Kreu Blog Faqe 1573

Reflektimi i akteve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 në Luginë të Preshevës dhe propaganda pro-talebane e policisë së Serbisë

0

Gjergj – Skender Jashari

Përkundër që kisha lexuar dhe dëgjuar për shumë hoxhallarë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe hoxhallarë të ushtrisë së Serbisë, që kishin islamizuar përdhuni të parët e familjes time dhe bashkombasit në Luginë të Preshevës, veçmas kriptokatolikët(Laramanët) e Karadakut të Luginës së Preshevës, të islamizuar pas pushtimit serb të 1912-ës. Duke qenë se më identifikonin si “qafir i Luginës së Preshevës”, nuk rreshtnin përpjekjet e tyre, për t’më islamizuar. Pastaj edhe duke pasur përvojë personale që kisha hetuar disa dhjetëra agjent islamik të Serbisë, që ishin inflitruar në Luftën e UÇPMB-së( në Zonën Operative të Preshevës, me theks të veçantë në Bukoc dhe në Rahovicë), që kishin qëllim etiketimin e luftës tonë çlirimtare si luftë terroriste islamike, por edhe për të kryer tradhëti dhe vrasje në pabesi ndaj Luftëtarëve tonë.
Dhe në fund, një ndër rastet që definitivisht më bindën, që terrorizmi islamik në Ballkan, e sidomos në Trojet Shqipëtare, patjetër drejtëpërdrejtë e shumë rrallë tërthorazi, drejtohen nga Serbia.
Akti terrorist i 11 shtatorit 2001, ndau qartazi Shqipëtarët, të cilët të gjithë u rreshtuam në mbështetje të SHBA-së dhe kundër terroristëve islamik, derisa bashkëpunëtorët e Serbisë në Luginë të Preshevës, që të gjithë dolën në mbështetje të Bin Ladenit dhe kundër SHBA-së. Bashkëpunëtorët e Serbisë kishte kohë që i thurrnin lavde Osama Bin Ladenit, terroristëve islamik, xhihadistëve etj. Me rastin e sulmit terrorist islamik të 11 shtatorit 2001, jo vetëm bashkëpunëtorët e Serbisë, por propagandë pro Al Kaidës dhe kundër SHBA-së bëri edhe policia serbe në luginë të Preshevës. Për disa muaj në vazhdimësi derisa zhvillohej lufta kundër regjimit taleban në Afganistan, zhvillohej një propagandë e njerzëve të Serbisë për të propagandu në mesin e “muslimanëve” Shqiptar, radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik. Nga ana tjetër, ishim shumë të pakët Shqipëtarët në Luginë të Preshevës, që kundërpropagandonim, e kjo ishte shumë armiqësore për Serbinë. Propaganda pro Bin Ladenit, terrorizmit islamik etj dhe kundër SHBA-së, u intensifiku sidomos në muajin tetor 2001 deri në muajt e parë të vitit 2002.
Më 19.01.2002( e shtunë), në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, në familjen time vje G. S. duke kërkuar numrin e telefonit të familjes. Të nesërmen fillon kërcënimi përmes telefonit të policit serb përgjegjës të lagjes tonë. Personin G.S. e njihnim familjen e tij për bashkëpunëtorë të Serbisë, gjyshi i tij si hoxhë bashkëpunëtorë i Serbisë kishte shpërngulur Shqipëtar për në Turqi, në këmbim të një “hajmalie” u kishte marrë bashkëfshatarëve edhe “tokën e vetme të bukës”. Më 20.01.2002, ( e diel), ora 23:00- 00:00, thërret në telefon një serb, personalisht e kam hapur telin, derisa në dhomë ishin prezent edhe disa mysafirë( fqinjë tonë). Gjatë kësaj kohe 6 herë thërret dhe herat e fundit filloi të kërcënonte dhe nuk tregonte kush është. Mua më thoshtë në gjuhën shqipe:” shko kah vllezrit tu musliman shihe çka t’i bënë terroristët amerikan”, e unë i thoja :” do të shkojë me amerikanët, me t’i vra terroristët e tu”, vazhdoi duke përsërit ” ti je musliman”, derisa sa herë ia përsërisja që ”isha katolik”, e vëreja që reagonte shumë më ashpër, e pastaj filloi të fyente dhe kërcënonte edhe më rëndë. Më 21.01.2002( e hënë), ora 00:30 të natës, ka telefonu sërish polici serb, i cili u identifiku me emër e mbiemër, në bazë të zërit nga babai im, ku edhe kishte kërcënuar:” kam me ju vra, kam me ju djegë, shpijën kam me ia kallë, ju jeni srpski muslimani” etj. Nga 20-30.01.2002, vazhdimisht çdo mbrëmje thërriste sidomos pas orës 22 deri ora 00:00, me të njejtat kërcënime, e për të cilat në vazhdimësi janë lajmëruar institucionet ndërkombëtare. Pas këtij rasti, Policia serbe kuptoi që nuk kishte më gjasa në islamizimin as të dhunshëm të familjes tonë të ngushtë, por arriti t’i islamizonte( madje edhe t’i detyronte për bashkëpunëtorë të saj) disa nga xhaxhallarët.
Aktet terroriste islamike të 11 shtatorit 2001, njëherë e përgjithmonë ndryshuan botën. Që nga akti terrorist i 11 shtator 2001, në tërë botën shihet që kur flitet për terrorizëm, automatikisht nënkuptohet me terrorizmin islamik. Edhe përkundër faktit që tentohet në vazhdimësi të bëhet dallimi duke mos e lidhur terrorizmin në botë me fenë islame. Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.
Terrorizmi trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në
vitin 2007 në vendet e BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik,
krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste
islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të
Europës Perëndimore dhe SHBA-së. Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi
islamik, e njejta shihet edhe në kohët e fundit. Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%, dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz. Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e rasteve, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që
sjellej nga 89-97%, kurse për vitin 2011, është 90.7%.


One Day in America» e shënon që kanë shkuar 20 vite që nga 11 shtatori 2001, sulmi më i dokumentuar terrorist në historinë njerëzore.

Edhe përkundër dy shteteve tona, pothuajse asgjë nuk kanë bërë, që të parandalonin fenomentet kriminale të terrorizmit islamik, derisa pastaj shumë pak bënë në luftimin efikas të terrorizmit islamik. Atë që qarqet serbe e propagandonin kundër Luftërave tona Çlirimtare, që na etiketonin si terrorist islamik, në praktikë tashmë teomercenarë( hoxhallarë të sposorizuar, ndikuar a lidhur me qarqet serbe) filluan ta propagandonin në predikimet e tyre politiko-propaganduese duke thënë që gjoja ne paskemi luftu për Islam. Vetëm për një dekadë, falë propagandës pro-talebane të injektuar nga shërbimet serbe dhe të kryer nga teomercenarët( hoxhallarët vehabi), Kosova u talebanizu. Në fillim shihnim hoxhallarët vehabi, që pas tyre s’kishin asnjë ”taleban”, e që duhej të procedoheshin penalisht të tillët që shpërndanin ideologji talebane-terroriste islamike, por kjo nuk u bë nga institucionet relevante. Pastaj me rastin e krijimit të ”masës kritike”, një shtet infantil ishte e kuptuar që do dështonte në luftimin e terrorizmit islamik. Prandaj pas një dekade nga sulmet terroriste islamike të 11 shtatorit 2001, Kosova u bë eksportuesja më e madhe e terroristëve islamik për në ISIS.
Për fat të keq, Serbia dhe Greqia siç kishin arritur mrekullisht të zbatonin planprogramet e tyre të Naçertanisë dhe Megali Idesë, për identifikimin e Shqipëtarëve musliman si turq, sot suksesshëm arritën t’i identifikojnë një pjesë të Shqipëtarëve musliman me taleban, ISIS dhe terrorist islamik. Edhe përkundër faktit që kemi dy shtete nominalisht shqiptare, por të cilat lejuan talebanizimin e Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe në Mal të zi.

Më:11.09.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Dialogu me Serbinë dhe çështja e arkivave

0

Nga: Bardhyl Mahmuti

Kriminelët e regjimit të Beogradit që kryen gjenocid në Kosovë e dinin fare mirë se nëse nuk arrihet të dëshmohet qëllimi për të shkatërruar tërësisht apo pjesërisht shqiptarët e Kosovës, asnjë arsyetim ideologjik apo politik nuk është i mjaftueshëm për ta kualifikuar krimin si gjenocid. Për këtë arsye, strategjia për të mohuar qëllimin gjenocidar dhe fshehja e gjurmëve të këtij krimi u shndërruan në sistem të shkatërrimit të së vërtetës.
Shtyllat kryesore rreth të cilit artikulohej kjo strategji kishte të bënte me mohimin e vrasjeve të civilëve shqiptarë, mohimin e ekzistimit të planit “Patkoi”, që synonte spastrimin etnik të Kosovës, mohimi i qëllimit për të shkatërruar shqiptarët e Kosovës për shkak të përkatësisë së tyre etnike, e kështu me radhë.
Lidhur me këtë çështje, në veprën e saj të titulluar “Paqja dhe ndëshkimi”, Florence Hartmann, zëdhënëse e prokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte-s, thekson:
Udhëheqësit e rinj të Beogradit deklaronin haptazi se ‘interesi jetësor nacional’ i tyre ishte t’i fshihnin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta inkriminonin Serbinë për krimet e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në strategjinë e regjimit të Vojislav Koshtunicës për të fshehur faktet e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit në Beograd se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në regjion dhe veprojnë kundër paqes.” (Florence Hartmann, vepra në versionin origjinal Paix et chàtiment, f.118).
Sipas kësaj njohëse të mirë të zhvillimeve “prapa perdes”, një qëndrim i tillë i udhëheqësve të shtetit serb vjen për arsye se “zyrtarët serbë ishin të bindur se arkivat e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë mund të shpinin deri te dënimi i Serbisë për gjenocid.” (Po aty, f.118).
Për të ilustruar këtë pohim, Florence Hartmanne sjell qëndrimin e ministrit të atëhershëm serb të Punëve të Jashtme, Goran Svilanoviqit, i cili në zyrën e Carla Del Ponte-s, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë.

Në këtë takim, Goran Svilanoviqi theksoi se “nëse ne ju ndihmojmë ta dënoni Milošević-in për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet t’i paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim…”. (Po aty, f.118).
Në shkrimin e titulluar “Dialogu dhe Këmbët e arushës”, të publikuar në muajin qershor 2021, tërhoqa vëmendjen në strategjinë serbe që për dështimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përgjegjësia t’i binte delegacionit të Kosovës. Çdo temë që shtrohet nga pala serbe është në përputhje të plotë me këtë strategji.

Prandaj, kur 22 vjet pas përfundimit të luftës shtrohet si temë çështja e arkivave gjatë bisedimeve në Bruksel më 7 dhe 8 shtator 2021, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është dashur të sjell si dëshmi provat e lartpërmendura dhe të shmang grackën serbe që krijon iluzionin e gatishmërisë së tyre për të ndriçuar të vërtetën për krimet në Kosovë. Edhe për naivët më të mëdhenj është e qartë se Serbia ka zhdukur të gjitha dokumentet që do të dëshmonin krimin e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Fatkeqësisht, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka rënë në këtë grackë të dëmshme për Kosovën.

Një editorial mbresëlënës i Prof.dr. Fatmir Terziut

0

Eshref Ymeri

I dashur Profesor Fatmiri,

E lexova me shumë kërshëri editorialin tuaj të shkëlqyer, me titull “U mbyll një kapitull i historisë së PD-së”. Sigurisht, me shumë kërshëri, por edhe me shumë trishtim për të vërtetat dëshpëruese që ju shpalosni aty me nuhatjen e një vizionari mendjehollë. Ju, me shumë të drejtë, citoni “Freedom House”, që, tre vjet më parë, ka theksuar se “Demokracia është në krizë”. Pse, si shpjegohet kjo krizë? Në këndvështrimin tim, kriza e demokracisë e ka burimin në vetë natyrën njerëzore, në vetë karakterin e njerëzve, të cilët mbartin në vetvete më shumë mëkate sesa virtyte.
Demokracia është në krizë se ka në themel një të vërtetë tragjike, e cla, çdo qytetar mendjekthjellët, e bën të shtrojë pyetjen:
Fakti që 1% e njerëzimit zotëron pjesën dërrmuese, deri në një përqindje shumë të lartë, të pasurive botërore, është vepër e Zotit apo e Djallit? Në këndvështrimin tim, është vepër e Djallit. Se sikur të mos ishte kështu, a do të ekzistonin vallë miliona e miliona të varfër, deri edhe të uritur, sidomos fëmijë, në mbarë rruzullin tokësor? Nuk e besoj. Rezultati: Zoti është i pafuqishëm para Djallit.
Kjo e vërtetë tragjike zbulon pangopësinë e një pjese shumë të vogë të njerëzimit dhe natyrën e nënshtruar të shumicës së tij. Prandaj editoriali juaj më solli në kujtesë fjalët e shkrimtarit dhe të reformatorit skocez Samuel Smails (Samuel Smiles – 1812-1904), autor librash të karakterit filozofiko-moral, të pasur me fakte nga biografitë e njerëzve të mëdhenj. Ai shkruan:
“Aftësitë intelektuale herë-herë janë të shkrira me natyrën më të neveritshme të moralit – me nënshtrimin prej skllavi ndaj njerëzve që mbajnë poste të larta dhe me fodullëkun ndaj atyre të shtresave të ulëta. Njeriu mund të ngrihet deri në shkallën më të lartë të përsosmërisë në artë, në letërsi dhe në shkencë, e megjithatë, për nga ndershmëria, virtyti. vërtetësia dhe ndjenja e detyrës, ai mund të qëndrojë shumë më ulët se çdo fshatar i varfër analfabet”.
Natyra mëkatare e njeriut është përjetësuar kaherazi në shprehjen aforistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse “njeriu për njeriun është ujk”, një aforizëm ky që e ka burimin në lashtësi dhe që do të thotë njeriu ha njeriun, njeriu në shoqëri është egoist në skajshmëri. Shprehja citohet shpesh në latinisht homo homini lupus est ose lupus est homo homini. Me këtë shprehje që shërben si fjalë e urtë, del në pah karakteristika sarkastike e një njeriu tejet egoist. Ajo haset për herë të parë në veprën “Asinaria” (Gomarët) të komediografit të lashtë romak Plauti (Plautus – 254-184 p.e.r.) dhe përdoret për të karakterizuar të tilla marrëdhënie dhe zakone njerëzore, në të cilat mbizotëron egoizmi, armiqësia dhe antagonizmi i skajshëm. Përdoret zakonisht gjatë diskutimit të veprimeve të ulëta, të cilat një njeri kryen ndaj një njeriu tjetër. Në kundërshtim me Plautin, filozofi romak Seneka (Lucius Annaeus Sĕnĕca minor – 4 p.e.r.-65) shkruante se “njeriu është diçka e shenjtë për njeriun”. Të dyja këto fjalë të urta me vlera aforistike i pati përdorur filozofi anglez Tomas Hobs (Thomas Hobbes – 1588-1679) në kushtimin që shkruante për punimin e vet me titull “De Cive” (Për qytetarin), të botuar në vitin 1651:
“Po të flasim pa pasion, atëherë të dyja thëniet janë të sakta. Njeriu për njeriun është në një farë kuptimi Perëndi dhe e saktë është edhe ajo që njeriu për njeriun është ujk, nëse do t’i krahasojmë njerëzit me njëri-tjetrin…”.
Vëzhgimet e Hobsit, nga ana e vet, kanë afri me Plautin që pohonte se njerëzit, për nga natyra, janë egoistë. Erazmi i Roterdamit (Desiderius Erasmus Roterodamus – 1466-1536) këtë fjalë të urtë e pati përfshirë në përmbledhjen e vet me proverba, duke perifrazuar Plautin:
“Këtu ne na paralajmërojnë të mos ia besojmë veten një njeriu të panjohur, por të ruhemi prej tij si prej ujkut”.
Filozofi, teologu dhe juristi spanjoll Francisko de Vitoria (Francisco de Vitoria – 1486-1546), në njërën nga veprat e veta me titull “Relectiones Theologicae” (Pasqyrime teologjike), shkruante se poeti romak Ovidi  (Publius Ovidius Nasō – 43 p.e.r.-18) nuk e pranon këtë fjalë të urtë. “Njeriu, – thoshte Ovidi, – nuk është ujk për shokun e tij njeri, por njeri”.
Psikiatri dhe neurologu austriak Frojdi (Sigmund Freud – 1856-1939) e pranonte këtë fjalë të urtë dhe në veprën e vet me titull “as Das Unbehagen in der Kultur” (Pakënaqësia nga kultura) shkruante:
“… Ekziston gjithmonë tundimi për ta përdorur të afërmin tend si mjet të përmbushjes së natyrës agresive, për të shfrytëzuar forcën e krahut të tij të punës pa shpërblim, për ta përdorur si objekt seksual, pa marrë pëlqimin e tij, për t’i marrë pasurinë, për ta poshtëruar, për t’i shkaktuar dhimbje, për ta torturuar dhe për ta vrarë. Homo homini lupus. Kush paska guximin ta vërë në diskutim këtë gjykim, duke pasur gjithë përvojën e jetës dhe të historisë?”.
Lidhur me krizën e Partisë Demokratike, duhet theksuar se në radhët e saj doli në pah thelbi i aforizmit të sipërcituar në qëndrimin ndaj Profesor Berishës. Ai qëndrim e theksoi edhe më shumë natyrën servile të shqiptarit, i cili respekton më shumë të huajin sesa vetveten. Me vendimin që mori kundër Profesor Berishës, Partia Demokratike, me dashje ose pa dashje, iu bashkua korit sorosian, me kryedirigjent Ramën, i cili, duke qenë i bindur thellë në vetëdijen e tij për gjendjen katastrofike ku e ka katandisur Shqipërinë gjatè tetë vjetëve, kërkon të bëjë një dash kurbani për të larë duart para popullit shqiptar, një popull që, çuditërisht, pabesueshmërisht, po luan thjesht rolin e një delemileti para tij.
Gjendja në Partinë Demokratike dëshmoi më së miri vërtetësinë e parashikimit ogurzi të Ramiz Alisë, i cili, në mbledhjen e Byrosë Politike të muajit nëntor 1989, deklaroi:
“Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona…
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë” (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018).
S’mund të ndodhte ndryshe. Sepse populli shqiptar, në shumicën e vet majtist, të kujton shprehjen frazeologjike të stilit shakatar “është çuar me këmbën e majtë”, që do të thotë nuk është në humor, rri sikur i janë mbytur gjemitë. Në shumë popuj ekziston besëtytnia se po të çohesh nga shtrati me këmbë të majtë, kjo do të thotë se do të kalosh një ditë të keqe. Kjo shprehje haset në anglisht get out of bed with left leg, në frëngjisht se lever du pied gauche, në rusisht vstat s levoj nogi.  Nocionet për të djathtën dhe për të majtën, në thellësi të shekujve, janë bashkuar me nocionin e së mirës dhe së keqes. Që asokohe ka pasë qarkulluar mendimi se çdo njeri, në anën e djathtë ka një shpirt mbrojtës, kurse në anën e majtë ka një shpirt të keq që e josh drejt mëkatit. Në Egjiptin e lashtë besonin se nëpër veshin e majtë vjen “frymëmarrja e vdekjes”, kurse në Greqinë e lashtë mendonin se ana e djathtë të premton sukses, kurse ana e majtë të sjell dështim.
Ramiz Alia e ka pasë njohur mirë natyrën e thekur majtiste të shumicës së popullit shqiptar, prandaj edhe deklaronte asisoj, duke qenë i bindur plotësisht se ajo shumicë, në mëngjes, nuk do të çohet kurrë nga shtrati me këmbën e djathtë.

Santa Barbara, Kaliforni
10 shtator 2021

Besoini Zotit që u do, e jo Zotit që u ndëshkon!

0
Nga Lirim Gashi, Prishtinë
BESONI NË ZOTIN QË E DONI DHE JU DO, E JO NË ZOTIN URDHËRDHËNËS QË JU NDËSHKON NËSE NUK VRANI DHE DHUNONI NË EMËR TË TIJ
Feja e ndalon njeriun që në fillim të mendojë me kokën e tij, sepse ajo përmes librave të shenjtë i sugjeron atij : “Zoti mendon për ty. Ti nuk ke lindur për të menduar, por për të zbatuar urdhërimet e Zotit që të krijoi”.
Dhe meqenëse shumica e njerëzve janë dembelë për të hyrë më thellë në mendime, ata mezi presin që dikush të mendojë për ta.
Kështu që ata thonë menjëherë Amen dhe falënderojnë atë që mendon për ta, ani pse është figurë imagjinare e robëruesve dhe skllevëruesve të tyre.
Në këtë rast, figurat reale (priftërinjtë, hoxhallarët) ndërtojnë një figurë imagjinare për të zbrazur kokat dhe xhepat e njerëzve të vërtetë (pelegrinëve, xhematit) dhe për t’i shndërruar ata në robë të tyre dhe hije të vetvetes.
Sepse edhe Zoti i tyre imagjinar është i njëjtë me karakterin tyre të dhunshëm, robërues, grabitës dhe pushtues.
Sepse ata vetë e kanë projektuar, prandaj ia kanë atribuuar të gjitha virtytet që bindin dhe nënshtrojnë me lehtësi budallenj të frikësuar.
Në fakt ata e kanë krijuar me qëllim nga imagjnata e tyre një Zot që ndëshkon robë, nëse nuk zbatojnë urdhëruat e tij, që në fakt janë urdhërat e tyre.
Prandaj edhe Zoti edhe njerëzit në fakt janë zbatues të urdhërave të tyre, prandaj robë të tyre.
Pra janë në fakt urdhëruat e tyre, sepse edhe Zoti imagjinar është jo vetëm sajesë e tyre, por edhe zbatues i urdhërave të tyre, me ndihmën e njerëzve të cilët i frikësojnë përmes përshkrimit të tij të llahtarshëm në librat që i kanë shkruar vetë.
Kjo do të thotë se zbrazin xhepat e deleve të tyre, që kanë kokat bosh si kungujt për Halloween, duke i frikësuar ato se Zoti i txre Përbindësh (figura e tyre imagjinare) zbutet, mëshirohet dhe i pranon lutjet e tyre (figurave të vërteta), vetëm nëse shkojnë në kishë, xhami ose sinagogë dhe luten saktësisht përmes tekstit origjinal që shpiken dhe sajuan paraardhësit e tyre të të njëjtit profesion.
Duke përdorur gjithmonë arsyetimin e rremë se çdo lutje që nuk ka rendin e shkronjave saktësisht siç qëndrojnë në Tora, Bibël dhe Kuran jo vetëm që nuk pranohet nga Zoti, por është edhe haram.
Dhe për të qenë edhe më efektiv në hipnotizimin (shpëlarjen e trurit) të njerëzve, ata së pari i trembin ata me ferrin dhe më pas i joshin me parajsën.
Dhe meqenëse njeriu i frikësuar i gëzohet mëshirës së kriminelit si fëmiu dhuratave të Babadimrit, ai shkon vullnetarisht te kasapi, si një dhi.
Imagjinoni një mësues që torturon çdo ditë mendërisht dhe fizikisht nxënësit e tij të moshës së fëmijërisë dhe adoleshencës !
Atij i duhen vetëm dy ditë butësi në muaj për t’i shkrirë ata nga gëzimi si gushti akulloret, vetëm pse nuk i shqetëson dhe torturon dy herë në muaj.
Kjo është arsyeja pse ata përjetojnë ditën kur kursehen nga dhuna e tij si një dhuratë nga Zoti.
Njëkohësisht kjo është arsyeja pse ata e falënderojnë atë për mëshirën si lypësit dhënësit e lëmoshës, sepse ai i ka bindur ata paraprakisht se janë fajtorë, ose mëkatarë vetëm sepse kanë lindur (ekzistojnë).
Edhe pse askush nuk i pyeti ata nëse donin apo jo.
Kështu, nga njëra anë, priftërinjtë, hoxhallarët dhe rabinët u krijojnë pelegrinëve respektivisht xhematlinjve ndërgjegje të keqe për fajin dhe mëkatin që nuk e kanë bërë kurrë, dhe nga ana tjetër u kërkojnë atyre të sakrifikojnë veten në shenjë mirënjohje ndaj Krijuesit, të cilin ata jo vetëm që nuk e kanë parë kurrë me sytë e tyre, por të cilin e futën vetë në kokat e tyre.
Apo edhe më saktë, përmes librave të shkruar nga ata vetë dhe nga paraardhësit e tyre mashtrues dhe gënjeshtarë, që kishin të njëjtin mision dhe profesion.
Pse është një mijë herë më i sinqertë, më i shëndetshëm, më i drejtë dhe më paqësor besimi jofetar në Zotin, ose në ndonjë superfuqi tjetër imagjinare (hyjnore)?
Për shkak se njeriu që ka një nevojë natyrore për ngushëllim, e gjen atë në mënyrën më të natyrshme të mundshme nëse i lutet Zotit i cili është në harmoni me imagjinatën e tij unike, që pasqyron karakterin e tij unik dhe përshtatet me nevojat e tij individuale, delikate dhe shpirtërore.
Përveç kësaj, ai flet drejtpërdrejt me Zotin e imagjinatës së tij dhe nuk varet nga ndërmjetësimi i priftit, hoxhes, rabinit dhe nga librat e tyre të që në fakt janë hamendësi perfide propagandistike për larjen e trurit të tyre.
Përveç kësaj, ai ruan xhepin nga preja, dhe trurin ose mendjen nga talljet, përdhunimet dhe manipulimet e tyre.
Nga ana tjetër, ai shpëton njerëzimin jo vetëm nga kleri parazit, grabitqar dhe manipulues, por edhe nga synimet e tij perfide, hipokrite, të dhunshme, lakmitare, përçarëse dhe luftë nxitëse.
Sepse luftërat më të përgjakshme në botë ishin ato fetare.
Shembulli më konkret janë luftërat e përgjakshme mes sunitëve dhe shiitëve, për dy shkronja të vendosura pak më ndryshe në Kuran ose për dy centimetra dallim në mbajtjen e duarve gjatë ritualit të lutjeve.
Nuk e di sa e vëreni se çfarë metodash të rrezikshme, perfide, tinëzare, qesharake dhe hipokrite përdor kleri për të arritur skllavërimin e plotë të njerëzve injorantë dhe naivë, për t’i kthyer ata në dele të klerikëve dhe për t’i çuar ato të kullosin barë kudo që dëshiron zemra e tyre.
Prandaj, besoni në Zotin që e do shpirti juaj, e jo në Perëndinë e krijuar nga ata që duan t’ju frikësojnë, dhunojnë dhe grabisin mendërisht, fizikisht, materialisht dhe financiarisht.
Sepse nëse besoni në Zot nga frika, atëherë nuk e doni atë sinqerisht, por vetëm për të shmangur dënimin e tij të dhunshëm.
Ndërsa nëse besoni në Zotin që zemra juaj e do, atëherë nuk keni arsye të keni frikë nga ndëshkimi i tij i dhunshëm dhe hakmarrës.
Sepse dashuria e sinqertë që do i jepni atij do u kthehet nga ai vetëm si dashuri e sinqertë.
Sepse vetëm në atë mënyrë jeni të lirë, të natyrshëm, të balancuar, të ndershëm, të shëndetshëm, autentikë dhe të qetë.
Sepse të besosh nga frika që ta kanë shkaktuar klerikët fashistë do të thotë të mos jesh njeri i lirë, por skllav i bishave që të kanë frikësuar dhe hipnotizuar për të të nënshtruar.
Njëkohësisht domethënë të mos jesh vetvetja, por zbatues i urdhërave të njerëzve që ta kanë shkyçur trurin.
Ani pse qysh në fillim ta kanë bërë të qartë se ti nuk je në këtë botë për të jetuar dhe menduar, por për t’i zbatuar urdhërat e Zotit që të ka krijuar edhe pse ti në fakt je zbatues i urdhërave të tyre dhe së bashku me Zotin e tyre imagjinar rob i tyre.
Prandaj nëse çlirohesh nga robëria e tyre ti njëkohësisht e çliron edhe Zotin e imagjinatës dhe zemrës sate nga robëria e tyre.

Esat Pashë Toptani ose nënshkruesi i bashkimit me Serbinë, Aleksander Vulin dhe Sonja Biserko

0
Prend BUZHALA
(Ose mbi kërkimin e toptanëve të rinj nga qarqet politike serbe. Koha kur Esat Pasha kërkonte Union e bashkim me Serbinë.)
Diku para gjashtë vjetësh, në shtypin serb jepej një lajm dhe deklaratë e Aleksandar Vulin-it (sot ministër i punëve të brendshme i Serbisë), se si po vendoste kurora me lule për heronjtë serbë “të vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe një miku të popullit serb, shqiptarit Esad Pashë Toptani në ushtrinë serbe, në varrezat në Thieu pranë Parisit “. Vulin, pasi vuri lule te varri i Esat pashë Toptanit, tha:
“Serbia kujton heronjtë e saj. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Por edhe Serbia kujton miqtë e saj dhe nuk do ta harrojë kurrë Esad Pashën, edhe pse ishte me ne në momentet më të vështira ”. Ai tha se tërheqja e ushtrisë serbe nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tij, pa vetëmohimin e tij, “dhe ai pagoi me kokë për ata që urrenin Serbinë dhe serbët më shumë se ata e donin vendin dhe popullin e tyre. Esad Pasha është mik serb, i harruar padrejtësisht, i lënë pas dore padrejtësisht në histori, madje edhe e jona. Esad Pasha është një shembull se si duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Rruga e Esad Pashës është rruga e mirëkuptimit, është rruga e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe ai është një shqiptar që i donte serbët. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet ta harrojmë.”
1.
A u harrua kjo histori shqiptaro-serbe viteve të fundit?
Për deri sa qarqe politike, me fytyrën e të moderuarit, nuk e kanë “guximin” e Esat Pashës për t’u bërë “mik i Serbisë”, brenda vetë qarqeve shoqërore serbe pati reagime, siç ishte ai i Sonja Biserkos, e cila tronditi ato qarqe klerikalo-politike, se historia e Serbisë “është një gënjeshtër e madhe, që zbukurohet me anën e miteve”. Ndërkaq, në[ një revistë serbe të atij viti, thuhet: “Të gjithë njerëzit e arsyeshëm, të cilët e njohin biografinë e Esad Pashë Toptanit, nuk do të ishin krenarë për miqësinë e tij të pretenduar, as nuk do ta ofrojnë (publikisht) si një shembull sesi duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Përkundrazi…. Ajo që Serbia dhe Mali i Zi, në bashkëpunim me Esad Pashën, bënë në Shqipëri në luftërat ballkanike, është një turp historik për popullin serb dhe malazez. Ministri Vulin mburret dhe Esad Pasha – një tradhtar i popullit shqiptar, ofron dhe vlerëson shërbëtorin kukull të regjimit serb si një shembull bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Serbisë… Për më shumë se 100 vjet, “bashkëpunimi” i Serbisë me Esad Pashë Toptanin ka qenë një shembull i teksteve shkollore se si Serbia, nëse dëshiron të mbijetojë, nuk duhet të veprojë më kurrë ndaj Shqipërisë ose ndonjë vendi tjetër, fqinj dhe të njohur ndërkombëtarisht.” Më tutje, pasi përmenden okupimet e ushtrisë serbo-malazeze në Shqipprinë qendrore më 1912-1913, vrasjet e kryera, përmenden edhe Marrëveshja me Nikolla Pashiqin më 1914, intervenimin ushtarak të Serbisë më 1915 për vendosjen e ruajtjen e regjimit të Esad Pashë Zoptanit, ky artikull thekson Marrëveshje ne fshehtë mes Serbisë dhe Esad Pashës për krijimin e një bashkimi të vërtetë të Serbisë dhe Shqipërisë -e njohur si “Marrëveshja e Tiranës”: “Esad-pasha u varros në varrezat ushtarake serbe në Tije në pyllin e Bolonjës, ku një gjysmëhënë qëndron ende në detin e kryqeve.” Aty thelsohet se për më shumë se 100 vjet, Serbia ka fshehur pushtimin (aneksimin) e pjesëve të Shqipërisë dhe krimet e kryera me atë rast.
Esat Pasha, duke e dorëzuar kapitullimin në Shkodër, para gjeneralëve serbë të kohës.
Kjo revistë serbe përfundon:
“Unë mendoj se Esad Pasha nuk është një mik shembullor serb dhe se zyrtarët e qeverisë serbe nuk duhet të jenë krenarë për të, as bashkëpunimi me të nuk duhet të jetë një shembull sesi duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Esad Pasha është një dashamirës i pushtetit tradhtar… ai nuk është dhe nuk duhet të jetë shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë.”
2.
Kjo politikë serbe, prototipa të së cilës janë A. Vulin dhe A. Vuçiq, heqin traditën që nga pahsiqët e deri te Dobrica Qosiq, shkrimtar i njohur e po ashtu i njohur për idenë e tij të ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore… dhe këtë pikëpamje e ka përsëritur edhe më vonë… Qosiq ka mirënjohjet më të larta shtetërore e nacionale serbe, pikërisht pse ka deklaruar: “Rrena është interes i shtetit serb.”
“Rrena është pjesë e vetë qenies serbe.”
Dobrica Qosiqi, shkrimtar e ideolog serb, është konsideruar dhe serbët e konsiderojnë baba i kombit serb dhe ndër shkrimtarët më të përkthyer edhe ne bote nga letërsia serbe. I njohur për platformat e zhbërjes së shqiptarëve dhe i nxitjes së luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ai para sa dekadash pati deklaruar:
“Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”
“Gënjeshtra është virtyti më i lartë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar, të ngushëllojmë një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, për të gënjyer për ndershmërinë. Ne gënjejmë për lirinë. Një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. imagjinative, shpikës ”, thoshte Dobrica Qosiç, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës serbe.
Kështu, gjithmonë kanë deklaruar pushtuesit në ikje. Kjo ta kujton atë deklaratën e njohur, të egër, të qeveritarëve turq që po iknin nga tokat shqiptare: “Do të na keni pas, si hije, edhe 500 vjet të tjera…”
Aleksander Vulin etj, duke bërë nderime para disa vitesh tek varri i Esat Pash Toptanit në Paris.
Ende na ndjek hija serbe, për të këqijat që na i kanë shkaktuar…
Dhe çka ka demantuar koha nga këto thënie të Qosiqit, kur brenda Kosovës na janë krijuar kushedi sa Serbi te Vogla në emër të trashëgimisë kishtare?!
Serbia gjithmonë ka qenë antievropiane, rrjedhimisht dhe antishqiptare…
Qosic e instaloi fashizimin e tipit të Sveti Savës dhe ultranacionalizmin përmes Memorandumit të Akademisë serbe.
Esat Pash Toptani në Selanik …, duke e nënshkruar kapitullimin …
Dhe, kur gjatë dy dekadave të pasluftës, ata as që i pranojnë masakrat e gjenocidin mbi Kosovën, duke gënjyer, mashtruar e folur mbarë e prapë nëpër botë, atëherë çfarë kuptimi ka dialogu me një vend që gjenocidin ndaj të tjerëve dhe mashtrimin e ka ngritur në filozofi shtetërore e kombëtare?
Ajo do të kërkojë vazhdimisht toptanët e rinj për bashkëpunim, për ëndrrat e daljes në Adriatik, nën firmën e emrave të bukur për bashkëpunim e integrime.
Vuk Drashkoviç: Sa herë udhëtoj në Paris vendos lule tek varri i Esat Pashë Toptanit
(10 shtator 2021)

Lamtumirë vendlindje! Po më ndjek fati i prindërve të mi, ata u kthyen në kohë lufte, e unë po iki ne liri!

2
Egzona Muharremi
Më janë dashur ditë, javë e muaj për ta shkruar këtë letër, se sa herë kam fillu më shkruajt, nga lotë nuk kam mujtë më vazhdu më shkru.
Kjo nuk është gjendja ime më e mirë emocionale, për të mos thënë, ndoshta gjendja më e keqe.
Si duket, po më ndjek fati i prindërve të mi, fati i vitëve të 90’ta, por më një ndryshim, ata u kthyen në kohë lufte, e unë po iki ne liri.
Po ju shkruaj nga një tokë e huaj e quajtur mërgim.
Unë në këtë rrjet social, që tashme e sa vite e kem si vendtakim, kam njerez të të gjitha moshave, disa të prindërve të mi, që mund ta kuptojnë këtë dhimbjen time, e disa edhe të rinjë që do e merrnin si pozitive këtë “arratisjen time”, e që në mundësinë e parë që u jepët do e bëjnë.
Po u kërkoj falje fillimisht mësuesve të mi të shkollës fillore, të cilët gjithmonë edhe pas kaq vitesh më kanë marrë si shëmbull, model i një nxënësje të shëmbullore dhe më sjellje shëmbullore.
Më vjen keq që “shëmbulli juaj”, u bë shëmbull për të ikur.
Ju kërkoj falje edhe profesorave të shkollës së mesme, në veçanti atyre që më ndihmuan të shkoj në fakultet një vite para klasës time. E di që keni prit shumë nga unë, por unë zgjodha më ik më parë se të ju zhgënjej. Vërtetë nuk ishte koha e njerëzve si unë. Dhe, besoj dhe ju e dini.
Është rrugë e gjatë dhe e vështirë për të ecur ndershëm, dhe akoma më e vështirë për një femer.
U kërkoj falje edhe profesorave të universitetit, që shpesh kam refuzuar 9, jo për numra por për tu bërë shëmbull se njeriu duhet të studioj më shumë, të punoj më shumë, të kërkoj maksimumin, sepse mund të arrihet çdo gjë më punë dhe vullnet. Por, tash po iki të kontriboj diku tjetër, andaj më falni!
I kërkoj falje dhe studentëve të mi, që përkundër asaj që kam ba thirrje mos me lanë Kosovën, erdh dita që u deshtë dhe vet më lanë.
I kërkoj falje në fund vetës, që kam pranu të jem pjesë e politikës edhe pse e kam ditë që ka shumë njerëz të pandershëm. Por, duke u bazuar në atë se njerëzit i ndershëm më shumë se kurrë i duhen Kosovës në politikë, e kam nis atë rrugëtim. Dhe, pjesa më e vështirë për mua ka qenë, kur më është dashur të ulëm në të njëjtën tavolinë më njerëz të pandershem.
Por, për të gjitha prapë jam krenare, sepse rruga ime ka qenë më parime që nuk i kam shkel për askënd, ndershmëria dhe njerëzillaku kanë udhëtuar paralel më mua.
I kërkoj falje vetës time, që jam munduar shumë përmes institucioneve shtetrore, si pjesë e tyre të ndikoj në ndryshim, por sado që jam munduar nuk ia kam dal, sepse kam mbetur e vetme. Nuk kam dashur të arrij asgjë më pamjen apo trupin tim. Shfrytzimi i trurit njerëzor për të mirën e vendit nuk ishte temë tabu, dhe unë isha e papërshtatshme.
Një nder gjërat më të vështira për mua ka qenë kur më email zyrtar edhe njerëzve më të pandershem më është dashur t’i drejtohem me “i/e nderuar”.
Jam ndjerë e lirë atë ditë kur kam ikë, më terë dhimbjen për familje, jam ndjerë mirë.
Unë them se njerëzit njihen kur kanë mundësitë për të bërë çdo gjë dhe bëjnë vetëm gjërat e duhura.
Kjo ishte më e duhura për mua dhe kohen në të cilen jetojmë!
______________
* Ishte Profesoreshë e lëndës “Tregtia ndërkombetare” në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë etj. Ka lindur në Prekaz të Epërm. 

Një vizitë turistike në Tiranë, ku pas çdo hapi mund ta shohësh në faqen e historisë “tradhëtarin”, pastaj “heroin”, e pas “heroit”, sërish “tradhëtarin!”

0

Arben Çokaj, Shkodër

NJË VIZITË TURISTIKE NË TIRANË

Të gjithë janë heronj që ranë për atdhe, duke vrarë njëri tjetrin…

“Me inagurimin e qendres Toptani, shtohen dhe mundesite e turizmit te ri.
Autobuzi me turiste u nis nga hotel Plaza me shoqeruesin qe shpjegon:
Kjo eshte qendra Toptani.
Esat Toptani u vra ne Paris per vatanin.
Pas dy minutash:
Ky eshte sheshi Avni Rustemi, Rustemi ishte ai tipi qe vrau Esatin.
Pas 5 minutash:
Ky eshte bulevardi Zogu I.
Ahmet Zogu ishte kushuri me Esatin dhe vrau Avniun per t’u hakmare.
Pas 10 min:
Ky eshte sheshi Fan Noli, i cili ishte prift, por kur Zogu vrau Avniun, beri revolucion.
Ahmetin e debuan dhe e denuan me vdekje ne mungese.
Vecse Ahmeti u kthye, mori pushtetin dhe denoi me vdekje Nolin ne mungese, i cili iu kthye punes e u be prift.
Pas 2 minutash:
Kjo eshte piramida, muzeu Enverit, qe mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq.
Kjo histori vazhdon mbi 45 vjet.
Kthen koken nga ana tjeter:
Kjo eshte qeveria dhe kuvendi i Shqiperise.
Keta i rane shkurt, i shpallen Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin te gjithe heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik.
Dhe keshtu mbaron turi turistik i Shqiperise se pavarur!”

Kur flet mirë si Sadria e Sinani

0

Këngëtarët Halil Hiseni, Kadri Minushi me Ali Ramadan Krasniqin, apo si i quanin ndryshe më herët “shahir-ët”

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im (6)

Me ditur me folë mirë si Sadria e Sinani 

Rrahimi: ”baca Sinan e kish pas t`drejtë, na ishim kânë gabim 

Vazhdon nga numri i kaluar “Nuk shkruhet historia me gënjeshtra e shpifje”, Drini.us 9 Shtator 2021 

Mendja e insanit âsht si era  

Kur shkova në Turjakë pas 8 vjetëve 

Shpiat e odat djeguara 

Nuset e reja, sa ishin martua, në ”luftë” nuk kishin dhoma ku të flenin me burrat. Ato flenin me vjehrra e fëmijët, flenin me maca e viça.

Shtëpia, Oda e Shaban Seferit, e djegur. Turjakë, 1999

Të shkruaj për kohën që kam lënë mbrapa dhe të kujtoj fjalët e pleqëve e plakave 1*) është si ta mbash mi shpinë një pjesë të Bjeshkëve të Turjakës.

Kur shkova në Turjakë pas 8 vjetëve, në vitin 2000 isha i lodhur e i hutuar kur shihja gjithë ata burra e gra, djem e qika që më kishin rrethua e më shikonin mua. Më kishin shti në mes e afër meje, si në sofër ishin ulur në barin e njomë të oborrit të vëllait të ndjerë, Zeqës. Të gjithë pritnin nga unë, që të flas, çoft edhe një fjalë të vetme, për gyrbetin e për familjen time. Edhe fëmijët pritshin që t`u jap sheqerka e llokume. Sa herë kruhesha apo doja ti rregulloja ato pakë flokë që më kishim mbetur, fëmijët afro 10 a 13 shikonin dorën time se në cilin gjep do ta fus dhe a do të nxjerre diçka edhe për ta. 

Edhe dy qen të vegjël, klysh ishin afrua afër fëmijëve e donin të luanin me ata. Por fëmijët sonte kishin tjetër gajle, a do tju jap fëmijëve ndonjë dhuratë se kam ardhur nga një vend i largët e klyshët sikur i pengonin. 

Sadri Godanci i Gremnikut, mik shtëpie e mik imi

-Po kqyr moj Lirë e Melihat në çantë e jepju fëmijëve ndonjë send … e fjala më mbeti në fyt kur pash se po vinin edhe fëmijët e tjerë të fqinjëve që kishin dëgjuar se ka ardhur një njeri … nga skeji i dyjasë. 

Nuk e besoj se pat karamela e bonbone për të gjithë fëmijët nga një gjë që do ti gëzoja por për të tjerët, fëmijët që ishin më të largët, qikat e vëllezërve iu dhanë disa bonbona të e fëmijëve të vëllezërve, nipave e mbesave të axhallarëve kisha një çantë tjetër me lapsa, ngjyra  e vizore që besoja se do të gëzoheshin kur ti shohin por mendja më paska mashtrua. Ata sonte dëshironin që ta âmbëlsonin gojën por edhe të tjerat i donin.

-Pa larguhuni pakë se ja keni zânë frymën Sinanit, u dëgjua zâni i njërit nga axhallarët

-Sinan, fol, kallxona dishka (diçka), qysh kalove rrugës me ballan (avion) ?

Dhe unë pasi u përbina dhe e ngrita kokën e shikova sikur doja ti numroja se sa ishin, me një zë të ngadalshëm, iu drejtova:

-Mirë, mirë.

Rrahim Muharremi nga Turjaka, nipi i Shaban Seferit dhe Halil Hisenit

Gratë dhe fëmija kishin shkua dhe ne shkuam në odë. Kshim mbetur vetëm burrat. Oda ishte e vogël për gjithë ata burra e djem që ishin. Baca Bali, Jakupi, Haziri e Ilazi, Ismeti, Selamia, baca Hel me Avninë e Saminë, Januzi i bacës Reshit, Rrahmani, Rrahimi e Milazimi, nipat e axhës Shaban. Edhe Gani Shaqa, Liman e Sylyman Avdia erdhën. 

Baca Jupë, Muhameti e Abazi, Kapllan Muslia e Qerimi, Avdyl e Ilaz Imeri me Sylë Sahitin, Imerin e Elmiun, ishin disa nga kusherinjët e mi të tjerë që nuk vonuan e thirrën te dyert e hynë brenda. Bashkë me ta erdhi edhe Veli Sadria e Haki Sejdia

Qerimi, si më  llafatar që ishte, folte më shumë. Nganjëherë therte me fjalë disa adete e disa “pleq”.  

Jakupi I bacës Bali, si kryetar e LDK-së së Malishevës, dhe shihej se në zgjedhjet që nuk ishin larg, shpresonte se do të bëhej i pari i komunës e Januzi, drejtor gjimnazi fliste më pakëz e ishte shumë i matur sikur të ishim në “mbledhje të partisë” . 

Rahmani, djali nipi i Shaban Seferit, vëllai i gjyshit e djali i Muharremit sa herë që fliste, nxiste diskutime, ama ia qëllonte. Dikush si në shaka i tha

-Nipi Halil Hisenit 2*) ndërsa më të rinjët shkriheshin duke qeshur. Rrema (Muharremi, baba i Rrahmanit), kur Rrahmani studjonte juridikun, kur vinte në vikende në Turjakë e të gjithë kojshia shkonim pasdarke, ai thonte:

-Nuk dua më shumë se sa Rrahmani të flas në odë si Sadria 3) e Sinani (për mua).

Rrahmani kishte ardhur me dy vëllezërit e mëdhenj, Rrahimin që ishte shumë i zoti dhe popullor dhe Milazimin që e thirrnin ”mësues”. Rrahimi fliste çka i vinte n`gojë dhe për të gjithë por të gjithë e respektonin. Edhe Milazimi, që kishte qenë nxënës imi, tash mësues, vetëm dëgjonte ose më pyeste shkurt. Rrahmani kishte 7 vëllezër e dy motra, një ekip futbolli.

Halil Hiseni, Dananek, 1979, 1980 ?

Baca Sinan kishte lujt mensh 4*) 

Dikur pasi veç kishin fillua të hargjohen fjaët, e pyeti Rrahimin:

-Rrahim tregona pse i ki than Sinan kish lujt mensh?

Po, tha Rrahimi, kam thânë  por e kisha pas gabim. Na s`ishim kam ksajde hiç e baca Sinan e kish pas mirë.

”Ishte kohë lufte dhe ishte vështirë të flisnim në telefon e letrat me postë nuk shkonin në Kosovë. Kur unë bisedoja në Gjermani e Zvicërr me të afërm, Ahmetin e bacës Reshit, Ismetin e Avninë për grupe të ndryshme të armatosura në Kosovë, kisha dyshime në ata njerëz, e Rrahimi, si nip i Sylë Januzëve të Damanekit, vlonte shpesh dhe mendonte që janë çiftat e … e tyre që do të na çlirojnë Kosovën. Njëherë kur unë iu thash se lufta nuk është lojë, e besa përdora do fjalë bukur të rânda, Ahmeti ia kishte rrit volumin e zâni dëgjihej, aty kishin qenë disa familjarë të lahperave e Ahmetit i kishte ardhur keq sepse edhe ai kish pas mendua se unë do ti qoj n`qiell lhperat e grupeve kriminale që shiteshin si çlirimtarë e udhëheqës të atyre grupeve. Kur kishte dëgjua Rrahimi, e kishte kap kryet e kishte thënë:

-Kuku për neve, bacën Sinan e paskan lân met.

Pas një kohe kur e kishte takua një nga të ashtuquajtur ”komandant …pamuki” dhe e kishte pyetur:

-A do të bie Malisheva në duar të shkive, ai i kishte thënë me mburrje: 

-Mali me mal nund të bashkohet por Malisheva s`ka me ra në dorë të shkive”. 

Kur Malisheva ra në dorë të shkive pa e shkrep asnjë fishek, “komandantët” kishin ikur të parët. Askush nuk dinte ku janë ata. …  e Rrahimit iu kishte vjedhurr malli në shitore. Sigurisht “Bubli” ia kishin vjedhur maallin. Rrahimit në male, iu kishin kujtua fjalët e Sinan Ukës, tha njëri nga të pranishmit dhe kish pas thënë: 

-Veç baca Sinan kish pas të drejtë”.

-Po, tha Rrahimi, qashu a kânë.

Tymi i dhanit që pinin Veli Sadria, Limani e axhallarët e mi, e kishte mbushur odën erë e tym e nuk shihej asgjë.

Mesi i natës kishte kalua e gjeli këndonte, lajmëronte mëngjesin. Askush nuk dëshironte të shkoj në shtëpi. Edhe mua më kishte ikur gjumi.

Sinan Kastrati, si student Letërsie, Prishtinë 1979

1*) PLAK m.

1. Burrë i vjetër në moshë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Plak i mençur (me mend). Pleq e të rinj të gjithë, i madh e i vogël. Azili i pleqve (shtëpia e pleqve). Grupi (kori) i pleqve. Fjalë pleqsh fjalë e urtë. Ecën (rri, flet) si plak. Ia dëgjon fjalën plakut. U bëftë plak! ur. (kur lind një djalë).

2.hist. Burrë, zakonisht kamës, që zgjidhte ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendoste për punët e fshatit etj. Plaku i katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit. Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.

2*) Halil Hiseni, ishte djali i Hisen Sylës nga Damaneku, burrë e plak i njohur i asaj ane, gjyshi i Rrahmanit, nga nëna. Tezja Zizë, nëna e Rrahmanit ishte qika e dytë e Halilit. Habibja, Ziza e Shkurta dhe dy djemtë: Brahimi e Tafili, ishin 5 fëmijët e Halil Hisenit.

Gjyshja ime, Gjezidja, motra e Halil Hisenit, ishte bërë sebep (Mësit) dhe ia kishte nxjerrë për djalë të kunatit, Zizën për Muharremin. E pra me Rrahmanin, i kishim edhe gjyshërit vëllezër dhe nga dajtë, gjyshja ime e gjyshi i Rrahmanit, ishin motër e vëlla.

Halil Hiseni, njihet për burrni që askush deri atherë nuk e ka bërë në rrethin e Turjakës, Damanekut e më larg. E ka falur gjakun e djalit të vetëm dhe në shtepinë e Kadri Minushit, djali i Kadriut Metushi, padashje e kishte vrarë djalin e dajës Lilë (Halilit) e Halili me babën plakë, Hisen Sylën ka shkua me e mbajt të pamen në odën e Kadri Minushit…..

3*) Sadri (Adem) Godanci, nga Gremniku i Klinës, afër Drinit të Bardhë, ishte mik shtëpie. Halla e Sadriut, Qamilja ishte gruaja e (dytë) e Shaban Seferit pasiqë e para, Zadja i kishte vdekur dhe kishte lënë vetëm një djalë, Muharremin.

Sadriu kishte pasur pozita të larta, si kryeshef prokurie në komunën e Prishtinës, Kryetar i Këshillit Ekzekutive në Komunën e Prishtinës, Sekratar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Prishtinë etj.

Si jurist, vërtetë fliste bukur sikur të ishte i kohës së ciceronëve në Perandarinë Romake.

4*) Ka humbur, shkalloi nga mendtë, u çmend; 

Me mendje të fjetur, nuk mendo si duhet kur flet.

E humbi mendjen (fiqirin) shih te HUMB. Është jashtë mendjes është diçka që s’mund të mendohet, që s’ta pranon arsyeja a logjika. I krisi mendja (koka, një dërrasë) dikujt shih te KRIS. Të kripsha mendjen (trutë)! shih te KRIP. I kullot mendja (gjetkë) shih te KULLOT. Ku të kullot mendja?! shih te KULLOT etj.

Në popul ka kuptimin: Njeri i çmendur që askush s`e merr për njeri serioz.

Që e ka kokën bosh, që nuk merr vesh e nuk kupton asgjë, kokëbosh.

I lehtë nga mendja; kokëbosh. 

Që nuk i mbushet mendja, që s’e kthen mendjen ndryshe; që kërkon t’i bëhet e tija; kokëfortë.

I trashë nga mendja, kokëgdhe.

Vazhdon 

Malmö, 10 shtator 2021 

Perspektivat e gjuhës amtare në një libër të ri 

0
Nga: Marjana Bulku
Jemi  mbledhur pêr të promovuar një libër i cili për hir të së vërteteës nuk është thjesht një libër por një zinxhir veprimtarish dhe aktesh sistematike të cilat do përpiqemi ti evidentojmë hallkë oas hallke.
Ishte viti 2014 kur zonja Drita Gjingecaj shpallet “Mësuesja e Vitit 2014” vlerësim ky që AAWO Motrat Qiriazi e praktikojnë çdo 7 Mars duke nderuar kështu mësues  shqiptaro -amrikan me kontribute të veçanta nê fushën e edukimit.
Unë e njoha Dritën ndoshta dy vjet më vonë në studion e ACTV ku ajo shpalosi projektin e saj mbi programin dygjuhësh .Dukej një projekt ambicioz dhe me shumë sfida. AADLC ( albanian american dual language and culture )dhe shkolla Shqipe “ Children of the eagle “ do të merrnin jetë falë ideve dhe kontributeve të shumë aktorëve por më së shumti falë ideatores dhe këmbënguljes së zonjës  Drita Gjongecaj .
Drita Gjongecaj
Dhe fill pas kësaj ecurie produktive u organizua Seminari i Parë mbi “ Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat e Diasporës”
Ndodhi pikërisht këtu në vatër , e atëherë pak kush e mendonte se kjo ngjarje do të shndërrohej në traditë.
Seminari i dytë u zhvillua në konsullatën e Kosovës, dhe pas kësaj veprimtarie doli në shtyp publikimi i punimeve të dy seminareve të parë .
Të ruash materialet, ti përmbledhësh ato, ti publikosh nê një botim serioz është një investim që i shërben një komuniteti që i  tejkalon muret e klasēs pra nuk i takon vetëm mêsuesve e nxënësve por shmë më tepër se kaq.
Pandemia na detyroi që seminarin e tretë ta zhvillojmë online, ishte një përvojë e cila krahas vështirësive na mundësoi prezencën e personaliteteve të cilët nuk do kishim patur rast ti kishim fizikisht prezent ndofta edhe për arsyje distancash  dy prej tyre sot i kemi edhe sot, Ambasadorin dhe studjuesin Mal Berisha dhe Ish drejtuesin e Zërit të Amerikës zotin Frank Shkreli .Nderim.
Seminaret online vazhduan të ndërveprojnë  në ndihmë të mesuesve duke perforcyer e shkëmbyer pervoja te reja mbi metodat e mësimdhënies tashmë në kushte digitale , metoda, arritje per mesues, nxenes , prinder , studjues dhe hartues programesh mësimore.
Miqtë e AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the eagle”  erdhën duke u rritur krahas veprimtarive që kjo organizatë ka zhvilluar në këto 5 vjet në komunitetin shqiptaro-amerikan .
Sok ky promovim libri na mbledh bashkë të gjithë aktorëve dhe faktorëve që kanë rol dhe peshë në ruajtjen dhe konsolidimin e gjuhës shqipe jasht territoreve shqiptare.
Ndaj dhe vlera e veprimtarive të tilla e tejkalon vendin dhe momentin pasi i shërben një misioni që nuk shterron kurrë atë të perspektivave të gjuhës amtare në kushte të emigrimit intensiv .
Nju Jork 7 shtator  2021

Lajmi i fundit nga Berna: Nga e hëna e ardhshme, vetëm kosovarët e vaksinuar mund të hyjnë në Zvicër

0
Berne, 10 shtator -Zvicra ka shtrenguar rripin jo vetem per vendoret por edhe per te huaj, turistet perballe pandemise COVziD-19. Keto mada te reja ka goditur edhe sgqiotaret si njebkomunitet me i madh ne Zvicer, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Zvicra po shtrëngon vidën: Nga e hëna, turistët nga Kosova dhe Maqedonia do të lejohen të hyjnë në vend vetëm nëse janë vaksinuar, eshte ky lajmi i fundit qe etdhi sot redaksine sone. Krte e ka konfirmuar edhe Ambasada zvicerane në Kosovë e njoftoi këtë në llogarinë e tyre në Facebook.

Nga e hëna do të ketë rregullore të reja të hyrjes për qytetarët e të dy vendeve. Asgjë nuk ndryshon për ata që janë të vaksinuar. Ju mund të hyni në vend normalisht me një vizë. Sidoqoftë, ata duhet të vaksinohen me një nga vaksinat e miratuara.

Vetëm rastet e vështirësive lejohen

Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”, ka shkrua Blick. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, vdekjet e të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet konsiderohen si “nevoja ekstreme”.

Sigurisht, rregullorja nuk zbatohet për shtetasit kosovarë ose të Maqedonisë së Veriut që kanë leje qëndrimi në Zvicër.

Zvicra po reagon ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në të dy vendet e Ballkanit dhe faktit se pas pushimeve verore shumë njerëz të kthyer nga atje erdhën në Zvicër me një infeksion korona.