
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina





Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina




Kuvendi iKosovës më 7 shtator1990 – Kushtetuta e Kacanikut-Ilaz Ramajli kryeson-seancen

Nga Behlul Jashari, Prishtinë
-Kosova para 31 viteve, në 7 Shtator 1990, u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind, si dhe nga zgjedhjet e para pluraliste parlamentare dhe presidenciale të 24 Majit 1992/
-Kosova e pavarur e shpallur para më shumë se 13 vitesh në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 117 shtete anëtare të OKB-së dhe njohja më e re është nga Izraeli, për të cilën delegacioni i Kosovës u njoftua derisa ishte në Uashington në Shtëpinë e Bardhë në 4 Shtator 2020/
-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në mesazhet e 7 Shtatorit -Viti 1998: Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Viti 2005: Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës/

PRISHTINË, 7 Shtator 2021/ Para 31 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, poashtu të vitit 1990, e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind dhe pjesëmarrjen masive 87,01% të 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.
Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale që pasuan, të 24 Majit 1992, atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.
Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithnjë në rrethana të rënda të okupimit e shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituv me të drejtë vetoje i federates. Ajo Kushtetutë ishte e para në historinë kushtetuese të Kosovës, ndërsa e dyta ishte ajo e 7 Shtatorit 1990, në rrugën drejt lirisë e pavarësisë.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në një nga intervistat që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë.
![]()
Kuvendi i Kosovës -2 Korrik 1990 , foto nga filmi dokumentar ku shihet edhe gazetari e redaktori i njohur i gazetës Rilindja Behlul Jashari duke duartrokitur
Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë: Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.
“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pa kthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, është shprehur Ilaz Ramajli në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri më 30 Shtator 1991.

Kosovë – Ilaz Ramajli. Foto për ATSH nga Behlul Jashari
Ndërsa në 30 vjetorin e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, për median kosovare, Ramajli tha se ndonëse për shkak të rrethanave, Kushtetuta e Kaçanikut nuk ka pasur mundësi të që të zbatohet plotësisht në territorin e Kosovës, por ajo ka qenë njëra ndër aktet më të përparuara në regjion.
“Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpallur më 7 shtator 1990 u shndërruan me kohë në busullë të lëvizjes sonë paqësore politike dhe besoj se po këto akte kanë qenë edhe pikënisje e të gjitha sakrificave. Mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut u organizua komplet jeta në Kosovë jashtë sistemit të Serbisë dhe mundësoi që shqiptarët e Kosovës dhe popujt e tjerë joserbë të organizojnë rezistencën e tyre jo të dhunshme më vonë edhe luftën çlirimtare”, ka thënë Ramajli.

Ilaz Ramajli dhe gazetari Behlul Jashari
Në Kosovën e lirë nga qershori 1990, prej vitit 2001 deri para 13 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.
Kosova para 13 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Ishte viti 2008 kur nga Kuvendi i Kosovës u miratua Kushtetuta – akti më i lartë juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 Qershor.

Deklarata Kushtetuese-Kuvendi i Kosovës. Ilaz Ramajli-foto: Behlul-Jashari
Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Kuvendi i Kosovës. Foto: Behlul Jashari, më 13 maj 2017
Zhvillimet më të rëndësishme brenda trembëdhjetë viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator që ishte ditë e përvjetorit të Kushtetutës 1990, ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

2 Korrik 1990, Kosovë
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Kushtetuta e Kosovës e shpallur në Kaçanik më 7 Shtator 1990
Kosova e pavarur e shpallur para më shumë se 13 vitesh në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 117 shtete anëtare të OKB-së dhe njohja më e re është nga Izraeli, për të cilën delegacioni i Kosovës u njoftua derisa ishte në Uashington në Shtëpinë e Bardhë në 4 Shtator 2020.
.
Newborn … Foto: Behlul Jashari, Prishtinë
![]()
Presidenti i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova me gazetarin e redaktorin e njohur të gazetës Rilindje, Behlul Jasharin.
PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA: 7 SHTATORI 1990, THEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
-Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës/
Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vlerësonte se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në 7 Shtator të vitit 1990 shënonte aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Po risjellim dy mesazhe të Presidentit Rugova për 7 Shtatorin, të vitit të luftës 1998 dhe të vitit të lirisë 2005 – të fundit të Presidentit historik për ditën historike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
VITI 1998: DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA ME RASTIN E 7 SHTATORIT
PRISHTINË, 7 Shtator 1998/ Me rastin e 7 Shtatorit – Ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Presidenti i Republikës Dr. Ibrahim Rugova dha një deklaratë në të cilën thuhet:
Pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Kjo ngjarje e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës, ka vënë themelet juridike e politike të shtetësisë së Kosovës.
Sot, tetë vjet pas miramitit të këtij akti të lartë, populli i Kosovës edhe pse në gjendje okupimi dhe i ballafaquar me ofensivat e egra të forcave serbe, me një vullnet të fortë po ndërton shoqërinë demokratike e civile në Kosovë. Dhe, përkundër vuajtjeve nëpër të cilat po kalon, ai është i përcaktuar që me mjete politike ta realizojë pavarësinë e Kosovës.
Në këto çaste të vështira që po përjeton, populli i Kosovës me përkrahjen dhe ndihmën e botës demokratike e sidomos të SHBA-ve dhe Unionit Evropian, do të dijë ta kapërcejë këtë gjendje të rëndë.
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!
VITI 2005: PRESIDENTI RUGOVA U DREJTOI NJË MASAZH QYTETARËVE TË KOSOVËS ME RASTIN E 7 SHATORIT
PRISHTINË, 7 Shtator 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës me rastin e 7 Shtatorit, ditës kur para 15 vjetësh u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kaçanik.
Në mesazhin e Presidentit Rugova thuhet:
Me rastin e 7 Shtatorit, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.
Dita e 7 Shtatorit e vitit 1990 është një ditë e rëndësishme në historinë tonë të re, sepse u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u bë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në korrik të po atij viti.
Kjo i vuri themelet e shtetit të Kosovës, që u vërtetua me Referendumin për pavarësi dhe hapi perspektiva për ndërtimin e jetës shtetërore demokratike.
Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Serbia i ndaloi të gjitha shkrimet e Radovan Zogoviqit nga librat e shkollave të Serbisë. E dini pse ? sepse Mali i Zi u nda nga Serbia.
Sa dimë ne se kush ishte ky njeri ?
“ Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herë here edhe fytyrën e zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme historike, i për lavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë, e mandej ata dytësorë e tretsorë. Populli malazias e ka pasur fatin të kishte vjershëtorin e madh, që nga Njegoshi e deri më sot më të madhin, Radovan Zogoviqin, ardhacakun dukagjinas, kosovarin sipas fëmijërisë dhe rritjes, i cili si malazias ardhacak.” ( Jevrem Bërkoviqi )
Por, familja Zogoviq a ishte sllave apo duhej të fshihte origjinën e saj ? ?
“Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “Mali Zi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . ……Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha, mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda. I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishin të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias. ( “Si e bëmë ne shqiptarët , Malin e Zi?nga Fahri Xharra )
Radovan Zogoviqi është lindur në fshatin Mashicë, në Polimjen e Epërme të Andrijevica, në Mal të Zi, në vitin 19O7. Gjimnazin e ultë e ka kryer në Beran dhe, gjatë shkollimit katërvjeçar çdo pesëmbëdhjetë ditë i ka kaluar nga 32 kilometra duke ecur këmbë deri në Mashnicë ashtu që nëna e tij ta harrnonte e ta pastronte dhe të merrte ushqimin për dy javët e ardhshme. Dy vite e gjysmë të Gjimnazit i ka kryer në Pejë, pasi që familja e tij ishte vendosur në Dukagjin, në një fshat të Deçanit.

Shqoiptarët e Andrijevices- sot Mali i Zi
Edhe një herë , të thoshte Zogoviqi që jemi shqiptar ishte e pamundur në atë kohë ; në kohën kur Malit të Zi iu njoh pavarësia edhe nga pushtuesi shekullor , Perandoria Otomane .
Ai e tha ndryshe : Radovan Zogoviq e shkroi poemën “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, në Mbretërinë Serbo-Kroate- Sllovene..
Pse u përndoq autori i “Ali Binakut”nga monarkia serbe, por edhe nga regjimi komunsit ? Dihet pra .
Si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, që iu bënin në Mbretërinë Serbo-Kroato- Sllovene shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1936, në sanatorijumin Klenovik në Zagorjen e Kroacisë, Zogoviqi e shkroi Poemën Ardhësit- Këngët e Ali Binakut, zë i revoltës, i kryengritjes kundër asaj padrejtësie .
Pra nga mijëra kolonist që erdhën në Kosovë për kolonizim të tokave shqiptare ishte edhe familja Zogoviq; po pse vetëm “malazezit” Radovan të familjes Zogaj të Plavës i digjte zemra për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi ? ishte së pari ndërdija e ngrysur në shpirtin e familjes , ishte njohuria e tij me të kaluarën e tij shqiptare, ishte njohuria e qartë se si dhe pse u i sllavizuan .
Zogoviqi në Zagreb e kishte vizituar bardin e poezisë August Cesarecin. Këtë rrëfim ma ka dëftuar në banesën e tij në Beograd,që në vitet e hershme të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Ishte ftohtë, Cesarec ishte mbështjellë me një plaf të trashë, kurse Zogoviqi poet i ri, me një dozë droje para bardit të madh.
Si është gjendja në Kosovë ? E kishte pyetur Cesareci kolegun e ri. Zogoviqi i kishte folur detajisht për maltretimet ndaj shqiptarëve, nga ana e xhandarëve të atëhershëm dhe të disa kolonistëve malazezë, ndër të cilët dallohej veçanërisht Sava Lazareviq, komandant i xhandarmërisë malazeze (i „krilashëve“) në atë pjesë të Dukagjinit, e cila në periudhën 1912-1915 ishte nën Malin e Zi, i pagëzuar Sav–batarja.,
Cesareci i kishte dëgjuar me vëmendje këto detaje të trishta dhe ndodhi tragjike për jetën e atëhershme të shqiptarëve të Kosovës, dhe, pas bisedës dy orë e gjysmë kishte klithur: Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. Së shpejti këto fjalë të Cesarecit e kishin nxitur shkëndinë e cila qëmoti ishte ndezur, Zogoviqi e shkruan poemën „Ardhësit –këngët e Ali Binakut“, që e përbëjnë dymbëdhjetë tërësi poetike.
(Cesarec: “Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. ‘ dhe çështja shqiptare nuk guxon të harrohet”)
Jevrem Berkoviq thoshte “Por ajo që më shtyri më së tepërmi që të shkruaj për këtë njeri të ndritur dhe të pamposhtur ,është edhe shkrimi i tij kushtuar altruistit tjetër malazias me emrin Radovan Zogoviq i cili jetoi në vitet ’30-ta në Kosovë dhe i mbrojti me mish e shpirt shqiptarët nga shpërngulja masive për në Turqi.
Pra Radovan Zogaj u bë i njohur me veprën e tij antologjike’’Këngët e Ali Binakut’’të cilën në ato vite e kishte përkthyer kolosi Esad Mekuli.
Radovan Zogoviq, ashtu si edhe Jevrem Bërkoviq në ditët tona, nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë me Golgotën që ia bënte shqiptarëve regjimi mbretëror i Jugosllavisë së paraluftës së Dytë botërore .Prandaj duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejt i asaj kohe të paduruar për ne, Radovan Zogoviq krijoi këngët e tij më të bukura kushtuar popullit tonë dhe gjendjes sonë të mjeruar në të cilën ishim të katandisur. Ngrite zërin shumë lartë kundër padrejtësive të ashpra dhe çmendurisë së një regjimi autoritar që ishte drejtuar kundër një populli të tërë, të cilën disa dekada më vonë u përpoq ta aplikonte edhe psikopati Millosheviq, aq më keq, duke qenë i udhëhequr nga ideologët e sëmurë akademikë të vendit të tij të cilët na kishin dëmtuar shumë herë gjatë historisë sonë të përgjakshme.
Radovan Zogoviqi si askush tjetër e ndjeu, e përjetoi dhe e jetoi dramën shqiptare kosovare, të shkaktuar nga ardhja e kolonëve dhe vendosja e tyre në Kosovë e Dukagjin! Njeriu dhe vjershëtari Radovan Zogoviq e përjetoi dramën kosovare edhe si dramë të vërtetë malaziase. Nga ardhacaku, koloni, u shndërrua në dëshmitar i cili i pari, edhe si vjershëtar, edhe si njeri, edhe si komunist, edhe si malazias dëshmoi ç ‘janë ata që në Kosovë sollën ardhacakët dhe i popullzuan në tokën shqiptare denbabaden, dhe vetë Ardhacakët, ç ‘kane bërë nga qenia dhe etnosi i popullit shqiptar në Kosovë, çekanë bërë nga prona e tyre, zotërimet, bagëtia, fara dhe trashëgimia .
Pra , miq të nderuar të kemi kujdes në vlerësim e figurave edhe nëse i “takojnë “ një kombi tjetër
Referencat , përves që mua më shërbyen për shkrimin e këtij teksti , janë edhe si udhërrëfyes se ku mund të lexojmë më shumë e në mënyrë më të drejt për Radovan Zogoviqin
Referencat:
-http://illyriapress.com/malazezet-denojne-nderrimin-e-emrit-te-rruges-radovan-zogoviq/
–http://zeri.info/zerat/5531/zogoviqi-i-ali-binakut/
–http://www.zemrashqiptare.net/news/id_7511/rp_0/act_print/rf_1/Printo.htm
–http://www.albdreams.net/kujtime-per-poetin-e-madh-malazes-radovan-zogoviq/
–http://www.arkivalajmeve.com/Ardhesit-Kenget-e-Ali-Binakut-te-Radovan-Zogoviqit.219365/
–http://www.zemrashqiptare.net/news/id_15359/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html
–http://illyriapress.com/capriqi-heqja-e-emrit-te-zogoviqit-eshte-nje-turp-i-madh-per-prishtinen/ –http://www.vijesti.me/caffe/bato-tomasevic-u-pisanju-sam-nasao-zakasnjelu-prijatnu-i-sjetnu-utjehu-2
–http://arhiva.portalnovosti.com/2011/05/opasne-knjizevne-veze-izmedu-beograda-i-pristine/
–http://www.selo-velika.me/?p=2883

Natyrisht që për mua në këtë rast është paksa më vështirë, meqë në vend që të komunikoj me ju drejtpërdrejt, më duhet këtë ta bëjë përmes përkthyesit. Të lutem shumë, që para teknikës të jeshë sa më i shlirë, sikur ajo të mos jetë këtu fare. Unë do të shtrojë pyetje, ato pastaj do të përkthehen në shqip dhe ti pastaj më jep përgjigjen. Të lutem, shfrytëzojeni kohën për të cilën keni nevojë kur t’më përgjigjeni, por, më mirëkuptoni, përgjegjet të jenë mundësisht sa më përmbledhëse. Sadriun do ta lusja që t’m bëjë vetëm përmbledhjen e përkthimit, jo t’ma përkthejë përgjegjen të plotë e të detajuar. Tek më vonë do të ketë kohë t’ma përkthej intervistën të detajuar e ashtu si duhet.
E vetëkuptueshme ju keni mundësi të shtoni çdo herë diç, për çka unë nuk ju kam pyetur, por që ju e gjykoni se është e nevojshme. Fundja, ju jeni zot i punës tuaj.
Tashti më lejoni t’ju parashtroj pyetjen e parë.

Pyetje: Po e filloj me pyetjen që ka për objekt temën për çka diskutuam dje. Ju keni publikuar ndërkohë një libër për çështjen në fjalë. A e keni lirin këtu?
Përgjegjia: Po.
Pyetja: Ku është libri?
(Avokati ia ofron librin. Andrea pohon se më pas, do ta bëjnë një fotografi speciale të librit.)
Pyetja: A mund t’më thuani zoti Avokat Krasniqi, pse shkruan avokati një libër për një proces, përgjatë kohës sa procesi, megjithatë, nuk ka përfunduar?
Përgjigjia: Unë mendoj se pjesa kryesore e procesit ka përfunduar. Ka përfunduar ajo më e rënda e cila ishte në aktakuzë. Në atë aktakuzë thuhej se egzistonte një organizatë kriminale me emrin “Syri i popullit” dhe se kjo organizatë kiste për qëllim përmbysjen e sistemit politik dhe ekonomik në Kosovë; kishte për qëllim vrasjen e përfaqësuesve më të lartë të Republiës; kishte për qëllim vrasjen e gazetarëve, e antarëve të Këshillit Gjyqësor, e klerikëve fetarë etj.
Kjo akuzë tani me vendimin e Gjykatës së Apelit faktikisht më nuk egziston.
Pyetja: Por ju ndërkohë, megjithatë, keni ndërtuar një strategji që në këtë moment të dilni para publikut, t’i shpjegoni motivet që kishte procesi…cila është strategjia juaj?
Përgjigjia: Tani kemi një aktakuzë të re, në fakt. Strategjia për kundërvënje kësaj aktakuze është më e lehtë; ajo është më e lehtë për faktin se, në aktakuzën e re nuk ka asnjë fakt I cili do ët dëshmonte fajësinë e Sadri Ramabajës për veprën e re penale me ët cilën tani ky ngarkohet.
Pyetje: Kujt i drejtohet libri, gjyqtarëve apo opinionit, mediave…?

Përgjigjia: Mendoj se libri më shumë i drejtohet opinioni, për shkak se opinioni nuk e ka ditur se çfarë ka ndodhur në sallat e gjykimit. Mediat që e kanë përcjellë këtë gjykim, nuk e kanë përcjellë të vërtetën e plotë, nuk e kanë thënë çfarë është thënë aty gjatë gjykimit. Prandaj , kjo ka qenë nevoja më esenciale imja, që ta njoftoj opinionin se, çfarë mund të ndodhë në këtë kohë nëpër gjykatat tona.
Pyetja: Përse raportoni tashti, e jo më heret?
Përgjegjia: Libri është botuar tek në kohën kur kemi marrë vendimin përfundimtar prej Gjykatës së Apelit. Pa marrjen e këtij vendimi, sigurisht se nuk do të kishte libër, sepse çështja nuk mund të merret e përfunduar pa sjelljen e vendimit të Gjykatës së shkallës së dytë.
Në këtë rast Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesat tona, ka konstatuar se Aktgjykimi i shkallës së parë është miratuar i shoqëruar me një mori shkeljesh të dispozitave ligjore, se aktgjykimi është mbështetur në prova të papranueshme. Si I tillë aktgjykimi rezulton si mohim I gjithë asaj që është servuar nga ana e dëshmitarëve për këtë rast. Kur flasë për dëshmitarët, mendoj në ata më kredibil, për të cilët Prokuroria ka menduar se do të jenë të tillë. Por, në fakt, rezultoi se ata nuk ishin kredibil, përkundrazi, ata janë dëshmitarë të pabesueshëm.
Pyetja: Ndryshimet politike a kanë pas ndikim pozitiv që ju të mirrni vendim për publikimin e librit?
Përgjigjia: Jo, nuk e besoj, sepse ne me këtë pjesën e ndryshimeve nuk jemi marrë fare. Ne jemi marrë me anën profesionale të një procesi gjyqësor, i cili është shpërfaqur i tillë si ishte, me ç’rast është kuptuar se dëshmitë e mbledhura nga ana e prokurorit nga dëshmitarët, me të cilët për mendimin tim, tok, e kanë sajuar këtë rast, dalin të pasakta. Prandaj me këto ndryshimet politike që kanë ndodhur, ne fare nuk jemi marrë. Librin nuk e kemi publikuar me ëqllim që të anojmë nga ndonjë parti politike, ose që ta politizojmë rastin. Përkundrazi, ky është një libër profesional dhe të gjithë ata që duan të mësojnë për të vërtetën e këti rasti, mund ta gjejnë atë në faqet e këtij libri.
Pyetja: A do të thotë kjo se, ju do ta kishit shkruar këtë libër edhe po mos të ndodhnin këto ndryshime politike?
Përgjegjia: Patjetër, patjetër. Madje edhe më me dëshirë.
Pyetja: Ju keni thënë disa herë, madje edhe para Gjykatës, se ky proces është një proces politik. A është tashti më pak proces politik, meqë akuza kryesore është hequr, apo edhe më tutje mbetet proces politik, respektivisht i ngatrruar në politikë?
Përgjegjia: Po, mendoj se tutje është proces politik. Vazhdimisht kemi thënë se procesi është politik, sepse akuza ka thënë se është proces politik. Me faktin që akuza pretendon se ka ambicie që të shembet një sistem politik dhe ekonomik, ajo është akuzë politike. Për fatin tonë të keq, ky është procesi politik që mbahet për herë të parë pas luftës.
Mirëpo edhe aktakuza e dytë, megjithaët, ka diçka politike. Po mos të kishte asgjë politike, unë jam i bindur se akuzë të re ndaj Sadri Ramabajës nuk do të kishte.
Gjithë synimi i aktakuzës, procesit, dëshmitarëve, ka qenë përfshirja e Sadri Ramabajës në këtë
proces politik. Dhe dukej nganjëheër se krejt proçesi mbahet për shkak të Sadriut. Janë disa mbeturina të aktakuzës së parë që janë bartur në aktakuzën e re. Sidoqoftë si aktakuza e vjetër, ashtu edhe kjo e reja, nuk kishin e nuk kanë as edhe njëprovë të vetme, përmes të cilës do të mudn të vërtetohej fajësia e Sadri Ramabajës. Bsolutisht.
Fjësia e vetme e Sadri Ramabajës është se, ai është një nga intelektualët më të rrallë që kemi ne, që e lavraon një fushë të mendimit politik, që pak është e njohur për opinionin tonë, dhe “faji” (në thonjëza) më i madhë i tij, është se ky ishte pjestar i Vetëvendosjes, lvizje e cila, në njëfarë mënyre i prishte planet e këtyre që na qeverisnin deri tani.
Pyetja: Ju do ta fitoni procesin?
Përgjegjia: Patjetër. Provat do të dëshmojnë se nuk ka vajësi nga ana e Sadri Ramabajës. Unë jam I bindur se, nëse gjyqi nuk sillet si ai I mëparmi, e shpresoj se nuk do ët ndodhë, e nëse Gjykata do ta respektoj ligjin, nëse Gjykata respekton provat me të cilat Prokuroria e ka furnizuar atë, besoj se do të kemi aktgjykim lirues. Për këtë unë jam shumë i bindur se këtë proces do ta fitoj.
Pyetja: Pak më parë e the një diçka të veçantë. A besoni se procesi kundër Sadri Ramabajës do të jetë fundi i një epoke të gjyqësorit të Kosovës?
Përgjigja: Besoj se po.
Në Kosovë po fyrnë një frymë e re, të cilën e ka mbështetur ky popull. Besoj se këto veprime të gjyqësorit që kanë ndodhur më heret, ishin detyrime ndaj një sistemi të shkuar tashmë. Unë jam I bindur se epoka e vjetër që prodhoi atë sistem gjyqësor të kapur, ka përfunduar dhe se po fillon një epokë e re.
Pyetja: Unë kam lexuar librin tuaj, por edhe kapitullin ku keni sjellë prononcimin e Xhafer Shatrit për këtë proces, po pastaj edhe recensionin e tij për librin tuaj. T’ju them hapur, jam shokuar nga ky gjyqësor. Por, krejt kjo ka edhe historinë e vet. Për mua është e qartë se sistemi juridik I Kosovës është një lloj vazhdimi I sistemit juridik jugosllav. Ky gjyqësor është ngritur në një mënyrë a tjetër, në epokën e Serbisë, apo? UNMIK-u ka vepruar më pas, duke ngritur Gjyqësorin, me të njejtit njerëz që i gjeti aty, në atë gjyqësor të ngritur de fakto nga Serbia. A mund t’na e përshkruani kët gjyqësor, veprimin e gjykatësve, prokurorve. Si ndjehen ata, a është ky lloj veprimi (ndërvarëtësia e tyre) pjesë e mentalitetit, apo …. a mund t’na e përshkryash këtë sistem?
Përgjigjia: Po, këtë që thoni ju, e kanë dëshmuar shumë istitucione e vëzhgues profesional, sidomos e ka potencuar Raporti i progresit i BE-së, po edhe ai i DASH-it (Departamenti i Shtetit), sidomos këta të fundit. Të dy raportet shprehen me nota pesimizmi, aty potencohet qartë se Gjyqësori në Kosovë është i ndikuar nga politika dhe jo profesional. Prandaj edhe ju keni të drejtë, kur konstatoni kështu edhe përmes pyetjes tuaj. Por, fakti që më ka ngjallë shpresë, është ky vendimi i fundit i Gjykatës ës Apelit, i cili më jep me besu se ende ka njerëz që mund të punojnë drejt dhe rreshtohen prapa ligjit.
Ajo që e thoni ju është e saktë, sepse edhe sistemet e shkuara, por edhe puna që ka bërë UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk kanë qenë punë sa duhet profesionale. Madje janë të rralla aktakuzat që I kanë përpiluar prokurorët e UNMIK-ut dhe të EULEX-it që kanë kaluar nëpër Gjykata, sepse aktakuza e dobët, prodhon aktgjykim nul, pra aktgjykim të anuluar. Unë shpresoj se tani me qeverisjen e re, gjyqtarët do ët jenë të pandikuar, do t’i kenë duart e lira që vendimet t’i sjellin vetëm mbi bazën e ligjit.
Sidoqoftë, tek ne mbetet problem sundimi i ligjit. Çfarë nënkuptojmë me këtë nocion “sundimi i ligjit”? Sundimi I ligjit nënkupton që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit. A kanë qenë qytetarët e Kosovës të barabartë para ligjit? Unë mendoj se jo. Për ilustrim, po i sjell dy shembuj:
1. Ka qenë një rast në Gjykatën e Pejës, kur gjykatësi i krkon flaje një politikani, kur e shpallë fajtor dhe e denon me kusht. Merreni me mend, gjyqtari I kërkon falje një politikani, pse e ka shpallë fajtor dhe e denon me kusht! Kjo nuk ndodhë në botën e civilizuar.
2. Rasti tjetër ka qenë kur, gjithashtu një politikan yni, kur ftohet nga Gjykata e EULEX-it për të dëshmuar për krime lufte, ai refuzon të dëshmojë në Gjykatë! Dhe Gjykata, krejt çfarë mund të bëjë në këtë rast, e denon politikanin me një muaj ditë burg. Këtë të “famshmin” politikan, ne e kemi pritur kur ka dalë nga burgu, me çilim të kuq të shtruar dhe i kemi thurrë lavde, duartrokitur! Merren me mend, e kemi lavdruar një politikan i cili nuk ka dashtë të dëshmojë në gjykatë!
Kjo është gjendja në gjyqësorin tonë, prandaj sundimi i ligjit nuk ka qenë i barabartë për të gjithë qytetarët. Përkundrazi, i ka favorizuar këta që na kanë qeverisur deri sot.
Pyetja: Gjyqësori nuk mund t’i dërgojë në shtëpi gjithë strukturën e tij, ta ndërrojë gjithë gjyqësorin e administratën! A nuk egziston rreziku ende që këta gjyqtarë të vazhdojnë ta këndojnë tutje të njejtën këngë, pavarësisht ndryshimit në piramidën politike?
Përgjegjia: Nuk e besoj, Ky pushteti i ri nëse insiston që “të këndohet kënga e tyre” në drejtësi, atëherë do të jetë pushtet i dështuar. Mos të harrojmë një fakt, këta kanë ardhur me premisën se, gjyqësori do të jetë i pavarur. Pse kemi ne këtë sistem gjyqësor, shumëçka i dedikohet nepozizmit. Nuk mund të bësh gjyqësor të mirëfilltë me mesa, me halla, nipa e dajë! Unë besoj se ky pushtet do të ndryshoj rrënjësisht qasjen ndaj gjyqësorit, përndryshe pëson debakël si ai që shkoi.
Pyetja: Më lejoni t’i kthehem sërish procesit të parë. Tek “Syri i popullit”. Si avokat me përvojë të gjatë si e keni përjetuar çastin kur në sallë, në cilësinë e dëshmitarëve kanë ardhë krerët e Shtetit? Në një rast ju keni pohuar atë që gjatë procesit e ka thënë gjyqtarja, duke e cilësuar atë si akt të “Shtetit kundër Syrit të popullit”, alias Shtetit kundër Sadri Ramabajës.
Ne kemi parë që fundksionarët kryesor të Shtetit kanë defiluar në proces në cilësinë e dëshmitarëve. Për mua ky akt, thënë troç, ka qenë një lloj vetëdemaskimi në formën më të qartë të mundshme i krejt sistemit. A mund t’na rrëfeni, si e keni përjetuar ju paraqitjen e presidentit Thaçi para gjykatës, atë të kryetarit të Parlamentit etj., reagimin e gjithë atij sistemi, duke pas parasysh këtë sistem, vartësinë e Gjyqësorit nga politika?
Përgjegjia: Nuk ështlë befasi nëse krerët e Shtetit mund të paraqiten herë pas herë si dëshmitarë nëpër gjykata. Mirëpo, ky ishte një rast paksa më i veçantë. Thënë të drejtën unë pak kam besuar se Thaçi do ët paraqitet si dëshmitar. Mirpo, paraqitja e tyre në sallën e gjykimit, dëshmoi se, ata nuk kishin ardhë të dëshmonin, ata kishin ardhë për të gjykuar. Madje në disa raste, kryetari I shtetit, në cilësinë e dësmitarit, vjen e thotë se unëkam ardhur këtu për ta zgjeruar aktakuzën. Kjo flet qartë se aktakuza ishte e dirigjuar nga kryetari i shtetit. Kur thot vet se, tani aktakuzën do ta zgjeroj edhe kundër dy krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje — Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, kjo ishte shumë shqetësuese.
Pastaj, gjatë gjykimit problemi më skandaloz ka qenë kur, në vend që dëshmitarët t’ i binden urdhërave të gjykatës, ndodte e kundërta: gjykata ju bindej urhdërave të dëshmitarëve, madje jo vetëm Gjykata, po edhe Prokurori. Madje prokurori, me stilin e tij tejet servil, përpiqej t’jua dëshmonte këtyre dëshmitarëve t’ju dëshmonte se ai ishte plotësisht nën urdhërat e tyre.
Unë mednoj se ky rast do të jetë një njollë e keqe për të kaluarën e Sistemit tonë gjyqësor dhe besoj se si I tillë do ët ngelë në arkivat e gjyqësorit e mos të përsëritet më. Patjetër që studjuesit e mirëfilltë, neësr do ët mirren me këtë rast, për të parë se çfarë ishin në gjendje të bënin krerët e shtetit edhe duke qenë në cilësinë e dëshmitarëve, e të shihet se si ata ishin në gjendje ta deligjitimojnë punën e gjyqësorit.
Po e përmendi edhe një rast. Si mund të pritet një aktgjykim i drejt, kur kryetarja e trupit gjykues i drejtohet në një rast presidentit të shtetit, që ishte dëshmitarë në rastin tonë konkret, me fjalët: “Shkëlqesia juaj, ndjehem e nderuar që ju po dëshmoni para meje”!? Vetëm kjo fjalë e kryetares së Trupit gjykues na ka bërë të bindemi se nuk do ët ketë aktgjykim ligjor, por do ët ketë aktgjykim të ndikuar nga ky dëshmitar. Prandaj doli aktgjykimi që kishim. Prandaj ai nga Gjykata e Apelit është prishur dhe lënda është kthyer në gjykim. Madje Gjykata e Apelit e tha troç se, nuk ka më aktakuzë çafarë ishte, nuk ka aktakuzë për çka kishin ardhë të dëshmonin krerët e shtetit.
Tani kemi një aktakuzë të re. Në sistemet e mirëfillta juridike, tani me këta njerëz do të duhej të ketë punë prokurori. Pse dëshmuan në këtë mënyrë?
Pyetja: Vërtet edhe për mua deklarimi i ish presidentit ishte i pabesueshëm! Pyetja ime shtesë nuk ka të bëjë për ju si jurist, por si njeri, si qenie politike. A ka ndonjë shpjegim çka e shtyri Thaçin personalisht, përse ky sistemi i Thaçit e shpiku dhe konstruktoj rrëfimin mbi të ashtuquajturën organizatë fantom “Syri i popullit”? Si mund ta bënin këtë?
Përgjegjia: Me gjasë, kjo tani është shumë e qartë. Duket se libri i Murat Jasharit, e autorsninë e ët cilit Hashi Thçi vazhdimisht ia mveshte Sadri Ramabajës, është ai që e ka shetësuar shumë. Shetësimi i tij, në fakt ka të bëjë me pyetjet që Murat Jashari i ka shtruar në atë libër. Unë ia pata bërë dy pyetje kryetarit të shtetit që aty ishte në cilësinë e dësmitarit, e para, se a e ka lexuar librin e Murat Jasharit, dhe e dyta, nëse e ka lexuar, cilat ishin pyetjet që e kanë shqetësuar atë në atë nivel?
Mirëpo këto pyetje as nuk u lejuan nga gjykata e as nuk ajanë shënuar në procesverbal, pavarësisht se janë shtruar. Do të ishte me interes që Hashim Thaçi të përgjigjej dhe të jap shpjegime për atë që e pata pyetur. Me gjasë, në kohën kur ata vinin në Gjykatë në cilësinë e dëshmitarëve, me gjasë para se të vinin, ata ishin ballafaquar me hetuesit e Gjyqit të Hagës dhe e dinin se për çfarë të pabëmash do të përgjigjeshin. Mendoj se ky ka qenë burimi i shqetësimit të tyre.
Pyetja: Problemi kryesor, akuza kryesore me të cilën ngarkohet Hashim Thaçi, duket se është e përshkruar në libër dhe ka të bëj me Beadin Hallaqin. A është e saktë?
Përgjigjia: Po, sipas të gjitha gjasave, duhet të jetë kjo ashtu si e formuluat ju në pyetjen tuaj.
Pyetja: Megjithatë, unë kam biseduar disa herë me Hashim Thaçin. Edhe sot e kësaj dite, kam njëfarë respekti për të. Ai megjithatë e kurorëzoi angazhimin e tij me pavarësin e vendit… Unë besoj se Thaçi në proces do të duhej t’i ketë humbur nervat, nuk e ka kontrolluar veten, pse i ka ndodhur kjo? Si njeri, këtë vepri të njeriut Thaçi, a mund ta shpjegoni?
Përgjigjia: Kjo mund të mos jetë pyetje për mua. Edhe unë kam pas respekt për Hashim Thaçin, sepse fundja ai ishte kryetari i shtetit tim, ishte zgjdhë me votat e këtij populli. Unë e respektoj këdo që është në krye të shtetit. Por, gjatë procesit gjyqësor kam parë një kryetar tjetër, nga ajo çfarë kisha iluzione se ishte ai, Unë nuk dija saktësisht se nga i vinin shqetësimet, por ishte më se e vërtetë se ai ishte shumë i shqetësuar. Unë tashti e as atëherë, nuk mund ta luaj rolin e një psikologu a psikiatri, e ta deshifrojë se pse i kishte ai ato shqetësime. Sidoqoftë, shqetësimet ishin evidente, madje ato ishin të thella.

Pyetja: …duket se ai ka qenë në panik?
Përgjegjia: Mundet. Por, ai vazhdimisht ka pohuar se nuk është frikacak, nuk bie në panik! Ndoshta është transformuar.
Pyetja: Nuk po arrijë ta kuptoj, mos ka besuar se përmes sajesave të këtilla, mund t’shmangë arrestimin? Sidoqoftë, ajo çka ai është munduar ta përvijojë gjatë procesit, flet shumë për sistemin juridik.
Përgjgjia: Unë jam i bindur se ai i ka besuar sajesave të tij. Ai duhet të ketë gjykuar se kështu e vë në lajthitje Gjykatën dhe ua përshkruan të tjerve përgjegjësitë e tij. Fundja sistemi juridik dhe çdo gjë ka qenë nën kontrollin e tij. Unë jam i bindur se asnjë epror, qoftë në Prokurori, qoftë në Gjyqësor, nuk është zgjedhur pa miratimin e tij. Dëshmi e kësaj që po e them, është epilogu I aktgjykimit të shkallës së parë.
Pyetja: Por, ata gjykatës, ai prokuror, janë si ju, juristë. Edhe ata e kanë kryer pak a shumë të njejtin nivel shkollimi, kanë të njejtin formim profesional. A besoi se Sylë Hoxha dhe gjyqtarja Naime Jashanica-Krasniqi mund ta shikojnë veten në pasqyrë?
Përgjegjia: Pyetje të ngjashme kam shtruar edhe unë gjatë procesit. Kam pohuar se vendimet e kësaj natyre bien edh enë ndërgjegjen e prokurorit dhe në nëdrgjegjen e gjyqtares. Nuk di çfarë të them më shumë, por ndoshta, këto pyetje, në një rast tjetër, do të ishte mirë t’i shtrohen atyre drejtpërdrejt.
Po ju rrëfej edhe diçka që ndërlidhen me ndërgjegjen e gjyqtares.
Gjatë gjykimit kemi pas vazhdimisht falsifikime të tmerrshme të procesesverbalëve. Kam përshtypjen edhe sot se procesverbalet, që edhe ashtu nuk I merrnim konform dispozitave ligjore, me kohë, fill pas seancës, por me shumë vonesë, me gjasë ata kalonin nëpër zyra të ndryshme, para se të na dorëzoheshin neve si palë. Në fund procesverbalët vinin shumë të modifikuar. Prandaj gjatë këtij procesi, ndërgejgjia e prokurorit dhe gjyqtares, gjatë këtij procesi kanë qenë vënë në peshojë.
Pyetja: A besoni se do të mund të flisnim me Sylë Hoxhën, po edhe me Naime Jashanicën-Krasniqin?
Përgjegjia: Besoj se po, së paku me Sylë Hoxhën, meqë ai po ëdshmohet I gatshëm që të flasë në mediat tona, ndoshta do ta bënte me dëshirë. Fundja edhe do ët ishte mirë që ai të deklarohet rreth këtyre çështjeve.
Pyetja: …do ta provojmë… Edhe një pyetje krejt personale. A jeni vënë ndonjëherë nën presion gjatë këtij procesi?
Përgjegjia: Absolut, jo. t’ju them të drejtën këtë pyetje nuk ma parashtroni vetëm ju, shum qytetarë në rrugë më kanë parashtruar pyetjen se, a ndjehem i frikësuar? Unë nuk ndihem i frikësuar, për faktin se nuk kam pse të ndihem i friksuar. Përkundrazi, ndjehem fare mirë, sepse e kam ndërgjegjen shumë të pastër për këtë që e kam thënë në libër. Pastaj, ky libër është faktografik. Askush nuk mund t’më thotë se kam falsifikuar gjë, asnjë nga materialet e publikuara në këtë libër. Absolut, jo.
Pyetja: … Për këtë ju përgëzoj dhe ju them se është një akt burrëror. Por edhe diçka, a mund të themi se pavarsisht të metave të sistemit juridik, fakti që ju si avokat keni mundur dhe keni pas guxim ta publikoni një libër për këtë proces, ndoshta kjy fakt flet edhe në dobi të sistemit, meqë dëshmon se është në proces të ndryshimeve pozitive.
Përgjegjia: Unë mendoj se edhe personat emrat e ët cilëve potencohen në këtë libër, duhet ta ndjejnë veten mirë, që është shkruar një libër në kohën e tyre. Ky fakt mund, pra publikimi I një libri të kësaj natyre, mund të shërbej si argument se, megjithatë, në Kosovë, kemi një lloj të demokracisë dhe njerëzit mund të shkruajnë atë që e gjykojnë të drejtë e të domosdoshme.
Pyetja: … më duket ky si argument optimist.
Pyetja e fundit. Qëllimi juaj është shpallja i pafajshëm i klientit tuaj. Z Ramabaja. A ka gjasa për kompenzim të tij, fundja ai ka kaluar gadi tri vite në burg, nuk ka pas mundësi ta ushtrojë profesionin e tij…. A ka mundësi që shteti ta kompenyoj disi z Ramabaja?
Përgjigja: Po, egzistojnë procedura për raste të kësaj natyre. Po, Sadriu ka të drejtë për gjithë dëmin që i është shkaktuar të kërkoj kompenzim nga shteti. Pra ët kërkoj kompenzim për kohën e kaluar në paraburgim, edhe për fitimin e humbur, edhe për dëmtimin e prestigjit të tij, respektivisht të hubur… Por, kjo pjeës e padisë tek ne ecën shumë ngadalë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës së pari duhet të vendosë për një shumë të caktuar në shenjë kompenzimi. Nëse ne pajtohemi, edhe mund ta marrim, por kjo shumë është shumë qesharake. Merreni me mend, paguhen 20 euro për ditë, për aq sa ka qenë në paraburgim!
Natyrisht se ne me kët shumë nu mudn të jemi të kënaqur dhe gjithësesi do të ushtrojmë ankesë në instancat përkaëtse. Fati I keq tek ne është se, proceset vonohen shumë.
Sipas një përlogaritje që kam bërë unë, nëse shkojmë me padi civile, duhet ët shkojnë diku 7–8 vite derisa Sadriu ta realizojë këtë të drejtë.
Pyetja: Unë erdha kështu tek fundi I bsedës, por a ka edhe diçka me interes që do ët dëshironit ta toshit?
Përgjegjia: Më duket se pyetjet ishin shumë profesionale. Mund të them se u ndjeva shumë I nderuar që kisha rastin të bashkëbisedoja me ju. Besoj se rreth procesit I kemi thënë ato që duhej të thuheshin, meqë ishin pyetjet tuaja që ma mundësuan këtë.
… Ju flemnderit edhe Juve!
(Me këtë rast, edhe unë e falenderova avokatin nga ana ime).
_______
Syri I Popullit Intv. Adv. R. Krasniqi – YouTube

Përkthimin në shqip të këti artikulli e keni këtu.
Ich möchte die Geschichte von “Syri I Popullit” (auf deutsch “Das Auge des Volkes”) erzählen. Es ist auch die Geschichte von Sadri Ramabaja, den ich seit 1998, seit meiner Berichterstattung für das Schweizer Fernsehen über den Kosovo-Krieg kenne. Die Geschichte von “Syri I Popullit” ist aber viel mehr:
Die Geschichte von “Syri I Popullit” ist “ein Klagelied über die verletzte Freiheit, über den eklatanten Missbrauch des Gesetzes und der Verfassung, über die getöteten Hoffnungen mehrerer Generationen”.
Sie bietet verstörende Blicke hinter die Fassade der Politlandschaft der jungen Republik Kosovo. Sie wirft ein Schlaglicht auf einige dunkle Kapitel des Befreiungskrieg 1998/99, auf den teils blutigen Kampf um die Macht innerhalb der Führung der UÇK noch während des Kriegs und auf die Machenschaften ihrer wichtigsten Exponenten zur Stärkung und Erhaltung ihrer Machtposition in der Nachkriegszeit.
Die Geschichte von “Syri I Popullit” ist aber auch von brisanter Aktualität: Die Führungsriege um Staatspräsident Hashim Thaci hat “Syri I Popullit” gebraucht, um zu versuchen, ihre zwei grössten Bedrohungen abzuwehren:
Erstens den Wahlsieg und die Machtübernahme der Bewegung Vetëvendosje (was inwischen ja geschehen ist) und
zweitens die Verhaftung Hashim Thacis et. al. durch das Kosovo Spezialgericht in Den Haag wegen des Verdachts auf Kriegsverbrechen (was ja inzwischen ebenfalls geschehen ist).
Die gesamte Führungsriege des Staates Kosovo um Hashim Thaci ist im Prozess zu “Syri I Popullit” 2019/2020 persönlich als Zeuge der Anklage aufgetreten, welche Sadri Ramabaja beschuldigte, der Ideologe einer Terrororganisation namens “Syri I Popullit” zu sein, welche darauf abziele, das politische und wirtschaftliche System in Kosovo zu stürzen. Sadri Ramabajas Organisation beabsichtige, die höchsten Vertreter des Staates Kosovo zu ermorden und darüberhinaus eine ganze Reihe weiterer öffentlicher Personen wie Journalisten, Mitglieder des Justizrats, Geistliche, usw. zu töten.
Das Gericht hat Sadri Ramabaja, der fast 3 Jahre in Untersuchungshaft gesessen hatte, im Herbst 2020 zu fünf Jahren Gefängnis verurteilt. Sein Verteidiger hat sofort Berufung eingelegt, welcher das Appellationsgericht am 23. September 2020 vollumfänglich zugestimmt hat. Es hat das Urteil des erstinstanzlichen Gerichts für nichtig erklärt und ein neues Verfahren angeordnet. Pikanterweise hat das Appelationsgericht aber explizit verlangt, dass die Vorwürfe n Sachen “Syri I Popullit” im neuen Verfahren gegen Sadri Ramabaja nicht mehr erhoben werden dürfen. Geklärt werde soll einzig noch die Frage, welche Rolle Sadri Ramabaja bei einem Attentat gespielt haben könnte, das ein geistig verwirrter Täter im März 2017 auf Azem Vllasi, den ehemaligen Vorsitzenden des Bundes der Kommunisten von Kosovo, verübt hat.
Ich werde die Geschichte von “Syri I Popullit” in mehreren Kapiteln (Blogbeiträgen) erzählen und nicht zuletzt einige Hintergründe aufzeigen, die bisher auch in Kosovo noch wenig bekannt sind oder zumindest kaum je öffentlich benannt wurden. Ich habe dazu in den letzten Monaten einige Hintergrundgespräche mit Insidern geführt, welche ich teils auch auf Video aufgezeichnet habe. Weiter Gespräche werde ich in den kommenden Monaten führen und hier im Blog laufend darüber berichten.
Beginnen möchte ich heute mit dem Interview, das ich mit Sadri Ramabajas Verteidiger, Anwalt Ramiz Krasniqi, am 11. Juni 2021 in dessen Anwaltskanzlei in Prishtina geführt habe. Ich werde in einem späteren Blogbeitrag noch ausführlicher darauf eingehen, möchte aber aus aktuellem Anlass das ganze Video-Interview bereits heute veröffentlichen. Es ist auf albanisch. Das Transkript ist hier (albanisch), die Übersetzung auf deutsch hier nachzulesen.
Unmittelbarer Anlass für das Gespräch mit Anwalt Krasniqi: Er hat Ende Mai 2021 eine Buch über den Prozess veröffentlicht:
“BALLËPËRBALLË ME KRERËT E SHIK-ut – Procesi politik ndaj Dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”.
Auf deutsch: “Auge in Auge mit den Führern des SHIK (ehemaliger Geheimdienst Kosovo; AM) – Der politische Prozess gegen Dr. Sadri Ramabaja – Legale Fassade eines Verbrechens”.
Im Buch und im Interview bezeichnet Anwalt Krasniqi den Prozess als “eine Schande für die Justiz Kosovos”. Er wirft dem Gericht vor, nicht nur 9 teils gravierende Verfahrensfehler gemacht, sondern schlicht einen politischen Prozess geführt zu haben, um den Interessen der Führungsriege um Präsident Hashim Thaci zu dienen.
Im Interview zeigt sich Anwalt Krasniqi auch empört (oder besser enttäuscht?) über die dünne Berichterstattung der kosovarischen Medien über den Prozess. Die Journalisten, welche teils persönlich während des Prozesses im Gerichstsaal dabei gewesen seien, hätten nicht nur gänzlich darauf verzichtet, die Hintergründe des ganzen Falles “Syri I Popullit” zu recherchen und aufzuzeigen, sie hätten auch schlicht nicht die ganze Wahrheit erzählt, über das, was sie im Prozess gesehen und gehört hatten.
Es ist tatsächlich auch für mich sehr erstaunlich, mit welcher “Zurückhaltung” die Medien über den Fall berichtet haben. Ich kenne einige Journalisten in Kosovo und ich bin mir ziemlich sicher, dass ihnen die Brisanz dieses Falles, bei dem die gesamte Führungsriege des Staates als Zeugen aufgetreten ist, sehr wohl bewusst, wenn auch nicht unbedingt im Detail bekannt war. Auch darüber werde ich in einem späteren Blogbeitrag noch versuchen, mehr zu erzählen.
Der einizige Journalist, der sich intensiv mit dem Fall “Syri I Popullit” beschäftigt hat, ist Xhafer Shatri. Ihn kennt man in Kosovo als ehemaligen Informationminister der Regierung Bukoshi in den 1990er Jahren und einen der ersten Chefredakteure der (UCK-) Zeitung “Zeri e Kosoves”. Er lebt seit langem in Genf und führt einen eigenen Blog: xhafershatri.info. Dort hat er unter dem Titel “In den Fängen der Pronto-Mafia” ausführlich über den Fall “Syri I Popullit” berichtet.
Anlässlich der öffentlichen Präsentation des Buches von Anwalt Krasniqi hat Xhafer Shatri eine eindrückliche Rede gehalten. Der zentrale Satz dabei war für mich:
“Dieses Buch ist ein Klagelied über die verletzte Freiheit, über den eklatanten Missbrauch des Gesetzes und der Verfassung, über die getöteten Hoffnungen mehrerer Generationen.”
“… die getötete Hoffnung mehrere Generationen”. DAS ist für mich der Kern der ganzen Geschichte von “Syri I Popullit”, respektive von Sadri Ramabaja: Sadri Ramabaja ist die Symbolfigur einer ganzen Generation von Kosovaren, welche bitter enttäuscht sind darüber, was aus ihrem Traum eines freien Kosovo geworden ist. Sie haben Alles gegeben, diese Freiheit mit der Unabhängigkeit eines eigenen Staates zu erreichen. Viele sogar ihr Leben.
Sadri Ramabaja hat wie viele seiner Mitkämpfer in den 1980er Jahren mehrer Jahre in den Gefängnissen des Milosevic-Regimes gelitten: gefoltert, erniedrigt, … . Er hat viele Jahre in der Schweiz als Asylant in schwierigen Umständen leben müssen, gleichzeitig aber aktiv am Aufbau der UCK mitgewirkt. Er ist gleich nach dem Krieg nach Kosovo zurückgekehrt und hat sich beim Aufbau des jungen Staates engagiert … um sich jetzt erneut im Gefängnis wiederzufinden. 3 Jahre war er seit 2017 in SEINEM Kosovo im Gefängnis; beschuldigt ein Staatsfeind zu sein; eingesperrt von den neuen Machthabern, seinen ehemaligen Mitststreitern, welche die ganze Macht an sich gerissen und sich persönlich und ihre Clans bereichert haben, während der Staat in Korruption und Misswirtschaft versank und die breite Masse der Kosovarinnen und Kosovaren nach wie vor unter prekären Verhältnissen leben müssen.
Das ist die Geschichte, die ich mit “Syri I Popullit” erzählen möchte: Die Geschichte der unzähligen frustrierten und enttäuschten Kosovaren, die sich von der Regierung der ehemalige UCK-Grössen betrogen fühlen, die noch immer auf bessere Zeiten hoffen: auf eine Regierung, die einen Staatsapparat aufbaut und betreibt, der im Dienst des Volkes arbeitet, nicht im Dienst der Machthaber.
Ich weiss, ich bin ein Fremder für die Kosovaren, trotz der Zeit, die ich dort verbracht habe und den vielen Recherchen und Gesprächen, die ich dort mit vielen Leuten geführt habe. Mir ist bewusst, dass ich mit meiner Erzählung über “Syri I Popullit” riskiere, einige meiner guten Bekannten zu verärgern. Andere werden mir die Legitimation, überhaupt über diese Geschichte nachzudenken, absprechen.
Ich weiss aber auch um die Unterstützung Vieler und ich hoffe, mit meiner Sicht auf die leidige Staatsaffäre “Syri I Popullit” einen kleinen Beitrag zur gedeihlichen Entwicklung von Kosovo beitragen zu können.
Kalaja e Lëkursit

Dilaver Goxhaj, Tiranë
Gjatë vitit 1877 Harilla Trikupi, ministri i Jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i reaksionit grek, ka ndjekur një politikë thellësisht shoviniste kundër Shqipërisë. Nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 ai dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin, për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin e patriotëve shqiptarë, Abdyl Frashërin, për t’i propozuar bashkimin e Shqipërisë me Mbretërinë Greke me kusht që shqiptarët të hiqnin dorë nga Epiri (Shqipëria e Jugut), mbasi, sipas tyre, kjo tokë ishte e grekërve e jo e shqiptarëve.
Sipas dy raporteve sekrete të datave 15 dhe 19 korrik 1877, të publikuara në Athinë në revistën vjetore “ O Neos Kuvaras” në vitin 1962, Mavromati i raporton si më poshtë padronit të tij, Harillas Trikupit: “Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashëri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet Mretërisë Greke, pasi këmbëngul që është tokë autoktone shqiptare.” Më poshtë, misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të parë shton: “Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimtaritë e llojit tjetër”, të cilat po i parashtrojmë në mënyrë përmbledhëse:
1)Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktoi në Epir konfuzion dhe tronditje, duke bërë që batalionet e regullta të ushtrisë turke që janë të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt Veriut (në drejtim të Himarës) për të mbrojtur vatrat e tyre dhe, duke u shpërndarë shqiptarët në drejtim të Veriut, Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe, si pasojë, ne atëhere do t’i kemi duart të lira për të vepruar në Epir (në Shqipërinë e Jugut) dhe do t’ua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir (me fjalë të tjera, shqiptarë të agjenturës së tyre – D.G).
2) Të kompromentohen kuadrot luftarake shqiptare, duke i ekspozuar para organeve qeveritare turke, në mënyrë që të filloi persekutimi turk kundër tyre . . . Këtu në Janinë përpiqem me të këtushmit (me agjentë të tjerë të tyre –D.G) të ngjallim dyshimin e valiut të Janinës kundër Muslim Gjolekës (i biri i Zenel Gjolekës, kuadër i lartë ushtarak, i cili, së bashku me Abdyl Frashërin u përpoqën për t’i siguruar popullit tonë aleat në luftën kundër pushtuesit osman, por kur e panë se qëllimi i përfaqësusve grekë ishte bashkimi i Shqipërisë me Mbretërinë Greke ku të pranohej Shqipëria e Jugut nga shqiptarët si tokë autoktine greke, u tërhoqën menjëherë – D.G). Siç po më sigurojnë, tani është vendosur nga valiu transferimi i Gjolekës nga Himara në Radovinë të Thesalisë, por u shty për shkak të pushimit të valiut të këtushëm. Shtojmë se këtu duhet shumë mjeshtëri që të mos preket sedra e shqiptarëve…”.
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhjen Harillas Trikupit që të krishterët e Shqipërisë së Jugut nuk pranuan kërkesën greke për të kaluar kundër atdheut të tyre, Shqipërisë, dhe për këtë qëndrim të drejtë të shqiptarëve të krishterë, ky misionar nuk lë fyerje pa përdorur drejtuar patriotëve të krishterë shqiptarë, që nuk deshën të bëheshin vegël e shovinizmit grek. Në vijim të politikës së saj, qeveria greke në atë kohë, për të bërë me vete si aleatë të saj krahinën e krishterë shqiptare të Himarës, përveç misionarëve të tjerë të saj, dërgoi në Himarë fshehurazi edhe renegatin shqiptar Jorgji Stefanin nga Qeparoi, të birin e Stefan Çalit. Jorgji Stefani pasi erdhi në Himarë, kërkoi takim me kapedanin e Bregdetit, Sokrat Lekën nga Qeparoi, i cili gëzonte autoritet në gjithë krahinën e Himarës. Takimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Lëmenjat”, në fushën e Qeparoit. Ka qenë ditë gushti e vitit 1877. Jorgji Stefani i parashtroi Sokrat Lekës planin grek për të zbarkuar në Skalomë, në buzë të detit të Qeparoit. Kapedan Sokrati, pasi e dëgjoi deri në fund, iu përgjegj:
“Hasm familjar të kam, por turpin nuk ta dua, sepse jemi nga një vend. Kjo udhë që ke nisur nuk të del mbarë. Kështu nuk i shërben vatanit, por shejtanit. Ty të kanë gënjyer ata që të kanë dërguar. Po u matët të zbrisni në Skalomë, ta dish mirë se do të vejë gjaku gjer në gju. Sa jemi ne gjallë, këmbë greku nuk shkel në këtë bregdet. Ti nxive faqen tëndë, kërkon të nxish edhe timen. Këtë faqe që kur ma bëri Zaharua, mëma ime, e deri sot kurrë nuk e kam zhyer”. Sa tha këto fjalë, kapedan Sokrat Leka u ngrit në këmbë, zbathi shollët (opingat) dhe i shkundi duke i thënë:
“Asnjë thërime pluhur mos më mbettë nga ky vend i mallkuar ku u bënë fjalë të tilla!”, dhe u largua pa i thënë as përshëndetjen e zakonshme. Dhe populli i këndon:
Ulu mal të dali hënë
Të shoç kapedanin tënë Sokrat Lekën pallë argjëndë
Sokrat Leka Qeparoi
Në Janinë vate qëndroi
Me Abdylin kuvendoi.
Qeveria shoviniste e Athinës, e përkrahur nga Fuqitë e Mëdha imperialiste si Rusia cariste, Franca etj., kishte kohë që orvatej të zgjeronte kufijtë në kuriz të tokave shqiptare. Dhe për këtë qëllim po mundohej t’i bënte realitet para se të fillonte Kongresi i Berlinit, që t’i ligjeronte kufijtë e grabitur në atë kongres. Në Janar të vitit 1878 ministri i Jashtëm i Greqisë, Harillas Trikupi, u bë kryeministër i Greqisë. Ai, me të marrë fuqinë në dorë, vuri menjëherë në zbatim propozimin e agjentit Mavromatis. Dhe një mëngjes herët të datës 12 shkurt 1878, duke qenë se nuk mundi t’i bënte me vete bijtë e Himarës, zbarkoi në Lëkurës (vend në afërsi të Sarandës) që për çdo eveniment të kishte afër bazën e saj ushtarake, Korfuzin. Qysh në mometet e para të zbarkimit të forcave ushtarake greke, me të drejtë, bijtë e Shqipërisë s’u përmbajtën nga urrejtja për ardhjen e paftruar të këtij fqinji, urrejtje të cilën populli e evidenton me vargjet:
“Ç’kërkon Jorgua i Greqisë,
Në sinor të Shqipërisë?
Shqipe zez’ si korbi pisë, Do ta bëjë që të noisë…”
Zbarkimi i ushtrisë shoviniste greke në Bregdetin e Sarandës tronditi gjithë vendin. Në këto momente, bijtë e thjeshtë të Shqipërisë, barinjtë dhe bujqit e këtyre krahinave, lëshuan kushtrimin anembanë vendit. Për këtë edhe sot vijon e këndohet kënga popullore:
“Doli greku në Sarëndë,
Kush është djalë në këmbë,
Të hidhet të zërë vëndë!…”
Para këtij rreziku ishin të shumtë barinjtë shqiptarë që u hodhën në fushën e luftës, të cilët ishin barinj nga fshatrat Zhulat e Fushë-Bardhë dhe fshatra të tjera të Kurveleshit që po dimëronin në ato vërri bagëtitë e tyre, si dhe nga fshatrat e Rëzomës dhe banorë të qyteteve Delvinë, Gjirokastër etj.
Barinjtë i zevendësuan kërrabat me pushkë; Bujqit lanë mënjanë parmëndat dhe së bashku barinjtë morën mauzerët e lidhur me gjalmë dhe iu ngjitën brigjeve të Lëkursit e të Berdeneshit, ku ishin përqëndruar forcat kryesore greke. Nga Himara u nisën për në atë luftë bregdetasit të udhëhequr nga Odhise Kasneci (Nesturi) nga Vunoi, Sokrat Qirjaqi nga Çorrajt, Sokrat Leka nga Qeparoi etj.
E paharuar do të mbetet në historinë tonë trimëria e këtyre blegtorëve e bujqve të thjeshtë të Labërisë, Rëzomës, Himarës e Çamërisë që u hodhën trimërisht në sulm, duke mos u tërhequr asnjëri prej tyre nga lufta, të cilën e përshkruan bukur edhe poeti Andon Zako Çajupi në veprën e tij “Baba Tomorri”, që aq shpejt ata barinj e bujq i zevendësuan kërrabat e parmendat me pushkë dhe u dhanë dërmën shovinistëve të Athinës:
“… Për këtë gjë nga Vërria,
U hodhën çobanëria,
Nga çdo anë që u zu dyfeku,
Po si dhia iku greku…”
Lufta filloi edhe nga ana e Ksamilit, ku luftonin trimat e Kuçit të udhëhequr nga Myslim Gjoleka dhe të Çamërisë të udhëhequr nga Abedin Dino:
Abedin beu me trima
Ç’u vërvit si vetëtima,
Junanit ia bëri prima.
E gjithë popullsia e vendit Delvinë, Himarës, Sarandë e Konispol u mobilizua për pastrimin e vendit nga ushtria dhe bandat greke. E bukur është edhe satira popullore, që i kundërvihet mbretit të Greqisë, Jorgos, së bashku me gruan e tij, Ollgën, të bijën e carit rus, që mundodheshin t’u jepnin zemër ushtarëve grekë, duke i dehur me konjak:
“…Bën dyfek mbreti Moresë,
Ollga nga frika do vdesë, —
Ç’e kujton Jorgo lanenë,
Mori në qafë milenë,
U dha konjak e u dehnë,
Shapkat në vend u mbenë…
Jorgo dhëndër i Rusisë,
S’ke parë djemt’ e Shqipërisë,
Të vënë majë sfungjisë…”
Pikësynimet e kryeministrit grek Harillas Trikupit, nuk u realizuan. Kjo luftë përfundoi brenda disa ditëve me fitoren e plotë të luftëtarëve shqiptarë.
(SHËNIM: Marrë me shkurtime prej librit “Trima të kryengritjeve popullore”, v.1, me autor Mexhit Kokalari, Tiranë, 1979, f.226-236) Tiranë,
4 shtator 2021

Dje në Cetinë të Malit të Zi u përplasën dy palë: Kisha Ortodokse e Serbisë e dirigjuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nga njëra anë dhe qytetarët malazezë të përkrahur nga presidenti i këtij vendi, Milo Gjukanoviç. Shkak ishte shugurimi i kreut të kishës ortodokse të Malit të Zi. Në shugurimin e tij ishte i pranishëm patriarku serb, Porifije dhe krahas këtij dukej i lumtur shqiptari i serbizuar, Dritan Abazoviç.
Në parantezë dua të kujtoj një bisedë të një shqiptari të Kosovës me kreun e doganës në Morinë, Sh. Qenami, në vitin 1980. Kreu i doganës pasi pa në pasaportë se mbiemri i shqiptarit që po vizitonte Shqipërinë mbaronte me prapashtesën “viç”, e pyeti atë: – Pse nuk e hiqni këtë prapashtesën viç? Dhe shqiptari iu përgjigj: – Unë jam gati ta heq, por lopa pjell prapë viça të tjerë!
Ngjarja e djeshme në Cetinë ma kujtoi këtë sekuencë të një bisede të para 41 viteve, të dëgjuar me veshët e mi, por njëkohësisht më bëri të besoj se ne shqiptarët jemi të dënuar në ardhmërinë tonë prej politikanëve tanë. Abazoviçi mori pjesë në një ceremoni ku këndohej kënga e rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë. Këndohej prej vetë peshkopëve ortodoksë serbë. Kryepeshkopi dhe peshkopët, të cilët kënduan këngën e ushtrimit të dhunës në Kosovë, janë dëshmuar bashkë me sinodin e tyre si pararoja e terrorizmit serb kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Me atë këngë Kisha Serbe rivendikoi territorin e shtetit të Malit të Zi, zv.kryeministër i të cilit është Abazoviçi. Drejtpërdrejt rivendikoi territorin e Kosovës. Dhe më e turpshmja ndër këto angazhime të tij ishte deklarata e tij se “Milo Gjukanoviç përkrahu terrorizmin në Cetinë”!

Kryministri proserb i Malit të Zi Krivokapić dhe zv/Kryeministri Abazović
E kisha thënë para pak muajsh, kur Abazoviç u takua me Edi Ramën, se ky politikan malazez nuk është në linjën e interesave të shqiptarëve. Thjesht është një demagog e mashtrues, si Edi Rama! Ndërsa dje ai e dëshmoi vetë këtë pozicion të tij anti-shqiptar, anti-malazez e pro-serb, për pasojë edhe pro-rus. Por Abazoviçi i djeshëm nuk është i vetmi. I pari Abazoviç ndër elitën e politikës shqiptare në këto tri dekada është Edi Ramoviç. Si kryetar I Bashkisë së Tiranës dhe si kryeministër i Shqipërisë, por edhe në rininë e tij, Edi Rama më shumë ushqeu urrejtje për “malokët” e malësisë së Shqipërisë dhe ata të Kosovës, sesa për Serbinë dhe serbët terroristë e kriminelë vrasës të shqiptarëve! Prej vitesh është bërë palë me Serbinë kundër Kosovës dhe shqiptarëve dhe vazhdon të këmbëngulë në realizimin e projekteve të Serbisë së Madhe. Madje bën thirrje që të falen kriminelët serbë që masakruan shqiptarët!
Ngjarjet e djeshme në Mal të Zi dëshmuan se Serbia është në sulm për ta zhbërë shtetësinë e këtij vendi. Qëndrimet e Beogradit ndaj Kosovës na dëshmojnë se qeveria e presidenti i Serbisë duan e luftojnë me çdo mjet e në çdo formë për zhbërjen e shtetësisë së Kosovës. Nxitja që presidenti i Serbisë i bën udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Dodik, për shkëputje, është gjithashtu në kuadër të projektit të shkatërrimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Në krah të tij për realizimin e këtyre projekteve Vuçiq prej vitesh ka Abazoviçin numër një të shqiptarëve, kryeministrin Edi Ramoviç. Ramoviçi e mbështeti fillimisht Beogradin në iniciativën e krijimit të Jugosllavisë së Re me shtetet ish-jugosllave plus Shqipërinë e minus Slloveninë dhe Kroacinë. Ramoviçi e mbështeti projektin e ndarjes së Kosovës. Ramoviçi mbështet tani rikrijimin e Jugosllavisë të formatit që përmenda më lart, por të kamufluar me emërtime të tilla si “Minishengen” ose “Open Balkan”!
Edi Rama rekrutoi në këto misione edhe Abazoviçin tjetër, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë që zanafilla e këtyre abazoviçëve lidhet me rekrutimin e hershëm nga ana e sigurimit serb të këshilltarit kryesor të Edi Ramës, Baton Haxhiu. U rekrutua gjithashtu një Abazoviç tjetër ndër shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmeti! Këta Abazoviçë morën si detyrë të parë e themelore rehabilitimin e Serbisë si “shtet normal” e madje “modern” e “model” për shtetet e tjera të rajonit. Ata rehabilituan kriminelin e luftërave në ish-Jugosllavi, Aleksandër Vuçiq. E kurorëzuan atë si lider të integrimeve rajonale, në fakt të integrimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Perandorinë serbe të Aleksandrit! Më pas u përkushtuan në realizimin e projektit të Milosheviçit për krijimin e Serbisë së Madhe me territore të Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe në fund këta duan që ta nxjerrin Serbinë në Detin Adriatik.
Për ta realizuar këtë objektiv, Abazoviçët shqiptarë morën detyrën dhe vijuan misionin e përçarjes së politikës shqiptare. Kërkuan për këtë edhe ndihmën e lobeve serbe e ruse në Evropë e SHBA, si dhe kontributin e George Soros. Deri diku ia kanë arritur kësaj, ta përçajnë politikën shqiptare. Por fatmirësisht akoma nuk kanë mundur të shkatërrojnë plotësisht harmoninë e politikës në Kosovë sa i përket qëndrimeve të saj ndaj Serbisë.

Mitropoliti i Malit të Zi dhe bregdetit Joanikije, i cili në praninë e Patriarkut Porfirije të Serbisë dhe zv/Kryeministrit malazez Dritan Abazović u fronëzue pardje kundërligjshëm në Cetinje, përkundër kundërshtimit të madh të popullit malazez dhe mospajtimit të prerë të Predisdentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq.
Historikisht Serbia i ka konsideruar si armiq të saj shqiptarët dhe kroatët. Por ndërsa te kroatët nuk gjeti dhe nuk ka as sot ndonjë bashkëpunëtor të saj, në Shqipëri, sidomos në Shqipëri, por edhe te shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi Beogradi ka tashmë si bashkëpunëtorë jo një apo pesë abazoviçë, sa përmenda më lart, por ka shumë më tepër se kaq. Disa rrinë fshehur e përgatiten për një skalion të dytë ose të tretë. Ndërsa disa i shohim çdo ditë aktivë në ekranet televizive tek mburren me shërbimet që ia bëjnë Serbisë e Beogradit. Kjo është arsyeja kryesore pse ne shqiptarët jemi kombi më i prapambetur i Ballkanit. Aq më tepër që abazoviçët gjejnë mbështetje publike dhe elektorale te vetë ne shqiptarët!
Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” mori çmimin e parë të jurisë profesionale edhe të edicionit të nëntë të “International Ferifestival 2021”, që përfundoi mbrëmë në Ferizaj.

Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, duke e marrë këtë çmim në emër të ekipit realizues të tij, fillimisht falënderoi jurinë dhe drejtorin artistik të këtij festivali Sabri Pajazitin për vlerësimin e përkushtimit profesional në realizimin e tij dhe njëherësh shprehu bindjen se tashmë po vlerësohet edhe puna dhe qëllimi i filmit “Mbijetesa dhe shkolla”.

Qëllimi im si skenarist dhe producent i tij, i regjisorit Ilir Kabashit, drejtorit të fotografisë Bekim Qyqalla dhe i kameramanit të imazheve të periudhës së luftës Abaz Zeka, padyshim ka qenë që të prezantojmë luftën e popullit shqiptar për dije, shkollim edhe në rrethana lufte, i sakrificës së tij për liri, pavarësi dhe civilizim evropian, theksoi Nuhi Bytyçi. Ai falënderoi kolegët e tij për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e filmit.
Për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i 10 deri tani.

Dokumentari “Mbijetesa dhe Shkolla” është financuar nga QKK- Qendra Kinematografike e Kosovës, është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, kurse është realizuar nga Kompania filmike “IDEA” në bashkëpunim me produkcionin “negativFILM”.
Realizimi i fotove: Ardian Bytyçi


