Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” mori çmimin e parë në “International Ferifestival 2021”

Shkrime relevante

Bashkëpunimi i heshtur që mban në këmbë Berishën dhe Ramën

Nga: Xhemil Zeqiri ____ Thank you for reading this post, don't forget to...

Pas lirisë dhe çlirimit, Kosova duhet të fitojë edhe betejën për drejtësi!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ____ Lustracion, drejtësi, ligj dhe konfiskim i pasurisë...

Vrasjet e grave në Kosovë dhe përgjegjësia e shtetit: pse historia institucionale duhet hetuar që nga viti 2008?

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë. Drejtësia për viktimën nuk është çështje e...

Libri «Shqiptarët në luftë me Islamin Global» i Bajram Kabashit, mendon eksperti i sigurisë Drizan Shala, mund të shërbejë si pikënisje për disa fusha...

Drizan Shala, Prishtinë «SHQIPTARËT NË LUFTË ME ISLAMIN GLOBAL» Identiteti kombëtar, instrumentalizimi i...

Një femër, nënë që donte të jetonte, e se lanë me jetue, nuk mund të ngjallet më

Nga: Mevi Rafuna ____ Sot kur fjalët nuk kanë më peshë, kur secili...

Shpërndaj

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” mori çmimin e parë të jurisë profesionale edhe të edicionit të nëntë të “International Ferifestival 2021”, që përfundoi mbrëmë në Ferizaj.

Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, duke e marrë këtë çmim në emër të ekipit realizues të tij, fillimisht falënderoi jurinë dhe drejtorin artistik të këtij festivali Sabri Pajazitin për vlerësimin e përkushtimit profesional në realizimin e tij dhe njëherësh shprehu bindjen se tashmë po vlerësohet edhe puna dhe qëllimi i filmit “Mbijetesa dhe shkolla”.

Qëllimi im si skenarist dhe producent i tij, i regjisorit Ilir Kabashit, drejtorit të fotografisë Bekim Qyqalla dhe i kameramanit të imazheve të periudhës së luftës Abaz Zeka, padyshim ka qenë që të prezantojmë luftën e popullit shqiptar për dije, shkollim edhe në rrethana lufte, i sakrificës së tij për liri, pavarësi dhe civilizim evropian, theksoi Nuhi Bytyçi. Ai falënderoi kolegët e tij për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e filmit.
Për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i 10 deri tani.

Dokumentari “Mbijetesa dhe Shkolla” është financuar nga QKK- Qendra Kinematografike e Kosovës, është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, kurse është realizuar nga Kompania filmike “IDEA” në bashkëpunim me produkcionin “negativFILM”.

Realizimi i fotove: Ardian Bytyçi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu