ARKIVI:
20 Maj 2024

Për ata që nuk kanë informacion të saktë mbi Islamin, dëgjojeni 8 minuta hoxhën Sadullah Bajrami…!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Rëndom, as shumica e atyre që ndihen myslimanë, nuk kanë njohuri elementare për Islamin, pos ca “cikërrimava” që i kanë dëgjuar nga prindërit e tyre në fëmijëri. Edhe prindërit i kishim të pa informuar. Ndërsa propaganda nga ndonjë hoxhë e imam ishte taktike. Ndodhte kështu deri sa të realizonin rekrutimin. Pasonte indoktrinimi në xhamia e mejtepe, pa asfarë taktike, si kësaj radhe Hoxha Sadullah Bajrami.
Unë i jam falënderues këtij hoxhe, i cili edhe në praqitje fizike, angazhohet ta imiton sa më besnikërisht Mohamedin!
Moti e kam thënë e shkruar (edhe libër kam botuar), se Islami ka pas e ka si synim kryesor: sundimin e Botës. Kam debatuar me shumë imam, të cilët gjatë studimeve në shtete arabe, kanë përvetësuar edhe taktikën, si duhet ta përshtatin propagandimin e Islamit, duke pas parasysh porosinë: “sipas vendit, kuvendi”, prandaj mundoheshin ta modifikonin përcaktimin “hyjnor” të Islamit – shtrirjen në gjithë botën. Dhe shtrirja duhej të ndodhte me dhunë fizike, sa më shpejt që të ishte e mundur, aty ku e kishin forcën, ndërsa me takt, ku nuk e kishin.
Kështu po taktizojnë edhe ISlamistët fundamentalistë të Kosovës. Fatkeqësisht këta i faktorizoi Kurti. Në zgjedhje të përgjithshme po mendoja se po taktizon për vota. Por, kësaj radhe, kur në Ferizaj e Rahovec (mund që edhe në Komuna tjera), emëroi kandidatë ISlamistë për kryetarë komune, e përshfaqi komplotin e tij anti-Kosovë! Fatmirësish qytetarët e deklasuan MISS GJYSHEN në Ferizaj. Po shpresoj, do ta mundin edhe MISS ANTI-ZRAELITIN në Rahovec, meqë qyetarët duhet ta kenë kuptuar se ISlamistët janë antishqiptarë pothuajse siç ishin strukturat millosheviqiane.
Anashkaloni inatin partiak e tifozërinë sektariste nëse keni prioritet Shtetin e Kosovës, ju lutëm!
Pejgamberi ﷺ para 1400 vjetve tha: ‘Islami do ta sundon botën ‘ | Hoxhë Sadullah Bajrami
Ky është kanali zyrtar dhe personal i hoxhës Sadullah Bajrami. Vëretje:➤ Duhet të merret leje paraprake për ngarkimin e videove të këtij kanali në rrjetet tj…

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. M.q.se.jemi nje shtet laik si ne Kosove dhe ne Shqiperi e quaj te mjaftueshme ate qe bashkesite e kryesite ferare te mos perzihen ne ceshtje politike e te jene jashte cdo vendimi qeveritar.Pra misioni i fese te jete vetem shpirteror.Dhe kjo te jete i nderuar z.Kelmendi dhe per besimet e tjera .Por dhe te xhveshesh nje popull te tere nga nje besim qe te zgjedhe dy rruge , , ate te rruges se erret pa fund ku vec shejtane has rruges ,apo te ece ne nje rruge te panjohur qe premton se do ndricohet e ai ne pritje te perjetshme te kesaj drite nuk me duket e drejte .Rruga e pare te con ne Ateizem dhe e dyta ne nje fe tjeter ,ne ate te krishter.Ne kete kthese te popujve ne besime Muslimane dhe te krishtere jane fakte historike lufterat e pergjakshme nga te dy anet.Kryqyzatat nuk mund t’i leme pa permendur.Si dhe betejat e ithtareve te Muhametit.Pra te dy nje qellim kane .Ne se besimet ngelen jashte qeverise si tek ne dhe per fat jo si ne Greqi ,Iran etj.perhapja e kujdo besimi apo qendrimi ne te njejten besim nuk ka pse te quhet pushtim.Pushtim zemrash po por jo pushtim me kuptimin negativ.Nuk ka fatkeqsi me te madhe per nje popull se sa te lere e braktise nje besim e te kthehet ne Ateist.Per ne te Shqiperise do te ishte nje rikthim .Se na detyruan,jetuam si Ateist dhe sot po lajme mekatet e atij rregjimi me femijet tane qe per nje leje qendrimi ne europe nderrojne emer, atesi etj.Dhe kete une me syte qe me qanin e shihja tek shqiptaret e vendit tim dhe asnje here tek shqiptaret e Kosoves.Ai Imani qe perdor fjalen pushtim duhet t’ behet e ditur gabimi ,dhe pas fjales pushtim te shtoje fjalen ,zemrash.Pushtim zemrash.Pushtimi i nje populli ndodh nga ushtrite e nga qeverisje jo demokratike.Une jam me kete mendim.Cdo kush te besoje ku te doje me liri te plote e pa detyrim.!

    • Ne islam nuk ka pushtim zemrash por vetem pushtim territoresh. Prej momentit kur Muhamedi a.s. iku prej Mekes ne Medine u perdor kjo metode sepse “islami duhej te perhapej me cdo kusht, dhe per bashkesine lufta e armatosur ishte veper me e rendesishme dhe per besimtarin qe e kryente veper e meritueshme”. Pra prej atij momenti myslimanet filluan pushtimin permes xhihadit i cili lindi 450 vjet para kryqezatave.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu