Kreu Blog Faqe 1634

Corriere d’Italia (1913) / Intervista me Isa Boletinin : “Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndienin italianët nëse Roma do të dorëzohej!”

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Korrik 2021

 “La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n°2, intervistën e Isa Boletinit me gazetën “Corriere d’Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shpresat dhe shqetësimet e Isa Boletinit

Romë, 3 prill.

 “Corriere d’Italia” i kërkoi Isa Boletinit, liderit të njohur shqiptar i cili është aktualisht në Romë, përshtypjen e tij për Shkodrën dhe Janinën në rast se ato u atribuoheshin (jepeshin) përfundimisht aleatëve.

 Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, u përgjigj Boletini, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndienin italianët nëse Roma do të dorëzohej! Nëse do të kisha mjaft njerëz dhe armë, nuk do të ngurroja asnjë moment të vrapoja mbi Bunë, për të rrëmbyer me armë qytetin nga pushtuesit. Më dhemb zemra kur mendoj për qytetin e Shkupit, Manastirit, Kosovës, të dhëna serbëve, sepse ne i kemi ruajtur të gjitha këto territore dhe qytete duke derdhur shumë gjak, duke i mbrojtur nga veprat penale të xhonturqve.

Thuhet se i gjithë vilajeti i Kosovës u është dorëzuar serbo-malazezëve, por ju e dini që unë refuzoj ta besoj këtë zë! Unë gjithmonë kam pasur një besim të madh në drejtësinë e Evropës së civilizuar dhe nuk mund të mendoj se Evropa ka lejuar një luftë për pohimin e parimit të kombësisë, dhe më pas duhet të pranoj një epilog që vjen për të asgjësuar kombësinë tonë, që përmes shumë ngjarjeve kemi mundur ta pohojmë dhe mirëmbajmë. Pastaj është çështja e fesë : katolikët dhe myslimanët janë të bashkuar për të luftuar për të njëjtin parim. Organizimi i Shqipërisë së sotme na privon nga e drejta jonë e shenjtë dhe na largon nga përfitimi i paqes. Për këtë do të kishim preferuar zgjedhën turke, e cila, në mos asgjë tjetër, na ka lejuar të vazhdojmë me një farë lirie.

 — Për çfarë qëllimi keni ardhur edhe ju në Itali?

 Megjithëse e di që personi im nuk ka një rëndësi të domosdoshme në shkallë politike, megjithatë unë kam ardhur këtu dhe do të shkoj në kryeqytetet evropiane së bashku me Ismail Qemal Beun për t’i dëshmuar Evropës protestën time më të lartë për vendimin e saj, dhe për të dhënë një shembull konkret të së keqes që është bërë, duke lënë edhe një milion e gjysmë shqiptarë në duar të huaja.

Shqiptarët nuk janë të sllavizuar, as nuk janë të sllavizueshëm. Kam ardhur të bërtas në Evropë se asnjë shqiptar nuk do të njohë ndarjen e Shqipërisë në paqe. Unë erdha të deklaroj se, nëse kjo ndarje është përfundimtare, unë dhe vëllezërit e mi do të marrim armët për të mbrojtur integritetin e vendit tonë dhe do të jetë një luftë e ashpër, e paepur, në të cilën të gjitha armët do të jenë të mira. E drejta e pushtimit është një titull i së vërtetës së dyshimtë. Unë vetë, i cili për pesë vjet isha zot i vilajetit të Kosovës dhe gjatë kryengritjes së fundit bëra një hyrje triumfale në Shkup dhe shkaktova dorëzimin e xhonturqve, unë mund të deklarohesha princ i atij vilajeti. Ne do të duhet të shohim se si do të zgjidhen gjërat dhe pastaj të marrim një vendim…

*Nga Aurenc Bebja, Francë (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/corriere-d-italia-1913-intervista-me-isa-boletinin-nese-shkodra-dhe-janina-do-t-u-jepeshin-aleateve-une-do-te-ndieja-te-njejten-dhimbje-qe-do-te-ndienin-italianet-nese-roma-do-te-dorezohej

Kombet i ka formuar Perëndia

0

Nga Tim Shkupi, Shkup

Kurani e thotë të kundërtën në lidhje me kombin se çfarë ju thonë hoxhallarët, qyl popat e fesë pagane të Bagdadit. Mbi 90 përqind e tyre nuk besojnë se kombin shqiptar e ka zgjedhur Perëndia në dramën, lojën e tij në Tokë.

Me të hy një hoxhë në shtëpi në emër të fesë së Bagdadit, është njejtë si me pi alkool, 40 ditë nuk afrohen melaqet në atë shtëpi.

Lufta kundër klerikëve, qoftë kundër qylave të fesë së Bagdadit, që e lidhin koken me zavoj, qoftë kundër popave me vello të zezë apo qoftë kundër priftërinjëve me kapuç të kuq të papulit të Vatikanit, është lufta më e vështirë se çdo luftë tjetër.

Të gjithë profetët e Zotit që përmenden në Bibël dhe Kuran e kanë pasur mision me i xhveshur lakuriq klerikët të cilët janë pararojë e politikave të regjimeve të korruptuara dhe me ua kthyer dinjitetin dhe lirin njerëzve.

Në këtë video do të thellohemi pak më tepër rreth fjalës قَوْمِ “Komb” nga perspektiva e Kuranit, që një herë e mirë ta qartësojmë para shqiptarëve se Kurani e thotë të kundërtën që e thonë sektet e identitetit politik të myslimanizmit në mjediset shqiptare.

Sa kam informacione, këtë nuk e ka bërë askush deri më sot. Është fakt se sekti Hanefi e ka përdorur si instrument idenë politike të Kombit Shqiptar përballë vehabinjëve për kusuritje dhe privilegje, por shumica e tyre mbeten haxhiqamila, asgjë më shumë. Tjetra, mos harroni se hanefinjët e pilafit janë më të këqinj se sa vehabinjët, nuk u skuqet fytyra dhe nuk u bëhet vonë për asgjë, siç kam thënë me një video dokumentar “Kopjet, janë thesari kryesor i hoxhallarëve rrenca”

Kemi ajetin 159 dhe 160 të sures El-Earaf:
وَمِن قَوْمِ مُوسَىٰ أُمَّةٌ يَهْدُونَ بِالْحَقِّ وَبِهِ يَعْدِلُونَ
Dhe prej kombit të Musaut ishte një bashkësi që udhëzonin me të Vërtetën dhe i përmbaheshin asaj me Drejtësi.

Fjala أُمَّةٌ /Umet si emër اسم në njëjës (i gjinisë femërore) e ka shumësin e saj أُمَم /Umeme dhe përdoret edhe sot te arabishtfolësit në konotacion për kombet. Organizata e Kombeve të Bashkuar në arabisht quhet الأمم المتحدة /El-umemel mutehide, apo jam gabim?

Në fjalorët e arabishtes kjo أُمّة / Umet shpjegohet kështu:

جَمَاعَةٌ مِنَ النَّاسِ تَجْمَعُهُمْ رَوَابِطُ تَارِيخِيَّةٌ مُشْتَرَكَةٌ ، قَدْ يَكُونُ فِيهَا مَا هُوَ لُغَوِيٌّ أوْ دِينِيٌّ أوِ اقْتِصَادِيٌّ

Një grup i njerëzve me lidhje historike të përbashkëta, që këto lidhje mund të jenë gjuhësore, fetare apo ekonomike…

Është e natyrshme dhe shumë e logjikshme se nga një أُمّة / Umet Bashkësi ndërtohet një Komb/Shtet. Që të më kuptoni më mirë nga Kombi Shqiptar sot kemi një Bashkësi/Komb/Shtet të ri në Ballkan, që quhet Kosovë dhe pranimi i Kosovës në OKB do të thotë pranim i një realiteti të ri në raportet rajonale, kontinentale dhe globale.

Vetëm po ua sjelli këto informacione se Perëndia nuk ka harxhuar fjalë koti në Kuran. Asgjë nuk është e rastësishme në Kuran. Nuk ka gjë شَىْء /shejun në botën e krijimit që mund të quhet e rastësishme. Lëre unë të jap përkufizime, interpretime të mia kur çdo gjë e ka sqaruar vetë Perëndia.

وَقَطَّعْنَاهُمُ اثْنَتَيْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا
Dhe ne i ndamë ata në 12 fise bashkësi

Fjala أَسْبَاطًا / Esbaten në shumës ka kuptimin “Fise”:

السَّبَطُ : شجرةٌ لها أَغصانٌ كثيرةٌ ، وأَصلُها واحدٌ

Një pemë me shumë degë, origjina e së cilës është një”. Si fjalë me kalimin e germës S në Sh e kemi edhe në hebraisht שבט (Sh-B-T), që i referohet gjithashtu Fisit.

Në shumës fjala أُمَمًا .Umemen / Kombet ka tre germa në rrënjë të saj: امم (Elif-Mim-Mim), ndërsa në orgjinë është أُمَّة/ Umet, njësoj siç është në njëjës. Në hebraisht אמ / um dhe arabisht أُمّ / Um me dy germa Elif-Mim, i thuhet nënës.

Gjithashtu e kemi edhe në Shqip ëm/ë,-a emër i gjinisë femërore; në gjininë femërore; numri shumës; -a(t) nënë: e ëma nëna e tij a e saj.

Tani germën “M” te video dokumentari “Fjala Profet, Profeci” ua kam shpjeguar se simbolizon ujin ماء (maun) në arabisht dhe מים (Mah-yeem) në hebraisht.

وَجَعَلْنَا مِنَ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ ﴿30 الأنبياء﴾

Dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë.

Fjala أُمّ / Um e ka kuptimin الوالدة / nënë, nga fakti se rrënja e fjalës është امم (Elif-Mim-Mim), njësoj si për أُمَّة / Umet. Dhe kjo është kështu, që ta kuptoni se sa e rëndësishme është pozita e nënës, gruas në ndërtimin e Familjes, Bashkësisë, Kombit dhe Shtetit në konceptin e Perëndisë, Zotit të qiejve dhe Tokës.

Le të ndalemi pak te sintaksa e ajetit 160 e sures El-Earaf:

وَقَطَّعْنَاهُمُ اثْنَتَيْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا
Dhe ne i ndamë ata në 12 fise bashkësi
Fjalia e parë e ajetit 160 fillon me germë وَ / V që është واوالإستئناف / Vavul Istinafije, që ndryshe quhet واوالإبتداء / Vavul Ibtidaije, i fillimit, apelimit dhe përsëritjes. Gjithnjë vjen në fillim të një fjalie tjetër kur përfundon një gjë e caktuar në fjalinë para saj. Për shembull:

إنتهى العمِلُ اليومَ
و ابوك يَجِب انْ تزوره
Puna ka mbaruar sot
dhe babai juaj duhet ta vizitojë atë

Pas germës وَ / V vjen folja në kohën e kaluar me përemër vetor në shumës قَطَّعْنَاهُمُ / katanahum (i ndamë ata, njerëzit e kombit të Musaut) në 12 اثْنَتَيْ عَشْرَةَ / ithnetej ashrete, që në gramatikë është në gjininë femërore) dhe أَسْبَاطًا أُمَمًا / isbaten umemen fise bashkësi është المفعول المطلق / Elmefaul Mutlak / emër i efektit absolut, i pozicionuar مَنْصُوب / Mensub tregues për llojin مبين للنوع / Mubejjin lil-Neva për ta konfirmuar foljen në kohën e kaluar قَطَّعْنَاهُم / katanahum në fillim të ajetit 160 të sures El-Earaf.

Siç e shihni as këtu nuk përjashtohen gratë, por bëhet fjalë për ndarjen e kombit të Musaut në 12 fise bashkësi. Vetëm ndonjë injorant mund ta imagjinon fisin dhe bashkësinë pa gra. Kur bëhet fjalë për krerët e fiseve, Perëndia në ajetin 12 të sures El-Maide e përdorë një tjetër fjalë. Lexojmë ajetin:

وَلَقَدْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا
Në të vërtetë Allahu pat marr zotimin e bijve të Izraelit dhe nga mesi i tyre Ne caktuam 12 prijës (krerë)

Pra, për prijësit (krerët) e bijve të Izraelit e kemi fjalën نَقِيبًا / nekiben prej rrënjës نقب (Nun-Kaf-Be) me origjinë نَقِيب / nekib: prijës, garantues, që nënkuptohet si besnik i kombit. Njejtë edhe këtu نَقِيبًا / nekiben është المفعول المطلق / El Mefaul Mutlak / emër i efektit absolut, i pozicionuar مَنْصُوب / mensub tregues për llojin مبين للنوع / Mubejjin lil-Neva për ta konfirmuar foljen në kohën e kaluar بَعَثْنَا / beathna Ne caktuam në fjalinë e dytë të ajetit 12 të sures El-Maide.

Perendia për të caktuarit e Tij po e përdorë fjalën نَقِيبًا / nekiben. Dhe jo fjalën قَوْمِ “Komb”, siç e përkufizon me hamendje xhahil i sektit shafi, që mbi këtë hamendje mua më quan “injorant” vetëm pse puth qimen e bishtit të lopes deri në Indi, ndërsa doktori i fesë me kollare nga Maqedonia ia shkrep LIKE në FB.

E gjithë kjo maskaradë, për të devijuar kuptimin e fjalëve të Perendise, vjen si rezultat se xhahili i sektit shafi dhe doktori i sektit hanefi, maturidi, kombin shqiptar e shohin si krijesë artificiale të shekullit 19. Të këtij mendim, fatkeqësisht, janë shumica e teologëve, klerikëve të myslimanizmit, që i kemi kudo në mjediset shqiptare dhe mbijetojnë falë shkathtësisë skolastike dhe infrastrukturës së tyre organizative të trashëguar nga periudha osmane. Ata refuzojnë ta kuptojnë KOMBIN si proces të natyrshëm historik në vullnetin dhe caktimin e Perëndisë. Për shkak se mendjet e tyre sektare janë programuar në oazën e shkretë utopike të ideve anakronike për rikthimin e kalifatit të baba Dovletit, kështu që për ta nuk ekziston Nënë Dovleti / الأمة الألبانية

Kurani na tregon saktësisht se termi قَوْمِ “Komb” ka ekzistuar shumë më heret në kuptimin e tij gjuhësor, gjeografik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik. Kur Musau me kombin/popullin e tij u larguan nga Egjipti, përveç bijve të Izraelit pati edhe të tjerë. Do të ishte marrëzi ta mendonte dikush kombin/popullin e Musaut vetëm me bijtë e Izraelit. Prandaj emri قَوْمِ (komb/popull, quaje si ta quajsh) në frazën e ajetit vjen para emrit / umet أُمَّةٌ (bashkësi) وَمِن قَوْمِ مُوسَىٰ أُمَّةٌ Dhe prej kombit të Musaut ishte një umet/bashkësi… Pra, kjo bashkësi qëndroi sëbashku me të tjerët në shkretëtirë për 40 vjetë, deri sa Joshua e pushtoi Jericho në tokën e premtuar të Kenanit, që ndryshe njihet si beteja e parë e bijve të Izraelit për ta ndërtuar shtetin e Izraelit. Përveç gjurmëve arkeologjike, që sot janë lokalizuar, ashtu siç përshkruhet në librin e Joshuas, kemi edhe ajetin 21 të sures El-Maide në Kuran se si ju thoshte Musau:

يَا قَوْمِ ادْخُلُوا الْأَرْضَ الْمُقَدَّسَةَ الَّتِي كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَرْتَدُّوا عَلَىٰ أَدْبَارِكُمْ فَتَنقَلِبُوا خَاسِرِينَ
O populli im! Hyni në Tokën e pastër (shenjtë) që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!”

Tani në ajet përmendet Toka, apo jo? Nuk mund të kuptohet Kombi pa një zonë gjeografike, territor ose vend i përbashkët për një grup të madh njerëzish të bashkuara nga elemente të përbashkëta.

Pa sjellur argumente tjera, mjafton ky ajet se termi “Komb” përmendet me të gjitha karakteristikat e tij edhe në shekullin e 15 para Krishtit dhe jo në shekullin e 19 pas Krishtit, siç gërhasin dembelët e identitetit politik të myslimanizmit në televizione dhe rrjetet sociale nga Hamburgi e deri në Indi.

Siç e shihni edhe vetë, fjala قَوْمِ /Kavm ka kuptim të përgjithshëm dhe në asnjë variant nuk i përjashton gratë në ndërtimin e shtetit.

Ndërsa shumësi i قَوْمِ / Kavm në gramatikë të arabishtes është أقْوام / Ekvam që në këtë formë askund nuk përmendet në Kuran. Kjo أقْوام / Akvam për komb/popull nuk përdoret as sot shumë ndër arabishtfolësit, siç përdoret fjala أَعْراب nga rrënja عرب dhe origjina أَعْراب për arabët, e cila përmendet 10 herë në Kuran.

Tani ne mund vetëm të pyesim se cila gjuhë sot e motivon fjalën قَوْمِ / Kavm me dy bashkëtingllore K dhe M, përderisa në Kuran na informon Perëndia se në fillim njerëzimi, bijtë e Ademit ishin një bashkësi

كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً

Tjetra, nëse agjentët e qendrave të identitetit politik “Musliman”, kushdoqofshin ata, që në këto tre dekada të pluralizmit politik na kanë treguar broçkulla se kombi shqiptar ka lindur në shekullin e 19, duhet ta kuptojnë se janë në luftë me Perendinë, Zotin e qiejve dhe tokës, në rend të parë dhe, në rend të dytë, janë në luftë me Nacionalizmin Shqiptar. Ndërsa ligjeratat e këtyre agjentëve, qoftë në xhamia, tribuna, rrjete sociale janë manifeste politike të qendrave të Lindjes së Mesme dhe nuk janë Kuran, e aq më pak janë Islam i Perëndisë.

Më lartë tregova se fjala أَسْبَاطًا / Esbaten me kalimin e germës S në Sh e kemi edhe në hebraisht שבט (Sh-B-T), që i referohet gjithashtu Fisit dhe bëhet fjalë për 12 bijtë e Jakubit.

Megjithatë, nuk duhet të harrojmë, se Jakubin dhe bijtë e tij si beduinë nga shkretëtira në Egjipt i solli ëndrra e Jusufit, pasi shejtani pat futur ngatrresë mes Jusufit dhe vëllezërve të tij.

Një sure në renditje me numrin 12 në Kuran e ka emrin Jusuf, ku Perëndia në detaje na sjell ngjarjen e Jusufit me vëllezërit e tij dhe veprimtarinë e tij në Egjipt. Dua të ju informoj se germat e alfabetit që sot ne i përdorim i kemi që nga koha e Jusufit, i cili vetëm ai, siç thotë egjiptologjisti dhe arkeologu David Rohl, ka mund heroiglifet t’i kthej në germa të sodit për ta krijuar alfabetin e parë për bijtë e Izraelit. Informacionet e David Rohl mbështeten në gjurmët arkeologjike te mbishkrimet me germa të hebraishtes të gjetura mbi gurë në minierat e lashta faraonike të Sinait, që datojnë kah fundi i dinastisë 12-të të Egjiptit (18 shekuj para Krishtit).

Nga këto dëshmi të gjetura arkeologjike, s’ka dyshim se bijtë e Izraelit tani kishin edhe alfabetin e tyre dhe i plotësonin të gjitha kushtet për ta nisë projektin e tyre për Komb/Shtet me ndihmën e Perëndisë!

Profeti i dytë pas Jusufit te bijtë e Izraelit është Musau, i cili u zgjodh nga vetë Perëndia disa shekuj pas tij pasiqe bijtë e Izraleit, bashkësia e tyre në Egjipt, kishte rënë në robëri dhe keqtrajtoheshin nga Faraoni, duke ua therur bijtë izraelitëve dhe duke i kursyer gratë e tyre:
يُذَبِّحُ أَبْنَاءَهُمْ وَيَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ

Nuk ka asnjë paqartësi në Kuran se Perëndia e zgjodhi Musaun për t’i çliruar bijtë e Izraelit nga robëria e regjimit të Faraonit dhe për ta ndërtuar shtetin e parë të bijve të Izraelit në tokën e Kenanit, që ishte premtim për Ibrahimin dhe bijtë e Is’hakut. Prandaj Kombi/Nacionalizmi ka qenë mision i Musaut me urdhër të Perëndisë:

إِنِّي أَنَا رَبُّكَ فَاخْلَعْ نَعْلَيْكَ ۖ إِنَّكَ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى

Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Hiçi nallanet, se ti me të vërtetë je në luginën e pastër (shenjtë) të Tuvasë.

وَأَنَا اخْتَرْتُكَ فَاسْتَمِعْ لِمَا يُوحَىٰ

Unë të kam zgjedhur ty dhe dëgjo atë që po të shpallet! 12

اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ

Shko te Faraoini! Ai, me të vërtetë, e ka ngritur kokën (është bërë arrogant)

Tani unë i solla këto argumente, shenja nga Kurani, por edhe prova arkeologjike në lidhje me Komb/Shtet si proces historik në vullnetin dhe caktimi e Perëndisë. Por a mjaftojnë këto argumente dhe prova për klerikët e ideoligjizuar në manifestet poltitike të sektarizmit: Suni, Shia dhe Sufi, është e logjikshme se nuk mjaftojnë! Sa kanë mjaftuar argumentet dhe provat për Faraonin e hazreti Musaut, aq do të mjaftojnë për klerikët e ideologjizuar me sektarizëm në mjediset shqiptare. Njejtë edhe këtyre si Faraonit në çastet e fundit do t’u kujtohet dhe do të thonë se “Kombin Shqiptar” e formoi Perëndia dhe do të thonë “besojmë Perëndinë, zotin e shqiptarëve dhe ne Atij i nështrohemi me Paqe!”

Vetëm xhahili (që është jomirënjohës për jetën) nuk i pranon këto ajete dhe konceptin e Kuranit. Perëndia nuk e pëlqen imponimin, arrogancën, sjelljet e ndonjë tirani mbi një komb tjetër, lëre të pranojë identitetin politik të sektarëve të religjioneve të korruptuar në mjediset shqiptare! Lëre ta rikthej lugatin e tyre Baba Dovletin!

Edhe sot nacionalizmi, njejte siç është në Kuran, mendon se secili komb duhet të qeverisë vetë, pa ndërhyrje nga jashtë (vetëvendosje), që një komb është një bazë natyrore dhe ideale për një politikë, dhe se kombi është burimi i vetëm i ligjshëm i pushtetit politik (sovraniteti popullor).

Unë disa herë kam deklaruar publikisht se nuk i takoj asnjë sekti, gjithnjë ju kam thënë se si njeri jam shqiptar, qoftë si fis, qoftë si komb. Çdo natë pendohem e lutem që Perëndia të më jap udhëzimin në zemrën time si një besimtar. Si i tillë, në çështje besimi, kur e kam Kuranin në zemër, nuk më duhen referenca njerëzore, kushdoqofshin, as nuk fshihem prapa njerëzve të vdekur. Por kur dikush tallet, përqesh shqiptarin në emër të sektit të tij, s’ka dyshim se si njeri bëhet me cilësi të ajetit 11 të sures El-Huxhurat, i bën zullum vetëm NFS-së së tij, askujt tjetër.

  • Musa Lamallari

Teki Dervishi- I përndjekur edhe në Parajsë

0

Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra 

Me sa dhimbsuri flasim për kohërat që nuk linin të shprehnin atë që donim , atë që të gjithë e mirëprisnim dhe qoft mëshehtas apo haptass e lexonim, atë që ngriste rrënqethje trupi dhe besa edhe injorim nga “ shoqëria “ e kohës. 
Por Kalosh Çeliku në një shkrim të tij shkruan : Teki Dervishi, i përndjekur edhe në parajsë. Po si ore , që në kohën e sotit të ndiqet edhe në parajsë . E shifni që nuk e kemi seriozisht kur flasim . Më qëllim e mora për analizim figurën e një të përndjekuri edhe sa ishte ,por edhe në amshim.” Teki Dervishi, njëri ndër shkrimtarët disident më të përndjekur në sistemin komunist, i cili gjithë jetën për së gjalli nuk do t’i përvidhet as burgut më famëkeq të Goli Otokut, edhe pas ikjes fizike nga mesi ynë në një mënyrë të përçuditshme (në “heshtje”), nuk do do t’i shpëtojë as përndjekjes të Policisë secrete letrare edhe në Parajsë.”
Por ne vazhdojmë të vajtojmë me të drejt. Por në cilët veshë po shkon kjo gjëmë e jona ?
Vargani it ë përndjekurve është i gjatë dhe me peripeci të shumta, të dhimbshme “Edhe në Kosovë nuk është hiç me mirë. Herë për shkak të autorit e herë për shkak të ideve të “zbiriluara” të veprës, anomalitë e tilla manifestoheshin me dekada…. Nuk duhej t’i botohej Teki Dervishit, sepse “helmonte rininë me shkrimet e tij”, siç qe shprehur një funksionar partiak i viteve. Kështu e pësuan veprat për bindjen e autorit, si romani “Njerëzit” i Hivzi Sulejmanit, që njëherë ishte edhe pushtetar, duke e botuar me vonesa disa vitesh apo duke mbetur dorëshkrim edhe sot pjesa e dytë e romanit po me këtë emër. . Apo vonesa e madhe në botim e romanit “Jeta e një maturanti” e Xhemil Dodës, edhe pse i vëllai i ishte vrarë për ditët më të mira të këtij populli. Ishin të shumtë madje krijuesit e rinj të kohës, të cilëve u merrej e drejta e publikimit. Sistemet totalitare kishin mënyrën e njëjtë të veprimit dhe të sundimit, kudo që ishin, ngase kishin burimin e njëjtë ideologjik dhe frymëzues. Për ta mbajtur postin pa të drejt, ata përdorin mjeshtëritë perfide, siç ishte kontrolli mbi gjithçka, e në veçanti mbi artet e letërsinë, e cila u shërbente për programin, qoftë të ideologjisë komuniste të personaliteteve pushtetore. Ata për t’i pasur nën zap, përdornin frikën, dhunën deri edhe asgjësimin.( Sinan Gashi, Hakërrimi ideologjik mbi letërsinë kombëtare ) Fatkeqësia kombëtare ishte e madhe ( në atë që po e shajmë i madh e i vogël ) , por sot sa i vlerësojmë po ata krijues të temave të mëdha kombëtare dhe që e kishin mbajtur gjallë kombëtarizimin brenda e jashtë atdheut politik të shqiptarëve. ? Sot ku jemi ?
Deshta që me disa fjalë t`i jap vend në mënyrën time , në kujtesën e të “vjetërve” por edhe të “rinjve”, figurës shumë markante të letërsisë shqiptare në Kosovë, figura që pëndiqet edhe në amshim Teki Dervishit nga Gjakova .Fatkeqësia kombëtare ishte e madhe ( në atë që po e shajmë i madh e i vogël ) , por sot sa i vlerësojmë po ata ata krijues të temave të mëdha kombëtare dhe që e kishin mbajtur gjallë kombëtarizimin brenda e jashtë atdheut politik të shqiptarëve. ?
I madh ishte Teki Dervishi se duke i ditur “miqtë” e tij në jetë, punë, varrime dhe rivarrime para kamerave televizive, do ta lë me testament (amanet), që varrimi i tij të bëhet në mesin e ngushtë familjar, pa “miq” e pa ceremoni mortore.” Populli thotë: Uji fle, por hasmi nuk fle. Edhe përndjekësit e Teki Dërvishit në kohën e sotshme nuk i merr gjumi. Natë e ditë shohin ëndrra të tmerrshme. Frikë kanë se, Shkrimtari do t’u ngritet nga varri dhe do t’u kërkojë përgjegjësi morale e politike për gjithë ato përndjekje të papara deri më sot për së gjalli. Që nga ditët e vuajtjes së dënimit si i ri me burg të rëndë në Goli Otok e deri te punësimi i tij në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup (K.Ç)
Ishte koha kur një ditë do të provokohet nga “policë – redaktorët” cenzurëkuq në redaksi, që të dalë me shkrime edhe kundër Ismail Kadaresë. Shkrimtari nuk do të bie në këtë provokokim politik, prandaj edhe policët “letrar” të redaksisë do ta përzënë nga puna, hedhin në rrugë Shkrimtarin si “irredentist, separatist e nacionalist i rrezikshëm për Shtetin”.
Shikoni ne dijmë të bëhemi edhe artista si “miqtë” e tij të penës, të cilët sot e përkujtojnë kokë më kokë pa fije turpi e morali me vajtime e përkujtime patetike, që dikur dolën me shkrime edhe kundër shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare në vazhdime do t’i derdhin lotët e rrejshëm rrëke nëpër faqe. Njeri i gjallë nuk do të gjendet t’i qetësojë pak, rroki për krahu t’ua fshi lotët e rrejshëm me faculetë. Boll mo , mos rreni!

(Shtëpia e sëmurë (1978), Zbutësi i njerëzve me sy prej zumryti (1979) Thashë (1981), Herezia e Dërvish Mallutës (1981), Bregu i pikëllimit (1985), Pranvera e librave (1990), Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit (1990), Palimpsest për Dush Kusarin (1993), Kufiri me atdhe (1996), Nesër nisem për në Parajsë (1999), Ku është populli (2003) etj)

Teki Dervishi lindi në janar të vitit 1943 në Gjakovëdhe vdiq në  Qershor 2011 .. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të  Goli Otokut .Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978. ( Bota sot)
Poezia e tij është e jashtëzakonshme, vlerat e saj i kanë siguruar vend të veçantë në panteonin e poezisë shqipe. Dramat e Teki Dervishit siç ia pohonin edhe miqtë të tij perëndimor, jo vetëm se ishin të jashtëzakonshme, por ia kishin siguruar Teatrit shqiptar, repertoarin për një shekull! (Por, sa ka regjisor të zot që mund ti vë në skenë ato). Proza e tij është po aq e jashtëzakonshme!
Numri i përgjithshëm i veprave të tij, kalon mbi 90, nga poezia tek publicistika!
Si i tillë homazhet për Teki Dervishin do të mbesin të përjetshme

Gjakovë, korrik 2021

Nuk ka humor që nuk sheh seriozitetin e jetës pas hekurave

0

Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike e ushtarake, SHBA                                                                                                                                                        Aeroplani po bie. Ka katër pasagjerë në të, por vetëm tre parashutë. Pasagjeri i parë thotë:

• Unë jam Muhammad Ali, boksieri më i mirë i

të gjithë kohërave. Miliona tifozë kanë nevojë për mua, nuk mund të vdes. Ai mori paketën e parë dhe u hodh nga avioni.

Një pasagjer tjetër thotë:

• Unë jam Hashim Thaçi, djali “shumarit”,  presidenti më i zgjuar në historinë botërore sepse askush tjetër nuk e shet vendin e tij, tifozët e mi nuk duan që unë të vdes. Ai mori një pako tjetër dhe u hodh nga avioni.

Një pasagjer i tretë, Papa i Vatikanit, i thotë udhëtarit të katërt, një djaloshit 10-vjeçar:

• Bir, unë jam plakur dhe nuk kam shumë vite përpara, ndërkaq ty jeta të pret, kështu që unë do të sakrifikohem dhe do të të lë parashutën e fundit.

• Është në rregull, thotë djali, ka një parashutë edhe për ty, presidenti më i zgjuar në histori ma mori çantën e shkollës, ai mendoi se ishte parashutë.

https://www.preshevajone.com/ekskluzive-ja-cka-thone-defteret-turke-per-origjinen-serbe-te-hashim-thacit/

Ngulfatja e shpirtit për së gjalli!

0

Florim Zeqa

“Nuk botohet kjo!”, ishte përgjigja e shkurtër e një portali pas shkrimit sa monumental, po aq profetik të datës 19.02.2020, me titull; “LVV+LV apo lista me 3V nuk janë formula ç’kapjses së shtetit!” Siq duket nga ky moment u mbyllën dyert për shkrimet e mia në këtë portal pas një bashkëpunimi 10 vjeçar!

Mediat janë ato që e thejnë heshtjen e qytetarëve

Mediat (të shkruara dhe elektronike) janë regjistri i veprimeve tona, janë kujdestar i ndërgjegjës sonë, mbajtës i ngjarjeve tona, të cilave ju drejtohemi për të gjetur forcën dhe kurajon, më shpresën, që më ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë: të jetë i lirë dhe i pavarur.

Një fjalë e urtë Gjermane thotë: “gazetarët shenojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i mediave në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zevendësueshëm.

Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi i politikanëve janë bërë standard i jetës, i veprimeve të qeveritarëve, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, janë MEDIAT ato që duhet të thonë të vërtetën për gjithçka, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar e të gjitha prapësive të ndodhura në Kosovë, nga paslufta e këndej.

Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato zhvillime politike dhe ngjarje që janë me interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerëzit e thjeshtë.

Në rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit, ashtu sikurse që gazetari nuk duhet të vrapoj pas lajmeve senzacionale, pas ngjarjeve të çastit të cilat e zhvëndosin vëmëndjen e opinionit publik ndaj ngjarjeve shumfish më të rëndësishme apo të bëhet “Zogu” i dikujtë më i rëndësishëm se skandalet e qeveritarëve të vendit tonë.

Gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore dhe zë plural i respektuar nga opinioni i gjërë, në kërkim të lajmit, edhe atëherë kur ai nuk shihet dhe dëgjohet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për ti bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Fjala demokraci rrjedhë nga fjala Greke “ISONOMIA”, që nënkupton barazinë e njerëzve para ligjit, me lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejt të popullit në vendim-marrje.

Në një shoqëri të lirë dhe demokratike fjala “SEKRET” është e neveritshme, konspiracioni monolitik (partiak) i pa pranueshëm, i cili ju besohet mjetëve të pa ndershme të informimit, për të përhapur sferën e tyre të influencës.

Por në demokraci, kur pushteti rrëmbehet një herë nga totalitarët nuk lëshohet aq lehtë. Për t’a mbajtur pushtetin i përdorin të gjitha mjetet antidemokratike e anti-ligjore për ruajtjën e pushtetit duke perfshirë ketu: armiqësinë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit më maska) në vend të ushtrisë së ditës!

Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje, asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike.

Hyrja e mediave nën grilat e pushtetarëve, ngulfatje e shpirtit për së gjalli

Mediumet që kanë pranuar si zgjidhje financiare hyrjen nën tutelën e pushtetarëve apo subjekteve politike me ndikim, automatikisht e kanë të humbur pavarësinë e tyre editoriale, ngase politikat redaktoriale të gazetës (portalit) i përcakton subjekti që i financon.

Në këto rrethana, më së vështiri është për gazetarët profesionist që ju duhet të bien ndesh me etiken e tyre, për të kamufluar të vërtetën sipas porosive të pushtetarëve, bosëve partiak dhe pronarëve të shitur dhe servil.

A ka më vështirë për një gazetar profesionsit që të ndryshoj brenda natës,…të nesërmën t’i thotë djallit ëngjëll, apo siq e thotë populli; “dreqit dajë”!

Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë shpirtërore dhe paanësinë partiake. Futja e shpirtit të një gazetari apo krijuesi nën grilat e pushtetarëve, apo hyrja nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli.

Pushtetarët e rinjë e kanë rastin historik që me veprime të përgjegjshme, të krijojnë stabilitet politik dhe ekonomik, të krijojnë infrastrukturë ligjore që mbronë pronat dhe pasuritë e ligjshme të qytetarëve, por që lufton pamëshirshëm të gjithë keqpërdoruesit dhe abuzuesit e parasë publike.

Qytetari i Kosovës nuk guxon të bie viktim e heshtjes, por duhet të shndërrohet në një qenje aktive politike, t’i shprehë lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimit të politikanëve të papërgjegjshëm, i krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë shtetërorë.

Kur mbyllet një derë e vogël, hapet një tjetër më e madhe

Edhe përkundër mosbotimit të shkrimit të sipërpermendur në fillim, pa asnjë hatërmbetje, të njëjtit portal në vijimësi i dërgova edhe rreth 80 shkrime tjera autoriale, por asnjëra prej tyre nuk e pau dritën e botimit! Nuk është thënë kot; “kur mbyllet një derë e vogël, hapet një tjetër më e madhe”. Kështu edhe ndodhi në realitet, pas mbylljes së derës nga një portal, jo një, por u hapën disa dyer të mëdha!

Deklarata e gjuhëtarëve të Shkodrës

1

Nga Prof. Dr. David Luka, 2002

Në prill të vitit 1992, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i dërgonte Katedrës së Gjuhës Shqipe të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një shkresë të firmosur nga drejtori i tij, z. Jorgo Bulo, ku vihej në dijeni se do të përkujtohej 20-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit. Në platformën, që pasonte shkresën, shkruhej: “Në nëntor 1992 mbushen 20 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili sanksionoi kurorëzimin e procesit të njësimit të gjuhës letrare kombëtare…”.
Kjo platformë, ashtu siç qemë mësuar, tingëllonte si direktivë partie. Pra, gjuhëtarët do të mblidheshin jo për të shpalosur mendimet e tyre, po thjesht për të glorifikuar vendimet e Kongresit. Nisma e Institutit për këtë tubim nuk qe rastësi. Sepse, me fillimet demokratike në Shqipëri, qe shtruar për diskutim edhe problemi i gjuhës letrare kombëtare. Çështjet që shtroheshin për diskutim mund të përmblidhen në tri pika:
A qe shkencërisht e drejtë zgjidhja e Kongresit të Drejtshkrimit?
Cili qe roli i partisë-shtet dhe personalisht i Enver Hoxhës në këtë proces?
Cila do të ishte e ardhmja e gjuhës letrare kombëtare?
Problemi i parë duhej të diskutohej detyrimisht, sepse në Kongresin e vitit 1972, qe arritur në përfundimin se “gjuha letrare kombëtare shqipe është formuar e po përfundon kristalizimin e saj si një koine letrare sui generis, e cila ngërthen në strukturën e saj elementet themelore të përbashkëta të shqipes dhe elemente të rëndësishme dalluese të të dy dialekteve” 1). Gjuha letrare kombëtare tani do të vështrohej si “mbidialektore” 2). Po të ishte kështu, gjithçka do të përligjej. Mirëpo, siç do të pohohej më vonë, baza dialektore e kësaj shqipeje standard, na dilte toskërishtja letrare. Për herë të parë ky fakt u vu në dukje në veprën e Xhenet Bajron (1976) 3), ku thuhej qartë se “Toskërishtja ka qenë bërthama fillestare e shqipes standard”, pohim që kundërshtohet prerazi nga A. Kostallari se “Në këtë vepër … formimi i shqipes letrare të njësuar trajtohet në mënyrë të thjeshtëzuar e të shtrembëruar” 4).Në këtë situatë, kur për të njëjtin proces shpreheshin mendime krejtësisht të kundërta, diskutimi se cila qe baza dialektore i kësaj shqipeje standard bëhej imperative. Kjo shprehet qartë në intervistën që Anastas Dodi i jep gazetës “Java” të Prishtinës. I pyetur nga gazetari: Pse në Kongres nuk u tha që baza e gjuhës letrare shqipe, që po fiksohej aty, është dialekti toskë?; Dodi përgjigjet: Më kujtohet që kjo punë u bisedua, dhe ne i bëmë vërejtje atij referatit të Kostallarit, edhe i thamë se duhet të thuhet që dialekti bazë është toskërishtja, që vihet në bazën e gjuhës letrare. Por, u tha se kjo mund të bëjë më shumë dëm sesa të sjellë ndonjë dobi 5). Në qoftë se në këtë intervistë nuk ka ndonjë lajthitje a ndonjë lapsus, del krejt e qartë se këtu nuk bëhet më fjalë për shkencë gjuhësore, por për politikë demagogjike.
Problemi i dytë (për rolin e partisë-shtet e të Enver Hoxhës në këtë proces), nuk shtrohej as për mllef e as kot së koti. Me të drejtë E. Sedaj 6) rithekson 7) se pikëpamjet e A. Kostallarit më 1972 qenë të njëjta me ato të Enver Hoxhës, të paraqitura 17 vjet më parë më 1955.
Problemi i tretë, cila do të ishte e ardhmja e gjuhës letrare, duhej diskutuar doemos, sepse kishte të bënte kryesisht me ndalimin që i qe bërë gegërishtes letrare pas vitit 1972. Çdo të bëhej, pra, me këtë gegërishte, me të cilën qe shkruar gjysma e letërsisë shqipe e që vazhdonte të shkruhej në diasporë nga përfaqësues të mëdhenj e të denjë të kulturës shqiptare si M. Camaj, etj.
Në qoftë se sot, pas dhjetë vjetësh, mjaft gjëra janë sqaruar, më 1992 shumë prej tyre shtroheshin për zgjidhje. Kjo ishte një ndër arsyet që përligjte një tubim gjuhëtarësh. Po ajo që e bënte të domosdoshëm këtë tubim qe përjashtimi që po i bëhej këtyre gjuhëtarëve nga veprimtaritë zyrtare të kohës, vetëm sepse nuk mendonin njëlloj me direktivën e platformës, bile edhe po e kundërshtonin atë.
Më 24 korrik 1992 Muzeu Historik i Rrethit, në bashkëpunim me Katedrën e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Shkodrës organizuan Tryezën e rrumbullakët me temë “Probleme të gjuhës letrare kombëtare”. Veprimtaria u zhvillua në sallën e ligjëratave të Muzeut.
Për të formuar një ide të qartë për këtë tubim të stërpërfolur mbarë e mbrapsht, po sjell këtu Platformën e diskutimit shkencor për problemet e gjuhës letrare kombëtare në tryezën e rrumbullakët, e cila i bashkangjitej ftesës për pjesëmarrje në këtë veprimtari 9). Aty shënoheshin edhe çështjet që do të diskutoheshin:
1. Një ndër tiparet kryesore të gjuhës shqipe, duke u nisur që nga autorët e vjetër, veçanërisht te Bogdani, në periudhën e Rilindjes e në vazhdim (Komisia Letrare e Shkodrës, 1917) ka qenë konvergjenca gjuhësore, e cila ka pasur si mbështetje gjithnjë konvergjencën kombëtare ekonomiko-shoqërore, politike e kulturore. Në këtë kuadër, si duhet trajtuar Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe?
2. Për metodën e punës së përdorur në njësimin e gjuhës shqipe në Kongres thuhet: “Nënsistemet e gjuhës letrare, të para në terësinë e tyre komplekse, na lejojnë të arrijmë në përfundimin se gjuha letrare shqipe është formuar e po përfundon kristalizimiun e saj si një koine letrare sui generis, e cila ngërthen në strukturën e saj elementet themelore të përbashkëta të shqipes me elemente të rëndësishme të të dy dialekteve …”. Ç’mund të thuhet për këtë përfundim?
3. Si mund të mendohet e ardhmja e gjuhës letrare kombëtare?
Si duhen vlerësuar tri mendimet, që qarkullojnë në sferat intelektuale:
a. Të prishet ajo që është vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit; gjithsecili të shkruajë sipas dëshirës?
b. Të vazhdohet si deri tani?
c. Të ruhet gjuha letrare kombëtare e njësuar. Ndërkaq, mënyra se si është vepruar për këtë njësim, mund dhe duhet të rishikohet. Është fjala për ta pasuruar këtë njësim, për ta bërë më elastik dhe më të pranueshëm për të gjithë. Krahas të shkruhet pa asnjë kufizim gegërishtja latrare.
Në tubimin e Shkodrës, përveç gjuhëtarëve shkodranë, morën pjesë edhe tre gjuhëtarë të ftuar nga Instituti i Gjuhësisë (B. Beci, S. Mansaku e E. Lafe). I ftuar qe edhe prof. A. Pipa, që ndodhej në Shkodër rastësisht. Ky tubim zgjati pa ndërprerje plot gjashtë orë. Në fund u lexua një Deklaratë, që më vonë u botua në dy gazetat lokale të Shkodrës 10).
Për këtë Deklaratë është folur e shkruar shumë, po gjithsesi a priori, sepse autorët e këtyre shkrimeve nuk e kanë njohur as tekstin origjinal të botuar, as historinë e hartimit të saj.
Në Tryezën e rrumbullakët të Shkodrës u përfaqësuan dy rryma, duke shprehur këta dy palë mendime. Të parët kërkonin mosnjohjen e Kongresit dhe të vendimeve të tij. Të dytët e pranonin atë, po kërkonin që të zhvillohej debat e diskutim për ta përmirësuar e për ta bërë të pranueshëm nga të gjithë. Deklarata, për të cilën po flasim, paraqet tani sintezën e të dy rrymave. U vendos që palët tani e mbrapa, mund t’i shprehnin mendimet e tyre në mënyrë të veçuar, personale, po jo më në emrin e gjuhëtarëve të Shkodrës. Kjo gjendje paraqitej e qartë në pikën e tretë të Platformës së dhënë më lart.
Meqë Deklarata nuk u lejua të lexohej në konferencën “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” (nëntor 1992), atëherë u mendua që kumtesa që unë do të mbaja në këtë Konferencë, të paraqiste Deklaratën e mësipërme. Po meqë kumtesa në të ardhmen do të botohej në emrin tim, unë paraqita aty variantin e parë të kësaj Deklarate, që përfaqësonte mendimet e rrymës së moderuar të gjuhëtarëve të Shkodrës.
Duke krahasuar tani Deklaratën me kumtesën time, mund të nxirren edhe përfundimet përkatëse. Duke shtuar këtu edhe këmbënguljen time për ta shkruar Deklaratën në gjuhën letrare të njësuar, bëhet krejt e qartë që gjuhëtarët e Shkodrës po kërkonin vetëm debat e diskutim, asgjë më tepër.
Sulmi frontal, që nisi kundër kësaj Deklarate, qe botimi i saj në revistën “Albanica” 11). Prof. A. Pipa, s’di sepse, e ktheu tekstin e Deklaratës në gegërishte dhe në disa vende e ndryshoi atë. Dhe prapë, s’di sepse e pa më pyetur e pa më marrë leje, në krye të 420 nënshkruesve të saj, vuri emrin tim. Ky veprim i pamatur i prof. Pipës solli tërë ato ngatërresa, që tashmë njihen.
* * *
Dhjetë vjet pas Deklaratës së gjuhëtarëve të Shkodrës, që po kërkonin vetëm debat e diskutim për gjuhën letrare kombëtare dhe për vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit, nevoja për rivlerësime 12) dhe për dialog shkencor 13), është bërë e pranishme brenda e jashtë vendi. Mirëpo, gjuhësia zyrtare, që vazhdon politikën gjuhësore të partisë, mban tash tridhjetë vjet të njëjtin qëndrim. Pashallarët e kuq vazhdojnë të mos lejojnë asnjë debat e diskutim, duke zbatuar haptas politikën e përjashtimit. Njëri prej tyre, që mbart mbi vete remineshenca latente të së kaluarës, së cilës i përket i tëri, është shprehur qartë se “Gjuha letrare shqipe dhe drejtshkrimi i saj e përballuan me sukses një ‘tërmet’ në fillim të viteve ’90 dhe po i përballojnë edhe disa pasgoditje me energji të dobësuar” 14). Në këtë shprehje nuk merret vesh: a qe tërmeti i dobët, apo ndërtesa e fortë?
Në referatin e mbajtur në Konferencën shkencore jubilare me rastin e 25-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit (organizuar në Tiranë më 12 dhjetor 1997) thuhet: “Në ditët tona njësia e gjuhës letrare kombëtare ka ndërtuar shtetin e njësishëm kulturor të popullit shqiptar në mbarë hapësirën e tij historike 15). Tani, fjala shtet në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980 shpjegohet kështu: “Organizatë politike e klasës sunduese të një vendi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendit ekzistues, nga klasat dhe forcat kundërshtare brenda vendit dhe nga armiqtë e jashtëm” 16). Ky koncept për këtë lloj shteti kulturor shpaloset qartë në të gjithë referatin. Krizën e sotme për zbatimin e normës letrare, referuesit e shpjegojnë me ripolitizimin e çështjes së gjuhës letrare, me shfaqjen e mendësisë anakronike të atyre që “s’paskan harruar asgjë e s’paskan mësuar asgjë” 17)!
Shqetësimet, që paskan lindur në këto vite, për të ardhmen e gjuhës letrare na qenkan një pjesë e tronditjeve dhe zigzageve në fushën e kulturës, që qenkemi të detyruar të paguajmë si çmim për të hyrë në rrugën e re të lirisë së mendimit, por edhe të triumfit të arsyes. Dhe, si të mos mjaftonte ligjërata e mësipërme, shembull ideal për të shpjeguar paradoksin, na vjen një tjetër thënie lapidare: “Mbyllja dhe izolimi i gjatë patën konservuar te disa elementë mendësinë e së shkuarës dhe mungesën e frymës emancipuese, rrethanat e reja ushqyen te dikush tjetër herostratizmin e adhamutizmin” 18).
Për të gjykuar tani për “frymën emancipuese” (siç !) të autorit të mësipërm, po ju sjell vetëm një fragment të vogël nga artikulli i tij, botuar në revistën “Studime filologjike” më 1985. Në mbyllje të këtij shkrimi prej 6 faqesh thuhet qartë e shkoqur: “Mësimet dhe idetë e pavdekshme të shokut Enver Hoxha për gjuhën tonë amtare … shembulli i shkëlqyer i veprës së tij do të na udhëheqin kurdoherë në studimet tona shkencore e në të gjithë veprimtaritë praktike…” 19).
Tani gjykoni vetë se kush është Adhamudhi!
* * *
Bëhet e qartë tani se në tubimin që do të organizohet me rastin e 30-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, janë marrë të gjitha masat që të mos ketë më goditje termeti. Sepse, “Nuk don pasha kallabllëk”!
Referencë:
1) Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe I, Tiranë, 1973, f. 88.
2) Po aty, f. 79 v. A. Kostallari, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, SF 2, 1982, f. 7. A. Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, SF 4, 1984, f. 38/1 (skema).
3) Janet L. Byron, Selection among Alternates in Language Standardization: The Case of Albanian, The Hague-Paris, 1976. Këtë fakt do ta pranonte edhe Xh. Lloshi, gjatë polemikës me A. Pipën, në artikullin Kultura shqiptare përpara shqetësimeve të reja, botuar në rev. socialiste “Sot”, nr. 5-6, 1991, f. 21 v. Edhe në konferencën kombëtare “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” (Tiranë, nëntor, 1992) u pohua haptas se baza e gjuhës letrare shqipe ka qenë toskërishtja letrare.
4) A. Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, në rev. “Studime filologjike”, nr. 4, 1984, f. 28.
5) Gazeta “Java”, Prishtinë, nr. 2, 15 dhjetor 2001, f. 29.
6) E. Sedaj, Baza argumentuese e polemikave aktuale për gjuhën e njësuar, në rev. “Phoenix”, nr. 3-6, Shkodër, 2000, f. 149.
7) Në artikullin Enver Hoxha dhe shkencat filologike shqiptare (shkruar nga A. Kostallari e J. Bulo dhe botuar në rev. “Studime filologjike”, nr. 4, 1988) thuhet qartë: “… që në Kongresin III të PPSH ai (Enver Hoxha, sh. im) përcaktoi për gjuhësinë tonë një program pune afatgjatë, që i hapi asaj perspektiva të qarta për gjithë periudhën e Pasçlirimit.” (f. 3). Ndërkaq, A. Dodi (në artikullin Disa probleme të gjuhës letrare në veprën e Enver Hoxhës, botuar po në të njëjtën revistë, f. 45), shprehet edhe më qartë: Që më 15 qershor 1955 shoku Enver Hoxha me një qartësi shumë të madhe thotë se “gjuha e sotme letrare shqipe nuk është toskërishtja e ngritur drejtpërsëdrejti në gjuhë kombëtare, por është ndërtuar mbi bazën e elementit të përbashkët të shqipes, duke thithur njëkohësisht në përpjesëtime të ndryshme, edhe elemente të veçanta të rëndësishme nga struktura fonetike, gramatikore e leksikore të të dy dialekteve”. Ky fakt, që mënjanohet sot nga gjuhësia zyrtare shqiptare, është vënë në dukje nga ne që në vitin 1993, në simpoziumin “Martin Camaj – tradita dhe bashkëkohësia”, në referatin me titull Përse ithtarët e Kongresit të Drejtshkrimit nuk e pranojnë debatin shkencor?, botuar në vëllimin “Martin Camaj – tradita dhe bashkëkohësia”, Shkodër, 1994 (f. 29).
Për sa më sipër, shiko artikullin tonë E vërteta mbi konferencën shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”, botuar në rev. “Kumtari” 6, organ i Muzeut Historik të Shkodrës, Shkodër, 1993.
9) Në këtë Platformë pasqyrohej: “Pjesëmarrja: gjuhëtarë të Katedrës së Gjuhës Shqipe të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe të ftuar të tjerë. Auditori: gjuhëtarë, mësues gjuhe dhe intelektualë të interesuar për problemin në fjalë. Koha: 3-5 minuta për çdo përgjigje. Koha e përgjithshme rreth 2 (dy) orë. Shënim: diskutimi do të drejtohet nga një gjuhëtar.”
10) Gazeta “Shkodra” (6 gusht 1992) dhe gazeta “Besa”. Gjithashtu edhe në një gazetë me emrin “Libertas” (vjeshtë, 1992).
11) Albanuica, nr. 3-4, 1992, f. 121 v.
12) R. Ismajli, Nuk kam përgjigje të prerë se a veproi Kongresi shkencërisht a jo …, në gazetën “Java”, Prishtinë, nr. 3, 1 kallnor, 2002, f. 26. Aty thuhet shkoqur: “Unë mendoj se gjëja e parë që do bërë me qëllim të pasurimit të shqipes është së pari të dëgjojmë mirë njëri-tjetrin, t’i dëgjojmë shprehjet e të folurit në të gjitha anët, t’i identifikojmë ato pika ku na duket se ka probleme dhe pastaj drejtshkrimi ynë dhe zgjidhjet ekzistuese na bëjnë të mundshme që të ketë zgjerime. Unë nuk kujtoj se është mëkat të bëhen kompromise në këto raste …”. Shiko edhe Rolf Ködderitzch (R. Këderiç, Për një gjuhë letrare kombëtare shqipe, në rev. “Hylli i dritës”, nr. 1-2, Tiranë, 1996 (veçanërisht në f.
13) E. Sedaj, Baza …, po aty, f. 155.
14) E. Lafe, Ndihmesa e prof. Mahir Domit për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, në rev. “Studime filologjike”, nr. 3-4, 2001, f. 45.
15) I. Ajeti, E. Lafe, Njëzet e pesë vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit (Vlerësime dhe vështrime në të ardhmen), SF 1-2, 1998, f. 20.
16) Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 1925.
17) Njëzet e pesë vjet …, po aty, f. 14.
18) Po aty, f. 11.
19) E. Lafe, Shoku Enver Hoxha për pasurimin dhe pastërtinë e gjuhës shqipe, SF 2, 1985, f. 148.

ps!

David Luka ka vdekur para disa vitesh.

Del në pension z. Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës më të vjetër shqiptare, gazetës “Dielli” në Amerikë

0

Frank Shkreli

New York, 11 Korrik, 2021

Me ftesën e Federatës Panshqiptare të Amerikës ‘VATRA’, kisha kënaqësi të merrja pjesë në darkën solemne, që kjo organizatë historike e shqiptarëve të Amerikës organizoi në nderim dhe respekt të Editorit të “Diellit”, z.Dalip Greca me rastin e daljes së tij në pension. Siç dihet, z. Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën “Dielli” dhe në “Vatër” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Nderimi në këtë darkë ishte një mirënjohje e vogël kundrejt punës së madhe dhe vlerave që z. Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi në “Diell” dhe “Vatër” për 12 vjet.  Darka e nderimit u organizua me datën 11 Korrik 2021 ditën e dielë ora 6:PM në restorantin “Tesoro D’Italia Restaurant, Pleasantville”, Nju Jork, ku morën pjesë më shumë se 100 vatranë dhe miq e kolegë të ftuar të Dalipit. Fjala ime përshëndetëse me këtë rast, si më poshtë:  “Përshëndetje i nderuar Kryetar i Federatës pan-Shqiptare Vatra, z. Elmi Berisha, anëtarë të Bordit, pjesëmarrës dhe dashamirës të z. Dalip, të “Vatrës” dhe gazetës “Dielli”. Një përshëndetje e veçantë, natyrisht, shkon për protagonistin kryesor të kësaj darke, z. Dalip Greca, që na ka mbledhur sonte këtu për të shënuar daljen në pension nga detyra, si Kryeredaktor i gazetës më të vjetër shqiptare, e që vazhdon të botohet për më shumë se një shekull.

“Rreth “Vatrës” e “Diellit”, ky ishte privilegji, roli dhe përgjegjësia e brezave të kaluar të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta”

Besoj se Dalipi, ashtu si edhe të gjithë ne që e kemi quajtur veten gazetarë gjatë karierës tonë, nuk i jemi përveshur këtij profesioni për t’u pasuruar, as për nam e zë, sepse rrallë kush pasurohet në këtë zanat, por sepse jemi shtyrë nga një dëshirë për të kontribuar për të mirën e shoqërisë ku jetojmë dhe të kombit, pjesë e të cilit jemi, që nepërmjet gazetarisë së lirë, të përpiqemi të zbulojmë dhe të njohim të vërtetën, në llogari të mirës së përbashkët. Vura re se në njoftimin e botuar në “Dielli”, Dalipi citonte të Madhin Faik Konica i cili ka shkruar në përvjetorin e parë të botimit të gazetës “Dielli”: “Me këtë numër, ‘DIELLI’ mbush motin e parë të botimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjëherë, rri mbi një gur dhe hedh sytë pas tij.  Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroi gjer atje…”.  Sonte, z. Greca duhet të jetë shumë krenar “kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroi gjer atje…” – krenar për të arriturat e tij gjatë këtyre 12 viteve si Kryeredaktor i “Diellit”, disa prej të cilave ai i radhit, modestësisht, në njoftimin për daljen në pension, e për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë e krenarë me punën e tij.  Dalip Greca gjatë këtyre 12-viteve u përpoq,  me sa pati mundësi dhe përballë rrethanave të vështira, shpesh penguese dhe me burime tepër të kufizuara, ta ringjallte dhe ta kthente “Diellin” në vijën e përcaktuar nga themeluesit e tij mendjendritur, ta kthente sado pak, në misionin origjinal të tyre.  Nuk ishte e lehtë për Kryeredaktorin e “Diellit” të këtyre 12 viteve të fundit, që të menaxhonte, si të thuash, një tranzicion të pritshmërive nga një brez vatranësh dhe lexuesish tek tjetri i shqiptaro-amerikanëve, sa i përket misionit dhe veprimtarisë së “Vatrës” dhe “Diellit”. Nuk ishte e lehtë që të plotësoheshin pritëshmëritë e të gjithëve, dhe as që të pajtoheshin mendimet dhe pritshmëritë e diasporës së vjetër të pas luftës së dytë botërore, me ato të diasporës post komuniste të pas vitit 1990, një sfidë kjo, që besoj se me ndihmën e Kryesisë së “Vatrës”, Dalipi e menaxhoi si mundi dhe si është më mirë, duke konsideruar rrethanat e këtyre 12 viteve të kaluara.

Kritikat e shqiptarëve ndaj “Diellit” ose medias në përgjithësi, të kujtojnë letrën e Faik Konicës dërguar një të riu, i cili dëshiron të hapë një gazetë të re: “…Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën”, i ka shkruar, ndër të tjera, Faik Konica një miku të ri që donte të hapte gazetë. Nën drejtimin e kryeredaktorëve të ndryshëm gjatë dekadave, gazeta “Dielli”, në periudhën e komunizmit në Shqipëri dhe gjendjes në Kosovë, shkrimet dhe lajmet ia drejtonte pothuaj, ekskluzivisht, shqiptarëve të diasporës në Shtetet e Bashkuara. Nën drejtimin e z. Greca “Dielli” ka trajtuar edhe tema e subjekte me rëndësi mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave nuk i ka trajtuar media në trojet tona. Uroj që kjo vijë redaksionale të vazhdojë edhe pas mandatit të z. Greca. Më kënaq fakti, që ndonëse ka vendosur të dalë në pension të merituar, Dalipi premton se nuk po i thotë, krejtësisht, lamtumirë “Diellit” as “Vatrës”!  Misioni i “Vatrës” dhe i “Diellit” nuk ka mbaruar, as s’ka ndryshuar aq shumë gjatë historisë së tij prej më shumë se një shekulli.Veprimtaria historike e “Vatrës” dhe e “Diellit” ka gjithnjë barrën e rëndë për të ndjekur dhe për të mbrojtur besnikërisht interesat kombëtare të shqiptarëve kudo, të Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe të jetë gjithmonë e gatshme për të mbrojtur qëndrimet e shqiptarizmit. Ashtu që, siç është shprehur Ernest Koliqi me rastin e 50-vjetorit të gazetës “Dielli”, “Bashkatdhetarët e Amerikës, të cilët dijtën të ndërtojnë këtë qendër të fortë atdhedashunie – duhet sidomos sot të jenë në naltësinë e misionit historik që u përket, mbasi jetojnë e veprojnë në prehën të Demokracisë së Madhe Amerikane, në dorë të cilës është fati i botës, e prandej edhe i vendit tonë.”  Rreth “Vatrës” e “Diellit”, ky ishte privilegji, roli dhe përgjegjësia e brezave të kaluar të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve, për aq sa dinin e kishin mundësi, anë e mbanë trojeve të veta.

“Besoj se Dalipi, ashtu si edhe të gjithë ne, që e kemi quajtur veten gazetarë gjatë karierës tonë, nuk i jemi përveshur këtij profesioni për t’u pasuruar, as për nam e zë, sepse rrallë kush pasurohet në këtë zanat”

Ky rol dhe këto përgjegjësi mbeten të tilla edhe për brezat e sotëm dhe të ardhshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, në frymën dhe shembullin e dy kampionëve të mëdhej të shqiptarizmit dhe themeluesve të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe organit të saj “Dielli”, At Fan Nolit dhe Faik Konicës. Misioni i “Vatrës” dhe i “Diellit” vazhdon dhe i takon këtij brezi të ri sot ta çojë “Vatrën” e “Diellin” përpara, ndërsa gjithnjë do të kini mbështetjen e Dalipit pasi ai nuk tha “lamtumirë”, por pas kaq vitesh punë, ai ka vendosur, me të drejtë, për pak çlodhje dhe pak dëfrim të merituar. Më në fund dua të falënderoj sinqerisht Kryetarin e Federatës Pan- Shqiptare Vatra, z. Elmi Berisha dhe Kryesinë e “Vatrës” për organizimin e kësaj darke për Dalipin dhe për ftesën për të qenë me ju sonte. Jam i bindur se me urtësi e durim, nën drejtimin tuaj, me energji të reja të një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh që shoh sonte këtu në numër të madh, “Dielli” dhe “Vatra”, kanë mundësinë dhe talentet që të vazhdojnë të shërbejnë si qendra bashkimi për të gjithë shqiptarët pa dallim, të vetëdijshëm për kontributet historike dhe për përgjegjësitë e “Vatrës” dhe të “Diellit”, si organizatat më të vjetra dhe më përfaqësuese të gjithë shqiptarëve të Amerikës. Me këtë rast, desha të shpreh një falënderim të veçantë Dalipit dhe Kryesisë së “Vatrës” që, gjatë këtyre 15 viteve të fundit, gazeta “Dielli” ka vazhduar, pa përjashtim, të botojë shkrimet e mia modeste. U jam mirënjohës! And finally, Mr. Greca, Having been retired for 18 years now, I highly recommend it. Take it from me, I think you have made the right decision. I wish you a long, healthy retirement, my friend. I know you’ll be busy but enjoy your well-deserved time off. I am sure your family, is very happy with your decision as well.  Nga unë dhe bashkshortja ime Viki, urimet tona më të përzemërta, z. Dalip! Shëndet e jetë të gjatë!”

Gazetari Sokol Paja emërohet nga VATRA editor i gazetës Dielli në Gjuhën Shqipe

0

New York, 12 Korrik 2021– Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nëpërmjet kryetarit të saj z.Elmi Berisha njoftoi publikun dhe komunitetin shqiptar në USA e më gjërë se nga sot, gazetari Sokol Paja emërohet në detyrën e Editorit të gazetës Dielli në gjuhën shqipe. Së bashku me Editoren e Diellit në gjuhën angleze zonjën Rafaela Prifti ata do të punojnë fort që emri i Diellit dhe i Vatrës të ndriçojnë e rrezatojnë vlerat, historinë dhe trashëgiminë e shkëlqyer të kombit shqiptar. Gazetari Sokol Paja është formuar në Kolegjin Jezuit At Pjetër Meshkalla në Shkodër. Ka studiuar për Gazetari-Komunikim në Universitetin e Tiranës, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Doktoraturë në Komunikim Masiv pranë Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Z.Paja ka punuar si gazetar në shtypin e shkruar në Tiranë për 6 vjet dhe për 7 vite me radhë punoi si Pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Elbasanit dhe Shkodrës. Ai ka mbajtur pozicionin e Shefit të Departamentit e Zv.Dekanit në disa universitete private në Tiranë . Më herët ka kontribuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Tiranë. Z Paja është vatran prej 2 vitesh dhe mban detyrën e Këshilltarit të Mediave e Marrëdhënieve Publike pranë kryetarit të Vatrës.

Aktualisht z.Paja studion pranë Lehman College në New York për Gazetari dhe Studime Mediatike.

Rebelimi i gjelit!

0

Shkruan  Nafi  Çegrani

Skicë letrare

( Gjeli im kryengritës dhe shumë krenar, ia vura emrin Samuraj\

( Gjeli im kryengritës dhe shumë krenar, ia vura emrin Samuraj )

 … Kam një gjel, i cili që kur ishte ende zog, ecte krenar dhe me kokën lartë, duke u endur andej e këndej oborrit ! Më dukej se me kacafytjet që bënte me gjelin e komshiut, i ngjante një samurai të vërtetë. Edhe ngjyrën e kishte korrb fare, si një samura… Sa herë që e thirrja me këtë emër, ai sikur ta dinte se kështu e quaja, niste dhe këndonte me sa fuqi që kishte… Edhe pulat i shkonin para e mbrapa si një tufë, sepse nuk ishin të zhgënjyera! Aai ecte i krekosur, sërisht duke e kënduar këngën e tij, sikur të ishte Ai, këndesi, sygjeli i Migjenit !

Trupin e ka të zhvilluar, disi si gjelat e zakonshëm, por qafën duket se e ka më të trashë dhe të zgjatur. Nngjyrën e ka fare  të errët dhe një sqep të këthyer me majë si të shqiponjës. Kur nis e këndon herët  me mëngjes, ende pa gëdhirë , zërin e ka shumë të fortë dhe këngën e heq, disi,  më gjatë se gjelat tjerë. Dëgjohet deri në fund të fshatit…  Në lëvizje, ecje, rrëmbehet dhe duket si një Gjeli i egër ! Duket i guximshëm, trim dhe mjaft  i famshëm për sjelljen e mahnitshme flirtuese mes pulave. Thash, disi, qafën e gjatëe çon lartë, duke e mbajtur drejtë dhe  i  krekosur.

Gjatë ditës dhe në mbrëmje, disa herë  dëgjohet kënga kënga e tij.

Jam i bindur se Gjeli im, është i veçantë, vërtet mund të them se është një simbol universal diellor për shkak se e kënduara e tij  aq herët ende pa gëdhirë, lajmëron ardhjen e agimit, ardhjen e një dite të re. Në  Shqipëri, Kosovë, Çamëri dhe gjitha trojet tjera të banuara me shqiptarë, Gjeli me këngën e tij është atributi i shejtë, i një  personifikimi të energjisë diellore, për një ardhmëri të begatë, të lumtur dhe pa brenga.

Në Japoni, psh. këndimi i gjelit, e trajtojnë  me këngët e perëndive, i cili këndon pa aguar drita, ai paralajmëron ditën e re, duke përshëndetur rrezet e para të diellit !

Andaj, edhe e quajta: Gjeli im, Samuraj !

Kënga e tij është virtyti që Japonezët dhe popujt e tjerë të lindjes së largët tiparizojnë  Gjelin, ashtu siç e ka tiparizuar edhe Migjeni Gjelin kryengritës, Gjelin rebel !

***

Të kënduarit e tij zgjat afro dy minuta, dhe dëgjohet nga 500-600 m. largësi.

Ju mund të degjohet deri në 200-300 m largesi.

Pas tij, nis e dëgjohen edhe „kikiriku“ i gjelave të tjerë të fshatit. Por, ky e çon këngën në vazhdimësi, sikur duket se me këngë u pëgjigjet gjelave të fshatit. Ndoshta me  këngan e tij, u përcjell ndonjë mesazh. Sigurisht ajo që paralajmëron lindjen e diellit, ditën e re , duke treguar se gjendet në oborrin e tij, ku ai sundon i krekosur, si një gjel rrebel dhe i egër i cili ka virtyte luftarake, krenarie dhe dominant në mbrojtjen e pulave të cilat i shkojnë vërdallë në oborr…!

Në traditën  ilire, perëndia-gjel i Kretës ishte përvetsuar me Zeusin. Një gjel po qëndronte përkrah Letosë, që ishte me barrë nga Zeusi, kur i dha jetë Apollonit dhe Artemisës. Kështu që gjeli i është dedikuar Perëndive diellorë sikurse dhe perëndeshave hënore.

Për më tepër, Gjeli është atributi i veçantë e Apollonit. Një Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit të Apollonit dhe zot i mjekimeve, për shkak se zogu lajmëronte shpirtin e të vdekurit që duhej ta udhëhiqte në botën tjetër. Asklepiu është gjithashtu perëndia që, me fuqitë e tij shëruese, sillte të vdekurit mbrapa në jetën e tokës.

Kjo është arsyeja ekzakte se përse gjeli ishte gjithashtu emblemë e Attis-it, Perëndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi në jetë sërish. Kjo gjithashtu shpjegon përsenë se gjeli i është atribuar Hermesit, lajmëtarit që udhëtonte të tre nivelet e kozmosit.

Gjeli, më tej ( si dhe kalin që shkon në frontin e luftës bashkë me njeriun), ngelen mes kafshëve që ofrohen në sakrificë  që nga kohërat më të lashtë që njeh historia njerëzore.

Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit plotë ngjyra jete. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave,  gjeli është interpretuar si simbol i kohës së re,  kohës me diell lirie. Ditës së re !

(Gjeli, shpend mahnitës !)

Kryengritja shpërtheu  gjatë pranverës së vonuar 1981. Kurse rebelimi i Gjelit Samuraj kishte nis edhe më herët, por në vjeshtën, kur zverdhëllonin gjethet dhe kishin nis të bini, majat e Sharrit i kushte mbuluar dëbora, Gjelit kryengritës UDB-a ia vë prangat … !  Poeti i mjerimit, Millosh Gjergj Nikolla  me vargjet me titull „Lagja e varfun“   shkruan:

„Krahët e zez të një nate pa fund
e varrosën lagjen pranë,
dritë, jetë, gjallsi – askund,
vetëm errsinë e skam.

U harrue jeta e ditës
ndër shtresat e natës, e pagja
u derdh nga parzm’ e errsinës…
n’andrra përkundet lagja.

Njerzit ndër shtëpia flejnë
me gjoksa të lakurtë e të thatë
e gratë… fëmi po u lejnë
pa ushqim në gji, pa fat,

Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme
në punën e ditës së kalueme,
shërohen trutë e helmueme
në gjumin e natës s’adhrueme.

Veç zemrat e njerzve të lanun
me të rektunt prralla rrfejnë:
mbi barrat e jetës së namun
që shpirt dhe korriz thejnë.

Prralla mbi fëmij rrugaça
barkjashtë e me hundë të ndyta,
që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë
e ngihen me fjalë të ndyta.

Prralla mbi varza të fyeme
me faqe e me buzë të thithna.
Prralla mbi djelm, me të thyeme
shprese, në burg me duer të lidhna,

të cilt nesër para gjyqit
për delikt do të përgjegjin, –
vetëm dreqit e hyllit
të gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj’ e varfun pëshpritë
dhe errsinës hallet tregon.
Një gjel i undshëm, me dritë
të hanës i rrejtun, këndon.

Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjës së varfun. – Këtu
nuk zbardh për ty drita e dritës.
i gjikuem je me ngordhë n’u !“

(Gjeli Samuraj )

Rebelimi i Gjelit, i cili ec krenar  në oborri e shtëpisë  time ku unë jetoj, mund të them se ndoshta ka një ndjenjë rbelizmi në aspektin e kuptuehëm, që mund të jetë edhe si një dukuri që shkaktohet nga  vetë krenaria e  tij; kur zoti i shtëpisë nuk i jep kokra drithi dhe ushqim në kohën e duhur  kur agon dita, kënga e tij mund të jetë si këngë proteste që do të mobilizoi gjelat e fshatit, apo kjo do jetë,  ( nëse e krahasojm këtë me fenomenin e rebelimit  të  një  populli ) ,  bazuar në të drejtat themelore  të  njeriut dhe të drejtën e shfaqjes së pakënaqësisë me një sistem shoqërorë, siç ndodhi rasti me Kosovën, më 1981, ( e mbaj mend: ishte  01 tetor, kur kishin nis gjethet të zverëllonin,  ndjellakëqinjët  më vënë prangat dhe kurdisën akuza mashtruese, të rreme… Ishin vite zhgënjimi dhe të frikshme).

***

Në disa shtete për një kohë të shkurtë shurrja e rebelimeve pa mënjanimin e arsyeve të rebelimit jo vetëm që e kanë zgjerur dhe forcuar paraqitjen e rebelimit, por ka ndodhur që edhe të bëjnë amputacione të pjesëve të turrmës . Rasti më i freskët është Kosova, edhepse kjo ende nuk shihet nga disa  shqiptarë si vigjilente, ose shikuar nga aspekti human e njerëzor,  nga drejtësia ndërkombëtare, siç duhet të jetë në baza të reales edhe statusi demokratik apo  Pavarësia e Kosovës. Me vite e dekada gjatë sistemit komunist, madje edhe në epokën e Millosheviqit, protestat dhe demonstratat shqiptare,  përkufizoheshin si pasojë e shtypjes, anda me tanke e forca të armatosura bënin shtypjen e   revoltës. Por, ato revolta dhe rrebelime të shqiptarëve, gjithandej, do sjellin si rezultat ecjen në rrugët e vërteta të kauzës së drejtë për pavarsinë e një shteti të ri ( duke i falnderuar NATO-s dhe Amerikës), të pranuar ndërkombëtarisht.

Kështu më duket edhe rrebelimi i Gjelit Samuraj i cili komandon në oborrin e vetë… Por, duke krahasuar të gjitha këto fenomene, nuk harrohet historia ime dhe vuajtjet në burgje, brenda kazamateve në Zenicë të Bosnës, ku nuk dukej as qielli as rrezja e diellit…

Dhe, e gjithë kjo, rreth rrebelimit, mund të shikohet edhe nga perceptime të ndryshme, duke përfshirë reformat shoqërore pushtuese të stilit komunist jugosllav ndaj trojeve ku jetojnë shqiptarët, e veçmas në Kosovë ! Edhe sot kemi: taksat e ashpra të tokës, trajtimin përmbledhës të disa pronarëve të pasur të tokave dhe  „bajraktarve“, si dhe skepticizmin në lidhje me përmirësimet e jetës, gjegjësisht pas ardhjes së demokracisë si në Shqipëri,  Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, asesi nuk duhet harruar edhe faktin se Dhuna, e cila nganjëherë tradhtonte një mizori të jashtëzakonshme në historinë dhe fatin e një populli, siç janë dhe mbeten shqiptarët në këtë cep të Ballkanit… !

Por, ti kthehem rrëfimit për Gjelin tim, atë Gjelin e egër që e quajta Samuraj. Jo më kot e quajta  se është Gjel rrebel. Andaj, këtu në kontekst sa për të kuptuar inteligjencën e gjelit, po sjelli për lexuesit fabulën  Dhelpra dhe Gjeli :

Dhelpra kishte dalë të provonte fatin për gjah. Në degët e një rrapi pa një gjel me pendë të shndritshme. Një fat më të mirë nuk kishte pse të kërkonte. Dhelprave asgjë nuk u shijon më shumë sesa gjelat e krekosur. Ndërsa afrohej ngadalë, vriste mendjen si ta zbriste gjelin nga dega ku qëndronte.

– Miku im, -i tha dhelpra me një zë të ëmbël, – e ke dëgjuar një lajm të mirë? Mes kafshëve është vendosur paqja e plotë dhe që nga dita e sotme të gjithë jemi vëllezër. Hidhu që të përqafohemi. Mos humb kohë për ta shijuar këtë epokë të re që ka filluar. Gjeli ia dha një kirikieee të gjatë e të gëzuar.

– Po më gëzon shumë me këtë lajm dhelpër e dashur. Më në fund qenka realizuar kjo ëndërr e madhe. Mua nuk më pritet të të përqafoj  e të gjendem në krahët e tua. Edhe qeni, miku im, sapo e mësoi këtë lajm nga kiriiiikia ime e po vjen të të përqafojë edhe ai. 

Dhelpra ktheu kokën prapa, pa qenin që po afrohej dhe ua mbathi këmbëve.

***

Andaj, edhe rebelimi im në vitet komuniste nuk ishte i kot. Ai shtet më burgosi dhe dënoi me vdekje – pushkatim, jo se vërtetë kisha bërë „krim-vrasje“ , por kështu ka qen plani i tyre i fshehtë me direktiva të UDB-së që me dhunë, represalje, mundime dhe vuajtje brenda mureve të trasha, ta shuajnë zjarrin  e rebelimit në dejtë e mi si shqiptar. Kjo ka qenë logjika dhe strategjia komuniste jugosllave, që disa, mjerisht, ende nuk e dinë dhe nuk e kanë kuptuar mirë.

(… Sipas Mehdi Frashërit , në kohën e tij : ” në Shqipëri kishte 400 priftërinj ortodoksë, të cilët ishin agjentë vullnetarë të mitropolitit grek të Durrësit, Jakovit, dhe, me anë të tij, edhe ministrit të Greqisë po në Shqipëri (!)

Gjeli im kryeneq, edhe  sot ia thotë këngës së tij, dhe nuk frikohet nga dëbimi, mu si ai Gjeli rebel në vargjet e Migjenit…

10.07.2021, Çegran  

Kampioni atdhetarisë Selman Riza! “Atdheu fillon te fjala“

0

Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra

Selman Riza  ishte thellësisht dhe patundshëm i bindur, se një komb duhet të krenohet dhe të mbrojë me dinjitet vlerat e vërteta që ka dhe jo të zbukurohet me pendë të huaja, me pikëpamje që i beson vetëm ai, po kurrkush tjetër.

I mbrujtur qysh në vegjëli në konviktin “Naim Frashëri” me dashurinë për atdheun nga mësues të tillë patriotë si Ibrahim Fehmiu e Sadi Pejani, të cilëve më vonë do t’u kushtojë monografi të vetat, me një formim të shëndoshë shkencor, që nis në Liceun Kombëtar të Korçës vijon me studimet në Francë dhe mbaron me mbylljen e jetës së tij më 1988, mbajtës i dy diplomave franceze një për drejtësi dhe një për gjuhësi, njohës i 12 gjuhëve jo thjesht për kulturë, por për t’i përdorur si mjete të domosdoshme e të pazëvendësueshme pune, shfrytëzues i pakundshoq i kohës për të punuar dhe jo “për të vrarë veten” Selman Rizës “do t’i mjaftojë” koha e saktë që i lanë përndjekjet, arrestimet dhe burgimet e njëpasnjëshme për t’u bërë një analizues i thellë dhe kompetent mbarë gjuhës shqipe dhe i problematikave të saj. Ai është i vetmi gjuhëtar ndër ne që e ka kaluar në sitën e vet të imët e të rreptë shkencore tërë strukturën e kësaj gjuhë dhe në të dy planet, historik dhe bashkëkohor.

Ai teorizonte me guxim “për të zbuluar nëpërmjet të pames të papamen”. Selman Riza “do të zbërthejë” hap pas hapi e pjesë pas pjese, mbarë ngrehinën e gjuhës sonë në elementët e saj përbërëse dhe do të hedhë hapa të guximshëm, aty ku shumëkush shihte vetëm terr të padepërtueshëm nga mugëtia e shekujve. Atë nuk e shqetëson aspak mendimi i mëparshëm për një çështje. Nuk e shqetëson as fryma oportuniste e kohës “se kjo dëmton interesat kombëtare”.

Tek Selman Riza bashkohen në një  shkencëtari i shquar dhe atdhetari  i madh, njeriu me karakter të fuqishëm dhe i papërkulur ndaj diktaturave, që me vullnet të hekurt arriti në majat e shkencës të cilës iu përkushtua. Njerëz të tillë janë të rrallë në historinë e çdo kombi dhe duhet të mbeten frymëzues për brezat. Për këtë dhe duhet njohur; Jeta dhe Vepra e tyre. Këtij qëllimi i shërben monografia e Engjëll Angonit kushtuar kësaj figure, të lënë qëllimisht në harresë, që është një kontribut i ndjeshëm, por vetëm hapi i parë. Vepra dhe jeta e tij, prej patrioti të madh, duhet të botohet e plotë, duhet të njihet mirë, veçanërisht në kohët me trazime dhe pështjellime të mëdha si kjo e jonë . “Atdheu fillon te fjala“ ka thënë një poet dhe në rrënjët e fjalëve shkoi, si pakkush, Selman Riza.

Selman Riza  lindi në Gjakovë  më 21 12. 1909. Lindi në një periudhë luftërash ku shqiptarët, veçanërisht ata të trevave të Veriut, luftuan me armë në dorë për të mbrojtur e mos u copëtuar  atdheu. Në një kohë tillë të përgjakshme dhe në një mjedis patriotik u lind dhe kaloi fëmijërinë shkencëtari i ardhshëm. Engjëll Angoni i përshkruan ato me korrektesë dhe logjikë të lakmueshme duke e përshkruar djaloshin e vogël gjakovar që nga arratisja e tij për në “dheun amë”, në Shqipëri, në vitin 1922 , bashkë me të rinj të tjerë kosovarë.
Për veprimtarinë e tij politike thellësisht patriotike Selman Riza burgoset në vitin 1945 në Tiranë, vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipëri, ku kishte ardhur për t’i shpëtuar genocidit serb. Pas burgosjes dhe internimin nga fashistët Italianë Ai tashmë po provonte një burg tjetër, nga bashkatdhetarët e tij. Vetëm tre muaj qëndroi Selman Riza në burgun e Tiranës se me kërkesën e jugosllavëve ai u transferua në burgjet titiste në Prishtinë “si kosovar antijugosllav” për t’u gjykuar. Mbasi shpëtoi nga dërgimi në Jugosllavi në 1945, falë ndërhyrjes së Manol Konomit, atëherë ministër i Drejtësisë, kjo nuk u shmang  në vitin  1948. Selman Riza qëndroi për tre vjet e gjysmë në burgjet jugosllave. Lirohet në gusht të vitit 1951, sepse ishte i sëmur rendë nga skorbuti dhe “rrezikohej t’u mbetej në dorë xhelatëve jugosllavë”. Ndonëse i internuar dhe i i mbikëqyrë në Sarajevë, Selman Riza iu përkushtuar tërësisht punës shkencore.  1951 -1955 Ai shkroi disa nga veprat e tij që u bënë më vonë korpusi kryesor i krijimtarisë shkencore.
Me gjithë  premtimet dhe kërcënimet , shantazhet dhe intrigat për të marrë nënshtetësinë jugosllave Selman Riza,  në dhjetor të vitit 1955, rikthehet në Shqipëri dhe bashkohet me familjen e tij në Tiranë. Fillon punën menjëherë në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë si punonjës shkencor dhe në fakultetin e filologjisë ku,  si pedagog i jashtëm, jepte lëndën “Historia e gjuhës së shkruar shqipe”.
“Dardani e vjetër
Kosovë e Re!
Ke qen’ shqiptare
Shqiptare je.
Dimën e verë
Sa t’jetë jeta
Ka me përshëndet
Me “Tungjajeta”… ( Selman Riza )

Selman Riza me jetën dhe veprën e tij mbetet një luftëtar i paepur i çlirimit të Kosovës dhe çështjes shqiptare, ndjekës i papërkulur e sistematik i parimit të papajtueshmërisë së pa kompromis me çdo gjë antikombëtare e regresive, për Shqipërinë dhe shqiptarët edhe se për këtë u përndoq dhe dhunua gjithë jetën, por nuk u nënshtrua. Ai mbetet po aq dhe një nga gjuhëtarët më të shquar në lëmë të albanologjisë. Shkenca shqiptare dhe jo vetëm ajo i detyrohen së tepërmi atij dhe kjo gjendje heshtjeje dhe mos vlerësimi duhet të ndryshoj sa më parë.
Ai nuk është vetëm një gjuhëtar në zë, por, në radhë të parë, një patriot i shquar, idealet e të cilit janë edhe sot flamur i shqiptarizmit në Kosovë”.

Lexoni pa tjeter kete shkrim,se si spiunohej Selman Rizaj:
http://shqiptarja.com/dossier/2711/dosja-si-survejohej-selman-riza-n–rrug–dyqane-e-universitet-415753.html

Referencat:
ADMIRINA PEÇI Rrëfej babanë tim Selman Riza Jeta mes përndjekjeve, intrigave
Aleksandër Meksi: Profesor Selman Riza, Njeriu – Vepra
Ali Dhrimo – Pesë autorët me të vjetër në gjuhën shqipe
Ali Jashari -Smilari fjalëkrijues i profesor Selman Rizës.
Arjan Th. Kallço – Selman Riza, njeriu i përkushtimit, dhe Albanologjia

Gjakovë, më 12.07.2021