ARKIVI:
8 Qershor 2026

Në Kalabri, pikëtakime me personalitete të shquara arbëreshe

Shkrime relevante

Fatmir Gashi, duhet të ketë qartësi edhe për investimet në Zvërnec e gjetiu

Fatmir Gashi Intervista ime te 5Pyetjet.Al 1. Sazani, Zvërneci; Kushner dhe vëllëzërit Khayyt. Fondet sovrane...

Ngjyrat e botës, poezi nga Bekim I. Blaku

NGJYRAT E BOTËS Bekim I. Blaku Poezi Pse më rri ashtu, kujtueshëm? Me laps nxirr...

Nga kutitë e votimit te matematika e pushtetit

Isuf Bajraktari, Suedi Pas 7 Qershorit: fituesi, opozita dhe beteja e re...

Hitleri do të mrekullohej nga antisemitizmi i Cakoc dhe Sovranizmi i Rizarta Hoxhës

Ibrahim Kelmendi, Gjermani   E ndoqa emisionin Tuaj. U zhgënjeva. Ma keni...

Alarmi i Madh Demokratik rreth rezultatit të zgjedhjeve : Kur Qytetarët i Kthejnë Shpinën Politikës

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Vetëm 36 për qind e qytetarëve dolën...

Shpërndaj

Nga: Rexhep Rifati

Gjatë vizitës me ekipin e platformës “prointegra.ch” nga Zvicra, sidomos në Kalabri patëm rastin të takojmë personalitete të shquara nga bota e shkencës, artit dhe kulturës. Në Shën Sofia takuam profesorin e shquar dhe drejtuesin e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Kozencës, Prof. Francesco Altimarin, ndërsa në Ungër (Lungra), profesoreshën e Baletit Brunilda Lato e cila prej vitesh punon në dy shkolla në përgatitjen e balerinëve të ri. Po në këtë vendbanim të madh arbëresh, ku edhe ndodhet dioqeza e Kishës e ritit bizantin, takuam edhe këngëtarin e shquar Franccesco Maria Fraga, të quajtur edhe “Princi” , e cili na dhuroi edhe diskun e tij me këngë të lehta arbëreshe.

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Gjatë këtyre takimeve mikes dhe artistes së mirënjohur Brunilda Lato, ish-primabalerinë në Ansamblit Shtetëror të Shqipërisë, që me të migruar në Itali themeloi Qendrën e Vallëzimit “Paganini” në Firmozë ( (Acquaformosa) e kam takuar edhe më parë edhe në Shqipëri e Itali me grupe arbëreshe, i dhurova edhe librin tim m bi shtegtimet në trojet shqiptare në shenjë falënderimi për kontributin e saj në afirmimin e kulturës arbëreshe e sidomos dhe ngritjes së talenteve të ri arbëresh deri në nivele kulmore të artit.

Në këtë rrugëtim dje takuam edhe skulptorin e shquar preshevar, Hevzi Nuhiu, që prej afro dyzet vitesh jeton dhe krijon në Shën Mitër ( San Demetrio Corone) skulptura unikale që janë ekspozua dhe kanë bërë nujë edhe në qendrat më reprezentative jo vetëm brenda Italisë por edhe më gjerë.

Për punën dhe veprimtarinë artistike të këtyre personaliteteve e shqiptare, por që jetojnë e krijojnë në ngulimet arbëreshe, por edhe rreth 20 katundeve që vizituam brenda javës,  portali ynë prointegra do shkruaj ditëve dhe javëve që pasojnë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Se pari, duhet te dini qe, kur thua ish-“Primabalerine”, e ke te gabuar ose te GENJESHTERT sepse, 1.nuk ka kercyer ndonjehere prane kesaj trupe ne Vendin e Origjines, pra te baletit klasik, gjini arti/zhanr, ku ky term, pra primabalerine, ekziston dhe perdoret gjeresisht, dhe 2. nuk ka qene soliste e Pare si kercimtare, qe eshte termi i duhur, pra kercimtare e valles popullore, kur ka kercyer prane Ansamblit te Shtetit te Shqiperise prej nga ka ardhur ne Itali.
    Se dyti, desha te di: kur i drejtoheni me titullin “profesoreshe”, a ka ndonje diplome prej se ciles e fiton ate titull apo doni t’i beni qejfin?
    Se treti, kur thoni: “e cila prej vitesh punon në dy shkolla në përgatitjen e balerinëve të ri”, keto dy shkolla, jane shkolla te mirefillta, apo thjesht ‘kurse kercimi”? Dhe kjo qendra Paganini, mos e ka te gabuar edhe emertesen? Sepse Paganini nuk ka qene balerin apo kercimtar. Mos duhet emertuar disi ndryshe? Pse jo emrin e ndonj arbereshi? Ose te na e thote neper artikujt e radhes, nese gazetaret e pyesin, lidhur me emertesen qe ka zgjedhur: cfare e lidh Paganinin e madh me kercimin? Faleminderit nese ia dergoni. Do te desha pergjigjet e Saj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu