andej pari, para së të vijnë gjermanikët )

Ata ishin populli lashtë iliro-kelt i Boii-ve. Boii-jët ishin popull kelto-ilir që jetonin në Bavarinë e sotme, me shpërngulje të kohë pas kohëshme.

Keni dëgjuar për bohemet apo banorët e Çekisë së sotme të cilëve iu deformua emri nga Boii-jët në Bohem, nga pasojat çkombëtarizuese të Perandorisë Romake, Boii-jët në Çekinë e sotme janë të evidentuar që nga v.587para e.s., por edhe një gjë interesante që në kohën e Prandorit Augustit ( që mbretëroi nga 27 BC e deri në vdekje AD 14 ) lindën edhe Bavarezët.

(The Boii (Latin plural, singular Boius; Ancient Greek: Βόιοι) were a tribe of the later Iron Age, attested at various times in Cisalpine Gaul (northern Italy), Pannonia (Hungary), parts of Bavaria, in and around Bohemia (after whom the region is named in most languages; comprising the bulk of the Czech Republic), parts of Poland, and Gallia Narbonensis. In addition the archaeological evidence indicates that in the 2nd century BC Celts expanded from Bohemia through the Kłodzko Valley into Silesia, now part of Poland and the Czech Republic.” Encyclopaedia Britannica )

Etymologjia e emrit Boii është e saktë, por pa u cekur që është fjalë iliro-kelte: ” bualli “. Ja, se si e shkruajnë : Nga të gjithë emrat tek popujt kelt mund të nxjerrim segmenti boio- me dy rrjedha, që të dyjat nga “indo-europianishtja“, nga “ Cow ( buall, shqip ) dhe “warrior” ( luftëtar). E dyta nuk vjen aspak në konsiderim, më duket që është një përshtjellim sllav të fjalës “ boj, sllave- lufta, shqip“ (“From all the different names of the same Celtic people in literature and inscriptions it is possible to abstract a Continental Celtic segment, boio-.There are two major derivations of this segment, both presupposing that it belongs to the family of Indo-European languages: from ‘cow’ and from ‘warrior.’”)

Pra e kemi fjalën për popullin ilir-kelt autokton ”Buajt”. Mos të çuditemi se i kemi edhe “delmatet” nga delmja.

Sipas autorëve të vjetër thuhet se ata arritën edhe në Italinë Veriore. Kjo më duket jo e saktë, ata duhet të ken qenë vendor në mesin e ligurëve, etruskëve, umbrëve dhe të tjerë.

Polibusi e lidhë fqinjësinë e tyre me civilizimin etrusk. Ata bashkëjetuan me etruskët rreth lumit Po. Boii-jët e ndërtuan qytetin Bononia- Bologna e sotme.

Zbulimet arkeologjike rreth, dhe në Bolonja e tregojnë bashkëjetesën në mes “Buajve” dhe etruskëve me martesa të përziera, të cilat gjëndet në dokumentet e kulturës La Tene (nga viti 450 BCE e deri në pushtimin romak, shek i parë BCE)

Një fakt me rëndësi të tregohet që Buajt ishin aleat të etruskëve dhe kartagjenasve në luftën kundër romakëve. Ishin në anën e Hanibalit në vitin 216BC ku u vra gjenerali romak Lucius Postumius Albinus.

Gjakovë, 25.07.19

A ishin zgjedhjet e fundit “debakël” për Lëvizjen Vetëvendosje, apo rezultat lehtësisht i parashikueshëm?

0

Ali Mehmeti, 21.10.2021

Së pari duhet thënë se ata që kanë pritur që në xhiron e parë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje të fitoj gjysmën e komunave, duke u bazuar në fitimin e mbi gjysmës së votave në zgjedhjet vendore të 14 shkurtit, ose kanë qenë të dehur nga fitorja e 14 shkurtit ose kanë mangësi në njohjen e sistemit të votimit në të dy rastet dhe mangësi në aftësinë e leximit të rezultateve. Në këto kategori nuk hynë përfaqësuesit e partive opozitare që këtë rezultat duan ta interpretojnë sikur “ftohje” e elektoratit nga LVV, sepse ma nuk po shiten “foret” e Albin Kurtit.

Mjafton të thuhet që në zgjedhje lokale, teorikisht, mund t’i fitosh 49,99% të votave nga numri i gjithmbarshëm i votuesve dhe mos ta fitosh asnjë komunë, kurse nga ana tjetër ky rezultat do ta garantonte fitoren në nivel vendi, sepse mbetja prej 50,01 do të ndahej mes disa partive të tjera. Pra, ky rezultat, në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 shkurtit, ku LVV fitoi 50.28% të votave do ta bënte diferencën prej vetëm 0,29%. Zbritja prej 0,29% të votave, a mund të quhet debakël? Sigurisht që jo.

Zvogëlimi i votave për LVV është i logjikshëm dhe vjen nga fakti se zgjedhjet lokale kanë “mentalitet” tjetër, sidomos nëpër komunat e vogla, që lidhen me shumë faktorë. Do i përmend vetëm dy. Para së gjithash faktin se pjesëmarrja e mijëra kandidatëve për asambletë komunale bënë të pamundur përqendrimin e votave te një subjekt politik për shkak të preferencave familjare apo atyre të ngushta lokaliste. Koalicionet e fshehta parazgjedhore që mund të nuhaten nga leximi i rezultateve në xhiron e parë në komunat e Ferizajt, Gjilanit apo Mitrovicës, ku kishte rritje të palogjikshme të njërës parti dhe ulje po ashtu të palogjikshme të partisë tjetër.

Koalicionet e shpallura dhe ato të pashpallura do të janë edhe më të pranishme në balotazh që do mbahet me 14 nëntor. Nëse LVV aspiron ta fitoj shumicën e komunave ku merr pjesë në balotazh, sidomos atyre të mëdha, duhet të angazhohet maksimalisht çdo aktivist i saj. Dhe prapë, rezultati nuk do jetë i garantuar sepse të gjitha partitë opozitare do bëhen bashkë kundër tyre. Diferenca ndërmjet 50,28 dhe 49,99 është tejet e vogël dhe lehtë e përmbytshme.

U mbajt në Bruksel takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

0

Bruksel, 21 tetor 2021

Takimi i parë i grupeve punuese në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë u zhvillua sot, në Bruksel.

Në këtë takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet gupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian, dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët.

Ky takim bazohet në marrëveshjen e arritur më 30 shtator 2021, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas së cilës, është formuar grupi punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes.​

Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec

0

Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të  ndryshme, kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se në këtë rrugëtim Kosova do të ecë në partneritet me BE-në.

Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar.

Njëherit ai u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, theksoi kryeministri Kurti.

Kryeministri vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.

 

U bisedua edhe për liberalizmin e vizave. Kryeministri theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe tashmë kaluan tre vite kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave.

Duke biseduar për zhvillimet aktuale, zgjedhjet komunale të 17 tetorit u vlerësuan për organizimin e mirë, transparencën e plotë dhe garën demokratike.

At Gjergj Fishta, patrioti i madh pendartë i kombit Shqiptar!

0

Nga Marash GILAJ *

BOTOHET MONOGRAFIA; “AT GJERGJ FISHTA, PATRIOTI I MADH PENDARTË I KOMBIT SHQIPTAR”, (Në vend të një memoriali nga një malësor),TË AUTORIT NDUE BACAJ.

Të shkruash një monografi për një kolos si At Gjergj Fishta është një sipërmarrje sa e guximshme aq edhe patriotike e vlerësuese. Kjo do të thotë të bësh një studim shkencor të gjërë, të hollësishëm deri në detaje. Është gjithë jeta e një njeriu të përkushtuar ndaj kombit dhe fesë. Kësaj ia ka arritur me sukses historiani dhe publicisti i mirënjohur i Malësisë së Madhe, Z. Ndue Bacaj. Me thjeshtësinë që e karakterizon autorin, ai pohon se ndihet i vogël para kësaj figure madhështore, prandaj, veprimtarí të tilla duan guxim, vullnet, durim, kohë dhe punë të madhe për të gërmuar e mbledhur gjithë materialin e nevojshëm. Këto karakteristika nuk i mungojnë autorit të kësaj vepre dhe këtë e tregon më së miri libri i tij i gjashtë që do të lexoni. Më tej autori i librit thotë se këtij patrioti, mendimtari e veprimtari të shquar i kemi një borxh të madh që rëndon “si guri i pendesës” mbi ndërgjegjën tonë. Dhe se ky borxh duhet paguar.
Që nga tituli i librit, “At Gjergj Fishta, patriot i madh, pendartë i kombit shqiptar” tregon se autori i ka dhënë vlerësimin e parë shumë të merituar.
Duke lexuar librim do të mësojmë se At Gjergj Fishta e donte shumë kombin dhe fenë. Për këtë flasin veprat e tij në shumë fusha.
Lahuta e Malcisë, si vepra më e madhe e shkruar në vargje, është krahasuar me Iliadën e Homerit, shoqërohet edhe me shumë vepra të tjera në poezi, që së bashku me veprën kryesore shkojnë në rreth 50 000 vargje. Ai na ka lënë edhe 700 faqe të shkruara në prozë, thotë autori. Gjergj Fishta nuk ishte vetëm poet, ai njihet si publicist, diplomat, filozof, psikolog, dijetar e fetar. Ai ishte poliglot, njihte dhe fliste 5 gjuhë të huaja. Në moshën 16 vjeç shkruan vjershat e para. Kur u bë 23 vjeç, celebron meshën e parë. Nga monografia mësojmë se ai kryesoi Kongresin e Manastirit, më 1908, kur u vendos për alfabetin që do të përdorte Shqipëria.
Ai njihet si symbol i binomit Fe e Atdhe, na thotë autori i librit.
Ka themeluar e botuar revista si: “Hylli I Dritës” apo “Posta Shqipëtare. Ka qënë bashkëthemelues i gazetës “Ora e Maleve.” Lufta e tij në mbrojtje të kufinjve të atdheut, e gjen pjesëmarrës në Konferencēn e Paqës në Paris më 1919.
Është interesante, kur mëson se Fishta ishte edhe arkitekt i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA, pjesëmarrës në Konferencën e Bukureshtit për sheshimin e mosmarrëveshjeve ballkanike. Këto veprimtari dhe të tjera tregojnë gjithanshmërinë e tij në shërbim të kombit.
Pa dashur të futem në hollësi të librit dhe të shuaj kureshtjen e lexuesve po vazhdoj të përmend shkurtimisht vetëm disa gjëra kryesore. Duke lexuar librin më në thellësi, mësojmë se Fishta ishte edhe piktor apo themelues teatri.
Edhe pse i ndaluar e i mohuar nga regjimi, malësorët, sado të pashkollë që ishin, dinin përmendësh qindra vargje të Lahutës së Malcisë. At Gjergj Fishta, siç na thotë autori, ka marrë shumë vlerësime, medalje, bile është propozuar edhe për çmimin “Nobël.”
Sidoqoftë, po t’i referohemi një thënie të A. Ajnshtajnit, i cili thotë: “Vlera e njeriut duhet të matet me ato që jep dhe jo me ato që merr”, del se At Gjergji dha shumë, por mori pak dhe për këtë, vlera e tij rritet edhe më shumë, nëse duam dhe dimë ta vlerësojmë.
Shumë studiues, historianë e shkrimtarë vendas apo të huaj kanë dhënë vlerësimet e tyre për këtë figurë që na bën krenar të gjithëve. Nuk mungon midis 40 vlerësuesve, që rreshton autori, as mohuesi i veprës së tij, Ismail Kadare, i cili e shpërfill dhe e denigron.
Me të drejtë, autori ankohet dhe bën thirrje që kjo figurë kaq e madhe, kaq patriote, me një aktivitet dhe prodhimtari letrare për t’u admiruar e pasur zili, por e kritikuar dhe e lënë në heshtje nga regjimi hoxhist, duhet rivlerësuar, me të gjitha meritat që i takojnë, duke e përjetësuar emrin e tij tek ndonjë shesh, rrugë apo shkollë në Malësi të Madhe, në tabanin ku “mbështeti” Lahutë… E pse jo, edhe busti i tij, nuk duhet të mungojë. Pse duhet të tregohemi kaq mosmirënjohës ndaj një figure si At Gjergj Fishta? A nuk na mbush me krenari vepra e tij? Të mos dish historinë e kombit tend, do të thotë të mbetesh përherë fëmijë. Kur historia harrohet ajo përsëritet, kanë thënë njerëzit e urtë. Siç duket, ne shqipëtarët, (sunduesit tanë, më saktë) pasi e mohuam këtë figurë madhështore për gati 50 vjet, ende nuk e kemi vënë në piedestalin që meriton. Këtë e kanë bërë sunduesit tonë që punuan si Judë për vendin e tyre. Fjalët dhe veprat e Fishtës janë dhe mbeten aktuale edhe për ditët që jetojmë sot. Figura e Gjergj Fishtës i bën nder kombit, ia lartëson vlerat jo vetëm në sy të shqipëtarëve, por edhe të botës. Njerëz si ai lindin rrallë. Duke përfunduar mendimet e mia shkurtimisht për këtë vepër dhe personazhin e saj, dua t’i uroj Z. Ndue Bacaj që pena e tij të mos pushojë së shkruari për patriotë të ngjashëm me Fishtën e madh dhe probleme të tjera që shqetësojnë kombin. Falemnderit që ma dhatë këtë mundësi.
Libri është botim i një cilësie shumë të lartë nga Shtepia Botuese FIORENTIA -Shkodër dhe është sponsorizua nga Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” Michigan-SHBA.

*Redaktor i librit
Shkodër, me 18 tetor 2021

Lista e 180 familjeve katolike (1736) në famullinë e “Kishës së Zojës së Shkodrës” të lagjes Tophanë, me famullitar Dom Pal Kamsi

0

Pregatiti: Paul Tedeschini

( Në foto jepet fotokopja e Rregjistrit të pagëzimeve/lindjeve Volumi 2° i viteve 1760-1777 të Lagjes Tophanë në Shkoder e cila gjindet ne Arkivin Qendror Shtetror në Tiranë).

Simbas Hamdi Bushatit  “lagja Tophanë asht fusha rreth 5 km jashtë qytetit të cilin Sulltani Mehmeti i II° Fatih e perdori per derdhjen e topave gjatë rrethimi të kështjelles Rozafat të Shkodres. Këtu u derdhen topat e mdhaj me materiale metalik, që solli ai vetë vetë per shkak të  mungeses së rrugve të mira ai nuk kishte mundësinë me bartë artilerinë e randë deri këtu”.

Simbas urdhnit të Kalifit Omar të zbatuem edhe nga sulltani turk, kristjant nuk kishin të drejtë të banojshin në të njajten lagje me popullsinë muslimane. Per këtë arsye katolikët që dikur kan banue në zonen e Qytetit të Vjeter të Qafes së Kalasë u detyruen të shkojnë me banue në periferi si në lagjen Kasenë mbas lumit Buna, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh, në lagjen Tophanë (që simbas Hamdi Bushatit quhej edhe Mahalla e Re), Arra e Madhe, Serreq, Gjuhadol, Dugajtë e Reja, në fshatin Rrëmaj 5 km jashtë qytetit afer zallit të lumit Kiri ku në vitin 1610 iu dha leja per të celebrue meshen. Këtu ma vonë u banë Varrezat katolike të  Rrëmajit.
Me zgjanimin e Shkodres drejtë veriut popullsia katoliket shkodrane u detyruen të ikin edhe nga lagja Tophanë (Mahalla e Re) ku ato kishin famullinë e vet, Kishen e vet, famullitarin e vet Dom Pal Kamsin (viti 1736) per ti lirue vend popullsisë musliman që shtohej gjithnji. Por katolikt shkodranë nuk kishin mundësi të merrshin me vedi edhe Kishen e tyne, por moren me  vedi Rregjistrat e pagëzimeve (lindjeve) dhe Rregjistrat e martesave dhe të vdekjeve, të cilat sot gjinden në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes, prej ku studjuesit kan nxjerrë të dhanat rreth kësaj popullsie.

Në temen “Shkodra në periudhën osmane” shkruhet : ” …. Kah viti 1700 qela ( shtëpia e priftit) dhe famullia e lagjes Kazena u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit (perfaqesuesit) venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 180 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty i ishte kushtuar Shën Dodës. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh…..” .

Famullitari i Kishes së Tophanes Dom Pal Kamsi.

Familja e njohur tregtare Kamsi e Shkodrës është ndër familjet më të vjetra shkodrane që figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur famullitari i Tophanes, Dom Pal Kamsi.

Një nga njerëzit e shquar të kësaj familjeje ishte Imzot Pal Kamsi. Ai ishte një nga figurat më të njohura të kishës katolike, i cili ka shërbyer si famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë, dhe me 25 maj 1742 është caktuar nga Papa Benedikti XIV si Ipeshkv i Shkodrës.

Dom Pal Kamsi shërbeu dhe në Tivar dhe shquhet për faktin se arriti të bënte për herë të parë regjistrimin në librin e Kishës, në kohën kur ishte famullitar në Tophanë. Libri i pagëzimeve, pra regjistri i parë i popullsisë i bërë nga Imzot Pal Kamsi ruhet në Arqipeshkvi në Shkodër (sot në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes). Ai drejtoi dioqezën e Shkodrës për 29 vjet, ndërsa vdiq në Kuvendin Françeskan të Kastratit më 14 prill 1771.

Këtu jepet lista emnore e familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e  “Kishës së Zojës së Shkodrës” të lagjes katolike Tophanë ku famullitar ka qenë Dom Pal Kamsi. Këto janë nxjerrë nga Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë- Shkoder e vitit 1736 volumi i I° (i parë) që ruhej në Arqipeshkvi në Shkodër dhe që sot ndodhen në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes.

Kjo listë gjindet edhe në librin dyvolumsh “SHKODRA DHE MOTET” me autor Hamdi Bushati.

Abrashi, Ashiku.

Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuçi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhija, Boriçi, Bushati.

Çapaliku, Çarkaxhija, Çeka, Çoba, Çobani, Çobi, Çurçia.

Dajçi, Daka, Dashi, Dedgudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraçi, Doda, Dodmasej, Domnori, Drita, Dukagjini, Dushi.

Ejlli, Engjelli.

Galigadi, Gavoçi, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura.

Gjeçi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi.

Hoti, Hysenaga.

Junki.

Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiçi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaçi, Kosmaçi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhija, Kukli, Kurti.

Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhëi, Lindi, Linëza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi.

Marashi, Marjani, Marini, Markiçi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Melgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, Mida, Misloci, Mosli, Muzhani.

Ndoja, Negri, Nënshati, Nikaj, Nikanji.

Paci, Pali, Parruca, Preçi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendçi, Prendanji, Prifti, Pulti.

Radoja, Radovani, Ramadani, Reçi.

Saçi, Saraçi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiçija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma.

Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi.

Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuçi, Vuka, Vukashini.

Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuzi.

Lexo edhe këtu listen e familjeve katolike të lagjes Tophanë në Shkoder: https://sq.wikipedia.org/wiki/Regjistri_i_1737

S’ka atdhe të dytë, pos të parit, të pandari!

Bajram Sefaj (1941), gazetar dhe shkrimtar, nga Kosova, këtu e 25 vjet, jeton e krijon në Francë. Një kohe, bajagi të gjatë. ishte në Paris. Tani e sa vjet është në qytezën Gaillad të Francë, krejt afër Gjenevë së Zvicrës. Ndërkohë, Sefaj, ka botuar afër 30 libra gjinish të ndryshme, letrare dhe publicistike. Disa vëllime me tregime, për të rritur dhe për fëmije, disa romane, një dramë, një vëllim me poezi për të rritur, shumë librave publicistikë. Disa nga veprat e Sefajt janë përkthyer në kroatisht, rumanisht dhe, në gjuhën frënge, natyrisht.

S’ka atdhe të dytë, pos të parit, të pandarit!

(Bajram Sefaj, që jeton e krijon në Francë,(pak në Francë, pak në Kosovë), siç preferon të thotë ai vetë, pozitivisht iu përgjigj ftesës së gazetës tonë për pjesëmarrje në këtë anketë (intervistë). Këto janë përgjigjet e tij).
I nderuari Bajram Sefaj, HEJZA, një faqe e re për kulturë, art dhe letërsi, ka planifikuar që të botojë një seri intervistash me krijuesit tanë që jetojnë jashtë Atdheut të tyre. Andaj, Ju kemi përgatitur ca pyetje, për të cilat besojmë se do të gjeni pak kohë që t’u përgjigjeni. Urojmë, që në këtë kohë pandemie, të jeni me shëndet të mirë.

Pyetje: Larg atdheut, larg vlerave kulturore të kombit, me valixhet plot kujtime, ndrydhur në vetmi e përmallime, lemëritur nga pesha e papërballueshme e asimilimit – ky është motivi krijues, apo, është ai fat që i ndjek të mërguarit për të bërë letërsi të mirëfilltë. Dikur, krijuesit nga diaspora, shqetësimet letrar si rrjedhojë e rebelimit shpirtëror anti-pushtet (disidenca), i orientonin në krijimin e kryeveprave në letërsinë tonë shqiptare, sot këtë gjë e bëjnë me qejf, për ta përcjellë traditën e prurjeve të reja në letërsi dhe, përgjithësisht, në kulturë! Apo ndoshta, tashmë, ky vlerësim është demode, sepse, shkrimtari ynë sot, në kohën e globalizmit, kudo qoftë në botë, ai është në atdhe!

SEFAJ: Më së pari, përshëndes me plot respekt, vëmendjen e redaksisë tuaj të çmuar, (duke i uruar rrugë të mbarë dhe jetë sa më të gjatë!), për këtë iniciativë fisnike që keni ndërmarrë. Trokitjen në dyert e shkrimtarëve jashtë atdheut, të trazoni e grisni, për aq, perden e trashë të heshtjes së tyre, aq më parë kur shumica syresh, konsiderojnë se janë të harruar, të anashkaluar, si të braktisur krejt – “larg sysh, larg (vë)mendjes!”. Kështu mendonin dhe, (kishin të drejtë), kur i brente ky krimb dyshimi. Por kjo ndodhte dikur. Në të kaluarën, jo shumë të largët. Tani është ndryshe – “… sepse shkrimtari ynë sot, në kohën e globalizmit, kudo qoftë në botë, ai është në atdhe!”. Pa fije rezerve pajtohem me këtë konkluzion, ashtu siç jam dakord edhe me të gjitha mendimet dhe konstatimet që i shtroni, në formë tezash, si taban, ose, platformë orientuese për pjesëmarrësit në këtë intervistë, që – “HEJZA, një faqe e re për kulturë, art dhe letërsi, ka planifikuar që të botojë një seri intervistash me krijuesit tanë që jetojnë jashtë Atdheut të tyre…”.
(Parantezë: si pauzë a pushim i vogël, midis dy frymëmarrjesh, shfrytëzoj nga rasti, t’ju shpreh mirënjohje që, nuk me harruat dhe me radhitet në këtë qark e hark –“Shkrimtarësh që jetojnë e, (krijojnë, shtoj unë!) jashtë atdheut të tyre”).
Siç pohova, me gojën plotë, me sinqeritetin më të çiltër, tumir të gjitha ato që i thoni ju, dhe, përgjigjën në pyetjen e parë, e ndihmuat dhe e lehtësuat. Është e vërtetë, (as topi s’e luan!), se sot, në epokën e globalizmit dhe të modernizimit të lartë tekniko informativ, shkrimtari shqiptar, i kudondodhur në botë, është në atdhe të vet, ashtu siç janë, afër mendjes, të gjithë shkrimtarët e botës. Kjo është një gjë e mirë, e përgjithshme (globale) për mbarë njerëzimit dhe, këtu, në këtë mes, nuk ka çfarë të shtohet as të mungohet, me të vetmin përjashtim se, përvojat dhe eksperiencat e çdo individi, të çdo shkrimtari shqiptar, (në këtë rast), mund të jenë të ndryshme, varësisht nga rrethanat dhe trajtimi (ekonomike social) që gëzojnë në shtetin që e zgjedhur si “atdhe të dyte” të tyre që, kurrë e përjetë, as teorikisht, nuk mund nuk të bëhet i pari, i yti. I dyti, s’ësshte i yti, as që mund të jetë (bëhet) i yti. Kujto, për një çast, vargjet e thekura “Mëmëdhe quhet toka/, Ku me ka rënur koka/, Ku kam dashur mem e atë/, Ku me njeh dhe guri i thatë…” , sa të vërteta që janë. Burojnë nga shpirti i djegur i poetit tonë të madh, Andon Zako Çajupi (1866-1930), që, po ashtu, jetoi dhe krijoi larg Atdheut, në Gjenevën fqinje (voasine), të përjetshme e Francës, fqinjës time të përkohshme, shpresoj!
Një pjesë, shumë të vocërr, as pesë për qind, hiç me shumë, të eksperiencave, kryesisht të hidhura pelin, nga jeta ime mërgimtare, në “qytetin e dritave, qendër e botës artistike e kulturore” dhe epiteteve të tjera të shfrenuara që i shkojnë pas, i kam pikëtuar e regjistruar në 198 faqet e romanit tim, me titull, “Parisi kot”, botuar në vitin 2003, te Rilindja e Prishtinës. Jeta e gjatë dhe e mjerë, në Paris dhe kudo tjetër në Francë, ishte (është) më së e galme, shumë larg, në kuptimin më negativ të fjalës, nga andrallat djaloshare (naive) për të . Parisi është ngopur me shkrimtarë e “shkrimtarë”, nga të gjitha anët e botës, që kërkojnë aty strehim e çati mbi kokë! Por, ashtu sikurse se nuk arrit që, as çerekun atyre eksperiencave dhe kujtimeve, kryesisht të hidhura, në ato afro 200 të romanit “Parisi kot”, të vocërra janë gjasat që atë ta bëj (kompensoj) në hapësirën shumë të kufizuar të shtrirjes së kësaj bisede nèe faqet e gazetës tuaj, prandaj heq dorë nga çfarëdo përpjekje në ëtë drejti. Shfrytëzoj edhe atë pak hapësirë, vetëm të shtoj se, si është në (krye)qytet e tjera, të shteteve gjithandej ku gjallërojnë shkrimtarët shqiptarë, nuk di shumë. Krejt varet se i çfarë është sensibiliteti dhe mirësia që kanë shtetet respektive, për shkrimtarët, në përgjithësi e, për shkrimtarë e huaj, në veçanti!
Nuk besoj se as atje, është diç me mirë. Me përjashtime të imta, natyrisht.

Pyetje: Gërshetimi i kulturës hispane me kulturën e indigjenëve përgjatë kolonializimit të “kontinentit të ri” (Amerikës), solli deri te “lindja e madhe” e Letërsisë Hispanoamerikane, e cila, botës letrare i dhuroi kryevepra të paarritshme, nxori një plejadë shkrimtarësh mbase të papërsëritshëm ndonjëherë! Mund të vërehet ndonjë element i tillë gërshetues te krijimtaria letrare e krijuesve tanë në diasporë?

SEFAJ: Nuk e di. Sinqerisht, nuk kam ide, përkitazi me këtë temë. E ndjej se, është shumë serioze dhe e rëndësishme, njëkohësisht!

Pyetje: Është më me vlerë ndjekja e traditës për të sjellë “krijime unikale”, apo, të bëjmë përpjekje që letërsinë tonë ta sjellim në gjuhën e popujve me të cilët bashkëjeton diaspora jonë! Sa stimulohet përkthimi, a kemi përkthyes të mirëfilltë në diasporë. Bibliotekat si dhe libraritë tona, gjithandej viseve etnike, po “gogësijnë” nga veprat e përkthyera nga letërsia botërore. Apo ndoshta ndani mendimin se çështja e përkthimit të veprave tona nga shqipja në gjuhë të ndryshme, është problem që duhet ta zgjidhin ekskluzivisht institucionet tona qeveritare dhe nacionale!

SEFAJ: E kam thënë edhe disa herë më parë, po e përsëris edhe njëherë: Përkthimet janë të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe. Sikur mos të ishin përkthimet, zor se do kishim mundur të flisnim sot për të ashtu të quajturën letërsinë botërore. Shkrimtari i përkthyer është dy herë autor: njëherë në gjuhen e vet amtare dhe, herën e dytë, autor në gjuhën që është përkthyer, tash unë, me një rast, e ika në drejtim të panjohur, të mos me sheh kush!
Është e vërtetë e pamohueshme se, sot e gjithë ditën, në fushën e gjerë dhe, me rendësi jetike, kur është fjala për përkthime të dyanshme, nga gjuhë shqipe në gjuhë të huaja, (të mëdha a të vogla, të rëndësishme apo më pak të rëndësishme, të zhvilluara apo më pak të zhvilluara) qofshin ato, diçka nuk shkon e ngec dhe len shumë për t’u dëshiruar. Gjullurdi e madhe, dhe luftë e ashpër, ç’prej kohësh zhvillohet dhe gjithnjë vazhdon të zhvillohet në atë front.. Një ndërhyrje e menjëhershme, imediate, e përgjegjësve kompetentë dhe të autorizuar, në këtë fushë, është më se i nevojshëm, i domosdoshëm, do të thosha! Një komision, e pa rëndësishme fare është, si të pagëzohej ai formacion, që do të mbikëqyrë e vlerësoi hyrje daljet e librit, mall jetik shpirtëror. Derisa kontrollit doganor i nënshtrohet, qoftë edhe një kilogram kërtollë (patate), një kilogram, kripe a sheqeri, kalon një kontroll tä caktuar, pse mos të kontrollohen, edhe hyrje/dalja e librit, andej e këndej kufirit (për kufi imagjinarë, është fjala!).

Pyetje: Cili është raporti i atdheut me krijuesit shqiptarë të diasporës! Shtëpitë tona botuese që i kemi me bollëk, dinë gjë për këta shkrimtarë, apo, nisin e i njohin sapo ndonjëri prej tyre të shpreh gatishmëri për vetëfinancim të veprave të veta? A mendoni se vetëfinancimi i botimeve është një “korrupsion kulturor” i cili duhet të ndiqet, madje edhe me mbyllje të shtëpisë botuese, nga organet respektive shtetërore?

SEFAJ: Vetëfinancimi i librave është një lloj “korrupsioni kulturor”, pa dyshim, (bien évidemment), siç thonë francezët! Por, në këtë “korruosien” i përziejnë duart edhe vetë autoret nga diaspora dhe jo vetëm ata, mjerisht. Por, pasi fjala është për shkrimtarët nga diaspora, mbetemi të ata, pranë tyre. Kush u ka faj “shkrimtarëve dhe poetëve” mërgimtarë që, brenda natës, brenda ditëve të ngushta të pushimeve verore, sanojnë të botojnë, shpejtë e shpejt dhe për ngut, vëllim me poezi, “roman” voluminoz, libër publicistik, (kushtuar babës, hallës, dajës…”pemës së familjes”, në të shumtën e rasteve… ngase pas dy, a tri ditësh festojnë ditëlindjen, përvjetorin e vdekjes e, kështu me radhë. Kujtoni esenë e shkëlqyer të Agron Tufës, poet e përkthye nga Tiraa, tashti edhe ai i mërguar, kur para shumë vjetësh shkruante se, kur mërgimtarin e pyesin sa fëmije i ke, ai (sypatrembur, për flakë pushke),përgjigjet: kam dy fëmijë e dy përmbledhje me poezi! Ha-ha e mashalla! (parafrazim i lirë!) Mos të shkohet aq larg, ë mbyllën shtëpitë botuese private. Veprimtaria botuese private, është e barabartë me çdo veprimtari tjetër legjitime. Larg asaj. Kadare e tha, me një rast se, shumësia (va e pa va, kriter e pa kriter!) e botimeve të librave mos të brengosë askënd. Shyqyr zoti kazanë bërlloku (poubel) ka (kemi) boll. E, Kadare, kur flet, flet, e thotë me gjithë mënd, njëherë e përgjithmonë!

Pyetje: A e ka thënë akoma fjalën e vet kritika letrare për krijimtarinë që po zhvillohet në diasporë. Apo, janë dy vlera që po ecin paralelisht dhe assesi të takohen diku sy më sy!

SEFAJ: Unë nuk e di se, diku në rruzullin tokësor, në Planetin tonë shqiptar, këtej e matanë gardit, ka kritikë të mirëfilltë letrare, siç kishte dikur! Se më, kritika letrare në diasporë, as që ekziston fare. Me përjashtim të disa përpjekjeve fisnore e miqësive të ngushta që të thuhen fjalë (kuturu) e plot lavd, për “veprat” ee njeri tjetrit. Lojë e pahijshme,(korruptuese, në mekamin: ama-na! Hi, hi e, ha-ha…

Pyetje: Antologjitë e më hershme të poezisë, por edhe të tregimit shqiptar, nuk janë llogaritur si të “kompletuara” pa përfshirjen e autorëve shqiptarë të diasporës! Sa vend zënë sot krijuesit nga diaspora nëpër antologjitë e tilla bashkëkohore? Apo nuk njihen fare nga hartuesit e antologjive, aq më pak nëse nuk paguajnë për përfshirje!

SEFAJ: Pajtohem, katërçipërisht, pajtohem me konstatimin tuaj, me pjesën e parë të kësaj pyetje e, sa i takon pjesës së dytë të pyetjes, sypatrembur dhe, pa fije hezitimi, them se, edhe me përgatitjen e antologjive, me përfaqësimin e autoreve nga diaspora, apo pa ta fare, diçka ngec dhe nuk shkon. Edhe në këtë shteg, ka hile, lëshime, manipulime e keqtrajtime. Shoqëria jonë, e shendosh dhe, gjithnjë e më moderne, lypset të jetë vigjilente dhe më e vëmendshme, të shërojë edhe këtë plagë dhe të eliminojë, një orë e më parë, të gjitha njollat që shfaqën, këtu e atje dhe, që e dëmtojnë shëndetin kulturor dhe shoqëror përgjithësisht.

Pyetje: Jeta letrare e shqiptarëve sot është më e pasur se dikur apo më e varfër?

SEFAJ: Nuk di, ç’të them, saktë. Ndoshta është me e varfër se dikur! Logjikisht, tani do te duhej të ishte më e pasur!

Shënim sqarues: Këtë bisedë (kështu siç është), e ka botuar HEZA e ditës së enjte, 21.10.2021)

Romani “Ti” i Ilir Muharremit, libri më i shitur

0
  • Në librarinë “Artini” në Prishtinë, të gjitha kopjet e romanit “Ti” të Ilir Muharremit janë shitur. Arsyeja qëndron ndoshta te tema që trajton ky roman.

Është tema e luftës mirëpo me trajtim krejt ndryshe nga ato që trajtohen në romane dhe filma ose shfaqje teatrale.

Një i ri nga shqipëria ndahet nga femra e tij, nga zhgënjimi i madh, ai i bashkohet UÇK-së. Pasi kthehet nga lufta ai është me trauma psikologjike.

Dashuria ndërmjet dy çifteve vazhdon dhe në roman trajtohet ajo vështirësi e tyre ku si shkak dhe pasojë e kësaj çiftet përdorin substanca narkotike.

Si dhe kur u krijua kombi sllavo- maqedon ?

nga: Fahri Xharra

Ju kujtohet pas fitorës mbi serbët, pas luftës së vitit 1999, dolën në skenë shumë idiotsira si mohimi i historisë , njollosja e së kaluarës , humbjes së identitetit kombëtar, privatizimet personale e shumë e shumë të tjera, të cilat na humbën autoritetin në Europë dhe gati , gati pendimin e tyre për ndihmen e dhënë; e mbi të gjitha dëshira e krijimit të kombit kosovar dhe gjuhës kosovare. Ishte një kohë shumë e vështirë sepse kërcnoheshim nga një “modifikim gjenetik” me pasoja të rënda për ne dhe të ardhmen tonë.

Fatbardhësisht me ndihmen e individëve, e ndër ta kam qenë më i zëshmi e mundem paranojën e disave që e deshën një humje të tillë. Zëri i tyre u shua dhe shpëtoj shqiptaris e Kosovës pa e “ ndërruar “ kombin.

E gjeta një ngjashmëri edhe me bullgarët që me ndihmen e dreqit të mallkuar u shndërruan në Maqedon.
Në https://sparotok.blogspot.com/2019/10/blog-post_31.html?m=1 e gjeta kë te shkrim të bullgarëve të sotëm: “ Ata që mendojnë që nga një popull të krijojnë dy kombe nga e njejta origjinë, iu them që është e mundur. Do e japi japi një shembull me Maqedonët ( sllav fxh ).

Ata janë vëllezërit tonë të të njejtit gjak, të njejtës kulturë dhe gjuhë , por pë një kohë as një shekull kur ne i vizitojmë ata duken si të huaj. Aty kemi shumë bashkatdhetar që e përdorin një gjuhë të ashpër kundër Bullgarëve. Edhe pasi që kanë lindur në Maqedodoni Neofit Rilski, Gotse Delchev, Grigor Parlichev, Simeon Radev, Kuzman Shapkarev, Yane Sandanski e shumë të tjerë ata mbaheshin gjithmonë si bullgar. Në këte rast janë ekstremet e shpërlarjes së trurit të cilat udhëhiqen nga njerëzit e pa skrupëllt “
Autori i rreshtave të mësipërm ka të drejt. sepse në hulumtimin e tij , miku Elvi Sidheri e gjeti këtë : Ati i ”Maqedonizmës” me rrënjë të panjohura shqiptare” (http://www.zemrashqiptare.net/news/58385/elvi-sidheri-ati-i-maqedonizmes-me-rrenje-te-panjohura-shqiptare.html
Ironia e fatit dhe gabimet historike kurrë nuk harrohen,pra ati i maqedonizmës së bullgarëve ishte edhe një shqiptar nga Struga :

Të vazhdojmë me leximin e këtij shkrimi me vlerë :
” Kur mendojmë për kombin dhe gjuhën e sotme maqedonase, doemos përballemi me një mori mëdyshjesh të larmishme, dyzime identitare dhe kundërshti ku ravijëzohen dilemat ekzistenciale të popullit maqedonas, në përballje me fqinjët, kryesisht grekë dhe bullgarë.

Duke ruajtur gjithsesi asnjëanësinë e nevojshme në këto përplasje ku shqiptarët nuk kanë përse të bëhen pjesë së koti, ndërkohë do theksuar se fillesat e idesë së maqedonizmës, domethënë të ndasisë së përveçme të kombit dhe gjuhës maqedonase nga Mëma Bullgari, ndërlidhen fuqimisht me disa personazhe me origjinë kryesisht nga Struga dhe Ohri, të cilët do të ishin tejet aktivë në promovimin e kësaj ideje në fundin e shekullit XIX.
Patën spikatur katër syresh, dhe njëri prej tyre ishte një njeri i quajtur Naum Evro, i lindur në Strugë në vitin 1872 (krahas tre shokëve të tij, sipas radhës: Temko Popov nga Ohri, Kosta Grupçe, sërish nga Ohri, dhe Vasil Karajovov), të cilët bashkërisht si studentë do të krijojnë në kryeqytetin bullgar, Sofje “Komitetin e Fshehtë Maqedonas” (në maqedonisht “Таен македонски комитет”) në vitin 1885.
Pasi autoritetet bullgare e zbulojnë këtë përpjekje maqedonizuese të studentëve sllavë nga viset e Maqedonisë në Universitetin e Sofjes, katër anëtarët e kësaj organizate ilegale, do të shpërngulen pastaj në Beograd (nga ku merrnin edhe udhëzimet për synimet e tyre mëvetësuese kundrejt kombësisë dhe gjuhës bullgare, të maqedonasve dhe gjuhës së tyre).

Në Beograd, në vitin 1886, Naum Evro nga Struga, dhe tre shokët e tij, bëhen pjesë e Shoqërisë së Sërbomaqedonasve, me seli në Kostandinopojë, të themeluar dhe drejtuar nga ambasadori dhe politikani i lartë serb, Stojan Novakoviç, ati i doktrinës serbomadhe, dhe drejtues i Akademisë Serbe të Shkencave.
Rrjedhojat e veprimtarisë së ethshme maqedonizuese të këtij grushti studentësh maqedonistë, me orientim serbofil, do të jenë të shumëfishta, teksa në vitin 1888, në Kostandinopojë, nën mbikëqyrjen e Stojan Novakoviç, nga Shoqëria e Serbomaqedonasve do të botohet “Abetarja Maqedonase” (në maqedonisht “Македонски буквар”), në dialektin maqedonas të bullgarishtes, ku gjenden themelet e gjuhës bashkëkohore të pavarur maqedonase.
Naum Evro, pas përpjekjeve të vazhdueshme për llogari të kauzës maqedonase (dhe serbe) në Kostandinopojë, ku bashkë me shokun e tij, Kosta Grupçe, i dërgojnë letra sensibilizuese edhe Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha, gjithmonë në bashkëpunim të pandashëm me ambasadorin serb, Stojan Novakoviç, kthehet pastaj në Strugë i sëmurë në vitin 1888.
Sakaq, një tjetër personazh interesant, përsëri pjesëtar i familjes Evro, kësaj radhe prapë nga Struga, është Kliment Evrov (i lindur në vitin 1927), aktivist i shquar anti-jugosllav, anëtar i VMRO filobullgare, që bashkë me një grup nxënësish, aktivizohen në Gjimnazin e Ohrit dhe më tutje, duke kërkuar pavarësinë e Maqedonisë nga Jugosllavia. Kosta Grupçe do të mësojë greqisht nga Grigor Përliçev në Ohër, por më tutje veprimtaria e tij, mbështet pa ngurrim synimet serbomadhe ndaj Maqedonisë, ku ndër të tjera, do të drejtojë edhe shtypshkronjën qendrore serbe në Kostandinopojë, mënjanë një mori shërbimesh të tjera ndaj shtetit dhe politikës serbe.
Në ditët e sotme, Naum Evro, në Maqedoni vlerësohet gjerësisht si rilindas kombëtar, dhe njeri me kontribut të paçmuar në formimin e gjuhës dhe identitetit të pavarur maqedonas.
Ajo që bie në sy gjithsesi, është se në këtë përballje serbo-bullgaro-maqedonase, gjurmë të pashlyera ka lënë një shqiptar.
Kosta Grupçe, shoku më i afërt i Naum Evro, është ndërkohë pinjoll i familjes së madhe “Grupçe” nga Ohri, djali i rilindasit Angel Grupçe, i cili pati qenë bashkëpunëtor i ngushtë me mësuesin, shkrimtarin e përkthyesin e shquar Grigor Përliçev, autorin e poemës së pavdekshme “Skënderbej”, njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe (kam bindjen gjithashtu edhe vetë me origjinë shqiptare), mbështetës i shqiptarëve, të cilët gjithmonë himizohen në krijimet e tij lirike letrare. http://www.zemrashqiptare.net/news/58385/elvi-sidheri-ati-i-maqedonizmes-me-rrenje-te-panjohura-shqiptare.html
E keni të qartë se çka donin filoserbet e Kosovës ?

Gjakovë, 21.10.2021