Kreu Blog Faqe 1576

Nana Hylë e kishte veshë veshën e katunit dhe kishte qenë tu e lidhë lidhcën e marhamën n’krye

0
Teuta Haxhijaj, shkrimtare, Gjermani
„Pse të pëlqen kaq shumë veshja e katunit që po e reklamon kështu?“ më pyeti dikush që po ashtu vjen nga ana jem. „Hë, pse pra?“
Qe po t‘i tregoj arsyet pse, i thash, dhe ato janë të shumta: është veshje kombëtare e jona, me shekuj e vjetër, unike, e pa ndikuar nga veshjet e kulturave të huaja si dimijat e këto shëmtitë tjera, pastaj i ka rezistu dhe vazhdon m’i rezistu modernizimit dhe vishet edhe sot e kesaj dite. Kjo veshje e bënë secilen grua të duket si mbretëreshë dhe deshte e s‘deshte nuk ke qare pa patur respekt ndaj saj.
Pastaj të dy gjyshet e mija e kanë mbajtur deri ne vdekje këtë veshje, jam rritë tu i pa ashtu, por momenti se kur e kam regjistruar në mendje këtë veshje, lidhet me një përjetim në fëmijërinë time shumë të hershme…
Baba kishte shkuar ne Gjermani në fillimin e viteve te 70-ta, më vonë edhe nana e ma vonë edhe disa nga fëmijët.
Ishte një mëngjes vere. U zgjova vonë nga gjumi, vonë si zakonisht dhe kur dola ne koridor vellau me tha që është ardhë baba natën vonë. Vrapova në kuzhinë tuj mendu se duhet me qenë aty por kishte qenë veç nana tuj t‘hollu petë për pite për drekë.
– Miremjes. Ku o baba? – e pyeta nanën me një frymë.
– Miremjes. A ke fjetë mirë?- ma ktheu ajo- baba yt u shku te Mustafajt me pa nanën Hylë. ( Mustafajt ishin familja e mixhës me te riut ku jetonte edhe gjyshja).
Duke qenë ma e vogla ne familje, në qendër të vëmendjes dhe me e lazdruara, u hidhërova shumë që për babën paska rëndesi ma shumë dikush tjeter se sa unë se perndryshe ai m‘kish pritë deri sa isha çu prej gjumit e jo me shku te Mustafajt. Dola jashte duke e perplasë deren pas, me shpresën qe ka me dalë nana pas meje për me ma ba dert këtë punë pak. Kot. Ajo nuk doli nga kuzhina hiç dhe pas pak erdhi vellau:
– po thot nana paja këtu për nji minut.
Shkova prap në kuzhinë, hundë e buzë të bera bashkë dhe u ula goxha larg nanes qe po vazhdonte me t‘hollu.
a po don me hangër bukë?
– s‘du me hanger bukë as kurgjo.
– çka ki që je idhnu? Pse e përplase derën ashtu? Nigom mirë çka po t‘thom- vazhdoi nana- mos e përplas kurre ma deren ashtu edhe mos mendo se t‘vjen kush mrapa kur t‘rrebavesh kështu. A je tu m‘nigu?
Heshtje nga ana ime.
– çka m‘ki ti mu?- m‘pyeti nana.
– nanë- ia ktheva pa e kqyre ne sy
– a m‘don ti mu?- vazhdoi ajo.
Si kryeneqe qe isha, plus e hidheruar, mezi e qita nje „po“ nga goja.
– eh, qysh m‘ki ti mu e qysh m‘don, qashtu e ka baba yt nanën Hylë. Nuk e ka pa që sa mujë dhe e ka marrë malli për të.
Dola nga kuzhina me shku me humbë dikund. Baba nuk po m’dojka mu ma s’shumti e edhe nana m’bërtiti. Ma s‘miri me ikë dikund e mos me u kthye ma. U solla nëpër oborr teposhtë e përpjetë e dikur vendosa me ja dhanë babës edhe një shancë.
Shkova te Mustafajt.
Nana Hylë, baba, baci Mustafë dhe të tjerët kishin qenë ulur nër hije. Kur me pa baba i hapi duart dhe me perqafoi shumë. „Hala po më dojka“ mendova me vete dhe mu zbut hidhërimi pak. Nanën Hylë e shihja për herë të parë në veshje tjetër dhe jo në atë të katunit. Se çka bash kishte patur veshë nuk më kujtohet më por me erdhi shumë çudi sepse nuk isha mësuar me pa veshun ndryshe.
– valla bre nanë, dyqysh krejt tjetër po m’dokesh veshun keshtu- po i thot baba – s‘kokna mësu me t‘pa kështu.
– paj u lava e u vesha ma kollaj qishtu- ia ktheu nana Hylë dhe vazhduan me biseda tjera. Nuk vonoi shumë dhe ajo u çu e hyni brenda n‘shpi. Shkoi ma shumë se gjysëm ore dhe baba po me thot shko kqyr çka u bo me nanën Hylë se u vonu shumë. Kishte qenë ne dhomën e saj. Tashmë e kishte veshë veshën e katunit dhe kishte qenë tu e lidhë lidhcën e marhamën në krye.
– qe, qe, gati jam me dalë – ma ktheu. U ndreq mirë, e kqyri vetën në një pasqyrë te vogël të varun në murë dhe u nisëm shkallëve teposhtë.
– o hajde nanë bre – ia bani baba- tash po ma çon mallin e nanës Hylë qysh jam mësu me pa tanaherët. U çuan në kamë të gjithë dhe ashtu qendruan deri sa ajo u ul.
Nana Hylë, nje plakë zojë me çehre të randë e cila nuk qeshte shpesh, iu buzëqeshi djemve të saj të cilët në të po e shihnin atë burimin e pashterrshëm të dashnisë.
Edhe pse çdo ditë e kisha parë atë veshje, ai ishte momenti kur vetdijshëm e kisha përceptu bukurinë dhe madhështinë e saj e bashkë me të edhe te nanës Hylë.
U nisëm me shku me hanger drekë që nana tashmë me siguri e kish ba gati. Rrugës mendoja me vete: ishalla nuk i kallxon nana babës që iu kam hidhëru sot në mëngjes ?

Të drejtat e secilit janë aty që në momentin e ardhjes n‘këtë botë, merri e mos prit me t‘i dhanë kush!

0
Teuta Haxhijaj, shkrimtare, Gjermani
Një gjë s‘kam mujtë me kuptu kurrë dhe dyqysh nuk është as rend me kuptu: pse gratë/ vajzat duhet me pritë m‘i mbrojtë dikush?! Pse e shohin dhe e bëjnë në njëfarë mënyre vetën viktimë për shkak të gjinisë që i takojnë?!
Pse duhet me pritë me t‘mbrojtë baba, vellau, mixha, kushërinjtë, burri… a ku di unë kush?!
Pse duhet me pritë me t‘mbajtë dikush tjetër, me ta ndreqë jetën me demek, me t’i ba kushtet e me t‘mbajtë financiarisht? Pse llogaritë në forca të huaja, te çfardo natyre qofshin ato, e nuk llogaritë veç n‘forca tua?! Me ia lanë jetën tane n‘dorë t‘dikujt tjetër kushdo qofte ai? Pse i kërkon dhe pret me t‘i dhanë të drejtat tua dikush tjetër? Të drejtat e secilit njeri janë aty që në momentin e ardhjes n‘këtë botë pavaresisht gjinisë, merri e mos prit me t‘i dhanë kush.
Bonu e zoja e vetës!
Nëse nuk bohesh e zoja me mbajtë vetën dhe eventualisht fëmijët e tu, nëse i ki ateherë pergatitu me vallëzu gjithë jetën sipas muzikës dhe dëshirës së të tjerëve.
Mos del me protestu kot rrugëve se protestat kujt shenjë nuk ia kanë lanë, por vepro.
Ti vendosë!
Ps. flas për gratë dhe vajzat madhore e jo të miturat.

Kryeministri Kurti vizitoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

1

“Erdhëm këtu në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës që t’u falënderohemi për punën, përkushtimin dhe kontributin të gjithë të punësuarve të cilët kanë kaluar mbi 500 ditë, duke u angazhuar në mënyrë të pandalshme dhe të palodhshme në ballafaqimin me pandeminë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryeministri Kurti u prit nga drejtori i Institutit, Prof.Dr. Naser Ramadani.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen dhe falënderimin ndaj të gjithë punonjësve të IKShPK-së, profesionistë në krye të detyrës, për angazhimin vetëmohues, në veçanti në këto javët e fundit kur situata është rënduar për shkak të pasojave të gjera e të mëdha të variantit Delta të virusit.
U vizitua qendra operative dhe hapësirat ku në frigoriferë po mbahen mbi 530 mijë vaksina Pfizer në temperaturë -85 gradë celsius, dhe rreth 20 mijë vaksina Astra Zeneca mes 2-8 gradë celsius.

Profesori Ramadani tha se është trefishuar numri i të shëruarve në krahasim me të infektuarit dhe se shkalla e pozitivitetit po shënon rënie.

Megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta, sikurse edhe shkalla e vdekshmërisë, prandaj gjatë vizitës u ritheksua rëndësia e vaksinimit, që e zvogëlon 20 herë rrezikun.

“Nuk ka mbrojtje më të mirë se vaksinimi dhe dilema mes përzgjedhjes së vaksinës nuk është dilemë e shëndetshme meqë të dy vaksinat janë të sigurta”, tha Kryeministri Kurti, duke shtuar se nevojitet bashkëpunim i mëtejmë që bashkërisht të dalim nga  situata e rënduar epidemiologjike.​

Dashuria në tregime, vjersha e këngë popullore dhe 3 deputetët e 2 Korrikut e 7 shtatorit 1990

1

Xhemajli Bajra i Panorcit me dy djemtë: Fadilin dhe Xhevdetin

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon  nga numri i kaluar ”Për 7 shtatorin dhe shtatorin, muajin e rrushit!”, Drini.us, 7 Shtator 2021 

Nga Ditari im (4) 

Dashuria në këngët tona, ia kalon dashurisë së poezive të Petrarkës, Dantes e femra shqiptare ia kalon Mona Lizës. 

Dhe për tre deputetët  

Duke u bërë gati për punë, ndërsa pija kafenë me shumë shiqer, shikoja edhe titujt në Revistën Drini.

Kishte autor që s`e kisha parë një kohë bukur të gjatë e tash, fotoja e tije më rrinte përpara, e heshtur. Është Rrahim Sadiku, me të cilin u njoha kur ai e Mustafë Xhemaili nga Kamogllava e Ferizajit studjonin letërsinë, gjenerata e parë, në vitin e tretë e unë, isha brucosh, në vitin e parë por pasi banoja në dhomën afër tyre, shkoja shpesh dhe i pyesja sepse ata tashmë ia kishin dhënë shpatit.

Rrahim Sadiku dhe Mustafë Xhemaili ishin ndër studentët më të mirët në Letërsi dhe dalloheshin nga të tjetret sepse shkruanin poezi e ato i botonin në revistat e kohës, në ”Zëri i Rinisë” e ”Bota e Re”, gazetë e studentëve.

Unë rrija dhe i pyesja edhe ata që ishin në vitin e katërt. Nuk e harroj Shaqir Sadikun nga Maqedonia që me knaqte kur fliste aq bukur, pastër e pa gabime shqipen.

Por jeta i ka këto: Mustafa iku në Zvicërr, Rrahimi u burgos e Shaqir Shaqiri dhe Selmani, kusherinj, nuk e di ku janë më. Sigurisht edhe jatojnë si mërgimtarë.

Eh sa bukur shkruanin ata, të gjithë.

Mustafa ishte edhe kryetar i grupit letrat ”Jeronim De Rada” të Fakultetit Filozofik, që jo gjithkush mund të bëhej.

Edhe unë shkruaja por nuk doja ti lexoja kur kishim orë letrare e as ti publikoja para se ato ti shikonre Rrahimi dhe Mustafa sepse, në mbrëmjet letrare vinin dhe lexonin poetët si Azem Shlreli, Ali Podrimja, Rexhep Hoxha, Emin Kabashi, kritik, Faik Beqa, poet (tash i ndjerë), Azem Zogaj, turjakas, Mehmet Kraja, Jonuz Fetahi, Skënder Zogaj etj.

Më vonë vinin edhe gjenerata më e re: Abdullah Konushevci, i ndjerë, Milazim Krasniqi e ndonjë tjetër, të cilët ishin poetë të lindur, siq thuhet për Oso Kukën ”Thonë me k`mishë e ka bâ e âma” (gati për luftë, shën. imi).

Pra dy shkrimet, të Rrahimit, Duke iu “falënderuar” qeverisjeve të PDK-së, Kosova sot është vend mërgimtarësh, vend i vjedhur dhe keqqeverisur!” një analizë politike dhe një tregim ”Kapuçin e hoxhës e kemi pa n’maje t’navilkut, … ishin tu i dhanë ujë me lugë !”, nga Teuta Haxhijaj, shkrimtare nga Gjermani, temë të cilën Teuta, e ka marrë nga tradita popullore por që aq bukur e ka pasqyrua figurën e femrës e të hoxhës, sa të duket sikur po i sheh të gjalla, në pasqyrë, film a teatër, nusen e re duke fjetur në dyshekun e butë me burrin dhe ”kapuçin e hoxhës” aty afër llampës së vajgurit, qirin ose pishën.

Janë të rralla femrat shqiptare nga Kosova që me aq mjeshtëri i ritregojnë tregimet që i kanë dëgjuar nga nënat e gjyshet por që ato për shkakun se nuk kishin të drejtë të shkolloheshin, pra nuk dinin të shkruanin, ”tregimet” që veç ato i dinin ose veç atyre iu kishte ndodhur përnjëmend, tash iu tregonin mbesave ose qikave të tyre si ”kanë thân” kështu.

Por së pakut deri më tash librat me temë dashurie, sidomos ato të shkruara nga femrat shqiptare na kanë munguar.

Avdi Grajqevci

”Në botimet që mbledhësit e folklorit, individë e institucione, i kanë bërë lirikës popullore, eros-i nuk ekziston. Përmes një termi tinëzar, lirikë dashurie, këngët mirëfilli erotike janë lënë jashtë. Mund të kenë qenë arsye të ndryshme. Në Tiranë këto janë konsideruar si të shthurura, licensioze, me ndikim të keq në edukimin e rinisë. Në Prishtinë ndoshta ka ndikuar më shumë kujdesi për namuzin gjuhësor, një lloj puritanizmi i brendshëm” (Shaban Sinani)

Është ibri i Vlora Nikçit “Kangë popullore erotike” që ka tejkaluar kufirin e këtij përjashtimi, cilado qoftë arsyeja. Janë pak këngë, kangë të vjetra, që ajo i ka dëgjuar si shumë të tjerë, por, ndryshe prej të tjerëve, duke përfshirë edhe folkloristët vetë, pati lirinë e brendshme t’i rendiste e t’i botonte, vazhdon Sh. Sinani. 

“T’hangsha cicat për ndar sjetull!

Kqyr ma poshtë, se e gjê ’i tjetër

Dy të mira në mahallë, Njana shoqes po i çon fjalë:

Cilla e kem cicën mâ t’bardhë?

Ûn dukat, ti qelibar,

Ûn jaranin ta kam marrë.

Ose: Matmi vithet, t’gjâna i kam,

Ndaç me kut e n’daç me pllamë!” (Marrë nga një shkrim: “Vargje të reja nga libri erotik i Vlora Nikçit: Nusja e çika me t’shti ndërmjet, s’të lshojnë ethet dymdhetë vjet…, Shaban Sinani 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1409844/vargje-te-reja-nga-libri-erotik-i-vlora-nikcit-nusja-e-cika-me-tshti-ndermjet-ste-lshojne-ethet-dymdhete-vjet/ 

Dhe patjetër se duke lexua këto vargje aq të bukura, mendja më iku mendja në Turjakë, atje ku e kam lënë mbrapa një pjesë të fëmijërisë e të rinisë sime. Edhe unë këndoja këngë dashurie si çoban sepse në shtëpi nuk guxoja,  por nuk e dija kujt po i këndoj. Mblodha disa dhjetëra e ndoshta qindra këngë të ndryshme dhe disa këngë dashuria por të gjithat më humbën.

Dhe duke i lexua vargjet nga libri e tregimin, të autoreve femra mu kujtua Syla, çobani i Turjakës. Jeta e çabanit turjakas ishte sa e mirë, po aq edhe e dhimshme prandaj, personazhi i romancave të mia, deri sa ta kryej e ta kthej në Turjakë, Sylën të gjallë oset ë vdekur, nuk do të ndalem së kërkuari.

… dhe tre ish deputetët e Kuvendit të KSAK 

Xhemajli Bajra 

Xhemajliu është nga Panorci, katundi më i afërt me Turjakën që na lidhin malet e fushat dhe më shumë njiheshim me çobanët, më qenët, me deshët ogiç, qetë e buajt se sa të zotët e shtëpive. 

Xhemajliu kishte edhe tre vëllezër, Rifatin, më i madhi, Hamdiun dhe Muhametin, që ishte shurdh memec por shumë i menqur.

Gjemajliu bashkë me Rifatin jetonin në Rahovec kurse dy vëllezërit e vegjël, Hamdiu e Muhameti punonin tokën dhe mbanin gjâ të gjalla në Panorc, jetonin dhe gjallëronin nga bagëtia e bregtoria.

Kujtimet që kam me Xhemajliun janë të shumë miqësore e tepër dashamirëse.

Me djemtë e Xhemajliut, Fadilin e Xhevdetin gjithashtu pata një miqësi të pahile. Edhe një letër, të vetmin kujtim që e kisha nga Xhevdeti, që ma kishte dërgua nga Meksika, që e kisha në adresën e vjetër të E-mailit të shkollës, ku punoja, më kanë humbur.

Ndër familjet më të njohura në Panorc, krahas asaj Veli Bajramit, Hisen Dergutit, Islam (Bajraj) Brahimit, Latif Reshitit, Mon Halilit … ishte edhe familja e Xhemajliut.

Punoi si kryetar komunde nga dy mandaten ë Rahovec e në komunën ”e re” të Malishevës, në vitet më të vështira për Kosovën, kur Slobodan Milošević 1*) erdhi në pushtet në Serbi dhe në Jugosllavinë e mbetur.

Xhemajliu do të mbahet në mend si deputet i Kuvendit të KSAK, që me 2 Korrik dhe më 7 Shtator 1990,  shpallën Kosovën si njisi të barabartë të ish federatës jugosllave. 

Ahmet Grajqevci

Me Xhemajliun kam ndejtur dy netë gjithë natën deri në agim duke ”u shtyrë”, në bisedë, në kullën e Murat e Islam Brahimit në Panorc dhe më vonë, në shtepinë e Xhemajliu në Rahovec e ku ishin edhe dy djemtë e Xhemajliut: Fadili e Xhevdeti, tash profesor në një Univerzitet në Meksikë.

Nëse djemtë e Xhemajliut apo ndonjë tjetër do të shkruanin për Xhemajliun, edhe unë do të thoja ato që di dhe si e njoha Xhemajliun.

Avdi Grajqevci 

Avdiun e njoha më vonë, pas Xhemajliut. Ai ishte nip i familjes së Aziz Zhilivodës. Për Avdiun më ka pas folur Behxheti, vëllai i vogël i Kolonel Ahmet Krasniqit, si për një njeri të fjalës, besës e bukës. Më thonte se Ahmeti ka pasur shumë besim tek Avdiu. Meqenëse Ahmeti ka shërbye si oficer madhor në ish APJ-në, në Zagreb, ia kishte pru Avdiut një pushkë M48, të cilat, sipas Ahmetit kanë qenë shumë pushkë të sigurta. Pushkën e Ahmetit dikush nga familja Gariqevci e kanë përdorur në vitet 1998, 1999.

Edhe Avdiu ishte deputet i asaj legjislature 2*), të 2 korrikut e 7 Shtatorit 1990.

Me Avdiun pata fatin e ndejta disa ditë, në Borås ku ai kishte ardhur te djali Ahmeti i cili punonte dhe jetonte në Borås të Suedisë e unë, punoja si mësues atje, 7 vite. Kisha 3 fëmi të Ahmetit që i mësoja, dy djem e një vajzë dhe kur më treguan se ka ardhur gjyshi, unë shkova te Ahmeti dhe e takova për herë të parë. Ishte një burrë i thjeshtë por që posa filloje të flisje, ta ”mushke menjen” se meriton me e dëgjua.

Avdiu nuk fliste për vehten, më shumë fliste për jetën e ish deputetëve të tjerë për disa vite të vështira që u detyruan të ikin nga Kosova, pas 7 shtatorit 1990. Burrë halllig e me mendje të hollë, ishte Avdiu. Edhe sikur ta dëgjoje 24 orë duke folur, njeriu nuk do të mërzitej nga ai.

Dr. Xhevat Pllana 

Xheveti ishte ndër mjekët që njeriu mund të fliste sikur të ishe rritur me te. Ai vinte te Skënder Gashi, ish student mjekësie nga Drenoci i Rahovecit, tash gjinekolog në Rahovec.
Xhevati pjesën më të madhe si mjek punoi në Obiliq, me puntorët e KEK-ut.

Shkoja shpesh te ai, për qef e për dert. Për me qenë çudia edhe më e madhe, asnjëherë nuk munda ta takoj Xhevatin kur isha në Kosovë. Dy herë kur u muarëm vesh ku të takohemi e të pim nga një kafe, nuk që e thënë sepse Xhevatit i dilte një punë tjetër dhe kështu kaluan 38 vite e nuk u takuam me Xhevatin.

Ishte ndër deputetët e zëshëm dhe të vendosur të Kuvendit të Kosovës, trim e i pathyeshhëm, sikurse edhe shumica e asaj gjenerate.

1’) Slobodan Milošević Političar, pravnik (1941. – 2006.) 

KRATKE INFORMACIJE O: SLOBODAN MILOŠEVIĆ Datum rođenja: 20. avgust 1941. Mesto rođenja: Požarevac Datum smrti: 11. mart 2006. Mesto smrti: Hag Država: Srbija Zanimanje: Političar, pravnik Stranka: Savez komunista (1959. – 1990. ) Socijalistička partija Srbije (1990. – 2006.)

Pročitaj više na: https://www.biografija.org/politika/slobodan-milosevic/

2*) LEGJISLATURË f. 

Koha e veprimtarisë së një organi të lartë përfaqësues nga mbledhja e tij e parë pas zgjedhjeve e deri në zgjedhjet e reja; koha e caktuar me ligj, në të cilën një organ i lartë shtetëror kryen veprimtarinë e vet si organ përfaqësues ligjvënës.

Legjislatura e re. Legjislatura e parë (e dytë…). Legjislaturat e Kuvendit Popullor.

Vazhdon 

Malmö, 8 shtator 2021 

LDK në Gjermani shënon përvjetorin e Kushtetutës së Kaqanikut !

0

Fatmir Bajraj

Në një platformë digjitale-online, LDK-ja në Gjermani, në shënjë nderimi dhe respekti për njërën nga ditët, datat dhe përvjetorët më krucial të historisë së re të Kosovës, 7 shtatori i 1990, që ndryshuan dhe determinuan ecjën dhe procesët e shkëputjës definitive të Kosoves dhe shqiptarëve nga krijesa Jugosllavi dhe ideologjia e imponuar socialiste-lindore si “fat” i shqiptarëve i mëse gjysëm shekulli dhe jo vetëm…!

Nën patronatin e kryeatrit të njërës nga nëndeget e shquara të LDK-së për Gjermani, të z.Jakup Gerguri dhe Kryesisië respektive, ky përvjetor i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaqanikut, u organizua dhe u mbajtë në këtë platformë, por me pjesmarrës kredibil dhe atdhetarë të deshmuar të çeshtjes së Kosovës dhe asaj shqiptare ndër dekada.

Menifestimin e këtij përvjetori, e nderoj me prezencë aktive edhe z. Iljaz Ramajli, ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës, kuvend ky që sublimoj aspiratat nacionale të shqiptarëve të Kosovës me vendimet historike të 2 korrikut , 7 shtatorit 1990, Referendumit të shtatorit për Pavarësi të vitit 1991, zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 qeshorit të vitit 1992 dhe vendimeve tjera konstitucionale dhe demokratike për shqiptarët dhe Repoublikën e Kosovës.

Fjala e z. Ramajli, pëmbajtësore, emocionuese dhe motivuese ! Ay foli për kontekstin historik të thyerjeve të mëdha në botën e atëhershme bipolare, për rënjën e sistemit komunist-diktatorial dhe në veqanti për frymën e ndryshimeve të pas rënjës së murit të Berlinit të cilat influencuan dhe diktuan frymën e ndryshimeve epokale në Europën lindore dhe n’veqanti në kreaturën e ashtuquajtur Jugosllavi e “KAÇKJ-së, të dominuar tanimë nga nacionalizmi dhe hegjemonizmi serbomadh, ku shqiptarët dhe Kosova ishin caku i parë i sulmit, nënshtrimit dhe shtypjes çnjerëzore.

Z. Ilaz Ramajli, evokoj besnikërisht dhe me një memorie ekskluzive-fantastike, momentet kruciale për fatet e kombit dhe të atdheut, kur ky fat ishte në duartë e përfaqsuesve të popullit për të shpreh vullnetin dhe aspiratën plebishitare të qytetarëve shumicë të Kosoves, për një Kosovë të mos-mvarur dhe me injtegritet e sovranitet demokratik dhe institucional. – Ay foli edhe për ndergegjën dhe vetëdijën nacionale të qytetarëve të Kosovës dhe të LDK-së si Levizje nacionale në krye me Presidentin historik Rogova, e cila kishte marrë misionin historik për fatet e e kombit dhe atdheut. z. Ramajli, foli në veqanti për homogjenizimin e faktorit shqiptar në Kosovë në rrethanat e shpërbërjës së ish Jugosllavisë dhe përgjigjës ndaj orekseve dhe ambicjeve të hegjemonizmit serbo-madh ps rrënimit të atonomisë, për nënshtrim dhe demonim, si nevojë imediate për të dal nga kthetrat e një pushtuesi të egër dhe t’pamshirshëm, serbo-sllav, në krye me satrapin e Ballkanit, kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq.

Tutje, ish Kryetari i legjislatures historike të akteve që vijëzuan rrugëtimin tonë konstitucional drejtë lirisë, mëvetësisë dhe shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, foli edhe për kontributin e Levizjes nacionale të shqiptarëve të Kosoves dhe liderin e saj historik. z. Dr. Ibrahim Rugova në rolin e projeksioneve vizionare për pvarësinë e Kosovës nga Serbia dhe orientimin pro-përendimor, duke ndjek politiken aktive paqësore në kohën e luftërave gjenocidale që zhvillonte Serbia Millosheviqiane ndaj popujve të ish Jugosllavisë, dhe për rezistencën e armatosur poqëse imponohet si reagim ndaj shtypjes dhe politikes shfarosëse Millosheviqiane të viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar. Pjesëmarrje dhe kontribut solid i veprimtarëve të LDK-së në Gjermani dhe përfaqësues të Degëve të saj në Përendim, duke përfshi Kryetarën e Deges së LDK-së, zonjën Qibrije Hoxha dhe ish deputetin e Parlamentit të Kosoves, përkatësisht, heropin e gjallë të ditëve tona, Rugovistin e pathyeshëm, z.Fetah Rudi.

Mesazhe inkuruajues të të gjithë pjesmarrësve pa përjashtim, sikurse edhe verejtje serioze për pushtetarët e sotëm të cilët nuk respektojnë, si dhe sa duhet kontributin dhe sakrificën e brezave, pa të cilët, stadi dhe progresi i shqiptarëve si komb, dhe me dy shtete n’Gadishullin Ilirik, do të ishte i pamundur dhe i pa imagjinueshëm. LDK në Gjermani, u zotua se do të memorizoj në ndergjegjën nacionale të shqiptarëve në atdhe dhe n’dhe të huaj, nevojën e respektimit, nderimit dhe kujdesit ndaj akteve historike të Kuvendit të vendimeve lapidare, përfshi aktin ma të lartë juridiko-kushtetues, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të shpallur dhe të sanksionuar në Kaqanikun legjendar, me 07 shtator 1990.

Kontributi i LDK-së në Gjermani, për realizimin praktik të vendimeve të mëdha historike të atij Kuvendi epik të Kosovës, u vlerësua lartë nga pjesmarrësit në projeksionin e mbijeteses dhe mosnënshtrimit, sitemin politik paralel dhe deri tek organizimi i rezistencës së armatosur, për çfarë emri i Sali Çekut u lakua si implementues dhe promovues i Kushtetutës së Kaqanikut, si dhe ; ideator, projektues dhe themelues praktik i krahut ushtarak të Levizjes për Liri & Pavarësi të prirë nga Ibrahim Rugova, gjegjësisht, UÇK-së. LDK përgjithësisht, dhe ajo në Gjermani në veqanti, i mbetet besnike respektimit dhe promovimit të vlerave nacionale, përfshi datave dhe pëvjetorëve emblematik siq është 7 shtatori i vitit 1990, i njohur si datë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e shpallur me 02 korrik 1990, që determinuan, frymëzuan dhe fuzionuan idealet dhe kauzën tonë për dinjitet e integritet nacional në këto troje të Gadishullit Ilirik.

Tri dekadat e referendumit në krahinën shqiptare të Luginës së Preshevës

Shkruan: Refik HASANI 

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare   

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.
Më datën  1 e 2 Mars 2022, po bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.

Referendumi, është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale,ishte  një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.

Po kalojn tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka  dal nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realizim e investim të projekteve  për Krahinën Shqiptare  dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e  veprimtar  që organizuan Referendumin.

Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak   kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.

Në kët jubilar të Referendimit do të duhej  të shenohet  me  manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.

*Autori,  përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin  e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë.

 8 Shtator 2021

Kelmendi në kapërcejt e shekujve

0

Pamje nga Lugina e Kelmendit

Shkruar nga Andrija Joviqeviq

Disa thone se i pari i Kelmendasve ka ardhur prej Lajcit te Hotit, nga Hoti, kurse ne Hot prej Fundanes,nga fshati Lopar, Kucjanet nuk i kane lene rehat ne Lopar, e po ashtu as Hoti ne Hot, e per kete shkak ai ka kaluar ne Kelmend. Derisa ka qene ne Lopar. Ai eshte martuar me nje vajze nga Triepshi dhe ajo e ka percjellë ne kto ikje. Ai e ka pasur emrin Amat,ndersa gruaja Bumce. Sipas disave, ai e ka pasur emrin Kelmend, sipas te cilit Kelmendasit e kan marre emrin.

A RRINTE KELMENDI PARA HOTIT?!

Sipas autorit te librit ‘’Kelmendi ne Mjegullnajen e Historise’’. Kelmendasit Nikolle Shyti, kelmendi e ka patur vendin e pare, ose sic njihet ndryshe kryet e vendit, para Hotit, ne mes tjerash ai argumenton se Prof. Lulash Nika Palushaj ne Librin ‘’ Malesia dhe Fiset e Saj’’. Thote se rreth viteve te para te shekullit te XVIII, nje hotian i quajtur Luc Gjoni me dymbelljet hotian te tjere u shquan per trimeri ne luften qe bene turqit kunder grekeve ne zonen e Morese. Per kete Veziri i Shkodres kerkon ta shperbleje Luc Gjonin. Ky i fundit i kerkoi vezirit qe Hoti te mos conte ushtar e te mos paguante taksa. Veziri pranon, por me nje kushte, qe Luca duhej t’i falte atij djalin e vet te quajtur Nike dhe te kthehej me gjithe familjen ne besimin mysliman Ky kusht pranohet. Nika merr emer te ri, Mehmet Luce Gjoni. Qe at’her kjo shtepi behet e famshme dhe i jepet titilli i nderit ‘’Prijes i te gjithe bajraqeve te Malesise se Madhe’’. Deri ne ate kohe titullin e bajrakut te pare e kishte mbajtur Kelmendi. Vasel Gilaj

Nje gojedhene tjeter, thote se i pari i Kelmendaseve ka qene nga Piperi, dhe se ka qene rrogtar tek nje kucjan. Aty ka gabuar me nje femer te nje familjeje te mire dhe ka ikur perpjetes se Cemit.
Sipas te gjitha gojedhenave te Kelmendaseve. Amati dhe gruaja e tij Bumcja, kure kane ardhur ne Kelmend, jane vendosur ne Bishtan, ne nje vend te pershtatshem mbi Grabom dhe nen Broje, ne anen e djathte te cemit. Amati aty ka pasur edhe kishen.Ky vende me pare e ka pasur emrin Bisht, por pastaj qekur jane vendosur Kelmendasit aty, e ka marr emrin Bishtan. Gjithkush e nderon kete vende si vendi me i madh dhe me i shejte ne te gjithe fisin, dhe askush nuk guxon ta uzurpoje. Tokat e tjera ne Kelmend te gjitha jane te ndara ne barqe te madha dhe ne vllazeri, ndersa ky vend eshte i pandare dhe i perbashket per te gjithe Kelmendasit. Nje gojedhene tjeter thote se Amati ka pasur shtate djem, tre kane vdekur heret, kurse kater kane mbetur gjalle dhe ata jane: Seli, Vuli, Nili dhe Bogi. Nje tjeter gojedhene thote se Amati ka pasur pese djem: Selin,Vulin, Nilin, Bogin, dhe Leken. Gojedhena te tjera thone se Kelmendi ka pasur djal Amatin, Amati Gjonin, Gjoni pese djemt qe i permendem me larte.

KELMENDI 6000 VJECAR

Kelmendi, Mali, Fisi, Bajraku apo Zona me veriore e Shqiperise ‘’Londineze’’ 1913, pa dyshim eshte nje nder trevat me te rendesishme nder shekuj dhe sot, te Malesise se Madhe dhe krejt Shqiperise Etnike. Kelmendi eshte ‘’ Muzeu ‘’ i gjadhe ku mund te lexohet pa mydyshje gjithe rruga e Autoktonise mijeravjecare, jo vetem te banoreve autokton Kelmendas , por edhe te krejt races sone, nga Iliret e mocem te Shqiptaret e sotem. Ne kete Muze te gjalle gjinden gjurme te ‘’fresketa’’ ku mund te bashkohen Qiellorja dhe toksorja, Hyjnoria dhe Njerezoria. Primitivja dhe Modernia, Humbja dhe Fitorja, Miti dhe Legjenda, Enderra dhe Realitati. Sipas shume gojdhenave si dhe fakteve e deshmive, thuhet dhe mesohet se gjurmet e jetes ne Kelmend jane se paku. 6000 vjecare, ku filluan te banojne njerezit e pare primitiv apo gjysem primitiv. Ndue Bacaj

Kure eshte vendosur Kelmendi aty, i ka gjetur disa banor te vjeter dhe nuk ka dashur t’i tregoje askujt se prej nga eshte, si e ka emrin dhe se kushe eshte babai dhe nena e tij. Pyetjes se ciles ai i eshte pergjigjur se “Babe e kam kete toke,nene e kam kete toke”. Te moshuarit e Kelmendaseve tregojne se ne kohet e vjetra, para se te vendoset Amati aty, kjo ane ka qene e banuar dhe se banoret i ka mbytur semundja e murtajes, jo me kote edhe tani perdoret shprehja kure dikushe don te mallkoje dike. Te rafte Mortaja.
Dhe se ata qe kane mbetur gjadhe jane shperngulur nga ky vende, per te mbijetuar. Disa prej tyre gjenden ne Sheun e Bardhe, te Tirana dhe te Durresi. Gjurmet e vendbanimeve te tjera gjenden edhe sote ne Selce, te kisha, ne Shkalle, prane burimit te Cemit te Selces, te cilin vende e ka zene shembja e bregut. Ne Radatine jane varret e vjetra, te mbuluara me ferra dhe me bar. Sipas te vjetres, Kelmendi e ka gjetur ketu vetem nje njeri, i cili kishte mbetur mbas Mortajes. Kelmendi e ka pervetesuar ate djale si djale te vetin dhe e ka martuar. Me vone pasardhesit e tij jane vendosur te Tirana. Disa te tjere thone se te paret e Kelmendaseve te sotem kane gjetur ketu do fare banoresh te vjeter prej Italie, te cilet i kane detyruar te zhvendosen dhe pastaj ua kane marre tokat.

KELMENDI I RRETHUAR NGA SHQIPTARET

Kelmendi sot kufizohet ne Veri – Perendim me Teritore te shtetit te Malit te Zi, qe te gjitha dikur troje dhe popullsi Shqiptare. Si Kuci, Vasojeviqi, Triepshi, Gruda, dhe Gucia. Ne lindje kufizohet me Gash e Krasniqe, ndersa ne jug me Hotin, Kastratin, dhe Shalen e Dukagjinit te Shqiperise. Perimetri i kufijeve eshte 102 km gjithsejt, nga ku 99.5 km jane kufi toksore, dhe vetem 2.5 km jane kufi lumor. Kufiri me Malin e Zi ka nje gjatesi prej 68 km ose 67 % e krejt kufive te pergjithshem te Kelmendit. Kufiri shteteror i Kelmendit ka kaluar shume peripeci, me Malin e Zi, qe nga viti 1913 e deri ne vitin 1926 kohe kure u muaren nga shteti shqiptar Tokat e Libovices e Vermoshit, deri at’her te pushtuara nga Mali i Zi. Kelmendi ka nje shtrirje Maksimale Lindje – Perendim prej 25 km, ndersa Veri – Jug prej 24 km. Siperfaqja e Kelmendit brenda kufive shteterore eshte 353 km2. Ndue Bacaj

Ndoshta ta kane qene mbetesit e banoreve te vjeter Romak, te cilet jane shuar. Ne Vukel gjendet vendi Nilaj, ku sipas gojdhenes, ka qene vendebanim i vjeter dhe ku gjate germimeve eshte hasur ne objekte shume te vjetra. Ne vendin e quajtur Kodra e Alise, gjate germimeve, eshte hasur ne shume eshtera njerezish. Seli, Vuli, Nili, Bogi dhe Leka, djemte e Amatit, kane jetuar shume gjate ne Bishtan dhe jane shumuar shume. Kure kane sunduar Turqit ne keto vise pra rreth 500 – 550 vjet me pare jane zhvendosur Selca ne Selce, Vukli, Boga, dhe Leka ne Vukel, ndersa Nili ne Nikc. Vendbanimet e tyre gjenden edhe sote tek kishat e sotme ne fshaterat e permendur. Ne Boge, ne ate kohe, kane jetuar Shkrelasit e vjeter, te cilet pasardhesit e Kelmendaseve i kane detyruar qe te zhvendosen dhe te vendoset, ne vendbanimet e tyre te reja poshte Lugines se Sheut te Thate. Me vone i emeruar me emrin Perroi i Thate. Qe do te thote se ka uje kure ka rreshje shiu. Ky perrua eshte 42 km i gjate buron ne Qafen e Terthores mbi Boge ne Kufi me Dukagjinin konkretishte me Thethin dhe derdhet ne Liqenin e Shkodres, ne Fshatin Kamice. Keshtu pase Shkrelaseve kane ardhur ne Boge pasardhesit e Bogeve ose Bogaseve te Kelmendit. Kelmendasit jane shtuar shume shpejt. Sot sipas tyre, vendas dhe te shperngulur ka 1000 shtepi, me mbi 4000 pushke. Sikurse Malazezet qe dikur jane numeruar me pushke, po ashtu edhe Malesoret numerohen me pushke. Kelmendasit ndahen ne kater barqe te medha. Selca prej Selit, Vukli prej Vuklit, Nikci prej Nilit dhe Boga prej Bogit. Te cilet nga shtesa numerike konsiderohen edhe si fise te Kelmendit.

CEMI I SELCES DHE CEMI I VUKLIT

Kelmendi pershkohet nga dy Lumej te cilet jane. Cemi i Selces dhe ai i Vuklit, bashkimi i te cileve formon Lumin e njohur te Cemit te Kelmendit. Me gjatesi prej 62 km, ku Kelmendin e pershkojne 30.8 km. Sasia e ujit eshte 26 m3 per sekond, nje here ne 100 vjet thuhet se shkon deri ne 300 m3 per sekond Cemi i Vuklit ka nje gjatesi 17. km, ndersa Cemi i Selces 22.5 km. Lumi i Vermoshit ka nje gjatesi prej 20.7 km. Kelmendi ka edhe Liqene malore ku me te rendesishmit jane Liqenet e Jezerces. Por ka edhe te tjere te vegjel, si Liqeni i Pecakeqit, i Smutiroges, i Mojanit dhe Seferces, e tjer. Dikur neper kelmend ka qene nje rruge kembesore, si dhe kafshesh qe e ka lidhe me Podgoricen, Medunin dhe Prizerenin.Kelmendi ka keto largesi me disa qytete si me Koplikun qender e Malesise se Madhe 41 km, me Shkodren 58 km, dhe me Podgoricen 52 km. Distanca dhogaritet nga qendera e Kelmendit qe eshte Tamara.

Selca ka 12 mehalle ose vllazeri. Nikmartinaj, Bujaj, Mernacaj, Dedkolaj, Vushmacaj, Nikgjonaj, Radatinaj, Rexhaj, Vuktilaj, Vrataj, Gjonaj (Gjonoviq) dhe Lelcaj. Nente vllazerit e para jane pasardhesit e drejtperdrejte te Selces dhe quhen me nje emer te perbashket. Rabjen, Radatinaj, dhe Rexhaj martohen mese veti dhe me vllazeri te tjera, por jo edhe me shtate vllazeri te tjera. Kjo sjedh ne supozimin se pasardhesit e Selces jane prej tri degeve. Lelcajt mbajne prejardhjen prej nje femre, pasardhese e Seles. Nje nuse prej pasardheseve te Seles kishte qene e martuar para 250 vjeteve ne shekullar, ku e ka pasur nje djalin, kure ka mbetur vejushe, eshte kthyer ne gjini, duke marre me vete edhe djalin, nga i cili eshte vllazeria Lelcaj.Vrataj dhe Gjonaj jane pasardhesit e Lekes, te djalit te peste te Amatit. Leka afert i vellait Vul, nga Vukli, eshte vendosur dhe zhvendosur, sikur thone Kelmendasit, ne Piper, prej nga sipas nje Gojdhene, ka qene baba i tij Amata. Djali i Lekes, meqe babai i kishte ikur, zhvendoset prej Vuklit ne Selce dhe prej tij e mbajne prejardhjen vellazerit ne Selce. Vrata dhe Gjonajt, Vrata dhe Gjonajt u takojne Selcaseve dhe flamurit te Selces, pore sa here qe keqesohen me Selcas, kerkojne ndihmen e Vuklit dhe keta ua japin.

KELMENDI ME VETEM 3000 BANORE

Ne fillim te viteve 1990. Kelmendi se bashku me Bogen, qe eshte ne njesin Administrative te Shkrelit per shkak te largesise qe ka me Kelmendin, ka patur 7000 banor,te cilet kane banuar ne 9 fshatera qe jane. Selca, Broja, Tamara, Vukli, Kozhnja, Nikci, Lepusha, Vermoshi dhe Boga. Ndersa tani per shkak te emigracionit numeron rreth 3000 banor e ndoshta edhe me pak. Qe do te thote se mungojne 60 % e banoreve shumica te larguar jashte vendit, pore nuk mungojne edhe ata qe jane vendosur ne zonat fushore brenda vendit. Ne vitin 1635 gjindet e shkruar se Kelmendi kishte 300 shtepi dhe 3200 banore.
Ne vitin 1909 ose rreth 100 vite me pare rezulton se Kelmendi ka patur 750 shtepi dhe 4700 banor. Kjo per shkak edhe te lufterave te shumta te zhvilluara her pas here, si dhe largimit te banoreve nga vendlindja. “Zani i Malsise’’

Vukli ndahet ne kater mehalle. Vuksandedaj, Cekaj, Anas, dhe Gjecaj. Nikci ka tri mehalle. Vukdedaj, Gildedaj, dhe Delaj.Vellazerit e Vuklit nuk martohen mese veti, po ashtu as Nikci.Edhe njeri edhe tjetri martohen me vellazeri te tjera te Kelmendit. Selca ka nje bajraktar dhe kater vojvode, Vukli ka nje bajraktar dhe te vojvode , Nikci nje bajraktar dhe tre vojvode dhe Boga nje bajraktar dhe dy vojvode. Per Leken thone se eshte shperngulur ne Piper, por ne Kelmend nuk dihet asgje per te. Ne Cekline eshte nje gojedhene qe thote se malesoret te cilet jane 600 shtepi, kane prejadhjen prej njefare Leke, i cili ka qene prej Kelmendit dhe eshte vendosur me heret ne Piper, pastaj aty eshte martuar me nje vejushe dhe eshte zhvendosur ne Cekline, gojedhenat e Ceklines jane te ngjashme me kete te Kelmendaseve dhe me siguri malesoret e Ceklines kane prejardhjen prej Lekes, djalit te Amatit. Ne Kelmend nuk dihet pse Leka e ka lene djalin dhe ka shkuar ne Piper. Mendohet te kete ndikuar ndonje arsye e madhe, ndoshta edhe kercenimi me jete. Ne Piper Leka eshte martuar me nje vejushe c’ tregon se nuk ka qene djal i pamartuar por vejan. Sipas kesaj gojdhene, kinse Leka eshte zhvendosur ne Piper, del se Kelmendi ka qene prej Piperit, sepse Leka ne kete menyre ka kerkuar strehim ne farefisin e afert. Leka e ka festuar Shen Nikollen me 6 Dhjetor. Dhe e feston edhe sote i tere farefisi i tij. Te njejten feste e kane pasut te gjithe Kelmendasit. Vendosja e Kelmendaseve ne Kelmende eshte e hershme, ndoshta me e hershme se ajo e te pareve te Hotit, dhe te Grudes e tjer. Duke studiuar brezat e disa vellazerive, arrihet ne perfundimin se Kelmendasit jane vendosur para 500 vjeteve.

KELMENDI I 13 VOJVODEVE DHE 4 BAJRAKTAREVE

Kelmendi se fisi me i madhe ka patur 13 vojvode. Dhe konkretishte ne Selce-4, ne Vukel-4, ne Nikc-3 dhe ne Boge- 4. Ne Selce shtepi Vojvodesh jane Nikmartinajt dhe Bujajt. Dikur edhe vellazeria Macaj e ka patur Vojvoden. Ne Vukel shumica e shtepive te Vojvodeve jane prej Vuksandedajve, kurse ne Nikc prej Gildedajve. Njeri prej Vojvodeve te Nikcit eshte edhe prej shtepis se Myslimanizuar Vukdedaj. Ne Boge, bajraktar ka qene Nike Prela para tij ka qene Prel Toma, Ton Vuksani e tjer. Te cilit paria e vendit ia ka marre bajrakun dhe ia ka dhene nje kusheririt te tij, sepse Nike Prela nuk ka qene trim i madh dhe njerezit jane frigesuar se mos po korit veten dhe fisin, prandaj e kane nderruar. Ky eshte rasti i pare e ndoshta edhe i vetem ne Malesin e Madhe qe dikujt ia kane marre bajrakun. Regulli ka qen, qe askujt deri sa te jet gjadhe te mos i merret bajraku. Sa u takon Bajraktareve seicili fise, pra te kater fiset e kelmendit kane patur nga nje bajraktar, ose kater gjithsejt. “Zani i Malsise’’

Kelmendasit jane shtuar shume shpejt dhe hapesira e vendit te tyre nuk u ka mjaftuar. Daljet e Cemit jane shume te vogla per vendebanime te medha. Kelmendasit kane mbetur te lidhur per kete vende vetem per shkak te hapsires se abajeshkeve te Medha, pasi kullosat ua kane kompensuar te gjitha mangesit e tjera. Sa here qe Kelmendaseve u ka ardhur puna ngushte, e kjo ka ndollur sa here qe zeja e tyre blegtorale eshte rritur, kane kerkuar zgjerim dhe dalje teposhtes se Cemit, neper Fushe te Zetes, ku ka pasut kullosa te mira per dimerim, por kure atje kane hasur ne rezistence me te forte te Hotit, te Grudes, te Triepshit dhe te Kucit, athere jane leshuar grykave te Sheut te Bardhe, neper Vermosh, ne Guci dhe ne rrethine. Kelmendasit jane vendosur ne Guci dhe perreth lumit Lim, deri ne Peshter dhe Sjenice, Bosnje dhe Shumadi, keshtu qe ata kishin pervetesuar shume vende te mira, duke u bere zote te lugines se Limit. Por mr vone, meqenese Kelmendasit sipas autorit ishin sjedhe keq te cileve ua kishin marre tokat, qe dihet se kane qene Ilire. Kelmendasit hasen ne kundershti te madhe ne keto vendbanime nga banoret qe gjeten atje, Po ashtu Kelmendasit kane hasur ne rezistence te forte edhe nga Myslimanet e Plaves, te komandanti i Pejes Mahmut beu dhe te Vasojeviqte. Keshtu mbas 50 vjeteve qe kishin banuar ne luginen e Limit, ishin detyruar te terhiqen prapa ne bjeshket e tyre. Prej athere ne kete lugine kane mbetur disa vendbanime te Kelmendaseve. Vuthajt, Martinajt, Nokshiqi, Rugova e tjer. Kjo dyndje e Kelmendaseve ne Plave, ne Guci dhe ne Luginen e Limit e ka zvogluar goxha shume popullaten ne Kelmend sepse nje pjes e madhe e tyre ka mbetur ne ato vende te zaptuara.

NIKCI BAJRAKU I PARE I KELMENDIT

Bajraku i pare i Kelmendaseve ka qene Nikci.Thone se bajrakun e pare Kelmendaseve ua ka dhene sulltani. Kur Kelmendasit jane shtuar dhe ndare ne kater dege Veziri i Shkodres, Mustaf Pashe Bushatliu u ka dhene seicilit nga nje bajraktar. Duke dashur qe ta kete mbeshtetjen e ketij fisi te madhe. Mesohet se Nikcjaneve ose Nikcit , bajraku ose vendi i pare u eshte dhene edhe per shkak te Myslimanizimit te disave prej tyre aso kohe. Nikcjanet kane qene pakic dhe nuk kane guxuar ase qe te ndahen prej fisit te tyre, sepse ne ate rast do te humbnin dhe nuk do te llogarisnin me se Kelmendasit e tjere, do tu ndihmonin ose do tu shkonin mrapa. Kjo i ka detyruar qe bajrakun t’ua leshojne Selcasve si Vellazeria me e madhe e fisit. Gjate ketit dorezimi te bajrakut nuk ka ndollur kurrfare mosmarrveshjeje. “Malsori”

Deshire e madhe e Kelmendaseve te asaj kohe ka qene zgjerimi i hapsirave te tokave te tyre, edhe pse ne dem te fiseve te tjera. Duke pasur jo pak suksese diku me presion, diku me grabitje e deri edhe me lufte. Supozohet se ne ate kohe ne Bjeshket e Nemuna sqarim i perkthyesit ka pasur shume bjeshke te cilat nuk i ka shfrytezuar askushe shume prej tyre kane qene large Gucise, madje as siguria nuk ka qene e garantuar. Per bjeshke jane pyetur Veziret e Shkodres, si dhe komandantet e Plaves dhe Gucise, prandaj edhe ata kane mundur ti shfrytezojne lirshem keto bjeshke. Ne ate kohe Veziret e Shkodres kane shitur shume bjeshke ose ia kane falur dikujt disa prej tyre, te cilat pastaj keta i kane ruajtur per vete ose i kane shitur perseri. Flitet se Vuksandedajt e kane blere bjeshken e Stocices prej Ali pashe Gucise. Dhe se seicila shtepi ka dhene nga 20 oke kripe demshperblim. Sipas fjaleve te Kelmendaseve,bjeshka e Brades dikur ka qene e Kelmendit, por ua ka uzurpuar Veziri i Shkodres prej athere quhet Brada e Vezirit. Veziret e Shkodres e kane pasur zakon qe nga njerez, vellazeri dhe fise te konfiskojne prona, zona te tera fusha te gjera dhe kodra me bar prane detit dhe ne nen Shkoder.

KELMENDI I DY PAPEVE

Kelmendi eshte afruar, prane besimit Kristian qe me predikimet e para ne Iliri te Shen Palit, viti 58 pas lindjes se Krishtit. Dhe kjo vertetohet nga Emri i Papes se trete, zevendesi i trete i Shen Pjetrit me emertimin Papa Klementi I – re, i cili ishte Pape ne vitet 90 deri ne 101 pas lindjes se Krishtit. Madje ky Zevendes i Shen Pjetrit u martirizua duke predikuar, Fjalen e Jezu Krishtit nder pagane. Eshte pikerisht ky shenjetor qe nga banoret e Kelmendit u mbajte si mbrojtes i fisit te Kelmendit. Dhe ne vijim traditave kristiane per shenjetoret, Kelmendasit shejtit te tyre Shen Klementit i kushtuan qe i luteshin ne kishat e tyre. Ne funde te shek. I – re dhe fillimit te shekullit te II – te fillon te degjohet per here te pare edhe emri Klementi qe i afrohet trajtes se mevoneshme Kelmendi. Keto mesemiri i verteton egzistenca e Keshtjedhes e quajtur Klementina qe gjendet ne Vuklin e Kelmendit. Papa i dyte dhe qe edhe ai eshte nga Kelmendi eshte Papa Klementi i XI – te, familja e tij eshte larguar na Kelmendi ne vitet 1497, kohe kur Turqit Pushtuan Kelmendin. Ne krye te kishes Katolike ka qendruar, nga viti 1700 deri ne vitin 1721. Emri me te cili u pagezua kur limdi ky Pape ishte Gjon Francesk Albani. Ai do te mbetet pergjithmon ne kujtesen historike te Shqiptareve, per organizimin e Kuvendit te Arberit ne vitin 1703, permes te derguarit te tij. Vicens Zmajevik. Ndue Bacaj

Kjo eshte u eshte hakmarre, sepse ne funde kane mbetur te vetmuar dhe kane pesuar disfate ne ballafaqimet luftarake me forcat otomane turke te sulltanit. Seicili farefis i Kelmendaseve eshte zgjeruar ne anen e vet dhe seicili e ka shtyre kufirin, duke filluar me se pari me bjeshke. Selcasit kane perfituar me se shumti dhe jane ndare te kenaqur. Ata gjate ndeshjeve me Kucjanet ishe Shqiptare por te Malazezizuar ne fe dhe atdhe c’ka autori nuk e thote. Kane pasur shume mosmarrveshje, nga te cilat kane perfituar se ua kane marre bjeshket si Jezhidolin dhe Gropen e Mojanit. Nuk besohet se keto bjeshke kane qene ndonjeher te Kucit, por Kucasit munde ti kene Kullotur bagetin ne to.Ne Morace tregojne se dikur Moracanet i kane pasur bjeshket e veta ne Kome, ne te cilat i kane kullotur delet. Kelmendasit per shkak te ketyre bjeshkeve kane luftuar kunder Moracoreve. Nje gojedhen tjeter thote se dikur Kelmendasit i kane pasur bjeshket deri ne Orahova dhe Kuci. Por me vone i ka detyruar Kelmendasit te terhiqen deri te kufiri i sotem i Kelmendit. Ne Kelmend thone se Kucjanet ne kohet e vjetra jane vrare mes veti dhe se ne ate lufte jane dobsuar e paksuar aq shume sa Kelmendi ua ka marre te gjitha bjeshket. Vetem kur Kucjanet jane pajtuar mes veti, Kelmendasit jane terhequr.

TESHTE BOGA

“Teshte Boga ‘’. Kete shprehje, e cila sipas gojdhenes eshte shume e hershme, e has dhe e degjon jo vetem ne Boge, por pothuajse ne te gjithe Malsine e Madhe . Dhe posacerisht kur banoret e tjer, jo te Boges, takojne nje Bogian ne rruge apo kudo tjeter, duke u perpjekur,qe ai ose ajo, ti flas Bogianit, ose ta pershendes me perpara me argumentin se nese Bogiani te flet i pari. E gjithe dita nuk do te jet e mire ose sic shprehen Malsort, do te prihet mbrapsht, vecanarishte kjo ndoll deri ne oren 12 te mezdites.
Ku jo pak malsor, e shikojne oren kure perpara tyre del nje Bogian.
Po si eshte e verteta dhe nga ka ardhur e buruar kjo shprehje, e cila eshte trashiguar dhe perdoret edhe ne ditet tona. Ne kohen e principatave Serbe, kur Serbet her pas here sulmonin trevat e Malsise se Madhe, e se bashku me to edhe Bogen, perpara se te vinte ushtria Serbe, ata pritnin ose sharroni n lisat e gjate
te drurit te Ahut, duke i lane vetem sa mos te rrezoheshin, kur vinin Serbet. Bogianet rrezonin lisat e gjate e te medhenj duke i hellur mbi trupat e ushtareve Serbe, duke mos e kuptuar se c’ fare po ndollte dhe te habitur nga ngjarja Serbet filluan qe ti thonin njeri – tjetrit, se ne kte vend mos te cofte zoti. Koherat kalonin dhe Serbet duke e treguar kte ngjarje, u formua shprehja ‘’ Teshte Boga ‘’. Vasel Gilaj

Kelmendasit kane mbajtur ndonjeher miqesi me Kucasit. Sa here qe turqit kane sulmuar Kucin apo Kelmendin, ata jane bashkuar per t’u mbrojtur. Keto dy fise e kane pasur fjalen kryesore midis fiseve malazeze dhe te malesise se madhe, ndersa fiset e tjera kane qenderuar prane tyre.Kujtojme ketu edhe pse aotori Malazias nuk e pranon se ne vitin 1700 per te mos u konvertuar ne besimin Mysliman se 400 familje Kucase qe te gjithe Shqiptare, jane kthyer nga besimi katolik ne ate ortodoks, sqarim i perkthyesit. Kure turqit e kishin sulmuar nje here Kucin, 40 Kelmendas u kishin shkuar ne ndihme Kucjaneve – Shqiptare dhe turqit e kane humbur luften. Keshtu Vermoshi u ka mbetur Kelmendaseve. Ne kohen kure Kucjanet kishin ikur ne Llutove dhe ne Rovc, Veziri i kishte zaptuar disa bjeshke te Kucit si Mojanin dhe Smutirogen.dhe ua kishte dhene Kelmendaseve kullosat me pagese. Kelmendasit per kullose, cdo vit i kane paguar Vezirit per 25 dele nga nje qengj, per 50 dele nje rrunxak,kurse per 100 dele nje dele tri vjece, kete e kane bere derisa veziri ka qene ne Shkoder, Ne kete menyre Kelmendasit e kane pasur deren hapur kah Plava,Gucia dhe Lugina e Limit.

KELMENDI SHTRIHEJ NGA PEJA NE KOTORR

Prof. Cabej ne njesin enciklopedike per Kelmendin ne vitin 1942, shkruan se ‘’Kelmendi, fis i Shqiperise Veriore perbehet nga kater bajraqe. Selca, Vukli, Boga dhe Nikci (Nikolla) i vogli, tre te paret Katolik dhe ky i fundit i Islamizuar. Sipas tradites se fisit, themeluesi i ketij fisi quhet Klemens ose Klemenco. Ky kishte shtate djem prej te cileve rrjedhin perkatesisht, Selca, Vukli, Nikshi, Vuthaj, Martinoviq, Bukova, e Dukagjinit dhe Liapi i Kosoves. Edhe familja e Dragajve ne Mitrovice eshte e vetedijeshme qe e ka prejardhjen Klementinase. Po ashtu rrjedhe Kelmendi ka edhe popullsia e Rugoves ne nahijen e Pejes. Duke iu referuar ketij konstatimi te Hahnit,studiuesi Z. Neziri thekson se Rugova eshte zone e thelle malore ne Alpet Shqiptare. Dhe i takon krahines se gjere te Kelmendit, qe shtrihej nga Peja e deri ne Kotorr, ne shekullin e XVII.  Prof.Dok. Begzad Baliu

Kelmendasit e kane shfrytezuar menjeher kete mundesi. Kelmendasit jene blegtoret me te medhenj ne Bjeshke te Nemuna. Mbas terheqjes se Kelmendaseve nga lugina e Limit dhe riatdhesimit ne vendlinjen e tyre te ngushte shume Kelmendas kane zbrutur me bagtite e tyre fillimisht ne Dukagjin, e me pase deri edhe ne Gjakove, ne Bregdetin Adriatik, ne Ulqin e deri ne Durres. Keto levizje te Kelmendaseve, kane filluar para rrethe 200 – 250 vjeteve dhe vazhdojne edhe tani. Kelmendasit ne bregdet kane gjetur toka te bollshme dhe livadhe. Kelmendasit qe zbrisnin dimrit ne bregdet veres ngjiteshin me bageti ne bjeshket e tyre. Ne rrethin e Gjakoves ka vendbanime qe jane krijuar prej Kelmendaseve te ardhur. Vendebanime te Kelmendaseve ne bregdet jane ne Ishem, Breg te Matit, Fushe Kuqe, Gurz, Velipoje ne disa zona te nen Shkodres, Shtoj e tjere. Kelmendas te shperngulur me rreth 300 shtepi ka edhe ne Hungari per keto shperngulje gojedhena thote. Turqit sipas disave Arabet, kure e kishin okupuar Bosnjen, Zullumi kishte filluar edhe ne Peje,Plave dhe rretnine por presioni me i madhe ishe bere ne Kelmend, keshtu qe shume Kelmendas kishin filluar te shperngulen. Ardhja e Kelmendaseve te pare ne rrafshin Hungarez ka ndollur pikerishte athere. Pjesa tjeter e Kelmendaseve qe kishte mbetur ishte fshehur rrethe Cemit, neper shpella, ku kishimn mbijetuar duke ngrene arra te lisit. Dhe ne vend te kripes, kane perdorur levozhgen e brendeshme te frasherit. Kure jane terhequr Turqit (gjegjesisht arabet) prej ketyre viseve shume kelmendas jane kthyer ne shtepit e tyre.

SHPELLA E FRATIT

Ne vitet e veshtira te pushtimit Otoman shpesh Kishat rrenoheshin apo ndaloheshin, ku Fretnit detyroheshin te predikonin fene Katolike neper Shpella apo vende te fshehta. Sa per Ilustrim mund te permendet vendi i emertuar nga banoret vendas, me emrin. Shpella e Fratit dhe qe ndollet ne Kozhnje. Aty thuhet se e predikoi fene e krishtere nje Frate gjate sundimit Turk. Gjithsesi periulla me e veshtire per Kelmendasit, ashtu si per te gjithe Shqiptaret, ishte periulla e pushtimit te gjate Otoman. Binomi Fe e Atdhe ishte altari qe e mbante gjadhe kete treve Katolike. Deri ne funde te pushtimit Turk e tjer, pushtues qe erdhen me pase. Ne vitin 1912 sipas te dhenave ishin Myslimanizuar 3% e banoreve te krejt Kelmendit, ndersa nga Vellazerit Nikci ishte Myslimanizuar me shume me rreth 10% te banoreve. Por qe gjithsesi e ruanin dhe e rujne edhe sot harmonin e vllazerin, pa asnje ndasi ne gezime, hillerime apo kushtrime. Vasel Gilaj

Edhe ne Kelmend eshte gojedhena per eren shtatvjecare te veriut, e cila ka shkaktuar aq dem dhe uri, sa njerezit jane detyruar serish te shperngulen. Me ate rast nje pjese e Kelmendaseve eshte vendosur ne Budva. Ku pasardhesit e tyre jetojne edhe sot, kjo ka ndollur para 270 vitesh. Disa prej ketyre Kelmendaseve, te anes se Budves, kane ardhur para 20 vjeteve ne Kelmend dhe i kane ftuar keta te vendit per te shkuar atje. Njefare Pak Nika, me tre djem, prej Selces eshte zhvendosur moti per shkak te nje vraseje dhe eshte vendosur ne Rehove.Dy djemt e tij, kur jane rritur, jane martuar me dy vajza nga Kuci dhe kane mbetur ne Rehove, ndersa I treti eshte martuar me nje katolike dhe ka mbetur ne Kogjim ne Kuc. Dy vellezerit e pare konvertohen ne fene ortodokse dhe prej tyre tani jane Pajoviqte dhe Nikiqte, ndersa i treti nuk e nderron fene e vet katolike dhe se prej tij tani jane Nuculoviqte. Dikur jane pajtuar me Selcas por nuk kane dashur te kthehen me ne vendelindje, dikur ishin ngaterruar Kucasit me Kelmendas ne korita te Hotit dhe Kucjanet kishin zene rober dy Kelmendas. Kucjaneve u kishte ardhur keq pse Nikiqte dhe Pejoviqte kishin mbajtur gjithmone lidhje farefisnore dhe miqesore me Kelmendasit. Me te cilet Kuci ka qene i armiqsuar. Kucjanet per ta kthyer miqesine ne armiqesi, e detyrojne nje burre te njohur te Nikiqeve qe tua pres kokat dy kelmendaseve te zene rober.

BJESHKET E KELMENDIT

Bjeshket e Seferces jane ne skajin me verior te Kelmendit e Shqiperise ‘’ Londineze’’. Siperfaqja e ketyre Bjeshkeve eshte rreth 27 km2 dhe me nje lartesi qe i kalon 1600 metra mbi nivelin e Detit si mesatare. Kjo bjeshke perbehet nga Kurrizet Malore, Zhihove, marlules, dhe Lugu I Harushes. Bjeshket e Nemuna, si nje nder bjeshket me te njohura ne Shqiperi e me gjere. Me keto Bjeshk lidhen Legjenda e Trimeri, vecanarisht ato te Kreshnikeve. Lartesia e majava te bjeshkeve te Nemuna eshte me e larta ne Shqiperi. Pasi jane dhjetra maja qe e kalojne lartesin 2000 deri ne 2500 m mbi nivelin e detit. Vlen te theksohet se ne Bjeshket e Namuna ndodhet blloku i Jezerces qe njihet si ‘’Catia’’ e Alpeve Shqiptare, madje vete Maja qender e Jezerces ka lartesin 2692.1 metra mbi nivelin e Detit. Kelmendi ka edhe bjeshk te tjera, poer edhe lugina te mrekullueshme, ku luginat me ne ze jane Luginae Vermoshit.dhe Lugina e Cemit. E tjer. Kole Progni

Nikiqi e kishte bere ate masaker kunder deshires se vet, qe te mos bier fare ne dyshim ne te, dhe kure e ka pyrtur ndonje njeri “ K eke prere” ai eshe pergjigjur “Vellane dhe djalin”. Ai e ka ditur se kete do tua paguaj Kelmendaseve. Ashtu edhe kishte ndollur. Njehere, kur njerezit e tij kishin qene duke qethur delet ne te njejtin vend ku ai kishte prere dy Kelmendas, u kishin rene befasisht Kelmendasit dhe ia kishin prere Nikiqit vellane edhe djalin.Jovan Erdelenoviq, ka shenuar se Nikiqte dhe Pejoviqte prej Kastrati jane vemdosur se pari ne Selce dhe me vone prej aty kane shkuar ne Kuc. Kucjanet dhe Kelmendasit dikur jane ftuar ne gazmende te “kuleceve dhe te vajzave”, pra ne dasma por kane shkuar edhe neper festa. Kjo miqesi ndoshta ishte per shkak te Nikiqeve dhe Pejoviqeve. Kjo nuk i ka konvenuar pushtetit turk ne Shkoder, prandaj i fut ne ngaterrese per shkak te mezhdave te bjeshkeve rreth te cilave jane zene deri tash vone.Turqit pastaj, menduan se nuk do te pajtohen lehte keto dy fise te medha e te forta e as qe do te kete me aksione te tyre te perbashketa kunder turqeve.Kalugjeroviqte e Zetes kane prejardhjen prej Kelmendit dhe dhe ndahen ne Balijash, Rakoviq, Mijatoviq dhe Beloviq.

KELMENDI PARA 100 VITEVE

Ne Selce jane fshaterat. Selca me 25 shtepi, Dobrija me 7, Pojata me 8, Pashkalla me 7, Osoja me 6, Mreku me 18, Jasenova me 15, Oshtriqi me 2, Javori me 5, Gropa e Zeze me 4, Vana me 4 dhe vermoshi me 43 shtepi. Qe do te thote se Selca ka 144 shtepi. Dhe ndahet ne Mahallet. Vrate, Gjonaj, Radetine, Pepaj dhe Gobaje.
Vukli. Ka 121 shtepi, kurse Nikci 83. Vuklit i takojne fshaterat Kozhnja me 6 shtepi, Grabomi me 6 dhe Eltoshi me 5 shtepi. Fshati Vukel ndahet ne Vuksandedaj,Cekaj, Anas dhe Gjec. Nikcit i takojne fshaterat. Broja, Pahovica, Kalca, dhe Tamara. Fshati Nikc ndahet ne mahallet Vukdedaj, Gildedaj dhe Delaj. Nikci ka Kishen dhe Xhamin e vet. Aty jane 6 shtepi te fese myslimane. Boga numeron reth 40 shtepi dhe ndahet ne dy, fshatera kryesore e ne shume raste edhe si mahalle qe jane Precaj dhe Kolaj. Precajt jane kryesore, pasi prej tyre eshte Bajraktari, dhe se ne Precaj ndodhet edhe Kisha e Shen Mehillit. Sa i takon numerit te Banoreve Kelmendi para 100 viteve ka patur keta banor. Selca me Vermoshin 970 banor, Vukli 736, Nikci 651, ndersa Boga 350 fryme banoresh. Gjithsejt 2707 banore afersishte aqe, sa Kelmendi ka edhe tani kure jemi ne vitin 2018. “Malsori”

Te gjithe Kallugjoreviqte kane 45 shtepi dhe festojne Shen – Petkun. Peraciqte ne Godinje, Merkoviqte dhe Peshtoviqte jane Kelmendas dhe festojne Shen Nikollen (6.XII )si dhe Kelmendasit e vjeter.Debanoviqte, Peroviqte dhe Pepoviqte nga Selca ne Cernice, jane nga Kelmendet. Kelmendasit e vendosur ne Krahinen e Plaves e Gucise, ne Peshter, ne rrethine e Gjakoves, ne Kraje dhe ne Anamal kane kaluar ne fene islame. Ne kete i ka detyruar pushteti turk, nen sundimin e te cilit kane qene. Por me nderrimin e fese nuk kan nderruar dashurin per vendin e tyre. Ata kane ruajtur shume doke dhe zakone fetare te cilat i kane trasheguar prej paraardheseve te tyre katolik. Kelmendasit e shperngulur ne bregdet kane ruajtur fene katolike dhe gjithmone kane mbajtur lidhje me vendelinjen e tyre. Kelmendasit e tjere ne vendelindje jane katolike, me perjashtin te 9 familjeve ne Nikc qe jane myslimane. Delajt 6 dhe Gildelaj 3 shtepi. I pari qe eshte konvertuar ne myslimane eshte Dela, nga familja Hamza, nga Shkodra, ne kohen e vezirit te shkodres. Veziri kishte bindur Delen per te kaluar ne fene myslimane, duke e bere edhe bajraktar, menyre kjo e zgjedhur me qellim per te pasur ndikim me te madh te Nikcasit dhe te Kelmendasit e tjere. Por nuk ia kishte arritur qellimit. Kelmendasit, jo vetem qe shtrihen ne hapsiren me te madhe te Bjeshkeve te Nemuna por ata edhe jane shperngulur me shume se cdo fise tjeter i malesoreve. Ata ne vendin e vete numerojne mezi 350 shtepi, ndersa te emigruar dhe te shperndare ka gjithkunde, prej Detit Adriatik e deri te lumenjte Save dhe Danub, si edhe prej Llovqenit e deri te Gjakova,Prizereni,Durresi, dhe Tirana mbi 4000 shtepi.
Marre nga libri Malesia (1914 – 1923)
Me autor Andrija Joviqeviq
Perktyer nga Idriz Ulaj

Shqiptarët ishin gjithmonë shqiptar

0
Vasojeviqët …, kur ende nuk ishin sllavizuar.
Fahri Xharra
Shkruan Fahri Xharra
Kjo  thënje nuk është e tanishme por qarkullon në shkrimet serbe  që nga koha e pas  Konferencës së Shën Stefanit ; dhe qarkullon ende sot e kësaj dite .   E tmerrshme !

Kishte me qenë e vetmuar sikur mos t`ishte bartur në kancelaritë europiane dhe sikur mos t`ishin mbyllur sytë nga Europa; mbyllje syve me qëllim  !sepse  ne as atëherë e as sot nuk kemi mundur t`a bindim Europën që nuk jemi mbetje osmane. Po ,po “mbetje osmane” !

Kujt t`ia mbyllim gojën së pari ?    Europës  “dashakeqe” , serbit , grekut apo shqiptarit dashakeq ?

Po ,pse shqiptarit ? sepse kështu shkruhet nga vet shqiptarët : . “ Duke e parë shkatërrimin e Perandorisë Otomane në Ballkan , fuqitë e mëdha europiane të frikuara nga dalja e Serbisë dhe Greqisë në Adriatik; pas Kongresit të Berlinit , austriakët i zhvilluan disa projekte që nga muslimanët dhe të krishterët albanofon të krijon kombin Shqiptar (у Албанце, или shqiptarë.) Austriakët i shkruan tekstet e para për shkollat shqipe, austriakët e vjedhin Skenderbeun , shenjtorin e krishterë serbo malazez, dhe e shndërruan në hero nacional shqiptar, i mësuan shqiptarët të shkruajnë me shkronja latine dhe i mësuan se si të jenë armiq kundër Serbisë, Greqisë dhe Turqisë “’ ( Olsi Jazexhi )

Edhe kjo:” Shteti i formuar nga Europa i quajtur Shqipëri , e kishte për qëllim vetëm “ civilizimin “ e muslimanëve në shqiptar…. Marionetat , në krye të Shqipërisë që nga Princ Vidi , mbreti Zog e deri tek Edi Rama janë munduar të minimizojnë rolin e islamit në Shqipëri. Mu këtu ishte edhe arsyeje e vrasjes se Esad Pashës nga agjentet e Italisë , sepse Esati ishte dhe musliman e edhe mik i Serbisë.” ( O.Jazexhi)

Edhe kjo :”Problemi i banorëve të Shqipërisë Otomane për t’u bërë shqiptarë dhe ndarë nga koncepti i ‘turkut’ ka qënë i madh. Edhe në Shkodër ku katolikët dhe muslimanët, moralisht dhe shpirtërisht ishin thjeshtë turq edhe kaurë. Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Një nga myderizat e sajoi edhe një vjershë: Tirande vardër ej babam, I a dinçei tahsin ider. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar. “

Pra qartas shihet se ne vet e mohojmë të shqiptarinë tonë .

“Mosnjohjen e konceptit të shqiptarisë e rrëfen edhe Dom Ndoc Nikaj në kujtimet e tija, ku ndër të tjera tregon se fanatizma fetare kishte bërë ‘muslimant… të lidhur me rrajë me besimin muhametan qi nuk e dalloshin dot në kujtim se shkputja nga sundimi i Sulltanit ishte sikur mohimi i besimit të tyne… Shqyptar n’at kohë, prej të shumve, ishte nji fjalë qi i pershtatej vetëm Krishtianve.’ Këtë fakt e tregon edhe Eqerem Bej Vlora i cili tregon se:botëkuptimi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për të ardhur keq. Askush nuk e ndjente veten pjesëtar të një populli: kudo që të ishte popullsia ndahej në dy kampe, të ndara e të prera si me thikë. Në njërin bënin pjerë ato tre të kartërta që pyetjes se çfarë ishin, i përgjigjeshin ‘tyrk elhamdylillah’ (turk, i qofshim falë Zotit)… çereku tjetër, shqiptarët ortodoksë dhe hera herë, (por rrallë) edhe katolikë quheshin gjaurr (kaurrë), emërtim që jo vetëm i përçmonte, por edhe i ndante nga tërësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje, do të thosha i huaj.”

Po sot ? Edhe sot , Mero Baze shkruan ato çka i thonë: Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar. Kësisoj pretendimesh vazhdimisht ka shfaqur Akademia Serbe ndaj shqiptarëve.

Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereza janë figura fetare, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi Skënderbeun.

“Në Shqipëri dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thotë ai. “Kur qeveritë në Kosovë dhe në Shqipëri mundohen të imponojnë një fe dhe të poshtërojnë një tjetër, njerëzit reagojnë kundër figurave që nxisin përçarje”. Jazexhi thotë se “kemi qenë Turqi” deri në vitin 1912. Sipas tij, Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët.

“Shqipëria është pjellë e Turqisë evropiane”, thotë ai, duke shtuar se historinë na e kanë shkruar italianët e austriakët. Ndaj, shprehet se shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do të mësojmë që përpara vitit 1912 kemi qenë osmanë, se Perandoria Osmane nuk ka qenë e keqe siç tregon historiografia katolike”.

Serbet shkruajnë:  Kështu turqit në lunftën e tyre kundër serbëve i angazhuan serbet e islamizuar dhe te shqiptarizuan  nga Rashka, Mali I zi , Hercegovina Bosna dhe Kosova . Pra të gjithë armiqt e Serbëve i çfrytëzoi serbët e islamizuar  dhe të shqiptarizuar të cilët sot janë ata që quhen “Šiptari “ në Kosovë e Metohi , Maqedoni , Mal të Zi dhe në Shqipëri (dr Vladan Đorđević u istorijskom osvrtu: “Arnauti” )

Kur edhe mediumet tona shkruajnë se ”   shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje ka qenë Perandoria Osmane ajo që e krijoi kombin shqiptar “ /

A është kjo thënje serbe apo shqiptare.

Shënim çasti ( Kur i pash tok… )    

0

Nga Bajram Sefaj 

Kur i pash tok…

(thashë: eh, sikur të isha me ta!)

Ditë (net) më parë TVSH –shqip, ritransmetoi filmin artistik “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu.  Seç me pushtoj një  përmallim i zi. Një nostalgji pikëlluese. Në dhomën time (të vocërr) të gjumit, në atë zgjiç, të humbur (si të harruar) të Francës, ku pleqëroj ditët (fundit) jetës mërgimtare. Përnjëherësh e papritmas, në dhomën gjumit, sikur u dynd një epokë (si ajo para gjyqit!). Me erdhi mysafir një galeri miqsh e dashamirësh që nuk janë, nuk jetojnë më. Tani e tutje sikur nuk po ndiqja një ritransmetim të zakonshëm filmi. Jo! Tash i ndiqja ata. Bisedoja me ta… Dhe, kur i pash ashtu tok, e para gjë që me shkrepi ishte: pse nuk jam edhe unë në mesin e tyre! Pse nuk jam bashkë me ta, atje…

       (Në mëshirën e Coronavirusit të tmerrshëm dhe të gjithëpushtetshëm jam, amanet ia paça lënë. Zgjate dorën!)

Në atë turbullirë, në atë shqetësim nostalgjik Pandemie, si i çartur, në terrin e zi të natës, në pellgun e pikëllimit të një të syrgjynosuri, i qasëm “engjëllit shpëtimtar” (googel) dhe nga kopshti i saj i pasur vjelë një pjesë të asaj që, deri diku, e plotëson këtë mozaik të shprishur. Me riprodhimin e tekstit të bisedës së shkurtër rasti me Rozën, kur faqen e gazetës “Zëri i rinisë”, që me xhelozi e ruaj në arkivin tim, tash e dyzet vjet, që nga viti 1980!, sikur i kompensoj e mbuloj të gjitha zbrazësitë.

     (Në çast, që në Prishtinë (ku gjendëm momentalisht), pandeha të trokas në heshtjen e Dritës, që e mbështjell tani e sa vjet. Nuk ia prisha rehatinë. E lash të qetë. Me Vetmi, qe ka zgjedhë vetë, në yrnek të aktoreve të njohura dhe Pandemi, si frikë universale e ditëve më të reja (të zeza), për mbarë njerëzimin!

                        Roza midis  “ujqve”!

Për interpretimin e suksesshëm të rolit të Rozës, në filmin “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu, në takimet e pesëmbëdhjeta të filmit në Nish, aktorja Drita Krasniqi, mori shpërblimin e debutueses. Drita Krasniqi: Ndonëse e kam pritur, shpërblimi më ka gëzuar shumë.

Kjo bisedë rasti me aktoren Drita Krasniqi u bë diku mes mureve të Fortesës në Nish, në çastin kur aktorëve dhe aktoreve më të suksesshme në takimet e pesëmbëdhjeta filmore i ndanë shpërblimet e merituara.

Drita mori shpërblimin e debutueses për interpretim të suksesshëm të rolit të Rozës, në filmin më të ri të “Kosova-filmit” – “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu. Biseda, pra, nis atje – “mes muranash”, ndoshta me vetëm dy-tri fjalë urimi të përzemërt, me paralajmërim për një bisedë më të gjatë për lexuesit tanë, për të vazhduar këtu diku e, natyrisht, për të mos përfunduar me kaq…

Për fillim të bisedës kemi shumë shtigje të hapura. Sa bukur (e kënaqësi do të thosha) të bisedohet me artistët e rinj, përherë plot sofra provokime e plot notesi shënime. Por, sot biseda është e rastit, prandaj edhe e fillojmë pikërisht me rastin e marrjes së shpërblimit. – Ndonëse konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, pasi numri i debutuesve ishte shumë i madh, njerin nga shpërblimet që ndahen në festivalin e Nishit sinqerisht e kam pritur. E kam pritur sepse mendoj se nuk m`u dha rastësisht. Edhe në festivalin e Pulës, ku filmi “Gjurmë të bardha” përjetoi premierën e parë. Interpretimi im i rolit të Rozës është pritur shumë mirë nga publiku i Arenës së lashtë të Vespazionit. Madje, një kohë të gjatë udhëhoqa në listën e kandidateve për shpërblimin e parë, për rol femre. E, pastaj erdhi vepra më e mirë e festivalit të njëzeteshtatë të filmit të mirëfilltët artistik jugosllav në Pulë – “Kurora e Petrisë” – e bashkë me të erdhi edhe aktorja e re e deri tash e panjohur, Mirjana Karanoviqi… – thotë në fillim të bisedës Drita Krasniqi dhe shton: – “Sado që këtë apo ndonjë tjetër shpërblim e prita, ai më solli një gëzim të madh. E kuptova dhe e përjetova si një satisfaksion, si një fuqizim besimi në atë që punoj, më në fund e kuptova si një stimulim që të ec përpara drejt caqeve sa më të larta artistike. Nuk është e rastit e as e pa bazë e vërteta e vjetër, sa edhe vetë shpërblimet, çdo shpërblim është edhe një obligim më tepër për të shpërblyerin”.

Thonë se konkurrenca ishte e fortë?

_ “Po. Vetë fakti se debutuesja Mirjana Karanoviqi triumfoi në të dyja këto festivale të filmit jugosllav (në Pulë dhe në Nish), për të korrur një rezultat të shënuar edhe në festivalin ndërkombëtar të filmit në Venedik, më së miri dëshmojnë për konkurrencën e fortë midis kategorisë së debutuesve. Pa qëllim që, për asnjë çast, të mohoj apo të vë në luhatje talentin as suksesin e koleges së re. Mirjana, mendoj se në film të tillë, nëmemë të tillë çfarë ishte “Kurora e Petrisë” edhe aktoret pa ndonjë talent të theksuar mund të arrinin një sukses të tillë, apo më të lartë, ndoshta…? E, ne kemi aq shumë tema këtilla, më të mira, më të fuqishme e më subtille, ndoshta. Më vjen ndërmend jo rastësisht, “Bute Bardhja”, për shembull (radiodramë) e Ymer Shkrelit…

– Si e patë veten në petkun e Rozës?

“Si për herë të parë, këtu në Prishtinë, si herën e dytë në Pulë, si herën e tretë në fortesën e Nishit, lojën e Rozës e ndoqa me ethe, me dridhje, me shqetësim… Analizova çdo imtësi, çdo detaj, çdo lëvizje… Njëmijë herë, po të shikoja këtë film, këtë Rozë, po aq herë do të gjeja vende për korrigjime. Është mirë po të bëhej kështu apo ashtu, do të bëhej edhe më mirë… A nuk është kjo punë e mirë”?

– Në një skenë Roza paraqitet me pak ose fare pak petka në trup! Çfarë mendoni ju, Drita, për këtë?

“Një skenë e tillë as që më kujtohet fare. Kush mendon dhe e zë ngojë “skenën e lakuriqur” ai me të vërtetë nuk kupton shumë nga filmi dhe, mund të them se, është lakuriq nga dija dhe kuptimi për këtë art. Lakuriqësia e Rozës këtu është në funksion të dramës, është damar i filmit. Kështu e përjetova këtë lakuriqësim”, kur për të parën herë, veçse lexova skenarin. Kështu përjetova atë kur e pashë filmin për të tretën herë. Kështu do të përjetoja atë po të shikoja filmin edhe për të njëmijtën herë… Të kuptohemi, në film nuk lakuriqet Drita Krasniqi, por këtë punë e bën Roza, ajo Rozë e ngratë e pa prind dhe pa askënd tjetër, e cila e ndrydhur nga kushtet dhe rrethanat tjera të jetës, shtegton atje, atje lart midis “zemrës” së egër të bjeshkësh, midis malesh, shkëmbinjve… Ajo atje është “një qengj në llavën e ujqve”. Por, edhe atje Roza di për dashuri të pastër si uji i burimeve që e rrethojnë… Ajo, e pastër e virgjër, si ata blej bore që, si plisa të bardhë, mbulojnë malet e larta, dashurohet në Sokolin, madje pa e parë atë kurrë më parë, pos në fotografi”!

Aktorja e pare që u zhvesh para kamerave (VIDEO)

Kështu së paku është quajtur guximi i Drita Krasniqit, e cila në vitet e 80’ta kur ende knë ekzistuar stereotipet e forta shqiptare kishte arritur që pa u frikësuar të zhvishet para një kamere filmike dhe të bëjë skena nudo në filmin “Gjurmët e bardha”.Drita, në një intervistë për emisionin Express Rozë, rrëfen se atë kohë kishte më pak paragjykime se sa mund të kishte një aktore sot…

  • Zhanri: Kriminalistik, Dramë
  • Regjia: Ekrem Kryeziu
  • Producent: Kosova Film, Prishtinë
  • Skenari: Ekrem Kryeziu, Ramiz Kelmendi
  • Muzika: Rauf Dhomi
  • Kamera: Afrim Spahiu
  • camera2: Shukri KAÇANIKU
  • Skenografia: Afrim Gora
  • Vendi i prodhimit:Kosova.
  • Montazhi: Zlatko Pušić
  • Kohëzgjatja: 95 minuta
  • Teknika: Widescreen, kolor
  • Premiera: 3 korrik1980.
  • Aktrojnë: Avdush Hasani, Çun Lajqi, Drita Krasniqi, Hadi Shehu

Ky film ka fituar çmimin për regji “Arena e Bronzit” “Pula 1980”

 

GJURMËT E BARDHA
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Gjurmët e bardha
Origjinali Gjurmët e bardha
Vendi i prodhimit Kosovë
Viti i prodhimit 1980
Ekipi realizues
Regjia Ekrem Kryeziu
Milorad Jaksic-Fandjo – ndihmes regjisori
Hamdi Abazi – asistent regjisori
Skenari Azem Shkreli
Ramiz Kelmendi
Ekrem Kryeziu
Nazmi Sadiku – skenograf
Muzika e filmit Bozidar Kramariç – zeri
Kameramani Bujar Babuni – udheheqes xhirimi
Shukri Kaçaniku – operator kamere/assistent
Zlatko Pusic – montazhi
Mentor Kaçi – asistent montazhi
Afrim Mula – asistent montazhi
Drejtori artistik Adil Begolli
Afrim Spahiu – drejtor i fotografise
Prodhuesi i filmit: Azem Shkreli
Aktorë kryesorë
Avdush Hasani
Hadi Shehu
Drita Krasniqi
Çun Lajçi

“Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së Gjuhës Amtare të shkollave shqipe në diasporë”

0

Nga: Frank Shkreli

Në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York, më 7 Shtator ora 6 p.m 2021, Albanian-American Dual Language and Culture dhe Shkolla “Children of the Eagle”, organizuan promovimin e vëllimit të parë të punimeve të seminarit: “Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare të shkollave shqipe në Diasporë.  I ftuar për të marrë pjesë në ketë ngjarje me rëndësi kulturore e kombëtare ishte edhe Frank Shkreli, i cili iu drejtua të pranishëmve me këto fjalë:

Të nderuara kolege,

Të nderuar kolegë,

Ju falënderoj që më ftuat në këtë promovim, Zonja Gjongecaj. Përshëndes edhe Vatrën që i ka hapur dyertë këtij aktiviteti të vyer, në shërbim të komunitetit.

Jam këtu me ju sot sepse po të ekzistonte ky program 50-vjetë më parë, unë mund të isha një prej nxënësve tuaj atëherë. Për arsye të rrethanave në fëmijëri dhe më vonë në rininë time, unë nuk flisja asnjë prej gjuhëve me një njohuri të nevojshme funksionale, madje as shqipen. Nuk dua të hyjë në historinë time – megjithëse edhe unë i kam pas mësuesit e mi — por dua të theksoj rëndësinë e punës, të misionit e të pëkushtimit tuaj dhe të kolegëve e kolegeve tuaja ndaj projektit të dy gjuhësisë dhe mësimit të gjuhës shqipe, si elementë të domosdoshëm për forcimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në diasporë, sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mund të jetë, thjesht, një rastësi që ky takim sot — në selinë qëndrore të Federatës historike Panshqiptare të Amerikës, Vatra në New York — kushtuar mësimdhënies së gjuhës shqipe në Amerikë dhe më gjerë në diasporë – përkon me 105-vjetorin e themelimit të “Komisisë Letrare Shqipe”, me 1 shtator 1916 në Shkodër — me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës — 8 vjet pas njësimit të alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe më 1908 në Manastir, ndërkohë që javën e kaluar në Prishtinë është mbajtur Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Megjithëse më shumë se një shekull midis tyre, këto ngjarje kanë të përbashkët, konsolidimin, zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, brezave të shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë – përfshir edhe albanologët e huaj që janë të interesuar për gjuhën shqipe, e të cilët morën pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën javën e kaluar në Prishtinë. Ky aktivitet, pra – promovimi i librit për mësimin dhe konsolidimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë — nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e të dy Gjuhëve dhe Kulturave — vazhdon të jetë, siç thuhet në anglisht, “work in progress”, por me një fillim mjaft të suksesshëm dhe me një reputacion ekspertësh të përgatitur e të dalluar shqiptaro-amerikanësh, me arsim të lartë në Amerikë dhe në Shqipëri e Kosovë.

Falë përkushtimit të dhjetëra edukuesve shqiptaro-amerikanë që marrin pjesë në këtë projekt, profilet e të cilëve janë botuar në librin që kemi sot në dorë, misioni i shenjtë dhe i domosdoshëm që këta patriotë e patriote kanë ndërmarrë nepërmjet këtij projekti, do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm që është filluar disa vite më parë.  Është një mision i shenjtë dhe i domosdoshëm sepse, “mësimi i gjuhës shqipe në shkollat e diasporës”, sipas Zonjës Gjongecaj, “është një çështje esenciale e ruajtjes së identitetit kombëtar” të shqiptarëve që jetojnë jasht trojeve shqiptare në Ballkanin Përendimdor.

Zonja Drita Gjongecaj është themeluese e shkollës së trashëgimisë shqipe, “Children of the Eagle”, e cila operon dy qendra në qytetin e Nju Jorkut me rrethina.  Ajo ka hartuar projektin për hapjen, për herë të parë, të programeve dy gjuhësore në shkollat publike amerikane në vitin 2016,  kur ka themeluar dhe drejton edhe organizatën, “The Association of Albanian-American Dual Language “Culture (AADLC), ose (Shoqatën Shqiptaro-Amerikane të dy Gjuhëve dhe Kulturave). Programet dy gjuhësore — është shprehur Drita Gjongecaj, në një intervistë dhënë kohë më parë,  autores dhe gazetares Marjana Bulkut, në programin e saj, “Një Jetë…Disa Histori” — janë përpiluar “Mbi baza reale akademike dhe me metodat më bashkëkohore tashmë të provuara si të suksesshme”, ndërsa ajo këshillon prindërit dhe nxënësit se, përveç mësimit të gjuhës shqipe si një mjet për ruajtjen e identitetit kombëtar — jetike në vetvete — “Të mësuarit në dy gjuhë jo vetëm e ndihmon përparimin e tyre edhe në mësime në përgjithësi, por në të njëjtën kohë, i bën këta fëmijë akoma më observues, më të thellë në mendimin analitik e po ashtu me kulturë të gjerë”, ka thënë Zonja Gjongecaj, duke shtuar se “E vecanta e këtij programi është se u krijon nxënësve, njëkohësisht, mundësinë për të përvetësuar dy gjuhët, si atyre që kanë lindur në Amerikë dhe e kanë anglishten si gjuhë parësore, edhe atyre që dinë shqip por vetëm pak ose aspak anglisht”.

Ky është, pikërisht, edhe misioni i dyfishtë i “Albanian-American Dual Language and Culture dhe Shkolla “Children of the Eagle” (Fëmijtë e Shqiponjës), mësimi i gjuhës shqipe për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të ndihmuar fëmijtë shqiptaro-amerikanë, që me anë të dy-gjuhësisë, të jenë edhe më të përgatitur për karierat e tyre dhe për jetën në përgjithësi.  Kjo është edhe arsyeja që së bashku me Federatën Panshqiptare Vatra, si shërbim për komunitetin, organizohet sot promovimi i vëllimit të parë të punimeve të seminareve I-II e III të Shoqatës: “Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare të shkollave shqipe në Diasporë”, një seminar ky i përvitshëm tanimë, që për komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe më gjerë, është shëndërruar në një traditë që bashkon në një tryezë mësues, studiues, gazetarë, historianë dhe veprimtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe jo vetëm.

E gjithë kjo veprimtari më bën të këthehem mbrapa në histori 50 vjetë më parë të komunitetit dhe më kujton sa shumë kanë ndryshuar punët në këtë fushë, gjatë viteve dhe dekadave të kaluara — për më mirë, natyrisht.  Jo se dikur mungonte vullneti për veprimtari të tilla. Por, komuniteti ishte shumë i vogël në krahasim me sot. Mungonin, jo vetëm, mundësitë dhe mësuesit me diploma, por mungonin dhe nxënësit. Gjatë 1970-ave dhe më vonë, disa kisha dhe xhamia këtu në Nju Jork përpiqeshin të organizonin mësimdhënie të gjuhës shqipe në qendrat e tyre fetare, por pa ndonjë sukses të madh dhe më në fund, pas një kohe të shkurtër, veprimtari të tilla, megjith vullnetin e mirë të disa udhëheqësve të komunitetit në atë kohë, fatkeqësisht, u ndërprenë.

Ndërkaq, megjithë sukseset e deritanishme, jam i vetdijshëm se edhe ju përballeni me shumë sfida dhe vështirsi në projektin tuaj.  Më vjen keq të them por për punën tuaj të admirueshme në të ardhmen – për ruajtjen, konsolidimin dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare — mos prisni ndonjë ndihmë nga Atdheu, por të vareni, kryesisht, në mundësitë tuaja dhe në ndihmën e enteve amerikane të arsimit, siç është Departamenti i Arsimit këtu në Nju Jork dhe organizata të tjera vendore. Ruajtja e identitetit kombëtar në radhët e diasporës shqiptare, nepërmjet mësimit të gjuhës, historisë dhe kulturës, nuk është një përparësi as për Tiranën due as Prishtinën zyrtare. Ndokush që mund të kishte shpresë për ndonjë ndihmë, për mësimin e gjuhës shqipe nga Ministria e Diasporës në Shqipëri, ajo nuk ekziston më, ndonëse për nga natyra e saj duhej të ishte e lidhur ngusht me punën tuaj vullnetare.

Unë e kisha pritur mirë, para disa vitesh, themelimin e Ministrive të Diasporës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, megjithëse qysh atëherë, disa herë, kam dhënë gjithashtu alarmin se me kalimin e kohës, objektivi zyrtar për krjimin e këtyre ministrive, më dukej gjithnjë e më shumë propagandistik se sa qëllim mirë, sidomos në Shqipëri.  Më dukej se ato ministri ishin krijuar me objektivin e caktuar politik në mendje për të përdorur diasporën për qëllime politike dhe deri diku përçarse. Edhe vërtetë ia dolën.  A i mbani mend të ashtuquajturat “samite” propagandistike të diasporës në Tiranë? U kujtohet kur mburreshin me “suksesin” dhe “kontributin” e tre ministrave të diasporës shqiptare në fushën e mësimit të gjuhës shqipe dhe të forcimit të identitetit kombëtar duke shpërndar disa abetare në diasporë dhe asgjë më tepër?! Për çdo qeveri e shtet normal, përgjegjësia kryesore është mbrojtja e sigurimit të vendit dhe identitetit kombëtar.

Këto ditë, vuri kush re se Ministria e Diasporës në Shqipëri nuk është më?  Askush, asnjë shpjegim, pse ishte krijuar fillimisht dhe pse u mbyll — pa asnjë koment as justifikim nga qeveria, nuk pyet as media se si zhduket një ministri pa asnjë shpjegim zyrtar.

Por le t’i këthehemi subjektit për të cilin jemi mbledhur këtu sot.   Siç e dini, ne në botën tonë shqiptare patriarkale kemi një thënje të vjetër, “Burri i mirë me shokë shumë”, por në këtë rast duhet të themi “Gruaja e mirë me shokë e shoqe shumë”. Mundi i të cilëve, në një punë kaq të mundimshme dhe të gjatë, e berë me pasion e dashuri për ruajtjen e gjuhës, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, duhet njohur dhe çmuar shumë prej të gjithë neve këtu në diasporë por edhe në trojet shqiptare.  Libri që promovojmë sot, “Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Shqipe Amtare në Shkollat Shqipe të Diasporës” të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të dy Gjuhëve dhe Kulturave, është një libër kushtuar, “Të gjithë mësuesve dhe dashamirësve të gjuhës e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë atyre të diasporës, kudo ku ata jetojnë e veprojnë.”  Të gjithë ata kudo qofshin, i përshëndesim sot përzemërsisht, i urojmë dhe i falënderojmë ngrohtësisht për kontributet e tyre.

Nëqoftse më lejohet në këtë 5-vjetor të shënjtërimit të Nenë Terezës, “Jo të gjithë ne, mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ka thenë Nenë Tereza.  Për mua, personalisht, puna e kësaj shoqate dhe antarëve të saj është një punë e madhe e bërë me shumë dashuri për gjuhën shqipe, për kulturën dhe për identitetin kombëtar të shqiptarëve në diasporë, ku jeton pothuaj gjysma e kombit.

Mund të them me gojën plot se arritjet e juaja deri më sot janë mbresëlënse, ndërsa perspektivat i gjykoj mjaft premtuese për të ardhmen, duke pasur parasysh punën e deritanishme të personave si Drita Gjongecaj me bashkpuntorët e saj si dhe nevojën e madhe që ekziston për mësimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në komunitetin shqiptaro-amerikan, në rritje e sipër. Urimet dhe falënderimet e mia më të përzemërta të gjithë atyre që bejnë pjesë në këtë ndërmarrje fisnike dhe kombëtare.