Kreu Blog Faqe 1574

Kur politika tallet me zotin dhe besimtarët

1

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 9 shtator – Paralajmërimi i asaj që pritej të ndodhë në Malin e Zi ishte, përveç tjerash, një lloj grishje për ndërgjegjësimin e politikës për t’i dhënë fund talljes me Zotin dhe besimtarët.

Në Manastrin e Cetinjës nën përcjelljen e njësive speciale të Malit të Zi dhe në shoqërim edhe nga pjestarë të Sigurimit Serb, më 5 shtator mori detyrën zyrtarisht peshkopi metropolit Joanikije II, pavarësisht pakënaqësive të mëdha dhe protestave të qytetarëve malazez.

Gjatë kohës së marrjes së detyrës janë kënduar këngë nacionaliste nga priftërinjtë dhe nga vet Joanikije për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë: “Kad se vojska na Kosovo vrati…”!

Mitropoliti Jonakije

Ceremonia vetëm në pamje të jashtme dukej se ishte e natyrës fetare, në esencë ajo ishte më shumë një demonstrim politiko-ushtarak i llojit të vet. Si e tillë ajo ishte vet turpi i Kishës dhe Shtetit Serb. Edhe në raport me Krishtërimin si ideologji fetare, Kisha Ortodokse Serbe, kësaj radhe, u turpërua sërish. Asgjë e re në rrafshin moral të prijësve të saj.

Mitropoliti Jonakije u fronizua, në një atmosferë pothuajse lufte, me ambient të helmuar nga gazi lotsjellës, që mëtonte t’i mbajë sa më larg qytetarët protestues malazez.
Ceremonia u mbaj në shtëpinë e fqiut dhe pa pëlqimin e nikoqirit. Të rikujtojmë se Manastiri i Cetinjes u themelua nga Ivan Crnojević, sundimtari i Malit të Zi, që ishte edhe  themeluesi i Cetinjes.

Nëse në ditët e para të shugurimit të tij, Patriarku Porfir, përmes ca deklaratave kishte dhënë pak shpresë për disa erëra të reja në Kishën Ortodokse Serbe, në Cetinje ai hoqi maskën, duke dëshmuar publikisht se Kisha Ortodokse Serbe tutje mbetet ,jo vetëm e lidhur me politikat hegjemoniste serbe, por edhe inspiruesja e nxitësja e luftërave që kanë për qëllim shtrirjen e hegjemenisë së Serbisë në rajon.

Roli i Zdravko Krivokapiqit, Dritan Abazoviqit, Aleksa Beçiqit në shkërmoçjen e Malit të Zi tashmë është evident. Ai nuk është më vetëm akt moral. Dritani tshmë nuk e arsyeton dot qëndrimin krah Krivokapiqit në qeverinë klero-fashiste të Malit të Zi.
Çetnikët serb në sy të opinionit botëror, më 5 mars, pushtuan kishën, shtëpia e Zotit për një çast u shndërrua në kazermë ushtarake, ku këndoheshin himne lufte.

Driton Abazi, që nuk ka denjuar ende t’ia heq sufiksin serb mbiemrit të tij, u shpërfaq si një marionetë atipike tek dëgjonte e vështronte i hutuar marrshin e luftës që këndonin oficerët e shërbimeve serbe të veshur me veladonët e priftërinjëve në Cetinjë.
Çfarë po bënte ai në Cetinje?
Ai i detyrohet shumë opinionit shqiptarë dhe atij malazez.

Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq

Politika tashmë e ka të qartë se shumica e qytetarëve të Cetinjes nuk donin që Mitropoliti Joanikije të hipte në fron në manastirin e Cetinjes. Nëse abstragojmë madje edhe historinë, kanunet e kishës etj., nëse i zoti i shtëpisë dhe njeërzit e tij nuk ju duan, atëherë çfarë kuptimi të shenjtërisë napaskërka ajo ceremoni?!

Tashmë Beogradi ka hedhur hapin kilometrik, pas atij në Trebinje me aeroportin ushtarak, për marsh drejt realizimit të projektit të “Botës serbe”. Kjo axhendë është e koordinuar plotësisht me atë të Kremlinit për rikthimin edhe të neoperandorisë Ruse në Ballkan. Por, ndryshe nga epoka e Sllobodan Millosheviçit, projekti për realizimin e “Botës serbe” nuk mëton të bëhet shpejt e shpejt e përmes luftrave të përgjakshme, si në dekadën e fundit të shek. XIX-të. Fushata ka filluar nën rrogoz, me strategji e mjete të “buta”, në përputhje me tri parimet e njohura të luftës speciale serbe, siç pohn studjuesi amerikan Janoz Bugajski:  fshehtësisë, fleksibilitetit dhe durimit.

Përmes “Ballkanit të hapur”, pasi ta ketë federalizuar ose gllabruar të plotë Malin e Zi, pinjolli i Sheshelit, Aleksander Vuçiq, po tenton ta realizoj  ambicien e tij reale – shndërrimin e Serbisë në fuqi mini-imperialiste në Ballkan.

Fillon mbështetja për lehonat dhe skema për shtesat për fëmijë

0

Pa u bërë ende gjashtë muaj të plotë në qeverisje, kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati dha njoftimin për fillimin e zbatimit të masës 3.5.  – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për Fëmijë. Përveçse premtim zgjedhor e qëllim programor i Qeverisë, kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. 

 Si Qeveri që synojmë shoqëri të barabartë, kjo masë ka për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri duke i ofruar mbështetje asaj në mirëqenien dhe pavarësi financiare. “Për ne barazia nuk kufizohet vetëm në mundësitë e barabarta e të njëtrajtshme. Mirëpo, ajo arrihet kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh edhe nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë. Pra, barazi përmes solidaritetit me tjetrin dhe ndërgjegjësimit për tjetrin” u shpreh kryeministri Kurti.

Në anët tjetër, ministri Murati fillimisht shpalosi masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike të cilat vendosin në radhë të parë gruan dhe rolin e saj në shoqëri, duke vazhduar pastaj me prezantimin e detajeve lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masë 3.5.

Në fund, përfaqësuesit e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, prezantuan dhe demonstruan procesin e aplikimit për këtë masë, e cila do të realizohet përmes platformës eKosova.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të cilat figurojnë si të papuna në ATK. do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. Njëkohësisht, këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj. Gradualisht, me fillim nga Janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 Gusht 2021, duke filluar nga nesër mund të aplikojnë duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike e- Kosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Të nderuar qytetarë,

Të nderuara media,

Sot po realizojmë edhe një zotim tonin. Pa u bërë ende plot gjashtë muaj në qeverisje, po fillojmë mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Përveçse premtim zgjedhor e qëllim programor i Qeverisë, kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar para qytetarëve se do të rrisim mirëqenien e tyre dhe do ta ulim varfërinë. Këto janë dy prej kritereve më të rëndësishme me të cilat do të vlerësohemi.

Nëpërmjet zbatimit të masës 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, pra pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë, po dëshmojmë se në Republikën e Kosovës tani qytetarët dhe nevojat e tyre janë pikënisje e politikave të Qeverisë. Të njëjtat më pastaj do të shërbejnë për adresimin e sfidave tona sociale, kulturore e demografike.

Ne duam t’i mbështesim gratë sepse synojmë shoqëri të barabartë. Nuk mund të ketë barazi shoqërore kur gjysma e shoqërisë saj nuk trajtohet ashtu. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm në mundësitë e barabarta e të njëtrajtshme. Mirëpo, ajo arrihet kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh edhe nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë. Pra, barazi përmes solidaritetit me tjetrin dhe ndërgjegjësimit për tjetrin.

Kësisoj, me këtë formë të mbështetjes, po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesemi për mirëqenien dhe pavarësinë e saj financiare, në një kohë kur ajo kujdeset për fëmijën e sapolindur.

Deri te vendimi për zbatimin e kësaj mase është bërë punë dhe analizë e madhe nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Prandaj, për të na dhënë më shumë detaje në lidhje me to, po ia kaloj fjalën ministrit të kësaj ministrie, z.Hekuran Murati.

AKP fiton kontestin 18 milionësh në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18,121,690.17 milion Euro nga pala paditëse IMING d.o.o Strobec – Republika e Kroacisë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘’MIM Goleshi‘’ Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç ‘rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest.  Veç mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, me këtë fitore janë ruajtur edhe fondet publike prej 18,121,690.17 milion Euro. Sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit pala paditëse, për më tepër, obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të Tribunalit t’ia paguaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit shumën prej 342,954.67 mije euro.

Ramiz Tafilaj shpallet “Qytetar Nderi” i Vushtrrisë!

2

Adem Lushaj

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i dorëzon “qelsin e qytetit” të Vushtrrisë, veprimtarit të palodhshëm, humanistit të shquar, shqiptaro-amerikanit, Ramiz Tafilaj, duke e zyrtarizuar Vendimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, që Ramiz Tafilaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Vushtrrisë.

Kryetari Tahiri, me një ceremoni të veçantë e nën masat e pandemisë, Vendimin e Kuvendit komunal për shpallje “Qytetar Nderi”, e ka arsyetuar me anagzhimin e vazhdueshëm që Tafilaj e bën në ruajtjen e raporteve amerikano-shqiptare, si dhe kontributin e tij në shkollimin dhe ngritjen profesionale të studentëve nga Kosova, si dhe promovimin e historisë, kulturës, artit dhe shkencës së popullit shqiptarë, kudo në botë.

“Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, në seancën e muajt korrik të këtij viti, ka shpallë për “QYTETAR NDERI”, z. Ramiz Tafilaj, për kontributin e vazhdueshëm në afirmimin e çështjes shqiptare, e sidomos në krijimin e raporteve të veçanta me SHBA-të; për shkollimin dhe ngritjen profesionale të studentëve nga Kosova dhe Shqipëria, në mesin e të cilëve ishin edhe nga Vushtrria; si dhe për promovimin e vlerava tona historike, kulturore, artistike dhe shkencore në botë!”, – ka thënë kryetari Tahiri, në asryetimin mbi të cilin është marrë vendimi nga Kuvendi i Vushtrrisë, duke qenë falënderues për gjithë punën e palodhshme të shqiptaro-amerikanit, Ramiz Tafilaj. Gjithnjë sipas të parit të Vushtrrisë, Tafilaj nuk ka ndihmuar dhe nderuar vec studentët e këtij qytetit dhe familjet e tyre, por ka nderuar edhe veprën e heroit Hasan Prishtina, i cili kishte dhënë shumë nga jeta dhe pasuria e tij, për arsimimin e shqiptarëve, sikurse që po e bën Tafilaj me buxhetin e tij familjar.

Ndërkaq, Tafilaj në fjalën e tij ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar për nderin që i bën Vushtrria e Hasan Prishtinës, duke premtuar se nuk do të ndalet nga rruga e tij për përkrahjen e të rinjve në rrugëtimn e tyre për shkollim.

“Ky nderim dhe nderimi i intelektualëve të Deçanit, për mua janë tepër të rëndësishëm, dhe kanë vlerën më të madhe se nderimi që më është bërë nga presidenti i SHBA-ve.

I Deçanit, për arsye se është vendlindja ime dhe bashkëvendësit e mi m’a njohën vlerën. E, Vushtrria për arsye se është qyteti më i vjetër i Kosovës dhe pikërisht kjo më bënë mua më të afërt me Vushtrrinë. Edhe pse mirënjohja e presidentit amerikan, e ka një vlerë të vetën të veçantë, por këto të Vushtrrisë dhe të Deçanit, janë më të vlefshme, ngase janë të popullit tim”, është shprehur Tafilaj, i cili i ka dhuruar të parit të Vushtrrisë, librat e autorit Jusuf Buxhovi, të përkthyera edhe në gjuhën angleze, të cilat janë botuar nga Shtëpia e tij botuese “Jalifat Publishing”, me seli në Houston-Texas të SHBA-ve.

“Tashmë, librat KOSOVA, DARDANIA, MAQEDONIA,… të historianit Jusuf Buxhovi, gjenden edhe në bibliotekat më të rëndësihme të SHBA-ve, duke bërë që të zbardhet historia jonë kombëtare, e në anën tjetër demanton historiografinë serbe, gjë që nuk kishte ndodhur deri më tash”, ka thënë në fjalën e tij, tashmë qytetari i Vushtrrisë, Ramiz Tafilaj, i cili ndjehet krenar me të arriturat e studentëve nga Vushtrria, që kanë studiuar në Amerikë, falë përkrahjes së tij. “Ndjehem krenar kur shohë, ish studentët që po arrijnë suksese të larta, siç janë studentët nga Vushtrria, por edhe të viseve tjera”, është shprehur Tafilaj, duke bërë ftesë gjithë të rinjve që dëshirojnë të studiojnë në SHBA, por edhe të kthehen në vendlindje për të dhënë kontributin e tyre profesional.

Për kontributin e madh të Tafilajt, e sidomos në dokumentimin e historiografisë shqiptare, ka folë edhe historiani Buxhovi, si dhe ish studentët nga Vushtrria, ku njëri nga ta, shërben në ushtrinë amerikane.

Zjarri në spitalin e Tetovës e tregon të vërtetën e gjendes së shqiptarëve në MV

1

Teuta Arifi duke pritur ngushëllime në gjuhën arabe: Ina lilahi we inna ilejhi raxhiun (“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”)

Fahri Xharra

shkruan Fahri Xharra

* Shkrimi i drejtohet Kryetares se Komunës së Tetovës Z. Arifaj.

Zonjë e nderuar, më duhet pa tjetër t `iu shkruaj si reagim për neglizhencën tuaj si dhe mashtrimin që iu bë bashkëqytetarëve tu. Së pari iu shprehi ngushllime atyre që i humbën të dashurit e tyre e pastaj do të vazhdoj.

Kush jeni ju Zonja Arifi ?

Të gjithë e dime që jemi të “ Allahut” dhe atij i këthehemi, port i me pakujdesinë tënde e ngute vdekjen e tyre. Ata vdiqën në mënyrën më mizore, të djegur dhe shkrumbuar në Spitalin prej letre dhe kartoni, vdekje të atij lloji nuk i kisha dëshiruar askujt.
Ata do ta kishin më lehtë sikur të vdiçshin nga virusi se sa ë mënyrët e rrethit të shtatë të ferrit të Dante Alighierit. Zoti të shpëtoftë nga “gjynahet” tuaja, sepse fjalët arabisht që i përdorë as Allahu nuk do ti pranon.

Në Wikipedia e lexova për ty :

Teuta Arifi (Macedonian: Теута Арифи; born 19 October 1969) is a Macedonian politician of Albanian origin. In April 2013 Teuta Arifi was elected the Mayor of Municipality of Tetovo.[1] Previous to her run for local elections, Teuta Arifi served as Deputy Prime Minister of the Government of the Republic of Macedonia in charge of European Affairs.[2] Arifi was the first Albanian woman to be elected in the Assembly of the Republic of Macedonia in 2002. She was subsequently re-elected as Member of Parliament in 2006, 2008, and 2011. She also holds the position of Vice-President of the Democratic Union for Integration (DUI), key political party of the Albanians in North Macedonia. She speaks Albanian, Macedonian, English, French, Italian and Turkish.

Po ku është kontributi i juaj që nga viti 2013 për Tetoven si Kryetare e Tetoves ?
Po ku është kontributi yt që nga viti 2002. E zgjedhur dhe e përzgjedhur në qeverinë ku ti je vetëm numër përballë Europes.
Zonjë e nderuar, kishte me qenë e ndershme nga ana e juaj që me njëherë të jepni dorëheqje se jeni e zhytur në korrupcion dhe pa asnjë kontribut ndaj shqiptarëve të molisur të Tetovës përkundër të gjitha pozitave që i mbani.

Ta dini, se nëse egziston “zjarri i gjahnemit” ju e para keni me u djegë në te, nuk do të ju ndihmojnë as lutjet e tyre që i prite me : Teuta Arifi: Ina lilahi we inna ilejhi raxhiun (“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”).

Bandat e juaja iu kanë humbur identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Me këtë zjarr në spitalin në kontajnera, ju na e keni përdhosë karshi Europës krenarinë e popullit më të vjetër që jemi.
Juve dhe bashkëpunëtorëve tu : Ju mbuloft turpi !

Jam shumë i gëzuar që e ndjeva një zë nga një shqiptare e Maqedonisë, Zonjës Fitnete Tuda, që tha:

“Është një papërgjegjësi totale, spitalet janë në gjendje të mjerueshme! Kjo vlen për komunat shqiptare, po flas këtu për Strugën prej nga vij, ku nuk është investuar asgjë as nga niveli qendror as ai i komunal! Infrastruktura, spitalet, ndërtesat e vjetra jashtë çdo standardi! Një spital i ngjashëm për Covid, si ai që u dogj në Tetovë është improvizuar edhe në Strugë! Ministri shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë! Përgjegjës është edhe faktori politik shqiptar që i ka sjellë në këtë gjendje komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni”,

“Ministri shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë! “

Por, sa kushton jeta e shqiptarit ?!
Më dhëmbje dhe ngushllime për familjet e të shkrumbuarve

Fahri Xharra, Gjakovë, më 10.09.2021

___________

Teuta Arifi: Ina lilahi we inna ilejhi raxhiun (“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”) – Tetova News

Jeta private e Muhametit (a.s.) dhe gratë e tij

1

Muhammad_12

Lexoni gjëra që normalisht nuk dihen nga jeta e Muhametit, profetit musliman dhe vraponi më pas, pas fesë së tij – se ka qenë njeri i dërguar nga zoti ai:

Jeta private e Muhametit…

Pjese nga 2000 shkrime te seleksionuara te dijetarit arab Al Bukhari

(pubblicata da COSMOPOLITAN – ALBANIA il giorno martedì 23 agosto 2011 alle ore 6.20
Marre nga libri i New York Center for Albanian Studies & Research “Islami & Perendimi” nga Elko & Dr. Kostantini).

Profeti Muhamet kishte adoptuar per djale te tij, nje kristian te quajtur Zayd. Zaydin e martoi me nje vajze te bukur, Zaynab bin Jahsh. Sipas historianit Maxim Rondison, Muhameti shkoi nje dite tek dhoma e çiftit, trokiti dhe nusia gjysme e zhveshur i tha hyr.[1]
Muhameti kur e pa i tha: Bekuar qofte Allahu qe i nderon zemrën burrit.[2] Çifti me von u nda dhe Muhameti u martua me nusen e djalit, 35 vjeçe. Qe te mos kritikohej nga komuniteti i tij, Kur’ani shkruan ( Sura 33 – 38 ) se Muhameti mund te beje diçka nqs ja ka dhënë Allahu.
Nje nga grate e Muhametit, Aisha thote se – Zaynab me konkuronte edhe mua per nga bukuria dhe dashuria.[3] Naser Al Kindi shkruan se Muhameti kur ishte i ri, qe pasionet jane te forta, kishte mangesi ne sex, sepse i qendroi besnik gruas se pare per 15 vjet. Me pas te 12 martesat ishin me shume politike.
Muhameti bente sex me vajzen e xhaxhait dhe te tezes, thote Naser.[4] Hafsaja gruaja e Muhametit e gjeti nje here ate ne krevat me nje grua tjeter. Hafsa thiri gruan tjeter te Muhametit Aishen dhe u zune me Profetin. Profeti i qetesoi duke thene, se premton qe do ta marre per grua.[5]

Hadith
Ne Kuran sura 66-1-5 tregohet rasti i Aishes dhe Hafsase me profetin. Grate qe ishin martuar me Muhametin ishin ne shtepi diçka me pak se nje sherbetore. I gatuanin ushqim dhe i pergjigjeshin kerkesave te tij seksuale. Per nje perendimor ose kristian, atehere e tani, ne pergjithesi keto ishin te pa aprovueshme.
S u n a h, shembuj te thene ose veprime ne prezence te Muhametit dhe te aprovuara ne heshtje, te mireqena, jane mbledhur me vone. Sot lind pyetja mbi moralin e tij si model tek myslimanet. Ato jane volume te tera, jo te futura ne Kur’an. Sot kanë statusin e tyre dhe shpesh jane burim per ligjet Sharia dhe per praktiken Islame.
Muhamet Nasir ul-Deen Al-Albani thote se eshte e pa mundur te kuptohet Kur’ani pa interpretimin e S u n a h.[6] Vael Hallaq studjues dhe autor, thote se myslimanet duhet ti binden Muhametit sipas Kur’anit dhe jo Sunah. Akademiket perndimore kane perpunuar shume teori per influencen e Sunah tek Islami, por vete Islami as qe nuk i ka ndjere se çfare thuhet per te.

BURRAT ME KURAN NE DORE NENSHTROJNE DHE KEQTRAJTOJNE FEMRAT

Disa studjues fondamentaliste myslimane duan ta vene Sunah ne Kur’an por pa rezultat. Studiuesi Mysliman Abu Abdir Rahman thote se eshte shejtani ai qe i shtin disa myslimane per te bere te shenjta Sunah. Sunah eshte rruga e lajmesit te Allahut, eshte diçka qe anashkalohet, lihet anash, braktiset.
Por Ahmet von Dofer ne librin “Ulum al Kuran” faqe 18-19 thote se Sunah eshte prej Allahut, e thene pas Kuranit, mbasi ka disa menyra, forma frymezimi.
H a d i t h eshte diçka e thene ose veprim i kryer nga Muhameti. Shume heret jane mbledhe 6 koleksione me Hadith qe perdoren dhe sot. Po japim disa autore :
Muhamet ibn Ismail al Bukhari, Imam, ose Sahih Bukhari, jetoi 810-870.
Myslim ibn al Hajaj al Qushayri, ose Sahih Myslim, 821-875
Suna Sijistani ose Abu Daut al Sijistani,—888
Muhamet ibn Majah, 896
Abi Eesa Muhamet al Trimidhi, 824-893
Ahmet Shuaip Nasai, – 915
Nga keta jane mare burimet per sa me poshte. Dijetaret myslimane bejne kete klasifikim :
Sahih = te degjuara
Hasam = te mira dhe te aprovuara
Meudu = te harruara
Daif = me themele te dobeta

Kurani

Librat e Sahih Al Bukhari jane burrim i sigurte dhe me me autoritet midis myslimaneve. Dr. Muhamet M. Khan ne Universitetin Islamik te Medias thote : Shume dijetare fetare jane munduar te gjejne gabime ne koleksionin e Al Bukharit, por pa sukses. Prandaj libri me autentik pas Kuranit jane librat e Sahih Al Bukharit. Ai nga 300 mije, ka seleksionuar rreth 2000 prej tyre. Po japim disa :
Aishja gruaja e Muhametit tregon : Kontrata e marteses sime me Profetin u shkrua kur isha 6 vjece. Nena ime Umm Ruman erdhi tek une qe isha duke notuar, bere banjo, me disa shoqe. Ajo me thiri dhe une shkova pa ditur pse me thiri. Me kapi per dore tek dera e shtepise, me shplau dhe u futem brenda. Atje ishin disa gra qe me thane: Fat te mbarë, Allahu te ka beukuar me nje fat. Mbas tre vjeteve, kur mbusha 9 vjeçe, u realizua martesa me Muhametin, qe ishte mbi 50 vjeç.
Naser thote se kjo martese u be per qellime politike. Aisha qendroi 9 vjet e martuar deri sa Profeti vdiq. Ky nuk ishte privilegj per Muhametin. Ne ate kohe martesa e vajzave behej sa i fillonin menstruacionet. Keto ishin jo disa raste, prandaj Kurani rekomandon qe burri duhet te prese 3 muaj per ndarjen e gruas, me qellim qe te jete i sigurte, qe nuk eshte shtatzane. Po keshtu duhet vepruar per rastet kur akoma nuk i kane filluar menstruacionet ( sura 65-4 ).
Ne imitim te Muhametit, Ayotalleh Khomeni, 28 vjeç u martua me vajze 10 vjeçare. Ajo ishte shtatzane por deshtoi. Ai u martua prape me nje vajze pa i filluar periodat, duke thene se mire eshte qe femra ta shohe gjakun e pare tek burri.
Zakoni vazhdon edhe sot. Ne revisten FATWA n.r 12552, nje burre shkruan per te kerkuar leje te martohet me nje vajze te vogel, duke menduar se do te behej si e jema me gjoks plot epsh.
Me 2002 ne kampet e rrefugjateve ne Pakistan kishte nuse 13 vjeçare. Ne Afganistan raportojne sot se vajzat ne shkolle, ne klasat 5 deri 8, dy ne çdo tre jane ta martuara ose te fejuara. Njeres 10 vjeçare i kishin dhene fjalen nje 60 vjeçari, sipas Andre Bushell, “Child Marriage in Afganistan and Pakistan” Amerika 11 mars 2002, faqe 12.
Lisa Bayer ne TIME 25 Nendor 2001, shkruan: Ne Iran me ligj martesa e vajzave lejohet ne moshen 9 vjeçare dhe e djalit 14 vjeç. Ligji shfrytezohet nga pedofilistet qe martohen me vajza te reja nga provinca, i perdorin dhe pastaj i lene. Me 2000 u ngrit ne parlament qe mosha e vajzave te behej 14, por fetaret islamiste ndikuan qe te mos aprovohej.
Profet Muhamet solli nje nocion te ri, martesen provizore, MUT’A. Sipas Bukharit, Jabir bin Abdullah dhe Selam bin Alkova tregojne :
Kur ishim ushtare erdhi i derguari i Allahut dhe na tha : Ju jeni te lejuar te beni Mut’a. Mut’a ne arabisht ka kuptim martese per nje kohe te shkurter.
Nje Hadith shpjegon se kjo martese duhet te zgjase te pakten tre net dhe neqoftese duan te ndahen, le te ndahen, nqs. duan ta vazhdojne le te vazhdojne.
Nje botues i Sahih Bukharit shton se ky tip martese lejohet dhe ne kohet para Islamit, por Muhameti e lejoi ate pergjithmone. Ne republikat islamike kjo eshte praktike. Ata mbeshteten tek Kurani, sura 4-24. Gruaja qe ju keni zgjedhe me kushte provizore…
Shiitet thone se Muhameti e lejoi per te ndaluar seksin jashte martese. Imami i peste i Islamit, Shia thote : Nqs Kalifi i dyte nuk do te kish lejuar martesen provizore, pak ndjekes do te kishte Islami. Islami tek sekti Shia eshte i barabarte me Kalifin tek Sunet. Po te mos ishte ky ligj do te vazhdonte prostitucioni.
Ne librin “Life of Ayotollah”, faqe 50, viti 1999, thuhet ; Sot shume gra te martuara perkohesisht ne Iran jane te reja qe provojne fatin se mos mbaron mire, gjate. Por nqs ngelen shtatzana ato behen ne gjendje me te rende se para marteses, sepse ne kontrate thuhet, se burri nuk ka detyra nqs lindin femije. Kontrata ka shume pika ne rregull por burrat abuzojna, i perdorin dhe i braktisin. Ne kete rekomandim te Muhametit gati te gjithe burrat kane abuzuar.[7]
Nqs abuzimi eshte i madh tek martesat e perkohshme, me i madh eshte lejimi nga ana e Muhametit e çnderimit te femrave te armikut te mundur dhe te kthyera ne skllave. Kurani i lejon myslimanet te bejne seks me vajzat skllave si me grate e tyre, por e ndalon martesen, ky eshte dekret i Allahut, Sura 4 ; 23-24
Shume Hadithe tregojne se vajzat skllave jane perdore nga udheheqesit ne lufte. Muhameti vete nuk ka perdore, por thoshte per luften : Shkoni dhe merni ndonje vajze per skllave.
Nje here informuan Profetin se kishin sjelle skllave first Ledin e fisit Qurair dhe An Nadir. Profeti ndërroi mendje duke u thene ushtareve se kjo nuk eshte per ju dhe e mori vajzen per vete, por nuk dihet e mori per grua apo si skllave.[8]
Bukhari thote gjithashtu ne volumin e 9, libri 97, numri 7409 se Abu Al Khudri ne nje lufte me po myslimanin Bani Al Mustaliq e mund dhe i merr grate. I raporton Muhametit, se me to bemë seks pa i mbrojtur se mos ngelen me barrë. Çfare mendim keni me thane. Profeti Muhameti thote : Ato nuk jane krijuar vete, Allahu i ka bere per ate pune dhe ju mire keni bere.
Ne çdo rast Kurani eshte i heshtur per preferencat e vajzave. As nga Kurani, as nga nga Profeti nuk kane pase mbeshtetje femrat per tu mbrojtur nga çnderimi. Sharia nuk ka ndonje percaktim si krim dhe ankesa e viktimes nuk ngre peshe, sepse eshte femer. Quhet krim kur e kane pare 4 burra me syte e tyre. Me nje fjale kapja me force e nje femre nuk denohet sepse nuk mund te vertetohet. Grate nga Sharia s’jane te mbrojtura. Muhameti ju ka lene shteg burrave te jene ne avantzh.
Brutaliteti nuk eshte vetem me grate, por edhe me armiqte. Figura e Profetit del e kundert me modelin Perëndimor, Krishtin. Ai ishte shembull morali dhe kurre nuk urdheronte lufte, veçse paqe. Myslimanet nuk pranojne asgje nga keto, se ndryshe do gjykonin Muhametin, Por sipas Kuranit Muhameti eshte i pagjykueshëm.
Ne librin tone jane edhe dhjetra shkrime nga 2000 te seleksionuara, 1300 vjet para nga Imami dijetar Bukhari, i cili permblodhi 7300 ne 97 libra. Ato jane te ndryshme;
Thone qe kur Profeti udhetonte neper shkretetire asnjehere s’ka patur vape, se nje re qe i zinte diellin e shoqëronte vazhdimisht ate.
Kur Muhameti udhehiqte karvanin per Siri, Khadijah kishte edhe nje skllav si shoqerues, Maysara. Ne nje pushim Muhameti u ul ne hijen e nje peme. Kalon aty nje murg kristian dhe e pyet Maysarahun. Kush eshte ai atje tek pema. Nje prej fisit Quaraish, rojtaret e Kabah.
Ai atje eshte Profet tha murgu. Rruges i takoi Maysarahut te ecte perkrah Muhametit. Vuri re se mbi te gjithmone ishte hije, fresk. Hijen e benin dy engjej thote Akbar Ahmet ne librin Muhameti, ndersa te tjere thone qe hijen e bente nje re qe e shoqeonte vazhdimisht.
Maysarah ja tregoi Kadijahut te gjitha keto dhe asaj ju ngjall interesi per ta pare. Kur e pa …
Sipas Abu Hurayrah, nje tregtar ku do te blente rroba Muhameti, u ul dhe puthi doren e Profetit. Muhameti e ndali dhe tha : Ky zakon eshte i Persianeve qe i puthin doren Mbretit. Une s’jam mbret, jam vetem njeri.
Respekti ndaj Muhametit u rrit shume dhe i thoshnin KADITH, burim mençurie dhe praktike sociale per boten myslimane.
Ne martesat e shumta dhe jeten personale qe ja lejonte vetes si Profet dhe jo te tjereve Muhameti eshte kritikuar. Ne Kuran shume gjera qe ai i praktikonte nuk jane. Krishti bente jete shpirterore te ndryshme dhe kurre nuk u martua.
Me Kadijaj qendroi deri sa ajo vdiq dhe beri nje jete monogame. Pas Kadijah, u martua me Sauda 40 vjeçe, me nje djale. Pastaj beri edhe 11 martesa te tjera. Shume nga grate ishin 40-50 vjeçe te divorcuara disa here. Gra ne fakt kishte shume se burrat vriteshin ne lufte.
Grate i trajtonte me respekt e dashuri. Secila banonte ne dhome me vehte. Kete jetese nuk ja u lejonte te tjereve. Nje mysliman mund te martohej deri 4 here, jo me shume. Kur ishte i ri ishte shume i ndershem dhe ne pleqeri e prishi pak biografine, duke e pare me syrin e moralit te sotem.
Kur ishte ne shtratin e vdekjes e bija Fatimja qante. Ai i foli ne vesh dhe ajo qeshi. Ai i tha : “Une do vdes, por do shihemi se edhe ti do vish se shpejti.” Kjo tregon qe idene e pas vdekjes, per vdekjen qe eshte pjese e ciklit te jetes.
Me 632 ndërroi jete.
Dhënë pak dhe të shkurtuara.

Marre nga http://www.respublica.al/opinion/2012/5/29/ndalimi-i-imamit-dhe-njeriu-i-ri#comment-15877

Kosova, si në kohën e agallarëve dhe bejlerëve!

0

Skënder MULLIQI

Nese diqka të “mirë” na ka sjellë Pandemia Globale , është së njeriu më shumë ka pasur kohë më u marrë më vetën.Me lexuar ndonjë libër,më shikuar seriale që kan kaluar në monotoni, më u marrë më fb ,dhe rrjete tjera sociale, të mbushura më shumë gjera negative së sa më gjera pozitive.Po lexojmë së dikush nga njerëzit tanë të politikës po jetojnë në luks të madh, e po lexojmë dhe shumë po përjetojnë përveq dros së madhe nga Virusi që përditë po ndryshon forma, duke marrë shumë jetëra njerëzish, së mezi janë duke përballur muajin nga kriza ekonomike gjithnjë e më e madhe në Kosovë.

Na janë shpeshtuar vdekjët nga virusi , na janë shpështuar vdekjët nga dhuna në familje si produkut I shfaqjës të pandemisë ,e që po kalon dy vite që kur është paraqitur.Po dyshohet së është prodhim labaratorik ngjashem më një luftë tjetër të re botërore , e që mund të këtë edhe spekulime në këtë drejtim… Disa po merrën më kriminalitet të llojeve të ndryshme , më mashtrime dhe më forma tjera antiligjore, deri të vrasjët.Natyrisht së veprimet e mbrapshta bien ndesh më ligjin. Kur bëhët fjalë për jetën politike , ajo nuk po është shumë inspiruese, nuk është creative dhe as dobipruese për qytetarët e lodhur më problemet e jetës.Shumë vite jetuam më regjime sadiste autokratike .Realiteti shoqëror dhe politike nuk po shkon conform interasave shtetërore dhe nacionale .Kështu ishte deri më tash. Natyrisht së nga pushteti I ri pritët më shumë në të gjitha sferat e jetës dhe të punës.Duhet pranuar edhe faktin së po jetojmë më mirë së sa që po ja bëjmë hyzmetin punës. Është apsurde të pritët që dikush tjetër të na zgjidhë problemte tona.Por, edhe nuk pranohet e dhëna së disa nga njerëzit e politikës dhe të biznesit kan bërë aq shumë pasuri së nuk ka kush e as institucion përkatës që mund tju numëron pasurinë .

Kosova po thuaj së është kthyer në sistemin e agallarëve dhe bejlerëve të para shumë dekadave.K a ardhur koha që zingjirin e korrupcionit të lartë , që ka bërë pasurimin e shumë njerëzve pa mund ta shkëpusim.Punët jo morale e kan pru në deregje të keqe Kosovën.

Mjaftë është aktruar në politikë ,si në film, më jetën e njeriut tonë.Nuk ju bëhët hallal shumë intelektualëve të cilët po rrinë indiferent karshi zhvillimeve shoqërore dhe politike në Kosovë.Po bëhën sikur po jetojnë krjetësisht në një shtet normal, e që në fakt nuk është ashtu.Po heshtin edhe njerëzit e kulturës dhe të artit., duke e mundësuar dominimin e antivlerave , e që nuk justifikohët.

Pasojat e një heshtjeje të tillë për një kohë të gjatë po shihen në të gjitha sferat e jetës. Gjithkah dhe gjithkund po rrethohemi , më urrejtje , vrerë , frustrim …e nga këto duhet të lirohemi nese ja duam të mirën vetit dhe shtetit të Kosovës…

Si u dorëzua Virusi “Delta” para meje!

0

Shkruan: MN Sopi- Rostock, Gjermani

Isha në dijeni, por kur më takoi Virusi, më tha: “Eh djalë, që dy vite të kërkoi dhe shih se nuk ke ka shkon?! I pa befasuar, ia prita: “jo ore i poshtër, as nuk tu kam fshehur as nuk t’kam ikur, sepse as unë nuk jam ndaluar duke shëtitur pandërpre që dy vite e nuk ta kam pas frikën fare, dhe as nuk të kam takuar.
Dhe ende pa përfunduar bisedën, ai qyqar tinzar u fut në mua përmes vrimave të hundës sime mjaftë të madhe, e gjeti vendin menjëherë.
Dhe vërtetë më mori të nuhaturit, kështu që nuk dalloja më far arome.
I thash: qenke i poshtër, ore, a kështu sillêsh me të gjithë?!
Ma ktheu me përqeshje cinike: He he he…prit pak prit…(ani kinse shqip tha; heneeeez). Dhe vazhdoi rrugën ka fyti, por tap i doli para z.Apetiti dhe z.Nuhaturi e i thanë; “mos na u sill kësajde! U kacafytën kogjo fortë, fyt për fyti, dhe faqeziu, nga inati e grabiti qysmën e Apetitit dhe të Nuhaturit, dhe po vazhdon rrugën kah mushkritë. Por këtu menjëherë hasi në vështirësi, në tunela të zi-errësuar e dukej sikur sillej vërdallë Delta, e asesi me gjetë rrugë, ishte humbur e ndoshta edhe helmuar nga z. Duhani. Madje, disa herë veq se nuk u zhyt e ngulfatur në Katran. Kur ishte takuar me zotri Nikotinin ia kishte tralluar e marr krejt mend.
Dal nga dal, po e vëreja se përgaditej të dal e ik, po e pyes: Çka u bë o “Deltë” o Covid19 e Virus i poshtër?!
Ma ktheu; “ai burr, nuk gjeta rrugë për kah mushkritë, i kishe mbuluar më katran (që kur pi duhan) dhe e kishe bë si mur Berlini e nuk munda të depërtoj, madje një zë burri, u duk si z. Duhani më tha: ik more se këtu kollitem unë!
E pyeta: E tash?
Delta Virusi: “Tani jam i uritur e po iku nga Ti, sepse u vërdata poshtë e lartë disa ditë e asgjë, u humba sikur lopë e asgjë, dhe vazhdoi; edhe lopës mos me i dhanë me hangër bënë MUUU!
Nga tani jam MU (lopë e çartur) sepse dëshiroj kështu ta ndërroj emërin e fytyrën që mos më njohin njerëzit.
I thash ik e thefsh qafën përgjithmonë, kur mos u kthefsh të askush.
Kurse, nga larg Delta e tani Mu faqeziu u dëgjua duke thënë e bërtitur: “Mos mbani maska, mos mbani higjienën, mos mbani distancë, mos u vaksinoni…sepse ma shpejt Ju gjejë dhe përqafoj!” Kujdes.

MN Sopi

Odiseu Telemakut, poezi nga Josip Brodski

0
Përktheu nga anglishtja: Vera Xerxa, Londër
Josif Brodski
Odiseu Telemakut
I dashuri im Telemak
Lufta e Trojës është e përfunduar tani; nuk mbaj mend kush e fitoi.
Grekët, pa dyshim, se vetëm ata do të linin aq shumë të vdekur aq larg nga atdheu i tyre.
Por madje, kthimi im në shtëpi ka dëshmuar të jetë i gjatë.
Derisa ne humbnim kohë atje, Poseidoni plak , duket gadi, shtrihej dhe zgjëronte hapësirën.
Nuk e dij ku jam dhe çfarë vëndi mund të jetë. Do të dukej ndonjë ujdhesë e fëlliqur me shkurre, ndërtesa dhe derra të mëdhenj gërmues.
Një kopsht i mbytur me baroja; ndonjë mbretëreshë ose tjetër.
Bar dhe gurë të mëdhenj…
Telemak, bir i im!
Një endacaku fytyrat e të gjitha ujdhesave i ngjajnë njëra tjetrës.
Dhe mendja rrëshqet, duke numëruar valë; sytë dhëmbin nga horizontet e detit, vrapon; dhe mishi nga uji mi mbush veshët.
Nuk më kujtohet se si lufta përfundoi; madje sa vjeç je — nuk më kujtohet.
Rritu, pastaj, i imi Telemak, rritu i fortë.
Vetëm zotët e dijnë nëse do të shohim njëri tjetrin përsëri.
Ka kohë prej se pushove së qeni ajo foshnje para kujt unë mbretërova lëvrimin me dema.
Po t’ mos kishte qenë truku i Palamedit
ne dy akoma do jetonim në një shtëpi.
Por mbase ai pat’ të drejtë; larg nga unë ti je mjaft i sigurt nga të gjitha ëndrrat Edipale, dhe ëndërrat tua Telemak imi, janë pa të meta.
Londër 28 janar 2021

Kryeministri Kurti priti në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq.

Kryeministri e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

U bisedua për situatën me pandeminë në të dy vendet dhe përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për të menaxhuar sa më mirë gjendjen e rënduar gjatë muajit gusht me variantin Delta.

Kryeministri foli për projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afronin qytetarët e të dy vendeve dhe do të ndihmonin ekonominë.

Ai ofroi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi në iniciativat rajonale, duke e falënderuar Malin e Zi për përkrahjen dhe mbështetjen për integrimet euro atlantike dhe evropiane.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim të rajonit.

Ambasadori Biboviq e përgëzoi kryeministrin për programin qeveritar, duke i uruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.

Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe angazhimin për thellimin e tyre, si dhe ofroi përkrahjen e Malit të Zi në forumet ndërkombëtare.