Kreu Blog Faqe 1522

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

1
Nga Silvana BEGAJ
Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës?
Rrjeti është një organizatë gjithpërfshirëse pa dallime bindjesh, gjinie,statusi socialo ekonomik i cili do të përfshi grupe, shoqata apo individë të diasporës shqiptare në botë, që ashtu si unë, ashtu si ne, nuk janë dorëzuar për të drejtat e diasporës kudo ku ndodhen.
Objektivat kryesore janë:
1- Mbrojta e të drejtave të cdo individi që është jashtë territorit të Atdheut të tij që flet shqip apo ka origjinë shqiptare, që është nënshtetas në shtete si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi dhe gjithë shtetet kudo ku ka emigrantë të këtyre shteteve, por dhe të Camërisë dhe Luginës së Preshevës.
2- Ka pikësynim ngritjen e cështjeve me interes kombëtar, në shtete si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi, por dhe kudo ku ka shqiptarë, të përfaqësojë zërin e tyre tek institucionet ligjore përkatëse, duke u angazhuar me seriozitet, me plan dhe platforma konkrete, duke mbrojtur liritë, të drejtat dhe interesat e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen ndaj pushteteve të institucioneve në vendet ku ndodhen
3- Krijimi i një legjislacioni të ri apo të përmirësimit të atij ekzistues, duke përdorur mjete të ligjshme, nga referendumi e deri tek lobimi pranë parlamenteve të vendeve si, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malit te Zi me qëllim garantimin e të drejtave dhe përmisimit të cdo individi që jeton e punon jashtë territorit ku ka lindur.
4- Rrjeti do të synojë të lidhë e ndërlidhë shqiptarinë nëpër botë në një platformë idesh dhe unifikime cështjesh.
5- Do synojmë të organizojmë energjitë tona, kapacitetet e intelektit, angazhimit dhe aktivizimit. Rrjeti do të synojë të mbështesë përmes zgjidhjeve konkrete jetën, përditshmërinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetërore.
6- Rrjeti do te jete nje urë e këtyre nevojave e interesave me vendet tona, institucionet vendimmarrëse e ligjvënëse. Rrjeti do të jetë një mundësi për të kërkuar e sugjeruar politika dhe ligje që të mbështesin dhe të orientojnë kapitalet e siguruara me mund e djersë nga emigrantët shqiptare në botë, një kapital i cili nëse mbështetet mund të kthehet në investime strategjike për zhvillimin e vendeve tona.
7- Rrjeti do të ketë prioritet ruajtjen e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e nismave që mbrojnë dhe mbështesin atë. Mbështetja për gjuhën shqipe dhe mësimin e saj nëpër botë në konceptet më bashkëkohore, mbështetja e traditave shqiptare dhe promovimin e tyre
8- Ne do të përpiqemi të përmbledhim njerëzit e artit, krijimtarisë së cdo fushe të Shqiptarisë kudo në botë jo vetëm për të dhënë kontributin e tyre në këte fushë, por dhe të mbledhim në sofra të mëdha njerëzit që jetojnë jashtë kufijve.
9- Rrjeti do angazhohet që në të gjitha nëndegët e tij kudo në botë të japi konsulencë ligjore për emigrantët për cështje ekonomike, emigracionit, lehtësira të procedurave të ndryshme ligjore ku emigrantët sot kanë nevoja të mëdha e të pazgjidhura.
10- Ne do të synojmë mbajtjen e simpoziumeve shkencore për cështjet kombëtare nga njerëzit më të njohur të fushave për të forcuar njohuritë, risitë dhe hulumtimet e fundit.
11- Rrjeti do të synojë që shumë cështje të emigrantëve si e drejta e votës në vendet e origjinës, njohja e patentave, bashkëpunimet ekonomike midis dhomave të tregtisë, por dhe të shoqatave të bisnesit për tju lehtësuar procedurat dhe duke lobuar deri tek politikbërja .
E di që nuk është një rrugë e lehtë. E di që do të përballemi me shumë vështirësi. E di që do të luftojmë me paragjykimet, do luftojmë me segmente të kalbura e diskriminuese të politikave të shteteve tona.
E di që do të më thoni cfarë ka ndryshe Rrjeti juaj nga dhjetëra në mos qindra grupe e shoqata të tjera. E di që do të më thoni pse ti, pse ju, cfarë ju bënë ndryshe? I di të gjitha këto.
Ne nuk jemi të vecantë, por koha është e tillë. Nevoja ulëritese për ndryshim të kësaj statusquoje është më urgjente se kurrë. E nëse nuk lëvizim, nëse nuk përpiqemi e guxojmë atëherë do jemi të përcarë me plot ide, me shumë ëndrra, por të mbyllura brenda vetes e ndërgjegjes sonë,të parealizuara duke u përpëlitur e duke u ankuar.
Ndaj Ne sot vendosëm të lëvizim drejt një qasje të re duke ju ftuar që të gjithë së bashku si vëllezër e motra për cështjet që na shqetësojnë e mundojnë, të japim vlerat, mundin, energjitë dhe kapacitetet për tu kthyer në faktorë real brenda politikave të shteteve tona.
Duke qenë bashkë në luftojmë indiferentizmin, arrogancën, nëpërkëmbjen e pushteteve dhe formojmë një shprese të re duke e kthyer në vlerë dhe forcë.
Kjo jemi Ne, këtë duam ta arrijmë bashkë me ju, me cdo shqiptarë kudo ku ndodhet jashtë territorit të tyre.
Ne nuk do dorëzohemi!
Ju ftoj të bashkoheni me ne e së bashku të bëhemi pjesë e një historie të re suksesi, e një Atdheu tjetër, më të mirë e më të drejtë.

Vepra e Buxhovit e sfidon makinerinë e deformimit të historiografisë

Historiografia e ashtuquajtur zyrtare, tha Buxhovi, ka bërë gabime metodologjike dhe parimore kur është përcaktuar për një histori të cunguar të shqiptarëve , me ç’rast ka ndodhur  stërkeqja shkencore e politike e historisë, ku Maqedonia padrejtësisht  është hequr tërësisht nga historia e përbashkët e shqiptarëve

Shkup, 22 tetor – Sot në ITSHKSH u promovua vepra  ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë” e autorit Jusuf Buxhovi, ku të pranishëm, përpos studiuesve e dashamirëve të librit, ishte  edhe botuesi nga SHBA, Ramiz Tafilaj si dhe donator dhe botuesi Milaim Abdullahu.  Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, vuri në dukje se historiografia shqiptare po pasurohet me një horizont të ri pikëpamjesh mbi konceptimin e tërësisë territoriale iliro-arbërore-shqiptare, që nga antika e deri te Ipeshkvia Shkup-Prizren. Maqedonia antike ishte një nga nyjat kryesore që dëshmon qenësinë e elementit shqiptar, kurse vepra e Buxhovit e argumenton këtë me një pasuri referencash shkencore, kryesisht të autorëve të huaj. Sipas Dr. Asanit qasja e historianëve duhet të ketë si udhërrëfim parimin e shtrirjes horiozontale të elementit shqiptar, e jo të bëhen peng i pikëpamjeve të ngushta politike. Në këtë drejtim Jusuf Buxhovi ka vepruar drejt tejkalimit të kallëpeve që imponon e ashtuquajtura historiografi zyrtare dhe ka dalur në treg me ide të guximshme, të cilat mund të kontestohen ose të mbështeten, varësisht nga dioptria e këndvështrimit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Infrastruktura e falsifikimit sllav ka qenë shumë aktive dhe kjo ka ndikuar që vlerësimi mbi proceset e ngjarjet historike të mos përkojnë fare me faktografinë shkencore, tha Jusuf Buxhovi, i cili duke u ndërlidhur me promovimin e librit të tij ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë” tha se fatkeqësisht jo pak autorë shqiptarë kanë rënë në grackën e kësaj makinerie falsifikimi. Kjo, sipas Buxhovit, ka ndodhur si pasojë e mungesës së një vlerësimi institucional, ku historianët shqiptarë kanë rënë në dy kurthe: në kurthin idiologjik dhe në kurthin e diktatit serbomadh. Historiografia e ashtuquajtur zyrtare, tha Buxhovi, ka bërë gabime metodologjike dhe parimore kur është përcaktuar për një histori të cunguar të shqiptarëve , me ç’rast ka ndodhur  stërkeqja shkencore e politike e historisë, ku Maqedonia padrejtësisht  është hequr tërësisht nga historia e përbashkët e shqiptarëve. Ky, sipas Buxhovit, është një krim historik dhe neve si historian objektiv na takon ta themi të vërtetën, sepse Maqedonia i takonte botës ilire, kurse Shkupi ishte kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Historia shqiptare pa Maqedoninë, pa Epirin dhe pa Dardaninë është histori koti, tha Jusuf Buxhovi dhe vuri në duke se historiografia shqiptare duhet të lirohet, përpos nga diktati ideologjik,  edhe nga diktati serbomadh. Për pasojë, ka ndodhur një shtrembërim i qëllimshëm i tezave mbi gjoja ekzistimin e shtetit mesjetar serb. Buxhovi u shpreh se nuk ka pasur shtet mesjetar serb, kurse i ashtuqujaturi “Zakonik Cara Dusana” është sajuar në shek. 19 dhe nuk është e vërtetë se ky dokument shpreh të vërtetën mbi ekzistimin e të ashtuqajturut shtet mesjeter serb, pasi që në të gjitha burimet e autorëve bizantinë askund nuk përmendet elementi serb, por vetëm elementi tribal , kurse në vend të shtetit mesjetar serb, përmendet Rashka. Prandaj,  tha Buxhovi, është mirë që historiografia shqiptare të lirohet nga këndvëshrtimi ideologjik dhe të shërbehet me referenca valide shkencore të cilat rrëzojnë përtokë kullën prej kartoni të falsifikimeve serbe.

Duke folur për veprën ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë” e autorit Jusuf Buxhovi, Dr. Besnik Rameti , shef i departamentit të historisë në ITSHKSH nënizoi se për Maqedoninë antike autori mbështetetet tek veprat e autorëve antik si Homeri, Tukididi, Herodoti, Apiani, Polibi, Straboni, tek autorët mesjetar dhe tek Rilindasit tanë kombëtar.
“Autori Prof. Jusuf Buxhovi në veprën “Maqedonia nga Antika deri te koha jonë” e ndanë në pesë pjesë. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në pjesa e parë fletë për antikitetin dhe lashtësin e Maqedonisë, ndërsa në pjesën e dytë Buxhovi shkruan për Mesjetën, në pjesën tretë  – për Perandorinë Osmane, në pjesën e katërt shkruan për coptimin e Shqipërisë, ndërsa në pjesën e pestë për rikthimin e Jugosllavisë në Maqedoni. Është me interes të veçantë se si prof. Buxhovi në këtë vepër shkencore përmblodhi dokumente, fakte dhe dëshmi historike nga antikiteti për Maqedoninë deri te koha jonë”, tha Dr. Rameti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Publicisti dhe studiuesi Emin Azemi vlerësoi se vepra historiografike e  Jusuf Buxhovit ka hapur mundësi të shumta për debate  e polemika, mirëpo ai kërkoi që paraprakisht duhet lexuar dhe studiuar kjo vepër, sepse ndodhë që individë të ndryshëm pa e lexuar dhe për motive krejt subjektive  janë të prirur ta etiketojnë autorin dhe veprën e tij. Sipas Azemit, shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Jusuf Buxhovit që me veprën e tij voluminoze ka ngritur një mal argumentesh kundër makinerisë së deformimit të historiografisë, ku shqiptarët vazhdimisht kanë qenë viktimë e një dioptrie të gabuar që kanë pasur të tjerët.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe Dr. Ylber Sela, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve ishte i mendimit se Jusuf Buxhovi para lexuesve por paraqitet me një vepër të rëndësishme e cila kërkon qasje serioze, sepse përpos fuqisë argumentuese, ofron edhe një regjistër të gjatë referencash shkencore, që e bëjnë këtë vepër të jetë rezistuese ndaj çfarëdo lloj kritike dhe paragjykimi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gazeta Fakti (http://gazetafakti.com/), Shkup

Për ata që nuk kanë informacion të saktë mbi Islamin, dëgjojeni 8 minuta hoxhën Sadullah Bajrami…!

2
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Rëndom, as shumica e atyre që ndihen myslimanë, nuk kanë njohuri elementare për Islamin, pos ca “cikërrimava” që i kanë dëgjuar nga prindërit e tyre në fëmijëri. Edhe prindërit i kishim të pa informuar. Ndërsa propaganda nga ndonjë hoxhë e imam ishte taktike. Ndodhte kështu deri sa të realizonin rekrutimin. Pasonte indoktrinimi në xhamia e mejtepe, pa asfarë taktike, si kësaj radhe Hoxha Sadullah Bajrami.
Unë i jam falënderues këtij hoxhe, i cili edhe në praqitje fizike, angazhohet ta imiton sa më besnikërisht Mohamedin!
Moti e kam thënë e shkruar (edhe libër kam botuar), se Islami ka pas e ka si synim kryesor: sundimin e Botës. Kam debatuar me shumë imam, të cilët gjatë studimeve në shtete arabe, kanë përvetësuar edhe taktikën, si duhet ta përshtatin propagandimin e Islamit, duke pas parasysh porosinë: “sipas vendit, kuvendi”, prandaj mundoheshin ta modifikonin përcaktimin “hyjnor” të Islamit – shtrirjen në gjithë botën. Dhe shtrirja duhej të ndodhte me dhunë fizike, sa më shpejt që të ishte e mundur, aty ku e kishin forcën, ndërsa me takt, ku nuk e kishin.
Kështu po taktizojnë edhe ISlamistët fundamentalistë të Kosovës. Fatkeqësisht këta i faktorizoi Kurti. Në zgjedhje të përgjithshme po mendoja se po taktizon për vota. Por, kësaj radhe, kur në Ferizaj e Rahovec (mund që edhe në Komuna tjera), emëroi kandidatë ISlamistë për kryetarë komune, e përshfaqi komplotin e tij anti-Kosovë! Fatmirësish qytetarët e deklasuan MISS GJYSHEN në Ferizaj. Po shpresoj, do ta mundin edhe MISS ANTI-ZRAELITIN në Rahovec, meqë qyetarët duhet ta kenë kuptuar se ISlamistët janë antishqiptarë pothuajse siç ishin strukturat millosheviqiane.
Anashkaloni inatin partiak e tifozërinë sektariste nëse keni prioritet Shtetin e Kosovës, ju lutëm!
Pejgamberi ﷺ para 1400 vjetve tha: ‘Islami do ta sundon botën ‘ | Hoxhë Sadullah Bajrami
Ky është kanali zyrtar dhe personal i hoxhës Sadullah Bajrami. Vëretje:➤ Duhet të merret leje paraprake për ngarkimin e videove të këtij kanali në rrjetet tj…

Fuzionimi i KESH-it dhe KEK-ut, praktikë dobiprurëse për dy korporatat dhe shtetet

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Për ta sfiduar krizën energjetike që ka përfshi pjesën më të madhe botës, FUZIONIMI i KESH-it të Shqipërisë dhe KEK-ut të Kosovës dhe do të bëhet faktor i fort për zhvillim të përshpejtimit ekonomik!
Për momentin KESH ka kapacitet 1300 MWh mbi kaskadat e Drinit dhe një termolektranë 95 MWh në Vlorë.
KEK ka kapacitet rreth 1200 MWh termoelektrana.
Vitin e kaluar KESH ka prodhuar 8.7 TWh, ndërsa KEK 7.6 TWh.
Dobia e parë është se gjatë disa orëve të ditë-natës, Shqipëria dhe Kosova nuk konsumojnë më shumë se 1.000 MWh, atëherë ndërpriti i rrymës në kaskada të Drinit, për ta ruajt energjinë kur Shqipërisë dhe Kosovës i duhen rreth e mbi 2.000 MWh.
Për ata që nuk e dinë, ndërprerja e prodhimit të hidrocentraleve është veprim i thjesht, ndërsa ndërpreja e termoelktranave ka procedurë të gjatë e më kosto.
E kur edhe 1.000 MWh që prodhon pa ndërprerë KEK nuk harxhohen dot nga Shqipëria dhe Kosova dhe nuk gjendet treg i volitshëm për eksport, atëherë rryma mund të akumulohet duke instaluar pompa të fuqishme që tranferojnë ujë nga kaskadat e Vaut të Dejës dhe Komanit, në kaskadë të Komanit (liqë nga Fierza deri në Zhur (Kosovë). Ky ujë riciklohet dhe prodhon rrymë, kur ka kërkesa të mëdha për konsum apo çmim të volitshëm për eksport.
Rrjeti i shpërndarjes dhe tregrimit të rrymës në Kosovë, të cilin sundimtarët kriminelë ia kanë “dhuruar” dhëndrrit të Erdoganit, duhet t’i rikthehet KEK-ut, apo KEK duhet t’ia shet rrymën turqve, t’ia shes me çmim të tregut, dhe jo me çmim 28 Euro MWh, e turqit të na e shesin neve – rreth 70 Euro MWh për amvisni dhe mbi 120 Euro MWh bineseve (përjashto Feroniklin që plaçkit rrymën nga KEK me 30 Euro për MWh, sipas kontratës deskriminuese të privatizimit.).
Pasi të fuzionohen KESH dhe KEK, do të duhej të investonin ngritje të hidrocentralit mbi Drinin e Zi dhe një termoelkrtanë në Kosovë, që Shqipëria dhe Kosova të kenë energji të bollshme dhe, pse jo, edhe për eksport.
***
Enveristë! Krenohuni, EH ka “ndertuar” hidrocentrale që vjet kanë prodhuan 8.7 TWh rrymë. Më çmimin aktual në bursë 8.7 TWh kushtojnë rreth 870 Milionë Euro (8.700.000 MWh x 100 Euro për MWh)!
Nënshkruhet marrëveshja për tregjet e energjisë elektrike Shqipëri – Kosovë

Hashim Thaçi, megjithatë ishte marionetë e DGSE-së franceze …

0

 

“Për ta lehtësuar debatin po e rrëfej një ndodhi. Mund që do të gjurmosh “prova” në internet për ta demantuar.
Baca Cenë (kështu e thërrisnim xhaxhanë, babën e Muhametit, kryeplakun e familjes) ka shkuar bashkë me shumë bashkëfshatarë për ngushëllim në një fshat të largët (ndoshta të miqtë në Dobordol të Pejës!). Kështu praktikohej atëherë. Sapo hyjnë xhaxhai, si kryeplak, duhej zë të ngushëllon në emër të tij dhe të bashkëfshatarëve:
“Metë, u mërzitet për Dautin?” (Emrat janë gjetje rasti, për të mos e ngarkuar rrëfimin).
Meta: “Dauti qe ku asht, nuk ka dekë”.
Xhaxhai: “Pardon, a u mërzitet për Avdylin?”.
Meta: “Ky asht Avdyli, nuk ka dekë”.
Xhaxhai, nga nervozizmi aksidental: “Mor dikujt, me ner me thanë, iu ka q… nana e ka dekë, cok nuk jemi ardhë këtu kot! Ju shnosh…”.
Megjithatë, dikush ishte marionetë e DGSE-së famoze, serbofile, franceze, ndërsa mua me rezulton: Hashim Thaçi!
Të kuptoj, si argat i Hashimit, respektivisht si vartës i ish-drejtorit Tënd, ngjan tani në pataten që u ishte ankuar patateve pranë, kur kishte zënë të valonte kusia: “Shtyjuni tutje, se po më vjen valë!”.
Ti, edhe pse ke sqarimin tënd përse e ke ndryshuar mbiemrin dhe tashmë “bota” të njeh për Bardhyl Mahmut, megjithatë Bardhyl Berisha je.
Pra, bëj “fizkultura” sa të duash, por Hashimi, megjithatë, ishte marionetë e DGSE-së dhe ti Bardhyl Berisha je!
Ndërsa denoncimin që ia kam bërë ish-drejtorit tënd, gjegjësisht gjarprit “tonë”, te ZPS, e kuptoj si obligim patriotik, demokratik e qytetar. Ata që frikësohen t’i denoncojnë krimet dhe kriminelët, shteti ynë ka ligj që ua garanton anonimitetin dhe mbrojtjen. Që do të thotë, kot spekulon me “kartën e tradhtisë” së shokëve, sepse shtetin e dua më shumë se hashimat!
1.
Ke shkruar: “Ibrahim Kelmendi! Më vjen keq për ty, ku e ke katandisur veten! Nuk të pranojnë as për dëshmitar!”
Meqë nuk e zotëroj drejtshkrimin, do të lutesha të më sqarosh, përse pikë-çuditësen (!) pas emrit e mbiemrit tim. Po të shkruaja unë, aty do vija presjen (,).
Tani, nga e di që nuk më pranojnë as për dëshmitar? Sepse më ke besuar mua, apo ke edhe ti lidhje “të shkurtër” me “ndërkombëtarët”, siç shpërdoron Milaim Zeka, një koleg Yti në shërbim të “shtabit të rognerit”. Nëse më ke besuar mua, të falënderoj, sepse tashmë e dimë se ka edhe “dëshmitarë të mbrojtur” (që ua fshehin identitetin). Por, duhet të jesh konsekuent, ose më beso përherë, ose asnjëherë, e jo vetëm kur ke favor në taktikën tënde të boksimit.
2.
Më ke cituar: “Presidenti Hashim Thaçi nuk ishte udhëheqës politik i UÇK-së, por marionetë e shërbimit francez dhe se ka qenë i komanduar prej saj për ato që duhet bërë”.
Vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim, edhe për hir apo për inat Tëndin, pavarësisht këtij reagimi që ke bërë. Ti dhe askush nuk mund të ofroni provë që ndonjë institucion kompetent e ka zgjedhur, caktuar, emëruar, GJARPRIN “tonë” udhëheqës politik të UÇK-së dhe as drejtor! Zgjedhjet dhe emërimet që ia kanë bërë njëri-tjetrit komplotistët nuk i kam njohur dhe nuk i njoh.
3.
Ke shkruar: “Për t’i mbështetur pretendimet tua, ti përmend takimin që keni pasur më 8 qershor 1999, në Hotel Maritim në Köln (Gjermani) ku përveç teje, Hashim Thaçit dhe Bilall Sherifit na paskësh qenë edhe “shef i drejtorisë për Ballkanin pranë DGSE-së franceze, Arnaud Danjean”.”
Megjithatë ajo njohje dhe ai “takim” (po e vë tani në thonjëza, sepse takim përdorim edhe kur paraplanifikohet një takim për të shqyrtuar diçka), me atë, pa nder me thënë, mutin e DGSE-së franceze ka ndodhur pikërisht në Hotel “Maritim” në Këln, në qershor 1999, kur u mbajt Samiti “botëror” për Kosovën. Nëse do të kisha gënjyer, moti do kishin reaguar Bilalli (Sherifi), Hashimi (Thaçi), por edhe Sabri Kiçmari, edhe pse nuk është në foto, por ishte andej pari.
4.
Ke shkruar: “Madje, për të qenë sa më bindës në ato që thua, letrës tënde ia ke bashkëngjitur “foton si dëshmi konkrete për takimin”.”
Tashmë, “fizkulturat” e tua për foton po më krijojnë dilema. Por, për sqarim konkretizues, tani pashë komunikimin privat që kemi me Metat Elshanin, djalin e bashkëveprimtarit veteran Isa Elshani (nga Krajkova e Drenasit, imigrant në Siegburg, Gjermani). Më rezulton që këtë foto ma ka dërguar ai me 8 janar 2016. Nuk e dija që ekzistonte dhe, thënë të drejtën, as që e kam lodhur kujtesën për ta verifikuar nëse është e saktë. Tani, është apo nuk është i njëjti mut serbofil Arnaudi, – shef i Drejtorisë për Ballakanin i shërbimit DGSE, atëherë më serbofil se BIA e Serbisë, – nuk vë dorën në zjarr, meqë edhe ai mund të ketë shatiratur flokët që të mos dihet se ka mbiemër të vërtetë Berisha por Mahmuti. Metatin nuk e kam pyetur, nga e ka atë foto. Por, cok nuk është as siç ke shkrua Ti: “Në bazë të të dhënave në internet, kjo fotografi e Arnaud Danjeanit është bërë në vitin 2014, pra 15 vjet më vonë sesa takimi që pretendon ti.” Në fillim të vitit 2014 kam riemigruar në Gjermani për hir të mjekimit dhe nuk jam kthyer më në Kosovën e hashimitëve, prandaj nuk ka mundësi të ketë bërë ndokush foto në këtë vit, në tavolinë të përbashkët me Bilallin, mutin francez dhe marionetën Thaçi. Tjetra, edhe Thaçi, edhe unë, ngjajmë të jemi në foton e shkrepur në vitit 1999 dhe jo në vitin 2014. Bilalli, si tullac, nuk ka ndryshuar shumë pamjen. [Do të lutesha të ma dërgon linkun e portalit, ku e paske gjet Ti këtë foto.]
5.
Reagimin që paske pas bërë, më 22 shkurt 2016, nuk po e komentoj, sepse nuk është pjesë e letrës publike që unë ia kam dërguar ZPS. Do të kem durim të pres si do t’i (dis)kualifikojë Gjykata e Kosovës /Dhomat speciale/ ato shpifje të Beogradit (që paskan volum 27 mijë faqe!). Uroj t’i DISKULIFIKOJË si shpifje. Megjithatë, do të kisha dëshiruar të kishte qenë ish-drejtori yt, gjarpni “ynë”, paksa “terrorist” – të kishte vra bile një kriminel serb në gjithë biografinë e tij të “lavdishme”, që t’ia falja edhe vrasjet e mundshme të Ali Ukës dhe Behajdin Allaqit, siç jam duke dyshuar edhe tani. Ndërsa për krimet tjera që e akuzoj unë, siç janë komplotet e sabotimet kundër UÇK-së dhe luftës së saj titanike çlirimtare, “ndërkombëtarët” nuk janë të interesuar ta hetojnë e gjykojnë atë, ndërkohë që vendorët vazhdon t’i ketë të kapur. Uroj, jo edhe për shumë kohë.
6.
Ke shkruar: “Ajo që më shtyri të reagoj duke rikujtuar shpifjet dhe akuzat që u sajuan nga Shërbimi Sekret Serb ka të bëj me një fushatë histerike që përpiqet ta paraqes Hashim Thaçin si “spiun të Francës…”
Më histerik po më ngjan ky reagim yti, – ndoshta sepse të ka përfshirë vala si pataten në kusi, – se sa dyshimet dhe akuzimet e mia.
Më vjen keq që nuk pate ardhur në Rambuje, edhe pse në mbledhje të Kryesisë që vendosur të ishe Ti e Sabri Kiçmari. Mosardhja jote, për ata që ende nuk e dinë, bazohej vetëm në hidhërimin Tënd të arsyeshëm, që nuk ishe caktuar anëtar në delegacion. Nëse do të kishe qenë në Rambuje, brenda apo jashtë delegacionit, do të ishte informuar për komplotet e ish-drejtorit tënd (Hashimit), i cili gjatë gjithë konferencës komandohej nga ai muti serbofil francez (ndoshta edhe mercenari, pos që ishte dhëndri). Dhe pasi u mor vesh që DGSE-ja nuk e lejonte Hashimin të firmoste “marrëveshjen” në Rambuje, – i cili poshtërsisht, si gjarpen që ishte, arsyetohej se po u frikësohej komandantëve të UÇK-së se do ta vrasin si tradhtar kur të kthehej në Kosovë, – duhet të kenë ndërhyrë USA, Anglia, Gjermania te presidenti i Francës që ai të urdhëronte tashmë DGSE-në të mos e detyronte gjarpnin të refuzonte nënshkrimin (duke na barazuar në faj me Serbinë). Prandaj nënshkroi në Paris, duke i dhënë afat ushtrisë fashistoide millosheviqiane të kryente me intensitet të shtuar masakra në Kosovë.
7.
Ke shkruar: “Për dallim nga periudha paraprake kur ish-udhëheqësit e UÇK-së kishin një minimum solidariteti përballë padrejtësive që u kanoseshin, përkundër divergjencave që kishin mes tyre në fusha të ndryshme, tani kemi një situatë ku divergjencat rrezikojnë të shndërrohen në armiqësi ‘brenda llojit’.”
E para, UÇK-ja nuk ishte organizatë politike, që të kishte udhëheqës (politikë), por Ushtri Çlirimtare me komandantë, pavarësisht komplotit të “shtabit të rognerit” që provoi ta politizonte, tjetërsonte e privatizonte dhe pavarësisht që edhe ti ua ke mbajtur ison. Atëherë e tani, kam bindjen se ishe i dezinformuar dhe i manipuluar, si besimtar idealist, se vërtet kUmandantët e “shtabit të rognerit” ishin udhëheqësit e UÇK-së.
E dyta, as atëherë, as tani nuk jam solidar në komplote e krim të organizuar me askë, as me shokë e bashkëveprimtarë, pos nëse shpërdorohem në mungesë të informimit, siç edhe ka ndodhur.
E treta, nuk kam divergjenca e armiqësi me kUmandantë e “shtabit të rognerit” si të “brenda llojit”, por divergjenca dhe armiqësi jashtë llojit, meqë unë nuk ndihem të jem i të njëjtit lloj me ata.
8.
Ke shkruar: “Nuk ka turp më të madh ku shpifjet e një ish-Zëvendës drejtori teknik të njërit nga Shërbimet Sekrete të Francës (Shërbimit të Jashtëm) të përhapen në mediet shqiptare me tituj bombastikë se gjoja “ – sipas ish –shefit të shërbimit francez Pierre Siramy, Hashim Thaçi është agjent i Francës!” Poshtërsia është edhe më e madhe kur të njëjtën dezinformatë e shpërndajnë njerëzit me të cilët kemi vepruar bashkë.”
Kemi pas dikur një komunikim të gjatë në privat lidhur me mutin francez, Arnaudin, kur po përpiqesha për të gjetur sa më shumë informacion. Dhe ti më pate ndihmuar goxha shumë me ca vjegëza në internet, që përmbanin informacion për “shokun” e Hashimit. Atëherë patëm kujtuar edhe grindjen tënde me Arnaudin, pranë banakut në hollin e Hotelit Grand, në vitin 1999, kur ai po të terrorizonte, ndoshta që Partinë e Progresit Demokratik, Kryetar i së cilës ishe, t’ia dorëzoja ish-drejtorit tënd, gjarpnit “tonë”, që ta tjetërsonte e privatizonte në PDK (në “kongres”, më 10 maj 200). Në mesin e atyre vjegëzave duhet të ketë qenë edhe ky farë Pierre Siramy. Por, mua, tashmë më ishte pjekur bindja nga përjetimet, intuita dhe përvoja ime në Rambuje dhe Këln, dhe nuk më duheshin shumë as deklaratat e Pierre Siramys, funksionet e të cilit nuk i di as tani, meqë informacionin në gjuhën frënge nuk e kuptoja.
Uroj, kur t’u fiket prushi nën prapanicë, të na informosh, si Arnaudi realizoi pushtimin e Kosovës “veriore”, sepse synonte ta grabiste TREPÇËN, për çka kishin simuluar një kontratë shit-blerje mes qeverisë serbe dhe një firme franceze…]
9.
Ke shkruar: “Kujt i shkon përshtat që në kohën kur pritet që të themelohet Gjykata Speciale të futë thika të tilla me qëllim që divergjencat e ish shokëve tanë të shndërrohen në armiqësi.”
Sqarova më parë, isha bashkëveprimtar dhe shok me kUmandantët e “shtabit të rognerit”, derisa i njoha se ishin sabotues, komplotues, marioneta, profiterë lufte. Nga momenti që i kam identifikuar, nuk i konsideroja as shokë, as bashkëveprimtarë. Vazhdoj të shpresoj se Ti nuk ishe argat i tyre, për t’i bërë bashkërisht, me vetëdije, ato komplote, për hir të përfitimeve personale, prandaj vazhdoj të të çmoj SHOK, por, nga momenti që do të kem prova se nuk ishe argat i tyre për shkak të mashtrimit, siç isha edhe unë, do përmbyllet shoqërimi mes nesh. Kështu, ngaqë të vërtetën, të drejtën dhe Kosovën i dua më shumë se cilindo shok që në kohë e hapësirë të caktuar mund të më kenë mashtruar e shpërdoruar, siç ka ndodhur shumë herë, fatkeqësisht!
Ndërsa për avokatinë që ia bën ish-drejtorit tënd në vazhdim të kësaj fletë-rrufeje, nuk kam nevojë të reagoj, sepse ajo është liri jotja personale. Por, për hir të gjarpnit “tonë”, më mirë do të ishte që ai të mbrohej në Hagë, se ishte i komanduar, ta zëmë, ta shkallmonte dajak edhe Gjergj Dedajn, nga DGSE-ja, sesa të gjykohet për krime që ka bërë për “motive patriotike”, siç po broçkullis ai e siç mund të keqkuptohet kjo avokatia Jote.
10.
Në përmbyllje të reagimit ke konstatuar: “Por të gjithë e dimë se Hashim Thaçi nuk është spiun, as i Francës e as i ndonjë shteti tjetër.”
Më korrekte do të ishte të shkruaje “dëshmoj unë” se sa “të gjithë e dimë”, meqë keqkuptohesh si mashtrues i porositur. Ja, që unë kam mendim tjetër: se gjarpni “ynë” duhet të jetë bërë “shok” me mutit francez, serbofilit Arnaud, gjoja rastësisht në kursin e gjuhës gjermane në Cyrih të Zvicrës, siç gënjenin ai dhe gjarpni.
Kot e ke me “fizkulturat”, sikur unë jam i ndikuar nga “propagandat e sajuara në Beograd”! Mendimet i kam nga përjetimet e përvoja ime. Prandaj apeli yt, që të tërhiqem, sepse pa vetëdije kam rënë në grackë të asaj propagande, nuk më bën përshtypje. Tani po pres shqyrtimet e Drejtësisë së Kosovës në Hagë. Uroj të dalë i pafajshëm edhe gjarpni “ynë”, edhe pse kam ndrojtjen, që DGSE-ja dhe Serbia do t’i ofrojnë alibi, sepse u duhet, pos atyre, edhe të tjerëve serbofilë, tashmë edhe në Uashington e Bruksel, për t’i realizuar komplotet e radhës kundër Republikë së Kosovës!

Përmbyllje:
Këshilloj të mos mendosh se mund ta mbrojmë apo dëmtojmë tani ish-drejtorin Tënd, gjegjësisht gjarpnin “tonë”, sepse aktakuza është ngritur, gjarpni u mor në pyetje dhe tani presim, çfarë do të vendosë gjyqtari francez (çfarë koincidence…!!).
Por, e ndershme është, të themi tani të vërtetën, se kriminelët e luftës, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, nuk ishin udhëheqës të UÇK-së, prandaj tani nuk duhet të mbrohen si të tillë, meqë mbrojtja e tyre rrit komprometimin e UÇK-së, të luftës sonë titanike, por rrit edhe komprometimin e Republikës së Kosovës!

Reflektim, shëndet, mbarësi!

Ibrahim Kelmendi
03.082020

PS.:
Je dakort edhe Ti, si gjarpri “ynë”, t’ia kthejmë Serbisë tokat serbe që Aleksandër Rankoviçi ia paskësh dhuruar Kosovës (siç shpifi njëfarë historiani, me emër e mbiemër Hashim Thaçi)?”

“Muxhahedinët” e parë që morën pjesë në Luftën e Bosnjes ishin serbë, të trajnuar në poligonin ushtarak-policor të Nishit

1
Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

* Muxhahedinë e parë në Bosnje ishin serbë të trajnum me muaj në Poligonin e stërvitjeve ushtarake e policore të Nishit, në mënyrë që të hyjnë në Bosnje me pretekst për me filluar lufta në Bosnje dhe Hercegovinë cilën serbët deshtën ta merrnin e t’ia bashkojnë Serbisë, sipas planit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Luftën në Bosnje dhe Hercegovinë e planifikuan serbët, SANU (Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë) me të ashtuquajturit crnorukaše
e me planin që Bosnja dhe Hercegovina, apo nje pjesë e madhe e saj të jetë e bashkur me Serbinë. Ta rikujtojmë shkakun dhe shkaset e nisjes së Luftës së Parë Botërore, kur Gavrilo Princip e vraut  Princin e Mbretërisë Austro-Hungareze  Franz Ferdinand-in në Sarajevë me 28 qershor 1914. E siç dihet pas kërkimit të shpjegimit të Mbretërisë  Austro-Hungareze nga Serbia për këtë akt që Serbia refuzon e që u mor si shkak që Austro-Hungaria ti shpallte Luftë Serbisë dhe kështu filloi Lufta e Parë Botërore. Serbët kurrë nuk janë pajtuar me aktin e aneksimit  formal të Bosnjes dhe Hercegovinës  më1908, gjegjësisht nga 1978, pas Kongresit te Berlinit e para së cilit Bosnja dhe Hercegovina ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Në këtë luftë e fundit të vitit 1991, Serbia kishte tendenca që ti kishte të gjitha territoret e Perandorisë Osmane të dikurshme në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Në Kroaci me kufinin Virovitica- Karlovac- Karlobag dhe tërë Bosnje dhe Hercegovina.
Lufta në Kroaci filloi në gusht të vitit 1991, pas incidenteve të mëparshme në maj të vitit 1991, në vendin kroat Plitvice, ku është arestuar Željko Ražnjatović Arkan dhe Goran Hadžić.
Pse ata lirohen nga vet kreu i shtetit kroat ështe tregim tjetër, për një analizë tërësisht te veçant.
Po i kthehemi temes: Planifikimi i Serbisë për lufte edhe në Bosnje dhe plani për bashkangjitje të Bosnjes dhe Hercegovinës Serbisë së Madhe. Që muxhahedinët të e parë që hynë në Bosnje dhe Hercegovinë e që në të vertetë ishin serbët e trajnuar në Poligonin e Nishit, dëshmojnë qarqet e Inteligjencës të SHBA-ve, e me radhë edhe qarqet e shërbimeve të Gjermanisë. Sidoqoftë, dëshmi ishin dhe kreu i BiH dhe politikanët e tyre që në disa grupe të muxhahedinve kishin ardhur nga “askundi” dhe izolohen në pjesë të Zenices dhe disa vende të tjera në Bosnje. Askush nuk dinte kush ishin, asnje fjale apo fjali nuk e flisnin por ia nisen me aksione të kufizuara guerile kunder serbëve dhe kroatëve në Bosnje. .  “Drugi od mogućih kriterija jeste spisak vojne jedinice El Mudžahid. Međutim, i ta vrsta evidencije je nepouzdana jer većina tih osoba nije ni vojnim ni civilnim vlastima otkrivala svoj pravi identitet, tako da ne znamo ni koliko ih je bilo, ni ko je bio.” – deshmi e botuar nga Slobodna Europa 2008.(Tjetër kriter i mundshëm është lista e Njësisë ushtarake El Mudžahid. Megjithatë, edhe ky lloj evidentimi është i pabesueshëm, pasi shumica e atyre personave as qarqeve ushatrake e as atyre civile nuk ua ka zbuluar identitetin e tyre të vërtetë, kështu që nuk e dijmë as sa ishin e as kush ishin …”).  Bie ne sy dhe dëshmia e serbëve: Tokom 1992. bosanski Srbi su ušli u trag jednoj skupini mudžahedina iz Saudijske Arabije, ubili ih i zaplijenili njihove osobne stvari. Među njima su našli fotografije tih istih mudžahedina na kojima drže odrubljene glave Srba ubijenih ili zarobljenih u ranijim borbama.” (Përgjat vitit 1992 serbët boshnjak u ranë në gjurmë një grupimi muxhahedinësh nga Arabia Saudite, i vrasin dhe ua marrin gjësendet e tyre personale. Tek ato gjësende të marra gjetën fotografi të po atyre muxhahedinëve në të cilat shiheshin koka të serbëve të vrarë apo të zënë rob në luftërat e mëhershme. ).
E krerët e BeH në Sarajevë nuk dinin se nga kah kan ardhë dhe pse kanë ardhë në Bosnjë muxhahedinët. 
Pasi serbët e mbollën fillimisht farën e luftëtarëve religjioz panislamik me muxhahedinët e vet, që i kishin trajnuar për qëllimet e veta serbomëdha në Nish, në vitin 1993 gjenerali boshnjak Rasim Delić e futi regjimentin e muxhahedinëve në përbërjen e korpusit të 3 -të të Armatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. 
Kishin ardhur nga Nishi…, nga aty kishin ardhë dhe me këtë lojë dhe akte fillon agresioni i Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku së pari Željko Ražnjatović Arkan hyn me paramilitarët e tij në vendin Bjeljina dhe maskrojnë popullatën lokale, mëshkujt, gra dhe të mitur. Masakrojnë edhe kroatët e fshatrave fqinje. Dhe këtu fillon Lufta ku jan përzier  aradha të ushtarëve nga Kroacia, pa emblema, vetëm në uniforma që mos të meret vesh se shteti kroat është perzier në Luftë në shtetin tjetër, Bosnje dhe Hercegovinë. 
Këtu presidenti kroat Franjo Tugjman bije në kurthën e anglezve. Por, në anën tjetër presidenti kroat kishte aspirata ndaj territorit të BeH të banuar nga kroatë dhe kishte ambicie për formim të shtetit Banovina Hrvatska. Dhe këtu gjinden bashk presidenti i Serbisë Slobodan Milošević dhe Franjo Tugjman. 
Bashk rrinin dhe hanin dreka dhe darka bashk, derisa në Kroaci mbrojtësit kroat luftojshin si luanë për mbrojtjen e Kroacisë dhe qytetit Vukovar në të cilin versulen me gjithë forcë armata e ashtuquajtur JNA dhe forca paramilitare serbe. Lufta për Bosanska Posavina është zhvilluar nga qershori deri ne tetor te vitit 1992., kur presidenti Tugjman jep urdhër që të tërhiqen të gjitha forcat, brigadat kroate nga Bosanska Posavina. 
E mban Konferencën për shtyp, që u transmetua direkt në HRT (Radiotelevizioni kroat) dhe thotë: “Ne Bosanska Posavinen e kemi humbur në Luftë”!
Autorja e këtij teksti lajmërohet për pyetje presidentit Tugjman, në transmetim direkt në HRT : “Kur ashtu kroatët e humbën Luftën zotri president por na tregoni haptas për çka jeni marrë vesh te i jipet cila pjesë e territorit të Bosnjes kroatëve e për dorëzim të Bosanka Posavina serbeve. A është në pyetje Trebinje dhe pjesa përreth Trebinjes e ashtuquajtura “dubrovačko zalegje” apo çka ju kanë premtuar në këmbim që e lëshoni dhe dorëzoni Bosanska Posavina”? 
Nuk do të hyj në detaje çfare skandali e shkaktoi kjo pyetje, perveç që kroatët e Bosanska Posavina demonstruan para parlamentit kroat dhe para ndërtesës së Qeverise kroate.  Por, së pari në opinion të lexuesve në gjuhën shqipe po e tregoj dëshminë e Bekim Berishës –  Abei, i cili luftoi ne Bosanska Posavina në anën e kroatëve, kuptohet edhe me grupin e vet të komandosve nga afër 30 veta. Së pari të them që ai nuk iu nënshtru urdhërit të Franjo Tugjman që të tërhiqrt nga Bosanska Posavina. Ka mbet edhe 5-6 ditë aty, dhe me grupin e tij të komandosve i ka neutralizu mbi 100 çetnikë. 
Në mes tjerash për këtë ai sot gëzon autoritet tek kroatët dhe e konsiderojne si një ndër heronjt më të mëdhenj të Kroacise. Kurrë prej Tij nuk kam dëgju fjalë të këqija për asnjë popull, asnjë etnicitet, por atëhere më tha: “Dado, kurrë nuk nuk kam taku një asi popull çfare ishin boshnjakët. Të pabesë, krejtësisht të pa besë. Na ju bishim armet në Bosanska Posavina e ata armatimin ia shitshin serbëve dhe lajmërojshin pozitat tona që me mujt serbët ma lehtë me na qëllu me granatime. Por, nuk deshta t’ua lëshoj serbëve rrugën pa i vra sa kam mujt e bashk me këta komandosa  të mij, sa kemi mujt i kemi vra, se neser, masneser  Dado ata vijnë në Kosovë, e din ti që vijnë. Se me u mshefë na në bir te minit Dado, nuk pshtojmë nga Lufta në Kosovë, nuk pshtojmë”. Aty Bekim Berisha është plagosë në Johovac por shokun e vet S. G. e ka mbajtë në shpinë, dhe në zhagitje deri në një shtëpi e në kufi me Kroaci ku ishin ende mjekët dhe pastaj jane transportu të dytë Abei Bekim Berisha dhe S.G., në spital në Slavonski Brod. Kurre Franjo Tugjman nuk ka guxu me i thanë asnjë fjalë Abeit pse nuk ia dëgjoi urdhërin, por edhe kjo është për një tregim tjetër. 
Tugjman është koncentru pastaj që ta merrte pjesen tjetër të Bosnjes dhe të formohet e ashtuquajtura Herceg Bosnja me qendër në Mostar, ku shumica e banorëve janë kroat. Por, dua të them që Abei im, Bekim Berisha, asnjë herë, pra asnjë herë nuk ka marrë pjesë në Luftë që u zhvillua masandej në mes boshnjakëve dhe kroatëve. Në atë Luftë nuk ka marrë pjeseë. Më ka lutë shumë herë që mos me e nguc Tugjmanin, aty nuk e kam dëgju, dhe një herë më ka shpëtu prej përcjelljes dhe shtypjes të shërbimeve informative kroate, më ka pshtu sepse ka gëzu autoritet të madh te kroatët dhe tek Janko Bobetko, por kur filluam përgaditje për Luftë në Kosovë dhe Logjistikën që e udhëheqte Fadil Demiri, e une ia nisa me tekste dhe lajmërime për egzistimin e UÇK-së në HRT,   në Kroaci fillon përsëri përcjellja e shërbimit VSOA të Kroacisë, e Abei më tha që po më përcjellin shërbime të 5 (shteteve). Por, edhe kjo është tregim tjetër. 
Tema kryesore e ketij teksti ishin dhe janë të ashtuquajturit “muxhahedinë” , e që ishin serbë të trajnuar për me hy në Bosnjë dhe ta marrrnin Bosnjen për vehte. 
Maxhahedinët e vërtetë e autentik ndërkaq erdhën më vonë në Bosnje, e ata në të vërtetë ishin nga vende arabe dhe Afganistani. Pra, janë ata që i indoktrinuan me plan dhe program grupet boshnjake, të ashtuquajturit vehabista, salafista si dhe grupe të ndryshme që shumica përbëhen nga boshnjak autokton. 
Pra, të gjitha territoret që dikur ishin me shekuj nën  Perandorinë Osmane. 
Diçka e ngjajshme përgaditet edhe tash, në kohë recente, por edhe ajo është temë tjetër e me titull punues: “Ballkani i Hapur” , me disa varianta! 

At Gjergj Fishta, fati i kombit Shqiptar!


Nga Frank Shkreli

“Mbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta” – At Gjergj Fishta
Kjo javë (23 Tetori 2021) shënon 150-vjetori i lindjes së njërit prej apostujve më të mëdhenj të shqitarisë dhe mbrojtësit të interesave jetike kombëtare, Homerit të Kombit e të racës dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës. Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi gjatë një periudhe jashtëzakonisht kritike për ekzistencën e shtetit shqiptar. Ai iu përgjigj thirrjeve të Atdheut, kudo e kurdoherë i kërkohej t’i shërbente të mirës dhe dobisë së Shqipërisë. I ndjeri Profesor Namik Resuli i universitetit të Napolit, në një fjalim në Romë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Fishtës ka thënë se “kontributi i çmueshëm që dha Fishta në laminë e letrave dhe në edukimin e Kombit, në ruajtjen e kulturës dhe në naltësimin e gjuhës, vërtetojnë njëherë e përgjithmonë se Shqipnija pa Fishtën kishte për të qenë e mangët — ashtu si letrat tona pa pendën fishtjane kishin për të paraqit nji golle (boshllëk) të paplotësueshme. Këndej del e qartë se vetëm mënija e vëneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik terratisin mendjet dhe ia mohojnë Fishtës vlerën e vendin që ai xen në panteonin e Kombit”.

At Gjergj Fishta është një përmbledhës i visarit shpirtëror të vuajtjeve, luftërave, mundimeve e përpjekjeve për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor të kKombit shqiptar. Në veprat e Gjergj Fishtës çdo shqiptar mund të gjejë të pasqyruar fatin e vet dhe të Kombit në luftëra titanike për të mbijetuar gjatë historisë. Aty gjen luftërat e mëdha të dragonjve ose të luftëtarëve shqiptarë, për t’i zbardhur faqen Kombit për një të ardhme më të mirë kundër kulshedrës, ose armikut të Shqiptarëve.

Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar në ‘Epopeja Komtare’, Shkodër, 1925, se “Mënyra me të cilën Fishta u del zot ideve të veta, që janë ide lirie, mbrojtje për tagre të veta, mësimit kombtar në mbshtetje të gjuhës kombtare, bashkimit të zemrave për qëllime e në veprim për të përtëri popullin shqyptar – ashtë nji mënyrë luftarake, nga nji herë e përcjellme prej nji fuqie të pafrigueshme. Ai këndon në mes të poterës së stuhisë ballkanike, në mes të ngatrresave të fuqive të mëdha, që me një politikë plot dredhi ja mohojnë tagret popujve të vegjel; këndon ndërsa i kërcnohet Shqypnisë përmbrenda, ndasia e partive, interesat e veçanta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfarësh”.

Kjo mënyrë “luftarake”, e shprehjes së ideve të At Gjergj Fishtës vihet re më së miri – sidomos ndaj politikës së Fuqive të Mëdha ndaj shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të Kombit shqiptar – në fjalimin që ai kishte përgatitur për tu lexuar në një konferencë në Paris, në vitin 1916.

Më poshtë janë disa pjesë të fjalimit të përgatitur nga At Gjergj Fishta, lexuar në frëngjisht nga Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvit të Lezhës, në Universitetin katolik të Parisit në Qershor, të vitit 1916. Në atë fjalim, që në vetvete është një mbrojtje e fortë në përkrahje të të drejtave të Kombit të “papërkulun” shqiptar në atë kohë dhe sot, At Gjergj Fishta, përveçse fuqive të mëdha u “difton se kush janë e shka janë Shqyptarët”, dhe se cilat janë të drejtat e tyre, ai në të njëjtën kohë kritikon Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, përfshir edhe Francën ku u mbajt fjalimi, për qëndrimin e tyre kundër lirisë, pavarësisë dhe të përcaktimit të kufijve natyrorë gjeografikë dhe etnikë të Kombit shqiptar në Ballkan.

“Prej brigjeve gjimuese t’ Euksinit e me borë t’ amshueme t’Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t’Akrokeraunvet e me karma të thepisuna të Karpateve, ene’ rijme me gjak njerit, në ato kavaljetet e kalueme të vjetra, banonte, si zotnija e juej mirë e dini, ajo familja e madhe trako-ilire, në nam e në za, në histori të fiseve e të kombeve”. Fishta ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë se nga kjo familje e madhe trako-ilire, “Atje ndërmjet Thesalijet e Malit të Zi, prej brigjevet lindore t’Adriatikut e më stom të Vardarit, pshtoi gjall nji grusht njerzish, që xanë vend a mbas murojet të do maleve titanike a se nen hije të kandshme të disa fushave gratshore e të kerthnesta – banë e përmallueshme e hyjvet të moshës prrallzore – u ban ball me fuqi kurr të përkulme të shpirtit të vet bujar e thellimeve të kavaljeteve e padrejtsive t’hipokrizisë njerëzore”.

“Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin atë gjuhën e të Parvet të vet ma të hershëm; ene e ruejnë të pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshavet të vet, e sot edhe punojnë shi njat tokë që punuan të parët e tyne prehistorikë”. At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, ka folur për vuajtjet e mëdha të shqiptarëve nën okupues të huaj gjatë shekujve, duke thënë: “Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarisë azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njininë e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta. Po, ky popull i papërkulun kurr, ende gjindet atje mbi ato maje të thepisuna, mbi ato zalli të plleshme, ku të parët e tij prefshin rrasat për me ça me to rrashtat e anmqivet, a u epshin ujë pallavet të hekurta, për me shtrue me to mbarë botën nën kambë të nji Lekës së Madh…”.

Dhe vazhdon. “E mirë, pra, zotni të mij, ky popull asht njaj populli i vogël shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese të malevetë te veta vigane, e le të thuesh, prej vet bucet të Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakundërshtim i tokve të veta. Ene Sllavi s’kishte dalë prej breshtet t’Uralit, e ende s’kje njeshë e sodmja frotë laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte më zagna të Ballkanit edhe mbyllë e kishte nji periudhë të historisë së vet në moshë të rruzullimit. Kush para Shqyptarit ngau qetë sinjorevet të Ballkanit? Historinë e kemi aty, zotni të mij, që na flet kjartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjysëm-zyrtare…”.

Fishta më tej u ka kujtuar, përfaqsuesve të Fuqive të Mëdha 20 qershor 1919 në Paris, parimet Uilsonjane për pavarësi të popujve , duke bërë pyetje: “E njimend: e po i cili popull në Ballkan ka ndiesi ma të thella për liri të vet se populli shqyptar? A dro asht Sllavi i kadalshëm e i ngathtë… E po, a thue asht Greku – ai skilja e vjetër – që gjithmonë si nji bimë parasite ju njesh ma të fortit…apo asht Shqyptari, që pshtetë të gjithë shpresën në fuqi të vet e m’ate të armve të veta: qe i drejtë me miq, bukëdhanës me të huej, i rrebtë me anmiq… ene deri më sot nuk i asht përmysë njaj force të huaj…. Kjenë, po pushtuesa mbi Shqypni, por nuk kjen kurr zotnuesa mbi Shqyptarë…”.

Në fjalimin e tij, At Gjergj Fishta u është përgjigjur akuzave të armiqëve të Kombit shqiptar dhe përkrahësve të tyre, që i paraqisnin shqiptarët si “barbarë” dhe jo të denjë të lirisë dhe pavarësisë së tyre, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se ata kanë thyer e shkelur çdo të drejtë ndërkombëtare e njerëzore. “Serbët, në kohën e luftës ballkanike me shpata kanë çelë nanat shqyptare e foshnjet e nxjerruna prej sosh i kanë ndezë si pisha, për me shndritë natën me to, e sot Konferenca ka trefishue shtetin e tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqyptare shi në qindvjetë — e sot Konferenca ka menden me u dhanë mandatin me shtrue e me gjytetnue disa kombe të tjera: pse tash Shqyptari, i cili s’i njef kto mizori në vetvedi, s’mundet me dalë shtet mbë vedi, i lirë e i pamvarshëm’”?

At Gjergj Fishta ka përfunduar fjalimin e tij mbi të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta duke nënvijuar se sipas parimeve të Presidentit amerikan Uilson, “ashtë punë e arsyeshme, që shteti shqyptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbrrin kombsija e popullit shqyptar e vijueme e pandame prej centrit të vet… Prandej, çdo pakësim i tokës së Shqypnisë, që të mos jetë bamë mbas ktyne parimeve, duhet mbajtun i dhunshëm dhe i padrejtë”.

“Populli shqyptar flet nji gjuhë krejtë të veten… prandej s’ka si të mohohet se të gjith njata që flasin shqyp janë kombsijet shqyptare; e se për ketë arsye shteti shqyptar do të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshinë gjuha shqype”.
Për të kundërshtuar ato që Fishta i ka cilësuar si “gënjeshtra të pa-përmbajtuna e të pahijshme, shoshitë prej anmiqëve” të kombit shqiptar, At Fishta citon një artikull të shkrimtarit francez Rene Pinot, i cili kishte vizituar Shqipërinë, shkrimi i të cilit ishte botuar në revisten “Revue Des Deux Mondes”, e që duke folur për kufijt e Shqipërisë shkruante këto: “Prej fushave të Vardarit e mb’Adriatik, prej Thesalijet e mb’ Mal të Zi, zot toket ashtë Shqyptari, në daç pse ky hini mbrendë ma i pari, në daç se ky ndodhi ma i forti”.

Fishta përfundon fjalimin e tij të gjatë në Universitetin e Katolik të Parisit në Qershor 1916, me një referencë ndaj statistikave etnologjike të kohës, duke thenë: “Të tanë krahina e Kosovës, pra, që prej Konferencet të Londonit (1913) i kje lshue Serbis, e mbarë Epiri i Nordit, të cilit i lakmon Greqia, janë banue kryekput prej Shqyptarësh , e prandej e drejta e lypë që të njihen me shtet shqyptar…Qyshë se serbt kanë vra me qinda mijash njerëz në Kosovë, e Grekt kanë djegë qinda e qinda katundesh n’Epir të Nordit, duket kjartsisht, se as banorët e Kosovës s’janë Serb, as ata t’Epirit të Nordit s’janë Grek. Jo, po Zotni; janë vra gjindja me qina mijash në Kosovë e janë djegë me qinda e qinda katunde në Epir të Nordit, sepse Serbt e Grekt duen me shue faren shqyptare n’ato krahina, për me mujt me i thanë masandej Konferencës së Paqit, se atje s’ka Shqyptarë”.

At Fishta e përfundon fjalimin duke thenë se të gjitha pretendimet e fqinjëve karshi tokave shqiptare janë bërë në bazë gënjeshtrash dhe pa kurrfarë turpi, ndërsa ka deklaruar se: “Konferenca e Paqit kishte me ba nji paudhni të përgjakshme, po nuk i nxuer e nuk ia këthei Shqypnisë ato tokë që Konferenca e Londonit, kundra çdo gjygjit e drejtsijet, në vjetin 1913 ia shkputi per me jau lëshue Grekvet e Serbvet”.
150 vjet më parë, këtë muaj, lindi Poeti i Kombit shqiptar At Gjergj Fishta. U shënua aty këtu me ndonjë kremtim ose shkrim përkujtimor. Por do të ishte me vend që, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, veprat dhe veprimtaria e At Gjergj Fishtës në mbrojtje të interesave kombëtare dhe të trojeve shqiptare, të mos lihen pas dore, por në një mënyrë dinjitoze të nderohet poeti, i cili nderoi dhe mbrojti pavarësinë e kombit shqiptar në një prej periudhave më kritike të ekzistencës së tij, kur armiqtë e Kombit jo vetëm donin t’i mohonin pavarësinë shtetit të ri shqiptar por përpiqeshin ta ndanin Shqipërinë copa – copa.

Pak kohë më parë Akademia e Shkencave e Shqipërisë mbajti një seminar kushtuar At Gjergj Fishtës, i pari i tillë në pothuaj 80-vjetë, pas vdekjes së tij – një ngjarje kjo megjithëse me rëndësi, mu desh ta cilësoja si një hap përpara e dy hapa mbrapa, sa i përket pranimit të punës, jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Fishtës. Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë një hap përpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf –

Nuk pritej asgjë më mirë, as më shumë. At Gjergj Fishta nuk është pjellë e këtij sistemi dhe kësaj ideologjie nostalgjikësh të komunizmit që ende kontrollojnë pushtetin, historinë dhe shkencat, që ende Fishtën e konsiderojnë si tradhëtar dhe poliagjentë – njerëz të cilët – akademikë dhe politikanë — që ende marrin vendime bazuar në periudhën e luftës së klasave. Pa marrë parasysh — At Gjergj Fishta edhe në këtë 150-vjetor të lindjes — mbetet mbrojtësi më i fortë i të drejtave të Kombit shqiptar. Ai është babai i Alfabetit të gjuhës shqipe dhe poeti i Kombit.  Sot, trashëgimia e At Gjergj Fishtës është e gjallë për brezat e ardhëshëm të Kombit të cilët do ia vlerësojnë veprën e tij, jo nga pikëpamja marksiste-leniniste, por duke u bazuar në vlerat kombëtare që ai mbronte dhe në kontributin e vërtetë historik të këtij burri të madh të Kombit shqiptar.

Majft është Mjaftë! Ka ardhur koha, më në fund, që në këtë 150-vjetor të lindjes së Poetit Kombëtar – At Gjergj Fishta të zejë vendin që i takon dhe që meriton në historinë e Kombit Shqiptar. Kot e kini se Shqipëria as Kombi shqiptar nuk bëhen pa vlerat kombëtare të At Gjergj Fishtën!

_________

Nga At Gjergj Fishta – Shqypnia e Lirë

Po, por nesër, me ndihmë të Zotit,
Do t’a bajm prap Shqypni t’lir
Prej Prevezet e m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivarit e m’Monastir;
Edhe Flamuri i Shqypnis,
Si flakë mnijet t’Perendis,
Do t’valvitet në Kaçanik.
M’Kaçanik, po, do t’valvitet
Kuq e Zi, Flamri i Shqyptarëve,
Përse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetë asht  që prej të Parvet
Trashigimin na e kemi pasë:
Mbrendë i juej ma s’do të shklasë,
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s’hecë fjala e tjetër kuej;
Gjall lirinë na nuk e lshojm,
S’njohim mbret as krajl të huej,
Zoti n’qiell e na mbi tokë
Me gjithkendë vëllazën e shokë,
Por secili në cak të vet.
Prandej i hueji në andërr m’e pa
Se vjen kurr e shklet nder ne,
Drue se keq kishte me i ra.

Gjergj Fishta, Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit

“Prifti Gjergj Fishta, Vazhdimtar në udhën e Kombit, Frymëtar i Fjalës, solli Dhuratën e vet në Adhurimtoren e Atdheut-Shpirt, Mendim i Parathënësve të Shqipes. Ay e solli me gjith vargun e shprehjeve bashkimtare dhe vëllazërimtare fetare të falura në gojë të polemit shqiptar dhe të krerëve shqiptarë dhe të udhëheqësve shqiptarë, të cilët lidhin besë e fe shqiptare ndaj Rezikut- Mendim i kombit, Parim atdhedashurije”. (Lasgush Poradeci)

Ndezja e “Motorëve të Diasporës”, shpresë apo mashtrim për LVV-në?!

0

Florim Zeqa

Rezultati i dobët i LVV-së në zgjedhjet komunale, përveq rënjes enorme në vota i ka ulur prestigjin dhe lëkundur imazhin e Albin Kurtit në qeverisjen qendrore, për arsye se pushteti lokal paraqet bazamentin dhe stabilitetin e pushtetit qendor.

Prishtina “nyja gordiane” e fatit të LVV-së

Fitorja eventuale e balotazhit në Prishtinë dhe në ndonjërën nga komunat e mëdha do ta mbante në këmbë dhe të fuqishme në pushtetin qendror LVV-në. Në të kundërtën do të ketë probleme të theksuara me qeverisjen e vendin pa mbështetjen dhe bashkëpunimin me  pushtetin lokal.

Përmbysje të rezultateve mund të ndodhin në shumicën e komunave dhe për gjitha partitë që kanë dal të parat në raundin e parë. Prandaj, marrëveshjet mes partive politike janë të pashmangshme, në këtë rast edhe për LVV-në, e cila nuk mund të vazhdoj tutje e vetme me slloganin “drejt dhe krejt” apo krejt ose asgjë!

Përveq rezultatit të dobët zgjedhor të LVV-së, zgjedhjet lokale të 17 tetorit e nxoren në pah edhe fuqinë e vogël dhe të papërfillshme të listës inekzistente “Guxo”, e cila nuk e la asnjë gjurmë pozitive me paraqitjen e saj përmes iniciativave qytetare!

Zgjedhjet lokale rehabilituan partitë opozitare

Në anën tjetër, për partitë opozitare (LDK, PDK, LVV e NISMA), këto zgjedhje ishin një rast i mirë për të dëshmuar forcën elektorale, e cila dallon shumë nga zgjedhjet e paraprake parlamentare. Në këto zgjedhje ndodhi ngritja dhe rikthimi i partive opozitare, në disa raste edhe përtej parashikimeve dhe pritjeve të tyre!

Kur jemi në këtë segment, deklarata e nënkryetarit të LDK-së dhe kandidatit për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, se nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok me askënd, më shumë e dëmton sesa e ndihmon LDK-në dhe Gjilanin në veçanti!

Anulimi i zgjedhjeve nga PZAP-ja në Han të Elezit pas ankesave të kandidatit të pavarur Refki Suma, nën dyshimin për shit-blerje të votave, e vë në sprovë të re PDK-në këtë komunë dhe jo vetëm!

AAK-ja e vogël nga zgjedhjet parlamentare na doli të jetë më e madhe me fitore në zgjedhjet lokale, kurse NISMA duhet medeomos ta fitojë Malishevën për ruajtur imazhin e ngritjes reale!

Me garimin e kandidatëve anonim, pa përvojë politike dhe pa kredibilitet qytetarë, LVV-së i kushtojë rëndë me mosfitore në asnjë komunë të vetme në raundin e parë, anipse është në balotazh në 12 komuna!

Për shkak se, në shumicën e komunave në balotazh pritet ta fitojnë partitë opozitare. Pa dyshim, rezultati final i zgjedhjeve komunale do të ndikojë në situatën e përgjithshme politike dhe nuk do të mbetet pa ndikim edhe në qeverisjen qendrore.

Heqja e “vijave të kuqe”, shpëton LVV-në

Kjo situatë, pashmangshëm do t’ia imponon LVV-së heqjen e “vijave të kuqe” për lidhjen e koalicioneve në nivel lokal me partitë opozitare, të cilat do të prodhonin një situatë krejtë tjetër sa i përket qeverisjes qendrore.

Ngase shtrirja e pushtetit lokal është determinuese për mbarëvajtjen e pushtetit qendror dhe jo vetëm. Nga bashkëqeverisja në nivelet komunale do të varen sukseset dhe jetëgjatësia e Qeverisë Kurti 2.

Anashkalimi i bashkëpunimit me partitë opozitare në nivelin lokal dhe mbështetja vetëm tek “Motorët e Diasporës” apo vota e mërgatës sonë, mund t’i kthehet bumerang Albin Kurtit, për shkak se, jo e gjithë mërgata janë me LVV-në!

Arsye se tjetër e gabimit potencial të LVV-së është fakti se, edhe po t’ju sigurohen gratis biletat e udhëtimit dhe akomodimi në hotele, jo çdo herë mërgimtarët e kanë mundësinë e ardhjes për votime në Kosovë!

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, vota e Diasporës nuk do të jetë unike për një listë zgjedhore, por e fragmentuar në 22 komuna dhe e ndarë në disa lista zgjedhore.

Mbështetja e LVV-së tek “Motorët e Diasporës”, do të motivon fuqishëm lidhjen e koalicioneve dhe bashkimin e të gjitha partive opozitare në Prishtinë, Prizrenë, Podujevë, Gjilan e gjetiu, për çka mund ta lënë Albin Kurtin duarthatë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kërkesë e përsëritur: Hiqeni vulën e Sulltanit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër !

Drejtue kryebashkiakes, zojes Voltana Ademi *)

Para do kohe isha në Shkodër, ku kam parë një gja që më ka habitë e më ka lanë pa mend. Në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, nga ana e rrugës kryesore, Myftiu i Shkodrës, imami Muhamed Sytari kishte vendosë një shkrim osmanisht me përmasa të stermdha rreth pesë metra me dy metra. Ky shkrim osmanisht me kujtoi njenen faqe të një monedhe të vjetër turk-osmane. Pyeta disa miq muslimanë shkodranë dhe kosovarë për kuptimin e këtij shkrimi, por asnjeni prej tyne nuk dijti t’ma spjegonte. Atëherë iu vuna vetë studimit nga ku nxora se:

 

4-osmanli-nisani

Në pjesën ma të siperme të stemes së perandorisë turk-osmane asht nji rreth ngjyrë të gjelbert, që osmanisht quhet “tugra” e sulltanit. Duke vazhdue kërkimet, konstatova se kjo “tugra” asht në fakt “myhyri” apo vula e sulltanve, dhe se shkrimi në fasaden e Xhamisë së Parrucës në Shkodër asht identik me “tugren” apo “myhyrin” pra “vula” e sulltanve. Poshtë nga e majta e shkrimit osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, asht shtuar data “1379” dhe djathtas mbrenda “tugres” një datë tjetër “1761 ose 1769”. Po djathtas nga siper, jashtë “tugres” apo vulës së sulltanit, shifet nji shkrim tjetër osmanisht, i cili duket të jetë një shprehje fetare, që lartëson vulen e sulltanve.

2-tugra-e-sulltanve-ne-xhamine-shkoder

Data e parë 1379 e shkrimit osmanisht në xhaminë e Parrucës perputhet (afërsisht) me datën e betejës së Fushë – Kosovës të sulltan Muratit të I-rë, mbas së cilës ushtritë e turqve osmanë filluen pushtimet e tyne të mëdha në Ballkan dhe shënuen fillimin e humbjes së pavaresisë së principatave shqiptarë. Ndersa data e dytë 1761 (ose 1769) mendoj se mund të ketë lidhje me ndonjë datë me randësi të ndonjë pashai shkodran.

3-tugra-mahmut-ii

Lindë pyetja: Pse myftiu i Shkodrës imami Muhamed Sytari nuk ka vue në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës per shembull një shprehje fetare islame në gjuhen shqipe per harmoninë fetare, por ka vue në osmanisht, sot mbas një shekulli Pamvarsie të Shqipnisë, vulen e sulltanve të kalifatit islamik, të pushtuesve turq-osman masakrues të popullit shqiptar, a thue se xhamija nuk sherben per lutje fetare, por asht një garnizon i dikurshem turk-osman ?!

5-monedha-turk-osmane

Imagjinoni Ju lutem vetem per një minutë zoja kryebashkiake, se sa do të trumbetohej me të drejtë si veprim antikombëtar dhe skandaloz, sikur nëpër fasadat e kulteve të tjera fetare të vendoseshin stemat e mbretenve të dikurshem pushtues sllavë o grekë o eruopianë !!!!

Un mendoj se rranjët i këtij veprimi të myftiut të Shkodrës, imamit Muhamed Sytari, duhen kerkue tek Enver Hoxha, i cili në vitin 1967 prishi Kisha dhe Xhamia dhe zhduku kleret tona fetare tradicionale. Për të mbushë këtë boshllek klerikësh, mbas vitit 1990, shumë të rinj shqiptarë u derguen per studime teologjike në vendet arabe, prej ku sot po na sjellin shumë gjana negative, që në vendin tonë nuk i kemi pasë, deri edhe evokimin dhe hymnizimin e perandorisë pushtuese turk-osmane.

E nderta kryebashkiake, zonja Voltana Ademi !

Vendosja në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës në Shkodër e vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman:

1 – Asht një veprim antiligjor, sepse bjen në kundershtim me vendimin e parë të Qeverisë së Parë Shqiptare të datës 28 Nandor 1912 në Vlorë mbi Shpalljen e Pamvarsisë së Shqipnisë nga pushtuesi turk-osman, vendim që asht në fuqi edhe sot.

2 – Asht një veprim antikushtetues, sepse institucionet fetare në Shqipni me ligjë janë të shkëputuna nga Shteti dhe me ligj, institucioneve fetare u asht ndalue të merren me politikë, ose të bëjnë në kultet fetare propagandë politike.

3 – Asht një veprim antikombëtar, sepse hjedh baltë mbi gjakun e mijëra patriotëve shqiptarë të qyteteve tona, të fushave tona dhe të maleve tona, të cilët pa asnjë dallim fetar, si vllazen, dhanë jeten e tyne gjatë luftrave shekullore për Pamvarsinë e Shqipnisë nga pushtuesi 500 vjeçar turko-osman.

4 – Asht një veprim shumë i damshem per mbarë shqiptarët edhe nga pikpamja politike ballkanike. Shqiptart nuk kanë asnjë interes politik të jenë hyzmeqarët e njenës apo tjetrës palë, të dy pretendentëve antishqiptarë shumë shekullorë në Ballkan, siç janë Turqia dhe Rusia. Vetem rruga europiane u garanton shqiptarëve një siguri politike, një siguri ushtarake dhe një perspektivë ekonomiko – kulturale. Këtë e vërteton shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe futja e Shqipnisë në Nato. Jeta vertetoi se çdo rrugë tjetër asht e gabueme dhe me pasoja fatale.

Mbasi tash më shumë se 100 vjet s’asht ma Shkodra vilajet turk, si dhe per arsyet që ma nelt tregova, un, si qytetar i vjetër i këtij qyteti, kërkoj nga Ju zonja kryebashkiake, së pari ta verifikoni Ju vetë kuptimin e atij shkrimi osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës dhe pastaj, mbasi Ju jeni personi me kompetencë të plotë në Shkodër për problemet publike të qytetit, kërkoj:

të urdhnoni heqjen sa më parë të vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman nga fasada publike e Xhamisë, fakt që është pa preçedent në Shqipni dhe në Ballkan.

Perfundoj me bindjen per mirëkuptimin dhe nderhymjen Tuej.

Me nderime: Paul Tedeschini

*) Kërkesa i është dërguar në vitin 2016 Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Islami vazhdimisht do që t’i shkombëtarizoj Shqiptarët, t’i largojë nga rrënjët stërgjyshore e t’i bëjë të besojnë se janë pjesë e “Ummetit”, kombit islamik!

1

Xhamia e re në Trubohovc të Istogut, pasi e vjetra “nuk u ka mjaftue” panturqve e  panislamikëve …

Prof. dr. Mathieu Aref, Paris

Ekstremizmi dhe prozelitizmi mysliman në trojat shqiptare dhe shqipefolose.
Përse Bashkimi Evopian ngurron të anëtarësoje Shqipërinë dhe Kosovën ?! Fatkeqësisht ky mosbesim dhe ky dyshim nuk daton nga sot, ka zgjatur që nga pushtimi i trojave Pellazgo-Iliro-Shqiptare nga Osmanët për pesë shekuj (nga shekulli XV deri më 1912).
Sot është akoma më serioze përballë prozelitizmit të disa shteteve myslimane si Turqia, vendet e Gjirit dhe Arabia Saudite të cilët po investojnë në vendet shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) duke ndërtuar xhami dhe medersa (shkollë islamike) dhe duke derdhur shumë dollara për të blerë anëtarësinë e disa shqiptarëve në mënyrë që ata të zbatojnë rregullat e ekstremizmit mysliman, dmth atë të Salafistëve, Vehabitëve dhe vëllezërve Myslimanë : duke (ndër imponime të tjerë) i detyruar burrat të mbajnë mjekër dhe gratë të mbajnë perde ose hixhap !
Kjo shkon kundër zakoneve të lashta shqiptare. Për mua që e njoh shumë mirë Islamin e vërtetë në mënyrë të përkryer (unë flas dhe shkruaj në mënyrë të përsosur arabishtën dhe i njoh porositë e vërteta të Kuranit) ndërhyrja e këtij ekstremizmi mysliman është anormale madje e dëmshme dhe e rrezikshme për të gjithë Kombin Shqiptar. Nëse kjo vazhdon nesër ose pas nesër do të ndodhi krijimi të një shteti mysliman në Evropë : Albanistani apo Arnautistani !!
Nëse Shqipëria dhe Kosova duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ata do të duhet të luftojnë kundër këtij prozelitizmi fetar në vendet e tyre përkatëse (veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni) në mënyrë që të ndalojnë ndërhyrjen elementeve të huaja myslimane në shoqërinë shqiptare.
Kjo nuk i ndalon Shqiptarët të besojnë në fenë e tyre me shumë thjeshtësi, liri dhe njohuri, por kurrë të nënshtruar ndaj ndonjë fuqie islamike. Besimtarët shqiptarë duhet të qëndrojnë të lirë dhe të pavarur nga çdo autoritet fetar, të lexojnë Kuranin dhe të luten në gjuhën shqipe, të kenë hoxhallarë që predikojnë në shqip dhe jo në arabisht ose turqisht.
Xhamia e Re në Llugaxhi të Lipjanit, pasi qarqet panturke e panislamike kishin vlerësuar se xhamia e vjetër “nuk ishte e mjaftueshme për nevojat e besimtarëve…”. Sot “nevojat e besimtarëve” për sa më shumë xhami popullit shqiptar, pardon “arnautëve” ua përcaktojnë fqinjët antishqiptarë, turqit e serbët dhe “xhemati” i shpije përpara ashtu si duan ata. 
Shënim (plotësues) i Drinit
Kjo që e thekson pellazgologu më i njohur shqiptar Mathieu Aref, është një fakt e dëshmi e madhe që nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë. Dëshmi tronditëse. Tronditëse në kuptimin se erdhi ajo ditë që se ka pritë kush se do të detyrohemi ta mbrojmë vetën tonë Shqiptare prej babëzisë dhe antishqiptarizmit të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të “udhëheqësve tanë!”. Tronditëse e më shumë se aq se Anti-Shqiptarizmi islamik është duke ndodhur, pra po ndodhë identifikimi antishqiptar me fenë myslimane.
Këtë Anti-Shqiptarizëm e ka dëshmuar pikësëpari “partia e luftës”, PDK-ja me njeriun e saj “të luftës”, që ishte “larg fronteve të lufës” Hashim Thaçin,me “akraba” marrëdhëniet e saj me Turqinë neoosmane, parti që e kishte edhe kryeislamistin politik të Kosovës i cili vazhdon ta ndajë kombin shqiptarë në bazë të përkatësisë fetare, ku sipas tij “pjesa më e madhe janë myslimanë”, që i bije në bazë të asaj që e thotë Mathieu Aref, se “ata” janë pjesë e “ummetit musliman!”
Udhëheqësit të portalit Drini një i afërt me kryeislamistin politik të Kosovës, (fatkeqësisht ish-kryeministër), këtë vërejtje të shkretë antishqiptare ia ka bërë të ditur në banesën e vet, në në korrik të vitit 2018, se nuk duhet ta ngre zërin më shumë se i përket “3 %”, që i bije se i “përket pakicës” në oqeanin musliman “arrnaut”, domtehënë panturk e panislamik!
Natyrisht se të gjithë Shqiptarët e kanë vetëm një identitet kryesor, përkatësinë kombëtare e kulturore shqiptare dhe se asnjë përbërës tjetër i identitetit, qoftë ai fetar apo jofetar, nuk mund të veçohet e vlerësohet, ashtu sikurse që duan ata që e synojnë zhbërjen kombëtare shqiptare, qoftë me apo pavetëdijen e tyre.
Le të mos harrojmë se edhe vet Isa Mustafa, person me shumë poste në ish-Jugosllavi, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i “partisë djathiste rugoviane”, e ka ndarë popullin shqiptar në bazë të përkatësisë fetare, duke e veçuar “faktin” se “shumica është myslimane”, pra pikërisht ashtu siç do Turqia neoosmane dhe qarqet më antishqiptare si Serbia e të tjerët.
Këtë mendim e ka dhënë duke e arsyetuar nevojën e “xhematit” që në të vërtetë është nevojë gjeostrategjike e Turqisë neoosmane për t’i bërë “arnautët” me xhami të madhe, për të cilën taksapaguesit e shtetit të Turqisë i kanë ndarë afro 40 milionë euro.
Merre me mend: Një shtet tjetër, historikisht i njohur për gjenocidet e panumërta ndaj popullit shqiptar në emër të “Allahut”, në emër të po atij “Allahu” synon zhbërjen e mëtejshme kombëtare të shqiptarëve, që mund të bëhet vetëm përmes “nasihateve” nëpër xhami, sikurse e thekson Profesori i famshëm nga Parisi, pellazgologu Mathieu Aref.
Xhamizimin dhe islamizimin e Kosovës shqiptare e ka bërë PDK dhe LDK , që ishin në pushtet deri tash, dhe “veprën” e tyre antishqiptare po e vazhdon edhe LVV me disa deputet Musliman në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që edhe në maskat për tu mbrojtur nga Covid19 e kishin të vendosur thënien përbetuese panislamike: I love Muhamed! 
Eman Rrahmani, deputeti Musliman i Vetëvendosjes!
Dardania jonë e pati vetëm një politikan të kulturuar dhe me kulturën e duhur: Ai ishte Ibrahim Rugova.
Të tjerë nuk ka! Sëpakut Jo deri Sot …
Për fat të keq edhe Peja dhe Istogu, që vazhdojnë të udhëhiqen nga kjo parti “djathiste” e Ibrahim Rugovës, janë pjesët më të ekspozuara ndaj islamit politik dhe propagandave islamike me xhami të panumërta, “e-zan” e të tjera provokime të parreshtura të këtij Anti-Shqiptarizmi tepër të kobshëm e me pasoja që po i shohim për ditë e më shumë.
***
Ja se si ish-Kryeministri e ish kryetari i partisë “djathiste”, LDK-së, me 22.7.2020, e mbronë ndërtimin e Xhamisë së Re e të madhe në Prishtinë, që është ndërtim dhe investim i plotë i Turqisë neoosmane-erdoganiste për qëllimet e saja antishqiptare – panturke e panislamike.

Postimi i plotë i Isa Mustafës, në atë kohë:

Miq të nderuar

Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

 

Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….

 

Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më të mëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana.  Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.

E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm. IM(Isa Mustafa).

__________

Mjafton kjo pjesë e deklaratës së Isa Mustafës, ish-Kryeministrit dhe ish kryetarit të LDK-së “djathiste”, që nuk ka mbetur kujt pa i shërbyer në jetën e tij “politike”, kur thotë:”.. do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare…”

Pra, sipas këtij “djathisti” , që ka qenë ministër i Millosheviqit kur u rrënua autonomia e Kosovës, u dashka krenuar për tjetërsimin dhe shfytyrimin islamik që po na e bënë Turqia neoosmane-erdoganiste me xhamitë që po na i mbjellë për ditë si këpurdhat pas shiut. Ky objekt, o trukalbët “djathtist” , nuk është objekt që po e ndërton ti, por Turqia neosmane për qëllimet e saj shqiptarzhbërëse që i duhen për krijimin e Njeriut të Ri Arnaut për “depërtimet e thella gjeostrategjike”.