Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni në 1258
Deshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n’Shkodër
Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni në 1258
Po sjellë në mesin e mijrave studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigand:
Faik Konica
Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…”
– Prof. Sami Repishti
Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:
“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”
Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë
“Françeskanёt albanezë dhe ata italianё, qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me
– shkollёn nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim
Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze. “ Sipas shkrimit: “URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI ”– 4, Nga Prof Dr Lutfi ALIA
– 1416 shkolla në Shkodër.
“ Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “ la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Sipas ”KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES” NGA DR. ETLEVA LALA
– Në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë të Vitisë (afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) , i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
– Në vitin 1638 – Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.
– Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë.
– Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– 1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
– Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
– 10.1874 – Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.
Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që
– Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë
Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.
Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe
në 1945 e mbylli plotsishtë diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurdë të Jaltës 4-11 shkurt 1945 të anglo-amerikane-sovjetike.
Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”.
Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s’ kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.
Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit
Disa breza të kulturës të pregatitun nga shkollat katolike në Shkodër
Nga: Bep Martin Pjetri
Kleri Katolik përposë detyrave fetare ashtë marrë me organizime të jetës kulturore të qytetit të Shkodrës, nga ku shumë meshtarë të arsimuem nëpër kryeqytetet e Europës u diplomuen për shkenca të ndryshme, për ato të arteve të bukura dhe ato të muzikës. Shumë të rinjë në orët e lira mësonin pranë kishave edhe kangë patriotike, mësonin pikturë, muzikë dhe organizoheshin në teatro të shumta duke vue në skenë kryevprat botnore. Nji pjesë e madhe e tyne pas vitit 1944 vazhduen artin, muzikën, pikturën dhe teatrin e u banën të famshëm.
Mësuesit e gjuhës shqipe
Sipas At Donat Kurtit “Mësuesit e Gjuhës Shqipe: E përkohëshmja “Përparimi” i rreshton emnat e mësuesve ma të njohtun, me këte renditje:
Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, Don Engjëll Radoja, Don P. Babi.
Mësueset e Para Shqiptare (200 vjetë ma parë): At Donat Kurti OFM, shënon rreth vitit 1760 – 1860 emnat e mёsueseve nё Shkoder: Kushe Micja, Tone Radoja, Tereze Berdica, Tina e Nikës.
Ehengxhinjtë e Shkodrës dhe fusha e artit muzikor
Kol Kurti, Nush Pali, Ndrek Vogli (Naraci), Filip Ceka, Paulin Pali, Mark Kraja, Shtjefen Jakova, Kol Gurashi, Simon Çurçija, Zef Hila (edhe humorist)
Në Shkodër ashtë e para opera te krijueme me 1920 nga Lec Kurti, të parën opera te luejtun “Mrika” 1958 nga Prenk Jakova, te parën orkestër frymore në 1878, të parin formacion orkestral 1889, korin e parë nga Martin Gjoka 1919, të parën vepër të muzikologjisë “Valle Shqiptare” me 1943 nga Gjon Kujxhia.
Fotografet e parë Shqiptar:
Foto Kel Marubi në vitin 1858, Kol Idromeno, Kol Maca, Shan Pici, Dede Jakova, Pjeter Rraboshta, Angjelin Nenshati…
Filmi i parë në Shqipni
Nga Kol Idromeno, në shtëpine e tij…mandej në kinema Rozafat…etj…
Muzetë e para historike
Të parët muze historikë numizmatike botanike, stacionin e parë të Hidrologjisë në ballkan në vitin 1882, Dhomën ë parë të Tregëtisë me 8 Prill 1736 ” Komuniteti i Pjacës së Shkodrës”. Pa iu referu këtu arkeologjisë së strukturave shpirtnore, ku kemi vlera të tjera unike shqiptare si Kanuni i Lekë Dukagjinit, ai organizim i përkryem i shoqënisë së kohës, Eposin madhështor të Kreshnikëve.
Regjisorët e artistët e mëdhenj të skenës dhe ekranit:
Zef Jubani, Marie Çurçia Logoreci, Zef Zorba, Lec Shllaku, Andrea Skanjeti, Paulin Sekuj, Filip Gjergji, Tinka Kurti, Loro Kovaçi, Pjeter Gjoka, Lec Bushati, Ndrekë Luca, Bep Shiroka, Rikard Ljarja, Vitore Nino, Lazer Filipi, Roza Xhuxha(Anagnosti), Bik Pepa, Paulin Preka, Gjosho Vasia,
Brezë i ri; Zef Deda Drane Xhai, Katrina Biga, Julian Deda,..
Në fushën e muzikës
…mjeshtrit e artit muzikor , kompozitoret, dirigjentet, instrumentistet, vokalistet : Palokë Kurti, Shuk Shllaku, Martin Gjoka, Prenkë Jakova, Kolë Tivari, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi,
Brezë i ri Simon Gjoni, Gjon Simoni, Gjon Kapidani, Tonin Rrota, Leonard Deda, Zef Lekaj, Gaspër Çurçija, Robert Radoja, Zef Çoba, Gjon Shllaku,…
Kangtarë
Marije Kraja, Lukë Kaçaj, Klotilde Shantoja, Florinda dhe Ndrek Gjergji, Bik Ndoja, Luçije Miloti,File Gjeloshi, Tonin Tershana,
Brezi i ri; Justina Aliaj, Frederik Ndoci,Vjoleta Zefi, Eduard Jubani, Rita Ndoci,..
Instrumentistët,
Filip Muzhani, Kolë Lufi, Ejëll Ceka, Gjon Radoja, Ndoc Martini (piktori), Pjeter Boriçi, Ndoc Pali, Jake Daija, Gjon Paci, Gjok Saraçi, Kolë Kraja, Filip Lorja, Kolë Tafili, Gjon Cepi, Kol Gjinaj,
Brezë i ri pas 1944; Gaspër Çurçia, Tonin Guraziu, Nino Saraçi, Gjovalin Shestani, Gjovalin Lazri, Gjovalin Doda, Stefan Hajmeli, Cin Simoni, Vitor Shiroka, Jakin Nenshati, Mark Kaftalli, Lorenc Radovani, Markelian Kapidani, Rrok Jakaj, Lekë Spathari, Franc Shestani, Eugjen Gargjiola,…
Piktorë e skulptorë,
Kolë Idromeno, Ndoc Martini, Zef Kolombi, Marije Muzhani,, Simon Rrota, Vladimit Jani, Kel Kodheli, Pjerin Sheldija, Ndoc Gurashi, Kolec Ljarja, Nino Baba, Ferdinand Paci, Fritz Radovani, Gjergj Pali, Adrian Paci,
Brezi i ri; Gjovalin Paci, Nikolin Luci, Andrea Kushi etj. Asht edhe nje skulptor qe ka punue Luigj Gurakuqin ne Pjace…(nuk e kujtoj emnin)…
Bejtaxhijtë,
Kolë Tivari, Zef Hil Gega, Nush Pali, Gjon Krajni, Pjetër Gjini ….
Ndër mësues shqiptarë:
Filip Ashiku, Gaspër Benusi, Pjetër Marubi, Kolë Dema, Dom Ndre Mjeda, Etërit Mark Harapi e Zef Saraçi; Gjush Sheldija, bashkëpuntori i ngushtë i Imzot Zef Valentinit; Mati Logoreci, Gjon Qerraxhija, Kolë Thaçi, katër Gurakuqët, tre Rrota (vëllezërit e Pater Justin Rrotës), dy Çefa e deri te dijetari i thellë, i persekutuari i paepur e mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Atë Pjeter Meshkalla, emnin e të cilit gëzon sot shkolla e rilindur saveriane.
Shkrimtarë pas 1944
Frederik Reshpja, Sandër Gera, Lec Shllaku Dodë Kaçaj, Anton Çefa, prof. Primo Shllaku, dr. Stefan Çapaliku, Rikard Ljarja, Paulin Selimi, Ledia Dushi, At Zef Pllumbi, Kolë jakova,
Disa studjues të ditëve tona,
Disa nga studiuesit shkodrane të ditëve tona, At Daniel Gjecaj, profesorë doktorët Ardian Marashi, Zef Mirdita, Ardian Ndreca, Kolec Topalli, David Luka, Romeo Gurakuqi, Gjovalin Shkurtaj, Frano Prendi, krahas kontributeve nga te tjere personalitete si dr. Frederik Shiroka, dr.Willy Kamsi, Anton Çefa, prof. Dr.Primo Shllaku, Stefan Çapaliku, Kolec Çefa, Fran Luli, Tefë Topalli, dr. Pjeter Pepa, Dori Kçira etj.
Marre nga http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=59&t=183
Nuk ka “Islam të moderum”, por ka muslimanë të moderum
Në shkrimin e datës 07.01.2011 të gazetës “Feithfreedom” (“Liria e Besimit”: http://www.italian.faithfreedom.org/comment.php?t=2309 ) pyetjes se nji gazetari se “Cili asht ndryshimi midis Islamit të Moderuem dhe Islamit integralist në Egjipt”, një ishmusliman egjiptian, aktivist për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i asht përgjegjë:
“Nuk mund të ekzistojë një “Islam i moderuem”, por ekzistojnë muslimanë të moderuem”. Termi “Islami i moderuem” asht një gënjeshter, e cila qarkullon në Përendim. Kush e njeh Islamin, kush e ka studjue Islamin dhe kush ka lindë në një familje muslimane e di fort mirë se nuk mund të ekzistojë një “Islam i moderuem”, sepse mësimet e tij janë agresive dhe të dhunëshme. Islami me mesimet e tij nuk mund të jetë i moderuem, absolutisht, por egzistojnë muslimanë të moderuem, të cilët nuk i zbatojnë fjalë për fjalë mësimet e Kur’an-it. Në Egjipt, megjithëse muxhedinët i thërrasin besimtartë me megafona në orët e faljeve, janë vetëm 20% e muslimanëve egjiptianë që shkojnë në xhami”. )

Sqarim paraprak: Termi “Ideologji” asht përdorë për të parën herë në vitin 1796 nga mendimtari francez Antoine-Louis-Claude Destutt de Tracy në librin e tij “Mémoire sur la faculté de penser”. Ketu termi “Ideologji” përcaktohet si “Shkenca e ideve dhe e sanksioneve”.
Pra “Ideologji” quhet ajo Idè, kundërshtimi i zbatimit të së cilës dënohet me sanksione nga organet ndëshkimore.

Mbas dështimit të dy ideologjive, të nazizmit dhe të komunizmit, që i sollen shumë fatkeqesi dhe dame të medha botës, sot del si problem ideologjia e terrorizmit islamik. Për frenimin e tij del i nevojshem studimi: 1) i burimit teorik dhe 2) i shkaqeve objektive të lindjes së terrorizmit islamik.
1) Burimi teorik
1) Ideologjia komuniste bazohej në librin e Karl Marksit “Kapitali”. Këtu shoqnia ndahet në dy klasa: A)“Klasa e punëtorëve dhe e fshatarëve”, e ardhun në pushtet me revolucion të armatosun, dhe B) klasat e përmbysuna. Klasa në fuqi do t’i luftonte me dhunë klasat e përmbysuna. Komunistët propagandonin se “Komunizmi do të sundojë botën” . Kjo ideologji dështoi.
2) Ideologjia naziste bazohej në librin e Hitlerit “Mein Kampf” . Këtu njerëzit ndaheshin në “Racën e Pastërt”, që duhej të sundonte me dhunë mbi racat tjera. Nazistët propagandonin se “Nazismi do të sundojë boten” . Edhe kjo ideologji dështoi.
3) Ideologjia e Islamizmit bazohet në librin e Muhammetit “Ku’an-i”. Këtu njerëzit ndahen në dy kategori, në muslimanë, besimtarë të “Kuran-it”, dhe në jomuslimanë, jobesimtarë të “Kuran-it”. Besimtartë (muslimant) do të ndjekin me dhunë dhe do të vrasin jobesimtartë e Kuran-it (Syrja 4, Ajeti 89) e te tjera ajete. Edhe islamikët propagandojnë se “Islami do të sundojë botën”.

Këto tre libra trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës njerëzore simbas racave, simbas klasave dhe simbas llojeve të besimeve. Ato kanë të perbashkët dy elementë:
a) Përdorimin e dhunës kundër të ndryshmit dhe
b) Sistemin e mbyllun të shoqnisë ku këto ideologji aplikohen.
Sistem i mbyllun quhet ai sistem ku sundon një Ideologji e vetme, e cila zbatohet nëpërmjet dhunës. Te tria këto Ideologji, komunizmi, nazizmi dhe islamizmi ushtrohen me dhunë jo vetem ndaj të ndryshmëve, por edhe ndaj vetë pjestarëve të saj disidentë, që devijonë. Vetëm në shoqnitë e hapuna demokratike lejohen dhe mbrohen “të ndryshmit” dhe të drejtat e tyne. Në sistemet e mbylluna individi i nënshtrohet me dhunë Ideologjisë sunduese. Kjo asht arsyeja që mbreti absolut i Arabisë Saudite, Abd-Allah, në fjalimin e tij televiziv të 27 gushtit 2008 ndër të tjera tha: “Na nuk kemi nevojë për demokraci, na nuk kemi nevojë për parti politike, na nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut përendimore, na nuk kemi nevojë për lirinë e tyne të fjalës. Për çfarë na duhet asht Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryeme. Ky asht legjislacioni ma i mirë në historinë e njerëzimit, ai asht fjala e All-llahut. Nuk ka asgja ma të mirë se ligji i All-llahut.” ( http://europenews.dk/en/node/13862 )

2) Shkaqet objektive të lindjes së terrorizmit islamik
Shkak objektiv i lindjes së nazizmit ishte kriza ekonomike e Gjermanisë.
Shkak objektiv i lindjes së komunizmit ishte gjendja e keqe ekonomike e klasave punojse.
Shkak objektiv i lindjes së islamizmit ishte gjendja tejet e keqe dhe e çthurun e shoqnisë së vendeve arabe në shekullin e VII-t. Për vendosjen e njëfarë rregulli ndër ato popuj, që edhe sot janë në një nivel tejet të ultë ekonomik dhe zhvillimi kulturor, Muhammeti bani një punë të madhe pozitive tue vendosë disa rregulla në këte shoqni anarshike dhe tue krijue kështu një shoqni me disa rregulla të dobishme për atë periudhë dhe për ata popuj. Kjo asht merita e tij e madhe, sepse askush në botë nuk do të kishte mejtë të vendoste ato rregulla në shoqninë e atyne vendeve. Ai nuk kishte rrugë tjetër të siguronte zbatimin e atyne rregullave përveç se:
E para, t’i deklaronte këto rregulla të zbrituna nga Allahu/Zoti.
E dyta, të zbatoheshin nëpërmjet Ligjit të Sundimtarëve – Sheriatit .
Kështu ai krijoi një shkrimje organike në rrethin e mbyllun të Besimit fetar me Pushtetin ekzekutiv. Prandej, në dallim me Besimet tjera Fetare siç jane kristjanizmi, konfuçizmi, induizmi, budizmi etj, të cilat nuk kanë lidhje me pushtetin ekzekutiv, Islami nuk asht thjeshtë një “Besim Fetar”, por asht një “Ideologji” , dmth një Idè e zbatueme nëpërmjet dhunës së sanksioneve ndëshkuese.
Simbas Kur’an-it sanksionet ndëshkuese për moszbatimin e ligjve të Sheriatit janë: vrasjet e të ndryshemve dhe te atyne muslimanve te cilet lane islamin (Syrja 4, Ajeti 89); gurëzimet (vrasjet me gurë: Syrja36, Ajeti 18); rrahjet e grave (Syrja 4, Ajeti 34); premja e duerve hajdutëve (Syrja 5, Ajeti 38); mbajtja e robreshave (Syrja 24, Ajeti 31) etj.etj.
Ashtu si në gjiun e shoqnisë së mbyllun naziste ka pasë disidentë; ashtu si në gjiun e shoqnisë së mbyllun komuniste ka pasë disidentë; ashtu edhe në gjiun e shoqnisë së mbyllun islame sot ka disidentë (ishmuslimanë dhe muslimanë të moderuem), të cilët po e transformojnë nga mbrendë islamizmin. Shembull kemi ishmuslimanin egjiptjan që thotë se: Nuk ekziston “Islami i moderuem”, por ekzistojnë muslimanë të moderuem”, të cilët zbatojnë në mënyrë të moderueme e jo fjalë për fjalë parimet e islamit”.
Laiçizimi i Islamit heq bazat e terrorizmit islamik
Me qellim që Islami të konsiderohet një Besim Fetar si të gjithë Besimet tjera, del e nevojshme që Besimi fetar Islam të ndahet nga ligji imponues-ndëshkues i Sheriatit të sundimtarve, prà laiçizimi i Islamit. Vetëm në këte mënyrë mund t’i hiqet baza teorike dhe praktike Terrorizmit Islamik. Vetëm në këte mënyrë Besimi Islam do të mund të përhapet si Besim Fetar pa probleme. Në rast të kunder, me përhapjen e Idesë së të Drejtave të Njeriut, Islami si ideologji do të eleminohet vetvetiu nga shoqnitë demokratike, ashtu siç u eleminuen dy ideologjitë tjera të shekullit të kaluemKomunizmi dhe nazi-fashizmi. Një hap në këtë drejtim asht ba me formimin jashtë vendeve arabe të shoqatave të ishmuslimanëve, të cilët e kanë braktisë islamin si ideologji e dhunës. Po ashtu një hap konkret shtetnor e ka ba në shtator të vitit 2009 Kazakistani, vendi aziatik me shumicë musulmane, i cili ka heqë me ligje disa Syre të Kur’an-it, si syre antikushtetuese. Lexo shkrimin e Abu Ayoub ne sitin
http://islamnw.wordpress.com/2009/10/10/le-kazakhstan-interdit-des-sourates-du-coran/ .
Hapja e shoqnisë së mbyllun islame nëpërmjet emigrantëve muslimanë në vendet e shoqnive të hapuna përendimore ka si pasojë, që këto emigrantë të bahen gjithnjë e ma shumë të vetëdijshëm për të “Drejtat e Njeriut” , për të “Drejtat e tyne” , të cilat iu mungojnë në vendet e tyne të origjinës. Kjo vërteton transformimin gradual psiko-kultural të tyne dhe të mbasardhësëve të tyne. Nuk ka qenje njerëzore (apo shtazore) që nuk don të ndjehet e lirë. Për këte arsye jam i bindun se kontakti i këtyne miljona muslimanëve me qytetnimin dhe kulturën e popujve të lirë europianë, rritja e nivelit ekonomik dhe kulturor, rritja e vetëdijes së të Drejtave Personale, të gjitha këto së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin dhe në emancipimin e tyne dhe indirekt edhe të vendeve të mbylluna prej ku del Terrorizmi Islamik. Rruga asht e gjatë.
- Shtesë: Kete e vertetojne ngjarjet e sotme ne Afganistan mbas ikjes se ushtrive Prendimore, te cilet me prezencen e tyne 20 vjeçare ia ndrruen mjaft mentalitetin muslimanve afganas. Rikethimi ne pushtet i “Studentave te Kuranit” apo ndryshe i Talebanve, po hase nji rrezistnce te madhe nga vete muslimant afganas. Mjafton te permendet edhe fakti qe qinda mija musliman afganas iken dhe tentojne te ikin nga Afganistani i Talebanve.
- Paul Tedeschini – me 10 janar 2011 – Itali
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai Novi Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë

Shkruan: Akademik Flori Bruqi,PH.D.
…Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave të vitit 1877-1878. …
Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të shqiptarëve për dëbimin e tyre më dhunë mga trojet e veta stërgjyshëore , veç largimit të tyre të pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit…
Pas atyre ju mbeti gjithçka : Shtëpitë ,kullat ,oborret, fushat dhe varret e të parëve të tyre….
Kanë kaluar 140 vjetë nga dëbimi t masivë i shqiptareve në Sanxhakun e Nishit….
Është periudha kur dhuna masive e ushtrisë serbe ranë si gjeraqina mbi popullsinë e pafajshme shqiptare.
Zona të shkatërruara dhe të u masakruara, duke lënë pas veç gjurmët e shqiptarëve të dëbuar më dhunë nga trojet e tyre etnike .
Pikërisht këtë gjurmë e ndoqa edhe ne. Për t’a ri sjellë historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore.
Serbia “tenton ” ta ndal shqiptarizimin e Serbisë?!
Shqiptarët në Serbi janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë. Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë. Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.
Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89.10%) dhe të Bujanocit (54,69%), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26.17%).
Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.
Qyteti më i madh shqiptar dhe qendra e shqiptarëve në Serbi është Presheva, selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i shqiptarëve në Serbi.
Në komunat e Preshevës dhe Bujanocit shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë (89.10% në Preshevë dhe 54.69% në Bujanoc sipas censusit 2002). Në komunën e Medvegjës, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik (pas serbëve), me 28.67% në vitin 1991 dhe 26.17% në vitin 2002.
dhe shihet qartë se popullojnë zonat deri në pragun jugor të Nishit.
Rrafshnalta e Peshterrit
Është dhe një komunitet i vogël shqiptar që jeton në rajonin e Peshterit në Sanxhak (gjëgjësisht në fshatra si Borovshticë, Doliq dhe Ugël). Sot, ata vetëdeklarohen “boshnjakë” ose “myslimanë” (sipas kombësisë).
Beogradi
Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ka një bashkësi të vogël shqiptare. Në regjistrimin e vitit 1981 u deklaruan 8,212 shqiptarë në Beograd, ndërsa në vitin 1991 u deklaruan 4,985 të tillë. Pas Luftës së Kosovës, ky numër u ul në 1,492.
Në vitin 1992, shqiptarët e Serbisë jugore organizuar një referendum në të cilën ata votuan se Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc duhet të bashkohet me Kosovën. Ndërmjet 1999 dhe 2001, një shqiptar etnik organizatë guerile, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (në gjuhën shqipe Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, UÇPMB), ishte operacionale në këtë rajon me një qëllim të shkëputet nga këto tri komuna RF të Jugosllavisë dhe të bashkohen me ato të Kosovës, pas arritjes së pavarësisë. Aktiviteteve të tërhequr më pak ndërkombëtare interesimit të medias se ngjarjet të lidhura e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë.
“Okupimi i heshtur” i Nishit dhe jugut të Serbisë nga shqiptarët apo rikthim ne trojet e tyre te historike?
Arsyet për këtë janë mungesa e parave dhe qëllimi i shqiptarëve eshte për të zgjeruar jashtë Republikes se Kosoves. Në pesë vitet e fundit në territorin e Nishit, sipas vlerësimeve zyrtare, jetojnë rreth 11.000 shqiptarë nga Kosova, shkruan portali më i madh rus, Sputnik.
Serbi, nese “nuk do të kthehen paratë në kohë”, në këtë mënyrë shqiptarët të bëhen pronarë të banesave, por në të njëjtën kohë nuk ka lënë një shenjë në shitje.
Serbët ranë dakord për të marrë një përqindje të parave, dhe shpesh në këtë histori janë agjencitë e përfshira dhe reale e pasurive, por edhe avokatët serbë dhe shqiptarë.
Natyrisht, meqe shqiptarët nga Kosova ende konsiderohen si “qytetarë të shtetit të Serbisë” dhe në këtë kuptim mund të blejnë lirisht prona në Serbi.
Megjithatë, problemi është se ata nuk e njohin Serbinë si shtetin e tyre, dhe për këtë arsye të angazhohen serbët për të bërë punën për ta, kane shkruar ne v vazhdim gaazetat serbe.
Për shkak të fluksit të madh të shqiptarëve nga Kosova vitin e kaluar, qyteti i Nishit edhe u shfaq fletushka me moton dhe parulla “Ndal shqiptarizimin e Nishit ( „Stop albanizaciji Srbije“)
Në këtë fletushkë thuhet se shqiptarët e Kosovës me anë të ndërmjetësve të bëhen pronarë të mbi 300 njësive të banimit në qytet.
Novi Pazar është gjithashtu në listën e vendeve të dëshirueshme, por ka blerës të interesuar kryesisht për fermat e mëdha, larg nga qyteti.
Në Prokuplje, Blace dhe Kurshumlisë fermat janë veçanërisht interesante për shqiptarët. Pranë Kosovë, dhe janë shumë të lirë. Shqiptarët per fermë në rajonin japin çmim disa herë më të lartë se ajo që është e vërtetë-
Në komunën e Kurshumlisë edhe 10 fshatra ku nuk ka popullsisë dhe shumë prej tyre janë shqiptarë te “uzurpuar”.Burimet pohojnë se shqiptarët, kryesisht nga Podujeva, në fund të vitit 2014, rreth Kursumlija kane blerë rreth 50 pronave.
Në territorin e Leskovcit edhe ku toka është shumë e përshtatshme për fruta dhe perime shtëpi të ruajtura, shqiptarët i blejnë vete me për 5.000 euro.
Ky interes shqiptarët të pronës serbe në jug të Serbisë, e lidhur shumë me qëllimin e tyre për të “zgjeruar” kufirin administrativ të Kosovës në disa pjesë të Serbisë.
Gazetarë nga mediat lokale në ato qytete thonë se çdo gjë ndodh nën maskën e një të padukshme dhe të heshtur, dhe të jetë në rrugë dhe fshatrat e jugut të Serbisë janë gjithnjë të dëgjojë gjuhën shqipe.
Qytetarët e këtyre pjesëve të Serbisë jetojnë në frikë se për shkak të rritjes së fluksit të shqiptarëve nga Kosova të vuajnë fatin e serbëve nga Kosova. Ata besojnë se serbët shqiptarët të vendosin për të shitur shtëpinë dhe tokën, sepse këto komuna përkasin komunat më të varfra në Serbi.
Prandaj, ata janë të bindur se në të ardhmen në këto fusha do të jetë gjithnjë shqiptarët dhe serbët dhe të gjithë aq më pak që është pjesë e “pushtimit paqësor” në jug të Serbisë.
Nese Nishi paska 11.000 shqiptare, me shume se Medvegja atëhere unde thuhet se ky qytet eshte i treti me rdhe sipas numrit te popullsise shqiptare pas Presheves e Bujanocit.
Ne fakt Nishi dikur kishte 110.000 shqipare dmth disa fishe me shume se sa sot.
Duke ju referuar statistikave serbe, në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë. Këto vendbanime dhe qytetare gjenden jo vetëm ne Luginen e Preshevës, por edhe një Vranj,e Leskovc.. deri ne Nish e Beogrdad, madje edhe ne skaj të Serbise – ne Suboticë.
Sot ne Serbi bashke me Luginen e Preshevës, jetojnë mbi 300.000 shqiptare, kupto ne 132 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim z. Jonas Gahr Støre, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Norvegjisë.
Në foto: Jonas Gahr Støre, kryeministër i Norvegjisë
Prishtinë, 23 tetor 2021
Kryeministri Kurti ka uruar për marrjen e detyrës dhe formimin e qeverisë nën udhëheqjen e kryeministrit Støre, me fokus në politikat sociale dhe solidaritetin social.
Ai ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj shtetit norvegjez për mbështetjen e madhe gjatë dy dekadave të fundit. Kryeministri thekson se Kosova e konsideron Norvegjinë mik të vjetër, që ka qëndruar pranë nesh dhe na ka ndihmuar në momente të vështira.
Më tej, kryeministri Kurti shprehë gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe.
Në përmbyllje të letër urimit, kryeministri Kurti i uroi kryeministrit Støre suksese gjatë mandatit qeverisës, duke shpresuar që delegacioni norvegjez dhe ai i Kosovës do të kenë mundësi të takohen personalisht në Prishtinë ose në Oslo.
Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuar Kryeministër Store,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Norvegjisë.
Qeveria jonë ka pritur me padurim fitoren e socialdemokratëve në Norvegji. Ne ju përgëzojmë për formimin e qeverisë nën udhëheqjen tuaj me fokus në politikat sociale dhe solidaritetin social, si dhe për të bërë më shumë me punë – për t’i integruar ata dhe për t’i përfshirë, në mënyrë që të reduktohet pabarazia. Sistemi skandinav i mirëqenies është një model që qeveria ime dëshiron të ndjekë, edhe pse vendi ynë është ende i ri dhe ka vuajtur nga lufta e fundit dhe goditjet destabilizuese.
Republika e Kosovës i është mirënjohëse shtetit norvegjez për mbështetjen tuaj të madhe gjatë dy dekadave të fundit. Kosova e konsideron Norvegjinë mik tonin të vjetër, që ka qenë pranë nesh dhe na ka ndihmuar në momente të vështira. Ndihma norvegjeze ka qenë ndër të tjera humanitare, diplomatike dhe ekonomike – vendi ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës.
Norvegjia përmes Ambasadës së saj në Kosovë promovon zhvillimin e stabilitetit dhe demokracisë duke mbështetur bashkëpunimin rajonal dhe lokal, zhvillimin social-ekonomik, transparencën dhe drejtësinë. Kosova mund të mësojë shumë nga vendi juaj në drejtim të krijimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik duke respektuar standardet e larta të mbrojtjes së klimës dhe mjedisit. Prandaj dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha këto fusha dhe të thellojmë marrëdhëniet tona dypalëshe.
Me Norvegjinë si anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2021-2022, ne e dimë se ju mund të kontribuoni shumë për paqen dhe sigurinë. I urojmë vendit tuaj suksese në zotimin e shtetit tuaj për të siguruar paqe, pajtim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut në konfliktet aktuale në botë. Republika e Kosovës është gjithashtu kontribuese për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pret të jetë një partner i besueshëm për angazhimet tona të përbashkëta ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë në rajon, Evropë dhe botë.
Shpresoj se do të ketë mundësi që delegacionet norvegjeze dhe të Kosovës të takohen personalisht në Prishtinë ose në Oslo.
Ju uroj suksese në pozitën tuaj të re.

I juaji sinqerisht,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Shpërfaqet publikisht monstruziteti i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
I thua Fadilit, një Republikë Popullore të Shqipërisë ka, nuk mund të ketë dy!
Takimi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Enver Hoxha, me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti, në Tiranë, në datën 19.9.1970.
Shoku Enver Hoxha: E, si thua, ç’mendon ti, a vlen t’i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime?
Shoku Lik Seiti: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen që ai pret një përgjigje.
Shoku Enver Hoxha: Konkretisht, ç’kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç’mendon shoku Enver.
Shoku Lik Seiti: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, – vazhdoi ai, – për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, – tha ai, – nuk e besoj që të jetë kundër.
Shoku Enver Hoxha: Ç’është ky Rezak Shala?
Shoku Lik Seiti: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr.
Shoku Enver Hoxha: Po si t’u duk ty, këto pikëpamje që të shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat?
Shoku Lik Seiti: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin te Titua, kur donte të më tregonte sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull i tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë.
Çështja tjetër që preku Fadili dhe nga një pyetje që I bëra lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos.
Shoku Enver Hoxha: Ç’tha ai, ç’mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje?
Shoku Lik Seiti: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t’i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federate e përqendruar, ku të dominojë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën.
Shoku Enver Hoxha: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t’u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t’i thënë se e kishim ngarkuar që t’i transmetonte. Ç’përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë?
Shoku Lik Seiti: Për Titon dhe vijën e tij Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë.
Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij nëse do të jetë ushtar besnik i shokut Enver, jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilin e njihte. Fadili në këtë rast tha që nuk fund të fundit ne do të bëjmë punën tone, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tanë.
Shoku Enver Hoxha: Foli gjë Fadili për ndjenjat antiserbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare?
Shoku Lik Seiti: Nuk tha gjë.
Shoku Enver Hoxha: E do populli Fadilin?
Shoku Lik Seiti: E do, tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin mire. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë.
Shoku Enver Hoxha: Ka kosovarë që kthehen nga Turqia në Jugosllavi?
Shoku Lik Seiti: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë.
Shoku Enver Hoxha: Kur të vijë rasti t’i duhet t’ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpinë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhen përçapje që të mos nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t’i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash.
Shoku Lik Seiti: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade.
Shoku Enver Hoxha: Po ja, sikur të t’i themi ty disa gjëra që, për të qenë më preciz, unë i kam shkruar. Këto ti mund t’i kesh në vete, po Fadilit duhet t’i thuash gojarisht, se ai me shokë nuk janë njerëz të sigurt. Idetë, që po t’i jap të shkruara, janë mjaft koncize dhe për të dyja tablotë, edhe për vetë Fadilin personalisht në rast se ai do të dëshirojë t’i mbajë vetë në mendje, edhe po të jetë që t’ia thotë Titos, pse ne e dimë që ai i Titos është dhe kjo s’na prish asnjë punë. Natyrisht, ti duhet të gjesh rastin për t’ia thënë këto ide kështu, në përgjithësi. Po më mirë le të t’i lexoj një here, pastaj të shohim ç’mendim ke edhe ti:
“Duke vlerësuar bisedën që patëm bashkë, si dhe faktin që ju më dhatë të kuptoj se donit të dinit edhe mendimin e shokut Enver për çështjet që ngritët, kur isha në Tiranë, kërkova një takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithçka që më folët.
Shoku Enver, më porositi, t’ju sjell të falat e tij dhe t’ju përshëndes për ndjenjat e pastra patriotike, që janë karakteristike për shqiptarët, qofshin këta qytetarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin të Kosovës. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo që thatë ju se në rast rreziku për Republikën Popullore të Shqipërisë ju do të jeni përkrah tij. Shoku Enver, që ju njeh personalisht, nuk dyshon për këtë, sepse qëndrimi juaj për këtë problem është në vazhdën e traditave luftarake heroike të popullit tone që ka luftuar në shekuj dhe në vazhdën e patriotizmit të lartë të popullit të Kosovës.
Ne ndjekim me vëmendje ndryshimit që kanë ndodhur në Kosovë, të drejtat që janë fituar në çështjen e gjuhës, të arsimit, në drejtim të administrimit, etj. Padyshim këto janë fitore kundër korenteve antishqiptare, rankoviçiane e serbo-madhe. Por, siç e thonë edhe vet, s’është kjo e gjitha. Ka edhe shumë të drejta të tjera që duhet të fitojnë vëllezërit kosovarë.
Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrimi i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë. a-news24.com
Me shkurtime nga shrkimi i DARINA TANUSHI
Hysamedin Feraj denigron Skenderbeun pse paska vrarë myslimanë dhe e madhëron Perandorinë Osmane që ka vrarë shqiptarë e të tjerë!







