Kreu Blog Faqe 1582

Pse Arshi Pipa e mohoi origjinën e Migjenit ? Pse Arshi Pipa nuk e dinte që në Maqedoni ka ende shqiptar ortodoks ?

1

Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (13.10.1911-26.08.1938)

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Arshi Pipa (1920 – 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”, që është vepra poetike më e mirë e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).

Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:

1) poezi,

2) estetikë e filozofi dhe

3) kritikë letrare.

Në poezi janë vëllimet shqip: “Lundërtarë”, “Libri i Burgut”, “Rusha” dhe “Meridiana”, me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Për sa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: “Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, “Fan Noli si një nga figurat kombëtare dhe ndërkombëtare shqiptare”, “Humanistët italo-shqiptar ”, “Bisedë përmbi Kadarenë”, “Fenomeni Kadare” etj.
Arshi Pipa i kishte disa paragjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikë vështrime derisa arrin në përfundimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë nacionale.

“Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezia shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsinë shqipe ka qenë nji mësues katundi”.” Sa gabim nga Arshi Pipa !
Ky përfundim i Arshi Pipes është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip. “
Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Përfundimi është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.
Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës “ , Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe.
Largimin nga tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip. Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”
Për shpjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik, se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shpërngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje të shpërngulura ne këtë qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera.
Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkodër. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithë banoret e asaj krahine, shqipen për gjuhë amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jetën në Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel.( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html )
Kurse Fritz Radovani e thotë: Kjo mungesë për të vërtetën e Migjenit vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtës, i cili e ka thane mbi 77 vjetë përpara kush asht Milloshi i Gjergjit…

Deklaratë për mediume nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë

0

Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik. Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale.

 Procesi përmes të cilit afganët aplikojnë për viza të veçanta imigruese ose status refugjati në SHBA është kompleks, dhe disa aplikantë janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme dhe dhënies së të gjitha informatave që kërkohen për t’u kualifikuar për hyrje të menjëhershme sipas ligjit të SHBA-ve.

Disa raporte të mediumeve kanë lënë lexuesit me përshtypjen e pasaktë se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk qëndron.

Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces.

Esenca e asaj që po ndodhë në Mal të Zi dhe se si Serbia po e sulmon këtë shtet me kishën e saj ortodokse

0
Kryeministri i Malit të Zi, Krivokapiq, në pritje të Porfirije
Porfirije, i pari i Kishës Ortodokse Serbe arrin në Podgoricë, para se të shkoj nesër në Manastirin e Cetinjes për qëllime provokuese – serbomëdha, ardhje që i ka zemruar tejmase të gjithë malazezët, boshnjakët dhe shqiptarët e Malit të Zi, që qysh sot kanë filluar me protesta ndaj provokimeve të tilla ndaj pavarësisë së Malit të Zi si dhe të Kishës Ortodokse të Malit të Zi , të cilën Serbia e pati zhbërë qysh në vitin 1918-të. Zhbërja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Malit të Zi , e ka kuptimin e mosndaljes nga synimet për t’i serbizuar malazezët.
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina 
ESENCA E ASAJ QË PO NDODH NË MAL TË ZI
Slogani i ri i Kishës Klero-Fashiste Serbe (i refuzuar nga elita intelektuale e mbledhur rreth Akademisë së Shkencave dhe Arteve) përmban vetëm dy fjalë “Srpski Svijet”, që do të thotë “Bota Serbe”.
Për mua, që e njoh politikën serbe si xhepin e majtë të pantallonave të mia, ajo që po ndodh në Mal të Zi nuk është asgjë e pazakontë dhe befasuese.
Dhe se një nga dy minuesit kryesorë të themeleve të Malit të Zi multietnik dhe evropian është një shqiptar kuisling me emrin Dritan Abazoviç.
Sepse aty ku ka një tradhti ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, njëri nga dy aktorët kryesorë duhet të jetë shqiptar.
Sidoqoftë, shqiptari Dritan Abazi, i cili nuk shqetësohet nga prapashtesa “ić” në mbiemrin e tij, përveç interesave kombëtare të shqiptarëve, tradhton edhe ato të malazezëve të vërtetë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin serb, përveç gjuhës së imponuar nga dhuna.
Por kjo është një histori tjetër së cilës do t’i kushtoj një artikull të veçantë.
Pyetja është cili është ndryshimi midis politikës së Millosheviqit në vitet 1980, ose heshtjes së lavës para shpërthimit të Vullkanit, dhe asaj të Vuçiçit sot, në rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare kur ka kaq shumë shpërthime në botë, saqë Brukseli dhe Uashingtoni nuk e dinë se ku e kanë kokën.
Sigurisht, unë po flas për një vullkan lufte që shpërtheu në vitet 1990 dhe që mori jetën e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm në të gjithë ish -Jugosllavinë për të mbërritur përfundimisht në Kosovë dhe për të përjetuar Waterloo-n.
Për ata që nuk e dinë, Waterloo quhet një qytet holandez ku ushtria e Napoleonit humbi komplet luftën, dhe jo vetëm një betejë.
Kisha kryesore ortodokse e malazezve në Cetinë, të cilën nesër synon ta përdhosë për qëllimet serbomëdha Porfirije, kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë. 
Çfarë po ndodh në të vërtetë në Malin e Zi?
Kisha klerikale-fashiste serbe po abuzon me primatin e saj tradicional fetar dhe monopolin e saj mbi krerët e hipnotizuar të malazezëve që i asimiloi në serbë, në mënyrë që të kthejë politikën shtetërore pro-evropiane dhe pro-amerikane të Malit të Zi në një politikë pro-serbe.
Në të njëjtën kohë, ajo po përdor ndikimin e saj pro-serb mbi malazezët e pa-asimiluar për të minuar themelet e një Mali të Zi evropian multietnik dhe për ta kthyer atë në një “Spartë” Serbe.
Sepse kthimi i deleve malazeze në përqafimin e ujkut serb do të thotë për politikën serbe dalje e Serbisë në det.
Dhe ata që e dinë sa e rëndësishme është që një vend të ketë dalje në det, sigurisht që e dinë përgjigjen në pyetjen se çfarë përfitimi ka Serbia nga ky biznes përveç miliarda eurove në vit nga turizmi.
Por meqenëse Mali i Zi është tashmë në NATO, Serbia ka ndryshuar strategjinë e saj të ri-pushtimit.
Nuk është çmendur që të provoi ripushtimin territorial të Malit të Zi përmes ushtrisë dhe policisë, sepse kjo as teorikisht nuk është e mundur.
Kështu që ajo u kthye te specialiteti i saj Nobel, lufta speciale.
Por tani oficerët kryesorë të UDB-së (BIA-s) nuk janë më kuadro të SPS të Millosheviqit, por priftërinj nga dega më e besueshme e UDB-së, nga kisha klerikal-fashiste serbe.
E thënë thjesht, djali politik më i besuar i Sheshelit, Vuçiç, dhe djali më i besuar politik i Millosheviqit, Daçiç, kanë mësuar nga gabimet dhe vuajtjet e mentorëve të tyre, kështu që ata flasin me Edi Ramën, Dritan Abazoviçin dhe Ali Ahmetin si Tito në vitin 1945 me Enverin, ndërsa me Albin Kurtin dhe Milo Gjukanoviqin si Milosheviqi në vitin 1988 me Azem Vllasin.
Sigurisht, gjithmonë me synimin për ta kthyer Edi Ramën në Rrahman Morinë, Dritan Abazoviçin në Ali Shukri dhe Ali Ahmetin në Sinan Hasan.
Por këtë herë, tradhtarët nuk janë shqiptarë të ndershëm sipas standardeve të Millosheviqit, të cilët ishin në të njëjtën kohë kuadro të ish LKJ dhe SPS.
Dhe ata nuk jetojnë mirë dhe sillen keq vetëm në Kosovë, por në të gjitha viset shqiptare.
Dhe ata nuk janë kuadro të zakonshëm, servilë dhe të pafuqishëm, por udhëheqës të politikës shtetërore në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
A ka rrezik më të keq dhe më të errët se ky?
Nga ana tjetër, Dritan Abazoviç është një tradhtar i ndershëm, sepse kundërshton krimin e organizuar dhe korrupsionin në Mal të Zi, dhe është gjithashtu një folës i mirë.
Por këto virtyte nuk e zhbëjnë tradhtinë e tij.
Porfirije pas ardhjes së sotshme në Podgoricë …
Sepse pa ndihmën e Kishës Klero-Fashiste Serbe dhe Dritan Abazoviçit, Krivokapiq nuk do të kishte ardhur kurrë në pushtet.
Megjithatë, shqiptarët duket se janë të fascinuar nga talenti retorik dhe ndershmëria e Abazoviçit, kështu që nuk e shohin tradhtinë e tij.
Ata ndoshta mendojnë “ai është po aq i mirë dhe i sinqertë” sa Albin Kurti.
Dhe meqenëse janë aq të zgjuar sa delet, ato mund t’i hajë çdo ujk.
Çfarë do të thotë të jesh i mbrojtur nga bashkësia kaotike ndërkombëtare?
Çfarë do të thotë të jesh i rrethuar nga një Vuçiq tridhjetë herë më djallëzor, më i përsosur dhe më i rafinuar sesa Millosheviqi?
Çka do të thotë të jesh i rrethuar nga një kryeministër shqiptar me emrin Edi Rama që nuk dallon aspak nga Rrahman Morina?
Çka do të thotë të jesh i rrethuar nga tradhtari dhe mashtruesi Ali Ahmeti i cili nuk dallon aspak nga Sinan Hasani?
Çka do të thotë të jesh i rrethuar nga një Dritan Abazoviç që beson se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi mund të bëhet vetëm me ndihmën e Kishës Klero-Fashiste Serbe?
Do të thotë t’i lutesh Zotit që një Albin Kurti të jetë në pushtet.
Dhe meqenëse ai u bë kryeministër i Kosovës me votat e më shumë se 50% të qytetarëve të Kosovës, atëherë askush nuk duhet të ketë frikë nga tradhtia e tij.
Sepse Albini, i cili ka atë ushtri njerëzish pas tij, është më i fortë se të gjithë armiqtë e tij të jashtëm dhe brendshëm së bashku.
Përveç kësaj, ai është më i zgjuar se të gjithë ata së bashku.
Prandaj askush nuk mund të na bëjë asgjë, ne jemi më të fortë se fati, në vetëm mund të urrehemi nga ata që nuk na duan.

Predsjednik Crne Gore Milo Đukanović: Građani da sačuvaju mir, a Krivokapić osudi pokušaj velikosrpskog pokoravanja Crne Gore(Pobjeda)

ŠTA SE ZAPRAVO DOGAĐA U CRNOJ GORI ?
Autor : Lirim Gashi
Novi slogan Srpske klerofašističke crkve (koji je odbacila intelektualna elita okupljena oko Akademije nauka i umetnosti) sadrži samo dve reči “Srpski Svijet”, što u prevodu znači “Bota Serbe”.
Za mene, koji srpsku politiku poznajem kao lijevi džep pantalona, ​​ono što se dešava u Crnoj Gori nije ništa neobično i iznenađujuće.
I da je jedan od dva glavna potkopača multietničkih i evropskih temelja Crne Gore kvislinški Albanac po imenu Dritan Abazović.
Jer tamo gde postoji izdaja nacionalnih interesa Albanaca, jedan od dva glavna aktera mora biti Albanac.
Međutim, Albanac Dritan Abazi, kome ne smeta sufiks “ić” u svom prezimenu, pored nacionalnih interesa Albanaca, izdaje i one pravih Crnogoraca, koji nemaju ništa zajedničko sa srpskom nacijom, osim jezika nametnutog nasiljem ..
Ali ovo je druga priča kojoj ću posvetiti poseban članak.
Pitanje je koja je razlika između Miloševićeve politike 1980 -ih, ili tišine lave prije izbijanja vulkana, i Vučićeve danas, u promjenjivim međunarodnim okolnostima kada u svijetu postoji toliko erupcija od kojih Brisel i Washington ne znaju gde im je glava.
Naravno, govorim o ratnom vulkanu koji je izbio devedesetih i oduzeo živote stotinama hiljada nevinih ljudi širom bivše Jugoslavije, i koji je na Kosovu doživeo Waterloo.
Za one koji ne znaju, Waterloo se naziva holandski grad u kojem je Napoleonova vojska konačno izgubila rat, a ne samo bitku.
Šta se zaista dešava u Crnoj Gori?
Srpska klero-fašistička crkva zloupotrebljava svoj tradicionalni vjerski primat i monopol nad opčinjenim crnogorskim vođama koje je asimilirala u Srbe kako bi crnogorsku proevropsku i proameričku državnu politiku pretvorila u prosrpsku politiku.
U isto vrijeme, koristi svoj prosrpski utjecaj na neasimilirane Crnogorce kako bi potkopala temelje multietničke evropske Crne Gore i pretvorila je u srpsku Spartu.
Jer povratak crnogorskih ovaca u zagrljaj srpskog vuka znači za velikosrpsku politiku Srbije izlazak na more.
A oni koji znaju koliko je važno da jedna zemlja ima izlaz na more, sigurno znaju i odgovor na pitanje kakvu korist ima Srbija od rušenja pro evropske Crne Gore, osim milijardi evra godišnje od turizma.
Ali pošto je Crna Gora već u NATO-u, Srbija je promijenila strategiju ponovne okupacije.
Nije luda pokušavati da je teritorijalno osvaja putem vojske i policije, jer to čak ni teoretski nije moguće.
Tako se vratila svojoj Nobelovoj specijalnosti, specijalnom ratovanju.
Ali sada glavni oficiri UDB-e više nisu Miloševićevi kadrovi SPS-a, već sveštenici iz najuglednije grane UDB-e, srpske klerofašističke crkve.
Jednostavno rečeno, Šešeljev politički sin od najvećeg poverenja, Vučić, i Miloševićev politički sin od najvećeg poverenja, Dačić, naučili su na greškama i patnjama svojih mentora, pa razgovaraju sa Edijem Ramom, Dritanom Abazovićem i Alijom Ahmetijem kao Titom 1945. sa Enverom, dok sa Albinom Kurtijem i Milom Đukanovićem razgovaraju kao Milošević 1988. sa Azemom Vlasijem.
Naravno, uvijek s namjerom da se Edi Ramu pretvore u Rrahmana Morinu, Dritana Abazovića u Ali Shukriju i Alija Ahmetija u Sinana Hasanija.
Ali ovog puta izdajnici nisu pošteni Albanci po Miloševićevim standardima, koji su u isto vreme bili kadrovi bivših SKJ i SPS.
I ne žive dobro, i čine loše samo na Kosovu, već u svim albanskim područjima.
I to nisu obični, servilni i nemoćni kadrovi, već vođe državne politike u Albaniji, Sjevernoj Makedoniji i Crnoj Gori.
Postoji li gora i mračnija opasnost od ove?
S druge strane, Dritan Abazović je pošten izdajnik jer se protivi organizovanom kriminalu i korupciji u Crnoj Gori, a takođe je i dobar govornik.
Ali ove vrline ne poništavaju njegovu izdaju.
Jer bez pomoći Srpske klerofašističke crkve i Dritana Abazovića, Krivokapić nikada ne bi postao premijer Crne Gore.
Međutim, izgleda da su Albanci fascinirani Abazovićevim retoričkim talentom i poštenjem, pa ne vide njegovu izdaju.
Vjerovatno misle da je dobar i pošten kao Albin Kurti.
A pošto su Albanci pametni poput ovaca, može ih pojesti svaki vuk.
Šta znači biti zaštićen od haotične međunarodne zajednice?
Šta znači biti okružen Vučićem trideset puta đavoljijim, savršenijim i prefinjenijim od Miloševića?
Šta znači biti okružen albanskim premijerom po imenu Edi Rama koji se ne razlikuje od Rrahmana Morine?
Šta znači biti okružen izdajnikom i prevarantom Ali Ahmetijem koji se nimalo ne razlikuje od Sinana Hasanija?
Šta znači biti okružen Dritanom Abazovićem koji vjeruje da borba protiv organizovanog kriminala i korupcije u Crnoj Gori može uspjeti samo uz pomoć Srpske klerofašističke crkve?
To znači moliti Boga da Albin Kurti ostane na vlasti još dvadeset godina.
U to vrijeme blisko surađivati ​​sa SAD-om, Briselom, Crnom Gorom, Hrvatskom, Bosnom i Hercegovinom i Hrvatskom, neutralizirati prosrpski mini Schengen i formirati Snažan savez protiv unutrašnjih izdajnika i vanjskih neprijatelja.
A pošto je postao premijer Kosova sa glasovima više od 50% građana Kosova, niko se ne bi trebao bojati njegove izdaje.
Zato što je Albin, koji iza sebe ima tu armiju ljudi, jači od svih njegovih vanjskih i unutrašnjih neprijatelja zajedno.
Osim toga, on je pametniji od svih njih zajedno.
Stoga ne može nam niko ništa, jači smo od sudbine, mogu nas samo mrziti, oni koji nas ne vole.
___________________________
Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç dhe anëtarët e kabinetit të tij janë përpara tempullit të ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, ku sonte u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje për Patriarkun e SPC-së Porfirie.

Krivokapiç ndau përshtypjet e tij për ngjarjen në Twitter.

-Një pritje e mrekullueshme dhe dinjitoze nga Patriarku Porfirie para Tempullit Kongregacional të Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, përpara ceremonisë së nesërme të marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi të Joanikije, të cilën ngjarje e ka përshendetur edhe kryeministri malazez Krivokapiç. (Pobjeda, Podgoricë)

Dhjetë vite misionarizëm të Branko Manojlovskit

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania
10-VJETORI I MISIONARIZMIT TË RILINDASIT BRANKO MANOJLOVSKI
Po falënderoj Haki Morinën që më provokoi me konstatimin e tij kuturu “maqedonët janë më antishqiptarë sesa serbët” – për të rikujtuar se para 10 viteve isha pjesëmarrësi aktiv në një “aventurë” goxha romantike.
Rilindasi Branko Tanashi / Manojlovski, tani deputet i BDI-së në Kuvendin e Makedonisë, ishte përcaktuar për të ec këmbë rreth 420 km, buzë Lumit Vardar, nga Burimi në Vrutok (Gostivar) deri në Derdhje / Delta në Detin Egje. Fatmirësisht u treguan të gatshëm edhe profesorët universitarë Vullnet Ahmeti (tani Rektor i UTSH-së) dhe Ibrahim Dehari, sepse këta, si profesorë fizkulture, kishin përvojë dhe kondicion edhe për ecje maratonike. U paraqiten edhe të tjerë veprimtarë të Shoqatës Josif Bageri. Po veqoi dibranen Donka Kaziovska, e cila ka mbaruar studimet e Gjuhës shqipe në Universitet të Shkupit, përndryshe vajzë e Babait arvanit, i dëbuar në vitet e 1960-ta nga Greqia në Makedoni si “egejc”.
U përcaktova t’i shoqëroja si gazetar reporter, por u ndieva i detyruar të këmbësoroj edhe unë, sepse nuk ishte etike t’i shoqëroja i hipur në xhip, të cilin e kishim ngarkuar me proviant, shatora dhe pajisje tjera për pushim e fjetje gjatë rrugëtimi.
Gjithë ekipi shoqërues i Xha Brankos mbante veshur triko të bardhë, ku ishte stamuar Emblema e Shoqatës Josif Bageri. Xha Branko donte të informonte bashkatdhetarët dhe bashkëqytetarët, sidomos ata maqedonisht-folës, për diskriminimit dhe asimilimin që u kishte ndodhur shqiptarëve ortodoks në Makedoni, nga vitii 1913 kur ka ndodh pushtimi serb, deri në vitin 2001, kur është bërë Marrëveshja e Ohrit. Trakti në maqedonisht, që e shpërndanim gjatë rruge, përmbante informacionin për historinë dhe gjendjen e shqiptarëve ortodoks në Makedoni.
Branko Tanashi / Manojlovski, tashmë deputet i BDI-së në Kuvendin e Makedonisë
Përjetime e përvojë interesante: asnjë makedon nuk na ka fye gjatë gjithë këmbësorimit mbi 400 kilometërsh, deri kur kemi arritur në kufirin për të kaluar në Greqi (buzë Gjevgjelie). Aty policia greke pat arrestuar shkurtimisht Xha Brankon për t’ia ndaluar rrugëtimin buzë Vardari në territorin makedon nën Greqi. Por meqë Xha Branko ishte edhe shtetas amerikan, e liruan shpejt; nga dalja e Shkupit deri në kufirin me Greqi kemi pa e përjetuar makedonë të varfër deri në kockë, të cilët Pologun e vlerësonin si Gjermani…
Të gjithë u surprizuam, pse asnjë makedon, nga momenti kur këtë mision e uruan me ceremoni fetare Prifti i Kishës së Vrutokut, bashkë me Hoxhën e Xhamisë së Vrutokut (Gostivar), deri në kufirin me Greqinë, nuk na shau, fyeu e kritikoi, përkundrazi shprehnin keqardhje për ato që i lexonin e dëgjonin nga misionarët e Josif Bagerit dhe Branko Tanashit, duke na uruar rrugëtim të mbarë e suksese.
Ditëlindjen e 70-të (1 gusht 1941) te Xha Brankos e patëm festuar në Gjevgjeli (më 1 gusht 2011). Na nderuan mysafirë të shumtë, që erdhen enkas nga anët e anëve, për ta uruar Xha Brankon, i cili po emetonte misionarizëm human e patriotik dhe energji pozitive, që bashkëqytetarët në Makedoni të njihen e mirëkuptohen sa më shumë – për bashkëjetesë sa më të qytetëruar!

Në të mbështeturit tek natyra, gjenden gjithë elementet për plotësimin e kërkesave tona

0

Nga: Fahri Dahri

Pak ndjesi-“aromë fshati”

Nëse ndonjëherë ju bie rasti që të ndodheni në fillim të pranverës pranë ndonjë are ku bujku plugon arën, të jeni të sigurtë që do të ndjeni aromën e veçantë të dheut që lërohet. Do të ndjeni aromën e grurit kur fillon korrja, anagjore do të ndjeni aromën e fiqve kur janë në periudhën e pekjes, të qershive, dardhave, bostanoreve. Mos harroni të kujtoni ndjerjen e aromës të bagëtive në kohën e pjelljes, të qethjes së bagëtive, kujtoni emocionet pozitive që ju keni ndjerë kur qengjat, apo kecat lozin, vrapojnë dhe blegërijnë lëndinave në kohë pranverore.

Mos harroni gurgullimën e rrjedhjes së ujrave të përrenjëve dhe lumenjëve, sillni ndërmend freskinë e erërave buzëmbrëmjeve që vijnë nga kodrat a malet, pranoni kënaqësinë që sjell perëndimi i diellit, që ngadalë- ngadalë përpihet nga deti Adriatik dhe Jon.

Të gjitha këto ndodhi gjenden kudo, por ato bëhen të gjalla, të forta dhe të dëshirueshme, kur i ke jetuar dikur dhe për dekada je larg tyre. Ato nuk janë pranë teje, nuk i shikon, nuk i prek, nuk i ndjen; por ato dhe gjithë hapësira tokësore, ujore dhe ajrore ku ti i ke jetuar dikur jo që nuk harrohen, por në kujtimet e tua ato renditen në vend të parë. Pse? Sepse ti je produkt i tyre. Ke pirë ujin e lumenjëve, je larë, je ushqyer, je pjesë përbërëse e hapësire ku mpleksen përbërësit e jetës, ato nuk shqiten as pas ndërrimit të jetës. Ato trashëgohet, na shoqërojnë kudo.

A e dini pse mbeten të pashqitura? Sepse këdo kur pyet nga je me origjinë? Përgjia është e shpejtë, e menjëhershme duke treguar rajonin, vendin e të parëve, pavarësisht se unë, ti apo kushdo, ndodhet larg asaj hapësire, atij rajoni, vendi, shteti apo kontinenti.

Kjo është lidhja mes njeriut dhe tokës së prindërve dhe paraardhësve të tij, trashëgimi të lashta të strehuara me vijimësi zemrash, lidhje që nuk zgjidhen as nga kohërat!!.

Pse trajtova disa ndjenja që lidhen me fshatin:

– sepse këto ndjesi i takojnë mjedisit “bio” që ndodhet në katunde, ndërsa në mjediset e qyteteve, nuk ka ndjesi “bio”. Në qytete ndeshesh me ndjesinë e nënprodukteve të rrjedhura nga “biot” e katundeve, të cilat përfitohen nëpërmjet përpunimeve të ndryshme.

– sepse atje ka lindur kjo, e sotmja, qytetërimi, “civilizimi”!.

Mos nënvlerësoni”, “mostrat”‘, “modelet”, “shëmbëlltirat” e natyrës, ato duhen vrojtuar me kujdes dhe adabtuar sipas kohës dhe nivelit të zhvillimit të njerëzimit, ndryshe kalohet në fallsitete që shpejtojnë shpërbërjen.

Vini re: Përse janë vendosur halat tek peshqit?, Pse janë vendosur brinjët tek kafshët dhe njerëzit, po kockat tek shpendët?. Apo unazat kurrizore?. Sigurisht të gjithë e kanë të gjetur përgjigjen. Por vrojtimi i kujdesshëm dhe tepër i vëmëndshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon, është i paplotë prej shumicës, përveç të “përzgjedhurve”.

Le të ndalemi tek bujqit, apo fermerët të cilët gjatë mbjelljeve të pemëve, vreshtave, bostanoreve, etj. përdorin me kujdes distancat ndaj njëra-tjetrës dhe në një kohë mbas mbirjeve përdor rrallimin, sqetulloret, sipas rasteve edhe shartesat, etj. që ato të rriten të shëndetshme. Kujtohuni se bujku përdor edhe “taracat”, si mbrojtëse për të mos rrëshqitur dherat, ashtu si natyra ka vendosur halat tek peshqit, apo brinjët e bagëtive, tonat, nese nuk do ishin halat dhe brinjët, sado të fortë të ishin muskujt, të gjithë trupat do të ishin si “pelte”- të qullta!.

Po në qytete? Në qytete mes njerëzve ka shum rremujë, kaos, nuk mbahen distanca, kjo domosdoshmëri për një shoqëri të shëndetshme. Është një nga rastet e vënies në veprim të mundësive, marrje shembulli që natyra nuk na i kursen.

Shpresohet që COVID-19 të na bëjë të vetëdijshëm, të ndryshohen sjelljet, të rrisim masat mbrojtëse ndaj vetes dhe shoqërisë në tërësi.

Shtimi i popullsisë rrit kontaktet mes njerëzve të ndryshëm, shtohen lëvizjet, marrëdhëniet mes tyre zgjerohen në hapësira të mëdha, dikur të kufizuara. Të gjithë këta faktorë kërkojnë, ose i bëjnë të detyrueshme ndryshimet e sjelljeve tona ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve.  Le të “vrasin pak mendjen” specialistët, profesionistët e këtyre profileve, për të përputhur sjelljet, rregullat që i duhen njerëzimit, me stadin e sotëm hapësinor, sasior dhe cilësor të arritur. Le ti “vjedhim” natyrës  më të mirat që i ka dhe të vihen në shërbim të jetës. Kjo do të na ndihmojë të gjithëve drejt më të mirave, duke u larguar pak nga “politika”, e cila ka dekada dhe shekuj që është kthyer në “opium”, me ndikim negativ në shumë aspekte të jetës shoqërore.

Meqënë se nuk na ndahet politika dhe meqënë se përmendëm “opiumin”, të ndalemi tek ç’farë është politika: Nga Wikipedia lexojmë: “Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndërmjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve”.

Nëse i marrim me radhë përgjigjet që duhet të japë politika, dallojmë se aktualisht “Politika “, të paktën tek, ne nuk jep asnjë përgjigje. Vërtet vendimet merren të detyrueshme, por ja që nuk zbatohen njelloj për të gjithë;  por as marrëdhëniet ndërmjet njerëzve nuk ka treguar se i pëlqen, përkundrazi, stimulon dhe mbron anëtarësimin e grupimit të saj partiak edhe kur vjedhin, manipulojnë, fallsifikojnë, terrorizojnë dhe shkatërrojnë. Nëse je i kësaj apo asaj partie, edhe kur del nga binarët e ligjeve, apo sjelljeve dhe rregullave të shoqërisë, je i mbrojtur nga grupi që aderon. Dhe Janë pikërisht këto “mbrojtje” të padrejta që kanë dëmtuar shoqërinë tonë për dekada të tëra në ekonomi, në drejtësi, në jetën sociale deri edhe vetë politikën, duke i çuar në atë derexhe sa që nuk mbetet njeri për të treguar sadopak respekt apo interes. Pikërisht këto sjellje të partive kanë çvlerësuar profesionin e politikës dhe rrjedhoja është e dukshme tek përkeqësimet e shumë natyrshme të shoqërisë tonë.

U ndalëm pak tek politika aktuale, sepse ajo na është “qepur” dhe nuk na ndahet edhe kur pihet kafe me miq dhe shokë.

Aftësia jonë, në raport me njohjen e ekzistencave në natyrë dhe vënien e tyre në favor të njerëzimit, nuk mund të themi se është e thjeshte. Dihet ajo është shumë e vështirë. Ato aftësi arrihen vetëm nga individë tepër të rrallë. Vetëm nga të përzgjedhurit, as nga pasanikët dhe as nga të varfërit.

Këto arrita të konstatoj dhe ti rendis si më të rëndësishmet për aktualitetin.

Tiranë, më 04/09/2021

Buxhovi: Në Uashington nuk kishte marrëveshje, as historike e as formale, por një letër zotuese

2

Nga Jusuf Buxhovi

Në takimin e Uashingtonit të katër shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të kryetarit amerikan Tramf me presidentin e Serbisë A. Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës A. Hoti, një letër zotimesh, e diktuar nga Uashingtoni, e nënshkruar veç e veç, u shpall “marrëveshje”. Madje u quajt edhe historike. Dhe, mbi këtë diskurs, u ndërtuan deklarata qeveritare , analiza dhe komente diplomatike dhe mediale, që u përhapen me të madhe nga të katër anët deri te nivelet më të larta qeveritare dhe akademike, mbi të cilat pastaj u ndërtuan rrëfime të ndryshme, ndër më kontradiktorët, që nuk i përshtaten realiteti as diplomatik e as politik.

Por, po qe se e gjitha i nënshtrohet një përqasje sado të lehtë nga këndvështrimi i një analize historike të mbështetur mbi dokumentet e këtij takimi, del se në Uashington kishte një ngjarje të rëndësishme politike e përcjellë me marketing të madh, por nuk kishte marrëveshje bilaterale, as trelaterale dhe kurrëfare. Nënshkrimet e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, ishin të natyrës së zotimeve qeveritare, gjë që, nuk u nënshtrohen ratifikimeve parlamentare, dhe si të tilla, mbesin formale.

Natyrisht se letra zotuese e nënshkruar nga Vuçiqi dhe Hoti përballë letrës së presidentit Amerikan, së paku formalisht, kanë një rëndësi të madhe për Kosovën, ngaqë e gjitha ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dhe në praninë e presidentit amerikan, me ç’rast, ata (formalisht) u trajtuan të barabartë. Kjo përmirëson dukshëm imazhin e rrënuar të Kosovës kohëve të fundit në botë të shkaktuar nga sjellja e papërgjegjshme e asaj klase politike, e cila, siç u pa, për hesape që rrënonin edhe interesat amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, ishte e gatshme që të hynte edhe në marrëveshje që mund ta rrënonin subjektivitetin e saj shtetëror .

Po ashtu, edhe zotimet e marra në këtë letër,sado formale, (ndonëse disa prej tyre tejkalojnë fare raportet midis dy vendeve), kanë një peshë të veçantë, ngaqë vinë nga një qendër e fuqishme, ku sot përcaktohet gjeostrategjia dhe gjeopolitika botërore me çka të dy vendet (Serbia dhe Kosova) shfaqen të rëndësishme njësoj, e ku përfshirja e tyre në integrimet veri-atlantike luan një rol të veçantë.

Pa hy te aspektet tjera që sjell ky takim si dhe sinjalet që prej andej ka marrë Serbia dhe Kosova, po edhe BE dhe Rusia, megjithatë, është mirë që opinionit t’i shpjegohet e vërteta e këtij takimi, në mënyrë që gjuha e marketingut të caktuar politik, që po shfrytëzohet me të madhe në të gjitha nivelet, të zëvendësohet me atë të fakticitetit, që assesi nuk mund të fshihet. Kjo vlen, veçmas për mediumet dhe faktorët tjetër të pranishëm në atë spektakët, që angazhimi i Uashingtonit të vlerësohet drejt, ndërsa zotimet e marra atje, të trajtohen në përputhje me realitetet që nuk mund të fshihen.

Gazeta serbe “Ilustrovani list” e datës 17 dhjetor 1924 në fshatin Mamushë, me shkrim për “Arnautët e vegjël në shkollë”

1
Fotografi e datës 17 dhjetor 1924 në gazeta serbe “Ilustrovani list” (“Gazeta e ilustruar”, 11 janar 1925, nr. 2), me fëmijët e shkollës së sapohapur të fshatit Mamushë dhe të fshatrave përreth.
Nga: Agim Morina, Londër
“ARNAUTËT E VEGJËL NË SHKOLLË
Shkolla fillore në gjuhën serbe në fshatin Mamushë
E ëmbël është fotografia me arnautiqëve (serb. arnautthëve, arnautë të vegjël), me plisa të bardhë, në shkollë! Kjo është në fshatin Mamushë, në Podrimën tonë, ndër shkolla të shumta në vendbanimet arnaute. Shkolla u hap në vitin 1921 dhe kjo është shkolla e parë në gjuhën serbe në këtë vend, që po e ndjekin fëmijë arnautë.
Kuptohet vetvetiu që këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe se po shkohet drejt po atyre synimeve të njëjta drejt të cilave punohet në shkollat tona popullore: me u vendosë themelet për me kriju qytetarë të mirë të këtij vendi.
Afër nxënësve në fotografi duket mësuesi i tyre, zoti Stevan Spasići, i cili është në këtë shkollë që nga themelimi e deri në ditët e sotme dhe gëzon nderimin më të madh të banorëve të kësaj ane.
Kësaj here, me shkollë, ndoshta është i ngadalshëm – por kjo ngadalësi nuk do të thotë asgjë në jetën e gjithë popullit – por është e padyshimtë që është paqësim më i sigurtë dhe më solid i popullit arnaut, dhe një dëshmi e mrekullueshme e linjës qytetëruese të popullit tonë.”

Turqia provon t’ua marrë jetën IS në Siri dhe Irak, duke i shfrytëzuar për luftë me kurdët

0

(FILES) This file image grab taken from a propaganda video released on November 16, 2014 by al-Furqan Media allegedly shows members of the Islamic State jihadist group preparing the simultaneous beheadings of at least 15 men described as Syrian military personnel. – The head of the UN special probe into Islamic State group crimes has called for trials like those at Nuremberg of Nazi leaders to ensure the jihadists’ victims are heard and their ideology “debunked”. For a year, British lawyer Karim Khan has travelled around Iraq with a team of almost 80 people to gather evidence and witness testimony for the UN body known as UNITAD. (Photo by – / AL-FURQAN MEDIA / AFP)

Turqia po dërgon mijëra luftëtarë të ISIS në Siri dhe Irak për ti luftuar kurdët dhe për t’u shërbyer interesave turke, i thanë Breitbart burimet e sigurisë. Grupet e të drejtave të njeriut të preokupuara për t’i sjellë luftëtarët e IS-it “në shtëpi” kanë kundërshtuar mundësinë që ata të riaktivizohen.

Turkey has been working to bring thousands of Islamic State fighters to the region to launch campaigns in Iraq and Kurdish regions along the Syria-Iraq border, according to informed Middle Eastern defense officials. (..)

Turkey has been working to bring thousands of Islamic State fighters to the region to launch campaigns in Iraq and Kurdish regions along the Syria-Iraq border, according to informed Middle Eastern defense officials. 

Historia në Breitbart ka të dhëna nga Tel Aviv-i dhe zyrtarët izraelitë zor se mund të jenë të lumtur për perspektivën e një lufte të re të shenjtë.

The officials finger Turkish intelligence and military personnel as helping to facilitate a resurgence of IS to essentially work as proxies to attack Kurdish positions and pressure the West and regional actors into supporting Turkish interests in Syria. Some of the IS fighters are coming from camps inside Turkey where forces tied to Turkey have helped facilitate training, the officials said.

Turkey strongly opposes an independent Kurdish entity in Syria and has reportedly been pushing for control of a 20-mile deep buffer zone extending into northern Syria, arguing that only Turkey can ensure security in the area where Kurdish forces currently maintain autonomous zones. Any escalating clashes between IS and Kurdish forces could strengthen Turkey’s argument that only it can impose law and order in those zones.

However, the defense officials pointed out that it is Turkey that has been supporting extremists, especially dangerous Islamic fighters under the banner of IS.

EXCLUSIVE – Defense Sources: Turkey Aiding Islamic State Resurgence After Trump Devastated Caliphate

Shën Nëna Tereze: jeta, porosia, trashëgimia dhe risia, meditime në 5 – vjetorin e shenjtërimit

0

Don Lush GJERGJI, Prishtinë

Jeta

Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 27 gusht 1910 nga prindërit shqiptarë katolikë Kolë Bojaxhiu dhe Drane, lindur Bernaj – Bojaxhiu, me prejardhje nga Prizreni dhe Novosella e Gjakovës.

Shkollën fillore – katër vitet e para – i kreu pranë famullisë së “Zemrës së Krishtit”, ndërkaq vitet tjera dhe gjimnazin në shkolla shtetërore.
Në moshën 18 vjeçare vendosi t’i shërbente plotësisht Zotit, Kishës, njeriut, përmes jetës rregulltare të “Motrave të Loretos” që vepronin në Kalkutë. Dhe atje bëri studimet universitare histori – gjeografi, dhe për pak kohë punoi i infermiere, pastaj si profesoreshë dhe drejtoreshë e shumë shkollave të mesme në Kalkutë.
Në vitin 1946 braktisi rregullin për t’iu kushtuar tërësisht “të varfërve ndër më të varfër”.

Në vitin 1950 themeloi motrat “Misionaret e Dashurisë”, pastaj “Vëllezërit Misionarët e Dashurisë” (1963), “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze”(1969), “Misionaret e Dashurisë – dega kontemplative” (1976) dhe “Vëllezërit e Fjalës – dega meshtarake” (1977).

Mori gati të gjitha shpërblimet më të larta kishtare dhe shekullare; edhe atë Nobel për Paqe (1979).

Mbarë bota e çmoi dhe nderoi me titullin më të lartë dhe më të ëmbël: Nëna e Dashurisë.
Si në jetë, ashtu edhe në vdekje dhe salikim, si në lumturim, ashtu edhe në shenjtërim, mblodhi dhe bashkoi mbarë botën pa asnjë dallim dhe përjashtim.
U kthye në “Shtëpinë e Atit” apo ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Qe lumturuar nga Papa Shën Gjon Pali II (19 tetor 2003), ndërsa u shenjtërua nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.
Në jetën dhe veprën e Nënës Tereze kemi tri faza kryesore jetësore që mund t’i dallojmë dhe t’i quajmë edhe me tri emërtime: Gonxhe Bojaxhiu (1910 – 1928), Motra Tereze e Loretos (1929 – 1950) dhe Nëna Tereze – Misionare e Dashurisë (1950 – 1997).
Këto tri periudha jetësore kanë tri qëndrime apo orientime, përcaktime themelore që përputhën me tri virtyte hyjnore: FEJA, SHPRESA dhe DASHURIA.
Për Nënën Tereze feja ishte kërkim, shpresa veprim, ndërsa dashuria flijim dhe dhurim.
Ajo ka folur pak, por ka vepruar shumë, mbi të gjitha ka dëshmuar fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë, si dy shtylla të forta dhe të pathyeshme për jetë dhe për veprimtari.

Porosia

“Sa më pak kemi, aq më shumë japim, sepse e japim vetveten.”
“Dashuria mjekon vetminë.”
“Nëse i gjykojmë të tjerët, nuk kemi kohë për t’i dashur.”
“Shumë njerëz flasin për të varfër, por pak kush flet me të varfër.”
“Buzëqeshja kushton pak, por dhuron shumë.”
“Mos e kërkoni Zotin në toka të largëta. Ai është afër jush, në ju.”
“Varfëria më e keqe është mungesa e kujdesit dhe dashurisë.”
“Dita e djeshme ka kaluar, e nesërmja s’ka ardhur ende. Ne kemi vetëm: sot. Të fillojmë.”
“Vepra të vogla me dashuri të madhe.”
“Zoti është bukë. Zoti është dashuri. Zoti është gjithnjë.”
“Jezusi në Eukaristi është i njëjti edhe në çdo njeri, vëlla apo motër.”
“Nëse nuk jeton për të tjerët, nuk jeton fare.”
“Jepe pjesën më të mirë të vetvetes, zemrën, dashurinë.”
“Duaje jetën domethënë jeto dhe vepro me dashuri dhe për dashuri.”
“Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën.”
“Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim.”
“Veprat e dashurisë janë vepra të paqes.”
“Nëse dëshiron ta ndërrosh botën, ndërroje vetveten.”
“Dashuria mjekon dhe shëron gjithçka.”
“Gërbula e botës perëndimore është vetmia.”

Trashëgimia

Ajo dha gjithçka, mbi të gjitha vetveten dhe Zotin, nëpërmes dashurisë flijuese dhe dhuruese.
Ja disa ndër thesaret e saj për ne dhe për gjithë njerëzimin:
“Pa falje nuk ka as dashuri.”
“Dhurata më e bukur: falja.”
“Njeriu më i rrezikshëm: rrenacaku.”
“Mbrojtja më e mirë: optimizmi.”
“Fuqia më e madhe: feja.”
“Gjëja më e bukur në jetë: dashuria.”
“Nevoja më e madhe: Zoti.”
“Rreziku më i keq: vetmia.”
“Mundësia më e madhe: bashkimi.”
“Tjetërsimi më i keq: dyfytyrësia.”
“Dëshpërimi më i madh: zbulimi që mikun e ke armik.”
“Mësimi më i mirë: fëmija.”
“Suksesi më i madhe: e vërteta dhe dashuria.”

Risitë

Nënë e dashurisë universale, si është Zoti krijues dhe shpëtimtar i çdo njeriut; si është jeta, dhuratë dhe mundësi për çdo njeri; si është dashuri, burimi gëzimi, lumturie dhe pavdekësie, amshimi.
Gjithnjë kam studiuar dhe hulumtuar për rrënjët, burimin, zanafillën e këtij përkushtime dhe dashurie kaq prekëse dhe tërheqëse për mbarë botën. Përfundimi im është ky: janë dy burime unike që e kanë përgatitur dhe dhuruar atë gjithë botës:
• tradita dhe përvoja kombëtare ilire, arbërore dhe shqiptare, që mbështetet në këtë parime të shenjta dhe domethënëse: “Bukë, krip dhe zemër”, dhe: “Shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”;” Mirë së të ka pru Zoti!”…

• si dhe përvoja dhe jeta e dashurisë së krishterë në familje dhe në bashkësi famullitare, kur Jezusi identifikohet me çdo njeri: “Çka do bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjlit, e bëtë për mua” (Mt 25, 40).
• Ajo ishte Dashuria në veprim, siç e kam definuar unë, që ka dy burime të pashtershme për Nënën Tereze: Zotin – Dashuri dhe vëllain apo motrën Njeri. Askush në historinë e njerëzimit, as në atë të krishterimit, nuk kishte nisur dhe zbatuar një vepër të tillë pa kurrfarë përjashtimi kombëtar, fetar, gjinor, kastor, shoqëror, dhe vetëm ajo kishte arritur që t’i bashkonte të gjithë, hinduistët, budistët, myslimanët, të krishterët, ateistët, gnostikët, me fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë.
Kontemplative – aktive, gjithnjë dhe gjithçka me Zotin, për Zotin, si dhe me njeriun dhe për njeriun, pa i ndarë apo përjashtuar kurrë nga jeta dhe veprimtaria. Ky “dualizëm” – Zoti dhe Njeriu apo Njeriu dhe Zoti – kanë krijuar te Nëna Tereze harmoninë e mrekullueshme nëpërmes fesë dhe dashurisë gjithnjë në kërkim dhe në veprim.
Papa Françesku për Nënën Tereze në Shkup ndër të tjera tha : “Uri për bukë, uri për vëllazëri, uri për Zotin. Si e njihte kaq mirë Nëna Tereze këtë uri, ajo që ka dashur që jetën e saj ta themelonte në dy shtylla: Jezusi i mishëruar në Eukaristi dhe Jezusi i mishëruar në të varfër. Dashuri që marrim dhe dashuri që dhurojmë. Dy shtylla të pandashme që e kanë karakterizuar ecjen e saj, e kanë lëvizur, edhe ajo me dëshirë për ta shuar etjen dhe urinë e Tij. Ka shkuar te Zotëria dhe në të njëjtën kohë ka shkuar te vëllai i nënçmuar, i padashur, i vetmuar dhe harruar; ka shkuar te vëllai dhe e ka gjetur fytyrën e Krishtit… “ (Shkup, 7 maj 2019).
Shenjtëresha e Jetës dhe Dashurisë: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”; sidomos mbrojtjen e jetës së fëmijëve të pa lindur, njerëzve të dëbuar dhe të përjashtuar, të varfërve ndër më të varfër, të gërbulurve, të moshuarve, të atyre që gjithnjë pësojnë dhe fare nuk jetojnë, por vuajnë dhe pësojnë. Jeta pa dashuri është vetëm barrë, peshë, kryq, sepse kuptimi i jetës dhe veprimtarisë është Dashuria.
Vuajtja bekim e jo mallkim, duke ia gjetur kuptimin në vuajtjen e motivuar dhe të ofruar, në bashkë-ndarje me Jezusin dhe me çdo njeri. Solidariteti, edhe më tepër, dashuria në veprim është mjekimi universale për çdo të keqe në botë.
Ajo thoshte kështu: ”Të varfrit na japin ne shumë më tepër, na dhurojnë mundësinë që konkretisht ta duam dhe ta shërbejmë Jezusin i cili pëson në ta. Ata na japin falënderimin… Paqja do të vijë në botë nëpërmjet të varfërve. Të varfrit janë të detyruar të jenë të tillë, ndërsa ne jemi të varfra për dashuri ndaj Jezu Krishtit dhe për t’i kuptuar deri në fund ata që nuk kanë asgjë duke jetuar si ata dhe me ata… Jepni duart tuaja për shërbim të varfërve, zemrën tuaj për t’i dashur të varfrit. Dashuria e vërtetë është gjithmonë flijim dhe dhurim”.
Dhurim falas dhe në tërësi, si risia e pestë e Nënës Tereze, me dashuri dhe për dashuri, me hare dhe me falënderim. Ajo shpeshherë thoshte kështu: “Nëse nuk mund të bësh asgjë për të tjerët, atëherë së paku buzëqeshu, sepse kjo nuk të kushton asgjë, por jep shumë. Gëzimi duhet të jetë një ndër thesaret e jetës sonë… Kështu më thoshte Nëna Loke: ”Gonxhe Gjyli, bija ime, ose bëje këtë punë me zemër, ose mos e bëj aspak!”
Dhe vazhdon kështu: ”Unë ju kam thënë motrave përgjegjëse për bashkësitë tona: Bota është plot mjerime, vuajtje, pikëllime. Ne duhet të dalim në botë për ta pakësuar vuajtjen, për të qenë rrezja e Dashurisë së Zotit. Ata që vuajnë duhet të gjejnë në ne Ungjillin ngushëllues… Çdoherë kur e takoni Jezu Krishtin në të varfër, buzëqeshini. Nëse nuk doni t’i buzëqesheni Jezusit në të varfër, më mirë mos dilni fare ose kthehuni së shpejti në kuvend…”.

Dhe ja, prapë mrekullia e dashurisë dhe e shenjtërisë: Më e varfra e botës, Nëna Tereze, më së shumti i ka ndihmuar të varfrit e botës, jo vetëm në anën materiale, por edhe më tepër në atë shpirtërore, sepse është dhuruar falas dhe tërësisht, me gëzim dhe me dashuri të plotë Zotit nëpërmes njeriut.
Çfarë risie sjell Nëna Tereze për ne shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin? Atë që Shën Nëna Tereze ka thënë në kohë dhe në hapësira të ndryshme; atë që ajo na ka lënë si testament – amanet shpirtëror; atë që ajo ka mbjellë në ndërgjegje, shpirt, mendje, zemër dhe në jetën tonë, që të jemi bijtë dhe bijat shpirtërore të Nënës sonë të madhe.
Prandaj, dëshira ime është kjo: që mbarë populli Shqiptar, sidomos ajo pjesa që nuk ka pasur mundësi ta shihnin, dëgjonin, përjetonin për së afërmi, tani nëpërmes teksteve, fotografive, dorëshkrimeve burimore, botimeve, leximeve dhe meditimeve, ta njohim Shenjtëreshën e Jetës dhe të Dashurisë, Bijën, Motrën, Nënën tonë, tashmë edhe Shën Nënën e mbarë njerëzimit, me këto synime dhe qëllime:
Për ta njohur atë si ishte vërtet dhe është, sidomos në lidhje me Popullin dhe Kishën tonë;
Për ta nderuar dhe falënderuar për dëshmi të mrekullueshme të historisë, lashtësisë, autoktonisë sonë ilire, arbërore dhe shqiptare, që na ngriti edhe ne në piedestalin e Nobelit dhe të Shenjtërisë; veçmas me ata të vuajtjes, pësimit, mjerimit, vetmisë, mungesës së kujdesit dhe të dashurisë;
Për ta imituar, së paku në mirësi dhe dashuri, në rrethe tona personale, familjare dhe shoqërore ose siç do të na thoshte ajo me gojën dhe zemrën e saj: “jepe pjesën më të mirë të vetvetes” dhe “vepra të vogla me dashuri të madhe”;
Për ta krijuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, si dy shtylla jete dhe veprimi, sipas parimi: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi edhe ne”.
Për t’iu lutur dhe kërkuar ndihmën dhe ndërmjetësimin e saj te Zoti, për të tashmen dhe të ardhmen tonë sa më të mirë dhe të lumtur.
Me një fjalë: unë jam munduar që me shkrime dhe botime të mia në 17 vëllime, Gonxhen tonë, tash Shën Nënën Tereze, t’ia kthej Kishës dhe Popullit tonë Shqiptar, duke e paraqitur dhe mishëruar në fjalë, porosi, takime, afrime, bashkime, mendime, porosi, fotografi, dorëshkrime.
Dhe për çdo njeri të mendjes së hapur e zemrës së mirë, ajo tashmë është një model jete dhe veprimi, një frymëzim feje dhe dashuri, një ndërmjetëse e fortë dhe e dashur, për hapat tanë jetësorë në të tashmen dhe në të ardhmen.

Kjo trashëgimi, dhuratë, si shpërblim flijimi dhe martirizimi shekullor, si dëshmi e krishterimit ndër ne, e Ungjillit dhe traditës tonë, duhet gjithnjë të përkujtohet dhe kurrë të mos harrohet, sidomos në 5 – vjetorin e shenjtërimit të saj. Për këtë Nëna jonë Tereze ishte dhe do të mbesë “Ungjilli i gjallë”, të cilit ajo i besoi dhe e zbatoi me përpikëri dhe shumë dashuri, risia ungjillore, “Misionarja e Dashurisë”, Nëna e botës së mjerimit, e tash Shenjtëresha e Jetës dhe Dashurisë.
Ne shqiptarët, bijtë dhe bijat e saj shpirtërore, jemi trashëgimtarë të kësaj historie dhe mrekullie, feje dhe dashurie, vëllazërie gjithë-njerëzore, për krijimin e bashkimit në dallime, mozaikut tonë historik dhe aktual.

Shën Nëna Tereze lutu për Popullin tonë Shqiptar, si dhe për mbarë botën!

Prishtinë, 5 shtator 2021

Pamje nga ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës (klankosova.tv)

 

Fotografët e Albinit, që përpiqen të nxjerrin keq Ramën

Rama (i keqi) vetëm, e Albini (i miri) me shokë shumë

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Sa herë merr pjesë në takime ndërkombëtare Albin Kurti, në takime me Ramën etj., ai i porositë fotografët e tij (siç duket), që të bëjnë foto kompromentuese për Ramën, jo me loqe jashtë, si dikur në plazhin e nudistëve, por sikur Rama është i fjetur apo drogaxhi – nga takimi i fundit me të në Bruksel, e Albini telektuali i madh, njeri i lexuar e me kokën plot me libra. Apo si në rastin e fundit nga takimi në Bled të Sllovenisë, ku Rama paraqitej i vetëm, e Albini me shokë shumë në diskutime të gjalla, foto e ilustruar më lart në këtë shkrim, që u mor dhe u komentua nga Syri.net dhe media, e opozitarë të tjerë në Shqipëri.

Ka kohë që Albin Kurti me shpatulla të ngushta, ka filluar një rivalitet me Ramën, duke u përpjekur ta paraqesë Ramën keq në mënyra të ndryshme deri edhe me fotografi. Por a do ia mbajnë shpatullat Albinit këtë rivalitet me Ramën se? Kush do të dëmtohet më shumë?

Në rastin e parë, kur Albini u ul me Ramën në Bruksel, dhe e paraqiti atë si fjetaç e drogaxhi përmes fotografëve të tij, (se fotografia kapën një moment, varet si je, i ke sytë mbyllur, etj. dhe nuk besohet që Rama me fotografët e tij e nxjerrë veten keq në foto, që të sulmohet e përqeshet nga kundërshtarët politikë), duket se Albini po i kërkonte ndihmë Ramës për sigurimin e vaksinave Pfizer. 2-3 ditë pas këtij takimi, Aleksandër Soros shkoi në Prishtinë dhe u takua me Albinin.

Dihet se Rama e ka mirë me Sorosët. Më pas dëgjuam për lajmin se Kosova siguroi një kontratë me Pfizer për 1,2 milion vaksina. Nëse ky është rasti, ku Soros ka ndërmjetësuar për kontratën e Kosovës me Pfizer, kjo tregon edhe meskinitetin e Albinit dhe nivelin e ulët prej laperi e kulimi, që ai ka. Se i kërkon ndihmë tjetrit, ai të ndihmon, dhe ti e tradhëton dhe synon ta poshtërosh, apo ta paraqesësh keq? Kjo nuk shkon! Logjika këtu të çon.

E pastaj thonë “Rama tradhëtar e drogaxhi”, se shikon me gjetë rrugë pajtimi në Ballkan, e “Albini patriot e dijetar i madh”, që jo vetëm me serbët gjeneron mospajtueshmëri, por po synon të prishet edhe me shqiptarët në Shqipëri. Ku është intelektualiteti këtu? Ku janë librat e lexuar? “Tjetrit shihi punën, e jo gunën” – thotë populli!

Rama - Kurti

Këto ditë Rama deklaroi se “Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm, Kurti s’mund të vendosë edhe për Shqipërinë…“, diçka që unë e gazetarë të tjerë shqiptarë, e kemi vënë re sidomos me ndërhyrjen dhe imponimin banal të Kurtit dhe mbështetësve të tij talebanë, në lidhje me ftesën, që Bashkia e Korçës kishte bërë për këngëtarin kroato-boshnjak, Bregoviç. Një diskutim që ngjante me ato rastet kur “për një plesht digjet jorgani“, mbështetësit e Kurtit nuk donin që Bregoviç të këndonte në festën e birrës dhe nuk lanë gjë pa sharë për Shqipërinë, Ramën e shqiptarët – derisa lanë të kuptohedt se ishin ata, që qëndronin edhe pas gazit lotsjellës të hedhur në festë atë natë.

Ky ishte një rast tipik, për të ilustruar imponimin e papërmbajtur të disa kosovarëve mbi Shqipërinë e shtetin shqiptar dhe kjo parashikohej se do të çonte në krisjen, përçarjen, krijimin e marrëdhënieve të ftohta mes shqiptarëve në të dyja anët e traut të Morinës. Unë reagova disa herë ato ditë, duke përmendur importet serbe në Kosovë, për t’ju treguar albinistëve, se ata duhet të shohin punët e veta, e jo të merren me gjëra pa ndonjë rëndësi, që ndodhin në Shqipëri. Është më keq t’u japësh serbëve 30 milion Euro në muaj, se sa të dëgjosh 3-4 këngë serbe të Bregoviçit – mendoj unë.

Albini është shprehur këto ditë se “Kosova nuk ka lekë për blerjen e vaksinave të tjera”. Pra, Kosova ka problemet e veta, që i dalin boll, a po e shihni? Vdekshmëria e njerëzve nga infektimi është disa herë më e lartë në Kosovë, se në Shqipëri e lekë nuk ka. Është më mirë që energjitë pozitive të Albinit dhe qeverisë së tij të shkojnë aty, te hallet e njerëzve, se sa të merren me foto kompromentuese për Ramën, sikur janë paparazzi.

Kosovarët e Albinit duhet të dinë se miqësia e raportet e mirëbesimit mes njeerëzve marrin vite e vite të krijohen, kurse për t’u prishur me ta mjafton vetëm një fjalë e keqe. Prandaj mos e lëshoni fjalën si lopa bajgën, mos bëni veprime që ju kushtojnë, se nuk u duron e toleron kush gjithmonë… Se Albini po synomn me gjërta të tilla me u hedhë nga një kafshatë mbështetësve të tij, që urrejnë Ramën, duke u munduar ta diskretitojë atë, por unë e shoh këtë si një përpjekje e padobishme, që do të dëmtojë Kosovën më shumë se Shqipërinë, Albinin më shumë se Ramën në fund të fundit. Prandaj nuk ia vlen, që këto laperllërqe të bëhen mes nesh!