Kreu Blog Faqe 1577

Një libër interesant për historinë e Kosovës nga Ibrahim Osmani Kelmendi

Profesor Ibrahim Osmani Kelmendi (1916-1979)

(Mbajtës i Urdhërit të Skënderbeut)

Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë

Ibrahim Osmani (Kelmendi) ka qenë koleg, bashkëluftëtar dhe bashkëmërgimtar me tim atë. Në kampet e mërgimtarëve politikë në Greqi ai dhe im atë qendruan më gjatë se të tjerët, pasi nuk pranonin të bëheshin agjentë të shërbimeve të huaja. Ideali i tyre ka qenë gjithnjë “Bashkimi i Kosovës dhe i trojeve të tjera në ish Jugosllavi me shtetin amë- Shqipërinë”. E vetmja mënyrë që të liroheshin nga kampi, ishte, sikurse tregon im atë, të pranonin të shkonin në Gjermaninë Perëndimore dhe t’u bënin thirrje kosovarëve të grumbulluar në një kazermë ushtarake atje që të hidheshin diversantë në Shqipëri. Këtë ide ua sugjeroi atyre i arratisuri politik nga familja e Toptanasve, Ihsani. Kështu vepruan. Por, sapo mbërritën në kazermë, ata bënë të kundërtën: u bënë thirrje kosovarëve që ata kurrësesi të mos pranonin  të hidheshin diversantë në Shqipëri. Jo se ata e pëlqenin regjimin enverist, por se kjo binte ndesh me idealin e tyre. Ky veprim i armiqësoi me oficerët drejtues të kampit në Muenchen, prandaj vendosën të mërgojnë në Australi. Im atë thosh se “e kish humbë rrugën në oborrin e vet” pikërisht prej kësaj. Ndërsa ai vetë, duke ditur se unë isha në duart e regjimit komunist në Shqipëri, nuk e vijoi veprimtarinë politike por u muar me shkencë, Ibrahimi, i cili mbeti beqar, vijoi studimet e tij historike dhe shkroi shumë artikuj politikë, sidomos në fletoren BESA. Ibrahimi ndërroi jetë në Melburn, më 1978.

Ky libër është një përmbledhje e këtyre shkrimeve, që nipi i tij, zoti Feti Shaipi nga Presheva  e botoi para disa vitesh, krahas disa veprave të mirëfillta shkencore në fushën e arkeologjisë.

Është e çuditshme, pse në vitin 1994 kur presidentit të Shqipërisë iu sugjeruan për dekorim disa qindra ish mësues dhe punonjës të tjerë që kanë dhënë ndihmesë në Kosovë, ka munguar emri i historianit dhe luftëtarit të shquar, Ibrahim Kelmendi. Vetëm në korrik 2021 presidenti Ilir Meta e dekoroi atë me Urdhërin e Skënderbeut. Mjerisht, Akademia e Shkencave të cilës i dorëzova disa monografi shkencore të Ibrahimit, i trajtoi ato me mospërfillje. Ibrahim Kelmendi është dekoruar edhe nga presidenca e Kosovës. Një shkollë në vendlindje mban emrin e tij. Piktori Burhan Kaceli na ka dhënë një portret shumë përfaqësues.

Unë po përcjell vetëm disa fragmente nga libri.

Fragmente

  1. 41

Ndjenja e kombësisë në shtetet mesjetare nuk ka ekzisuar. Në Europën Lindore ajo fillon të zgjohet në shekullin 18 dhe ndër shqiptarët më parë se te të tjerët. Përmendim përpjekjet e Bushatllinjëve, të Ali Pashë Tepelenës, qëndresën e malësorëve, të cilët qysh prej mesit të shekullit 16, ishin praktikisht të pavarur dhe osmanëve u paguanin tribute, vetëm kur ishin të shtrënguar. “Në të gjitha shtetet mesjetare-shkruan H.W.Temperly- problem i kombësisë dhe i bashkësisë kuptohej fare pak. Në shtetet ballkanike dihet me siguri se ky problem kuptohej më pak se në çdo vend tjetër”.

f.42

Në fillim të shekullit 19, popullsia e Maqedonisë përbëhej prej shqiptarëve, bullgarëve, grekëve, turqëve, vllehve, pomakëve, hebrejve dhe çerkezëve. Luigi Villari shkruan se :shumica e maqedonasve janë dygjuhësh kur nuk flasin tri, katër, pesë osë dhjetë gjuhë”. “Që në shekullin 9, në Maqedoni popullata përbëhej prej grekëve në bregdet dhe në qytetet e mëdha, sllavëve në pjesët qendrore, ilirëve ose shqiptarëve në perëndim dhe kolonive thrake të latinizuem nëpër malësi. Sllavët ndahen në serbë e bullgarë”.

  1. 43

Deri në shekullin 19, popullata e Maqedonisë ndahej në të krishterë dhe myslimanë. Të krishterët përveç se shqiptarë, e njejtësonin veten me grekë dhe myslimanët, prap përveç shqiptarëve quheshin turq. Ky fakt i pat rënë në sy edhe Lord Byronit dhe diplomatit shkrimtar Pouqueville.

Në pjesën e dytë të shekullit 19, Ekskarkati bullgar, me anë të mësuesve dhe të klerit, serbët me kler dhe para dhe andartët grekë me klerin e Fanarit, filluan me bullgarizue, me serbizue dhe me helenizue të krishterët e Maqedonisë. Në këtë process muarën pjesë edhe komitat bullgarë dhe çetnikët serbë që preknin edhe në krahina shqiptare.. Në vitin 1878 dhe 1879 vullnetarët shqiptarë luftuan kundër këtyre bandave në rrethet e Serezit, të Kosturit, të Prilepit, të Qypërlisë dhe të Manastirit. Në të njëjtën kohë ata luftuan kundër andartëve grekë në Prevezë, në anën e Janinës dhe deri në Sarandë dhe mbrojtën Plavën, Gusinë, Hotin dhe Grudën prej malazezëve.

Serbët janë teokratë, domethënë kombësinë, fenë dhe shtetin i shtien në një thes. Të këtillë janë sot, të këtillë kanë qenë në kohën e Dushanit (1331-1355). Më 1219, Sveti Sava fitoi pavarësinë e kishës së tyre. Prej kësaj kohe, kulti i tij, që quhet Svetosavle, është tregue më i fortë se ai i Krishtit dhe gjithnjë ka ecë barabar me shtetin dhe kombësinë. Dushani pat ba një kod, që është veçse një modifikim barbar i atij të Justinianit. Ky kod fenë katolike e nxjerr në ilegalitet.

M.Rene Ristelhueber thptë “Nën ndikimin e klerit, Dushani dha prova të një ashpërsie të rreptë kundër fesë katolike. Ata që kishin pranue besimin katolik, u dënuan me punë të detyruar në miniera dhe ata që përpiqeshin me e përhapë qenë të kërcënuar me vdekje. Selia e Shenjtë u shqetësua prej këtyre kufizimeve të preme të Dushanit”. Këto kufizime më shumë qëlluan shqiptarët në bregdet, në Zeta dhe në Shqipëri.

Ibrahim Kelmendi portret nga Burhan Kaceli 

Perandoria shumëkombëshe e Dushanit u krijue më 1346 dhe u shkatërrue me vdekjen e tij më 1355.

f.45

Beteja e Maricës më 1371 i shqetësoi të gjithë shtetet dhe pricipatat ballkanike. Spontaneisht për herë të parë në histori, u bashkuan serbët, shqiptarët, bullgarët madje edhe kroatët dhe rumunët për t’i përballë osmanët. Lufta u bë më 15 qershor 1389 dhe në anën e osmanëve luftuan edhe vasalët e krishterë të tyre, në mes të cilëve edhe Krajleviç Marko. Me shtetet ballkanike u bashkuan edhe tatarët, armiq të betuar të osmanëve. Koalicioni u tradhëtua prej ca serbëve në mes të cilëve shquhej Vuk Brankoviçi. Lufta zgjati vetëm një ditë. Aleatët heterogjenë të mundur u shpërndanë kah mundën. Në luftë u vra Knez Llazari i serbëve dhe Sulltan Murati.

Baladat serbe vrasjen ia veshin Millosh Obiliqit, për të cilin nuk dihet nëse ka jetue ndonjëherë dhe këtë kafshatë të përtypur prej të verbëve dhe ulokëve, historianët serbë nuk munguan me e shti në histori dhe artistët e vunë fytyrën e tij donkishoteske në mes të afreskave të kishave dhe të manastireve.

f.46

Për serbët kisha nuk është vetëm faltore por edhe klub kombëtar dhe politik. Ky trashëgim u ka mbetë prej Bizantit dhe është shfaqur në të gjitha fazat e historisë së tyre. Në kohën e Jugosllavisë së Parë, të gjitha komplotet kundër shqiptarëve baheshin nën hijen e saj dhe me pjesëmarrjen e priftërinjëve, të anëtarëve të organizatës së çetnikëve dhe të organizatës s ë ish ushtarëve të Selanikut që quheshin “sullunei”. Të gjithë këta faktorë ishin bërthamë e reaksionit dhe shpirti i luftës kundër shqiptarëve dhe kroatëve.

f.47

Serbët janë adhurues heronjsh. Kur këta mungojnë, serbët i shpikin.

Gjatë shekujve të robërisë, gjeniu i tyre poetik dhe dramatik krijoi një varg këngësh shumë të bukura të cilat i bënë jehonë luftës së Kosovës dhe një vargu heronjsh që kurrë nuk kanë ekzistuar. Këto balada kanë vlerë artistike dhe thuhet se J. Goethe e mësoi serbishten vetëm me i lexue ato në origjinal. Këngët i kushtoheshin Llazarit, të cilin e graduan “Car”, gruas së tij, Milicës, babës dhe nëntë vëllezërve të saj Jugoviç, Milosh Obiliçit dhe Krajleviç Markos, që krejt jetën e tij ka qenë vasal i osmanëve.

Ibrahim Kelmendi 10 tetor 1948

Kur një i huaj i lexon këto këngë dhe pastaj historinë sikur paraqitet në to, pa dyshim kujton se serbët janë vetë histori dhe se popujt e tjerë të Ballkanit historinë e kanë vetëm një thes eshtnash të kalbura e të harruem.

f.48

Historia serbe e Mesjetës është veçse  një baladë e kthyer në prozë. Atë duhet me e lexue me të njëjtin interes sikurse përrallat e Ezopit ose ato të La Fontaine. L. Beer thotë se “për të justifikue lakmitë nacionale të sotme, në shumë raste e kaluemja e vërtetë është shtrëmbëruar. Dhe nganjëherë është krijue një mitikë e artë”. E këtillë ka qenë edhe krijesa serbe e Mesjetës.

f.49

Migrimet shqiptare dhe serbe

Në kohët e vjetra, ilirët kishin prirje të përhapeshin drejt jugut, dmth në Maqedoni dhe në Greqinë e Vjetër. Në kohën e Herodotit ata mbërrinë deri në Delfi dhe në kohën e luftrave të Peloponezit u dukën në Peloponez.

Ata përsëri e mësyen Greqinë në shekullin e parë pas Krishtit, drejt qendrës së saj. L. Villari thotë që në shekullin 9 Maqedonia banohej vetëm prej shqiptarëve, vllehëve dhe grekëve. Prej shekullit 11 deri 14 shqiptarët zbritën sërish në Maqedoni e Greqi, duke zënë fushat e Atikës dhe të Peloponezit, të Thesalisë, të Beotisë.                                              f.51

G.Stadtmueller thotë se në shekullin 4 gjysma e tokës helene ishte shqiptare. Sipas Hahnit , në Argos  dhe në Atikë shqiptarët u bënë bashkëvendas. Atika, Megara, Eubea jugore, Argolis dhe Korinthia , banoheshin vetëm nga shhiptarë. Në ishujt Hydra, Specja, Poros dhe Salamis ata janë aq të përziem me grekë, sa që para kryengritjes greke nuk gjindej grua që të fliste greqisht. Pouqueville thotë se Athina kishte 3000 muhamedanë, po aq grekë dhe 4000 shqiptarë ortodoksë. Atika kishte 15 000 të krishterë, prej të cilëve shumica shqiptarë.

f.53

Serbët nuk I përfillin migrimet e tyre në shekullin 14, duke nënkuptuar se në atë kohë Kosova banohej prej tyre. Ata flasin vetëm për migrimet e shekujve 17 dhe 18. Këtë e bëjnë për të treguar se në këtë kohë Kosova banohej prej tyre. Kjo gënjeshtër përforcohet nga fakti që shqiptarët në këtë kohë myslimanizohen masivisht. Njëkohësisht u bënë dy luftime me osmanët ku morën pjesë serbët, të cilët nga frika u larguan për në Beograd dhe përtej Savës dhe Danubit.

  1. 54

Shkupi në 1689 kishte  60 000 banorë, aq sa Praga.

Ibrahim Kelmendi Australi 1971

Numri i serbëve të shpërngulur, sipas Qoroviçit, ishte 30 000 frymë dhe jo familje.

f.58

Sipas osmanëve, tokat shqiptare në shekullin 15 përfshinin Zetën deri në Kotor. Në kohën e Austrisë rrethi i Kotorit ende quhej Shqipni. (deri në Kongresin e Berlinit). Osmanët quanin Shqipni të gjitha krahinat në jug të Bosnjes dhe një pjesë të Maqedonisë Lindore.

  1. 60

Është interesante  se kur shqiptarët luftonin kundër osmanëve, “serbët iknin me mija”. Më 1689, shqiptarët luftuan në Kosovë dhe serbët, jo më pak se 30000, mbërritën përtej Danubit. Kësaj radhe luftuan Kuçët, Piperët, Kelmendasit dhe ca fise të tjera shhiptare dhe prapë serbët e shkretë I kthehen mërgimit! Derisa sa serbët e Kosovës e të Malit të Zi nuk luftonin, atëherë del se “migrimi i madh” përbëhej prej dhjetra shërbëtorësh që punonin groshët dhe kujdeseshin për derrat në kopshtin e madh të kishës së Deçanit.

f.62

Prej pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftrat e 1689 dhe 1736-1739, del se në këtë kohë Kosova dhe Dukagjini jo vetëm që kishte shqiptarë por ata ishin shumicë.

f.63

Me Kongresin e Berlinit Serbia okupoi Leskovcin, Kurshumlinë, Prokupljen dhe Vranjen. Përzuri 100 000 shqiptarë që u dyndën në Kosovë. Në këtë det shqiptar serbët mbetën pakicë e vogël. Gjakova, Ferizaj, Podujeva, Skënderaj dhe Istoku nuk kishin serbë, as për afrë. Shumë përpara Kongresit të Berlinit, fusha de Moravës, ndërmjet Preshevës dhe Bujanovcit, kishte vetëm disa familje bullgare. Në Kaçanik as nuk ka fare sllavë.

Malsitë e Kosovës kanë qenë gjithnjë veç me shqiptarë.

Ibrahim Kelmendi Maj 1951

Fisit të Kelmensdit i përket edhe shtëpia princërore Albani, që mërgoi në Romë në shekullin 16. Kjo shtëpi i dha botës katër kardinalë dhe Papën  Klement 11. Artit i dha vilën e famshme Albani, që u përjetësua nga Winchmann, vepra antike të saj zbukurojnë sot muzetë e Europës.

f.65

H.Hecquard gjen në Tivar 2700 myslimanë shqiptarë, 850 katolikë shqiptarë dhe 150 ordodoksë (shqiptarë, malzazezë ose grekë). Në Plavë 3500 banorë nga të cilët dy të tretat myslimanë dhe një e treta ordodoksë  serbë. Në Guci 4000 banorë, nga të cilët vetëm 50 familje serbe ortodokse.

f.65

Popullsia myslimane e Sanxhakut me origjinë, zakone, traditë dhe pjesërisht me gjuhë është shqiptare. Sllavizimi i gjuhës shqipe në këto anë ka ndodhë pas vitit 1878, kur ranë nën Austri. Atëhere ata nisën të orientohen drejt Bosnjes si për arsim e tregti, ashtu edhe me martesa.

  1. 69

Fantazia e pakufi e serbëve

  1. S. Milojeviç shkruan:

Migrimi i parë I serbëve është shkaktuar prej kinezëve mr te cilët ata luftuan 3000- 4000 vjet, më në fund kinezët i shtynë në Siberi. Prej Siberisë ata u shtrinë rreth Detit Kaspik, Detit Azov dhe Detit të Zi dhe pjesërisht në Armeni, Rusi, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Suedi. Një tjetër grup shkoi në Anadoll, në Austri, në Ballkan dhe Itali.

(Odlonci Istorije Serba, Beograd, 1872, f.4)

Siam Lukiç shkruante:

Ne ishim populli më i madh në Tokë dhe kombi më i fortë në botë. Ne plehruam të gjitha shtetet e Europës, Azinë dhe Afrikën..Ne ndërtuam kullat e Babilonit, ne qemë kombi nga i cili doli Krishti..

(Srbi u Davnini, Zagreb, 1894, f. 232)

f.73

Në verën 1912, Perandoria Osmane u shtrëngua të bënte një Traktat me shqiptarët duke u siguruar atyre një autonomi të gjerë nën perandorinë. Ajo që i shqetësoi shtetet ballkanike ishte përkufizimi I Shqipërisë: ajo do përmblidhte katër vilajetet, të Shkodrës, të Janinës, të Manastirit dhe të Kosovës.

  1. 75

Në Kosovë, në Metohi dhe në Maqedoninë Perëndimore ushtarët dhe çetnikët serbë kryen krime që Europa nuk i kishte parë që nga koha e Hunëve, Avarëve dhe Xhingiz- Khanit.

Beogradi, deri në Kongresin e Berlinit, ka pasë 217 xhami, tani ka mbetë vetëm një. Osmanët për 500 vjet nuk prishën asnjë kishë.

f.113

Beteja e 19 shtatorit ditën e Bajramit

Ende pa fillue lufta e përgjakshme, një kolonë e gjatë partizane, hajnisht, rrëshqiti përmbi hekurudhë në mes Bukurocës dhe Caralicës dhe, duke I lënë prapa livadhet u fsheh nëpër ca kallamishta. Detyra e saj ishte me i zënë kodrat e Preshevës dhe duke hapë një front të dytë prapa vijave tona, t’ua lehtësonte barrën brigadave të tjera për të vënë dorë mbu udhën e hekurit dhe mbi ndërtesat e Monopolit të Duhanit. Po t’ia arrinte këtij qëllimi, jo vetëm që Presheva  dhe Karadaku do binin brenda javës  por edhe do shndërroheshin në një kryeurë të fuqishme për të sulmuar Fushën e Moravës dhe Kosovën.

Nata ishte e errët, me shi dhe të ftohtë. Partizanët, nga frika se do binin në sy të grupeve shqiptare që vijimisht patrullonin përgjatë hekurudhës, për tri orë qendruan barkas nëpër kallamishtat e smollnicës së zezë. Kështu dështuan me dalë përmbi qytet dhe, ndonëse fronti ishte më pak se dy kilometra, nuk morën pjesë në luftë, duke menduar se plumbat e tyre do t’u sillnin më shumë dëm se dobi brigadave partizane që sulmonin në hekurushë.

Kur tanët sulmuan në Zhunicë, në Stacion, në Ҫukarkë e gjetkë dhe kur brigadat në panik nisën të tërhiqen në tërë vijën e frontit, këta të smollnicës, vendosën me u tërheqë drejt kodrave. Ide e mirë por e vonshme. Drita i zuri përmbi Rahovicë dhe plakat e katundit i shikonin se si përplaseshin si të pakrye në Përroin e Kishës. Pas pak lufta u bart te kodrat e Ҫavardarëve, te Golemi Dollit, te Gjerajvet, te Lerani, te Bratosella, deri afër Bilaçit, ku ndodhej shtabi I tyre. Duke parë këtë tragjikomedi të brigadave të tjera disa kokënxehtë të Përroit të Kishës i zbrazën dy-tri mortaja në kopshtet e Rahovicës dhe kjo qe thirrja e parë e vdekjes.

Në Përroin e Kishës vetëm dy mendime ua torturonin mendjen:

Me e sulmue fushën apo me u ra kodrave për të dalë në malësi. Në rastin e parë do ndesheshin me vullnetarët tanë që ktheheshin prej xhadesë dhe në të dytin do hynin në detin e vogël shqiptar, që quhet Karadak. E dinin fort mirë se në të dy rastet asgjësimi i tyre ishte I pashmangëshëm. Nga kjo agoni mendimesh i nxorën pushkët e Rakip Kurbalisë dhe ato të grupeve të tjera që vinin prej vreshtave të Preshevës.

Kundërshtimi i tyre qe I rreptë por, duke mos u shoqëruar me ndonjë lëvizje, i ngjante “marshit në vend numëro”. Mallkonin me gjithë shpirt rastin që i kishte shpënë drejt varrit.

Për mijëra shqiptarë, pushkët e Përroit të Kishës ishin vetëm një kushtrim, se armiku ndodhej mbi Rahovicë dhe vetëm 2.5 km larg Preshevës.

Partizanët u thyen në frontin e mëngjesit dhe, të bërë “pikë e pesë” nuk meritonin kujdes të madh, prandaj shumica e vullnetarëve tanë e kapërcyen hekurudhën dhe iu veshën kodrave të Rahovicës, të Shoshajës, të Caralicës dhe të Raincës dhe prej bjeshkës arritën fuqi të reja të Karadakut. Partizanët e kuptuan se Përroi i Kishës do bëhej varri i tyre. Të rrahur nga tri anët, ata vendosën me ecë drejt Përroit të Raincës, gryka e të cilit del në hekurudhë dhe pasi ta kalonin xhadenë, do dilnin në kodrat e tyre, në afërsi të Bilaçit. Duke shkuar anëve dhe kurrizit të kodrave, prapa çdo ferre, çube dhe guri ata ndeshnin në shiptarë, pushkët e të cilëve as gënjeheshin, as shtinin bosh. Para se të mbërrinin në hyrjen e përroit, u asgjësua më shumë se dy të tretat e tyre. Tepricën e mblodhi Përroi i Raincës, i cili, diku përmbi katund, qe zënë prej Ajet Raincës me shokë. Pas një përleshjeje të re në mes të dy brigjeve, e kuptuan se edhe kjo shpresë ishte e kotë, prandaj i flakën pushkët për toke dhe ngritën duart për dorëzim.

Kështu përfundoi Beteja e Bajramit që nisi në orën një të mesnatës në një front prej 35 kilometrash. Thuhet se ajo brigadë ka pasë 500 partizanë.

Robërit, gjithsej 117 vetë, i shpunë në Preshevë. Në mes tyre shumë femra dhe të plagosur të dy sekseve. Pas tri ditësh femrat u lanë të lira. Ushqimi për robërit ishte njësoj si për vullnetarët. U lejuan serbët vendas të sillnin ushqime dhe veshje, shtroja dhe mbuloja. Presheva nuk kishte doktor por për dy ditë ndihmoi doktori veterinar Spiro nga  Korça. Në fillim i mjekonin të plagosurit partizanë pastaj vullnetarët! Kjo la përshtypje të mirë ndër shqiptarët dhe serbë. Me materialin sanitar që la Spiro, një infermiere, Sofia, myslimane nga Bosnia, i mjekoi për 11 javë rresht të plagosurit. Mjerisht, kur hynë partizanët në Preshevë, të parën e pushkatuan Sofien!

  1. 139

Tradhëtia e partizanëve të Shqipërisë

Partizanët e Shqipërisë zbritën në dy krahë: prej Peshkopisë dhe prej Malësisë së Gjakovës.

Të parët, që komandoheshin prej Aqif Lleshit, pushtuan Dibrën e Madhe, Kërçovën, Gostivarin dhe Tetovën. Me rrena, fatkeqësisht në gjuhën shqipe, në të gjitha këto krahina ata i çarmatosën shqiptarët dhe pastaj ua dorëzuan shokëve të tyre maqedonas. Këta mandej i grumbulluan nëpër burgje dhe u lëshuan në gjenocide. Hysen Ajet Bresti, i cili qe burgosë në Tetovë, më ka thënë se vetëm në këtë qendër mund të jenë pushkatuar rreth 4000 veta.

Vetëm një javë para se të kryhej ky krim, Aqif Lleshi me krejt kopenë e tij qe tërheqë në Shkup. Thuhej se shtabin e qelbët të tij  e pat kurdisë në hotelin Maqedonia, që është ekuivalent i hotelit Dajti në Tiranë.

Këshilltari i Aqiftit, një farë Nexhat Agolli, nuk vonoi me u bë ministër i punëve sociale dhe nënkryeministër në qeverinë e Llazar Kolishevskit. Salltanati i tij në Shkup mbaroi menjëherë pasi u shua rezistenca e armatosur e kosovarëve. Një ditë, shokun Llazar e akuzuan për shqiptaromadhi, sigurisht padrejtësisht, pasi Nexhati i shkretë nuk ishte as shqiptar i vogël. Dhe sot, i shkarkuem nga brengat e Maqedonisë, me qetësi ai pushon në burg. Spiunët nuk meritojnë pushim më të mirë!

Grupi i dytë, I komanduar prej një cezari tjetër që quhej Shefqet Peçi, me një thes kërcënimesh e gënjeshtrash, madhnisht hyri në Gjakovë, në Prizren dhe në Pejë.. Bisht pas rrjepacakëve të tij erdhën serbët e Fadil Hoxhës dhe shkiet e Malit të Zi.

Partizanët e Shqipërisë qendruan në Kosovë gati dy vjet e gjysëm. Gjatë kësaj kohe ata u morën me këto punë: shumë kosovarëve u mbushën mendjen se lufta kundër Jugosllavisë është në dëmin e Kosovës. Me plot mendje ata gërvalleshin se Tirana është Beograd dhe Beogradi –Tiranë. Në rastin e parë nuk mund të them se ata genjenin, pasi Tirana sundohej prej përfaqësusve të Titos. Digjshin shtëpi, vritnin njerëz “të këqij” dhe, si langoj, ngjiteshin maleve për t’i ndjekë çetat kosovare të cilat luftonin  për një qëllim: Kosovën me bashkue me Shqipërinë.

Megjithatë edhe sot ka kosovarë të cilët në “buona fide” besojnë se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, të cilët brenda 15 vjetëve të fundit tri herë kanë ndërrue kombësi, me të vërtetë janë duke u inatosë me Jugosllavinë për shkak të Kosovës. Unë ndjej keqardhje të madhe për të rinjtë kosovarë që lejohen të gënjehen prej komunistave të Tiranës, të cilët duhen quajtur vetëm aventurierë dhe njerëz të këqij në kuptim e plotë të fjalës.

Edhe pasi ranë qytetet dhe fushat në duart e armiqve të ndryshëm, kosovarët nuk e humbën shpresën. Kush e di sa mijëra të rinj e pleq dolën në mal për ta vazhduar qëndresën. Mirëpo për arsye kuadrosh dhe organizatorësh, pas pak ditëve shumica e kësaj morie u kthye në shtëpi. Kësaj shkapërderdhjeje i shërbyen edhe shumë kaporeanë: Mulla Jusuf Kaçaniku, Hamdi Pozhorani, Ramiz Cernica, Adem Stançiqi, Abdyl Durra, Hoxhë Niseci e të tjerë, të cilët dhanë ndihmesë për formimin e brigadës së shtatë me ma shumë se 17000 kosovarë, nën komandën e Shaban Haxhisë, të Qamil Brovinës etj. Prapa kaporeonave gjendeshin zabitllarët e Tiranës dhe Fadil Hoxha me shokë.

f.142

Shtabi i partizanëve të Shqipërisë në Shkup e Prizren

Pa luftës në Muçibabë, partizanët (jugosllavë) pushkatojnë qindra njerëz në katundet: Kurbali, Ilincë, Maxherë, Depce, Lipovicë, Sefer, Lezhali, Gruhali, Muçibabë, Qorraj, Kokaj, Zhegër, Sllubicë, etj. Në Gruhali asnjë mashkull i rritur nuk i shpëtoi plumbit përveç xha Xhymës, i cili edhe më 1912 pat qenë i vetmi që pat shpëtuar pa u vra. Për të ndihmuar lexuesit për me kuptue politikën antishqiptare të serbëve në një kohë kur Tirana e kuqe vëllazërohej me ta,, do përshkruaj vetëm një masakrim, ushtimën e të cilit e kam dëgjuar vetë.

Me 4 shkurt (1945), në mbrëmje, unë me tre shokë ishim në mes llugash fieri, në një qoshe të një zabeli të vogël brenda katundit Isauk. Nata ishte mjaft e ftohtë dhe me hënë, por e qetë prej shiut dhe borës. Zjarret e partizanëve shiheshin majë kodrave dhe pushkët e tyre vlonin në çdo anë. Por në Isauk ato ishin të komanduara dhe krisnin me interval. Në mëngjes pushuan dhe, pasi lindi dielli, u zevëndësuan me këngë e vallë serbo-maqedonase. “Festa” mbaroi me himnin pansllav “Hej slloveni”.

Mësova se historia e plotoneve me interval dhe e këngëve kishte qenë kjo:

Në dy shtëpi të veçanta të katundit Isaukë partizanët kishin grumbulluar një numër të madh shqiptarësh të Karadakut. Para shtëpive kishin gërmuar dy gropa të mëdha, sigurisht me duart e të burgosurve. Pas mbrëmjes, nxorën grupe të burgosurish prej atyre shtëpive, që i masakronin në mënyrën që vetëm serbët e dinë, pastaj i përmbysnin me batare nëpër gropa. Kjo “gosti” mbaroi  në mëngjes me këngë e valle dhe me himnin “Hej slloveni”. (himn i Jugosllavisë revolucionare). Mendohet të kenë qenë rreth 100 të pushkatuar.

Mijëra shqiptarë të tjerë i çuan në Preshevë dhe në Gjilan. Madje lëvdoheshin se kishin sjellë 800 “romë” qeleshebardhë. Këta I bashkuan me qindra të tjerë të katundeve të Moravicës dhe të qytetit në godinat pa tavan të Monopolit të Duhanit. Në Preshëvë organizuan një valle tjetër masakrimesh dhe pushkatimesh dhe,  kur u mërzitën, i nisën grupe- grupe këmbëzbathë për në Kumanovë dhe Vranjë. Udhës kanë pushkatuar 100 vetë. Në burgjet e Vranjës dhe të Kumanovës, shumicën e këtyre të mjerëve i mbytëm me dru.

Në Gjilan pushkatuan më shumë. Nga burgu i Gjilanit nxirrnin çdo mbrëmje 40-50 vetë dhe i vrisnin jashtë qytetit. Një mbrëmje, madje, nxorën 140 vetë.

Të gjitha këto krime serbët i kanë bërë kur npartizanët e Shqipërisë i kishin shtabet e tyre në Shkup dhe Prizren.

210

Komunistët grekë vrasin shqiptarët në Jera Petra

Në mbarim t 1945 dhe gjatë vitit 1947 më shumë se 300 luftëtarë kosovarë qenë tërheqë në Greqi. Në kampet e Pireut dhe të Syros këta qenë takue me emigrantë shqiptarë, bullgarë, serbë dhe kroatë. Numri i emigrantëve politikë në Greqi atë kohë I kalonte 1000. Shumica ishin shqiptarë.

Në mesin e 1946 shumica e tyre qe dërgue në ishullin e Kretës me punue ndër katundarë. Por komunistët grekë nuk rrinin urtë. Policia greke nuk merakosej.

Në katundin Jera Petra ndodheshin 28 kosovarë në katin e dytë të një shtëpie të braktisur, ku në katin e parë kishte plehra kimike. Shtëpia kishte konstruksion të fortë, dyer dhe dritare të mbyllura mirë. Me 9 maj 1947 në katër të mëngjesit, në Jera Petra zbriti një kolonë e gjatë komunistësh, ku shumica rrethoi shtëpinë në fjalë. Nisën ta qëllojnë atë me gurë. Shqiptarët iu përgjigjen me gaveta, tulla dhe gurë. Komunistët i futën zjarrin nitrateve. Dueli ndërmjet mitralozave, gurëve dhe tullave vazhdoi deri sa kati i dytë u mbush me tym dhe flaka i mbëhtolli të katër anët e shtëpisë. Shumica e shqiptarëve kërceu në  në taracat e komshijve dhe në oborret e tyre.

Zejnel Mehmeti ia rrëmbeu pushkën një komunisti dhe shkëmbeu  një plumb me një tjetër. Që të dy ranë  përdhe. Përfundimi i përleshjes qe ky:

Rexhep Gashi, Xhem Matoshi dhe Ymer Sokoli u dogjën në shtëpi

Zejnel Mehmeti, Halil Idrizi, Jonuz Bajraktari, Osman Sinani, Latif Kuqi, Qerim Hajdari, Idriz Sollovo dhe Riza Matoshi ( I vëllai i Xhemë Matoshit) u vranë në vend.

Nazif Vata, Istref Selmani, Hajriz Murati dhe Nazif Varoshi morën plagë por më vonë u shëruan në spital

Shpëtuan vetëm dhjetë vetë pa ndonjë dëm të madh: Fek Sejda, Mustaf Bajraktari, Ramush Berisha, Bajram Zenuni,Kadri Zenuni, Haki Halili (I biri I Halil Idrizit). Isqak Ahmeti, Bajram Sinani, Hidajet Arifi dhe Ahmet Uka.

Një Shaban prej Prishtine qe masakrue në një vend tjetër dhe dy kroatë të fesë myslimane prej Sarajeve.

Kështu u shpreh lufta ideologjike e komunistëve të Kretës

  1. 213

Klika Hoxha- Shehu nuk është për Kosovën shqiptare

Qeveritë e Shqipërisë para vitit 1924 kishin me përballue halle si vobegtsia pakufi, grindje të brendëshme dhe luftime me serbët, grekët e italianët, të cilët synonin zhdukjen e tokave të saja. Megjithatë ato kurrë nuk munguan në Konferencat e Paqes dhe në Lidhjen e Kombeve me ngitë zërin për Kosovën e persekutuar dhe për kthimin e Kosovës Shqipërisë.

Qeveritarët e sotëm në Shqipëri kanë ardhë vetëm në sajë të antikosovarizmës që kishin. Përndryshe nuk do të përkraheshin prej serbëve dhe prandaj edhe vëllavrasja ndoshta nuk do ndodhte.

Në vitin 1939 Mustafa Gjinishi më thosh në Shkup se Shqipëria mund të lirohet vetëm me ndihmën e sllavëve. Më vonë ai u bë ndër prijsit e nacional-çlirimtares në Shqipëri e cila frymëzohej dhe organizohej nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Djallëzia e këtyre dy serbëve dinakë e ngacmoi ndërgjegjen e Mustafa Gjinishit. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u frikësuan nga ky personalitete çam, prandaj i dhanë dy plumba shokut pas një ferre.

Hoxha dërgoi brigada në Kosovë për t’i luftue kosovarët që kundërshtonin serbët që të bashkoheshin me Shqipërinë.

Pasi u pushtue Kosova, 120 e më shumë kosovarë dualën në Shqipëri për t’i shpëtue rrezikut. Hoxha pa mëdyshje ua dorëzoi ata serbëve për pushkatim. Megjithëse ai e dinte se mijëra shqiptarë pushkatoheshin në Gjilan, në Karadak, në Preshevë, në Shkup, në Kumanovë, në Tetovë, në Prishtinë, në Pejë, në Vuçiternë, e gjetkë.

Kosovarët qenë strehue në Shqipni edhe pas Luftës së Parë Botërore dhe Beogradi kërkonte riatdhesimin e tyre. Por Tirana e atëhershme jo vetëm që nuk I dorëzoi por u dha dhe ndihma dhe ngrohtësi vëllazërore, me aq sa mundi. Mbajti në këmbë një Komitet Kosovar dhe shtypin e tij që ngjallte shpresë.

Në pranverë 1945  serbomalazeztë shoqëruan 1500 kosovarë (janë disa kolona me shumë mijëra shqiptarë-shënimi im) për në Mal të Zi duke kaluar nëpër Shqipëri, në Kukës e Shkodër. Rrugës vranë qindra prej tyre. Në shenjë solidariteti me sllavët, qeveria e Tiranës  organizoi një demonstratë në Shkodër kundër këtyre kosovarëve të shkretë ku u dëgjuan parrullat “reaksionarë, të shitur, fashistë, në litar, në plumb”. Një ose dy ditë më vonë, kolona e lodhur dhe e përbuzur, e përgjakur mbërriti në Ulqin (në Tivar- shënimi im) ku u provokua një incident dhe mitralozët malazezë grinë mijëra djelmosha shqiptarë.

Në asnjë libër të botuar në Shqipëri nuk shkruhet për Kosovën, etnografinë, gjeografine, historinë e saj.

Hoxha dhe Shehu kanë organizuar demonstrata për paqen sovjetike, për Korenë, Kongon e Patris Lumumbës dhe asnjë në favor të Kosovës dhe kosovarëve që vuajnë nën regjimin jugosllav.

Në OKB ata gjithmonë  kanë votuar për popujt e Azisë, Afrikës dhe ishujve të Pacifikut, të cilët dhe mund të mos e dinë se ku ndodhen, por asnjë zë për Kosovën.

Fund

Konspektoi Bardhyl Selimi,Tiranë, më 7 shtator 2021

Fjalimi i Hafit Ali Krajes nё varrimin e poetit At Gjergj Fishta me 31-12-1940

0

“Vepra jote, o poet, ka pёr tё formue njё faqe tё shkёlqyeshme nё historinё politike tё Kombit! Tё jesh i bindun, o poet i madh, se shqiptari me ‘’Lahutёn e Malcisё’’ ka pёr tё qenё gjithmonё kryenaltё, siç janё grekёt me “İliadёn” e persianёt me “Shahnamenё”…

Sot djelmnia intelektuale me Lahutёn tande nё dorё tё nep besёn shqiptare, tue t’u betue se idealin Tand tё naltё, qё shprehe pёr kombёsinё shqiptare do ta ruajё e do ta mbajё si gja tё shenjtё morale”.

Ngjarja e pa precedent e 6 qershor 2018 nga ana e ish-Presidentit Hashim Thaçi …!

0
Msc Muhamet Shabani
NGJARJE PA PRECEDENT!
Ish-Presidenti i shtetit Hashim Thaçi më 6 qershor 2018,dekoron me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetvjetorit të Pavarësisë,gazetarin Baton Haxhiu mikun e Jovica Stanishiqit,njeriun e parë të sigurimit të shtetit serb!
Në tetor të vitit 1999 kur Baton Haxhiu kthehet në Kosovë Hashim Thaçi e kishte akuzuar Baton Haxhiun dhe veton Surroin bashkëpunëtor të “vampirit” Millosheviq!
Dy klerikët shqiptar të mirënjohur Dom Lush Gjergji dhe Mulla Xhevat Kryeziu, janë të njohur në botën shqiptare si personalitete historike që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave shqiptare!
Është i njohur kontributi i Dom Lush Gjergji dhe i Kishës Katolike Shqiptare në ndihmën që i është dhënë nxënësve shqiptarë gjatë hospitalizimit si pasojë e helmimit nga hidra serbosllave!
Është kryesisht meritë e Dom Lush Gjergjit në ndërkombëtarizimin e Nënës Terezë si shqiptare…!
Është i papranueshëm ky qendrim diskriminues antihuman,dhe antishtetërorë i ish presidentit Thaçi ndaj njerëzve ndër më të merituarit e kombit!
Bashkëqytetarë të nderuar,është me vlerë gjykimi i Juaj ndaj kësaj ngjarjeje të paprecedent të ish-kryetarit Hashim Thaçi…!

Klajd Kapinova: “Çfarëdo që Biden trajton politikisht brenda dhe jashtë SHBA-së, kthehet në MUT” – Presidenti Donald J. Trump (Alabama, Gusht, 2021)

0

Nga: Klajd Kapinova, New York

“Kombi ynë i detyrohet përgjithmonë marinsave trima, që bënë sakrificën përfundimtare sot. Dhe ne kujtojmë gjithashtu afganët e pafajshëm, që vdiqën pa nevojë. Joe Biden, tani ka mbikëqyrur ditën më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan, në më shumë se një dekadë, dhe krizën përkeqësohet nga ora në orë. Ne duhet të hedhim poshtë gënjeshtrën e bërë nga një president i pacipë, se ky ishte i vetmi opsion për tërheqje. Ky është produkt i dështimit katastrofik të udhëheqjes së Joe Biden. Tani është dhimbshëm e qartë, se ai nuk ka as vullnet as kapacitet për të udhëhequr. Ai duhet të japë dorëheqjen.” – Senatori Prof. Josh David Hawley, republican, avokat nga Missouri

Biden duhet të gjykohet nga Gjyqi Ushtarak për trathti ndaj SHBA-së

Ish-komandanti i Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan, koloneli Richard Kemp, tha se: “Joe Biden duhet të Gjykohet, jo të dënohet teorikisht. Presidenti Joe Biden si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane nuk duhet të fajësohet, por përkundrazi të shkoj në Gjykatën Ushtarake, për dorëzimin e turpshëm të SHBA-së para terroristëve talebanë. Ai duhet gjykohet për Trathti Ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk e them këtë lehtë dhe nuk e kam thënë kurrë për askënd tjetër, për ndonjë udhëheqës tjetër në këtë pozicion. Njerëzit kanë folur për fajësimin e Presidentit Biden.”. Kështu i tha koloneli Kemp, drejtuesit të Fox News Mark Levin, në një intervistë direkte, me analistin konsitucionist, në programin e tij: “Life, Liberty & Levin”.

Republikanët në Kongres dhe Senat akuzojnë Biden se i ka duart me gjak

Republikanët e Kongresi Amerikan, në një prononcim për mediat më 24 gusht 2021, deklarojnë, për armatimet amerikanë që kanë ra në duart e terroristëve radikal islamik taleban dhe Al Qaides: “Talebanët, kanë në dorë sot 85 billion dollarë nga materialet ushtarake, ku midis tyre janë 75 makina moderne ushtarake, mbi 200 aeroplanë dhe elikopterë si fjala e fundit e shkencës ushtarake, 600,000 armë të vogla moderne plus sniper, që përdorin ushtarët amerikanë. Gjithashtu ata kanë më shumë Blackhaëk se 85% e vendeve të ndryshme të botës. Pra, ata kanë më shumë elektoperë të kushtueshëm, se asnjë shtete tjetër i botës, kjoshin këto edhe antarë të NATO-s. Talebanët dhe Al Qaida, kanë në dorë të gjithë aparaturat moderne elektotronike amerikane, që janë përdorur cdo ditë nga ushtarët amerikanë tesh 20 vjet. Ata kanë në dorë aparatura dhe informacione elektronike moderne, që janë fjala e fundit e shkencës ushtarake, të cilat përdoren për ID dhe etj. Ata kanë në dorë listën dhe informacione të plota për të gjithë afganistanët, që ndihmuan trupat amerikane për 20 vjet në Afganistan.
Biden dhe administrate e tij nuk ka plane për të nxjerrë jashtë Afganistanit të gjithë armatimet moderne të ushtrisë ameirkane me të shtrenjtat në botë. Tashmë të gjithë këto armatime janë në duart e talebanëve. Biden, nuk e di se cfarë janë këto armatime, të cilat ai ia lanë talebanëve terroristë dhe Al Qaides, që kontrollojnë sot gjithë Afganistanin dhe Kabulin. Të gjithë këto armatime amerikane, do të përdoren nga grupet terroriste, për të vrarë ushtarët amerikanë dhe afganistanët, që ndihmuan ushtrinë amerikanët për 20 vjet me radhë. Biden, gënjen kur thotë se cdo gjë është në rregull, situata është nën kontroll etj. Ai po vijon të gënjej Kongresin, Senatin dhe popullin amerikan. Ky është turpi i tij i radhës. Afganistani ra, sepse ra Biden, para popullit afgan, amerikan, Kongresit, Senatit dhe mbarë njerëzimit, që na shikojnë ne sot.”
Dhe kostot janë edhe më të mëdha, përsa i përket jetës së njerëzve të humbur në luftë. Deri tani ka pasur mbi 2,500 vdekje nga ushtria amerikane në Afganistan dhe gati 4,000 kontraktorë të tjerë civilë amerikanë të vrarë në rrethana të ndryshme. Kjo zbehet nëse tregohen shifra të tjera, si: 69,000 të vrarë nga radhët e policisë ushtarake afgane, 47,000 civilë të vrarë, dhe plus 51,000 luftëtarë të vdekur të opozitës (talebanë).

Biden rrencak serial, që nuk skuqet para amerikanëve

Politikani më i keq e i deshtuar këtu në SHBA, është gënjeshtari më i madh në historinë e politikës së SHBA-së i pandreqshmi Joe Biden. Ai ka interesa politike kalimtare me shtetet e varfëra dhe puthadore të tij si Kosovën e otomanit Albin Kurti dhe Shqipërinë. Sleepy Joe ia kalon në nivele shumë të larta gënjestarëve politikanë amerikanë vëllezërve të tij “demokratë” Jimmy Carter dhe Barack Hysen Obamës.
Që nga viti 2012 dhe deri tani familja e tij për interesa bisnesi ka bërë në rrugë të paligjshme dhe me konflikte interesi miliona dollarë në Ukraninë me kompaninë ukrahinase të gazit Burisma…
Ai gënjeu hapur popullin dhe mediat amerikane, kur tha se nuk ka dijeni për bisnesin e djalit të tij. Më vonë nga media doli se ai kishte me qindra foto dhe biseda me pjesëtarë të kompanisë Burisma, me të cilën punonte djali i tij Hunter Biden, që paguhej me shifra astronomike në $120,000 në muaj dhe mbi 1,500.000 dollarë në vit.
Kohët e fundit agjencia britanike e informacionit Reuters (1851), ka zbuluar se Joe Biden, ka telefonuar dhe kërcenuar kolegun e tij ish Presidentit e Afganistanit Ashraf Ghani më 23 korrik 2021, bisedë e cila po mbahet e fshehur dhe larg popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë.
Rikujtojmë nga historia, se kur kur media përmes një agjenti informator si përgjues i fshehtë, zbuloi telefonatën e Presidentit Trump me Presidentin e Ukrahinës ai dhe Shtëpia e Bardhë menjëherë e ka bërë publike të gjithë telefonatën, pra bisedën midis dy presidentëve, duke e botuar atë edhe në faqen zyrtare.
Kjo gjë nuk po ndodh sot me idhullin e mediave dhe Bib Tech gënjeshtarin e papërgjeshëm Joe Biden. Media amerikane Fake “News” si: CNN, The New York Times, Washington Post, USA Today, Daily News etj., kanë heshtur dhe kritikuar agjencitë e tjera pse ka nxjerrë në shesh telefonatën e Bidenit me ish Presidentin dezertor të Afganistanit.
Historia përsëritet në SHBA dhe më saktë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump vetëm pse telefonoi Presidentin e Ukrahinës nga demokratët e Kongresit Amerikan u akuzua se ai e ka “kërcënuar” atë duke i “thënë”, që të investigoj korruptionin e familjes së Joe Biden.
Krerët krysorë fanatikë dhe anti-Trump të Kongresit, me në kryekomunisten Nancy Pelosin e “shkarkuan” Presidenti Trump dhe e kaluan çështjen në hapin tjetër drejt Senatit të kontrolluar nga republikanët, të cilët e hodhën poshtë me përbuzje këtë gjyq fallco të turpshëm politik, pa fakte dhe prova.
Në këto ditë të shtatorit, provat ndaj Joe Bidenit janë bindse dhe me shumicëm por Kongresi i kontrolluar nga hipokritët “demokratët”, nuk do që të filloi proçedurat për shkarkimin e tij. Media gënjeshtare Fake “News” asokohe kërkoj që Trump të shkakohet, kurse tani po ajo media po hesht si gur varri për Bidenin e tyre marionetë.
Në SHBA po përdoren dy standarte “drejtësie”, të cilët po irritojnë dhe zemërojnë me të drejtë edhe më shumë popullin amerikanë.
Gjatë vitit 2008-2016 politika e deshtuar e administratës Obama – Biden 2 dhe me Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, largoi përfundimisht trupat amerikane nga Iraku, duke krjuar me vetëdije një vakum, që u mbush shumë shpejt në terren nga grupet terroriste radikale islamike, si: Al Qaida, ISIS, etj., të cilët së bashku krijuar shtetin prej kartoni të Kalifatit Radikal Islamik, me prioritet zbatimin e Ligjit e Inkuizicionit të Sheriatit kur’anor.
Zoti dhe vota plebishitare e popullit amerikan kundër Hillary Clinton, mrekullisht solli në pushtet patriotin dhe njeriun e suksesshëm Donald J. Trump.
Fatmirësisht ardhja e tij në Presidencë, solli për një kohë të shkurtër shkatërrimin apo zhdukjen përfundimtare nga faqja e dheut të shtetit radikal islamik – Kalifatit dhe zhdukjen në themel të ISIS në Iraq dhe Siri, duke risjellur lirinë e ëndrruar të popujve të atjeshëm muslimanë, që po vuanin nga Burqa dhe Ligji i Sheriatit, i vendosur me dhunën e armëve vrastare asokohe nga ISIS. Duke mos qenë politikan i mirëfilltë, Presidenti Trump mbajti kështu fjalën para botës dhe popullit amerikan.
Ky grup terrorist u krijua dhe zgjerua me ndihmën e rrjeteve sociale të kontrolluara nga Big Tech, Facebook, Twitter, YouTube, Google etj., të cilët u krijuan atyre kushtet e mundsi organizimi dhe rekrutimi masiv të luftarëve radikal islamik nga shtete të ndryshme të botës islame. Edhe pse rekrutet jetonin në disa shtete Europë Perendimore dhe SHBA si shtetas të këtyre vendeve, për hir të islamit dhe radikalizimit të tyre nga propaganda e ISIS në rrjetet sociale ata shtuan radhët e luftarëve shumë shpejt.

New York Post boton vazhdimisht 5 -10 gënjeshtra ditore të Bidenit

Mediat bashkëkohore të pavarura amerikane, si: Blaze Media (2018), Newsmax (2014), One America News Network (OANN, 2013), InfoWars (1999, Alex Jones), Fox News, etj., pothuajse çdo ditë botojnë me gojë, fjalime, shkrime dhe intervista të ndryshme të Bidenit, ku ai del gënjeshtar i mirëfilltë 50-vjeçarë, kur fatkeqsisht ishte senator, zv/president dhe sot në vitin 2021 si fatkeqsi kombëtare.
Këto i di gjithë populli amerikane, ndërsa në trojet etnike shqiptare si Shqipëri dhe Kosovë mediat e majta globaliste, sikurse papagalli qeveritar amerikan Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe (VOA), bëjnë propagandë me përkthime të fabrikuara në studio pro O-Biden 3, duke i mbuluar korrupsionin e familjes dhe paaftesinë idiote diplomatike ndërkombëtare të tij.
VOA e di se në media po diskutohet rasti i dy “afganëve” apo më mirë të shprehem dy talebanëve, që kanë penetruar mjeshtërisht me gënjeshtra deri në SHBA me aviona amerikanë, sepse amerikanët apo zyrat e emigracionit nuk dijnë ende se ke kanë lejuar të hyjnë në Amerikë. VOA nuk i dha asnjë lajm kanalit privat televiziv Top Channel, për këtë skandal të ri të administratës së papërgjeshme të O-Biden 3.
Kushdo tashmë e shikon nga afër, se sa “lajme” reale u fshihen me qëllim dhe paramendim shqiptarëve naiv, që besojnë si miopë, se fluturon gomari apo se çdo gjë që vjen prej SHBA-së është e vërtetë dhe jo Fake News.
VOA për 4 vjet më radhë nga viti 2016-2020, ka njoftuar apo propaganduar shumë keq për Presidentin Donald J. Trump, duke lexuar “lajme” fallco prej kanaleve dhe gazetave ultra të majta komuniste dhe socialiste “demokrate” amerikane. Ajo tani po bën propagandë pozitive me gënjeshtra të trasha pro administratës O-Biden 3, sikurse bëri me fanatizëm për 8 vjet me ish Presidentin dhe zv/Presidentin socialkomunist Obama-Biden 1 dhe 2.
Shqiptaret, duhet t’a fiksojnë në mendjen e tyre naïve dhe shpesh sherrbudall, se politika e jashtme amerikane nuk behet me perralla miqësh apo armiq, por vetem me interesa dhe për interesa të shtetit tonë.
Biden, është gati të njoh qeverinë e re terroriste radikale islamike talebane, që e zbythi me turp me forcën e armëve nga Afganistani brenda 8 muajve. Ai vazhdonte të gënjente popullin amerikanë, pasojat e se cilës ishte edhe vrasja nga talebanët e pabesë dhe ISIS të 13 ushtarëve amerikanë.
Me trathëti i vetëquajturi komandanti i ushtrisë amerikane Biden i dhuroi me kënaqsi 85 billion dollarë paisje moderne ushtarake talebanëve të dashur të tij. Kurrë nuk ka qenë Amerika me e poshtëruar se në 8 muaj të administratës anti-kombëtare të O-Biden 3.

Biden dhe liberalët europian të BE duan bisedime me terroristët talebanë

Një “gazetare” propagandiste e VOA në gjuhën shqipe, i tha TV shqiptar Top Channel, se administrata Biden po shikon se si do të sillen talebanët dhe do të shikoj mundsinë e njohjes së qeverisë re të tyre.
Këtë idiotësi frikacakësh e ka shprehur edhe kryeministri britanik Boris Johnson, ndonëse ai po ndesh kundërshtimin edhe të partisë së tij. Britanikët, qendruan në Afganistan 20 vjet dhe tani duan të ulen në tryezen e bisedimeve me terroristët radikalë islamik, që po vendosin në vend Ligjin Musliman të Sheriatit, që kthen automatikisht në skllevër dhe burg fetar vajzat dhe gratë muslimane afgane.
Talebanët erdhën në pushtet me forcën e armëve dhe jo me vota demokratike. Si mund t’i kërkosh shtetëve të botës së tretë pazhvilluara si Shqipëria dhe Kosova etj., të ecin drejt rrugës së vërtetë demokratike, kur liberalët e Britanisë së Madhe dhe socialkomunisti Joe Biden në SHBA duan të njohin talebanët në një kohë që ata vetë qëndruan së bashku në një dhogore lufte për 20 vjet, kundër terroristëve taleban në Afganistan!?
“Demokratët” amerikanë të Joe Biden dhe Nansy Pelosit, kanë lënë apo braktisur në shkretëtirat e Afganistanit mbi 40,000 qytetarë kontraktorë dhe mijëra familje amerikane. Ata janë sot në duart e talebanëve Al Qaides, ISIS etj. Fëmijët amerikanë, vajzat amerikane, gratë amerikane janë nën kërcënimin e vazhdueshëm me vdekje, sepse Biden iu mbush mendja të largoj më parë ushtrinë amerikane se sa qytetarët amerikanë nga ai vend i konflikteve dhe lutrave fetare islame civile të vazhdueshme. Amerika u mundua t’i bëj njerëz ata, por ata nuk duan.
Ky është rasti me i turpshëm në të gjithë historinë e lavdishme të SHBA-së. Kjo ishte trathtia kombëtare e Bidenit, e cila e vë SHBA dhe Sigurinë Kombëtare të saj në një risk dhe shenjestët të madhe të ekspozuar ndaj terrorizmit ndërkombëtarë.

“Kosova dhe Shqipëria muslimane”, vendstrehim i talebanëve

Të parët që njoftuan publikun shqiptaro amerikane për rastet e shumta të talebanëve, që kanë penetruar me djallëzi në aeroplanët amerikanë, duke u shtirë si punonjës të qeverisë afgane, u lajmërua më parë nga mediat amerikanë. Mediat shqiptare dhe qeveritë e tyre bënë të paditurën. Me Biden sot bota, SHBA, Shqipëria dhe Kosova është më e pasigurtë dhe e ekspozuar para terrorizmit radikal islamik.
Nga ana e tjetër, askush në Shqipëri nuk proteston, për dergimin e afganëve apo talebanëve me hije dyshimi në Kosovë. Kjo është dergesa e fundi, që është zbuluar aksidentalisht nga media. Natyrshëm lind pyetja retorike: Sa “afganë” mund të ketë në Shqipëri dhe Kosovë!? Ku janë shqiptarët e vërtetë organizatat apo partitë e djathta që heshtin si gur varri tesh 30 vjet për shumë raste negative antikombëtare, që kanë bërë politikanët e majtë dhe “të djathtë” të vetëquajtur shqiptarë!?
Ky fakt i turpshëm është zbuluar nga mediat e majta pro O-Biden 3, sikurse është NBC, e cila është penduar se ka nxjerrë një sekret, që e vë në pozitë të vështrirë administratën e gafave dhe gënjeshtrave të idhullit të tyre të pavetëdishëm fizikisht dhe mendjerisht. Sa “afganë” të tjerë ka atje, që mund të jenë transferuar apo derguar herë pas here në Shqipëri apo Kosovë, me arsyetimin idiot sepse janë muslimanë dhe duhen strehuar në shtetet muslimane shqipfolëse.

Shqipëria dhe Kosova nuk janë zyrat e CIA-së

Gënjeshtrat e njëpasnjëshme të administratës Biden, nuk kanë të sosur. Rrenë mbas rrene, ai nuk mban mend rrenat e mëparshme. Ata po gënjejnë edhe aleatët e NATO-s, të cilët me këtë tërheqje të papritur nga Afganistani i lanë në baltë e i ekspozun para rrezikut të terroristëve radikalë islamikë talebanë, ISIS dhe Al Qaides, që veprojnë në Afganistan, të cilët kohët e fundit janë zgjeruar në numër dhe armatosur më armët më modene në botë. Kjo falë bujarisë së Bidenit, dhe duke përfituar nga paaftësia mendore diplomatike e Bidenit.
Për të justifikuar vetën ai dhe administra thotë se “afganët” po dergohen në Kosovë për verifikim të mëtejshëm. Kushdo këtu në SHBA dhe atje në Kosovë dhe Shqipëri e kupton gënjeshtrën e radhës dhe hedhjen pluhur syve naivëve amerikanë dhe shqiptarë. Si ka mundësi që Kosova dhe Shqipëria të kenë agjencitë e zbulimit anti-terrorist më të zhvilluar se vetë SHBA!?
Sherbimet sekrete të zbulimit në Shqipëri dhe Kosovë, nuk ishin në gjendje të zbulonin ose të parandalonin shkuarjen e qindra dhe mijëra radikalë islamik shqiptarë në luftrat apo xhihadin islamik në Iraq dhe Siri, të cilët nga ekstremistët atje u përdoren si mish për top, të ndihmuar edhe nga shteti turk, ku ata hynë dhe dolën sa herë që deshtën.
Këto dy shtete shqipfolëse muslimane, nuk kanë aftësinë për të zbuluar dhe informuar SHBA, por është e kundërta, sepse gjithnjë Amerika dhe agjencitë e zbulimit të saj kanë informuar Shqipërinë dhe Kosovën, për rekrutët e shumtë muslimanë shqiptarë me gjithë familjet e tyre, që janë bërë ushtarë xhihadist për llogari të ISIS, Al Qaides etj.
Si mund t’i verifikojnë, zbulojnë apo investigojnë “agjentët” sekret të zbulimit në Kosovë apo Shqipëri “afganët”, që vijnë apo transferohen nga SHBA-ja në Prishtinë apo Tiranë, kur ata nuk kanë takatin e Mbretit, shkollën, teknologjinë e zbulimit, specialistë, përkthyes profesionistë të kodeve terroriste, fonde, aftësi, agjente e brendshem apo informatorë të fshehtë me pagesë (mercenarë) nga bota arabe dhe deri në Afganistan etj., për të kryer këtë detyrë.
Të gjithë e dijnë se sa të besueshëm janë agjentët “sekretë” kosovarë dhe vetë ish Ministri i Brendshëm (në kohën e ish Kryeministrit Ramush Haradinaj), me pabesi tipike arnaute i dergoj të paketuar me aeroplan 4 turq kundërshtarë të diktatorit radikal islamik Erdoganit. E ata turq vëllezër të kosovarëve nuk ishin terroristë, por mësues shkolle.
Dhe Amerika tani po i sjell apo dorëzon në besë “afganët” tek këto “specialistët” arnautë mercenarë, që herë punojnë për Erdoganin dhe herë kushedi se për kë dreqin punojnë…
Nuk është e habitshme, nëse një ditë të dëgjojmë se këto “afganë” i janë dorëzuar për disa formalitete rutinë verifikimi talebanëve nga shërbimi “sekret” i Ministrisë Otomane Kurti 2!!!
Administrata e paaftë Biden e rafinuar vetëm për politika dhe veprime të këqija, duke e parë se po keqpërdor dashurinë dhe respektin e madh, që kanë shqiptarët për SHBA, po mundohet të shkarkojë të keqen e saj dhe kthej këto shtete në strehimore të njërëzve terroristë, për të cilët ata vetë bëjnë sikur luftojnë apo fundi i fundit dyshojnë!!!
Kjo situatë e frikës dhe krizës së thellë me paaftësi diplomatike amerikane tesh 9 muaj, nuk u krijua nga Shqipëria dhe Kosova, por nga vetë administra ikopetente e Biden-it, Sekretari i Shtetit, Sekretari i Mbrojtës dhe gjeneralët e ushtrisë, që ndodheshin në Afganistan dhe në Pentagon.
Nëse Trump do të ishte sërisht në Presidencë, çifti pro otoman Rama-Kurti, nuk do të kishte pranuar “afganët” me hije dyshimi në Shqipëri dhe Kosovë. Të dy kryeninistrat u vendosën në ato poste me përpjekjet e vendosur të administratës O-Biden 3 dhe propagandës së shfrenuar të Sekretarit të Shtetit, i cili, nxiti dhe lejoi veprimet e jashtëligjshme të ambasadores në Shqipëri, të mbyll sytë para masakrës elektorale në Shqipëri dhe vendin e tij.
E njëjta masakër elektorale kishte ndodhur edhe më parë me 3 nëntor 2020, në zgjedhjet skandaloze presidenciale në SHBA, ku Presidentit Trump ia vodhen dhe manipuluan hapur votat nga “demokratët”, media dhe Big Tech.
Për strehimin e afganëve, kryeministri i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama citon Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke e perzier dhe bërë lamsh Kanunin e mbledhur dhe kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi e përshtatur për trojet shqiptare dhe jo Afganistanin. Me fodullekun e tij tradicional arnaut, ai kritikon ashpër Europën, duke thënë, se: “Kush s’respekton mikun, nuk merr pjesë në asnjë ngjarje publike, veç në varrime.”
Rama, harron shpejt historinë e humanizmit, kur Europa kristiane i hapi dyer me bujari për djemtë dhe burrat energjik muslimanë pa gratë dhe fëmijët, nënat dhe baballarët e moshuar të tyre, që si “pushtues” u futën në Europë.
Të gjithë këto “refugjatë” të aftë për luftë, kishin braktisur frontin e luftës liridashëse, për të mbrojtur Atdheun e tyre të braktisur nga frika dhe trathtia e tyre në Iraq dhe Siri. Ata vinin nga shtetet muslimane, që ishin në koflikte me njeri-tjetrin, për dominim fetarë radikal islam, ku u krijua dhe veproi Shteti Isamik i ISIS, i cili u shkri apo shkatërrua nga merita e madhe e Presidentit Donald J. Trump dhe jo nga Obama-Biden 1, 2 e cila e krijoi atë Djall të Zi nga paaftësia dhe injoranca e tyre diplomatike ndërkombëtare.
Nga ana e tjetër, me mijëra “refugjatë” ose me saktë ish ushtarë të ISIS (edhe këto pa gratë dhe femijët e tyre), u dynden si lypcarë në dyert e Europës dhe bërë me qindra akte radikale islamike, ndaj shtetëve të krishtëra bujare mikpritëse. Asnjë nga “refugjatë” mulimanë tranzit, nuk pranoi të qëndroi dhe jetoi në vendet e varfëra të botës së tretë si Shqipëria apo Kosova muslimane edhe pse aty ishin vëllezërit dhe motrat e tyre islamë.
Rama asokohe nuk permendi Kanunin për bukëshkalët dhe harron me dashje gjakun e pafajshëm të fëmijëve, grave, burrave vendas të derdhur rëke në rrugët e Parisit, në Ditën Përkujtimore Kombëtare të Francës e cila njihet si Rënia e Bastijes. Të njëjtat masakra publike ndodhën edhe në Itali, Gjermani, Suedi, SHBA në kohën e administratës së Barack Hysen Obamës dhe Biden 1 dhe 2 etj.
Erdoganisti Albin Kurti nuk është në gjendje të kundërshtoi Biden, që po sjell me paketa në Kosovë “afganë”, me histori jo të mirë të largët apo të afërt…
Edhe Rama 3 po ashtu, nuk do të jetë në gjendje të kundërshtoi, sepse ambasadorja amerikane atje beri fushatë për zgjedhjen dhe njohjen e tij si kryeqeveritar.
Shqipëria dhe Kosova, janë vende të çudishme dhe të paparashikuara në politikën e tyre injorante dhe puthadorës, që ata bëjnë me këdo, që i lavderon ata ndërkombëtarisht, për të fituar pikë dhe kredibilitet elektoral, e cila fatkeqsisht përdoret nga qeveritë e tyre si propagandë idiote brenda vendeve të tyre.
Edhe sikur të ndryshoi mendje administra O-Biden 3, kryeministrat otomanë Rama 3 dhe Kurti 2, do të këmbngulin që vëllezërit e tyre “afganë” t’i sjellin në trojet shqiptare, për t’iu bashkuar fatkeqsisht të gjithë atyre shqiptarëve muslimanë ish ushtarë të ISIS, që së bashku me familjet e tyre sapo janë rikthyer nga kampet e Irakut dhe Sirisë, me pompozitet meditiak propagandistik nga qeveritarë si të “penduar” nga Iraku dhe Siria…
Ata u paraqiten në media sikur kishin ardhur nga resortet turistike të Irakut dhe Sirisë. Të papenduarat, shkuan në fillim në Turqinë e Erdoganit, të veshur me rroba moderne e u rikthyen nga xhihadi në Prishtinë dhe Tiranë me aviona speciale si triumfatore nga Iraku e Siria, të veshur me veshje të Kalifatit, në një kohë që gratë dhe vajzat e përdhunuara dhe toturuara irakiane dhe siriane i dogjen me urretje burqat e zeza, para kamerave televizive europiane…
Gratë radikale islamike shqiptare, shkuan me ndergjegje në Iraq dhe Siri, për të luftuar perkrah burrave te tyre xhihadist dhe bënë krimin e madh, duke marrë me vete femijët e pafajshëm dhe për çudi asnjëra prej tyre nuk janë futur në burg, pas dekretimit të ligjit për pjesëmarrje në luftrat fetare, ligj të cilin e hartoi dhe nenshkroi me zhurmë mediatike Parlamenti i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës. Nuk përjashtohet mundsia, që njera prej tyre një ditë të pretendoj të bëhet deputete socialiste apo “demokrate”, sepse në shtetet muslimane Kosovë dhe Shqipëri ky veprim i denueshëm quhet nder dhe krenari fetare.
Kushdo e di se i vetmi mik i vërtetë në botë i SHBA-së i lidhur si mishi me kockën është shteti ebrej i Israel-it, kurse shtetet e tjera të botës për SHBA-në e O-Bidenit 3 janë gurë apo shifra numerike si ushtarë të lojës së shahut, në tavolinën e tij politike…
Sot për sot Amerika e O-Biden 3, është kthyer në shtet policorë ndërkombëtarë, e cila do që Shqipnia dhe Kosova të mbulojnë me gjethe fiku gabimet trashanike të administratës së papërgjeshme të vetëquajturit kryetar të shtetit amerikan…
Mos të harrojmë, se mijëra muhaxhinë antiqeveritarë të rregjimit të mullave radikal islamik të Iranit, ndodhen në Tiranë dhe jo në Amerikë… Shqipëria, nuk ka lidhje me muhaxhidinët iranianë, por plotëson me besnikëri të bindur interesat tona… Me të drejtë lind pyetja: Çfarë taksirate kanë shqiptarët të kapërdijnë çorbën e re të keqe politike dhe të papërgjeshme të administratës jo profesionale të O-Biden 3!?

Biden nuk duan as prindërit e 13 ushtarëve të vrarë në Kabul

Imagjinoni Biden, që vetëquhet si Komandat i Përgjithshëm i Ushtrisë së SHBA-së dhe prindërit e ushtarëve amerikanë të vrarë mizorisht në Kabul nuk e duan dhe respektojnë. Ata e akuzojnë drejtpërdrejtë komandantin e djemëve të tyre, se i ka duart e lyer me gjakun e djemëve amerikanë të pafajshëm. Po të ishte Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë 13 ushtarët amerikanë do të ishin kthyer shëndosh e mirë pranë shtëpive të tyre, duke përmbushur me sukses misionin ushtarak.
Media e majtë globaliste botërore, amerikane me Big Tech dhe shqipfolëse, vazhdojnë të gënjëjnë pa pushim si makinë e madhe e komanduar robotike propagandistike.
Ata nuk treguan të vërtetën e hidhur për Biden, se këto ditë nënat zermërthyer të 13 ushtarëve amerikanë, refuzuan hapur me neveri të takohen me komandatin Fake Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Këto nëna fisnike dhe trime amerikane e akuzuan Biden, permes rrjetëve sociale dhe kanaleve televizive konservatore, si: Newsmax, One American News, InfoWars, Fox News etj., se Biden i ka duart e lyer me gjakun e femijëve të tyre të pafajshëm.
Këtë akuzë e bënë hapur edhe shumë senatorë dhe kongresmënë amerikanë. Populli amerikanë, në rrjetet sociale vazhdimisht në opinionet e tyre po e vëjnë pikën mbi i se Joe Biden i ka duart e lyer me gjakun e ushtarëve amerikanë dhe të 180 afganëve të pafajshëm, që u masakruan barbarisht nga një kamikaz taleban, në bashkëpunim më ISIS dhe Al Qaiden.
Për më tepër, babai ushtarakut apo djalit 20-vjecarë, të vrarë mizorisht nga nje kamikaz në Kabul javen e kaluar, ka refuzur hapur t’a takoj Biden.

Albin Kurti është kopja e Bidenit të ri, që shpejt do të zhgënjej kosovarët miopë

Biden nuk e do Kosovën, kur dergon me vetëdijë të plotë “afganë” me hije terroriste në atë vend të varfër, vetëm pse kosovarët janë muslimanë. Ai nuk ju do ju, por po ju perdor për bisnes dhe reputacion politik të vetës së tij.
Mos të harrojmë se anti-amerikani dhe anti-Trump erdoganisti otoman Albin Kurti, ka bërë thirrje të hapur në gjuhën angleze në kanalin YouTube, që shqiptaro amerikanët kosovarë të votojnë idhullin e tij Bidenin, si njeriu pro kosovarë!!! Biden i erdoganistit Kurti, kur vizitoi Beogradin në Serbi, kritikoi bombardimet e NATO-s dhe ish Presidentit Bill Clinton në Kosovë kundër Serbisë.
Albini si telperdredhur ka genjyer popullin martir kosovarë dhe për këtë deklaratë antiamerikane ai duhet të jap dorëheqjen, sepse është njeri hipokrit. Albini sheh vetëm lule në duart e Biden-it, kur e gjithë bota e akuzon atë për trathëti kombëtare ndaj SHBA-së dhe se i ka duart e lyer me gjakun e njerëzve të pafajshëm ushtarë amerikanë dhe popullin e vafër e fatkeq afganë.
Pse nuk i dergon O-Biden 3 “afganët” në Itali, Angli, Hungari, Gjermani, Francë etj., por i përplas tek shqiptarët e Kosovës, që janë vendi me i prapambetur i botës së tretë.
Shqipnia dhe Kosova, nuk kanë aftësi verifikimi se kush janë ata që hyjnë dhe dalin në shtetet e tyre respektive. Shumë vite më parë thuhej se në Shqipqri ka qenë për vizitë punë edhe terroristi numër më i kërkuar në botë Osama Bin Laden dhe se Qeveria Berisha dhe Sherbimi Sekret i Shqipërisë (SHIK) nuk ka qenë në gjendje t’a zbuloi atë. Dhe si munden sot t’i zbulojnë agjentët shqiptarë të Tiranës dhe Prishinës terroristët e huaj nga vendet arabe apo Iraku, Siria dhe Afganistani, kur janë po ata policë, po ata agjentë të shërbimit sekret etj., të pakualifikuar dhe barkthatë!?
Historia amerikane na meson me fakte se Biden, nuk ka dashur që ish Presidenti socialkomunist Barack Hysen Obama të vrasë me aksion special Osama Bin Laden dhe këtë gjë ai e ka deklaruar me krenari edhe në media. Sot ushtarët terroristë pasues të Bin Ladenit, ISIS dhe talebanët vranë 13 ushtarë amerikanë, sepse në krye të ushtrisë amerikane është komandanti frikacak Biden.
Në Prishtinë Presidentja “shqiptare” Vjosa Osmani (që mban mbiemrin Osman, themeluesit të Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane) dhe Albini gëzohen se po ia bijnë në shtepi refugjatët “afganë”…
Mos të harrojmë se 300,000 ushtarët afganë të stërvitur tash 20 vjet nga instruktorët profesionistë të ushtrisë amerikane, u shkrinë brenda disa minutave si kripa në ujë. Nga ana e tjetër, shumë prej tyre po vijnë në ShBA si civilë apo “refugjatë” pro qeveritarëve afganë.
Ekspertët amerikanë dhe gazetarët e pavarur sot, po tregojnë se midis “refugjatëve” ka shumë trathtarë, që bashkëpunuan si Kali i Trojës me talebanët, kurse administrata e Biden u beson me naivitet atyre, duke futur në risk të madh Sigurinë Kombëtare të SHBA-së. Qëllimi i Bidenit është që t’i shperndajë këto regugjate afganë në shtetet konservatore republikane, për të marrë më shumë vota prej tyre.

Dy krahasime: Një ushtar hero dhe një kriminel drogaxhi

Në mediat amerikane këto ditë, kanë qarkulluar dy foto të ngjitura me mesazhe të kundërta. I pari ishte Geroge Floyd, një ish drogaxhi dhe kriminel, që është futur në burg për shitje droge, dhe sepse ka kërcënuar me armë për grabitje një grua shtatëzëne, kurse një tjetër është një hero i Ushtrisë Amerikane, i cili, u vra disa javë më parë në Kabul nga një shpërthim terrorist i një kamikazi të organizuar nga talebanët, ISIS dhe Al Qaida.
Floyd u kthye në simbol fallco propagandistik nga media e majtë globaliste socialkomuniste dhe ekipi i fushatës elektorale brenda kampit marksist të Bidenit. Për Floyd sot janë ngritur me qindra permendore fallco dhe shumë rrugë kanë marrë emrin e tij apo janë zhgarravitur me ngjyrë të verdhë BLM, pa marrë pelqimin e komuniteteve përreth, të cilët nuk e dijnë se kush ishte ai, por kanë parët flakët e vëna kudo nga marksistët e BLM.
Absurdi ka arritur kulmin në SHBA. Figura e tij është kontraversale dhe aspak e denjë për t’i vendosur në kokë kurorën e shenjtit, sikurse po ndodh në shumë piktura murale kushtuar atij…
Edhe në Kampionatin Europian të Futbollit për meshkuj (2020), shumë ekipe u ulen në gjunjë në nderim të organizatës marksiste BLM dhe në sfond të shkallëve të stadiumeve ishte e shkruar BLM, duke politizuar sportin e bukur mbarëbotëror. Disa lojtare të ekipit Kombëtar të Futbollit për Femra të SHBA-së gjatë Lojërave Olimpike në Tokio 2020, u ulen në gjunjë në shenj nderimi për levizjen marksiste anarkiste BLM dhe u ulen në gjunj, kur po intepretohej Himni i Flamurit Amerikan.
E njejta gjë ndodhi edhe në garat e Futbollit Amerikan. Sportdashësit në shenjë zemërimi braktisen stadiumet në vitin 2019-2020 dhe në rrjetet sociale ata tregonin videom, duke djegur simbolet dhe veshjet e ekipeve të tyre të zemrës, që po ngatëronin sportin me politikën marksiste. Mallkimi i tifozëve u duk edhe nga sondazhet e shitjes se biletave dhe shikueshmërisë të ndeshjeve direkte në kanalin sportiv ESPN, e cila pësoi rënie drastike me biliona dollarë humbje.
Në një ditë me kohë të keqe me stuhi në një shtet, rrufeja ra mbi pikturën murale ndëtuar me tulla me ngjyra, kushtuar idhullit të rrejshëm me kurorë shenjti George Floyd, duke e shkatërruar atë plotësisht. Kjo foto ndodhet kudo e shpërndarë në shumë gazeta amerikane, website, rrjetet sociale që u zunë ngusht nga kjo suprizë e këndshme e Zotit. Facebook, Twitter, Google, YouTube, u munduan të censurojnë, por pa sukses, sepse nuk mbulohet Dielli me shoshë. Zoti është i madh dhe nuk harron kollaj, abuzimin që po bëhet në emër të Tij.
Floyd u frye dhe ekzagjeruar me shumë gënjeshtra dhe trillime absurde nga media e majtë socialiste globaliste, Big Tech, kongresmenët dhe senatorët e majtë “demokratë” këtu.
Biden, ka qenë mbeshtetës i Floyd dhe është ulur në gjunjë (pas vdekjes së tij nga influenca e drogave në trup) në kohën e protestave të dhunshme anarkiste-marksiste të BLM dhe Antifës, që po djeginin pa mëshirë Amerikën dhe rrëzonin simbolet kombëtare presidenciale etj., në verën e vitit 2020… Biden ka qenë gjithnjë kundër forcave të rendit, rojeve të kufirit, agjentëve të policisë, që arrestojnë emigrantët e jashtëligjshëm, kriminelët, antarët e organiztës kriminale MS-13, kundër ndërtimit të murit me Meksikën etj.


George Floyd u vra ndërsa ishte i ngarkuar me drogë, menjëherë pasi kreu një krim, u arrestua 9 herë, bëri pornografi dhe drejtoi armën e zjarrit një gruaje shtatëzane me ngjyrë afrikano amerikane, ndërsa ai dhe miqtë e tij e grabitën pasi e futën me forcë në shtëpinë e saj. Ai qëndroi i denuar 5 vjet në burg, për një krim të shkallës së parë dhe disa qëndrime të tjera në burg për drogë në kohë të ndryshme.
Ushtari hero amerikan ishte një martir 20-vjeçar, që i shërbente vendit të tij, i sapomartuar dhe do të bëhej baba brenda pak javësh. Ai ishte duke i shërbyer vendit të tij, duke ndihmuar afganët dhe të tjerët të arrijnë sigurinë jetësore, për t’u larguar nga Kabuli drejt SHBA-së.
Ai aspironte të ishte mësues i historisë dhe trajner i sportit të mundjes. Floyd mori 27,000,000 dollarë në një padi vdekje të gabuar, dhe një tjetër në shumën 13,000,000 dollarë.
Ushtari hero amerikan nuk mori asgjë, për jetën e dhënë për vendin e tij. Fyerja e Biden ndaj tij ishte e madhe, kur trupi i tij po vinte në aeroportin ushtarak, ai si komandant i ushtrise amerikane po shikonte orën e tij, se u vonua të ikte nga ceremonia e nderimit të 13 ushtarëve heronj amerikanë.

Hafëz Ali KORÇA: Fjalët që më tha Esad Pasha as një nuk e mbajti

0
E përgatiti: Agim Morina, Londër
“Ngjarja e rebelizmit filloi të mahisjë e po bëhet gangren.
Andartët po i turen Korçës dhe shumë plagë ë tjera filluan Shqipërinë ta trubëllojnë dhe shqipëtarvet po i u ngrihet shprehja krejt.
Një ditë mora një telegram nga Korça që ma hiqte Behlul efendiu dyke thënë: ndërmjetësohi ku duhet dhe me të shpejtë na dërgoni fuqi e munisione se andarët grekë Korçën po e rethojnë».
Telegramin i a kallëzova Esad pashajt dhe i u luta t’i dërgojë Korçës municione. Më tha «mos ki merak se në dërgim e sipër jam». I u përgjegja Korçës dyke i thënë që qëndroni e duroni se ç’kërkoni po ju dërgohet.
Pas tri katër ditç prapë po mar nji telegram që thoshte: «fuqi kemi, vetëm duam municione për luftë por me të shpejtë ndërmjetësohi të na dërgohet». Prapë telegramin i a kallëzova pashajt dhe i thashë: «Pasha Hazretlleri! municione për dit e për nat po dërgoni dhe po i depozitoni në Tiranë, kurse në Korçë s’po dërgoni gjë fare. Korça s’po ju kërkon asnjë ushëtar po i vetëm municione atëhere përse nuk po i-u dërgoni? ».
Më tha: «unë po pres prej Dibrës të më vinë dy mijë veta dhe bashkë me ty do të vinj dhe vetë në Korçë e t’ u qëndrojmë komitavet». Me gjith që nuk më besohej por si më bëri edhe mjaft bê, pushova.
Pashaj nga fjalët që më tha mua as një nuk mbajti, municionet që dërgonte në Tiranë i depozitonte krejt për ta përgatitur rebelizmin.
Durrësi për ta shpëtuar Korçën nga reziku i andarëvet q’i kërcënoheshin dërgoj kapiten holandez Hodsonin, Gjilardin e disa oficerë shqiptarë dhe u përpoqnë shumë porse nga mangimi i municionit s’mundnë të qëndrojnë shumë dit.
Hodsoni ra dëshmor.
Trimërinë më të madhe dhe qëndrimin ma të fortë e kanë rrëfyer Kajo Kapedani tetëdhjetë vjeçar me dymbëdhjet shokë në një grykë dhe Hysejn Pirgu në shtëpit te tij bashkë me Nuriddin Binjakun të dy që një ditë tetë orë e kanë mbajtur luftën edhe kanë djegur tet’ arka me fishekë. Nga mbarimi i fishekëve Korçarët myslimanë u shtrënguan të lenë shtëpitë dhe pa marë plaçka fare se nuk arrinë dhe nga frika shumica edhe sofrat i lanë shtruar dhe gjellët në zjar si ç’i kishin vënë dhe zbathur e xhveshur muarën rrugën e Bogradecit nëpër borët. Rrugës shumë gra deshtuan dhe vdiqnë. Andarët Kolonjë, Leskoviq doqnë shumë shtëpi dhe vranë shumë njërës. Kur u futnë në Korçë, Nuriddinit i doqnë fabrikën e lëkurëvet edhe Hysejn Pirgut i doqnë shtëpinë.
Këta të dy edhe sot po jetojnë pa bukë.”
(pjesë nga vepra “Shtatë ëndrat e Shqipërisë”, 1924)
__________

KORÇA Hafiz Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik i lartë mysliman, shkrimtar, përkthyes. U lind në Korçë, më 5 prill 1873. Shkollimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Po aty mbaroi dhe shkollën e mesme, kurse studimet teologjike i kreu në Universitetin e Stambollit. Më 1914 u emërua këshilltar i Ministrisë së Arsimit në qeverinë e Princ Vidit, kurse dy vjet më vonë drejtor i arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Më 1916 u emërua Kryemyfti në Këshillin e Naltë të Sheriatit në Shkodër. Më 1918 mbërriti në Tiranë, për të vazhduar punë në Këshillin e sipërpërmendur. Është një nga themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe një prej mësimdhënësve të parë të saj. U dënua nga regjimi komunist si klerik reaksionar dhe pjesëtar i Ballit Kombëtar. Vitet e fundit të jetës u internua në Kavajë, ku dhe vdiq më 31 dhjetor 1957. Vepra: «Vuajtjet dhe dënimet e mia me vdekje» (1889, 1938), «Treqind e tri fjalët e Imam Aliut» (1900), «Historija e shenjtë dhe katër halifetë» (1900), «Mevludi shqip» (1900), «Jusufi me Zelihanë» (1900), «Besimet Islame dhe filozofit e feve të ndryshme dhe partitë në fenë islame» (1900), «Abetare» (1910), «Alfabeti arabisht» (1914), «Ferrëfenjësi, morali dhe besimet» (1914), «Myslimanija» (1916), «Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht» (1916), «Tefsiri i Kur’anit» (1920, 1924), «Shtatë ëndrat e Shqipërisë» (1924), «Bolshevizma çkatërrim i njerëzimit» (1925), «Kur’ani i Madhnueshëm e thelbi i tij» (1926) etj. Përkthime: Sa’adiu, «Gjylistani» (Trëndafilishtja, 1925) dhe Umer Khajjamit, «Rubaijjati (Katroret)» (përkthim me koment, 1930). 100 personalitete shqiptare të kulturës islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

“Korça është çerdhe e latinxhinjve”

E përgatiti: Agim Morina, Londër
«KORÇA ËSHTË ÇERDHEJA E LATINXHINJVE»
Hafëz Ali Korça në veprën e tij “Shtatë ëndrat e Shqipërisë”,1924 (1944) shkruen:
“Gazeta Aksham 9 Korrik 1318 (1903) thotë:
«Si kush e din që Korça është çerdheja e latinxhinjve. Atje ndodhet një çetë fort aktive që prej një kohej të gjatë po meret me propaganda, mundohen për të ringjallur vetëqeverimin kombëtar. Tashti për me i derth ujë squfri në rënjët të tyre, shkolla shqipe po i u mbyllet edhe kryetarët e tyre u internuan. Hafëz Aliu u internua në Spartën e Konjës, Orhan Beu [në] Marash, Emin Malka [në] Urfa, Hysejn Qani Balança [në] Tokat, Sulejman Ohrija [në] Nikde edhe Thimi Mihal Markoja [në] Manastir».
Me të mbyllur shkolla, dhe drejtori i atëherçim Nuçi me gjith të vëllanë Naçi u dërguan në burgun e Manastirit. Në këto dit dhe im vëlla Agjahu që ndodhej fort i ri bashkë me t’im kushri Hafëz Shevkinë u burgosnë në Korçë. Por shqiptari bujar e përkrahës î vërtetë i atdhetarëvet Z. Avni Dabulla që asi kohej ndodhej si prokuror në Korçë i liroj shpejt prej burgut, ashtu liroj edhe Hafëz Xhaferin. Asi kohej si Avnl Dabulla ashtu edhe Komiseri Beqir Progri ne vënt që t’i ndiqnin shqiptarët e rezikçim (?) këta le qi i përkrahnin por edhe gazetat e librat shqipe të ndalueme me anën e këtyre përndaheshin midis popullit. Pas disa dit edhe ky Komiseri u pushua dhe u burgos.
Dy vjet më parë, në vitin 1901 Hamdi Bej Ohrija ishte internuar në Dijari Bekr. Pas ati u internua Fehim bej Zavalani me professor Jashar Bitinckën në Kalat të Akkas të Palestinës dhe qëndruan gjer u çpall lirija.
??̈? ???ℎ???̈ ???ℎ ??̈??????
??? ?ℎ???? ??̈?? ??? ??????,
???????ℎ?? ? ????????
??????????, ℎ?????????.
(…)
Disa kujtime së shkurti nga vuajtjet e mija
Internimi im për Sinop vitin 1894
Gazeta Sabah 30 maj 1311 (1894) thotë:
«Po meret vesh se Hafëz Ali Korça kur po delte prej trenit që vinte nga Bulgarija Istanbul në Sirqexhi, me qënë se i u gjentnë përsipër shumë gazeta e libra shqip të dëmçme, n’atë çast u kap dhe u internua në Sinop».

Për 7 shtatorin dhe shtatorin, muajin e rrushit!

0

Sinan Kastrati

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Shtatori, muaji i mushtit  

Vazhdon nga nga numri i djeshëm ”Në Velika Reka, vendlindjen e Milladin Popovićit”, Drini.us, 6 Shtator 2021 

Nga Ditari im (3) 

Për 7 shtatorin dhe shtatorin, muajin e mushtit 1*) 

Xhemajli Dina- Bajra, Avdi Grajqevci dhe Dr. Xhevat Pllana

Ilaz Ramajli, që e udhëhoqi Kuvendin e 7 Shtatorit…

Kujtime

Për shtatorin, shtatë shtatorin e ”Shtatëmbëdhjetë shtatori”, ditar nga burgu, nga ish ushtarku Ahmet Krasniqi, ish ministër i luftës, kam pas lexua vetë shtatorin e shqiptarëve.

Numri shtatë është numër i njohur në letërsinë popullore, si ”shtatë motra e një vëlla” por edhe ”shtatë shaljanët” e bacës Kolë etj. Që s`ka dyshim se është numër i shenjtë, numër fati e fatkeqësie.

Edhe shtatori, që sipas kalendarit është muaji i nëntë, në të vërtetë, ishte muaji i shtatë, tetori, muaji i tetë, nëntori, i nënti dhe dhjetori ishte muaji i dhjetë. Janari ishte muaji i njëmbëdhjetë e shkurti, muaji i dymbëdhjetë. 

Marsi, llogaritet, si muaji i parë, kur dielli fillon të nxej e toka ngrohet e gjallëron. … natyra ngjallet.

Po i këthehem edhe njëherë 1 shtatorit të vitit 1991, 1992 dhe 3 shtatorit 1990, grevës së përgjithshme popullore në Kosovë

Pas më më shumë se 10 vjetë e 6 muaj, 25 maras 1981-1 shtator 1991, fillovat ë punoj si mësues letërsie e gjuhe shqipe në ish gjimnazin ”17 Nëntori” në Malishevë.

Për ”historinë” e ish gjimnazit të Malishevës janë shkrua shumë shkrime e do të shkruhen edhe më shumë, libra e ”monografi”, ndoshta dhe ndonjë dokumentar televiziv, film e pse jo, edhe pjesë teatrale.

Duke shfletuar ”Rilindjen”, në Biblitekën Kombëtare të Kosovës.Prishtinë, korrik 2021

Pasi më kishin lajmërua, Januz Kastrati, mësues gjeografie në gjimnazin ”17 Nëntori” e Rrahman Kastrati, jurist, sekretar i gjimnazit se kërkohej një vend i punës, profesor i gjuhës dhe letåërsisë shipe e gjuhës latine, e lash një lutje apo, ka mundësi që në emrin tim, lutjen e kanë shkruajtur Januzi e Rrahmani.

Më kishin pranua në punë, diçka që nuk e besoja për shumë arësye. Një nga arësyet ishte se pikërisht drejtor ishte D. A. Th. ish mësues e drejtor i shkollës ku unë isha nxënës e më vonë, si mësues letërsie në shkollën fillore ”Migjeni” të Lubizhdës.

Ai kishte vazhdua karierën si drejtor edhe në gjimnaz. Ishte një njeri që pushtetit i shkonte pas e nuk ia prishte tymin e duhanit. Shumë njeri i dëgjueshëm dhe i besueshëm i të gjitha pushteteve ishte ai. Thjesht ishte si rriqni.

Ajo që më çuditi ishte se D. kishte  p`sua një metamorfozë të vërtetë. Ishte bërë më demokrat se edhe Ibrahim Rugova.

Por për shkak të “pasurimit të pluralizmit politik”, më duket se D. iu kishte bashkua Ymer Jakës, ish profesor i letërsisë frënge në fakultetin filzofik të UP-së.

Thjesht ishte njeri që ngjitej në të dy krihët.

Unë me D. asnjëherë nuk jam pajtua sepse ai ishte një sahanlëpirës, nuk ka qenë asnjëherë stabil prandaj më habiti se si më kishte pranua.

Një ndejë dhe bisedë miqësore me mikun, drejtorin e Bibliotekës, Fazli Gajrakun. Prishtinë, korrik 2021

Pasi e hapi mbledhjen, natyrisht D. drejtori dhe na ”udhëzoi” që nëse LDK-ja na informon se policia na largon nga shkolla, ne duhet të shkojmë në Golesh, një mal (kodër) në Jug-Perëndim të Malishevës. Kjo nuk më pëleqeu mua dhe e mora fjalën duke thënë se mësimin nuk mund ta zhvillojmë në male e fusha por në shtëpi-shkolla …

Pastaj, arsimi e shkolla shqipe është para LDK-së e nuk ka nevojë që shkollat të politizohen ….

Kishte më tepër se 40 ndoshta 70 profesorë. Do të doja të ishim 77 profesorë. 

Takova pas shumë vjetëve Ibrahim Dobrunën nga Llozica, ish i dënuar politik, me të cilin kishim qenë shokë të studimeve, bashkë me Ramadan Krasniqin, Shemsi Reçicën, Enver Zhinipotokun etj. dhe banonim afër njëri tjetri. Na ndante vetëm një mur i hollë. Hamiti ishte i heshtur dhe Hamiti vdiç. Vdiçën e edhe shumë të tjerë, e u vranë. U vra edhe Hamdi Berisha i Carravranës, ish profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, emrin e të cilit tash e mban gjimnazi 2*) 

Ishte një ndjenjë e përzier gëzimi, habie, ankthi, mërzie e frige, pasigurie.

D. drejtori gjatë ”luftës”, iu kishte ngjitut ”UÇK-së” dhe Hashim Thaçit.

Dashti Zoti e Serbai nuk na koriti, na largo inga shkollat pa pasur nevojë ta përdor forcën.

Shtëpitë ”shkolla” tash edhe pas 30 vjetëve, po japin rezultate. Kuadrot e atyre shkollave, disa nga ta sot si profesorë, nuk din të shkruajnë si duhet në gjuhën shqipe.

3 shtatori i vitit 1990, greva e përgjithshme në Kosovë.

Një vit më parë, më 3 shtator 1990, punoja si kontrollor në Trafikun Urban në Prishtinë.

Në grevë, më 3 shtator, vendosëm që mos të punojmë shqiptarët që punonim në ndermarrjet transportuese, në me autobusë Urbanë dhe ndërurbanë. Menduam se do ta paralizojmë jetën në kryeqytet dhe në Kosovë por sebët që punonin në këto ndërmarrje nuk ishin të pakët dhe u organizuan e punuan. 

Pas kësaj greve, pushteti policer serb, filloi largimet edhe në ndërmarrjet tjera. Filluan ndërrimi i udhëheqsëve shqiptarë në drejtorë të dhunshëm serbë.

Në vend të Jakup Kastratit, nga Kamenica që ishte drejtor në Trafikun Urban, e zëvëndësuan me Boban-in, serb.

Unë reagova me një shkrim në “Bujku” sepse Rilindja 3*)  u ndalua më 5 shtator 1990 duke dashur të mbroj më tepër qenien kombëtare se sa Trafikun Urban por Serbia vazhdonte me egërsinë edhe më të madhe largimet e shqiptarëve nga puna dhe nga Kosova.

Më 1992, edhe unë u largova nga Kosova 4*). 

1 Shtatori më gjeti në qytetin Nynäshamnit, qytet dhe skele detare afër Stocholmit, në Suedi. 

U zgjova i mërzitur dhe zbrita nga dhoma e shkova te përkthyesi, Ramazani dhe e luta që ta takoj shefen, Monica Karlsson. Bashkë me Ramazanin hymn ë zyrën ku rrinte shefja, një grua që ishte si DIV. Më përshëndeti duke ma zgjatur dorën dhe më pyeti se çka ka ndodhur, çka po dua.

I tregova se është shtatori, muaji ku në Kosovë fillon viti i ri mësimor shkollor 5*).

-Monic, do të dëshiroja që të punoj me nxënësit shqiptarë, sikur në Kosovë. Janë rreth 15 fëmijë të moshavet ë ndryshme.

-Sinan, ti do të tranferohesh në Valdemarsvik 6*), aty ku ti kerkuar që shhkosh afër Xaferit e Xhevatit …. Për të cilin do të flas në vazhdimet tjera, për qytetin, për shkollën shqipe në Valdemarsvik dhe nxënësit e prindërit shqiptarë.

7 Shtatori i vitit 1990

Në qytetin e Kaçaniku mbahet Kuvendi që njihet edhe si Kuvendi i Kaçanikut por edhe Kushtetuta e Kaçanikut.

Për 7 Shtatorin është shkrua shumë. Unë do të flas për 3 nga ata burra. Kanë shkruajtur ish deputetë, juristë e historianë prandaj, unë do ti veçoj vetëm disa, tre, ata i joha dhe i pata miq të mirë 3 nga ish deputetët e Kuvendit të Kaçanikut: Xhemajli Dinën- Bajrën e Panorcit,  Avdi Grajqevcin e Hadës, afër Obiliqit dhe Dr. Xhevat Pllanën e Leshkoshiqit (vazhdon në numrin e ardhshëm ). 

1*) MUSHT m. 

Lëngu i rrushit të pjekur para se të tharmëtohet a të bëhet verë; lëngu që nxjerrim nga molla e nga pemë të tjera kur i shtypim; lëng rrushi, manash etj. i zier e i trashur si pekmez. Musht i ëmbël. Musht rrushi (mollësh). Shkumon mushti. Pi musht. Gushti me rrushin, vjeshta me mushtin. fj.u. 

Ka marrë musht ka marrë forca, ka marrë fuqi.

Shtatori është muaji i rrushit dhe mushtit por thuhet ”gusht e musht”, rimë. 

2*) Gjimnazi i Malishevës, ishte paralele e gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit (1971- …). Kur u pavarësua gjimnazi në Malishevë, e quajtën ”17 Nëntori”, ashtu qysh edhe unë e gjeta në shtator të vitit 1991.

Më vonë ia ndryshuan emrin në ”Abdyl Frashëri” dhe pas vitit 1999, në ”Hamdi Berisha”, ish profesor gjimnazi.

Shpresoj se më nuk do të ketë nevojë gjimnazi i Malishevës për emra tjerë. Kjo ma kujton qytetin rus ”Shën Petersburgu-n”, (rusisht: Санкт-Петербург), Leningrad ose Petrograd, është qytet dhe njësi federale e Federatës Ruse shtrihet në brigjet e lumit Neva në krye të gjirit të Finlandës në Detin Baltik. Qyteti ka pasur emra të ndryshëm gjatë historisë si Petrograd në periudhën 1914–1924) dhe Leningrad në periudhën 1924–1991). shkurt thirret Petersburg.

Rilindja për fëmijë, 27 shkurt 1979. Tufëz me poezi nga Sinan Kastrati

3*) Rilindja (gazetë) 

Rilindja gazete perfaqesuese e shqiptareve ne ish Jugosllavi 

Për herë të parë Rilindja ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.

Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).

Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Më 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta “Rilindja” ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

Në Rilindje kam disa shkrime, që autor jam unë dhe të tjerët që kanë kanë shkrua për mua. Në ”Bujku”, është vetëm një shkrim për mua, si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 24 majiit 1992.

4*) U largova nga Kosova. Në fund të qershorit 1992, pasi kishte përfundua viti shkollor 1991/1992 dhe I kisha mbyllur notat e nxënësve në gjimnazin e Malishevës, në Vllashki Drenofc, edhe unë, bashkë me familje, me gruan që punonte si mësuese dhe tre fëmijët: Mimozën, Entelën dhe Nëntorin (djali i vetëm imi që kishte lindur më 17 Nëntor …. ) erdhëm në Suedi.

5*) Në Suedi viti shkollor fillon në fillim të javës së dytë të gushtit (9, 10, 11 gusht, kurse mësimi, afërsisht pas 8, 10 ditëve)

6* Valdemarsvik, qytet afër Norrköpingut. Vik dmth ”gji”, gji i detit. 

Vazhdon 

Malmö, 7 shtator 2021 

Duke iu “falënderuar” qeverisjeve të PDK-së, Kosova sot është vend mërgimtarësh, vend i vjedhur dhe keqqeverisur!

1
Nga: Rrahim Sadiku, shkrimtar nga Ferizaj
VITET KUR KOSOVA QEVERISEJ MASHTRUESHËM
Ishte apo nuk ishte në pushtet, PDK-ja për afër dy dekada, ishte faktori kryesor në qeverisjen e Kosovës së pasluftës. Prandaj ajo edhe është përgjegjëse për të gjitha ecuritë që pati vendi ynë gjatë kësaj periudhe.
Partia Demokratike e Kosovës lindi doli si kreaturë e atyre që kishin qëllime përfitimi nga mbarimi i luftës në Kosovë, me synim të vetëm që të shndërroheshin, pa i zgjedhur mjetet, në feudalë të saj. Ajo u zhvillua me të shpejtë dhe gati për dy dekada qeverisi (ose pati rol vendimtar në qeverisje), gjithnjë duke krijuar rrethana të jashtëzakonshme, duke mbetur gjithmonë si aparaturë mbrojtëse e atyre që ishin mbi ligjin dhe ngado t’i shikosh, të paprekshëm. E morën pushtetin, në emër të saj, ata që filluan të kishin bindje se shteti ishte bërë për ta e se edhe shteti e edhe liria u përkisnin vetëm atyre. Që nga ditët e para ajo nisi të mos i fshihte qëllimet e saj. Sepse në krye të saj e në pjesën militante të saj erdhën shumë nga të quajturit e të vetëquajturit komandantë, që edhe më parë kishin filluar serinë e pandalshme të uzurpimeve, plaçkitjeve, krimit të organizuar, shantazheve dhe reketimeve. Këta që vidhnin e rrahnin gjoksin se ishin çlirimtarë dhe u udhëheqës shpirtëror të popullit, u pasuruan marramendthi. Dhe atyre, sa më shumë grumbullonin pasuri, aq më shumë u shtoheshin apetitet dhe u rritej etja pasuri të fituar pa mund dhe për dominim përmes pushtetit. Pa u bërë viti ata që, deri në mbarim të luftës nuk kishin pasuri fare ose kishin vetëm ndonjë pasuri të vogël, tashmë ishin milionerë dhe kishin si prone të tyre shumë banesa, para të shumta për të investuar në biznese jashtëligjore, kishin në emër të tyre qindra hektarë toke shoqërore, plot lokaleve afariste, fabrika e pasuri të tjera.
Me ardhjen në pushtet, udhëheqësit e kësaj partie realizuan mundësinë të kapnin shtetin në të gjitha segmentet e tij dhe të mos lejonin që të bëhej as edhe lëvizja më e vogël, pa lejën e tyre dhe pa pasur interes ata. Kosova, që ato vite ishte vendi me ndihma më të mëdha nga e gjithë bota (për kokë banori), duke iu falënderuar PDK-së në pushtet, përfitoi shumë pak nga kjo. Kjo ndodhi sepse pjesa dërrmuese e atyre që erdhën në pushtet, ishin analfabetë ose gjysmëanalfabetë, pa ide shtetformimi, pa njohje të rrethanave; pa dituri për përgjegjësitë që kishin marrë dhe me bindje të plotë se punët e tyre do t’i kryenin ata që kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës. Ata ishin plotësisht të nënshtruar, në raport me pushtetin e UNMIK-ut, që drejtonte veprimet për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe shumë agresivë ndaj banorëve të Kosovës, që të kishin mundësi të vidhnin e të keqpërdorinin pa pengesa.
Këta qeveritarë u pajtuan, pa kushte, me demobilizimin e ushtarëve të UÇK-së; ata e morën si të zakonshëm vendosjen e kufirit të ri brenda Kosovës, në veri të saj e me jashtështetësi të pranuar në heshtje për të gjitha vendbanimet serbe; ata nuk u lodhën fare kur Kosova, me popullsi mbi 90 për qind shqiptare, u shpall shtet multietnik; ata nuk kishin asnjë interesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos jo jashtë asaj që u sillte përfitime atyre; ata nuk donin t’ia dinin se si zhvillohet puna dhe jeta institucionale në shtetin real; atyre nuk u shkonte në mend t’i jepnin vendin e duhur arsimit, si bazë e zhvillimit e shtetit, sot dhe në ardhmëri; ata nuk investonin në fusha shkencore, në institute e në fakultete, sepse kudo vendosnin njerëz të tyre, për të keqpërdour investimet; ata degraduan nga viti në vit të gjitha vlerat e trashëguara; ata keqdrejtuan zhvillimin dhe prishën normalitetin; ata krijuan të gjitha strukturat e pushtetit si nuk duhet, duke u besuar detura me peshë injorantëve, analfabetëve dhe personale destruktivë e me të kaluar të dyshimtë, sepse përmes tyre e kishin shumë të lehtë qeverisjen anarkike dhe shtimin e pasurisë personale e të klaneve që krijuan ndërkohë.
Paranë publike e shfrytëzuan për të krijuar sistem të drejtësisë të paefektshëm e efikas vetëm kur ishte në shërbim të drejtpërdrejtë të tyre; ata orientuan investimet në ato fusha ku kishin përfitime personale; ata shkatërruan qytete e fshatra, male e fusha, duke bërë ndërtime që sillnin përfitime për ta, po që degradonin ambientin dhe pasuritë e Kosovës. Duke iu “falënderuar” kësaj qeverisje të PDK-së, Kosova sot është vend mërgimtarësh, pasi më shumë se gjysma e popullsisë tashmë e kanë lëshuar Kosovën; ata ndikuan për ndërtime shtëpish megalomane, shumica prej të cilave tashti janë gjysmë të banuara ose të pabanuara, shkollash që, edhe pse të reja, nuk I plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit bashkëkohosr dhe që nuk kanë mundësi të arrijnë qëllimin e tyre gjatë edukimit të brezit të ri; e bënë këtë vend, sa për sy e faqe, me shumë institucione që nuk kanë asnjë projekt të mirëfilltë pune; të gjithë Kosovën e shndërruan në vend investimesh stihike e anarkike; ata degraduan zhvillimin kulturor dhe u dhanë hapësirë çoroditjeve ekonomike dhe tashmë jemi bërë vend ku ambientin e mbizotërojnë asfalti, betoni dhe papastërtia.
Dhe nuk janë vetëm këto “meritat” e asaj qeverisjeje!
Sepse, megjithqë Kosova u bë shtet i njohur zyrtarisht nga shtetet më të mëdha të botës dhe shpalli pavarësinë e saj, me kufinj të njohur ndërkombëtarisht dhe atë shpallje e vërtetoi si të ligjshme dhe e pranoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ata pranuan ta cënonin atë pavarësi dhe lëshuan pe lidhur me të, gjatë bisedimeve me Serbinë. Ata nuk donin ta kuptonin se po hapnin një derë shumv të rreikshme dhe nuk kishin mundësi ta kuptonin se Pavarësia e Kosovës arritje kulminante dhe mposhtje e mirëfilltë e kohës së robërisë dhe se përmes saj u ishte dhe grushti vendimtar pretendimeve serbe ndaj lirisë së Kosovës. Krerët e shtetit Kosovar, me apo pa vetëdije, pranuan të fillonin pranim e hapjes së temës së pararësisë, të kufirit, të shtetndërtimit në bisedimet e filluara me Serbinë. Dhe Serbia gjatë disa viteve bëri lojë poshtruese me qeveritarët e Kosovës, duke ua hedhur përpara “problemin e Shtëpisë së Verdhë”, duke i trembur me krimet e supozuara, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së dhe në mes fjalësh, i shtyri të ndërkombëtarizonin këtë çështje dhe të votonin formimin e Gjykatës Speciale të Hagës, kundër luftës dhe kundër realitet që ato vite mbretëroi në Kosovë. E arriti këtë Serbia, duke pare injorancën dhe moslodhjen për shtetformim nga ana e njerëzve që Kosova kishte në pushtet. Ajo e solli punën sa i shtyri qeveritarët e Kosovës të hapej të pranonin serbët si shtetformuesë të Kosovës dhe madje edhe të nënshkruanin formimin e një minshteti serb në Kosovë, që po të realizohej, do të ishte një bombë e kurdisur, në vazhdimësi, kundër Kosovës e në shërbim të drejtpërdrejtë të ideve serbomëdha. Këta qeveritarë nuk u lodhën për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në Kosovë dhe u mjaftonte hapësira që kishin krijuar për të qenë të pushtetshëm në raport me bashkëkombasit e tyre e me mundësi të mëdha të pasuroheshin pa mund e pa frikë.
Por, Kosova e këtyre më shumë se dy dekadave, ka pasur edhe arritje. Por, arritjet e saj janë pothuaj gjithmonë rezultat i mbikëqurjes dhe ndihmës së gjithanshme ndërkombëtare e jo rezultat i qeveritarëve të saj. Sepse, kudo ka ndodhur qeverisaj reale e qeveritarëve tanë, punët kanë shkuar së prapthi, pra keq e më keq.
Memli Krasniqi, që tashti e ka marrë rolin udhëheqës në këtë parti, në PDK, tha para disa ditësh se qeveritarët e sotëm të shtetit duhet të marrin mësim nga qeverisjet e kaluara. Edhe ne e themi këtë. Por, ato qeverisje duhet të merren si mësim sesi nuk duhet qeverisur, sesi nuk duhet luajtur me shtetin, sesi nuk duhet duhet vjedhur e trajgtuar shteti, sesi nuk duhet nxjerr para interest shtetëror interesi vetanak; sesi nuk duhet nënshtruar shteti e vetja, në raport me të tjerët dhe sesi nuk ecet zvarritshëm e mashtrueshëm në udhëheqje të shtetit të lirë e në lirinë e fituar me gjak.

Humbja e shtetit dhe kishës në Cetinje

1
Një protestues para një barrikade të djegur gjatë protestave kundër ceremonisë së shugurimit të Mitropolitit Joanikije në Cetinje, Mali i Zi, 5 shtator 2021.

“Para së gjithash, mendoj që nuk kemi fitues të ditës së djeshme”, tha për Radion Evropa e Lirë, Dalliborka Ulareviq, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për edukimin qytetar, duke komentuar ngjarjet që përcollën fronëzimin e Joanikijes në Cetinje.

Të dielën, më 5 shtator, mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije u fronizua në Manastirin e Cetinjës me angazhimin e forcave të fuqishme policore, për shkak të protestave që janë përcjellur me incidente, në të cilat u lënduan rreth 60 persona. Protestat u organizuan nga organizatat dhe lëvizjet kombëtare malazeze, të udhëhequra nga subjekti më i fuqishëm opozitar, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), si dhe të mbështetur nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq.

Protesta në Cetinje

Përballë tyre, ceremonia në Cetinje u mbështet nga kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe një pjesë e ministrave të Qeverisë së Malit të Zi, të afërt me Kishën Ortodokse Serbe. Qeverinë aktuale e kanë votuar partitë kryesisht pro-serbe, të cilat fituan pushtetin në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar dhe pas tre dekadash zëvendësuan DPS-në e Gjukanoviqit. Mandati i Gjukanoviqit, si kreu i shtetit, zgjat deri në maj të vitit 2023.

Ulareviq vlerëson se “ditët e mundimshme” të mëparshme kanë treguar se politikanët malazezë nuk i japin përparësi interesit publik, dhe kjo është arsyeja pse shoqëria dhe shteti janë duke humbur.

“Humbje politike pësuan të gjithë aktorët politikë, disa mbase më shumë e disa më pak, si dhe vetë Kisha Ortodokse Serbe, sepse ajo vazhdon të veprojë nën shenjën e shëmtuar të mënyrës së fronëzimit të djeshëm të Joanikijes, të cilin, në një periudhë të ardhshme ne do ta mbajmë mend vetëm nga ajo ditë. Kjo është diçka që në mënyrë domethënëse e shemb edhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”, konsideron Ulareviq.

Gjatë fronizimit, Cetinje ishte nën rrethimin e policisë, ndërkaq personalitetet fetare u sollën në Manastirin e Cetinjes me një helikopter të Ushtrisë së Malit të Zi, me të cilin edhe u kthyen në Podgoricë pas një ceremonie disa orëshe të kishës. Ata u siguruan nga forcat e fuqishme të njësisë speciale antiterroriste.

Humbje për shtetin dhe shoqërinë

Edhe Zoran Vujiçiq nga Aleanca qytetare, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngjarjet në Cetinje tregojnë që shoqëria malazeze është ndarë edhe më shumë.

“Shteti po thotë që ka fituar, se pati sukses që të ndihmojë fronizimin e mitropolitit, ndërkaq kisha, që ka përmbushur qëllimin e saj që fronizimi të bëhet në Cetinje. Gjithçka përveç kësaj është një humbje e madhe, Eshtë humbje për shoqërinë malazeze. Të gjitha dallimet që ekzistonin para këtyre ditëve, janë thelluar edhe më shumë”, thotë ai.

Paralajmërimi i fronëzimit shkaktoi tensione të larta etnike në Mal të Zi, ndërmjet qytetarëve serbë dhe korpusit kombëtar malazez, kryesisht për shkak të vendit të fronizimit. Cetinje është qendër kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror, shtetëror dhe kombëtar të malazezëve. Njëkohësisht, aty është edhe selia e Mitopolisë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe vendi në të cilin janë fronizuar shumica e mitropolitëve.

Protesta në Cetinje
Uljareviq konsideron që për shkak të ngjarjeve në Cetinje, për aktorët politikë edhe më shumë “është ngushtuar korniza për dialog”, i cili është i domosdoshëm për Malin e Zi.

“Ne, për një periudhë të gjatë kohore, kemi qenë dëshmitarë të ndarjeve shqetësuese serioze në Malin e Zi, të cilat, ditëve të kaluara i kanë thelluar edhe më shumë dhe më dhimbshëm. Përgjegjësinë më të madhe për këtë e bartin politikanët tanë, të cilët nuk janë mjaftueshëm të përgjegjshëm, të pjekur dhe të guximshëm që të sjellin vendime që janë jashtë interesave të tyre partiake dhe të veçanta”, tha Ulareviq.

Mali i Zi gjithnjë e më larg nga vlerat evropiane

Vujiçiq konsideron që pamjet që janë dërguar nga Cetinje nuk janë shenjë e mirë nga një shtet, i cili mëton që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Duket se kurrë nuk kemi qenë më larg nga vlerat evropiane dhe kam frikë se me udhëheqës të tillë politikë vështirë se do të jemi në gjendje të ecim përpara. Apeli është që partnerët dhe organizatat ndërkombëtare të përfshihen në mënyrë aktive për zgjidhjen e këtyre problemeve, sepse, thjesht, shoqëria jonë politike nuk është mjaft e pjekur dhe ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme demokratike për të zgjidhur problemet vetë, për fat të keq”, theksoi Vujiçiq.

Ngjarjet në Cetinje gjithashtu kanë për pasojë që Mali i Zi, sot është më larg vlerave qytetare të Bashkimit Evropian sesa nëntë vjet më parë kur filloi negociatat për anëtarësim, shpreh mendimin Ulareviq.

Ajo thekson se Mali i Zi, në periudhën e kaluar, ka pasur mjaft procese retrograde.

“Shpresoj se ky është momenti kur në nivelin e vendimmarrjes politike të fillohet të mendohet shumë më seriozisht për efektet e ndikimit të kishës në shoqëri. Dhe se a është ai narrativi kleriko-nacionalist, i cili po instalohet në mënyrë të rrezikshme, diçka që duhet ende të mirëmbahet? Gjegjësisht, a do të jemi në gjendje të ruajmë atë që ishte më e vlefshme në Malin e Zi, kur krahasohemi me shtetet e rajonit dhe ky është koncepti këmbëngulës qytetar, i cili mbijetoi në kohë shumë të vështira dhe tani është më se i rrezikuar”, përfundoi Ulareviq.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Mali i Zi: Letër e hapur Kryeministrit Krivokapiç dhe zv/Kryeministrit Abazoviç: Pranonie përgjegjësinë për veprat e këqija që i keni bërë

1

Në foto: Krivokapić dhe Abazović

Përktheu nga gjuha malazeze: Ali Sh. Mehmeti

Letër e hapur që 107 intelektualë malazez, në mesin e tyre akademikë, shkrimtarë, piktorë, disanjerë, filologë, profesorë, juristë, filozofë, gazetarë …, ia dërguan Kryeministrit të Malit të Zi Krivokapiq, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe diplomatëve të BE dhe NATO:

Kryeministrit Krivokapiq dhe zëvendëskryeministrit Abazoviq

Me pezëm dhe mosbesim të thellë, në Cetinje kemi shikuar skena të papara të policëve të armatosur gjer në dhëmb, të cilët me urdhrin tuaj kanë shkrep shok bomba, plumbat e gomës dhe gaz lotsjellës, mbi qytetarë të cilët kanë ardhur për ta shprehur mospajtimin e tyre ndaj politikës së juaj tradhtare. Kemi shikuar xhirime dhe fotografi të qytetarëve të rrahur. Policia juaj ka gjuajtur gaz lotsjellës nëpër shtëpi dhe kopshte të cetinjasve. Gëzimin gjithëpopullor, të cilin Ju, kryeministër Krivokapiq, keni paralajmëruar në ditën e shugurimit të shërbëtorit të Vuçiqit në fronin e Shen Pietrit, është festuar me lot të qytetarëve të grumbulluar në Cetinje.

Po thonë se ju jeni prijës të një qeverie apostolike gjersa aktroni krishterët dhe demokratët. Ju jeni vetëm apostol i shefit të juaj Aleksandër Vuçiq dhe i Kishës së tij serbomadhe e cila kompetencat e veta i ushtron mbi hapësirën e imagjinuar sikur Serbi e Madhe. Ju, sipas urdhrit të tij, keni dërguar policinë që me reprezalje dhe tortura të ngulfat protestën e qytetarëve. Ju, në stilin e një sekte të dhunshme ekstremiste keni mundësuar përcjelljen e patriarkut serb Porfirie në shugurimin e mohuesit malazez Joanikije në manastirin e Cetinjës – nën mbrojtje të armëve të gjata të policisë, kriminelëve dhe terroristëve hyrjen e të cilëve në manastir kanë mundësuar shërbimet e juaja të sigurisë! A është krishtere të ngulfatën dhe rrahën qytetarët? A është demokratike që qytetarët e qetë të gjuhen me plumba të gomës? A ka vlejtur shugurimi i përfaqësuesit të politikës serbomadhe, për lotët dhe plagët e shkaktuara nga qytetarët të cilët i përfaqësoni?

Qeveria malazeze është shërbëtore e Aleksandër Vuçiqit dhe Kishës Serbe, urdhëratë e të cilëve i zbatoni pa diskutim. Sikur ndonjëri nga demonstruesit të rezistonte në mënyrë më aktive, është e qartë se forcat e juaja të rregullta dhe ato kriminale ishin të gatshme edhe për likuidime! Kësi lloj reprezalje nuk ka pasur në Mal Zi as viteve të errëta 90-ta në kohën e pushtetit të Millosheviqit.

Kryeministri Krivokapiq dhe zëvendëskryeministër Abazaviq, ju ftojmë të jepni dorëheqje të parevokueshme dhe pranoni përgjegjësinë për krimet e kryera. Ashtu do të ndaloni eskalimin e mëtutjeshëm të konfliktit që e keni shkaktuar sipas urdhrit të huaj.

I ftojmë diplomatët e shteteve të BE dhe NATO në Malin e Zi, që mos të mbyllin sytë dhe me deklarata pa përmbajtje, të heshtin ndaj represionit të cilin po e ushtron pushteti ndaj qytetarëve të tij. Pushteti shovinist dhe nacional homogjen, dëshiron që nga Mali i Zi i qytetarëve, të krijoj një krahinë shoviniste dhe nacional homogjene të Botës serbe në të cilën nuk do të ketë vend për jo-serb. Ne këtë nuk do e pranojmë dhe nuk guxojmë ta pranojmë! Skenari i njëjtë, nën petkun e projektit të Serbisë së madhe, e ka shkatërruar Jugosllavinë dhe u përcoll me gjenocid, spastrim etnik dhe krime më të rënda të  luftës pas Luftës së Dytë Botërore. Vazhdimi i realizimit të projektit të Botës serbe do sjell gjakderdhje dhe luftë, i cili nuk do të ndalet në kufijtë e Malit të Zi. Prandaj, ftojmë qeveritë dhe diplomatët e shteteve anëtare të BE dhe NATO, sikurse edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, që në mënyrë të vendosur t’i kundërvihen ringjalljes së projektit fashist të Botës serbe. Bëjeni këtë sa nuk është bërë vonë, që nesër të mos jeni të detyruar të angazhoheni edhe më shumë në eliminimin e pasojave që vazhdimi i realizimit të Botës serbe bartë mbi paqen në regjion.

Ftojmë partitë opozitare që të pranojnë përgjegjësinë për gabimet e bëra sa ishin në pushtet, që me porosi të qarta dhe jo dykuptimshme të rreshtohen pranë qytetarëve, që në Kuvend të iniciojnë mosbesimin ndaj Qeverisë klero-nacionaliste dhe, që diplomatëve të huaj pa zbukurime t’i paraqesin thellësinë e humnerës në të cilën po shtyjnë Malin e Zi përfaqësuesit e Shtetit serb dhe Kishës serbe.

____________

Otvoreno pismo Krivokapiću i Abazoviću: Prihvatite odgovornost za učinjena zlodjela

image_2021-09-07_073149.png

Krivokapić i Abazović

Grupa intelektualaca uputila je premijeru Zdravku Krivokapiću i potpredsjedniku Vlade Dritanu Abazoviću Otvoreno pismo u kome traže njihove neopozive ostavke i prihvatite odgovornost za počinjena zlodjela. Pozivaju i diplomate zemalja EU i NATO u Crnoj Gori “da više ne žmure i besadržajnim saopštenjima ćute na represiju koju aktuelna vlast sprovodi nad svojim građanima.”

Otvoreno pismo Krivokapiću i Abazoviću prisiljeđeno je NATO i evropskim diplomatama u Crnoj Gori:

Premijeru Krivokapiću i vicepremijeru Abazoviću,

S ogorčenjem i teškom nevjericom gledali smo dosad na Cetinju neviđene scene do zuba naoružane policije, koja je na vašu komandu ispaljivala šok bombe, gumene metke i suzavce na građane koji su došli da iskažu protest vašoj veleizdajničkoj politici. Gledali smo snimke i fotografije prebijenih građana. Vaša je policija ubacivala suzavce u cetinjske kuće i dvorišta. Svenarodna radost, koju ste Vi, premijeru Krivokapiću, najavili na dan ustoličenja Vučićevoga sluge u prijestolu Sv. Petra proslavljena je suzama okupljenih građana na Cetinju!

Kažu da ste čelnici apostolske Vlade dok vi glumite hrišćane i demokrate. Vi ste samo apostoli svoga šefa Aleksandra Vučića i njegove velikodržavne Crkve Srbije koja svoje ingerencije proteže nad prostorom zamišljene Velike Srbije. Vi ste, po njegovu nalogu, poslali policiju da represijom i torturom uguši okupljeni građanski protest. Vi ste u maniru kakve nasilne ekstremističke sekte omogućili sprovod patrijarha srpskog Porfirija na ustoličenje otpadnika crnogorskog Joanikija u Cetinjskom manastiru – pod zaštitom dugih cijevi policije i kriminalaca i terorista čiji su ulazak u Manastir omogućile vaše bezbjednosne službe! Je li hrišćanski gušiti i prebijati građane? Je li demokratski gumenim mecima pucati u mirne protestante? Je li ustoličenje namjesnika velikosrpske politike bilo vrijedno prolivenih suza i nanijetih rana građanima koje zastupate?

Crnogorska Vlada sluškinja je Aleksandra Vučića i Crkve Srbije, čije zapovijesti bespogovorno sluša. Da je kojim slučajem ko od demonstranata htio pružiti što više od pasivnoga otpora, očito je da su vaše regularne i kriminalne snage bile spremne i na njihovu likvidaciju! Takva represija nije bila u Crnoj Gori na djelu ni mračnih 90-ih godina Miloševićeve vlasti!

Premijeru Krivokapiću i vicepremijeru Abazoviću, pozivamo vas da podnesete neopozive ostavke i prihvatite odgovornost za počinjena zlodjela! Tako ćete spriječiti dalju eskalaciju sukoba koje ste po tuđem nalogu raspirili!

Pozivamo i diplomate zemalja EU i NATO u Crnoj Gori da više ne žmure i besadržajnim saopštenjima ćute na represiju koju aktuelna vlast sprovodi nad svojim građanima. Šovinistička i nacionalno homogena vlast želi od građanske Crne Gore napraviti šovinističku i nacionalno homogenu pokrajinu Srpskoga sveta u kojoj neće biti mjesta za nesrbe. Mi na to nećemo i ne smijemo pristati! Identičan scenarij, pod okriljem projekta Velike Srbije, rasturio je Jugoslaviju, praćen genocidom, etničkim čišćenjem i najmasovnijim ratnim zločinima u Evropi nakon Drugog svjetskog rata. Nastavak realizacije projekta Srpskog sveta donijeće novo krvoproliće i rat, koji se neće zaustaviti u granicama Crne Gore. Zato pozivamo vlade i diplomate država članica Evropske unije i NATO saveza, kao i država regiona Zapadnog Balkana, da se odlučno suprotstave reanimaciji fašističkog projekta Srpskog sveta. Učinite to dok još nije kasno, kako se śutra ne biste morali puno više angažovati na otklanjanju teških posljedica po mir u regionu koje nastavak realizacije Srpskog sveta nosi.

Pozivamo opozicione političke partije da preuzmu odgovornost za greške koje su činili dok su bili na vlasti i da jasnim i nedvosmislenim porukama stanu uz građane, da u Skupštini iniciraju pitanje daljega povjerenja klero-nacionalističkoj Vladi te da bez uvijanja stranim diplomatama iznesu dubinu ponora nad koji namjesnici države Srbije i Crkve Srbije guraju Crnu Goru.

Potpisnici:
Novak Adžić, pravnik i istoričar
Vanda Babić-Galić, filološkinja
Dragan Banjac, novinar
Alek Barović, politikolog
Svetislav Basara, književnik
Boban Batrićević, istoričar
Dejan Batrićević, grafički dizajner
Nemanja Batrićević, politikolog
Nikola Belada, advokat
Emina Berbić-Kolar, filološkinja
Milivoj Bešlin, istoričar
Sonja Biserko, predśednica Helsinškog odbora za ljudska prava u Srbiji
Ivan Božović, slikar
Zlatko Bulić, akademik DANU
Adnan Čirgić, dekan FCJK
Aleksandar Čogurić, filolog
Radovan Damjanović, pedagog
Irena Delja, filološkinja
Draško Došljak, filolog
Dubravka Drakić, glumica
Čedomir Drašković, akademik DANU
Mječislav Đekonjski, filolog
Mikan Đukanović, prevodilac
Petar Đukanović, advokat
Draško Đuranović, novinar
Tinka Đuranović, novinarka
Marina Đurdić, dizajnerka
Slavko Đurđić, novinar
Boris Đurović, književnik
Ljubomir Filipović, politikolog
Ksenija Franović, advokatica
Dinko Gruhonjić, programski direktor Nezavisnog društva novinara Vojvodine
Hajdana Huter, građanska aktivistkinja
Ivan Ivanović, prof. filozofije
Neda Ivović, advokatica
Uglješa Janković, politikolog
Tanja Jović, etnološkinja
Atvija Kerović, direktor Almanaha
Sanjin Kodrić, predśednik Bošnjačke kulturne zajednice Preporod
Olivera Komar, politikološkinja
Sava Kovačević, profesor razredne nastave
Marija Krivokapić, filološkinja
Slavko Mandić, novinar
Boris Marinović, advokat
Milan Marković, generalni sekretar Crnogorskoga PEN centra
Milutin Marković, grafički dizajner
Branislav Marović, istoričar
Nikola Martinović, advokat
Miloš Mijović, ekonomista
Milutin Mijović, bibliotekar
Svetlana Lola Miličković, grafička dizajnerka
Zorica Mrvaljević, etnološkinja
Jasmina Nikčević, filološkinja
Milorad Nikčević, akademik DANU
Tamara Nikčević, novinarka
Andrej Nikolaidis, književnik
Aleksandar Olenik, advokat za ljudska prava
Sanja Orlandić, filološkinja
Žaklina Oštir, glumica
Ivana Pajović, građanska aktivistinja
Suzana Pajović, grafička dizajnerka
Svetlana Pajović-Musić, građanska aktivistkinja
Mirzana Pašić-Kodrić, filološkinja
Senad Pećanin, novinar
Dragan B. Perović, kulturolog
Milenko A. Perović, predśednik Crnogorskog PEN centra
Ana Popović, novinarka
Danijela M. Popović, dizajnerka
Milorad Popović, predśednik CDNK
Nikola Popović, filolog
Vukić Pulević, akademik DANU i CANU
Pavle Radić, kolumnista portala Autonomija
Kosana Radojević, pijanistkinja i muzikološkinja
Milovan Radojević, književnik i teatrolog
Aleksandar Radoman, filolog
Aleksandra Radoman-Kovačević, građanska aktivistkinja
Milena Radulović, pravnica
Ivana Rondović, politikološkinja
Novica Samardžić, kulturolog
Jadranka Selhanović, arhivistkinja
Nemanja Stankov, politikolog
Đorđe Šćepović, književnik
Darko Šper, novinar
Darko Šuković, novinar
Tanja Šuković, novinarka
Srđan Šušnica, pravnik i kulturolog
Jasmina Tatar-Anđelić, filološkinja
Rajko Todorović Todor, slikar
Olivera Todorović,bibliotekarka
Stefan Todorović, filolog
Tijana Todorović, grafička dizajnerka
Jelena Tomović-Đurđić, novinarka
Dragana Tripković, potpredśednica Crnogorskog PEN centra
Bojana Vatić, članica Predśedništva Vojvođanskog kluba
Miodrag Vlahović, predśednik Crnogorskoga Helsinškog odbora za ljudska prava
Vladimir Vojinović, književnik
Ana Vujošević, glumica
Čedomila Vujošević-Đurđić, novinarka i književnica
Sreten Vujović, potpredśednik Crnogorskoga PEN centra
Slobodan Vukanović, književnik
Čedo Vukotić, novinar
Vukota Vukotić, istoričar
Zoran Vuletić, predśednik GDF
Balša Vulević, književnik
Aleksandar Saša Zeković, generalni sekretar Crnogorskoga Helsinškog odbora za ljudska prava
Mehmed Zenka, političar

______

https://www.pobjeda.me/clanak/otvoreno-pismo-krivokapicu-i-abazovicu-prihvatite-odgovornost-za-ucinjena-zlodjela?fbclid=IwAR1nH_yEmtYhtYFWs2-8yIrXGJNYPoDJ1nbERX6-ivq_d55Ppo58IrQLQXQ