Kreu Blog Faqe 1580

Sekretari Blinken falënderon kryeministrin Kurti: Kosova partner i jashtëzakonshëm i ShBA-së

0

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ngushtë për t’u ofruar strehim qytetarëve afganë dhe për shpëtimin e mijëra jetëve. Në një bisedë telefonike ai tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Biden, Kosova është partner i jashtëzakonshëm.

Kryeministri Kurti ritheksoi se kur kemi të bëjmë me çështje humanitare dhe kur janë në pyetje aleatët tanë, atëherë nuk bëhet pyetja “pse”, por japim përgjigje “si”. Ai tha se Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. “Aleanca jonë me ShBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga partneri strategjik dhe aleati ynë i padiskutueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri u falënderua për përkrahjen me vaksina, veçanërisht në këtë gjendje të rënduar në përballje me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të virusit.

Sekretari Blinken u shpreh i lumtur që në Kosovë kanë arritur mbi 500 mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër COVID-19, të cilat ShBA ia dhuroi Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin për thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet të dyja vendeve.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Ai tha se shtetet e rajonit do të duhej të shtonin angazhimin në sundimin e ligjit kundër korrupsionit dhe oligarkëve, demokratizimin kundrejt autokratëve, përballjen me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës në pushtet, si dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave kundruall hegjemonisë nacionale.

Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Blinken për punën e qeverisë së re dhe theksoi faktin se tre njerëzit në krye të listës fituese në zgjedhjet e fundit tani po i drejtojnë tri institucionet kryesore të vendit. Ai ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim më të madh me ShBA-në, për të rritur investimet e jashtme direkte si dhe shkëmbimet tregtare me Kosovën. Po ashtu e njoftoi atë për rritjen e eksportit, aktivitetit ekonomik dhe të hyrave buxhetore në Kosovë.

Në përmbyllje të takimit, Sekretari Blinken, në emër të Presidentit të ShBA-së shprehu mirënjohje për nderimin që Kosova ia ka bërë Beau Bidenit, djalit të ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Një bisedë që lidhet me disa copëza nga libri RECETA PA KOMB i Saimir a. Lolja-s

0
AlpoTv Receta Pa Komb

https://www.youtube.com/watch?v=D3wYdy0QtWc

“Receta pa Komb” i Saimir A. Lolja, ndoshta libri më i rëndësishëm i historisë 120 vjeçare të shqiptarëve

Featured Image

Shkruan: Alfred Cako

“Receta pa Komb” i Saimir A. Lolja, është ndoshta libri më i rëndësishëm për historinë 120 vjeçare të shqiptarëve, me shpjegime jashtë klisheve zyrtare komuniste e neokomuniste të historisë sonë moderne.

Modest nga përmasat por aspak modest në trajtimin e shkaqeve të fshehta e të padukshme që sollën si pasoje ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve qysh me pjesëmarrjen e zhgënjimin e tyre nga lëvizja e xhonturqve, copëtimi i territoreve shqiptare nga 2 konferencat e ambasadorëve në Londër, ndikimi i dy Luftërave Botërore mbi shqiptarët, marrja e pushtetit nga komunistet, grabitja e arit të popullatës në Shqipëri nga komunistët shqiptarë-jugosllavë-rusë dhe Britania prapa tyre, “incidenti” i organizuar me dijeninë e britanikeve i shkatërrimit të anijeve të tyre në Kanalin e Korfuzit.

Pasojat dhe ndikimi i brendshëm dhe i jashtëm mbi komunizmin, prapaskenat e ardhjes se demokracisë dhe instalimi ne pushtet i figurave te reja postkomuniste në pushtet në vitet e para të pluralizmit politik; një libër i shkruar me një gjuhe lakonike dhe shume profesionale nga shqiptaro-kanadezi profesor Saimir Lolja;

Një libër i përkthyer nga anglishtja nga Mirela Cako e që të “lehtëson bibliotekën…”, i sjellë nga novatorja nonfiction e enteve botuese në shqip, “Helga’s Secrets’.

Ja sekreti, sipas arkeologut polak, pse Europa nuk e pranon Shqipërinë në BE?!

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Arkeologu Polak drodhi gjithe botën me këtë sekret! Ja sekreti pse Europa nuk e pranon Shqiperine ne BE…

Faqja e internetit News88

admin September 4, 2021

Një arkeolog polak me emrin Pjoter Dicek, një nga më të mirët e Europës, thotë: Në studimet e shumë Albanologëve Europianë e Amerikanë del se Gjuha Shqipe është ndër më të vjetrat në botë dhe më e vjetra e Europës.

Populli shqiptar është diku tek 20 milionë banorë në gjithë botën, dhe kjo nuk mund të pranohet kurrë nga BE. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim mbi 50 miliardë euro nga të gjitha shtetet që e kanë dëmtuar dhe këtë SHBA e di, gjithashtu dhe motivi që e futi në NATO. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, shumë shtete jo vetëm duhet të ndërrojnë historinë, por do fillojnë të copëtohen.

Shqipëria është një komb me popullsi në mbi 5 vende të rajonit dhe detyrimisht harta demografike do të ndryshohet, kjo rrezikon vetë shpërbërjen e BE. Duke patur popullsinë në moshë më të re në Europë 35-42 vjeç dhe krahun e punës së lirë, në një kohë 20 vjet gati 50% e gjithë industrisë Europiane transferohet në Shqipëri duke rezikuar vetë punën dhe si rrjedhojë do të ketë tensione në BE.

KonkIuzioni: me hyrjen e Shqipërisè nè BE bien historitë e gënjeshtërta, ndërron popuIIsia në 20 miIionë, bien shtete faIIco dhe detyrimisht rrezikohet BE, këto janè motivet.

Kush është Pjoter Dicek?

Është një nga arkeologët më të mirë në Europë ku ka mbaruar arkeologjinë në Varshavë, specializim në Rusi, masterin në Hamburg dhe pjesëmarrës në gërmimet e Bosnjës ku dolën piramidat Ilire.

————————-

        Shënimi im:

       Këtë informacion me rëndësi të jashtëzakonshme, të botuar fillimisht në faqen e internetit “BM”, 26 korrik 2021, me titull Pjoter Dicek: “Pse Shqipërinë nuk e duan Europianët në BE?!”, ma dërgoi sot nga Tirana miku im, inxhinieri Frederik Ruço, intelektual i njohur i formatit nacionalist. Normalisht, Presidentit Ilir Meta i takon nderi ta ftojë arkeologun e shquar Pjoter Dicek për një vizitë në vendin tonë dhe ta dekorojë me medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”, për të katër të vërtetat e shenjtëruara që ia ka thënë Evropës troç.

Prof.dr. Eshref Ymeri

San Diego, Kaliforni

       06 shtator 2021

Televizioni gjigand BBC dëshmon në dokumentarin e tyre se në Greqi flitej shqip në vitin 1811 (film)

0
BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811. Televizioni BBC ka realizuar një drame filmike për jetën e shkrimtarit të madh anglez Lord Bayron. Por ajo që na bie në sy më se shumti është se filmi fillon me nje kënge shqipe dhe përcjellesit e Bayron dëgjohen duke folur shqip, përcjell

BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811. Televizioni BBC ka realizuar një drame filmike për jetën e shkrimtarit të madh anglez Lord Bayron. Por ajo që na bie në sy më se shumti është se filmi fillon me nje kënge shqipe dhe përcjellesit e Bayron dëgjohen duke folur shqip. https://27.al/

Shikojeni në vazhdim:

Përkujtesë historike: Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

0
Nga: Jusuf Buxhovi, historian dhe shrkimtar nga Prishtina
Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).
Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë paraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t’i jepeshin Malit të Zi.
Maxharr Pasha, i cili ishte edhe anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë që të bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Por, ai vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë njësoj reagoi dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, forcat e Lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit – përndryshe njëri ndlr liderët e Lidhjes, ku kishte kërkuar strehim në formën e besës. Pas një lufte me forcat e Lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.
Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi edhe gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi, që do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, atë në Hot dhe Grudë si dhe përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit, ku krahas forcave osmane, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.
Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për autonomi politike dhe administrative, që do t’ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq.

Serbia e provokoi Kosovën ne Cetinë

0

Fahri Xharra

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Ngjarjet e djeshme në Cetinë të Malit të Zi, ku Serbia me dhunë e shuguroi “Krye peshkopin” serb në Malin e Zi me qëllime shumë të errta, qëllimi i sëcilës ishte të krijoj gjakderdhje dhe me këte të hapë rrugën e saj për ripushtim të Malit të Zi.
Serbia edhe pse e di që Mali i Zi, që moti i ka thënë asaj lamtumirë dhe se Mali i Zi është shtet i pavarur nën mbrojtjen e NATO-s , por prapë se prapë Kisha Sllave Serbe ideatore e të gjitha tragjedive në ish-Jugosllavi e do një tjetër luftë të përgjakur. Asaj nuk ia ndien për renomenë e saj në botë, sepse Europa dhe Amerika janë duke e përgshelur në mënyrë që ajo të ndërron mendje dhe ti bashkohet Europës; por këto harraojnë se Serbia është shtet vazal i Rusisë dhe që nuk guxon të bëj një hap pa lejen e Rusisë.

Fronëzimi i priftit proserb Joakinije i cili do ta udhëheq Kishën Serbe në Mal të Zi, u dërgua në manastirin e Cetinës me helikopter të ushtrisë, së bashku me Patriarkun e Serbisë Profirije, pasi cetinasit nuk lejonin të fronëzohej duke kaluar nëpër qytetin e tyre. 

Të shkojmë më tutje, malazezët nuk janë sllavë, janë dokleat dhe kurrsesi gjaku i tyre nuk përputhet me ate serb, jo që po e them unë por këte publikisht e deklarojnë edhe populli , politika dhe Akademia e Shkencave Malazeze.
Se si erdhi ortodoksia në Malin e Zi me anën e Rusisë këte e dimë ne edhe edhe serbët e edhe malazezët.
Serbia do t`ia mohoj Malit të Zi ortodoksinë e saj me qëllim të futjes në kthetra këte shtet të pavarur dhe sovran.
Të spjegojmë : “Sipas lajmeve nga mediat serbe , në Patrikanen e Pejës qenka shënuar 800 vjetori i Autoqefalisë së Kishës pravosllave serbe ( SPC).
(https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/u-peckoj-patrijarsiji-obelezeno-osam-vekova-autokefalije-spc-8-10-2019 ). Po, pse në Pejë ? “
( Provokim i rëndë për Kosovën )
Me të vërtetë kjo rrenë serbe më indinjon, kur ata e dinë shumë mirë që Rusia dhe Otomanët në bashkëpunim e krijuan kishen pravosllave serbe. Lere, ata që që rrejnë por edhe duan t`ia imponojnë Malit të Zi.
Pse serbët nuk e kishin Autoqefalinë e tyre deri vonë, dhe kur e morën ? Deri më tani e kanë gënjyer botën dhe neve po ashtu. Por, ortodoksisë serbe (pravosllavisë ) iu dha një grusht i rëndë: rrenave të tyre , e morën grushtin e rëndë kohën e fundit, nga Bartolomeu i Stambollit , fjalët e të cilit po i përcjelli : : Serbëve pra, iu bëri të ditur që Autoqefalia e tyre kishtare pravosllave iu dhe shumë vonë, në vitin 1922,pasi që e blenë duke paguar patriarkun e kohës, jo më pak se një milion e gjysmë milioni franga të Zvicrës? Paramendoni se sa të mëdha ishin ato pare në atë kohë !

Pra, kur Kisha e Stabollit nuk iu njihte Autoqefalinë deri në vitin 1922, ata e dinin se Kisha ortodokse ishte në duar të tjetërkujt ( lexo:shqiptarëve ). Pra Kisha serbe kishte rrejtur mbi 800 vjet
Atëherë sa ka të drejt SPC –ja me një autoqefali të blerë të bëhet patron kishtar i një populli të pavarur ? Por Kisha Serbe nuk ka as moral e as dinjitet kishtar, por është parti e fortë politike mveshur në petkun fetar.
Bota duhet të dijë të vërtëtën serbe , se pse ajo historikisht fund e krye është një imagjinatë ruse, me qëllime të caktuara.
Fjalët e Ptriarkut Bartolomeu, serbëve ishin: “ E keni paguar Autoqefalnë me pra të gatshem sepse një mëvehtësi e pavarësisë së nuk është askund në dokumentat kishtare. Për shkak të rrenëve të herëshme arkiepeshkopi i Ohrit Detemetros Chomatenos i kishte kërcnuar me mallkim dhe përjashtim. Serbët vetëm rrena i mbanë.

Provokim i rëndë për Kosovën; “Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë” Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse serbe në ceremoninë shugurimit në Mal të Zi..
A nuk ishte ky nje provokim i rëndë për Kosovën ?
Edhe në Shqipëri duhet të bëhet kujdes se elementet grekofile munden në çdo kohë ta tensionojnë situatën e sigurisë në të njejtën mënyrë.

Më 06.09.21

Thirrje Albin Kurtit që të punojë sa më ngushtë me malazezin Milo Gjukanoviç, kroatin Zoran Milanoviç dhe boshnjakun Sedihiç

1
Joanikije dje në fronëzimin ilegal në Manastirin e Cetinës të Malit të Zi, ka ardhur me helikopter ushtarak, në percjelljen e Patriarkut të Serbisë, Porfirije.
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
THIRRJE ALBIN KURTIT
Shqiptarët e Malit të Zi duhet të mbrojnë shtetin multietnik dhe evropian malazez, dhe të mos rreshtohen në anën e priftërinjve çetnik për hir të Dritan Utopist Abazit, i cili beson se ai mund të mposhtë korrupsionin dhe krimin e organizuar vetëm me ndihmën e tyre.
Të besosh se si shqiptar mund të mposhtësh krimin e organizuar dhe korrupsionin me ndihmën e fashistëve klerikal serb është njësoj si të jesh dele dhe të kërkosh azil te ujku, respektivisht si të ikësh nga bariu që të shpëtoi nga i njëjti ujk.
Ose sikur të ishit një ushtri dhe në vend që të blini armë për t’u mbrojtur kundër armikut, blini një kamion me shkumësa për të shkruar parulla në çdo lagje:
“Në emër të Zotit vëllezër, mos na sulmoni”.
Por shqiptarët janë kryesisht dele që kërkojnë strehim nga ujku, dhe mes tyre veçanërisht analistët që nuk hetojnë atë që po ndodh në sy të Uraganit, por vetëm komentojnë efektet anësore në gjuhën e shtrembëruar fonetike, morfologjike dhe sintaksore.
                                               Dritan Abazović
Prandaj, aftësia retorike e Dritan Abazit është e mjaftueshme për ta, për të shpallur atë “Albinin e dytë”.
Ata thjesht nuk e kuptojnë që Dritan Abazi po imiton qëllimisht Albinin, sepse ai e di shumë mirë që shqiptarët e mbajnë në zemër pikërisht sepse ai është një patriot i ndershëm, i arsimuar, i moralshem dhe i pakorruptuar.
Ata nuk e kuptojnë se theksi i vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit i shërben Dritanit si një “art demagogjik” për t’i verbuar ata.
Ata nuk e kuptojnë që Albini udhëhoqi protestat e studentëve në kohën më të rrezikshme dhe që ai ishte zëdhënësi i Adem Demaçit gjatë luftës, gjë që e pagoi me abuzime dhe persekutimet me të tmerrshme në burg, ndërsa Dritani e testoi veten në ditët studentore si reper i njërit prej Grupeve me të spikatura klero-fashiste të muzikës serbe e cila përmes një kënge luftë-nxitëse kërkoi një kthim të shpejtë të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Kënga u quajt “Dogodine u Peć”, që në shqip do të thotë “Shihemi vitin e ardhshëm në Pejë”.
Shqiptarët nuk e kuptojnë se lufta speciale e shërbimeve sekrete serbe është më e rrezikshme se lufta frontale e ushtrisë dhe policisë serbe.
Sepse ata humbasin për një orë në paqe, atë që fituan me kaq shumë përpjekje, sakrifica dhe gjakderdhje në luftë.
Sepse Lufta Speciale është një virus i padukshëm që na shkatërron në shumë fusha.
Në fushat politike, diplomatike, ekonomike, sociale, kulturore, pedagogjike, shëndetësore, tregtare, arsimore, shkencore, fetare dhe veçanërisht të sigurisë.
Deri më tani, Serbia na ka lënduar më së shumti në kuptimin fetar, sepse salafizmi dhe vehabizmi islam janë në dinamit afatgjatë për ADN -në e kombit dhe themelin e shtetit.
Sepse shkatërrojnë ADN-në tonë etnike dhe shtetërore, prishin marrëdhëniet tona me Evropën dhe Amerikën Oksidentale dhe na bëjnë skllevër të Evropës së prapambetur Orientale dhe Rusisë klerikal-fashiste.
Aftësia e Vuçiqit për të identifikuar tek Edi Rama, Dritan Abazi dhe Ali Ahmeti hallkat më të dobëta të zinxhirit kombëtar dhe shtetëror shqiptar jep rezultate.
Sepse të parin e ktheu në Rahman Morin, të dytin në Ali Shukri dhe të tretin në Sinan Hasan.
Dhe merreni me mend: arriti të rrethojnë dhe izolojë Albin Kurtin, me ndihmën e udhëheqësve politikë shqiptarë, pa shkrepur asnjë plumb të vetëm.
Pra, jo si dikur Millosheviqi që i izoloi Azemin dhe Kaçushën me ndihmën e kuadrove servilë shqiptarë të SPS dhe LKJ, por me ndihmën e udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët mbajnë postet më të rëndësishme në hierarkinë shtetërore në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Nëse kjo nuk është dëshmi se Vuçiqi është edhe më i rrezikshëm, më i rafinuar dhe më i keq se Millosheviqi, atëherë unë jam një analfabet drejtshkrimor i kalibrit të Astrit Haraqisë.
Meqenëse unë jam i vetëdijshëm që Serbia me metoda djallëzore vazhdimisht përsos Luftën Speciale, në nivelin e specialitetit Nobel, atëherë për mua kjo që po ndodh nuk paraqet befasi.
Kushdo që beson se Vuçiq nuk mund ta fusë Edi Ramën në xhep, ka një boshllëk të madh në kokë.
Sepse Edi Rama nuk ndjeu në lëkurën e tij dhe lëkurën e të dashurve të tij dhimbjen e dhunës, terrorit dhe gjenocidit klerikal-fashist serb.
Fakti që ai është aq i magjepsur dhe i verbuar nga metodat e veçanta të UDB-ës, saqë përveçse e adhuron Vuçiqin, ai i adhuron edhe të gjithë serbët shovinistë dhe klerikal-fashistë që i ka për idhujt, flet mjaftueshëm sa budallenj janë shqiptarët që i besojnë Edi Rames.
Sepse ai i adhuron idhujt e Vuçiqit aq shumë sa u shkruan letra dashurie.
Prandaj, të gjithë ata shqiptarë të cilët edhe pasi e lexuan letrën e tij të dashurisë, të cilën ai ia dërgoi Sinisha Mihajloviqit, nipit të Drazhes, ende besojnë në atdhedashurinë e tij, janë të varfër në kokë si Fukara Luta dhe të verbër në sy si lakuriqët e natës.
Çfarë dëshmie u duhet atyre që të besojnë se Edi Rama është shumë më i rrezikshëm se origjinali Esat Tpotani, nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ta?
Nëse nuk u mjafton fakti që Rama mund të hajë për Goran Bregoviçin mish shqiptar si një përbindësh nëse është e nevojshme, vetëm pse ata nuk duan të shohin sesi një këngëtar luftë-nxitës dhe plagjiator serb tallet me fatkeqësinë e tyre mes Shqipërisë, atëherë asnjë fakt tjetër nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta.
Sepse ata janë viktima të mentalitetit të robit, injorancës dhe Sindromës së Stokholmit.
Prandaj, i bëj thirrje Albin Kurtit që të pastrojë partinë e tij dhe politikën kosovare në përgjithësi nga elementët UDBASHE dhe VEHABISTE e SALAFISTE, sepse ata janë bastardë që kanë një nënë dhe baba të përbashkët.
Ata kanë Serbinë si nënë dhe Rusinë si baba.
Jo vetëm kaq, por i kërkoj Albinit të punojë sa më ngushtë me malazezin Milo Gjukanoviç, kroatin Zoran Milanoviç dhe boshnjakun Sedihiç, për të krijuar një front të përbashkët kundër treshes Vuçiç-Rama-Zajev që do të ishte një kundërpeshë ndaj “Ballkanit të Hapur”.
Sepse në këtë rast, Ballkani i Hapur për qytetarët e Kosovës është “Alcatraz i Mbyllur”.
Pra, Alcatraz i cili i mbyll kosovarët në qelitë e tij famëkeqe ku mund vetëm të ëndërrojnë Uashingtonin dhe Brukselin.
Për fat të mirë, ne jemi një shtet, kështu që mundësitë për të hequr qafe kthetrat janë shumë më reale sesa ato të Azemit dhe Kaqushinës në atë kohë.
Prandaj Albini duhet të krijojë, nëse është e nevojshme, një front të përbashkët me kroatët, malazezët dhe boshnjakët si kundërpeshë ndaj fashizmit klerikal serb dhe zvarranikëve të tij shqiptarë, sepse vetëm në atë mënyrë do të ketë respekt të plotë nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Sepse evropianët dhe amerikanët nuk binden nga poezia, por nga faktet në terren.
***
Crnogorski Albanci moraju braniti multietničku i evropsku crnogorsku državu, a ne stajati na strani četničkih popova radi Dritan Utopista Abazija, koji vjeruje da može pobijediti korupciju i organizovani kriminal samo uz njihovu pomoć.
Vjerovati da kao Albanac možete pobijediti organizirani kriminal i korupciju uz pomoć srpskih klerofašista isto je kao biti ovca i tražiti azil kod vuka, pobjeći od pastira koji vas je spasio od istog vuka.
Ili kao da ste vojska i umjesto da kupujete oružje za odbranu od neprijatelja, kupite kamion s kredom da biste ispisali parole u svakom susjedstvu:
“Boga vam, braćo, nemojte nas napadati.”
Ali Albanci su uglavnom ovce koje traže utočište od vuka, a među njima posebno analitičari koji ne istražuju šta se dešava u oku Orkana, već samo iskrivljenim fonetskim, morfološkim i sintaktičkim jezikom komentarišu nuspojave.
Stoga je retorička vještina Dritana Abazija dovoljna da ga proglase “drugim Albinom”.
Oni jednostavno ne razumiju da Dritan Abazi namjerno imitira Albina, jer on vrlo dobro zna da ga Albanci drže u srcu upravo zato što je pošten, obrazovan, moralan i neiskvaren patriota.
Oni ne razumiju da stalni naglasak na borbi protiv organiziranog kriminala i korupcije služi Dritanu kao “demagoška umjetnost” da ih zaslijepi.
Ne razumiju da je Albini predvodio studentske proteste u najopasnije vrijeme, dok je u ratu bio glasnogovornik Adema Demaçija, što je platio strašnim zlostavljanjem u zatvoru i progonima, dok se Dritan u studentskim danima testirao kao reper jedne od najistaknutijih srpskih muzičkih klerofašističkih grupa, koja je kroz ratnohuškačku pjesmu tražila brzi povratak srpske vojske i policije na Kosovo.
Pesma se zvala “Dogodine u Peći”, što na albanskom znači “Shihemi vitin e ardhshëm në Pejë”.
Albanci ne razumeju da je specijalni rat srpskih tajnih službi opasniji od frontalnog rata srpske vojske i policije.
Zato što gube za čas u miru, ono što su stekli s toliko truda, odricanja i krvoprolića u ratu.
Zato što je Specialni Rat nevidljiv virus koji vas uništava na mnogim poljima.
Na političkom, diplomatskom, ekonomskom, društvenom, kulturnom, pedagoškom, zdravstvenom, trgovačkom, obrazovnom, naučnom, vjerskom i posebno sigurnosnom planu.
Srbija nas je do sada najviše povrijedila u vjerskom smislu, jer su salafizam i islamski vehabizam na dugi rok dinamit za DNK nacije i temelje države.
Zato što uništavaju našu etničku i državnu DNK, kvare naše odnose s Oksidentalnom Europom i Amerikom i čine nas robovima zaostale Orijenalne Europe i klerofašističke Rusije.
Vučićeva sposobnost da identificira u Ediju Rami, Dritana Abazija i Aliju Ahmetiju najslabije karike albanskog nacionalnog i državnog lanca daje rezultate.
Zato što je prvog pretvorio u Rahman Morinu, drugog u Ali Shukriju, a trećeg u Sinana Hasanija.
Të je uspio opkoliti i izolirati Albina Kurtija, uz pomoć albanskih političkih lidera, a da nije ispalio nijedan metak.
Dakle, ne kao što je Milošević svojevremeno izolovao Azema i Kaçushu uz pomoć albanskih servilnih kadrova SPS -a i SKJ -a, već uz pomoć albanskih političkih lidera, koji drže najvažnije položaje u državnoj hijerarhiji u Albaniji, Makedoniji i Crnoj Gori.
Ako ovo nije dokaz da je Vučić još opasniji, prefinjeniji i nestašniji od Miloševića, onda sam ja pravopisni nepismenjak kalibra Astrit Haraqije.
Budući da je Srbija usavršila Specijalno ratovanje, na nivou Nobelove specijalnosti đavolskim metodama.
Svako ko vjeruje da Vučić ne može staviti Edija Ramu u džep ima veliku šuplju u glavi.
Jer Edi Rama nije osjetio u svojoj koži i koži svojih voljenih bol nasilja, terora i srpskog klerofašističkog genocida.
Činjenica da je toliko opčinjen i zaslijepljen posebnim udbaškim metodama, da osim što obožava Vučića., obožava i sve šovinističke i klerofašističke Srbe koje ima za Idole, govori dovoljno o tome koliko su oni glupi.
Jer on njih toliko obožava da im piše ljubavna pisma.
Stoga su svi oni Albanci koji, čak i nakon što su pročitali njegovo ljubavno pismo, koje je poslao Siniši Mihajloviću, Dražinom nećaku, i dalje vjeruju u njegov patriotizam, jadni i slijepi poput šišmiša.
Koji im drugi dokaz treba da vjeruju da je Rama mnogo opasniji Esan Tpotan od originala, ako im to nije dovoljno?
Ako im nije dovoljna činjenica da Rama za Gorana Bregovića ako treba može jesti albansko meso kao čudovište, samo zato što ne žele vidjeti plagiranog i ratnohuškačkog pjevača kako se sprda s njihovom nesrećom između Albanije, onda im neće nikada nijedna činjenica biti dovoljna.
Zato što su žrtve neznanja, robskog mentaliteta i Stokholskog Sindroma.
Stoga apeliram na Albina Kurtija da očisti njegovu stranku i kosovsku politiku općenito od udbaških i vehabističkih i salafističkih elemenata, jer su to kopile koje imaju zajedničku majku i oca.
Imaju Srbiju kao majku, a Rusiju kao oca.
I ne samo to, već tražim od Albina da što bliže surađuje s Crnogorcem Milom Đukanovićem, Hrvatom Zoranom Milanovićem i Bosancem Sedihićem, za stvaranje zajedničkog fronta protiv Vučića-Rame-Zajeva koji bi bio protuteža ,, Otvorenom Balkanu “.
Zato što je u ovom slučaju Otvoreni Balkan za građane Kosova “Alcatraz Closed”.
Dakle, Alcatraz koji zatvara Kosovare u njegove zloglasne ćelije u kojima mogu samo sanjati o Washingtonu i Briselu.
Na sreću, mi smo država, pa su mogućnosti da se riješimo kandži mnogo stvarnije od Azemijeve i Kaqushine u ono vrijeme.
Zato Albin mora stvoriti, ako je potrebno, zajednički front s Hrvatima, Crnogorcima i Bošnjacima kao protutežu srpskom klerofašizmu i njegovim albanskim reptilima, jer će samo na taj način imati puno poštovanje Washingtona i Brisela.
Jer Europljane i Amerikance ne uvjerava poezija, već činjenice na terenu.

Dukuri që (megjithatë) ndjell shqetësim 

0

Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë 

Ftohja midis nesh… 

Jo si e“Ftohja e tokës” 

Kur – Me bujë qiejt gatiten për dimërim. 

Pleqtë thonë: dimëron në tokë e jo në qiell. 

Ruaju nga dimri i tokës, 

Nga e thjeshta,  

E ftohta e saj, 

E tmerrshmja. 

E Kadaresë (1979)  Ftesë në studio, Tiranë – 1990, faqe 33. 

Jo, mor, jo! Krejt kjo mrekulli mëshohet në (pak) vargje magjike të e të madhit Kadare. Unë i bie një teli tjetër. Pikëllues, gjithsesi! 

   —–  

Që në fillim, një sqarim: në këtë shkrim të shkurtër, nuk është fjala për nxehjen globale, por për ftohjen gjithnjë e më të madhe midis nesh. Midis meje, teje, atij, asaj… Midis njerëzve. Midis shokëve miqve, qoftë edhe midis anëtarëve të fëmijës dhe farefisit. E çuditshme, e pabesueshme, por, e vërtetë. Mjerisht! (Uroj të jetë shqetësim i pa bazë, i paqëndrueshëm, gjithandej…).  

Në rreshtat në vijim, një si  urbi et orbi, urimi për të gjithë banorët e planetit tonë, për këtë fillimviti, në shënjestër kemi, pra, një ftohje. Ftohjen mes njerëzve që, sikur merr përmasa gjithnjë e më të gjëra. Gjithsesi jo në atë masë alarmuese, sa e si është nxehja globale. 

Ftohjen midis njerëzve, dikur, jo shumë moti, sidomos ne, banorët e nën qiellit tonë, e konsideronin si të metë, ose si “sëmundje” tipike për banorët e veriut, të atyre që jetojnë në brez kufitar, aty afër, poleve të ngrira.  

Ndoshta është herët të bie zili paralajmëtar i një të keqeje të tillë, por, gjasat janë aty, janë midis nesh. Janë gjithnjë më shfaqeshe. Më të dukshme.  

Le të merret si shembull ilustrues: festa gjithënjerëzore e Vitit  të Ri, që gjithkund në botë kremtohet njësoj. Terë muaji dhjetor (mos të thuhet edhe ndonjë ditë para tij), vishej me rrobën e bardhë të kësaj feste. Letrat (kartëpostalet), me fjalët me të ngrohta që i shkrinin dhe akujt e Grendlandës, kryqëzonin mbarë Planetin, mbërrinin atje ku duhet, në destinacion. Ku zemra e lypte zemrën, miku mikun, shoku shokun, i dashuri të dashurën, prindi fëmijën, fëmija prindin…. e kështu më radhë, me një fjalë të ëmbël – U r i m e! 

Kur nuk mjaftonte hapësira hoteliere vendase, gjithandej në zgëqe të hirshme turistike, nuk ishin raste të rralla kur shkohej edhe në vende të preferuara e miqësore fqinje. Pas një tokje gotash (edhe mos qofshin të kristalta, edhe mos qofshin të mbushura me shampanjë shkumëbardhë), nuk ngurrohej, ndërrohej hap e shkohej bukur larg, qoftë edhe përtej mundësive tona, sado të kufizuara që ishin. (Festa e natës se vitit të ri, sikur në vetë kishte një rit mitik, sikur ishte një natë e madhe, natë katarzisi,  natë faljeje mëkatesh të ndërsjella njerëzore!). Duke mos harruar, këtu, për asnjë çast programet e larmishme televizive të sajuar enkas për këtë natë feste gjithënjerëzore. (Paksa më të moshuarve, sidomos, u kujtohet shumë mirë, kur pritja e vitit të ri organizohej edhe në salla të kinemave. Kur për nder të kësaj feste, natës më të gjatë të motmotit, shfaqeshin jo një, por madje dy filma, njeri pas tjetrit, sa do që ishin me shumë minuta!).    

E si është sot, në krahasim me dje a pardje? Krejt pak (ose hiç) urime e përshëndetje me postë, shumë pak atmosferë festive. Me përjashtim të disa e-mailave të pashpirt që shpërndajnë edhe urime në adresë të panjohur, si plumba qorr të ishin.  

As në hotelet e qyteteve tona më të mëdha, duke filluar nga Prishtina e gjetiu,  as në hotelet dhe motelet e pikave tona strategjike (turistike) as sivjet, kur përherë të parë vitin e ri e presim me liri e pavarësi, nuk hetohet ndonjë përgatitje kush e di çfarë. E duhej ndërmarrë çdo gjë e mundur. Muzika të kallte gjithandej e mos të praj tri ditë e tri net, hiç paianda… Me programe të pasura e të larmishme kulturore e artistike.   

Si do që të jetë, urime për vitin 2009. Gjithë njerëzimit, pa dallim…  

Gazeta “Bujku”, para 24 vitesh: Nëna Tereze, Shpirt Shqiponje!

0

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Gazeta e rezistencës në Kosovë “Bujku” para 24 viteve për kalimin në amshim të Nënës Tereze/

-Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për gazetën deklaroi: Lajmi për vdekjen e Nënë Terezës u prit me pikëllim të veçantë në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare…/

-Në ballinë të gazetës ishte edhe titulli “Nëna Tereze – shpirt shqiponje” i shkrimit me mbititull “Institucionet shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës mbajtën mbledhje komemorative”/

PRISHTINË, 5 Shtator 2021/ Gazeta e rezistencës, e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë “Rilindja” nga Serbia okupatore, para 24 viteve kryetitull balline kishte “Vdiq Nëna Tereze”, e në nëntituj theksonte: “Bamirësja 87-vjeçare shqiptare, e cila e nderoi kombin e saj edhe me Çmimin Nobel, u bëri ballë disa sulmeve në zemër gjatë viteve të shkuara, por gjithnjë mblodhi forcë të vazhdonte misionin e saj të shenjtë. – Pikëllim i thellë në tërë botën”.

Raportimi për kalimin në amshim të Nënë Terezës kishte vendin dhe datën “Kalkutë, Indi, më 5 shtator”, e vijonte “Gjerësisht në faqen e dytë”, ku ishte edhe kryetitulli “Dr. Rugova: Humbje  për mirësinë dhe harmoninë njerëzore” me këtë tekst:

“Menjëherë pas komunikimit të lajmit për vdekjen e Nënë Terezës, presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për gazetën tonë deklaroi:

‘Lajmi për vdekjen e Nënë Terezës u prit me pikëllim të veçantë në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.

Në këtë moment të dhemjes për Nënën Tereze, për laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, për simbolin e shenjtërisë, të përvujtnisë dhe të solidarizimit me të varfërit, mund të themi se vdekja e saj është një humbje e madhe për mirësinë dhe për harmoninë njerëzore’.

Në shenjë respekti të thellë për veprën dhe për figurën e saj, për prezentimin që i bëri kombit shqiptar dhe vendit ku lindi, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kohë më parë Nënë Terezën e shpalli qytetare nderi të Kosovës.

Ky ishte nderi që i bëri Kosova në një kohë kur emri i Nënë Terezësa ishte bërë parashenjë për vetë Kosovën”.

Kryetitull në faqen e dytë ishte edhe “Një fytyrë që ngjanë në fytyrat e të gjitha nënave”, shkrim nga Nju-Jorku i Sinan Kamberajt me mbititull “Nga një takim me Nënë Terezën”.

“Bija e popullit dhe e Kishës Shqiptare” ishte titulli i deklaratës së dr.don Lush Gjergjit, kryetar i Shoqatës Bëmirëse Humanitare “Nëna Tereze”, autor i pesë veprave që i kushtoheshin Nënës Tereze.

“Një vdekje e madhe e një Nëne të madhe”, ishte titulli i deklaratës së dr. Rexhep Bojës, kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

“Humbje e madhe për mbarë botën dhe kombin tonë”, ishte titulli i deklaratës së dr. dom Shan Zefit, Kacelar i Ipeshkëvisë së Kosovës. 

Gazeta “Bujku” e 6 Shtatorit 1997 botonte edhe një kalendar historik për Nënë Terezën – Gonxhe Bojaxhiun me titull “Datat e rëndësishe”, ku fillimisht shkruante se ishte viti 1910 kur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi më Shkup…Gazeta nisi menjëherë për në Kalkutë-Indi reporteren speciale Evliana Berani…Ajo, mes tjerash, nga Kalkuta në 12 Shtator 1997 raportonte me mbititullin “Sot varroset Nëna Tereze” e me titullin “Udha drejt Shenjtërisë”. Raporti botohej duke filluar në ballinë të gazetës të datës 13 Shtator 1997…

Në ballinë të gazetës ishte edhe titulli “Nëna Tereze – shpirt shqiponje” i shkrimit me mbititull “Institucionet shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës mbajtën mbledhje komemorative”.

E, “Porositë e mëdha” ishte titulli i editorialit të shkruar nga kryeredaktori Avni Spahiu…

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016).

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Kujtime në vite e decenie për 1, 3 e 7 shtatorin 

0

Ish profesorë të gjimnazit të Malishevës.Fotografitë mi dërgoi Ramiz Gega, ish profesor i matematikës, të cilin e falenderoj.

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

(Vazhdime nga Ditari im) 

Jam unë, autori i Ditarit që disa nga këto data e ditë i kam përjetua dhe me disa nga ish mësuesit kujdestarë, të Aziz Kelmendit, kemi qenë shokë të studimeve e kemi fjetur me një dhomë, me Fehmi Ibrahimin. Fehmiu më vonë largohet nga puna nga puna nga organet komunale të LK-së, ku punonte si profesor në gjimnazin e Lipjanit vetëm pse kishte qenë kujdestar klase i Aziz Kelmendit, kur ai ishte nxënës dhe, Agush Mehmet Kastrati nga Turjaka, kusheri që gjithashtu u përjashtua nga gjimnazi “J. R. Kica” e Prizrenit, sikurse Fehmiu vetëm pse kishte qenë kujdestar klase I Azizit. Ky ishte “gjynahi” i tyre. 

Unë nuk jam a qi menqur sa të mbaj mend gjithë ato ngjarje në gjithë ato vite, aq sa sa unë i mbaj “mend”. 

Ishte vera e vitit 1972. Sa e kisha përfundua klasën e pare të gjimnazit ”Ramiz Sadiku” në Rahovec, paralelja e ndarë në Malishevë, që qëlloi që edhe unë të isha, gjenerata e parë, e gjimnazit, 1971-2021, 50 vjet më parë 1*).

Pushimet, eh pushimet po çfarë pushime kishte për mua ato vite? 

Duhej të punoja të fitoja bukur mirë para që të blej librat, fletoret,çanën e ndoshta edhe një pale pantollana e opinga Piroti. Çorapët prej leshit të deleve mi maronte nëna.   

Një ditë të fillimit të qershorit, shkova te kusherinjët e mi: Haxhiu e Hasani dhe I luta që të më marrin me punua në Crna Gore, me shtru rrugë me asphalt, me zyft thonte baba Ukë. Vëllai i vogël i Haxhiut e Hasanit, vëllezër bineq, Muharremi ishte brigadier në ”Preduzeqa za puteve Titograd”. 

Nga manifestimi i 50 vjet. të gjimnazit ”R. Sadiku”. Ymer Krasniqi duke folur, Malishevë

Baca Haxhi, më mori por unë iu ndihmova me korr grur disa ditë, natyrisht pa pagesë vetëm që të shkoj e të punoj në Mal të Zi.  

Udhtuam me autobusët e “Tara” të Cetinjës.Rruga ishte e mundimshme por unë gëzohesha se ishte hera e pare që udhtoja më shumë se 7 orë me autobus, që nga Çakorri e deri në Lijevo Rijekë, vendlindja e Milladin Popović.  

Punova deri në shtator e në fillim të shataorit, përsëri me auotpbus nga Kollashini nëpër Lijevo Rijekë, e kaluam urën e Bioqës që në vitet e 1970-ta ishte ndër urat më të gjata afër Titogradit, tash …Podgoricë, dhe nga Titgradi udhtova me autobus për në Pejë. 

Në Pejë autobusi i Cetinjës mberrini në orët e hershme të mengjesit.  

Nga minareja e xhamive, dëgjohej Ezani i hoxhës e nga furrat, vinte një erë e shishme e bukëve të furrave që i piqshin bukët me dru. 

Për punën në kohë pushime në Lijevo Rijekë, do ta vazhdoj në vazhdimin tjetër.

Pakëz sheti nëpër titujt e të përditshmeve dhe periodikeve tona për të cilët, sikur ”grabuja pa dhâm, ti mbledhi fijet e livadhit”, unë do të mundohem ti kujtoj me ndonjë fjalë, ku më shumë e ku më pakë, për dike më shumë e për dike më pakë:

“Le T’i Grahin këta sa të munden deri sa të kthehet Hashim Thaçi”, January 10, 2021

Adil Behramaj, këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se papërgjegjësia e drejtësisë ndërkombëtare dhe lidershipit të saj, po e kolapson shtetin e Kosovës.

Ramadan Ramadani, ish mësues i gjuhës frënge në Malishevë

Ai i ka quajtur të pa ftë liderët politikë në Kosovë për të zgjidhur këtë lë msh politik.

“Drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me sha ntazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet.

Me ndonjë përjashtim të vogël, fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lë msh politik”, ka shkruar Behramaj në rrjetin social Fa cebook.

Por, Behramaj ua kujtuar atyre se nuk do t’iu zgjasë shumë kjo, pasi shpejt do të kthehet ish-shefi i tij.

“Ai që i shtynte proceset përpara, që i ruante balancat politike dhe që ishte në gjendje të merrej me çdonjërin për të arritur deri te ko mpromisi politik, përkohësisht nuk është këtej.

Le t’i grahin këta sa të munden, deri sa të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’ju zgjasë shumë gjatë!”, u shpreh Behramaj.

https://news76daily.com/le-ti-grahin-keta-sa-te-munden-deri-sa-te-kthehet-hashim-thaci/ 

“Vetëvendosje në BSPK për të shënuar 28 vjetorin e Grevës së Përgjithshme”, Koha, 3 shtator 2018 

https://www.koha.net/arberi/114968/vetevendosje-ne-bspk-per-te-shenuar-28-vjetorin-e-greves-se-pergjithshme/

”Edhe une isha njëri prej “komandantëve të therrave”, por epiteti duhet t’u takojë atyre që pas luftës i kanē harruar ushtarët e tyre!” Liri Loshi, mjekt dhe gazetar i UÇK-së

https://drini.us/edhe-une-isha-njeri-prej-komandanteve-te-therrave-por-ky-epitet-duhet-tu-takoje-vetem-atyre-qe-pas-luftes-i-kane-harruar-ushtaret-e-tyre/

”A ishte vrasja e Milladin Popoviqit në Prishtinë e organizuar sikurse rasti “Panda” në Pejë?” SEPTEMBER 1, 2021, Ryzhdi Baloku 

https://gazeta.mk/a-ishte-vrasja-e-milladin-popoviqit-ne-prishtine-e-organizuar-sikurse-rasti-panda-ne-peje/ 

“Kush e vrau Miladin Popoviçin?”, 20-04-2008, 13:08:29 Nga Dr. Vasfi Baruti

https://www.zerion.net/historia-moderne-shqiptare/kush-e-vrau-miladin-popovicin/

“34 vjet më parë u vra Aziz Kelmendi”, Epoka e re, 3 shtator 2021

https://www.epokaere.com/34-vjet-me-pare-u-vra-aziz-kelmendi/

“Në Kosovë para 30 viteve Serbia ua mbylli shkollat shqiptarëve”, 3 Shtator, 2021

https://www.tetovasot.com/2021/09/ne-kosove-para-30-viteve-serbia-ua-mbylli-shkollat-shqiptareve/

“Kushtetuta e Kaçanikut: Ëndrra për shtet e 7 shtatorit 1990 (Video), telegrafi.com, 07.09.2016

https://telegrafi.com/kushtetuta-e-kacanikut-endrra-per-shtet-e-7-shtatorit-1990-video/

Pllana: “Në pamundësi që të përballeshin me UÇK-në, serbët bombardonin selinë e Radio Kosova e Lirë”, Gazeta Blic, 8 muaj më parë (nga:Sh Xh)

https://gazetablic.com/archive2021/pllana-ne-pamundesi-qe-te-perballeshin-me-uck-ne-serbet-bombardonin-seline-e-radio-kosova-e-lire/

“Hamamin del i pari”, Kimete Berisha i reagon Isa Mustafës me akuza të rënda, Gazeta Express, 23/12/2020

https://www.gazetaexpress.com/hamamin-del-i-pari-kimete-berisha-i-reagon-isa-mustafes-me-akuza-te-renda/

“Fehmi Lladrovci e quante Rugovën tradhtar”, reagime pasi djali i Presidentit nderon varrin e dëshmorit”, Gazeta Express, 08/12/2020 12:05

https://www.gazetaexpress.com/fehmi-lladrovci-e-quante-rugoven-tradhtar-reagime-pasi-djali-i-presidentit-nderon-varrin-e-deshmorit/

“Gabimi” i stupcave”, REXHEP SHAHU, Bota Sot, 4 JANAR 2021 NË ORA: 20:08 

https://www.botasot.info/opinione/1474036/gabimi-i-stupcave/

“Jusuf Buxhovi: Liria vret çlirimtarët, apo jo?”, NGA: A.ZH MË: 25 NËNTOR 2020

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1436002/jusuf-buxhovi-liria-vret-clirimtaret-apo-jo/

Sali Bislimi: “President nuk je vetëm, në Hagë është Kosova dhe liria e saj”, Epoka e re, 23 nëntor 2020

https://www.epokaere.com/president-nuk-je-vetem-ne-hage-eshte-kosova-dhe-liria-e-saj/

“Një fund i turpshëm, shkruan Kimete Berisha”, monitori.info, July 15, 2020 

https://monitori.info/nje-fund-i-turpshem-shkruan-kimete-berisha/ 

Kimete Berisha e krahason largimin e PDK-së nga pushteti me largimin e Serbisë nga Kosova dhe i thot..! 

http://trendi-kspro.com/kimete-berisha-e-krahason-largimin-e-pdk-se-nga-pushteti-me-largimin-e-serbise-nga-kosova-dhe-i-thot/11015/

”Jam gëzu që pas 20 vjetësh po largohet nga pushteti PDK-ja, njësoj si kur u largu Serbia nga Kosova”, Revista Drini, 2 Shkurt 2020

https://revistadrini.info/jam-gezu-qe-pas-20-vjetesh-po-largohet-nga-pushteti-pdk-ja-njesoj-si-kur-u-largu-serbia-nga-kosova/

“Kur e shihja Ramushin t’u vujt për Çakorrin m’u mbushëshin dy sytë me lot” & Satirike nga Lirim Patrioti, Revista Drini, 4 Prill 2020

https://revistadrini.info/kur-e-shihja-ramushin-tu-vujt-per-cakorrin-mu-mbusheshin-dy-syte-me-lot-satirike-nga-lirim-patrioti/

NËNKRYETARI i PDK-SË, Xhaviti Haliti: “Unë ia ‘ngjita’ emrin UÇK-së”, Ballkani.info, Publikuar me 19 Nëntor 2020

https://ballkani.info/xhaviti-haliti-une-ia-ngjita-emrin-uck-se/

“Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së”, Kosova.info, 08/23/2021. Dr. Nikë GjELOShI

-Autori i emrit të UÇK-së është Nikë Gjeloshi-

https://kosova.info/xhavit-haliti-nuk-eshte-autor-i-emrit-te-uck-s/

“Kastriot Myftaraj: Si e kam njohur Milaim Zekën në Korçë në 1983, djalin kosovar që i dhuroi Enver Hoxhës 75 karafila të kuq”, Drini.us 20 Gusht 2021

https://drini.us/kastriot-myftaraj-si-e-kam-njohur-milaim-zeken-ne-korce-ne-1983/

Rexhepi: “Kosova është dashur që të pres 600 vjet për ta pas një njeri si Hashim Thaçi”, Gazeta Expert

https://gazetaexpert.com/rexhepi-kosova-eshte-dashur-qe-te-pres-600-vjet-per-ta-pas-nje-njeri-si-hashim-thaci/

Qytetari Nga Vitia: “Kosova Është Dashur Që Të Pres 600 Vjet Për Ta Pasë Një Njeri Si Hashim Thaçi (VIDEO)”, BLUETVzamanı, April 21, 2020

https://gazetaktuale.press/wp/qytetari-nga-vitia-kosova-eshte-dashur-qe-te-pres-600-vjet-per-ta-pase-nje-njeri-si-hashim-thaci-video/

Foto nga festa, ish nxënës e profesorë, tash pleq

1*) 50 vjetori I gjeneratës së pare të gjimnazit të Malishevës1971-2021, u mbajt në Malishevë e ku ishin shumica e nxënësve dhe të disa profesorëve, në Malishevë  

“Sot u ritakuan gjenerata e parë e gjimnazit “Hamdi Berisha”, për idenë e këtij organizimi tregon vetë organizatori, Zenun Krasniqi

https://ne-np.facebook.com/malisheva.tv/videos/sot-u-ritakuan-gjenerata-e-par%C3%AB-e-gjimnazit-hamdi-berisha-p%C3%ABr-iden%C3%AB-e-k%C3%ABtij-orga/556707018679888/?__so__=permalink&__rv__=related_videos

2*) Miladin Popović 

Miladin Popović (1910-1945), sekretar Okružnog komiteta KPJ za Kosovo i Metohiju, jedan od organizatora NOB-a na Kosovu i narodni heroj Jugoslavije.Datum rođenja: 23. maj 1910.

Iz Wikipedije, slobodne enciklopedije

Miladin Popović 1985 Yugoslavia stamp.jpg

Datum rođenja: 23. maj 1910.

Mesto rođenja: Lijeva Reka, Kraljevina Crna Gora

Datum smrti:13. mart 1945.

Mesto smrti: Priština, AKMO, NR Srbija, FNRJ

Profesija: revolucionar Član KPJ od 1934.

Za narodnog heroja proglašen:12. marta 1946.

Vazhdon 

Malmö, 5 shtator 2021