Kreu Blog Faqe 1581

Bajga e ndyrë e i pavlerë Dritan Abazoviç

0

Nga: Aurel Dasareti

O jashtëqitje e fëlliqtë prej Abazo-viçi, më mirë do të besonim sikur të thuash se nëna jote është ende e virgjër, sesa kur hash m** kinse babai dhe nëna e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ishin serbë.

***

Të nderuar bashkëkombës, në ditët kur Atdheu dhe Kombi ynë ballafaqohet me rrezikun më të madh nga jashtë dhe brenda, pikërisht të shkaktuar nga tradhtia e kalbësirave të shoqërisë siç është Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi dhe mentori i tyre Baton Haxhi Qamili e shumë të tjerë, na del edhe ky kopil i vogël Abazoviç të bëjë tollovi, me qëllim të shpërqendrimit të vëmendjes tonë nga “korrigjimi” i kufirit të Dardanisë antike, Kosovës së sotme. Megjithatë, tradhtarët e shitur, janë të dënuar ta humbin këtë betejë kundër popullit tonë të shumëvuajtur. Urrejtja e këtyre ndaj çdo gjëje shqiptare nuk pushon, por ama vjen dita e shpjegohemi.

Le të mësojnë nga kjo letër të gjithë mohuesit e vetvetes, ata që e kanë mizën ndër kësulë, qofshin ata “akademikë, gazetarë, ateistë apo fetarë”. Armiqtë e brendshëm të Shqipërisë së vërtetë, ata që e gjejnë veten në të. Tradhtarët servil të shitur që mendermethënë edhe atë “sendin” ia puthin dashakeqëve të huaj vetëm për disa lek, prandaj edhe ofendojnë figurat tona më të ndritshme kombëtare, sidomos Skënderbeun.  

***

Presidenti i Lëvizjes Qytetare të URA-s, Mali i Zi, Dritan Abazoviç, është fëmija i një babai të panjohur, prandaj ky bastard i fëlliqtë, i zvetënuar dhe i çoroditur, ka humbur cilësitë e mira të paraardhësve të tij pellazg/ilir/arbëror.

Ky gomar mendjemadh por i cekët nga mendja, patjetër të shpallet kopil i padëshiruar në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, ndërkaq shqiptarët e Ulqinit duhet ta transportojnë atje ku përket, në Serbi. Kjo sepse, në vend që të pendohet dhe të kërkoje falje për ofendimin e gjithë shqiptarisë, sot kjo bajgë me fytyrë (dukje) pederasti, ha m** sërish:

„Edhe fëmijët e foshnjores e dinë se nuk mund të jenë shqiptarë ata të cilët babain dhe nënën e kanë serbe“. – shkroi Abazoviç në Facebook.

PS: Këtë video-shkurtim ma ka dërguar një mik i cili e kupton gjuhën malazeze, dhe m`i ka përkthyer llomotitjet (gënjeshtrat) provokuese të këtij pis-mileti.

https://www.youtube.com/watch?v=wm3-vWLgJgM

*Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

______

Abazović: Bio sam za ustoličenje Joanikija, najvažnije da se sačuvao mir i međuvjerski sklad (pobjeda.me)

Perandoria Osmane ka bërë gjenocide të shumëta ndaj shqiptarëve, andaj sot nuk duhen lejuar investimet religjioze – neoosmane askund në Shqiptari

1

Në këtë foto është Amina Nuraj para dy vitesh në Tiranë, e ftuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë-28 Nëntorin, nga Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë. 

Amina Nuraj, Novi Pazar-Drenas

Turqia është e keqja më e madhe e sotme. Shumë shekuj më parë, Turqia kreu krimet dhe gjenocidet më të mëdha e të pandalshme kundër popullit shqiptar përmes Sulltanëve që me mizoritë e veta ishin më të pashpirt se nazistët gjermanë.

Pas një shekulli e gjysmë, turqit po kthehen përmes derës së madhe në Ballkan, kryesisht në viset shqiptare përmes investimeve enorme religjioze, dhe njerëzit tanë të varfër i kanë harruar të gjitha torturat, vrasjet, zhdukjet, shkatërrimet e tyre ndaj paraardhësve tanë. Në Serbi po hapen kompani, fabrika, (aeroporte si ai i Sjenicës në Sanxhakun tonë) po u jepet prosperitet dhe shpresë për jetën më të mirë të fëmijëve serbë, kurse por hapen vetëm xhami , meremetohen hamame, medresa etj., në Republikën e Kosovës dhe në Sanxhak.

Andaj, është interes jetik i Shqiptarëve që të mos i lejojnë më investimet religjioze neoosmane të Turqisë, ivestime religjioze që e cënojnë historinë e vërtetë shqiptare, kulturën dhe traditat kombëtare të popullit tonë kudo në Gadishullin Ilirik. 

Shqiptarë të varur në Manastir, më 1930. Në Masakrën e Manastirit (sot Bitola në Maqedoninë e Veriut), më 9 gusht 1830, kur ishin ftuar të mashtruar të gjithë krerët e Toskërisë si dhe njerëz me peshë e ndikim ndër shqiptarët dhe me urdhër direkt të Sulltanit aty vriten pothuaj 1000 shqiptarë.

Me politikën grindavece ata arritën që vëllazërit të vënë kundër njëri -tjetrit, Sanxhakut dhe Kosovës. Ata i tërheqin dhe ngashnjejnë fëmijët thellë në besim, dhe kështu i distancojnë ata nga shkollat, arsimi, historia dhe kultura vetjake, sepse Serbisë, Turqisë dhe Greqisë nuk u duhen fëmijët shqiptarë të zgjuar dhe të arsimuar.

As xhamitë e as kishat nuk më pengojnë kur janë në shërbim të kombit e veprojnë për interesat e tij, por më pengoj dashuria e rreme e Turqisë ndaj nesh dhe nuk ndihesh mirë kur e vëren se kombi ynë po i harron vuajtjet, pësimet, dhimbjet e tragjeditë e shkaktuar në histoinë mbi pesë shekullore nga kalifati islamik i Perandorisë Turke-Osmane.

Kam vërejtur se shumë shqiptarë tanë që jetojnë në Turqi pas dëbimeve nga Sanxhaku i Nishit e Pirotit dikur, nga Sanxhaku u Novi Pazarit dhe Kosova me Maqedoninë, që identifikohen me turqit për hirë të përkatëisë religjioze, duke i quajtur vëllezër bazuar në fenë e njejt.

Kushdo që e ka djegur dha ka ndihmuar të zbrazet Atdheu im, nuk mund të jetë vëllau im, edhe nëse rrijnë e flenë natën e ditën sëbashku në xhami!

Amina Nuraj: “Unë ndjek vetëm rrugën e Kryeheroit të kombit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, jetoj sipas ligjit të tij që vëllai dhe motra ime mund të jenë vetëm ata që janë shqiptar”.

Kur ta hoqa flamur yllin!

0

Ahmet Asani, Zvicër

Poezi satirike
KUR TA HOQA FLAMUR YLLIN!
(4 prill 1991, St.Gallen-Zvicër)
Valo i lirë o Flamur Kombëtar,
ta hoqa unë sot yllin proletar!
Sa bukur Shqiponja në mes po të rri,
o Flamur kuq o Flamur zi!
Bërtisnin nga dera shanin uluronin,
yllin komunist në Flamur e donin!
Ta hoqa unë yllin që t’mos randoj ty,
o Flamur kuq o Flamur zi!
Bërtisni e ulurini ju t’kuq misionarë,
por mos e prekni Flamurin Kombëtar!
Mos u afroni qëndroni te dera,
duhmë komuniste po ju vjen era!

Pse edhe Afrim (Sali) Kabashi të mos jetë pjesë e listës së pavarur në Skenderaj?

0
Nga: Fazli Bala, Bruksel
Mendoj se Lista e pavarur ne Skenderaj ne krye me ikonën e papërsëritshme te Kombit Shqiptar Bekim Jashari,zgjodhi per asamblist Rrustem Gecin, Njeriun me te devotshëm dhe me meritor ne çdo aspekt. Do te ishte nder që Listës te pavarur ti shtohej edhe aktivisti,agronomi dhe i palodhëshimi per çështje Kombtare qyshë si nxënës, student,agronom,ndryshus i rrjedhave politike nga komunizmi ne ate demokratike.
Kushe është Afrim Kabashi dhe pse duhet te jet nder per Listën e pavarur te Zotri Bekim Jasharit.
Djali i Salih Kabashit nga polaci i Skenderajt njeriut me te respektuar me shumë aspekte.
Nga nji familje e persekutuar qyshe ne vitin 1956 nga nga klika komuniste te asaj kohe ne Skenderaj te instaluar nga armiku i Drenices Veli Deva,dhe e zbatuar nga xhelati i udbes Misim Muhaxheri.
Ne mengjesin e hershem me urdhër te Dragutin Millanov popovic,kryshef sigurim arrestohet xhaxhai ISUF (JETULLAH)KABASHI .urdhri zbatohet nga udbashi famkeq i lartpërmendur Misim muhaxheri ne bashkëpunim te tre policive dy renegat Shqiptar te asaj kohe dhe nji serb.Ne ate moment Isuf (Jetulla)Kabashit i konfiskohet pasuri ne Skenderaj dhe i uzurpohen 9 ari tok ne qendër te Skenderajt,denohet 8 vite burg ne Nish dhe nga turturt vdes dhe trupi i pa jete as nji her nuk ju kthyer familjarëve.
Afrim KABASHI ne vitet e ’90 ishte nji nga promotorët e pare te ndryshimeve demokratike ne Skenderaj nga nji sundim 45 vjeqar nga partia komuniste.Pjesmarrsi i mbledhjes se pare te forumit Rinis-LDK te mbajtur ne Turiçevc me 08.07.1990 ,ku per kryetar zgjidhet Adem Derguti dhe nënkryetar Afrim Kabashi.Me shkuarjen e Adem Dergutit ne Shqiperi per pergaditje ushtarake te urdhëruar nga Lexhendari ADEM JASHARI, Afrim Kabashi zgjodhët Kryetar.
Me vone rrjedhja e këtij forumi dolen Luftetar te UÇK-se,Hero te pavdekshëm si i madhi Rifat Mziu.
Afrim shquhej për zellshme,neri i respektuar,nxenes dhe student shume zgjuar,i angazhuar kud per te hedhur nji gure ne ndërtimin e Kosovës.Edhe pse ishte nga mosha shumë i ri Afrim Kabashi as njiher nuk ju nda karvanit te udhehequr nga i madhi Prof.Anton Qeta për pajtimin mbar Kombetar për falje te gjaqev,pjesëmarrës ne çdo protestë studentore dhe përkrahës e antar i unionit studentor,adhurues dhe perkrahs i te Madhit Prof UKSHIN HOTIT ku nga individët e asaj kohe mundoheshin ti humbin vlerat prof.Ukshin Hotit.
Besoi dhe mendoj se propozim i Afrim Kabahit do ja shtonte edhe nji vler Listës se pavarur te Z.Bekim Jasharit.
Nga kuvendi i parë i forumit rinor i mbajtur ne Turiçevc më 08.07.1990.

Konferencë e Donatorëve, do të duhej të mbahet për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

0
Shkruan: Refik Hasani
Konferenca e donatorëve për Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë do të duhej të mbahej së pari nga Tirana e Prishtina e pastaj edhe donatorë ndërkombëtarë. Pse nga Tirana dhe Prishtina? Sepse kjo duhet të bëhet zyrtare nga dy shtete Amë, si dy qeveri Amë, si dy parlamente Nacionale amë dhe të ndajnë mjete të caktuara çdo vit dhe të formojnë një FOND për ndihmë që do të ketë destinacion drejt kësaj krahine që të vazhdojnë të mbeten në shtëpitë dhe tokat e tyre.Është momenti i fundit në këtë periudhë historike që duke u thirrur një Konferencë e dontorëve në radhë të parë të biznesmenëve e afaristëve nga të gjitha hapësirat tonë etnike shqiptare për të investuar në Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë veçmas në investime në ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike,në pajisjen me libra nëpër biblioteka të kësaj krahine, në arsim, kulturë, shëndetësi. Të mbulohen edhe shpenzime për aktivitete të ndryshme që kanë nevojë të zhvillohen.

Të gjithë nxënësit që nga parashkollori e deri në shkollat e mesme të pajisen me libra falas nxënësit e këtyre tri komunave.Të gjitha shpenzimet e shkollimit për student ti marrë përsipër Tirana edhe Prishtina zyrtare si dhe përgatitjen e kuadro deficitare që të shkollohen e specializohen nëpër institucione e universitete nëpër hapësirat tona etnike.

Pastaj Konferenca e donatorëve të jetë nga afaristë dhe biznesmenë të të gjitha hapësirave tona etnike shqiptare duke vazhduar edhe grumbullim të mjeteve-donacioneve nga të gjitha afaristët vullnetarë të mirë nga i gjithë globi.

Mjetet e grumbulluara nga këto donacione do të destinohen në investime në përmirësimin e jetës atje ndërtimin e një spitali-materniteti në një nga këto tri Komuna, në ndërtimin shtëpive për të gjitha ata të dëbuar, zhvendosur dhe shpërngulur shqiptarë që dëshirojnë të kthehen, por paraprakisht t’ju krijohen disa kushte elementare për një jetë normale dhe të mos braktisin shtëpitë dhe vendlindjet për të kërkuar një jetë më të mirë.

Vetëm mbajtja e një Konference të Donatorëve ku të mund të grumbullohen mjete të destinuara për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë do të ndalte zbrazjen e kësaj hapësire Shqiptare dhe do të kthente motivimin që ata mbeten në tokat e të parëve.

Vetëm mbajtja e një Konferencë të Donatorëve si dhe mbajtja e një qëndrimi, me një platformë dhe strategji afatgjatë, do të mbështeste shqiptarët që të përballojnë sfidat me të cilat ata përballen për çdo ditë nën pushtetin e Beogradit që diskriminon në të gjitha sferat e punës dhe jetës.

Edhe une isha njëri prej “komandantëve të therrave”, por epiteti duhet t’u takojë atyre që pas luftës i kanē harruar ushtarët e tyre!

0
Liri Loshi, mjekt dhe gazetar i UÇK-së  
Mos e merrni fyese, apo personale kur flas për komandantët e therrave. Njeri prej komandantëve që ka kaluar nëpër therra jam edhe vetë. Sinqerisht. Nese doni me ju genjy gjejeni dike tjetër. Unë jam i betuar të mos genjej pa pasur një zor të madh.
Lufta jonë me Serbinë ka qenë e pabarabartë dhe mbijetesa jonë si ushtarë dhe komandantë të UÇK-së gjatë ofenzivave të armikut, për bazë e ka pasur malin dhe therrat. Ne nuk kemi pasur mjete të sofistikuara mbrojtëse që t’i dilnim përballë makinerisë së rëndë serbe, por është dashur të futeshim në male dhe në therra derisa serbët pastronin me granatime terrenin e hapur për të lëvizur tutje dhe për ta arrirë objektivin e tyre kryesisht pa asnjë humbje.
Një arsye tjeter pse ne kemi ngurruar të përballemi me armikun ka qenë kujdesi ynë ndaj popullit tone, pra që tē mos i jepnim një shkas armikut për t’i masakruar njerëzit tanë. Dua t’u japë një shembull. Në prill të vitit 1999 me mikun tim Sh. D. na zuri ofenziva serbe në rrethin e Qirezit. U rrethuam nga të gjitha anët.
– Kah t’ia mbajmë doktor, më pyeti miku im, me të cilin ato ditë ishim bërë si hije për njëri tjetrin.
– Do të shkojmë në mal thellë, i thashē, atje deri ku nuk shkohet përtej.
Ai nuk ma prishi. Nuk kishim ne gjasa me një pushkë automatike t’i dilnim karshi kurrkujt, kështuqë devijimi nga përballja me armikun ishte zgjidha më e mirë, apo thënë ndryshe, ishte zgjidhje e vetme. Prandaj iu drejtuam malit më të afërt në Çiçavicë. Kur hymë në mal pamë shumë njerëz tjerë, civilë dhe ushtarë. Ai u ndal dhe kërkoi aprovimin tim që të zinim vend aty ku ishin të tjerët. Por, unë kërkova që të futeshim edhe më thellë në mal, meqë nuk ishim nga ajo rrethinë dhe na mungonte njohuria për terrenin. Qëllimi i vetëm ishte të mbeteshim gjallë edhe atë ditë. Këto ishin ditët më të rënda që perjetonim në luftë kur brenda ditës ekzekutoheshin dhe masakroheshin dhjetra e qindra shqiptarë nga forcat serbe, të cilat nuk zgjedhnin shumë kush është civil e kush ushtar. Kjo ishte periudha e ofenzivës më famkeqe serbe, të cilën asnjeri nga ju që e lexonj këtë tekst, nuk e kuptoni dot nëse nuk e keni perjetuar atë ofenzivë që është quajtur ofenziva PATKOI. Ështe quajtur kështu për shkak se rrethimi që bënin forcat serbe kishte formën e patkoit, ku ne ishim rrethuar nga çdo anë tjetër pos një gryke që ata e lenin për ta lejuar lëviizjen tonë të survejuar nga ta. Nëpër atë grykë mund të kaloje vetëm kur terrohej, kështuqë aty ku të zinte dita nuk kishe zgjidhje tjetër pos të strukeshe në mal dhe të prisje tërë kohën derisa terrohej duke shpresuar se nuk do të të ngulej në trup njëra nga ato qindra predha që hidheshin pandalë në drejtim tonin. Kështu, duke u futur thellë e më thellë ne përfunduam në një tufë therrash ku edhe rrezet e diellit depërtonin me vështirësi. Dhe, kur po mendonim se ne ishim të vetmit aty, syri na zuri edhe nja katër ushtarë, nga të cilët unë njoha vetëm komandantin e tyre, i cili qëlloi të ishte edhe komandant i njërës nga katër brigadat e zonës së Drenicës. Së bashku me ta u bëmë një gjashtëshe që për dy ditë e një natë do të funksionim si një njesi e shkëputur nga berthama jonë ushtarake dhe ku vendimin për lëvizjet e mëtejmë do t’i merrte kryesisht komandanti dhe unë e ndonjëherë të gjithë së bashku.
Në fakt, rrëfimi i mësipërm nuk përshkruan epitetin komandant i therrave. Këto ishin situata të tilla ku nuk kishe kah t’ia mbaje dhe ku mendja e gjymtyrët bëheshin bashkë për ta shpëtuar kokën. Thiesht, ky nuk është një rrëfim ku unë dhe komandanti tjetër mund ta marrim epitetin komandantë therrash, sepse duke shpëtuar jetën tonë ne bënim të mundur që substanca ushtarake të mos asgjesohej e tëra, meqë duke u strukur në grupe të vogla ne shpëtonim dhe pastaj rigrupoheshim e rirenditeshim në njesitë ushtarake kur vinin ditë më të qeta.
Epiteti komandant i therrave duhet t’u takojë vetëm atyre komandantëve që pas luftës i kanē harruar ushtarët e tyre, i kanē harruar deshmorët dhe popullin e vuajtur, kanë harruar idealet për liri dhe kanë manipuluar me autoritatin dhe fuqinë që ju ka dhënë roli i luftës për të përfituar pasuri, tituj profesionalë e akademikë dhe poste të pameritiuara duke u bërë kështu pengesë e zhvillimit normal të vendit. Ai që ka zënë vend në Universitet pa pasur as dijet mesatare në profesionin e vet, nuk mund të quhet ndryshe pos komandant i therrave. Ai që ka uzurpuar hapësirën publike, objektet, buzneset… nuk mund të quhet ndryshe pos komandant i therrave. Edhe ai që ka shfrytëzuar privatizimin e egër për të blerë toka ka 5 euro arin dhe i ka shitur nga 5000 e më shumë euro, apo që nuk i ka shitur fare, emrin komandant i therrave e ka. Edhe ai që kërcënon nëpunësit e shtetit të vet pse kanë zbatuar rendin dhe ligjin e ky ka qene subjekt i asaj mase, emrin komandant therrash e ka. Edhe ai që gjuan me revole në oda dhe kur përballet me ligjin, nuk e pranon fajin, por genjen se revolja e tij nuk kishte municion të vërtetë, nuk është komandant i vërtetë. Emrin komandant i therrash e ka. Hiç s’ka rëndësi çfarë roli qëndror ka pasur në luftë.
Dhe në fund, ata që më fyejnë mua në emer të luftës së UÇK-së për shkak se unë kam ironizuar me komandatët e therrave, duhet ta dinë se nuk jam unë, por janë pikërisht komandantët e tillë që i japin imazh të keq UÇK-së. Ju mund të shkruani çfarë të doni, por kurrë nuk mund të gjeni një fakt, apo një deshmi se unë kam kepërdorur një metelik gjatë luftës, as pas lufte, apo që kam kepërdorë rolin tim në luftë në çfarëdo mënyre, Nuk gjeni as fakte që kam dezertuar. Unë kam qenë me popullin dhe ushtrinë deri në maj 1999 kur kam shkuar në Tiranë, jo si dezertor, por si njeriu i vetem që nga vendi i tij ka mundur t’i japë botës deshminë më autentike për masakrat e civilëve shqiptarë. Përrallat për shitje kasete dhe pasurim prej saj, janë krejt shpifje. Unë e di dhe më vjen keq për juve që jeni bërë pjesë, apo keni renë pre e konspiracioneve të tilla, por ato mbesin shpifje dhe nuk e kanë asnjë ndikim në sjelljet dhe veprimet e mia.
Ata që mendojnë sa ma ndaln zerin me shantazhin e shpifjes gabojnē, sepse shantazhet, fyerjet dhe kercenimet vec më kanë forcuar dhe edhe më tutje do të më forcojnë. Është e vërtetë se nuk kam arritur të bëhem deputet dhe këtu një rol të veçantë e kanë pasur shpifjet rreth meje, por zëri im ka qenë dhe mbetet i fuqishēm në publik sa të jem gjallë. Kurrkush nuk ka fuqi me ma ulē zërin dhe madje kurrkush deri sot nuk ka pasur as para përt ta blerë atë. Kurrë nuk i jam vardisur as nuk i vardisem askujt për një post në politikë, apo diplomaci. Sepse, unë jetoj në mbretërinë e së vërtetës dhe vetëm aty e ndjej veten mirë.

“Guximtarët” jo legal synojnë t’ia dhurojnë LVV-së edhe pushtetin lokal!

0

Florim Zeqa

Mbase është hera e parë në Kosovën e pasluftës që kemi në pushtet një subjekt (“Guxo”) jo legal dhe një presidente si produkt i këtij jo legaliteti! Në dukje të parë është paradoks, por në fakt është mashtrimi më i madh që iu ka ndodhur qytetarëve të etshëm për ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në vendin tonë!

Protagonistët e mashtrimit

Thirrja në projektin (slloganin) politik “Guxo”), dhe futja në listën zgjedhore të një subjekti tjetër politik (LVV), përveq frikës së kalimit të pragut zgjedhor, e shpërfaqi mashtrimin e madh dhe tradhëtinë epokale që i bënë elektoratit besnik rugovian.

Tashmë po shihet qartë se protagonistët e mashtrimit; Vjosa Osmani (presidente e kontrabanduar në Kuvendin e Kosovës), Donika Gërvalla (zv.kryeministre e parë dhe ministre e punëve të jashtme, Haxhi Avdyli (deputet), Faton Peci (ministër i bujqësisë), Jeta Statovci (deputete) e sa të tjerë, përveqse nuk bënë gjë të mirë për vendin, i mundësuan marrjen e pushtetit një subjekti anarkist, pa të cilët Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’ia arrinte aq lehtë qëllimit politik!

Protagonistët e mashtrimit të elektoratit rugovian apo misionarët e forcimit të Vetëvendosjes nuk do të ndalen më kaq! Ata janë të vendosur që LVV-së t’ia mundësojnë edhe marrjen e pushtetit lokal, duke i mbështetur kandidatët e saj për kryetarë në të gjitha komunat e Kosovës.

Sikur të mos shkonte çdo gjë në të mirën e LVV-së, këta të fundit nuk do t’i lenin hapësirë veprimi një projekti ilegal politik brenda saj.

E bindur se ilegalët e shkrirë në listën e saj nuk paraqesin kurrfarë rreziku për LVV-në, kjo e fundit nuk iu dha mbështetje morale dhe as financiare për legalizimin e projektit politik “Guxo”!

Mosfinalizimi i projektit politik dhe mosregjistrimi i “Guxo” si subjekt i organizuar politik në KQZ, e dëshmon paaftësinë dhe mungesën e guximit politik, e cila përveqse nuk e ndihmon procesin e ndryshimit politik, e ndihmon vetëm mitizimin e Albin Kurtit si liderë reformator, antipodin e shtetit të Kosovës, ndryshimit dhe reformave politike në vendin tonë.

Projektuesit e subjektit pa emër, vetëm nën maskën e slloganit “Guxo” u kënaqën vetëm me marrjen e një cope pushteti (presidencën) dhe pak ministri, duke e harruar në tërësi premtimin dyvjeçar për formimin e subjektit të ri “rugovian” dhe të ardhmen e qytetarëve të vendit në veçanti. Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka mungesë të theksuar të kuadrave me kredibilitet politik, prezenca në listën e saj të ish kuadrave të LDK-së, i mundëson stabilitet dhe ngritje të lehtë politike edhe në zgjedhjet lokale.

Pa legalizimin e listës “Guxo”, gjegjësisht pa regjistrimin si subjekt politik dhe pa marrjen e besimit përmes një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik, projekti “Guxo”, jo vetëm që nuk është në rrugë të vetëkrijimit dhe tranzicionit politik në vend, është dhe mbetet projekt fantazmë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mitizimit të Albin Kurtit si liderë “reformatorë”.

Huqja e madhe një kryetari të vogël

Kryetariri i ri i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, duke qenë pjesë e së njëjtës klasë politike (sorosiane) me Vjosa Osmanin, gabimin dhe dëmin që i bëri LDK-së duke i siguruar kuorumin në Kuvend zonjes me kostum të “kuq” për t’u bërë presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që në start e ka humbur rastin për t’u kthyer në liderë të këtij subjekti politik, pa u siguruar nga zonja e “kuqe” që votat e elektoratit rugovian do të kthehen në LDK!

Shëmbulli i një deputeti, shpresë për ndryshim të standardit politik

Duhet përshendetur reagimin e deputetit brenda listës LVV (“Guxo”), z. Burim Karameta për guximin intelektual dhe besnikërinë prej deputeti për kritikat me vend ndaj ministrit të shëndetësisë, z. Arben Vitia, për neglizhencën në shpërndarjen e vaksinave, të cilat kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në shpërndarjen me shpejtësi të variantit “Delta” të Covid-19-it, pasojë e të cilave janë rritjet enorme të vdekjeve nga pandemia në Kosovë.

Kosova ka nevojë për deputet që e ndryshojnë standardin politik kur ai është në rrugën e gabuar, që e kanë guximin t’i thonë të “zezës e zezë, pavarësisht konseguencave politike, e jo të servilëve politik që zbatojnë agjenda partiake në parlament.

Për projektin “Guxo” mund të flitet vetëm atëherë kur të jenë marrë veprimet juridike për formimin dhe regjistrimin si subjekt politik në KQZ. Deri atëherë kemi të bëjmë vetëm me një subjekt politik të quajtur LVV, pjesë e të cilit janë Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Jeta Statovci apo edhe Burim Karameta!

Deri në projektin e bërjes subjekt në kuptimin juridik dhe fizik, lista “Guxo”, përveqse fantazmë, paraqet pasiguri, frikë dhe mashtrim për qytetarët e Kosovës. Nuk mund të jetë ndryshe, kur nismëtarët (ja) e këtij projekti dështuan për dy vjet në formimin e subjektit të tyre politik.

Krushqit e “dardanes” kanë marr ngjyrë të kuqe!

Siq dihet, zonja Vjosa Osmani e kishte joshë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit rugovian të LDK-së me premtimin (mashtrimin) për formimin e partisë së saj, ndryshe aq lehtë nuk do të shkonin votat e elektoratit rugovian në LVV!

Vjosa Osmani këtë e bëri për interesat e saj personale e jo të shtetit të Kosovës, duke i dhënë kështu goditjen më të rëndë ish subjektit politik në historikun 31 vjeçar!

Mosformimi i subjektit të ri politik nga “guximtarët”, është tregues, se nisma “Guxo” edhe në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do t’i mbështes kandidatët e LVV-së për kryetarë nëpër të gjitha komunat, duke u kënaqur me kandidaturat për asambleistë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Thënë ndryshe, kësaj i thonë tretje (proces kimik) apo shkrirje (proces natyral) i nismës “Guxo” në LVV.

Alternativa e re, imperativ i ngutshëm kohor

Me vendosmëri dhe guxim do ta vazhdojë tutje misionion tim jetësorë për krijimin e një alternative të re politike, e cila do t’ua kthejë shpresën dhe besimin e qytetarëve për jetë dinjitoze në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës. Alternativa e re politike do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të ndershëm, do të jetë derë e hapur për të gjitha vlerat njerëzore dhe kombëtare, intelektuale dhe profesionale që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.

I mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në alternativen e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur në interesa apo privilegje personale!

Krijimi i alternativës së re politike është imperativ i ngutshëm kohorë dhe e vetmja mundësi që ta shpëtojmë vendin nga mashtruesit politik dhe uzurpatorët e shtetit në përgjithësi. Vetëm alternativa e re politike do ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga zhbërja fizike si shtet i pavarur dhe demokratik.

Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat dhe mashtruesit politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Përderisa të sundohemi nga kusarët dhe mashtruesit politikë, vendi nuk do të zhvillohet, qytetarët do të varfërohen, Kosova do të zbrazet nga popullata e saj, ndërsa vendet e tyre do t’i zënë refugjatët nga vendet e treta dhe kolonët serb!

Memento nga një “sejour” i shkurtër në Shqipëri (1) 

0

Bajram Sefaj , shkrimtar

MALLI I SHQIPËRISË 

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë 

Për atë qiell të madh, të gjerë e të thellë 

Për vrapin e kaltër të dallgëve Adriatike 

Për retë që në muzg si kështjella digjen… 

(Ismail Kadare) 

Sa herë vi në Shqipëri (unë kurrë nuk shkoj në Shqipëri, unë vetëm vi në Shqipëri!) më vijnë ndërmend vargjet e poemës së të madhit Ismail Kadare “Malli i Shqipërisë”, kur nga diku larg, sipëri qiejve apo në udhëtim të havasë, me një avion gjigant, me mall pikëllues, i këndon vendlindjes – Tiranës, Shqipërisë. 

Edhe më parë, kohëve të fundit sidomos, shpesh provoj këtë ndjenjë të thellë. Aq bukur të transformuar, të skalitur e të ngjeshur në vargun e shkrimtarit tonë të madh. Kur në hapin e tij të parë krijimtari, si tërë bota mbarë (krijuese) ishte (vetëm) poet! Një, ndërkaq, është e vërtet. Sa herë lidh mendjen (lexo: prej biletën!) për udhë në Shqipëri, po aq herë, praktikisht, me trup e me zemër përnjëherësh, veç jam në Shqipëri. Më pastaj, rruga mund të mos ketë të sosur kurrë. Njashtu, sikurse në anën tjetër, mund të soset sakaq. Nga se zemra është  më e shpejtë se fugimi i çfarëdo mjeti transportues, se fluturimi i çfarëdo avioni supersonik! Zemra shilon hapësirat. Nuk njeh asnjë orar. Shpejt, në biçim vetëtime, ajo kapërcen malet, fushat, ujërat, (lumenj e dete) kur përnjëherësh instalohet, e vjen në Shqipëri. Në Tiranë. 

Por, rrugëtimi i kësihershëm për në Shqipëri “ngadalëson” një çikëz, nga se, me vete bartë një histori. Një (para) histori të tërë. Mund të thuhet. 

Udha për në Shqipëri, pikërisht në ditët e fundit – në muajin e fundit të vitit, të dhjetorit 1998, pra, merr me vete dy të vërteta që s’i luan as topi, si i thonë fjalës. Dy të vërteta që nuk ka fuqi (në botë) që i luan vendi. E para është: dëshira, etja, djegia dhe grirja ime mijëvjeçare që, një herë në jetë, festën (gjithëpopullore, gjithënjerëzore) ta kremtoj kudo në Shqipëri. Me flakën më të madhe (të zjarrtë) në Tiranë! 

Kisha (kam) përshtypjen se kjo dëshirë kishte lindur njëmijë vjet, të tëra, para lindjes sime vetë. 

Ose më parë ishte  një ëndërr e gjatë mijëvjeçare që kurrqysh të jetë e zonja të zhvesh rrobën e trashë të ëndrrës, të dalë (fitimtare) guacës së saj e të bëhet realitet. 

Më së afërmi realizimit të kësaj dëshire, deri më sot, isha vetëm një herë. Ishte dhjetori i vitit (paksa më të lehtë e më të lirë) 1995. Bashkë, me të birin tim (Uranin) ishim instaluar te një familje tejet e ndershme sa edhe bujare tiranase (me mbiemrin Rakipi? Sa më kujtohet) që apartamentin e kishte në rrugën Muslim Shyri (për fat të mirë), përball “Eurorilindjes” në Tiranë. 

 Ishin ato (atëbotë, ndoshta, nuk kam qenë i vetëdijshëm për këtë?) ditët më të lumtura. Nuk e teproj aspak, nëse them se, ishin ditët e mia më të lumtura, jo vetëm në Tiranë, por në jetë, përgjithësisht. Me kënaqësi në trup dhe në zemër, errja e terrja, ato ditë në Tiranë. Kjo ndjesi (si e panjohur për mua!) Tiranën e bënte qytetin më të ngrohtë në botë. Qytetin më të bukur e më të dashur në botë. 

Botës së madhe të miqve e kolegëve të mi që i kisha “krijuar” ndërkohë, tash i (bashkë) ngjitej edhe një “armatë”! miqsh të  birit tim. Shumica prej tyre ishin nga Kosova. Shumica prej tyre studionin veterinarinë! Kjo të bënte të mendosh se shqiptarët e Kosovës në Tiranë, studiojnë vetëm veterinën (veterinarinë) e asgjë tjetër. Jo, kjo fare nuk ishte e vërtet. Më parë ishte një mashtrim optik e asgjë tjetër. Ditët e qëndrimit në Tiranë, dëshmonin se në  fakultetet e ndryshme të Universitetit të Tiranës, studionin shumë të rinj shqiptarë nga Kosova. Më të zëshmit, thuaj, më të dukshmit, a më të shfaqurit ishin ata që, në degë e sektorë të ngushta “specializuese” studionin në krahët e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. 

Krahas mijëra kënaqësive që i vilje gjatë bredhjeve, gjatë gjithë ditës, nëpër Tiranë, rrugëve, bulevardeve, kur takoje aq shumë miq e dashamirë, kolegë, të njohur e tjerë, ishte ajo, kur mbrëmjeve të pasdarkes së thellë, i afroheshe “Mullirit” të “Eurorilindjes”. Që atë botë, pos Rilindjes vetë, nëpër “gurët” e saj (lexo: rotacionit!) rrotulloheshin e botoheshin po nja 15-16 gazeta të ditës e periodike në ditë. Shtoju këtyre edhe botimet e panumërta të librave të ndryshëm… 

Tek po hedh këta rreshta në Memento-n (tim) pas thuaj tre-katër vjetësh, sikur vetvetiu, më vjen të pshërit  e të them: eu, po ç’kohëra të bukura (të pasura!) paskan qëlluar, ato eu! E nuk e paskemi ditur, eu…! 

Kur zonja e shtëpisë kumtoi se për festën e Vitit të Ri po i vinin miq nga vise të largëta të Shqipërisë, ëndrrat e mia dhe të birit tim “dobiç”, u prishën sakaq. Ngelëm me gishta në gojë. Vitin e (zi) Ri e pritëm mbi rrotat e trenit. Në udhë për diku larg. Diku në veri. Në ngrirëri. 

Sot, ndërkaq, është mëngjesi i hershëm i dhjetorit ’98. Kur, bashkë me “komshiun” tim, të riun Zymer dhe vëllain e tij (shokun) Enver, nga një qytet, më parë qytezë, me emrin Annemassë të Francës, vijëdrite, marrim rrugë për në Shqipëri. 

Ky tresh, trio (këndon dueti trio – Zajazi, sikur parapëlqen të përsëritsh shumë herë, një miku im nga Prishtina!) mund të ketë aspirata të ndryshme nga udha për në Shqipëri. Unë për veten time vetë, tjetër gjë nuk kisha para vetes, as tjetër gjë nuk pritja nga kjo udhë, me përjashtim që ëndrrën e kamotshme, pra, ta bëj, më në fund, realitet! Me makinën e zotit Zymer ecja, me zjarr në gji, drejt Shqipërisë, më saktë, drejt Tiranës. Për herë të parë në jetën time, atje t’i dal përpara kremtes (famoze) të pritjes së Vitit të Ri. Dhe, kjo ishte e tëra. Asgjë tjetër. As më pak e as më shumë. 

Me flakë, mbase, akoma më të zjarrtë, këtë udhë e merrte Zymeri vetë. Kur merrte shpejtësitë vetuese, me veturën e tij, duke këputur rrugët e gjata sipri Alpeve “flokëbardha e mjekër gjelbra” (si në poezinë e Kadaresë!), kur hiqte leqe të shkurtra dredharake e tunele të gjata (kur janë si ai me emrin Momblan) mendja më vërtitej e më thoshte se, për ndryshim prej meje, ky djalosh nxiton udhën që në përqafim t’i shkojë një “baba dimri” tjetër. Të pa mjekër e veshje palaço dhe hundë të kuqe.

Sigurisht, pandehja, nga vizitat e tij të mëparshme në Shqipëri, që atje kishte lënë një pjesë, e zemrën krejt, të një “kutie” të zemrës së vet, me besnikëri e përmallshëm, po ia ruante ndonjë e re e bukuroshe. Zymeri, nuk thoshte asgjë. Pandehmat e mundshme ose i mbulonte me mjegulla heshtjeje ose i zbardhonte me buzëqeshje të bardha. Më të bardha se bora sipri Alpeve! Më i “pafajshmi” në këtë udhë, të gëzueshme dhe të hareshme, ishte “shoku Enver”! 

I ngritëm nofkën “Shoku Enver” jo për tjetër, por për shkak të emrit të madh që ka. Por, mos ta trazojmë në “pafajësinë” e tij. Ai, në Shqipëri, shkonte për herë të parë në jetë: Ishte kjo udha e tij më e shenjtë dhe më e shtrenjtë në jetë! 

Mjaftë më me sundimtarët që Kosovën e shëndrruan në pronë të tyre private!

0

Skënder MULLIQI

Për 20 vite kishim në pushtet një grup sundimtarësh , të cilët Kosovën e shëndrruan në pronë private.Kështu e mbajtën në kontinuitet deri më zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar kur më votën plebishitare zbritën nga froni.Zbritën nga froni ata që instaluan krim të organizuar, korrupcion , nepotizëm , klinetelizem , pastrim parash…

Zgjedhjet e pas luftës vetëm në mënyrë sipërfaqësore dukeshin të lira dhe demokratike , së patëm vjedhje industriale. Ata që I kritikun për punën e keqe të tyre , u kërcënuan madje edhe fizikisht…Partitë kryesore në pushtet ishin parti të korruptuara . Pritjët e qytetarëve së do të bëhët mirë , dërguan në skepticizëm , në grumbullim të problemeve në vend të zgjedhjës së tyre , në varfëri, izolim të Kosovës , dhe në pa punësim enorm.

Qytetarët më të drejtë kan pritur shumë më shumë pas përfundit të luftës.Kan pritur zhvillim të gjerave pozitive e jo të kaq shumë negativiteteve shoqërore dhe politike .Reformat nuk u zbatuan , duke I bërë qytetarët e brengosur për fatin e tyre.Kosova u ngarkua edhe më shumë me organe jo funksionale të gjyqësorit të kontrolluara nga politika. Në luftën kunder krimit të organizuar patëm më shumë dështime së sa suksese.Nuk u arrestuan ata që për përfitime përsonale , e sollën gjendjën e keqe politike dhe ate ekonimike në vend!Nuk patëm gjatë këtyre vitëve vizion dhe koncepte zhvillimore të mira për vendin.Krimi I organizuar dhe korrupcioni janë infiltruar edhe në organët e pushtetit, që po e vështirëson punën e pushtetit të ri .Kur krimi strukturohet për një kohë të gjatë, shumë veshtirë është edhe të çrrënjosët.

Njerzëve të pushtetit të vjetër u mungojë kohezioni politike , vizioni dhe vullneti për të punuar mirë për shtetin e ri të Kosovës.Sikur e gjithë kjo mos të ishte e mjaftueshme.Shumë nga protagonistët e politikës vendin e shtyn drejtë zhbërjës gjatë maratonës të bisedimeve politike më Serbinë! Me shumë I kushtuan kujdes ideologjive politike së sa çështjës madhore nacionale! E mbajtën Kosovën të izoluar më veprimet e tyre nga bota demokratike sikur të ishim në mesjetë!

Duke provokuar largimet masovike nga vendi , provokuan ekzistimin e shtetit dhe identitetin nacional.Kosovës nuk i duheshin pas luftës pushtetet e konflikteve politike , por pushtetet e unitetit.

Me pushtein e ri është bërë kthesë e re politike,që qytetarët po e shohin më pozitivitet .Njerëzit përfundimisht po i shprehin liritë e tyre qytetare dhe po e shohin përpektivën e tyre zhvillimore drejtë Evropës së Bashkuar.

Trajtimi me qeliza staminale në klinikën Swiss Medica

1

Marë nga Swissmedica.Startstemcells.comPërktheu Arben Çokaj

Zbuloni trajtimet që kanë ndihmuar pacientët të përballen me kushte të tilla si artriti, diabeti, skleroza e shumëfishtë, autizmi, parkinsoni dhe shumë më tepër për të trajtuar sëmundjet. Klinika Swica Medica i ka ndihmuar pacientët të rimarrin cilësinë e jetës së tyre për 8 vjet. Me seli në Zvicër me klinika në Austri, Serbi, Slloveni dhe Rusi. Çfarë rezultatesh mund të prisni nga trajtimi i qelizave staminale?

Flisni me një Ekspert
Zbuloni nëse kjo terapi është e dobishme për një sëmundje të caktuar, si dhe pse funksionon dhe çfarë përfshin trajtimi.

Cilat sëmundje mund të trajtojmë me qelizat staminale?

Qelizat staminale (burimore) ndihmojnë në eliminimin e shkakut të çrregullimeve, që çojnë në zvogëlimin e simptomave ose shërim të plotë, në varësi të gjendjes fillestare, për çrregullime (kryesisht) autoimune dhe/ose sëmundje të lidhura me dëmtimin e indeve.

Ekziston një përqindje e madhe e rasteve me një sërë sëmundjesh, që kanë përjetuar përmirësime shëndetësore. Aplikimi vetëm i qelizave burimore për disa raste mund të mos jetë i mjaftueshëm. Terapia qelizore funksionon në mënyrë më efektive kur kombinohet me metoda të tjera terapeutike, që ndihmojnë në uljen e inflamacionit, rivendosjen e lëvizshmërisë, aktivizimin e procesit të riparimit të indeve.

Ne kemi parë nivele të ndryshme të rimëkëmbjes pas trajtimit të sëmundjeve të mëposhtme (jo një listë e plotë):

Çrregullime neurologjike
Sklerozë e shumëfishtë
Sëmundja e Parkinsonit
Demenca
Sëmundja e Alzheimerit
Gjendja pas goditjes në tru
Lëndimet e SNQ
Sëmundja Lyme
Sëmundjet endokrine
Diabeti i tipit 2
Këmbët diabetike
Mosfunksionim erektil
Obeziteti
Çrregullime muskuloskeletale
Artriti
Osteoartriti
Komplikimet e dëmtimeve të lidhura me sportin
Përmirësimi i performancës atletike
Sëmundjet e sistemit tretës
Sëmundja Crohn
Cirroza e mëlçisë
Sëmundja e ulçerës peptike
Pankreatiti kronik
Sëmundjet e frymëmarrjes
COPD
Astma
Rinitit alergjik
Sarkoidoza
Sëmundjet reumatizmale
Skleroderma sistemike
Dermatomyositisi
Artrit rheumatoid
Lupusi
Vaskulitideti

 

Është e rëndësishme të kuptohet se qelizat staminale nuk janë një kurë e garantuar për çdo sëmundje. Pacientit mund t’i mohohen procedurat e qelizave staminale për arsye të ndryshme. Efektiviteti i terapisë për një sëmundje të veçantë varet nga faktorë të shumtë: kohëzgjatja e sëmundjes, mosha e pacientit, ekzistenca e kushteve kronike, predispozita trashëgimore, mënyra e jetesës, etj.

A është trajtimi i qelizave staminale efektive për sëmundjet specifike?

Plotësoni formularin për të diskutuar sëmundjen dhe opsionet e trajtimit me një ekspert!
Do të kontaktoheni nga një Këshilltar Mjekësor, i cili do të mbledhë informacion për mjekun dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve tuaja themelore.

Bazuar në raportet tuaja mjekësore, mjekët do të vlerësojnë nëse jeni kandidat për terapi dhe do të shikojnë:
1. Nëse terapia me qeliza staminale do të jetë efektive në rastin tuaj specifik
2. Çfarë përfshin trajtimi
3. Sa kushton

(Shkoni në faqen Swissmedica.Startstemcells.com dhe kontaktoni)