Kreu Blog Faqe 1518

Për keqkuptimet dhe keqinterpretimet Shqiptare

1
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
KEQKUPTIMET DHE KEQINTERPRETIMET QË PO NA KUSHTOJNË SHUMË
Një sqarim !
Shqiptarët si çdo gjë tjetër edhe termin “komunist” e keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë.
Sepse ish pushtetarët tanë të viteve 1945-1990, që veten e tyre e quanin “komunistë” në fakt ishin shkelësit më brutal të parimeve të marksizmit burimor.
Sepse në fakt ishin plagjiatorë më të paskrupullt, të së majtës ekstreme apo fashiste ruse, se sa vetë serbët.
Që Stalini nuk ishte komunist i kalibrit burimor marksist, por fashist ekstrem majtist, e vërteton sasia e krimeve që i ka kryer, e cila është larg më e madhe se ajo e Hitlerit.
Mirëpo për dallim nga Hitleri i cili ka kryer gjenocide të panumërta edhe brenda edhe jashtë Gjermanisë, Stalini gjenocidet e mëdha i ka kryer ekskluzivisht brenda Bashkimit Sovjetik.
Nexhmedin Spahiu paska thënë :
Citat : “Në Prill të vitit 1941 Shqipërisë i janë bashkuar Ulqini, Plava, Gucia, Rozhaja, e gjithë Kosova e sotme pa Mitrovicë, Vushtrri, Podujeva e një pjesë e komunës së Gjilanit,  pastaj  Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Resnja.  Në shtator 1943  I është bashkuar edhe Mitrovica, Vushtrria, Podujeva, Tutini e Novi Pazari. Kurse në shtator 1944 komandanti i Forcave të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhemë Gostivari i bashkangjet Shqipërisë edhe Shkupin, Kumanovën, Preshevën e Bujanocin. Më 17   Nëntor 1944, komunistët e rrëzojnë qeverinë në Tiranë, dhe më 28 Nëntor arrijnë në Novi Pazar dhe ua dorëzojnë Kosovën dhe viset tjera Serbisë. Më 10.07.1945 në Prizren nën tytat e partizanëve mblidhet një Kuvend ku vendoset që Kosova dhe viset tjera të shkëputen prej Shqipërisë e t’i bashkohen Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë” – fund i citatit.
Koment
Unë kam problem të madh me këtë fjalinë “i janë bashkangjitur”, sepse të thuash “i janë bashkangjitur”, do të thotë ta pranosh që territoret tona të okupuara me dhunë nga popujt dhe shtetet sllave kurrë s’kanë qenë treva etnike shqiptare.
Prandaj në këtë rast përdoret shprehja “i janë rikthyer” .
Sepse si populli i vetëm autokton në Ballkan, tërë Gadishulli Ballkanik ka qenë i yni.
Në anën tjetër të gjithë historianët e sinqertë e dinë që Enver Hoxhën e kanë sjellë në pushtet komunistet Serbo-Malazezë Miladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Svetozar Vukmanoviç Tempo.
Në fakt në konferencën e Bujanit në Malësi të Gjakovës është marrë vendimi që Kosova të mbetet nën Shqipëri, mirëpo xhaxhai i Veton Surroit, Sezai Surroi, (që ka qenë një karrierist dhe rankoviqist i paparë), për ta marrë postin e  Kryeudbashit të parë të Kosovës në periudhën e pasluftës, e ka mbajtur një Konferencë në Prizren, ku i ka hedhur poshtë të gjitha vendimet e Konferencës së Bujanit.
Prandaj tytat e bajonetave të lartpërmendura nuk i janë mbajtur pjesëmarrësve në fyt pa parapëlqimin e tij.
Në atë konferencë ka marrë pjesë edhe Mehmet Maliqi babai i Shkëlzen Maliqit, i cili më vonë e ka zëvendësuar Sezai Surroin në postin e Kryeudbashit të Kosovës, të cilin e ka mbajtur kohë të gjatë.
Pra jo rastësisht Veton Surroi dhe Shkëlzen Maliqi kanë qenë kohë të gjatë miq të ngushtë, por sepse i ka bashkuar biografia familjare.
Pra kjo është e vërteta e vetme, çdo gjë tjetër është mashtrim, vetmashtrim dhe propagandë udbashe.
Në anën tjetër unë e kuptoj plotësisht që enveristet kanë problem me këtë të vërtetë, sepse i zhvesh nga çdo argument i rremë për madhështinë e Enver Hoxhes.
Prandaj patriotizmin e Enverit e veshin me argumente që nuk kanë as themel historik dhe as politik.
Sepse Enveri nuk i ka prishur mardhëniet me Titon për shkak të urrejtjes ndaj tij, por për shkak të frikës nga Stalini, për të cilin ka besuar se është shumëfish më i fuqishëm se Tito.
Ndërsa i ka prishur mardhëniet me BRSS kur ukrainasi Nikita Hrushqov e ka zhveshur Stalinin nga të gjitha atributet e rreme të lavdisë.
Këtë e ka bërë për ta arsyetuar politikisht vetveten që i ka qëndruar aq gjatë besnik Stalinit.
Dhe menjëherë pas disputit me Hrushqovin e ka filluar bashkpunimin me Maon e Kinës, për ta zëvendësuar përkrahjen e një fuqie të madhe ushtarake me një tjetër.
Në fakt vetë fakti që enveristet i mbyllin sytë para krimeve të tmerrshme të idhullit të tyre, flet për brumin prej të cilit janë të ndërtuar.
Prandaj pa të keqen e askujt e shperfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.
Kështu që, kur unë them se shqiptarët duhet të dalin njëhere e përgjithmonë nga barrikadat e imponuara dhe kopjuara ideologjike dhe fetare dhe ta ndërtojnë një politikë autentike, peogresiste dhe atdhetare shqiptare, e bëj këtë, sepse jemi një popull aq i vogël dhe parëndësishëm, saqë vetëm të bashkuar mund të arrijmë diçka.
Ndërsa kur e marrë si shembull apo model atdhedashurinë e hebrenjve, atëherë më këtë dua t’ju them politikanëve tanë që mardhëniet me USA t’i ngritin në nivelin e atyre të Israelit me USA.
Sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëjnë dy shtetet shqiptare në Ballkan Fortesa të Pamposhtura.

Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët, për vizitën në Francë

0

Prishtinë, më 25 tetor 2021

Komunikatë për media

Paris, 21 tetor 2021, Ministri i Punëve të Brendshme z.  Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z Samedin Mehmeti dhe Shefi i njësisë për trajtimin e materieve eksploduese z. Muhamet Rushiti, qëndruan në vizitë disa ditore në Paris të Francës.

Qëllimi i vizitës ishte realizimi i takimeve të ndërsjella dhe pjesëmarrja në panairin prestigjioz të MILIPOL, për shqyrtimin e zhvillimeve teknologjike nga fusha e sigurisë të cilat do të ndihmojnë avancimin e kapaciteteve institucionale relevante të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni në fjalë realizoi disa takime të rëndësishme me personalitete të larta nga Franca, ndër to Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti realizoi një takim të veçantë me drejtorin e policisë nacionale të Francës z. Jerome Leonnet dhe përfaqësues të tjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z Samedin Mehmeti potencoi se policia e RKS-së mbetet të jetë partnere e dëshmuar dhe e besueshme e Francës dhe se bashkëpunimi midis Policisë së RKS-së me institucionet përkatëse të Francës është i shkëlqyeshëm.

Në kontekst të takimit u theksua se Kosova synon të jetë faktor stabiliteti në rajon dhe me gjerë dhe se përkundër sukseseve të arritura në luftimin e krimit, përmes ngritjes së bashkëpunimit, rezultatet e kësaj lufte do të jenë më të mëdha.

Pikë diskutimi në takim ishte përkrahja e Francës në procese të ndryshme përfshirë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, EUROPOL etj, për të forcuar kështu luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Nga ana tjetër u rikonfirmua vullneti i Francës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë, përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ngritjes së kapaciteteve shtetërore.

Betimi i “burrave t’kombit!”

0
BETIMI…!
Të gjithë këta burra kanë shtri dorë dhe janë betu,
deri në pikën e fundit të gjakut,me luftu,
nga Serbia me u çliru,
lirin me fitu!
Komandantantët fukara kan qëllu!
Shtatë Euro arin e kan
pagu, të gjithë në milioner jan shndërru!
Për hajni dhe tradhti, në burgje keni me përfundu,
Zoti mos e laftë pa ju marru!
HAJNIA KA EMËR…!

Banjë e Sijaninës: Komunikatë për media e Këshillit Koordinues të Shqiptarëve të Medvegjës

0

Nga Fadil Selmani, Banjë e Sijarinës, Medvegjë

Sinkronizimi, harmnonizimi dhe koordinimi i veprimeve për Medvegjën, në kuadër të Këshillit Koordinues të Shqiptarve të Medvegjës.

Na prift e mbara !
Banjë e Siarinës 24.10.2020.

Kisha në fjalë është kishë Katolike Shqiptare në Gjylekreshtë të Medvegjës

0

Kisha e cila shifet këtu është kishë në fshatin Gjylekreshtë të Medvegjes është kishë e vjetër e cila nuk egzistonë në regjistrat e kishes ortodokse serbe.

Si mundemi ta vërtetojm se kisha dhe fshati ishin të kishes katolike Shqiptare, thjesht emri i fshatit Gjylekresht në shqip tregon se është emër katolik dhe emër i kishes katolike, se dyti ndërtimi i sajë është ndërtim katolikë.

Si mund të shifet se fshati është me emër katolikë, fshati Juleskrisht është Papa i njoftur Shën Jules dhe se Jules ishin katër papë, i pari ishte i shekullit të dytë Saint Jules.
Kurse nëse hulumtojm Shen-Jules e gjejmë gjithë kund me një kapel katolike në kokë të bardhë e cila ishte kapel e Papës.

Gjylekresht-Juleskresht emri është ashtu siq ishte në kohën e vjeter vetëm se ka ndryshu me shkronjen Gj dhe J.
Gjules nëse ja hjekim shkronjen G- shëndrrohet në Jules.

Kjo kishë është kisha në emër Të Saintes Jules, fshatrat e Medvegjes janë të mbushura me emërtime katolike sikur se Livadhet e Manastirit, Kisha e Markut etj.

E shkruar nga B.H me ndihmen e fotos së kishes nga një kusheriu E.O.Bojniku./MedvegjaSot.com

Imagologjia dhe metaparagjykimi apo disa mendime në vend të një polemike me Hysamedin Ferajn

Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Imagologjia (heteroparagjykimi), por dhe përceptimi i të tjerëve për neve (metapragjykimi).

Kjo metodë eshte zhvilluar brenda letërsisë për të studjuarit e përceptimit gjegjësisht të suspozuarit dhe /apo paragjykimit të stereotipeve për kombet e në Letërsi: Me vonë kjo metodë (Imagologjia) zhillohet dhe në disciplina të tjera, pra jo vetëm në letërsi. Duke mos dashur të hy në polemikë me z. Husamedin Ferajn e disa teza dhe diskurse të tij i kam lexue, ku ai i perzien kategoritë, fenomenet, dukuritë, emërtime dhe ngjarje në kohë të ndryshme historike, ku në mes tjerash i përdorë masonet lidhur me Gjergj Kastriotin, masoneri e bashk me Kishën Katolike në Romë, e që është Contradictio in Adiecto me Kishen Katolike Romake.

Kryeheroi i kombit, Gjergj Kastrioti

Tutjei ai dhe ia atribon Gjerrgj Kastriotit dhe nenes Tereze dhe protestantizmin, e që Protestantizmi brenda Kishës Katolike të Romës e fillon në Gjermani prifti augustinian Martin Luther në vitin 1517, pra 49 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, e ku Marthin Luther me 95 teza të tij fillon kritikën ndaj Kishës Katolike në Romë dhe dëftim e për shitje të Indulgencionit, e ku Luther thotë se Papa nuk ka autoritet ndaj Purgator-it dhe me radhë që në doktrinën katolike për Mëshirë të Zotit , nuk eksiston akti i tillë përe  “Falje të mëkateve”, e që akti i tillë nuk ka bazë në asnjë Ungjill të Bibles.

Pra për cka është ka flet zotri Husamedin Feraj, a e kupton dikush për cka është tuj folë  ai?

Protestantizmi i Gjergj Kastriotit që vdiq 49 vjet pas paraqitjes të Protestantizmit Lutherian?

Protestantizmi i Gongje Bojaxhiut- Nënës Tereze?!

Per cka është ka flet zotriu Husamdin Feraj?!

A e din edhe ai vet se për cka është ka flet?

E mos të hyj në polemikë me të për Gjergj Kastriotin dhe rëndësinë e personit te Tij, … Gjergj Kastriotin jo vetëm në Histori të shqiptarëve por në Histori të Europës dhe me radhë tërë botës e në atë kohë, e sidomos për dëftime të këtij zotriut se Gjergj Kastrioti i paska vrarë shqipetarët (myslimanët civil ,nëpër katunde perreth!), është bllasfemi të cilin as crnorukasheve serb (Dora e Zezë Serbe) e me synime që doemos t’i baltosin shqiptarët si komb, nuk do tu kishte ra ndër mend.

Në vend se të polemizoi me zotriun, që do të ishte… përfundi të një niveli e të dinjitetit themelor njerëzor, këtu po i sjell shumicën e autorëve dhe punimet shkencore për shqiptarët, origjinën e tyre si dhe punime histroriografike për Gjergj Kastriotin.

_________

Izvori Albrizzi, Girolamo. Compendio historico dell’origine, fondatione e stato, privilegi, bolle etc.
dell’ordine equestre imperiale Costantiniano di San Giorgio del cavaliere Gran croce
historico generale dell’ordine medesimo. Venezia: n.p., 1696.
Barletius, Marinus. De Obsidione Scodrensi = Über Die Belagerung von Skutari. Preveo
Stefan Zathammer. Wien: Verlag Holzhausen, 2017.
Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis. Venezia: B.V, c.
1508–1510.
Bechicemus, Marinus. Eiusdem Scodrensis collectanea in primum Plinii.“ u Elegans ac docta
in C. Plinium praelectio, Paris: Vaenundantur Luteciae, 1519.
 „Panegyricus Serenissimo Principi Leonardo Lauretano Et Illustrissimo Senaturi
Veneto Dictus.“ u Opera Becichemi. Venetiis: Bernardino De Vitalibus, 1506.
Ad Serenissimum et praestantissimum principem Augustum Barbadicum
illustrissimum Venetorum Ducem. Venezia: n.d.
Biemmi, Giammaria. Istoria Di Giorgio Castrioto Detto Scander–begh. 2 izd. Brescia: Dalle
stampe di Giammaria Rizzardi, 1756.
Blancus, Franciscus. Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum
Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus. Venetiis: Marci Ginammi,
1636.
Cicero, Marcus Tullius. Cicero: On the Commonwealth and On the Laws. Preveo James E.
G. Zetzel. Cambridge: Cambridge University Press, 1999.
Franco, Demetrio. Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal
Sign. Don Giorgio Catriotto detto Scanderbeg, principe d’Epiro. Preveo Giovanni Maria
Bonardi. Venezia: Presso Altobello Salicato, 1584.
61
Veprat e Lavdishme Të Skënderbeut. [Slavna djela Skenderbega]. Preveo Lek
Pervizi. Bruxelles, 2018.
Merula, Georgius. Bellum Scodrense. Venetiis: n.p., 1474.
Nadin, Lucia., ur. Statutet e Shkodres: ne gjysmen e pare te shekullit XIV me shtesat deri me 1469 | Statuti di Scutari della prima meta del secolo XIV. Con le addizio fino al 1469, 2.

Historia e letersisë shqiptare. [Povijest albanske književnosti.] Preveo Abdurrahim Myftiu. Priština: Dukagjini, 1997.

„The Christian Saints of Albania,” Balkanistica , br. 13 (2000): 35–57. Frashëri, Kristo. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra. [Gjergj Kastrioti Skenderbeg. Život i djelo.] Tirana: Toena, 2002.

Fjalori Enciklopedik shqiptarë, sv. „Frëngu Dhimitër“, wiki.shqipopedia.org/frëngu– dbimitër (pristup 1.1.2020) Fjalori Enciklopedik shqiptarë, sv. „Drishti“. wiki.shqipopedia.org/drishti (pristup 1.1.2020) Gegaj, Athanas. Arbëria dhe Gjergj Kastrioti – Skenderbe. Preveo Gjergj Gashi. Tuzi, Podgorica: Grafo Crna Gora, 2003. Grosby, Steven. prikaz The Origins of Nationalism: An Alternative History from Ancient Rome to Early Modern Germany, od Caspar Hirschi (review no.1281) https://reviews.history.ac.uk/review/1281 (pristup 15.3. 2021).

Gibbon, Edward. The History of the Decline and Fall of the Roman Empire. vol.6. Philadelphia: Lippincott, 1878. Hamiti, Sabri. „Marin Barleti (Rreth 1460–1513)“. [Marin Barleti (oko 1460–1513)] Gjeopolitika 6 (2011): 120–122. Hankins, James. Virtue Politics: Soulcraft and Statecraft in Renaissance Italy. London: Belknap Press, 2019. Hastings, Adrian. The Construction of Nationhood: Ethnicity, Religion and Nationalism. Cambridge: Cambridge University Press, 1997. Hoxha, Fatbardha. Letërsi e hershme shqiptare. [Stara albanska književnost] Shkodër: Camaj– Pipa, 2004. Hirschi, Caspar. The Origins of Nationalism: An Alternative History from Ancient Rome to Early Modern Germany. Cambridge: Cambridge University Press, 2011. 64 Ivić, Ines. „Jerome Comes Home: The Cult of Saint Jerome in Late Medieval Dalmatia.“ The Hungarian historical review: new series of Acta Historica Academiae Scientiarum Hungaricae 5, no. 3 (2016), 618–644. Karanxha, Ilia Stavri.

Marino Becichemo Scodrensi Pater Patriae . s.n: CreateSpace Independent Publishing Platform, 2018. King, Margaret L. Venetian Humanism in an Age of Patrician Dominance. Princeton: Princeton University Press, 2014. Lala, Etleva. „The Regnum Albaniae, the Roman Curia and the Western Visions of a Borderline Nobility“. Ph.D. diss., Central European University, 2008. Laporta, Alessandro. La vita di Scanderbeg di Paolo Angelo. Un libro anonimo restituito al suo autore. Galatina: Congedo Editore, 2004. Leerssen, Joep. „Imagologija: povijest i metoda“. u Kako vidimo strane zemlje, ur. Davor Dukić, Zrinka Blažević, Lahorka Plejić Polje, Ivana Brković, 169–184. Zagreb: Srednja Europa, 2009. Malaj, Edmond. „Familjet fisnike të Drishtit mesjetar“. [Plemićke obitelji srednjovjekovnog Drivasta] Studime Historike 3–4 (2013): 23– 50. Marino Manin, Lovorka Čoralić. „Bratovština svetog Jeronima u Udinama.“ Croatica Christiana periodica 19, br. 35. (1995): 93– 110. Moretti, Silvia. „Gli Albanesi a Venezia tra XIV e XVI secolo“, u. La città italiana e i luoghi degli stranieri, (1998.): 5–20. Moura, Jean– Marc. „Kulturna imagologija: pokušaj povijesne i kritičke sinteze“, u Kako vidimo strane zemlje, ur. Davor Dukić, Zrinka Blažević, Lahorka Plejić Polje, Ivana Brković, 151–168. Zagreb: Srednja Europa, 2009. Mirdita, Zef. „Mbi botimin e „Historisë së Skënderbeut” të Marin Barletit në Zagreb më 1743“. [„Povijest Skenderbega” od Marina Barletija u Zagreb 1743.”] Gjeopolitika 6 (2011): 135– 141.  Krishtënizimi ndër shqiptarë. [Kršćanstvo u Albanaca] Zagreb: Drita, 1998. 65 Nadin, Lucia. Ikona e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (Nga historia te miti: shekujt XV–XVIII). [Skenderbegova ikona u Venecijanskom kulturnom i umjetničkom životu (Iz mitske povijesti: XV–XVIII stoljeće)] Prevela Evalda Paci. Tirana: Akademia e Studimeve Albanalogjike, 2018

„Jehona e gjatë e kujtesës të Skënderbeut në Venedik shekujt XV–XIX“. [Duga sjećanja na Skanderbega u Veneciji u 15.– 19. stoljeću] Gjeopolitika 6 (2011): 27–41. ________. „La chiesa di San Sebastiano a Venezia, Paolo Veronese, le implicazioni albanesi: una storia tutta da riscrivere,” Palaver Vol. 4 n.s., sv. 1. (2015): 185–254.

Migrazioni e integrazione: il caso degli Albanesi a Venezia (1479–1552). Rome: Bulzoni, 2008.

Venezia e Albania. Una storia di incontri e secolari legami = Venice and Albania. A history of encounters and secular ties. Preveo: Studio Moretto Group. Venezia: Grafiche Antiga Spa, 2013. Noly, Fan Stilan. „George Castroiti Scanderbeg (1405–1468)”. PhD. diss., University of Boston, 1945. Norwich, John Julius. A History of Venice. Penguin Books, 2003. Ndreu, Irena. „Marrёdhёniet mes kulturёs venedikase dhe asaj shqiptare nё periudhёn mesjetare dhe pasmesjetare“. [Odnosi između mletačke i albanske kulture u srednjovjekovnoj i ranovjekovnoj epohi] Ph.D. diss., Universiteti i Tiranës, 2014.

„Albanian cultural representation in the city of Venice through Albanian painters in Italy“. International Journal of Social and educational innovation 7. (2017): 21–34 O’Connell, Monique. „Voluntary Submission and the Ideology of Venetian Empire.“ I Tatti Studies in the Italian Renaissance 20, no. 1 (2017): 9–39. Pageaux, Daniel–Henry. „Od kulturnog imaginarija do imaginarnog.“ u Kako vidimo strane zemlje. Uvod u imagologiju, ur. Davor Dukić, 143–144. Zagreb: Srednja Europa, 2009. Pall, Francisc. Marino Barlezio, Uno storico umanista. Bucaresti: Imprimeria nationala, 1938.

_______

Të gjitha burimet e literaturës janë burime të cituara nga tema e diplomës së zotriut Albert Bikaj.

Bikaj, Albert. “Nacionalni diskurs albanskih humanista krajem 15. i početkom 16. stoljeća.” Diplomski rad, Sveučilište u Zagrebu, Filozofski fakultet, 2021. https://urn.nsk.hr/urn:nbn:hr:131:176737

Po nuk shkrove, kot udhëtove!

0

Nga: Bajram Sefaj, shkrimtar e udhëpërshkrues, Paris

Rilexime nostalgjike

Sa edhe vetë gazetaria, është e njohur dhe lashtë: ajo për çka nuk shkruajnë gazetat as që ka ngjarë fare!
Gazetari që, bukë, gëzim e hidhërim, e ka udhëtimin, shtegtimi më i shkurtër, qoftë ai deri në Klinë, ose deri në Podujevë, është i kotë, që më parë, është i dështuar po qe se diçka nuk qet në letër, po qe se nuk e mbush një fletë të re radhorit. E kur nesër (e premte, nëntë shtator, ky mot) merr rrugë për në Poloni, një si shqetësim të pushton të tërin!
Pikësynim i këtij udhëtimi për në Poloni, është qyteti Raçibuzh.
Në këtë qytet, tani e sa vjet, jeton dhe krijon piktori akademik pejan, Zyhdi Çakolli. “Zëri” i kërkesës së tij për vizitë, është në letër. Më ka dërguar edhe mua, si dhe shumë miqve e shokëve të tjerë të tij.
Letra na është dërguar me rastin e ekspozitës së tij të madhe, një si retrospektivë, organizuar në muzeun e këtij qyteti, e me të cilën shënohen dy përvjetorë jubilarë: pesëdhjetëvjetori i jetës dhe tridhjetë vjetori i punës artistike.
Adresës së saktë të Zyhdiut, shokët dhe miqtë, ua shtojnë edhe shumë të tjera. Atë të Eva Lipskës, poete me nam botëror, e përkthyer edhe në shqipe, që jeton dhe krijon në Krakow, të Zdzislav Lackovsk-it, redaktor në redaksinë e gazetës “Slowo powszechne”, të Adam Wysock-it, redaktor në gazetën e përditshme, “Kurier polski”, e cila në numrin e 19 të muajit qershor 1972, në faqen e dytë, me mbititull “Zwizyta we Kurieze” sjell një fotoshënim, tërësisht të rastit, mbi autorin e këtyre rreshtave dhe Çun Lajçin, aktor yni i njohur i teatrit dhe i filmit.
Adresa mjaft, madje edhe për qëndrim shumë më të gjatë në Poloni.
Në autobusin superluksoz të Agjencisë “Rusolia-turist!” – organizatë e kontraktuar nga Peja, më është rezervuar vendi më numrin 13 – vend shumë i mirë, me përjashtim të numrit famëkeq!
Në autobus, që të merr të Xhamia e Llapit, mbretëron atmosferë plot hare e shëndet. Fytyrat e udhëtarëve, kryesisht të rinj e të reja, rrezatojnë nga buzëqeshjet. Pjesën e fundme të autobusit e zënë burra e gra, me fëmijë në parzma. Fëmijët kishte filluar t’i rëndonte gjumi. Në fytyrat e prindërve të tyre nuk shkëlqente asnjë fije gëzimi. U kishte mbetur në Pejë, ose diku andej pari, në rrethinën e saj. Mbase, nga shkaku se pas një jave qëndrimi në Poloni, (në Krakow), nuk do të kthehen me ne. Në heshtje marrim vesh se ata, kjo rrugë i shpinte shumë më larg, në një vend tjetër të largët, të ftohtë e plot mugëtirë.
Medet!
Autobusi çan rrugën me të shpejtë. “Diskoteka” e pasur e tij bënë muzikë të mirë.
Keni dëshiruar (kërkuar) dëgjoni!
Kasetat sakaq ndërrojnë njëra – tjetrën. Ishte aty i tërë prodhimi (më i ri e më aktual) i fabrikës së kasetave të RTP-së.
Autobusi fugonte me nxitim. Ka kohë që “… mbrëmja është shndërruar në natë…” sikurse tha, me një rast, shkrimtari ynë i madh.
Në dritën e fortë të autobusit shkëlqejnë emrat e qyteteve që (si) njohim!
Kur lëshojmë Vukovarin, Osjekun, Nashicën, kur bëjmë vetëm edhe disa (pak) kilometra matanë Donji -Miholacit, hapësirën moçalike, me shavar e barishte të këqija, na pret vija kufitare. Në atë hapësirë të pakufishme, për të dy anët e kufirit, llamburit ndonjë dritë e vetmuar, si ndonjë yll i fikur e i rrëzuar në shavar. Në vijnë kufitare, nata kaherë ka rënë mbi ne. Heshtjen e asaj dalje të vogël kufitare paska e çjerrë autobusi. Për të satën herë provojmë drithërimën e daljes matanë kufirit.
Pse është gjithmonë kështu? Pse përherë përsëritet e njëjta tablo?
Pas formaliteteve (jo të vogla) kufitare, prekim truallin hungarez. Fytyrat e policisë, doganierëve dhe nëpunësve të tjerë kufitarë hungarezë, janë të ngrysura…
Hëna sikur nuk di për kufij dhe të njëjtat rreze lëshon edhe në Hungari.
Sa bukur!
Punë pa hile!
Shnederritë e një hënë. Nxeh një diell!
Me kot zgurdullojmë sytë përgjatë dy anëve të rrugës, të shohim edhe me të voglin ndryshim nga ajo që kemi parë në këtë relacion udhëtimi të gjatë.
Dritë elektrike këtu, dritë elektrike atje.
Motel (bri rrugës) këtu, motel (bri rrugës) atje. Pompë benzine këtu, pompë benzine atje. Mbi tabela të mëdha zbardhin emrat e fshatrave dhe të lokaliteteve…
Kur udhëtarët koten e përgjumen, kur kasetat e magnetofonit bëjnë “pushimin” e merituar, disi vetvetiu na vijnë ndërmend disa vjet të largëta e me ngjarje të mëdha (historike), të cilave skenografinë ua ka falur pikërisht ky vend. Të kalosh nëpër Hungari e të mos kujtosh vitin (e kobshëm) 1956 është e pamundur, sikundër që është e pamundur të mos kujtosh letërsinë e madhe të këtij vendi, të mos kujtosh kinematografinë, e pranuar dhe të çmuar, në botë.
Ashtu, nëpër natë e nëpër heshtje, të duket se heton pulsimet dhe vlimet më të reja (politike, ekonomike, shoqërore, kulturore) në këtë vend me traditë të gjatë. Ashtu, pa qëllim (dhe vetiu) të vjen ndërmend ceremoniali manifestues i rivarrimit të Imre Nagjit dhe vizita e paradokohshme e presidentit të SHBA-ve Xhorxh Bush, që i bëri këtij vendi. Të vjen ndërmend dita (datë e shënuar) e dy të muajit maj të këtij viti, kur Hungaria nisi të rrënojë e çmontojë “gardhiqet” me Austrinë. Ajo tablo (filmike, televizive), kur dy liderë të këtyre dy vendeve, me gërshërë të mëdha, këputën telat e parë, që simbolikisht shënonin çmontimin dhe rrënimin e një historie të tërë, një periudhe të kohës së kaluar, ka marrë tërë botën. Të bie ndërmend se (ri)varrimin e liderit të dikurshëm, Imre Nagj, shumë agjenci botërore e morën si varrim të socializmit (!) në Hungari. Por, pavarësisht nga një vlerësim i këtillë apo i atillë, shihet, diku një ajër, diku në natë, kriza e madhe ekonomike dhe politike jo vetëm në Hungari, por në tërë Bashkësinë socialiste të Lindjes.
Por ja se soset nata, soset edhe udhëtimi nëpër Hungari.
Ndjekim vijën që shpien në drejtim të Çekosllovakisë, por meditimet s’me lanë rehat.
Ja, duke u përshëndetur me natën me bien ndërmend libri betseler i shkrimtarit bashkëkohor hungarez Gjulla Hernard, i cili shkruan për pesë qind e katërmbëdhjetë dashuritë e regjisorit me famë botërore, Miklosh Jança.
Aq shumë gjakuam të ndalemi, se paku për një çast, në cilëndo qoftë pjesë të këtij qyteti (në Budim apo në Pestë, që me aq pedanteri i ndan dysh Danubi), sa për të pirë nga një kafe, aq edhe për të takuar Gjonin, të riun 27-vjeçar nga Prishtina, që këtu jetuaka e vepruaka që sa vjet (siç mësojmë nga gazeta “Start” e Zagrebit). Por, koha nuk premton.
Vazhdojmë rrugën. Pas vetëm disa çastesh duhet të jemi në kufirin hungarez- çekosllovak.
(diku e dikur)

Tërmeti i Shkupit në vitin 1963 dhe dëshmia se si të tjerët ta zënë ditën e ta marrin vendin edhe në raste fatkeqësishë natyrore!

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

“Nuk dëshiroj të ngarkohem me mëkatin e dyshimit të padëshiruar, por koha ka me tregue dhe mund të thuhet se kjo e ligë nuk ka pikur nga qielli”
Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën pesë e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën pesë e 43 minuta. Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50.000 kilometrash katrorë. Vdiqën mbi 1000 njerëz Nga tërmeti janë shkatërruar 15.800 ndërtesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa shtëpi. (Yllipress,2009) . Tërmeti ishte me fuqi 6,9 shkallësh të Richterit dhe zgjati vetëm 20 sekonda .Dridhje pas tërmetit të madh kishte deri në orën 5:43.
Në historinë e tij të gjatë, qyteti disa herë është rrëzuar dhe prej fillimi ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Kjo qytet dardan në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 bedena të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm. Tërmeti tjetër katastrofal ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka qyteti për herë të dytë është shkatërruar.
Tërmeti i vitit 1963 ka për tu shënuar nga ana e mediumeve si një fuqi shkatërruese e natyrës së cilës ende me saktësi në kohë nuk mund t`i ikësh. Por shënimi im është i një natyreje tjetër.

 

Shkruhej këto ditë: “Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij..(F.L)” E vërtetë që në atë kohë duheshim( 1963) të mbyllnim sy e veshë ,mu si qenje individuale dhe t`i bindemi forcës së natyrës ; të shprehim ngushëllime për ata që patën vdekur dhe një falënderim të madh Zotit nga të tjerët që shpëtuan .” Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin “… dhe vërtetë jetonim në glorifikimin e ndihmës për rindërtim dhe rilindje të Shkupit. Por nuk dinim më tepër.
Ashtu si lopë që ishim ( dhe po duan që edhe sot të jemi të tillë),nuk e dinim se çka përgatitej për shqiptarët e Shkupit të aso kohe. Prapë glorifikim sepse nuk kishim qasje.
Por Tërmeti katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, për shqiptarët ishte më shumë se një katastrofë natyrore. 50 vite pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme dalin në dritë dokumente që dëshmojnë se në atë kohë autoritetet shtetërore, përveç përpjekjeve për të rimëkëmbur qytetin, hartuan edhe projekte për dëbimin e shqiptarëve nga Shkupi, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike dhe fetare të popullsisë”.(TOP Channel )
Si duhej të zbrazej Shkupi nga shqiptarët: Historiani Skënder Hasani, nga arkivi i Maqedonisë, ka siguruar dokumente që flasin për largimin e 20 mijë shqiptarëve nga Shkupi drejt Kosovës dhe Turqisë, menjëherë pas tërmetit që goditi këtë qytet.
“Shkupi ishte me popullsi dominuese nga shqiptarët, por fill pas implementimit të këtyre projekteve erdhi largimi i 20 mijë shqiptarëve në Kosovë, emigrimi i qindra familjeve në vitin 1963 në Turqi dhe sjellja e 20 mijë sllavëve nga Polonia, Çekosllavakia dhe Maqedonia e Egjeut. Këtu e shohim atë element kyç të ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe dominimit sllav në këtë qytet”, deklaron Hasani.


Këto të dhëna, bashkë me mijëra dokumente të tjera historike, historiani Skënder Hasani do t’i publikojë në një libër të veçantë për tërmetin e Shkupit. Tërmeti që goditi kryeqytetin e Maqedonisë më 26 korrik të vitit 1963 shkatërroi 80 për qind të qytetit, ndërsa jetën e humbën mbi 1.000 persona. / (Top Channel) Pra?
“Pra, sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botëve “ (2013 )

Во Македонија се случил најразорниот земјотрес на Балканот – YouTube

Klubi i turpeve të përbashkëta: Me rastin e vdekjes së ish-Prokurorit/Gjykatësit, xhelatit komunist Arianit Çela

1

Nga: Frank Shkreli

Në një takim me kryetarët e bashkive të vendit të premten që kaloi, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, e ka cilësuar “turp të përbashkët” çështjen e mbetjeve, anë e mbanë vendit. Ai u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të mobilizohen për pastrimin e mbeturinave.

Fillimisht, nuk isha i sigurt se cilave mbeturina po i referohej Z. Rama, duke marrë me mend se ndoshta e ka fjalën për “mbeturinat e komunizmit”, por jo, Kryeministri shqiptar po u fliste kryetarëve të bashkive për “çeshtjen e mbetjeve”, atyre mbetjeve që shihen grumbuj anës rrugëve dhe në hyrje të qyteteve, por edhe në zona të izoluara. Kryeministri Rama ka të drejtë se, “çeshtja e mbetjeve” është një problem serioz për vendin, por në mendimin tim jo aq serioz sa “mbetjet ose mbeturinat komuniste”, gjithë ato qelizat e atij ish-regjimi që gjallojnë ende në Shqipëri, si askund tjetër në Evropë, e që vazhdojnë të influencojnë jetën politike, shoqërore dhe akademike – por edhe drejtësinë – e sidomos drejtësinë, në atë vend.

Mediat njoftojnë se Z. Rama u premtoi krye-bashkiakëve se ai do ua zgjidhë atyre problemin e “mbetjeve”, duke filluar nga marsi që vjen, kur dy satelitët që do i hedhi ai në orbit (To the moon Alice, to the moon”), do të identifikojnë grumbujt e këtyre mbetjeve, sikur nuk i shohin tani se ku janë — edhe pa satelit.

Nejse, kur lexova javën që kaloi për vdekjen e njërit prej kryexhelatëve të komunizmit dhe pas njoftimit të Z. Rama se Shqipëria do të vendos satelitë në orbit thashë me vete ndoshta Tirana zyrtare e ka në mend të përdor mjetet më të sofistikuara të teknologjisë moderne, përfshir satelitët, për të zbuluar pas 30-vjetë “post-komunizëm”, se ku janë hedhur eshtrat e mijëra viktimave, kundërshtarë të komunzimit të Enver Hoxhës. Mendova kështu, përballë kërkesave të fundit të disa organizatave ndërkombëtare ndërkombëtare, por edhe detyrimeve shtetërore ndërkombëtare të Shqipërisë se ai vend duhet të bëjë më shumë për të gjetur eshtrat e viktimave të komunizmit, të shpërndara anë e mbanë vendit.

Në raportin e fundit të Brukselit, dorëzuar, disa ditë më parë, në Tiranë – ndër të tjera i kërkohet, qeverisë dhe drejtësisë shqiptare, një angazhim serioz për të gjetur eshtrat e personave të zhdukur me forcë gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në raportin e Komisionit Evropian 2021 për Shqipërinë thuhet se gjatë periudhës që mbulon raporti në fjalë, prokurorët shqiptarë nuk bënë asgjë: drejtësia e re ka dështuar të bëjë hetime për gjetjen eshtrave të personave të humbur gjatë periudhës së komunizmit. Raporti i Brukselit flet për mos vullnet politik, si nga pozita ashtu edhe nga opozita gjatë 30-viteve tranzicion në Shqipëri, për tu marrë me çeshtjen e krimeve të komunizmit, përfshir edhe dështimin e kësaj klase politike për të marrë masa konkrete për ndërgjegjësimin e publikut shqiptar në lidhje me këtë çeshtje, thuhet në raportin e Brukselit për Shqipërinë, 2021. Megjithëse vonë, të pakën Brukseli filloi të flasë për këtë çeshtje me rëndësi, sidomos për familjet e viktimave të komunizmit në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Partitë dhe politikanët shqiptarë – të ashtuquajturave qeveri të “majta e të djathta”, janë antarët origjinal të këtij klubi të turpshëm që për 30-vjetë nuk kanë bërë asgjë për të zbardhur fatin e keq të mijëra viktimave të komunizmit. Ata nuk kanë bashkpunuar as me organizatat ndërkombëtare që kanaë qenë dhe janë gati të ndihmojnë në këtë drejtim. Nuk kanë dënuar krimet e komunizmit dhe nuk janë distancuar nga e kaluara komuniste. Ashtu si edhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë, gjatë dekadave e deri më sot, klasa politike shqiptare ka heshtur për krimet dhe viktimat e regjimit komunist të Enver Hoxhës, sikur viktimat e komunizmit në Shqipëri të ishin dërguar në ndonjë piknik. Klasa politike shqiptare e ka treguar, gjatë këtyre dekadave, arrogancën e saj duke mos treguar asnjë interesim për viktimat e komunizmit dhe nuk presim gjë prej tyre. Por ajo që më “djeg” mua dhe shumë shqiptaro-amerikanë është mos interesimi i ndërkombëtarëve për këtë tragjedi të viktimave të komunizmit dhe të familjeve të tyre, brenda dhe jashtë vendit. Si përfundim, përfaqsuesit diplomatikë në Tiranë, me HESHTJEN e tyre ndaj krimeve të Enver Hoxhës dhe viktimave të komunizmit në sytë e shumë njerëzve, duan a s’duan, tani janë bërë pjesë — e pafalshme dhe e pa-pranueshme për rolin e tyre diplomatik — e këtij “turpi të përbashkët” me përfaqsuesit arrogantë të politikës aktuale shqiptare. Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf. Viktimat e pafajshme të komunizmit në Shqipëri janë vrarë dhe ekzekutuar nga shteti shqiptar me urdhër të prokurorëve xhelatë si Arianit Çela, i cili vdiq javën e kaluar. Prandaj — kjo klasë politike sot, “të majtë e të djathtë”, për mire a për keq, më sës shumti për keq – fatkeqsisht, ju jeni sot shteti shqiptar. Ju duhet të merrni përgjegjësi dhe të kërkoni drejtësi për viktimat e pafajshme të komunizmit, nqëoftse jo për ataa vet, atëherë për familjet e tyre. Kështu duhej të vepronte një shtet modern i shekullit XXI, i cili pretendon të dërgojë satelit në orbit. Ndërsa ndërkombëtarët — qoftë përfaqsuesit e Brukselit qoftë të Washingtonit — duhej dhe duhet të kërkoni përgjegjësi prej përfaqësuesve të shtetit shqiptar në lidhje me këtë çeshtje me rëndësi tepër morale, por edhe politike e shoqërore.

Sa i përket kësaj çështjeje – viktimave të komunizmit dhe të kaluarës komuniste në atë vend — edhe ju që përfaqësoni Evropën dhe Amerikën në Tiranën “post-komuniste, me heshtjen tuaj, jeni po aq përgjegjës për këtë mohim të historisë dhe mos përballimit të Tiranës zyrtare me të kaluarën komuniste, sa edhe vetë Tirana zyrtare. Megjithë qëllimet e mira tuajat, në lidhje me këtë çeshtje të rëndësishme, ju jeni në rrugë të gabuar. Ju kini braktisur, për të mos thënë se po abuzoni me rolin tuaj sa i përket kësaj çeshtjeje me rëndësi morale. Siç e kam thenë disa herë në të kaluarën – duke thirrur si Shën Gjon Pagëzuesi në shkretëtirë: se për derisa nuk e adresoni të kaluarën komuniste në Shqipëri — me HESHTJEN tuaj ndaj krimeve të komunizmit në Shqipëri – që na i kujton sot aq brutalisht vdekja e xhelatit të regjimit komunist Arianit Çela – ju jeni bërë palë me politikën aktuale shqiptare, që i mohon ato krime, gjithnjë. Me këtë qendrim – që është vështirë të justifikohet – ju nuk i bëni nder vetes as rolit tuaj si diplomatë perëndimorë. Me heshtjen tuaj ndaj krimeve të tilla, ju nuk përfaqësoni vlerat e demokracisë dhe lirisë të vendeve që ju përfaqësoni.

Të shtunën që kaloi, Departmenti i Shtetit, nepërmjet zedhënsit të vet, Z. Ned Price me një deklaratë me rastin e 65-vjetorit të Revolucionit Hungarez, rë vitit 1956, përshëndeti në emër të Shteteve të Bashkuara: “Ne kujtojmë burrat dhe gratë e guximshme (të Revolucionit Hungarez), të cilët luftuan nepër rrugët e Budapeshtit në mbrojtje të lirisë së vendit të tyre dhe lirisë në botë. Pasioni i tyre për liri është realizuar në vitin 1989 kur Hungaria përqafoi demokracinë. Ne shënojmë këtë përvjetor solemn së bashku me Hungarinë, partnerin tonë dhe aleatin e NATO-s”, thuhet ndër të tjera në përshëndetjen e Depatmentit të Shtetit Amerikan me rastin e 65-vjetorit të Revolucionit anti-komunist/anti-sovjetik të Hungarisë. Unë kam pas fatin e mirë të punoja me disa pjesëmarrës në atë revolucion anti-komunist – kolegë gazetarë hungarezë — me të cilët kam punuar tek Zëri i Amerikës për shumë vite. Nuk e kuptoj këtë standard të dyfishtë! Viktimat e komunizmit në Shqipëri nuk meritojnë asgjë më pak se viktimat e komunizmit kudo në Evropën lindore dhe qendrore, përfshir ato të Revolucionit hungarez.

Nuk po mund të mos përmend, me ketë rast, fjalët e At Gjergj Fishtës në 150-vjetorin e lindjes, që ai i ka përdorë në Konferencën e Paqës në Paris më 1919 se, “ Historinë e kemi aty, zotni të mij, që na flet kjartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjysëm-zyrtare…”. Heshtja e perëndimorëve ndaj krimeve të komunizmit në Shqipëri, sidomos heshtja e diplomatëve amerikanë për këtë çeshtje, mua si shtetas amerikanë për pothuaj një gjysëm shekulli por edhe si taksapagues amerikanë, më shqetëson shumë. Më shqetëson heshtja e diplomatëve amerikanë ndaj krimeve komuniste sepse një përqindje dërmuese e viktimave të komunizmit në Shqipëri, disa prej tyre edhe shtetas amerikanë, të cilët prokurori komunist Arianit Çela i dërgonte drejtë ekzekutimit ose burgimit, vetëm e vetëm, për lidhjet e tyre ose për respektin që ata mund të shprehnin për demokracinë dhe lirinë amerikane. Dënoheshin se dëgjonin Zërin e Amerikës (ku kam punuar për 30-vjet), me akuzën e “famshëme” se kundërshtarët e regjimit komunist të Enverit — sipas prokurorëve të regjimit si Arianit Çela — vepronin, “në shërbim të imperializmit amerikan kundër republikës sonë popullore…me mision për ta këthyer vendin tonë në një koloni të imperializmit amerikan…”. Sipas prokurorëve dhe gjyqtarëve komunistë, si pro-amerikanë që ishin, kundërshtarët e komunizmit të Enver Hoxhës — si pro-amerikanë që ishin — meritonin dënimet maksimale, madje edhe vdekjen me ekzekutim. A nuk meritojnë këto viktima të komunizmit shqiptar, të pakën një kujtesë me një deklaratë!? Fatkeqësisht, duket sikur drejtësia e re për të kapur hajdutët e kotecave të pulave sot është shumë më e rëndësishme, më e moralshme dhe më njerëzore se sa dënimi i krimeve të komunizmit dhe përballimi zyrtar me të kaluarën e tmershme komuniste në Shqipëri.

Shkoi në rrethin e nëntë të ferrit të Dantës, Arianit Çela. Megjithëkëte, duke marrë parasysh faktin se si u trajtua ai nga “drejtësia” e Shqipërisë “demokratike” sa ishte gjallë, Arianit Çela dhe disa ish-kolegë të tij prokurorë e gjyqtarë — disa prej të cilëve mund të jenë edhe pjesë e sistemit të “drejtësisë së re” në Shqipëri — mund të konsiderohen si gurthemeli, si trashgimtarë të denjë të drejtësisë së Enver Hoxhës ndaj kundërshtarëve, mbi të cilin pushon dhe vepron sot drejtësia e re në Shqipëri. Thashë me vete, pasi Ariant Çelës nuk i kërkoi askush përgjegjësi për krimet e tija monstroze në këtë botë, tashti ai do të përballet me drejtësinë e vëretetë, para të Madhit Zot për dënimin e qindra e ndoshta edhe mijëra njerëz të pafajshëm, me burgosje, ekzekutime e deri me vdekje. Një zë mbrenda meje sikur më korigjoi duke më thënë mos se po të ndjenë ndokush dhe për inat tëndin vendosin t’i japin edhe Arianit Çelës ndonjë dekoratë si, “kampion drejtësie” për kontributet e tija në reformën e drejtësisë së re ose edhe “kampion i anti-korrupsionit”. Post-mortem, kuptohet.

Në portal jepet një biografi e shkurtër e këtij krimineli të “drejtësisë” së Enver Hoxhës. Aty thuhet se Arianit Çela, njëri prej xhelatëve më barbar të komunizmit enverist, ka mbi 650 procese politike mbi shpinë ndërsa gjithë jetën e tij në Shqipërinë “post-komuniste” e kaloi i patrazuar fare në shtëpinë e tij aty në Tiranë deri në orën që vdiq, sipas portalit “Kujto.al”, i pandëshkuar kurrë për asnjë nga krimet e kryera gjatë 45 viteve të regjimit komunist.

“Drejtësia post-komuniste” shqiptare në veprim: Arianit Çela – pasi ka shërbyer si deputet 1958-1991) dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës (pasardhëse e Partisë Komuniste dhe para-ardhëse e Partisë aktuale Socialiste) — është arrestuar (“në kohën e demokracisë”) më 3 nëntor 1993 dhe është dënuar me akuzën, “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.” Pavarësisht kësaj, ai doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste”. Drejtësia shqiptare e kishte shpallur atë të pafajshëm dhe madje kishte urdhëruar dëmshpërblim për xhelatin, thuhet ndër të tjera për ish-prokurorin e vdekur komunist, Arianit Çelën. Deri më sot, jo vetëm që nuk u kërkohet përgjegjësi, harroje dënimin e ish-prokorurëve, si Arianit Çela dhe ish-gjyqtarëve barbarë komunistë për krimet e tyre ç’njerëzore ndaj bashkvëllëzërve/motrave të tyre, por disa nga ata po shpërblehen dhe po dekorohen nga ndërkombëtarët për shërbimet e tyre si “kampionë të drejtësisë” dhe të “anti-korrupsionit”. VAJMEDET!

Viktimat e komunizmit luten edhe për pushtetarët e sotëm të Tiranës ndonëse 3 dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar, refuzojnë të zbardhin atë histori të tmershme, me qëllim që të mos përsëritet më për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve. Viktimat e komunizmit shqiptar luten edhe për diplomatët perëndimorë në Tiranë që heshtin — e që siç duket me këtë heshtje, kanë braktisur vlerat e vendeve që ata përfaqësojnë, duke mbështetur në mënyrë arrogante dhe pa kushte, këtë klasë politike të papërgjegjëshme e cila ndryshe nga shumë vende të tjera ish-komuniste gjithnjë refuzon të përballet, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste dhe të dënojë krimet e komunizmit. Nuk ka drejtësi të re as të reformuar pa drejtësi për viktimat e komunizmit në Shqipëri! Ju të nderuar diplomatë duhet të dini pak më mirë se kaq. Për hir të vendeve që përfaqësoni, mos u bëni pjesë e këtij klubi “turpesh të përbashkëta” të politikës së fëlliqt shqiptare në lidhje me viktimat e komunizmit. Vdekja e Arianit Çelës, ish-prokurorit kriminel komunist, duhet të jetë një rast reflektimi edhe për ju, të nderuar diplomatë perëndimorë, sa i përket drejtësisë për viktimat e pafajshme të komunizmit, por edhe për çfarë drejtësie ka nevojë sot Shqipëria. Qoftë edhe në Shqipëri, ju duhet të mbroni vlerat perëndimore, përfshir të drejtën për të jetuar, lirinë dhe dinjitetin e çdo personi, pa dallim dhe në çdo kohë dhe jo të mbroni dhe të promovoni njerëz të caktuar të politikës dhe drejtësisë – të cilët janë indiferent ndaj krimeve të një diktature komuniste, ndër më të tmershmet e Evropës dhe botës.

Image

Ish-Prokurori komunist Arianit Çela – Edhe ky si Nexhmije Hoxha dhe shumë komunistë të tjerë shqiptarë – nga fashist në komunist!

Këtë ia kini borxh qindra mijëra shqiptaro-amerikanëve, qytetarë të denjë dhe taksapagues amerikanë të cilët, në një mënyrë ose një tjetër, e kanë pësuar keq nga komunizmi, ndërkohë që gjatë sundimit komunist kanë humbur anëtarë të familjeve nga vendimet kriminale të nënshkruara nga ish-prokurorët komunist, si Arianit Çela. Eshtrat e këtyre viktimave të komunizmit, familjet e të cilëve nuk dinë as sot se ku i kanë hedhur xhelatët e atij regjimi. Është shembulli i këtyre viktimave të komunizmit dhe i qendresës së tyre kundër regjimit diktatorial — dhe jo nostalgjikët e preferuar të komunizmit të Enver Hoxhës – që frymëzojnë shqiptarët e Amerikës se edhe kombi shqiptar do të shoh ditë më të mira në të ardhmen. Është komuniteti shqiptaro-amerikan ai që gjatë dekadave ka ruajtur dhe fuqizuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara. Është ky komunitet dhe familjet e shqiptaro-amerikanëve që – në emër të Amerikës dhe në mbrojtje të vlerave demokratike të saj — kanë vuajtur më së shumti nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Është një komunitet që ka kontribuar dhe vazhdon të kontribojë në zhvillimin e Shteteve të Bashkuara, por i cili, në emër të Amerikës, edhe ka vuajtur më shumë se të tjerët nga regjimi komunist. Si i tillë, ky komunitet që adhuron lirinë dhe demokracinë dhe që dashuron Amerikën dhe Shqipërinë, meriton të pakën, që përfaqsuesit diplomatikë amerikanë në Tiranë, të jenë disi më të ndjeshëm dhe më të kuptueshëm për shqetësimet e shqiptaro-amerikanëve për ato që po ndodhin në atdheun e tyre të origjinës, përfshir qendrimin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me krimet e komunizmit dhe përballimin me të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Refuzimi i qeverive shqiptare për t’u marrë me viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe për tu përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste – ka vazhduar të jetë një histori turpi për klasën politike shqiptare “post-komuniste”, siç është një histori turpi edhe heshtja e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çeshtje.

O Zot bekoje Amerikën dhe mbroje Shqipërinë në këtë kohë kritike!

Image

Njeriun e ndryshon mësimi ose vuajtja e madhe

0

Nga Shefqet DIBRANI

Kritikë letrare

Ganimete Pashoja Myftiu, “RILINDJA”, 99 thënie dhe mendime, botim i autorës, Prishtinë 2020.

(“Mënyra më e mirë për ta gjetur veten tënde është ta humbish vetëveten në shërbim të të tjerëve.” G.P.M.)

Libri me thënie, urti dhe poresi, sa mistike po aq kozmopolite, i Ganimete Pashoja Myftiu, është mesazh i strukturuar si vlerë humane, njerëzore dhe kulturore njëkohësisht, që përbëhet nga 99 postulate, disa prej të të cilave janë mirë të realizuara sa ta ndalin frymëmarrjen. E gjitha, si strukturë organike duket të jetë konceptuar për të rrëfyer mendim psikoanalitik, e frymëzuar nga psikoanaliza e Frojdit, dhe sikur të thellohej edhe më tej, në psikoanalizën e zviceranit Karl Gustav Jung, veçmas në shtjellimin e “12 Arketipeve” të njohura si “Ego – Unë”, të individit, jo vetëm këto postulate mirësie, por vet shpirti i njeriut rikthehet në mënyrën më mistike për të materializuar “RILINDJEN”, jo aq si proces, por si domosdoshmëri me të cilën është marrë autorja. E “RILINDJE” fizike s’ka, por rikuperim të shpirtit dhe shpresës, padyshim se ka dhe mund të ketë, dhe këtë e dëshmojnë këto mesazhe – porosi të kësaj autoreje. Më duket se edhe vet ajo ka pasur këtë synim, për të meremetuar shpirtin e rrëzbitur dhe të degraduar të individit, për ta mëkuar atë dhe për ta kthyer, kuptohet për aq sa mundet në jetën normale. Porosi të tilla i gjejmë në librin “RILINDJA”. Duket se, autorja ka shpenzuar energji duke i kushtuar përkushtim këtij procesi, gërshetuar me përvojën dhe ndodhitë e jetës. Shpeshherë duke mos ua gjetur fillin ngjarjeve, ajo tërë potencialin energjik e mbështet në një fuqi mistike e padukshme e cila kontrollon gjithësinë, fenomen jo si risi, pasi dihet se kështu është ndërtuar universi, dhe janë ndërtuar koncepte të shumta mbi shoqërinë, individin dhe anasjelltas.

E, sikur disa nga këshillat e saj t’i kishte pozicionuar në vetën e tretë, dhe sikur fenomenet të ishin kundruar nga ajo pozitë, e jo nga veta “Ego – Unë”, sigurisht mesazhi do të përjetohej edhe më i thellë, si manifestim i brendshëm psikologjik, ndjenjë kjo jo vetëm e një gruaje, që paska mësuar nga përvojat e saj jetësore, por nga një grua e formuar në sfidat e jetës, qofshin ato udhëtime që i kanë mundësuar kontakte me kultura dhe besëtytni, e qofshin ndodhi që kanë mundur ta tronditin shpirtin e saj, por përgjithësisht kanë zhvilluar një mendim universal në shërbim të shoqërisë njerëzore, qysh nga njeriu i parë e gjerë më sot në kohët moderne.

Koncepti i këtyre thënieve, porosive a postulate këshilluese duket si një mozaik mendimesh, përmes të të cilave autorja bëhet edukuese, këshilluese dhe mbase edhe predikuese, që shpesh përfaqësohet nga “Egoja”, por jo edhe nga “Qëllimi”, përkatësisht “Misioni”, sepse janë thirrje, humane e morale për t’i besuar secili vetës së vet, përkatësisht “Egos-Personale”, edhe pse aty këtu manifestohen si klithje që dalin nga zemra e një nëne në kriza të mëdha, e cila kur është tronditur dhe nuk e ka gjetur shpëtimin e dëshiruar, tërë potencialin e energjisë së akumuluar, e vë në shërbim të Fuqisë së Zotit, nga i cili kërkon ndihmë, për shpëtim a shërim, ta zëmë të shpirtit të lënduar ose për foshnjën, qoftë ajo e sëmur a me nevoja të tjera sociale. Ndoshta këto tronditje atë e kanë vënë përballë dyshimit për arritjet e shkencës së mjekësisë, prandaj ndjenjat mistike përjetohen si forcë hyjnore, që sfidojnë shpirtin në raport me zhvillimet e shkencave moderne.

Nga kjo, mund të themi se autorja fikson forcën shpirtërore në dukuri të pashpjegueshme, dhe nëse ajo në jetë ka patur sukses, është vendosmëria si funksion i jashëzakonshëm për të ngydhënjyer, dhe me këtë për tu bërë Grua e suksesshme, me energji të shumta pozitive, sado që ky rezultat i suksesit kundrohet si mrekulli Hyjnore, mesazhi i shndërruar në fenomen është stërmbushur me veprime humane, prandaj përvojën e vet, autorja guximshëm e predikon si vlerë dhe njëkohësisht ka rrezatuar mendime pozitive në shërbim të të tjerëve, dukuri që nuk i posedojnë miliona gra të tjera në rruzullin tokësor, prandaj duhet të kuptohet se sfidat dhe përvojat jetësore atë e kanë bërë të fortë dhe me besim në suksesin e arritur, si qenie njerëzore sado që ato vlera i amplifikon si të ardhura nga Hyji.

Ganimete Pashoja Myftiu, me këto mesazhe të strukturuara si porosi humane, ca hyjnore e mistike, ka synim për të ndryshuar shpirtin e përvuajtur, shpirtin në kriza të mëdha që mund të kaloj njeriu, ndërsa suksesin e këtij mesazhi, si porosi e transformon në vullnet për të jetuar, përkatësisht për tu RILINDUR, jo aq hyjnishëm sa realisht për t’iu kthyer jetës dhe dashurisë për të jetuar, që është një meremetim e meritokraci e shpirtit, që si përjetim shpirtëror mund të rikuperohet si mushkëritë për jetën e njeriut, përpjekje kjo e rifituar dhe si vullnet i shtuar, prandaj materializohet koncepti RILINDJA, qoftë ajo individuale, e njeriut të shkatërruar, nga padrejtësitë gjinore, nga fenomene të ndryshme ose nga tragjeditë natyrore dhe luftërat e shumta dhe padrejtësitë të cilat i shkaktojnë mendjet e krisura dhe vet dora e njeriut harbut, ndërsa porosia e atores rezulton të bëhet fanar i suksesit për dritë edhe kur ajo nuk duket fare në horizont.

Kjo mënyrë e të shprehurit, i jep lexuesit për të kuptuar se sa e rëndësishme është për të qenë vetvetja, nëse dëshirojmë për t’i ndihmuar tjetrit dhe shoqërisë në përgjithësi, përkatësisht për të “zgjedhur veprimin, ndërsa urtësinë për të arritur suksesin si mision përçues i mesazhit se vullneti kurdoherë e sfidon pengesën, çfarëdo që të jetë ajo. Shoqëria njerëzore ka përvoja të mëdha dhe të shumta, e nëpër këto përvoja kanë lindur dhe janë formuar personalitet e famshme,” duket sikur edhe vet autorja është pjesë e këtij procesi, pjesë e këtyre dukurive të cilat i ka sfiduar për të jetuar dhe vepruar, që në aspektin mistik do t’i kategorizonim si RILINDJE për vete dhe të tjerët.

Këto 99 postulate, nuk janë gjë më shumë se mesazhe për t’i shërbyer njeriut, në sfidat e jetës, në vështirësitë e tij. E këtë e gjejm edhe në parathënien e këtij libri, me format xhepi, me lidhje të fortë dhe me një strukturë organike mirë të sistemuar. “Të gjitha idetë frymëzuese vinë nga një Burim Universal, nga Bota e Ideve, nga Universi, nga Perëndia apo Zoti”, shkruan autorja, dhe fare nuk ka rëndësi burimi i tyre, me rëndësi është “që ne ta njohim ekzistimin e një Qendre të Vibracionit Kozmik që funksionon në harmoni të plotë,” dhe më tutje ajo saktëson se “rëndësi është që ne ta ndiejmë veten pjesë të Universit”, këtë universe ku luhen dramat më tragjike në të cilat individi “harron se i takon diçkaje shumë më të madhe se ajo që Njeriu është në gjendje ta perceptojmë” dhe gradualisht hasim në një element mbi të cilin është ndërtuar koncepti i besimit në RILINDJE, kur autorja pohon se: “Pikërisht ashtu ndihem dhe unë pas rilindjes së djalit tonë Fatit. Përmes thënieve, lutjeve, përgjërimeve në vijim, unë dua ta përjetësoj falendrimin tonë ndaj Cenacolos, vendit të mrekullive,” duke vënë atributin e saj  të suksesit mbi Shkollën e Jetës Cenacolo, kurse përjetimin e fenomenit e shndërron në frymëzim përjetues duke iu shërbyer të tjerëve, përkatësisht lexuesve të mundshëm të këtij libri, sa i veçantë po aq frymëzues.

Edhe kur lexon mendimin se: “Në një vend të qeverisur mirë, duhet të kesh turp nga varfëria. Në një vend si Kosova, duhet të kesh turp nga pasuria.” Po ashtu autorja ka ndërtuar mendim fisnik edhe mbi fenomenet e ndryshme dhe të përditshme në rrjetat sociale. Ja si shprehet ajo: “Të gjorë janë ata që suksesin e masin me numrin e ndjekësve në rrjete sociale. Suksesi matet me atë se sa e vërtetë je ti ndaj shtegut të jetës. Nëse nuk je i vërtetë në këtë shteg, asnjë shteg shoqëror kurrë nuk do të kënaqë. Nëse je i vërtetë në shtegun tënd, mënyra se si të pranon bota ka pak rëndësi. Tashmë e ke gjetur rrugën e jetës.” Këto mendime që i theksuam, që nuk janë të vetmet, i fuqizojnë edhe mendimet e shprehura për fenomene e botëkuptime, qofshin, mistike, hyjnore a kozmopolite, sepse sipas autorës “Synimi kryesor i rrjeteve publike të komunikimit duhet të jetë promovim i edukimit publik,” dhe“Nëse je neutral në situata të padrejtësisë, ti e ke zgjedhur anën e abuzuesit,” që duket se është vërejtje e saktë, ndërsa në anën tjetër, sipas autorës, “Apokalipsa është vetëm një shpalosje e mjerimit shpirtëror.”

Për të sjell tek lexuesi një pasqyrë më të kompletuar të lëtyre thënieve – mesazheve humane, ne po sjellimnjë vistër porosish nga libri “RILINDJA”: “Vdekja nuk është humbja më e madhe në jetë. Humbja më e madhe në jetë është ajo që ne lejojmë të vdesë derisa jemi gjallë”; “Lotët e grave do ta rimëkëmbin njerëzimin”; “Brengat nuk shërohen duke i fshehur, por duke i rrëfyer”; “Nuk duhet të jesh gjeni të jesh njeri i mirë”; “Të gjitha format e agjërimit çojnë drejt fisnikërimit shpirtëror”; “Pasioni i Dashurisë është shndërruesi më i madh i dhimbjes në forcë”; “Frymëzimi është manifestim kulminant i dashurisë hyjnore”; “Shenjtorët nuk ndërtuan kisha apo tempuj. Ata e kishin kuptuar të vërtetën se kur e bën të shenjtë çdo frymë, ti vetë bëhesh tempulli”; “Dikur kam menduar se lutja i ndryshon gjërat. Por, tani e di se lutja na ndyshon ne dhe ne jemi ata që i ndryshojmë gjërat”; “Po ta dinim të Vërtetën, që të gjithë do të mbeteshim pa veprimtari”; “Profetët nuk ishin të preokupuar që të sigurojnë ithtarë. Për të gjithë ata, më me rëndësi ishte shpërndarja e një mesazhi, në thelb, të njejtë. Mesazhi i tyre ishte dashuria dhe kuptimi i jetës. Është njeriu, injoranca dhe epshi për kontroll që e ka zvetënuar mesazhin dhe i kanë mësuar njerëzit të luftojnë kundër njeri-tjetrit. Do të ishte tallje të mos besoje se sa shumë dhimbje i ka sjellur kjo njerëzimit”; “Jam e gatshme të mësoj në çdo kohë. (Të jesh i gatshëm të mësosh në çdo kohë)”; “Çmimi i çdo gjëje është i barabartë me kohën që ti jep nga jeta jote për të”; “Edukimi është arma më e fuqishme me të cilën mund ta ndryshosh botën”; “Hyjnorja jeton në zemrat e dëlira”; “Sprovat e jetës nuk vijnë për të na dënuar por për ta na zgjuar”; “Mos ndiq rrugën, por shko aty ku nuk ka udhë dhe krijo shtegun tënd”; “Mëso nga çdokush, veçanërisht nga armiqët e tu”; “E vetmja mënyrë për të ndërtuar ura është të shohim hyjninë te njëri-tjetri”, etj.

Libri “RILINDJA”, përmbyllet me këshillën e 99 e cila rezulton të përbëhet nga gjashtë shkronja: SHKRUAJ!…

Prishtinë, 24.10.2021.