Kreu Blog Faqe 1583

Bjeshkët e Nemura quheshin Bjeshkët Trojane ?

0

Fahri Xharra

Fahri Xharra, Gjakovë

E bëra pyetje sepse shënimet janë të pakta ose s`ka asgjë të shkruar nga shqiptarët për këtë fenomen. Çudi, se sa pak besim që kemi në të kaluarën tonë ! Por, si do qoftë nuk është e kotë nëse ia nisi një teme  e cila do të rezultojë me debate si hapje syve dhe kërkim më të thelluar të fakteve.
Serbët në qëllimin e tyre falsifikues të historisë së lashtë shpesh i tregojnë disa gjëra për të cilat as që na shkon mendja. Shikoni, ata punojnë, e tërë e kaluara e këtyre anëve që nga ilirët, pellazgët, thrakasit, keltet etj. iu “takon” atyre (? ) . Ata e kanë një qëllim perfid që bazohet në heshtjen tonë, në tjetërsimin tonë të vetvetes sonë, pastaj ata nuk kanë certifikatë të lindjes (sepse as vet nuk e dinë se nga kanë ardhur) dhe kështu dalë nga dalë dikur “bëhen autokton “ dhe neve na flakin diku në Azi apo në dreq të mallkuar.
Mos e dhashë zoti ! 

Pas Kongresist të Berlinit 1878, serbët e filluan përgatitjen e tyre shkollore dhe pastaj sidomos pas Konferencës së Londrës kur i vulosen kufijtë e tyre të rinj- kufij, që as në ëndërr nuk i kishin parë, e filluan sllavizimin ( serbizimin ) e çdo gjëje shqiptare.  

Me qenë se jam tek “ Bjeshkët e Nemura” atëherë duhet të përmendi emrin e autorit të këtij emërtimi. Fjala është për armikun më të madh të emërtimeve të lashta dhe vendore shqipe, Prof. Jovan Cvijiqin. 

Jovan Cvijiqi ( 1965-1927 ) ka qenë shkencëtar serb, themelues i “Shoqatës serbe të gjeografëve”, kryetar i Akademisë mbretërore serbe dhe rektor i Univeristetit të Beogradit, doktor nderi i Universiteti të Sorbones dhe Pragës, është marr me gjeografinë shoqërore dhe atë fizike, gjeomorfologjinë, etnografinë, gjeologjinë, antropologjinë dhe historinë. Është themelues i gjeografisë serbe (nga Slobodan Jarqeviq:” Cvijiqi iu humbi emrin Maleve të Trojes “ )
Pra, një erudit i madh për fatin tonë keq !
Prapë po dal aty që e thash në fillim që serbët aso kohe e donin që të jetë çdo gjë serbe, duke i humbur gjurmët e vendorëve ( neve, pra ! ), por gjërat kanë ndryshuar dhe tani çdo gjë është e tyre, duke na injoruar në tërësi . E thashë edhe më lartë , çdo gjë pellazge, ilirë, greke dhe së fundi edhe trojane. ( sipas tyre, lufta e Trojës është zhvilluar në mes serbëve dhe grekërve në Shkodër ! )
Kështu, ata kërkojnë aq shumë në dokumentet e lashtësisë dhe iu përshtatin nevojave dhe qëllimeve të tyre. Në thelb ato për çka shkruajnë përputhen me datat dhe vendet, por lojtarët e asaj ngjarjeje historike “ janë “ serbët .  

O Tempora ! O Mores ! 

Jo vetëm Slobodan Jarqeviq por gati e gjithë Akademia Serbe, ia sheh për të madhe Cvijiqit se si nuk e ka ditur që” Prokletije”( Bjeshkët e Nemura ) qenkan quajtur Malet Trojane ( Monte Trojana “„Монти Троиана“ -„Тројанске планине“ , po aty.) 

Serbët plaçkitës të historisë për këto Malet e Trojës e kanë gjetur burimin si ku është shkruar e emri i vërtetë i këtyre maleve- bjeshkëve. 

Autorët serb shkruajnë “ që është një çudi e madhe se si një intelektual aq i madh ( Jovan Cvijiqi ) të mos i kishte njohur hartat më të njohura të popujve dhe shteteve të Europës të botuar në Venedik më 1690, në të cilën Bjeshkët e Nemura quhen Bjeshkët e Trojës. Autori i hartave, ishte kartografi i njohur europian Vinçenco- Maria Koroneli i lindur në Ravenë në vitin 1650 “ 

Pra, një e vërtetë është se ato 400 hartat  e 1690-tës ekzistojnë si dhe kapitulli i posaqëm “Hartat e Ilirikumit”. Këto harta janë përkthyera në të gjitha gjuhët e Europes Perëndimore. 

Studjuesi serb shkruan : “Malet e Nemura” të Cvijiqit janë mirë të shkruara si “ MontiTroianae” (Bjeshkët e Trojës ) dhe habitet se si ai nuk i ka pa.( Те мапе су биле преведене на све западноевропске и словенске језике и немогуће је да Јован Цвијић није видео те мапе и да није схватио да је име српских планина везано за најпознатији рат из другог миленијума Старе ере и за најчувенија књижевна дела о том рату – поеме: „Илијада“, „Одисеја“, па и поема римског књижевника Вергилија: „Енејида“. У њима су, управо, описане Тројанске планине и данашњи град Скадар, на чијем месту је била историјска Троја (Илиј). ) 

Duke shëtitur nëpër hartat e Bjeshkëve të Nëmura, shihet qartë se edhe sot janë dy maje të larta “Trojana e Madhe “ dhe “ Trojana” . Çdo dyshim të hiqet kur i sheh këto emërtime edhe sot, dhe nuk kemi asnjë shpjegim shqiptarësh. 

Por me keqardhje po ia përsëris fjalët e Kadaresë :” Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë. Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë. (Ismail Kadare lidhur me “Krimet e pandëshkuara të komunizmit” ) 

Kush është bukuroshja shqiptare nga Düsseldorfi që do të prezentojë bukurinë shqiptare në Filipine në “Miss Earth-2021”

Düsseldorf, 3 shtator -Redaksia e gazetes zvicerane Le Canton27.ch ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me nje bukuroshe gjermane me origjine shqiptare, studente ne Universitetin e Berlinit e cila sivjet ne Filipine do te prezentoje sharmin dhe bukurin e shqiptare nga Bllakni ne Miss Earth-2021.
Se kush eshte kjo bukuroshe, filimisht ia lam asaj të përgjigjet: Emri im është Ornella Karruku, jam 23 vjeçe e lindur dhe rritur në Gjermani. Në vitin 2019 vendosa të lë vendlindjen edhe të vi në vendin tim të origjinës, vendin e shqiponjave, që për mua hhste vendi më i bukur në botë. Unë zgjodha të konkuroj në Miss Universe Albania&Kosova për disa arsye, për të treguar që ne jemi një vend i bukur, si me bukuri natyrore, ashtu edhe njerëzore , edhe për ti treguar rinise, moshatarëve të mi, se jemi ”ne” brezi jonë, që duhet të bëjmë të pamundurën të ecë perpara ky vend i bukur dhe i begatë.
Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë! 

Aucune description disponible.Pra, siq kuptuam Ornella Karruku 23 vjece nga Tirana ishte konkurrente në Miss Universe Albania&Kosova që u zhvillua 09 korrik 2021 ne Adorions Amore Palace ne Maminas, ne te cilin evenmement kulturor te bukurisë shqiptare prezentuan 28 vajza nga dy shtetê shqiptare. Ne kete interviste per gazeten zvcerane Le canton27.ch bukuroshja dhe fotomodelja shqiptare Oernalla Karruku per bukurine duke ju rferuar nje dijetari te madh, ka thënë se: Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë!

* Ornella, ju u zgjodhet Miss Earth në Miss Universe Albania&Kosova nga bukurishet shqiptare. Chare do te thote ky vlerësim, ky cmim per ju dhe kur do te shkonit ne Filipine per ta prezentuar bukurine shqiptare ne Mis Earth-2021? 
Ornella Karruku: Jam shume e lumtur qe ne kete evendiment kaq madheshtor u kurorezova si Miss Earth Albania. Ne fund te vitit un do perfaqesoj Shqiperine ne Miss Earth qe do zhvillohet ne Filipine. Nuk e kisha menduar qe do fitoja kete cmim ngaqe Konkurrenca kete vit ishte shume e madhe, edhe un ndjehem shume krenare qe do perfaqesoj vendin tim te origjines. Në këtë konkurs bukurie unë garoj, jo vetëm me pamjen, por më e rëndësishmja, me bukurien e shpirtit. Kah fundi i ketij viti une do te jem ne Filipine per ta prezentuar vedin tim ne Miss Earth-2021. Une jam krenare per vendin tim, dhe dua qe zeri jon te jehoje kudo,ketu dhe neper bote per te treguar se ne mundemi,ne jemi ato qe dime te ecim perpara dhe te ndryshojme cdo gje per me mire, per me bukur.
* Krahas evemnenteve te bukurise, miss-eve sigurisht merreni edhe me studime, cfare stodioni, cfare keni hobi? Neser apo pas pesë vitesh ku do ta shofim Ornellen ne sfilata, top modele apo aktore? Cfare don te thote te jesh e bukur? 
ImageOrnella Karruku: Te gjitha nga pak…Unë po studioj Menaxhim Biznesi, plus po merrem me nje projekt qe ne Moment po me merr shume kohe per mbrojtjen e ambientit ne Shqipri.  Njëkohesiht me pelqen jashtmase të merrem edhe me aktrim..Brenda 5 viteve te ardhshme e shikoj jeten si nje grua e suksesshme me nje Firme te veten.  sa i perket asaj se cfare don t ethote jesh ie bukur apo i bukur do te shtoja se filozofi dhe mësuesi, Konfuci për bukurinë kishte thënë se  “Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë”. Besoj se bukuria e vërtetë është pranimi i vetvetes, të metat e perceptuara dhe të kuptosh se ato janë një pjesë e asaj që të bën ty, ti. Ashtë një shkëlqim i shpirtit, që ka karakter, mirësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, është forcë dhe vetëbesim të dish se me apo pa grim bukuria e vërtetë je ti.
* Kur kemi paralajmëruar intervisten me ju, shume te rinje na kane shkruar dhe porositur tju shtorjme nje pyetje për jetne e juaj private, famljen, dashurine…
Ornella Karruku:  Familja ime përbehet nga prinderit e mi, motra ime me e madhe. Prinderit më mësuan të vlerësoja çdo sekondë të jetës, të isha e mirë me të tjerët dhe të ndihmoja ata në nevojë. Ata kishin një kohë shumë të vështirë në Gjermani në fillim pasi nuk kishin asgjë kur mbërritën atje. Por kjo nuk i inkurajoi ata të hiqnin dorë, por përkundrazi të luftonin për gjithçka që është e rëndësishme. Këto janë vlera që kanë ndikuar edhe tek unë dhe që i vlerësoj shumë. Ata gjithashtu kan shumë dashuri për shqipërinë dhe kete dashuri ,e kan percjellur edhe te ne, femijet e tyre, kështu që unë kam Ndërtuar një lidhje te fort me shqipërinë.
* Për fund, te rinjt janë kurreshtar po ashtu te dijne se zemra e Ornelles është e lirë apo princi ne kale do te vazhdoje rrugetimin ta kerkoje ate?
Ornella Karruku: Jam Singel, po fatit nuk i dihet asnjeherë se ku troket keshtu qe si te jet shkruajtur. Princi duhet te beje perpjekje…Peut être une image de 1 personne
Aucune description disponible.
Aucune description disponible.
Peut être une image de 1 personne, cheveux, position debout, vêtements d’extérieur et plein air

Study: TB Vaccine Linked to Lower Risk of Contracting COVID-19 & Një vaksinë kundër tuberkulozit mund të ofrojë mbrojtje nga virusi që shkakton COVID-19

0
A tuberculosis vaccine may ofter protection from the virus that causes COVID-19 (coronavirus), according to a new Cedars-Sinai study. Photo by Getty.
Cedars-Sinai Research Raises Possibility That a Century-Old Vaccine May Be Useful Against Coronavirus

A widely used tuberculosis vaccine is associated with reduced likelihood of contracting COVID-19 (coronavirus), according to a new study by Cedars-Sinai. The findings raise the possibility that a vaccine already approved by the U.S. Food and Drug Administration may help prevent coronavirus infections or reduce severity of the disease.

The vaccine, known as Bacillus Calmette-Guérin (BCG), was developed between1908 and 1921 and is administered to more than 100 million children around the world every year. In the U.S., it is FDA-approved as a drug to treat bladder cancer and as a vaccine for people at high risk of contracting TB. The BCG vaccine is currently being tested in multiple clinical trials worldwide for effectiveness against COVID-19.

In the new study, published online Nov. 19 in The Journal of Clinical Investigation, investigators tested the blood of more than 6,000 healthcare workers in the Cedars-Sinai Health System for evidence of antibodies to SARS-CoV-2, the virus that causes COVID-19, and also asked them about their medical and vaccination histories.

They found that workers who had received BCG vaccinations in the past—nearly 30% of those studied—were significantly less likely to test positive for SARS-CoV-2 antibodies in their blood or to report having had infections with coronavirus or coronavirus-associated symptoms over the prior six months than those who had not received BCG. These effects were not related to whether workers had received meningococcal, pneumococcal or influenza vaccinations.

The reasons for the lower SARS-CoV-2 antibody levels in the BCG group were not clear, according to Moshe Arditi, MD, director of the Pediatric and Infectious Diseases and Immunology Division at Cedars-Sinai and co-senior author of the study.

“It appears that BCG-vaccinated individuals either may have been less sick and therefore produced fewer anti-SARS-CoV-2 antibodies, or they may have mounted a more efficient cellular immune response against the virus,” said Arditi, professor of Pediatrics and Biomedical Sciences. “We were interested in studying the BCG vaccine because it has long been known to have a general protective effect against a range of bacterial and viral diseases other than TB, including neonatal sepsis and respiratory infections.”

In the new study, the lower antibody levels in the BCG group persisted despite the fact that these individuals had higher frequencies of hypertension, diabetes, cardiovascular diseases and COPD, which are known risk factors for being more susceptible to SARS-CoV-2 and developing the more severe forms of COVID-19 illness.

While noting that no one believes BCG will be more effective than a specific vaccine for COVID-19, Arditi explained that it could be more quickly approved and made available, given that it has a strong safety profile demonstrated by many years of use. “It is a potentially important bridge that could offer some benefit until we have the most effective and safe COVID-19 vaccines made widely available,” he said.

“Given our findings, we believe that large, randomized clinical trials are urgently needed to confirm whether BCG vaccination can induce a protective effect against SARS-CoV2 infection,” said Susan Cheng, MD, MPH, MMSc, associate professor of Cardiology and director of Public Health Research at the Smidt Heart Institute at Cedars-Sinai. She was the other co-senior author of the study. The first author was Magali Noval Rivas, PhD, assistant professor of Pediatrics at Cedars-Sinai.

In fact, a number of randomized clinical trials have been launched to study the potential protective effects of BCG vaccination against COVID-19. Along with Texas A&M University, Baylor College of Medicine, and the University of Texas MD Anderson Cancer Center, Cedars Sinai is a site for the U.S. arm of this ongoing trial, which is recruiting hundreds of healthcare workers. Arditi serves as the principal investigator of this clinical trial at Cedars-Sinai.

“It would it be wonderful if one of the oldest vaccines that we have could help defeat the world’s newest pandemic,” Arditi said.

Funding: Research reported in this publication was supported by Cedars Sinai, the National Cancer Institute of the National Institutes of Health under award number U54 CA26059 and the Erika J. Glazer Family Foundation.

Read more in Discoveries magazine: On the Front Lines of COVID-19

***

Një vaksinë kundër tuberkulozit mund të ofrojë mbrojtje nga virusi që shkakton COVID-19 (koronavirus), sipas një studimi të ri Cedars-Sinai. Foto nga Geti.
Hulumtimi Cedars-Sinai ngre mundësinë që një vaksinë shekullore të jetë e dobishme kundër koronavirusit Sipas një studimi të ri nga Cedars-Sinai, një vaksinë kundër tuberkulozit e përdorur gjerësisht lidhet me zvogëlimin e gjasave të kontraktimit të COVID-19 (koronavirus). Gjetjet ngrenë mundësinë që një vaksinë e miratuar tashmë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve koronavirus ose në zvogëlimin e ashpërsisë së sëmundjes. Vaksina, e njohur si Bacillus Calmette-Guérin (BCG), u zhvillua midis 1908 dhe 1921 dhe administrohet për më shumë se 100 milion fëmijë në të gjithë botën çdo vit. Në SHBA, është miratuar nga FDA si një ilaç për trajtimin e kancerit të fshikëzës dhe si një vaksinë për njerëzit në rrezik të lartë të kontraktimit të tuberkulozit. Vaksina BCG aktualisht po testohet në prova të shumta klinike në të gjithë botën për efektivitetin kundër COVID-19.
Në studimin e ri, të botuar në internet më 19 nëntor në The Journal of Clinical Investigation, hetuesit testuan gjakun e më shumë se 6,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Sistemin Shëndetësor Cedars-Sinai për dëshmi të antitrupave ndaj SARS-CoV-2, virusit që shkakton COVID -19, dhe gjithashtu i pyeti ata për historitë e tyre mjekësore dhe të vaksinimit. Ata zbuluan se punëtorët që kishin marrë vaksinat BCG në të kaluarën-gati 30% e atyre të studiuar-kishin shumë më pak gjasa të testonin pozitivisht për antitrupat SARS-CoV-2 në gjakun e tyre ose të raportonin se kishin infeksione me koronavirus ose simptoma të lidhura me koronavirusin gjatë gjashtë muajve të mëparshëm sesa ata që nuk kishin marrë BCG. Këto efekte nuk lidheshin me faktin nëse punëtorët kishin marrë vaksinime meningokokale, pneumokokale ose gripale.
Arsyet për nivelet më të ulëta të antitrupave SARS-CoV-2 në grupin BCG nuk ishin të qarta, sipas Moshe Arditi, MD, drejtor i Divizionit të Pediatrisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe Imunologjisë në Cedars-Sinai dhe bashkëautor i studimit. “Duket se individët e vaksinuar me BCG ose mund të kenë qenë më pak të sëmurë dhe për këtë arsye të kenë prodhuar më pak antitrupa anti-SARS-CoV-2, ose mund të kenë ngritur një përgjigje më efikase imune qelizore kundër virusit,” tha Arditi, profesor i Pediatrisë dhe Shkencat Biomjekësore. “Ne ishim të interesuar të studionim vaksinën BCG sepse dihet që ka një efekt mbrojtës të përgjithshëm kundër një sërë sëmundjesh bakteriale dhe virale të ndryshme nga TB, përfshirë sepsën neonatale dhe infeksionet e frymëmarrjes.”
Në studimin e ri, nivelet më të ulëta të antitrupave në grupin BCG vazhduan pavarësisht faktit se këta individë kishin frekuenca më të larta të hipertensionit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe COPD, të cilët janë faktorë të njohur të rrezikut për të qenë më të ndjeshëm ndaj SARS-CoV-2 dhe zhvillimit format më të rënda të sëmundjes COVID-19. Ndërsa vuri në dukje se askush nuk beson se BCG do të jetë më efektiv sesa një vaksinë specifike për COVID-19, Arditi shpjegoi se mund të miratohet më shpejt dhe të vihet në dispozicion, duke pasur parasysh se ka një profil të fortë sigurie të demonstruar nga përdorimi shumëvjeçar. “Eshtë një urë potencialisht e rëndësishme që mund të ofrojë një përfitim derisa të kemi vaksinat më efektive dhe më të sigurta COVID-19 të disponueshme gjerësisht,” tha ai.
“Duke pasur parasysh gjetjet tona, ne besojmë se provat e mëdha klinike të rastësishme janë urgjentisht të nevojshme për të konfirmuar nëse vaksinimi BCG mund të shkaktojë një efekt mbrojtës kundër infeksionit SARS-CoV2,” tha Susan Cheng, MD, MPH, MMSc, ​​profesore e asociuar e Kardiologjisë dhe drejtoreshë e Hulumtimi i Shëndetit Publik në Institutin Smidt Heart në Cedars-Sinai. Ajo ishte autore tjetër e lartë e studimit.
Autori i parë ishte Magali Noval Rivas, PhD, asistent profesor i Pediatrisë në Cedars-Sinai. Në fakt, një numër i provave klinike të rastësishme janë nisur për të studiuar efektet e mundshme mbrojtëse të vaksinimit BCG kundër COVID-19. Së bashku me Universitetin Texas A&M, Kolegjin e Mjekësisë Baylor dhe Qendrën e Kancerit të Universitetit të Teksasit MD Anderson, Cedars Sinai është një vend për krahun amerikan të këtij gjyqi në vazhdim, i cili po rekruton qindra punonjës të kujdesit shëndetësor. Arditi shërben si hetuesi kryesor i këtij studimi klinik në Cedars-Sinai. “Do të ishte e mrekullueshme nëse një nga vaksinat më të vjetra që kemi mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë më të re në botë,” tha Arditi.
Financimi: Hulumtimi i raportuar në këtë botim u mbështet nga Cedars Sinai, Instituti Kombëtar i Kancerit i Instituteve Kombëtare të Shëndetit nën numrin e çmimit U54 CA26059 dhe Fondacioni i Familjes Erika J. Glazer.

______

Study: TB Vaccine Linked to Lower Risk of COVID-19 (cedars-sinai.org)

Ideja ime për të krijuar një transmetim televiziv që të çon në analizën, shpjegimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor, vlerave kombëtare dhe universale

0
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Ideja ime është të përdor një skenar spontan dhe një kornizë të koordinuar për të krijuar një transmetim televiziv që të çon në analizën, shpjegimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor dhe vlerave të qëndrueshme njerëzore, kombëtare dhe universale.
Një shfaqje shumëgjuhëshe që shqyrton çështjet politike, ekonomike, artistike, arsimore, kulturore dhe shkencore duke analizuar variancat dhe anomalitë specifike nga origjina dhe burimi i tyre.
Dhe për të gjetur një gjuhë që kuptohet nga njerëzit e të gjitha nacionaliteteve, shtresave sociale, profesioneve dhe orientimeve seksuale.
Kjo është mënyra e vetme për t’i bërë të kuptueshme pasojat negative dhe efektet anësore edhe për njerëzit me inteligjencë të kufizuar.
Humori, satira dhe sarkazma do të luajnë rolin e erëzave në gjellëra.
Një shfaqje që korrespondon me karakterin e veçantë të njerëzve që jetojnë këtu dhe atyre që duan të kthehen, por që nuk guxojnë ta bëjnë këtë për shkak të pasigurisë politike, ekonomike, sociale dhe shëndetësore.
Një shfaqje që është ndërtuar mbi themele dhe shtylla të forta dhe të shëndetshme dhe që krijon vlera të reja nga të cilat përfitojnë të gjithë.
Janë të mirëpritur të gjithë njerëzit që veten e tyre e shohin të prezantuar në këtë koncept.
Çdo kontribut i tyre është i mirëseardhur.
***
Meine Idee ist es, ein spontanes Szenario und einen koordinierten Rahmen zu verwenden, um eine Fernsehsendung zu schaffen, die zur Analyse, Erklärung und Achtung der Menschenwürde und dauerhafter menschlicher, nationaler und universeller Werte führt.
Eine mehrsprachige Show, die politische, wirtschaftliche, künstlerische, pädagogische, kulturelle und wissenschaftliche Themen untersucht, indem sie spezifische Abweichungen und Anomalien von ihrer Herkunft und Quelle analysiert.
Und eine Sprache zu finden, die von Menschen aller Nationen, Gesellschaftsschichten, Berufe und sexuellen Orientierungen verstanden wird.
Nur so lassen sich die negativen Folgen und Nebenwirkungen auch für Menschen mit eingeschränkter Intelligenz verständlich machen.
Humor, Satire und Sarkasmus werden die Rolle der Gewürze in den Gerichten spielen.
Eine Show, die dem besonderen Charakter der hier lebenden Menschen und derjenigen entspricht, die zurückkehren wollen, sich aber aufgrund politischer, wirtschaftlicher, sozialer und gesundheitlicher Unsicherheit nicht trauen.
Eine Show, die auf soliden und gesunden Fundamenten und Säulen aufbaut und neue Werte schafft, die allen zugutekommen.
Alle Menschen, die sich in dieses Konzept präsentiert sehen, sind willkommen.
Jeder Beitrag von ihnen ist willkommen.
***
Moja je ideja iskoristiti spontani scenarij i koordinirani okvir za stvaranje televizijskog prijenosa koji vodi analizi, objašnjenju i poštivanju ljudskog dostojanstva i trajnih ljudskih, nacionalnih i univerzalnih vrijednosti.
Višejezična emisija koja ispituje politička, ekonomska, umjetnička, obrazovna, kulturna i naučna pitanja analizirajući specifična odstupanja i anomalije od njihovog porijekla i izvora.
I pronaći jezik koji razumiju ljudi svih nacionalnih zajednica, društvenih slojeva, zanimanja i seksualnih orijentacija.
Ovo je jedini način da se negativne posljedice i nuspojave učine razumljivim čak i za osobe s ograničenom inteligencijom.
Humor, satira i sarkazam igrat će ulogu začina u jelima.
Emisija koja odgovara posebnom karakteru ljudi koji ovdje žive i onih koji se žele vratiti, ali koji se na to ne usuđuju zbog političke, ekonomske, socijalne i zdravstvene nesigurnosti.
Emisija izgrađena na čvrstim i zdravim temeljima i stubovima koja stvara nove vrijednosti od kojih svi imaju koristi.
Svi ljudi koji se vide predstavljeni u ovom konceptu su dobrodošli.
Svaki njihov doprinos je dobrodošao.

Kryeministri Kurti priti në takim seminaristët e Seminarit të 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

0

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

Përkushtim i mërgatës shqiptare për ruajtjen dhe kultivimin e shqipes ndër breza

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  priti në takim seminaristët e Seminarit të 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare/

 -Në 23 Gusht 2021 në ambientet e Bibliotekës Universitare të Prishtinës është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i themeluar para 47 viteve. Punimet e Seminarit u mbajten nga 23 Gusht deri më 3 Shtator 2021/

PRISHTINË, 3 Shtator 2021/  “Kam ardhur në seminar ta mësoj gjuhën shqipe, që të mund të flas shqip me nënën time”, tha arbëreshja nga Italia, Tinna Zaccato, në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti me seminaristët e Seminarit të 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në ndërtesën e Qeverisë.

Dashuria e sociologes arbëreshe për gjuhën shqipe tregon përkushtimin dhe përpjekjet e arbëreshëve të Italisë dhe mërgatës shqiptare për ruajtjen dhe kultivimin e shqipes ndër breza.

Studimi dhe njohja e gjuhës shqipe janë të domosdoshme për ta kuptuar popullin tonë e për ta mësuar historinë tonë, tha kryeministri Kurti në hapje të takimit me seminaristët. Shqiptarët janë kombi i gjuhës, mbase dhe më shumë se sa i flamurit dhe i simboleve të tjera. Më thellësisht dhe më gjerësisht janë kombi i gjuhës, theksoi kryeministri. Prandaj, vazhdoi ai, studimi i gjuhës shqipe është i domosdoshëm për ta kuptuar popullin tonë e për ta mësuar historinë tonë.

Kryeministri Albin Kurti , duke iu folur seminaristëve …

Roli i Seminarit dhe kontributi i studiuesve në promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, si vlera të çmuara të popullit tonë, u vlerësua lartë në takim.

Seminari u ka mbijetuar kohërave me të vështira në Kosovë dhe në Shqipëri. Edhe atëherë kur bashkëpunimi me vendet e tjera ka qenë pothuajse i pamundur, studiues nga Shqipëria dhe vendet e tjera janë mbledhur një herë në vit, që nga viti 1974 për Seminar. Falë kontakteve që janë vendosur dhe janë mbajtur përmes Seminarit, shumë studiues nga Kosova kanë zhvilluar vizita e kanë vendosur bashkëpunim me studiues në Kalabri, Çamëri, Anadolli e vende të tjera ku ka shqiptarë.

Kryeministri Kurti konfirmoi angazhimin e Qeverisë për studimet e shqipes dhe shkollën shqipe në vendet ku jeton mërgata shqiptare.

“Jemi në kohën kur kemi hartuar një program qeverisës që angazhohet edhe për shkollën shqipe në mërgatë, sepse besojmë që është i mundur integrimi pa asimilim i shqiptarëve në Evropë dhe në botë. E mësimi i gjuhës shqipe është çelësi i integrimit pa asimilim”, theksoi kryeministri.

Në takim ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, Dekania e Fakultetit të Filologjisë, znj. Lendita Rugova, Drejtori i Seminarit, z. Shkumbin Munishi, Shefi i Departamentit të Gjuhës Shqipe, ish-drejtor i Seminarit, Bardh Rugova, Shefi i Departamentit të Studimeve Orientale, Abdulla Rexhepi, studiuesi nga Universiteti i Shën Petersburgut, njëherësh konsull i Shqipërisë për Petersburg, Alexander Novik, studiuesi dhe përkthyesi nga Çekia, Martin Surovçak, si dhe studentët: Martin Di Maggio dhe Tina Zaccato, arbëreshë të Italisë, Nils Gundlach nga Holanda, Vladimir Georgiev nga Bullgaria, Angela Popovska nga Maqedonia e Veriut, si dhe Afra Esra nga Turqia.

Seminaristët dhe organizatorët u shprehën mirënjohës për takimin. Ata falënderuan kryeministrin dhe Qeverinë për mbështetjen e Seminarit dhe të studimeve albanologjike.

 Në 23 Gusht 2021 në ambientet e Bibliotekës Universitare të Prishtinës është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i themeluar para 47 viteve. Punimet e Seminarit u mbajten nga 23 Gusht deri më 3 Shtator 2021.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974. Ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme, nga shpërbërja e së cilës kanë dalë shtatë shtete.

Seminarit në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pas çlirimit të Kosovës në qershorin 1999, nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Presidentja Osmani bisedoi me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Kamala Harris

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S., znj. Kamala Harris.

Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.
Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës. Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.

Në këtë shkëmbim të parë ndërmjet të dy lidereve, presidentja Osmani shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta urojë zv.presidenten Harris për emërimin në pozitën e dytë më të lartë shtetërore. Ajo theksoi se fitorja e ekipit Biden-Harris nuk është një fitore vetëm për Amerikën, por për gjithë botën demokratike. Tutje, ajo theksoi se emërimi i znj. Harris si zëvendëspresidente e parë grua e SHBA-ve, si dhe shembulli i dhënë prej saj, do të mbeten të shënuara si moment lavdie në historinë tonë moderne. Puna dhe angazhimi i saj, sipas Presidentes Osmani shërbejnë si inspirim dhe për shumë gra e vajza lidere të së ardhmes anë e mbanë botës.

Presidentja Osmani e ftoi zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta.

Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti.

Sahraa Karimi: “Na ndihmoni duke ngritur zërin per dramen e grave afgane”

0

 “Unë do të qëndroj për të luftuar për vendin tim, por nuk mund ta bëj vetëm”, ​​shkruan drejtori 38-vjeçar në një apel dërguar komuniteteve të botës, në mënyrë që ata të mos mbeten të heshtur përballë asgjësimit të të drejtave të popullsisë nga talebanët.

Ajo ishte gruaja e parë afgane që mori një doktoraturë në kinematografi. E para që u bë presidente e organizatës afgane, pasi institucioni qeveritar i filmit u themelua në vitin 1968. Në vitin 2019, kur asaj iu dha posti, ajo ishte e vetmja kandidate femër. Sot, drejtoresha afgane dhe krijuesja e dokumentarëve, Sahraa Karimi, 38 vjeç, ka zgjedhur me guxim të qëndrojë në vendin e saj të origjinës – ku u vendos në vitin 2012, pasi përfundoi studimet e saj në Bratislavë, Sllovaki – dhe në një letër të hapur, të përzemërt, drejtuar komuniteteve përreth bota, denoncon gjendjen tragjike të grave afgane, të dënuara për të shkelur të drejtat e tyre, për të parë përparimin e bërë në rrugën e emancipimit të shkatërruar, për t’u reduktuar në heshtje dhe nënshtrim në një vend të dominuar nga obskurantizmi dhe fanatizmi i talebanëve regjimi.

Më poshtë publikojmë apelin e Sahraa Karimit në mënyrë të plotë.

Për të gjitha komunitetet në botë

Unë ju shkruaj me një zemër të thyer dhe shpresën se ju mund të bashkoheni me mua në mbrojtjen e njerëzve të mi të bukur. Javët e fundit ata kanë marrë kontrollin e shumë provincave. Ata masakruan njerëzit tanë, rrëmbyen shumë fëmijë, u shitën vajza si nuse të mitur burrave të tyre, vranë gra për veshjet e tyre, torturuan dhe vranë një nga komedianët tanë të dashur, vranë një nga poetët tanë historikë, vranë kokën e kulturë dhe media për qeverinë, ata vranë njerëz të lidhur me qeverinë, ata mbyllën publikisht disa nga burrat tanë, ata zhvendosën qindra mijëra familje …

Media, qeveritë dhe organizatat humanitare botërore heshtin sikur kjo “marrëveshje paqeje” me talebanët të ishte legjitime. Nuk ka qenë kurrë legjitime … Nëse talebanët kanë marrë kontrollin, ata gjithashtu do të ndalojnë çdo art … Ata do të ua heqin të drejtat e grave, ne do të mbyllemi në hijet e shtëpive tona dhe zërave tanë, shprehja jonë do të jetë i mbytur …

Unë nuk e kuptoj këtë botë. Nuk e kuptoj këtë heshtje. Unë do të qëndroj për të luftuar për vendin tim, por nuk mund ta bëj vetëm. Kam nevojë për aleatë. Ju lutemi na ndihmoni duke bere qe bota të preokupohet per ate që po na ndodhë …

Bëhuni zërat tanë jashtë Afganistanit.

Ne nuk do të kemi qasje në internet ose ndonjë mjet komunikimi… Ju lutemi, për aq kohë sa ju mund ta ndani këtë fakt me mediat tuaja dhe të shkruani për ne në rrjetet tuaja sociale. Bota nuk duhet të na kthejë shpinën … na ndihmo

Një mijë faleminderit. Unë e vlerësoj aqë shumë zemrën tuaj të pastër dhe të vërtetë.

Zemra plot Shqipëri, mbresa kujtimi që nuk harrohen

0

Bajram Sefaj, shkrimtar

Gjithmonë me kujtohet ajo MBRESË UDHËTIMI

ZEMRA PLOT SHQIPËRI!

(Paris – Gjenevë, Vlorë – Tiranë)

 Nëntor-gusht, 95

Mesvjeshtë. Në mëngjesin e ditës së mërkurë të 15 nëntorit (ky vit) marr një TGV (Tren i shpejtësisë së madhe) që, largësinë 500 kilometërshe midis Parisit dhe Gjenevës, do e “përpijë” për kohë hiç më të gjatë se tre orë e ndonjë çerek ore. Me të dalë Parisit a edhe më herët, treni i shpejtë merr shpejtësi marramendëse. Sikur fantakset krejt. Panoramat ndërrohen aq shpejt sa që, sakaq, humbin identitetin.

Asgjë nuk dallohet më. As fushat e rrafshëta të arave grunore, as lokalitetet nuk mund të identifikohen. As druri dru nuk është. As guri gurit s’i ngjet më. Udhëtarët, si të ishin në krahët e një fluturakeje toke, qan fushën. Sytë nuk i ngjesin xhamit. Ata shikimin derdhin në faqe librash apo (më shpesh) shikimin qepin faqesh gazetash e revistash të ilustruara.

Kotjen e dremitjen e tyre aty-këtu, e këput zëri i përgjegjësit të caktuar nga ekuipazhi i trenit tek pasagjerët e porositë që të kthejnë në restorant që, me tërë pasurinë e tij, është në dispozicion të tyre. U dëfton atyre se ç’shpejtësi momentale (33-320 km në orë)! Apo përmes gojës së metaltë të mikrofonit u sjell ndonjë informatë për kohën (motin).

Aty diku, në mes rrugë të relacionit Paris-Gjenevë, tek lë Train de Grande Vittesse ishte në vrapin më të shpejtë, si në një ëndërr syhapur, më shfaqet udhëtimi (im) i parë me tren në Shqipëri. Ishte verë. Bënte gusht (’95). Me padurimin veshur, me atë shqetësimin e njohur, pra udhëtimeve ndër më të dashura, prisja çastin e nisjes së trenit. Para vetes nëse nuk gabohem, kisha relacionin më të gjatë të udhës së hekurt në Shqipëri Vlorë-Tiranë. Sa kilometra janë aty nuk është me rëndësi. E rëndësishme është se treni do të arrijë në Tiranë pas rrafsh shtatë orësh që të jetë nisur nga Vlora! Dhe këtu fshihet magjia dhe misteri i këtij udhëtimi të parë e të paharrueshëm me tren në Shqipëri. Vërtet ishte ashtu. Çdo gjë, ama çdo gjë, në atë udhëtime, në atë relacion, Vlorë-Tiranë, ishte magjike. Ishte mrekullia vetë. Edhe treni. Edhe udhëtarët. Edhe rruga vetë. Mrekullia e parë dhe mbresa më e thellë ishte se për dy anët e atij treni “të shpejtë” që ngiste shpejtësi të një vapori plak, shihje panoramat e Mëmëdheut. Në të majtë Shqipëri. Në të djathtë Shqipëri. Para e mbrapa Shqipëri. Në shpirt e në zemër Shqipëri. Mrekulli…

Ngadalësia e shpejtësisë së trenit, mrekullia e dytë e këtij udhëtimi. Panoramat tërë hapësirën e fushave, arave, luadheve, plantacioneve me rrush, pemë e perime, të gjithë emrat e lokaliteteve qoftë edhe me dy-tri shtëpi të vetme, u ndal e s’u ndal treni aty, mund t’i merrje e t’i shënoje në mendje e kujtesë, qetë e ngeshëm.

Sot, mes nëntori ’95, tek me tren të shpejtë (TGV – shqiptohet Tezheve) që është më i shpejti në botë momentalisht, me mall që merr ngjyrë pikëllimi, mund të thuhet, dendur e thellë kujtoj udhëtimin (tim) të parë me tren në Shqipëri, në relacionin Vlorë-Tiranë, tek kupeja jonë ishte dhoma jonë. Ishte sofra jonë. Ishte gëzimi jonë. Derisa goca e dajës, zonja Nazmie shpaloste shamitë me tëra të mirat e ushqimeve, e shoqja e dajës tjetër, zonja Zeqine, përgatiste sallatë të freskët me domate, speca e qepë dhe djathtë të freskët të Alpeve Shqiptare. E pastaj, vapës së gushtit i dalin para me pije freskuese. Me mollë e dardhë. Me pjeshkë e shefteli. Me shalqi e fik. Me rrush të bardhë e të zi. …

Në kulmin e harresë e të gëzimit, dikush (një zë i qartë) tha se arritëm në Tiranë. Dilte sikur të ishte e pavërtetë. Trill a shpoti e njeriut të gëzuar. Nuk të besoj se shtatë orët e këtij udhëtimi magjeps të kenë ikur aq shpejt. Është e mundur kjo?

Po, koha ishte pjesëtuar në mijëra grimcat (sekondat e saj) dhe, pas peizazheve të paharrueshme, pas sofrës së pasur, pas bisedave sado të zjarrta e mospajtuese në kthesat e temave të caktuara, janë të përzemërta e qëllimmira, pas gjithë atyre mrekullive që përjeton në atë tren dhe në atë relacion, nuk të duket se ke bërë rrugë shtatorëshe, por shtatëminutëshe.

Të gjitha udhët me trena të shpejtë e ultramodern, sikurse është Tezheve, me të cilin udhëtoj sot nga Parisi për në Gjenevë, me dyja duart e me gjithë zemër, do jepja për trenin (tim) të vocërr e të ngadaltë, në rrugën Vlorë-Tiranë, apo të ndonjë relacioni tjetër në Shqipëri. Cilido qoftë ai.

Kurrë nuk i jam frikësu ecjes, qoftë edhe e vetme, nëpër jetë!

0
Teuta Haxhijaj, Gjermani
Ishin ba bashkë n’oborr tonin per me shku me lujtë futboll n’rrah. Disa djem te mixhallarëve dhe dy vllaznit e mi i treti dhe katerti me radhë. Ani pse kishim goxha diferencë ne moshë ngase ata ishin ma te rritun se unë, dojsha edhe une me shku me lujtë me top me ta.
– a t‘vi edhe unë?
-jooo – ishte pergjigja gati njëzëri e të gjithëve
– jemi boll lojtarë, edhe futbolli nuk o për çika.
– pse nuk o për çika?!
Topi o për tanë nisoj- insistoja unë me vajë në buzë tu u mundu me ua mbushë mendjen me m‘marre me veti.
U nisën me shku tuj vrapu e u nisa edhe unë pas tyre. Tuj mundu m‘i nxanë ( të gjithë ishin ne moshë ma t‘mdhenj se unë) mora n’thu ne një shtagë dhe u rrëzova. Kur me panë të rrezuar ikën edhe ma shpejtë nga frika se del nana e mos vet kush.
***
Ashtu e rrëzuar nuk e bëja as përpjekjen ma te vogël me u ngritë prap dhe kaja me krejt zanin që e kisha, jo se isha lëndu ku me ditë se sa, por nga inati qe nuk më morën me veti. Dikur doli nana dhe kur më pa ashtu vrapoi te unë.
– nal t‘kqyri, a je vra shumë, a?- më pyeti duke më ndihmu me u ngritë dhe tu m‘kqyre ku kam mujtë me u lëndu.
Unë, tu e dramatizu krejt ngjarjen thu ti jam lëndu për vdekje, i kallxova qysh jam rrëzu, që nuk m‘kanë marrë me veti tu shpresu që vllaznit, kur t’kthehen, kanë me u dënu rëndë prej nanës. Sipas mendimit tem ata kishin ba krim, mos me m‘marre mu me veti mo, ku po don krim ma t‘randë.
-çou, fshijë teshat, shko te kroni laje ftyrën e gjakun n‘brryl edhe nigom mire çka po t‘thom- vazhdoi nana- kurrë, hiç asnihere mos i ngajë as mos i kajë kerkujt mrapa. A po m‘ninë? Kurrë kerkujt mos ju lut për kurgja, se nuk ndreqë kurgja perveç se e bon vetën m‘u dokë e vogël edhe e dobët. Çou tash, e shko luj me shoqe tua e nese as ato nuk dojnë me lujte me ty, hajde lujë n‘oborr tanin, osht gjon e gat sa t‘dush. Qy macën tane ku e ki, merru me të.
E lava ftyrën prej loteve, gjakun n’brryl dhe n’gu dhe krejt atë inat që e pata e ktheva ne njefarë force, aq sa bile mu dhimbshin ata qe nuk m‘kane marre me veti se ata kishin humbe, jo unë.
Me macën ishim të pandara dhe vendosa me bindë vetën që ajo dhe unë mjaftonim. Punë e madhe për krejt t’tjerët. Nuk shkoi shumë kohë dhe po e dëgjojë za fëmije:
– a je lodhë dada Zojë, a osht Teuta k‘tu? Deshtëm
me shku me lujtë n‘livadh nër shpi…
Prej asaj dite dhe atij mësimi per mu, kanë kalu vite e vite por nuk e kam harru kurrë. E para se gjithash me ishin ngulë në krye fjalët e nanës, ajo e ka patur fjalën per lojë por unë e kam praktikuar këtë rregull në jetë. Dhe atë ditë e sot, kurrë, bash kurrë kërkujt ma mrapa as nuk i kam kajtë e as nuk i kam ngajtë. Kurrë kërkënd nuk e kam lutë me ardhë e as me qëndru n‘jetën tem. E mos ba Zot me lutë dikë me m‘dashtë ose me ma dhuru vëmendjen e tij.
Asnihere.
Dhe kurrë nuk i jam frikësu ecjes, qoftë edhe e vetme, nëpër jetë. Kur kam mujtë me mbijetu ferrin e kësaj bote për 22 vite me radhe, të tjerat munden veç me m‘gërvishë ngapak ndoshta, por vështirë që ma lanë shenjë.
Gra të Rrafshit të Dugagjinit (Podgurit) , duke korrur në veshjen e tyre tradicionale në arë …Foto: Teuta Haxhijaj

Komiteti Olimpik i Kosovës – Besim Aliti emërohet Sekretar i Përgjithshëm

0

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Mes tjerash, Besim Aliti ishte drejtor ekzekutiv i Kampionatit Evropian në Karate, të mbajtur këtë vit – 2021 në Poreç të Kroacisë, është i licencuar si profesionist i menaxhimit të projekteve nga Kolegji i Teknologjisë “Alfred State” me seli në Nju Jork – Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Bashkë me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i tij Besim Aliti ishte në Lojërat Olimpike në Tokio – Japoni, që u mbajtën prej 23 Korrik deri më 8 Gusht 2021, ku Ekipi Olimpik i Kosovës  me 11 sportistë arriti suksesin historik: Dy kampione olimpike – medalje të arta të xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova/

PRISHTINË, 2 Shtator 2021/ Besim Aliti është emëruar sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, të mbajtur mbrëmë në Hotel Sirius në Prishtinë.

I propozuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi e me vendim unanim të Bordit Ekzekutiv Besim Aliti u emërua Sekretar i Përgjithshëm.
Njoftimi i Komitetit Olimpik të Kosovës thekson edhe  se, deri më tani Aliti, njohës i pesë gjuhëve të huaja, ishte këshilltar i Presidentit Krasniqi.

Tokio 2021 -Komiteti Olimpik i Kosoves – Ismet Krasniqi e Besim Aliti , takim me Komitetin Olimpik Nderkombetar

Besim Aliti ka një karrierë të pasur profesionale në sport. Ka qenë menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA). Ka punuar në organizimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare si: Lojërat Evropiane Baku 2015, FIBA Evropianin e basketbollit 2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, si dhe ka qenë drejtor ekzekutiv i Kampionatit Evropian në Karate, të mbajtur gjatë këtij viti në Poreç të Kroacisë. Në vitin 2014 ishte koordinator i Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe në Zagreb të Kroacisë, si dhe pjesëmarrës i EUSA-s në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Universiteti i Sportit të Kroacisë (2016/2017).

Ka kryer Fakultetit e Sportit në Zagreb dhe Masterin në fushën e menaxhmentit të sportit në Zagreb dhe Madrid. Është PhD. kandidat në Fakultetin Ekonomik, i cili zhvillohet në Osijek dhe Vjenë. Gjithashtu, është i licencuar si profesionist i menaxhimit të projekteve nga Kolegji i Teknologjisë “Alfred State” me seli në New York. Po ashtu, është edhe bursist i Akademisë Olimpike Ndërkombëtare në Athinë – Greqi dhe i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kroaci.

Besim Aliti është ekspert ligjërues i jashtëm në Universitetin e Zagrebit (menaxhimi sportiv) dhe ka ligjëruar në shumë universitete dhe forume ndërkombëtare në Malaga, Beograd, Pragë, Romë, etj, përfshirë edhe ligjërimet në Kurset për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC 1 dhe 2), të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Gjatë karrierës së tij si sportist Besim Aliti ka qenë karateist profesionist, ndërsa gjatë viteve 2010 – 2013 ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kroacisë në karate,  bën të ditur njoftimi i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Bashkë me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i tij Besim Aliti ishte në Lojërat Olimpike në Tokio – Japoni, që u mbajtën prej 23 Korrik deri më 8 Gusht 2021, ku Ekipi Olimpik i Kosovës  me 11 sportistë arriti suksesin historik: Dy kampione olimpike – medalje të arta të xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit…

Gjatë ceremonive dhe gjatë garave kishte plot shkëlqim uniforma e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Republikës së Kosovës përmbante edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit…