Kreu Blog Faqe 1575

Demokracia dhe demokratura

1

Nail  Draga, Ulqin

Tema dhe dilema

Demokratura, do të thotë diktatura në demokraci, që manifestohet në pluralizëm, duke dëshmuar mungesën e demokracisë së brendshme, me pasoja për subjektët politike, ku përjashtim nuk bën as hapësira etnogjeografike shqiptare. Madje përvoja e deritashme dëshmon se  në skenën politike pluraliste është i pranishëm egozmi, autokracia e atavizmi duke i trajtuar subjektët politike si pronë private apo e një grupi të caktuar individësh,  veprim që krion paknaqësi sepse janë menanjuar individët me vlera profesionale, meritokraci e autoritet shoqëror, që ka ndikuar në dekompozimin e skenës politike  dhe te kohezionit të elektorati votues shqiptar  që nuk është në favor të realizimit të drejtave  qytetare e kombëtare sipas standardëve ndërkombëtare

Për  demokracinë vazhdimisht është shkruar duke e vlerësuar ate si nivelin më të lartë të drejtave qytetare e lirive të njeriut, që ka të bëjë me  shtetet demokratike, ndërsa e kundërta ka të bëjë me shtetet në ish kampin socialist, që për qytetarët ishte koncept i imagjinuar, sepse aty në vepër ishte diktatura e proletariatit e cila pati pasoja të mëdha për qytetarët e vendeve përkatëse. Por, më falimentimin e socializmit si rënd shoqëror dhe komunizmit si idelogji, edhe në këto vende me aplikimin e pluralizmit politik, demokracia e munguar u bë realitet, me formimin e subjektëve të ndryshme politike, duke demontuar dhe demaskuar sistemin monist.

Demokracia e pakonsoliduar

Por, në sajë të mungesës së përvojës politike, si dhe të ambicieve lideriste, egoizmit dhe interesave personale e klanëve të ndryshme, demokracia filloi të humbi vlerat e saja,duke qenë një farsë demagogjike, sepse në praktikë filloi të jetë e pranishme demokratura që nënkupton diktaturën në demokraci. Ky koncept dhe kjo qasje në rrethana të reja shoqërore, paraqet pengesën kryesore për demokracinë funksionale, sepse vazhdojmë të jetojmë në periudhën e tranzicionit, përkatësisht të demokracisë së pakonsoliduar, e cila është e pranishme jo vetëm në hapësirën etnogjeografike shqiptare, por në tërë vendet e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, me pasoja për qytetarët e vendëve përkatëse.

Nga monizmi në pluralizëm

Për rreth pesë dekada në monizëm cekëj me të madhe se pushteti buron nga populli dhe i takon atij të qeverisë. Madje kanë ekzituar edhe parulla të ndryshme që më ndryshime të vogla ishin identike në të gjitha vendet e ish kampit socialist. Por, të gjithë jemi dëshmitarë, për mungesën e të drejtave dhe lirive të njëriut, për të shprehur mendimin e lirë, sepse pasojat ishin skandaloze, nga dënimi e deri të internimi si armik i popullit. Dhe një epitet i tillë ka pasur pasoja për familjarët dhe të afërmit e tyre dekada me radhë, sepse ideologjia komuniste si bazament kishte diktaturën e proletariatit. Ndërsa me rastin e dështimit të komunizmit -monizmit si teori dhe ideologji praktike me shëmbjen e Murit të Berlinit me 8 nëntor 1989, për qytetarët e vendeve të ish kampit socialist filloj një frymarrje e re e cila kishte munguar rreth pesë dekada. Informacionet për vujatjet e qytetarëve në ato vende në emër të ideologjisë komuniste, janë tragjike dhe të paimagjinueshme për botën normale. Fakti se vetëm gjatë periudhës së diktaturave komuniste janë eliminuar rreth  100  milion qytetarë të popujve e shtresave të ndryshme sociale, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar falsitetin e sistemit të tillë. Praktikën e shëmtuar të “gulagëve” në ish Bashkimin sovjetik, u trashëgua përmes kampeve të internimit në Shqipëri, duke qenë modeli me monstrum i diskriminimit të qytetarëve në emër të ideologjisë së kohës, dhe luftërave të klasës, pasojat e të cilës janë edhe në ditët tona.

Për ne shqiptarët që kemi jetuar jashtë shtetit amë-Shqipërisë, në mungesë të informacionit nuk kemi pasur  të dhëna të drejtpërdrejta, andaj nuk e kemi kuptuar realitetin e kohës së diktaturës në Shqipëri(1944-1991). Ishte kjo koha e ndryshimit të sistemit shoqëror, me bazamentin ideologjik që në praktikë   ishte  ndër me të egrat në kampin socialist në Evropën Juglindore. Dhe nuk ka pasur si të ishte ndryshe, kur në emër të konceptit ideologjik u eliminuar vlerat intelektuale, shoqërore  dhe ato kombëtare, në emër të luftës klasore që ishte në kundërshtim me interesin kombëtar të shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Demokratura dhe shqiptarët

Demokratura, do të thotë diktatura në demokraci, që manifestohet në pluralizëm, duke dëshmuar mungesën e demokracisë së brendshme, me pasoja për skenën politike. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as hapësira etnogjeografike shqiptare sepse në sajë të mungesës së përvojës politike pluralizmi u keqkuptua, duke menduar se do të eliminoheshin mënjëher defektet e monizmit. Ishte ky një iluzion, sepse në kuadër të partive të reja në skenën politike pluraliste u zgjodhën individë të cilët keqpërdorën pozitat e tyre udhëheqëse, duke shpalosur vlerat autokratike, me favore personale dhe klanëve të ndryshme. Një qendrim i tillë, me kalimin e kohës ndikoi në formimin e fraksioneve brenda partive, që më pas ndikoj në ndarje definitive duke formuar subjektin tjetër politik.

Egoizmi, virus i demokracisë

Një dukuri e tillë  legjitimoj formimin e subjekteve të veçanta politike, duke dëshmuar dekompozimin e skenës politike, dukuri që është e pranishme kudo në vendet e ish kampit socialist ku përjashtim nuk bën as Mali i Zi.

Në vend që dallimet e ndryshme brenda partive të eliminoheshin duke debatuar dhe gjetur konsenzus, lideret partiak nuk ishin të shqetësuar për përçarjet e brendshme partiake, përkundrazi ishin të gëzuar se po iu largoheshin të padegjueshmit, përkatësisht konkurentët brenda partisë. Madje, ka pasur raste kur konkurentët i “këshillonin” se nëse nuk iu pelqen formoni partinë tuaj, sepse pluralizmi ofron një mundësi të tillë. Kemi të bëjmë pikërisht me individët të cilët vuajnë nga virusi i  egoizmit, që me sjelljet e tyre autokratike, janë bërë të dëmshëm për subjektin politik dhe elektoratin votues  të cilin e përfaqësojnë.

Pluralizmi brenda shqiptarëve

Nëse analizojmë këtë dukuri të shqiptarët në Mal të Zi, paraqet çështje për hulumtim të veçantë, sepse kemi të bëjmë me një popullatë numërikisht të paktë dhe në hapësirë të vogël, por numër relativisht të lartë të partive politike. Nga themelimi i partisë së parë politike LDMZ(1990), me pas janë themeluar parti tjera: UDSH(1993), PPD(2001), FORCA(2005), BDSH(2006), ASH(2006), PD(2011), LDSH(2016) etj., që janë shumë për një popullsi e elektorat të vogël.

Shkaku kryesor  i paraqitjës së  ndarjeve apo frakcioneve brenda partiake, ka qenë në mungesë të  funksionimit  të demokracisë së brendshme partiake, sepse udhëheqësit e tyre kanë pasur qendrime egoiste, autokratike dhe ambicie  të sëmura lideriste. Veprimi i tillë ishte nihilist sepse nuk janë  vlerësuar kuadrat e brendshme, ndërsa nga ana tjetër nuk janë përpjekur për të  ofruar kuadra më integritet personal e profesional, e sidomos intelektual,  por ishte e kundërta duke i injoruar e larguar ata të cilët i kanë vlerësuar si konkurent të tyre në të ardhmën.

LDMZ- model i veprimit autokratik

Rasti i LDMZ, paraqet rast për hulumtim sepse nga Lëvizje Kombëtare që cilësohej në vitin 1990, u degradu aq shumë duke u tkurrur vazhdimisht, duke mbetur pas tridhjetë viteve në nivelin e një OJQ-eje. E dhëna se kryetari i saj ishte në krye të kësaj partie për 29 vjet, mbetet rast i veçantë në pluralizëm, sepse kudo janë mbajtur zgjedhje dhe ndryshuar udhëheqësit, që janë në favor të subjektëve por edhe të pluralizmit politik, por këtu një dukuri e tillë ishte e panjohur, që ishte shkak i zhgënjimit të elektoratit votues shqiptar. Kemi të bëjmë me rastin tipik të demokraturës e cila është e dëmshme dhe me pasoja për çdo subjekt politik dhe qytetarët në mjedisin përkatës, që nuk është në favor të parimeve demokratike.

Vlerësimi në prezantim e përfaqësim

Hapja e subjektit politik nuk duhet të trajtohet si çështje formale por obligim ndaj antarësisë dhe elektoratit votues. Nëse në fillim të pluralizmit janë bërë gabime në sajë të pa përvojës politike, me pas përgjegjësia bie mbi forumet partiake, duke respektuar profesionalizmin e dëshmuar, meritokracinë dhe autoritetin shoqëror.

Në këtë aspekt çështja e kandidimit të individëve  në listat zgjedhore për këshilltar apo deputet duhet të jetë e hapur duke iu mundësuar të kandidojnë edhe individë të tjerë, e jo të jenë të rezervuara vetëm për disa persona, sipas shijes së kryetarit të partisë. Në këtë aspekt duhet të respektohet rotacioni duke iu dhënë rast  edhe të tjerëve. Vetëm në ketë formë do të respektohej parimi i vlerësimit partiak edhe për të tjerët në procesin e përfaqësimit dhe të prezantimit, sipas parimeve  të demokracisë pluraliste.

Autokracia si demokratura

Përfundimidht, për të gjithë duhet të jetë e qartë se për jetëgjatësinë e  subjektëve politike duhet të ekzistojë demokracia e brendshme, si rezultat i shprehjes së vullnetit në zgjedhjen e organëve partiake përmes procesit të votimit, në mes disa kandidatëve, e jo përmes aklimacionit, që paraqet demokraturën, përkatësisht autokracinë. Po ashtu duhet të percaktohet mandati i limituar(një plus një mandat), duke qenë  parim demokratik.

Duhet të eliminohet koncepti autokratik, një herë kryetar gjithmonë kryetar, duke kriuar kultin e personalitetit, si personin e vetëm dhe të pazëvendësueshëm. Përvoja e deri tashme dëshmon se një logjikë e tillë është  disfatiste me pasoja në kohezionin e eletoratit votues të subjektit politik që  është dëshmuar në zgjedhjet lokale apo qendrore.

( 8 Shtator 2021)                                          

Dada Ajshe si n‘andërr t‘ban me u kthy n‘fëmijeri t‘hershme, n‘tregime e n‘perjetime

Nga: Teuta Haxhijaj, Podgur
Kishte qenë ulun në terasë dhe po e qëronte me brisk një dardhë, me siguri nga ato veroret që pjeken herët. Kur na pa që hymë n’oborr u çu n’kamë, t’u kqyrë m’i mbathë do papuçe për me na dalë përpara.
Unë, që isha me një “armatë” mbesa e dy nipa, u ktheva nga ta dhe iu thash: kqyrne dhe regjistrojeni mirë në mendje këtë mënyrë tradicionale të pritjes që ka me na e ba dada Ajshe, sepse me siguri që nuk do ta shihni dhe përjetoni shpesh për mos me thanë asnjëherë ma. Se shumë pak kanë mbetë hala gjallë nga kjo gjeneratë ?
Modernizim keni me pa e perjetu boll por jo edhe traditë nga dora e parë.
– a po doni musafirë?
– o hajdeni e mirë se ju ka pru Zoti – ma kthen dada Ajshe e buzëqeshur tuj na dalë përpara, e veshur me veshjen ma t’bukur n‘botë. Pas saj, zojës së shpisë, dalin me na pritë edhe anëtarët tjerë të familjes që kanë qëllu aty.
Ajo nuk ma jep dorën por më merr ngryk dhe falet me mua bash si ktynehere qysh janë falë gratë.
– hajdeni t‘hymë mrena – na thot dada Ajshe tuj ba me dorë kah dera e shpisë.
– qe po ulemi qitu përjashta nër hije – i them unë – se koha e mirë e po rrimë i dakik qitu.
Ajo don me ma ofru nje karrige por unë e marr nje „stol“ i cili ishte i drurit dhe dukej të jetë i punuar me dorë. Ulem afër saj (të tjerët per’rreth) dhe ajo fillon me u d‘vet me neve, me secilin rend për rend.
Mbesat dhe nipat e mi, disa nga ta të lindur dhe rritur jashtë vendit por me edukatë tradicionale, më përcjellin mua dhe d‘veten me dadën Ajshe njashtu si unë.
Rrimë e bojmë llaf, pimë kafe të xhezves e keshim me pyetjen tem drejtuar resë së dades Ajshe se a din me kqyrë filxhanin. „Po qysh jo“ thot reja e saj në hajgare „di me t‘kallxu a t‘ka dalë far unaze, a far rruge, a…“
– boll, ma shumë s‘po m‘duhet me ditë – ia kthej unë tuj keshë. Edhe të tjerët „përzihen“ me hajgare.
– dada Ajshe, po çohem se mos po vjen najkush e i kemi lanë pleqt vetëm n‘shpi. Zoti iu dhashtë berqet e shyqyr që tek je mirë e për t‘mirë u pafshim!
– pata qef me nejt hala, por faleminers shumë që ket‘ me m‘pa.
Na përcjellë deri te dera e oborrit, qysh o kanë adet, tu e çu dorën edhe njeherë:
– selam i ban nanës shumë!
Dada Ajshe, kjo loke ma e fortë se guri, ma e madhe se bjeshkët përballë, ma e çiltër se uji i burimeve t‘Podgurit me t‘cilët është rritë e plakë. Kjo loke që si n‘andërr t‘ban me u kthy n‘fëmijeri t‘hershme, n‘tregime, n‘perjetime, t‘ban me u kthy në rrënjët tua e me i forcu edhe ma shumë ato.
Unë mund të shkojë edhe në fund të botës, me jetu dhe vdekë kudo tjetër, se vdekja mundet me t’nxanë gjithkund, por veç ky vend m‘ban me u ndi e përmbushun e n‘shpi tem dhe veç kjo tokë ka me m‘rahatu.

Kulla jonë e vitit 1853, që ende qëndron madhështore dhe e pamposhtur

Nga: Teuta Haxhijaj, Gjermani
E perfunduar së ndërtuari në vitin 1853, ndërtim i cili ka zgjatë 3 vite, tri katëshe, me nje mur 1 metër të gjerë, kjo perlë e rrallë n‘Lubovë t‘Istogut, ka pritë e përcjellë shumë gjenerata.
Iu ka ba ballë shumë luftërave e sulmeve, cak i të cilave ishte pikërisht kjo sepse ishte pjesë e identitetit tipik shqiptar.
Kjo ishte aty kur shqiptarët ende banin bé „pasha tokë e qiell“, kur kishte besë e fjalë, kur kishte zot shpije e nanë konaku.
Ishte dhe qëndronte e pamposhtur e krenare kur shqiptarët iu banin ballë kulturave të largëta dhe pushtimeve të huaja për me rujtë fis e komb, traditë e tokë, kanun e besë.
Kjo ishte aty atëherë kur shqiptarët krijuesit të gjithësisë i thonin Zot e i luteshin shqip. Kur fjala „ndihmo Zot“ i ka parapri çdo gjëje: punës, kapjes së pushkës, fillimit të dasmës, mposhtjes së dhimbjes dhe ballafaqimit me vdekjen.
„Ndihmom Zot me qëndru!“
Atëherë kur fjalët „Zoti e faltë dhe e shtoftë, Zoti ua dhashtë…“ ishin urim në sofër. Atëherë kur „Zoti t’skuqtë e t’vraftë“ ishin mallkime të rënda. Kur burrat kishin veshun tirqi me shokë e në kokë nuk mbanin „tentene“ por plis të bardhë. Kur gratë mbanin në kokë lidhcë e marhamë e kur fjalën e tyre e degjonin djem e burra se nanës t’konakut nuk i kthehej fjala.
Atëherë kur…
Atëherë e sot, sot e nesër, kjo kullë (e shumë të tjera si kjo) ka me qëndru këtu, keshtu e fortë, madhështore, e pamposhtur dhe e papushtuar. Roje i ka bjeshkët e larta të Istogut që i rrinë përmbi.
Kjo ka me rritë edhe shumë vajza e djem, ka me pritë shumë dasma e vdekje, shumë gëzime e ma shumë dhimbje.
Kjo ka me qëndru këtu edhe atëherë kur…

Përse nuk festohet nga KOASH përvjetori i Kongresit Kishëtar të Beratit me 10 shtator 1922?

1

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Eshtë një fakt i qartë historik kur flitet për Autoqefalinë e Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë nuk përmëndet Kongresi Themeltar Kishëtar i Beratit.

Dikur në 10 shtatorin e largët të vitit 1922 në sallën e shkollës së Mangalemit në Berat, u mbajt Kongresi i Kishëtar i Beratit, në të cilin morën pjesë klerikë shqiptarë dhe patriot shqiptarë për të shpallur Autoqefalinë e Kishë orthodokse shqiptare.

Kongresi Kishtar i Beratit, plotësoi kësisoj aspiratat e ortodoksëve shqiptarë – u vendos përfundimisht pavarësia e Kishës Ortodokse Shqiptare, e drejta e zgjedhjes së Kryepeshkopit dhe të klerikëve të lartë me gjak shqiptari, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe prej klerikëve shqiptarë brenda kishës.

Njihen peripecitë e përplasjeve dhe konflikteve që patën klerikët patriotë shqiptarë me Patrikanën e Stambollit dhe kishën greke e cila kishte shtrirë ndikimin e saj në të gjithë Shqipërinë e Jugut e të mesme, me klerikët e saj dhe me filo grekët që paguheshin për të mbajtur gjëndjen e tillë, dhe nuk dëshëronte që  Shqipëria e pavarur të kishte një Kishë Autoqefale.

Përpjekjet e patriotëve shqiptarë për ta shkëputur kishën orthodokse shqiptare nga ndikimi grek dihet që filluan që në 1908 kur ndodhi incidenti i Hudsonit, në Boston, disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej me forcë çështjes kombëtare shqiptare. Kur një prift ortodoks grek, refuzoi t’ia kryente shërbesat e fundme të ndjerit Kristaq Dishnica, Noli me një grup shqiptarësh patriotë krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare. Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta.

Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur.

Në Shqipëri, mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt nga Fan Stilian Noli (Mavromati), nga ky atdhetar i madh, Mesha u mbajt me dt. 10 Mars 1914 jashtë Kishës së Shën Spiridonit, që sot nuk egziston më…sepse Peshkopi grek i Durrësit, Jakovi,  nuk e lejoi Fan Nolin të mbante meshën shqip brënda Kishës. Fan Noli mbante titullin kryepshkop i Durrësit, Tiranës, Elbasanit, i Gorës dhe i Shpatit, Primat dhe Egzark i ilirisë, Detit të Perëndimit dhe i të gjithë Shqipërisë dhe selinë do ta kishte pikërisht në Durrës

Fjala e Nolit para qindra besimtarëve ishte dhe një mbështetje për Princ ëied-in i cili sapo kishte mbërritur në Durrës. Mesha që u mbajt në Kishën e Shën Spiridonit, u shkatërrua në vitin 1967. Sot në atë vend ngrihet godina e Shërbimit informativ Shtetëror.

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi Themeltar i Beratit, më 10-19 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrë atë që të zhvillohej. Në Kongres u caktua Këshilli i Lartë Kishtar, që do të drejtonte përkohësisht Kishën.

Kongresi i Bashkësisë Ortodokse Shqiptare i mbledhur në Berat shpalli autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.

Partrikana e Stambollit  kërkonte autonominë kishtare dhe joautoqefalinë e saj.

Ndryshimi midis këtyre dy formave qëndron në faktin se autoqefalia ndërpret çdo raport administrativ me kishën nënë (Patrikanën e Stambollit).

Kisha Autoqefale vetqeveriset pa ndërhyrjen e kishave të tjera. Autonomia do të paktën që kryepeshkopi të emërohet ose të konfirmohet nga kisha mëmë (Patrikana e Stambollit). Me këtë akt sublim të krijimit të KOASH-it, shqiptarët ortodoksë deshën të shkëputen nga ndërhyrja e huaj greke për të mbrojtur kombësinë.

Eshtë i drejtë mendimi i Fan Nolit se: “Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë.” Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli në mënyrë puçiste Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Autori ynë i sipërpërmendurështë bazuar tek protesta absurde që bën qeveria greke në Lidhjen e Kombeve duke e quajtur këtë kongres puç kundër Ortodoksisë.

Vendimet dhe Statuti që ky kongres kishtar miratoi më 17 shtator 1922, jo vetëm që u pranuan në heshtje nga hierarkia, por patën fuqi ligjore dhe peshë kanonike deri në krijimin e Sinodit të parë të KOASh-it, në vitin 1929. Kjo bazohej në kanonin se një kishë e një shteti nuk mund të veprojë në një kishë tjetër dhe parimin “kishë e pavarur në shtet të pavarur”.

Kongresi miratoi rregulloren e Kishës, po atë ditë. Neni 1 ndante Kishën në katër episkopata,

Qendër e Kishës u zgjodh Korça. Statuti përcaktoi autoritetin më të lartë të kishës Këshillin e Lartë, të përbërë prej katër klerikësh dhe prej katër laikësh të zgjedhur nga Kongresi. Kryetar i tij u zgjodh Atë Vasil Marku. Sipas statutit ky këshill do të ishte i përkohshëm derisa të krijohej Sinodi i Shenjtë.

Fan S.  Noli, më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës (ndërsa më 27 dhjetor 1923 u zgjodh deputet i Korçës).

(https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Fan_Noli).

Në shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë i përbërë nga: Visarioni (Xhuvani) (që ishte dorëzuar në episkop, në Serbi më 1925) si Kryepiskop i Shqipërisë dhe mbikëqyrës i mitropolisë së Korçës, Agathangjeli (Çamçe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmës i Kryepiskopit.

Në 29 qershor 1929, në Kongresin e Dytë Kleriko-laike që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Patriarkana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar.

Që të normalizoheshin marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike, u mblodh në Korçë, në maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kërkoi falje nga Patriarkana; u bënë bisedime në Athinë (13 mars 1937) dhe një komision i përbërë nga shqiptarë shkoi në Konstandinopojë për të rregulluar përfundimisht çështjen.

(https://orthodoxalbania.org/2020/kisha-jone/historia-e-kishes/).

Hap i rëndësishëm për të trija fetë në vendin tonë ishte pranimi më 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal të Komuniteteve Fetare që deklaronte: “Paria fetare e shkallës më të lartë duhet të ketë këto cilësi: të jetë nënshtetas shqiptar, të dijë gjuhën shqipe, të gëzojë të drejtat civile dhe politike, të jetë prej racës shqiptare, ose prej fëmijë prej tre brezash në Shqipëri.

Po në këtë vit në Korçë, më 4 dhjetor u bë fronëzimi i Theofan Nolit nga peshkopët Jerothe dhe Kristofor. U bëjmë të ditur dëgjuesve të nderuar se dhe në pranimin e Statutit Legal të Komuniteteve fetare si dhe në fronëzimin e Fan Nolit.

Shtetasit shqiptarë nuk do t’i nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veçse me dëshirë, por sidoqoftë duke iu bindur ligjeve të shtetit….Kleri duhet të përbëhej i tëri nga njerëz me kombësi shqiptare dhe duhet të merrte leje nga qeveria (R.M.della Roça, vepër e cituar). Vlen të theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit të vitit 1921, si dhe në nenet 5 të statuteve themelore të Republikës së 2 marsit 1925 dhe të Mbretërisë së shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet të përdorej për qëllime politike (http://iliriatv.com/12-shtator-1922-ne-berat-u-vendos-autoqefalia-e-kishes-orthodokse-shqiptare/).

Në atë kohë Kisha e Shqipërisë kishte përveç Kryepiskopatës edhe tri episkopata, 19 zëvendësi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire.

Që nga viti 1912 e deri në 4 prill 1967 KOASH  drejtuan 5 Kryepeshkopë të nderuar shqiptarë:

-Fan Stilian Noli (Mavromati)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i K.O.A.SH., (21/11/1923-1924),

-Vissarion Joan Xhuvani – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë i K.O.A.SH, (1924-1937),

-Kryeppeshkopi Kristofor -(Kristofor (?) Kissi) – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë i K.O.A.SH., (1937-1948),

-Kryepshkop Paisi-(Pashko (?) Vodica) – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt i K.O.ASH., (1949-1966),

– Kryepeshkopi Damian -(Dhimiter (?) Kokoneshi )- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i K.O.A.SH., (1966-1967),

Klerikëve u hoqën rrason, shumë prej tyre i burgosën ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepiskopi Visarion u burgos dhe Ndihmës-episkopi i Apolonisë, irineu (Banushi), u internua. Kryepiskop Damiani nuk u përndoq, ai vdiq në shtëpi në Pogradec, më 18 tetor 1973.

Së fundmi mund të komentoj se KOASH i sotëm në vitin 1992 nuk e ka marrë mundimin të vlerësojë dhe të rishikojë historinë e Orthodoksizmit shqiptar dhe të vlerësojë klëriket shqiptarë sipas Promemories së Intelektualëve Orthodoksë të botuar që në vitin 2015 dhe ribotuar në 2018, për të përfshirë në kalendarin Orthodoks të pestë  Kryepeshkopët shqiptare me në Krye Fan Nolin dhe klerikët patriotë shqiptarë që kontribuan në shqiptarizimin e Kishës Orthodokse si Kostandin Kristoforidhi – si Dëshmor i KOASH, Papa Kristo Negovani -si Deshmor i KOASH, Mihal Grameno -si Deshmor i KOASH, At Stath Melani -si Deshmor i KOASH etj.

Interesant dhe keqardhës është fakti se në Sinodin e parë pas vendosjes së Demokracisë u ndryshua Statuti  i KOASH duke e quajtuar Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperisë, në vënd të fjalës Shqiptare, dhe nga  1997 deri në korrik të 1998, çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare.

Shpresojmë se koha ka ardhur që në KOASH të mendohet se pas Fortlumturisë së tij Anastas të vihen në vënd kërkesat e intelektualëve Orthodoksë dhe të Komunitetit Orthodoks për sa u shkruajt më sipër.

Dhimbja që shërohet nga harresa, përsëritet e bëhet shumëfish më e dhimbshme

0
Shqiptarët toskë …, të varur në Masakrën e Manastirit të vitit 1830, ku të mashtruar nga vet Sulltani aktual dhe udhëheqësit e tij në atë pjesë të “Arnautllukut”, i vranë afër 1 mijë (1000) shqiptarë nga mbarë Toskëria.
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Popujt janë tufa delesh të cilat mund t’i shpëtojë një çoban i mirë dhe t’i fundos një çoban i keq.
Kaq kanë vlerë, asnjë fije më tepër.
Gjermanët mund ta mbushin një oqean me gjakun që ua nxorën njerëzve të pafajshëm nga arteriet dhe venat me bajoneta.
Njerëzve të pafajshëm anë e mbanë globit.
Këtë të vërtetë të hidhur nuk e zbuloi Unik Gashi, por e dëshmon historia jonë e përgjakur dhe ajo botërore.
Faktet historike dëshmojnë që askush nuk ka torturuar, dëbuar vrarë, masakruar dhe asimiluar më shumë shqiptarë sesa klerofashizmi militar dhe politik serb, turk dhe grek.
Këtë të vërtetë të hidhur nuk e zbuloi Unik Gashi, por e dëshmon historia jonë e përgjakur dhe ajo botërore.
Kujto gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Serbisë së Jugut që veten nuk e quajnë rastësisht muhaxher, por sepse për ta krimi e ka një emër të përbashkët : Atë Osmano-Serb.
Prandaj ata fjalën muhaxher nuk e shqiptojnë lehtë nga buzët e tyre të thara prej trishtimit, por sepse nuk dëshirojnë asesi që harresa t’ua vrasë dhimbjen.
Sepse dhimbja që shërohet nga harresa jo vetëm që përsëritet, por bëhet njëmijë fish më e dhimbshme.
Dhe përderisa klerofashizmi militar dhe politik Serb i masakroi ata në prag të shtëpisë dhe dëboi anembanë Turqisë, kjo e fundit i asimiloi ata pa asnjë fije mëshire dhe i ktheu në Arnautë.
Kjo është njëherësh edhe përgjigjja që unë Unik Gashi ua jap mumjeve shqiptare, kur thonë se Perandoria Osmane i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi si shpërblim për konvertimin në myslimanë.
Shtrohet pyetja, atëherë si shpëtuan ata serbë të shumtë nga asimilimi që nuk u konvertuan fare ?
Masakra e Dubravës e majit 1999
I shpëtoi Baba Dimri, apo Magjistari i Ozit, duke i nxjerrë me shkop magjik nga vagonat e trenit gjenocidal, respektivisht vozit?
Dhe menjëherë edhe pyetja tjetër e logjikshme :
Çfarë të mirash përjetuan serbët dhe kroatët që u konvertuan në myslimanë, përveç Srebrenices?
Jo rastësisht “Treshes Famëkeqe Serbe, Turke dhe Greke” iu shtua menjëherë pas çlirimit të Kosovës nga NATO edhe klerofashizmi politik beduin.
Sepse djalli nuk vjen kurrë i vetëm. Ai me vete bjen shumë shokë, akoma më të djallëzuar dhe rrezikshëm.
Sikur shqiptarët ta donin veten dhe njëri tjetrin ashtu siç krekosen si gjelat kokorez, ashtu siç rrahin gjoks si Gorillat e Tarzanit në xhungël, ashtu siç bëjnë be në kombin e shndërruar në nomadë të perëndimit, lindjes, veriut dhe jugut, ashtu siç bëjnë be në flamurin e shndërruar në leckë dhe në Adem Jasharin të cilin e lanë në mëshirën e Zotit mitologjik shkavellian me emrin Vido, atëherë do ta pyesnin urgjentisht veten:
Çka nuk është në rregull me ta?
Dhe jo vetëm kaq, por do të kërkonin pa asnjë hezitim ndihmë, diagnozë dhe terapi urgjente, të saktë dhe efikase.
Por jo nga politikanët e tyre, të cilët turpin e tyre e mbulojnë me jorganin e fëlliqur vehabist dhe selafist, duke i futur veshët në lesh, të nxitur nga lakmia për të peshkuar vota në moçalin e tyre toksik.
Për të peshkuar vota në moçalin e tyre të fëlliqur dhe helmues pa pasur aspak ndërgjegje të keqe që nëse nuk ndërmarrin urgjentisht masa, mund të shndërrohet në oqean dhe cunami përbindesh që rrënon gjithçka para vetes.
Sepse sikur politikanët e tyre diletant, kriminel dhe kuisling të kishin mësuar me vëmendje nga pësimi i Muhaxherve në kohën e Perandorisë Osmane dhe nga llahtaria e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-99, atëherë ata do t’i kishin prerë në rrënjë të gjitha bimët bastarde dhe tradhtare, që ua lanë më qëllim pas ish pushtuesit e tyre.
Dhe sikur të kishin qenë mirënjohës ndaj Uashingtonit, Brukselit dhe NATO-s që i çliruan nga zgjedha e skllevërisë dhe ua lanë si dhuratë në dorë Kosovën e çliruar dhe pavarësuar, atëherë atyre as në gjumë s’do t’u kishte rënë ndërmend për të bërë aq shumë krim dhe korrupsion ndaj popullit dhe shtetit të tyre të përgjakur.
Shtrohet pyetja nga cilët çobanë duhet të kërkojnë ndihmë, diagnozë dhe terapi të saktë dhe efikase delet shqiptare, kur nuk janë në gjendje për ta analizuar dhe shpjeguar drejtë e mirë as tmerrin që e përjetuan në lëkurën e tyre në mijëvjeçarin e fundit?
Kanë elitë intelektuale?
Kanë Akademi kredibile të Arteve dhe Shkencave?
Kanë institucione të pavarura, profesionale dhe kredibile të cilave mund t’u besojnë?
Jo, s’kanë.
Pse s’kanë?
Sepse s’kanë mend as sa amebat njëqelizore.
Sepse s’janë në gjendje edhe pas leximit të dhjetë për ta kuptuar një tekst të thjesht.
Gjegjësisht një tekst që i përshkruan vuajtjet e tyre, të cilat i kanë përjetuar në lëkurën e tyre.
Masakra e Tivarit …
Sepse politikanët kriminel, diletant dhe kuisling të cilëve ua kanë shitur votën për një burek shkollat ua kanë shndërruar në tempuj të injorancës, institucionet publike dhe shtetërore në tempuj të krimit, institucionet e drejtësisë në tempuj të padrejtësisë, spitalet në tempuj të vdekjes, shitoret në tempuj të helmimit, entin social në Halil Kastrat, Bashkësinë Islame në çerdhe të ekstremizmit fetar, teatrot në tempuj të improvizmit, Korin Diplomatik në pushimore, puf dhe cirkus te familjarëve të tyre, ndërsa shërbimet inteligjente në dorë të zgjatur të Udbes.
Çka ka këtu te paqartë dhe të pavërtetë?
Shtrohet pyetja:
Nga kush duhet të kërkojnë shqiptarët ndihmë, diagnozë dhe terapi të saktë e efikase?
Vetëm nga ata që ua thonë të vërtetën në sy sado e hidhur të jetë.
Sepse pelimi i saj i hidhur dhëmb vetem një ditë, mirëpo dhimbja jo vetëm që prodhon mençuri, por kthehet në mjaltë dhe i nxjerrë ata për të gjitha kohërat nga çdo xhiriz dhe baltë.
Mjafton që ta analizojnë drejtë dhe mirë atë që po u ndodh sot malazezëve të vërtetë në Mal të Zi, për ta kuptuar që lojën e njëjtë me ta po e lozin 200 vite rresht Serbia dhe Turqia në Kosovë dhe Greqia në Shqipëri përmes Janatullasit faqezi.

Miladin Popoviqin nuk e vrau Haki Taha, as Fadil Hoxha Shaban Polluzhën , as Esad Pashën Avni Rrustemi, dhe as Skënderbeun nuk e mbyti malarja

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Krimi sa do të që të jetë i përsosur dhe me kujdesin më të madh, krimi i ka edhe të metet e organizimin dhe analistët mediko-juridik, specialistët e shërbimeve sekrete por edhe qytetarët me një nuhatje të lindur mund t`i gjejnë gabimet e përsosmërisë së krimit. Por mvaret se a iu lejohet të flasin dhe me çka kërcnohen ata .
Vrasja e Miladinit është bër me një skenar të “mrekullueshë” serb. në mënyrë që autori të jet shqiptar, që të largohet çdo dyshim për serbët , shqiptarët të krenohen me diçka që nuk e kanë bër dhe shekujt të lundrojnë me një krenari të rrejshme shqiptare. Bile ”. Në pyetjen se çka mendon për Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo përgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?!

Vrasja e milladin Popoviqit ?

“Autori Jevrem Jovoviq jep një detaj interesant:
Ekipi mjekësor, i cili ka bërë obdukcionet për Milladin Popoviqin dhe mësusesin Haki Taha, ka konstatuar se Haki Taha është vra para Milladin Popoviqit. Kjo e dhënë demanton dezinfomimin që përhapin ca kareca “nacionalist” shqiptar, se gjoja Milladinin e ka vra Haki Taha.
Ja shqipërimi i këtij studimi historik, i historianit Jevrem Jovoviq (pjesa përmbyllëse):
… Milladini shkëlqyeshëm iu kudërvu Aleksandër Rankoviçit e Millovan Gjillasit për ndarjen e Kosovës në tri pjesë. (…)
Me rastin e ardhjes në Prishtinë në krye të PK të PKJ për Kosovë, Milladinit i është ofruar Elaborati i Vasa Çubrilloviqit: “Çështja e pakicave kombëtare në Jugosllavi”. Ky Elaborat është përpiluar më 3 nëntor 1944 dhe fare pak ndryshon nga ai i vitit 1938, të cilin njëzërit e lejon dhe e tumir qeveria serbe. Milladini, me urdhërin e Titos, këtë elaborat e hedh poshtë, hidhërueshëm e gris dhe ua gjuan përpara Rankoviçit, Gjillasit, Tempos dhe Spasoje Gjakoviqit. Kthehet në Kosovë ku vazhdon punën sipas udhëzimeve të Titos dhe vendimeve të AVOJ-it. Në Kosovë poashtu vjen edhe Spasoje Gjakoviqi me detyrë të Sekretarit krahinor për punë të bredshme, atëherë e quajtur OZNA. Në mënyrën se si zhvilloheshin situatat, Milladini gjithënjë e më tepër po bëhej pengesë e kundërshtar ideor i Rankoviçit, S. Vukmiroviqit, S. Gjakoviqit të cilëve iu bashkohet edhe D. Mugosha. Svetozar Vukmanoviq Tempo këtë e vërteton më 1981, në intervistën që i jep gazetarit bullgar në lidhje me librin “Lufta për Ballkanin”. Në pyetjen se çka mendon për Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo përgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet komet i veçantë kësaj?

Milladin Popoviqi më 13 mars 1945, në orën 10 e 30 minuta është vra në zyrën e vet në KKK. Të njëjtën ditë S. Gjakoviqi e D. Mugosha i dërgojnë telelegram A. Rankoviçit dhe nuk përmendin kurrfarë emri të vrasësit – pëmendet një kamerier por jo edhe emri i tij. Të njëjtën ditë me telegram njoftohet edhe Tirana për vrasjen e M. Popoviqit.
Rankoviçi, më 14 mars, i dërgon telegram KKK, në të cilin, pos tjerash, njofton që në varrim në emër të KQ të PKJ do të marrin pjesë Milenko Gjuroviq, S. Gjakoviq dhe Dushan Mugosha..

Më 15 mars sërish i dërgohet telegram A. Rankoviçit. As ditën e tretë nuk përmendet asnjë emër vrasësi. Theksohet që “janë arrestuar disa persona të dyshimtë, në mes tyre edhe një zëvendëskomandant i regjionit”. As me këtë rast nuk përmendet emri i Haki Tahës, për të cilin S. Gjakoviqi, pas 40 vjetësh, thotë se është vrasës i M. Popoviqit. Mësuesi Haki Taha ëhtë vrarë në të njëjtën ditë(?) Obdukcioni vërteton se është vrarë përpara M. Popoviqit. Përse nuk përmendej emri i Haki Tahës në telegram? Përse S. Gjakoviqi e D. Mugosha komunikojnë vetëm me Rankoviçin? Përse babai e nëna e Milladinit nuk lejuan që S. Gjakoviqi e D. Mugosha të merrnin pjesë në varrim? “
(https://drini.us/kush-e-ka-vra-milladin-popoviqin-sipas-jevrem-jovovicit/ sipas versionit origjinal :Revista “Alternativa”, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanë, f. 63/65
https://www.dlib.si/…/4a6872fa-9c43-4612-949b…/PDF )

Një analizë shumë e thjeshtë , në ato vite kur Kosova ishe në gjendje të jashtëzakonshme, dhe çdo gjë kontrollohej nga OZN-a, dhe ndërtesa e OZN-ës ishte e ruajtur dhe e kontrolluar ashtu siç dinë serbë ka qenë e pa mundur që dikush i pa autorizuar të futet mbrende. Bile, as Fadil Hoxhës i ka qenë e pamundur. Pos si do të hynte Haki Taha i armatosur dhe të kryente vrasjen ?
Edhe një gjë : ? Përse babai e nëna e Milladinit nuk lejuan që S. Gjakoviqi e D. Mugosha të merrnin pjesë në varrim? “
Dhe tjetra, nëna e Milladinit në momentin e varrosjes ka vajtuar : Joj Milladine , Ubilli su te tvoji ! Të gjitha këto pëshpëriteshin ndër shqiptar, por vetëm në dhoma shtëpiake dhe ndër njerëzit e besueshëm ndër veti.

Vrasja e Shaban Polluzhës ?

Akademik Hakif Bajrami shkruan : -“Rasti i patriotit Shaban Polluzha, flet për një skenar miserabël, kunder të cilit me kohë reagoi Fadil Hoxha që më 16 janar 1945 “ – shkruan Hakif Bajrami. por ai e shton edhe këte : “Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion edhe pse figuron se ishte “nënkomandant”. Lidhur me Shaban Polluzhën, kur është vra më 20/21 shkurt 1945 Fadili ishte në Beograd për reagim kundër diktaturës ushtarake. Dhe nga ajo kohë e deri më 1966 ishte “I hetuar” në heshtje. ‘

Mandej :” Pengesa kryesore ishte Shaban Polluzha dhe ai duhet likuiduar:”Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ëhtë vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë luftës së Dytë Botërore.” Pas vrasjes së Shaban Polluzhës dhe “paralizimit “ total të Fadil Hoxhës , e dime se çka ndodhi më tutje.
Ju lutem të keni vëmendjen në datat e cekura në shkrim :
-8 shkurt 1945 instalimi i Diktatures Ushtarake në Kosovë-
Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion
– Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ëhtë vrarë Shaban Polluzha
Pra? Sikur ta kishte vra Fadil Hoxha , ky do të ishte një rast i madhe për likuidimin e ti.

Pse askush nuk flet për Ali Shukrinë, pse Ali Shukrija nuk u bë subjekt i urrejtjes shqiptare?
Përgjegja është shumë e thjesht se pse ai e gjuajti plumbin e parë në Shaban Polluzhën në bashkëpunim me partizanët e Ramiz Alisë.
Prapë serbët krijojnë mite : “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet komet i veçantë kësaj?

Esad Pashë Toptani

“Në kohën që italianët po përgatisnin terrenin për kthimin e Esatit, plani për vrasjen e pashait po përparonte. Më 21 maj, pas një qëndrimi prej dy javësh në Tiranë, studenti nga Libohova, Avni Rustemi, ishte kthyer në Itali… Vështirë të dihet se me ç’njerëz u takua dhe çfarë bëri Avniu gjatë qëndrimit në Shqipëri mes datave 5 dhe 21 maj 1920, por kur kaloi kufirin me tren nga Italia për në Francë, ai kishte në xhep 6,800 lira dhe 300 franga, që llogariten gjithsej në rreth 4,255 dollarë me vlerën e sotme. Avniu arriti në Paris më 31 maj dhe u vendos në Hotel des Tuileries, që ia kishin rekomanduar disa studentë italianë në Romë…..
…. Esati i kishte treguar Pashiçit dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit jugosllav se kandidatura e tij për fronin shqiptar po bëhej gjithnjë e më e mundur, sepse tani kishte arritur të merrte edhe mbështetjen e Italisë. U kishte thënë se do të kthehej me kënaqësi në Shqipëri, madje do ta bënte këtë menjëherë….
… Atë ditë, ai do të hante drekë me Xhemilin dhe Elizën në restorantin L’Escargot d’Or. Në orën një pa një çerek zbritën të tre për të shkuar tek automobili, që ishte parkuar në të djathtë të hyrjes së Continentalit. Esati kishte veshur një xhaketë gri, mbi të cilën mbante rozetën e Oficerit të Legjionit të Nderit dhe Kryqin francez të Luftës… Pak minuta më vonë u mësua se ishte vrarë Esat Pasha dhe njeriu që kishte shkrehur armën kishte qenë Avni Rustemi. Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes në pritje të pashait.” (https://lapsi.al/2018/10/17/rrefimi-si-u-vra-esat-pashe-toptani-nga-avni-rustemi-ne-paris/ )

Serbë e vranë Esad Pashën? pse , do të thuani . Sepse ai kishte marrë ofertë më të mirë nga italianët për tradhëtin e tij . Serbët këte e dinin.
Pse u zgjodh Avniu si vrasës, dhe pse grushtat i kishte nga shoferët e taksive ?
Ju merr mendja që vrasja e një burrë-shtetit të huaj në Francë, aso kohe një mike e madhe e Serbisë, të denohej vetëm me tre muaj burg?

Prapë serbët krijojnë mite : “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet komet i veçantë kësaj?

A vdiç Skënderbeu në pyllë të dimrit nga Malarja?
Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se Skënderbeun e mbyti Malarj. Dhe as kush deri më sot të thotë diçka ndryshe.

“Gjithëherë kam pase dyshime rreth vdekjes se beftë të Heroit tonë Kombetar në Lezhë me 17 Janar 1468, kur thuhet se “vdiq nga malarja” …Nga malarja në janar? Vdekja e tij vjen në nji kohë kur Venediku ishte shterngue me mbrojte zotnimet e veta prej osmaneve ne ate qe quhej Shqipnia Venedikase – “Albania Veneta” – shkruan Ilir Seci në studimin e tij.
Me ane te marreveshjeve me osmanet Venediku hoqi qafe rivalet e hershem Republiken detare te Gjenoves. Keshtu qe ne fillimin e luftes me Osmanet ne vitin 1467 venedikasve iu interesonte mbeshtetja dhe perthithja e tanë potencialit shqiptar per me perballue osmanet por nuk i interesonte Skenderbeu si komandant legjendar i cili nuk pranonte nenshtrim ndaj askujt, as ndaj Venedikut. Ishte Janari 1468 nji rast i mire per venedikasit me e hjeke qafe nji kundershtar qe kishte shkaktue vetem andrralla per ta? Perveç venedikasve ishin edhe osmanet te interesuem per vdekjen e Skenderbeut, ata kishin qene te interesuem nga dita e pare…Ta kene helmue nji nga keto te dy fuqi, Osmanet ose Venedikasit? Ku i dihet…por malarja ne muejin Janar me duket si e zorshme me u kaperdi…
(https://lexo-shqip.net/archives/179004/dyshime-rreth-vdekjes-se-befte-te-heroit-tone-kombetargjergj-kastriotit/ )
Duke e llogaritur se çfarë dimrash të ashpër ishin para 500 e kusur vjetëve, po si mund të fluturonin mushkonjat në ato temperaturë?
Edhe e dyta, mushkonjat tona e kanë pushimin letargjik të dimrit.

Pak njohuri : “ Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21 °C. Mashkulli dhe femra ciftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen etyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në siperfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat te cilat ushqehen me mbetjet vegjetale ne dekompozim. Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe tu bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët “ (fxh, mësim nga libri i Biologjisë )

Si e thash edhe në fillim, çdo krim sa do të jetë i organizuar në mënyrën ma ideale, edhe pas 550 vjetësh dalin kokat që me një të menduar të mpreht e shpalosin sekretin e krimit
Ky shkrim do të ngjallë mospajtime, varësisht se nga jemi dhe së cilës ideologji i takojmë, por unë e bëra më të mirën , që mos jetojmë në rrenat e serbë , dhe për Skënderbeun në mashtrimin pesë shekullor të “ Albania Venetes”.

Dilemë: Debat polemizues apo grindavec

0

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani

[Dje, më 7 shtator 2021, Shkrimtari Naser Aliu, alias Lis Bukuroca, publkoi një reagim të tij të datës 3 mars 2017, kundër reagimit tim të 10 shkurtit 2017. Atëherë kishim një debat flakë për flakë, tejet polemik, ndoshta edhe grindavec. Këtë reagim që Miku Naser e ka publikuar dje, nuk e kam pa më herët, meqë betejën e madhe e kishim bërë deri më 10 shkurt 2017 dhe meqë Naseri nuk reagoi disa ditë, mendova se u hesht.
Interesant, atëherë Naseri kishte 300 klikime e 340 komente e reagim, ndërsa dje e sot ka vetëm 11 klikime e asnjë koment. Përse? Ka rënë interesimi për të debatuar tematika të „nxeta“?
Fatmirësisht Naseri kishte ruajt reagimin tim, i afishuar në statusin e tij, në vend të komenteve, në 22 vazhdime, me gjithsej rreth 15.500 fjalë.
Fatkeqësisht kur i kopjova sot që të publikohen nga ndonjë portal, u hidhërova, sepse herë pas here e kisha „trus“ me sforco idhnake tastastaturën e kompjuterit. Dhe, vetvetiu mu kujtua një reflektim fisnik i Adem Demaçit: „Shumë kishe me u gëzua nëse do të kisha mundësi me i hangër goxha shumë fjalë e letra të shkruara!“ (parafrazim) Edhe unë do të kisha dëshiruar më i hangër goxha shumë fjali në atë reagim. Jo se kam shpif e sha me qëllim, por sepse ca gjera ndoshta nuk do të duhej të thuhen e shkruhen asnjëherë, për hir të rendit, siç po thuhet për raste të ngjashme, apo do të duhej të formulohen me gjuhë diplomatike.
Fatmirësisht atëherë jemi grind goxha vulgarisht, por nuk jemi armiqësuar. Me Mikun Naser kemi vazhduar miqësinë në komunikime e debate të shpeshta, pa u tremb se do ia mbyllim njëri-tjetrit derën e miëqësisë.
Në vazhdim po sjell tekstin e reagimit tim, të datës 10 shkurt 2017, ndaj të cilit paska pas reaguar Miku Naser më 3 mars 2017, duke e ripublikuar dje.]

MEGJITHATË, IBRAHIM RUGOVA NUK ISHTE PACIFIST!

Lis (Bukuroca) i respektuar, të falënderoj për përgjigjen.
Si aperitiv, para se të filloj të përgjigjem, po të drejtohem me emrin Lis, që e ke përzgjedhur, dhe jo me emër origjinal (nëse e mbaj mend, më ke informuar se quhesh Naser Aliu).
Ndoshta nuk je frymëzuar nga filmi “Era dhe Lisi” (sipas romanit “Era dhe Lisi” të Sinan Hasanit), që ke përzgjedhur pseudonimin Lis, meqë ajo ishte gjetje për të karakterizuar “epizmin” e Fadil Hoxhës, krye personazh i romanit dhe filmit. Nga leximi i parë i përgjigjeve tua m’u krijua përshtypja, që edhe mund të ishe frymëzuar nga ai, meqë nuk më rezultonte që e (dis)kualifikonit Fadil Hoxhën për kuisling e marionetë të pushtimit tashmë jugosllav…
Ti shkruan [në vazhdim për lehtësi do të përdor vetëm “L.B.” dhe do t’ju drejtohem në njëjës, kurse përgjigjet e mia do parashënjoj me I.K.]: “Në fakt, bindja ime është se, pa pacifizmin e Rugovës, sot do të ishim në gjendjen e kurdëve…”
[IK:] Do të mjaftonte ta filloje pa “në fakt”, meqë nuk i shkon bindjes, sepse bindja është subjektive, nuk është fakt. Bën mirë që je treguar i sinqertë dhe ke shprehur mendimin Tënd, që Ti e ke bindje.
Ndoshta qëllimisht konstatimin “pacifizmi i Rugovës” këtu e ke vënë në plan të dytë, për ta përvjedhur si fakt, duke vënë theksin kryesor në idenë se, sikur të mos ishte ai, ne do të ishim në gjendjen e kurdëve.
Unë mendoj se Rugova nuk ishte pacifist, rrjedhimisht nuk kishte platformë pacifiste. Të paktën nuk kam lexuar të ketë shkruar diçka të karakterit filozofik për atë platformë të tij. Ndoshta ti mund ta kompensosh atë mungesë, për të na sqaruar se si qe e mundur, që pikërisht ai, kuadër komunist, u konvertua në mënyrë “mekanike” nga komunist në pacifist, pasi është proces goxha i vështirë për të ndodhur një konvertim aq i menjëhershëm: të ngrysesh sekretar i Lidhjes Komuniste e të gdhihesh kryetar i Lidhjes Demokratike?!
Për mua, ai momentum nuk ishte proces i reflektimeve të gjata dhe, prandaj, as formimi i LDK-së nuk ishte rezultat i atyre reflektime, kur dimë se ai nuk ishte as themeluesi dhe as bashkëthemeluesi nismëtar. Ai ishte përzgjedhja e “themeluesit” Jusuf Buxhovi, meqë e kishte refuzuar Rexhep Qosja, për të cilin thuhet se ishte frikësuar që ta pranonte kërkesën e Jusuf Buxhovit. Merre me mend, nga shija e momentit e Jusuf Buxhovit na qenka varur fati i ardhmërisë së Kosovës! Po sikur Rexhepi të kishte pranuar? Po sikur Jusufi të kishte përzgjedhur ndonjë tjetër e jo Ibrahim Rugovën?!
Tani, sa i përket spekulimit Tënd: “sot do të ishim në gjendjen e kurdëve”, vërtet nuk e di Ti se, deri të paktën në janar 1999, ne ishim në gjendjen e kurdëve, pavarësisht “rrezatimit” të pacifistit IR gjatë viteve 1990-98! Unë mendoj se atë tretman e kishim nga “Perëndimi” dhe “Lindja”, meqë fuqitë vendimmarrëse në botë ishin lodhur me shpërbërje e luftëra të Jugosllavisë dhe ishin gëzuar që i kishin vënë një kapak në Dejton duke e sakrifikuar Kosovën. Edhe Millosheviqi ishte ndier i vetëmjaftuar që po i mbeteshin nën pushtim Kosova dhe Vojvodina, me miratim të “bashkësisë ndërkombëtare”. Atëherë kishim edhe deklaratat vulgare të serbofilëve amerikanë (Gilbart, Holbruk…), të angazhuar nga qeveria amerikane për ndërmjetësim, që sakrifikimi i Kosovës të menaxhohej sa më paqësisht, me ndihmën edhe të protagonistit virtual Ibrahim Rugova. Dhe ishte pikërisht ajo “bashkësi ndërkombëtare”, që ia ndezi semaforin jeshil Millosheviqit, për ta nënshtruar Kosovën, të paktën gjatë dimrit 1998/99.
Uroj të mos kem nevojë ta vazhdoj shtjellimin e atyre zhvillimeve, për të të bindur se unë kam më shumë të drejtë sesa Ti, lidhur me qëndrimin e “bashkësisë ndërkombëtare” deri në janar 1999.

[LB:] “Pa asnjë përkrahje nga jashtë, por edhe vetëm me pacifizmin e Rugovës, nuk do të ishim çliruar ndoshta edhe 20 apo 30 vjet. Por, vetëm me UÇK-në dhe pa Rugovën, do të ishim ende nën Serbi!”
[IK:] Kjo gjetje Jotja është goxha spekulative. Edhe këtu e ke përvjedhur si fakt të kryer “pacifizmin e Rugovës”. Ndoshta i ke keqkuptuar (dis)kualifikimet kuislingu dhe marioneta. Unë asnjëherë nuk e kam përdorur (dis)kualifikimin tradhtar, siç e kishe shpërdoruar Ti.
Siç dihet, pra, marionetat dhe kuislingët, nuk mund të kenë platforma autentike të tyre, ata vetëm realizojnë skenar, nën mbikëqyrjen e regjisorit; në rastin konkret IR vetëm ka zbatuar urdhrat e eprorëve të tij.
Vetëkuptohet, pa përkrahjen nga jashtë, nuk do të mund të çliroheshim e pavarësoheshin, edhe sikur të ishim më të fortë se Serbia pushtuese, meqë tashmë varet se cilën anë mban “bashkësia ndërkombëtare”. Popujt e robëruar nuk çlirohen dot, po nuk u përkrahën nga ajo, ose po nuk e miratoi ajo pavarësimin e tyre. Shembull të freskët kemi Makedoninë. Nëse “bashkësia ndërkombëtare” do të mbante qëndrim asnjanës, UÇK-ja e atjeshme do ta kishte fituar luftën kundër “makedonëve”. Por, cila ishte “përkrahja nga jashtë” deri në janar 1999? Si ishte e pozicionuar “bashkësia ndërkombëtare”? Ajo “përkrahje” ishte pamoralshme dhe e pamëshirshme, ishte filoserbe dhe proserbe, madje në mënyrë aktive, dhe jo vetëm në mënyrë pasive apo si tifozeri. Fatkeqësisht! Unë atëherë kam jetuar pothuajse në epiqendër të “bashkësisë ndërkombëtare” dhe kam pasur shumë takime “operative”, jo aso spektakolare. [Ndoshta ke komunikim me Agim Vincën dhe mund të të rrëfejë për një rast, kur ishte mysafir pune tek unë, kur ka cingëruar telefoni afër shtratit ku po flinte ai. Në anën tjetër të telefonit ishte nënkryetarja e Budestagut gjerman që po telefononte. Agim iu përgjigj në frëngjisht dhe pastaj ma zgjati mua receptorin…]. Sinqerisht, “bashkësia ndërkombëtare” ishte e angazhuar vetëm si ta realizonte viktimizimin e Kosovës sa më “paqësisht” dhe nuk ishte e përcaktuar aspak për çlirimin e saj nga pushtimi serb. Këtë të vërtetë të hidhur nuk e pranojnë dot sektarët rugovistë jo për gjë, por vetëm se u verbohet shkëlqimi i “pacifizmit të Rugovës”
Konstatimin tjetër Tëndin, se “vetëm me UÇK-në dhe pa Rugovën do të ishim ende nën Serbi”, nuk po e komentoj, pasi do të më duhej t’i shtoj spekulime (subjektive) spekulimit Tënd, që më duket të jetë taktik e “paqësor“.
[LB:] “Të imagjinojmë njëri-tjetrin të ulur këmbëkryq e jo në një tryezë, sepse stigmatizimi i Rugovës si tradhtar jo vetëm shkel konceptet e sotme humaniste filozofike mbi tradhtinë, por është përkufizim krejtësisht rural dhe tribal, prandaj na duhen shilte ose mindere”.
[IK:] Jo vetëm në këto 22 pyetje që ia pata bërë Pal Shtufit, – por që qenke përgjigjur Ti para se të përgjigjet ai, për çka të falënderoj, – por në asnjë rast nuk e kam stigmatizuar IR për tradhtar, por e kam diskualifikuar si marionetë e kuisling. Kur i kam shkruar pyetjet, vërtet isha i ulur në një karrige që rrotullohej e lëvizte për akomodim të trupit, dhe shkruaja në kompjuter mbi tavolinë, dhe jo në pozicionin anadollak “këmbëkryq” [Babai im përdorte shprehjen “këmbëturqisht”, meqë nuk e përmendte dot “kryqin” (i përvetësuar gabimisht nga kristianët si simbol shenjtërimi, edhe pse ishte mjet vrastar, që e përdornin pushtuesit romakë për t’i tmerruar ata që rebeloheshin…).].
Si mendon, duhet të jenë sinonime emërtimet “marionetë”, “kuisling”, “tradhtar”?! Nuk më ngjajnë, përndryshe do ta kisha përdorur shprehjen “tradhtar”, pa i rënë fare “rreth e rrotull”. Ta zëmë, emërtimi “kuisling” nuk ka ekzistuar para Luftës së Dytë Botërore. U bë shprehje botërore, për shkak se ministri norvegjez i Mbrojtjes (1931-’31) Vidkun Abraham Lauritz Jonssøn Quisling, themeloi Partinë Nazifashiste Nasional Samling, dhe gjatë viteve 1942-’45, pushtuesit gjermanë e caktuan si kryeministër (ngjashëm me kuislingun “tonë” kriminel Xhafer Deva) të një qeverie marionetë. Po të kishim qëlluar edhe në “fenomen botëror”, edhe mbiemri Rugova mund të ishte shndërruar në karakterizim të marionetizmit pushtues, si rasti i norvegjezit Quisling (që po e modifikojmë si kuisling).
Do të kisha dëshiruar të përkufizosh termat “tradhtar” dhe “tradhti” nga pozicioni perëndimor, humanist e filozofik (në tavolinë), meqë ma paske veshur mua se e paskam stigmatizuar IR si tradhtar, nga pozicioni lindor (këmbëkryq, shilte, minder) dhe rural (katundar) e tribal!
Në aspektin juridik, në Gjermani kualifikimi “tradhti” është sanksionuar në Kodin Penal, paragrafi 81, që thotë se, nëse dikush vepron kundër shtetit dhe kundër rendit kushtetues, dënohet me burgim të përjetshëm, ose me burgim minimal prej dhjetë vjetësh. Në Austri është e sanksionuar në paragrafët 242 deri 248. Edhe Zvicra e ka të sanksionuar, por e ka të sistemuar në tradhti ushtarake e diplomatike.
Nuk e di nëse Kodi ynë Penal e ka të sanksionuar krimin e tradhtisë.
Unë do ta kisha diskualifikuar IR për tradhtar, po të ishte Kosova shtet dhe ai të ishte udhëheqës i forcave pushtuese serbe për ta pushtuar Kosovën, siç ishte rasti i tradhtarit Ahmet Zogu, të cilin forcat pushtuese serbe e kthyen në pushtet në Tiranë nga ekzili në Beograd, në dhjetor 1924.
Po munde, mund ta konkretizosh: gjatë viteve 1989-’99, kur IR u vendos virtualisht në krye të Kosovës, kishim ndonjë tradhtar apo nuk kemi pasur fare? Nëse po, cilin dhe përse
[LB:] “Rugova ishte i urtë dhe i qetë për nga natyra dhe kishte frikë nga lufta ose, më saktë, e urrente luftën”.
[IK:] Mua më është dukur simulues i urtësisë dhe i qetësisë. Nuk e di nëse kishte frikë nga lufta. Ndërsa urrejtja ndaj luftës duhet të jetë paksa diskutuese, meqë jo të gjitha luftërat janë luftëra, pasi kemi edhe luftëra çlirimtare. Edhe unë i urrej luftërat pushtuese. Por i çmoj për vlerën e tyre luftërat çlirimtare, meqë ato, fatkeqësisht, janë zgjedhja e domosdoshme për t’u çliruar, që të jetohet në liri dhe me dinjitet. Jam i mendimit se marioneta IR e urrente luftën çlirimtare të Kosovës, sepse ishte përcaktuar për të jetuar nën Jugosllavi dhe nën Serbi.
Mbetet të analizohet, nëse ishte zgjedhje e lirë e tij apo ishte e imponuar.
[LB:] “Serbët i kishin vrarë të atin dhe kishte shumë arsye të mos bëhej shkaktar për vdekjen e të tjerëve”.
[IK:] Ke burim autentik për këtë legjendë? Gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe serbët duhet të kenë qenë të ndarë në tre “taborë”: në nacionalistë, kuislingë nazifashistë dhe në partizanë, si ne shqiptarët. Cilët serbë duhet t’ia kenë vrarë babën e axhën IR-së? Unë kam dëgjuar një variant pak më ndryshe. IR duhet ta ketë pasur babanë marionetë të Mbretërisë pushtuese Jugosllave, dhe “ballistët” shqiptarë duhet ta kenë vrarë për t’u hakmarrë, ndërsa xhaxhanë duhet ta ketë pasur “ballist” ose kuisling dhe duhet ta kenë vrarë partizanët (ndoshta shqiptarë).
Fatkeqësisht, nuk kemi ende biografë objektivë të IR-së, por vetëm tifozë ose kundërshtarë, që sajojnë biografi.
[LB:] “Nëse ka pasur frikë nga lufta, këtë ndjesi psikologët e konsiderojnë si ndjesi të shëndoshë, sepse për nga natyra e vet, njeriu duhet të ketë frikë nga rreziku”.
[IK:] Frika, gjegjësisht tuta, është ndjesi, perceptim, prandaj është subjektive, instinktive. Rëndom, nuk është në dorën e njeriut për të vendosur të jetë frikacak ose trim. Prandaj nuk e karakterizoj frikën si diçka poshtëruese, por si gjendje, që nuk mund të karakterizohet as si virtyt (vlerë e çmuar). E, sa njeriu është frikacak ose trim, kjo varet nga trashëgimia gjenetike, por edhe nga edukimi dhe niveli arsimor. Ta zëmë, disa i frikësohen Allahut, ndërsa unë atë e përçmoj vetëm si personazh gogol, të sajuar nga Muhamedi. Njësoj përçmoj edhe Hujin kristian dhe Jehovain izraelit.
[LB:] “Në shoqëritë fisnore, frika përbuzet dhe konsiderohet mungesë burrërie”.
[IK:] Duhet t’i kem mbi tridhjetë vjet jetesë intensive në shoqërinë gjermane. Nuk më ngjan të jetë shoqëri fisnore. Nuk kam dëgjuar e lexuar ndonjëherë, se frikën e kanë çmuar si vlerë pozitive. Ndërsa Ti, si “kozmopolitik” i moderuar, se nga i gjen ca ide “moderne”, pa ofruar ndonjë citim përkatës, konkretizues, edhe pse kësaj radhe paske (sh)përdorur Kamynë (Camus), që do ta karakterizonte IR për trim. Jam kureshtar, si do ta spekulosh konkretisht Kamynë, për të paraqitur trimërinë e IR-së?
[LB:] “Askund në botë, ku kultivohet ndjenja e sakrificës, martirizimit dhe e vetëflijimit, pacifizmi nuk konsiderohet një ideologji politike, por një tradhti. Viktimë e këtij paragjykimi je edhe Ti e shumë të tjerë”.
[IK:] Mendoj se, në shumë vende ku kultivohen ndjenjat e sakrificës, martirizimit dhe vetëflijimit, pacifizmi çmohet si vlerë dhe jo tradhti. Unë nuk e di kush qenkan ata që e diskualifikojnë pacifizmin si tradhti. Ndërsa pseudopacifizmi i IR-së, sipas konceptit tim, nuk ishte pacifizëm, në kuptimin doktrinar, por ishte marionetizëm, kuislingësi, e paketuar për mashtrim si pacifizëm.
Nuk di pse e paragjykon kultivimin e ndenjës së sakrificës, martirizimin dhe vetëflijimin? Nëse nuk do të ekzistonin këto, zjarrfikësi, ta zëmë, nuk do të rrezikonte për t’u futur nëpër flakë në shtëpi që digjen, që të shpëtojë njerëzit që digjen; ose askush nuk do të rrezikonte të futej në ujë për të shpëtuar dikë që po mbytet etj. Pa ndjenjën fisnike e njerëzore të martirizimit, nuk do të kishin çlirimin e popujve nga pushtimet e diktaturat.
Rëndom, pacifizmin si doktrinë e lartësojnë kryesisht sundimtarët, diktatorët dhe (pseudo)demokratët, që përmes kalemxhinjve të tyre propagandistë (si soji Yt), të sundojnë më lehtë mbi turma, të cilat mendojnë se vetëm me durim “pacificist” do të çlirohen prej pushtuesve, diktatorëve, shfrytëzuesve vulgarë.
[LB:] “Kjo ishte sa për fillim. Tani t’u kthehemi pyetjeve të Tua”.
[IK:] Ky “fillimi” Yt duket i shkurtër, por ishte i ngjeshur me konstatime të sloganizuara, të cilave unë nuk kam kohë e vullnet t’u përgjigjem më shkurt.

***
Lis, meqë tashmë angazhuar t’u përgjigjesh pyetjeve, po vazhdoj t’i radhis sipas numërimit serik. Me këtë rast, nuk po citoj fare pyetjet e mia, që ia kam drejtuar Pal Shtufit, e të cilave iu je përgjigjur Ti, dhe duke i cituar ato me korrektësi, që lexuesit ta kenë më lehtë për ta kuptuar tematikën, që tashmë po kalon në debat.
[1]
[LB:] “Nga vitet ’70 e këtej, Kosova kishte një liri më të madhe dhe të gjitha ata që i shërbenin atij sistemi, nuk quheshin tradhtarë. Këtë nuk e bën as Ti, as Rexhep Qosja”.
[IK:] Sikur e shoh pak problematik përkufizimin liri më të madhe dhe më të vogël, meqë unë parapëlqej përcaktimin: liria ose ekziston ose nuk ekziston, dhe nuk duhet të ketë liri të përshkallëzuar. Edhe kjo duhet të jetë çështje perceptimi subjektiv!
Në rastin e Kosovës, kishim të bënim me pushtim klasik të saj që në vitin 1913; sundim serb deri në vitin 1941, pushtim e sundim nazifashist deri në vitin 1945 dhe ripushtim jugosllav. Edhe po të kishim të drejta të barabarta me sllovenët e kroatët, prapë do të ndihesha i pushtuar dhe i mbisunduar nga serbët, që ishin bërthama e perandorisë jugosllave, siç u ndien sllovenët dhe kroatët, në dukje të privilegjuarit e Jugosllavisë.
Ne kemi probleme me (dis)kualifikimin e pushtimit dhe sundimit osman, e lëre më të mos kemi probleme me (dis)kualifikimin e pushtimit dhe sundimit serb e jugosllav. Edhe atëherë paskësh pasur sadriazëm (kryeministër) e pashallarë shqipfolës, prandaj osmanët e turkoshakët po e glorifikojmë atë pushtim si bashkësundim. Madje edhe më shumë, tani pjesëtarët e nomenklaturës sundimtare, kohën e KSA-së së Kosovës po e glorifikojnë si liri më të madhe, siç po bën edhe Ti me këtë rast, e siç paska bërë Qosja, por edhe unë.
Aksidentalisht unë nuk i kam takuar nomenklaturës titiste, për të pasur favore jetësore materiale e financiare. Që kur jam arratisur (korrik 1976), kam jetuar në varfëri dhe atë varfëri, që kur jam vetëdijesuar kombëtarisht dhe politikisht, e kam konsideruar si pasojë e pushtimit dhe e shfrytëzimit që po i ndodhte Kosovës dhe popullit tonë jo vetëm nga pushtuesit, por edhe nga nomenklatura kuislinge titiste, shqipfolëse, që, për hatrin Tënd, po e quaj shqiptare.
Ndoshta ndonjëherë do të mund të gjejmë emëruesin e përbashkët, për ata që i kanë shërbyer pushtimit dhe sundimit monist komunist, nëse ishin tradhtarë, kuislingë, vasalë ose diçka tjetër.
[LB:] “Meqenëse Qosja atë kohë e vlerëson si pozitive, atëherë nuk ka asnjë arsye ta gjykojmë negativisht postin e Rugovës si kryeredaktor të “Botës së re”.
[IK:] Më vjen keq, por unë nuk e miratoj dot vlerësimin pozitiv të Qoses dhe Tëndin, pavarësisht respektit që kam për Ju! Rrjedhimisht, as emërimin e IR-së si kryeredaktor të “Botës se re” nuk e vlerësoj pozitive, por e diskualifikoj më shumë sesa negative, angazhim dhe mendësi kuislinge e komuniste moniste.
Jam regjistruar në Universitetin e Kosovës (Prishtinë) në tetor 1973. Në korrik 1976 jam ndier i detyruar, nga frika do të thosha, që të arratisem. Prandaj kam përvojë në “zgjedhjen” e udhëheqësve të studentëve, kryeredaktorit dhe të kuadrove të tjerë të asaj Lidhjeje të Rinisë Socialiste (meqë ai ishte emërtimi zyrtar edhe në universitet). Për shkak të një proteste simbolike të gjeneratës time në katedrën e fizikës, më ka rastisur të përballem me ibrahim rugovët me emra konkret, si Gani Jashari dhe Mahmut Alidema, pastaj edhe me Dragan Cvijiqin e Muhamet Mustafën (nëse nuk gabohem, atëherë kryetar i LRS-së së Prishtinës), kryetarin e LRS-së të KSA-së së Kosovës.
Pra, unë kam edhe arsye subjektive, që të mos e çmoj si pozitive emërimin e IR-së si kryeredaktor i organit “Bota e re”.
[2]
[LB:] “Nuk zotëroj njohuri për pranimin pa plotësuar kriteret. Di se Rexhep Qosja ishte drejtor i Institutit Albanologjik dhe nga pozita që kishte, është dashur ta pengojë, por meqenëse nuk e paska bërë, ka parë të nevojshme të bëhet anëtar i LKJ-së, ku Rugova ishte sekretar”.
[IK:] Vetëkuptohet, nuk bëhesh dot fajtor se nuk ke informacion si është punësuar IR në Institutin Albanologjik, por të bëj me faj për spekulimin vijues, meqë e ke për ta arsyetuar angazhimin e GURUT Tënd IR (guru titull fetar i predikuesit hindus).
E kam dëgjuar dhe lexuar nga Rexhep Qosja (dez)informimin lidhur me punësimin e IR-së. Qosja, si drejtor, ka refuzuar kërkesën e tij për punësim aty, duke arsyetuar se nuk i plotësonte kriteret statutore dhe rregulloren e Institutit dhe e ka këshilluar që të merret me studime, që të kualifikohet për të plotësuar kriteret. Po Qosja ka (dez)informuar se megjithatë është urdhëruar nga një funksionar i lartë (kuisling titist) i KSA-së të Kosovës që ta pranonte IR në institut.
Nuk dua ta arsyetoj as Qosen, pse është bërë anëtar i LK-së, që e drejtonte si sekretar IR. Di që IR është treguar paksa më tolerant ndaj Qoses, gjatë procesit të “diferencimeve”, ndërsa Qosja arsyetohet edhe me mbrojtjen e një funksionareje të lartë (kuislinge titiste / më duket Drita Dobroshi, farefise e Gruas së Qosës).
Vazhdoj të dyshoj se IR është futur me detyrë në Institutin Albanologjik dhe ka formuar edhe O.Th. të LKJ-së aty, për ta kontrolluar Institutin që të mos ndodhin devijime “nacionaliste”.
[LB:] “Pra, meqenëse ishin kolegë partiakë (IR dhe Qosja), është mungesë serioziteti dhe koherence njëri të merret si atdhetar, tjetri si tradhtar, sepse ishin në të njëjtën parti”.
[IK:] Asnjërin dhe as tjetrin nuk i kam (dis)kualifikuar për tradhtarë e as për atdhetarë. Kjo është sajesë nga fantazia Jote.
[LB:] “Natyrisht që mund të pohohet mendimi Yt, por vetëm duke qenë të ulur këmbëkryq e jo në një tryezë. Pra, duke gjykuar si në vitet ’30”.
[IK:] Do të dëshiroja të di me sa këmbë është tavolina Jote dhe çfarë formati ka: katrore, e rrumbullakët, katërkëndëshe ose shumëkëndëshe?! Ndërsa për vete nuk e di, nëse nga pozicioni “këmbëkryq” ose me mendësi të viteve ’30 kam shprehur mendime e bërë pyetje.
Ndoshta mjafton, që kësaj radhe të kem shprehur mendimin, se je angazhuar me tërë qenien si sektarist, për të mbrojtur gurun Tënd, kuislingun IR. Dhe kjo nuk i ka hije dikujt që pretendon të jetë intelektual iluminist. Ose…?
[4]
[LB:] “Pyetja e katërt nuk meriton përgjigje, sepse nuk dëshmon asgjë”.
[IK:] Për lehtësim, që të mos e kërkojnë lexuesit pyetjen e katërt, po e citoj: “Ai duhet të ketë pasur edhe disa funksione të tjera, si ai i anëtarit ose i kryetarit të një këshilli që miratonte lejet për botime individuale, private. Përse heshtin të tjerët, që i dinë funksionet që ka ushtruar IR atëherë, dhe cili është mendimi Yt, përse e angazhonin atë gjithandej?”
Më ka rastisur ta kem “mysafir” në Gjermani mbi një muaj Mark Krasniqin, meqë tregova gatishmëri t’ia botoja një libër. Bëhet fjalë për përmbledhjen e letërkëmbimeve të tij me Akademinë e Shkencave të Serbisë, me institucionet e tjera jugosllave, deri edhe me Titon. I pagova katër mijë DM honorarin, por librin nuk ia botova. U irritova duke e lexuar. Më shkaktoi neveri si kuisling edhe më vulgar se IR, por i legjendarizuar si intelektual patriot. Ia dhashë materialin akademikes Andromaqi Gjergji në Tiranë që ta vlerësonte dhe redaktonte për ta përgatit për botim. Edhe ajo qe neverit dhe prandaj hoqi dorë. Fatkeqësisht nuk ia pata botuar. Bëhet fjalë për vitin 1992.
Digresion: Marku kishte edhe një „studim“, i titulluar “Lugu i Baranit”, i botuar privatisht në vitin 1984. E pyeta nëse lejohen botimet private, me shpresë se ishte hequr censura. Ai m’u përgjigj, se Këshilli Ekzekutiv (Qeveria e KSAK-së) kishte formuar një këshill, që kontrollonte botimet individuale (me vetëfinancim), meqë botuesit “shoqërorë” nuk arrinin t’i botonin të gjitha, dhe se kryetar i atij këshilli na paskësh qenë IR. Pra, ai këshill i kishte dhënë leje Mark Krasniqin për ta botuar me vetëfinancim atë studim (pseudo)shkencor.
Aspak serioze as për tifozët e IR-së (si Ti, Lis) dhe as për kritikuesit e diskredituesit e tij (si unë), që të mos kemi bërë hulumtime më objektive, të paktën të dihen gjithë ato funksione që ka ushtruar marioneta IR, kur (disk)kualifikohet si profet, “figurë e jashtëzakonshme kombëtare”, pacifist, gjegjësisht si marionetë e kuisling.
[5]
[LB:] “Edhe pse në vitin ’82 isha absolvent nuk më ka rënë në sy Rugova si lider i luftës kundër irredentizmit”.
[IK:] Kjo nuk do të thotë se nuk ishte, meqë nuk të ka rënë në sy Ty, Lis i respektuar! Mos ndoshta ky është një tregues se cili ishe Ti, që vetëm student nuk meriton të çmohesh, nëse në ato rrethana nuk të interesonte kush ishte kori i gjuetisë së shtrigave kundër irredentistëve shqiptarë, shumica e tyre kolegë studentë. Ose…?
[LB:] “Po, Ukshin Hoti përkrahu dhe përfundoi. Ishte ndoshta i vetmi politikan profesionist, por nuk e deshën, as nuk e kuptoi si duhet edhe elita shqiptare”.
[IK:] Si qenke përgjigjur! Mos ndoshta mund të keqkuptohesh, se konstatimi yt është një miratim. Edhe (zh)vlerësimi Yt në vazhdim mund të keqkuptohet si zhvlerësim i Ukshin Hotit, meqë “elita shqiptare” do të duhej të kishte më shumë të drejtë sesa individi Ukshin. Ose…?
[LB:] “Ka pasur shqiptarë, që kanë qenë të detyruar të mbajnë pozita edhe në atë kohë”.
[IK:] Nuk është e vërtetë! Ata mund të të degradonin, përndiqnin, burgosnin deri edhe të të vrisnin, nëse tradhtoje partinë dhe pushtetin, por me zor nuk kanë graduar asnjeri! Përjashto spiunët që u duheshin për spiunime e komplote serioze.
[LB:] “Njerëzit kishin familje dhe duhej të punonin. Nuk është i lindur çdo njeri për t’u bërë hero”.
[IK:] Pjesërisht e arsyeshme, por nuk mund të arsyetohen kuislingët e rangut Sinan Hasani, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha, Ali Shukrija, Rrahman Morina, Azem Vllasi! As kuislingët e marionetat IR, Mark Krasniqi e të tjerë me radhë. Përndryshe, bëhet lesh arapi sistemi i vlerave!
[6]
[LB:] “Nuk di pse Rrahman Morina e ka parapëlqyer Rugovën?! Nuk di se ishte dëshirë e tij, por askush dhe askujt nuk ka mundur t’ia ndalojë të drejtën për t’u bërë hero. Sidoqoftë, Rugova është shkrimtar, jo i romaneve, por kritik letrar”.
[IK:] Nuk është serioze të bëhesh avokat i IR, dhe atë siç e bëjnë hindusët për gurun e tyre, e të mos dish raportet mes Rrahman Morinës e IR, kolegëve partiakë e pushtetarë.
Që kur kritikët letrarë quhen shkrimtarë? IR ka botuar këto vepra:
Prekje lirike, (Biblioteka, kritika letrare, 1971)
• Kah teoria, (1978)
• Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (bashkautor me Isak Shemën), (1976), Instituti Albanologjik, Prishtinë.
• Kritika letrare (Nga De Rada te Migjeni), (bashkautor me Sabri Hamitin), (1979)
• Strategjia e kuptimit, (1980)
• Vepra e Bogdanit 1675-1685, (1982)
• Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
• Refuzimi estetik, (1987)
• Pavarësia dhe demokracia, (1991)
• Çështja e Kosovës, (1994)
Asnjëra nga këto vepra nuk është krijimtari letrare, poezi, poema, balada, tregime, novela, romane. Ose…?
Nga Ti, Lis, mirëprisja informim më të plotë, që t’u kundërviheshe demaskimeve e diskreditimeve të mia paksa më bindshëm. Nuk është aspak serioze të kapërcehet kaq konformisht fakti, se në krye të Lidhjes se Shkrimtarëve, e para dhe ndoshta e vetmja strukturë legale e kohës që kishte guxuar të rebelohet, – më saktësisht, disa shkrimtarë, dhe jo të gjithë, – të imponohet një kryetar i dhunshëm, për ta shtypur rebelimin e saj! Dhe të imponohej njeriu që nuk ishte shkrimtar, as anëtar i Lidhjes, vetëm pse e besonin partia dhe pushteti! Me sa di unë, IR atëherë ishte anëtar i Shoqatës së Kritikëve dhe e Përkthyesve Letrarë(?).
Në Gjermani më rastisi dikur të takoja Milazim Krasniqin dhe Basri Çapiqin, ndoshta në vitin 1993. Kërkuan të takonin kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Gjermanisë. Meqë e kisha mik Max von der Grün, e luta t’i takonte. Ai ishte kryetar apo në kryesi të Lidhjes së Shkrimtarëve (PEN). Refuzoi, me arsyetimin se nuk takonte shkrimtarë të Lindjes, dikur komunistë, të konvertuar “mekanikisht” në demokratë, që vinin në Gjermani dhe u mbanin leksione për demokracinë. Propozoi që t’i shkruanin çfarë donin dhe do të shihte mundësitë se çfarë mund të ndihmonte. [Milazimi e Basriu mund të rrëfejnë për ndonjë detaj, meqë nuk i mbaj mend të gjitha.]
Kritikat që shfaqa unë atëherë ndaj IR, Milazimi dhe Basriu nuk i kundërshtuan dhe nuk u shquan për mbrojtje kaq të zellshëm, siç po shquhesh Ti tani, Lis i respektuar.
[7]
[LB:] “Meqenëse nuk qenka rebeluar askush, kjo shpjegon filozofinë e tij, se pse kundërshtonte dhunën dhe rebelimin edhe më vonë. Kjo flet për filozofinë e tij jetësore, jo për tradhti”.
[IK:] Mos ndoshta do të thuash se kishte dhunti për të kryer detyrën si kryetar i dhunshëm?! Po më vjen keq, se nuk e prisja që Ti ta karakterizosh për mirë disiplinimin që i bëri Lidhjes së Shkrimtarëve dhe defunksionalizimin e saj, duke mbetur kryetar i saj edhe kur u bë kryetar i LDJ-së dhe “kryetar” i Republikës (virtuale) të Kosovës.
[LB:] “Si mundi Rugova ta ndalojë rebelimin e tyre?”
[IK:] Në sistemi pushtues e monist ishte shumë e lehtë që kryetari i dhunshëm ta ndalonte rebelimin e shkrimtarëve rebelë, meqë kishte në dispozicion edhe mekanizmat e dhunës policeske, që mund t’i (sh)përdoronte kur të donte, sa herë të donte, kundër sicilit që nuk ul kokën. Për kuislingun IR kjo ishte krejtësisht e lehtë. Por edhe të kamufluhej. Shkrimtarët heshtën kur kuptuan se IR e imponoi për kryetar të dhunshëm vetë Rrahman Morina.
[LB:] “Sikur vërtet Rugova do të kishte pasur atë fuqi “për ta heshtur” Lidhjen e Shkrimtarëve, atëherë do ta kishin bërë kryetar të Kosovës! Atëherë i jepen fuqi mbinatyrore, që ti nuk i dëshiron!”
[IK:] Nuk e ditke se ai u bë edhe kryetar i Republikës (virtuale) të Kosovës, përveçse kryetar i LDK-së dhe i Këshillit Ndërpartiak. Deri këtu ishte katër herë kryetar, njëkohësisht! Ndoshta ka qenë kryetar edhe i ndonjë strukture tjetër, por ja që nuk po më kujtohet?
Nuk ishte më fuqi mbinatyrore, por Serbia kishte besim të madh tek ai, prandaj i mblodhi të gjitha ato funksione te një njëri, që ta nënshtronte e sundonte sa më “paqësisht” Kosovën…
[8]
[LB:] “Pse Mahmut Bakalli qenka personi që mund të konsiderohet i besueshëm, derisa i kishte shërbyer atij pushteti dhe ecte me pushkë gjuetari përmes Prishtinës, a thua se ishte Shote Galica?”
[IK:] Nuk i kam besuar dhe nuk kam shkruar se i kam besuar ndonjëherë. Kam shkruar se ai më ka thënë që e kishte befasuar kërkesa e IR për të mbajtur kumtesë shkencore për Titon.
Tani, ndoshta edhe për inatin Tënd (hahaha), do të shpreh mendimin tim të sinqertë, se më për patriot e kam çmuar dhe çmoj kuislingun titist Mahmut Bakalli sesa kuislingun titist dhe millosheviqian IR! Përndryshe, për mua nuk ka patriot më të madh e më të vogël! Ka patriotë, apatriotë, kuislingë, marioneta, tradhtarë. Edhe fakti që nuk kemi bakallistë, siç kemi rugovistë, është një argument më shumë se ai ishte më patriot sesa IR!
Nuk kam lexuar e dëgjuar ndonjëherë, se Shotë Galica paska ecur përmes Prishtinës me dyfek gjuetari mbi krah. Ti paske lexuar ose dëgjuar? Përse ky krahasim pikërisht me Shotë Galicën?!
Mahmut Bakalli nuk ishte më i besueshëm për pushtetin, përndryshe nuk do ta mënjanonin për të rritur operativin e kamufluar IR
Nuk të vë faj Ty, që je kaq rugovist pasionant e sektar, pasi njoh një tjetër, më të zjarrtë e me devijant se Ti: Idriz Zeqirin! Në vitin 1991 e takova atë fatkeq në Tiranë. Nuk u përmbajt pa shprehur hidhërimin, pse madhërohej aq shumë IR. E kishte pasur shok shkolle. Edhe koleg pune. Ishte detyruar të arratisej në Shqipëri, për shkak se e kishte spiunuar informatori i UDB-së, IR, siç (dez)informonte Idrizi. Shkova dhe e vizitova te vëllai i tij, në Ludvigshafen, kur “u arratis” në Gjermani. Prapë me të njëjtin avaz, por akoma më i hidhëruar. Ndërkohë, nuk e di kur dhe përse u konvertua?! Por tashmë ai është 24 karatë rugovist, ndërsa Ti, në krahasim me atë, ndoshta vetëm 18 karatë.
Edhe një muhabet e kisha me Mahmut Bakallin. I pata shprehur shqetësimin se UDB-ja e Republikës së Serbisë duhej të kishte organizuar një rrjet spiunazhi ilegal në Kosovë, pasi Kosova fitoi autonominë, meqë nuk i komandonte më dot si përpara strukturat autonome të Kosovës, as ato policeske. U befasua. U shpreh se atë shqetësim e kishin pas, por nuk kishin pas mundësi t’iu kundërviheshin shërbimeve të Serbisë, në mungesë të potencialit kuadrovik e teknik…
[LB:] “Pse Ti quan tradhtar një njeri që ka shërbyer në periferi të LKJ-së dhe jo atë që ishte në majë të saj?”
[IK:] Kot je alarmuar! Asnjëherë nuk e kam quajtur tradhtar as marionetën titiste e millosheviqiane IR, i cili sipas teje ka qenë në “periferi” të LKJ-së, por as kuislingun titist Mahmut Bakalli, që ka qenë në “majë të saj” (në fakt në majë të Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe jo të LKJ-së).
[LB:] “Pyetje për Ty: A ke lexuar elozhenë e Qoses për Titon?”
[IK:] Fatkeqësisht, nuk e kam lexuar! Do të të isha mirënjohës të ma gjeje që ta lexoj. Ndërsa nëse Ti nuk e ke lexuar kumtesën “shkencore” të IR-së për Titon, paraqitur në simpoziumin “Tito për Kosovën – Kosova për Titon”, organizuar nga Akademia e (pseudo)shkencave, mund të ta dërgoj. Do të kisha dëshirë të dija komentin Tënd, meqë je goxha usta për të komentuar “studime” të tilla.
[LB:] “Pse kryeshërbëtori i Titos, Bakalli, nuk është tradhtar, kurse Ibrahim Rugova po? Pse Fadil Hoxha që mbronte Qosen nuk është, kurse Ibrahim Rugova që ka qenë sekretar në institut është?”
[IK:] Sa keq më vjen, sërish me këtë shqetësim se unë e paskam diskualifikuar kuislingun titist e millosheviqian IR për tradhtar! Ndoshta pikërisht ndërgjegjja Jote po të thotë se ai ishte tradhtar, por po të mungon guximi qytetar e shqiptar ta pohosh troç!
E sa për Fadil Hoxhën, kryemarionetën dhe kryekuislingun titist, kam dilemën vijuese konkrete, pos të tjerave, se ai është angazhuar sinqerisht në luftë çlirimtare, e ka humbur luftën, është vënë para dilemës: të vdiste me nder si hero (si Rifat Berisha, Shaban Palluzha), apo të rronte si marionetë e kuisling, për të provuar nëse do të mund të bënte diçka me taktikë evolucioniste. Ndërsa IR nuk është vënë para asaj sprove: o të pranonte të bëhej marionetë, o të vritej. Është hequr se ishte i indoktrinuar dhe ia ka dalë të bëjë karrierë. Ndoshta? [Nuk dua të bëhem idiot si njëfarë Isa Mula, që pati shkruar shumë kohë më parë, se IR nuk kishte baba biologjik Ukën, por një “shkja magjyp”, meqë as data e vrasjes së babait nuk përputhej me datëlindjen e IR-së…?!]
Nuk kam informacion, që personalisht Fadil Hoxha e paska mbrojtur Qosen. Më duket Qosja ka thënë që Drita Dobroshi, një farefis i së Gruas, e ka shpëtuar Rexhepin në disa raste, kur kërcënohej për degradim e persekutim. Por, mund të më sqarosh, përse Fadil e paskësh mbrojtur Qosen?!
IR nuk ishte drejtor i Institutit Albanologjik, ishte më i madh, meqë ishte sekretar i OTH-së të LKK-së në institut. E vëren apo jo dallimin?
[9]
[LB:] “Ajo ka të drejtë të jetë serbofile, siç ka edhe shumë shqiptarofilë, si shumë albanologë për shembull, por për një albanolog, nuk do të thotë se është edhe spiun shqiptar, apo jo Ibrahim Kelmendi?”
[IK:] Nuk është në kompetencën tonë, për të vendosur nëse kishte të drejtë të ishte ose jo serbofile Renate Flotau, si edhe për albanologët që paskëshin qenë shqiptarofilë. Unë thashë ato që kam dëgjuar nga kolegët e saj. Madje, gazetari Roland Schleicher, redaktor për Europën Juglindore në “Der Spiegel”, e pati humbur betejën kundër Renate’s dhe e përzunë nga ajo revistë, duke e kompensuar financiarisht. Shkaktar u bëra paksa edhe unë, meqë e përgjërova që ta modifikonte paksa intervistën e patriotit romantik, në fakt destruktiv, Jakup Krasniqi, që i kishte dhënë Renate’s, se UÇK-ja po luftonte për bashkimin me Shqipërinë. Dhe Renata, kur e pa intervistën të modifikuar, u hidhërua shumë me Rolandin, meqë për atë “komprometim” ishte rrezikuar ajo patriote serbe, siç kisha dëgjuar një (dez)informim, por me emër të përshtatur, për t’u kamufluar.
Po, vazhdoj të dyshoj, se eprorët e saj serbë e kishin dërguar të bënte intervistë me IR në qershor 1989, kur nacionalizmi serb po shënonte me eufori 600-vjetorin e “betejës së Kosovës”.
Dhe, aksidentalisht, po atë Renata Flotau e zuri “puna” të ishte “peng” në “rezidencën presidenciale” të IR në Prishtinë, për të bërë gjithashtu një ditar afirmativ për IR-në.
Të kuptoj, Ty nuk të shqetëson nëse ajo ishte nacionaliste serbe ose spiune e Beogradit, meqë e quan të mirëqenë rolin e saj për të afirmuar gurun Tënd, marionetën titiste e millosheviqiane IR, më fal, pacifistin IR!
[LB:] “Po, pse zgjodhi Rugovën? E zgjodhi, sepse ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe nëse të kujtohet intervista, Rugova pati thënë se mund të shpërthejë lufta”.
[IK:] Kuptohet, ke bërë pyetje retorike, për t’iu përgjigjur vetë. Njihet ky stil në propagandë. Por unë dyshoj se ajo nuk e zgjodhi vetë, por e urdhëruan, siç nuk duhet ta ketë zgjedhur vetë as Jusuf Buxhovi në dhjetor 1989, për ta bërë kryetar të përjetshëm të LDK-së moniste.
IR nuk ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por siç shkrova, ishte kryetar i përdhunshëm, për t’ia mbyllur gojën Lidhjes së rebeluar.
[LB:] “Për të bashkuar mozaikët, tani dëshiron të thuash, se urdhri erdhi nga Beogradi, e gazetarja e “Spieglit” si spiune serbe, e përmbaroi për ta ngritur Rugovën. Ibrahim i dashur, uroj të mos e marrë vesh Flotau, se mund të përballesh me ligjin gjerman. Ti e di mirë, se në Gjermani nuk mund të shpallen njerëzit spiunë pa pasur fakte! Dhe atë detyrë ka gjykata!”
[IK:] Nuk dëshiroj ta them, por e shkrova shkurt e shqip, se unë besoj që ajo urdhërohej nga Beogradi, meqë kisha dëgjuar shumë kolegë të saj gjermanë dhe e pati pësuar edhe miku Roland (i cili si korrespondent ka qenë i burgosur dhe i dënuar në Jugosllavi).
Pa merak, me Renate’n na ka rënë të “kusuritemi”, sepse nuk isha “pacifist” si IR Yt, dhe fatmirësisht e kam sfiduar. Më fal për shprehjen, unë nuk pjerdhë për të, po deshe, as për Allahun dhe as për gjykatat gjermane, për t’i dalë zot të vërtetës që besoj unë!
[10]
[LB:] “Nuk dija se Buxhovi ka themeluar LDK-në. Di se ishte iniciativë e shumë intelektualëve dhe se posti i është ofruar Qoses, por nuk kishte guxim ta pranonte. Ndoshta ngaqë kishte nënën të sëmurë”.
[IK:] Për keqardhje! Ke vendosur të mbrosh gurun Tënd, pa qenë i informuar se Jusuf Buxhovi e ka „themeluar” LDK-në. Rëndom, çdo nismë, e madhe ose e vogël qoftë, nuk “është iniciativë e shumë intelektualëve”, por e njërit, të parit, meqë nuk dihet t’u ketë rënë ndërmend dy vetave njëherësh, e njëjta ide.
Përse nuk e ke lexuar librin e Mehmet Krajës, “Vite të humbura”, kur qenke kaq rugovist i përflakur?! Ose ndoshta pikërisht sepse duke qenë kaq rugovist sektar, je tremb ta lexosh, sepse armatura e padukshme e LDK-së, ish-UDB-ja e Lidhjes Komuniste, pothuajse komplet e konvertuar në shërbim të LDK-së, ka përhapur “frymën” se ai libër blasfemik “kundër” LDK-së nuk duhet lexuar, por duhet penguar që të shpërndahet. Përndryshe, aty do të kishe lexuar se Jusuf Buxhovi ishte njëshi, që ia tha dyshit (Mehmet Krajës), se duhej themeluar LDK-ja. Nuk e di nëse ia propozoi apo e urdhëroi? Aty do të ishe informuar edhe për paragrafin e parë të statutit të LDK-së, se populli shqiptar paskësh vendosur me vullnetin e tij të lirë që të jetonte në Jugosllavi dhe do të vazhdonte, po me vullnet të lirë, të bashkëjetonte (parafrazim i lirë). As pasojën irrituese të atij paragrafi ndoshta nuk nuk duhet ta dish. Pikërisht ato ditë në Kuvendin e RSFJ-së po shqyrtohej shfuqizimi juridik i Deklaratës së Konferencës së Bujanit, me kërkesë të parlamentarëve të Serbisë. Delegacioni i parlamentarëve të Kosovës (më ngjan, i kryesuar nga Riza Alaj), po e mbronin me ngulm, duke lobuar që të përfitonin përkrahjen e parlamentarëve të republikave të tjera. Gjithashtu, do të informoheshe se statutin e LDK-së Jusufi e kishte ofruar të shkruar në serbisht, por që e paskësh shqipëruar keq, siç ankohej Mehmet Kraja.
Stimulimi se Jusuf Buxhovi e paskësh lutur Qosen, por ai qenkësh frikësuar, është fragment teatral i skenarit të ustallarëve eprorë të Jusufit. Ky është edhe një argument më shumë, se LDK-ja nuk ishte krijesë autentike, vetiniciativore, por urdhër që po e përmbaronte Jusuf Buxhovi.
Uroj, do të sqarohemi për ato zhvillime deri në detaje, kur do të hapen edhe arkivat përkatëse, që të informohesh e bindesh edhe Ti?
Ndërsa për ironinë Tënde cinike, nëse Qosja e kishte nënën sëmurë, mjafton të komentohet me: no comment!
Përse nuk e ke vazhduar legjendën, se pasi ka refuzuar Qosja frikacak, Jusufi duhet të ketë shkuar te IR trim, dhe ai, si trim që ishte, e paskësh pranuar (edhe pse Ti ndonjëherë e paraqet IR frikacak, dhe e arsyeton frikën e tij si dhunti të njerëzishme, apo jo?!)!
Nga kjo do të duhej të shtrohej pyetja: kush paskësh qenë njëshi, dyshi, treshi… në atë stimulim teatral?!
[LB:] “As nuk besoj se Buxhovi është tradhtar. Nuk besoj se ai vetë arriti t’i shndërrojë në kope pa tru gjithë ata intelektualë, që i ishin bashkëngjitur LDK-së në fillim. Thjesht nuk mund të besoj, sepse më duhet ta imagjinoj Buxhovin si Superbuxhov, i cili arrin të sugjestionojë, të manipulojë dhe t’i shndërrojë në bagëti gjithë ata alamet doktorësh dhe akademikësh!”
[IK:] E drejtë legjitime të mos besosh. Por këtu jemi duke debatuar mbi bazë të argumentimeve sa më konkrete, dhe jo mbi bazë të besimeve subjektive.
Jusuf Buxhovin, siç kam shkruar shpeshherë, për herë të parë e kam takuar dhe e kam njohur në mbledhjet që mbanim për themelimin e një klubi në Dyseldorf, Gjermani, në vitin 1978. Aty ai është prezantuar si korrespondent i gazetës “Rilindja”, organ i LSPP-së së KSAK-së. Rreth themelimit dhe emërtimit të atij klubi ishin shkaktuar konflikte, madje aq të ashpra, sa që kryetari i parë na u plagos me thikë nga njerëzit e nxitur nga Zenel Syka, diplomat në konsullatën jugosllave në Dyseldorf. Emigrantët tanë ekonomikë donin që klubi i tyre të quhej Klub Shqiptar, ndërsa personeli i konsullatës donte të impononte cilësimin “klub jugosllav“. Meqë shumica e themeluesve ishin nga ana e Ferizajt, për shkak të njohjeve kërkuan ndihmë nga sekretari i parë në ambasadën jugosllave në Bon, z. Shefqet Hashi, nga fshati Gremë i Ferizajt. Shefqeti, para se Kosova ta delegonte në atë funksion diplomatik (agjenturor), kishte qenë drejtor në SDB (UDB) të KSAK-së, Drejtoria e Pestë (emigracioni). Ndërsa funksioni i sekretarëve të parë në ambasada, si rregull, gjegjësisht si sekret publik, pothuajse në të gjitha shtetet, ishte njeriu i Sigurimit të Shtetit. Në rastin e shteteve socialiste, sekretari i parë duhej të ishte më i fuqishëm se ambasadori. Kështu, Shefqeti prezanton në një mbledhje për të ndërmjetësuar në atë konflikt. Dëgjon edhe diskutimin e Jusuf Buxhovit, i cili arsyetonte variantin e personelit të konsullatës, se gjoja gjermanët nuk na njohin ne si shqiptarë, por vetëm si jugosllavë, e broçkulla të ngjashme. Shefqeti merr fjalën dhe me ton paksa kërcënues i thotë Jusufit të bëjë detyrën e korrespodentit dhe të mos kërcënonte punëtorët, meqë me Kushtetutë të RSFJ-së dhe të KSAK-së kanë të drejtë të deklarohen shqiptarë kudo që shkojnë nëpër botë (parafrazim i lirë). Kaq u desh, që bashkatdhetarët tanë të trimërohen edhe më shumë për ta sfiduar personelin e konsullatës jugosllave gjatë viteve në vazhdim, por me kosto të madhe.
Në tetor të vitit 1979 më rastis të takoj te stenda e “Rilindjes”, në panairin e librit në Frankfurt, Shefqet Hasanin e Jusuf Buxhovin, meqë ata shpesh udhëtonin bashkë, shefi (Shefqeti) me vartësin (Jusufin). I luta t’u jepja kafe buzë stendës. Pasi pimë kafetë, Shefqeti propozoi të vizitonim “vëllezërit tanë”, siç i quajti botuesit nga Tirana. Jusufi kundërshtoi. Shefqeti i tha paksa në mënyrë urdhëruese, që të mos kundërshtonte, por duke qeshur.
Në maj 1981 Shefqet Hasanin e arrestojnë duke zbritur nga aeroplani në Beograd. Ishte duke u kthyer në Kosovë për pushime. Shefqeti u dënua me 8 vjet burg dhe i vuajti të tëra. Ishte funksionari i dytë më i lartë i Kosovës, pas Ukshin Hotit, që u burgos në vitin 1981.
Ndërsa sa i përket imagjinatës Tënde, që nuk mund ta marrësh me mend Superbuxhovin, është spekulative. Por ndoshta e di fenomenin e ortekut të borës. Në fillim ishte vetëm një duq i parë dhe gjatë rrokullisjes merr me vete borë, për t’u bërë një ortek përmbytës. E, nëse ishin ose nuk ishin “gjithë ata intelektualë”, sërish është spekulim subjektiv. Por, a ke informacion, nëse ishte vetëm ndonjëri prej tyre komunist jugosllav apo ishin të gjithë?! Edhe për “të gjithë ata alamet doktorësh dhe akademikësh” nuk dua të spekuloj. Por, më trego, cila është vepra e njërit prej akademikëve që çmohet si literaturë serioze botërore, që e meriton admirimin Tënd madhërues?!
[LB:] “Rugova kishte zgjedhur rrugën institucionale. Këtë rrugë përkrahte Papa, si udhëheqës shpirtëror i mbi 1,7 miliardë katolikëve; këtë rrugë përkrahte Perëndimi”.
[IK:] Nuk e kuptoj se ke quan Ti rrugë institucionale? Legalizimin e regjistrimit të LDK-së në Beogradin unitarist, dhe jo në Prishtinën “autonomiste”?! Ose “rezistencën pacifiste” që e toleronin institucionet policeske të Serbisë millosheviqiane, si një dëshmi se “demokracia pluraliste” dhe “rezistenca pacifiste” e shqiptarëve në “krahinën serbe” të Kosovës po tolerohej?! Nëse mendon këto, kjo ishte meritë e Millosheviqit apo e IR-së?
Po, atë “rrugë” e përkrahnin Papa dhe gjithë Perëndimi, meqë ishin përcaktuar për viktimizimin e Kosovës dhe donin që ai viktimizim të realizohej paqësisht, prandaj e përkrahnin “pacifistin” IR. Kjo vazhdoi deri në janar 1999. Për këtë kam shkruar sa herë. Por, kjo vërtet nuk ishte meritë e IR-së, por e skenaristëve, regjisorëve dhe e tjerëve që u duhej një spektakël virtual, mashtrues, që e preferonin miqtë e Serbisë, nga Vatikani deri në Uashington.
Fatmirësisht, në kuadër të heroizmit dhe fatkeqësisë së madhe të popullit tonë, në ato kohë tepër të vështira e sfiduese, ndodhi mrekullia: ndërgjegjësimi human e njerëzor i personaliteteve, si Klinton, Klark, Olbrajt, Bler dhe vasalëve të tyre, sepse masakrat dhe dëbimet që po bënte Serbia (sidomos masakra në Reçak, eksodi shpërfytyrues në kampet e përqendrimit në Bllacë dhe shpërnguljet në Shqipëri e gjetiu) nuk mund të toleroheshin më as nga ata që deri ato ditë ishin përcaktuar ta viktimizonin Kosovën, duke i dhënë edhe dritën jeshile Serbisë që ta shtypte UÇK-në gjatë atij dimri të rëndë.
Kujdes me statistika propagandiste, të lutem! Nuk e besoj të jenë as 100 milionë besimtarë që e praktikojnë katolicizmin. Pra, edhe kjo shifër, si edhe ajo e myslimanëve (që më numërojnë edhe mua për mysliman), është propagandistike, meqë bota “kristiane” tashmë është ndërgjegjësuar në botë sekulariste e laike dhe kristianizmin e praktikojnë si dogmë vetëm pak veta, ndërsa si traditë folklorike më shumë.
Kam shkuar shpesh në katedralen gjigante në Këln, për të vërejtur sa praktikohet katolicizmi në atë qytet, që (dis)kualifikohet për më konservativi (fetari), dhe sikur më vinte keq për një grusht thinjoshësh, të përhumbur në atë gjigandomani, për të ndjekur meshat aq pak të frekuentuara.
[LB:] “Po më thuaj, të lutem, kush do të kishte pasur shans më të madh, kur LDK-ja atëherë kishte diku 700 mijë anëtarë, gati krejt Kosovën e moshës madhore?”
[IK:] Uroj të mos e lexoi Jusuf Buxhovi këtë (dez)informatë Tënden, meqë ai pati deklaruar gjatë vitin 1991, se ishin anëtarësuar në LDK mbi 1,1 milionë veta. Anëtare të LDK-së e llogarisnin edhe nënën time, të cilën kur e kanë pyetur për anëtarësimin në LDK ka kundërshtuar, me arsyetimin se ishte vetëm me “profetin” IR, të cilin ajo mjerane e quant vëlla…!!
[LB:] “Po kush e internacionalizoi çështjen e Kosovës? Ishte Hashim, Bedri Islami, Jakup Krasniqi, Bardhyl Mahmuti, Ti?”
[IK:] Sikur ta dinim se çfarë kuptojmë me “internacionalizim”, ndoshta do të dinim të përgjigjemi pak më saktë. Di një gjë, që strukturat e profesionalizuara të shteteve serioze perëndimore ishin më të informuara për çështjen e Kosovës sesa IR dhe kopeja e tij.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës (Skënder Skënderi, Muharrem Shabani e Bujar Xhurxhala) ndërmori një “turne” në vitin 1991. I kishte ftuar në Vjenë OJQ-ja Komiteti i Helsinkit. I shoqëronte Fadil Demiri. Prej aty dëshironin të bënin takime edhe në kryeqendra tjera europiane. Lusin zyrat e LDK-së në Cyrih e Shtutgart t’u mundësonin një “turne” politik. I refuzuan me arsyetimin se nuk ua lejonte “qendra” në Prishtinë. Fadil Demiri u thotë atyre se, nëse pranonin, do t’ua mundësonte Lëvizja. Ata pranuan, por duke lutur që kjo të mbetej konspirative, meqë mund t’u mërzitej Zeusi IR. Më telefonoi Fadili dhe ata erdhën tek unë në Bochum. Nga aty kemi koordinuar vizitat e takimet e tyre në shumë kryeqendra. Për herë të parë u shtroi drekë diplomatike kryetarja e Bundestagut gjerman, zonja Rita Süssmuth.
Sa për relaksim, një insert paksa pikant. Kishim shkuar te familja e Imer Dukës në Bon dhe po përgatiteshim të shkonim në pritjen që kishte përgatitur zonja Süssmuth në Selinë e Bundestag‘ut. Muharrem Shabani më thotë që unë nuk mund t’i shoqëroja si përkthyes, sepse isha i veshur me xhinse. Më kot u mundova t’i sqaroj, se shumë parlamentarë gjermanë, që do të merrnin pjesë në pritje, do të kishin xhinse e do të ishin pa kollare. Imer Duka më dha kostumin e tij. Ishte kostum punëtori dhe nuk më rrinte tamam. Kisha ftuar edhe Albanologun kroat, dr. Lazar Dodiq, për të përkthyer, meqë mua nuk më zinin besë, ngaqë prisnin të dëgjonin slogane të mira dhe jo kritika e kërcënime. Kur shkuam në pritje, vërtet që edhe disa parlamentarë kishin veshur xhinse e ishin pa kollare. Süssmuth e vërejti se ne nuk kishim përvojë në kortezinë diplomatike, prandaj na çliroi, duke na thënë që të ndiheshim si të ishim mysafirë në shtëpinë e saj, meqë Serbia nuk na kishte lejuar të kishim përvojë diplomatike…
Delgacioni i Kuvendit tonë nuk i pëlqeu ato që dëgjuan nga pala gjermane. Patëm konflikt gjatë përpilimit të njoftimit për media. Ata thoshin se nuk duhet t’i tregohet e vërteta popullit, sepse do të dëshpërohej. E vërteta ishte se Gjermania dhe të gjithë aleatët ishin përcaktuar që shqiptarët të fitonin të drejta autonome vetëm në kuadër të “Jugosllavisë së mbetur” (Serbisë e Malit të Zi), siç e quanin atëherë.
I qeshë lutur edhe një funksionari të lartë qeveritar gjerman që t’i priste. Më tha se “ne jemi marrë vesh, që do t’i takooj sa herë të kenë informacion konkret, por nuk kam kohë për të humbur me politikanë nga Kosova, që nuk kanë informacion për gjendjen dhe as ide konkrete se si mund të zgjidhet çështja e Kosovës”. Në arsyetimin plotësues më pati thënë se Kosova nuk ka as një ekip specialistësh prej tetë vetash, që punojnë tetë orë në ditë në pesë ditë të javës, vetëm për të sistemuar të gjitha informacionet që grumbullohen në terren nga shërbimet dhe strukturat e tjera, siç ishte Drejtoria për Kosovën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Shtoi madje, se edhe ai delegacion do të vinte në takim me duar në xhepa, pa ndonjë material të shkruar për ta dorëzuar, meqë në biseda të shkurta nuk mund të diskutohen të gjitha çështjet e nevojshme. E miratova se kishte plotësisht të drejtë.
Njeri i mirë, miku Lis, internacionalizimin operativ e detyroi sfida e UÇK-së së Vëjgëlisë çlirimtare të Kosovës dhe Emigracionit, të cilën nuk e mundi ushtria, policia e bandat paramilitare serbe as gjatë atij viti të vështirë! Kupto, të lutem, se nuk bën ndonjë blasfemi dhe as nuk e poshtëron gurun “pacifist” IR!
[LB:] “E ke parë respektin ndaj Rugovës dhe a ke mundur ta shohësh ditën e varrimit? Mendon se CIA apo shërbimet sekrete europiane ishin shoqata dudukësh dhe nuk dinin se Rugova ishte spiun i tyre, por këtë e dinë vetëm ata që kanë mendjen kalavesh si Ti, Qosja dhe ndonjë tjetër? Vërtet, Ibrahim Kelmendi, beson se Klintoni, Papa dhe Toni Bleri po mbështetnin një spiun serb, sepse shërbimet e tyre ishin laperë, katundarë, që nuk e kuptojnë spiunazhin në botë?”
[IK:] Lis, më vjen keq, por nuk e di a të qesh apo të qaj për këtë qasje Tënden kaq mjerane!
Uroj të jesh në gjendje që të kuptosh realitetin e hidhur, se shërbimet e Perëndimit, edhe CIA, ishin përcaktuar për ta viktimizuar Kosovën, prandaj e afirmonin IR, sidomos për faktin se kishin informacion që ai ishte marionetë e simotrave të tyre, shërbimeve përkatëse të Serbisë. Nga janari 1999 e këtej, hap pas hapi, zunë t’i ndryshonin qëndrimet. Edhe në Konferencën e Rambujesë “bashkësia ndërkombëtare” (ato tre supërfuqitë, USA, BE, Rusia, që e koordinonin konferencën), vazhdonin të ishin pro viktimizimit të Kosovës që të vazhdonte mbetej nën Serbi, me autonomi kulturore e administrative, por tani e nënshtruar nga „ndërkombëtarët“! Kupton, ose nuk do të kuptosh atë të vërtetë të hidhur?! Në Konferencën e Ramubujesë nuk pjerdhi më kush për gurun Tënd IR, por për marionetën star, me nder me thënë Hashim Thaçi. Te ky tashmë i kishte shpresat Millosheviqi, sepse “xhokeri” IR ishte konsumuar…
Më ka rastisur të rri shumë orë me kryeshefin e CIA-s për Europën Juglindore, përgjatë dy ditëve që ishte për vizitë në Këln. E shoqëronte si përkthyes Rexhë Xhakli, veprimtar në SHBA…
Fati ynë i mirë në atë fatkeqësi të madhe që po na kërcënonte, ishte se në krye të CIA-s ishte shqiptari Georg Tenet, por edhe kryeshefi për Europën Juglindore (ai që më pati vizituar) ishte gjithashtu shqiptar, nga Hasi (Kosovë), i emigruar në Amerikë në moshë dy vjeçare…
Elozhet politike të pastajme për IR ishin gjetje të përshtatshme spektakolare, që Klintoni, Bleri dhe të tjerë, ta (sh)përdornin gjatë justifikimit të bombardimeve, sepse kishin presion të madh ndërkombëtar për bombardimin e Serbisë; ishte rasti i parë që po praktikonte NATO-ja ndaj një shteti sovran…
Njëra ndër meritat kryesore të IR, është pa mëdyshje vdekja e tij e parakohshme. Ajo vdekje u shfrytëzua me mjeshtërisht, duke simuluar sikur po varrosnin një president shtetëror, edhe Kosova ishte vetëm një UNMIK-istan karxhoz. Edhe ajo ceremoni mortore kontribuoi në përpunimin e opinionit, që Kosovës t’i mundësohej pavarësimi shtetëror. Prandaj, më lejo të bëhem keqsjellës për të uruar: Lavdi vdekjes së IR!
Nëse nuk e kupton me kaq, nuk të ndihmoj dot!
[12]
[LB:] “Ky pohim është në kundërshtim me logjikën e shëndoshë njerëzore. Turizmi politik nuk bëhej për interesa të tij, por ishte zëri i Kosovës së pafuqishme: artikulonte gjendjen e saj, mjerimin e shkaktuar, por atij i qe thënë qartë, se nuk do ta mbështetnin nëse niste luftën, prandaj edhe Vatikani ishte në anën e tij”.
[IK:] Çfarë lidhjeje ka diskualifikimi i bredhjeve të marionetës së Serbisë IR me “logjikën e shëndoshë njerëzore”. Siç duket, nuk kemi perceptim të përafërt as për këtë farë logjike, që Ti po e quan “të shëndoshë njerëzore”.
Nuk e di se IR nuk e bënte atë “turizëm politik” për interesa të Kosovës, por për interesa të Serbisë, sepse edhe për atë lloj turizmi e komandonin eprorët, që viktimizimi i Kosovës të përkryhej sa më “pacifikisht”. Po të ishte në dëm të Serbisë, vërtet mendon se policia serbe do t’ia hapte kufirin në hyrje e dalje nga Kosova, si të ishte VIP, gjegjësisht ministër pa portofol i qeverisë serbe, me pasaportë serve të „shërbimit“?!
Me këtë Vatikanin tashmë je bërë besditës. Vërtet nuk e di se Vatikani është një nga kryeqendrat e krimit të organizuar, e pedofilisë, e shfrytëzimit, e shpërfytyrimit, një qendër serbofilie? Albanologu janjevas, dr. Lazar Dodiq, ka mbaruar shkollën e jezuitëve në Shkodër dhe konflikti shqiptaro-jugosllav i vitit 1948 e ka zënë atë në Shkodër, prej ku ka emigruar, si misionar katolik, në Romë. Atje është neveritur nga banda e priftërinjve të Vatikanit, prandaj ka zgjedhur të studiojë albanologji në Universitetin e Romës, katedra e albanologjisë, e drejtuar nga Ernest Koliqi. Në vazhdim “është konvertuar” në intelektual iluminist, për të mos thënë në ateist. Jam llahtarisur nga rrëfimet e shpeshta të tij për mendësinë dhe veprimtarinë kriminele në Vatikan. Dhe, ja, ky farë Vatikani, që Ti po na e përmend kaq shpesh, ende nuk e ka njohur Shtetin e Kosovës, sepse aty vazhdon të mbizotërojë fryma filoserbe përmes bandës së Shën Exhidios, e udhëhequr nga serbofili millosheviqian Pala…
[LB:] “Pasaporta kanë pasur të gjithë dhe ky nuk është fakt që flet për tradhti”.
[IK:] Pasaporta kishte kush kishte, sepse ato u jepeshin më të madhe në fillim të viteve ’90, kur bandat e LDK-së koordinonin shpërnguljen masovike të rinisë, ngaqë edhe vizë nuk duhej për atë pasaportë jugosllave. Por edhe në vitet në vazhdim kishin krerët e LDK-së, që ta koordinonin emigracionin, për të qenë sa më rugovistë, respektivisht sa më “pacifistë”, që të mos e përkrahnin lëvizjen “ekstremiste”. Ndoshta nuk të intereson, por nënës sime 70-vjeçare institucioni përkatës serb nuk i jepte pasaportë. Dhe duke biseduar në një takim, gjysmë konspirativ, që pata me Hydajet Hysenin, gjatë një turneu komplotist LDK-ist në Zvicër, kur e pyeta se me çfarë pasaporte ishte dalë, më tha diçka ngjashëm me Ty. E humba përmbajtjen e mirësjelljes pikërisht kur e pyeta se pse atij i kishin dhënë pasaportë e nënës sime jo…
[LB:] “Me pasaporta të Millosheviqit kanë udhëtuar të gjithë ata që vepronin brenda. Edhe Sami Frashëri ka udhëtuar me pasaportë osmane dhe kjo është normale, kur je pjesëtar i një shteti”.
[IK:] No comment!
[LB:] “Serbia nuk mund t’i ndalonte udhëtimin një njeriu paqësor, sepse Perëndimi do ta detyronte Millosheviqin të ndryshonte qëndrim”.
[IK:] Edhe kjo broçkull është një demagogji tipike rugoviste, për të kamufluar marionetizmin millosheviqian të IR! Haram, do kishte mallkuar Babai im mysliman. Si nuk të vjen keq që po fyen intelektualizmin Tënd?! Serbia kishte bërë krime monstruoze në Bosnjë e Kroaci, po bënte edhe në Kosovë, pa e çarë kokën për Perëndim e Lindje, Veri e Jug, për të mos thënë me bekimin e tyre, dhe qnekësh frikësuaar për t’ia ndaluar udhëtimet gurut Tënd, “paqësorit” IR!
[13]
[LB:] “Përsëri po humb e seriozitetin. Më lart thatë se diku 400 000 veta u trajtuan nga policia, tani pyet pse nuk e aktivizoi Kuvendin? Pse nuk u kthye LPK-ja ta aktivizojë? Kush ia ndaloi apo kush mund t’ia ndalonte?”
[IK:] Me gjasë duhet të jesh lodhur, prandaj e ke keqkuptuar. Unë nuk e kam fajësuar “presidentin” për mosfunksionim të Kuvendit të Kosovës, por kam pyetur: “Di Ti, nëse në cilësinë e presidentit IR ka firmosur ndonjëherë një dokument, dekret, ligj, edhe për të kompensuar mosfunksionimin e Kuvendit të Kosovës?“ Tani, e vëren dallimin mes pyetjes sime dhe keqkuptimin Tënd?
Jam tepër i sigurt se Ti e ke kuptuar pyetjen, por rugovist kokëfort, e ke anashkaluar, duke simuluar keqkuptimin. Tani edhe një herë pyetja: vërtet, di të ketë firmosur në cilësinë e presidentit ndonjë dokument, dekret, ligj e të tjera shkresa, që rëndom i miratojnë e firmosin presidentët? Kam pyetur shumë herë edhe të tjerë rugovistë, por edhe jo-rugovistë, dhe askush nuk kishte dëgjuar e lexuar të ketë firmosur IR diçka në cilësinë e presidentit. Një marrëveshje që kishin arritur, me ndërmjetësimin e serbofilit të shpifur Pala, për shfrytëzimin e objekteve shkollore për nxënës të shkollës fillore, Millosheviqi e kishte firmosur si president i Serbisë, ndërsa IR vetëm si IR. Edhe një marrëveshje për formim të „qeverisë kalimtare“, në maj 1999, IR kishte firmos vetëm në cilësi si IR, ndërsa presidenti i Serbisë me tituj të tij zyrtar. Ndoshta nuk ishte më rëndësi! Me rëndësi ishte që Ti e besoje se ai ishte president i Republikës (virtuale) të Kosovës.
Meqë Ti nuk e kundërshtove shifrën prej 400 mijë “të përpunuarish” nga strukturat policeske të KSAK-së, RSS-së, RSFJ-së, ndoshta e di që nuk është folur e shkruar të ketë pasur guru Yt “pacifist” ndonjë konfrontim sado të vogël me strukturat policeske gjatë gjithë jetës së tij. Përse? Edhe në vitet ’60-’70 e mbronte Perëndimi, edhe pse ende nuk ishte afirmuar as si guru, as si pacifist?!
Lëvizja (LPK-ja, akronim i viteve të fundit) ishte në Kosovë, apo nuk e di? Nuk e mban mend angazhimin heroik të Afrim Zhitit dhe Fahri Fazliut, pikërisht atëherë kur po kërcënohej Kuvendi? Lëvizja nuk kishte fuqi më shumë, meqë 1,1 milionë shqiptarët e Jusuf Buxhavit ishin shpërfytyruar në sektin që komandohej nga guru IR!
Sigurisht, nuk ke bërë këtë pyetje si keqardhje, por për të rifreskuar kënaqësitë që kishte guru IR dhe kryesektarët bashkëveprimtarë, që ishin bërë palë me Serbinë, për të luftuar rezistencën aktive e veprimtarinë çlirimtare të atyre pak shqiptarëve të ndërgjegjshëm e patriotë! Ose…?
[14]
[LB:] “Nuk e di kush e bleu atë. Mund të supozoj me paratë që jepnim ne në Perëndim. Nëse kjo bën tradhtar, atëherë duro pyetjen vijuese: Ku mbaruan paratë e fondit me emrin patetik “Vendlindja thërret”? Nëse për Rugovën qenka inkriminuese shtëpia, pse disa miliona të zhdukur nga fondi Juaj nuk ju bën juve tradhtarë, por patriotë? Si është e mundur që themeluesit e fondit “Vendlindja thërret” të dëmshpërblehen për angazhim dhe ta vjedhin vendlindjen?”
[IK:] Arsyetimi i një krimi (vilës në Velani, dhuratë IR nga Millosheviqi?) me ndodhjen e një krimi tjetër duhet të jetë një mendësi krimogjene. Nuk e prisja nga Ti. Të pandehja me karakter paksa më fisnik!
Përse nuk je mjaftuar me mashtrimin “nuk e di”, por e ke arsyetuar, sikur ta dije se duhet të jetë blerë pikërisht me para të Beogradit, duke ia paguar honorarin për marionetizëm?!
Nëse do të ishin grumbulluar të holla në Perëndim, për ta blerë atë vilë në vitin 1991 dhe për ta ngritur e për ta bërë pallat katërkatësh, pa leje ndërtimi, në vitin 2000, patjetër që do ta merrja vesh. Kam pyetur edhe “kryeministrin” Bukoshi dhe “ministër” 3 % Mustafën. As ata nuk e dinin se me paratë e kujt u ble e ngrit ajo vilë. Edhe në KS nuk ka pasur aksion që të mblidheshin financa për te.
Nëse burimi i atyre financave del të jenë honorar nga Beogradi, për shërbim marionetik, si mendon, nuk prish punë, ose siç paske shkruar Ti mujshëm: “Nëse kjo bën tradhtar…”
Se ku kanë përfunduar paratë e fondit “Vendlindja thërret”, mbase e di, por preferon të bësh budallain. UÇK-ja i kishte ato mjete kryesore financiare. Kurse një shumë e madhe e tyre e dinë Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe legena të tyre, ku janë „avulluar“. Për raste që i kam ditë, i kam denoncuar publikisht.
Megjithatë, pallati i IR nuk mund të futet në thes! Dhe asnjëri nga përfituesit e luftës dhe nga honoraret për marionetizëm nuk ka bërë pallat më të madh sesa IR. Pajtohesh për këtë, sa i përket pamjes fizike të pallateve e vilave të këtyre kriminelëve.
Si nuk të shkoi mendja të pyesësh për 500 milionë DM, për të cilat një funksionar i lartë qeveritar gjerman pati thënë se Bujari dhe Isai i kanë dërguar në Beograd?!
Asnjëherë nuk i kam justifikuar vjedhësit dhe grabitësit e mjeteve të fondit “Vendlindja thërret”, por përherë i kam quajtur kriminelë, profiterë lufte, sabotues e komplotistë të UÇK-së! Si duhet t’i diskualifikojë më ashpër, që Ti të ndihesh i kënaqur?
[15]
[LB:] “Nuk di, por nëse mendon se i pagoi Millosheviqi, sill provat”.
[IK:] Ndoshta e ke pa transmetimin televiziv, si Millosheviqi me foto të vilës në Velani e diskrediton IR…
Duhet të kërkoj falje, meqë pyetja nuk ka qenë konkrete sa duhet. Po afishoj edhe këtu pyetjen: “Di Ti, kush vendosi që t’i paguhej qiraja 10 mijë dollarë në muaj familjes Rugova, pse IR banonte dhe e kishte “zyrën” në pallatin presidencial në Velani?“ Për konkretizim, do të duhej të ofroja informacion, se kur IR u bë president i UNMIK-istanit (mars 2002 deri më 21 janar 2006), duhet të ketë vendosur që familjes së tij t’i paguante një qira prej 10 mijë eurosh në muaj, meqë ai po ushtronte përgjegjësinë e „presidentit“ në pallatin e vet privat, dhe jo në presidencën që ishte përgatitur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Ajo qira është paguar gjatë kohës, edhe pas vdekjes së tij. Nuk i dihet, ndoshta paguhet ende…
Fatkeqësisht, Ty të shkon mendja çdoherë te Beogradi si dhurues, dhe unë nuk shpreh dyshim për këtë. Megjithatë, të duket i arsyeshëm të marrë vendim vetë “presidenti” IR për të paguar qira 10 mijë euro në muaj, pse rrinte në pallatin e tij, të cilin nuk e kishte nga djersa dhe as nga pasuria e tij, por nga burime, deri tani, ende të paidentifikuara?!
[16]
[LB:] “I di. Nuk e quaj të drejtë, por ai u kishte dhënë premtime atyre që na çliruan më vonë, se nuk e përkrahte kryengritjen”.
[IK:] Uroj t’i dish tamam akuzat shpifëse, që IR ka bërë ndaj UÇK-së. Ndonjëherë habitem për përmbajtjen, si nuk kam qenë konsekuent, për t’i dhënë hakun e merituar për ato shpifje denigrues…!
Në dhjetor 1996 isha në Tiranë, për ta ndihmuar mjekimin e vëllait tim, i plagosur në aksione guerile të UÇK-së në Kosovë. Në anën tjetër, dhunohesha nga shpifjet denigruese e komplotiste të kësaj marionete të Serbisë. Isha lodhur goxha shumë nga lufta speciale e strukturave të UDB-së, që përhapnin shpifje të shpifura kundra meje. Por isha ambientuar disi, sepse isha i vetëdijshëm se në këto veprimtari edhe lufta speciale e armikut dhe e strukturave të tij kuislinge janë variante të terrorizimit psikik, që të detyrojnë të dorëzohesh ose të përfundosh në burg, duke vrarë ndonjë protagonist. Por, tashmë, akuzat ndaj UÇK-së po ma gërryenin edhe palcën kurrizore, për tu shprehur poetikisht, edhe shpirtin. Prandaj, kur kuislingu IR erdhi për vizitë në Bruksel në vitin 1997, e pata ndarë mendjen: o të merremi vesh që ai të mos shpifte më aq denigrueshëm, ose t’ia zbrazja një shanzher plumba në gjoks gjatë bisedës, nëse nuk do të premtonte t‘i ndërpriste shpifjet. Udhëtova nga Hamburgu në Bruksel, me mendje të ndarë, ose-ose. Nuk e gjeta në hotel “Hayat”, ku ishte i sistemuar, kur arrita në mbrëmje. E prita deri rreth orës dy pas mesnate në hollin e hotelit, herë pas here i shoqëruar edhe nga një bashkatdhetar, që ishte i punësuar aty. [IR paguante 2000 DM në natë për suitë. Do të paguante 3000, nëse nuk do t’ia zbrisnin për hir të bashkatdhetarit të punësuar aty. Kush ia paguante atë qëndrim në hotel, meqë Bukoshi e Mustafa nuk ia paguanin?!]
I telefonova disa herë Avni Spahiut, shoqëruesit të tij, kur po ktheheshin në hotel. Thoshte se IR kishte pirë e ishte bërë tapë dhe nuk dëgjonte ta ndërpriste pijen. Ndërkohë, aty ca individë, që duhej të ishin të strukturave policore belge, zunë të dyshojnë. Zgjidhja: i kërkova letër bashkatdhetarit. I shkrova IR, çfarë shpifjesh nuk guxonte më të thoshte dhe çfarë akuzash mund të bënte, për t’i shërbyer sensibilizimit të faktorit ndërkombëtar. Në mbyllje të letrës i shkrova shkurt e shqip se, nëse nuk iu përmbahej porosive kushtëzuese, do të ndihesha i detyruar ta vrisja…
Atë letër bashkatdhetari i hotelit ia ka lënë marionetës IR mbi tavolinën e punës, në suitë. Të nesërmen, bashkatdhetarit i dolën telashe nga punëdhënësi, për letrën e lënë mbi tavolinë. Edhe Avniu më pati telefonuar për të më qetësuar, duke më premtuar se do t’u përmbahej porosive në letër. Uroj të jetë ruajtur ajo letër në arkivin “presidencial” dhe nuk do të më pengonte, nëse publikohet.
Fatmirësisht, ai ymerli (jetëgjatë), siç thonë plakat besimtare, dhe unë fatlum…
U bë mirë që nuk kam dëgjuar të thodhte më aso shpifjesh komprometuese e denigruese. Përndryshe, do të ndihesha unë i poshtëruar, që nuk i kam dalë zot zotimit.
[LB:] “Mendimi tij nuk e ka dëmtuar UÇK-në”.
[IK:] Sapo je përgjigjur se i di ato që ka thënë IR. Tani rezulton sikur nuk i paske ditur, ose ke tru të klonuar me atë të IR dhe prandaj i arsyeton ato vetëm si mendime. Meriton, e pakta, mallkim për këtë lajthitje. Po shpresoj se të ka shpëtuar si i pa menduar gjatë.
Dëmet e marionetës IR nga ato shpifje kanë qenë të mëdha, në shumë aspekte. Kanë penguar bashkatdhetarët të japin më shumë ndihma financiare për UÇK-në; kanë ndikuar dhe penguar që të rritej konsolidimi i saj, meqë u krijua huti dhe dyshim i madh. Akoma më keq, gjatë luftës, në shumë fshatra kanë penguar njësitet e UÇK-së edhe të kalonin andejpari, me arsyetim se ata janë me LDK-në e IR, dhe nuk duan konfrontime të armatosura me forcat serbe…
Nuk e di ku ke jetuar e vepruar gjatë luftës, Lis, por unë e kam përjetuar ndikimin e madh të shpifjeve të marionetës IR kundër UÇK-së. Shkurt e shqip, po të kisha pasur rast të “nusëroja” edhe një herë, kurrë nuk do ta kisha falur pa e vrarë, si në rastin tepër të favorshëm në Bruksel, por edhe në raste të tjera, meqë e kam takuar disa herë. Edhe kur ka shpallur “zgjedhjet e lira”, edhe kur ka bërë apel për t’i ndërprerë bombardimet NATO-ja, jam penduar pse nuk e kam vrarë, sepse vërtet më me leverdi ishte të vritej ai, sesa të vritej Kosova!
[LB:] “Lëvizja tij nuk po sillte më rezultate dhe me paraqitjen e së dytës, filozofia pacifiste mori fund. Kryengritjen dëshpëruese Perëndimi kuptoi. Rugova kishte duruar shumë, edhe ata e kuptonin. Kjo na bëri ne popull viktimë dhe rriti në qiell empatinë ndaj nesh”.
[IK:] E firmos këtë vlerësim dhe të përgëzoj!
[LB:] “Në kohën e Rugovës shqiptari shihej ndryshe: si popull paqësor, si popull i civilizuar, pa fanatizëm fetar, si popull properëndimor dhe popull që duhej ndihmuar. Gati të gjitha mediet perëndimore ishin në anën tonë. Falë qëndrimit të Rugovës. Prej nga erdhi ajo simpati ndaj nesh? Nga turizmi politik i LPK-së? Çfarë bëri UÇK-ja? Ajo përshpejtoi procesin, por nuk çliroi asgjë, as Mitrovicën!”
[IK:] Nuk më zgjati kënaqësia as edhe për disa sekonda, meqë menjëherë pasoi vlerësimi primitiv, inatçor, rugovist, si ky që ke shpreh, Lis, në fjalitë pasuese. Është e vërtetë se lavdërohej “rezistenca paqësore”, për të cilën thuhej se e udhëhiqte IR, por cilat medie e propagandonin atë, përse, dhe a ishte e vërtetë që po e udhëhiqte IR? Uroj të kesh kohë, vullnet dhe mend, t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, dhe sidomos të na sqarosh si dhe kë ka udhëhequr vërtet IR?
Ndoshta mjafton të sqaroj, se mediet e personalitetet që lavdëronin “rezistencën pacifiste” në Kosovë ishin në linjë me Beogradin, ishin filoserbe, që po i gëzoheshin viktimizimit paqësor të Kosovës dhe, më në fund, po normalizohej Serbia agresive, duke u mjaftuar vetëm me Vojvodinën dhe Kosovën. Ishte ky lavdërim në interes të çlirimit të Kosovës? Aspak! Kjo u pa sidomos kur shpërtheu kryengritja e armatosur, pas Epopesë së Jasharëve. Të njëjta medie dënonin këtë kryengritje dhe diskualifikonin UÇK-në si organizatë terroriste. Edhe qeveritë e këtyre shteteve, njësoj si ato medie, diskualifikonin luftën tonë çlirimtare si luftë terroriste.
Ja, sa shpejt iku simpatia për “pacifizmin” e IR, tek i cili shpresonin se po gjente kompromis për të bashkëjetuar në Serbi…
Se përse, Lis, përmende turizmin politik të LPK-së, nuk po e kuptoj. Sigurisht as Ti, por mbase ke dashur të bësh një zhurmë të fortë, si ezani në ato minare, që shpërdorojnë zërim të fuqishëm.
Edhe pyetjen “Çfarë bëri UÇK-ja?”, ngjan ta kesh bërë për hakmarrje, sepse je ndier i lënduar për gurun Tënd IR. Apo…? UÇK-ja nuk paskësh çliruar asgjë, as Mitrovicën, shkruan Ti, duke lënë të kuptosh, se në fakt, IR nuk paska qenë fare president, siç zhurmojnë ca rugovistë të tjerë, me një dimension dhe më të përskuqur. Mitrovicën e pushtoi ushtria franceze, meqë donte të realizonte një kontratë të simuluar, sikur një firmë franceze e kishte blerë Trepçën nga Millosheviqi. Duhej të fillonte UÇK-ja luftën kundër ushtrisë franceze, pa pasur asnjë mandatim për atë luftë, as nga udhëheqja politike, as “qeveria e përkohshme”, as nga “presidenti”, gjegjësisht komandanti suprem?
[LB:] “Ju që e shpallni Rugovën tradhtar, krekoseni me një kryengritje, pa çliruar asnjë lagje”.
[IK:] Lisi, ke harruar se je duke iu përgjigjur pyetjeve të mia konkrete? Kush janë në këtë rast “ju”, meqë vetëm me mua po debaton? Ndërsa meqë je në debat me mua, kot më tjetërson në shumës dhe kot më akuzon se e kam shpallur IR tradhtar [nuk po them Rugovën, meqë mund të hidhërohen rugovasit]. Ndërsa nuk po krekosem me një kryengritje, por po ndihem krenar që UÇK-ja e Vegjëlisë së Kosovës bëri një luftë çlirimtare fitimtare, duke pasur si armik kryesor Serbinë pushtuese dhe armiq dytësorë e tretësor marionetat e kuislingët, sabotuesit e komplotistët, përfituesit e “pacifistët”, duke e pasur në ndihmë edhe NATO-n nga 24 Marsi 1999!
[LB:] “Ju me këtë jo se dëshironi t’ia merrnin Rugovës merita, por flisnin për luftën, thua se ju ishit NATO-ja, e jo një organizatë marksiste-leniniste, që pengonte çlirimin duke qenë enveristë, respektivisht, stalinistë, d.m.th. disi në linjë ruse. Ju ia keni shtruar vetes këtë pyetje, se keni ngadalësuar çlirimin me dogma, që edhe Ti sot i refuzon?”
[IK:] Të falënderoj për këtë transparencë, meqë e ke nxjerrë gjithë dufin rugovist, pa i bërë asnjë makijazh kamuflues!
Besoj se duhet ta dish, megjithatë po të sqaroj, sepse Tashmë ke dyshuar se je i ndikuar shumë nga lufta speciale: Lëvizja dhe as UÇK-ja nuk ishin marksiste-leniniste. Pjesëtarët e saj nuk ishin as enveristë e as stalinistë. Që më 17 janar 1982, kur Lëvizjen e bashkëthemeluan Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka, ku kam pasur nderin të jem edhe unë pjesë e asaj vendimmarrjeje, përcaktimin ideopolitik e kishte pluralist, me synim të vetëm: Kosova të bëhet Republikë! Këtë e dëshmojnë dokumentet përkatëse të kohës. Ndërsa bindjet personale ideopolitike të individëve nuk kanë qenë asfare kushtëzimi për anëtarësim. Edhe fraksionimi dhe zgjedhjet e lira e të fshehta, me ofertën e dy ose më shumë kandidatëve, kanë qenë përcaktime pluraliste demokratik!
Sa për pyetjet, janë të gjithëllojshme, dhe nuk më rezulton se “dogma” që paskemi zotëruar të ketë ngadalësuar çlirimin. Pseudodemokratët e vonuar, sidomos ata që vuajnë nga komplekset e llojllojshme, shpesh shpërdorojnë me këtë lloj spekulimi. Por ndoshta e kupton më lehtë, përmes pyetjes: Mirë ne që nuk na kanë përkrahur për shkak të dogmës që kemi pasur, por përse nuk i kanë përkrahur edhe dhjetëra organizata djathtiste, shqiptare e kroate? Le ato, por përse nuk e përkrahen LDK-në “pacifiste” të IR? Sepse Aleanca Veri-Atlantike, nga viti 1950 e këtej, deri në vitin 1992, përkrahte Jugosllavinë, pothuajse njësoj siç e përkrahte dhe e përkrah Izraelin, pavarësisht faktit se Jugosllavia ishte shtet socialist, me sistem monist e diktatorial. Ndërsa nga viti 1992 deri në vitin 1999 u përcaktua ta viktimizonte Kosovën, për ta bërë zap Serbinë agresive.
Kjo është e vërtetë, lum Lisi, dhe jo këto broçkulla të Tua rugoviste!
[17]
[LB:] “Jasharët nuk i ndihmoi askush. As LDK-ja, as LPK-ja. Të gjithë ishim spektatorë të lojës. Të gjithë!”
[IK:] Lis, kur nuk ke përgjigje, nuk është turp të thuash nuk e di, nuk dua ose nuk mund të përgjigjem. Ose…?
Unë kam pyetur: “Çfarë vlerësimi ke Ti për “zgjedhjet e lira” më 22 mars 1998, pas epopesë e plojës së Jasharëve?” Pra, siç mund të lexohet, por edhe të kuptohet, nëse do, përgjigjja jote nuk korrespondon me pyetjen time.
E dimë të gjithë që Jasharëve nuk u kemi shkuar për ndihmë, as si pjesëtarë të UÇK-së, as si “pacifistë”, as si rugovistë, në fund të fundit, as si shqiptarë. Fatkeqësisht dhe për turp individual e kolektiv!
Shpallja e “zgjedhjeve të lira” nga “presidenti” IR ka qenë një goditje e rëndë për Kosovën, në mënyrë eksplicite për popullin shqiptar në Kosovë. Duke i shpallur e mbajtur ato, është synuar të minimizohet krimi që ka ndodhur në Prekaz dhe vende të tjera; të arsyetohet sikur Serbia paska vrarë vetëm ca terroristë dhe prandaj jeta demokratike vazhdon, si dhe të gjendet një angazhim, që populli të mos bënte kryengritje anekënd Kosovës.
Kush e ka marrë këtë vendim? Cili institucion? Apo e ka vendosur Beogradi dhe e ka bërë publik atë vendim marioneta dhe kuislingu IR? Unë nuk kam informacion që t’i ketë propozuar presidentit ndonjë parti politike për të mbajtur zgjedhje të lira, as qeveria dhe ndonjë institucion tjetër. Ke Ti ndonjë informacion konkret, kush e ka marrë atë vendim?
Gjithsesi, ka qenë vendim antishqiptar, të cilin e kanë zbatuar marionetat dhe kuislingët e Serbisë, që ta pengojnë e sabotojnë kryengritjen e armatosur! Dhe këto duhen thënë akoma më shkoqur, duke pasur kurajë për katarsis bashkëpjesëmarrësit në atë krim! Apo…?
[18]
[LB:] “Ishte pacifist i bindur. As Gandi, as Mandela, as Dalai Lama nuk bënin apele për luftë, por kjo nuk i bënte tradhtarë. Kuptoje ideologjinë pacifiste, siç e kuptoje ideologjinë tënde dikur!”
[IK:] Lis, mos ndoshta ke dashur të thuash se nuk e ke kuptuar pyetjen? Ishte ose nuk ishte president IR gjatë luftës, respektivisht komandant suprem? E di Ti përgjegjësinë e një presidenti gjatë luftës? Presidenti i një republike detyrohet të ushtrojë përgjegjësinë siç e detyron kushtetuta, dhe jo siç i thotë ndërgjegjja e tij, apo jo?
Je dakord me të tjerë rugovistë militantë e militaristë, të cilët IR nuk e kanë kuptuar si Ti, ekskluzivisht e kushtimisht pacifist, por e kanë çmuar atë si komandant suprem të FARK-ut dhe UÇK-së? Ka dhënë ose jo IR urdhër të formohet FARK-u? Ka caktuar e dekretuar komandant të shtabit të përgjithshëm, ministër të Mbrojtjes?
Uroj të kesh vullnet e gatishmëri për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, që të dimë, je Ti rugovist më i saktë, apo pjesëtar i FARK-ut dhe UÇK-së, që zhurmojnë se ishin rugovistë dhe nën komandën e IR?
Çfarë mendon, nëse Indisë së Gandit dhe Afrikës Jugore të Mandelës do t’u impononte ndonjë pushtues luftë dhe këta do të ishin presidentë, vërtet beson se do të ishin pacifistë? Nuk e besoj. Po të ndodhte, do t’i shpallnin dezertorë e tradhtarë e do t’u bënin gjyq ushtarak. Kështu ndodh në shtete që u vjen era shtet dhe që duan të bëhen shtete.
Për Dalai Lamën nuk kemi nevojë të spekulojmë, meqë ai është misionar i fesë së tij budiste dhe nuk ishte e nuk është president politik i ndonjë shteti.
[19]
[LB:] “Kush e urdhëroi Rugovën dhe ku i gjenden provat se ai i nënshtrohej një urdhri të jashtëm? A e ka përkrahur Perëndimi atë qeveri?”
[IK:] Lis, mos u nxito! E kam dëgjuar Adnan Merovcin të rrëfejë, se e kishte dërguar IR për t’i përcjellë të ndjerit të lavdishëm, Fehmi Agani, mandatin për të formuar qeveri provizore, siç “ishin marrë vesh” me Millosheviqin. Nuk e mbaj mend ose kam dëshiruar të ishte ashtu, se Fehmi Agani ka refuzuar, prandaj e kanë vra. Pastaj Adnani duhet të ketë shkuar edhe të Rexhep Qosja për ta bindur, por edhe ai ka refuzuar. Pastaj ka biseduar me intelektualë të tjerë dhe nuk ka gjetur kuislingë, që në ato rrethana të formojnë qeveri provizore. Me gjasë nuk e dimë krejt të vërtetën as Ti, as unë. Jemi nën mëshirën e Adnan Merovcit, meqë IR, fatmirësisht ka vdekur në kohën më të duhur për Kosovën dhe nuk besoj të ketë lënë shënime konkrete. Diçka mund të tregojnë edhe ata që kanë takuar Adnanin në krye të atij misioni, i ngarkuar nga IR.
Nëse kjo është përafërsisht e vërtetë, si mendon Ti, ishin partnerë e kolegë të barabartë Millosheviqi dhe IR që të merreshin vesh, ose Millosheviqi e ka urdhëruar IR e zënë peng, siç beson Ti dhe sivëllezërit e Tu rugovistë?
Perëndimi nuk e përkrahu, sepse nuk gjetën kuislingë për ta formuar.
[LB:] “Rugova e dinte mirë se nuk mund të detyronte NATO-n të ndalte sulmet. Si mund Rugova të detyronte, kur nuk ishte gjeneral i saj?”
[IK:] Sa do të doja të mos kisha respektin që kam për Ty, për t’u shfryrë: injorant! Të falënderoj për këto sqarime, nuk i dija.
Ti vazhdimisht këmbëngul se Perëndimi kishte konsideratë të madhe për IR. Përse tani mendon se apeli i tij, kësaj radhe nga Aeroporti në Romë, NATO-ja t’i ndërpriste bombardimet ndaj Serbisë, nuk duhej të kishte aspak ndikim? Nuk je i informuar se kishte krizë në Këshillin e NATO-s? Nuk e di Ti qëndrimin e ambasadorit francez në NATO?
Fatkeqësisht, ka qenë situatë tepër dramatike, kur ambasadori francez ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të NATO-s, që të merrej vendimi për ndërprerje të bombardimeve, meqë lideri i shqiptarëve IR po bënte apel, pasi ishte marrë vesh me presidentin Millosheviq që t’i jepnin fund konfliktit…
Kam dëgjuar ata që kanë qenë pranë atyre ngjarjeve dramatike në Selinë e NATO-s dhe po të mos kishte qenë vetoja e Gjeneralit Klark [sinqerisht u ngrita edhe tani nga karrigia për ta nderuar!], propozimin e francezit mund ta kishte përkrahur edhe ndonjë ambasador tjetër.
Fatmirësisht, Klarku bëri një “fizkulturë”, duke e injoruar apelin e IR, me arsyetimin se është bërë në rrethana pengmarrjeje, edhe pse intimisht e ka ditur se ai është marionetë dhe e ka bërë apelin pa qenë peng.
[LB:] “E pse Jezu Krishti iu lut Zotit të shëlbohen vrasësit e tij? Pse Perëndimi e përqafoi përsëri atë Rugovë, që paska dashur ta detyrojë atë? Pse populli i Kosovës votoi përsëri me shumicë tradhtarin Rugova, apo besoni se vetëm ju që shpallni tradhtarë keni tru funksionalë, kurse ata që e votuan ishin injorantë?”
[IK:] Hamendësimet e pyetjeve të Tua sugjestive në vazhdim, nuk do t’u përgjigjem, sepse më duken budallica. Fatkeqësisht! Ose, ke mundësi t’i arsyetosh, që të mund të të mirëkuptoj, meqë jam i predispozuar për të mirëkuptuar?
[20]
[LB:] Çfarë filozofie enveriste gjykimi! Mospranimi i Qoses në pozitën shumë të rëndësishme në fazën çlirimtare, quhet patriotizëm! Pse i bëri apel NATO-s? Sepse i besonte paqes! Mund të jetë i gabueshëm qëndrimi, por edhe enverizmi ishte i gabueshëm, edhe pse ka prodhuar disa rezultate.
[IK:] Nuk e di si e njeh ti filozofinë enveriste të gjykimit për t’ju përgjigjur pyetjeve, nëse ishte komplot tentativa për të formuar qeveri provizore në ato rrethana vendimtare dhe nëse ishte patriotik apeli për ndërprerje të bombardimeve? Mbase do të kesh vullnet të ofrosh sqarime pak më të zgjeruara, e jo si ky slogan paragjykues.
Ti qenke i mendimit, se do të kishte qenë patriotike, nëse Qosja do të pranonte të bëhej kryeministër i asaj qeverie provizore? Nëse po, haram gjiri që ta ka dhënë nëna!
Ti je i mendimit se vërtet IR nuk qe i detyruar të bënte atë apel, duke qenë i zënë peng, por beson se e bëri i shtyrë nga ndërgjegjja e tij paqësore, respektivisht për shkak se ai i besonte paqes?! Nëse po, uroj të ta falin rugovistët, që gjithandej, përherë e më shumë zhurmojnë zhurmshëm për ta arsyetuar IR për atë apel, duke gënjyer se ishte i zënë peng.
Besimi në paqe nuk është gabim, është vityt fisnik. Por, në rast të tillë, nuk do të duhej të kandidohej për t’u bërë president politik, që ta udhëhiqte popullin gjatë lufte çlirimtare.
Po e anashkaloj vlerësimin Tënd për enverizmin, që të mos e ngarkojmë tematikën, meqë mund ta bëjmë tematikë ekstra për debatin përkatës.
[21]
[LB:] “Klarku nuk u dëshmua Kastriot, sepse Kastrioti nuk jepte urdhra nga Brukseli, por e mbronte vendin me shpatë në dorë. As nuk deshi të bëhej hero, por vetëm kryente urdhrin e marrë nga Klintoni”.
[IK:] Të më fal, ndoshta nuk e kam shprehur kuptueshëm figuracionin metaforik për prezantimin e Klarkut epik e heroik. Ndoshta Ti ke konceptin se gjeneralët që komandojnë nuk janë luftarakë, por vetëm ushtarët që marrin pjesë në front? E se nuk jepte Kastrioti urdhra nga Brukseli, mendoj se këtë mund ta kurseheshe pa e shkruar, sepse secili e di, nëse ka dëgjuar ndonjëherë për Kastriotin dhe për Brukselin.
Jam i mendimit se komandanti që jep urdhra në luftë ka rol ekstra, përveç se zbaton urdhrin politik të eprorit të tij ose të komandantit suprem. Por, ndoshta, Klarku nuk është urdhëruar nga presidenti Klinton, por nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, që atëherë ishte spanjolli Havier Solani, nëse e mbaj mend mirë, dhe ai e ka urdhëruar Klarkun që të fillonte bombardimet.
Më fal, kot anashkalova tematikën. Sikur më përfshiu virusi “Lis” për momentin.
[LB:] “Nëse kupton miqësinë e Rugovës me Papën dhe nëse kupton Krishtin dhe Nënë Terezën, atëherë do të kuptosh pse Rugova veproi siç veproi. Pse një fjalë e Rugovës e bën atë tradhtar, por nuk bën LPK-në stalinizmi. Rugova u profilizua si pacifist, vdiq si i tillë. Ai nuk ndryshoi”.
[IK:] Nëse nuk është privatësi strikte, mund ta di, mos ndoshta je konvertuar në katolik, meqë po spekulohet se edhe guru Yt, IR, duhet të jetë konvertuar në katolik, duke u pagëzuar me emrin Pjetër, personalisht nga Papa? Po e bëj këtë pyetje, sepse si shpesh e ke përmendur, deri në monotoni, atë farë miqësie të IR me Papën. Unë nuk di të kenë pasur miqësi. Jam i prirë të dyshoj, se ishte rroli i serbofilit Pale në mes, që të afirmonin marionetën mallosheviqiane IR si pacifist e lider i shqiptarëve, në kuadër të skenarit për viktimizim sa më paqësor të Kosovës. Dhe nuk thuhet kot atëherë, gjatë viteve 1992-1996, se në asnjë vend nuk ka më qetësi se në Kosovë. Millosheviqit i mjaftonte të kishte vetëm nga dy policë në çdo komunë të Kosovës, meqë për rend dhe qetësi përkujdesej “pacifisti” IR, i cili ia mundësonte Serbisë pacifikisht të shfrytëzonte Kosovën e të plaçkiste shqiptarët.
Po të ishe besimtar katolik, do të thosha po bën blasfemi, duke bërë krahasimin e marionetës IR me Jezusin (inekzistent) dhe tashmë Shën Terezën.
Të shohim nëse po e besojnë rugovistët konstatimin Tënd rrumbullaksues: “Rugova u profilizua si pacifist, vdiq si i tillë. Ai nuk ndryshoi.“ Unë nuk pajtohem, meqë vazhdoj të jem i mendimit se ai ishte marionetë, nuk kishte filozofi të tij autentike pacifiste, pos pseudofilozofisë që e posedon çdo kusling.
[22]
[LB:] “Bashkësia Ndërkombëtare në fillim ishte kundër shpërbërjes së Jugosllavisë dhe vetëqeverisja nuk ishte stërvitje për shtet, por në fillim thjesht për rikthimin e paqes?”
[IK:] “Bashkësia ndërkombëtare” deri në vitin 1992 ishte kundër shpërbërjes së Jugosllavisë. Deri më 03.06. 2006 ishte kundër shpërbërjes së Jugosllavisë së mbetur (Serbisë dhe Malit të Zi). Deri në janar 1999 kundër pavarësimit të Kosovës dhe pro luftës neofashiste serbe. Deri në vitin 2008 kundër pavarësimit të Kosovës.
[LB:] “Ku e merrni ju atë të drejtë ta konsideroni veten çlirimtarë të Kosovës, kur nuk keni çliruar asnjë katund vetë?”
[IK:] Mos ndoshta alienët ishin çlirimtarë, e jo rreth 15 ushtarë e komandantë, Vegjëlia çlirimtare e Kosovës dhe rreth 13 mijë veta që u martirizuan gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës? Sa keq po më vjen për këtë mendësi Tënden kaq inatçore e rugoviste!
[LB:] “Si është e mundur që ju, çlirimtarët e vetëshpallur, të jeni aq të pagabueshëm, aq të mirë, aq atdhetarë, por ta vidhni shtetin deri në palcë pas çlirimit, sa populli të mallëngjehet për Jugosllavinë e Titos?”
[IK:] Po gabon me këto përgjithësime kolektive e me këtë urrejtje kaq të shpifur! Ata që kanë vjedhur e vjedhin shtetin nuk ishin e nuk janë çlirimtarë, por hajna e profiterë! Ndërsa sa i përket mallëngjimit për Jugosllavinë e Titos, parajsë me lule po të bëhet Kosova, prapë titistët do të mallëngjehen, ja, njësoj si Ti që po mallëngjehesh për mumien e marionetën IR! Titistët nuk duan të kuptojnë, si tani rugovistët, se nuk ishte meritë e Titos njëfarë mirëqenieje që kishte nomenklatura titiste, por ishte rezultat i garës mes superfuqive neofashiste.
[LB:] “Si është e mundur që nuk revoltoheni për dëmtimin e shtetit, për ndërtimin e shtetit tribal dhe vjedhjen e ekonomisë nga komandantët, por trishtoheni nga Rugova i vdekur?
[IK:] Me gjasë qenke mbushur dhe bëra një mirësi humane që të krijova rast të shfryhesh. Por, me karar, të lutem, se keqkuptohesh! Vjedhjen dhe tjetërsimin e pasurisë fizike të shtetit (meqë ekonomi nuk kishte në qershor 1999) e pati koordinuar administrata serbofile e UNMIK-istanit. Ndonjëherë do të duhet të analizohet, çfarë “ka privatizuar”, kush e përcaktoi atë mënyrë të privatizimit dhe përse. Ndoshta Ti nuk qenke i vetëdijshëm, se Kosova ende nuk ka qasje në të hollat e privatizimit, sepse UNIMIK-asit serbofil e ka ngrirë atë fond, derisa të zgjidhet e drejta e pronësisë të ndërmarrjeve të privatizuara, nëse ishin të Serbisë, siç pretendon ajo, ose të Kosovës. Nëse do të ishe njëqelizor, siç u thuhet dykëmbësorëve të paditur, do të të kisha mirëkuptuar, por të zhurmosh kaq me inat, jo! Urdhëro, ke bërë listë, sa ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë plaçkitur e vjedhur dhe sa të tjerë, që të shohim një herë e mirë raportet. Mos të ndodhë si me vrasjet “politike” të pasluftës, që zhurmohet me rreth 15 veta pjesëtarë të vrarë të LDK-së dhe të heshtet për qindra të vrarë, ish-pjesëtarë të UÇK-së. Rugovistët e vrarë kanë vlerë ekstra, prandaj vetëm ato viktima duhet të hetohen, por jo edhe të vrarët e UÇK-së, shumëfish më shumë se ata të LDK-së! Fatkeqësisht, rugovistët asnjëherë nuk bëjnë kërkesë për hetim të të gjitha vrasjeve, por vetëm për vrasje selektive…
[LB:] “Si është e mundur që ju, atdhetarët e mëdhenj, shitët statusin e veteranit nga 2000 euro dhe krijuat një armatë prej gati 60 000 vetash në paqe?”
[IK:] Sa keq po më vjen për veten, që paskam krijuar respekt pa të njohur! Dua të besoj se ke shkruar në afekt, siç më ndodh edhe mua ndonjëherë. Hulumto, duhet të kenë shitur dëshmi të rrejshme ndoshta vetëm rugovistët. Ata të regjurit dhe të kamufluarit, që tashmë po prezantohen hapur si rugovistë. Jam i gatshëm të vë bast, siç pata vënë në mëngjes edhe me z. Vula për lajthitje të ngjashme, se nuk do të gjesh ndonjë jorugovist që duhet të ketë shitur dëshmi. Hetuesinë e kanë në dorë rugovistët, përse nuk veprojnë? Sepse nuk e heton rugovisti rugovistin, apo?!
[LB:] Nga erdhi urdhri të shkatërroni buxhetin e shtetit, që nuk mbahet në këmbë, nga Beogradi apo nga Moska?
[IK:] Që kur Kosova është bërë me buxhet? Pas çlirimit, menaxhimin e kanë bërë kryesisht rugovistët. Pse shtiresh sikur nuk e di?!
[LB:] “Ibrahim i dashur, shkrimi yt dhe pyetjet e Tua janë të kuzhinës enveriste, që i ndante njerëzit në miq ose armiq. Nuk je i vetmi që ka braktisur ideologjinë staliniste, por jo metodat e të gjykuarit. Edhe Qosja është viktimë e asaj psikologjie”.
[IK:] Të falënderoj që më informove, se nuk e dija. Njerëzit janë ndarë në miq e armiq edhe para se të lindte Enveri dhe, me nder me thënë, Ibrahimi nuk është rasti i parë që ndodhin seleksionime. Ti vill vrer kundër hajnave, përfituesve, plaçkaxhinjve… Janë të këqij ata? Janë armiq ose miq?
Të lutem, mos shpërdoro mllefin emocional kundër meje, për ta denigruar edhe Qosen, duke e barazuar me mua.
[LB:] “ Se sa e lehtë është te ne të bëhet atdhetari tradhtar, Ti e di më së miri. Nuk e kam besuar kurrë. Gjithmonë kam pasur respekt për angazhimin Tënd dhe kontributin, por, burrë i dheut, shpallja e Rugovës tradhtar është orkestrim serb, siç është orkestrim edhe kundër Teje”.
[IK:] Nuk bëhet dot atdhetari tradhtar, pse shpifin ca shpifarakë. Po nuk qe, nuk të ngjitet. E vuan ca, por kthehet uji i vërshuar në shtratin e tij, kthjellohet dhe shihet e vërteta. Nuk e kam shpallur asnjëherë IR tradhtar dhe nuk jam bazuar në orkestrimin serb. Nëse do të bazohesha në atë orkestrim, do ta admiroja e idhulloja, siç po bën Ti.
[LB:] “Krijimi i këtij kaosi është ndihmë konkrete e Serbisë. Kjo është gjendje e përkryer që spiunët serbë të punojnë edhe më shumë në administratën e Kosovës. Ata që sot punojnë për Serbinë, gjenden nëpër institucionet e Kosovës dhe eksitohen me luftën tonë të brendshme”.
[IK:] Rugovistët po e mbipopullojnë pushtetin, administratën, policinë, prokurorinë, gjyqësinë, arsimin etj. Ata po plasojnë demagogji si kjo jotja: “Krijimi i këtij kaosi është ndihmë konkrete e Serbisë”. Sepse duan të sundojnë e të zhvatin pa i demaskuar, diskredituar, kritikuar e kundërshtuar.
[LB:] “Rugova nuk është tradhtar, Ti nuk je tradhtar, Qosja nuk është tradhtar, por për të tretë (në fund të fundit për çdo njeri) mund të ngrihen dyshime të tilla, të cilat një lexues të pakujdesshëm do ta bindnin për tradhti.“
[IK:] Për IR kam ofruar goxha prova, për të argumentuar (zh)vlerësimit tim për të. Nëse nuk do t’i marrësh parasysh, është e drejta Jote. Ndërsa se cili jam unë, urdhëroni, që 40 vjet po shpifet e po bëhen (zh)vlerësime ndaj meje. Këto mund të mos mbyllen edhe për disa dekada, derisa të hapen të gjitha arkivat. Jam habitur kur jam informuar se në dosjen që më ka vënë Sigurimi Shqiptar, më kanë diskualifikuar për mikroborgjez, anarkist, i padisiplinuar, siç më kishte diskualifikuar edhe Jusuf Gërvalla në një raport që i kishte dërguar Sabri Novosellës në tetor 1981, ku e (dez)informonte se nuk jam enverist i devotshëm e i disiplinuar, se bashkëpunoj me antikomunistë e nacionalistë shqiptarë e kroatë. Ti këtu më stigmatizon për enverist e stalinist. Emin Fazliu më stigmatizon për UDB-ash, me pseudonim “Sialica”. Riza Salihu më akuzon për spiun gjerman. Kuadri legal i UDB-së në Pejë e ka udhëzuar Hysen Gërvallën, që të propagandojë kundër meje. Kështu e ka jeta. Fatmirësisht, me shumë bashkëveprimtarë kemi mbetur shokë e miq, me respekt fisnik për njëri-tjetrin!
[Lis:] “Dhe, më beso, nuk është aspak vështirë të shkruhen apo gjenden argumente që do t’i besonte dikush dhe që do t’i publikonte ndonjë portal paçavure!”
[IK:] Jo, nuk po të besoj, meqë argumentet nuk mund të gjenden, nëse nuk ekzistojnë. Uroj që asnjë të mos ngelet në errësirë, por të dalin në dritë. E nëse Ti argumentet i ngatërron me shpifje, atëherë i bie sikur të ngatërrohen lista me fshesa! Apo?
[LB:] “Unë nuk njoh asnjë personalitet shqiptar të gjallë në Kosovë, që nuk është shpallur nga ndonjë fis tradhtar, ose që nuk ka vjedhur ekonominë e Kosovës. Po Ti?”
[IK:] Nuk e quaj personalitet atë për të cilin dyshoj se është marionetë, kuisling, spiun i shërbimeve armiqësore, e as ata që vjedhin shtetin tonë! Njoh shumë miq e shokë fisnikë.
Pyetje përmbyllëse: Të lutem, thuaj emrin e ndonjë njeriu, që për perceptimin Tënd ka qenë marionetë, kuisling, spiun i shërbimeve armiqësore, sabotues e komplotist, përfitues i luftës, vjedhës i pronës shtetërore etj.
Ja unë, ta zëmë, personat Isa Mustafa, Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, i perceptoj se i përmbushin pothuajse gjithë stigmatizimet e lartpërmendura. Pajtohesh?
Urdhëro Ti, tani!

***
Uaaa, rrëzova “lisin”, por sytë ç’më panë – mund të kishte shkruar tashmë i ndieri dhe i lavdishmi Dritëro Agolli për rast të ngjashëm.

[FUND]

Origjinali: https://www.facebook.com/lisbukuroca
I datës 10 shkurt 2017

***
Citimet i kam huazuar nga reagimi i Naser Aliut:

https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2017/02/pergjigje-ibrahim-kelmendit.html?fbclid=IwAR0DZyu5uiJEk_n5HtAf5oYXGYD1n3g2rhF1GYq4JUrjy1LVjm8fqogpxqk

Ndërsa këtu keni reagimin e Naser Aliut, të datës 3 mars 2017, të ripublikuar pardje në FCB (më 07.09.2021):

https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2017/03/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi.html?spref=fb&fbclid=IwAR2iPlVoubISnbWclrQIjKTeX44DoS-Idvr6u2uPf_SQDZW-u4Tl8OUKDYU

Nostalgji: Vera ime e parë, në Tiranë… 

0

Bajram Sefaj, Prishtine 

Nostalgjike 

Vera ime e parë, në Tiranë… 

(Shkëputje nga libri im “Plot Shqipëri”, Rozafa – 2008, faqe 112-113). 

(V) 

Kur një mëngjes tjetër nuk isha shfaqur herët në oborr të Lidhjes, por tek në drekë, midis dy djemve të mi, Uranit dhe Urimit (alias Micit!), që të dytë shtatgjatë e të zhvilluar si të ishin sportistë të vërtetë, çunaku simpatik leshverdhë kaçurrel (ato ditë ma zbuste  sadopak mallin e djemve të mi, që si kisha parë që një shekull!), më hodhi një vështrim mavi, të përlotur e nuk më foli asnjë fjalë me gojë. Sakaq u zhduk në drejtim të pa caktuar.  

M’u duk se ishte zbathur, pa këpucët shkëlqyese, që ia kisha bërë dhuratë, vetëm dy-tri ditë më parë! 

°°° 

(Ishin ato ditët e mia më te lumtura në Tiranë. Ditë të arta, lirisht mund të quhen. Njeri ndër shkrimtarët me të shquar shqiptar, Zija Çela, të cilin edhe pse nuk e kisha takuar më parë, kisha shkruar dhe botuar te Rilindja një mbresë (siç pohonte ai vetë!) mjaft emocionuese për romanin e tij, mbase më të mirë, “Gjaku i dallëndyshes”, me të madhe punonte në redaktimin e librit tim me novela “Shëtitje ëndrrash”, që do të ma botonte Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë. Lazër Stani, akoma pa u njohur me të, tashmë ma kishte botuar, madje në dy faqe të mëdha, të “Zërit të rinisë” të Tiranës, kryeredaktor i të cilit ishte, tregimin me titull “Mea culpa”, kur gjoja e kishin pëlqyer shumë lexues, ndër të cilët edhe Migjen Kelmendi, kur ishte në formë pas botimit të romanit të parë “Gryka e kohës”, që në Tiranën e atyre ditëve ecte prej dorës në dorë të lexuesve. Ishin ditët kur kisha njohur një numër të madhe krijuesish, poetësh, shkrimtarësh dhe artistesh të shquar shqiptarë. Midis të cilëve edhe Visar Zhitin (vazhdimisht kujtoja se është vëllai i Timo Fllokos dhe se ai (Visari), ishte aktor filmi e jo poet. Kishte një nur të tejdukshëm. Ja sa kishte dalë nga burgu shumëvjeçar. Pos gazetarëve kosovarë, të tubuar rreth Rilindjes, kam njohur edhe shumë kolegë gazetarë të Shqipërisë, që sot, shumica prej tyre ose janë emra të njohur të gazetarisë, si editorialistë e pronarë gazetash, si analistë e komentatorë, e disa (shumë a pak?l), ndërkohë kanë avancuar dhe janë bërë personalitete të shquara të politikës shqiptare. Po i kthehem serishmi Zija Çelës, redaktorit të librit tim. Kur i gjerbnim nga disa gota raki, kryesish fërnet të kualitetit të dobët,  Zijai thoshte se ideja e motivimi që kisha provuar ta hidhja në letër, sa i  qëlluar që ishte, o Zot!, nuk kishte me e dhanë, as për një milion marka gjermane. Kur ishim në hijen  e këtyre shumave aq të mëdha, nuk ishte problem të porosisnim gotat e ardhshme me fërnet, por ata dopio, gjithsesi. Unë për veten time isha i interesuar që redaktori i librit tim, të mos dilte nga magjia e pijes e të dëgjoja nga gojë e tij sall fjalë të mira, më të mirat, për librin tim. Kur ishim esëll, edhe llafet ishin të tjera!).   

Diçitura: 

S’ka burim në botë që e shuan etjen për Tiranën tonë  

Nuk shkruhet historia me gënjeshtra e shpifje

0

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Historia me rrena nuk shkruhet e hamami me p… dhë nuk nxehen

Vazhdon nga numri i kaluar ”Dashuria në tregime, vjersha e këngë popullore dhe 3 deputetët e 2 Korrikut e 7 shtatorit 1990”, Drini.us 8 Shtator 2021 

Nga Ditari im (5) 

Kur dëgjon disa ish pjesmarrës, s`di si ti quaj, shkrues të historisë, pjesmarrës aktiv në ato ngjarje apo edhe ”udhëheqës lufte” të mbushet mendja se lufta e fundit, siq është bërë zakon të quhen vitet 1998- 1999, duket të ketë qenë një film që regjisori kur të don i mbyt dhe i ngjallë heronjët e e vetë.

As sot pas më shumë se 20 vjetëve, askush oset ë rralë janë ata që kanë guximin ta thonë të vërtetën lakuriqe të asaj që dihet, që ka ndodhur në fushën e nderit, ku kanë rënë shumë luftëtarë dhe e lagën e lanë me gjakë tokën e vogël të Kosovës, që nga Familja Jashari e Prekazit, mësuesi Shaban me djemtë, Hamzën e Ademin dhe të tjerët, me dhjetëra e qindra në tërë Kosovën. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj gjithë dëshirën e dashurinë për ato vajza e djem që patën e dhanë për çlirimin e Kosovës, duke dhënë edhe jetën por nuk mund të arsyetohet heshtja e atyre që e dinë të vërtetën e heshtin.

Por duket kur lexon e dëgjon se si Serbia nuk kishte guxim të ndeshet me forcat e UÇK-së, është sikur bota ”s`paska pas sy e vesh”  për të parë gjithë ”heroizmin” e disa rrahagjoksëve që qysh atherë e tash e kanë dezinformua opinionin e brendshëm, e kanë bombardua me rrena e qelb 1*)  me erë, politikanët

Më shumë se dhjetëra herë kam dëgjuar ”heroizma” të tilla, si “Në pamundësi që të përballeshin me UÇK-në, serbët bombardonin selinë e Radio Kosova e Lirë”

“Ka pasur shumë data të veçanta. Por, tre ditë pasi filluan bombardimet e NATO-s, më 27 mars të vitit 1999 ushtria dhe policia serbe duke mos pasur mundësi të përballeshin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ata na bombarduan me aeroplanët MIG, i hodhën mbi ne tetë kasetë bomba që ishin të ndaluar edhe me norma ndërkombëtare të hudhen mbi civilët. Për pak e kanë pasur në shenjë selinë e Radios “Kosova e Lirë” dhe për fat për 10 apo 15 metra dy pilotët e aeroplanëve MIG nuk kanë mundur ta bombardojnë objektin ku ishte Radio Kosova e Lirë dhe ekipi prej tetë vetësh”.

Çka ti shtohet më kësaj që thot ky farë profesori?

”Po hamanin”, do të thoshte Kimete Berisha, po ta kishte dëgjuar gjepurat e “professor” Pllanës.  

Profesor Pllana, pa të futur në thonjëza pa ta them: Ushtria serbe ka hyrë ku ka dashur në Kosovë dhe ti në Radio ”Kosova e lirë” nëse të ka dëgjuar dikush, i ke gënjye.

Ne nuk mund të mburremi me viktimat e ata ti shpallim martirë, heronj e dëshmorë. Ata kanë qenë pjesë e popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur, pikërisht nga “ushtria” e UÇK-së e cila nuk ka mundur ta mbroj as vetvehten e jo më ta mbroj e ushqej popullin. 

Ne duhet ti kujtojmë ata e familjarët e tyre, shteti të përkujdeset.   

Nuk e them unë por ata që kanë qenë në Kosovë e thonë se: 

”Edhe une isha njëri prej “komandantëve të therrave”, por epiteti duhet t’u takojë atyre që pas luftës i kanē harruar ushtarët e tyre!” Liri Loshi, mjekt dhe gazetar i UÇK-së. 

Derisa një pjesë e ”fytyrave” të njohura e përqanin edhe ashtu të përqarë faktorin politk e ushtarak të fundviteve 1998, 1999.

Një nga ta ishte Fehmi Lladrovci,  “Fehmi Lladrovci e quante Rugovën tradhtar”. 

“Ish-kandidat për kryetar komune në Drenas nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevat Drenori ka reaguar pasi djali i Ibrahim Rugovës ka vizituar varrin e Fehmi Lladrovcit.

Drinori përmes një postimi në Facebook tha se Fehmi Lladrovci gjatë vitit 1998 nëpër fshatrat e Drenicës nuk hynte nëpër oda ku ishte fotografia e Ibrahim Rugovës e varur në mure. Ai tha se e quante Rugovën tradhtar. 

“E neve (disa familjeve të mëdha dhe me trung në fshatin tonë) që bartëm uniformën e UÇK-së por ishim (edhe) me Ibrahim Rugoven thuajse na pate “leqite” pikërisht për shkak të Rugoves”, ka shkruar në Drinori në Facebook. 

(“Fehmi Lladrovci e quante Rugovën tradhtar”, reagime pasi djali i Presidentit nderon varrin e dëshmorit”, Gazeta Express, 08/12/2020)

https://www.gazetaexpress.com/fehmi-lladrovci-e-quante-rugoven-tradhtar-reagime-pasi-djali-i-presidentit-nderon-varrin-e-deshmorit/

Fehmi Lladrovci në një tubim tjetër në shkollën e Drenocit të Zatriqit, të Rahovecit ka thënë: “Ai qeni me këlyshët e vet (për Rugovën)”… ? 

Kështu thot plaku Ali Muharrem Gashi nga Drenoci i Zatriqit, në odën e vetë e ku isha edhe unë

”-Po kam thënë, e vërtetë është se aty kanë qenë mbi 200 veta: “Ai qeni me këlyshët e vet i ka shti popllin kundër neve (për Rugovën shën. imi)”…  

Unë nuk e kam pyetur bacën Ali e as askund tjetër për Fehmi Lladrovcin. Ate e dëgjova me veshët e mi në odën plot burra.

”-Po e kam thënë. E vërtetë është se Fehmi Ladrofci ka thënë “Ai qen me këlyshët e vet (për Rugovën)” e aty kanë qenë mbi 200 veta.”. Janë kân 300 burra kur ka thân Fehmia, thot Ali Muharrem Gashi.

 Kjo është e vërteta që askush nuk mund ta kundërshtoj.

“A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?” SINAN KASTRATI: Bota Sot, 1 MARS 2019

https://www.botasot.info/opinione/1040274/a-kishte-organizim-ushtarak-shtab-te-uck-se-dhe-lufte-nbsp-clirimtare-ne-drenofc-te-zatriqit-e-rrethine/

Këto dhe të tjera fakte, në një fejton me 7 vazhdime e po aq reagime i kam publikua në mars të vitit 2019.

Pjesë të shkëputura nga fejtoni:

”Behadin Hallaqi, i cili ka jetuar në Prizren, një njeri shumë autoritativ, është zhdukur në Drenofc të Zatriqit e drenocasit, gishtin e drejtojnë nga “udhëheqësit” e “shatabit të UÇK -së” në Drenofc.

Në kohën, kur Behadin Hallaqi “zhduket”, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin në Drenofc.

Hysen Brahim Muhagjeri i katundit Denjë ka qenë në burgun e Drenofcit, edhe ai është zhdukur, “pa shej e pa dok”. 

Avdi Muhamet Berisha i Brestofcit është zhdukur në Burgun e Drenofcit, pasi e kishin torturua e djali e tij, iu ka qit bombën policisë serbe në bunker (do të flas më vonë, në këtë shkrim, të vogël. Kështu më tha edhe vëllai i tij, në Brestoc, Mario Berisha). 

Vesel Krasniqi,”Kallabiqi”, nga Pastaseli, djali i Beq Krasniqit, (shumar), rojtar pylli, i burgosur në burgun e Drenofcit, është i zhdukur në Drenoc e nuk dihet asgjë, as sot.

Toni e Mici, (ushtarë) luftëtarë në Kroaci, e më vonë në UÇK-ë arrestohen në Ratkofc. Ata të lidhur i bijnë e i burgosin në podrumet e shkollës në Drenofc” …..

– Si ti quajmë ata njerëz e ato organizata që kanë vepruar kështu kundër shqiptarëve? 

– Çlirimtare?  

– Jo! 

Ndërsa Xhaviti Haliti pa fije turpi rren: ”Unë ia ‘ngjita’ emrin UÇK-s딸 Ballkani.info, 19 Nëntor 2020 

“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja ka bërë ndonjë krim siç ka bërë Serbia. UÇK-ja është demilitarizuar në vitin 1999 dhe ato që kanë ndodhur pas këtij viti nuk mund t’i mveshen UÇK-së. Ndoshta ka pasur individ që kanë bërë krime, por kjo është punë e prokurorisë që t’i zbulojë të gjithë ato vrasje”, ka thënë Haliti, transmeton Ballkani.info.

Ai tutje ka thënë se ka qenë propozimi i tij që UÇK-ja të quhet me këtë emër.

“Propozimi ka qenë i imi që ushtria të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe më pas ky propozim është miratuar”, ka thënë ai./Ballkani.info/

Por e vërteta është ndryshe, autori i emrit të UÇK-së është Nikë Gjeloshi: “Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së”, Kosova.info, 08/23/2021. Dr. Nikë GjELOSHI

https://kosova.info/xhavit-haliti-nuk-eshte-autor-i-emrit-te-uck-s/

Pas kësaj Xhaviti nuk e pa të udhës të kërkoj falje për gjithë ata thasë me gënjeshtra që i shprëndan dhe thasët tjerë me para i ndalën.

Xhavit, të besoj se ”ushtria” nuk ka bërë krime por individët e ata kanë emër e mbiemër. Disa nga ata unë i kam publikua.

Liria vret çlirimtarët, apo jo? 

Historiani Jusuf Buxhovi, duke  folur për sloganin 2*) “Liria ka emër” ka pyetur nëse liria vret çlirimtarët.

Sipas tij, kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjen Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe shumë të tjerë, që luftuan për të.

1*) QELB kal. 

1. Lëshoj erë të keqe, bëj të vijë erë e keqe, e prish ajrin. E qelbi ajrin.

2. jokal. vet. veta III. Bie erë të keqe, qelbet. Qelbin këmbët. Qelbte era raki.

3. E ndot shumë, e fëlliq keqas. M’i qelbi duart. Na e qelbi gjithë shtëpinë.

4. fig. thjeshtligj. E prish fare një punë; e bëj shumë keq diçka, e katranos. E qelbi punën. E qelbi hesapin. E ka qelbur fare me ato që po bën.

E qelbi fare thjeshtligj. i turpëroi përpara të tjerëve, i fëlliqi, ua nxiu faqen. E qelbi (e prishi, e ndyu, e fëlliqi, e rëndoi) gojën shih te GOJ/Ë,~A.

2*) SLOGAN m. libr. kryes. keq.

Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka; parullë e zbrazët ose mashtruese. Slogane bajate (demagogjike). Slogane propagandistike.

P. S. Si ti kërkojmë të zhdukurit nga Serbia kur edhe të zhdukurit nga ish “Shtabi i ish UÇK-së” në Drenofc të Zatriqit nuk i kanë dorëzua viktimat ose nuk kanë tregua ku janë. Familjarët e tyre nuk i dijnë ku janë ata. Edhe ata dëshirojnë ti varrosin më të afërmit e tyre, sipas zakonit.

Kjo nuk duhet kuptua se unë po i barazoj krimet e pushtetit serb kundër shqiptarëve me ato të disa individëve brenda UÇK-së në Kosovë që gjithashtu akuzohen me të drejtë se kanë bërë krime.

Vazhdon 

Malmö, 9 shtator 2021 

Cila është epoka e ndryshimit!?

0

Shkruan: Florim Zeqa 

Padyshim se përgjatë epokave historike, kemi figura të shquara nga fusha e politikës, shkencës, letërsisë, artit apo sportit që me veprat e tyre madhore kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën popullore dhe historike.

Epoka e Viteve të Krenarisë Kombëtare

Kohëve të fundit nga analist të ndryshëm politikë, kemi dëgjuar duke i ndarë padrejtësisht epokat e zhvillimeve politike dhe shoqërore të këtyre tri dekadave të fundit në vendin tonë: Epoka e Ibrahim Rugovës, Epoka e Hashim Thaçit dhe Epoka e Albin Kurtit, duke aluduar në një qeverisje të gjatë të këtij të fundit!

Epokën e Ibrahim Rugovës do ta quaja ndryshe si epokën e rezistencës paqësore dhe shtetformimit, epokën e luftës çlirimtare dhe të shtetndërtimit.

Vetëm pas përmbylljes së një epoke apo cikli jetësorë të një politikani mund të nxjerren konkludime logjike dhe përfundimtare. Andaj, pas shkuarjes në amshim të presidentit historik, me të drejtë mund ta quajmë Epoka e Ibrahim Rugovës apo Epoka e Viteve të Krenarisë Kombëtare, epokë kjo në të cilën ndodhi homogjenizimi ynë më i madh dhe i papaparë ndonjëherë gjatë historisë, ku ndodhi mrekullia e faljes masive të gjaqeve dhe ngatërresave, e cila kishte prodhuar frikë dhe pasiguri tek regjimi okupues i Serbisë.

Thënë ndryshe, në këtë epokë u vunë themelet e shtetit të Kosovës: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 para dyerëve të Kuvendit në Prishtinë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e po të njëjtit vit, e mbajtur në Kaçanikun legjendar, Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të mbajtur prej 26-30 shtator 1991, dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjidhet edhe kryetari i parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera të më vonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as në 17 shkurtin e 2008-s, që shënon fillimin e njohjes formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja presidentit historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.

Republika e Kosovës për popullin shumicë të saj ekziston që nga 2 Korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare gjatë periudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat okupuese e deri në ditët e sotme.

Ishte përkrahja e madhe morale e materiale e mbarë popullatës (mërgatës) shqiptare, ajo që e kishte bërë funksionale Republiken  e Kosovës në të gjitha nivelet, gjë e cila kishte çuar në shkëputjën totale të institucioneve tona shtetërore nga institucionet e sistemit okupues të Serbisë.

Në pritje të zhvillimeve epokale

Sa i përket “epokës” së personalitetit të dytë, Hashim Thaçit, as që ia vlenë të ndalemi në vlerësime, për shkak se Ai nuk i krijojë, por ishte produkt i rrethanave politike kombëtare dhe ndërkombëtare, ashtu siq ishte 17 shkurti i vitit 2008.

Roli i Hashim Thaçit në ngjarjen e 17 shkurtit 2008, nuk është më pak dhe as më shumë sesa një lexues i nivelit mesatar i “Deklaratës së Pavarësisë, e pasuar me hymn dhe simbole shtetërore, ndryshe nga ato të projektuara nga arkitekti i shtetit të Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova!

Nuk dëshirojë të ndalem tani në të arriturat dhe dështimet politike të Hashim Thaqit në 12 vjetët e qeverisjes së tij, për shkak se të gjitha janë të arkivuara në mediat e shkruara dhe elektronike dhe të skalitura në kujtesën popullore.

Se vërtetë Hashim Thaçi nuk ishte personalitet që e përcaktoi dhe e solli 17 shkurtin 2008 po ua dëshmojë me një argument të fuqishëm. Tetë ditë para se të shpallej Deklarata e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, kur në Kosovë liderët partiakë dhe shtetërorë bënin garë me njëri-tjetrin, se cili e “dinin” më mirë ditën e shpalljes, në një takim zyrtar të “La Rete Interistituzionale” në Cordignano (TV-Itali), në prezencën e qindra pjesëmarrësve, këshilltari komunal i këtij qyteti, De Carlo Guido më urojë publikisht lindjen e shtetit më të ri në Ballkan (Republikës së Kosovës), duke ua bërë të ditur të pranishmëve, se më 17 shkurt do të ndryshon harta gjeopolitike e kësaj pjese të Evropës.

Ndryshe, për personalitetin e tretë, atë të kryeministrit aktual, Albin Kurti, është herët për t’u dhënë vlerësime, për shkak të ndryshimit më shumë të personalitetit të tij sesa të rrethanave politike në vend.

Se a do të jetë vërtetë qeverisja e Albin Kurtit epokë e ndryshimit apo e dështimit politik, mbetët të shihet në muajt apo vitet në vazhdim. E kaluara ka ikur, e tashmja lenë pakë për të dëshiruar, të nesërmës ia kemi frikën…!

Lutem për të ardhmen e ndritshme dhe prosperuese të vendit tim!