Kreu Blog Faqe 1571

Mali i Zi, shumë mirënjohës nga ndarja prej Serbisë

0

Fahri Xharra

Shkruan: Fahri XHARRA

Nëse një popull me mbamendje të peshkut është diku në botë, ata jemi ne. Nëse dikush i harron masakrat , dëbimet , shnjerzimet dy shekullore jemi po ashtu ne. Nëse një popull e harron se çka ka ndodhur me te vetem 20 vjet më heret, prapë jemi ne.
E di që bota e dëshiron përmirësimin e marredhënjeve tona me Serbinë, më shumë për interesin tonë sepse jemi popull i pafuqishëm dhe i pa përkrahur nga shumica europiane . Por të shkohet në atë masë sa që të na largohet krejtësisht nga mendja një histori e shëmtuar këtë nuk e kisha paramenduar kurrë.
Shikoni, që të jemi konsekuent me botën e cila ishte mbështetësi i pavarësisë, ne duhet të zhvillojmë vetëm marredhenje te mira zyrtare dhe duke iu bërë të ditur që nuk i kemi harruar gjëra te tmerrshme.
Ne nuk guxojmë të kemi blerje mallërash nga Serbia , me vlerë gati një miliardë euro në vit, ne nuk guxojmë shumë gjëra të praktikohen që njëzet vjet , gjëra të cilat iu rrisin supremacinë mbi ne.
Shembulli më shpërthyes dhe që meriton edhe admirimin tonë është Mali i Zi, me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë dhe historisë së tyre me Serbët dhe Serbinë. E kam përmendur që moti: një herë i ndarë kurrë më i afërt me ta; vetem zyrtarisht. Kësi lloj ndarje, me një herë pas shkëputjes nga Serbia e jetësuan vet malazezët. Një herë i ndarë, kurrë më historikisht së së bashku !
Desha të iu rikujtoj disa shkrime që i kisha këto dy vjetët e fundit në kryetemen që malazezët nuk janë serb (https://njekomb.org/malazezet-nuk-jane-sllav-e-as-serbe-shkruan-milan-qosoviq/), ja një pjesëz;
“Dr. Rotkoviq shkruan: “ Përhapja e ndjenjës serbe në Malin e Zi u ndihmua nga rrjetet e agjenturave serbe të cilat e kishin vërshuar atë vend, të përgatitura në programin serbomadh-– Načertanijen (Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem. ) .
Edhe kjo: “Nacioni serb në Malin e Zi i imagjinua gjatë shek. 19-të dhe ishte prodhim i shumë faktorëve: Poetria e Njegoshit nën ndikimin e Sima Sarajlisë, propaganda serbomadhe të Naçërtanjes dhe inxhinjeringut politiko- ideologjik të Kral Nikollles- kështu shkruan Dr. Rotkoviq . Edhe pse tek Njegoshi u zgjua inspirimi për shkrimin e poezive , por nga Sarajlija u mboll , ajo që deri atëherë ishte e panjohur- srpstvo ( serbizmi ) ( Njegoshi poet dhe Vladikë i Malit të Zi 1813 – 1851 )
Shekujt ndërrohen dhe e vërteta del në pah. Malazezët nuk janë serb ; këtë duhet pohuar vazhdimisht se pse del nga vet goja e tyre, nga shkrimet e tyre . Edhe ata më në fund e kanë kuptuar të vërtetën e tyre se ishin të manipuluar nga serbët . Pa i kërkuar shkaktarët mua më intereson e vërteta e shprehur e tyre që është kategorike (Dr Rotković razotkriva velikosrpske prijevare,Crnogorska pitanja )
Malazezë shkruajnë se : Shkenca e historisë ka arritur që plotësisht të demistifikon t`ashtuquajturën „srpstvo“ ( “serbizëm” ) e cila ishte e ngulur në mendjen e Vladikes Petar II Petroviq Njegoshit si dhe në mendjen e Knjazit Nikola. Pra ?
Tabuja serbe po thyhet përditë e më shumë , e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit ; “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve “ (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca , Cetinje 2003 ) “ paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim të madh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbe Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulturen malaziase , si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”
Qosoviqi i porositë lexuesit e vet :”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i fsheht serbomadh i Garashaninit ; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”
(https://www.ikvi.at/?p=21926 , Fahri Xharra, Edhe malazezët kundër spekulimeve : Nuk jemi serb ! )
Tani ajo që më shtyu të merrem edhe një herë me malazezët të cilët nuk e pranjonë as se si propagandën serbe që janë vëllezër dhe që janë sllav; një herër për një herë e quajnë vetën dokleat (dukljanin ). Le të thonë si të duan por nuk e pranojnë që janë serb.
Lajmi më i ri është se :” Mali i Zi përkujton krimet që ia kishte bërë Serbia para një shekulli, thotë: Kurrë më 1918 “ – shkruan koha.net. “Në të gjitha qytetet e mëdha ë Malit të Zi sot kanë gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Kurrë më 1918″, transmeton Koha.net.
Pllakatet kanë janë vënë nëpër Podgoricë, Plevle, Kotor, Herceg Novi, Cetinë, Bijello Pole dhe në qytete të tjera. Krahas sloganit për “Drejtësi, nder e liri Malit të Zi”, ilustrimet në pllakat i përcjell edhe ky tekst: “Në hakmarrjen e pamëshirshme e reprezaljet ndaj popullit të Malit të Zi bërë nga ana e Serbisë, nga ushtria e saj, xhandarmërisë dhe tradhtarëve të vendit në shërbim të Serbisë, për shkak të rezistencës aktive dhe aneksimit të atdheut të tyre, njërit nga shtetet më të vjetra ballkanike, ndërmjet dhjetorit 1918 dhe gushtit 1929, në vorbullën e ferrit e të vdekjes, janë zhdukur disa mijëra njerëz.”
“”Janë dëbuar ose janë detyruara për azil më shumë se 3 mijë familje malazeze. Pothuaj nëpër çdo vendbanim ku kanë kaluar njësitë ndëshkuese serbe, janë bërë përdhunime të vajzave e grave për ç’ shkak më vonë shumë sosh kanë bërë vetëvrasje me ngufatje ose me varje. I gjithë Mali i Zi ka kaluar nëpër një turpërim të paparë në tërë historinë e vet”, shkruan nëpër këto pllakate. “

Pamje nga protesta e sotshme në Cetinje ndaj veprimeve të dhunshme serbomëdha në Manastirin e Cetinjës me 5 shtator 2021

Si u arritë kjo çasje, ky ndërrim kaq i madh, epokal, historik në Malin e Zi ? Nga se politika malazeze punon në interesa të kombit të vet, dhe më kryesorja iu jep guxim njerëzve të shkencave historike që ta thonë të vërtetën me serbët, por në anën tjetër politika është falënderuese që e ka mbështetjen amerikane.
Miq të nderuar, tek ne shqiptarët duhet një ndërrim radikal .

Malazezët sot duke protestuar në Cetinje kundër përzierjes së shtetit të Serbisë  në problemet e brendshme të Malit të Zi, pra edhe të Kishës Malazeze.

________

Sa Cetinja poručuju: Ostavke Krivokpića i Abazovića zbog nezapamćene represije nad svojim narodom (pobjeda.me)

Arkivat që (s)’ i kemi

0

Gëzim Muçolli, Itali
Diku ishin gurët me mbishkrime shkronjash dhe simbolesh. Tullat e pjekura me tekste plot domethënie si dhe kolonat me fjalë të shkruara që shërbyen që të kuptoheshin edhe gjuhë të konsideruara të zhdukura.
Mesazhe të kodifikuara që gjetja e tyre nxit njerëzit të provojnë gjithçka për të deshifruar të pakuptueshmen.
Mund ti quajmë edhe thesar në memorien e kohëve të kaluara historike që i ngeli trashëgim njerëzimit.
Ne kemi trashëgimi të vjetër si dhe histori të kohës më të re.
Diku dhe dikur në darsma e festa familjare njerëzit tonë dëgjonin këngë krahinash me kreshnikët e famshëm. Luftat tona me shtatë kralitë.
Jo rrallë edhe histori vrasjesh a trimash të “çartur” me bam-bam që kishin bërë vepra që dikuri i kapte kanuni e sot do të kalonin nëpër procese penale.
Ngeli në historinë tonë të kënduar edhe kënga e Hikmetes dhe ajo e Zagrebit kurse sot një grup folklorik duke rraplluar me sharki i lavdëron më shumë heronjt e gjallë se sa herojt e vdekur në luftën e fundit per liri.
Pas luftës së fundit pat dalur publikisht gjeniu i letërsisë tonë kombëtare Ismail Kadare me propozim-kërkesën që të shkruheshin libra për ngjarjet e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999.
Gati e hëngrën pa pjekur duke e konsideruar idenë e tij direktivë të kohës së diktaturave.
As libra ss arkiva e as dokumente të grumbulluara për ti dhënë lirisë jo vetëm emër por edhe mbiemër!
Sot po na u dashkan arkivat.
Po i lyp koha!
E po bëhemi sikur e paskemi harruar atë thënien e vjetër:” Švaba piše a Srbin pamti!”.
Kush mban mend më gjate?!

Nata e parë në Turjakë, viti 2000 

0

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar, me titull ”Kur flet mirë si Sadria e Sinani”, Drini.us,10 Shtator 2021 

Nga Ditari im (7)  

Të pathëna e të pashkruara deri më tash 

Baba foli më së pakur, at natë vere të fundit të qershorit. Ishte një mbëmje e ngohtë e flladi nga malet e Zatriqit që shtriheshin në jug të Turjakës, vinte me pritesë deri në oborrin e vëllait tim të ndjerë që atë natë ishte i vogël për gjithë ata njerëz.

Sigurisht se babë i shkonte mendja se si donte të shpërnguleshim në Turqi kur unë fillova shkollën fillore në mesin e viteve 1960-ta

Unë nuk e kuptova asnjëherë por kisha një dëshirë nëse shkojmë e jetojmë diku tjetër, larg Turjakës pa e ditur se ku. Baba sigurisht se nuk e kishte bisedua me askend të shtëpisë por shihej ajo dëshira e tij për me shkua në Turqi. Kështu me thua mua njëherë kur ishim vetëm unë e ai në mal.

Motra e babës, Dada Nep, më 1999 në Kukës ku edhe vdic. Fotografi e një gazetari të huaj

Ai ishte një besimtar dhe sulltanët turq i kishte në qef sepse, ata ishin që na kishin pru besimin islam.

Sa herë që dikush e zinte në gojë Zotin, Muhamedin apo fenë islame, ai luante nga vendi dhe dëgjohej duke thënë me zë të vogël Elhamdylilah, Elhamdylilah, Elhamdylilah 1*).

Edhe gjyshi sa herë që flitej për sulltanët e fenë islame, me gjithë shpirt thonta se kemi besua që është më mirë prandaj e kemi pranua fenë islame. Turk Elhamdylilah.

Por ishte pikërisht gjyshi im ai i cili më 1937 kishte ndërtua kullën që të t`ju tregoj të tjerëve e ndikoj te të tjerët që mos të shpërguleshin për në Turqi.

Kolonët serbo-malazez që krali i Serbisë i kishte vendosur në tokat tona më të mira, afër lumit Mirusha, në katundet Lubizhdë, Damanek, Qypevë, Bubël dhe në Garaqeva të Panorcit, kur vinin në Turjakë, rrugës për në … Malishevë i thonin:
-Baca Bej 2*), puna marë! –Pse po hargjohesh e po ndërton kullën kur ju, keni me shkua në Turqi e atje i keni shteëpitë e ndërtuara e tokat sa të doni.

Në Shar, 1979

-Po nasht, unë pe maroj e pe la t`gatshme.  

Kishte edhe familje të tjera në zë të rrethit tonë që gjithashtu ndërtonin kulla që nga Ramë Bllaca i katundit Bllacë, posllanik i skupstinës në Beograd e deri në Sferrkë të Gashit e nga Rahaveci, deri në Llapushnik me të vetmin qëllim që shqiptarët mos të shpërnguleshin. Në Turjakë edhe Smajl Zeneli kishte ndërtua Kullën

Ama baba ishte një nga më të besueshmit, sa i përket besimit islam.

Dhe në keto mendime të largëta, ndoshta i kujtohej Mulla Januzi, hoxhë nga Peja që deshi të më marrë mua, si djalë të vetin. Nuk e kuptova asnjëherë se a nuk kishte ai djalë apo djemtë nuk kujdeseshin për te.

Dhe kështu fillova të rritem pa e kuptuar pse baba deshi të shpërngulemi për në Turqi dhe a do të pranonte sikur të kërkonte Mulla Januzi nga Peja që të bëhem djalë i tij?

Ishin dy pyetjet që i bluaja në kokën time, shpërnguljen në Turqi dhe “adoptimin” tim te hoxhai Pejës, Mulla Januzi.

Babain e shikoja drejtë në sy. Ai e kishte ulur kokën dhe e thithte cigaren e duhanit me të shpejtë dhe sakaq e largonte nga goja dhe ende pa e qitur tymin nga hundët, a ofronte përsëri cigaren në gojë.  

Student, Prishtinë 1978

Balli iu kishte mbushur me rrudha e fytyra e parruar e bënte edhe më plak babën Ukë. 

Nganjëherë, vjedhurazi më shikonte mua sikur donte të bindej se jam këthye me të vërtetë në Turjakë. Nuk ishin pakë 8 vjetë e më shumë që nuk ishim pare. 

Kishin vdekur shumë kohanikë të babës e motra. I kishte vdekur edhe motra e madhe, dada Nepë, në Kuks, dhe atje ishte varrosur ditën e dytë kur Serbia i kishte përzënë nga shtëpia, në muajin mars të vitit1999.  

Jenny Ekman, Häst tjej

Dhe kështu ende pa lind dielli, kur të tjerët kishin shkua, unë e baba ende rrinim duke biseduar. Aliu dhe Sabiti, dy djemtë e vëllait i kishte zënë gjumi. Melihati, qika e vëllait kishte ardhur e i kishte shtruar vendet për me fjetur. Mua më kishte shtrua një syngjer në krye të vendit me jorgan e çarçaf 3*) të bardhë. Afër meje, iu kishte shtrua vëllezërve me të vegjël, e baba flente afër axhakut. 

Jenny dhe Entela

Deri sa ishte duke kujtuar babën plak që ka vdekur në shtatorin e vitit 2021para 19 vjetëve, thirri një vajzë suedeze dhe hyri brenda një alamet femër e e bukr, si malsore e shkodraneshë, ish kolege e punës e vajzës sime, Entelës. 

Jenny Ekman, jam unë dhe mu afrua aty ku unë isha ulur e shkruaja. 

Hest tjej, afersk kvina, svår uppväksttuff kvina, ishin fjalët që mi tha kur dhe ma zgjati dorën e në mënyrë burrërore me gjeste tëpër të natyreshme e teatrale filloi të tregoj për jetën e saj të vështirë, si fëmi.  

“Jam një grua që nuk dorzohem para vështirësive e dallgëve të jetës”. 

Tash jetoj në Lumma me djalin 10 vjeç,  Theo. 

Në moshën 14 veç fillova të punoj si pastruese e tualeteve në aeroportin “Arlanda” në Stckholm e në moshën 15 vjeçare, fillova të fshij e pastroja aeroplanët brenda. 

Kam jetua në Märsta, një vit e pastaj shkova në Wuming. Pastaj këtheheme nënSuedi dhe fillova me studjua në gjimnaz. Pasi e përfundova gjimnazit shkova me punua në Normandi. Aty punova në shtallën e kuajve te Thierry Navet. Ai ishte vëllai i Eric Navet, njeri shumë i famshëm.

Studjova në Härnösand për Energi ingenjör. ”Backpackade jag själv”. U nisa e vetme me një çantë si samari i gomarit në shpinë për një udhtim në Azinë Jug-Lindore,  Guadong Södra Kina (Kinën Lindore) Hongkong, deri në Australi e Filipine.

Para 10, 11 vetëve,  mora një letër testament që babai më kishte lënë pas vdekjes. Aty kuptova se kam 4 motra por ato nuk deshën të takohen me mua.

Punova punë të vështira duke hequr baglat e kuajve vetëm e vetëm që të kam një jetë të mirë e të dinjitetshme. Tash jam e gëzuar me jetën edhe pas ndarjes me burrin që jetova 20 vjet. 

Në numrin tjetër:
Vështirësitë ekonomike që kisha për studime më detyruan të zgjidhja në mes të dy këqijave më të vogla. Desha të shesh edhe pjesë të organeve të mia të trupit, njërën veshkë vetëm e vetëm që të studjoj. 

Pas demonstratave të vitit 1981, më larguan nga puna e unë nuk doja të dipomoja sepse “diploma” nuk më duhej asgjë por ishte Din Haxhia që më foli se patjetër duhet ta kryej shkollën: 

-Sinan nëse nuk diplomon, katundi do të thonë se Sinani âsht s`mu.  

”Ushtar” në Doboj

1*) Elhamdulilah 

Elhám dhe Elhamdulilah (Alhamdulillah, Elhamdyrillah) është fillesë kryesore e ajetit të parë në suren e parë të Kur’anit që këndohet si sure e tërë në çdo reqat të namazit, kur qëndrohet në këmbë. Në pikëpamje besimi fetar është ḥamdale (arabisht: حمدلة, hymn nderimi)[1] dhe taḥmīd (تَحْمِيد, lavd)[2] i fuqishëm në lavdi të Zotit si nga muslimanët[3] ashtu edhe nga të krishterët e hebrenjtë arabishtfolës.[4] Ka prejardhjen nga arabishtja ٱلْحَمْدُ لِلَّٰهِ (Al-ḥamdu lil-lah) që do të thotë “lavdi i përket Allahut” ose “i qofshim true Allahut”. Në gjuhën popullore Shyqyr i qoftë Zotit, i falemi nderës Zotit, qoftë lavdëruar Zoti.[3]

Shpesh përdoret nga myslimanët e çdo sfondi, për shkak të centralitetit të tij ndaj teksteve të Kur’anit dhe Hadithit dhe kuptimi dhe shpjegimi i thellë i tij kanë qenë subjekt i shumë tefsireve. Shqiptohet sidomos në mbarim të ngrënies së vaktit, në shenjë mirënjohjeje Perëndisë.[4]

(Alhamdulillah är ett arabiskt ord som också heter Tamid på det inhemska arabiska språket. Ordet betyder “lova Gud”, ibland tolkas som “tack vare Gud” och används av muslimer i varje region och bakgrunder. Alhamdulillah antogs från den första versen av en helig islamisk bok kallad Koranen (Al-Fatiha), profeten Muhammeds ord. Ordet används också av judiska och kristna som talar arabiska språket).

2*) Baca Bej, Imer Seferin, gjyshin tim e thirnin Baca Bej jo vetëm fqinjët turajaks por edhe kolonët malazezë. Ata e flisnin shkodranishten dhe pleqnonon e tregonin ngjarje, fjalë të urta, adete e pleqni sikur të ishin rritur në Turjakë. Madje edhe i thirnin në darka kur prenin ndonjë dash e kishin festa (familjare).

3*) Çarçaf m.sh. –

Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes nga faqja e brendshme për t`i mbajtur pastër. Çarçaf i bardhë. Çarçaf pambuku (liri). Çarçaf jorgani (dysheku). Jorgan me (pa) çarçaf. Laj (shtrydh) çarçafët. Ndej (palos, hekuros) çarçafët. I qep (i hedh) çarçafin. Shtroj çarçafë të rinj. Mbulohem me çarçaf. Sa një çarçaf. Shkorsa çarçaf nuk bëhet. fj.u.

Sinan Kastrati, si ushtari i “APJ”- së  së dikurshme

Vazhdon

Malmö, 11, 12 shtator 2021

Rreth librit “Agim i një jete pa perëndim”, gruaja shkruan për burrin dëshmor

0

Zarije Zenuni

Lufta më e fundit (1998-1999) për çlirim në Kosovë, kurorëzoi përpjekjet 87 vjeçare të bashkëatdhetarëve tanë atje për ta hequr qafe zgjedhën serbe. Ajo u kushtoi jetën mijëra djemve dhe vajzave sypatrëmbura, që jetonin jo vetëm në vendlindje, por edhe në mërgatë. Vetëm nga Zvicra mike, me sa di unë, janë mbi 60 dëshmorë. Këtu në Tiranë i kam përcjellë përmes ekranit të televizionit ato skena prekëse të ardhjes së qindra vullnetarëve të lirisë nga mërgata, në Europë dhe Amerikë. Ndër to ishin edhe vajza 16 vjeçare, që u shkëputën nga shkolla, nga studimet apo nga jeta e sigurtë në vendet mikpritëse, duke vënë kryet në rrezik për Kosovën martire. Edhe djali im i vogël, Indriti, pasi kish dhënë 150 mijë lireta për fondin “Vendlindja thërret”, ishte i gatshëm ta bënte këtë nga Perugia e Italisë, ku studionte atë kohë. Ishte një kohë heroike, kur “kazani i luftës’ po ziente.
Më kujtohet edhe im atë, gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë, në 1994, u thoshte djelmoshave kosovarë, që vinin ta takonin tek unë, që lufta guerilje është, hë për hë, zgjidhja më e drejtë, në mënyrë që pushtuesi serb mos të ndihet i pashqetësuar kurrë në truallin, e huaj për të. Por bashkëatdhetarët tanë zhvilluan jo vetëm luftë guerilje, ata u organizuan në formacione të mirëfillta ushtarake, ndonëse jo të papenguar edhe në shtetin amë, ku politika e brendëshme dhe ajo ndërkombëtare ndërhynte mjaft.
Sapo përfundova se lexuari një liber, paksa të veçantë: një grua nga fshatrat e Kaçanikut legjendar tregon për të shoqin dëshmor. Është fjala për zonjën Zarije Zenuni-Bajrami dhe dëshmorin Agim Bajrami. Në një liber, në veten e pare, në mbi 250 faqe, pasqyrohet dashuria e sinqertë, që në shkollën e mesme, midis dy të rinjëve, pengesat që hasi kjo dashuri për arsye politike, vështirësitë që ajo kapërceu. Zarija u dashurua me Agimin, jo vetëm për bukurinë e tij, por së pari për karakterin, shpirtin e sakrificës që ai mishëronte, që në të ri, ndjenjat e tij kryengritëse për liri. Pasi u martuan, Agimi shkoi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, që në atë kohë ishte bërë i rrezikshëm për jetën e qindra djelmoshave shqiptarë. U dënua me burgim të gjatë që, falë dy amnistive, u shkurtua dukshëm. Vendosi të mërgojë ekonomikisht për ta mbajtë familjen e re, iu bashkua pas një viti edhe Zarija, me të cilën lindi tre fëmijë. Por kushtrimi i luftës çlirimtare nuk e linte të qetë Agimin në Zvicrën e begatë. U kthye në Kosovë si luftëtar. Edhe Zarija shprehu gatishmërinë t’i bashkohej atij, por u bind se kujdesi për mirërritjen e tre fëmijëve ishte më i rëndësishëm për Kosovën. Agimi u dallua në organizim, në sigurimin e armatimit fshehurazi, në beteja të herëpasherëshme, duke fituar adhurimin e shokëve. Mjerisht, më 10 gusht 1998, në kulmin e ofensivës së ushtrisë serbe, ai ra heroikisht, së bashku me dy ushtarë të tij.
Ishte kjo një tragjedi për të dhe familjen. Por Zarija qendroi si burrneshë. Ajo u kthye paslufte në vendlindje, takoi shokët e luftës së bashkëshortit, mblodhi kujtimet e tyre dhe tani i pasqyroi ato në këtë liber, që bujarisht ma dhuroi, më pak se tri javë më parë në Lipjan, zoti Izet Krivanjeva, kujdestar vullnetar, ndër të tjera, i varrezave të dëshmorëve të Kaçanikut. Më bëhet qejfi që, ndër ata që ndihmuan me kujtime janë edhe të njohurit e mij përmes internetit:Adem Zaplluzha, Fadil Curri, Lumturi Plaku, Mehmet Bislimi.
Është mirë kur lexon libra të tilla me dëshmi të mirëfillta nga ata që e kanë përjetuar luftën, pasi kështu njihesh më mirë me të vërtetën e kësaj lufte dhe të protagonistëve të saj.
Po sjell në vëmëdje të lexuesve vetëm një faqe nga ky libër mbresëlënës.
f.114-115
“Nuk po shkoj në Kosovë në pushime, por po shkoj të luftoj (bashkë) me UҪK-në”
Kam përshtypjen se të gjithë heronjtë kanë një veçori të përbashkët e të pazakonshme nga të tjerët. Një të veçantë në mënyrën se si kanë vepruar, si kanë vendosur, si kanë rënë dhe çfarë amaneti kanë lënë.
Është një psikologji e përbashkët e tyre dhe jam e bindur se shpirti i tyre i madh u jep një aftësi të veçantë, që nuk e kemi ne të tjerët. Ne mund ta duam shumë Atdheun dhe lirinë, Kosovën dhe Shqiptarinë, por nuk jemi heronj. Herojt janë kolosë të mendimit dhe veprimit për ideal. Ata nuk kanë gjë më të shenjtë se ideali. Kjo i bën ata heronj.
I tillë ishte dhe Agim Bajrami. Ai kishte ideal të fortë dhe, me vetëdije, u kthye në Atdhe, për t’i dhënë emrin e tij Atdheut, për të paguar lirinë me gjakun e tij, për t’i dhënë gjithçka kishte, edhe frymën e fundit. Nuk u mjafua vetëm me fjalët e nxjerra nga shpirti për një Kosovë të lirë, nuk u mjaftua me dënimet në burgjet më famëkëqinj të Serbisë, nuk u mjaftua me torturat dhe dënimet që përjetoi në trupin e tij të ri; ai vazhdimisht jepte nga vetja, nuk ndalej së dhëni gjithçka kishte, e së fundi edhe jetën.
Zvicra është një vend shumë komod për të jetuar i qetë, me familjen dhe miqtë, me punën e ndershme dhe paratë që fiton prej saj. Ky vend me bukuri magjike rrëzë Alpeve zvicerane, të bën për vete dhe ata që vendosen një herë këtu, e kanë të pamundur të shkëputen prej andej. Agimi i dinte të gjitha këto. Ai e vlerësoi këtë shtet edhe për pritjen e barabartë dhe pa paragjykime që u kish afruar shqiptarëve, por shpirti i tij nuk gjente qetësi kur vendi ishte nën pushtim. Sidomos me fillimin e luftës frontale, ai e kuptoi se nuk e kishte vendin këtu, por në Kosovë, atje ku luftohej, atje ku mbrohej Atdheu.
Ishte idealist por edhe realist. Idealizmin e dashurisë për malet kreshnike shqiptare ai e shndërroi në realizëm, kur iu përgjigj thirrjes për ta mbrojtur këtë tokë. Atdheu në rrezik! Vendlindja thërret!
Kjo është psikologjia e heroit. Për ta dashur lirinë dhe vendin tënd, duhet të vihesh pakursim në shërbim të tij, pse jo, edhe të vdesësh për të!

Konspektoi Bardhyl Selimi, 12 shtator 2021

Udhëtime nëpër pjesë të Arbërisë së dikurshme

0

Nga: Fahri Dahri

Reportazh

Një përshkrim që kërkon të zgjojë ata që janë të ditur profesionalisht dhe kërkues të pavarur për të vërtetat që ndikon në kthjellimin e historisë.

Me interes e lexova përshkrimin dhe përkrah pa rezerva autorin, në të drejtën e tij, që kërkon tërheqjen e vëmëndjes të dijetarëve.

I nderuar Z. Dabaj: Dihet tashmë që Iliria shtrihej në trojet që ju i përshkruani. Edhe sllovenët diturakë, nga takimet e mia me disa prej tyre, deklarohen “Ilirë”, por pranojnë asimilimin. Anagjore edhe një pjesë e qytetarëve maqedonas e pranojnë dhe e deklarojnë se para 3-4 shekujve ishin shqiptarë, por pranojnë asimilimin si efekt i gjuhës që stërgjyshërit e këmbyen nëpërmjet kishës, apo arvanitasit, ku nga besimi fetar kanë ndërruar identitet dhe quhen grekë, etj. Këto dihen, por veprimet e kryera me asimilimin kanë arritur të tjerërsohen duke u deklaruar fallso nga zyrat e gjendjeve civile me etnikisht tjetër; sepse  ADN-në nuk e ndryshojnë dot as kishat dhe as xhamitë.

Jemi përpara disa të vërtetave, të cilat realisht janë të vështira për tu rikthyer në origjinë. Ne, shqiptarët jemi të vetëm që përcaktohemi etnikisht nga gjuha, zakonet, traditat, nga territori, ushqimi, etj. kurse ata që na kanë rrëmbyer troje, njerës dhe historinë janë numerikisht të shumtë. Ne kemi kundër kishën ortodokse bizantine e cila përfshin disa kombe dhe shtete të gadishullit tonë. Pra raporti është 1 me mbi dy shifrorë kundër. Por nuk mjafton kjo, kemi dhe “kapedanë” me pushtet, me dije që blihen duke na shitur në tregjet etnike, politike, ekonomike, ushtarake, etj. Këto “marrëzira” na jepen qartazi në trajtimin që na përshkruan autori në “Reportazhin e udhëtimit të tij nëpër një pjesë të Arberisë së dikurshme”. Unë, situatën e krijuar në shumë shekuj, nuk mund ta mendoj të pa rikuperueshme. E kam të sigurtë të ardhmen e rizgjimit të ndërgjegjes kombëtare tek të gjithë banorët e trevave natyrore shqiptare. Ky optimizëm, sigurisht është i bazuar tek dëshirat, por ka mbështetje edhe tek siguria që na jepet dhe që ekziston nëpërmjet trashëgimisë së geneve, që sidoqofshin situatat, vjen një kohë dhe ato shkojnë nga shkojnë dhe kthehen në kërkim të “vetvetes”.

I nderuar gjuhëtar Gjoka. 

Do dëshiroja që ashtu siç zbërthyet disa emra vendesh, qytetesh e fshatrash që hasët gjatë udhëtimit, të na jepni ndonjë zbërthim edhe për emrin e qytetit “Risan”. Ky emër është shumë i lashtë, e kam gjetur në brigjet veriore të Iranit bashkë me emrin Gjilan, po ky emër qyteti gjendet në gjirin e Kotorrit në Mal të Zi. Fshat me emrin Risian gjendet që nga shek. IV para Krishtit edhe nëThesproti dhe që është i njohur edhe sot në Thesproti/ Çamëri. Duke vëzhguar në hartat përkatëse me anë të google Earth, ndofta mundet të jetë rastësi por tërheq vemëndjen se në këto vende me të njëjtin emër Risian, hasim  përafërsisht reliev të ngjajshem,  i përkasin periudhave të shekujve V dhe të IV para Krishtit, në të tre këto shtete, së bashku me emrin tjetër “Gjilan” që gjendet në shtetin e Iranit por edhe në shtetin e Kosovës. Qytete, fshatra me të njëjtin emër,  po thuaj me të njëjtin reliev dhe që vijnë nga lashtësia në tre shtete të ndryshëm, në gjykimin tim, nuk mundet të jenë rastësi. Janë këto ngjashmëri që kërkohet ndihma  për një përcaktim më profesional që mendoj se ndofta do ti shërbejë historisë.

Besoj dhe dëshiroj që ndihmesa të jetë e kualifikuar dhe nga dijetarë të mirëfilltë të fushave gjuhësore, historike, arkeologjike dhe antropologjike.

Ju faleminderit. Respekte, shëndet dhe punime të suksesëshme.

Studjues i rajonit të Çamërisë: 

Fahri Dahri. Itali më, 12/09/2021

A po ngulfatemi …?

0

Skënder MULLIQI

Nese dëshirojmë shtet normale , duhet kërkuar drejtime të reja politike , së shteti po bankroton bashkë më shoqërinë , po humbet edhe kultura …Koha është që mos të rrimë duarkryq së punët nuk po na shkojnë mirë.Destrukcionët shoqërore dhe politike kan marrë krahë, dhe kjo na jep sinjale së duhet bërë ndryshime së pari në mëndisinë tonë, e pastaj të gjëjmë edhe mekanizma përkatës.Po ngulfatemi si shtet dhe si komb, për mos gjeturinë tonë , për mos unitetinn tonë, dhe mos aftësitë tona që të përballemi më problemet që I sjellë jeta. Duhet të luftojmë që të jetojmë në paqë sociale , të jetojmë të qetë , e ta forcojmë shtetin karshi armikut tonë shekullor serb, që nuk I ka ndalur apetitet gllabëruese karshi tokave shqiptare.Nuk na duhet destrukcionet politike të cilat I stopuan proceset demokratike dhe proceset zhvillimore apo i kan kthyer edhe mbrapa.Ne, në këtë tokën tonë ku po jetojmë , nuk po e kultivojmë dhe as nuk po e ruajmë sa duhet as identitetin tonë nacional.

Po na dalin do njerëz të dyshimt të politikës në trojet etnike , të cilët seriozisht po na rrezikojnë qënjën tonë kombëtare.Të tillët duhet të mënjanohen nga politkëbërja .Ata që po na prodhojnë kaos dhe po shfaqin dilema edhe kur bëhët fjalë për interesat nacionale , nuk meritojnë votën dhe as respektin e popullit.

Shumë probleme kan mbetur pa ndonjë zgjidhje , së nuk po kemi programe qeveritare adekuate .Kështu ishte deri më tash, e nuk do të ishte dashur të vazhdohet më logjika të vjetra pushtetare , së dihet ku na sollën ato.Të pa aftitë dhe njerëizit më fiksione politike , nuk mund të janë në shërbim të qytetarëve.Ata që punuan jashtë normave civilizuese nuk I duhën Kosovës.Nuk hartojë kush programe afatgjata zhvillimore , dhe kjo rezultojë në dëm të madh për vendin.

Njerëzit pikërisht nga këto të defekte, nga hajnit dhe keqpërdorimet e mëdha , po largohen masovisht nga Kosova.Jemi bërë shoqëri e cila është detyruar të presë së mos vetvetiu rregullohen gjerat .Jemi bërë shoqëri e cila ngadalë po vdes , e që nuk po ka kush që hapur e qartë , të bënë shumë më zëshem këtë gjë…!

Prof. Dr. Gerhard Roth: “80 % e personalitetit të njeriut formohet deri në moshë 14-vjeçare.”

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Rastësisht në YOUTUBE hasa në bashkëbisedimin e ndodhur në televizion publik zviceran SRF, emisioni Sternstunde Philosophie (më 23.08.2021).
Prof. Dr. Dr. Gerhard Roth shtjelloi aspektin anatomik dhe mënyrën fiziologjike të funksionimit të trunit.
Ndonjëherë vetvetiu më del nga thellësia e shpirtit, siç do të thoshin poetet, URATA për fatin që kemi me studiues kaq të përkushtuar e produktiv!
Shkenctari Roth gjatë viteve 1963 deri 1969 ka studiuar në Münster dhe Romë për muzikë, germanistikë dhe Filosofi. Ka mbrojt në Romë doktoratën mbi Marksistin Antinio Gramshi (Gramsci). Ka vazhduar studimet në biologji në Berkeley (Kalifornien). Ka mbrojt doktoratën e dytë në lëmi të zoologjisë në Münster. Në Universitet të Bremenit, në vitin 1976, ka filluar të ligjëron lëndën psikologjia e sjelljes (Verhaltensphysiologie). Në vitin 1989 është zgjedh drejtot i Institutit për hulumtime të trurit në Bremen…
Vazhdova të përcjell edhe ligjërata tjera nga ky Shkenctar, por edhe nga të tjerë të lëmesë përkatëse, që të vërtetohem se janë vërtet shkencore aro që shtjellonte Roth.
Kësaj radhe m’u fiksua konstatimi i tij: “80 % e personalitetit të njeriut formohet deri në moshë 14-vjeçare.”
Fillimisht po ofroj një përvojë skandaloze: mbi 40 vjet i kalova / vuajta në emigracion, kryesisht në Gjermani, dhe asnjë ushqim “gjerman” nuk ka mund ta dëbon shijen që vazhdoj ta ndiej për fli, lakror, speca me xhizë, djathi i bardh…, me të cilat jamë ambientuar gjatë 14 vjetëve të fëmijërisë sime në Llabjan të Kosovës. Kjo mu kujtua menjëherë dhe prandaj e besova konstatimin e Shkenctarit Roth.
Tani pa më seriozisht: zor se gjej ndonjë kriminalitet që kanë praktikuar e praktikojnë liderucët “tanë” politikë, e të mos e ketë bazën në 80 % të personalitetit të formuar në 14 vjetët femijërore. Ta zëmë, mbaj mend sa i afirmuar e i lakmuar ka qenë profesioni i zadrugarit të “derzhavës” (shitësit shtetëror), sepse atyre u lejohej të vjedhin mallin e “derzhavës” në këmbim me informatat për klientët e tyre. Askush nuk kishte qëndrim kritik ndaj atij lloj kriminaliteti të zadrugarëve. Gjithsecili xhelozonte për atë favor që kishin ata. Prandaj Ramush Haradinaj, Djal i Babait, duhet të jetë ambientuar gjatë fëmijërisë me kënaqësitë që i kanë dhënë hajnitë e “mallit të derzhavës” nga Babi shitës…
Edhe “polarët” e arave të derzhavës punësoheshin, kryesisht për të spiunuar bashkëfshatarët. Prandaj kemi produktin Hashim Thaçin…
Isa Mustafa është ambientuar në rrethana tepër titiste, prandaj u bë më titist se Tito…
Fatkeqësisht unë jam dresuar si mysliman fundamentalist, sepse e kisha Babain hoxhë (analfabet, por autodidakt i përkushtuar islam). Për Babain të gjitha hajnitë ishin haram (të ndaluara), por jo hajnia e rrushit të derzhavës, të cilin e kam praktikuar intensivisht si fëmijë. Buzë tokës tonë kishim një plantazhë rrushi me rreth 800 hektarë (e ka privatizuar Ramiz Kelmendi i ELKOS-it), të cilën e diskualifikonim si pronë e derzhavës (në fakt, atëherë as tani nuk e dinim e nuk e dimë, pronë e kujt ishte, pos që ishte kooperativë bujqësore, me dhjetra të punësuar, ku na angazhon shkollat si nxenës për të vjel rrush, që të fitonte ca dinarë për aktivitete kulturore në shkollë). Pra, edhe për Babain tim nuk quhej haram nëse e vjedh shtetin. Sigurisht, nëse do të kisha ushtruar funksion shtetëror, i cili do ma krijonte mundësinë për të plaçkit e vjedh shtetin, do ta bëja edhe unë, si Isa, Hashimi, Ramushi…
Çfarë duhet të presim nga fëmijët që dërgohen në mejtepe islamiste nga mosha 4-vjeçare, pos që të bëhet talibanë kur të rritet?!
Janë fajtorë vetëm këta, të cilët tani, si të rritur, i bëjnë krimet, apo janë fajtorë kryesorë ata që i kanë indoktrinuar e dresuar gjatë fëmijërisë për t’u formësuar si kriminelë?
***
Bashkëbisedim në televizion publik zviceran SRF, emisioni Sternstunde Philosophie (23.08.2021):
Për të interesuarit, ia vlen edhe ligjërata e të njëjtit Shkenctar: “Wie das Gehirn die Seele macet” (Si e bën truri shpirtin):

Zhurmime destruktive për arkivat e UÇK-së

2
Nga: Ibrahim Kelmendi
Miku Dritan, edhe kësaj radhe debati për “arkiva” të UÇK-së, – e që në fakt, tashmë do të duhej të ishte vetëm një ARKIV i UÇK-së dhe jo shumë sish, siç i ke numëruar Ti, – po rezulton të jetë destruktiv. Siç ke informuar, me urdhërin e 12 qershor 1999 arkivat e deriatëhershme të drejtorive, brigadave, deri edhe njësive më lementare, duhet të jenë grumbulluar në Shtab të Përgjithshëm. Apo? Nëse po, është bërë njoftimi për rezulatatin e grumbullimit, sistemimit dhe, ajo që është më me rëndësi, e deponimit për mirëmbajtje e ruajtje.
Duke pas parasysh se Kosovës së çliruar iu imponua proktektorati UNMIK, ku duhet të jetë deponuar, aty e tutje ARKIVI, për ruajtje, meqë siç e dimë, më 25 qershor 1999 është firmos marrëveshja UÇK-KFOR për zhbërje të UÇK_së?
Kaq sa i përketë formës, kësaj radhe.
Tashmë lidhur me përmbajtjen.
Mirë që Ti angazhohesh për të glorifikuar strukturat komanduese të UÇK-së, por glorifikimi i tepëruar, propagandistik, nuk e madhëron më shumë se sa e meriton UÇK-ja. Përkundrazi, mun t’i shkakton pasoja.
Unë isha pjesë protagonist politik, oraganizues, financiar, në strukturat e UÇK-së, dhe prandaj po të informoj, asnjë raport të përgjithshëm financiar nuk mund ta gjesh as në ARKIVË as në arkiva të UÇK-së. Fatkeqësisht!
Ndoshta ke harruar, në kuadër të SHP duhet të ketë pas edhe Drejtori financiare, me drejtor Adem Grabocin?
I kam pyet dy komandantët e SHP në kohë përkatëse, Sylejman Selimin dhe Agim Çekun, nëse janë informuar ata apo SHP për çarkullim të mjeteve financiare të UÇK-së. Të dy, edhe në prandi të shumë vetave, janë përgjigj se nuk kanë dëgjaur asnjë raportim financiar dhe nuk kanë pa asnë raport financiar.
Ke shkruar: “Drejtoria juridike ka arkivën e saj mbi të gjitha proçeset juridike dhe gjyqësore që ajo ka mbajtur gjatë luftës.” Vërtet, nuk ke pas keqardhje deri në palc, kur ke përcjell rrëfimet e Drejtorit të Drejtorisë juridike, Sokol Dobrunën, që prezantohej vet drejtori, vet prokurori, vet gjyqtari, dhe atë vetëm në një rast: gjykimin me vdekje të Blerim Kuçit! Cilat pritshmëri duhet t’i kemi se arkivi i kësaj Drejtorie përmban dokumentacion që rëndom e mendon Ti si ushtarak profesionist? Asgjë me rëndësi e fare pak shënime rasti që mund t’i ketë bërë Sokoli apo ndonjë shoqërues i tij! Megjithatë, edhe ato kanë vlerë, sepse janë dëshmi për kapacitetet profesioniste e mundësitë për t’i praktikuar ato në ato rrethana tepër të rënda, kur UÇK ishte kryesisisht kryengritje popullore, që pat avancuar në kryengritje guerile/partizane, por që nuk i kishte mundësitë, kushtet rrethanore dhe kapacitetet për t’u bërë ushtri klasike.
Unë isha krye-menaxhusi i Fondin “Vendlindja thërret” në Gjermani. Po të jem reflektues i sinqert, krye-menaxhimin e kam grabit, meqë Xhemajl Fetahaj, tashmë Hero, i cili ishte përgjegjës zyrtar, kur bënte transferin e të hollave, ia dorëzonte Xhavit Halitit, meqë respektonte hiarkinë e Fondit, respektivisht Kryetarin Jashar Salihu, i cili ishte manipulua se UÇK e vërtet ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Për sasinë e mjeteve financiare dhe menaxhim të tyre nuk ka raportim në asnjë arkivë e as në ARKIVË të UÇK-së. Edhe kundër Fondit në Gjermani pat bërë komplot “shtabi i rognerit”, gjegjësisht “ministri i financave”, Adem Graboci, duke caktuar për shef Kushtrim Hadergjonajn.
Fatmirësish Institucioni kompetent gjerman BKA (Bundeskriminalamt) ishte një hap më i hershëm se puçi i “shtabit të rognerit”, me bastisjet ezyrave dhe banesave të shumicës se përgjegjësve të Fondit dhe pat konfiskuar gjithë evidencën, kompjuterët, deri edhe mjetet financiare që ishin në xhirollogari bankare. Pra, tani vetëm BKA mund të informon, nëse dokumentacionin origjinal, të cilin pas disa muajve e ka kthye BKA (i ka pranuar në dorëzim Shaban Thaçi), e ka zhduk ajo bandë komplotistë, në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylën e Hashim Thaçin.
Vërtet, ka qenë e dobishme, moti të hapen “arkivat” e mitizuar të UÇK-së, që të shohim, ta zëmë çka përmbajnë ato që i kanë komanduar Adem Graboci dhe Sokol Dobruna.
***
Meqë tematikën e arkivave të UÇK-së e kanë “problematizuar” në Bruksel, gjatë “dialogu” Kosovë-Serbi, do të kisha URUA që të ndodhte rangimi shtetëror i arkivave të UÇK-së dhe Ushtrisë së Serbisë dhe ato të hapëshin, por nën mbikëqyrjen e ekipit të ekspertëve që do të caktonte NATO.
Unë nuk ndihem i kërcënuar nga hapja e arkivave të UÇK-së. Nëse ndokush ndihet, sepse mund t’i zbulohen komplotet dhe krimet, nuk brengosem për ta. Përkundrazi, gëzohem nëse do të demaskohen!
Shëndet, mbarësi, respekte!
(ibrahim kelmendi)
Arkivat e UҪK-së dhe argatët e dreqit
Që disa ditë në Kosovën tonë ka nisur një debat mediatik dhe virtual për dhe mbi arkivat e UҪK-së. Janë përzier në të politikanë, ish pjesëtarë të UҪK-së si dhe shumë nga ata që gjatë luftës ose ishin fëmijë ose bënin sehirxhiun.
Gjithsesi mua nuk më shqetëson aspak përdorimi që po i bëhet kësaj teme për përfitime politike nga të gjitha krahët. Mua më shqetëson kur një pjes e këtyre të përfshirë në këtë debat, me vetëdije ose pa vetëdije, po denigrojnë dhe sulmojnë UҪK-në dhe vlerat e saj. Të dyja këto kategori kanë marrë flamurin e po deklarojnë se UҪK-ja nuk ka arkiva.
Atëherë, për ata që pa vetëdije po e bëjnë këtë deklaratë po ju tregoj sesi ka qënë e strukturuar UҪK-ja dhe sesi funksiononte kjo strukturë:
Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës udhëhiqej nga Shtabi i Përgjithëshëm i saj.
Nën komandën e këtij shtabi vinin komandat e Zonave operative.
Ҫdo Zonë Operative kishte nën komandën e saj Brigadat e këtyre zonave, dhe çdo Brigadë kishte nën komandë Batalionet e sajë të cilat në përbërje të tyre kishin kompanitë të cilat përbëheshin nga togat dhe skuadrat.
Ndërsa Shtabi i Përgjithëshëm përbëhej nga këto drejtori:
1. Drejtoria Operative
2. Drejtoria e Ndërlidhjes
3. Drejtoria e Llogjistikës
4. Drejtoria e Zbulimit
5. Drejtoria e Shërbimit Infromativ
6. Drejtoria e Xhenios
7. Drejtria e Mjekësisë
8. Drejtoria Politike
9. Drejtoria Juridike
10. Drejtoria e Kimisë
Drejtuesit e të gjitha këtyre drejtorive përbënin Shtabin e Përgjithëshëm dhe të gjitha këto drejtori merrnin informacione ditore nga Zonat Operative dhe në raste të veçanta edhe direkt nga Brigadat. I gjithë ky informacion arkivohej, dhe mbi bazën e këtij informacioni, më pastaj, shtabi merrte vendime dhe lëshonte urdhërat përkatës.
Drejtoria e Shërbimit Informativ, e cila grumnbullonte të dhëna nga çdo njësi dhe mbi aktivitetet e veprimtarisë të forcave armike si tek popullsia civile por edhe në rradhët tona nëse ekzistonte.
Drejtoria juridike ka arkivën e saj mbi të gjitha proçeset juridike dhe gjyqësore që ajo ka mbajtur gjatë luftës.
Po ashtu edhe Drejtoria e Mjekësisë mbi të gjitha spitalet e zonave dhe ushtarët e plagosur e të kuruar në to.
Në arkivat e UҪK-së janë planizimet, vendimet luftrake dhe detyrat e dala prej tyre, urdhërat luftarakë si dhe urdhërat gjatë zhvillimit të luftimeve, protokollet e mbledhjeve të SHP, ditaret e veprimeve luftarake, zbardhja e mbledhjeve të SHP dhe korespondenca midis SHP të UҪK-së me Komandantin e NATO-s dhe me aviacionin e NATO-s (bashkveprimi luftarak UҪK-NATO), regjistrimet filmike të mbledhjeve të ndryshme dhe ato urgjente të SHP, komunikimet me komandat e zonave dhe të atyre me brigadat dhe dokumentacioni i zonave dhe i brigadave me njësitë e repartet vartëse, ditaret e veprimeve luftarake të zonave dhe brigadave, dhe veçanërisht bashkveprimi e bashkrendimi luftarak me NATO-n, që nxjerr në dritë se pa këtë bashkveprim luftarak, NATO nuk godiste dot as edhe një tank apo godinë.
Më datë 12 qershor Shtabi i Përgjithëshëm i UҪK-së dërgon një qarkore te gjitha komandave të Zonat Operative që të urdhërojnë çdo njësi nën varësi të tyre deri në skuadër që të dorëzonin në arkivin e SHP listat organike të njësive dhe rendimeve luftarake te, si dhe të grumbullohej çdo ditar i çdo ushtari dhe pjesëtari të UҪK-së, dhe brënda muajit qershor të dorëzoheshin në selinë e Shtabit të Përgjithëshëm. Dhe pothuaje deri në fund të muajit u dorëzuan të plota të gjitha listat organikat si dhe gjithë dokumentacioni përkatës sipas qarkores.
Pra të gjitha këto përbëjnë atë që quhet arkiva e UҪK-së. Në rast se arkivi i Kosovës nuk i posedon këto, atëherë na lind e drejta të mendojmë se ato nuk janë dorëzuar qëllimisht.
Kuadrot e larta ushtarake si Agim Ҫeku, që kanë një shkollim ushtarak dhe që kanë njohuri mbi strukturën e një ushtrie dhe funksionimin e një ushtrie, duhet ta dinë që dokumentacioni janë ABC e këtij shkollimi.
Të mohosh ekzistencën e një arkive të tillë, vështirë ta bëjnë atë nga padija. Ndoshta ky mund të mos e dijë si ka funksionuar UҪK-ja, ngaqë ai vetëm 45 ditët e fundit të luftës ishte prezent (28 prill- 12 qershor).
Është edhe më e rëndë më kur këtë deklaratë për mos ekzistencë të arkivave të UҪK-së e bëjnë me vetëdije të plotë, ndoshta për t’i shërbyer atyre që e sollën në fund të luftës.
Duhet të ndihen të turpëruar të gjithë ata, që me vetëdije ose pa vetëdije e bëjnë një deklaratë të tillë, pasi kjo deklaratë jo vertëm që e cënon vlerën e UҪK-së, pasi e paraqet atë, më e pakta si një turmë të armatosur dhe të pa organizuar, gjë që i vjen në takim shprehjes së prokuroris speciale që e cilëson UҪK-në ” Ndërrmarrje kriminale”.
Ndaj ju them që mblidhni mendt e kokës e mos u turpëroni, mblidhni mendt e kokës e mos e mohoni UҪK-në për interes të askujt, pasi UҪK është pasuri e Shqiptairsë e me të krenohen gjithë shqiptarët kudo ku janë.
Mos u bëni vegël e dreqit se edhe Naim Frashëri na e thotë në poemën ”Tradhëtorët”:
Hiqni dorë hiqni dorë
Mblidhni mëntt e turpërohi
Mos u bëni tradhëtorë
Se pastaj do të pendohi.

Një sqarim për vaksinat dhe pse bëhen ato

0

Arben Çokaj

Vaksina bëhet për një version të caktuar virusi. Dhe nëse virusi pëson mutacion, ndryshon formë aq shumë sa vaksina që ke bërë nuk të mbron, shikohet të bëhet një vaksinë tjetër për versionin e ri.

Pastaj ka edhe një problem tjetër këtu, imuniteti i krijuar nga vaksina që ke bërë bie pas 6 muajsh, dhe nëse nuk ke vaksinë të re – se ju e patë që merr kohë një vaksinë për t’u krijuar, bëhet një vaksinë e njëjtë e 3-të, apo e 4-rt, që të rrisë imunitetin e trupit, përkundër virusit në fjalë, pavarësisht versionit.

Pasi është parë se vaksina mbron, jo vetëm kundrejt virusit për të cilin është bërë, por edhe kujdrejt versioneve të reja, sidomos vaksina Pfizer. Nuk mbron ta zëmë 100%, por mbron 60%. Prandaj po bëhen këto vaksina, me qëllim që njerëzit e infektuar, ose nëse infektohen, të mos vdesin, pra, të kenë një farë mbrojtje!

Se kaq i kemi mundësitë e mbrojtjes. Do donim t’i zgjidhnim punët me butona, por është pamundur. Pra, kaq aftësi ka sistemi jonë shëndetëzsor të bëjë, dhe bombardohet nga ata që ndjellin vetëm frikë e panik. Vaksinat nuk bëhen se thotë Cako e trupjerdhurit konspirativë, por bëhen për të mbrojtur jetën e njerëzve.

Kuptojeni këtë e vaksinohuni!

E pse pra Mister Rogner ka zhvilluar luftë në Tiranë?

1

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Babi a ka marrë pjesë UÇK-ja ndonjë herë në luftë?
Po më Babin ka marrë si s’ka marrë. Madje ka marrë pjesë prej fillimit deri në mbarim.
E Mister Rogner?
Po me babin ka marrë si s’ka marrë?
E ku ka marrë në cilin vend?
Në Tiranë me babin, në Tiranë!
Po a nuk ka ndodhur lufta në Kosovë?
Po ka ndodhur me babin, si s’ka ndodhur!
E pse pra Mister Rogner ka zhvilluar luftë në Tiranë?
Sepse është lodhur me babin. Nga lufta në Kosovë, shumë është lodhur.
Pse është lodhur ?
Sepse ka rrëshqitur gjatë arratisë nëpër bagla, prandaj është shndërruar në Hotel dhe i ka armatosur shokët e tij me Viagra.
Po a mund të thuhet që Mister Rogner ka qenë në fakt Mister Viagra?
Paj quaje si të duash, por nëse e analizon pamjen e tij, më së miri i shkon për fytyre pseudonimi “Mister Bagla”.
Babi e xhaxhi Enver nga Peqani a ka marrë pjesë ndonjë herë në luftë.
Ka marrë me babin si s’ka marrë?
E ku ashtu?
Në Austri me babin në Austri.
E pse në Austri kur lufta ka ndodhur në Kosovë?
Sepse ka qenë duke studiuar për politolog, prandaj ia ka siguruas luftës banimin falas në telivizorin e tij në banesë.
Babi, xhaxhi Enver qenka gjenial për besë.
Po më Babin, dhe i tillë do të vdesë.
Po si ka luftuar nga banesa?
Më Play Station babi me Play Station.
Babi, po kështu luftoj unë për çdo ditë. A mund të aplikoj për Veteran të Luftës?
Mund të aplikosh me Babin, si s’mund të aplikosh. Por vetëm në Ambasadën amerikane, për Veteran të Luftës së Vietnamit.
Pse?
Sepse ti tërë ditën vretë vetëm vietnamezë.
Babi e xhaxhi Kelmendi Ibrahim a ka marrë pjesë në luftë.
Ka marrë si s’ka marrë.
E ku ashtu?
Në Gjermani me Babin në Gjermani.
Por, a nuk ka ndodhur lufta në Kosovë?
Ka ndodhur me Babin si s’ka ndodhur?
E si ka luftuar xhaxhi Ibrahim nga Gjermania?
Përmes Mister Rognerit, të cilin e ka financuar me dollarë për të blerë armë. Mirëpo ai me ato para ka blerë Viagra dhe është shndërruar në Mister Bagla.
E në çka është shndërruar xhaxhi Ibrahim.
Në Vajtim me Babin dhe Vetëvajtim.