Kreu Blog Faqe 1631

Kush je ti Panajot Barka ?

0

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Të përdorësh faqen zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës për të propaganduar hapur se “Shqipëria e jugut nuk ka ekzistuar”, këtë më mirë se Panajot Barka nuk ka kush ta bëj. Prej disa ditës, Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, e akredituar pranë Universitetit të Gjirokastrës ka hedhur një material filmik me ideator Panajot Barkën, ku sipas tij “Zona e Epirit, pra Gjirokastra dhe jugu ka qenë Greqi dhe Shqipëria nuk ka ekzistuar”.

Kjo paturpësi tejkalon përmasat e një skandali, pasi pedagogu Panajot Barka, i rikthyer në detyrë fal investimit personal të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, rreth një vit më parë, ka përdorur faqen zyrtare të institucionit më të rëndësishëm të arsimit në jug të vendit, për të përcjellë një mesazhe antishqiptare. Rreth pesë vite më parë, Panajot Barka u shkarkua nga detyra si falsifikator i dy dokumenteve zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës, por ende pa folur drejtësia, Edi Rama dhe ministria e Arsimit, Englantina Nikolla, detyruan rektorin e këtij universitetit të rikthej në detyrë këtë palaço cirku.

Më poshtë po publikojmë linkun direkt nga faqja zyrtare e Universitetit të Gjirokastrës. http://www.tmimaellargyr.com/al/page47.html

Cili na është ky farë Panajot Barka ?

Nga mbiemri është shqiptar , nga feja ortodoks nga ndjenjat kombëtare është grek. Dhe shpesh e kemi në programet televizive; pse aq shpesh  ? e dinë ata që e promovojnë .

Panajot  Barka  është Shefi i Departamentit Gjuhë-Letërsi në Universitetin  e  Gjirokastrës. Cv -ja e Panajotit është plot favore të cilat i ka rritur ne Shqipëri , për kunder asaj që është shqiptar , e mbanë veten për pakicë greke , pakicë të cilën e do për shumicë . Nejse , kjo është çështje personale në demokracinë  e një shteti  si Shqipëria.  Në bazë të saj se çka shkruan dhe ligjëron publikisht ,është antishqiptar, Ta kishte Greqia një arvanitas që të fliste për Shqipërinë sikur Pnajoti për Greqinë ,ata ( grekët ) ta gjuanin në det ( ndoshte edhe ne detin e Mesdheut , që ta shqyejnë peshkaqenët )

Lexuesit e njohin këtë shkrim provokues të Barkës: “Debati i dukshëm rreth kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi, është kërpudha e sajuar që tenton të fsheh vatrën e nxehtë të një problemi fondamental në raportet historike midis fesë së krishtere ortodokse dhe asaj katolike. Si i tillë tejkalon Himarën, Epirin, Greqinë apo Shqipërinë. Duke u përpjekur për lexuar skenarin e debatit kupton se ai synon të fshehë rinisjen e një misioni të dështuar 135 vjeçar, (1628¬1763) të ngritur nga kongregata e Propagandës Fide për të mbjellë katolicizmin në zonët e Himarës, (dhe të Pargës) qoftë edhe në formën e Unias (Baziliane). (Në një raport të misionarit Silvestro Sladhi drejtuar Vatikanit me 1760 midis të tjerash theksohet se “midis Himariotëve nuk ekziston asnjë katolik. Të gjithë janë armiq të Papës dhe përndjekës të pamëshirshëm të tij…”)

Tërheq vëmendjen fakti që një rinisje të misionit me qëllime të vjetra e të reja, zë fill pas 350 vjetëve. “ (P, B.)

Panajoti qahet me lotët e provokimit :” Nga ana tjetër skenari nuk është i momentit. At Foti Fico nga Bregdeti, brenda mëkateve të tij kishte tërhequr vëmendjen Kryepeshkopit Anastas për tolerimet që ishte detyruar të bënte ndaj strukturave katolike, protestante, ungjillore e të tjerë në territorin e Mitropolisë së Gjirokastrës. Fshati i Shën Ilisë përballë Butrintit me banorë katolikë e myslimanë nga Veriu i vendit (nga ku më parë ishte rrëzuar me dhunë një kryq ortodoks), u ngrit nga këto strukturat katolike fill pas ngjarjeve të 1997 dhe përbën ndoshta treguesin e parë praktik të realitetit të pritshëm. Nuk duhet harruar se censusi i 2011 i nxori katolikët gati sa dyfish të ortodokseve dhe strukturat ortodokse e kaluan thuaj në heshtje këtë abuzim historik. “(Panajot Barka: E vërteta e kishës së Dhërmiut dhe abuzimi me eshtrat e Katalanos (Publikuar në 11:01, 30/08/2015 nga Syri.net )

Pastaj , eh mor Panajot,  i lumi  ti që nuk je arbëresh në Greqi ! “Panajot Barka është Shefi i Departamentit Gjuhë-Letërsi në Univesitetin e Gjirokastrës.

Në Tetor të vitit 2015 zoti Barka theu ligjet shtetërore duke përdorur logon e Universitetit edhe kanalin shtetrore RTSH Dega Gjirokastër për të realizuar një dokumentarë me orientim propagandistik. Pritëm kaq kohë që shteti të funksionojë e të marri masat e duhura për shkeljen e normave të Universitetit Shtetërore edhe normave të RTSH-se…por në vendin tonë nuk funksionon asgjë brenda normave edhe rregullave.

Nga ana shkencore është e vështirë të gjesh kryet,trupin dhe këmbët në dokumentarin e zotit Barka. Një histori që fillon me ‘Jo-ne’ kundër Musolinit dhe vazhdon me Aleksandrin,Pirron e Despotatin e Epirit për tu kthyer tek Lufta Italo-Greke dhe për të përfunduar me politikën aktuale me varret e ushtarëve të rënë”. Akademizmi i shefit të departamentit të një Universiteti Shtetërorë lë shumë për të dëshiruar….( Altin Kocaqi ).

Minoritari vazhdon: “ Shqipja do të fillonte të bëhej gjuhë e fesë disa dhjetëvjeçarë më pas dhe 130-150 vjet më vonë do të bëhej gjuhë e liturgjisë kishtare ortodokse. Përderisa bartësit e shqipes së atëhershme, për karrierë ushtarake dhe privilegje ekonomike dhe politike shndërroheshin në myslimanë, si do të gjykoheshin nga martiri i ortodoksisë që armën e vetme të kauzës së vet kishte gjuhën greke?! Në këtë këndvështrim, pretendimi i sotëm midis kalemxhinjsh që ngjyejnë akoma penën në oturakun e propagandës komuniste, se çdo gjë greke nëpër shekuj ishte antishqiptare, është absurd.

Po kush ua  mësoi ortodoksizmin grekëve?

po , cili ishte themeluesi i Konstantinopojës, aty ku  më vonë ngriti kokë ortodoksizmi  ?

Dardanët ,pra !

“Nga ky këndvështrim, përsëri është absurd fakti që fshatra të tilla si Lugari apo Frashtani, që nxorën patriarkë në Kostandinopojë, apo vojvodë në Moldovllahi, shumë shekuj para se shqiptarët të quheshin shqiptarë, që gjuha e tyre ishte greke dhe vepra e tyre e lidhur me Greqinë, të konsiderohen sot e kësaj dite si fshatra shqiptare- na thotë  Panajot Barka . “

Po , ti  i nderuari profesor që si duket i “mbyt “studentët me ideologji grekomadhe , je i  njëjtë si këta që na “ mbyten “ me turkomani . Një pyetje: Je në veti ? të lejon etika e profesorit në sabotimin e të vërtetës shqiptare ? Marre ! Turp ! Barka apo Varka se grekëve të rinj iu mungon b-ja , e di ti këtë : Më 25 Nëntor 2005, UNESCO e shpalli Iso Polifoninë Popullore Shqiptare si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, e cila mbrohet nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara. “

Si guxon  he burrë të jesh aq i ultë dhe:

” Panajot Barka akuzoi shqiptarët se janë hajdutë të polifonisë greke duke e pagëzuar si Iso polifoni shqiptare. Barka kërkoi që Greqia të hedhë në gjyq në Gjykatat Ndërkombëtare për këtë vjedhje Shqipërinë, si dhe heqjen nga UNESCO të Iso Polifonisë Popullore Shqiptare. Gjuha e përdorur nga profesori i Universitetit të Gjirokastrës Panajot Barka ishte nxitje e urrejtjes mes dy popujve. “(A.Ll.) dhe vazhdon :” Por vjen një ditë që disa ekstremistë grekë të nxitur nga Panajot Barka dhe të përkrahur nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe fetare të Greqisë, si Mitropoliti i Konicës, Andreas që kërkojnë heqjen e kësaj Iso Polifonie Shqiptare, madje e quajnë Iso Polifoni Greke.

Greqia dhe grekët pasi i kanë vjedhur ndër shekuj shqiptarëve bijtë e saj, traditat, kulturën dhe trojet, deri djathin e bardhë, tashmë duan t’i vjedhin edhe shpirtin e zërit.

Shqipërinë e morri  greku! Çajupi nuk e dinte që nuk ishte turku vetëm.

Fahri Xharra, Gjakovë

Për të interesuarit , se çka i mundësoi Shqipëria këtij shqiptari , lexoni:

(Kryerja e shkollës 8-vjeçare 1987 Kryerja e shkollës së mesme “A. Zeneli” Gjirokastër 1981 Kryerja e studimeve të larta për Gjuhë Letërsi Shqipe 2001 Njehsimi i diplomës – Univeristeti i Gjirokastrës KUALIFIKIM PASUNIVERSITAR 2004 MASTER Shkencor (MND) Mikroteza, “Letërsia në Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri”. TITUJ DHE GRADA 2009 Doktoratuara: “Letërsia dhe kultura në Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri,- qasje teoriko-letrare në poezinë e P. Çukës, N. Kacalidhës,& A. Zarballas”,

Departamenti i Letërsisë Shqipe, Universiteti i Tiranës. 2010 Titulli: Docent. FUSHAT E INTERESIT SHKENCOR Letërsia, Folklori, Antropologjia sociale. LENDËT ME KURRIKULA PERSONALE Folklor, Letërsia dhe Kultura në Minoritetin Etnik Grek, Teori Letërsie, Qasje krahasuese midis letërsisë greke e shqiptare. PËRVOJË PUNE 1981 – 1984 Arsimtar 1984 – 1990 Gazetar për emisionin në gjuhën greke pranë Radio –Gjirokastrës. 1991-1992 Deputet i OMONIAS në Parlamentin e parë pluralist të Shqipërisë. 1993 Lektor në departamentin e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “E. Çabej”-Gjirokastër. 1993 Korrespodent për Shqipërinë i Radio Skay-t –Athinë. 1994 Korrespodent për Shqipërinë i Agjensisë ANA – Athinë. 1998 Korrespodent për Shqipërinë i Radios Publike Greeke – Athinë. 2008-2010.

Përgjegjës i Departamentit të gjuhës Letërsisë & Qytetërimit Grek, Universiteti i Gjirokastrës. Përkthyes tekstesh mësimore, letrare, shkencore, publicist.

Zbulimi i varrit masiv në Përmet, përgjegjësia e institucioneve shqiptare dhe e ndërkombëtarëve

0

Frank Shkreli

Mediat shqiptare njoftuan dje, zbulimin e një varri masiv të viktimave të komunizmit në Përmet. Zbulimi u bë aksidentalisht nga një firmë ndërtimi. Për një shumicë të mediave shqiptare, zbulimi i këtij varri masiv, u trajtua si diçka e re, si një “lajm”, sikur nuk e dinin deri tani se anë e mbanë Shqipërisë, ka varre masive nga periudha e komunizmit, të zbuluara dhe të pazbuluara. Varre të tilla masive viktimash të pafajshme të komunizmit ka gjithandej, të nderuar. Buzë Dajtit, nën pallatet e larta në Tiranë dhe në qytete të tjera. Në brigjet e liqenjve dhe lumenjve. Shkoni kërkoni brigjeve të Lumit Buna dhe Drinit në Veri të vendit, si dhe përgjatë kufirit, mund të shkelni mbi to. Do “zbuloni” mjaft eshtra, megjithëse eshtrat e shumë viktimave të komunizmit, lumi Buna dhe Drini i kanë përcjellë në Adriatik, përfshirë edhe eshtrat e At Gjergj Fishtës dhe të shumë anëtarëve të elitës antikomuniste, jo vetëm në Veri, por anembanë Shqipërisë.

Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë, është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur, as në nivel kombëtar, as ndërkombëtar.  Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar midis të gjitha këtyre palëve, për të heshtur për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri. E kam thënë shpeshherë, kjo heshtje është e turpshme, sidomos për Perëndimorët në Tiranë, të cilët,  ndryshe nga kjo klasë politike shqiptare e tre dekadave të kaluara, për çështje të tilla duhej të udhëhiqeshin nga vlera të tjera morale dhe drejtësie. Nuk mund të vendoset një drejtësi e re në atë vend, pa u marrë me krimet e vjetra të komunizmit në Shqipëri dhe, nuk mund të heshtë drejtësia e re, ndaj përgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë së tyre, nga organet e sotme të drejtësisë shqiptare. Të gjithë Perëndimorët deklarohen shpesh se mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Vërtetë!? Si mund të konsiderohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE kur, si asnjë vend tjetër në Evropë, Shqipëria ka refuzuar për tre dekada tani për t’u përballur, seriozisht, me krimet e komunizmit?

“Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar midis të gjitha këtyre palëve, për të heshtur për krimet e komunizmit dhe, për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri”

“Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë, është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur”

Thua nuk e di Ministria e Brendshme se ku gjenden varreza të tilla masive anembanë Shqipërisë? Pyetja që çdo shqiptar/e duhej të bëjë, pse nuk bëhet asgjë për të identifikuar varreza të tilla masive dhe për t’i mbrojtur si vende të shenjta?

https://shqiptarja.com/lajm/zbulohet-nje-varr-me-5-trupa-ne-permet-shoqata-e-ishte-perndjekurve-mund-te-jene-viktima-te-vrare-nga-komunizmi-asnje-reagim-nga-institucionet

Opozita Lopgjallike!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Shpërndajeni, mundësisht!
Tiketat që u ngjiten makinave të regjistruara për t’i dalluar ato nga makinat e paregjistruara përveç që e rrisin sigurinë në trafik, e kursejnë edhe qytetarin nga tridhjetë euro shtesë për regjistrim, që në këtë rast janë 25 euro.
Këto tiketa në fakt i largojnë makinat e paregjistruara nga rruga dhe e rrisin sigurinë e qytetarëve në trafik.
E edhe më saktësisht ua shpëtojnë atyre jetën.
Përveç kësaj e kursejnë edhe buxhetin (xhepin) e qytetarëve, sepse i lirojnë ata nga tridhjetë euro regjistrim.
Këto tiketa përdoren në të gjitha shtetet normale të Evropës prej vitesh.
Edhe qobanet e mençur të Evropës Perëndimore përdorin tiketa të tilla për t’i shënjuar dhe dalluar lopët pjellore prej mshtjerrave shterpe, apo lopët normale prej lopëve të çmendura.
Vetëm opozita jonë e çmendur sillet si lopët e çmendura dhe në këtë mënyrë e përgjeron ashiqare popullin për t’ia dhënë asaj kartonin e kuq dhe për ta dërguar atë definitivisht në plehun e historisë.
Kur Lumir Arpaxhiku thotë se ka qenë kundër kësaj tikete sa ka qenë Minister i Infrastruktures, ai më ketë në mënyrë të drejtpërdrejtë e pranon dhe dëshmon se është jo vetëm për rrezikimin e jetës së qytetarëve në trafik, por edhe për plaçkën e xhepit të tyre për 25 Euro më shumë.
Në fakt ai më këtë dëshmon se është jo vetëm lopë e gjallë, por edhe tinëzare.
Ndërkaq lopët tinëzare të Ldk-së janë shumë më të rrezikshme sesa lopët e çmendura të Pdk-së.
E pyes Lumir Arpaxhikun që shitet kaq djalë i mirë, i dashur, i drejtë, i guximshëm dhe human :
Pse o bir nuk e hoqe homologimin sa ishe Ministër i Infrastruktures ?
Nuk e hoqe, sepse i ke dardhat nën mullar sa dy fara të mollës.
E çka të them për jaranin më të ngushtë të Pal Lekës mafioz, që e ngrit zërin deri në kupë të qiellit kundër zvogëlimit të rrezikut trupor dhe kostos monetare për qytetarët?
Nuk kam tekst për ta përshkruar sjelljen e tij!
Janë të papërshkrueshme, hipokrizia (pafytyrësia), frustracioni, cinizmi dhe idiotizmi i kësaj opozite, e cila as me mikroskop s’po mund t’i gjejë gabime pushtetit aktual.
Kjo opozitë thjesht s’po e kupton që populli i Kosovës s’ka ngecur në vitet 2008-2014, por ka arritur në vitin 2021 me një vetëdije politike për të cilën ia kanë lakmi të gjithë popujt fqinjë.
Kjo opozitë duke e shndërruar Dardan Molliqajn në zëdhënës (defatore dhe tupanxhi) të saj, në fakt do të përfundojë si Partia e tij.
Kaq e thjesht është kjo punë.
Madje edhe tezaku im Shpend Ahmeti e ka kuptuar këtë punë, prandaj ia ka kthyer shpinën Dardan Molliqajt.
Bravo tezak, pavarësisht që më ke bllokuar në Facebook.
Në Gjermani për çdo vit futen disa fjalë të reja në fjalorin e gjuhës gjermane, ndërkaq në Kosovë kurrë asnjë.
Fjalët e mia lopgjallizmi dhe vetëfekondimi duhet të futen definitivisht në fjalorin e gjuhes shqipe se bashku me fjalën Opozita Lopgjallike.
Sepse e përshkruajnë saktësisht gjendjen mendore të opozitës sonë të mjerë.
Megjithatë jam kundër reagimit brutal të policisë, sepse është i panevojshëm, i padobishëm dhe fundi i fundit qëllimkeq.
Sepse ia qet këmbën pesë metra para cakut pushtetit aktual, njësoj si dikur Dardan Molliqaj Vetëvendosjes.
Për mua kjo sjellje e policisë është si e porositur nga Dardan Molliqaj, sepse ia mundëson atij spektaklin e dëshiruar, e madje edhe të ëndërruar.
Në fakt është një luftë speciale e opozitës kundër pushtetit aktual.
Sepse përmbanë kurthe, respektivisht sabotime tinëzarë dhe djallëzore.
Prej Ministrit të Punëve të Brendshme pres më shumë maturi, mençuri dhe vigjilencë sesa kaq.
Prej vitesh e kam kritikuar politikën metodike dhe kadrovike të Vetëvendosjes, gjë që po dëshmohet herë pas herë në praktikë, në momentet më të panevojshme, respektivisht më të paduhura.
Kushdo që i ka lexuar diagnozat dhe parashikimet e mia me kujdes, e ka kuptuar që më kalimin e kohës janë shndërruar në profeci.
Nëse Vetëvendosje nuk e përmirëson politikën metodike dhe kadrovike, druaj që do të bëjë gjatë rrugës gabime aq naive dhe të panevojshme, saqë do ta degradojë qëllimin e saj të mirë, të drejtë, fisnik dhe atdhetar.
Sepse i jep kësaj opozite të shndërruar në tufë lopësh të çmendura dhe tinëzare, argumente të panevojshme për kundërsulm dhe këndjellje.
Qofsha gabim.

Kur monumentet ndriçojnë historinë — ato i japin shpirt qytetit

Monumentet dhe statujat janë si qirinjtë: Ato ndriçojnë gjithandej hapësirën kur janë të vendosura aty ku e kanë vendin, ndërkaq nëse ato vendosen diku në skaje të ndonjë sheshi a këndi pa vlerë, perspektiva mbetet nën hije.

Prishtinë, 16 korrik — Studiuesja angleze e letërsisë Aleida Assmann në një studim të saj i ishte referuar një metafore të filozofit anglez Francis Bacon: “Kushdo që mban qirinjtë në qoshe, errëson pjesën tjetër të dhomës.”
Monumentet dhe statujat janë si qirinjtë: Ato ndriçojnë gjithandej hapësirën kur janë të vendosura aty ku e kanë vendin, ndërkaq nëse ato vendosen diku në skaje të ndonjë sheshi a këndi pa vlerë, perspektiva mbetet nën hije. Kjo metaforë merr kuptim edhe më të plotë, kur kihet parasysh vendosja e shtatoreve në sheshet e Prishitnës pa farë kriteri estetik e historik.

Në sheshin qendror të Prishtinës, fare afër njëra tjetrës, pranë Kuvendit është vendosur monumenti madhështor i Gjergj Kastriotit dhe, vetëm pak metra tutje, shtatorja e Ibrahim Rugovës.

Në cepin tjetër të sheshit, është shtatorja e Zahir Pajazitit dhe pak më tutje, në lulishten para Rektoratit të Universitetit, ajo e Hasan Prishtinës.
Por, në Prishitnë mungon edhe sot e kësaj dite shtatorja e Pjetër Bogdanit dhe ajo e Adem Jasharit, siç mungojnë edhe monumentet e personaliteteve kulmore të Dardanisë antike dhe të kohës së parapushtimit osman — epokës së Arbërit.

Metafora që zura në gojë më lartë, përmbushë kërkesën utilitare, sepse merr parasysh karakterin aktiv të kujtesës: kur qiri është i vendosur në vendin e duhur, ai kryen misionin e tij — ndriçon hapësirën, kështu një pjesë e historisë është ndriçuar qëllimisht, ndërkaq kur ai vendoset në një kënd të pa venerueshëm (siç është bërë psh me shtatoren e Hasan Prishtinës) ose kur ato mungojnë fare, siç është me rastin e shtatoreve të Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit, një pjesë tjetër e historisë duket se është lënë në errësirë.

Por, a mund të qëndrojë shtatorja e Pjetër Bogdanit aty ku kishte varrin, e prej ku osmnët ia nxorrën eshtrat dhe ua hodhën qenëve, nëse tutje është xhamia që është ngritur pikërisht mbi varrin e tij, dhe edhe sot e kësaj dite mban emrin e Sulltan Mehmetit, njërit prej gjakatarëve më të urryer të shqiptarëve, të cilit i përafrohet me urrejtje ndaj shqiptarëve, vetëm Slobodan Milosheviqi?!

Në Charlottesville [SHBA] një mosmarrëveshje rreth dy statujave përfundoi fundjavën e kaluar. Katër vjet pas një marshimi të qindra ekstremistëve të krahut të djathtë, gjatë të cilit u vra një kundër-demonstrues, statujat e gjeneralëve Robert E. Lee dhe Thomas Jackson u hoqën nga piedestalet e tyre.

Të dy gjeneralët kishin drejtuar trupa ushtarësh në luftën civile në shtetet e jugut, të cilat kundërshtuan heqjen e skllavërisë, por edhe ishin angazhuar kundër çfardo zgjerimi të të drejtave për zezakët. Angazhimi i tyre, pas vdekjes, qe nderuar përmes ngritjes së statujave. Në anën tjetër njerëzit që vuajtën dhe luftuan kundër skllavërisë nuk u pyetën fare se me ktë akt a fyhej nderi dhe kujtimi i tyre për parardhësit e tyre — gjithë ato viktima të asaj lufte civile.

Në vitin 2017, Këshilli i Qytetit Charlottesville votoi për heqjen e statujave të gjeneralëve. Vitet e mosmarrëveshjeve ligjore dhe marshimeve nga grupime qytetarësh me bindje të djathta nuk pushuan përgjatë gjithë kohës sa zgjati procesi gjyqësor. Tani statujat janë zhdukur. Ky akt u krye me ndihmën e vinçave të mëdhenj dhe i shoqëruar me brohoritjet e shumë qytetarëve, që më shumë se mitin mbi gjeneralët, duan lirinë dhe kujtimin për paraardhësit e tyre.

Gjatë po të njejtës periudhë, derisa gjeneralët e Charlottesville po hiqeshin zyrtarisht, qytetarët në Kanada përmbysën statujat e paautorizuara të Mbretëreshës Britanike Victoria dhe Mbretëreshës Elizabeth II në fillim të këtij muaji. Kjo ngjarje ndodhi pasi u zbuluan varret masive të fëmijëve indigjenë (autoktonë).
Ky reagim i qytetarisë aktive, nuk kishte si të mos gjente mbështetje edhe nga zyrtarët kanadez. Madje ai u përshëndet nga bota progresive edhe këtj Atlantikut, në kontinentin e vjetër.

* * *

Më 9 korrik grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, inicuan nënshkrimin e peticionit për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Adem Jashari, në Prishtinë.
Në njoftimin e Plisave që e kanë publikuar në llogarinë e tyre në Facebook, ata janë shprehur se “Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjve të idealit të tij”. Tek lexoja këtë njoftim në një prej portaleve tona, në kujtesë më erdhi shkrimi im i publikuar më 20.03.2014, derisa isha asamblist në Kuvendin e Prishtinës, me titullin sinjifikativ: “Është koha që Prishtina t’i ketë Adem Jasharin dhe Pjetër Bogdanin në bronz”. Madje pata sugjeruar që shtatoret e të dy këtyre kolosve tanë, t’i kemi në hapësirën përballë Kuvendit.
Kur e pata publikuar shkrimin, ditë më pas, u informova se Kuvendi i Komunës së Prishtinës paska pas aprovuar më heret sheshin, ku do të duhej vendosur shtatorja. Më pas pinjollët e të ashtuquajturës elitë kulturore autonomiste, etërit e të cilëve dikur me krenari identifikoheshin si patriot jugosllav, pra këta bijtë biologjik e ideologjik të të cilëve sot identifikohen si kosovacentrist, shprehen hapur për ruajtjen e „identitetit“ të sheshit „Vllaznim-bashkimi“. Ata e cilësojnë atë si trashëgimi identitare të Prishtinës, meqë aty është një monument që i përgjigjej frymës dhe propagandës së kohës së komunizmit ala jugosllav.

Nuk e marrë me mend se „Plisat“ nuk e kanë edhe informacionin tjetër se, Kuvendi ka aprovuar vitin që shkoi vendin ku pritet të vendoset shtatorja e Adem Jasharit, diku para Kuvendit të Republikës, në një cep që mund të formojë një trekëndësh të vogël me monumentin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe shtatoren e Ibrahim Rugovës.
Duket se sërish kemi të bëjmë me metaforën e filozofit anglez Francis Bacon që zura në gojë në fillim të këtij teksti.

Kauza për çlirimin e Kosovës nuk ishte produkt i një klike politike, siç pretendohet të promovohet nga qarqe të ndryshme politike edhe sot e kësaj dite. Përkundrazi, për një periudhë prej pothuajse një shekulli shqiptarët në këtë pjesë të Shqipërisë së pushtuar nga Serbia, nuk kishin arritur dot të krijonin një elitë legale dhe legjitime që do t’i dirigjonte proceset. Këtë mision historik e mori kripto-elita. Ajo që veproi nga pozitat e ilegales së thellë. Kjo kripto-elitë, sipas Arbër Xhaferit, krijohej nga atomet e vetëdijësuara kombëtare që kanë një intencë të brendshme, që instiktivisht i vë në veprim në vijë të artikulimit të interesit kombëtar. Adem Jashari nuk e nisi luftën fillimisht për shkak të një projekti sekret kombëtar, por për shkak të një instikti që Platoni në veprën e tij “Shteti” e quan timos, pra një instikt që vë në veprim individin për të arritur trajtesën e barabartë.

Atbotë besoja shumë se Kuvendi i Komunës kishte mundësi reale, të mirrte vendimin e duhur për shndërrimin e hapësirës përballë Kuvendit të Republikës në një park, në ku do të duhej të ngriheshin madhështore shtatoret e Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit: ajo e Pjetr Bogdanit aty ku kishte varrin, ndërkaq ajo e Adem Jasharit në cepin tjeëtr të parkut.

Propozimi im për shndërrimin e kësaj hapësire në park, lidhej dhe me një fakt tjetër. Varri i njërit prej korifejve të mendimit filozofik dhe autorit të “Çetës së Profetëve”, që nga studjuesit me të drejtë është cilësuar si bazament i fuqishëm i kulturës oksidentale të shqiptarëve, Pjetër Bogdanit, ka qenë aty, ku sot ndodhet xhamia.

Jo për kategorin qytetarëve tanë që tashmë, fatkeqësisht, duhet t’i shohim si qenie të tjetërsuara, por për masën e gjerë të që kanë ruajtur ADN-në shqiptare, po sjell vetëm një konstatim përmbledhës mbi vlerësimet që i janë bërë nga shkenca e albanologjisë Pjetër Bogdanit.
Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet “Çeta e profetëve”, Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare.

Me këtë trajtim meritor për këta dy personalitete tona që i bëjnë nderë civilizimit modern, Prishtina do të përfitonte një park në zemrën e saj, por edhe do t’i kishte aty, të skalitur në bronz, dy figura nga më të jashtëzakonshmet të historisë së kësaj pjese të Shqipërisë.

Kryeqendra e Republikës ka nevojë për shtatoret e Pjetër Bogdanit dhe të Adem Jasharit, siç ka nevojë trupi e shpirti të seliten me ujë e dritë.

16 Korrik 2021, Komunikatë e dytë për media – IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)

16 Korrik 2021

KOMUNIKATË E DYTË PËR MEDIA

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit:

Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).

Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët.

​Rekomandime:

Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.
Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.
Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm​.
Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.
Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e duarve dhe higjiena personale.
Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes, konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.

Kosova Kuvend në kohë lufte, para 23 viteve

0

Gazeta Bujku – 17 Korrik 1998-fq 1 – foto Behlul Jashari

Gazeta DIELLI dhe DRINI nga Behlul Jashari, korrespondenti në Kosovë

PRISHTINË, 16 Korrik 2021/ Kosova, para 23 viteve, në kohë lufte, mbajti zgjedhje në 22 Mars dhe në 16 Korrik 1998 konstituoi Kuvendin që nuk kishte arritur ta konstituonte pas zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992 të Republikës atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, që megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt në shtëpinë e shkrimtarëve, që u shndërrua në seli të Presidencës e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, në sallën që ishte e vogël për ngjarjen e madhe, ku ishte gritur flamuri kombëtar shqiptar dhe u intonua Himni i Flamurit. Deputetët, të zgjedhurit e popullit që kishin ardhë edhe nga zonat e luftimeve, zgjodhën me aklamacion akademik Idriz Ajetin për kryetar të Kuvendit dhe tre nënkryetarë, ndërsa u betuan se, “do të angazhohen me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare të qytetarëve të saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Zgjedhjet ishin edhe presidenciale dhe i zgjedhuri për herë të dytë, Presidenti Ibrahim Rugova, dha poashtu betimin: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia. Betohem!”. Në seancën e nisur në orën 12:30, ku u bënë nderimet më të larta për të rënët për lirinë e pavarësinë e Kosovës, u miratua propozimi që Kuvendi të nxjerrë një Deklaratë për gjendjen në vend, e cila theksonte se, Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës. “Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhej fillimisht në Deklaratë. Theksohej se, “i dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës”, po nxirrte Deklaratën. Seanca konstituive e Kuvendit zhvillohej nën shtetrrethimin ushtarako-policor që Beogradi kishte vendosur në Kosovë e që u dyfishua edhe me rrethimin nga forcat serbe me armatime e makineri luftarake që mbërritën te ndërtesa, madje edhe hynë brenda dhe konfiskuan dosje e dokumete.

Isha një nga gazetarët e paktë brenda seancës dhe raportoja drejtpërdrejtë me telefon për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – ATSH dhe Radio Televizionin Shqiptar – RTSH derisa me një kasetofon special të vogël e të fshehur, që ma kishte dërguar vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, bëja gjithë audioincizimin  e zhvillimeve, ku dëgjohej edhe uturima e blindave-tankeve. Pjesë e zhvillimeve, derisa vazhdonte ndërhyrja e forcave serbe, ishte edhe ardhja e shpejtë brenda selisë, ku ishin Presidenti Rugova dhe deputetët, e diplomatëve amerikanë – e Nikollas Hill, sekretar i parë në Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, që ndodhej atë ditë në kryeqytetin kosovar dha nga Zyra Amerikane në Prishtinë, që ishte hapur nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 5 Qershor 1996  dhe shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta. Gazeta e rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, në botimin e 17 Korrikut 1998 mbititull e kryetitull balline kishte: Dje në Prishtinë U konstituua Parlamenti i Republikës së Kosovës. Në ballinë të gazetës ishte edhe titulli “Lufta përfshiu edhe Prizrenin”, ndërsa në mbititull të raportimit që e kisha bërë edhe për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë theksohej edhe se kishte “Luftime të ashpra në brezin kufitar, në Dukagjin, në Drenicë dhe në rrethinat e Mitrovicës”. Poashtu në ballinë gazeta botonte edhe një raportim nga Strasburgu, me datë 16 Korrik 1998, me mbititull “Parlamenti Evropian aprovoi një Rezolutë për zgjidhjen e problemit të Kosovës” e me titull “Kërkohet mënjëherë ndalja e spastrimit etnik të Kosovës”. Në prag të zgjedhjeve kosovare parlamentare e presidenciale të para 23 viteve, Kongresi Amerikan kishte miratuar një rezolutë, në të cilën, krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohej që zgjedhjet në Kosovë të mos pengoheshin. “Ne kemi një shprehje në anglisht: ‘zgjedhje në hije’. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”, deklaronte ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Strob Talbot. Pas zgjedhjeve, në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Rugova pas takimit. Ndërsa, Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s. Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 Nëntor 2009,  në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Klinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë. Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”. Kosova para 31 vitesh, në 2 Korrik 1990, miratoi në Kuvend Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e saj. Më pas, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990.  Në fundshtatorin 1991 Kosova mbajti Referendumi për pavarësi, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote. Kosova është e lirë 22 vite,  nga 12 Qershori 1999, kur nisën të hyjnë forcat shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësia e Kosovës, e shpallur para 13 viteve, në 17 Shkurt 2008, është njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së. Nga vendet fqinje pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur ende vetëm Serbia, ndërkohë që drejt njohjes  zhvillohet dialogu mes dy shteteve, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Nga 21-23 korrik Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

0

        

Prishtinë, më 16. 07. 2021

Republika e Kosovës

Republika Kosovo –Republic of Kosovo

Kuvendi – Skupština – Assembly

Njoftim për media

Nga 21-23 korrik 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Gjatë tri ditëve, nga 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

Zyra e Presidentes së Kosovës, institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor

0

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTES
REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT
REPUBLIKA KOSOVO – KANCELARIJA PREDSEDNICE

DEPARTAMENTI I INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME PUBLIKUN
DEPARTMENT OF INFORMATION AND PUBLIC COMMUNICATION
ODELJENJE ZA INFORMISANJE I KOMUNIKACIJU SA JAVNOŠĆU

www.president-ksgov.net

Raporti rajonal i BIRN-it e nxjerr Zyrën e Presidentes Osmani, institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor

Rrjeti Ballkanik i gazetarisë Hulumtuese- BIRN, ka publikuar një raport rajonal vlerësues të transparencës qeveritare dhe llogaridhënies në Ballkanin Perëndimor, në të cilin Zyra e Presidentes Vjosa Osmani gjatë kohës sa ajo ishte ushtruese detyre është cilësuar institucioni  më transparent në rajon në vitin 2020.
Vlerësimi ka përfshirë institucione nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Sipas Raportit të BIRN, të dhënat e Zyrës së Presidentit të mëparshëm ishin krejtësisht e kundërta; kërkesat për të drejtë informimi nuk merrnin asnjë përgjigje ose refuzoheshin pavarësisht detyrimit ligjor.

“Që nga 5 nëntori 2020, kur Vjosa Osmani u emërua Presidente në detyrë e Kosovës, të gjitha kërkesat për të drejtë informimi nga gazetarët e BIRN (si fatura shpenzimesh, të dhëna financiare, ose procesverbale takimesh) janë zbuluar plotësisht, dhe në një kohë rekord, madje edhe para përfundimit të afatit ligjor”, thuhet në Raportin e BIRN-it.

Për periudhën 6 nëntor 2020 e deri ne fund te vitit 2020, Zyra e Presidentes ka pranuar 9 kërkesa për qasje ne dokumente publike. Këto kërkesa janë bërë një nga një person fizik, një  nga një anëtarë i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore te Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, si dhe shtatë nga mediat.

Në një diskutim të organizuar nga BIRN, Artan Murati, zëvendësshef i stafit të Presidentes, ka thënë se kjo transparencë e Zyrës është më shumë se vlerësim, përgjegjësi.
Sipas tij, Zyra e Presidentes, është dhe do të jetë e hapur ndaj çdo kërkese të shtruar, duke ofruar informacionet e kërkuara.

“Kemi hapur Zyrën përballë mediave, duke lehtësuar punën e tyre dhe duke dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë tonë për transparencë të plotë. Një hapje e tillë përballë kërkesave nga më të ndryshme jemi plotësisht të bindur se ka ndikuar edhe në besimin e qytetarëve në institucionin e Presidencës”, ka potencuar Murati.  Më tej, ai ka thënë se ekziston vullneti i plotë i Presidentes të vendit, zonjës Vjosa Osmani që Zyra e Presidentes të jetë e hapur plotësisht si në vendimet që merr, po ashtu edhe në shpenzimin e parasë publike.
“Ky çmim sot, është një inkurajim për ne që të vazhdojmë me po këtë gatishmëri, që të jemi të hapur përballë secilës kërkesë, përballë secilit qytetarë në raport me secilin vendim apo shpenzim që bëhet në kuadër të Zyrës së Presidentes. Do të synojmë që të kemi qasje proaktive në këtë drejtim, duke shikuar mundësinë që dokumentet jo-sensitive të publikohen nga vetë Zyra”, ka theksuar në debat, Murati.

*****
Kontakti:
zprk@president-ksgov.net, tel: 038/211-862; 038/211-961

SH.B.A. prokurorët: Agjentët e inteligjencës iraniane komplotuan rrëmbimin e gazetarit disident

0
Të martën në mëngjes, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale e Nju Jorkut ka ngritur padi ndaj katër shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin e pretenduar për të rrëmbyer një “gazetar, autor dhe aktivist të të drejtave të njeriut nga Bruklini, në Nju Jork, që synonte mobilizimin e opinionit publik në Iran dhe në të gjithë botën për të sjellë ndryshime në ligjet dhe praktikat e regjimit iranian”.

Por në njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë nuk përmendej emri i personit.

Alinejad, e cila jeton në Nju Jork konfirmoi më vonë në llogaritë e saj në rrjetet sociale se bëhej fjalë për të.

Agjencitë e lajmeve amerikane thanë se misioni i Iranit në OKB në Nju Jork nuk i është përgjigjur ende kërkesave për komente në lidhje me komplotin e dyshuar.

Departamenti i Drejtësisë tha se katër persona që dyshohet të jenë agjentë të zbulimit iranian, Alireza Shavaroghi Farahani, Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori, planifikonin ta rrëmbenin dhe ta dërgonin me forcë viktimën e tyre në Iran.

Ai tha se grupi kishte shqyrtuar metodat e transportimit nga Shtetet e Bashkuara, mes tyre përdorimin e një evakuimi të stilit ushtarak nga qyteti i Nju Jorkut dhe transportimin e saj në rrugë detare në Venezuelë, qeveria e së cilës është një aleate e Iranit.
Në këtë aspekt, rezistenca iraniane NCRI dënoi fuqishëm komplotin e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal kundër Znj. Masih Alinejad dhe katër iranianëve të tjerë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar, komplot.