Pa palaço kurrë nuk do të ishte cirku politik, kaq argëtues e tragjikomik!
Kush janë potemkinët e Kosovës, Shqiperisë dhe Maqedonisë ?
shkruan Fahri Xharra
Për ata që nuk e dinë, fshati Potemkin është simbol i një premtimi mashtrues dhe të rremë, i cili lindi kur gjenerali Rus Potemkin i’a bënte dashnores së tij Perandoreshës Katarina të Rusisë, në shekullin 18-të.
Fshati Potemkin – Shprehja “Fashti Potemkin” ( sipas biografit gjerman Georg von Helbig: Potemkinsche Dörfer) lindi kur Potemkini i kishte vendosur fasadat e ngjyrosura nëpër rrugë për t`ia mbushur mendjen Katerinës gjatë vizitës së saj në jug, që parat që parat e hargjuara ; Ja ku janë ! Por mashtrimi u kuptua. (“Potemkin Village” The notion of the Potemkin village (coined in German by critical biographer Georg von Helbig as German: Potemkinsche Dörfer) arose from Catherine’s visit to the south. Critics accused Potemkin of using painted façades to fool Catherine into thinking that the area was far richer than it was. Thousands of peasants were alleged to have been stage-managed for this purpose. Certainly, Potemkin had arranged for Catherine to see the best he had to offer (organising numerous exotic excursions) and at least two cities’ officials did conceal poverty by building false houses. It seems unlikely that the fraud approached the scale alleged. ).

Me qëllim të pasurimit dhe mbajtjen e fuqisë sunduese në pushtet, në këto tri shtete u krijua një forcë e madhe e nëndheshme, e cila nën çadrën e shërbimit të sigurisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një numër i madh i satelitëve dhe puthadorëve e gjetën vendin e tyre për gjatë partive të ndryshme politike.

Shkatërrimi i kuadrit profesional sipas rregullave të Potemkinëve dhe kërkesa për anëtarësim partiak ishte impuls shtesë për korrupsionin . Duhej paralizuar edhe gjyqësia, ku asnjë ligj apo rregull s`mund të futej në jetë. Dokument i gjallë për këtë ishte se asnjë nga shkelësit e ligjit përkrahës të Potemkinëve nuk është dalë para gjyqit dhe asnjë nga ata që i filluan pasurimin ilegal dhe i shkatërruan tokat mbarë shqiptare kurrë nuk u gjykuan. Përveç fuqisë së madhe dhe të pakufizuar, ata kishin bashkëpunëtorë në të gjithë rajonin. Ata punonin ne principin ”shtetësia apo kombi nuk është i rëndësishëm kur në pyetje është paraja “
Shqiptarët mbahen me krenari kombëtare, kurse krenaria kombëtare, sipas filozofit Arthur Shopenhauer, “është ajo që shitet më së liri”.

Ja ishte mashtrimi a la Potemkin , që po zgjatë diku mbi 20 e diku tjetër mbi 30 vjet. Fahri Xharra,23.10.21 Gjakovë.
Vepër e re poetike e Arif Molliqit
Botime
Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, vepra më e re me poezi e autorit Arif Molliqi, me titull Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku. Sipas botuesit të veprës, Berat Armagedoni, Arifi vazhdon të shkruajë me varg të lirë për lirinë e Kosovës, për çmimin e lirisë, për njerëzit më të dashur që s’i ka më dhe vazhdon të ndiejë mall edhe për ata që i ka ende gjallë. Vazhdon të shqetësohet për gjeografinë e Kosovës dhe për gjeopolitikën e saj. E ngacmojnë edhe disa tema të vogla, por të përditshme sociopolitike që, sado që tërhiqen me forcë, vetëm zgjaten si llastiku dhe nuk këputen nga jeta jonë.
Më poshtë shënimi për veprën në kapakun e pasmë i shkruar nga botuesi.
Arif Molliqi (1953), nga Lluka e Epërme e Deçanit, veprimtarinë letrare që disa dekada vazhdon ta kultivojë në Gjermani pas vizitave që ia bën Kosovës një ose dy herë në vit. Edhe para se ta shkelë tokën gjermane ka shkruar dhe botuar në Kosovë, në vitet ’80, në gazetën Rilindja dhe Zëri i rinisë, më së shpeshti satira dhe humor të zi, me nofkat Boksh Baruti, Topuz Bërylli dhe me ndonjë tjetër. Ka botuar edhe libra me poezi, me prozë, me drama. Edhe monografi shkencore. Nder të madh i ka bërë edhe fshatit të vet, për të cilin ka botuar monografinë Lluka e Epërme ndër shekuj. Ka botuar libra edhe me skica, meditime dhe opinione. Me ironinë bashkudhëton në shkrime letrare që prej fillimit. E njeh edhe publicistikën e përbërë, por emocionet vazhdon t’i shkrijë dhe t’i shtrijë në poezi. I kam lexuar të gjithë librat e tij, prandaj mund të bëj një krahasim të krijimtarisë së tij poetike të vonshme me të atë të mëhershme. Ky libër, me titull Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku,mund të them se është më i pjekur, më i arrirë se të mëparshmit, por nuk mund të them se këtë libër e ka shkruar për shkak se është në prag të shtatëdhjetë vjetëve, se ka bërë përvojë më të gjatë në artin e fjalës. Mund të jetë edhe kjo. Por, ajo çfarë vërehet gjatë leximit të këtij libri është pajisja e poezive me figura stilistike të zgjedhura dhe të dendura, gjithashtu edhe përzgjedhja e temave dhe sistemimi i tyre në cikle. Arifi vazhdon të shkruajë me varg të lirë për lirinë e Kosovës, për çmimin e lirisë, për njerëzit më të dashur që s’i ka më dhe vazhdon të ndiejë mall edhe për ata që i ka ende gjallë. Vazhdon të shqetësohet për gjeografinë e Kosovës dhe për gjeopolitikën e saj. E ngacmojnë edhe disa tema të vogla, por të përditshme sociopolitike që, sado që tërhiqen me forcë, vetëm zgjaten si llastiku dhe nuk këputen nga jeta jonë.
- Shënime nga kopertina e pasme e librit të Arif Molliqit.
Sulo, nëse nuk shihemi, më mbaj në zemër!

Sinan Kastrati, Suedi
Nga Ditari im
Mbamendje nga bisedat e tiranses dhe turjakasit
Qyteti i madh buzë oqeanit zhurmonte nga makinat e shumta s`kishin të ndalur. Anijet e mëdha që mund të hynte e gjithë Turjaka që vinin shumë afër dritares së tij, tre herë në ditë, nuk e tërhiqnin më të shikoj se si dilnin udhtarët me çantat plot rroba e dhurata. Në breg pritnin familjarët e të dashurit. Çiftet e reja përqafeshin e putheshin e nuk donin të ndaheshin e nganjëherë ndonjë udhtar i pakujdeshëm i shtyente me dorë. Atyre nuk iu pritej deri sa të shkonin në banesë ….
Syla ishte shtrirë në një krevat druri në një qoshe të dhomës. Ishtë i sëmurë rëndë por nuk donte të shkonte te mjeku.
Përdorte disa barëra popullore që i kishte mësuar se si ti bëjë gati nga gjyshja, ndjesë pastë. Kishte një muaj që nuk kishte dalur nga banesa. Nuk lexonte e as nuk shkruante. Gazeta e përditshme në gjuhën e vendit i vinte rregullisht dhe sa mos u ndarë nga bota, i shikonte vetëm titujt dhe e lente te kryet e krevetit që kishte një tavolinë të vogël ku kishte gjërat më të domosdoshme, ujin dhe barëreat ”popullore”.

Nga ballkoni, Tirana dimrit në mëngjes
As telefonin nuk e përdorte.
Më shumë rrinte fjetur se sa zgjuar.
Nuk i hiqej nga mendja nëna e baba, pleqt e bujqie çobanët e Turjakës.
Tiransja nuk i shkruante më dhe nuk dinte agjë për fatin e saj dhe kjo e mundonte edhe më shumë. As për gocën që e kishte pasur me te, nuk dinte se ku është.
Kishte fjetur me te katër netë dhe ajo i kishte thënë se kam mbetur shtatzënë. Pra ishte i sigurtë Syla se kishte një vajzë, gocë tiranse dhe nuk do të donte veç ta shihte njëherë para se të vdiste në dhe dhe të huaj.
Dëshirë tjetër ishte që të ia dhuroj gocës edhe ditarin dhe disa foto që kishte me nënen e saj, tiransen që ai i ruante si sytë e ballit.
Nuk i harronte as fjalët kur ajo i thonte Sylës para miqve:
-Ju nuk e dini çka është dashuria e Tiranses me Turjakasin.
Syla nuk donte ti kujtoj fjalët e sajt ë këqija por vetëm fjalët e ëmbëla. Njëherë i kishte dërgua një foto dhe ia kishte uruar ditëlindjen, pas një muaji.
Edhe Syla ia kishte uruar asaj, me vonesë.
Ata kishin lindur në muajët afër njëri tjetrin dhe kishin një diferencë kohore vetëm 44 ditësh.

Tirana në dimër
Tiransja i lutej turjakasit që të kujdeset për shëndetin e mendjen e mos të shkruaj “plehra” në revista, letrat e saj, “Mos boto keto plehera tek D… Qendro besnik ashtu si edhe unë ,nuk të përflas ty apo botoj bisedat e tua”.
Nqse vjen ndonjëherë në Tirane, ok e nqse nuk vjen dot më, më mbaj në zemër. …”
Syla mundohej ti gjej ato pakë foto- panorama që ia kishte dërgua tiransja për festat e motmotit, për 28 nëntor dhe për ditëlindje. Tiranën në pranverë, dimër dashurinë që kishte ajo për shtazët, qenin, luanin e luaneshën.
Ngadalë duke u mbajtur për krevati u qua dhe në një dollapa që e kishte marrë kur punonte në Prizren, e hapi dhe i gjeti fotot. Tiransja I kishte dërgua edhe një fotografi nga krevati, me buzë të kuqe.
Me fotot e tiransen, të qenit, të luajve e të Tiranës në duar, e zuri gjumi.
E me mallin për Turjakën e tiranses u zgjua. Fotot i kishin rënë dhe më nuk I kërkoi. Ishte lodhur. Vdekjen e shihte duke ardhur.
Kishte shumë amanete që nuk kishte kujt ti tregoj për rininë, për jetën e për mërgimin.
Po të kishte qenë në Turjakë, nuk kishte me qenë i vetëm. Vdekja nuk e trembëte por dëshira që të këthehej në Turjakë e të shkonte edhe njëherë në Tiranë ta takonte tiransen, ishte dëshira e fundit.

Tirana në Pranverë
U mundua ta marrë gotën me ujë se iu kishte tharë goja por nuk arriti ta marrë. Forca e kishte lënë e gota i ra dhe u thye e Syla i mbylli sytë.
Ashtu përgjumshëm iu kujatua fjala e fundit e tiransës:
-Ti je burri më i mirë që kam njohur, turjakas, nqse vjen ndonjëherë në Tirane, ok e nqse nuk vjen dot më, më mbaj në zemër. …!
Vazhdon
Malmö, 23 tetor 2021
Ramabaja: Fitorja e VV më 14 shkurt 2021, kapitale për Republikën e Kosovës!
Prof.dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Fitorja e VV më 14 shkurt 2021 për shumëçka është e përmasave kapitale për Republikën. Ajo ka filluar t’i çliroj ngadalë por sigurt energjitë pozitive të qytetarëve në të gjitha rrafshet.
Por, çuditërisht, as Arianit Koci, e as kolegët tjerë të tij, e aq më pak analistët në studiot e TV-ve, nuk e potencojnë faktin se çlirimi i energjive pozitive është produkt i këtij revolucioni demokratik të 14 shkurtit.
Publikimi i një superskandali i këtyre përmasave (unë e kam krahasuar në fjalën time të mbrojtjes me Rastin Drajfus), nuk do të mund të bëhej dot nga Vehbi Kajtazi, po mos të ndodhte revolucioni i heshtur i 14 shkurtit.
Sidoqoftë, Vehbiut i jam mirënjohës. Ashtu si i jam mirënjohës edhe Ariantit.
Ja çka shkruan në statusin e tij në murin e rrjetit social të fb, Arianit Koci, njëri nga avokatët më aktiv në Kosovë:
Arianit Koci
Gjyqësinë, sigurinë dhe inteligjencën e kam fah. Kam shumë informacione. Prandaj, nëse ky lajm është i vërtetë – e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht – lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës.
Fitorja e SPD-së dhe drejtimi gjerman
Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë
(Një leksion për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare)
Ekspertët gjermanë insistojnë se qeveria federale në ardhje duhet të angazhohet më shumë për ruajtjen e balancit mes ndërvarësisë dhe sovranitetit të vendit.
Është rendi e koha që si komb të jemi në anën e fituesve.
Prishtinë, 21 tetor – Zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani, javën që lamë pas, janë njëra nga ngjarjet që do të shenjojë kthesën historike në Europë. Studjues të mendimit politik gjerman, gjeopolitologë e gjeoekonomistë të shquar, jo pa shqetësim e kurreshtje të ligjshme, shtrojnë pyetjen legjitime: Cili do të jetë drejtimi që do të marrë politika e jashtme dhe e sigurisë e Berlinit në një epokë post-Merkel?
Për drejtimin e pritshëm të Berlinit sa kurreshtarë, po aq janë me një dozë të shqetësimit të venerueshëm edhe partnerët e Gjermanisë, vendet aleate dhe ato konkurrente. Shih për këtë, fitorja relative e SPD-së (socialdemoratëve) dhe humbja histrike e CDU/CSU-së (konservatorëve popullor), po merrë vëmendjen e plotë. Ndërkohë janë publikuar dhjetra, në mos qindra analiza e komente që e bjnë më të parashikueshëm kursin nga do të çajë tutje anija gjermane në detin e trazuar të gjeopolitikës moderne.
Supozohet se kandidati i SPD -së, Olaf Scholz, do të bëhet së shpejti kancelari i radhës i shtetit më të fuqishëm të BE-së, me çmimin që duket se ekipi i tij ka marrë në konsideratë – dhënien e ministrive tejet të rëndësishme partnerëve të koalicionit – liberalëve (FDP) dhe të majtëve të moderuar (Die Gruenen).
Çështjet më urgjente në axhendën e qeverisë federale në ardhje
Gjermania kishte kaluar në duar të kancelares demokristiane që nga viti 2005. Që nga ai mot, socialdemokratët, ose ishin në opozitë ose pjesë e koalicionit të gjerë, por nuk kishin timonin në qeveri. Nga viti 2005 edhe „Të Gjelbrit“ nuk ishin më pjesë e qeverisë. FDP-ja ka qenë jashtë pushtetit gjatë gjithë kohës, që nga viti 1998, me përjashtim të 4 viteve.
Çështjet më urgjente në axhendën jo vetëm të negociatorëve, por edhe të qevrisë në ardhje, mbesin ato të brendshme, por pothuajse të gjitha ato kanë edhe dimensione të theksuara të politikës së jashtme. Siç bëhet e ditur, kjo axhendë përfshinë: modernizimin e infrastrukturës fizike, administrative, arsimore dhe dixhitale të Gjermanisë, si dhe realizimin e një tranzicioni të drejtë dhe të gjelbër.
Qeveria e ardhshme federale pritet ta fillojë punën në një kohë të ndryshimeve të shpejta dhe shumëdimensionale ndërkombëtare. Kërcënimet e reja, rreziqet transnacionale dhe një ndërthurje në rritje e zhvillimeve të jashtme dhe të brendshme do ta sfidojnë aftësinë e qeverive për të vepruar. Shumica e shteteve – përfshirë Gjermaninë – po humbasin fuqinë e tyre krijuese. Në të njëjtën kohë, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të jesh në gjendje të ndikosh në zhvillimet ndërkombëtare për të arritur qëllimet klasike politike të brendshme: sigurinë, prosperitetin dhe rendin politik. [https://dgap.org/de/forschung/publikationen/smarte-souveraenitaet]. Ndërkaq dihet se, Rendi i ri ndërkombëtar kërkon nga Gjermania më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane.
Ekspert eminent gjerman të mendimit politik e eokonomik, i rekomandojmë qeverisë së re federale të miratojë të ashtuquajturën „qasje të sovranitetit të zgjuar“, sipas të cilës ajo, pra qeveria gjermane, duhet të përdorë burimet e energjisë gjithnjë e më të kufizuara, ashtu që të ketë në vëmendje objektivin për të parandaluar „çdo humbje të mëtejshme të veprimtarisë krijuese dhe ndikimit, por edhe të hapë mundësi të reja për veprim përmes bashkëpunimit. Qëllimi është të parandalohet një zbërthim tjetër strategjik: Gjermania nuk duhet të miratojë qëllimet e të tjerëve në fushat kryesore, por duhet të jetë në gjendje të përcaktojë dhe zbatojë qëllimet e veta. Gjithashtu, ajo duhet të jetë në gjendje të mbështesë qëllimet e partnerëve të saj, nëse e konsideron këtë të rëndësishme.“ [Po aty]
Zbërthimi i këtij mesazhi nga ana e qeverive tona, në Tiranë dhe Prishtinë, do të ishte i mjaftueshëm për të ngarendur në krijimin e strategjisë kombëtare, që ka për objektiv arritjen e qëllimeve në disa nga fushat qensore të zhvillimit ekonomik dhe të ngritjes së sigurisë, që, para së gjithash, janë interes jetik i kombit. Natyrisht krejt kjo do të duhej të shkonte në përputhje edhe me interesat dhe qëllimet e partnerëve tanë në rrafshin global e ata në rajon.
Ndërvarësia dhe sovraniteti
Më tej, zëri i arsyes insiston në ruajtjen e balancit mes ndërvarësisë dhe sovranitetit të vendit. Në këtë kuptim, ekspertët gjerman i sugjerojnë qeverisë federale të marrë në konsideratë arritjen e katër objektivave:
1. Të përcaktojë qëllimet dhe zgjidhjet për problemet politike dhe të jetë në gjendje të vendosë politikisht;
2. Të zhvillojë struktura dhe procese që lehtësojnë analizën e problemeve të zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme dhe mundësojnë vendimet politike dhe zbatimin e tyre;
3. Të sigurojë burime, aftësi dhe instrumente për zbatimin e qëllimeve;
4. Për të bërë oferta bashkëpunimi për partnerët në të tri fushat – domethënë në lidhje me qëllimet, strukturat dhe burimet. (Po aty)
Secili nga këta katër objektiva, nuk është e rastit, përputhen shumë me interesat strategjike të dy republikave tona dhe fare lehtë mund të shndërrohen edhe në objektiva të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Si për qeverinë federale gjermane në ardhje, ashtu edhe për qeveritë tona, fushat e veprimit dhe problemet, por edhe zgjidhjet janë të ndërvarura dhe ndikojnë në sfera të ndryshme. Zgjidhje „të zgjuar” do të thotë që masat dhe veprimet e ndërmarra, jo vetëm që duhet të kenë një nivel relativisht të lartë efektiviteti në zgjidhjen e problemeve në fusha të ndryshme, por gjithashtu të kenë efekte të ulëta negative për shkak të pasojave të padëshiruara. Ky është një kriter që i kushton vëmendje efikasitetit të përdorimit të energjisë. Në këtë kontekst duhet shikuar dy vendimet e pritshme të dy qeverive tona: ai që ka të bëjë me ndërtimin e Hec Skavica në kanjonin e Drinit të Zi (Peshkopi) dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me projektin për gazsjellësin, që de fakto nuk ka të bëjë fare me gaz amerikan ose të përkatësistë së ndonjë shteti tjetër, por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror, strategjinë eurpiane në këtë fushë dhe koston.
Qeveria e Kosovës, megjithëse ishte për bashkëpunim të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit që është agjension zhvillimor i SHBA-ve, ajo mbetet në pritje të rezultateve të studimit të inicuar të MCC e që ka të bëjë me parafizibilitetin e më pastaj edhe fizibilitetin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë. MCC ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë, i cili do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture. Por meqë MCC nuk do të financonte tërë projektin, pasojat duket të jenë të padëshirueshme për ekonominë tonë dhe veçmas për ekonomitë familjare në një të ardhme të afërt. Rrjedhimisht, sipas qëndrimeve të qeverisë, duket se, gjasat janë të vogla që ky projekt të kalojë. Ky vendim, shih për këtë, do të mund të quhej i zgjuar.
Partneriteti Lindor dhe marrdhëniet gjermano-ruse
Demokratët e Gjelbër (Die Gruenen) dhe Liberal Demokratët e Lirë (FDP) – tashmë janë profiluar qartë si dy parti pro-amerikane dhe anti-ruse. Dy ministritë që në raste të tilla, tradicionalisht i kanë marrë të gjelbërtit janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Ambientit, si fakt i vetkuptueshëm politik. Ky fakt ia mundësonë fare lehtë kancelarit në ardhje – Olaf Scholz, të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë duke përmbyllur projektin-simbol të partneritetit gjermano-rus, siç është ky i tubacionit të gazit Nord Stream 2, madje pa hequr dorë nga shmangja e thellimit të këtij partneriteti në fshat tjera.
Por, meqë partneri kryesor në fushën e sigurisë – pra SHBA-të, mbesin të interesuara ,që varësia e Gjermanisë dhe Europës në përgjithësi nga gazi rus, të jetë sa më e vogël, administrata e Biden-it do të ushtrojë presionin e duhur ndaj Shulcit që të përfshijë sa më shumë “të Gjelbër” ose politikanë të afërt me pikëpamjet e tyre, në qeverinë e ardhshme gjermane. Shih për këtë, zërat, sidomos brenda qarqeve të biznesit e me ndikim në politikën gjermane për selitjen e të ashtuquajturit Partneriteti Lindor – po bëhen publik, duke paralajmëruar për ftohjen e mundshme të marrëdhënieve gjermano -ruse, e për pasojë edhe për rriskun që e pret biznesin gjerman, që ka vite ka investuar në tregun rus dhe shenjonë prezencë të fuqishme në gjithë hapësirën ruse. Pavarësisht këtyre zërave, Moska po reagon me gjakftohtësi dhe po insiston të dëshmojë rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve të qëndrueshme ruso-gjermane në dy drejtime: për stabilitetin e të gjithë Evropës, por edhe për zhvillimet në rrafshin global.
Ballkani sferë e interesit Perendimor
Qëndrimi i Gjermanisë në raport me Ballkanin Perendimor, githmonë në përputhje me interesat e saj gjeopolitike, por edhe të partnerëve strategjik, do të mund të ndalonte fare lehtë Perendimin dhe Rusinë që të vazhdojë tutje „të ushqejnë krokodilin (alias Beogradin – SR) me mish, duke shpresuar që ai një ditë të bëhet vegjetarian“. [https://www.geopolitika.news/analize/prestaje-li-zapad-hraniti-krokodila-mesom-nadajuci-se-da-ce-postati-vegetarijanac/]
Në këtë plan duhet kuptuar kontekstin pse SHBA-të po dërgojnë klasin e parë të diplomatëve në Republikën e Serbisë dhe më gjerë – Gabriel Escobar dhe Christopher Hill. Në këtë rrafsh hedhin dritë edhe gjykimet me interes të
Dr. Dubravka Stojanović, profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit.
Shpallja dhe manifestimi i „Ditës së bashkimit kombëtar serb“ ishte mesazhi i qartë i politikës serbe e ruse në raport me fqinjët e Serbisë. “Dita e bashkimit kombëtar dhe flamurit kombëtar të Serbisë deklaroi se shteti i Serbisë u dërgoi një mesazh irredentist vendeve fqinje, dhe në të njëjtën kohë “serbëve të tyre” – kudo që ata jetonin, të përpiqen t’i bashkohen ” atdheut”, siç bëri Sllobodan Millosheviqi, i cili vazhdimisht fliste për” shtetin në të cilin do të jetojë i gjithë populli serb. “
Sipas Stojanoviqit, që nga romani i Dobrica Ćosiçit “Koha e vdekjes” që nga fillimi i viteve ’70, dhe përmes prodhimit të madh artistik-historik të viteve tetëdhjetë, vetëdija e serbëve si viktima më e madhe është formuar (prodhuar). Lufta e viteve 1990 u bazua në këtë vetë-viktimizim, i cili e bëri atë moralisht të saktë, sepse në të viktima historike mbrohet nga armiqtë historikë, siç tregoi narracioni sundues para dhe gjatë luftërave. Lufta u quajt parandaluese, u tha se parandaloi viktimat e ardhshme serbe. (Po aty)
Këtë kurs po ndjek ndërkohë Beogradi pothuajse hapur, duke pregaditur terrenin për ndërhyrje me operacione ushtarake blic në Bosnjë e Kosovë (veri). Dhe ajo që është vendimtare për ta kuptuar sidomso Perendimi – një luftë e tillë interpretohet domosdoshmërisht si mbrojtëse, dhe për këtë arsye legjitime.
Projekti i Serbisë së Madhe siç duket shqeto, po zhvillohet nën ombrellën gjeopolitike ruse.
Këtë kurs duket se më mirë se kushdo e ka të qartë Berlini, rrjedhimisht edhe qeveria në ardhje.
Në këtë epokë të rreshtimeve dhe rirreshtimeve gjeopolitike si fituesit edhe humbësit e betejës gjeopolitike globle, do të dihen shpejt. Duket, si shumë logjike, se në këtë rirreshtim Rusia ka interes të jashtëzakonshëm të destabilizojë Ballkanin – meqë si zonë gjeostrategjike e veçantë është larg kufijve të saj…
Në këto rrethana duket se Beogradi vlerëson se ky është momenti për të realizuar disa nga aspiratat e tij.
Pikërisht në këtë kohë, Biden dërgon diplomatët e tij kryesorë në rajon, “buldozerë”, veçanërisht Christopher Hill i cili vjen në Beograd, por edhe Gabriel Escobar-in, i cili si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, tashmë është aktiv në rajon, duke arritur në përfundimin se ardhja e të dyve në skenën politike në rajon është një mesazh për të gjithë. Ky fakt do t‘i imponohet edhe qeverisë federale gjermane në ardhje, duke reaguar konform interesave të Perendimit.
Kështu, sipas Sonja Biserko-s, drejtuese e Këshillit të Helsinkut për Serbi, këto përzgjedhje personalitetesh „shpallin synimin e Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur përfundimisht situatën në këtë pjesë të Evropës, duke paraqitur dy supozime kryesore:
1. Ballkani përcaktohet si një sferë evropiane ose perëndimore e interesit;
2. Unë dyshoj se Amerika do të lejojë që misioni i saj më i suksesshëm në 20 vitet e fundit, në Bosnjë dhe Kosovë, të vihet në dyshim”! [https://www.geopolitika.news/analize/prestaje-li-zapad-hraniti-krokodila-mesom-nadajuci-se-da-ce-postati-vegetarijanac/]
Ky përcaktim, sipas diplomatit amerikan me përvojë shumë vjeçare në Ballkan, Daniel Frid, flet qartë në dobi të tezës sonë se Uashingtoni është shumë i vetëdijshëm për rreziqet në Ballkanin Perëndimor. Por për këtë rrezik duket se është e vetëdishme edh eqeveria në ardhje e Gjermanisë.
Pozicioni gjeopolitik i Gjermanisë është ndërlidhur fuqishëm me Evropën. I tillë është edhe pozicioni gjeopolitik i dy republkave tona dhe përgjithësisht hapësirës sonë kombëtare.
Studimi i këtij pozicioni do të mund të ishte një leksion i mirë për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare.Është rendi e koha që si komb të jemi në anën e fituesve.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Tajlandës, z.Bhakavat Tanskul
Prishtinë, 22 tetor 2021
– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale. Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe potencoi faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës, ndërkaq ambasadori Bhakavat, i emëruari i parë i këtij shteti në vendin tonë. Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave.

Presidentja Osmani ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim.
Kryeministri Kurti në FSK: Ushtria jonë duhet të forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin
Ushtria jonë duhet të forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbajt në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.
Kryeministri Kurti e vlerësoi ditë të veçantë për FSK-në dhe për vendin, sepse, siç tha ai, Ushtrisë së Kosovës, po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut e për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë.
“Gjatë nëntë javëve të trajnimit, ju jeni ballafaquar me sforcim fizik, ngarkesa psikike dhe detyra akademike, larg familjeve, nën disiplinë dhe vështirësi të tjera, të cilat nuk i keni hasur më parë. Të gjitha këto sfida kanë pasur vetëm një qëllim, t’ju përgatisin për të qenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, për t’i shërbyer paqes me përkushtim të lartë dhe me vetëmohim”, ju tha kryeministri rekrutëve të posadiplomuar.
Ai theksoi se përfundimi i suksesshëm i stërvitjes ushtarake bazë, padyshim është meritë e punës së palodhshme dhe profesionale të stafit trajnues të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri përgëzoi oficerët dhe nënoficerët e Forcës së Sigurisë për këtë arritje dhe i inkurajoi të vazhdojnë të ruajnë dhe të avancojnë njohuritë në shërbim të edukimit dhe trajnimit të gjeneratave të reja të ushtarakëve.
Në ceremoni ishin të pranishëm Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe të vendeve mike të Kosovës.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu
I nderuari Ministër i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj,
I nderuari Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama,
E nderuara Gjeneral Brigade, znj. Irfete Spahiu,
Gjeneralë, Oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe të vendeve mike,
Të nderuar dhe të respektuar familjarë,
Të dashur rekrutë, ushtarë të Republikës së Kosovës,

Sot, për ju, për familjet tuaja, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vendin tonë, është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës, po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut e për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë.
Gjatë 9 javëve të trajnimit, ju jeni ballafaquar me sforcim fizik, ngarkesa psikike dhe detyra akademike, larg familjeve, nën disiplinë dhe vështirësi të tjera, të cilat nuk i keni hasur më parë.
Të gjitha këto sfida kanë pasur vetëm një qëllim, t’ju përgatisin për të qenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, për t’i shërbyer paqes me përkushtim të lartë dhe me vetëmohim.
Duke qenë pjesë e FSK-së, përveç privilegjit, që tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend, ju keni nderin t’i shërbeni vendit tuaj por krahë aleatëve, krah ushtarëve të NATO-s, në shërbim të paqes dhe sigurisë globale. Pra, sot është ditë për të festuar të gjitha arritjet tuaja.
Të dashur ushtarë,
Ju tash e tutje do të shërbeni në Forcë, e cila po zhvillohet e modernizohet për ditë e më shumë. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila e bëri vendin tonë për herë të parë, vend pritës të një ndër ushtrimeve më të mëdha të drejtuara nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Defender Europe 21, si dhe për herë të parë bëri që flamuri ynë shtetëror, të valojë në kuadër të operacionit të mbështetjes së paqes në Lindjen e Mesme, por edhe Forcës, që shtriu dorën për t’i ndihmuar misionit të NATO-së në evakuimin e qytetarëve afganë në shërbim të së mirës dhe në mbrojtje të jetës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Forcën ku do të shërbeni e ka vendosur ndër prioritetet kryesore të saj. Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në tregon për përkushtimin tonë që kemi për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të vendit tonë.
Kjo gjithashtu tregon për përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes, jo vetëm në vend, por dhe në rajon e me gjerë.

Në ju, ne shohim përkushtimin e vendit tonë, shohim ndjenjën e shërbimit e të detyrës, të nderit e të krenarisë dhe të dashurisë së pakusht për shtetin dhe popullin tonë.
Të nderuar familjarë të rekrutëve,
Bijat dhe bijtë tuaj nga sot janë më shumë se vetja e tyre, ata janë krenaria e juaj dhe e secilit nga ne, sepse nga sot ata veshin uniformën e ushtarit të Republikës sonë, e cila arriti në këtë ditë falë mundit, gjakut dhe sakrificës së shumë gjeneratave.
Përfundimi i suksesshëm i stërvitjes ushtarake bazë, padyshim është meritë e punës së palodhshme dhe profesionale e stafit trajnues të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prandaj, ju oficerë dhe nënoficerë të Forcës sonë, ju përgëzoj për këtë arritje dhe ju inkurajoj të vazhdoni të ruani dhe avanconi njohuritë tuaja në shërbim të edukimit dhe trajnimit të gjeneratave të reja të ushtarakëve.

Gjenerali Amerikan, Douglas MacArthur, që komandoi Paqësorin Jugperëndimor në Luftën e Dytë Botërore ka thënë se: “Ushtari, më shumë se çdo gjë tjetër, lutet për paqe”.
Ushtria jonë duhet të forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin.
Të dashur rekrutë,
Ju uroj diplomimin tuaj dhe fillimin e shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i bindur plotësisht, se do t’i shërbeni vendit me nder e me krenari dhe do të jepni gjithçka nga vetja juaj për të siguruar një Kosovë më të drejtë e më të barabartë e më të sigurt për të gjithë.
Ju faleminderit e zoti ju bekoftë.

Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së
Shumë të nderuar ushtarë, rekrutë në radhë të parë,
Nënoficer dhe oficer të forcave të armatosura të ushtrisë sonë të dashur,
Shumë të dashur familjar që sot krenoheni me të arriturat e bijve dhe bijave tuaj,
I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti!
I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj!
I nderuar komandant i FSK-së, z. Rama!
E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu
Dhe të gjithë ju të pranishëm,

Sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë por edhe për shtetin tonë, sepse po certifikohen 180 rekrutë të rinj. Pra, prej sot, FSK-ja forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave e djemve, të cilët nga sot marrin përgjegjësi të reja mbi vete.
Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 180 rekrutë, tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t`i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja.
Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë e më tepër përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë, e cila është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tanë strategjikë në funksion të paqes kudo ku rrezikohet ajo.
Sot ndihem veçanërisht krenare, kur shoh që në mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 vajza ushtare sepse shanset e barabarta në kuadër të ushtrisë sonë gjithnjë janë dëshmi e përparimit të Forcës. Historia jonë është përplot me gra të guximshme, të cilat e treguan vetën jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe mëtej.
Hapja e FSK-së ndaj vajzave e grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri. Prandaj jam besimplote se me këto ushtare e ushtarë të ri, FSK-ja do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale dhe do të jetë ndërvepruese me partnerët tanë strategjik.

Të nderuar të pranishëm,
E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë, prandaj me certifikimin e sotëm po zgjerohet baza e Forcave tona të Armatosura, respektivisht e Republikës së Kosovës.
Ju jeni sot këtu për t`u dalë në ballë sfidave, ndaj rritja e profesionalizmit është një proces i pandërprerë dhe parakusht për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.
Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe të paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë, sikurse edhe të aleancës sonë me partnerët në shërbim të paqes.
Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve tanë amerikanë e evropianë e më gjerë.
Siç e dini ju, FSK-ja ndodhet në proces të transformimit dhe arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. Ndaj, në këtë kontekst, s`kam fije dyshimi se qoftë përgatitja taktiko-fizike dhe operacionale e ushtarëve të Forcës është dhe do të jetë në nivelin e lartë dhe konform standardeve të kërkuara.
Ushtare e ushtarë të nderuar, ju duhet ta keni vëmendjen tuaj se sot jeni ushtarë të një Republike për të cilën është derdhur shumë gjak, është sakrifikuar shumë për uniformat që ju i bartni sot. Prandaj bartni ato me krenarinë më të madhe për një të ardhme që shpresojmë do të jetë e ardhme e Republikës sonë brenda Aleancës Veri-Atlantike – NATO-s. Në ushtrinë e kombeve, ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush me profesionalizëm, duke ngre lart flamurin dhe nderin e shtetit të Kosovës.
Ju uroj të gjithëve suksese në rrugëtimin tuaj në ushtrinë e Kosovës. Uroj të jeni në krye të zbatimit të detyrave me profesionalizëm me integritet e me ndershmëri. Kam besimin e plotë se do të angazhoheni me përkushtim e përgjegjësi në përmbushjen e misionit tuaj!

Zoti ju bekoftë!
Zoti i bekoftë forcat tona të armatosura!
Zoti e bekoftë Republikën tonë!
Ju faleminderit!
Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror, të shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë ?

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Ishte kjo para gati 110 vitesh, ishte lajmi më i gëzuar në historinë tonë.
Atë David Pepa dhe sekreti shtetëror austriak Në Vjenë, më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme, kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthyer në Shqipni, atëherë (Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e banë me u betue se nuk do t’i nxirrte kurrë sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja).
Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip, në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë… …
Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa më parë në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.
Atë Davidin e ngarkuen me e shoqnue Ismail Kemalin deri në Triestë, ku pritëshin tjerë shqiptarë “. Më vjen keq që historia 50 vjeçare e komunizmit dhe kjo e fundit 20 vjeçare heshtin për veprën fisnike atdhetare të At David Pepës. Të rrije si hije edhe pranë burrit të madh të Pavarësisë, plakut të Vlorës Ismail Qemali ishte një nder i madh dhe të bisedoje akoma edhe t’i përktheje fjalët e urta të kryeministrit të Parë të Shqipnisë pas 443 vjet robëri osmane në Zyrën e Kontit Berhtoldit, ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungarisë ma të pathyeshëm në atë kohë në Evropë në pragun e Pavarësisë ishte një vlerë historike, që nuk mund ta pranoji analet historike të heshtet të vazhdohet ende të injorohet me heshtjen e Atë David Pepës si njeri i klerit e mbi të gjitha si shqiptar i gjakut të Kastriotëve.
”Është nder për Të dhe nje nder i madh i bahet historisë. Nder i bahet edhe Ismail Qemalit që kishte në biseda sekrete për atë kohë një djalosh besnik, student i ri në Vjenë nga Shkodra i quejtun David Pepa”. (Ndoc Ndoja). ”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar. Dhe unë mendoj se s`ka gjë më të dëmshëm se sa të gjymtohet e vërteta për hirë të paragjykimeve politike fetare, sektare, interesave personale të të gjitha llojeve ndaj cilido njeri për punën dhe veprën edhe ’’të vogël’’ ndaj kombit dhe njeriut. Ismail Qemali dhe shpallja e pavarësisë Si do të dukeshim sot po mos të ishte Ismail Qemali, i cili përkundër pozitës së tij në Perandorinë Otomane, i cili përkundër pasurisë dhe familjes që e rrezikonte, nuk u zbraps nga ideja e ”fjetur” në zemrën e tij dhe të të gjithë shqiptarëve për 445 vjet, që Shqipërinë ta shpallte mëvete.
. Leopold, Konti von Berchtold, me emrin e plotë Leopold Anton Johann Sigismund Joseph Korsinus Ferdinand, Konti Von Berchtold (1863- 1942), ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë, është figurë e madhe që ne për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë duhet t`i bëjmë homazhe.
Konti i ynë, një pasanik i madh i Austro-Hungarisë, u fut në shërbimin diplomatik të shtetit të tij më 1893, ku zuri vende të rëndësishme në Paris dhe Londër dhe me 1906 u emërua ambasador në Rusi. Më 12 shkurt 1912, u emërua ministër i Jashtëm. Dhe e shihni që pas disa muajsh e kërkoi Ismail Qemalin që të shpallë pavarësinë dhe të mbetet Serbia pa dalje në det. Dihet fort mirë që dalja e Serbisë në Adriatik kishte për të pasur pasoja tragjike për shqiptarët. Humbja e një populli të tërë. Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e AustoHungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë.
Si të prehej Serbia, kjo ishte brenga e Berhtoldit. Britanikët ishin të bindur në vendimin e drejtë të Vjenës, por grekët e kuptuan dhe e kishin një pamje më të gjerë dhe i kuptuan mirë veprimet e Berhtoldid në Pallplatz, të cilat mund të kishin ”pasoja” për të. Edhe pse shkohej kundër formulës ”Stop në Beograd”, por gjithsesi trupat austriake mund të okuponin Beogradin me pohimin e Fuqive të Mëdha, që kështu Serbia të pranonte ultimatumin. Dëshira e Austrisë ishte që Kosova t`i jepej Shqipërisë. Idetë nacionale dhe nacionaliste sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”.
Të brendshmit ishin shumë konservatorë, sepse me besimin e madh në solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim.
Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Kontit Bert-hold dhe vullnetit të madh për atdhe të Ismail Qemalit, erdhi dita e realizimit të një ëndrre 500-vjeçare:
“Në Vlonë më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912
Pas fjalëve që tha z. kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”


