
Sulm islamist ndaj një gruaja në Berlin …, se “gratë e kanë haram (të ndaluar), të punojnë jashtë, ku i shohin burrat e „huaj“!

Klement Tinaj së shpejti me këngën e re “Kcim Malsorçe”
Nga Artemisa Kasemi
Këngëtari tashmë i mirënjohur Klement Tinaj nga Amerika vjen këtë herë me këngën e re
“Kcim Malsorçe”. Marrin pjesë: Dila Vacaj, mësuese, Pomona Tinaj, Miss Bjeshka 2019 dhe
Luljeta Dekaj, Miss Bjeshka 2021. Muzika nga Agron Pllumaj “Maestro”, video nga Studio Delaj, me post-produksion nga BlueSky Lan dhe producent Klement Tinaj.
Klement Tinaj ka lindur në Kelmend të Malësisë së Madhe dhe sot jeton në Hollivud, Kaliforni. Në dhjetor 2012 përfundoi studimet e baçelorit të arteve (BFA) në “Artet Teatrale” dhe në janar 2015 kreu masterin (MFA) në Akrim për Film. Përveç karrierës së suksesshme si aktor, regjisor, dhe sportist i arteve marciale, ai vazhdon pasionin e tij për të bërë muzikë shqiptare popullore-tradicionale.

“Më pëlqen të promovoj dhe të ndaj me brezin e ri shqiptaro-amerikan traditën tonë muzikën popullore, kulturën, kostumet dhe vallet shqiptare,” tha Klement Tinaj.
Më 27 shkurt 2020, Klement Tinaj deputoi me këngën e tij të parë “Vajzë Malsore”. Ai njihet për këngët me videoklipe si: “Shqipet Me Dy Krena” (2020), në bashkëpunim me Luigj Tinaj; “Nana E Mërgimtarit” (2020); “Her Zeshkanja, Her Bjondina” (2021); “Për Shën Valentin” (2021); “Kur Malsori Don Malsoren” (2021); dhe “Syt E Tu” (2021).

Premiera e këngës “Kcim Malsorce” do shfaqet në ekranin e televizionit Blue Sky të enjten me 9 Shtator 2021.

Në vijim të shqetësimeve të intelektualit Gjokë Dabaj

Nga: Eshref Ymeri
I dashur Gjokë, intelektual i njohur nacionalist,
Ju kuptoj shumë mirë dhe jam shumë i prekur për të gjitha ato që shkruani në esenë tuaj me titull “Ngjarjet në Cetinjë”, të botuar dje në Portalin “Fjala e Lirë”. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, shqiptarët, si pasardhës të Pellazgoilirisë, tradicionalisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë varrmihës të vetvetes. Ju e dini shumë mirë, ore intelektual i nderuar, se etnia, kombi, është si puna e familjes: kur anëtarët e familjes e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin, ajo familje është e shëndetshme dhe trashëgimia e saj e nderuar do të vazhdojë me breza gjatë shekujve. Por kur anëtarët e asaj familjeje nuk e duan, nuk e respektojnë njëri tjetrin, madje, aq më keq, kur e urrejnë njëri-tjetrin, ajo familje do të shkojë drejt shpërbërjes dhe zhdukjes përfundimtare. Siç e dini shumë mirë, tokat e Ilirisë shtriheshin nga Pelopenezi deri në Danub. Në Gadishullin e Ilirisë, ilirët ishin pasardhës të pellazgëve. Për shqiptarët, si pasardhës të pellazgëve, në një burim të rëndësishëm shkencor, thuhet:
“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).
Pra, Enciklopedia e Madhe Greke përmend një periudhë qytetërimi pellazgjik, kur paraardhësit e Perëndimit të sotëm evropian flinin majë pemëve, kurse paraardhësit e serbosllavizmit të ditëve tona flinin nëpër shpellat e maleve uraliane
Ju shqetësoheni me shumë të drejtë se kombit tonë i mungon një institucion i vetëm shpirtëror, si kudhër e kalitjes së vetëdijes kombëtare. Për fat të keq, iliroshqiptarët kanë qenë të paaftë për ta ngritur një institución shpirtëror mbarëkombëtar. Ata, pas Ediktit të Milanos të Perandorit Konstantin të vitit 313, të parët në Gadishullin e Ilirisë, përqafuan katolicizmin. Por, katër shekuj më vonë, nuk qenë të zotë të mbronin objektet e kultit të fesë katolike që patën ngritur në Dardani, duke lejuar që ato t’ua rrëmbenin tributë sllave që kaluan Danubin dhe u dyndën drejt tokave të Ilirisë dhe t’i shndërronin në objekte kulti të fesë ortodokse. Ky ishte rezultati tragjik i përçarjes ndëriliriane. Domosdo, se principatat iliriane, në vend që të mbronin tokat e veta, i hanin kokat njëra-tjetrës. Paskëtaj një pjesë e popullsisë iliroshqiptare përqafoi ordodoksinë dhe tokat tona, si toka pa zot, u shndërruan në fushëbeteja mes mbretërve të bizantit dhe të mbretërisë bullgare. Pra, i nderuar Gjokë, deri në pushtimin otoman, iliroshqiptarët as që e kishin menduar e le më ta kishin krijuar institucionin e vet shpirtëror. Pas pushtimit otoman, për fatkeqësinë tonë edhe më të rëndë kombëtare, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane dhe, me kalimin e shekujve, “ajkat” e tyre intelektuale u vunë kokë e këmbë në shërbim të asaj errësire. Ju i keni lexuar me siguri kujtimet në dy vëllime të Eqrem bej Vlorës, i cili rrëfen se kishte udhëtuar në të gjitha hapësirat e perandorisë otomane dhe kudo ku kishte shkelur, në krye të çdo institucioni kishte vënë re vetëm shqiptarë, madje edhe rojat e atyre institucioneve ishin shqiptarë.
Pra, me përqafimin e fesë së errësirës otomane, shqiptarët e vërtetuan në praktikë se nuk kishin nevojë fare për krijimin e institucionit shpirtëror, siç e kishin popujt e Perëndimit evropian dhe popujt e Lindjes evropiane. Të parët, si kudhër të institucionit shpirtëror, të kalitjes së vetëdijes kombëtare dhe të krijimit të qytetërimit perëndimor, kishin katolicizmin, kurse të dytët kishin ortodoksinë. Ndërsa etnia shqiptare, si kudhër të tillë, sipas thirrjes së Vaso Pashës që nga Libani, “duhej të kishte” shqiptarinë, sepse feja e shqiptarit, sipas tij, na qenkej shqiptaria. Po ku ishte ajo shqiptaria, pse nuk e krijoi dot institucionin shpirtëror të shqiptarëve, të cilët ishin, mbetën dhe vazhdojnë të jenë të përçarë dhe të shpërndarë kashtë e koqe nëpër fe të ndryshme? Vallë të mos e kuptonte pashai i Libanit se përçarja në fe të ndryshme nuk mund ta krijonte dot një institucion shpirtëror mbarëshqiptar? Madje jo vetëm që s’e kuptonte, por edhe habitej kur shkruante në kryeveprën e tij poetike “O moj Shqypni”:
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni: jam “turk”, tjetri: “latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”- disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Me sa duket, shqiptarët, nga pararendësit e tyre të kahershëm, kanë pasë trashëguar paganizmin, i cili nuk mund të shërbente kurrsesi si kudhër për krijimin e insitucionit shpirtëror mbarëkombëtar, çka është dhe mbetet themeli i çimentimit të vetëdijes kombëtare. Shikoni shqiptarët e Dardanisë se sa të përçarë janë: opozita dhe përkrahësit e saj sulmojnë qeverinë Kurti dhe mbështesin vijën politike tradicionale të HashimThaçit dhe të Kadri Veselit, të cilët interesat e Dardanisë i patën nxjerrë në bregun e pazarit serb. Shikoni shqiptarët e atdheut amë, të cilët manifestuan modelin e përçarjes tragjike në qëndrimin ndaj ftesës së Ramës për këngëtarin shovinist Goran Bregoviç. Disa protestuan, disa e përkrahën, në vend që, të gjithë, si një zë i vetëm, të mos lejonin ardhjen e tij në Korçë dhe t’i jepnin Ramës leksionin që meritonte. Shikoni qendrën e Tiranës, ku ngrihet kalaja e Janullatosit. Qytetari me vetëdije kombëtare, kur kalon para hyrjes së saj, i duket sikur ndodhet në Athinë, se në mjediset e saj gjithandej mbretëron simbolika greke. Shikoni mjedisin pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku ngrihen katër minaret e xhamisë gjigante. Qytetari me vetëdije kombëtare, kur kalon pranë atyre minareve, i duket sikur ndodhet në Arabinë Saudite. Këto gjëra janë pasoja të qëndrimit të kastës drejtuese në Shqipëri, e cila, si servile e pështirë e të huajve, është zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar.
Ju uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në eseistikën tuaj nacionaliste.
Eshref Ymeri
San Diego, Kaliforni
07 shtator 2021
Mamusha, “kopsht zoologjik” që paraqet tjetërsimin shpërfytyrues të shqiptarëve hibrid (Myslimanë)

Kapuçin e hoxhës e kemi pa n’maje t’navilkut, … ishin tu i dhanë ujë me lugë !

Në Velika Reka, vendlindjen e Milladin Popovićit

Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i djeshëm ”Kujtime në vite e decenie për 1, 3 e 7 shtatorin”, Drini.us, 5 Shtator 2021
Nga Ditari im (2)
Unë jam doktor Fusha
-Ti te koke fushë 1*)
Mujë Loshi i katundit Padalishtë a kân plak i meqëm. Kur kish pas shkua niherë në spital në Prishtinë, shkonin dhe e shihnin njerëz të ndryshëm, të njohur e të panjohur e një mjek e kish pas pyet Mujjën:
-Kush je ti që po të vijnë shumë vizitorë?
-Jam Mujë Loshi, pleqnar, po ti, kush je?
-Unë jam doktor … Fusha.
-Faleminderit, nuk ka nevojë mâ shumë me më tregue. E mora vesh që te koke fushë.
Tre ish nxënës, tre kryetarë komune
Tre nga ish nxënësit e gjeneratës së parë të gjimnazit të Malishevës, dhe shokë klase, pas vitit 1999, 2021, u zgjodhën kryetarë komune në Malishevë.
Jakup Kastrati, Gani Krasniqi dhe Ragip Begaj, janë tre nga ish nxënësit e gjeneratës së parë të gjimnazit ”Ramiz Sadiku” që u zgjodhën edhe kryetarë komune në Malishevë.
Jakupi nga Turjaka e Zatriqit ishte kryetari i parë i zgjedhur, i dalë nga zgjedhjet e e para të lira, kandidat i LDK-së.
I dyti, në dy mandate, si kryetar komune ishte Gani Krasniqi nga Carralluka, nga PDK-ja, tash në Vetvendosje.
Ragip Begaj, nga Banja e ”Fatmirit”, i ”Nismës” që ende është kryetar, deri në tetor, edhe ky u zgjodh kryetar komune në Malishevë, në dy mandate.
Nuk di, të tre kryetarët, ish gjenerata ime e parë e gjimnazit a i kanë shërbye më shumë partisë dhe shefave të tyre apo popullsisë por pasi që i kisha ”shokë” gjenerate, iu mora lakmi
Të tre kryetarët kishin qenë në përvjetorin e 50-të të gjeneratës së parë. Nuk di a kanë folur a jo edhe kryetarët. Me Jakupin fola dhe ai më tregoi, pasi unë nuk mora pjesë edhe pse qëllova në Kosovë.
Tre ish kryetarët, Jakupi, Ganiu e Ragipi më parë kishin qenë antarë të ”devotshëm” në 5 parti.
Ganiu, pasi ”u pensionua”, u k`thye me e ndihmua “Vetvendosjen” në qendër e Albani, djali i kusheririt më të afërt të Ganiut, Skënder Smajlit, në Malishevë.
Ragipin po e pensionon Fatmiri e Jakupi është largua moti.
Lijeva Reka
Lijeva Reka ishte një katund i vogël me disa shtëpi afër një lumi e i rrethuar me bjeshkë të larta por çuditërisht të pasura me kullosa e me pemë e me lejthia të buta.
Punoja si puntor krahu, shtroja rrugët me zallë e me asfalt në vendlindjen e M. Popovićit i cili kishte vdekur ”heroikisht” mua afër ”Sheshit Vëllazërim Bashkim”, aty ku dikur punonte Milladini, në katin e dytë. Ajo ndërtesë deri vonë ishte bibliotekë.
Mëngjeseve kur dilnim në punë në Velika Reka, në xhadetë e ngushta sepse malet ishin aq të rrepishme sa nuk kishte mundësi që rruga të zgjerohej më shumë se sa të kalonin dy makina të vogla, ”Zastava 75”, Fiqa. Nga rrugicat që ishin si rruigë dhish, zbrisnin vajzat malazeze me gomarë plot me bylmet, mazë e kos, vezë e pula me i shitur dhe me ato para, blenin krypë e sheqer e ndonjë sheqerkë. Ishin vajza të shëndetshme, baresha të cilat i ndihmonin prindërit në punët e përditshme e jetën e mërzitshme. Në që ishim djem beqarë, unë Behram Syla, Ahmeti, Mehmeti, Vefaja, Naim Avdija, Alushi e Manushi, Rrustemi, Jahiri, Shefiku … iu thonim nga një fjalë në gjuhën shqipe, i ”gjuanim” me fjalë ”dashurije” e ato ndaleshin e na buzëqeshnin. Pritnin më shumë nga ne, por ne ishim të marrshënm por edhe neve ”na shkonte lâng për goje”.
Ato pushonin një copë herë e pastaj vazhdonin rrugën. E shihnin që s`ka hajr prej neve. Me siguri ato kanë mendua se ne do t`ju shkojmë për mas duke i lutur e qajtur, që të pijm nga ”pije freskuese” apo edhe më shumë? Në Velika Reka nuk kishte kinema as teatër, nuk kishte as pushimore me parqe përveç maleve sa t`sheh syni. Po ne ishim çobanë, shumica dhe nuk dinim çka janë pijet e ”djevojkat” malazeze.Por edhe ne denim çka duam por nuk kishim kohë për dashuriqka. Sa të mira e të sjellshme që ishin ato vajza malsore.
Edhe ato tash janë plakur e ndoshta, edhe ato nuk i kanë harrua ato takime të shpeshta e ato fjalë të pakta tonat. Ndoshta ato edhe nuk janë martua e kanë mbetur si murge. Po kut ë martoheshin kur s`kishte djem. Edhe ata pakë djem që kishte, iknin në Titograd apo qytete tjera e të ngratat vasha, i kqyrnin pleqt e plakat.
Velika Reka kishte një shitore me mallra të përzier, një kiosk ku shiteshin gazetat dhe shkolla fillore që vështirë se klasët kishin më shumë se 6 nxënës.
Jetën e gjallëronim ne puntorët e krahut nga lokaliteti i Turjakës.
Edhe ata gëzoheshin që Velika Rekës iu kishin shtua disa banorë stinorë.
Pasdrekeve e të dielave dilnim e luanim futboll në oborrin e shkollës që kishte një fushë të vogël. Menxi tuboheshim e 10 ”lojtarë” bashkë me malazezë, sepse nuk kishte më shumë se 4, djem katundi.
Mbi një kodër të vogël, afër rrugës ishin vendosur dy shatorre të mëdhenj ku flenim.Brenda shatorrit kishte 12 kreveta të hekurt. Ishte një jetë shumë e lezetshme, jetë mali, me ajr të pastër, ujë të ftohtë e ushqim të shishëm që na e pregatiste Pajaziti i Damanekut, një kuzhinier i përkryer.
Poshtë shatorrit jetonte një plakë e vetme në një kasolle hiç më të mirë se të ”Lokës” së Mjedës. Thonin se plaka është e afërt e Milladin Popovićit.
Për Milladinin kisha dëgjua shumë pakë. Dija vetëm se ishte ”hero i popullit” dhe emrin e Milladinit mbanin shkollat e bibliotekat vetëm në Kosovë?
Dhe unë shkoja shpesh te plaka. E përshëndesja e ikja por ajo nuk më ”lshonte dur thatë”. Sa më shpesh që shkoja, aq më shumë më dhimsej plaka e shkretë.
Ishte një plakë e dashur, e urtë. Nuk dallonte nga plakat tona në Kosovë. Edhe ajo mbante një shami të lidhur rreth e rreth fytit. Ndodhte që kur kisha nevojë me ”e kep” këmishën ose më këputej ndonjë pullë, ajo ma kepte këmishën dhe ma ngjitëte pullën.
Edhe plaka, nuk ka mundur të ket fat më mirë se ”Lokja”.
Puna nuk ishte e vështirë dhe më dukej si lojë e fëmijëve. Punonim në grupe të vogla. Shtronin zallë në rrugë, hapnin nga një vijë në skaj të rrugës e pastaj vinin komionat e dajcat me afalt të nxehtë dhe e gjuanin asfaltin grumbuj-grumbuj. Asfaltit me naftë i vinte një erë e këndshme. Ne puntorët duheshim të nguteshim e ta shkepnim asfaltin sa më shpejt se përndryshe ai forcohej prandaj unë Behram Syla, Ahmeti, Mehmeti e Zeqë Brahimi që punonim bashkë e kryenim punën për merak. Zeqa, atherë afro 50 vjet, kishte djalin dhe nipin, Ahmetin e Mehmetin. Ai nuk punonte fare vetëm rrinte ulur në hije e pinte duhan por kur hetonte se po vinte ndonjë shef, ai qohej e punonte sa dy puntorë. Ishte hilegji.
Nuk do të më kujtohej plaka, e afërm e Milladin Popovićit po mos të ishte aktualizua ”vrasja e Milladinit” nga disa nostalgjikë se kush e vrau ”M. Popovićin, Haki Taha, mësues gjakovar apo UDB-a jugosllave?
Disa madje e krahasojnë vrasjen e Milladinit me rastin ”Panda” në Pejë, ku shërbimi i sigurimit serb, vret disa të rinj serbë e i akuzon shqiptarët.
Serbët edhe si popull kanë prirje për këso punë, e gjuajnë gurin dhe e mëshefin dorën. Rasti më i njohur para se të prishej Jugosllavia, ishte montimi i vrasjes së disa ushtarëve në Kazermën e Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi dyshohej se Aziz Kelmendi kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë. Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se u krijuan dy versione krejtësisht të kundërta dhe u thurën pastaj edhe edhe thash e thëme.
”Versioni zyrtar i eprorëve të Armatës së Jugosllave, i politikës zyrtare dhe i komunistëve të Kosovës, deklaronte se i riu Aziz Kelmendi ishte i indoktrinuar me nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar dhe kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë e pak më vonë e kishte vrarë edhe vetën. Versioni tjetër i përfolur në Kosovë, që i shkonte përshtati politikës durimtare pacifiste, kishte projektuar versionin se Shërbimi Sekret Serb brenda Ushtrisë së Jugosllavisë kishte vrarë vetë katër ushtarët, duke përzgjedhur në mesin e tyre një serb, një kroat një boshnjak dhe një tjetër, me qëllim për të t’ia adresuar ushtarit shqiptar, Aziz Kelmendi, të cilin e kishin zgjedhur si qengj të flijimit, si kurban”.
Ajo që mëse shumti më habit, edhe sot pas disa dhjetëra vjetëve është se disa ish ”pena” të ideologjisë komuniste, edhe tash mendojnë se Milladini ishte njeri i drejtë që kishte luftua për barazinë e të gjithëve veçanërisht të shqiptarëve, krahas popujve të ish Jugosllavisë, për barazi sociale e të drejta kombëtare.
Po Milladini, Mugosha, Svetozar Vukmanović Tempo, donin ”barazi” që edhe Shqipërinë ta bëni Republikë të shtatë jugosllave.
Vetëm kjo iu ka mbetut nostalgjikëve të Milladinit që të kemi një shtet ballkanik ”Ballkaniadën” apo tash, ”Ballkanin e hapur” për Serbinë deri në Durrës.
Ata që mendojnë se Milladini na donte, janë mjerana. Është si të thuash ”shtine gjarërin në gji” se nuk të han, kështu është të jetosh në një shtet me serbët.
Familja e Milladinit kishte ardhur në Kosovë si kolonizator, pushtues dhe ishte vendosur në tokat e trojet tona, sikurse shumë malazezë që krali i Serbisë (Mbretëria Serbo- Kroate- Sllovene) kishte kolonizua Kosovën. Vetëm në Katundet Turjakë, Damanek, Qypevë, Bubël e Panorc, kishte vendosur afro 120 shtëpi kolonësh serbo-malazezë, të rrethit të Shkodrës, Pukës e Vrrakës, nxënës të Ndre Mjedës e të Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit. Shumë nga ato familje, i njoha edhe unë.Kanë punua deri vonë në vendet më të rëndësishme në qendrat lokale dhe në komunën e Rahovecit, në SPB-në e në Mbrojtjen Popullore, Bogdani, Živa etj. Me disa malazezët kemi qenë, çobanë e jemi ulur në një bankë në shkollë. Me mua ulej Milloradi nga Damaneku. Mësonte shqip se s`kishte mësues serb derisa edhe ata u shpërngulën në Pejë.
Tokat tona, arat, livadhet, malet dhe ato ”komunale” krali iu ka fai kolonizatorëve. Ata, si kolonë përveç shtëpive falas që iu kishte ndërtua shteti, shteti iu ka dhënë nga një penë kie, nga 1 lopë tamli dhe nga 20 copa dele.
Kanë jetua në … Turjakë e Panorc deri në fund të viteve 1960.
Kolonët dhe Milladini, kanë qenë pushtues dhe si të tillë duhet të trajrohen, të thuhet e shkruhet për ta, vetëm si pushtues e jo ndryshe, si internacionalistë e izma tjerë.
1*) Është fushë nga mendtë (nga koka) është i metë nga mendja, ka shumë të meta mendore, është fare budalla.
Vazhdon
Malmö, 6 shtator 2021
Zgjohu Shqiptar! Demokracia nuk pret! “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan me një mesazh të veçant drejtuar botës nga kryeqendra e Zërit të Amerikës në Washington DC

Nga: Frank Shkreli
Ishte shtatori i vitit 1980. Si shumë udhëheqës politikë amerikanë të periudhës së luftës së ftohtë, edhe ish- governatori republikan i Kalifornisë, Ronald Reagan mendonte se përhapja e komunizmit kudo në botë, kërcënonte lirinë gjithkund. Gjendja ekonomike në Shtetet e Bashkuara sa vinte e keqësohej për amerikanët e rendomtë. Ronald Reagan kishte shpallur kanditaturën për president të Shteteve të Bashkuara. Fillimin e fushatës së tij për president të Amerikës ai e kishte shënuar me një fjalim mbajtur me rastin e Ditës së Punëtorve këtu në Shtetet e Bashkuara, me 1 shtator, 1980 në Parkun e Lirisë të shtetit Nju Xherzi. Në atë fjalim ai foli për shumë çeshjt e eprobleme me të cilat përballej Amerika due për programin e tij për ti zgjudhur ato në nivel kombëtar due ndërkombëtar, ndërsa ka theksuar me atë rast se Shtetet e Bashkuara janë një vend imigrantësh, ndërkohë që përmendi edhe grevën e puntorëve që po zhvillohej në atë kohë në Gdansk të Polonisë kundër regjimit komunist të atij vendi dhe, njëkohësisht, ka theksuar rëndësinë që luante në atë kohë, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë në luftën ideologjike kundër komunizmit. Ai fjalim përmbante edhe citimin, tanimë të famshëm, të Presidentit Reagan, se “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukdjes.” (“Freedom is never more than one generation away from extinction”).
Gjatë atij fjalimi, Ronald Reagan ka theksuar nevojën për rikthimin e ëndrresë amerikane dhe rivendosjen e vlerave jetike amerikane: shpirtërore dhe morale, vlera aq të rëndësishme edhe të atyre imigrantëve që kanë ardhur në këtë vend për të ndërtuar një jetë të re, është shprehur Reagan. Duhet t’i rivendosim këto vlera në jetën e përditshme — ka theksuar me atë rast ish-presidenti Reagan — në lagjet tona, në administratën e qeverive tona vendore due ffederale, si dhe në marrëdhëniet tona me vendet e ndryshme të botës.
Duke iu referuar, me atë rast, protestave të puntorëve polak në Gdansk, Ronald Reagan ka thënë ndër të tjera: “Janë pikërisht këto vlera që i frymëzojnë ata punëtorë të guximshëm në Poloni. Janë vlerat që kanë frymëzuar disidentët e tjerë nën sundimin komunist. Ata na kujtojnë se atje ku sindikatat e lira dhe marrëveshjet kolektive me puntorët janë të ndaluara, liria humbet. Ata na kujtojnë se liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Ti dhe unë duhet të mbrojmë dhe të ruajmë lirinë këtu ose nuk do t’u kalohet fëmijëve tanë. Sot, punëtorët në Poloni po i tregojnë një brezi të ri, jo se sa i lartë është çmimi që duhet paguar për lirinë, por po i tregojnë edhe botës, se vërtetë, ia vlen të luftohet për këtë çmim, me qëllim që të sigurohet liria”, ka theksuar Zoti Reagan. Njëkohësisht, ish-presidenti Reagan ka shënuar ditën e puntorëve të Amerikës në vitin 1980, duke nënvijuar disa prej vlerave në të cilat ai besonte dhe në bazë të cilave ai do qeveriste vendin dhe do të zhvillonte marrëdhëniet me botën, përfshir botën e atëherëshme komuniste, gjatë dy mandateve të tija si president i Shteteve të Bashkuara, përfshir mirëpritjen e imigrantëve.
“Dua shumë dhe mbi të gjitha të kem një administratë që nëpërmjet veprimeve të saj, brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare t’u bëjë të ditur miliona njerëzve se Miss Liberty (Stauja e Lirisë) ende ‘Mban lartë llambën e saj pranë derës së artë’, ka thenë Reagan, ndërkohë që ka theksuar rolin e rëndësishëm që ai dëshironte që të luanin Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, në përhapjen e këtyre vlerave amerikane, duke kërkuar që, “Nëpërmjet stacioneve tona ndërkombëtare të transmetimit të lajmeve — Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë dhe të tjerëve — le të dërgojmë, me zë të lartë dhe të qartë mesazhin se ky brez i amerikanëve e ka ndër mend ta mbajë dhezur atë dritë lirie e shprese. Se kjo endërrë, më e mira shpresë e fundit mbi tokë – ky komb nën hirin e Perendisë — nuk do të zhduket kurrë nga kjo botë. Ne do të vazhdojmë të jemi një simbol i lirisë dhe ruajtës i vlerave të përjetshme që frymëzuan aq shumë ata që erdhën në këtë port hyrjeje”, të Shteteve të Bashksuara të Amerikës, ka thenë ndër të tjera Ronald Reagan fjalimin e mbajtur me 1 shtator, 1980, me rastin e Ditës së Puntorëve në Amerikë, një fjalim që pat shënuar edhe fillimin e fushatës së tij për president të Amerikës, si kandidat i Partisë Republikane. Siç dihet, Ronald Reagan u zgjodh për dy mandate president i Shteteve të Bashkuara, gjatë të cilave, sipas historianëve – ndër të tjera — ai luajti rolin kyç në shembjen e komunizmit, pa zbrazur asnjë fishek dhe pa humbur asnjë ushtar.
Fjalët e Presidentit Ronald Reagan, ashtu siç u prononcuan me 1 shtator 1980, (Ditën e Puntorëve të Amerikës që këtë vit bie me 6 shtator) ndërsa ka paralajmëruar rrezikun me të cilin përballej atëherë liria dhe demokracia në Amerikë dhe në botë, tingëllojnë të vërteta edhe për aktualitetin e sotëm politik në kudo në botë, madje edhe në një vend me traditë të gjatë demokratike si Shtetet e Bashkuara, por edhe në çdo vend tjetër të botës, përfshir dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat edhe pas 30-vite post-komunizëm mbeten në grupin e vendeve pjesërisht të lira, sipas Departamentit të Shteteit amerikan dhe organizatave ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Kujdes! “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”, na këshillon edhe sot — në Ditën e Punëtorëve amerikanë, 2021 — ish-Presidenti Ronald Reagan.
Zgjohu shqiptar! Demokracia duhet mbrojtur çdo ditë! Demokracia nuk pret!

Autori në një studio të Zërit të Amerikës


Ortodoksia është shqiptare, me ne filloi

Shkruan: Fahri XHARRA
(Fotografitë në këtë shkrim janë të një vlere të madhe- të cila na janë fshehur fxh)
Pra, kjo është pjesa e dytë e shkrimit “ Qeleshja qenka e serbëve”, me të cilën deshta të zgjoj debat për heshtjen tonë dhe mohimin e vetvetës dhe historisë sonë. Kjo heshtje dhe kjo dukuri e tjetësimit të vetvets është aq e rrezikshme , sa që iu jep mundësinë edhe armiqve që me anë të propagandës së tyre të na shlyejnë nga hartat demografike si populli më i vjetër i botës, i ardhur rishtas pa kulturë dhe trashëgimi duke e “ huazuar “ etnografinë, historinë dhe të kaluarën tonë prej serbëve.
Po e përseris vjalë e artë ;” Që vetem shkrimi mbetet” dhe ai është dëshmitar i së mirës dhe së keqes.
Pra Milan Nikolajeviqi ne shkrimin e tij : “ ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА “ edhe këto i shkruan : Plisin e bardhë e morrën shqiptarët shumë vonë, pas përzierjes me serb në hapësirat e Shqiperisë së sotme Veriore,Kosovë dhe Metohisë dhe Maqedonisë Perëndimore.Në këta anë deri në gjysmen e parë te shekullit 20 –t, plisi është përdorur nga fiset serbe të Malit të Zi ((Васојевићи, Ровци, Дробњаци, Кучи, Морачани…), në Gorë dhe dhe Zhupën afër Prizrenit në Metohi, si edhe nga Kjakët dhe Bersjakët në Maqedoninë perëndimore . Me gjithë këte vërtetohet që fjala është për një element tradicional popullor të serbëve të lashtë” shihni pra, jo vetëm plisi por edhe ne nuk egzistonim ? Heshtni shqiptar , heshtni !

“ Historiani serb shkruan e vazhdon:” prejardhja e Plisit në një mënyrë është e panjohur, sepse në lashtësi e banin të gjithë. Besohet se që nga hapsirat e Levantit, duke i falënderuar shtrirjes së gjer të sllavëve ballkanik, vihet në përfundim që plisi rrjedh nga proto sllavët- Pellazgët “
E kam një pyetje për akademikët e Shqipërisë së pari por edhe ata të Kosovës : Kush janë trashëgimtarët e pellazgëve, serbët apo ne shqiptarë ?
Më falni se harrova të iu pyes së pari : a kishte pellazg në lashtësi apo jo ?
Fotografia me vlerëshmja , ku shihet kurorizimi i Stefan Nemanit- një mbret ortodoks shqiptar – plisi djathts (Крунисање Стефана Дечанског )
Shkojmë më tutje me fjalët e historisë serbe : “ Që plisi nuk ishte veshje shqiptarësh ( por edhe asgjë nga kompleti i veshjeve) flasin shumë ikona dhe freska, si dhe monumentet antik të kultures Ilire,Thrakase, Helene…. si dhe fakti që shqiptarët nuk janë popull ballkanik dhe që me popujt e vjetër që sot janë fqinj të tyre , nuk e kanë as një pikë të përbashkët . historike”
E shihni pra që po “vërtetohen” fjalët e dr, Hasan Kaleshit dhe hoxhallarëve tanë kur endo thonë që thoshin se ne kemi ardhur me turkun në shekullin 14-të dhe së këtu nuk kishta jo më shumë se 1% shqiptar të më herëshëm. Hasan Kaleshi ne vitin 1972 në Stamboll e ka mohuar prejardhjen tonë ilire .
Sa jemi popull normal dhe sa i kemi shkencëtarët e lashtësisë normal që kur kështu flitej, na e sollën edhe Schmittin për të na bindur që na nuk kemi vazhdimësi nga ilirët , etj, plus edhe e bëmë anëtar nderi të Akademisë sonë
Në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dokumente edhe të botimit digjital të gazetës Rilindja
Behlul Jashari, Prishtinë
Për t’ia bashkangjitur Formularit të Kërkesës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot, 6 Shtator 2021, dërgova edhe botimin e fundit digjital të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja.
“Ju lutem, shihni dokumente edhe në këtë botim digjital – ridalje simbolike protestuese të gazetës Rilindja të 31 Dhjetorit 2018”, i shkruajta Kushtetueses mes tjarsh sot.
Të enjten e 2 Shtatorit 2021 me Formularin e Kërkesës të plotësuar e një pako dokumentesh iu drejtova Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesat që kemi bërë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, që janë edhe të botuara në gazetën Rilindja që mund ta shihni në attach.
SHBA-ja ia dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer
Sot Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Kosovës një shtesë prej 503,100 doza të vaksinës jetëshpëtuese të sigurta dhe shumë efektive të Pfizer. Përfshirë këtu edhe kontingjentin e parë të ardhur më 20 gusht, Shtetet e Bashkuara kanë sjellur mbi 538,200 doza për të mbrojtur kosovarët, duke përfaqësuar donacionin më të madh të vaksinës kundër COVID-19 për Kosovën, nga cilido vend apo organizatë tjetër.
Dërgesa e sotshme është pjesë e përkushtimit të Presidentit Biden për të ndarë dozat e vaksinës COVID-19 nga furnizimet vendore amerikane për të mbështetur nevojat globale. Pasiqë asnjë vend nuk mund ta mposhtë COVID-19 vetëm, në qershor, Shtetet e Bashkuara fillimisht u përkushtuan për të ndarë 80 milionë doza vaksine me botën.
Vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja u dorëzuan përmes mekanizmit për Angazhim të avancuar të tregut për lehtësim të Covax-it (COVAX AMC), që është nismë globale në mbështetje të qasjes me mundësi të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive kundër Covid-19. Me kontributin financiar prej 4 miliardë dollarë për Gavi në mbështetje të COVAX, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh financiar në Covax. Covax-i baskëudhëhiqet nga Koalicioni për gatishmëri dhe inovacion ndaj epidemive (CEPI), Gavi – Aleanca për vaksina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së bashku me UNICEF-i si partnerë kryesorë për dërgesa. Me këtë dërgesë, Kosova ka pranuar mbi 700.000 doza përmes COVAX AMC.
Përveç vaksinave, prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar gati 4 milion dollarë për pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore, grante për mësim përmes internetit, si dhe ndihmë tjetër lidhur me Covid-19 për të ndihmuar shkollat, objektet shëndetësore, familjet dhe komunitetet anembanë 38 komunave të Kosovës. Me ndihmën e sotshme, po vëmë themelet për një Kosovë sovrane, të vetëmjaftueshme dhe të qëndrueshme të së nesërmes; një Kosovë që përqafon përgjegjësitë e saj në vend, por edhe si partnere e barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë.





