Kreu Blog Faqe 1572

Ngadhënjyesi i verës vallëzuese!

0

Nga: Bajram Sefaj, Prishtinë  

Rilexime nostalgjike

Angjelin Prelocaj: “… alfabeti im janë balerinët. Me ata, unë duhet të vizatoj elipset, figurat, të shpreh idetë e mia, ekzaltimet, frikën time, gjithçka…!”. 

Koreografi me origjinë shqiptare. Angjelin Prelocaj është faqebardhë. Me punën e tij shumëvjeçare, më së pari si balerin, gjithandej nëpër Francë e kryesisht, në Paris, e pastaj, më vonë, si koreograf, ia zbardhi fytyrën edhe kombit shqiptar, bir i të cilit është. E, që është bir shqipeje, këtë jo vetëm që (e thotë dhe e pohon kudo e në çdo rast), por edhe dendur e fuqizon dhe e nënvizon. Kur para dy-tre vjetësh, për herë të parë kishte vizituar Shqipërinë, atdheun e tij, ai kishte gjetur Vermoshin, fshatin e babait të tij. Të gjyshërve dhe të stërgjyshërve të tij. Kishte gjetur aty shtëpinë e tyre të vjetër. Dhe, nga ajo vizitë kishte “lindur” ky rrëfim që, fill pas kthimit nga atje e kishin shënuar gazetat! 

“Në atë shtëpi gjeta njerëzit e familjes sime, motra e gjyshe të nënës sime. Ish plaka të vjetra me portrete të jashtëzakonshme. Kur më quan tek njëra nga ato, që rrinte në një cep dhome, ajo më pyeti: – A je ti Angjelin?  

– Po i thash!  

– Tani muj me dekë, – i kishte thënë plaka…  

E, pikërisht në atë shtëpi, kur kishte ngritur kokën, kishte vënë re në mur se ishte ngjitur fotografia e vajzës time të sapolindur. “U habita. Si vallë kishte ardhur kaq shpejt fotografia e gocës sime deri në këto shkrepa?”. (Ilyria, 25-26 gusht, 1995).  

(Ad literam riprodhoj këtë kallëzim të shkurtër të Angjelin Prelocajt, nga se e gjeta efikas dhe tejet emocional. Sigurisht se pajtohemi! 

Ndryshe, shkas i drejtpërdrejtë për të vënë në radhë këtë shënim (të shtatin, kushtuar Angjelin Prelocajt, është suksesi i tij i jashtëzakonshëm, madje, në dy festivale paralele, gjatë verës së kaluar, në Francë. Që të dy ato festivale janë të mëdha dhe kanë traditë të gjatë. I pari është festival veror në Avinion; i dyti, në Aix-en Provenoc. Festivali i parë është i lashtë, ka madje 51 vjet (verë që zhvillohet në qytetin e Avignionit; i dyti, festivali në Aix-en Provence, kur është më i ri dhe ka vetëm 20 vjet (verë), por në rrugën më të sigurtë të ndërtimit të traditës më të mirë. Dhe, këtë, sikurse konstaton gazeta e ditës “Le Monde” e Parisit, pikërisht në saje të angazhimit të koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocajt! 

(…) 

Koreografi Prelocaj jo vetëm që ishte pjesëmarrës aktiv në këto dy festivale me renome, por edhe më shumë: ai ishte ngadhënjyes në to! Spektaklin e baletit tij me titull: “Peizazhi pas betejës” (Paysage aprres la batalle”), një kritik i ri (fort i njohur rus), me emrin Galeb Sitkovski, në vështrimin e tij përmbyllës botuar në faqen e 28-të të gazetës ditore pariziane “Liberation”, ndër të tjera thotë se baleti i Angjelin Prelocajt ishte njëra nga katër shfaqjet, përgjithësisht më të suksesshme në Avignionin e kësaj vere.  

Këto dy, pos shumë sukseseve të tjera, për të cilat gjerë e gjatë shkroi edhe gazeta “Tribune de Geneve” e Gjenevës (shkrim ky të cilin, të përkthyer shqip, e publikoi Rilindja), ishin edhe një dëshmi e re për rrugën plot suksese, lavdërime dhe afirmime të koreografit me origjinë shqiptare, të cilin e shquajnë morali, fjala e dhënë, serioziteti, pjekuria, maturia e, para se gjithash, talenti i jashtëzakonshëm, që u manifestua njëlloj edhe kur ishte balerin edhe tash kur është koreograf, “lexues i denjë i alfabetit të tyre”.  

Me punën e tij të palodhur, Angjelin Prelocaj verën e freskon, kurse acerin e dimrit e zbut, e zvogëlon! Prandaj, të gjitha festivalet veriore, por edhe platformat e sallave me të njohura, skaj më skaj të botës, janë përherë, gjithmonë, të hapura për Angjelin Prelocaj. Ato hapën para talentit tij të për kostestueshëm. Urojmë andaj që kjo dhe shumë e shumë vera të tjera të jenë edhe shusmë më të suksesshme për koreografin tonë Angjelin.  

(Bota sot, 1 gusht 1998) 

Legjenda: Shkrimtari ynë me famë botërore, Ismail Kadare, në një libër(th) të tij, në mënyrë origjinale dhe, po aq gjeniale dhe  me të drejtë, Angjelin Prelocajn e pagëzoi si kushëri të engjëjve!  

Gjuha shqipe dhe gjuhët sllave te Prof. Anila Omarit

3

Fahri Xharra

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Se ç`po ndodh me ne, në shtjellimet dhe pështjellimet e historisë sonë, të gjithë po jemi të vetëdijshëm. Një “luftë” e panevojshme ndër veti. Energji të humbura, komprometime, tëhuajësime të vetvetes dhe zhbërje të asaj të cilën e kishin bërë të parët tanë dhe vazhduesit e tyre me breza të tërë deri më sot. Por, një tentim tjetër shumë i rrezikshëm që ka filluar të paraqitet nga të tanët; humbja e origjinës së gjuhës sonë. Medet!

Është një fatbardhësi e madhe që turqit me turqishten e tyre nuk po lypin të na paraqesin gjuhën tonë si vijimësi të së folmes turke, duke u nisur nga barbarizmat gjuhësorë që i kemi trashëguar me shekuj nga prania turke në anët tona. Nuk është për t’u habitur që një ditë ndonjë “mendës” (intelektual yni) të na dalë edhe me këso lloj teorie. E këtë duhet pritur. Një herë për një herë jemi në dëgjimin e asaj, e cila nuk është gjë tjetër vetëm se një “të vërtetuar” nga ana jonë se gjuha shqipe na qenka me prejardhje serbe, apo motër e saj, apo motër e dreqit të mallkuar.

“Kam shkruar me fakte dhe dokumente e argumente e kam vërtetuar që shqiptarët nuk janë autoktonë as në Shqipëri, e aq më pak në Kosovë dhe viset tjera që e rrethojnë Shqipërinë. E kam thënë që shqiptarët kanë zbritur nga malet e tyre në tokat e vendeve, si janë Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi” (Prof. dr. Kaplan Buroviq, akademik). Një gërryerje makabre i një shqiptari – Kaplan Burri apo Kaplan Resuli. Vazhdojmë: “Shkodra me shekuj ishte qytet serb, e kohë pas kohe edhe kryeqendra e disa sunduesve serb. E ngritur në brigjet e Liqenit, iu bashkua më 1913 shtetit të sajuar, Shqipërisë. Edhe cari i Bizantit, Irakliu, në veprën e tij “De Administrando Imperio” shkruan se si ua pati dhënë serbëve Shkodrën në shek. VII (?) Dhe, serbët pastaj e formuan shtetin e Duklës. (?)“Shkodra ishte qendër e rëndësishme e shtetit mesjetar serb (kurrë s’ka pas shtet mesjetar serb, f.xh.). Dhe një nga sunduesit serb, të cilët e kishin Shkodrën për kryeqytet ishte edhe Jovan Vladimire i kanonizuar si shenjtori i parë yni (serb, f.xh.)”. “Në luftërat ballkanike 1912-1913 (luftërat për pushtimin e tokave shqiptare f.xh.) Serbia dhe Mali i Zi u munduan që edhe Shkodrën t’ia bashkëngjitin shteteve të tyre”. Këtu qëndronte edhe arsyeja, sepse një pjesë e madhe e popullit të saj flitnin serbisht. Ajo popullsi falë rrethanave të reja janë tretur ndër shqiptar. Kënga e njohur popullore serbe “Zidanje Skadra na Bojani” (Ndërtimi i Shkodrës mbi Bunë) që këndohet për të tre vëllezërit që e murosën gruan gji-dhënëse në mënyrë që qyteti të mos rrëzohet natën. Kurse  shqiptarët thonë që ajo ishte e Rozafës dhe se ishte ilire!” (Burime serbe).

“Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina”. (Sami Frashëri). Një pyetje kurtuazie: “Jemi në valët e frekuencave të Sami Frashërit?

Në tollovinë intelektuale të shqiptarëve u bashkëngjitet edhe zonja Anila Omari, duke na mbushur mendjen neve, e duke e vërtetuar atë që e thonë serbët “Shqipja dhe serbishtja, gjuhë në fqinjësi”. Pasi i paska marrë në analizë mbi 200 tituj e studime, e krijon vepër model të kontakteve historike të shqipes me gjuhët fqinjë, “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”.

“Francezet vetë e pranojnë që varietetet e verës Vitis Vinifera Biturica janë me prejardhje nga trojet Shqiptare dhe atë nga Butrinti… e këto janë varietetet e familjes Cabernet dhe Merllot. (R. Kryeziu)”. Pra, që nga koha e ilirëve, në shek. I , galët e atëhershëm e morën trungun e hardhisë nga ne. E mira është se sot francezët nuk e shtrembërojnë faktin e gjallë, ose të them ndryshe, më shumë e kanë për krenari që rrushi i tyre ka prejardhje ilire. Çka është për t’u përmendur që galët nuk ekzistojnë më, ata janë romanizuar tërësisht, gjuha e tyre ka humbur dhe quhen frëng, francezë. Kurse ne, si hardhia ilire jetojmë dhe marrim frymë shqip. Shumë për çudi se gjuhëtarët sot na dalin me teoritë e tyre marramendëse duke e shfrytëzuar emrin e tyre si Registered Trade Mark. Por, kot e kanë, puna e tyre nuk mbrohet me të drejtën e pronës intelektuale, sepse është kopje e punës së gjatë serbe dhe quhet plagjiaturë. Të mjerët ne, “i vjedhim” të tjerët për ta humbur veten! Ndoshta Anila Omari bazohet në këtë: “Mund të merret edhe si e vërtetë që albanizimi i sllavëve në shqiptarë ka filluar që nga kohët e vjetra serbe, dhe u shtua me ardhjen e turqve, sepse shqiptarët si barinj që ishin mundnin më shumë t’i bënin ballë goditjes turke se sa bujqit e urtë sllavë. Impulsit të albanizimit të serbëve iu dha një hapësirë më e madhe me rastin e islamizimit të tyre (të shqiptarëve f.xh.) (Mitar Peshikan Svjedocanstva starih popisa).

Autorja (Anila Omari) nuk mungon ta përditësojë fillimisht lexuesin me vështirësitë e hulumtimit në fazën e parë të këtyre kontakteve, sidomos në periudhën midis shek. VI/VII – XI, duke iu bashkuar gjithsesi mendimit mbizotërues në albanologji, që marrëdhëniet shqiptaro-sllavojugore, e më pas-serbe/malazeze erdhën e u intensifikuan dukshëm me ngjizjen dhe formësimin e shkallëshkallshëm të etnogjenezës serbe (e malazeze) në mijëvjeçarin e dytë të erës sonë, bashkë me shtrirjen e perandorisë serbe të Nemanjidëve në Shqipërinë e Veriut e në Kosovë në shek. XII, përkatësisht shek. XIII, duke arritur një pikë kulmore gjatë sundimit të Stefan Dushanit në shek. XIV. Periudha e mëvonshme, sidomos ajo e shek. XIV-XV, shënon një fazë të re në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, pasi nuk kushtëzohet më në binomin pushtues-vendas, por përftohet në kushtet e marrëdhënieve të ndërsjella të fqinjësisë ndëretnike. Këto marrëdhënie pa dyshim janë të pranishme sot e gjithë ditën në zonat kufitare të hapësirës kompakte shqipfolëse. Prof. Bardhyl Demiraj. Sipas zonjës së gjuhës shqipe, ajo ka arritur në një përfundimin: “Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indoevropiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre”. Mos, or milet! Mos, ore të shkallmuar! Mos!

Dihet që lidhjet gjuhësore ekzistojnë kudo ndërmjet popujve, por autorja e thotë krejt ndryshe, ku, sipas saj, jo vetëm që serbët e shqiptarët kanë lidhje gjuhësore por ata e kanë, sipas saj, edhe të njëjtin paraardhës, që këtu po e sjellim edhe një herë, “Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indoevropiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre”. Kjo është diçka tjetër, tepër irrituese, sikur të na thoshte autorja se shqipja dhe serbishtja kanë huazuar nga njëra-tjetra fjalë që nga ardhja e tyre në Ballkan, po do e kishim kuptuar autoren, mirëpo kurrsesi nuk duhej të thuhej se shqiptarët dhe serbët kishin paraardhëset (këtu ajo e ndërlikon edhe më shumë qëllimisht apo jo me “ardhsi/ ardhësit apo ardhësi? Se paraardhës paskemi ne shumë tjerë apo një, e përbashkët, nuk arrij ta kuptoj se mbi çfarë bazash e argumente shkencore mbështetet autorja Anila Omeri në studimin e saj?

Po: “Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t’u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae). Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate. (Idriz Ajeti: “Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij”). Zonja Omari jemi dakord me zotin Ajeti? Turpi kombëtar nuk ka se si ndryshe të shfaqet!

Duke vazhduar hulumtimet që i përkasin kësaj teorijeje (: “Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indoevropiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre” Anila Omari) , me dalin shumë përkrahës . Por të jemi të sigurtë që ata janë nga rradhet sllave, dhe nga rradhët e shqiptarëve që synojnë një shterrim të kombit, një shuarje të prejardhjes (origjinës) sonë dhe krijimin e një krijese artifiaciale me përmasa të të mëdhe të shurjës së saj (shqiptarëve fxh)

Kur erdhën sllavët në Ballkan? na gjetën neve këtu , apo ne pas disa shekujsh pasi ”që erdhëm si të pa strehë i gjetëm” ata ?

Tentime nga më të ndryshmet  shekullore ose dy-tri shekullore për mohimin e çdo gjëje

shqiptare , për habinë tonë vazhdojnë edhe sot. Kur do të ndalën? Mendoj se kurrë , pasiqë edhe nga vetë gjiu i ynë vazhdimisht po dalin mohsat e gjuhës, historisë dhe fytyrave tona kombëtare. Që të kemi një pasqyrë edhe më të qartë  se si mohohet gjuha shqipe në qarqet akademike  të huaja deshta të ju njoh edhe me një libër (prej shumë librave) të autorit sllovak Jan Kollar : ”Sláva bohyně a původ jména Slavův čili Slavjanův 1839 ) ”Lavdi Perendisë për emrin dhe gjuhën Sllave ”(1839)

Nga vetë titulli shihet se si dhe me çfarë krenari e flitet për gjuhën sllave.Nuk do të më kishte penguar aspak si libër sikur mos të kishte folë në gjuhën e sotme te Anila Omarit dhe të anilanave tjerë.  Si popull të ardhur vonë në trojet ku janë ata janë munduar në mënyra të ndryshme që të paraqesin ”autoktoninë” e tyre.Për qëllimet e tyre shpërlarëse , sllavët janë munduar në çdo formë të neutralizojnë elementin shqiptar ; se me  zhvlerësimin e çdo gjëje shqiptare i forcojnë pozitat e tyre prej hajni në Europë.

Është për t´ardhur keq se si munden ”kokat e ndritura” shqiptare të këndojnë në të njejtin grup koral ,  apo në të njejtën orkestër të marrin edhe rolin e violinës së parë.

Dihet që lidhjet gjuhësore ekzistojnë kudo ndërmjet popujve, por autorja (Anila Omari) e thotë krejt ndryshe, ku, sipas saj, jo vetëm që serbët e shqiptarët kanë lidhje gjuhësore por ata e kanë, sipas saj, edhe të njëjtin paraardhës, kurse Jan Kollar që më 1839 e thot që ja fjelët sllave në gjuhën e shqiptarëve : Arra=orech  (arra)

At=ot otec  (ati),Bagatia=bogatstwj (pasuria),Balta=blato  ,Berber=barbjr ( fjalë jo shqipe) ,Borika=borowice, Briska=britva,Cuba=dëwa ,Секаn=cekan /kyg ,Ciap=cap, kozel ,Dera=dwére ,Derres=drzeti ,Drapar=neb, sradar, srp ;Dru=drwo ,Durog=darugi

Durim=dar Dzier=deru, drátí Eviiatikit=wlhky, wilgotny, pois Fangil thengjill=ugel uhel,Fliakà=Ык, blcenj, plamen Gati=gotow Gliep= slep lippitudo Gropa=grob, Gropos=brobjm polàbiti Grusht=grst, hrst,hubjm :Cheth=hodjm Ishprazin=prázen Fàngilthengjill=ugel uhel

Fliakà=Ык blcenj, plamen Gati= gotow Gliep=sr slep lippitudo Gropa=grob, hrob

Gropog=brobjm, polàbiti Grusht=grst, hrstCheth=hodjm I shpràzt=prázen

Liagin=láhwice, Liuga=lyzica Liupata=lopata Mace=raacka, kocka Miegula=magla, mhla ,Mrezià=mreza sak sjt, Mut=mut, kal, legno, [smutna voda] Nata, Nat=noc Nemec=nëmy

Nese e bëjmë një vështrim të thjeshtë të fjalëve ” sllave ” në gjuhën shqipe , shofim se ato janë fjalë të vjetra pellazgjike -ilire-shqipe  se pse janë një rrokëshe (monosylabike), psh.

at, flak´, der`, çub´ e shumë tjera.Por le të mbetet në ndërgjegjën e gjuhëtarëve dhe tëna spjegojnë si duhet këtë ”huazim ”të shqipes nga sllavishtja

Përndryshe , për ata që duan më shumë le të referohen në: Sláwa bohyně a půwod gména Slawůw čili Slawjanůw: w listech k P. J. Šafařikowi  By Ján Kollár(books.google.com

).

Sali Berisha e kujton sulmin terrorist të para 20 vitesh në SHBA

1
Sali Berisha, Tiranë
Sot 20 vjetori i sulmit terrorist barbar te Al Quedes ndaj SHBA, ne te cilin u goditen me avion Kullat Binjake ne New York, ndertesen e Pentagonit ne Washington. Nga ky sulm terrorist gjeten vdekjen 2797 qytetare amerikan dhe u plagosen mbi 6000 te tjere.
Ky sulm mizor ndryshoi me shume se çdo gje SHBA dhe boten ne keto dy dekada. Osama Bin Laden, dhe pas tij Al Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijra anetare te fallangave te tyre moren nga SHBA ndeshkimin qe meritonin. Por perseri sot vecanerisht pas fitores se Talebanve ne Afganistan nuk mund te thuhet se bota eshte me e sigurte nga terrorizmi islamist.
Sot eshte nje dite per te shprehur nderimin tone te thelle per viktimat e 11 shtatorit por edhe per te gjithe ata qe rane per tu bere te pavdekshem kunder terrorizmit per te bere SHBA dhe boten nje vende me sigurte si dhe mbeshtetjen e plote per luften ndaj ketij armiku te eger te njerezve te lire ne mbare boten. sb
Ps Foto tregon ngritjen e 7000 mij flamujve te SHBA ne nje park te ndertuar ne Sant Louis ne nderim te viktimave te 11 shtatorit.
Kan være et bilde av står og utendørs

Kosova së bashku me Amerikën në përkujtim të 20 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA

0
Gazeta DIELLI dhe Portali DRINI : nga Behlul Jashari, korrespondent në Kosovë 
PRISHTINË, 11 Shtator 2021/ Kosova solidarizohej fuqishëm me Amerikën e goditur nga sulmet terroriste të para 20 viteve – 11 Shtatorit 2001. Atëherë media raportonte se, e gjithë Prishtina ishte në Sheshin Nëna Terezë në shenjë solidariteti me Popullin Amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerikë, ne jemi me ty – ishte motoja kryesore e pankartave. Shumë nga qytetarët, që kishin dalë në sheshe e rrugë për të përkrahur Popullin Amerikan dhe për të protestuar kundër terrorizmit që i goditi SHBA-të, ishin mbështjellë me Flamurin Amerikan. Manifestime solidariteti dhe protesta kundër terrorizmit u mbajtën edhe në qytetet tjera të Kosovës si në Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan etj. Pjesëmarrja e popullatës edhe në këto qytete ishte e madhe. Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndodhej për një vizitë në Kanada, me rastin e sulmeve kundër SHBA-ve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte këtë telegram:
I nderuari President,
Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të Popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi.
E dënojmë këtë sulm dhe jemi të bindur se të gjithë ata që bëjnë akte terrori dhe horrori kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj dhe kundër njerëzimit, duhet të ndalen.
Në këto momente të rënda, jemi së bashku me Ju dhe me Popullin Amerikan, që së bashku me aleatët Tuaj ia sollët lirinë Kosovës.
Jemi të bindur se Ju do të mendoni një strategji të re të mbrojtjes për SHBA-të dhe për miqtë Tuaj e për botën e lirë demokratike.
Juaji sinqerisht,
Dr.Ibrahim Rugova
Në 11 Shtator 2001 Televizioni i Kosovës dhe televizionet e tjera nacionale e lokale janë kyçur drejtpërdrejt në rrjetin amerikan CNN me përkthim simultan për të përcjellë raportimet për sulmet terroriste në Amerikë. Poashtu gazetat e përditshme të Kosovës shkruanin gjerësisht. Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja” me kryetitullin në ballinë “Sulm terrorist në SHBA” dhe me dënim të fuqishëm të sulmit e me shumë mesazhe solidarizimi me Shtetin e Popullin Amerikan botonte shkrime e fotografi në të gjitha faqet e saj – e tëra i kushtohej ngjarjes tronditëse dhe zhvillimeve e reagimeve pas saj. Gazeta “Bota Sot” në gjerësinë e tërë faqes së parë kishte titullin “Seri aktesh terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, supozohet për mijëra të vrarë”.
Gazeta “Koha Ditore” në faqen e parë shkruante në kryetitull “Në Nju Jork sulmohet civilizimi botëror”.
Gazeta “Zëri” në ballinë kishte titullin kryesor “Sulm terrorist kundër Amerikës”.
Gazeta “Kosova Sot” kryetitull kishte “Terrroristët sulmojnë Amerikën”.
Të gjitha gazetatat e Kosovës botonin shumë shkrime e fotografi në ballina e faqe të brendshme.
KRYEMINISTRI KURTI: KOSOVA BASHKËNDJEN THELLË ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka shkruar: I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar. Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan rrjedhën e historisë dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë së guximit dhe trimërisë përballë fatkeqësive. Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan. Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës.
___________________
Shih fotot në këtë video:

Duajeni Qeverinë …, si sytë e ballit!

0
AMAN DUAJENI QEVERINË SI SYTË E BALLIT
Zgjidhni problemet e juaja të vogla pa e munduar shumë kokën, trurin dhe shpirtin, sepse natyra ashtu kështu do t’i zgjidhë problemet e juaja të mëdha.
Si për shembull përmes pandemisë, aksidentit në trafik, rënies prej katit të dhjetë pa parashut, tërmetit, vullkanit, cunamit, gazrave helmues e kështu me radhë.
Edhe Qeveria mund t’i zgjidhë problemet e juaja të mëdha nëse ju vetë i zgjidhni problemet e juaja të vogla.
Për shembull duke ju lavdëruar që jeni të mençur si Ajnshtajni, të vëmendshëm si Pal Lekë Hajni, të bukur si Kimete Berisha dhe të zellshëm, të talentuar, të shpejtë dhe të drejtë si ljubimci i Edi Rames Mihajlloviq Sinisha.
Sepse nëse ju ia zgjidhni Qeverisë gratis problemet e vogla, atëherë Ministrave që paguhen për t’i zgjidhur problemet e juaja të mëdha, do t’ua theni në rrënjë mullarin, sepse ata tërë ditën do të kenë kohë për të diskutuar për sasinë e sheqerit në kokrrat e rrushit të Rahavecit, me Tuta Bombarder Bugarin.
Prandaj do t’ju duan si sytë e ballit, si diellin që bën dritë, si lulet e beharit, si nënat që ju kanë rritë.
Do t’ju duan si këngët tallava, si të dashurën abetare, shkronjat e së cilës ende nuk i kanë mësuar si duhet, ani pse janë shkolluar pa pare.
Prandaj aman duajeni edhe ju qeverinë si sytë e ballit, sepse e keni dritë të bebzave dhe zëvendësim të thjerrzave.
Dhe mundësisht nëse e vëreni se po udhëtoni në amshim prej Pandemisë, merreni ndonjë Ministër sakat dhe qorr, me veti n’vorr.
Sepse edhe atje do t’u bëjnë dritë, dhe do t’ju shpëtojnë nga Xhelati i territ, pesë sekonda para se t’ua vëjë në fyt litarin e ferrit.
Në fakt ju jeni te lumtur që po ju duket se Qeveria s’po ju shkakton probleme të vogla edhe pse paguhet prej jush për t’i zgjidhur problemet e juaja të mëdha.
Sepse Qeveritë pararendëse ua kanë asish sve po spisku ndërsa kjo e tanishmja s’po ka kohë m’u marrë me hallet e juaja.
Sepse vetëm për ta lexuar spisakun e gjatë të seksit të qeverive të kaluara me trurin dhe trupin e juaj, asaj i duhen më së paku dy vite.
E ju deri atëherë ëmbëlsohuni dhe freskohuni me kifle, tullumba, akullore dhe simite.

Migrantët për të punuar për shtetin ose pa të ardhura nga shtetësia: Shtrëngimi i Danimarkës ndaj grave “jo-perëndimore”

1

Lëvizja e Kopenhagenit ka të bëjë me të paktën 20,000 që marrin asistencw me origjinë të huaj: “Ata kanë për detyrë të kontribuojnë dhe ta bëjnë veten të dobishëm”.

Qeveria është zyrtarisht e qendrës së majtë, por për emigrantët ajo është përshtatur prej kohësh me pozicionet e së djathtës, me një retorikë që për disa është islamofobike. Dhe masa e fundit “sociale” nuk bën përjashtim: Danimarka nuk do të paguajë më subvencione të tilla si të ardhura nga shtetësia për mijëra banorë të huaj të papunë, dhe vetëm atyre, nëse refuzojnë të bëjnë të paktën 37 orë në javë punë sociale të dobishme. Njoftimi erdhi drejtpërdrejt nga Kryeministrja Mette Frederiksen, udhëheqësja Socialdemokrate në pushtet me një koalicion të mbështetur, por jo në këtë rast, nga partitë e krahut të majtë.

Masat

Projekt -ligji, i riemëruar “Danimarka mund të bëjë më shumë”, parashikon që përfitimet e papunësisë do të ulen për të diplomuarit e rinj dhe do të hiqen krejtësisht për emigrantët që kanë qenë në Danimarkë për të paktën tre vjet, të cilët nuk mund të demonstrojnë njohuri bazë për danezin dhe që nuk kanë një punë me kohë të plotë. Për të mos humbur subvencionin, migranti duhet të pranojë të kryejë punë të dobishme shoqërore për të paktën 37 orë në javë. “Mund të jetë një punë në plazh duke mbledhur bishta cigaresh ose plastike, ose duke ndihmuar brenda një kompanie,” tha ministri i Punës Peter Hummelgaard. “Gjëja më e rëndësishme për ne është që njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre.” Për Kryeministren Frederiksen , “njerëzit kanë për detyrë të kontribuojnë dhe të bëhen të dobishëm dhe nëse nuk mund të gjejnë një punë të rregullt do të duhet të punojnë për ndihmën e tyre sociale. Për shumë vite ne u kemi bërë njerëzve një padrejtësi duke mos pritur asgjë prej tyre, “shtoi ajo.

“Jo-perëndimorët”

Masa duhet të ketë të bëjë me rreth 20 mijë emigrantë, kryesisht gra të lindura në vendet islame. Se ata janë objektivi u sqarua nga vetë kryeministri, duke cituar ndër “përfituesit” e mundshëm të masës së re gra nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, Turqia, Afganistani dhe Pakistani, rreth 60% e të cilave janë të papunë. “Eshtë një problem i madh kur kemi një ekonomi kaq të fortë, ku komuniteti i biznesit kërkon punë, dhe nga ana tjetër kemi një grup të madh, kryesisht gra me origjinë jo-perëndimore, të cilat nuk janë pjesë e tregut të punës,” tha ajo, Frederiksen.

PES05 – 20011016 – SHAMSHATOO CAMP, PAKISTAN : Afghan women, wearing the burka, walk at Shamshatoo refugee camp in the outskirts of Peshawar on Tuesday, 16 October 2001. Some two million Afghan refugees live across Pakistan and the country is expecting more to flood the country in the light of the continued US-led air strikes on Afghanistan. EPA PHOTO AFPI/MARWAN NAAMANI/mn/ta/vl/eps/mr

Shterngese per emigrantët

Prandaj, masa qeveritare trajton dy çështje: nga njëra anë, shkalla e lartë e papunësisë (dhe shpenzimet sociale) për emigrantët, dhe nga ana tjetër, mungesa e fuqisë punëtore e ankuar nga kompanitë daneze. Një çështje tjetër e nxehtë është ajo e tensioneve brenda qendrave urbane, veçanërisht në lagjet që përcaktohen si “geto” nga një dokument publik i hartuar në emër të qeverisë. Një lëvizje e parë nga ekzekutivi i Kopenhagenit ishte, marsin e kaluar, për të propozuar një tavan prej 30% për banorët “jo-perëndimorë” në një lagje të caktuar. Një masë tjetër ishte kufizimi i dyerve të hyrjes për emigrantët, përfshirë azilkërkuesit, duke forcuar riatdhesimin. Kohët e fundit, Danimarka i komunikoi Komisionit Evropian qëllimin e saj për të vazhduar dëbimet e afganëve pavarësisht situatës së rëndë humanitare në vend. Në qershor, megjithatë, një ligj kishte parashikuar financimin e qendrave të pritjes, por në vendet jashtë BE-së.

Të gjitha masat që në Evropë përkrahen nga e djathta, dhe të cilat po shkaktojnë jo pak siklet për partitë e majta të koalicionit. Kush njoftoi se nuk do të votojnë në Parlament për shkurtimet e propozuara të përfitimeve sociale për emigrantët: Mai Villadsen, 29 vjeç, një deputet nga partia e majtë dhe ambientalist Enhedslisten, e përshkroi masën si “budallaqe dhe antisociale” dhe premtoi të “luftojë atë me thonj dhe dhëmbë “. Por votat e opozitës së qendrës së djathtë do të jenë të mjaftueshme që socialdemokratët ta kalojnë atë në Dhomë. Dhe ka shumë të ngjarë që ata do t’ia dalin.
Marre nga Europa Today

Komunikatë e përbashkët e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës

0

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca, kryeministri Kurti dhe zv.ambasadori amerikan bëjnë homazhe në 20- vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti dhe zv.ambasadori amerikan Nicholas J.Giacobbe, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 20- vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.

Para pllakës përkujtimore të 11 Shtatorit, Presidentja Osmani ka theksuar se sulmet e vitit 2001, zgjuan ndërgjegjen e gjithë botës. Sipas saj, në këtë përvjetor, Kosova rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj SHBA-ve dhe nderon kujtimin për mijëra viktima të sulmeve terroriste, në mesin e të cilëve pati edhe shqiptarë.

“SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm.  Sot jemi me ta, sikurse në çdo situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo. 11 shtatori i vitit 2001, ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një te keqe të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se sulmet terroriste të 20 viteve më parë në Kullat Binjake në Nju Jork ishin sulme kundër gjithë botës së lirë dhe vlerave demokratike. Për rrjedhojë, ka shtuar Konjufca, këto sulme ngjallën reagimin unik ndërkombëtar kundrejt kësaj të keqeje globale gjithnjë në rritje.

“Sulmet e 11 shtatorit 2001 tronditën qytetarët e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar, sepse midis dy kombeve tona është sendërtuar një lidhje e fuqishme miqësie e emocionale. Kosova vazhdon të mbetet partner besnik i SHBA-ve në të gjitha angazhimet ndërkombëtare të tyre“, ka theksuar kryekuvendari Konjufca.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti, tha se në këtë ditë, nderohet i gjithë kombi amerikan.

“Sot po përkujtojmë 20-vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve. Nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan” u shpreh kryeministri Kurti, ndërsa shtoi se Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe pazëvendësueshëm i Kosovës.

Çalimet dhe mashtrimet historike të profesorit shqiptar nga Varshava

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

“ Epic songs of the Balkans have often been key in the construction of controversial nationalist ideas. In fact, they sing a common history”- nuk është e vërtetë që këngët epike të Ballkanit t ‘ishin çelësi i ideve nacionaliste tek banorët e saj . Nuk është e vërtetë që ato e këndojnë një histori të përbashkët .
Nuk e di se pse ia fillova me atë fjali në anglisht , por ajo ishte rezymeja e punës së Z. Rigels Halilit , antropolog , historian, filolog dhe profesor në Qendrën për Studime të Europes Lindore në Universitetin e Varshaves dhe në Institutin e Filologjisë Sllave në Univeristetin e Torunit në Poloni .

Një djalë i zgjuar i lindur në Gjirokastër dhe tani jeton dhe vepron në Poloni , por….
Një gjë e kam konstatuar gjatë leximit dhe konsultimit të shtypit , librave dhe çdo gjëje të shkruar tek serbët , se nëse ata të lavdërojnë , ngrinin hymne për dikë ( ndonjë shqiptar ) , atëherë duhesh të kesh një rezervë të madhe ndaj punës dhe veprimtarisë së të përmendurit. Ashtu edhe ndodhi për Rigelsin .Unë lavdet dhe shkrimet për shqiptarët nga serbët i marr me plotë rezervë.

Profesori i turpit shqiptar- Rigels Halili

Profesori Rigels Halili nga Gjirokastra nuk më pëlqeu aspak me librin e tij « “Narod i njegove pesme” (Populli dhe këngët e tija , e botuar në edicionin shek.XX. një libër me hulumtime krahasuese të epikes serbe dhe shqiptare në kontekstin historik , politik dhe letrar. (http://kosovapersanxhakun.org/?p=2653&lang=bs ) ) kur thotë qe në epiken e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë vetëm lahutat e përbashkëta (Halili: Epika Srba i Albanaca – nisu samo gusle zajedničke po aty. )
Profesorit i them një gjë që serbët nuk kanë lahutë të veten , e nëse e ka dëgjuar ndonjë këngë me lahutë të kënduar serbisht atëherë ajo është malazeze , por edhe malazezët lahutën e kanë nga ne.
I pyetur nga gazetarët që një shqiptar i Shqipërisë të merret me studimin e marrëdhënjeve serbo-shqiptare , ai përgjigjet : “ Dikush duhet tabëjë këtë studim ,dhe e vendosa. Ne me serbët jemi fqinj , i kemi problemet tona e kemi historinë e rëndë ndër veti , e kemi dramën , e kemi komedinë dhe tragjedinë në mes veti ; dhe ja të fillojmë të shkruajmë diçka ndryshe . Nuk desha të jam publicist e as gazetar se pse unë jam shkencëtar dhe dua të punojë në mënyrë shkencore.”

Unë e përgëzoj profesorin për dëshirën e tij pajtuese me serbët por shkenca nuk ka shpirtbardhësi (gjenerozitet ) , shkenca e ka të vërtetën dhe asaj duhet t`i përmbahemi kurse profesori thotë
« Anyway, whoever took these instruments in hand first was certainly neither Albanian nor Serbian as we know them today «  Pra , sipas tij Lahuta nuk është as shqiptare e as serbe .
Në intervista e ndryshme të mediumeve serbe që Rigels Halili flet shihet që ai e kërkon një afrim miqësor me serbët jo në bazë shkencore duke e ndarë të bardhën nga e zeza por e luan “ qengjin e butë që i thithë dy nëna “
Kur gazetari i portalit “ Kosova për Sanxhakun “ e pyet se pse ishte kritik kundër Kadaresë dhe librit të tij «  Dosja H « , ai përgjigjet se nuk e di se a kam qenë kritik , problem qëndron aty që ai roman lexohet si punim shkencor , çka nuk është e vërtetë për romanin.

Rigelsin e pengon dhe e kritikon Kadarenë sepse porosia e librit të tij është se” këngët shqiptare janë më të mira dhe se janë homerike, , kurse krijimet e të tjerëve ( në këtë rast serbëve fxh ) janë kopje të gjalla.
Rigelsi thotë se Kadare e ka shkruar librin në vitet e tetëdhjeta , se sikur të e shkruante sërish do të thoshte “ se një serb dhe një shqiptar do të shkruanin këngën e tyre në mënyrë të njëjtë “
Pra , profesor Rigels Halimi nuk e pranon të vërtetën shqiptare qe jemi popull homerik por e barazon epikën ( vjetërsinë e kombit ) shqiptare me atë serbe.
Pika më e nxehtë për serbët është “ Eposi i Kreshnikëve “ që serbët mundohen në çdo mënyrë ta përvetësojnë si të tyre , profesori është shumë i pa definuar dhe jo i prerë në këtë tematikë.
Serbët e kanë edhe problemin tjetër historik , që me anën “ shkencore “ të shqiptarëve të fitojnë në lashtësinë e tyre historike dhe të jenë bile edhe më të vjetër se ne.
Nëse ju kujtohet libri i prof. Bardhyl Musarajt “ Shqau “ ku me çdo kusht mundohet të që termin e shkizmës shkau , shqau që ne i quajtëm shqiptarët ortodoks pas ndarjes së Kishave 1054 , ta përjetësojë si komb sllav , të njëjtën lojë e luan edhe profesori i Varshavës kur thotë ;
“-What does “shkje” mean?
-The term derives from the Latin “slavus” and thus means Slavic. It is now used by Albanians to indicate all Slavs, even Orthodox. “

-Jo profesor jo , je gabim sa nga toka e deri në qiell , kjo që thua nuk qëndron. Shkenca e jote këtu çalon ,mashtron dhe krijon histori të rrejshme për serbet .
Profesori e merr edhe një rol tjetër të arbitrit në gjykimin e planeve të dy akademive , të asaj shqiptare dhe asaj serbe dhe thotë : Akademici nisu odgovorni za ratne zločine – Akademikët nuk janë përgjegjës për krime lufte.
Profesor më duket që nuk e paske lexuar asnjë dokument të SANU-s serbe , dhe të lutem mos i barazo gjërat. E sa i përket akademisë shqiptare të them se ndër ta nuk kishte kurrë shpirt shqiptari. .
( Profesori i Varshavës i paska analizuar këto dy dokumente : Memorandum Srpske akademije nauka i umetnosti (iz 1986. godine) i Platformu za rešenje albanskog nacionalnog pitanja (koju je objavila Albanska akademija nauka 1998. godine).)

Nejse, të mos e zgjas ; është krenari të kesh një profesor shqiptar ne dy Universitete polake , por mundësisht që ai të punojë ashtu që bota sllave ta kuptojë drejt çështjen shqiptare.

Njëzet vite nga aktet terroriste të Al-Qaida-s ndaj Kullave Binjake në Nju Jork

0

Sot, e shtunë, më 11 shtator 2021 bëhen 20 vite qyshkur SHBA u godit nga terrori më i madh në historinë e saj.

Më 11 shtator 2001 , 19 terroristë të al-Qaida-s i rrëmbyen katër aeroplan pasagjerësh. Dy prej tyre u dërguan në drejtim të Kullave Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, njëri goditi ndërtesën e Pentagonit në Uashington D.C dhe i katërti u rrëzua në Pensilvani.

Në përgjithësi 2977 persona vdiqën në atë sulm terrorist. Puna në identifikimin e viktimave vazhdon edhe sot e kësaj dite, andaj ende janë mbi 1100 viktima që nuk janë identifikuar.

______________

  • Në vitin 2001 (më 11 shtator) Kosova e dalë prej luftës me plagë e vuajtje të mëdha ende ishte dhe është (fatkeqësisht!) duke i kërkuar viktimat e luftës së shkaktuar nga terrorizmi serbomadh, që në Kosovë kishte dhunuar, vrarë, prerë e masakruar afro 20 mijë veta, prej të cilëve afro 1500 fëmijë. Shumë nga të vrarit e masakruarit, duke përfshirë burra, gra, të rinj e fëmijë për t’ia humbur gjurmët terrorit gjenocidal serbomadh, Sllobodan Milosheviq etj, kishin urdhëruar që të barteshin nga Kosova, duke i futur në kamion frigorifer dhe “zbrazur” në Danub apo gropime (varreza masive) gjithandej Serbisë.
  • Në atë kohë, Kosova ende ishte plotësisht Shqiptare, pasi terrori dhe gjenocidi serbomadh e kishte kthyer ndërgjegjën e saj kah vetja, e kishte bindur e ballafaquar me vetën e ndërgjegjën njerëzore e kombëtare, pasi e kishte shtrirë në “Shtratin e Prokrustit”, mu për shkak se ishte vetëm Shqiptar, fakt që Serbia se ka dashur kurrë!
  • Sot, më 11 shtator 2021, njëzet vite pas aktit të madh terrorist ndaj Kullave Binjake në SHBA dhe edhe më shumë vite qyshkur Kosova u lirua nga pushtimi i Serbisë falë edhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, vendin tonë shqiptar, Kosovën, pothuaj e kanë xhamizuar dhe islamizuar plotësisht, ku një kontribut të jashtëzakonshëm në plotësimin e kësaj dëshire historike të Turqisë (neootomane), Serbisë dhe Greqisë, e ka pasur dhe vazhdon ta ketë “udhëheqësi” qyqarë i shtetit të Kosovës dhe ai “arnaut” në përgjithësi, institucionet e ashtuquajtura shtetërore dhe heshtja Anti-Shqiptare ndaj gjithë këtij shfytyrimi Anti-Shqiptar, e të thuash mbarë intelektualëve shqiptarë.                        Drini.us

Si të kthehet mendimi në fjalë?!

0

Nga: Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë 

Skicë për ese  

Si të kthehet mendimi në – f j a l ë? 

Tek po ecja (notoja) faqeve të fundit të një romani të çmuar “Libri i iluzioneve” dhe, po i afrohesha bregut të atij lumi vërshues, atij deti plotë valë, a edhe më gjanë, atij oqeani plotë dallgë, si shumë herë më përpara në atë parakalim e shoqërim, kangjelja e karremit, me më forcë ndalet në faqen 305, ne rreshtin e shtatë a të tetë…                                

“Mendimin nuk e ktheva në fjalë” –  shënonte aty! 

Nuk e di çfarë ndodhi e si ndodhi, por, aty për aty, shpejt, si për ngut, nënvizoj atë mendim që,  zor se do ta kthej në f j a l ë!  

Ndërpres leximin bash sikur në karrem të me ishte kapur peshku i artë, apo një gjëkafshë tjetër, akoma më e shtrenjtë! 

* 

Jo, po njëmend, moti kohë, jo vetëm ç’prej se ushtroj zejen e (zezë) të shkrimit, por, ndoshta edhe shumë më herët,  me mundon e rëndon, me grinë krejt, pyetja e zhurmshme e zeher që vlon në heshtjen time: a thua e kanë edhe të tjerët të njëjtin këtë problem që e kam unë:: mendimin ta kthejnë në fjalë! 

Përnjëherë përpara me shfaqet ai “urithi” çamarrok (anonim) që akoma pa i mësuar mirë germat  e alfabetit, ndrydh një copë letër në gashtën e gjurit njomak, kur i pikë në mendje (mendimi) të shkruaj një tufë të vockël vargjesh kushtuar nënës, gjyshit, mësueses (që akoma emri nuk i a ka zënë!), trumcakut që, në dimër të art, ngrinë së ftohti mbi gardh, apo ndoshta luleve të para pranverore në qilimin e luadhit në katund… 

 

Përpara vështrimit tim të ngrysur shpërthejnë, madje dy skena përnjëherë, në duel për prioritet: cila të kallëzohet e para!  

E para, është e para, nga se është reale, e përjetuar, origjinale…  

E dyta është e dytë nga se është e pa parë, është e imagjinare, nuk është reale… e kur është kështu, si mund të jetë origjinale, pos e stisur fund e maje!!!  

 

Si sot me kujtohen ditët e shërbimit ushtarak. Në pasditet e lira, kur mërzia (zia) për prindër dhe vendlindje na e shponte zemrën, secili zinim nga një kënd të errët (sa me intim, aman!). Më simpatiku dhe me i veçanti ishte ai, naivi dhe më i pastri dhe më i pashkolluari ndër ne, që çdo letër e niste me: “I dashtuni vëlla, Baba Azem!  

– Jo, jo, bre, babë e kam Azemin, por, po t’i shkruaj vetëm i dashtuni Baba Azem, po duket disi pak, cung e shyt, po me duket, e kështu.. i dashtuni vëlla Baba Azem,. zemra po me mbushet plot  dhe, sikur po e shkoq nga shpirti, një pjesë përmallimi dhe e nis andej nga i bie Kosova ime e dashur…  

Derisa vështroja ushtarin shqiptar që, atëbotë, shërbente në JNA , diku maje malesh, (në kufi me Austrinë), në ish territorin e perandorisë Austro-hungareze, me laps e letër në dorë, të bërë pis, me gojë e gishtërinj bashkë, (nga se lapsit bojë mastille, i thoshin në kohën time!) shpesh i thyhej maja nga ndrydhja e rendë dhe se duhej hukatë e lagë në gojë, që ngjyrës ti vinte shpirti… e tjera e tjera. Nuk me vritej mendja se, a thua heroi im, gjithnjë i paemër e anonim) të këtë pasur hallin e kthimit të mendimit në fjalë, tek i shkruante letër mallëngjimi, vëllait , baba Azemit. Sigurisht se e ka pasur edhe ai, ketë hall, hallin e kthimit të mendimit në – fjalë! Sigurisht se me ato dy-tri fjali nuk ka mundur  të derdh e kulloi tërë përmallimin e madh për vëllamë, baba Azemin…, mendoj tash, për atëherë! 

 

Pamja tjetër, akti i dytë i këtij kallëzimi ose i kësaj drame gjithë-shkrimore (jo gjithë-njerëzore!), më lehtë mund të përmblidhet (lidhet) vetëm në një pyetje të vetme: a thua të gjithë ata që shkruajnë, shkrimtarët më shpesh e më shumë, pra, shkrimtarët, duke filluar nga më i miri e deri të me i dobëti(!), kanë arritur që të gjitha mendimet që ju kanë sjellë ndërmend, para se ti qasen shkrimit të ndonjë vepre letrare, apo të ndonjë gjinie tjetër, çfarëdo qofte ajo! Të gjitha, mizorinë e mendimeve, t’i kthejnë në – fjalë! 

Përgjigja është e shkurtër dhe e qartë: jo, kurrë, kurrë e përjetë. Mesa shtihen në thes ose lidhen në shami, retë e mjegullat endacake të qiellit të pa anë! 

Garant! 

Të gjithë ata që shkruajnë e, sidomos shkrimtarët, ata pra, që shkrimin e kanë vokacion, që zanat e kanë, nëse arrijnë që pesëdhjetë për qind të asaj që e mendojnë, e bluajnë në mend, të hedhin në letër, boll është, e paçin hallall!. Madje është sukses i jashtëzakonshëm, vëllai (baba Azem!) ua thotë juve! 

Hedhim bast! 

(Paul Auster, (shkrimtar amerikan), të mallkoj dhe të jem mirënjohës, njëkohësisht, që vure në  siklet! Të merre¨n me këtë temë që, jo vetëm mua, por të gjithë ata që shkruajnë, i mundon, si dregëz në vend të keq të ishte! Faleminderit, pra. zoti shkrimtar, autor i romanit, Libri i iluzioneve. 

Më në fund, gjithçka në këtë botë (jetë) nuk është tjetër, pos një iluzion!). Ndaj edhe kjo përpjekje imja hall-ligë që të them diçka me shumë në lidhje e kthimin e mendimeve në – letër!, nuk është tjetër veçse një iluzion! 

Gaillard, 25-26 janar 2017