Kreu Blog Faqe 1632

Vazhdim i intervistave të Aferdita Zajas me Mjeshtrin e Vedave Prashant TriVedi: Si te dalim nga burgu i matriksit?

0

Aferdita Zaja, Norvegji

Intervistë me Mjeshtrin e Vedave Prashant TriVedi mbi: Dalja nga burgu i këtij matriksi

Cili është qëllimi i jetës njerëzore?

Sipas Diturisë së Vedave, ky trup njerëzor është si një veshje, si një rrobë ashtu qysh veshim një rrobë dhe pastaj ndërrojmë rrobën tjetër. Njësoj si kur keni veshur rroba një vit më parë, kur rroba vjetërohet nuk e përdorni më, apo jo? Trupi është si veshja që shpirti e vë rreth vetes dhe mbulon veten. Ky quhet cikli i lindjes dhe i vdekjes pra jeton dhe merr një trup, vdes dhe më pas lind dhe merr një trup tjetër dhe një trup tjetër e kështu me rradhë. Pra njeriu ka shumë jetë në varësi të asaj që ai dëshiron të përjetojë, në varësi të dëshirave dhe mendimeve të tij, në varësi të qëllimeve të tij. Kështu që njeriu vazhdon të ketë plot jetë.

Tani kjo quhet lojë ose cikli i lindjes dhe vdekjes këtu në këtë plan ekzistence pra në tokë. Sipas diturisë së Vedave ne duhet të dalim nga ky cikël i lindjes dhe vdekjes. Sepse në këtë cikël të lindjes dhe vdekjes ka gjithmonë dhimbje dhe vuajtje. Sa herë që lindim kujdesa e jetës së kaluar shuhet. Duhet të mësosh gjithçka dhe t’ja fillosh përsëri nga e para. Çfarëdo që keni mësuar në jetën tuaj të kaluar nuk do t’a kesh menjëherë. Ju duhet të kaloni nëpër gjendjen e fëmijërisë dhe pastaj ngadalë të mësoni për botën dhe pastaj të filloni përsëri nga e para. Edhe kur arrin të mësosh plot gjëra, ti tashmë je plakur dhe atëherë po afrohet vdekja dhe pastaj të duhet të fillosh përsëri cdo gjë nga e para. Ky quhet cikli i lindjes dhe i vdekjes, pra do të ndodhesh brenda në këtë qark të pandërprerë. Eshtë njësoj si të jesh në një lojë kompjuterike vazhdimisht në nivelin 1 të lojës. Tek Vedat e rëndësishme është që të dalësh nga cikli i lindjes dhe vdekjes në mënyrë që të dalësh nga qarku duke arrirë plane më të larta të ekzistencës, aty ku ty nuk të duhet të marrësh përsëri trupa të tjerë fizikë dhe të vdesësh përsëri. Dituria e Vedave të mëson si të dalësh nga ky cikël i keq. Sipas Diturisë së Vedave ekzistojnë plane të ndryshme të ekzistencës. Toka është vecse një plan i ekzistencës në të cilën ndodh jeta dhe vdekja fizike, aty ku ndodh cikli i rimishërimit. Kështu që qëllimi i jetës njerëzore për çdo njeri është që të dalë së pari nga ky cikël i lindjes dhe i vdekjes. Kur ti je i bllokuar brenda këtij është njësoj sikur të jesh në një burg. Jeta këtu është një lloj burg sepse ti nuk ke asnjë kontroll mbi të. Nëse nuk del nga ky cikël jetë vdekje atëherë do të lindësh përsëri, vdesësh përsëri e kështu me rradhë. Dhe përsëri në lindjen tjetër ti do të përjetosh dhimbje, sëmundje ose gjëra të tjera të këqija mund t’ju ndodhin. Nuk është një cikël i mirë për të qëndruar. Kur njerëzit do të lexojnë librin ” Eposi PT” ata do të mësojnë më shumë për këtë dhe për çfarë unë po flas.

Si mund të dalim nga ky cikël, çfarë duhet të bëjmë?

Pikërisht për këtë unë flas tek libri im “Eposi PT” (P’s gita). Kjo është ajo për të cilën un fola gjer tani. Eshtë një proces. Së pari duhet të fillosh të thuash me zë “Unë dua të dal nga matriksi, unë jam një qenie, unë dua mirëqenien time, dua të mirën e vetes”. Duhet të arrish në këtë nivel kuptimi dhe pastaj duhet të fillosh të punosh për veten tënde. Ekzistojnë disa hapa që paraqiten edhe në libër dhe njerëzit duhet të ndjekin meditimin lotusocean për ti mësuar këto hapa. Sapo të vazhdoni të ndiqni ato hapa, rezultati përfundimtar do të jetë dalja nga cikli i lindjes dhe vdekjes, të cilin unë e quaj dalja nga matriksi. E ke parasysh filmin “Matriksi” ku Neo donte të dilte nga matriksi apo jo? Në diturinë e Vedave tregohen hapat aktualë që mund të ndjekesh, dituria e Vedave nuk është një film i trilluar por dicka praktike dhe e vërtetë. Kjo është ajo për të cilën flet libri “Eposi PT” dhe gjithcka lotusocean pra për të mësuar si të dalësh nga matriksi, nga cikli i lindjes dhe vdekjes, nga cikli i vuajtjeve dhe dhimbjeve. Njerëzit që janë të interesuar mund t’i bashkohen leximit të këtij libri dhe të fillojnë të praktikojnë meditimin lotusoean.

A është ky matriksi këtu një lloj burgu?

Padyshim që njerëzit janë të lodhur nga ky cikël i lindjes dhe vdekjes. Ata nuk duan të vijnë përsëri në këtë ekzistencë të veçantë këtu sepse kjo ekzistencë është shumë e përkohshme. Gjithçka këtu mbaron shpejt. Plus që kur jetojmë këtu do të përballemi me shumë probleme. Mund të kesh sëmundje, mund të keni të gjitha llojet e problemeve këtu. Pra nuk është një ekzistencë ideale kjo lloj ekzistence këtu. Nëse dikush e vështron saktë, atëherë me siguri që do të dëshironte një ekzistencë akoma më të mirë. Eshtë shumë normale dhe e natyrshme që të duash një ekzistencë më të mirë. Tek kjo ekzistenca këtu kemi të gjitha llojet e problemeve dhe çdo gjë është e përkohshme. Asgjë nuk ekziston këtu përgjithmonë, gjë që shkakton shumë dhimbje dhe pikëllim për shumë njerëz. Dalja nga cikli i dhimbjes dhe vuajtjes duhet të jetë një gjë normale. Eshtë normale të kesh dëshirë të ndjekësh rrugën drejt kënaqësisë dhe të mos qëndrosh në dhimbje. Kjo është një dëshirë krejt e natyrshme. Kur fillosh të shkosh në atë rrugë, ti je duke ndjekur instinktin natyror atëherë automatikisht do të arrisësh në përfundimin se duhet të dalësh nga ky cikël i lindjes dhe i vdekjes këtu. Njeriu duhet të përpiqet që të mos bie përsëri këtu në grackën e asaj që quhet cikli i rimishërimit apo i lindjeve dhe vdekjeve.

Cili është udhëtimi i shpirtit?

Gjëja e parë është që njerëzit duhet të kuptojnë është se ata kanë këtë trup fizik, por kur vdesin ata largohen nga ky trup fizik dhe atëherë do t’i dali trupi tjetër. Njeriu përmban shumë trupa brenda tij por që nuk i shikon dot. Eshtë si puna e një kukulle ruse ku brenda saj gjenden shumë kukulla pra trupa brenda kukullave. Kështu që ti thjesht thyen kukullën e parë atë të jashtmen, i cila është trupi fizik që largohet dhe pastaj dalin kukullat e tjera. Kështu që edhe kur ky trupi fizik të marrë fund ti përsëri do të kesh një trup i cili nuk është aq fizik sa ky trupi i njeriut por që do të vazhdojë të jetë i ndjeshëm pra trupi që do të fitosh pas vdekjes do të ndiejë dhimbje dhe kënaqësi ashtu si ky këtu. Shuma e këtyre trupave në tërësi mund të quhet shpirti yt ose më saktë fryma jote. Kemi një ndryshim thelbësor mes asaj që sot quhet frymë dhe asaj që quhet shpirt. Shpirti është një term i ndryshëm nga fryma. Fryma është një nivel më i ulët se shpirti. Shpirti (the soul në anglisht) është një term që simbolizon diellin (il sole italisht). Kur koherenca / fuqia e frymës tënde bëhet e barabartë me atë të diellit atëherë ti ke fituar një shpirt të vërtetë. Të kesh një shpirt është një gjë e madhe, nuk është gjë e vogël. Nëse arrin në atë nivel ku ti fiton një shpirt, patjetër që do të jesh gati të dalësh nga matriksi, nga rrjeti apo telat e burgut të këtij matriksi. Kur njeriu del nga ky trup, fryma apo shpirti i tij do të merret nga qenie të ndryshme të cilët vendosin cilësinë e trupit të tij të ardhshëm. Këto qenie do të vendosin nëse shpirti i tij do të futet në një cikël tjetër rimishërimi në bazë të veprimeve që ai njeri ka kryer në jetën që kishte këtu. Mund të themi se këto qenie janë si polica shpirtërorë që do të gjykojnë se ku do të shkojë shpirti. Pra në momentin e vdekjes ose thjesht kur ti mbaron këtë jetë dhe del nga ky trup atëherë të merr përsipër policia atje sepse Universi ka rregulla. Njësoj kur je në tokë policia vendos në bazë të veprimeve që bën. Kur del nga ky trup, atëherë ajo lloj tjetër policie gjendet atje. Tre gjëra do t’i ndodhin njeriut pas vdekjes. Ose shpirti i tij do të dalë nga këtu pra nga burgu i këtij matriksi, gjë që ndodh shumë rrallë. Mundësia e dytë është që kthehet përsëri në ciklin e rimishërimit përsëri këtu pra në të njëjtin matriks pra përsëri në ciklin lindje dhe vdekje. Mundësia e tretë është se shpirti i tij shkon në vende më të këqija se Toka, të quajtura ferre.

Si mund të dalim nga burgu i matriksit?

Nëse duhet të kalosh, shpëtosh nga ajo polici dhe të dalësh përfundimisht nga matriksi, atëherë do të duhet të kesh bërë veprimet e duhura këtu dhe duhet të jesh gati që të shkosh në botët më të larta, të mira. Në botët ku nuk ka dhimbje, sëmundje apo vuajtje. Ti duhet të arrish në atë nivel gjendje ku rojet e matriksit do të lejojnë të shkosh në botët më të larta. Ata duhet të binden se ti je gati. Gatishmëria që ata kontrollojnë është nëse ke mësuar një sjellje të mjaftueshme të mirë që ty do të të duhet të kesh në botët më të larta. Ajo që ata shohin tek ty është nëse ti je zotëron sjelljen e duhur që do të të duhet në botën më të lartë se kjo këtu. Sepse nëse nuk mund të sillesh atje sic duhet, atëherë nuk do të zgjasësh atje, shpirti yt do të bie poshtë shumë shpejt përsëri. Në botët më të larta ku shpirti yt dëshiron të shkojë, ka qenie vërtet të larta. Nëse nuk ke sjellje të mirë ndaj një qenie të lartë atëhere do të gjendesh në telashe. Mënyra se si është situata këtu në tokë tani, se si mësohen dhe edukohen njerëzit këtu, kjo lloj sjellje do të ishte absolutisht e pamundur dhe e gabuar në një botë më të lartë. Kjo është ajo që unë jam duke u thënë gjatë gjithë kohës që të gjitha mediat dhe gjithçka që është këtu, programimi i njerëzve është kryesisht i gabuar për sa i përket sjelljes së duhur. Shumica e gjërave në këtë botë të mëson si t’a përdorësh trupin gabimisht dhe të sillesh në mënyrë të gabuar veçanërisht me qeniet vërtet më të larta se ty. Qenie më e lartë se ty është një qenie që ka më shumë dituri dhe fuqi sesa ty. Nëse sillesh keq me një qenie më të lartë se vetja automatikisht i ke sjellë një mallkim vetes, është një pasojë negative e pashmangshme. E gjithë çështja ka të bëjë me sjelljen. Rojet e matriksit kontrollojnë nëse je gati të sillesh në mënyrë të saktë atje sipër. Kjo sjellje e duhur që ata shohin tek ty nuk është e njëjtë me sjelljen që  reklamohet zakonisht në mesin e njerëzve të tokës. Duhet të ketë shumë më shumë respekt, dinjitet, hijeshi në sjellje, të gjitha këto gjëra duhet të fitohen së pari për të patur një sjellje të duhur. Dhe ato çfarë promovohen këtu në tokë janë moshijeshia, mospërfillja dhe shejtanlliku. Këto janë gjërat që nxiten këtu në tokë. Ju duhet të shihni se gjërat që promovohen këtu në tokë tani janë komplet të kundërta me ato që kërkohen në botët më të larta.

Cilat janë hapat e sjelljes së duhur?

Njerëzit që duan dhe janë seriozë në lidhje me daljen nga matriksi dhe arritjen në botët më të larta duhet të sigurohen se praktikojnë sjelljen e saktë. Për të patur sjelljen e duhur duhet patjetër të marrim nën kontroll trupin tonë. Nëse nuk ke farë kontroll mbi trupin tënd është e pamundur të sillesh mirë me dikë. Nuk është e mundur të sillesh mirë nëse nuk ke ndonjë kontroll mbi trupin tënd fizik. Hapi i parë është kontrolli i trupit që realizohet nga qendërzimi dhe mësohet tek meditimi lotusocean. Hapi i dytë është të bësh sjelljen e duhur. E gjithë jeta njerëzore e cila zgjat rreth 70, 80, 90, 100, 110 apo 120 vite është vetëm për të praktikuar dhe mësuar sjelljen e duhur. Ky trup fizim dhuratë nga Universi, është i ngadaltë dhe i përshtatshëm për të praktikuar sjelljen e duhur. Sepse ky trup është i ngadaltë dhe ju mund të praktikoni lehtë. Ky është qëllimi i ekzistencës dhe jetës njerëzore  në të vërtetë dhe për këdo. Askush nuk bën përjashtim, kjo vlen për të gjithë. Kushdo që ka lindur këtu dhe ka këtë trup ka gjithashtu vetëm këtë qëllim. Njerëzit thonë të gjitha llojet e gjërave, oh unë kam rrugë të ndryshme, qëllime të tjera në jetë por kjo është e gjitha për të devijuar njerëzit nga qëllimi i mbramë i vërtetë. Askush nuk ka një rrugë tjetër, askush nuk ka një qëllim tjetër përvec këtij. Të gjithë kanë të njëjtin qëllim të vetëm. Në përgjithësi njerëzit janë të keqinformuar në mënyrë që ata të humbasin pamjen e qëllimit të vërtetë. Disa njerëz mendojnë se qëllimi i tyre është të bëjnë këtë karrierë, të kenë këtë apo atë fat por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë. Njerëzit së pari duhet t’a kuptojnë këtë gjë. Bileta për në botën më të lartë dhe pasaporta për të dalë nga matriksi është sjellja e duhur. Eshtë shumë e thjeshtë. Kur rojet e matriksit të mendojnë se ju mjaftueshëm keni marrë kontrollin e trupit duke punuar me veten dhe keni mësuar sjelljen korrekte, të saktë e të duhur në harmoni me ligjet e Multiversit dhe ligjeve të parajsës atëherë do t’ju jepet leja për të dalë nga matriksi këtu, përndryshe jo! Kaq e thjeshtë është. Kur keni sjelljen e duhur askush në Univers nuk do t’ju ndalojë.

Për cfarë shërben jeta e njeriut?

Matriksi këtu është si një lloj burgu. Nëse ti gjendesh në këtë botë, ti gjendesh në një burg. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë dhe e qartë për t’u kuptuar. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Kur njeriu e kupton se ndodhet në një burg, qëllimi natyrisht do të jetë dalja nga burgu, matriksi pra arritja për të dalë nga dyert jashtë burgut,  Ç’ështja është se nëse dikush është gati, ai është i gati. Nëse dikush nuk është gati, ai nuk është gati. Për t’u bërë gati, ti ke tërë jetën këtu për t’u përgatitur. Njeriu i ka të gjitha mundësitë për t’u përgatitur sjelljen e duhur, kështu që nuk mund të thotë ‘oh unë nuk kisha asnjë mundësi’. Jeta e njeriut është një mundësi për të mësuar sesi të përgatitesh, të mësosh si të kesh një sjellje të duhur.

Qëllimi është të dalim nga matriksi apo jo?

Po padyshim. Kur je në burg, në çdo burg qëllimi yt kryesor duhet të jetë dalja nga burgu. Nuk mund të ketë asnjë të mirë tjetër përvec daljes nga burgu i matriksit. Askush nuk mund të ndihet mirë brenda në një burg sepse edhe kur ata mendojnë se ndoshta janë mirë ata do të kenë ndonjë sëmundje ose diçka të tillë, ata do të pësojnë ndonjë dhimbje, ndonjë problem. Kështu që nuk është kënaqësi të jesh në këtë burg. Jetëgjatësia e njeriut në përgjithësi është shumë e shkurtër, nuk është aspak e gjatë. Jetëgjatësi shumë e shkurtër dhe kjo gjithashtu e shoqëruar me lloj lloj problemesh. Nuk ke nevojë të jesh një gjeni për të kuptuar se kjo jetë nuk është e mirë. Dikush duhet t’i shohi me imtësi gjërat sepse gjërat mund të përkeqësohen brenda burgut. Jeta mund të vi në një fazë të caktuar dhe papritmas gjërat mund të përkeqësohen në çdo moment. Eshtë e pamundur të thuash ‘oh gjërat nuk po keqësohen në burg’. Mënyra sesi njerëzit veprojnë tani është shumë larg sjelljes së duhur. Nëse shikoni njerëzit, popullatën e përgjithshme, gjuhën e trupit të tyre, mënyra e tyre e të qenurit nuk është aspak e përshtatshme për të qenë as në tokë, e lëre më në parajsë. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë, përse janë krijuar botë të ulta të quajtur ferre, të cilat janë më shumë burg sesa kjo bota jonë këtu dhe shpirtrat e njerëzve dërgohen atje sepse ata nuk janë as të përshtatshëm për të qenë këtu, kuptohet parajsën t’a ëndërrojnë. Situata tani është që njerëzit nuk janë as të aftë të banojnë këtu në tokë sepse sjellja e tyre është jo korrekte. Ata që po ndërgjegjësohen dhe po zgjohen duhet të marrin këtë vendim tani që ‘unë dua të marr nën kontroll trupin tim, do të punoj për të rritur hijeshinë time, do të punoj me veten time’. Ata duhet të kenë këtë lloj qëndrimi sepse njerëzit në përgjithësi po shkojnë në rrugën e gabuar gjer tani. Njerëzit kanë padyshim një sjellje të pahijshme dhe të parespektueshme ndaj natyrës, ndaj gjithckaje më të lartë dhe hyjnore. Situata në burg po përkeqësohet me të vërtetë. Kjo nuk është një problem për tokën sepse toka mund të pastrohet në çdo kohë, por shpirtrat e njerëzve që jetojnë këtu kanë një mundësi tani për të bërë gjënë e duhur. Nëse jo, ata do të dërgohen në ferr dhe toka do të kthehet në normalitet, toka nuk do të vuajë. Njerëzit mendojnë gabimisht se ata mund të shkatërrojnë tokën, mund të prishin këtë apo atë, ngrohja globale etj. Qeniet njerëzore nuk janë të aftë për të bërë dicka të tillë.

Intervistën e plotë mund t’a ndiqni në linkun e mëposhtëm në youtube:

Si të dalim nga burgu i Matriksit – How to exit the prison Matrix – Prashant TriVedi (shqip) – YouTube

Skandali Biden mund të vendos Kamala Harris në postin e presidentit të 47-të

0

Klajd Kapinova, New York

“Presidentja Harris…” – Joseph Biden Jr.

Kamala Harris, ka shumë shanse që brenda një kohe të shkurtër mund të behet presidente e 47-të e SHBA-së. Kjo nuk është teori konspirative, por realitet i ditëve tona. Media nuk përjashton mundsinë e parashikimit se Biden nga vetë “demokratët” e tij socialist, mund ta shkarkojnë nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, përmes amendamentit 25 të Kushtetutës, për paaftësi fizike për të bërë detyrën si President i SHBA-së.
Për Joseph Biden Jr. tashmë të gjthë e dijnë se ai nuk është i sigurtë se është caktuar me katapultë si Presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai tre here ka kandiduar dhe asnjëherë nuk ka arritur të kualifikohet. Më në fund ai u bë i tillë rastësisht me vota të vjedhura dhe të manipuluara në mënyrë flagrante nga ndërhyrja e orkestruar e jashtme e mbi 70 shteteve të huaja, në rrjetin e denduar të sistemit të kompiuterave të 50 shteteve në zgjedhjet presidenciale këtu, me ndihmen e mediave dhe Big Tech të tejkorruptuar.
Në një paraqitje të rrallë publike, para monitorit të programuar me tekst të gatshëm brenda Shtëpisë së Bardhë, ku ai lexon rregullisht pyetje dhe përgjigjet e “mediave” Biden e citoi ish senatoren dhe ish Prokuroren e Përgjithshme të Kalifornisë sot zv/Presidente në Shtëpinë e Bardhë indiano amerikanen (me origjinë nga shteti i Indisë) Kamala Harris si Presidente reale të SHBA-së.
Shumë media e lidhin këtë fakt me arsyen reale, sepse i moshuari dhe ish pensionisti Biden po kalon momente të vështira shëndetsore, si: humbje të kujtesës, lajthitje të vazhdueshme, gafa të pakuptueshme, depresion të thellë për shkak të skandaleve në të cilat ai ka qenë i përfshirë para se të bëhet “President” i vendit, të cilat deri tani janë fshehur me mjeshtëri dhe brutalisht nga Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, agjencitë e zbulimit dhe të hetimit të krimeve amerikane, makina e shfrenuar dhe e pakontrolluar propagandistike dhe mashtruese mediatike dhe Big Tech…
Këtu po përdoren sistematikisht dy standarte të drejtësisë dhe hetimit. Amerika fatkeqsisht, sot i ngjason vendeve të prapambetura të botës së tretë si dhe Shqipërisë dhe Kosovës, ku censura është kthyer në system e cila drejtohet nga media, Presidenti, Kongresi, Senati dhe Big Tech socialkomunist.

Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.

Pyetjes: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ilaç depresiv, stimulues, narkotik apo ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?” – Hunter Biden (1970) i është përgjigjur negativisht me JO!!! (Revista amerikane “Politico”)

Vitin e kaluar (2020), një Komision i Senatit të SHBA-së, ka hartuar një Raport të hollësishëm voluminoz dhe serioz, të mbështetur mbi fakte dhe prova me dokumente autotentike, mbi skandalet e Hunter Biden, gjatë kohës që babai i tij zv/Presidenti Joe Biden ishte në detyrë, duke shkelur ligjet, të cilat përbëjnë hapur konflikte interesi, të cilat janë të denueshme me ligjet e Kushtetutës dhe drejtësisë amerikane.
Ai ka abuzuar me detyrën, duke udhëtuar familjarisht me avionin zyrtar presidencial Air Force Two sëbashku me djalin e tij Hunter Biden drejt Kinës etj., për të ndihmuar djalin në bisnese prej biliona dollarësh…
Media e majtë globaliste, gjatë viteve 2012 deri në vitin 2016 papushim dhe me intensitet të lartë, ka njoftuar dhe shkruar me qindra dhe mijëra artikuj (rreth 600,000 pa përfshirë këtu mijëra programe televizive dhe dokumentare të mirëfillta investigative) mbi Skandalin e Madh të Hunter Biden, djalit të vogël të zv/ Presidentit të SHBA-së Joseph Biden Jr., i cili kishte lidhje bisnesi me një kompani të madhe ukrahinase të gazit natyror.
Joe Biden, disa herë është pyetur nga media se a kishte dijeni ai për aktivitetin e kundraligjshëm të djalit të tij me kompaninë ukrahinase Burisma, dhe se ai gjithnjë e ka mohur, duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për këtë çështje.
Gjatë vitëve 2019-2020 media e pavarur zbuloi dhe publikoi me qindra arikuj dhe dëshmi të njërëzve, që ishin përfshi në këtë skandal, të cilët kanë pohuar se zv/Presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte dijeni të plotë mbi këtë skandal. Të gjithë këto burime, sot gjenden në rrjetet sociale, youtube, twitter dhe në qindra dhe mijëra website amerikane dhe ato ndërkombëtare.
Gjatë vitit 2019, në një dyqan ku riparoheshin kompiuterat e klientëve të ndryshme, është gjetur edhe kompiuteri (laptop) personal i Hunter Bidenit (e kale vetë ai për ty riparuar), i cili ka brenda tij me qindra dhe mijëra e-mail, foto kompromentuese etj., të cilat këto ditë kanë filluar të publikohen në disa media të pavarura dhe website, duke nxjerrë zbuluar në këtë rast edhe ish zv/Presidentin Biden si genjeshtar, kur pohonte vazhdimisht se ai nuk kishte dijeni për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas Burisma.
Biden më parë dhe sot djali i tij Hunter, në një intervistë të ditëve të fundit në mediat amerikane, kanë arritur deri aty sa të mohojnë dhe thonë paturpsisht se e gjithë kjo është një lojë e organizuar sherbimit sekret rus…

Familja Biden dhe Burisma

Kompania gaznxjerrëse ukrahinase Burisma, ndodhet në shtetin e Ukrahinës e cila gjeografikisht shtrihet në pjesën Lindore të Europës. Kështu në pjesën Veriore Ukrahina kufizohet me Bjellorusinë (Rusët e Bardhë), në Lindje më Rusinë, në Jug me Detin e Zi, kurse në Perëndim me Poloninë, Sllovakinë dhe më në Jugperëndim me Hungarinë.
Sikurse dihet nga të gjithë ky ish shtet komunist ishte pjesë e ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.), është i pasur me resurse natyrore dhe më së shumti në planin ekonomik dallohet për rezervat e mëdha të gazit natyror, naftës dhe disa minerale të dobishme, të cilët janë si elementë kryesorë të Tabeles së Mendelejevit…

Mbulimi i skandaleve të shekullit në SHBA

Mbasi Joe Biden fitoi garën si kandidat brenda partisë demokratike, për të përfaqsuar këtë forcë politikë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, në mënyrë të pakuptimtë media e majtë dhe Big Tech filloi të pastroj nga qarkulli të gjithë artikuj e shkruar më pare nga vetë ata kundër Joe Biden-it si dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij dhe në mënyrë të veçantë kundër djalit të tij “bisnesmen” Hunter Biden.
Mediat e fuqishme amerikane, duke menduar se figura dhe karriera politike e Joe Biden është e mbyllur përgjithmonë, mbas daljes së tij në pension, ku ai nuk do të jetë më pjesë e politikës së vendit (mbas mbarimit të mandatit të dytë të si zv/President), filluan të shkruajnë lajme dhe botojnë reportazhe serioze investigative negative faktike, në faqet e gazetave të përditshme, si: The New York Times, Washington Post, Boston Globe, Daily News, Los Angelos Time, revista TIME, Newweek, New Yorkers etj.
Kjo temë e korrupsionit zyrtar të administrates Obama-Biden 1 dhe 2, ishte në faqet e para të gazetave, lajmeve televizive, analizave, opinioneve dhe rrjeteve sociale amerikane dhe nderkombëtare. Papritur dhe pakujtuar, atëherë kur të gjithë e kishin harruar pensionistin e lodhur nga kujtesa Joe Biden-in, ai si duke luajtur dhe qeshur u shfaq para mediave, duke deklaruar se do të garoj për postin e Presidentit të SHBA-së, duke u rregjistruar si kandidat në garën parazgjedhore brenda partisë demokratike këtu.
Deklaratat e tij për postin e Presidentit, do ta fuste Biden dhe familjne e tij në morsen e madhe të mediave. Biden filloi të trazoi ujërat e ndenjura me erë të rëndë nga korrupsioni i viteve të shkuara të tij dhe familjes Biden. Më i spikatur ndër ta ishte djali i vogël i tij “bisnesmeni” Hunter Biden, i cili ishte mpleksuar me disa kompani fantazma, në shtete të ndryshme të ish Europës Lindore Komuniste, Republikën Komuniste të Kinës etj., ku ai përfitonte shuma marramendëse qysh në monentin kur babai i tij Joe Biden ishte bërë zv/President i SHBA-së gjatë vitëve të zymta 2008-2016.
Ai pa asnjë meritë apo kualifikim profesional në bisnes dhe duke mos ditur asnjë gjuhë të huaj tjetër (ukrahinase, ruse, kineze, rumune, irakiane etj.) po arrinte në mënyrë të pabesushme të merrte paga mujore dhe shuma të majme dollarësh (60,000 deri në 80,0000 dhe në disa raste edhe 120,000 dollarë), duke perfituar pa merite biliona dollarë për një kohë të shkurtër, kur dihet se ai nuk kishte asnje CV profesionale, sikurse do ta shohim gjate analizws sone ne kwtw shkrim. Demokratët që kontrollonin Kongresin nuk e hodhën në gjyq Joe Biden, për t’a shkarkuar për korrupsion dhe për kërcënim të hapur që ai i kishte bërë publikisht Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrahinës, që po hetonte kompaninë ukrahinase të korruptuar të gazit Burisma dhe aktivitetin e djalit të tij në bordin drejtues të kësaj kompanie. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrahinës u shkarkua nga detyra me ndërhyrjen e drejtperdrejtë të zv/Presidentit të SHBA Joe Biden (me dijeninë e plotë edhe të Presidentit Barack Hysen Obama), e cila ishte një akt flagrant e i turpshëm në ndërhyrjet e hapur si kryepolicë në punët e brendshme të një shteti dhe drejtësisë së pavarur të Ukrahinës.
Pa dashur Biden trazoi ujërat e qelbura tek ekzpozoi vetën dhe familjen e tij, ndonëse media marramendëse globaliste e majtë filloi ta mohoj atë që ajo kishte shkruar dhe zbuluar për disa vite, duke ia treguar popullit amerikan dhe ndërkombetarë korrupsionin galopant të Joe dhe Hunter Biden. Media globaliste e ndryshoi pllakën menjëherë dhe filloi të mbuloi me mashtrime, agresivitet e fanatizëm kandidatin e zgjedhur të tyre për President plakun e pensionuar Joe Biden Jr.
Kompanitë e mëdha mediatike manipulative dhe gënjështare Big Tech si Google, Twitter dhe Facebook për habinë e të gjithëve filluan aksionin me gënjeshtra të hapura, për pastrimin e faqeve të tyre nga faktet e botuara më pare nga vetë ata, duke larguar menjëherë nga fjalori apo kërkimi (Search) fjalët korrupsioni i familjes Biden, skandali Biden, Burisma dhe Biden, fshinë të gjithë historitë e arkivave të tyre kërkuese etj.
Por atyre u kishte dalë gjumi vonë, sikurse thonë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Media e shkruar, gazetat dhe revistat, tashmë kishin depërtuar në shtëpitë e qytetarëve amerikanë të cilët janë të abonuar dhe i ndjekin me kujdes informacionet, shkrimet, analizat dhe faktet e ofruara nga ata vetë me parë. Ata filluan të bijnë në kontraditë me shkrimet e tyre investigative mbi familjen e korruptuar Biden dhe djalin e Joe Biden “bisnesmenin” Hunter Biden. Tashme për mediat mashtruese dhe Fake amerikane nuk kishte me rendsi zbulimi dhe denoncimi i korrupsionit dhe krimit ndërkombëtarë financiarë, me të cilën ishte implikuar familja Biden, por fshehja e saj sa më shumë të jetë e mundur, vetëm për faktin se kandidati i tyre i preferuar ishte një socialist ekstremist ose zyrtarisht sikurse quhen këtu në SHBA me hipikrizi si “demokrat”.
Sikurse dihet deri tani asnjë abonent i shtypit të shkruar amerikan, nuk i ka grisur apo djegur kopjet origjinale të revistave dhe gazetave (ku janë qindra dhe mijëra artikuj të idhullit të tyre të rrejshëm Hunter dhe Joe Biden), por i ruajnë e i ribotojnë si fotokopje ndaj gjithë asaj përpjekje të turpshme që po bën sot media dhe big Tech, për të fsherë hapur Diellin me shoshë, pikërisht korrupsionin ndërkombëtarë më të madh që ka ndodhur në të gjithë historinë e SHBA-së, ku gazetarët e korruptuar dhe familja Biden, janë aktorë kryesorë të kësja loje gjigande.
Një muaj më parë, revista “Time” (1923) bij e gazetës ultra liberale globaliste “The New York Times” (1851), botoi një artikull me titull: “Në një farë mënyre, Trump kishte të drejtë” (In a way, Trump was right).
Kështu më 4 shkurt 2021 revista “TIME”, autorja dhe bashkëpunëtorja socialiste Molly Boll, shkroi artikullin: “Historia e hijeve sekrete të fushatës që shpëtoi zgjedhjet 2020”, e cila bëri bujë në media dhe TV show globaliste, socialiste, liberale, indipendente, konservative, etj., në të gjithë SHBA.
Esenca e shkrimit në fjalë, mund të përmblidhet shkurt, me disa rreshta sinjifikative, të shkruar nga vetë autorja e majtë Molly Boll, se: “Presidenti Donald J. Trump, kishte të drejtë. Kundër tij ishte ngritur një konspiracion nga një grup i mirë-financuar, me mjerëz të fuqishëm që ndryshuan ligjet, e përfaqsuar nga media drejtuese gjigande propagandistike, që sistematikisht kontrolloi informacionin. Brenda disa ditësh pas zgjedhjeve, ne ishim dëshmitarë të një përpjekje të orkestruar për të përcaktuar fituesin, edhe pse shumë shtete kryesore ende ishin duke numëruar votat…”

Shërbimi Sekret Amerikan fsheh gjurmët e armës së Hunter Biden

Revista tjetër globaliste e majtë amerikane “Politico” (2007), që ka 14 vjet që botohet këtu, në numërin e saj të radhës të datës 25 mars 2021, boton një shkrim hulumtues shumë interesant në faqet e saj, shkruar nga bashkautorët: Tara Palmeri & Ben Schreckinger, me titull tërheqës po aq edhe bombastik: “Shërbimi Sekret Amerikan përfshihet në mbulimin (fshehjen) e armës së Hunter Biden-it”.
Me sa duket mediat e majta socialiste dhe Big Tech si përkrahëse kryesore e planeve të tyre, tashmë po përgatitën për hapin final për t’a larguar nga Shtëpia e Bradhë dhe skena politike limonin e shtrydhur pensionist Joe Biden, përmes hapjes së Kutisë së Pandorës, duke nxjerrë pak nga pak në shesh dhe permes mediave të tregoi të vërtetën e historive të familjes së korruptuar Biden.
Ky është një skenar i parapërgatitur më pare, pikërisht para se Biden të bëhet “fitues” i garës pa garë presidenciale, por si pasoj e manipulimeve të hapura zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020.
Duke e nuhatur fundin e tij në zyrën ovale, disa ditë më parë, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë vetë Joseph Biden Jr. deklaroi ose më saktë e quajti më gojën e tij zëvendësen e tij Kamala Harris si Presidente aktuale e SHBA-së, kur tha: ”Presidentja Kamala Harri!!!”
Një zhurmë e re mediatike po përdoret me sukes nga media për ta kritikuar familjen Biden. Në kohën dhe momentin e duhur u shfaq historia. Kështu incidenti i çuditshëm përfshinte një kosh plehrash, ku një njeri (endacash rrugësh), që po kërkonte materiale të riciklueshme në kazanat e plehrave të restoranteve… gjeti revolverin e Hunter Biden.
Më 23 tetor të vitit 2018, djali i Joe Biden, Hunter dhe Hallie u përfshinë në një incident të çuditshëm, në të cilin Hallie mori armën e Hunter dhe e hodhi atë në një kosh plehrash, prapa një dyqani ushqimesh. Ajo u rikthye sërisht më vonë, por që për fat të keq arma nuk ndodhej më aty…
Policia e shtetit Delaware filloi hetimet, e shqetësuar se kazani i plehrave ishte përballë një shkolle të mesme dhe se arma e zhdukur mund të përdoret në një skenë krimi, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe nga një kopje origjinale e tekstit të raportit të policisë (DPD), të siguruar nga gazetarët e revitës amerikane “Politico”.
Por një ngjarje interesante dhe shumë e habitshme ndodhi në atë kohë. Kështu agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan, iu afruan pronarit të dyqanit, ku Hunter Biden kishte blerë armën dhe kërkuan të marrin dokumentet që përfshijnë shitjen, sipas dëshmisë së dy personave aty.
Pronari i dyqanit të armëve refuzoi t’i jepte dokumentet, duke dyshuar se oficerët e Shërbimit Sekret donin të fshihnin pronësinë e Hunter Biden-it për armën e zhdukur në rast se do të përfshihej në një krim, thanë dy personat. Pronari, Ron Palmieri, më vonë ia dorëzoi kasetat filmuese Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, e cila mbikëqyr ligjet federale të armëve.
Por më e habitshme mbetet fakti tjetër absurd, se Shërbimi Sekret thotë se nuk ka “të dhëna” për agjentët e tij, që po hetojnë incidentin dhe Joe Biden, i cili nuk ishte nën mbrojtje në atë kohë, tha përmes një zëdhënësi se nuk ka njohuri për ndonjë përfshirje të Shërbimit Sekret.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me heshtjen prej varrit të kompiuterit laptop personal të Hunter Biden, që prej 2 vitesh. Ai sot ndodhet në zyrat e FBI dhe deri më tani askush nuk po flet. Pra, taksapaguesve apo popullit amerikan i fshihet me paramendim e vërteta nga zyrtarët e shërbimit sekret amerikan, të cilët paguhen nga taksat tona për të bërë detyrën me ndershmëri dhe jo me fshehje të fakteve, nepotizëm, dy standarte dhe hile për njerëzit me pushtet në Shtëpinë e Bardhë etj.


Nga ana e tjetër, tashmë të gjithë taksapaguesit amerikanë sot e dijnë se e njëjta heshtje varri është ndjekur në mënyrë sistematike edhe ndaj korrupsionit të Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas “Burisma”, heshtje e cila pritet të vijoi deri sa Joe Biden të mbaroi ose të largohet apo shkarkohet për paaftësi fizike nga përfundimi i mandatit te tij si kryetar shteti, përmes mrekullisë që vjen nga amendamenti 25…
(“Presidenti i zgjedhur Joe Biden përqafon djalin e tij Hunter Biden në skenë” E Shtunë, 7 Nëntor 2020, në Wilmington, Del. Nga Andrew Harnik /Fotot nga Associed Press)
Sikurse mësohet nga media e pavarur, disa ditë më vonë, arma e zjarrit me pronësi qytetarin Hunter Biden u rikthye nga një burrë i moshuar e i pastrehë, i cili në mënyrë rutinë po kërkonte nëpër plehrat e kazaneve të dyqanit ushqimorë, për të mbledhur sende të riciklueshme (shishe plastike dhe qelqi), sikurse njoftohet nga njerëzit që janë të njohur me ngjarjen në fjalë.

Incidenti pa akuza dhe arrestime

Por përfshirja e pretenduar e Shërbimit Sekret mbetet një mister. Pse ndaj tyre nuk është marrë asnjë insitiativë e investigimit. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha se në kohën e incidentit, agjentë individualë të Shërbimit Sekret në zyrat e agjencisë në Wilmington, Del., dhe Filadelfia mbajtën një dorë informale në ruajtjen e sigurisë së ish-nënkryetarit Joe Biden.
Personi përmendi një shembull në vitin 2019, kur zyra e Shërbimit Sekret Wilmington thirri Policinë e Shtetit të Delaware, për të rregulluar sigurinë, për një paraqitje publike nga Joe Biden. Pse përdoren dy standarte drejtësie dhe investigimi për ish politikanët e lartë të Shtëpisë së Bardhë!?
Me gjithë insistimin e herë pas hershme të gazetarëve investigativ të ngjarjes në fjalë, mësohet se Shërbimi Sekret i këtij shteti, nuk pranoi të përgjigjej në një pyetje kurioze, nëse kishte një përfshirje joformale në sigurinë e kandidatit demokrat për president Joe Biden gjatë kësaj periudhe.
I pyetur nëse Shërbimi Sekret kërkoi siguri të policisë së shtetit për burrin e moshuar dhe të pensionuar Joe Biden, gjatë periudhës kur ai nuk ishte nën mbrojtjen e agjencisë, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Delaware tha: “Unë kam arritur tek rreshteri ynë i cili mbikëqyr Njësinë Ekzekutive të Mbrojtjes me Policinë e Shtetit të Delaware. Ai nuk është në dijeni të ndonjë kërkese apo shërbimi të tillë të ofruar”.
Çdo përfshirje nga Shërbimi Sekret në emër të familjes Biden ose me iniciativë të saj do të ishte ndërhyrje e papërshtatshme në një incident, që tashmë ishte duke u hetuar nga Policia e Shtetit të Delaware me përfshirjen e FBI, sikurse mësohet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Revista liberale globaliste “Politico” arriti të siguroi kopjet e Regjistrit të Transaksionit të Armëve të Zjarrit dhe një faturë për armën e datës 12 tetor të vitit 2018.
Asokohe shtetasi “bisnesmen” Hunter Biden, iu përgjigj negativisht me JO, një pyetjeje në regjistrin e transaksionit, që tekstualisht kërkon të përgjigjesh me korrektësi dhe saktësi: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ndonjë ilaç depresiv, stimulues, narkotik ose ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?”
Ne fakt Hunter këtu ka gënjyer ose më saktë ka dhënë dëshmi të rremë, sepse sikurse dihet nga të gjithë amerikanët ai është përdorues i drogës, gjë e cila vërtetohet nga shumë foto që po qarkullojnë sot në shumë kanale televizive, rrjetet sociale, youtube, gazeta, revista etj.


Për më tepër pesë vjet më parë, djali i Joe Biden, shtetasi Robert Hunter Biden ishte shkarkuar nga detyra si Rezervist i Marinës Amerikane, pasi ishte testuar pozitivisht për kokainë dhe ai dhe anëtarët e familjes vazhdimisht kanë folur për historinë e tij të përdorimit sistematikisht të drogës dhe varësisë nga ajo.

Hunter në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau

As Hallie Biden dhe as George Mesires, një avokat i Robert Hunter Biden, nuk iu përgjigjën kërkesave për komente mediave, duke fshehur kështu gjurmët e së vërtetës.
Incidenti në ruajtjen e armëve ndodhi gjatë një periudhe pas shkarkimit administrativ të Hunter Biden nga Rezervat Detare për testin e tij pozitiv të kokainës dhe divorcin e tij pasues nga gruaja e tij e parë, Kathleen. Në kohën e incidentit me armë, Hunter Biden ishte në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau.
Incidenti filloi kur Hallie kërkoi makinën e Hunter Biden, i cili e kishte parkuar në shtëpinë e saj në Wilmington, për shkak të “dyshimeve të paspecifikuara që kishte”, sipas raportit të Policisë së Shtetit të Delaware. Brenda makinës, ajo gjeti një revole.
Hallie e çoi armën në Janssen’s Market, një dyqan ushqimesh dyqanesh ushqimore të nivelit të lartë aty afër, ku familja Biden janë klientë të rregullt për një kohë të gjatë. Atje, ajo hodhi armën, mbështjellë me një qese të zezë ushqimesh, në një kosh plehrash jashtë dyqanit.


Më vonë atë ditë, Hallie informoi Hunter për atë që kishte bërë dhe ai e udhëzoi atë të merrte armën, sipas raportit të policisë. Kur Hallie u kthye në dyqan ushqimesh, ajo zbuloi se arma mungonte në koshin e plehrave dhe raportoi çështjen në dyqan. Sipas raportit, policia mori thirrje nga menaxherja e përgjithshme e dyqanit, Paula Janssen dhe nga një person tjetër.
Arma e zhdukur shkaktoi shqetësim të shtuar, sipas raportit të policisë, sepse dyqani ushqimor ndodhet përtej rrugës afër Shkollës së Mesme Alexis I. du Pont.
Duke arritur në vendngjarje, Policia e Shtetit të Delaware mori menjëherë pamjet (rregjistrimet) e kamerave të sigurisë nga dyqani dhe intervistoi Janssen, menaxherin e dyqanit. “Ne u pajtuam me policinë dhe u dhamë atyre çfarëdo pamje sigurie që mundëm”, tha Janssen për revistën Politico.


Byroja Federale e Hetimit gjithashtu iu përgjigj vendit të ngjarjes, sipas njerëzve të njohur me situatën. Në atë kohë, FBI po monitoronte Hunter Biden si pjesë e një hetimi që po vazhdon dhe që aktualisht përqendrohet në taksat e tij. FBI nuk pranoi të komentonte.
Përveç marrjes në pyetje të Hallie, policia thirri Robert Hunter Biden në vendngjarje, ku ai u mor në pyetje jashtë zonës së bankës së ngarkuar të dyqanit dhe shpjegoi se ai e përdori armën për stërvitje, sikurse thuhet sipas raportit të policisë së shtetit.
Në një moment, dy nga punonjësit e Janssen, të përshkruar nga raporti i policisë si burra meksikanë, kaluan pranë zonës së bankës së të akuzuarve dhe Hunter i tha një oficeri policie, që dyqani kishte disa njerëz të dyshimtë që punonin për të. I pyetur nëse po u referohej atyre dy punonjësve, Hunter u përgjigj, “Po…”, sipas raportit.
Kur një oficer policie pyeti Hunter Biden, nëse arma ishte përdorur në një krim, oficeri njoftoi se Hunter “u acarua shumë me mua dhe më pyeti nëse isha duke u përpjekur ta bëja atë të çmendur”, sipas raportit.


Kur oficeri e pyeti Hunterin nëse ai kishte qenë duke blerë drogë apo duke pirë…, ai u përgjigj, “Dëgjo, nuk është kështu. Unë mendoj se ajo beson se unë do të vrisja veten,” sipas raportit.
Një oficer e pyeti Hunterin nëse ai e kishte thirrur babanë e tij (ish zv/Presidentin e SHBA-së Joseph Biden Jr.) për incidentin para se të mbërrinte. Hunter u përgjigj: “Unë kurrë nuk e kam thirrur babanë tim për asgjë”, sipas raportit të policisë.
Pasi u mor në pyetje, Hunter e mori çështjen për armën, e cila përfshinte numrin e serisë të armës nga shtëpia e Hallie e u kthye në dyqan ushqimesh për t’a dorëzuar atë në polici, sipas raportit.

Ndërsa policia mori në pyetje Hunter dhe Hallie, dy agjentë të Shërbimit Sekret mbërritën në dyqanin ku Hunter kishte blerë armën, në vendin e quajtur Star Quest Shooters & Survival Supply në Wilmington, sipas dy personave të njohur me incidentin.
Agjentët i treguan shënjat dhe kartat e tyre (të Shërbimit Sekret të shtetit) të identifikimit Palmierit, i cili ishte pronari i dyqanit dhe kërkuan të marrin në zotërim Regjistrin e Transaksionit të Armëve të Zjarrit, që Hunter kishte mbushur për të blerë armën në fillim të këtij muaji.
Sikurse dihet asokohe Palmieri kishte refuzuar të dorëzonte sekretin e regjistrimit të transaksionit të armës dhe kështu agjentët e Shërbimit Sekret u larguan të pakënaqur dhe pa regjistrimet që kërkonin me këmbngulje.
Më vonë atë ditë, ATF arriti në dyqan për të inspektuar të dhënat dhe Palmieri bashkëpunoi me ata dhe nuk pranoi të komentonte me mediat mbi episodin.
Incidenti ka marrë vëmendje të pakët në mediat e majta ditore dhe Big Tech. I vetmi interesim dhe njoftim për publikun amerikan, ka qenë një raport në webfaqen konservatore The Blaze, që u përqëndrua në vendimin e habitshëm dhe me dy standarte të policisë së “shtetit”, për të mos ngritur akuza as ndaj Robert Hunter Biden as ndaj të dashurës së tij Hallie, që është ish gruaja e vëllait të tij të vdekur…
Sikurse dihet asokohe zv/Presidenti i SHBA-së Joseph Biden Jr. dhe anëtarët e familjes së tij, kishin qenë nën mbrojtje nga Shërbimi Sekret Amerikan, gjatë tetë viteve të tij si nënkryetar nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim

0

shkruan Fahri Xharra

« Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim, dhe ndër zemrat tona ngriti një fole, e një jete, e bukur e një jete të re, me dëshira të shumta, po buzëqesh ne lulëzim « -kështu kisha nxënë nga Migjeni t`i gëzohem fitores ,fitores së madhe .
Ishte koha kur ne kërkonim dhe bukur gjatë ndër shekuj : Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla.  Të lutem, pak dritë në këtë natë kur shpirti vuan , kur të dhëmb dhe e di se  ç’të dhemb e ku të dhemb ;  kur urrenim dhe e dinim se ç ‘urrenim,  kur donim dhe dinim se ç ‘donim : Ishte drita , ishte dielli , ishte dija që na mungonte me shekuj .
Askush  nuk na njihte , as ata që përpara nesh loznin nuk na njihnin  .Po pse ? Errësira i kishte ndryshkur shekujt dhe ata edhe pse na njihnin  loznin për hesapin e tyre e në për hesapin tonë . Ne ishim të pluhurit dhe llaçit dhe telashet tona  shpresonim që na i dinte vetëm zoti.
Ndoshta na  kishin hallin apostujt e mëshirës dhe te dashurisë… Ndoshta, ndoshta…
« Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezur! Me flakën e pishës në qiellin e natës  ta shkruejsha kushtrimin »-kishte nga ata që e kërkonin  por shpejtë digjeshin si mizat e natës rreth dritës së qiriut .
Por sidoqoftë edhe pse atëherë gjithkush  i kishte  punët dhe telashet e veta, ashtu edhe ne : dhe pse  shumë herët kishim fillua me shikua punët tona  . Edhe pse ecnim nga dalë edhe pse shikonim djathtas e majtas , edhe pse buza nuk na qeshte kurrë, por gjithnjë ecnim deri sa të mbërrinim në cakun tonë. Ishte vështirë ; tradhti pas tradhtie ,pluhur pas pluhuri që të zinte frymën , llaç pas llaçi  ku ngeleshin këmbët deri në gjunjë, por ne  ishim te llaçit, të pluhurit, të urisë, të territ, të pa dijes dhe ..
Askush nuk na njihte , ndoshta edhe na njihnin por ne e kishim famën e keqe ,dhe ngurronin të na ndihmonin.
Dergjeshim  n ‘errësire pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’na dëgjonte , çirreshim  kot më kot, nata ishte e shurdhër , e  shurdha nuk ka jehonë.
Ne ishim të llaçit dhe shtëpitë nga llaçi i kishim , ne ishim të pluhurit edhe me bukën tonë pluhurin e kishim mëlmesë. Ne ishim në terr…..
Kur gjeli këndon  thonë se asht drita afër , – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afër drita…  Por ne s’ i besonim fjalëve të botës……
…Dhe dallëndyshja erdhi… Si shpirt n ` ekstazë, ne hovin e shenjt u shtri, me qiellin rroket, me diellin puthet,  dridhen krahët në hare~ mandej poshtë vërsulet  tue dhurue me cicërim përshëndetje një mijë.
…Dhe vesa shkëlqen… Ne një pike t` argjendtë pasqyrohet jeta , tërheqëse si ëndrra dhe si vizatimi ndër orët e hyjnimit, kur shpërthen agimi e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta. »

Dhe një ditë nëpër fytyrat tona  vezulloi gëzimi , filloi një jetë e re, por ne e harruam, shpejtë e harruam që ishim të llaçit e pluhurit .
Zoti e bëftë mirë për ne ! : “Nëse sot flasin profetët e rremë , nesër ka turbullira dhe gjak”.. (A. Sh.)

Fahri Xharra & Migjeni

Me Mjeshtrin e Vedave Prashant TriVedi mbi: Kush është qëllimi i jetës së njeriut, dalja nga matriksi, Dituria holistike e Vedave

0

Intervistoi: Aferdita Zaja

Intervistë me Mjeshtrin e Vedave Prashant TriVedi mbi: Kush është qëllimi i jetës së njeriut, dalja nga matriksi, Dituria holistike e Vedave, Çfarë është LotusOcean.

 Çfarë është dituria e Vedave dhe bota e Vedave?

Ne jetojmë brenda këtij konstrukti, këtij ndërtimi gjigand që quhet Univers, jemi të rrethuar nga një mjedis me elementët natyrorë, ne jetojmë në Tokë. Në këtë Univers ku ne gjendemi brenda ka ligje natyrore hyjnore. Mënyra sesi gjërat rrjedhin, sesi natyra punon duke ndjekur këto ligje hyjnore ka mjaft rëndësi. Dituria e këtyre ligjeve hyjnore natyrore është dituria e Vedave që sundon mbi natyrën, mbi ne, mbi gjithcka. Jo dituria mbi ligjet e krijuara nga njeriu por nga Hyjnia. Jo rregullat që njeriu ka krijuar brenda një shteti të caktuar por rregulla apo ligje të krijuara nga Hyjnia/Zoti për cdo vend dhe botë. Pra kemi ligje hyjnore që vlejnë për të gjithë Universin. Ligjet hyjnore janë të vërtetat e pavdekshme dhe ato quhen dituritë e Vedave.

A kanë lidhje me shëndetin tonë këto parimet, ligjet e Vedave?

Neve njerëzit kemi një trup fizik i cili përbëhet nga 5 elementët e natyrës (uji, zjarri, toka, qielli dhe ajri) dhe kjo është vetëm sipas diturisë së Vedave. Shkenca moderne nuk të tregon ty se ti përbëhesh nga elementet e natyrës, nga uji, ajri, zjarri, toka dhe qielli por Dituria e Vedave të tregon qartë se trupi yt përbëhet nga këto elemente natyrore. Ndoshta trupi yt ka më shumë sec duhet nga elementi ujë apo ajër, ujë ose tokë atëherë ti duhet të ndryshosh dietën ushqimore dhe gjera të tjera në mënyrë që ti t’i balancosh këto elemente brenda trupit tënd dhe të mbash trupin sa më të shëndetshëm pra të përmirësosh shëndetin tënd fizik. Por për këtë të duhet dituri, si do t’a mësosh vallë atë ndryshe? Kjo lloj diturie nuk gjendet tek shkenca moderne, as nëpër shkollat e sotme. Kjo dituri vjen vetëm nga Vedat. Si t’a trajtosh trupin, si t’a mbash, cfarë ushqimesh të hash etj, i përket vetëm diturisë së Vedave, vetëm ajo të mëson praktikisht. Se si t’a trajtosh dhe mirëmbash trupin ty të duhet të dish gjendjen e elementëve brenda trupit, strukturën e tyre, cfarë natyre ose karakteristike ka në vecanti trupi yt. Në Sanskritisht natyra e trupit tënd tek Ayrvedat quhet Dosha pra konfigurimi i caktuar karakteristikë për trupin tënd fizik. Kjo është pika fillestare, si një shembull i thjeshtë.

Kjo lloj degë e diturisë së Vedave quhet Ayrveda, e cila ka të bëjë me trupin njerëzor dhe të mëson sesi të kujdesesh për trupin njerëzor, cilat janë parimet bazë të trajtimit të duhur të trupit për të patur shëndet të mirë. Cfarë lloj veprimesh duhet të kryejmë cdo ditë të cilat i mësojmë gjithashtu tek meditimi LotusOcean online që unë kam hapur në vende të ndryshme të botës. (Për shqipëtarët përgjegjëse e meditimit lotusocean është Afërdita Zaja). Pra në diturinë e Vedave ka degëzime. Ayrveda është një nga degët e saj që merret me kujdesjen e trupit fizik, e qenies tënde, mirëqenien tënde pra si të kesh një shëndet të mirë fizik, mendor dhe shpirtëror.

Cilat janë disa nga këto parimet bazë që të sigurojnë një shëndet optimal?

Gjeja bazë përsa i përket trupit fizik është postura e duhur, e folura e duhur dhe dieta e saktë. Sipas Vedave këto janë 3 pikat kryesore. Kemi parasysh se sipas Vedave preferohet dieta vegjetariane. Secili prej nesh i përket një doshe ose kombinimi i doshave ose elementet e trupit tënd karakteristike si bie fjala ajri, zjarri, uji qe ke me teper duhet t’i zvogëlosh pra t’i balancosh elementet e trupit tënd nëpërmjet dietës, kryesisht ushqimit vegjetarian tipik të Vedave. Qendërzimi i trupit është i mjaft rëndësishëm sepse trupi i njeriut është një strukturë simetrike, ka dy duar, dy këmbë etj. Trupi njerëzor është ndërtuar me qëllim që të qendërzohet, që të balancohet. Të mbash trupin të qendërzuar tërë kohës është mjaft parësore. Thelbi i meditimit të vërtetë është qendërzimi. Fjala meditim vjen nga «medi» që në anglisht është «middle (mesi, qendra)», rrenja origjinale e të cilës vjen nga Sanskritishtja «madhja» që do të thotë «mes, midis, ndërmjet» pra qendra. Kështu “madhja” u bë “medi” në latinisht dhe më vonë «middle» në anglisht.  Fjala «Meditim” kryesisht do të thotë qendërzim. Ti je duke medituar kur ti e qendërzon trupin, kur ti e sjell trupin në qendër, kur flet nga qendra e zërit tërë kohës. Cdo qenie njerëzore mund t’i bëjë këto gjëra, pra cdo njeri mund të arrijë të meditojë. Këto gjëra u mësojmë njerëzve tek klasat e meditimit LotusOcean. Gjer tani njerëzit kanë menduar se të meditosh do të thotë se duhet të rrish pa lëvizur për një orë në një pozicion të caktuar. Meditimin LotusOcean mund t’a realizosh 24 orë në ditë, tërë ditët e javës dhe tërë javët e vitit, mjafton që t’a mbash trupin të qendërzuar qoftë kur gatuan, punon etj.

Çfarë është LotusOcean dhe si lidhet ajo me mësimet e Diturisë së Vedave?

Ajo që ka ndodhur është se me kalimin e kohës Dituria e Vërtetë e Vedave ka pësuar shumë korruptime. Madje dhe në vetë Indi ku tekstet themelore në sanskritisht janë më të disponueshme, Dituria e Vedave atje nuk njihet ende sot në formën e saj origjinale. Ndërkohë që deri diku ka arritur të vijë në Perëndim përmes yogave e cila është shumë e popullarizuar. Madje edhe vetë fjalën «yoga» në Perëndim e kanë shtrembëruar. Yoga vjen nga sanskritishtja “Yog” që do të thotë unifikim me më të lartin dhe hyjnorin. Yoga e vërtetë e Vedave nuk ka fare lidhje me ngrejten e këmbëve mbi kokë, aerobi apo gjimnastika të tilla që mësohen sot sidomos në Perëndim. Pjesa më e madhe e diturisë së Vedave është bërë qëllimisht shumë më e ndërlikuar, ajo është komplet e deformuar. Në lotusocean ne po flasim për diturinë e vërtetë të Vedave dhe jo për gjërat që u janë shitur gabimisht Perëndimit si dituri e Vedave si për shëmbull yoga.

Kush është kuptimi i emrit lotusocean?

Lotusi është një lule që shumica në tërë botën e njohin. Lulja e lotusit (zambakut të ujit) rritet në baltë pra në një ambjent të keq me ujë të pisët por lotusi përsëri çel. Lulja e lotusit është vërtet dicka e pastër, e këndshme. Të gjithë njerëzve u pëlqen të shohin lulen e lotusit, ka aromë të mirë dhe është e bukur. Edhe përse ka kaq korrupsion kudo përreth, njohuria e pastër origjinale e saktë është në formën e lotusit. Dituria e Vedave e vërteta rritet në formën e lules së lotusit, prandaj edhe termi lotusocean. Kjo është ajo që lotusi përfaqëson. Nga oqeani i marrëzirave dhe korrupsionit çel lulja e lotusit e cila është reale dhe e pastër.

Përvec fjalës Yoga, a ka gjëra të tjera nga dituria e Vedave që janë korruptuar, deformuar?

Gjithcka nga dituria e Vedave është korruptuar. Me gjithcka unë nënkuptoj përgjigjet e pyetjeve si “cili është qëllimi jetës njerëzore në tokë, për çfarë janë qeniet njerëzore këtu”? Shumë fe janë shfaqur në tokë. Ato janë të gjitha korrupsione dhe deformime të diturise së vërtetë të Vedave. Çfarëdo feje që ekziston në tokë tani është një korrupsion, shtrembërim i Vedave. Edhe shkenca moderne është vetëm një fe për mua, është gjithashtu një korruptim i diturisë së Vedave. Tani për tani gjithçka që njerëzit kryejnë në vend të përmirësimit të situatës së tyre, i bën ata që kurrë të mos dalin nga situata e tyre e keqe, që ata kurrë të mos evoluojnë pra që mos të rriten shpirtërisht. Njerëzit sot nuk janë fare në dijeni për Parimet e pastra të Multiversit apo ligjet hyjnore. Ata nuk i dinë ligjet hyjnore dhe kur ti nuk di ligjet hyjnore përherë do të gjendesh në telashe. Kjo është arsyeja përse njerëzit kryejnë veprime që kanë pasoja të këqija për ta. E gjithë bota po bën gjëra të gabuara, njerëzit në të gjithë botën po bëjnë gjëra që kanë pasoja negative për ta. Jo vetëm në nivelin dhe aspektin fizik, por edhe në atë mendor dhe shpirtëror gjithashtu. Çdo gjë që ata bëjnë është gabim. Kemi korrupsion kudo edhe në shkencë, arkitekturë, mjekësi, muzikë dhe në gjithçka. E gjitha dituria e Vedave që përshin të gjitha fushat e njohurisë, e vërteta mbi të është korruptuar dhe humbur. Kjo është arsyeja përse ne jemi në këtë kohë tani me kaq shumë coroditje dhe kaq shumë dhimbje dhe marrëzira. Gjithçka negative që ti mund të imagjinosh gjendet në këtë tokë tani.

Si ka ndikuar korrupsioni i diturisë së Vedave tek ne në jetët tona të përditshme?

Pasojat e korruptimit të diturisë së Vedave jane qartësisht të dukshme. Sic vërejmë shumë gjëra përditë, në këtë botë ndër të tjera ekzistojnë edhe ndotjet. Njerëzit jetojnë në një mënyrë të tillë që i bën ata të sëmuren. Për këtë arsye janë spitalet e mbushura plot! Eshte arsyeja kryesore e të gjitha vuajtjeve që njerëzit përjetojnë në këtë botë. Edhe vendet e pasura kanë më shumë probleme shëndetësore, kudo në botë ka probleme mendore. Edhe në vendet e pasura njerëzit kanë probleme mendore dhe psikologjike. E gjithë politika socialo ekonomike kudo që shihni është atje për t’i bërë njerëzit të ndihen të pasigurtë, të frikësuar për atë që po ndodh siç shohim në situatën ku jetojmë. Kudo qeveritë dhe gjithçka janë anti njerëzore, ato nuk janë për të mirën e njerëzve aspak. I gjithë sistemi që drejton qeniet njerëzore tani nuk përmban asgjë të mirë për njerëzit. Gjithmonë ka tendosje, presione ndaj njerëzve, ekzistojnë gjithmonë të gjitha llojet e sëmundjeve, gjithmonë ekzistojnë të gjitha llojet e gjërave të parëndësishme dhe të pakuptimta me të cilat njerëzit detyrohen të merren gjatë jetës së tyre të shkurtër. Në jetën e tyre të shkurtër njerëzit po kalojnë miliona probleme në jetën e tyre. Kjo vjen si rezultat i padijes së diturisë së Vedave, i padijes së të vërtetave, të fakteve realë. Njerëzit nuk kanë aspak njohuri se si të kenë një jetë të mirë. Kjo është arsyeja pse e gjithë shoqëria, e gjithë struktura, gjithçka shkon keq.

A mund të na tregoni dicka rreth këtyre të vërtetave tek libri juaj “Eposi PT”?

Unë kam vendosur në këtë libër diturinë e Vedave për njerëzit modernë, të përshtatur për kohën që ne jetojmë tani. Dituria e Vedave vjen nga kohërat shumë të lashta, qysh nga krijimi i botës. Unë e kam trajtuar këtë dituri të lashtë në një gjuhë për kohën e tanishme. Sepse njerëzit tashmë kanë një lloj të tillë arsimimi, edukimi, mentaliteti apo një mënyrë të menduari dhe ekzistence ndryshe nga ata të lashtët. Ky libër po rikthen diturinë e humbur të Vedave në kohën e tanishme dhe po ua komunikon njerëzve në gjuhën moderne që ata kuptojnë tani. Sot njerëzit nuk do t’a kuptonin këtë dituri të paraqitur në sanskritisht aq më tepër me mënyrën se si ata njerëz flisnin me njëri tjetrin shumë kohë më parë. Mentaliteti ishte ndryshe në atë kohë. Ky libër është për njerëzit e tanishëm duke u përputhur me mentalitetin e tyre, me mënyrën e të menduarit të tanishëm. Për brezin e tanishëm në tokë libri “Eposi PT” është paraqitja e diturisë së Vedave në mënyrë të tillë që brezat e tanishëm do të jenë në gjendje t’a kuptojnë.

Si t’a fillojmë përsëri lidhjen me diturinë e Vedave, si t’a zbatojmë atë në jetën tonë?

Në diturinë e Vedave ka vetëm dy gjëra të rëndësishme të cilat janë vëmendja jote dhe trupi yt. Kemi vetëm dy gjëra për të punuar. Të punosh me vëmendjen tënde nënkupton t’a vendosësh vëmendjen tënde tek gjërat e duhura. Të punosh me trupin fizik do të thotë cfarë të bësh me trupin, kjo është ajo që lidhet me mbajtjen e trupit drejt, qëndrimin drejt, qendërzimin, meditimin lotusocean, dietën e duhur. Pastaj duhet mbajtur vëmendja tek gjërat që të rrisin shpirtërisht, që të bëjnë të evoluosh. Për këtë unë kam krijuar plot video lotusocean me muzikë, filma lotusocean në internet të cilat njerëzit mund t’i kushtojnë vëmendje. Këto janë gjëra për ti parë, për të dëgjuar tinguj që të bëjnë të evoluosh. Duhet të vazhdosh të mbash vëmendjen tek gjërat që të evoluojnë njëkohësisht duke kryer veprimet e duhura me trupin fizik që ke. E gjitha kjo është si një arsim, duke mësuar sesi të përdorësh vëmendjen dhe trupin. Kjo nuk do të ndodhë brenda një dite, duhet t’a mësosh atë hap pas hapi. Sepse është diçka që duhet të ishte mësuar nëpër shkolla por kjo dituri praktike e Vedave ka humbur tashmë. Kështu që duhet t’a fillojmë përsëri gjithcka nga e para. Ju duhet të mësoni nga niveli bazë, kjo është ajo që ne u mësojmë njerëzve tek lotusocean, tek meditimi lotusocean.

Si mund të marrim në dorë situatën e tanishme të pandemisë duke përdorur si duhet këto dy mjete, vëmendjen dhe trupin?

Ç’ështja është se kujt do t’i kushtojnë vëmendje njerëzit? Njerëzit i kushtojnë shumë vëmendje mediave që u tregojnë atyre, ok urdhëro kjo është sëmundja. Kështu ata nuk do të shikojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Kur media thotë që kjo po ndodh, njerëzit e besojnë në të vërtetë nuk e shikojnë veten, si mund të jetë kjo kur kjo nuk po ndikon tek unë. Edhe nëse më kap kjo e ashtuquajtur pandemia, kjo sëmundje unë nuk keqësohem. Çështja është se njerëzit po i kushtojnë vëmendje gjërave të gabuara, informacioneve të gabuara në vendet e gabuara. Njerëzit u besojnë qenieve që nuk kanë interes të bëjnë asgjë të mirë për ta. Eshtë e vërtetuar se njerëzit nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara, kur vendoseshin në shumë luftëra nga njerëzit që drejtojnë të ashtuquajturën qeveri. Njerëzit u dëgjojnë, u kushtojnë vëmendje këtyre qenieve keqdashëse dhe si rezultat njerëzit po vuajnë. Të ndjekësh diçka pa përdorur ndonjë farë inteligjencë, ose pa përdorur ndonjë praktikë ose ndonjë sens llogjik në një nivel bazë është çmenduri. Kjo është ajo që njerëzit janë duke bërë. Ata nuk po e përdorin vëmendjen e tyre në mënyrën e duhur, nuk kanë dieta të sakta, kequshqehen, nuk dinë si të marrin trupin e tyre nën kontroll. Njerëzit nuk kanë diturinë bazë e të jetuarit mirë dhe tashmë rezultati duket qartë. Ju e shihni se sa frikë mund të prodhohet qoftë edhe nga një histori e thjeshtë mediatike nga kaq shumë njerëz në të gjithë botën. Kjo është ajo që po shohim tani.

Edhe nëse nuk di asgjë për diturinë e Vedave, po të ishte se njerëzit do t’i kishin kushtuar më shumë vëmendje natyrës dhe jo mediave ata do të kishin patur më shumë inteligjencë. Gjenden shumë fise në botë, të cilët jetojnë në natyrë, janë të lidhur me natyrën dhe luajnë me natyrën. Ata nuk janë të prekur aspak nga gjendja e pandemisë. Pse nuk preken fare nga asgjë që gjasme ka ndodhur në këtë botë. Përse vetëm njerëzit e ashtuquajtur të arsimuar, të cilët vetëm po dëgjojnë mediat kryesore, po tremben nga pandemia dhe ato fise që kanë lidhje me natyrën nuk tremben fare. Ato fise nuk dinë për diturinë e Vedave saktësisht, por ata kanë të paktën një lidhje me natyrën. Kur lidhesh me natyrën atëherë natyra ty të dhuron inteligjence gjë që e mësojmë tek meditimi lotusocean.

Cili është qëllimi i jetës njerëzore?

Sipas Diturisë së Vedave, ky trup njerëzor është si një veshje, si një rrobë ashtu qysh veshim një rrobë dhe pastaj ndërrojmë rrobën tjetër. Njësoj si kur keni veshur rroba një vit më parë, kur rroba vjetërohet nuk e përdorni më, apo jo? Trupi është si veshja që shpirti e vë rreth vetes dhe mbulon veten. Ky quhet cikli i lindjes dhe i vdekjes pra jeton dhe merr një trup, vdes dhe më pas lind dhe merr një trup tjetër dhe një trup tjetër e kështu me rradhë. Pra njeriu ka shumë jetë në varësi të asaj që ai dëshiron të përjetojë, në varësi të dëshirave dhe mendimeve të tij, në varësi të qëllimeve të tij. Kështu që njeriu vazhdon të ketë plot jetë.

Tani kjo quhet lojë ose cikli i lindjes dhe vdekjes këtu në këtë plan ekzistence pra në tokë. Sipas diturisë së Vedave ne duhet të dalim nga ky cikël i lindjes dhe vdekjes. Sepse në këtë cikël të lindjes dhe vdekjes ka gjithmonë dhimbje dhe vuajtje. Sa herë që lindim kujdesa e jetës së kaluar shuhet. Duhet të mësosh gjithçka dhe t’ja fillosh përsëri nga e para. Çfarëdo që keni mësuar në jetën tuaj të kaluar nuk do t’a kesh menjëherë. Ju duhet të kaloni nëpër gjendjen e fëmijërisë dhe pastaj ngadalë të mësoni për botën dhe pastaj të filloni përsëri nga e para. Edhe kur arrin të mësosh plot gjëra, ti tashmë je plakur dhe atëherë po afrohet vdekja dhe pastaj të duhet të fillosh përsëri cdo gjë nga e para. Ky quhet cikli i lindjes dhe i vdekjes, pra do të ndodhesh brenda në këtë qark të pandërprerë. Eshtë njësoj si të jesh në një lojë kompjuterike vazhdimisht në nivelin 1 të lojës. Tek Vedat e rëndësishme është që të dalësh nga cikli i lindjes dhe vdekjes në mënyrë që të dalësh nga qarku duke arrirë plane më të larta të ekzistencës, aty ku ty nuk të duhet të marrësh përsëri trupa të tjerë fizikë dhe të vdesësh përsëri. Dituria e Vedave të mëson si të dalësh nga ky cikël i keq. Sipas Diturisë së Vedave ekzistojnë plane të ndryshme të ekzistencës. Toka është vecse një plan i ekzistencës në të cilën ndodh jeta dhe vdekja fizike, aty ku ndodh cikli i rimishërimit. Kështu që qëllimi i jetës njerëzore për çdo njeri është që të dalë së pari nga ky cikël i lindjes dhe i vdekjes. Kur ti je i bllokuar brenda këtij është njësoj sikur të jesh në një burg. Jeta këtu është një lloj burg sepse ti nuk ke asnjë kontroll mbi të. Nëse nuk del nga ky cikël jetë vdekje atëherë do të lindësh përsëri, vdesësh përsëri e kështu me rradhë. Dhe përsëri në lindjen tjetër ti do të përjetosh dhimbje, sëmundje ose gjëra të tjera të këqija mund t’ju ndodhin. Nuk është një cikël i mirë për të qëndruar. Kur njerëzit do të lexojnë librin ” Eposi PT” ata do të mësojnë më shumë për këtë dhe për çfarë unë po flas.

Çfarë është vdekja?

Eshtë thjesht ndërrimi i rrobave për të cilën fola gjatë më parë, pra mbaron trupi që ke dhe të jepet nga Universi një trup tjetër.

Si mund të dalim nga ky cikël, çfarë duhet të bëjmë?

Pikërisht për këtë unë flas tek libri im “Eposi PT” (P’s gita). Kjo është ajo për të cilën un fola gjer tani. Eshtë një proces. Së pari duhet të fillosh të thuash me zë “Unë dua të dal nga matriksi, unë jam një qenie, unë dua mirëqenien time, dua të mirën e vetes”. Duhet të arrish në këtë nivel kuptimi dhe pastaj duhet të fillosh të punosh për veten tënde. Ekzistojnë disa hapa që paraqiten edhe në libër dhe njerëzit duhet të ndjekin meditimin lotusocean për ti mësuar këto hapa. Sapo të vazhdoni të ndiqni ato hapa, rezultati përfundimtar do të jetë dalja nga cikli i lindjes dhe vdekjes, të cilin unë e quaj dalja nga matriksi. E ke parasysh filmin “Matriksi” ku Neo donte të dilte nga matriksi apo jo? Në diturinë e Vedave tregohen hapat aktualë që mund të ndjekesh, dituria e Vedave nuk është një film i trilluar por dicka praktike dhe e vërtetë. Kjo është ajo për të cilën flet libri “Eposi PT” dhe gjithcka lotusocean pra për të mësuar si të dalësh nga matriksi, nga cikli i lindjes dhe vdekjes, nga cikli i vuajtjeve dhe dhimbjeve. Njerëzit që janë të interesuar mund t’i bashkohen leximit të këtij libri dhe të fillojnë të praktikojnë meditimin lotusoean.

Intervistën e plotë mund t’a ndiqni të përkthyer në shqip në youtube tek linku i mëposhtëm:

Qëllimi i jetës, dalja nga matriksi, Vedat-Purpose of life, exit the Matrix, Vedas- Prashant TriVedi – YouTube

“Vafsh në djall ti Zoti Rama dhe jo Europa !“

0

Fahri Xharra

shkruan Fahri Xharra

“O, si nuk kam një grusht te fortë
T’i bij m’u ne zemër malit qe s’bezanë.
T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët,
N’agoni te perdihet si vigan i vramë.”

E di, këtë e thoshte Migjeni në kohen e Zogut, ketë donin ta thoshin e gjithë Shqipëria, por nuk guxonin si i kërcënonte vdekja, këtë duan t`iu thonë edhe juve por nuk kanë guxim, sepse nuk i dihet.
Por ja që po ta them që e gjithë Shqipëria është për të hyrë në Europë , por ti me milionerët dhe miliarderët e Shqipërisë e pengoni hyrjen.
Sikur Europa mos të na donte si shqiptarë , ato nuk do ti pranonin mbi një milion shqiptar. Po, po një milion shqiptar të po kësaj Shqipërije . E shihni që Europa nuk është kundër shqiptarëve por kundër jush ! Ju jeni të vetëdijshëm për këtë por nuk e doni fatin e Sanaderit të Kroacisë.
Ti po krijon “ Mini Shengen “, e me kë ? me Serbinë dhe Maqedoninë që janë “ hasmit “ më të mëdhenj të shqiptarëve. Pse Bullgaria, Rumania, Greqia e as Mali i Zi nuk iu bashkëngjitet? Sepse ata e dinë qëllimin e fundit të kësaj “ aleance “.
Ti nuk e lejon Shqipërinë të futet në Europë sepse duhesh t`i dalësh krah Kosovës, e ketë nuk ta do zemra, por nuk ta lejon as Serbia.
As një shqiptar nuk e do fjalorin tënd ndaj Europës, sepse Europa me Amerikanët e çliruan Kosovën dhe e mbrojtën Shqipërinë nga shkapërderdhja. .
“Gjithsesi, shefi i qeverisë- shkruan shtypi servil i Shqipërisë- theksoi se kjo nuk duhet ta nënshtrojë Shqipërinë, përkundrazi siç shtoi ai, duhet t’i dimë më shumë vlerat tona pa iu lutur Brukselit, pse jo të jemi ne që i themi “vafsh në djall”.

Këte mund ta thuash ti, por jo në emrin tonë !
Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po unë, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!

I dëshpëruar Fahri Xharra nga Gjakova
15.07.21

Njohja dhe bashkëpunimi me Dr. Berishën

Nga Idriz Zeqiraj
 Prof. Dr. Sali Berishën e njoha në vitet `70-a, kur isha student në Universitetin e Tiranës. Dr. Berisha ishte pedagog në Fakultetin e Mjeksisë dhe Dr. specialist në Spitalin nr. 1. Gazeta jonë “Studenti”, komunikonte shpesh me stafin universitar dhe të bisedosh me Dr. Berishën, ishte privilegj dhe kënaqësi e veçantë. Të paktën, këtë ndjesi e kisha, atëbotë, në cilësinë e redaktorit të gazetës dhe e ruaj edhe sot, pas gjysmë-shekulli, si pensionist.
     Valët e jetës më ndanë, dhunshëm, nga Tirana hyjnore. Në fund-vitet `80-a, gjatë një vizite në spital, ke nusja e Jusuf Gërvallës, Zuzana, paciente e Dr. Berishës, kardiolog, e takova atë dhe e urova për studimin shkencor, librin “Miokardi Akut”, i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe.
     Në nëntor të vitit 1991 e takova Dr. Berishën, në Hotel “Dajti”. Nga Gjermania kisha sjellur një makinë “Kombi”, me ngarkesë pajisje, për zyrën e “Shoqatës të Përsekutuarëve Politikë” të Shqipërisë, me anëtarësi milionshe, me kryetar Dr. Osman Kazazi, bashkëvuajtësin tim, në Burgun e Burrelit. “Kombi” ishte dhuratë e biznismenit ferizajas, Hysen Emini. Në bisedë e sipër, me Dr. Berishën, më tha: “Kombi” Lë të jetë dhuratë Partisë Demoktatike, ndërsa ngarkesën-mall për Shoqatën”,- tha Doktori!
    Provova ta bindë, me premtimin se do t´ju sjell një tjetër. “Jo, atë tjetrin sillja Shoqatës!” Dhe, shtoi se “nesër në ora 9.oo, ju pres në zyrën e PD-së, bashkë me deputetin Esat Myftari, ish i burgosur politik. Dhe, u bë siç tha kryetari i PD-së, Dr. Berisha.
     “Pa fitoren e demokracisë në Shqipëri, nuk ka liri për Kosovën. Në zgjedhjet e fundit, në Lezhën tënde (aty kisha qenë mësues, në fund-vitet `60-a), komunistët kishin 11 vetura për fushatë, kurse ne, demokratët 7 (shtatë) biçikleta të vjetra! Na ndihmoni, duam vetura dhe gjithçka tjetër, në funksion të fitores së demokracisë”,- tha, në mes tjerash, Dr. Berisha.
     Kërkesën e Dr. Berishës, për ndihma Shqipërisë, e bisedova me kryetarin e Degës të LDK-së, në Gjermani, Hafiz Gagica, i cili i aprovoi kërkesat në tërësi, duke u angazhuar seriozisht. Si simbolikë, filimisht, u dërguan një duzinë veturash, natyrisht, të përdorura, por, me preferencë “MERCEDES”, për rrugët, “si të Bangladeshit”, të trashëguara nga monstrumi Enver Hoxha. (Kujtoni polemikën e magj. Kadri Os(MANIT), me djalin e E.Hoxhës, Ilirin: “Kur edha në Shqipëri, i gjeta rrugët e Bangladeshit të babait tënd!”)
     Në shkurt të vitit 1992, shoqërova një karvan kamionësh, me ngarkesa shumë-tonësh, me ndihma, në mes tjerash, edhe medikamente, për 8 muaj, për Shqipërinë, me vlerë të përgjithshme, prej 600 mijë markash. Ishte një kontribut i përbashkët i Qeverisë së Kosovës, në ekzil, i Degës të LDK-së, në Gjermani, i disa firmave gjermane, ku punonin edhe mërgimtarët tanë, si dhe kontribues individual.
     Ishin kohë të vështira, të rrëmujshme, në Shqipërinë londineze. Tranzicioni i egër, përshkak të rezistencës të gardës komuniste, rrënoi gjthçka. Edhe pse ky rrënim ishte i parathënë, komunistët as nuk sundonin, por, as nuk e lëshonin pushtetin.
     Analogji paradoksale ndodhi pas 30 vitësh në Kosovë. Komandatët trutharë e banditër, nuk dorëzojnë pushtetin. Por, as klani i atrofizuar, butakët e LDK-së, nuk lëvizin nga kulltuçet partiake, si patericë e PAN-it!
     Jeta e njeriut kushtonte vetëm 33 fenik të markës gjemane, një plumb. Kërkova ndihmën e një reparti ushtarak në Tiranë, për parkimin dhe mbrojtjen e kamionëve me mallë. Dhe, fillimisht, pranuan.
     Por, në mbremje, Komandanti i repartit ushtarak, pas konsultimit me eprorët e tij, pasi kanë vënë re lëvizje të dyshimta, më thanë se “nuk mund të rrezikojmë ushtarët, nga sulmi i mundshëm i popullatës, për grabitjen e ndihmave, që, tashmë, është bërë e zakonshme”. Më urdhëruan të tërheq kamionët nga reparti. Me shumë zikzake, në errësirën e natës, kamionët i fsheha, tek e tek, kryesisht, pranë reparteve usharake në periferi të kryeqytetit.
     Me kamionin e fundi, në shoqërim të shoferit, asaj nate, u stehova në “Varrezat e Tufinës”, në një kodrinë, ku varrosën të shuarit e kësaj bote, ish-banorë nga ana veriore e Bulevardit. Shoferi më tha: “Me keqardhje, nuk guxoj të qëndroj gjatë natës këtu, sepse dyshoj se mos jemi përcjellur, nga ndojë bandë e qytetit”. Dhe, iku!” I vetmuar, u struka në kabinën e kamionit. Ishte një natë e gjatë, e trishtë!
     Të nesërmen takova Dr. Berishën, kërkova ndihmën e tij. Ai më këshilloi “ta ndërpresë menjëherë shprërndarjen e ndihmave, për spitalet dhe qendrat tjera, sepse mund të vritësh, madje në çdo kohë!”. Pas komunikimeve me disa ushtarakë, Garnizoni i “Lundrës”, një hapësirë shumë hektarëshe, në lindje të Tiranës, vuri në dispozicion një pjesë të magazinave ushtarake, për shkarkimin e mallit nga kamionët.
     Dr. Berisha më tha se “zgjedhjet qendrore janë më 22 mars (1992), ne do të fitojmë dhe do të caktoj një ekip, për të ndihmuar shpërndarjen e mallit, në nivel të Republikës, ashu siç e keni planifikuar shpërndarjen”.
Përgjatë periudhës, deri në zgjedhje, me listën e artikujve që kisha, komunikova me palët në rrethe, për të qenë gadi në aksionin paszgjedhor.
     Partia Demokratike e Shqipërisë korri një fitore plebishitare. Për herë të parë votuan kundër komunizmit edhe vetë komunistët shqiptarë. Njësoj, si LVV, për të cilën votoi masivisht, sidomos, brezi i ri, kjo ndodhi 31 vjet më parë në Shqipëri. Zhgënjimi në PPSH, më 22 mars 1992, ishte identik me zhgënjimin në PAN-in dhe LDK-në, më 14 shkurt 2021!
     Më 9 prill 1992, Parlamenti Shqiptar zgjidhte Presidentin e Republikës. Një ftesë, si mysafir, i seancës parlamentare, mora edhe unë. Së bashku me kryetarin e Shoqatës të burgaxhijnëve politikë shqiptarë, Dr. Osman Kazazi, u ngjitëm në lozhën e mysafirëve. Rregullat e demokracisë, të asaj seance parlamentare zgjedhore, tejkalonin shumëfish demokracinë e sotme zgjedhore, të paktën, në dy shtetet shtiptare, Shqipëri dhe Kosovë. Mjerisht, një regres rrënqethës e neveritës!
     Prof. Dr. Sali Berisha fitoi bindshëm. Sy të përlotur ishin masiv. Madje, edhe egërsia e komunistëve ishte zbutur dhe duartrokitën ndryshimin. Presidenti i parë demokrat, u pozicionua pranë derës dalëse dhe i pranoi urimet nga deputetët, demokratë e socialistë, si dhe trupin diplomatik dhe mysafirët e pranishëm.
     Larg më lartë, se sa PAN-istët, të cilët, nuk përballuan kurorëzimin e Vjosë Osmanit, Presidente të Republikës të Kosovës. Dhe, kokulur e tupërisht, si të përmjerë, lëshuan sallën kuvendore.
     Dr. Berisha doli i fundit nga salla, meqë bëri një takim të shkurtër, me Kryesinë e partisë së tij. Jashtë po rigonte lehtas, por, për çadrat e shiut nuk kishte hapësirë. Shumë mijëra qytetarë, kishin mbushur lulishtën, rrugët para Kuvendit dhe të gjitha mjediset përrreth. Makina u bllokua nga masa e njerëzve, nuk lejuan hyrjen e Presidentit në makinë.
     Edhe policia u bllokua. Ndërhyri ushtria, por populli reagoi zëshëm: “Presidenti është i popullit, është presidenti ynë, sonte e mbrojmë ne!” Presidenti i dha shenjë, mbrojtjes zyrtare, ta lënë të lirë. I krijuan koxha hapësirë, por, jo të gjithë u bindën.” Dr. Berisha, duke përshëndetur djathtas dhe majtas – dorazi, ngadalë, por i sigurtë, me fizikun e tij të bollshëm, më në fund, “çau rrethimin”. Ndërkohë, makina e Presidentit ishte sjellur rrotull, në një rrugë dytësore të lulishtës dhe Presidenti, shkathtësisht, u fut në veturen e tij.
        Më 12 shtator 1998, u ekzekutua tribuni i demokracisë, Azem Hajdari. Ishte gjëmë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët e kudondodhur. Ishte një ekzekutim zyrtar, që kurrë nuk u zbulua dhe as nuk u ndëshkua, edhe pse i gjithë organizimi vrastar, është “një e fshehtë publike” dhe “krimi, në fjalë, ka emër”, përkatësisht, emra, madje, të përveçëm!
     Në fund të atij “shtatori të zi”, shkova në Selinë e Partisë Demokratike, qendër. Të parin e takova, mikun tim të “Burgut të Burrelit”, bacë-Pjetër Arbnorin, profesorin, shkrimtarin, disidentin stoik, qendresëtar antikomunist, e, mbi të gjitha, njeriun fisnik, i cili, vuajti, dinjitetshëm, burgun e rëndë, për tri dekada radhazi. Vlen të theksohet, se ishin dy shtyllat e PD-së, Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari, të cilët i mbetën besnikë, liderit historik, Dr. Sali Berishës, deri në shuarjen e tyre fizike.
     Me vete kisha ekzemplarët e gazetës “Bota Sot”, të muajit shtator 1998, dhuratë për kryetarin Berisha, e cila, çdoditshëm, “vajtonte” Heroin e Demokracisë, Azem Hajdarin. “Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”, shkruante LPK e djeshme, alias PAN-i i sotëm, për qindra vrasje të kundërshtarëve politikë në Kosovë, në luftë dhe në paqe!
     – Këtë pako me gazeta i kam për Dr. Berishën. Vëllezërit Mazreku, e kanë përjetuar rëndë, ashtu si e gjithë Kosova dhe bota demokratike shqiptare, ekzekutimin zyrtar të tribunit Azem Hajdari. Prandaj, ata, Mazrekët, me gazetën kombëtare, “Bota Sot”, vazhdojnë ta pasqyrojnë jetën, veprimtarinë dhe luftën vetëmohuese për Demokracinë në Shqipëri të Azem Hajdarit me shokë,- thashë unë.
    “- Duke falenderuar për ngushëllimet, përkujdesjen dhe përkushtimin përkujtues të Vëllezërve Mazreku, të cilët i njoh dhe i vlerësoj shumë, për punën sa atdhetare, aq edhe të rrezikshme, që ata bëjnë, në këto kohë të mugëta, u pëcillni përshëndetjet e mia dhe të Partisë Demokratike. Mungesën e Azemit e ndjenë PD-ja , Shqipëria, Kosova dhe Shqiptaria mbarë.
     Jemi tronditur e mërzitur skajshëm. Megjithatë, duhet ta përballojmë këtë humbje të madhe, sepse këtë e kemi amanet-porosi nga Azemi ynë, ngaqë nga tentim-vrasjet e përsëritura, e priste edhe vrasjen faktike. Por, ai ishte trim unik dhe, sipas tij, vdekja për demokraci ia vlen, aq sa edhe vdekja për liri”, – tha dinjitari Pjetër Arbnori.
Dhe, vërtet, liria pa demokraci, është një përrallë dimri.
     Në dashjen time për largim, baca Pjetër, më tha se duhet ta takosh Dr. Berishën, sepse mund të më qortojë, pse je larguar, pa e takuar atë. Sakaq, doli nga zyra dhe u kthye sërishmi. “Është i lirë, po ju pret kryetari”,- dhe me priu baca Pjetër në takim me Dr. Berishën. Pritjet e Dr. Sali Berishës, kanë veçantinë e tyre, sepse ruajnë sensin malësor, me ngrohtësi dhe sinqeritet të dlirë.
     Pas fjalëve të para, iu “sul” gazetave “Bota Sot”, faqe pas faqeve, fotografi e shkrime për Azem Hajdarin. Njëjtë si Arbnori, edhe Dr. Berisha, një lumë falenderimesh për botuesit Mazrekaj dhe stafin e vyeshëm të redaksisë. Për çudë, redaksisë në Zyrih, një kriminelë nga Ilirida, u dërgonte një bombë, të pakëtuar, si dhuratë-vdektare. Zbulimi, pas shumë viteve, rezultoi se krimineli “filantrop”, ishte anëtar i partisë të Haradinaj, AAK-së.
     Por, fotografi të bollshme, dëshmonin edhe miqësinë me kuadrotë e lartë të PDK-së të Hashimit. Koxha larg i kanë gjetur kriminelët, partitë-banda të PAN-it, në rastin konkret, në Maqedoni, për t`i ekzekutuar shqiptarët e pafajshëm, qofshin ata edhe redaktorë, gazetarë.
     Në mesin e 12 redaktorëve e gazetarëve, në Redaksinë e “Bota Sot”, në Zyrih, ishte edhe kryeredaktori, Skënder Buçpapaj, nga Tropoja e Sali Berishës, me nusën e tij, redaktore Elida Buçpapaj, vajza e poetit të mirënjohur, mikut të madh dhe gazetarit të përkushtuar për Kosovën, Vehbi Skënderit, nga Gora e Korçës.
     Dr. Berisha, përgjatë 10-vjetorit, të bartjes të ndihmave për Shqipërinë, gjithëherë u ishte mirënjohës dhe falenderues mërgimtarëve të Kosovës. Në rast festash kombëtare, shpeshherë, Dr. Berisha, president apo kryeministër, kryetar i PD-së, ndërlidhej në telefon, duke u përcjellur mesazhe të ngrohta, të sinqerta dhe thellësisht vëllazërore, mërgimtarëve, të cilët e durtrokisnin me dashuri dhe respekt të veçantë.
     Edhe festimi i fitores, në zgjedhjet qendrore, lokale apo ato presidenciale, ishin shumë njerëzore dhe përjashtohej çfarëdo shprehje mujëshare, fyerje apo provokimi për partinë humbëse. Shkurt, manifestohej një kulturë tipike demokratike.
                                   – V a z h d on –

Vepra e historianit Jusuf Buxhovi “Maqedonia nga atika deri te koha jonë”, tashmë e botuar në anglisht, ka filluar të depërtojë në universitetet amerikane

“MAQEDONIA” NË ANGLISHT, NË UNIVERSITETET AMERIKANE
Vepra “Maqedonia nga atika deri te koha jonë” e historianit Jusuf Buxhovi, e cila këto ditë u botua në anglisht në SHBA nga shtëpia botuese amerikane e Houstonit “Jalifat Publishing”, ka filluar të depërtojë në universitetet amerikane. Siç kishte vepruar edhe me “Kosovën” në tri vëllime, botuesi amerikan, misionin për shpërndarjen e kësaj vepre, e filloi në University of Wisconsin pjesë e te cilit është edhe University of Wisconsin Whitewater. Me këtë rast, botuesi amerikan, Ramiz Tafilaj, u prit nga drejtori i bibliotekës universitsare, Paul D. Waelchi, i cili u falemenderua për faktin se biblioteka e tij, tashma, krahas “Kosovës” në tri vëllime, vepër kjo , si tha është ndër më të kërkuarat e dy viteve të fundit për historinë shqiptare, ka edhe veprën “Maqedonia”, e cila futet në konkurencë me shumë e shumë sosh nga autorë të njohur botërorë.
Se “Kosova” në anglisht dhe tash “Maqedonia” në universitet amerikane përcillen me interesim, këtë e dëshmoi edhe një bisedë televizive që më këtë rast u zhvillua në televizionin e unviersitetit Wisconsin, me ç’rast botuesi Tafilaj foli për zhvillimet historike ne Kosove si dhe përpjekjet që e vërteta e saj historike të gjejë pasqyrim objektiv shkencor në botë edhe nga autorët shqiptarë.
Profesori i komunikimit publik z. William Lowell foli per randësinë e librit “Maqedonia” duke e vlerësuar punën e historianit Jusuf Buxhovi si të rëndësishme, meqë, si tha, në këtë anë të Atlantikut ka pas mjaft paqartësi rreth historisë së popullit më të vjetër dhe kompakt te Ballkanit. Kjo ka bërë që tek historianët e rinjë të ndryshohet diskursi për shqiptarët i imponuar nga historianët serbë dhe sllavë, të cilët në përgjithësi mundohen që me mite ta shtrembërojn historinë, ku çështja e Maqedonisë është ndër më të keqpërdorurat në këtë drejtim ngaqë prej saj përjashtohen fare shqiptarët. Duke u ndërlidhur me këtë çështje, botuesi Tafilaj theskoi se libri nuk flet për Maqedoninë në kufit politik, por për rajonin Maqedoni ku duke u bazuar ne fakte historik, nga autori shihet pjesë e botës shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonë.

Promovimi në Gostivar i veprës së Jusuf Buxhovit “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” në Gostivar

0
MAQEDONIA – HISTORIKISHT PJESË E BOTËS PELLAZGE-ILIRE
Sikundër në pjesët tjera të Maqedonisë, vepra “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, u prit me interesim të madh edhe në Gostivar. Promovimi i librit u bë në kuadër të Panairit të Librit në këtë qytet, që tashmë ka krijuar një traditë të mirë kulturore. Në fjalën e rastit, Abdullah Mehmeti, librin e vlerësoi vepër ndër më të rëndësishmet e historiografisë shqiptare, që u jep përgjigje shkencore shumë problemeve që e kanë përcjellë çështjen e Maqedonisë nga antika deri te koha jonë nga pikëpamja e parjes së saj si pjesë e botës pellazge-ilire, por edhe e zbërthimit të historisë së saj politike nga shfaqja si shtet e deri te koha jonë, ku faktori shqiptar përpiqet që të realizojë të drejtën si popull shtetformues dhe i barabartë, në përputhje me të drejtën historike, etnike dhe politike që i takon, përpjekje kjo që edhe sot e gjithëditën vazhdon, por ka mbetur në gjysmë të rrugës nga mospërgjejgësia e klasës politike shqiptare që interesin kombëtar ta qet para atij personal. Me këtë rast, Mehmeti, theksoi edhe rëndësinë e madhe që ka përkthimi i këtij libri në anglisht, që këto ditë ka filluar të përhapet në universitetet amerikane. Sepse, vepra, për ndryshim nga kundrimet ideologjike të historiografisë institucionale në Shqipëri, që Maqedoninë e kanë përjashtuar fare nga trashëgimia e botës ilire, ku ajo e ka vendin, po ashtu, sqaron edhe rolin aktiv të Dardanëve, Maqedonëve dhe Pajonëve në ngritjen e mbretërive më të fuqishme të kohës, të cilat ndikuan drejtpërdrejt të gjitha zhvillimet shoqërore dhe politike në antikitet,pastaj në mesjetë, prej nga kanë burimin identiteti etnik, shpirtëror dhe ai kulturor mbi të cilin u ndërtua dhe qëndroi ngrehina e Bizantit, ku duhet kërkuar edhe themelet e shtetësisë arbërore-shqiptare. Nga ky aspekt, Dardania dhe Maqedonia paraqesin qendrën e botës ilire.
Autori, me këtë rast, tha se vepra “Maqedonia”, bashkë me “Dardaninë” dhe “Epirin” që do t’i pasojë këto, është pjesë e trinomit të mbretërive ilire në antikitet, të cilat duhet parë të ndërlidhura dhe assesi të shkëputura ose të margjinalizuara, siç është vepruar nga historiografia institucionale shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, me ç’rast u është ndihmuar pikëpamjeve hegjemoniste të historiografisë serbe dhe atyre greke, të cilat pikërisht mbi përvetësimin e tyre (si helenizëm, ose “qendër e shtetit mesjetar serb”), kanë ndërtuar politikat hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nga copëtimi dhe pushtimi i tyre e deri te programet për asimilim, shpërngulje dhe shfarosje madje. Në rrethanat e reja, këto politika, nga këto qendra, të transformuara, po përpiqen që, me falsifikime dhe shtrembërime, të pengojnë realitetin e dy shteteve të pavarura në Ballkan (Shqipërisë dhe Kosovës) si dhe arritjen e statusit të popullit shtetformues dhe të barabartë në Maqedoni. Duke tërhequr vërejtjen se realiteti i dy shteteve shqiptare në Ballkan paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit, që duhet shfrytëzuar që bota shqiptare të integrohet ekonomikisht, kulturalisht dhe politikisht pa u përjashtuar edhe opsioni i një unioni shtetëror gjithnjë në bashkëveprim ne perëndimorët, autori tha se mbi logjikën shtetërore, duhet të mbështetën edhe kërkesat e shqiptarëve për barazi kushtetuese në Maqedoni, në mënyrë që mozaiku politik shqiptar në Ballkan të kompozohet në përputhje me realitetet e reja shtetërore në kuadër të gjeostrategjisë dhe gjeopolitikës euro-atlantike dhe assesi me futjen në lojë të kartave nacionaliste, të gjoja korrigjimit të kufinjve mbi to e të tjera, që u përshtaten opsioneve serbomëdha dhe atyre të rikthimit të Rusisë në rajon. Mbi këtë përcaktim, duhet t’i jepet përgjigje edhe kontekstit të tanishëm politik midis Shkupit dhe Sofjes, meqë Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy popujve, ku shqiptarët duhet ta arrijnë barazinë kushtetuese, me ç’rast, edhe në këto konstalacione, ku shihen prapaskenat e margjinalizimit ose shfrytëzimit të faktorit shqiptar gjithnjë me tretmanin e pakicës, duhet hapur edhe çështja e ridefinimit të pozitës së tanishme të pabarabartë kushtetuese si dhe format e implementimit të saj në përputhje me rrethanat ku nuk duhet përjashtuar edhe federalizimin dhe opsionet e ndryshme që shtojnë kohezionin shtetëror.
Me këtë rast, pra duke theksuar se Maqedonia si shtet i pavarur është interes i shqiptarëve, që edhe më tutje duhet mbrojtur, por duke u kushtëzuar me barazi të plotë kushtetuese, kryetarit të Komunës së Gostivarit, dr Arben Taravarit,autoro ia dhuroi “Kosovën” në anglisht, “Maqedoninë” dhe “Dardaninë”.

Uran Kostreci ndërroi jetë, njëri prej qëndrestarëve më të njohur antikomunistë shqiptarë

0

Nga Frank Shkreli

Vdekja e Uran Kostrecit, njërit prej legjendave të qendresës antikomuniste në Shqipëri, u njoftua nga Shoqata Antikomuniste e ish të Përndjekurve. Ai ndërroi jetë të hënën, në moshën 83-vjeçare, pasi dy vitet e fundit të jetës së tij u përball me disa sfida serioze shëndetësore. Ai vdiq ashtu si jetoi gjithë jetën, luftëtar i patundur kundër regjimit komunist dhe një dëshmitar i rrallë i vuajtjeve të bashkatdhetarëve të vet gjatë komunizmit enverist, njërës prej periudhave më të errëta të historisë së Kombit shqiptar. Kush ishte Uran Kostreci: Sipas Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, themelues i të cilës ishte ai vetë, Uran Kostreci ka lindur më 1938, në Sarandë në një familje me tradita e kontribute të spikatura patriotike. Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, familja Kostreci banonte në qytetin e Korçës. Kur ishte ende fëmijë, komunistët i arrestuan dhe i dënuan të atin, si eksponent i Ballit Kombëtar. Me mundime arriti të mbarojë shkollën normale në Elbasan dhe për një kohë të shkurtër, punoi si arsimtar në rrethin e Vlorës, derisa u arrestua me 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi atë “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe me humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit e dënoi me 8 vjet burg, “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit” dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”. Uran Kostreci kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981.

Pusho në Paqe, Uran Kostreci!

Por pas burgut u dënua prapë me 5 vjet internim, (1983-1988) në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua edhe me 3 vjet burg të tjera, për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruante poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist. Uran Kostreci ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty, sepse e mësoi përmendësh. Ai ishte edhe themelues i Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë dhe anëtar i kryesisë kombëtare të kësaj organizate. Ishte gjithashtu kryeredaktori e botuesi i parë i gazetës “Liria”, gazetë e të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Pas shembjes së Murit të Berlinit, i ndjeri Uran Kostreci, u përfshi fort në lëvizjen demokratike në Shqipëri dhe u zgjodh dy herë kryetar i Partisë Demokratike, dega e Elbasanit. Ishte në krye të forumit për dënimin e gjenocidit komunist në Shqipëri dhe ai ka meritën që, akuzoi dhe mblodhi prova, që çuan në të vetmin proces gjyqësor për krimet e komunizmit në Shqipëri, ku u akuzuan dhe dënuan disa prej krerëve të lartë të diktaturës komuniste. Në një intervistë me “Zërin e Amerikës” vite më pare,  Uran Kostreci, i dënuari i diktaturës komuniste dhe i vuajturi për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit, ka thenë se nga pikëpamja morale dhe juridike, asnjë nen kushtetute, nuk mund të lejojë të jetë gjykatës një njeri, i cili ka dhënë dënime politike për mendime dhe për ide në kohën e komunizmit. Është ky një subjekt aktual edhe sot ndërsa bëhen përpjekje, me ndihmën e ndërkombëtarëve, për një regjim të ri drejtësie në Shqipëri me njerëz, që sipas analistëve, kanë dhënë dënime politike në ish-regjimin diktatorial komunist. Ashtu siç jam shprehur disa herë, edhe Uran Kostreci mendonte se është vështirë të besosh në “drejtësinë e re” me protagonistë të drejtësisë së vjetër të komunizmit. Fatkeqësisht, Shqipëria po bëhet një vend, siç ka thenë Sami Frashëri, ku, “Kalben njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohen kriminelët.” Pas kalimit në amshim, vitin që kaloi, të një tjetër disidenti anti-komunist shqiptar, Maks Velos, Frank Shkreli: Maks Velo shkoi në amshim | Gazeta ‘Telegraf’, ikja e nga kjo botë e Uran Kostrecit, është një humbje tjetër e madhe për të gjithë ne, por sidomos për viktimat e komunizmit dhe pasardhësit e tyre, pasi siç shprehej edhe vetë Kostreci, ai kishte ende shumë për të na dhënë e mjaft për të na thënë.  Sipas platformës “Edhe Muret kanë Veshë”, e cila dokumenton dhe ruan historitë personale të njerëzve të persekutuar gjatë regjimit të dhunshëm komunist, 1944-1992 në Shqipëri, të qëndronte i heshtur për të shkuarën e tij, për Uran Kostrecin, ishte e pamundur.

Unë kam patur nderin dhe privilegjin të takoj disa prej dëshmitarëve të gjallë të krimeve të regjimit komunist, kundërshtarëve dhe qendrestarëve të komunizmit dhe të regjimit të Enver Hoxhës, përfshirë, Uran Kostrecin. Uran Kostreci, (në foto, me kapelën e tij karakteristike) dhe të tjerë ish-të përndjekur të regjimit të mëparshëm, ishin të pranishëm në promovimin e tre vëllimeve të mia, “Demokracia Nuk Pret”, shtator, 2018, në Tiranë.

“Jeta e Uranit ishte shembull rezistence dhe mbijetese. Kur ishte i ri, i mbijetoi diktaturës në Shqipëri përmes forcës së mendjes dhe vendosmërisë, për të mos iu dorëzuar padrejtësive që e rrethonin. Strategjitë e tij të përshtatjes për ta mbajtur mendjen të shëndoshë, përfshinin mësimin përmendsh të një poezie 88 faqe të gjatë, përgjatë 20 viteve që kaloi në burgjet politike të Tiranës e Burrelit dhe kampet e internimit të Tiranës, Laçit, Elbasanit e Kurtajt. Kjo krenari dhe ky refuzim për të rënë në dorë të armikut, mund ta kenë shpëtuar nga pushkatimi”, thuhet në platformën “Muret kanë Veshë”. “Na shpëtoi, së pari Zoti, po dhe urrejtja e madhe që kishim për komunizmin”, thotë ai. Kishim një urrejtje të madhe përbrenda dhe ishim të vetdijshëm për të. E dinim në duart e kujt ishim. Përballimi për ne ishte më i lehtë, sepse kishim krenarinë tonë që nuk na lejonte t’i shfaqnim dobësitë përpara armikut. Mund të pyesni veten se si është e mundur, por ja që është”, është shprehur ai për platformën “Edhe muret kanë veshë”. “Këto ndjenja të forta na mbajtën gjallë”, ka shtuar qëndrestari i njohur antikomunist shqiptar. Gjatë këtij tranzicioni të pafund politik, kemi mësuar shumë histori vuajtjesh të kundërshtarëve të komunizmit në Shqipëri. Ndër mijëra bashkëvuajtës të tij nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, Uran Kostreci është dalluar ndër ta si shembull qëndrese dhe vullneti për të mbijetuar dhunën e diktaturës komuniste në Shqipëri, duke e kundërshtuar atë me “forcën e mendjes dhe me vendosmërinë për të mos iu dorëzuar padrejtësive që e rrethonin”, thuhet në parathënien e tregimit të tij në “Edhe muret kanë veshë”. Vullneti i tij edhe për të mbijetuar, me qëllim për të treguar,  ashtu siç ka shkruar edhe At Zef Pllumi, françeskani i madh që vuajti dhe jetoi për të treguar krimet dhe torturat mizore të komunizmit, si një detyrim moral e kombëtar ndaj të gjallëve sot dhe për brezat e ardhëshëm, por edhe si një obligim njerëzor ndaj atyre që nuk jetojnë më, dhjetra mijëra viktimave të komunizmit enverist, që nuk mbijetuan dot burgjet dhe kampet e internimit të gulagut të Enver Hoxhës.

Epopeja e karkalecave & Agonia e karkalecave është një libër, një pasuri shpirtërore që Uran Kostreci e ka krijuar gjatë kohëve të burgimit, e në të cilën, ironizon Enver Hoxhën dhe regjimin e tij.

Ai u qëndroi besnik atyre viktimave, por dhe vuajtjeve të veta, pa u korruptuar kurrrë, ka shkruar ditët e fundit shkrimtari i njohur shqiptar dhe ish i përndjekuri i regjimit komunist, Visar Zhiti, duke kujtuar mikun e tij, bashkvuajtës të burgjeve dhe kampeve çnjerëzore të Enver Hoxhës: “Më vjen të vë titullin “Kont” kur them emrin Uran Kostreci, jo vetëm pse kemi një Kont Urani në historinë e lavdishme të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, të atij burrit plot besë, që i qëndroi në krah Heroit Kombëtar dhe, edhe kur Sulltan Murati I a II a të dy ishin gati që t’i jepte mushka me florinj, që ta shiste Skënderbeun dhe ai s’u korruptua kurrë, por kështu dhe Urani im, i qëndroi besnik vuajtjes së tij, burgut, idealit, nuk u korruptua asnjëherë, i pa epur deri në ashpërsi, nga shkaku i drejtësisë, i dhembshur deri në lotë, nga shkaku i mirësisë, poet, madje i sonetit, tringëllimës në shqip, që e shkruajti pa ndërprerje, e buronte, me një begati rimash, duke e bërë armën e tij, si një shpatë argjendi marciale, plot gurë të çmuar, me atë godiste të keqen që i dilte përpara dhe nderonte si një kalorës virtytet dhe emrat e lartë, ata të nacionalizmit. Secilit më të shquarve u ka kushtuar nga një sonet, që ua ka dhënë si dekoratë.” 

Falënderojmë Zotin që Uran Kostreci mbijetoi burgjet dhe kampet e regjimit komunist në Shqipëri dhe njëkohësisht i jemi mirënjohës atij që për 30-vjet, ndau me ne, vuajtjet e veta dhe të tjerëve ashtu siç ka bërë At Zef Pllumi e të tjera viktima të komunizmit, duke na treguar se sa i fortë është njeriu, shpirtërisht dhe fizikisht, për të mbijetuar ato kushte djallëzore të jetës në burgjet dhe kampet e Enver Hoxhës.

Hakerët iranianë prezantohen si studiues britanikë

0

Një grup famëkeq hakerash të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë zhvilluar një fushatë të fshehtë ndaj profesorëve të universiteteve dhe ekspertëve të tjerë të vendosur në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të vjedhur informacionin e tyre sensitiv, sipas hulumtimit nga firma e sigurisë kibernetike Proofpoint.

Grupi, i njohur si TA453 dhe Charming Kitten, janë shtirur si studiues britanikë në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës (SOAS) të paktën që nga janari kur u janë afruar viktimave të tyre, tha kompania Proofpoint në një raport të ri të publikuar të martën.

Studiuesit e Proofpoint thanë se ata nuk mund të konfirmonin në mënyrë të pavarur se grupi i hakerëve është pjesë e IRGC-së, por ata vlerësojnë me “besim të lartë” se mbështet përpjekjet e saj të zbulimit. IRGC-ja u themelua pas revolucionit iranian si një forcë paralele me ushtrinë iraniane. Hakerët kanë vendosur më parë në objektiv studiues amerikanë dhe izraelitë të mjekësisë, Konferencën e Sigurisë së Mynihut dhe një fushatë presidenciale në Shtetet e Bashkuara, thotë kompania Proofpoint.

Forcat e Gardës Islamike Revolucionare të Iranit (IRGC)
Forcat e Gardës Islamike Revolucionare të Iranit (IRGC)

Objektivat e fushatës së fundit të piraterisë përfshinin ekspertë për çështjet e Lindjes së Mesme, profesorë të lartë në institucione të njohura akademike dhe gazetarë të specializuar në Lindjen e Mesme – të gjithë individë me informacione në lidhje me politikën e jashtme, njohuri për lëvizjet e disidentëve iranianë dhe një botëkuptim të bisedimeve bërthamore amerikane, thanë studiuesit e Proofpoint. Shumica e viktimave ishin goditur më parë nga i njëjti grup hakerash, thanë ata.

“Interesi i vazhdueshëm i TA453 në këto objektiva tregon një angazhim të vazhdueshëm iranian për të përdorur operacione kibernetike për të mbledhur informacione në mbështetje të përparësive të zbulimit të IRGC-së”, shkruajti Sherrod DeGrippo, drejtori i lartë për kërkimin dhe zbulimin e kërcënimeve në Proofpoint, në një email për Zërin e Amerikës. “Sulmi i TA453 mund të demonstrojë një dëshirë për të kuptuar diskutimet dhe pozicionet jozyrtare të politikave që mund të zhvillohen jashtë qeverisë, por që megjithatë ndikojnë tek vendimmarrësit”.

Kompania nuk bëri të ditur emrat e të sulmuarve, por tha se ka bashkëpunuar me autoritetet për të njoftuar viktimat.

Në një fushatë piraterie të këtij lloji, e njohur si korrje kredencialesh, kriminelët kibernetikë së pari lidhen me viktimat përmes postës elektronike përpara se t’u dërgojnë atyre bashkëlidhur një material malinj, ose një adresë për një faqe të kompromentuar në internet, e krijuar për të vjedhur fjalëkalimet.