Kreu Blog Faqe 1584

Në Kosovë para 30 viteve Serbia ua mbylli shkollat shqiptarëve

0

Nga: Behlul JASHARI

-Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetituj shkruante: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, “Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”/

-“Na e morën shkollën…”, skica që kam shkruar para 30, botuar në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”/

 -Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë…/

-Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para 22 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar/

PRISHTINË, 3 Shtator 2021/ Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, para 30 viteve – në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”.  Këtë e lexoja nga gazeta edhe derisa flisja në një dokumentar para 28 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim.

Trokëllima e telexit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe.

Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Adem Demaçi me grevistë e tjerë duke dalur nga greva e urisë

Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”

KSBE ishte mision  evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE).

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.

Zyra e ATSH-Kosovë, Pallati “Rilindja”- gazetari Behlul-Jashari-telexi i raportimeve nga24maji 1992

“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar.

Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur.

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai.

Pallati “Rilindja”-Prishtine, ketu ishte korrespondentura e zyra e ATSH-në Kosove nga 24maji 1992. Foto-ATSH-Behlul-Jashari

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:

“SHIKIMI NGA DRITARJA

Nëse shkojmë mos na vajtoni

Vetëm na këndoni

Se lirinë e përjtuam nga brenda”.

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë telexit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”

Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap…

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës…

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua  shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit.

Gazeta rezistencës – e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj.

Zyra e telexit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…

 “NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 30 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

NË GJYQIN NDËRKOMBËTAR TË HAGËS DËSHMI EDHE MBYLLJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË KOSOVË

E nxjerrë, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës së ndaluar Rilindja, gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe doli deri në prag të vitit 1999, kur edhe ajo u ndalua dhunshëm nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…

KOSOVA PARA 22 VITEVE, FESTA E KTHIMIT NË SHKOLLA E UNIVERSITET

 Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para 22 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.  Ky është lajmi që e raportoja  nga Prishtina në Tiranë në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

In Memoriam: Lamtumirë, Kurt Bidenkopf !

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Sapo përcolla në tv ceremoninë mortore të Personalitetit të shquar, Prof. Dr. Kurt Bidenkopf – si akt shtetëror, ku mbajti fjalë rasti edhe Presidenti gjerman.
Vendosa ta ndaj pikëllimin me miq për këtë Personalitet, sepse mbaj mend të flitej për te si rektor i parë i Universitetit RUB (në Bochum), gjatë viteve 1967-1969, i cili menjëherë e kishte afirmuar këtë universitet, duke “ble” profesorë eminent nga Gjermania dhe Bota.
Pikërisht në këtë Universitet rastisi të “livadhis” unë gati gjashtë vite (1977-1982)…
Tashmë i ndieri Bidenkopf ka biografi të pasur shkencore e politike. Po prezantoj vetëm dy nga angazhimet më kryesore, sepse kanë pas ndikim ekstra në jetën politike e sociale në Gjermani: Sekretar gjeneral i Partisë CDU gjatë viteve1973-1977 dhe Kryetar i Republikës Saksone, – e sapo çliruar nga pushtimi rus, – gjatë viteve 1990-2002.
Edhe pse studimet bazike i ka mbaruar në USA (shkenca politike, ekonomi), ku ka marrë dije të madhe për kapitalizmin vulgar, Bidenkopf është shquar si ideolog flamurtar i Ekonomisë sociale të tregut, për çka edhe sindikata gjermane DGB i ka dhënë çmimin “Hans-Böckler-Preis”, për rrolin e tij të madh në avancimin ligjor të të drejtave sociale për punëtorët (i pari dhe i vetmi politkan nga partia CDU që ka marrë atë çmim).
Një fjali e kandidatit të tanishëm për kancelar nga CDU më bëri përshtypje: “Në vitin 1964 Krahina e Ruhr’it (atëherë me rreth 5 milionë banorë) kishte rreth 500 mijë minatorë, por nuk kishte asnjë universitet. Tani nuk ka asnjë minatorë, por ka universitete me 240 mijë studentë.” (parafrazim)
Aktualisht Krahina Ruhr ka 5 univestitete shtetërore…
Uiversiteti shtetëror RUB në Bochum ka 42.599 studentë, 6.158 të punësuar, nga të cilët 500 profesorë, me buxhet vjetor (2019) rreth 615 milionë Euro. Kishte edhe “lektorat” për Albanologji, që e mbante Albanologu kroato-gjerman Prof. Dr. Lazer Dodic (Dodiq), i lindur në Janjevë të Kosovës, – atëherë i vetmi Albanolog në Gjermani Perëndimore, – kishte mbaruar Gjimnazin e jezuitëve në Shkodër (1948), doktoruar në Rom te Ernest Koliqi…
– Lavdi!

Dhomës së posacme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me aktgjykimin për të drejtat e punëtorëve të gazetës Rilindja

0


DEKLARATË: BEHLUL JASHARI – NSH GAZETA RILINDJA 

Do të mirëpritja mundësinë të mbrojë të drejtën me prani e deklarim në seancë dëgjimore, po besoj se ajo që do e thoja është në këtë deklaratë timen të shkruar: 

Lidhur me Aktgjykimin tuaj, mendoj dhe besoj se në rastin tonë spacifik si NSH Gazeta Rilindja dhe punëtorë të saj nuk mund të ketë parashkrim kërkese, meqë të gjithë  së bashku edhe para lufte e gjatë luftës kur Kosova nuk kishte as gjykata të veta dhe pas luftes duke iu drejtuar institucioneve, përfshirë gjykatat dhe AKM-AKP me shumë shkresa, ankesa e padi kemi bërë gjithë çka ishte e mundur në mbrojtje të   

egzistencës e të drejtës sonë si ndërmarrje dhe si punëtorë të saj. 

Puna pa paga në kohën e luftës ishte investim i punëtorëve në ndërmarrje për të mos e lënë të mbyllet. Mbi të gjitha ishte rezistencë kundër okupimit të Kosovës e ndalimit e mbylljes së gazetës Rilindja dhe investim për të mos e lënë Kosovën në terr informativ në kohë lufte. 

Dëshmi se nuk ka parashkrim është kërkesa  me nënshkrimet e punëtorëve, në një kohë kur Kosova nuk kishte gjykata të vetat, që u është bërë në janar-shkurt 1999 autoriteteve më të larta në Kosovë e Shqipëri për zgjidhje të problemit me Eurorilindjen që do ishte edhe zgjidhje për pagat që përmenden poashtu se nuk janë marrë mëse një vit. Ajo kërkesë ishte më e mundshmja dhe më e duhura në atë kohë, kur unë isha kryetar i Tubimit të Punëtorëve. Në rrethana kur në prag të vitit 1999 na e kishin ndaluar edhe gazetën e rezistencës “Bujku” dhe na e kishin  ndërprerë edhe energjinë elektrike në lokalet ku punonim e ku as nuk mund ta bënim shkresën në kompjuterët që kishim, atë shkresë e kam shkruar unë me llaptopin me printer, që ma kishte dërguar vëllau nga Zvicra për të më mundësuar që nga lufta në Kosovë të raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë (Agjencinë Telegrafike Shqiptare -ATSH), nga e cila ato raportime shkonin në gjithë botën të përkthyera në shumë gjuhë. As për atë punë nuk paguhesha, meqë si kompensim e bashkëpunim (isha edhe themelus i bashkëpunimeve të para të mediave Kosovë-Shqipëri) nga ATSH  merrnim shkrimet nga Shqipëria që i botonomin në gazetën e përditshme “Bujku” që nga numri i parë.  

Gazeta e përditshme e rezistencës dhe e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, ka dalë duke nisur nga 18 janari 1991 deri në prag të vitit 1999, kur u ndalua dhe dëbua nga Pallati Rilindja nga forcat serbe, por ne vazhduam punën nëpër shtëpia duke nxjerrë gazetën Rilindja të shtypur në shtypshkronjë private në Prishtinë deri në fillimin e ndërhyrjes shpëtimtare të aviacionit të NATO-s në 24 mars 1999, e pastaj në ditën e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë në 12 qershor 1999, të shtypur në Shkup.  

Formulari-i-Kerkeses-Gjykata-Kushtetuese- NSH Gazeta RILINDJA – FINAL ME PERMISIME

Në kohën e luftës në Kosovë, përkundër shumë rreziqeve e me sakrifica – kishim dy gazetarë të vrarë e shumë të keqtrajtuar e arrestuar, vendosëm të punojmë pa rroga e të mos ndalim punën e informimin, që në atë situatë shumë të rëndësishme e historike ta mbajmë informimin shqip dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e rezistencës dhe luftës për liri e pavarësi. Kishim besimin se pagat e papaguara do t’i kompensojmë në Kosovën e lirë nga zgjidhja e çështjes së Eurorilindjes në Tiranë dhe nga fitimet me punën tonë, por edhe në Kosovën e lirë UNMIK na e mbylli dhunshëm gazetën Rilindja në 21 shkurt 2002 dhe na dëboi kolektivisht, kundërligjshëm e padrejtësisht nga puna. 

Ky ishte edhe kulmi i problemeve – dëbimi dhe mbyllja nga UNMIK, të cilin brenda afatit ligjor edhe me kërkesë për dëmshpërblim e kam paditë si përfaqësues i ndërmarrjes dhe i të gjithë punëtorëve -si kryetar i Këshillit Drejtues-kryeredaktor i zgjedhur me referendum – votim të fshehtë, ku të gjithë punëtorët ishin edhe votues edhe kandidatë me emrat në fletëvotim për t’u zgjedhur. Se nuk ka parashkrim është dëshmi edhe kjo padi për dëbimin e mbylljen e ndërmarrjes nga UNMIK-u, që për pasojë kishte edhe moszgjidhjen e çështjes së Eurorilindjes dhe edhe të 11 pagave të kohës së luftës. Siç e kam thënë edhe në shkresën  “Lënda: Kërkesë për angazhimin e AKP-së që organet e hetuesisë e drejtësisë të merren me rastin e shitjes-tjetërsimit të pronës në Shqipëri të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja” dorëzuar në AKP më 8 dhjetor 2009, administratori i Eurorilindjes  në Tiranë, që e  kishin regjistruar në emra privatë edhepse ishte i dërguar si punëtor i Rilindjes “dhe mbase edhe ndonjë tjetër do të kenë menduar se është mbyllur përgjithmonë dhe nuk ekziston më gazeta dhe Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja dhe mbetet e atyre pasuria e Rilindjes në Shqipëri, e regjistruar në emra privatë”. 

Listat e pagave per punetoret e NSH Rilindja 98,99,2000

Me dëbimin-mbylljen e gazetës Rilindja në Prishtinë administratori i Eurorilindjes në Tiranë mbylli edhe atë bashkëpunim që e kishte rifilluar në një masë jo të mjaftueshme pas luftës. 

Po të mos ishte dëbimi dhe mbyllja e NSH Gazeta Rilindja nga UNMIK as nuk do kërkonim 11 pagat sepse kjo çështje do ishte e zgjidhur e as nuk do kërkonim  dëmshpërbim për dëbim kolektiv nga puna (ndërprerje të parakohshme të kontratës së punës)  siç kemi kërkuar brenda afatit të duhur në procesin e likuidimit. 

Dhe, duhet pasur parasysh se para e gjatë luftës me ligjet e okupimit që ishin në fuqi ishim të ndaluar e mbyllur si ndërmarrje dhe gazetë  Rilindja dhe ishim të dëbuar nga puna si punëtorë të saj. Ne kemi rezistuar, nuk kemi punuar sipas atyre ligjeve, kemi bërë organizimin tonë alternativ e të pavarur – si pjesë e sistemit të Republikës së Kosovës të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur të 26-30 Shtatorit 1991. Dëshmi është se edhe me ligjin e Kosovës shtet – Ligjin nr. 04/l-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti edhe neve punëtorëve të NSH Gazeta Rilindja që në vitet e 90-ta kemi nxjerrë gazetën e rezistencës “Bujku” na njihet stazhi i punës për atë kohë duke u përfshirë mes punëtorëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës. 

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajtur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, vlerësonte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në funddhjetorin 2002, në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryetar i Këshillit Drejtues-kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast  më dha edhe një nga intervistat ekskluzive, nga e cila e citova,  e ku si gjithnjë shprehte edhe mbështetjen e fuqishme institucionale për gazetën simbol i traditës së informimit në Kosovë dhe të drejtën e punonjësve të saj. 

Për të mos pasur diskriminim, punëtorët e NSH Gazeta Rilindja – ata që janë në listën e pagave të vitit 1998 – të fundit të kohës së luftës jo vetëm që duhet të marrin 11 pagat për 11 muajt e punës pa paga në atë kohë, por do duhej të përfshihen edhe në një ligj që përcakton edhe të drejtën në kompensim shtesë mbi pensionin si në Ligjin Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. 

Qeveria e Kosovës që e ka shpronësuar Pallatin Rilindja e që do e paguajë  20% sipas vendimit që e ka marrë besoj shumë se duke njohur kontributin, punën dhe sakrificën e punëtorëve të NSH Gazeta Rilindja në kohën e luftës do mirëpriste vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për kompensimin e 11 pagave të papaguara, si edhe për dëmshpërbimin për dëbimin kolektiv nga puna e nga Pallati Rilindja, të dhunshëm, të padrejtë e të kundërligjshëm, që ishte shkelje e rëndë edhe e të drejtave të njeriut. Me mbylljen nga UNMIK në atë mënyrë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja u bë edhe shkelje e lirisë së shtypit, më e rënda dhe e pashembullt në botën e lirë dhe demokratike.  

Dhe, edhe një shkelje tjetër e madhe e të drejtave është mosprivatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që e kemi kërkuar shumë herë e edhe me shkresën Lënda: Privatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja”, që e kam dorëzuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit  më 12 Shkurt 2014, ku mes tjerash kam shkruar: 

Arsyetim i  kërkesës: 

Emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse 70 viteve, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit. 

Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin, madje pa asnjë ndërprerje dhe në objektet ku kanë qenë. 

Por, në rrethanat tona kur Pallatin Rilindja e ka marrë Qeveria dhe duhet ta kompensojë, ne privatizimin e gazetës nuk e lidhim me objektin. Kush e blenë gazetën – të drejtën për të qenë trashëgimitar i ligjshëm i emrit dhe traditës së Rilindjes, siguron vetë lokalet e punës. Fundja, gazeta Rilindja në historinë e vet ka kaluar nëpër disa objekte, fillimisht në Prizren në objektin që tash është i mbrojtur si trashëgimi e i shënuar si vendi ku nisi të dalë kjo gazetë, e pastaj në Prishtinë, ku parase të kalojë në Pallatin Rilindja ishte në objektin ku sot është Gjykata Themelore e Agjencia e Statistikave, të cilin në vitin 1976 e kemi dhënë për investim në Pallatin Rilindja, madje kemi dhënë edhe nga një pjesë të rrogave të punëtorëve mëse 15 vite me radhë po për këtë investim – për të shlyer kreditë që ka marrë ndërmarrja Rilindja për ndërtim të Pallatit të saj. 

Rilindja është gazeta më e madhe, me tirazhin më të madh, në gjithë historinë e shtypit në Kosovë, po edhe të shtypit shqiptar dhe më gjerë në rajon. 

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja  është një pasuri kombëtare, është një traditë aq sa ka gazeta e njohur franceze Le Monde e Parisit, e që krahasohet edhe me traditat e gazetave të tjera të shteteve euroatlantike, të demokracive më të përparuara në botë. 

Çdo vend normal në botë e ka gazetën e vet të traditës, dhe duhet ta ketë edhe Kosova. 

Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti. 

E veçanta e Rilindjes në tregun e gazetave-mediave të pavarura e të lira do të jetë edhe tradita shumë e gjatë e saj, rruga historike e saj, e pakrahasueshme me gazetat tjera, pra është gazeta tradicioanale e Kosovës, çka është vendimtare për imazhin e saj e suksesin e sigurt të saj, duke pasur edhe profesionalizmin e shkallës më të lartë, që e ka poashtu traditë. 

Për të investuar, për ta blerë, për ta vazhduar daljen e gazetës së përditshme tradicionale e historike të Kosovës Rilindja ka shumë të interesuar, si theksova edhe më parë. 

Interesim për investim në gazetën Rilindja ka shprehur përmes përfaqësuesve të vet edhe Bodo Hombach, drejtori menaxhues i WAZ-it, që ka investuar dhe ka arritur shumë sukses në gazeta të ndryshme në rajon. 

Interesimi i punëtorëve të Rilindjes, përpos për të konukurruar për ta blerë vetë – privatizuar gazetën e tyre, është edhe që të marrin 20 përqindëshin nga prona shumë e çmuar – firma-emri dhe tradita e Rilindjes, që e kanë ngritur edhe me shumë sakrifica. 

Kërkesat e punëtorëve të Gazetës Rilindja në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Të enjten e 2 Shtatorit 2021, pasdite, me Formularin e Kërkesës të plotësuar e një pako dokumentesh iu drejtova Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesat që kemi bërë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme – me përqëndim te 11 pagat e kohës së luftës për 195 punëtorët e gazetës Rilindja që janë në listën e fundit të pagave të asaj kohe – Prillit 1998, duke theksuar edhe kërkesat tjera.

Në attach Formulari dhe disa nga dokumentet e dorëzuara, mes të cilave edhe:

-GAZETA RILINDJA E DREJTË E SHKELUR, numri protestues i 3 Majit 2005 – me dokumente ankesash e komunikimesh me institucionet, etj.

-DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË – numri i fundit i jashtëzakonshëm i printuar, 30 Dhjetor 2008.

DHE KËTE FAQE GAZETE TË PRINTUAR NË NJË LETËR:

-A E SHIHNI KU E KENI NGUJUAR GAZETËN TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA – ALARM NGA BUNKERI – ARKIVI I RILINDJES PASURI KOMBËTARE QË PO SHKATËRROHET – Rilindja, 11 Prill 2005,  faqe 14.

Falënderoj avokatët Hamdi e Fatlum Pordvorica për punën e madhe në betejën ligjore për të drejtat e punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore Gazeta Rilindja.

KËTË TEKST TË PLOTË U DORËZOVA NË FAQE TË NDARA MEQË NUK E ZINTE HAPËSIRA NË RUBRIKËN II PËRSHKRIMI I PËRMBLEDHUR I FAKTEVE, KU PËRFSHIVA VETËM NJË PJESË:

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është duke refuzuar kërkesat e punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore Gazeta Rilindja për 11 pagat e papaguara për punën me shumë sakrifica në kohën e luftës dhe meqë lënda është e njëjtë refuzimi i kërkesave-ankesave individuale do jetë për të gjithë që kanë bërë kërkesa e besojmë se duhet të kompensohen edhe të gjithë të tjerët që nuk kanë bërë kërkesa e kanë punuar në atë kohë dhe janë në listën e fundit të pagave të asaj kohe – vitit 1998 dhe të Referendumit të janar-shkurtit 1999, të cilat dokumente i bashkangjesim, si edhe gjithë dosjen time lidhur me këtë – shkresat e lëndës, etj.

Në këtë lëndë është arsyetimi i kërkesës edhe në deklaratën time drejtuar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, me datë 11 Maj 2020,  të cilën e bashkangjesim dhe  ju lutem ta lexoni të plotë, e ku mes tjerash kam shkruar:

“Në kohën e luftës në Kosovë, përkundër shumë rreziqeve e me sakrifica – kishim dy gazetarë të vrarë e shumë të keqtrajtuar e arrestuar, vendosëm të punojmë pa rroga e të mos ndalim punën e informimin, që në atë situatë shumë të rëndësishme e historike ta mbajmë informimin shqip dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e rezistencës dhe luftës për liri e pavarësi. Kishim besimin se pagat e papaguara do t’i kompensojmë në Kosovën e lirë nga zgjidhja e çështjes së Eurorilindjes në Tiranë dhe nga fitimet me punën tonë, por edhe në Kosovën e lirë UNMIK na e mbylli dhunshëm gazetën Rilindja në 21 shkurt 2002 dhe na dëboi kolektivisht, kundërligjshëm e padrejtësisht nga puna.

***

Për të mos pasur diskriminim, punëtorët e NSH Gazeta Rilindja – ata që janë në listën e pagave të vitit 1998 – të fundit të kohës së luftës jo vetëm që duhet të marrin 11 pagat për 11 muajt e punës pa paga në atë kohë, por do duhej të përfshihen edhe në një ligj që përcakton edhe të drejtën në kompensim shtesë mbi pensionin si në Ligjin Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

***

Dhe, edhe një shkelje tjetër e madhe e të drejtave është mosprivatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që e kemi kërkuar shumë herë e edhe me shkresën “Lënda: Privatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja”, që e kam dorëzuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit  më 12 Shkurt 2014….”

***

Këtu po shtoj edhe se shkelje e të drejtave është edhe vonesa-mosdhënia e 20% edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga shpronësimi i dhunëshëm që e bëri UNMIK duke nga dëbuar nga Pallati i Rilindjes dhe kolektivisht nga puna.

Meqë lënda është e njëjtë e të gjithë punëtorëve që kanë bërë kërksa për 11 pagat e që janë në listën e fundit të pagave të kohës së luftës – vitit 1998 dhe meqë refuzimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është i njëjtë për të gjithë, besoj se dhe për të lehtësuar punën nuk ka nevojë t’u drejtohemi individualisht dhe kam të drejtën e përfaqësimit të punëtorëve dhe t’u drejtohem në emër të të gjithëve – pasi isha kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës së rezistencëë “Bujku” që e nxirrnim nga 18 Janari 1991 pas ndalimit të gazetës Rilindja dhe në të cilën punonim në kohën e lutës e në atë kohë isha kryetar i Tubimit të Punëtorëve.

E pas luftës isha kryeredaktori i fundit i gazetës Rilindja (Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson), edhe kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi dy javë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm.

Si kryetar i Këshillit Drejtues – kryeredaktor i fundit kam pasur të gjitha komunikimet e bashkëpunimet me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit – Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila në emrin tim e adresen time ka dërguar edhe “Letër kreditorit”, sipas së cilësa  procesi i likuidimit të NSH Gazeta Rilindja “ka filluar që nga data 22.02.2017”. Në atë letër AKP mes tjerash shkruante: “Përkundër  faktit që ju më parë keni njoftuar Agjencinë lidhur me pretendimin tuaj, ju përsëri duhet të parashtroni kërkesën lidhur me pretendimin tuaj pasi që tani kanë filluar procedurat e likuidimit për këtë ndërmarrje”. (“Pretendimin” – kërkesën e kemi drejtuar-dorëzuar në AKP mes tjerash me shhkresën  e 21 shkurtit 2014 “Lënda: KOMPENSIMI I PUNËTORËVE NË PROCESIN E LIKUIDIMIT TË NSH GAZETARE RILINDJA, PËR DËBIMIN KOLEKTIV NGA PUNA).

Me përmbajtjen e “Letër kreditorit”  i kam njoftuar të gjithë punëtorët dhe bazuar edhe në të kemi bërë kërkesat tona individualisht si kërkohej për kompensime në procesin e likuidimit të NSH Gazeta Rilindja.

 Në 3 Prill 2017 në AKP kam dorëzuar edhe  “Lënda: Dokumentacioni i përgjithshëm për kërkesat e punëtorëve në procesin e likuidimit të NSH Gazetare Rilindja”,  e ku theksohen 3 kërkesat:

Për PRETENDIMET PËR PAGAT E PAPAGUARA (Për shumën-listat e pagave, e 17. 04. 1996 dhe e PRILL 1998);

Për KËRKESAT PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË KUFIZUARA NË 3 PAGA MUJORE BRUTO;

Për KËRKESA E PUNËTORIT PËR NDËRPRERJE TË PARAKOHSHME TË MARRËDHËNIES SË PUNËS.

Në dokumentet që kemi dorëzuar në AKP e Gjykatë shihet se edhe Kryeadministratori e zyrtarë të tjrë të lartë të UNMIK, Ombudspersoni – Avokati i Popullit e zyrtarët më të lartë të institucionave të Kosovës e edhe të AKM-AKP pranonin-konstatorin se na janë shkelur të drejtat, madje edhe premtoheshin zgjidhje.

Në “Dokumentacioni i përgjithshëm…” theksohet se “Ky regjistër domumentesh është seleksionuar nga një numër më i madh dokumentesh, ashtu siç na është sugjeruar në AKP”. Meqë gjatë seleksionimit ka mbetur jashtë regjistrit një dokument poashtu i rëndësishëm me datë 10 tetor 2003, ku Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave
e të Lirive të Njeriut – Prishtinë kërkon që në titull  “ T’I KTHEHET E DREJTA LEGJITIME GAZETËS ‘RILINDJA’”, atë po e bashkangjesim.  “…Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, duke i dhënë përkrahje të plotë stafit të gazetës “Rilindja”, kërkon që të respektohet e drejta legjitime e gazetës “Rilindja”…”, thuhet mes tjerash.

Në përfundim do të shtoja: Mbyllja e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja me uzurpim të Pallatit Rilindja e dëbim të dhunëshëm e kolektiv nga puna të punëtorëve të saj më 21 Shkurt 2002 është e pashembullt në botën e lirë e demokratike, është shkelje e rëndë e të drejtave e edhe e lirisë së shtypit. Madje, punëtorët e gazetës Rilindja kanë mbetur njerëz pa të drejta – pa realizuar asnjë të drejtë që u takon punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore që privatizohen a shpronësohen.

Me shumë respekt                                                                                                         

Behlul Jashari 

Prishtinë, 11 Maj 2020        

Tel: 044 278 024    Email:  g_rilindja@yahoo.com, behlul.j@gmail.com 

Pse ?

1

Edhe në vitin 2019 në sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë është organizuar i ashtuquajturi “iftari tradicional – “Sofra e Ramazanit” në ambient të hapur, i financuar nga afaristë lokal dhe “disa njerëz të vullnetit të mirë”. Propagandë e hapur Anti-Shqiptare religjioze, duke e bartur “iftar” të zakonshëm që i takon vetëm atij që e ka parë të arsyeshme të agjëroj, në sferën publike.

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina

Pse kanë shqiptarët me sabah nevojë për bismilah të tipit ha, hu, ha, la, lu, lah, inajllah, rahmetullah, stekfurullah, hajrullah, jetullah, leshatullah, Ramallah. Al Kaba, Al Kaidë e Al Fatah ?

Pse nuk i luten Zotit në shqip, kur edhe Bibla edhe Kurani e pranojnë se i lartmadhërishmi i njeh të gjitha gjuhet e botës ?

Pse i kanë kokat e forta si tarrakopa dhe besojnë që Zoti i dëgjon lutjet e tyre vetëm kur hipin n’ minare dhe pallin si lopa ?

A nuk thonë Bibla dhe Kurani që Zoti e dëgjon çdo cicerimë, e madje edhe çdo bimë? Së paku të pallshin si lopa e bekuar që prodhon djath, qumësht dhe kos sa për një kosmos. Por jo, ata ulurojnë si ulkonjat dhe vajtojnë si qyqet e natës, më zë të trishtueshëm e të lartë dhe ua fusin tmerrin fëmijëve në eshtra, palcë dhe bark .

***

Pse vishen shqiptarët si njerëzit e shkretëtirës kur nuk është as veshje e tyre kombëtare, as tradicionale dhe as natyrale ?

Pse e urrejnë kaq shumë identitetin, kulturën dhe edukaten e tyre të lashtë dhe të pastër si loti?

Dhe pse çuditën pastaj që për ta është gjithmonë i zi moti ?

Në njërën anë presin ndihmë, çlirim, shpëtim dhe respekt prej Amerikës dhe Evropës Oksidentale, e në anën tjetër zhyten, notojnë dhe lahen në moçalet e fëlliqura Orientale. Prej Amerikës dhe Evropës presin çlirim, shpëtim, ndihma dhe mirënjohje, ndërsa prej arabëve dhe turqve importojnë llum, dhunë, prapambeturi dhe hipokrizi.

A ka ku shkon më keq dhe më zi?

***

Pse arabët nuk luten shqip, por vetëm shqiptarët arabisht? Sepse arabët kanë respekt për identitetin, fenë, origjinën, kulturën dhe edukatën e tyre burimore, ndërsa shqiptarët janë plagjiatorë, tradhtarë dhe zvarranikë prore.

Kjo është një dëshmi që veset e zvarranikut dhe tradhtarit në robëri, vështirë largohen në liri dhe pavarësi.

Sepse feja e imponuar me dhunë shkakton Sindromë të Stokholmit, ndërsa njerëzit që kanë qenë viktima të saj dashurohen në xhelatët e tyre më shumë sesa ata në vetveten. Më falni që po ua them dhe përkujtoj, kaq shpesh të vërtetën.

  • Vërejtje! Pas këtij shkrimi meqenëse debatohej rreth përmbajtjes dhe porosisë së shkrimit, pasi debaton me personin Bujar Collaku, Lirim Gashit menjëherë i bllokohet profili në fb.

__________________

Falja në rrugën kryesore të Kamenicës para disa vitesh. Këta që këndojnë ilahi, këndojnë shqip me shqiptimin arabisht të recitalit …

Iftari i shtruar ne sheshin Metush Krasniqi ne Kamenice: Qershor 2017 – YouTube

Perendimi dhe Ballkani – rikthimi te Clemens von Metternich

0

Prof. Dr. Sadri Ramabaja

Koordinimi më i fortë strategjik SHBA-BE për t’i dhënë fund tentativave të Beogradit për rishikim të hartës politike në dëm të Kosoëvs, Malit të Zi dhe Bosnjës, është i nevojshëm dhe urgjent. Vetëm kështu i jepet fund projektit serb për ringjalljen e Jugosllavisë dhe rikthimin e dominimit serb në rajon, respektivisht rikthimit të flakëve të luftës në Ballkan.

Prishtinë, 1 shtator — Ballkani Perendimor përmes Procesit të Berlinit kishte për qëllim t’ia arrijë një gjakimi politik mes SHBA-ve dhe BE-së, që kishte të bënte dhe ka të bëjë me koordinimin e tyre më se të nevojshëm dhe urgjent për të parandaluar mundësinë e shpërthimit të sërishëm të konflikteve mes Serbisë dhe shteteve që ndjehen të kërcnuar nga Beogradi.
Përmes doktrinës së Joi Biden-it SHBA-të po pretendojnë të rikthejnë “besueshmërisë dhe autoritetin moral” (amerikan), fillimisht tek partnerët e tyre kryesor (BE), por edhe tek të tjerët që epoka e Donald Trump-it ju kishte krijuar ndeshtrasha të panumërta.
Në këtë kuadër, Kosova ishte shteti dhe aleati më specifik i SHBA-ve që po rrezikonte të pësojë keq, duke humbur pjesë strategjike të vendit. Ndërkaq Bosnja dhe Mali i Zi, rrezikonin të shuheshin fare.
A mund të thuhet se ka kaluar ky rrezik?
Duket se jo, e për këtë flasin dy projektet serbe që po ngriten para syve tanë: ai i Ballkanit të hapur dhe armatimi I sofistikuar që Serbia po merr nga Rusia, përfshi këtu edhe aeroportin e ri ushtarak në Trebinje të Srbska Republikës.

Rikthimi i Perendimit në Ballkan — pjesë e gjeopolitikës

Ndërkohë administrata e Biden ka filluar të ushtrojë strategjinë e saj për t’shmangur ambiciet në rritje të Rusisë për të rivalizuar Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perednimor dhe në Baltik, duke aplikuar opcionin që kishte vënë në jetë burrë-shteti austriak Clemens von Metternich në shek. 19-të. Kjo strategji ka të bëjë me krijimin e një strukture që do të ndihmojë në parandalimin ose kufizimin e konfliktit dhe vënien e Ballkanit nën ombrellën e sigurisë amerikane. Si metodë e paramenduar ajo u përdorë në shekullin XIX nga austriaku Clemens von Metternich, i cili përfshiu kundërshtarët e Austrisë, Francës dhe Rusisë, në një koncert të fuqive të mëdha, i cili siguroi paqen në Evropë për gati një shekull.
Ekuivalenti modern i strategjisë së Metternich për Ballkanin Perednimor do të ishte veprimi i Amerikës për të përdorë procesin e integrimit të rajonit në BE dhe NATO në tërësi, duke ruajtur kufijtë aktual. Kjo duket të jetë ajo që administrata e Biden-it ka në mendje, kur përpiqet të gjejë gjuhë të përbashkët me Berlinin dhe Moskën për çështjen e Ballknait Perednimor, duke ia bërë të qartë kësaj të fundit se, jo vetëm Ballkani, po as Baltiku, nuk mund të përdoren si “Kalë Troje” për t’i krijuar vetes favore në Ukrainë e gjetkë, apo Kinës në Taivan…
Hinterllandi i Maccinder-it, pra pjesa qendrore dhe Europa Lindore, respektivisht zemra e masës tokësore euroaziatike, ka vite që është shndërruar në pikërëndesë të konfrontimit të forcave më të fuqishme të botës moderne. Pikërisht në vendin e shënuar nga Mackinder në fillim të shekullit të 20 -të. Betejat përtej kësaj linje, duke provokuar rikthimin rus në Ballkan, janë pjesë e këtij konfrontimi.
Profesor amerian i Strategjisë në Kolegjin e Luftës Detare, James Kurth, në artikullin e tij të publikuar kohë më parë në “Foreign Affairs” potencon se “u deshën dy luftëra botërore dhe një luftë e ftohtë për të parandaluar këtë profeci të Mackinder (për një forcë ose grup fuqish që sundojnë Euroazinë — vërejtja ime) një realitet. ”Kurtha duhet të plotësohet. As dy luftërat botërore dhe as një luftë e ftohtë në të vërtetë nuk parandaluan një konfrontim në skenën gjeopolitike euroaziatike të Mackinder. Domethënë, një Luftë tjetër e Ftohtë po zhvillohet për të kontrolluar “Heartland-in” dhe “World Island”. [James Kurth: 2021]
Sipas postulateve të teorive gjeopolitike klasike të Sir Halford Mackinder dhe Admiral Alfred Thayer Mahan nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit të 20 -të, “sot po zhvillohen dy beteja paralele midis fuqive globale dhe aleatëve të tyre. Doktrina e Mahan për sundimin e deteve është konfirmuar në vepër, si dhe doktrina e Mackinder për sundimin e tokës qendrore të botës — Euroazisë.”1 [Mario Stefanov: 2021]
Për zbatimin e asaj që mund të quhet një strategji globale e “kufizimit të dyfishtë”, Joe Biden gjatë qershorit dëshmoi gadishmëri për të punuar me Rusinë. Rezultat i kësaj strategjie amerikane ishte zgjatja e Traktatit të ri START për pesë vjet, Biden ofroi të përfshihej në diskutime të drejtpërdrejta me presidentin Vladimir Putin mbi “gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia”.2 [Hall Gardner, The National Interest: 2021]
Përngjasimet e Rusisë ës sotme me atë të epokës së Maternih-ut në vizionet amerikane mbi Ballkanin Perendimor sot dhe metodologjia e reagimit të politikës amerikane ndaj forcës konkurruese është më se e qartë.
Në takimin e qershorit 2021 Biden-Putin u përfshinë në diskutim çështje me peshë, si: siguria kibernetike, përhapja bërthamore, ndryshimi i klimës, marrëveshja bërthamore me Iranin, marrëveshja me Korenë e Veriut, ajo me Afganistanin, si dhe të drejtat e njeriut.
Le të kujtojmë se oferta fillestare e Bidenit për bashkëpunim me Putinin u bë pak para se Uashingtoni të vendoste sanksione shtesë financiare ndaj Moskës, pasi kishte vendosur tashmë sanksione në përgjigje të rolit të supozuar të Rusisë në ndërhyrjen kibernetike SolarWinds, si dhe përpjekjet e saj të pretenduara për të ndikuar në zgjedhjet amerikane në vitin 2020, plus “Abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut” të Moskës në Krime.
Krejt kjo pasoi deklaratën e njohur të J.Biden-it, përmes së cilës ai akuzoi Putinin si “vrasës”. Nëdrkaq më heret ai pati akuzuar presidentin kinez Xi Jinping se ishte një autokrat i cili vinte bast se ai mund të tejkalonte “demokracinë”.
Sipas D.Fried-it, de fakto, kemi të bëjmë me një “strategji të rrënjosur në besim se një sistem ndërkombëtar i bazuar në rregulla e që favorizon lirinë, do të jetë i mirë si për Shtetet e Bashkuara dhe për botën; që interesat e SHBA-ve do të përparojnë me vlerat e tyre; se prosperiteti i SHBA-ve varet nga prosperiteti i të tjerëve; dhe, për këtë arsye, që mbështetja dhe udhëheqja e SH.B.A.-së për një botë të tillë — pra për një botë të lirë, siç kemi thënë më parë — nuk është bamirësi, por interes i mençur personal.”3 [D.Fried: 2021]
Në këtë linjë mendimi, mund të konkludojmë se vizioni i SHBA-ve i bazuar në vlerat demokratike, përputhet me interesat jetike të popujve të Ballkanit, para së gjithash me interesat nacionale të shqiptarëve. Kjo strategji madje është në përputhje edhe me projeksionet tona gjeoekonomike dhe gjeopolitike.
Prandaj, kushdo që del si pengesë në këtë objektiv gjeostrategjik, duhet mënjanuar.

Shqetësimi i Moskës

Shih për këtë, Moska nuk e fsheh shqetësimin e saj në raport me revolucionin elektoral të Vetëvendosjes më 14 shkurt.
“Nuk duket rastësi që menjëherë pas fitores elektorale të “Vetëvendosjes” propaganda ndërkombëtare ruse nisi një fushatë sulmesh ndaj qeverisë ende të pa krijuar të “Vetëvendosjes” për lidhjet me SHBA. Organi mediatik qeveritar rus “eadaily.ru” me titullin “Radikalët e Prishtinës presin instruksionet e Bajdenit”, shkruante në 14 shkurt: “Ardhja në pushtet në SHBA e Xho Bajdenit dhe e partisë demokrate, që mund ta quash kuratore të Albin Kurtit, mund t’i japin atij peshë politike, meqë administrata amerikane synon të aktivizojë përkrahjen për projektin kosovar dhe Kurti është përfaqësuesi i interesave të demokratëve amerikanë”4 [Shaban Murati: 2021]
Ndërkaq establishmenti I vjetër politik, më saktë segmente të tij të njohura për lidhjet dhe nostalgjinë pro ruse, kishte kohë që po mbillnin iluzione në popull se gjoja “Rusia mund të ndryshojë qëndrim dhe ta mirëkuptojë Kosovën, sidomos pas takimit të pazbardhur të presidentëve të Rusisë dhe të Kosovës në Paris në 11 nëntor 2018”, do ët marrin përgjigjen e duhur të Perendimit më 5 nëntor 2020.
Më 19 maj 2021 në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.
“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante taksativisht Sekretari Amerikan i Shtetit.
Diçka e ngjashme mund të pritet të ndodhë edhe me liderët tjerë të Ballkanit Perednimor që bien ndesh me doktrinën Baiden.
Prandaj Tirana zyrtare, me konsolidimin ndërkohë të Kuvendit dhe krijimin e qeverisë, duhet të rakordojë qëndrimet dhe veprimet me Uashingtonin dhe me Prishtinën, duke braktisur projektin e “ballkanit të hapur”, duke ju kthyer angazhimit real pro interesave jetike të Kombit, që nënkuptojnë avancimin e Kosovës si subjekt I pavarur i së drejtës ndërkombëtare dhe shpejt anëtare e NATO-s.
Kompromitimi në ekstrem i demokracisë liberale duket se nuk do të tolerohet tutje, sidomos jo kur ai veprim vije nga liderët e Ballkanit.

Kambanat bien për ata që kanë vesh.

Kur vjeshta në Tiranë pritet ta sjell erën nga jugu Lëvizjet e Biden-it për të filluar veprime konkrete në rajon do të reflektohen gjatë kësaj vjeshte si në Tiranë, duke sjellë freskinë e jugut, ashtu edhe në kryeqendrat tjera të Ballkanit. Me këto veprime, mundet që Moska dhe Beogradi të gjykojnë se Uashingtoni po angazhohet në forma të reja të “luftës hibride”.
Krejt këtë, me qëllim që të synojnë kontrollimin e interesave të tyre gjeostrategjik, duke pamundësuar krijimin e “Botës Serbe”. Kjo kunëdrvënje, gjykojnë tutje strategët serb, mund të arrihet duke pamundësuar lidhjen dhe forcimin e aleancave, qofshin ato të hapura me presidentin e Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, apo më të sofistikuara me kryeministrin maqedon Zoran Zajev e atë shqiptar, Edi Rama, që po fshihen prapa projektit “Ballkani i Hapur”.
Për t’zgjidhur një herë e mirë çështjet e hapura në Ballkan, që mund të rikthehen si tema të nxehta në muajt në vijim, është thelbësore që Shtetet e Bashkuara dhe BE të ushtrojnë trysni të duhur ndaj Beogradit, duke ia lënë historisë strategjitë alternative (të propozuara nga presidenti francez E.Macro), që me çdo çmim duan ta “zbusin” reagimin e Beogradit, respektivisht ta mbajnë Serbin sa më larg ndikimit rus. Kjo strategji dubioze e aleatëve të vjetër serb (Francës, Rusisë…), nënkupton sakrifikimin e veriut të Kosovës, anschluss-in serb të Malit të Zi dhe atë të Republikës Serbe, poashtu Serbisë dhe dalje të Serbisë në Adriatik, kësaj radhe përmes ripushtimit të Malit të Zi.
Ky do të ishte çmim tepër i lartë dhe i pa akceptueshëm qoftë edhe në formën e “pushtimit të btë” që do ët bëhej përmes projektit të “Ballkanit të hapur”. Prandaj kundërshtimi për këtë projekt nuk ishte vetëm nga qeveria e Kosovës, por edhe nga ana e Malit të Zi dhe Bosnjës. Çfardo insistimi në për realizimin e këtij projekti, pashmangshëm rajonin do ta përfshinin sërish flakët e një lufte të re.
Një afrim SHBA-BE me një Serbi autoritare, në krye të së cilës qëndron tutje establishmenti politik i epokës së Milosheviqit, në emër të zgjidhjes definitive të çështjes serbe dhe asaj shqiptare në Ballkanin Perednimor, e me këtë edhe në emër të gjoja interesave gjeostrategjike që imponojnë rrethanat për ta tërhequr Serbinë nga lëvizjet e saj drejt Rusisë, do të mund të rezultojë si dështimi i dytë i madhë i Perendimit, pas fiaskos në Avganistan.
Ky rikthim më i fuqishëm i Perëdnimit në Ballkan, me theks në Kosovë, është pjesë e kthimit “të realizmit të vjetër dhe të ashpër” të gjeopolitikës. Në fakt jemi në epokën, kur është bërë konfirmimi i plotë i teorive klasike të gjeopolitikës.
______________________________
Fusnotat
1. https://www.geopolitika.news/analize/mario-stefanov-povratak-geopolitike/
2. https://nationalinterest.org/feature/why-america-and-europe-need-transatlantic-strategic-council-192564
3. https://www.atlanticcouncil.org
4. Shaban Murati, http://pamfleti.net/pse-e-humbi-moska-qetesine-nga-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-kosove-roli-i-tiranes/

A ishte vrasja e Milladin Popoviqit në Prishtinë e organizuar, sikurse rasti “Panda” në Pejë?

0

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë

Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, përmes shkrimeve të publikuara nëpër disa portale, artikuj këta që pasqyrojnë këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme, se kush e vrau këtë personalitet.
Si dikur edhe tash mbisundon mendimi i një pjese të artikullshkruesve, se personi që e vrau Milladinin ishte mësuesi Haki Taha. Mirëpo, edhe në anën tjetër kemi një pjese të atyre që mendojnë të kundërtën, se atë e vranë shokët e tij të luftës, mendim ky që vjen si rezultat i aksiomës së njohur se pas fitores “Revolucioni i ha bijtë e vet”.
Për ta brumosur më mirë përmbajtjen e këtij shkrimi, po i prezantojmë disa të dhëna në trajtë nekrologjie nga e kaluara e afërt historike për këtë personalitet dhe atentatorin hipotetik të tij, mësuesin Haki Taha.
Sipas disa shënimeve, Milladin Popoviqi u lind me 23 maj të vitit 1910 në Mal të Zi, nga nëna Stana Radonjiq (1889-1955) e fisit Kuq dhe babai Jevrem Popoviq (1875-1958), i cili ishte oficer i ushtrisë malazeze dhe pjesëmarrës i luftës së viteve 1912-1913, kohë kjo kur shtetet ballkanike luftonin për zaptimin e tokave shqiptare.
Kur ishte fëmijë, familja e tij u shpërngul në Pejë, ngase pushteti okupues i asaj kohe u krijonte kushte të mira jetese familjeve malazeze e serbe të cilat vinin për të jetuar në këtë vend.
Si nxënës i shkollës së mesme ai i ndoqi mësimet në gjimnazin e Pejës, të Prizrenit dhe të Prishtinës. Me përfundimin e shkollimit të mesëm, nisi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd.
Milladin Popoviqi ishte anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë që nga viti 1934. Në korrik të vitit1936, organizon demonstrata në Pejë kundër qeverisë së Millan Stojadinoviqit. Në vitin 1937 themelon konferencën krahinore të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë (e Metohi), ku edhe zgjedhet sekretar i saj. Nga shtatori i vitit 1939 ishte komisar politik i Komitetit Rajonal për Kosovën. Me 11 maj të vitit 1940 organizon demonstratat antifashiste në Pejë. Në muajin gusht të vitit 1940 zgjedhet anëtar i Komitetit Krahinor i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Malin e Zi, Bokën, Sanxhakun dhe Kosovën. Në tetor të vitit 1941, sipas vendimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, caktohet me detyrë partiake në Shqipëri, së bashku me Dushan Mugoshën. Në shtator të vitit 1944 caktohet në postin e sekretarit politik të Komitetit Rajonal të Partisë për Kosovë, me vendim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.
Gjatë luftës Milladini njihet me nofkën Ali Peja, Ali Gostivari etj.
Pas arrestimit dhe dërgimit të tij në kampin e përqendrimit, lirohet pas një kohe me ndihmën e komunistëve të Shqipërisë.
Milladin Popoviqi vdes me 13 mars të vitit 1945 në Prishtinë, pas një atentati të kryer ndaj tij, ndërsa me 12 mars të vitit 1946 shpallet hero i popullit të Jugosllavisë.
Sa i përket biografisë së mësuesit dhe poetit Haki Taha, sipas shënimeve që kemi në dispozicion thuhet se u lind në vitin 1913 në Gjakovë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje, ndërsa e kreu në Krumë të Hasit në Shqipëri. Gjimnazin e ulët e kreu në Shkodër, ndërsa shkollën “Normale” në Elbasan, në vitin 1939, kur edhe u emërua mësues në Shënavlash të Shqipërisë. Në vitin 1941, erdhi në vendlindje me grupin e parë të mësuesve, të cilët kishin ardhur në Kosovë, me vendimin e qeverisë së shtetit shqiptar.
Ndonëse Haki Taha ishte antifashist për nga bindja, gjatë tërë kohës së luftës, nuk iu bashkua Lëvizjes Nacionalçlirimtare, për arsye se kishte mosbesim ndaj bashkëpunimit me serbë e malazezë. Megjithëkëtë, ai njëherazi as nuk u hodh në luftë të kundër kësaj Lëvizjeje. Pra, gjatë tërë kohës së luftës, Haki Taha mbeti vetëm mësues, pa hyrë në shërbim të askujt.


Në vitin 1942, kur Kosovën e vizitoi kryeministri i atëhershëm i shtetit shqiptar Mustafa Kruja, Haki Taha ishte njëri nga ata që i organizoi të rinjtë e Gjakovës që me flamur kombëtar e pa shenjat fashiste t’i dilnin përpara dhe të kërkonin nga ai që në Gjakovë të hapej Shkolla Normale e jo ajo tregtare, siç kishte vendosur qeveria e tij. Këtë kërkesë, në emër të të rinjve gjakovarë e kishte parashtruar përmes fjalimit të tij Vehap Shita, asokohe nxënës i Gjimnazit të Prishtinës. Kështu, pas vizitës së cekur të kryeministrit, hapet dega e Shkollës Normale pranë Institutit Tregtar në Gjakovë, me drejtor Zekeria Rexhën, kurse dega e tregtisë pranë këtij Instituti thuaja se u shua fare.
Sipas disa shkrimeve thuhet se Haki Taha bëri vetëvrasje në mars të vitit 1945 në Prishtinë, me qëllim që OZN-ës jugosllave mos t’i bie në dorë, pas vrasjes së Milladin Popoviqit.
Një numër i atyre që janë marrë me këtë çështje deklarojnë se e vërteta e ngjarjes lidhur me vrasjen e Milladin Popoviqit dhe vetëvrasjen apo vrasjen e vetë Haki Tahës, konsiderohet si ende e pandriçuar sa duhet. Mirëpo, për më shumë se pesëdhjetë vjet Enver Hoxha ishte i bindur, se “Miladin Popoviqin e vranë prapa krahëve njerëzit e UDB-ës, sepse ishte shprehur për të drejtën e popullsisë shqiptare të Kosovës për vetëvendosje ”, e që me një rast tjetër mu për këtë ngjarje ai thotë: “Haki Taha në fund të jetës u përdor si kamikaz i UDB-ës për t’ia shuar jetën një jugosllavi më pro-shqiptar”. Në këtë kontekst, mendimin pak më ndryshe e gjejmë në një artikull të publikuar për këtë ngjarje, ku në mes tjerash shkruan se në pyetjen që i ishte parashtruar Fadil Hoxhës (i cili ka qenë shok shkolle me Haki Tahën) në prezencë të shefit të kabinetit të tij, Masar Murtezait, me citim paraprak të një deklarimi, se akademiku, historiani dhe publicisti Vlladimir Dedier, i cili për çdo gjë që ka shkruar, është mbështetur në dokumente konkrete, ndërsa lidhur me atentatin ndaj Milladinit ka thënë: “Dosjen për vrasjen e Milladin Popoviqit nuk e kam parë kurrë, por, siç më kanë thënë, atë e ka vrarë Haki Taha…” ? Pas këtij parafrazimi të mendimit të Dedierit, Fadil Hoxha me atë rast pasi ishte menduar pak kishte thënë: “Edhe unë mendoj, se Haki Taha e ka vrarë Milladinin. Ai ka qenë nacionalist i madh dhe me këtë ka dashur që të mbetet në histori”.
Në një artikull tjetër lidhur me këtë ngjarje shkruan se pishtari i arsimit Mehmet Gjevori kishte deklaruar: Kur erdhi në punë Minush Lipoveci, tregoi se e kishte pasur në konak Haki Tahën disa ditë më parë, kur ishte në udhëtim e sipër për në Prishtinë. Ai tha se Hakiu ishte shumë i sëmurë, i zhgënjyer dhe i shqetësuar. Po interesohej për të shkuar ndokund për mjekim. Megjithatë, në ndarje i kishte thënë Minushit: “Ke për të dëgjuar për mua dhe për veprën time!” Këtij i ishin bërë merak ato fjalë dhe sjellja e shqetësimi që e kishte kapluar Hakiun. Shpejt pas kësaj u dëgjua për vrasjen e Milladin Popoviqit në Prishtinë, e më vonë edhe për vrasjen apo vetëvrasjen e Haki Tahës.
Përkundër këtyre dy deklarimeve, ekzistojnë mendime të kundërta lidhur me këtë atentat, të cilët e analizojnë atë ngjarje si vijon: “Nëse pesë rojat partizane që ruanin komandantin e qarkut të Kosovës, në 15 marsin e vitit 1945 bënin një lojë të vërtetë shahu, apo një lëvizje të detyruar filash, kjo ka mbetur një enigmë më vetvete. Por, e sigurt është se vëmendja e tyre u shqetësua pak nga figura e gjatë e një djaloshi 28-vjeçar, që s’u foli dhe drejtoi sytë e gjelbër nga hyrja e ndërtesës së Komitetit Krahinor të Kosovës. Pak minuta më vonë, po këta sy paksa më të turbullt iu drejtuan daljes, përsëri pa tërhequr vëmendjen dhe pa shqetësuar lojën e partizanëve jugosllavë. Në çastin që Milladin Popoviqi do të gjendej i ekzekutuar me tre plumba, dy në gjoks e një në kokë, mbi tryezën e tij të punës, sipas një versioni ballkanik të “herostratit”, me fishekët e mbetur të 15-shes, gjakovari Haki Taha do të vriste veten publikisht në qendër të Prishtinës”.
Në bazë të shkrimeve të deritashme për këtë ngjarje, ekzistojnë tri versione:
– Versioni të cilin e lansoi pushteti sllavo-komunist dhe organet e sigurimit shtetëror jugosllav, se Haki Taha është “vrasës i paskrupull” i Milladin Popoviqit,
– Versioni që qarkullon në opinionin e gjerë dhe ndër të afërmit e Haki Tahës se këtë atentat vërtet e bëri Haki Taha, por me vetëdije të plotë dhe me paramendim si vepër patriotike e gjest heroik, i cili mund të krahasohet me atë të atdhetarit Avni Rrustemi kur e vrau në Paris tradhtarin më të madh shqiptar të të gjitha kohëve – Esad Pashë Toptanin, dhe
– Versioni të cilin e përkrahin edhe disa historianë shqiptarë, se Haki Taha është vetëm viktimë e lojës së ndytë e OZN-ës jugosllave, për t’i fshehur vrasësit e vërtetë të Milladinit.
Ndoshta vlen për të cekur në këtë shkrim lidhur me këtë ngjarje se, qysh në moshën e fëmijërisë kisha dëgjuar lidhur me thënien e nënës së Milladinit, e cila në praninë e një numri të njerëzve në Pejë kishte deklaruar se djalin e saj nuk ia kanë vrarë shqiptarët. Mirëpo përkundër këtij deklarimi, popullata nuk ka guxuar ta komentojnë në kurrfarë rrethane atë mohim lidhur me vrasësin e birit të saj, të cilin e kishte pikasur pushteti.
Meqë im vëlla Remziu, tashmë i ndjerë, qysh si i ri ishte kyçur në lëvizjen ilegale NDSH e më vonë edhe si themelues i Organizatës BTSH dhe kishte njohuri të mjaftueshme për shumë ngjarje, e kam pyetur dhe biseduar disa here lidhur me çështjen e kësaj vrasjeje, pas daljes së tij nga burgu në vitet e shtatëdhjeta. Gjatë asaj bisede më pat thënë se sipas njohurive që kishte, Milladinin e ka vra Vasa Bogdanoviqi me direktivë dhe organizim nga OZN-a.
Lidhur me këtë temë, tash vonë pas luftës së fundit, një mik imi i letrave nisi të shkruajë në një portal, lidhur me vrasjen e Milladinit, duke ngulmuar në heroizmin e Haki Tahës si atentator i tij. Kur pas atyre shkrimeve i komentova në rubrikën përkatëse të “facebook-ut” se vrasja e Milladinit mund të ishte e njëjtë si Rasti “Panda” në Pejë, ku babai i njërit prej viktimave, Dragi Stanojeviqi u ishte përgjigjur kolegëve të punës se djalin e tij nuk ia kanë vrarë shqiptarët, mu ashtu siç kishte deklaruar dikur edhe nëna e Milladinit, Stana, ai gati u çmend, nuk zgjodhi fjalë për të m’u kundërvënë, fjalë këto që nuk i prisja nga ai, ngase njiheshim prej kohësh, si bashkëvendës i im.
Si përfundim po e rrumbullakoj këtë shkrim me shpresë që një ditë do të fryjë era e demokracisë edhe në Serbi dhe do të hapen arkivat e shtetit në Beograd, me ç’rast do të shpalosen në detaje faktet rreth organizimit të vrasjes së Milladinit dhe shumë ngjarjeve të tjera enigmatike që janë sajuar dhe organizuar nga shërbimet sekrete serbe, e të cilat deri tash kanë mbetur të pa sqaruara sa duhet.

Disa mendime se përse Shqiptarët duhet të ruhen nga multietniciteti artificial

1

Nga: Iliriana Mirdita, Göteborg, Suedi

RACA ARIANE!

Aman e zaman pashë dinë e imanë … Mos pranoni afgan e sirian e asnjë shpirt njeriu nga vendet arabe (azilant) në vendet shqiptare. Jo që nuk duhet ti kuptojmë vuajtjet dhe pësimet e njerëzve në nevojë, por për shkak se jemi popull i pa stabilizuar ende historikisht dhe në kndvështrimin shtetnor, ne nuk jemi në gjendje të pranojmë as sirianë e as afganë, pavarësisht pësimit të tyre të qartë.

Shqiptarët duhet ta ruajnë kombin e vet si racë ariane, pavarësisht se mund të keqkuptohen e dikush edhe mund ti akuzoj për sjkellje raciste!

Jo! Shqiptarët nuk kanë si të jenë racistë, por janë një komb që edhe më tej duhet ta forcoj identitetin e vet kombëtar.

Multietnicizmi artificial i Kosovës, të cilin e mohoi Serbia me serbët e Kosovës, rrezikon të shndërrohet në “tokë të askujt” me sjelljen e refugjatëve nga vendet arabe-islamike. Eshtë e qartë se si një popull realtivisht i vogël, Shqiptarët duhet të jenë maksimalisht të kujdeshëm me sjelljen e refugjatëve nga vendet e caktuara të botës. Për një popull të madh përzierja racore nuk paraqet ndonjë problem aq të dukshëm, sa është problem i madh e me pasoja për Shqiptarët nëse këtu sillen afganë, sirianë apo të tjerë nga vendet arabe-islamike.

Në këtë këndvështrim ardhja e refugjatëve nga këto vende që identifikohen aq shumë me religjionin islamik dhe bashkimi i tyre me shqiptarët që janë praktikues të islamit, mund të paraqet probleme në të ardhshmen në raport me radikalizmin islamik.

Nuk duhet ta heqim nga vëmendja se Serbia nuk largohet nga planet e programet e saja historike për ta çmontuar kombin shqiptar duke e shartuar me pakica të tjera joshqiptare.

Në këtë mënyrë duhet ta kuptojmë se nëse nuk mbahemi fort tek kultura dhe interesat tona kombëtare e shtetërore, ne mund të zhbëhemi si popull.

Frymëzimet dhe planet e përbashkëta të islamistëve mund të ndikojnë negativisht në të drejtat dhe liritë njerëzore, e në këtë kontekst edhe për liritë e mohuara të femrave si rrjedhim i planeve të islamit politik që është mjaft aktiv edhe në viset shqiptare.

Shqiptarët nuk duhet ta lejojnë asnjë formë të diskriminimit ndërgjinor, pasi diskriminimi i tillë mund të na lë edhe më tej të prapambetur si komb shqiptar. Nuk duhet të lejojmë situara si në vendet arabe-islamike që femnat mos të guxojnë me dalë në rrugë vetëm mbrëmjeve e të kthehen vetëm nga restorantet mbrëmjeve të vona.

Në rrethanat e islamizimit dhe xhamizimit pothuaj të dhunshëm të vendit, ku xhamia ka çdo skutë e njerëzit janë me vetëdije zero, d.m.th., ekziston rreziku se mund të takohen dhe solidarizohen shumë lehtë me njëri-tjetrin islamisti “arnnaut” me islamistin nga Afganistani apo Siria.

Islami e ka zhveshur femrën në të drejtat e saj legjitime qoftë në Afganistan, Pakistan, Iran, Egjipt apo gjetiu. Para 50-60 vitesh atje gjendja e emancipimit të femrave ishte shumë e përparuar, pothuajse si në vendet europiane. Mbulesat e kokës në formën e shamive, të thuash nuk kanë qenë fare të dukshme.

Por sot gjitanndej botës islame gjendja ka ndryshuar dhe shamija paraqet në një mënyrë pjesën e simbolikës identifikuese nacionaliste (sado që të bazuar në një fe) për të gjithë ata që e praktikojnë islamin si fe.

E praktikuan a se praktikuan islamin si religjion, Shqiptarët janë vetëm Shqiptarë dhe duhet të ruhej si prej djallit me përzierjet identifikuese me të huajt, sidomos në baza religjioze.

Nuk duhet lejuar që asnjë shqiptare e shqiptar që e praktikon islamin si fe të shndërrohet në “taleban” pasi shndërrimet e tilla asimiluese shpeijnë deri tek shembja e shtetit sekular dhe shndërrimit të tij në shtet teokratik, ku sundojnë klerikët e religjionit të caktuar, ashtu si veprohet në Iran e tash edhe në Afganistan.

Sa qesharak kryeministri i Shqiperisë ?

2

Fahri XharraNga: Fahri Xharra, Gjakovë

Rama me demagogjinë e tij, si gjithmonë në rolin e tij jo të sinqertë ndaj Kosovës, ka deklaruar: “Patjetër duhet kërkuar falje, çështja është si e bëjmë ne Serbinë të kërkojë falje dhe kur Serbisa duhet ta kërkojë faljen. Qasja jonë është që ta çojë çështjen edhe politike të kombit shqiptar drejt zgjidhjes, sepse është qasje diplomatike. Nuk është një qasje që imiton luftën dhe luftë nuk është”.

Me diplomacinë e tij e bëri takimin e Bledit që të qeshin të gjithë me te, atërë si do të mundet ta bindë Serbinë që të kerkojë falje Kosovës ?

Neve nuk na duhet kërkim- falja e Serbisë, sepse ajo kurrë nuk e bën. Ne këte e dimë, me vjen keq që Rama nuk po ditka.

Nuk di, se sa e informojnë, se çka shkruhet në mediumet serbe, se çka flitet nga politikanët serb për Kosovën.

Ata memëzi presin që të ndërron gjeo-strategjia ndërkombëtare dhe të futen ne Kosovë.
A është Shqipëria në gjendje që të prishë marrëdhenjet diplomatike me Serbinë për t’ i dalë krah Kosovës?

Në kohën kur Rama po e humbë simpatinë europiane, neve na mbetet vetëm Amerika. Por edhe me Amerikën Shqipëria nuk është dashamirëse.

Kujt t’i mbështetëmi ?

Rama po e ndjekë një poltikë të vjetër enveriste  të heqjes së kufirit me Serbinë.
Mirëpo ky burri i dheut që flet shqip, a e ka kushtëzuar Serbinë me ndonjë kusht për Kosovën?

Po me Zaevin, a ka folur per te drejtën e gjuhës shqipe ne MV ?

Pse po “lufton” më Bullgarinë për hatrin e Maqedonisë?
Si nuk po e sheh që askush nuk po e mbështeťë në krimin e Ballkanit të hapur, nje ide  që ishte e Fatos Nanos?

Fatos Nano kishte dalur me këtë propozim mu në kohën kur përgatitej krijimi i Shteti të Kosovës.

Sipas asaj që shohim, Serbia po punon për zhbërjen e Kosovës, marrjen e Durresit dhe sjelljen e rusëve në Ballkan.

More je ti në veti me këto plane ogurzeza për kombin shqiptar ?

Fahri Xharra, 03.10. 21

Pasha moralin …

0
Sot në mëngjes Ajvazi shoku im i punës ma tregoi një përjetim :.
Tha çudi me kto femrat tona.
Gjithmonë më thonë më vjen shumë keq për gruan tënde pas raundit të parë në shtrat.
Sa i vinte keq dashnores sime, për gruan time …! “Uh, sa po më vjen keq prej saj …! Zot o Zot, Allah o Allah!
E knej shiko e mallëngjyme se a po i ngritet apet koka kryengritëse Gjergj Kastriotit ?! …
E shikova në heshtje disa sekonda dhe i thashë :
Me siguri e duan shumë moralin, prandaj nuk u pëlqen morali yt i vogël, që banon nën brekë.
Qeshi dhe më tha :
Jo jo unë moralin e kam shumë të madh, por ato keqardhjen për gruan time totalisht të aktruar.
Thash e pastaj çka ndodh?
Tha në raundin e dytë e marrin moralin në gojë dhe e fusin thellë deri në fyt, e unë s’mund të kënaqem aspak, nga frika se mos po i mbyt.
E unë ia ktheva :
E çka ndodh në raundin e tretë.
Tha në raundin e tretë e përbijnë moralin së bashku me keqardhjen për gruan time krejt.

Fatima, gazetarja e kërcënuar nga talebanët, arrin të ikë në Pakistan: “Nuk ka të ardhme në Afganistan”

0
Ajo u largua nga Kabuli dje në mëngjes dhe arriti në Islamabad sot me makinë: ajo u lejua të hynte sepse ishte e ftuar të merrte pjesë në një konferencë. “Tani nuk kthehem”
Nga korrespondenti ynë
ISLAMABAD «Unë tashmë kisha vendosur të ikja gjashtë muaj më parë. Talibanët më kishin kërcënuar. Jeta ime do të ishte në rrezik nëse do të kisha vazhduar të isha gazetare ». Fatima Sadat e fsheh mirë emocionin. Ajo është mësuar me të, edhe pse është vetëm 26 vjeç. Ajo kishte qenë prezantuese televizive në Kabul për pesë vjet. Por tani ajo është e lodhur. Ajo u largua dje në mëngjes në 8 nga qyteti i hutuar dhe i përulur nën thembrën e talebanëve dhe vetëm këtë mëngjes në 4 arriti të arrinte në Islamabad. Për një udhëtim përtej kufirit deri në Kalimin Khyber midis Afganistanit dhe Pakistanit, i cili normalisht nuk merr më shumë se 8-9 orë, asaj iu deshën dymbëdhjetë më shumë. “Ishin pakistanezët ata që na ndaluan në doganë. Jo talebanët, “shpjegon ai.
Ajo mbërriti në Islamabad me një delegacion të ish -personaliteteve nga vendi i saj falë ftesës së qeverisë pakistaneze për të marrë pjesë në një konferencë të planifikuar muaj më parë. Ishte shansi i tij i fundit. Pakistani ka mbyllur kufijtë për refugjatët të cilët nuk janë ftuar nga vendet e tjera dhe së shpejti pritet që edhe talebanët të bllokojnë kufijtë. «Por tani sigurisht që nuk do të kthehem, do të qëndroj këtu në Pakistan. Nën talebanët nuk ka të ardhme për gratë që duan të punojnë, veçanërisht në televizion, “shpjegon ajo.
Sapo u diplomua ajo filloi me një TV të vogël lokal, Khurshid Tv. Pastaj erdhi hapi i madh me punësimin e Tolo, televizionit më të përhapur në vend. “Une isha i lumtur. Një punë e bukur », kujton ai. Por bota u shemb mbi të në fund të marsit, kur dikush hodhi një gur në shtëpinë e saj me një mesazh kërcënues të bashkangjitur. «Ju jeni një grua muslimane, por punoni për të pafe, ju përhapni lajme kundër nesh. Por ne nuk bëjmë asnjë mizori. Ne bëjmë vetëm detyrën tonë, ne luftojmë luftën e shenjtë », thuhet në letrën e shkruar me dorë në një fletë të bardhë.
Në faqen e titullit ka vulën me logon e qartë të Emiratit Islamik të Afganistanit. Ajo e fotografoi atë, duke treguar vulën në celularin e saj. Dora e saj po dridhet. “E shihni? Ata më kishin kërkuar për një kohë të gjatë. Babai im më detyroi menjëherë të largohesha nga Tolo. Që atëherë unë isha mbyllur në shtëpi dhe përpilova gazetat e shkruara për një kanal tjetër, Negah TV. Por nuk ishte e njëjta gjë, “shpjegon ajo përsëri. Erdhi në Pakistan me pak para. Ai është duke kërkuar punë. Një viktimë tjetër e një lëvizjeje që nuk shikon askënd në fytyrë për të imponuar parimet e saj.

https://www.corriere.it/esteri/21_settembre_02/fatima-reporter-minacciata-talebani-riesce-scappare-pakistan-in-afghanistan-non-c-futuro-2548d35e-0bdf-11ec-a022-b610359699dd.shtml