Kreu Blog Faqe 1519

Për përmbledhjen e poezive “Kosova ime” të autorit Bajram Gega, rugovasit që jeton në Norvegji

0
Nga: Tahir Cukaj, Pejë – Rugovë
Kulturë – Përmbledhje e poezive
Bajram Gega: Kosova ime
Pak fjalë për veprën e Bajram Gegës nga Tahir Cukaj
24-10-2021-Haxhaj!
Në përplasje më vargjet e poetit mergimtar prof.Bajram Gega, vargje që ndezin ndjenjen e lexuesit dhe e rikthejnë në një botë endrrash dhe plot mall!
Herë më behët Filip Shirok dhe më shumë Ndre Mjedë më mallin e vendlindjes dhe Kosovës.
Ai një jetë të terë ishte në sherbim të popullit duke edukuar dhe frymëzuar një rini fisnike që rritej në treven e Rugovës .
Unë isha krenar për kohen që e njoha si Profesor të Gjuhës Shqipe.
Qëndrimi i tij prej një intelektuali dhe veprimtari të bënë të ndihet krenar secili njeri që e ka njohur!
Sot përmes vargut komunikova dhe polemizuam më gjuhen e mallit të mërgimtarit.
Jam i nderuar me vepren dhe sakrificen e tij qoftë në Kosovë , qoftë në Norvegji!
Profesori i njohur, intelektuali dhe atdhetari Bajram Gega, që jeton në Norvegji … Në këtë foto është me bashkëshorten e tij.
Shkrimtari Bajram Gega jeton në Hamar të Norvegjisë , sëbashku me familjen e tij të madhe.

Marko Kepi: Rrënjët Shqiptare mbledh diasporën Shqiptare në takim me Dritan Abazoviqin

0
Organizata Rrenjet Shqiptare, mblodhi diasporen Shqiptare ne Staten Island Nju Jork. 
STATEN ISLAND NY : Delegacioni malazez, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç, mbas vizitës së tyre në Uashington, qëndruan edhe në Neë York, ku dje u pritën nga kryeparalamentari i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, zoti Abdulom Shahidom.
 
Marko Kepi, orginzatori i këtij takimi në emër të Albanian Roots, organizatës të cilën ai e themeloi dhe e drejton, prej vitesh në hapje të këtij takimi mbasi vlerësoi arritjen e z/kryeministrit Dritan Abazoviç, faleminderojë atë dhe ministrin e jashtëm Gjeorgje Raduloviç, si dhe mysafirët e lart nga Podgorica, për pjesmarrjen e tyre në këtë takim miqësor.
 
“Diaspora jonë në SHBA, është një perlë, jo “shfrytëzuar” ashtu si duhet deri tani. Ne dëshirojmë që kjo diasporë kaq e fuqishme sa është diaspora shqiptare në Amerikë, të investojnë edhe më shumë në Mal të Zi, dhe vendorigjinën e tyre. Shteti duhet që ta vlerësojë atë më shumë sesa ka qenë e vlerësuar, nderuar dhe e respektuar deri më tani” – deklaroi Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
 
Ne kete takim ju bashkuan edhe kryetar te organizatave te ndryshme, Kryetari Shoqates, Ana Malit, Dom Simon Filipaj, Nen krystar te organizates Vatra dhe Shoqates Kraja.
 
Marko Kepi I dhuroi Z.Abazovic portretin e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti dhe Proklamate nga Senati i Shtetit te Nju Jorkut qe shpall 4 Shtatorin “Dita e Nene Terezes”.

Kryeministri Kurti priti në takim zyrtarë policorë të lënduar gjatë operacionit policor për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zyrtarë policorë që kanë pësuar lëndime trupore më 13 tetor 2021, gjatë operacionit policor për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në Mitrovicë të Veriut dhe disa rajone të Kosovës.

Në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zyrtarë policorë u bisedua lidhur me operacionin policor, të zbatuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, nën autorizimin e prokurorive kompetente. Ky operacion policor që ishte realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kishte kaluar pa probleme, përveç se në Mitrovicë të Veriut. Atje grupe kriminale në mënyrë të organizuar ishin grumbulluar, kishin krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kishin përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, dhjetë zyrtarë policorë kishin pësuar lëndime trupore, prej tyre shtatë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe tre zyrtarë të nacionalitetit serb.

Kryeministri shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në një nga aksionet e shumta në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave. Ai theksoi se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, sikurse do të luftohet dhe parandalohet kontrabanda.

U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Gjatë takimit u theksua se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale.

Promovohet Libri i Autores Shqiptare në Kolegjin e Harvardit, SHBA

0

24 Tetor 2021 – Libri ‘Barrë dhe Bekim’ i autores shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani, u promovua për herë të parë në SHBA në Kolegjin e Harvardit pranë komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në një ngjarje dy-orëshe, autorja filloi promovimin e librit të saj para komunitetit prezent me lexime të shkëputura nga novela ‘Barrë dhe Bekim’, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare nën interpretimin e jashtazkonshëm të këngëtares Arjeta Zuta.

“Këtë promovim libri ia kushtoj gjyshit tim, i cili ndrroi jetë vetëm një ditë më parë, mirëpo që inspiroi këtë vepër dhe vazhdon të jetojë mes rreshtash të këtij libri dhe në mendjet e lexuesve,” u shpreh zj. Sylejmani teksa filloi ngjarja prmovuese.

Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare. Studioi gazetarinë dhe komunikimin në Cyrih ku më pas punoi si gazetare në Zvicër dhe Nju Jork. Që prej 2018-ës, është përfshirë në promovime kulturore si dhe është presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”. Në librin e saj të parë, novelën ‘Barrë dhe Bekim’, ajo shiqon mbrapa në përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendin amë.

“Eventi ishte tejet mbresëlënës. Mendoj që studentet dhe të ftuarit përfituan nga eventi dhe eksperiencat që Shqipja ndau me ne. Promovimi i librit ishte po aq unik sa dhe libri.” tha Gred Braho, Kryetar i Asociasionit të Studentëve Shqiptar në Harvard.

Ngjarja u mbështet nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit Harvard, e cila ka për qëllim të bashkojë studentët me origjinë shqiptare dhe studentët e interesuar për kulturën shqiptare, historinë dhe çështjet bashkëkohore.

Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar.

Ndër tjera, Sokol Lushllari nga organizata MAAS BESA tha se është e rëndësishme për të që të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare, dhe se duke qenë prezent në ngjarjen promovuese të librit ai dhe të tjerët po ndihmojnë të ruajnë dhe promovojnë atë.

Shamija si simbol i robërisë

3

Nga: Mevi Rafuna, Mitrovicë

Në shoqëritë përparimtare, femrat kanë qënë ato të cilat kanë nxitur dhe krijuar idetë nga të cilat ne gëzojmë frytet e asaj që njihet si civilizim. Tek ne ka qenë fati ndryshe pasi që kemi qenë të pushtuar dhe mjerisht është dashur kohë që femrat ta fitojnë lirinë dhe emancipimin e femrës. Pak më herët e lexova të madhin Abdyl Frashëri që kërkonte me ngulm emancipimin e femrës shqiptare,pasi që ai e shihte shtyllë kryesore në formimin e një familje të edukuar dhe ngritjes së kombit në hierariktë më të larta.

Kam njohur shumë femra të guximshme dhe të sukseshme që kanë qenë dhe mbeten frymëzim për mua.Mjerisht ky soj i këtyre femrave nga ajo që kam pa nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës. Zakonisht, deputetet femra janë aty për përmbushjen e kuotës gjinore, që i përkasin një grupi apo interesi të caktuar por kurrë emancipimit të femrës shqiptare në përgjithësi. Disa nga to përfundojnë mandatin qoftë më shumë se një dhe se di a marrin mundin të flasin dy tri herë. Ndihen mirë përderisa bëjnë selfie dhe sfilata aty brenda. E disa nga to kur flasin dhe kapin një kauzë të caktuar rrallë që është në të mirën e përgjithshme.

Propagandon për shaminë pa u ndalur: Kjo është Besa Ismaili e PDK-së, partisë që ia ka vënë themelet xhamizimit dhe islamizimit të Kosovës shqiptare, e cila qyshkur është futur “në luftë kundër islamofobisë” duke propaganduar se “vajzat me shami duhet të pranohen në shkolla”

Psh nga ajo që hulumtova pashë këtë deputeten nga PDK e cila në emrin e të drejtave të njeriut kërkon me ngulm futjen e shamisë nëpër shkolla tek minoret. Do kisha dashur që kjo deputetja në fjalë ta kishte ngritur si kauzë punësimin e femrave shqiptare, gjithë ato studente që diplomojnë e sillen rrugëve, apo maltretimet që ato kanë edhe kur punojnë qoftë në sektorin privat apo publik. Por jo deputetja Musliu- Shoshi e paska marrë me siklet këtë kauzën e cila para së gjithash është rrezik kombëtar dhe rikthim i femrës shqiptare nën mjerim.

Edhe Dude Balje përdoret nga qarqe të caktuara për të bërë propagandë për shaminë , përderisa vet është shembull i një gruaje të kulturuar, pa dogma religjioze dhe me sjellje liberale …

Tani kjo tjetra deputete minoritare Balje e cila ma shumë njihet për provokimet me veshjet e saja në Kuvend, sesa ta ket mbajtur gjithë këto vite një fjalim të mençur, e paska marrë këtë çështjen e shamisë shumë seriozisht. Kjo me ngulm në shumicën e intervistatve të saj e rrok këtë temë. Më falni por në cilin vend të botës minoritetet vendosin ta ndërrojnë kulturën e një kombi. Kur e rrok këtë gjë me kaq ngulm cilës kauzë i shërben sepse këtu më nuk bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, por këtu kemi një pushtim nën heshtje pasojat e të cilit do i kemi barrë si shtet i cili kërkon të futet në BE.

Dhe më thoni a nuk duhet të jenë shkollat tona laike,por dikush ta mbajë shaminë,tjetri kryqin e tjera gjëra dhe kështu përgjithmonë të rikthehemi nën petkun fetar të cilin Rilindasit tonë e paguan me jetë të na e çrrënjosin. Kujt i shërben më shumë kjo kauzë sesa atyre që na lanë nën mjerim tejshekullor.

Labinote Demi Murtezi …

A duhet që në shekullit XXI femra shqiptare të përqafojë përsëri pektun e robërisë që na e portrerizon shamija si simbol?

Botuesi amerikan “Jalifat Publishing” dhuron 100 libra bibliotekës së Tuzit

0
Në manifestimin “Takimet e Shkodres Tetor 2021”, që u mbajt dje në Shkodër nën patronatin e “Gazetës së Alpeve”, e ku morën pjesë shume përsonalitete nga hapësira mbarëkombtare, ishte e pranishme edhe shtëpija botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni i SHBA-ve, e përfaqsura nga drejtori i saj z. Ramiz Tafilaj. Kjo shtëpi botuese dhe z. Tafilaj, Bibliotekës së qytetit të Tuzit, e përfaqësuar në këto takime ngan z. Nikoll Camaj, i dhuroi afër 100 tituj të botuara kohëve të fundit, ku vendin kryesor zunën veprat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovit: “Kosova – histori e shkurtër”, “Maqedonia”, “Dardania”si dhe romanet e kohëve të fundit: “Dosja B”, “Mona” dhe “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”.
Veprat e Buxhovit ishin shumë të kërkuara edhe nga “Shoqata e Boshnjakëve per Barazi ne Sanxhak”. Botuesi amerikan mori përsipër që brënda një kohe të shkurtër kësaj shoqate t’i dërgohen të gjitha botimet në anglisht. Përshëndetje të përzemërta për punën krijuese dhe shkencore me vlerë kombëtate, autorit Jusuf Buxhovi iu dërguan nga shumë pjesëmarrës, përfshirë këtu edhe ambasadorët shqiptarën Besnik Mustafa, Islam Lauka dhe Malaj.
Në takim ishte e pranishme edhe mbesa e z. Martin Camaj, zoja Vera Camaj së cilës, botuesi amerikan, si dhe të tjetëve që shprehen intetesim për veprat e Buxhovit, mori përsipër t’ia dhurojë të gjitha librat e autorit. Zonja Vera Canaj përshëndeti autorin dhe e vlersoi me epitetin “Nderi i Kombit”. Në mungesë të autorit, botuesi Z.Tafilaj, të pranishmëve ua nënshkroi veprat e Buxhovit.

Gjergj Kastrioti i pakrahasueshëm, Kryeheroi i kombit Shqiptar!

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Si populli i vetëm Autokton në Ballkan që e ka një Kryehero të pakrahasueshem dhe papërsëritshëm si Gjergj Kastrioti, për të cilin serbët dhe të gjithë popujt sllavë na kanë aq shumë lakmi, saqë nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për ta përvetësuar dhe paraqitur si të tyrin, është turp i pafalshëm për ne si individë dhe kolektiv, që të heshtim para tentimit të disa bashkombasëve tanë të pacipë, për ta kontestuar, baltosur dhe paraqitur si armik të shqiptarëve..
Sidomos kur e kam parasysh faktin se bëhet fjalë për individë dhe politikanë me ndikim të madh në politiken shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, që marrin miliona euro nga Shërbimet Sekrete Armiqësore, për t’ia prerë kombit shqiptar degën mbi të cilën është ulur.
Respektivisht për ta tjetërsuar asimiluar dhe prishur me kombet dhe shtetet që e kanë çliruar nga tirania, robëria, terrori dhe gjenocidi serb dhe që ia kanë njohur të drejtën për të qenë i lirë, i pavarur dhe i barabartë me kombet fqinje.
Heshtja e politikanëve dhe intelektualëve tanë kyç është në këtë rast e ngjashme me heshtjen e pilotit të aeroplanit, që ka njohuri se në bord ndodhet një pasagjer me telekomandë dhe bombë të kurdisur që mund t’ia çojë në ajër te gjithë pasagjerët së bashku me aeroplanin.
Fakti që ai mund ta shpëtojë vetveten me ndihmën e katapultit dhe parashutit nuk i jep atij të drejtë që të mos bëjë gjithçka që është e mundur dhe pamundur për t’i shpëtuar bashkë-udhëtarët.
Politikanët tanë vendimmarrës duhet ta marrin si shembull veprimin e Kancelarit të ndjerë gjerman Helmut Schmidt kur po mbaheshin Lojërat Olimpike në München.
Pikërisht në këtë kohë terroristët palestinezë për ta tërhequr vëmendjen e opinionit botëror e kindnapuan Kryetarin e Shoqatës së Punëmarrësve gjermanë Hans Martin Schleier.
Helmut Schmidt i pati në këtë rast dy mundësi :
1.Për t’ua plotësuar të gjitha kërkesat terroristëve dhe për ta shpëtuar Hans Martin Schleier
dhe
2. Përmes shpëtimit të Hans Martin Schleier me çmimin e gjunjëzimit dhe dorëzimit të shtetit para terroristëve të pacipë, të dëshmojë se Gjermania është një Banana Republikë.
Mirëpo ai si njëri prej burrshtetasve më të mëdhenjë që kishte populli gjerman, vendosi për ta viktimizuar Hans Martin Schleier dhe në këtë mënyrë shpëtuar dinjitetin e popullit gjerman dhe fytyrën, kredibilitetin dhe autoritetin e shtetit gjerman.
Fillimisht mori shumë kritika nga shoqëria civile dhe e majta ekstreme që bashkëpunonte ngushtë me terroristët palestinezë, por nuk kaloi shumë kohë dhe të gjithë e kuptuan se prej cilit brum ishin të ndërtuar terroristët palestinezë dhe interesat e kujt i përfaqësonin dhe mbronin.
E kuptuan që ishin të ndërtuar prej brumit rusë, kinezë dhe kubanezë dhe që më së paku i përfaqësonin dhe mbronin interesat e popullit palestinezë, e më së shumti interesat e KGB-së ruse, Shërbimit Sekret Kinez dhe atij Kubanez.
E njëri prej atyre që disa vite më vonë e pranoi se kishte gabuar rëndë, ishte ish Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fisher, i cili është njëri ndër njerëzit dhe politikanët më të merituar për Kosovën.
Pse po e them këtë?
Sepse nëse vetëm një herë të vetme darkon me djallin, ai do të shndërrohet në hijen tënde dhe t’i nuk do të mund të lirohesh kurrë ma prej tij.
Prandaj çdo kompromis dhe lëshim ndaj ofendimit dhe baltosjes së Gjergj Kastriotit, përkatësisht ndaj ofendimit dhe baltosjes se ADN-së sone kombëtare dhe shtetërore, është kapitullim para terroristëve fetarë të cilët duan të na shndërrojnë kolektivisht në bastardë të demonëve beduinë dhe anadollak.
Sepse fyerja dhe baltosja e Gjergj Kastriotit është fyerje dhe baltosje e identitetit tonë kombëtar dhe shtetëror, prandaj duhet të sanksionohet me ligj.
Sepse në këtë rast respektimi i lirisë së mendimit është aq i dëmshëm për ne si individë, komb dhe shtet, saqë nuk ia vlenë barra qiranë.

Dy ditë në katundet arbëreshe, ku shqipja gjallëron në të folme e të shkruar

0
Nga: Rexhep Rifati

Gjatë vizitave në katundet me traditë gjuhësore e kulturore: Frasnitë, Çifti ( Qivita), Shën Konstatini Arbëresh ( San Constatino Albanese) dhe Shënë Pali, patëm rastin që të komunikojmë shqip me mjaft vendas, ndërsa që vizituam edhe figurën më emblematike shqiptare, At Antonio Bellusci ( Belushi) i cili si edhe herëve të tjera na priti me motrën Rina, me këngë e flamuj shqiptarë, ndërsa që në bibliotekën e tij  patëm rastin të shohim se ç‘ thesar të vërtetë ka arrit të krijojë.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati  

Dy ditët e fundi për ekipin e platformës  “prointegra.ch” ishin tejet të përmbushura, si me program vizitash ashtu edhe me përjetime të veçanta, aq më parë që vizituam katër katunde, ndër më të veçantat arbëreshe ku gjallëron gjuha edhe në të folme, por edhe në mbishkrime e simbole. Mbrëmja e 18 Tetorit 2021 për ne ishte e veçantë sepse në shoqërim të profesorit Michele Greko darkuam në një restorant në katundin atraktiv Çifti ( Qivita), ku një ekip televiziv nga Praga kishte ardhur për të xhiruar një dokumentar për ruajtjen e traditave arbëreshe, ndaj edhe pati edhe muzikë e edhe veshje tradicionale arbëreshe të kësaj zone.

Ndërsa dje në mëngjes përmes një bisede me personalitetin e shquar, Antonio Bellusci ( Belushi), kërkova që ai të ndajë për ne 20 minuta, duke pas parasysh moshën e tije dhe punën e vazhdueshme krijuese, por ndodhi që ai të nda ndalë për më tepër se dy orë për të na gostitë me këngë e me kafe dhe me një vizitë në bibliotekën e tij gjigante me mbi 10 mijë ekzemplarë, përfshi edhe me qindra revista të lidhura e sistemuara aq mirë sa nuk i gjen as në Prishtinë e Tiranë.

Nga Frasnita udhëtuam për në Shën Konstatini Arbëresh ( San Constatino Albanese) , na u deshën plot dy orë me makinë ( mbi 150 kilometra distancë) ku vërtetë mbetëm të impresionuar nga banorët e këtushëm aq bujar e mikpritës sa shumë nga ta na ofruan edhe nedeje në shtëpitë e tyre e që e folmja shqipe dëgjohej nga të gjitha moshat, ndërsa që mbetëm të impresionuar nga nënëe  birë, që të dy mësues, ndërsa që mësuesja Anna Damato, e cila kishte ndjek edhe një kurs në shqipe, si dhe i biri Leonardo Kaparo, i cili na shoqëroi. Nëpër fshat. Po aty takuam edhe korçaren, Florentina Qazimllari, e cila jeton këtu prej njëzet vitesh. Më pastaj vizatuam Shën Palin arbëresh, ku si edhe në katundet tjera është një tabelë dygjuhësore ke thuhet “Mirë se na vini”, por që mesa duket fshati sa i përket numrit të banorëve është ndër më të vegjlit, sepse ka më shumë shtëpi se banorë, pasi edhe në mbrëmje sheh shumë pak drita të ndezura.

Ekipi ynë, gjatë këtij udhëtim është në përbërje Osman Osmani, kryetar i platformës “prointegra.ch”, profesor Hazir Mehmeti korrespondent nga Vjena dhe unë Rexhep Rifati, gazetar në Cyrih, në shoqërim tonë është edhe Agron Abazi, mysafir nga Kosova.

Me këtë rast falënderojmë për mikpritje vëllazërore të gjithë vendasit që patëm tast ti takojmë e që na shoqëruan në ndeja dhe gjatë vizitave në objektet me rëndësi të veçanta për kulturën arbëreshe por edhe atë shqiptare në përgjithësi.

Sponsore e biletave të udhëtimit të ekipit është firma e sigurimeve “Fenix” e Cyrihut, me pronare Teuta Kerhani- Rifati, që njëherësh është edhe nënkryetare e shoqatës “prointegra.ch”.

Në Kalabri, pikëtakime me personalitete të shquara arbëreshe

1
Nga: Rexhep Rifati

Gjatë vizitës me ekipin e platformës “prointegra.ch” nga Zvicra, sidomos në Kalabri patëm rastin të takojmë personalitete të shquara nga bota e shkencës, artit dhe kulturës. Në Shën Sofia takuam profesorin e shquar dhe drejtuesin e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Kozencës, Prof. Francesco Altimarin, ndërsa në Ungër (Lungra), profesoreshën e Baletit Brunilda Lato e cila prej vitesh punon në dy shkolla në përgatitjen e balerinëve të ri. Po në këtë vendbanim të madh arbëresh, ku edhe ndodhet dioqeza e Kishës e ritit bizantin, takuam edhe këngëtarin e shquar Franccesco Maria Fraga, të quajtur edhe “Princi” , e cili na dhuroi edhe diskun e tij me këngë të lehta arbëreshe.

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Gjatë këtyre takimeve mikes dhe artistes së mirënjohur Brunilda Lato, ish-primabalerinë në Ansamblit Shtetëror të Shqipërisë, që me të migruar në Itali themeloi Qendrën e Vallëzimit “Paganini” në Firmozë ( (Acquaformosa) e kam takuar edhe më parë edhe në Shqipëri e Itali me grupe arbëreshe, i dhurova edhe librin tim m bi shtegtimet në trojet shqiptare në shenjë falënderimi për kontributin e saj në afirmimin e kulturës arbëreshe e sidomos dhe ngritjes së talenteve të ri arbëresh deri në nivele kulmore të artit.

Në këtë rrugëtim dje takuam edhe skulptorin e shquar preshevar, Hevzi Nuhiu, që prej afro dyzet vitesh jeton dhe krijon në Shën Mitër ( San Demetrio Corone) skulptura unikale që janë ekspozua dhe kanë bërë nujë edhe në qendrat më reprezentative jo vetëm brenda Italisë por edhe më gjerë.

Për punën dhe veprimtarinë artistike të këtyre personaliteteve e shqiptare, por që jetojnë e krijojnë në ngulimet arbëreshe, por edhe rreth 20 katundeve që vizituam brenda javës,  portali ynë prointegra do shkruaj ditëve dhe javëve që pasojnë.

Përleshje të dhunshme midis islamistëve dhe forcave të sigurisë në Pakistan

0

Nga: NTB-AFP-AP 

Së paku nëntë vetë njoftohet se u vranë kur mijëra përkrahës të një partie të ndaluar islamike u përleshën me policinë përgjat trazirave në Pakistan.
Demonstratat e dhunshme në Lahore shpërthyen pas lutjeve të së premtes që kërkonin lirimin e udhëheqësit të partisë radikale Tehreek-e-Labiak Pakistan (TLP).

Udhëheqësi i saj Saad Rizvi u arrestua vitin e kaluar gjatë demonstratave të udhëhequra nga TLP kundër Francës dhe publikimit të karikaturave të Profetit Mohammed të muslimanëve.

Sipas zëdhënësit të TLP, së paku shtatë nga mbështetësit e partisë janë vrarë dhe disa qindra janë plagosur si rezultat i brutalitetit policor.

Policia përdori gaz lotësjellës ndërsa protestuesit hodhën gurë ndaj policisë dhe i sulmuan ata me shkopinj. Së paku dy policë u vranë. Përleshjet vazhduan të shtunën, por në mbrëmje mijëra përkrahës të TLP vazhduan marshimin drejt Islamabadit pa u përballur më me rezistencë nga policia.

Si qeveria, ashtu edhe TLP kanë ngritur komitete për të negociuar dhënien fund të demonstratave të dhunshme.

Rrugët hyrëse për në Islamabad janë bllokuar me kontejnerë transporti dhe forcat paraushtarake ruajnë ndërtesa kyçe në lagjen diplomatike ku ndodhet ambasada e Francës.