Kreu Blog Faqe 1635

Samiti i opozitës iraniane.Basha dhe Majko bashkë me senatorët amerikanë

0

Në kampin Ashraf 3 në Manëz, opozita iraniane nisi samiti tre-ditor Botëror për Iranin e Lirë -2021. Sipas MEK pjesëmarrës janë mbështetësve të rezistencës nga mbi 50,000 lokacione në 105 shtete, dhe me praninë e mijëra anëtarëve të Mujahedin-e Khalq që jetojnë në Shqipëri. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në fjalën e saj tha se zgjedhja si president i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal. Vullneti ynë tha Maryam Rajavi, dhe i popullit tonë mund të përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi. Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit deri në vitin 2021, tha: “Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979, dhe perspektiva e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liri-dashësit. Këtij samiti iu bashkua edhe kryetari PD Lulzim Basha. Basha: Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e saj. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ndërsa Pandeli Majko, ministër për diasporën në qeverinë shqiptare në fjalën e tij dha këtë mesazh. Majko: Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president.Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë.

Mergimtari Xhemë Hoti përkujdeset për shkollën “Shaban Palluzha” në Korroticë të Epërme

0

Nga Zeqir Bekolli

Shembull që meriton të veçohet

Për nevojat e shkollës deri tash Xheme Hoti i ka dhënë mbi 15 mijë franga , kurse këto ditë ndihmoi në meremetimin e ujësjellësit Zeqir Bekolli Xhemë Hoti, nga Korrotica e Epërme, që 52 vjet jeton në kantonin e Bazelit dhe për asnjë çast nuk e ka harruar vendlindjen e tij. Kur vendi ndodhej në rrezik, në periudhën e pushtimit klasik të Sërbisë, kontribuoi si askush për fshatin dhe shkollën e tij. Ai ka investuar në ujësjellësin e shkollës, në gjatësi 1.5 kilometra, duke dhënë 10300 franga zvicërane dhe në këtë mënyrë njëherë e përgjithmon ia ka zgjidhur këtij institucioni arsimor çështjën e ujit të pijës. Në periudhën e rëndë për shkollën shqipe, gjatë akcionit të kohës” Ta ndihmojmë shkollën shqipe”, Xhema për nevojat e kolektivit i pat dhënë 2000 franga. Në atë periudhë, me ndihmen e bashkatdhetarëve i pat grumbulluar edhe 2250 franga për ta mbajtur “gjallë”, shkollën dhe veprimtarinë e saj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, saherë që vjen në vendlindje, gjenë kohë për ta vizituar shkollën dhe i bëhet zemra mal kur sheh përparimin e saj. Në vizitën e fundit e gjetëm duke e riparuar ujësjellësin e shkollës së fshatit. Për bamirësi, ky mërgimtar njihet jo vetëm në fshat, por edhe në mbarë Drenicën. Kur Kosova ishte në rrezik, ai, ka ndihmuar vendin me 250000 franga. Ndërkaq, kur lufta shpërtheu në vend, për nevojat e UÇK-së i ka dhënë 25000 mijë franga dhe për këto ka dëshmi. Humaniteti i tij nuk ka përfunduar vetëm me shkollën. Xhema ka ndihmuar shumë hallegjinj, jo vetëm nga ata që i kanë trokitur në derë. Varfnjakun Sinan Balaj, derisa ishte gjallë, e ka mbajtur me mjete vetanake. Atij ia pat hapur edhe një bunar. Ndërsa dy varfnjakëve ua ka blerë nga një lopë.

Nga 1000 franga ua ka dërguar tre bashkëatdhetarëve që ishin në gjendje të vështirë material.Fjala është për Azem Shalën, Shaban Lekun dhe Daut Berishën, kurse Haki Gashit i pat blerë pajisje e gjësende ushqimore në vlerë 4500 franga. Tre vjet e ka mbajtur me mjete të veta, në shtëpinë e tij, Behlul Gashin nga Llapushniku, që aso kohe i qe djeguar shtëpia. Xhema tash e ka edhe një brengë që po e mundon.

Në kantonin ku punon ka numër të madh shqiptarësh dhe fëmijë të tyre, por mësimi plotësues thotë nuk është në nivel. Shi për këtë, ai, bën thirrje të Qeveria e Republikës së Kosovës, që të angazhohet në mënyrë që niveli i mësimit plotësues të rritet, e fëmijët të mos e harrojnë gjuhen dhe lidhjet me atdheun e tyre.

Kurdoherë që reja është e dendur, fillojnë magjitë

0

Nga Aurel Dasareti

Shpresat, planet dhe iluzionet janë elementet rinovuese të jetës. Janë agimi, shkëlqimi i të cilave të magjeps me qetësi. Shpresa është një bimë e kursyer, ajo lëshon filiza të rinj në errësirë ​​sa herë që ribëhet. Shfarosja e shpresës është një histori e gjatë, mbase e pamundur. Asgjë nuk jeton si e verdha e bërë nga guri, ajo jeton pavarësisht gjithçkaje.
***
Shkova ta takoja në një lokal pasi kishte përfunduar aksioni. Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë, edhe pse jemi krejtësisht ndryshe. Emri i tij është Qafëlesh. Po po, qafëlesh. Një djalë i ri në të tridhjetat. Një punëtor që kujdeset për punët e tij. Ju e njihni atë njeri negativ, nga sjellja e tij pasive, e dobët dhe padobishme.
Motoja e tij është “Nuk më intereson”, dhe modeli i tij është aktori i famshëm i cili u bë i njohur për përgjigjen (replikën) “Nuk ka shpresë”. Ai mendon se shumica e aktiviteteve (kombëtare) janë humbje kohe, përveç për të kaluar të gjitha mbrëmjet në kafene, duhanpirësi kaçak, harxhon kohën duke pirë çaj rusi ose kafe turke dhe luan domino. Qafëleshi nuk është vetëm një mbështetës i pesimizmit, ai gjithashtu udhëheq kauzën e pesimistëve.
Ai është dyshues për të gjithë ata atdhetarë që punojnë për të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve nën okupim, dhe i kritikon ata natë e ditë. Në këtë mënyrë ai nuk e ndjen aq shumë ndërgjegjen e tij të keqe dhe beson se kur nuk ka shpresë gjithsesi, është më mirë të luash domino.
E gjeta në kafene. Ai dukej i lumtur. Mendova se më në fund kishte dëgjuar për aksionin e protestuesve-demonstruesve “Qëndro- veproni qetësisht” dhe e ka kuptuar sa i rëndësishëm ishte. Rezultoi që ai ishte i lumtur sepse në futboll Greqia dhe Serbia kishin luajtur një barazim. Ai i simpatizon dhe është në gjendje të sakrifikon edhe jetën për të dy skuadrat, dhe dëshironte që të dyja të fitonin. Fillova të flas për veprimin, sa i mrekullueshëm ishte, si u mbajtën së bashku, të rinjtë shqiptarë që donin të mbështesnin njëri-tjetrin për të mirën e kombit dhe vendit.
Qafëleshi më hodhi një vështrim dhe më tha: “Aurel, për çfarë veprimi po flet? Ju dhe miqtë tuaj duhet të zgjoheni dhe të nuhatni erën e kafes. Pse humbni kohë në marrëzira të tilla? Është koha që ju të përqendroheni në jetën tuaj.”
Unë: “Askush nuk tha që gjithçka do të ndryshonte pas vetëm një veprimi, por fakti që ne qëndrojmë së bashku, si burra dhe gra, ateist apo me besim myslimanë dhe të krishterë por më përpara shqiptarë, të moshuar dhe të rinj, është provë se ne mund të mblidhemi, dhe nëse numri rritet tani, ne me të vërtetë mund të bëjmë një ndryshim.”
Qafëleshi: “Dëgjo, ti më njeh prej kohësh. Betohem se asgjë nuk do të ndryshojë, pavarësisht se çfarë bëni. Nëse protestat nuk patën sukses, atëherë pse mendoni se do të ndihmojë heshtja?”
Unë: “Jam i sigurt që kjo fushatë do të japë rezultate! Ne nuk organizojmë një demonstrim që të pushtetshmit joligjor mund ta ndalojnë dhe nuk mbajmë fjalime ose mbajmë afishe që mund t’i provokojnë ata të përdorin ligjet e emergjencës kundër nesh, dhe as nuk bërtasim thirrje beteje. Fjalët e fundit të posterit janë shkruar me shkronja të mëdha: “Fjalët dhe fotografitë janë armë të fuqishme”. Dhe, do të mbrohemi vetëm nëse na sulmojnë. Ne do vishemi me të zeza për të treguar hidhërimin për situatën e vendit, për të cilën të gjithë jemi të pakënaqur. Ne vishemi me të zeza derisa të rifitojmë dinjitetin tonë. Ne vishemi me të zeza derisa (…) »
Qafëleshi: «Merre me qetësi tani. Ju përdorni fjalë kaq të mëdha. Duket sikur mendoni se jeni në burgun Goli Otok të serbo-sllavëve apo burgun e Burrelit të enveristëve. Vendi ynë është plotësisht në rregull. Edhe sikur të kishte disa episode të vogla, nuk do të thotë se kemi probleme.”
Unë: “Problemi, Qafëlesh, është se ti je bërë aq indiferent dhe pasiv, sa ke hequr dorë nga kërkimi i së vërtetës. Unë gjithashtu besoja se qeveria e vendit tim nuk ishte aq e keqe dhe se kishte vetëm disa raste të shkeljes. Por pastaj zbulova se nuk ishte qeveri por një regjim diktatorial nën të cilin katastrofat ndodhin çdo ditë, pa i parë askush.
Policia e shtetit të kapur nga krimi, thënë më mirë, asqerët e sulltanit me shallvare i cili është shumë i shqetësuar se Serbia nuk ka det (dalja në detin shqiptar është një dëshirë e kahershme, qindravjeçare e politikës ekspansioniste serbe). Kanabisi me shallvare torturon sistematikisht shqiptarët, informatorët kërcënojnë qytetarët dhe bashkëpunojnë me banditë, shkatërrojnë monumentet historike në mes të natës. Regjimi mbushën vendin me “punëtorë” dhe “refugjatë” afrikan-aziatik-arabik, vendi (sidomos bregdeti-banesat) u shitet rusëve, serbëve, grekëve, arabëve, kinezëve – duke ndryshuar tërësisht demografinë, nataliteti më i ulët se mortaliteti dhe respektimi i ligjit është vetëm për të pafuqishmit. Si rrjedhojë, rinia jonë iku jashtë vendit nga mungesa e shpresës. Pothuajse gjysma e popullsisë vuan nga varfëria e skajshme. Nëse nuk keni kontakte, gjithashtu nuk keni aspak të drejta, dhe kur ndodh padrejtësia, ata kërcënojnë cilindo që përpiqet të hapë gojën për të thënë të vërtetën. Qafëlesh, shiko në të gjitha videot, dhe lexo shkrimet në ato pak gazeta kombëtare e jo ato mafioze të regjimit, ku sipas porosisë shkarravitin këlyshët. Sa më shumë që shihni ngjarjet e rënda dhe tronditëse nga një distancë, aq më e qartë bëhet që dikush drejton atë që po ndodh, me fjalë të tjera, fatkeqësitë që kombit tonë i shkaktojnë vuajtje dhe dhembje të madhe shpirtërore.”
Qafëleshi (ndërpret përsëri): “Kjo po bëhet shumë për ne dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta ndryshojmë atë gjendje. Kjo është toka e tyre, nuk e kupton?!”
Unë: “Jo, nuk është vendi i tyre. Është vendi ynë, i yni, i gjyshërve tanë, ne shqiptarët (…). Kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë së bashku për ta ndryshuar atë. Një komb prej 9 milionësh (në troje dhe diasporë) nuk mund të kontrollohet nga vetëm disa qindra hajna të korruptuar, kriminelë dhe servil të fqinjëve pushtues ardhacak që vazhdimisht kanë kryer gjenocid ndaj nesh, por ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të ushtrojmë të drejtat tona nëse vazhdojmë të themi “Nuk ka shpresë” dhe nuk bashkëveprojmë. Atëherë asgjë nuk do të ndodhë.”
Qafëleshi: “Unë dua të shoh analizën e ndeshjes midis Greqisë dhe Serbisë. Pastaj fillon kampionati i pingpongut, Rusia – Kina.”
Unë: “Dëgjo tani Qafëlesh, a e dinë cili është problemi i vendit tonë? Fakti që ka disa milion Qafëleshë. Por me ndihmën e Zotit dhe bekimin e Kastriotit, gjysmë milioni prej tyre do zgjohen që të mund ta ndryshojmë vendin tonë brenda dhe jashtë kufirit të imponuar. Njerëz kokëtul si ti Qafëlesh, qëndrojnë ulur në çajtore dhe shikojnë anash. Nëse janë të pafat, ata do të pësojnë të njëjtin fat si ata shqipfolës indiferentë që janë zhdukur përgjithmonë para se të shohin rezultatet e ndeshjeve sportive të fqinjëve “dashamirës”, apo përfundimin e telenovelave turke në TV shqipfolëse, por atëherë askush nuk do t`ju mbrojë.”
***
Udhëzime për protesta: Protestat duhet të jenë paqësore. Ne jemi aktivistë të paqes, jo aktivistë të dhunës. Ne nuk do të humbasim kontrollin dhe nuk do të reagojmë ndaj provokimeve nga forcat e sigurisë. Kjo është ajo që ata duan. Një nga qëllimet kryesore të forcave policore të shtetit të kapur nga sulltani i çmendur dhe sivëllezërit e tij çetnik të cilëve u shërben, është të portretizojnë protestuesit si banditë të cilët dëshirojnë të shkatërrojnë vendin tonë. Ne duhet të jemi të disiplinuar, të mbajmë qetësinë dhe të shmangim shkeljet e ligjit dhe nuk duhet të rrezikojmë jetën e të tjerëve ose të shkaktojmë dëm të pronës publike ose private. Nëse shihni se dikush vepron me dhunë, duhet ta rrethoni dhe ta hiqni atë nga demonstrata.
***
Kjo është një pyetje themelore për të cilën është e padobishme të grindeni. Këtu, secili prej nesh mban përgjegjësi, jo ndaj njëri-tjetrit, por për arsye ekzistenciale të gjithë janë përgjegjës për veten e tyre në një nga misteret e universit:
Pse doni të jetoni?
Është më lehtë të vdesësh nëse e di kush je, dhe shumë më i lumtur të jetosh.

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Radiocorriere (1931) / Ja përse nevojitet një stacion radiofonik në Shqipëri

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2021

 “Radiocorriere” ka botuar, me 2 maj 1931, në faqen n°15, një shkrim në lidhje me nevojën asokohe të një stacioni radiofonik në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Zëra në qiellin e botës

Radio në Shqipëri

— Në Kuran është shkruar se vetëm njeriu mund të flasë — një hoxhë mysliman deklaronte me vendosmëri në zyrën doganore në Shkodër në 1904, ndërsa ai dëgjoi zërin e gramafonit të parë që një katolik rebel dhe shumë i guximshëm kishte marrë nga Venecia. Dënimi i priftit islam hyri në fuqi dhe meqenëse vetëm boria fliste — sipas tij — ajo duhej të dërgohej përsëri në Itali. Blerësi i zgjuar iu përshtat më së miri për të kompozuar një gyp kallaji për përhapjen e zërit.

Kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë dhe gramafonët kanë ndjekur njëri-tjetrin për avantazh dhe propagandë më të madhe ata kanë tërhequr në vend disqet e lutjeve dhe të këngëve turke të Stambollit. Por sot në Shqipëri nuk ka më asgjë turke : mbase kujtimi i zbehtë i trishtuar dhe i largët tek të moshuarit dhe tek të rriturit, por të gjitha një reflektim i ndjenjave tek të rinjtë që më në fund shohin tokën e tyre, vendin e Skënderbeut, nën kujdesin dhe udhëheqjen e mbretit Zog dhe me mbështetjen shumë të vendosur të Italisë.

 E vetmja, trashëgimia e vetme e popullit shqiptar për katërqind e më shumë vjet është gjuha shqipe, e ruajtur me një vullnet të rreptë kundër çdo depërtimi të idiomave dhe thekseve turke, arabe dhe perse. Nuk është ekzagjerim të thuash se është gjuha më e vjetër në Evropë, ajo me të cilën — siç rrëfen Ksenofoni — Aleksandri i Madh u fliste trupave të tij dhe se ushtarët grekë nuk e kuptonin.

Kjo gjuhë është mbrojtur në momente dhe vite shumë të trishtueshme, por nuk është se era e re e civilizimit është më pak e rrezikshme për rezistencën e saj ose për përparimin e saj.

 Prandaj, Radio, e cila transmeton lajmet dhe muzikën në gjermanisht nga Vjena çdo mbrëmje në Shqipëri, në italisht nga Roma dhe në greqisht nga Athina, ngatërron dhe shqetëson idetë dhe preferencat e dëgjuesve. Muzika — me të vërtetë — nuk është një gjuhë, por një ritëm i kuptueshëm nga të gjitha fjalimet, por ka këngë të largëta nga çdo tokë, ninulla, kujtime, ritme të rinisë së hershme që gjithmonë të pëlqen t’i njohësh dhe t’i dëgjosh përsëri. Këngët e tabarinëve të Vjenës, “Kur hëna ngrihet në Marecchiare” në Romë, ose stacione të tjera të transmetimit mund të argëtojnë gjatë një mbrëmbje, por ato nuk janë në gjendje të lartësojnë shpirtin dhe zemrën e njerëzve të palëkundur të “Skiptaria-s” në evokimin e mitit të tyre të largët.

Kjo është arsyeja pse sot, më shumë se kudo tjetër, një stacion radiofonik shfaqet në Shqipëri si nevoja më e domosdoshme, ndihma politike dhe ndezja e bashkimit të gegëve dhe toskëve dhe për ngritjen e të gjithë vendit. Vitet e trishtuara të zgjedhës, të luftës së brendshme, të skllavërisë kanë kaluar, por për të parë drejtpërdrejt, me energji qytetërimin, ato pak llamba elektrike të shpërndara në rrugët e Tiranës dhe Shkodrës nuk janë të mjaftueshme, pra duhet ndihma fonike, përkujtimi i zërit të dëgjuar, i fjalimit të thënë gjatë ditës, është e nevojshme të dëgjojmë se çfarë po ndodh në Evropë dhe në botë, jo përmes telegrameve të trajnuar dhe të rregulluar mirë nga agjensitë zyrtare dhe jozyrtare, por në gjuhën e vet, në intonacioni e saj, në përputhje me interesat dhe të mirën e vendit.

Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të rikonfirmojmë ndërgjegjësimin dhe lartësinë e popullit “skipetaro” dhe t’i japin rinisë kontributin e sinqeritetit fonik të gjuhës së tij. Sepse nuk janë fjalimet zyrtare të rasteve të mëdha ose predikimet nga foltoret që mund të falsifikojnë të korrat kulturore të një populli që fatalisht, për shkak të ngjarjeve antike, të trishtueshme, vetëm sot përballet me dritaret e civilizimit. Aty është radioja, zëri i ri, i cili do të jetë në gjendje të hapë për njerëzit miqësorë të Adriatikut të poshtëm vizionin e saktë, kuptimin integral të thelbit, virtyteve dhe miteve të tij përmes valëve të difuzionit (përhapjes) nga Shën Gjini në Vlorë, nga Gjirokastra në Shkumbin. Dhe gjithashtu do të përbëjë një armë të fortë politike kundër shpifjeve të pakuptimta dhe fyese që agjensitë e huaja të interesuara, nën maskën e lajmeve të pastra dhe të thjeshta, hedhin çdo mbrëmje atje, në qëllimin budalla dhe të kotë për të ngadalësuar, për të ftohur marrëdhëniet e përzemërta midis Italisë dhe vendit të vogël të Adriatikut të poshtëm.

Më në fund, Radio do të përsërisë me kadenca (valë) të buta këngët antike të paraardhësve, të poetëve spontanë të bukurisë së tokës shqiptare, muzikalitetin nostalgjik të maleve të Mirditës dhe rivierës, dhe lajmet për ato që po ndodhin në botë, ritmin politik, fitoret financiare, kompleksin dhe ndërmarrjen e gjerë shoqërore.

ANGELO TODRI

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1931-ja-perse-nevojitet-nje-stacion-radiofonik-ne-shqiperi/.

Gjenocidi i planifikuar në Srebrenicë, më korrik 1995

0
Nga Sheradin Berisha
Si sot, 26 vjet më parë, (më 11 korrik 1995) në Srebrenicë të Bosnjës u ekzekutuan barbarisht mbi 8372 civilë boshnjak (myslimanë) të paarmatosur.
Ky gjenocid bëhet akoma më i tmerrshëm kur kemi parasysh prezencën e trupave ndërkombëtare të UNPROFOR’it në këtë rajon ku u krye krimi!
Në Serbrenicë me rrethinë ishin të stacionuar trupat holandezë të UNPROFOR’it, dhe kishin për detyrë të mbronin këtë enklavë myslimane. Por, serbët nuk u trazuan fare nga prania e misionit paqeruajtës të helmetkaltërve. Ata morën Srebrenicën me forcën e armëve, ndërkohë që 450 ushtarët holandezë, nuk kanë vepruar fare për ta parandaluar më të keqen. Ata vetëm e kanë vështruar këtë situatë të rëndë!
Në mbledhjen e 11/12 korrikut 1995, në hotelin Fontana në Bratunac, gjenerali serb Ratko Mladiçi u kërcënohet përfaqesuesve civilë të Srebrenicës: “Myslimanët mund të zgjedhin ndërmjet mbijetesës dhe zhdukjes, e kuptoni, fati i popullit tuaj është në duart tuaja dhe jo vetëm në këtë territor”. Ai kërkon dorëzimin e forcave boshnjake që kanë ikur përtej kodrave për t’iu shmangur fatit që ua kishte gatuar. Bashkëbiseduesin e tij, Nesib Mandziçin, e kishin transportuar helmetkaltrit holandezë, kurse tetë mijë burra e djem nga enklava u vranë. Grave, fëmijëve dhe pleqve u lejua të mbijetonin me kusht që të mos rezistonin gjatë dëbimit. Disa megjithatë do të vriten. (Florence Hartmann – Paqja dhe ndëshkimi, Koha, mars 2001, fq.126)
Henri van de Belt një ushtar i kontigjentit holandezë, (ish’pjesëtar i njësisë “Dutchbat”), nuk i ka parë skenat e vrasjes e të masakrave me sytë e tij, por sot (pas kaq vjetësh) atë e mundon shumë Serbrenica. “Unë kam parë deportimet e njerëzve, spastrimet etnike. Ajo që më rëndon më së shumti, është mungesa e forcës për të ndërmarrë diçka. Por, kur të janë lidhur duart nga të gjitha rregullat e mundshme dhe lejohesh vetëm të vështrosh dhe të njoftosh se çfarë ndodh… kjo gjendje është përvoja më e keqe, që kam pasur ndonjëherë”, – thotë ai, në një shënim të vitit 2009. “
Të luftuarit nuk ishte asnjëherë alternativë. Ushtarët kishin qenë të dobësuar. Nuk kishte ushqime, kishin pak karburant dhe batalioni ishte pakësuar. Dhe, ata nuk kishin mandat për të luftuar”, – tregon më tej Henri van de Belt. “Kampi ynë ishte i stërmbushur me refugjatë. Sikur të ishte marrë vendimi për të luftuar, atëherë për serbët do të kishte qenë e lehtë të na vrisnin të gjithë. Atëherë do të kishte pasur më shumë viktima, shumë më tepër, se sa janë vrarë”, – thotë më tej ai.
“Pasi morën qytetin, serbët nën udhëheqjen e Ratko Mladiçit i ndanë myslimanët boshnjakë. Gratë, fëmijët dhe pleqtë në njërën anë, burrat dhe djemtë në anën tjetër. Gratë i larguan me autobusë të shoqëruar nga ushtarët helmetkaltër holandezë. Por këta”, thotë ish-ushtari i helmetave blu Johan de Jonge, “ishin të pafuqishëm”.
“Ne nuk kishim armë më. Megjithatë, ne jemi përpjekur t´i mbronim atje njerëzit, si të mundnim. Por, në gjysmën e rrugës djemtë tanë i nxorën nga autobusët, ata duhet të ktheheshin në këmbë në kamp. Në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës u nxorën gratë më të bukura, nga mosha 14 deri 30 vjeçare. Ata i morën pastaj në pyll dhe pjesën tjetër mund ta marrësh me mend…”, – shprehet Johan de Jonge.
Johan de Jonge ka qenë atëherë vetëm 20 vjeç. Srebrenica ishte për ushtarin profesionist, angazhimi i parë jashtë shteti. Ashtu si shokët e tij, ai nuk ishte i përgatitur për atë që do t´i priste në Ballkan: brutaliteti i serbëve dhe vrasja e tyre me plan. 8 000 djem dhe burra myslimanë u bënë pre e serbëve në ditët e para të korrikut të vitit 1995.
Disa u përpoqën të iknin në pyje dhe u vranë nga minat. Por, shumica e tyre u ekzekutuan dhe u futën pastaj në varreza masive. Vrasja ishte e planifikuar mirë. Për të humbur gjurmët, kufomave në muajt më pas iu ndërrua vendi disa herë. Përreth Srebrenicës, vitet e fundit janë gjetur më shumë se 20 varreza masive.
JORIS VOORHOEVE: “SIKUR OKB TË JEPTE MBËSHTETJE, MASAKRA E SREBRENICËS MUND TË PARANDALOHEJ”
– Ish-ministri holandez i Mbrojtjes, Joris Voorhoeve në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency – AA’së tha se shkaku i mos dhënies së mbështetjes së nevojshme ndaj ushtarëve holandezë që ishin me detyrë në varësi të OKB, në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes ishte një marrëveshje e fshehtë mes vendeve të koalicionit.
Voorhoeve i cili ka shqyrtuar detajet në librin e sapo dalë në treg “Zonat e Sigurta”, ato çka kanë ndodhur në Srebrenicë ai ka njoftuar se marrëveshja e fshehtë në fjalë ishte kryer mes Francës, ShBA-së dhe Britanisë. Voorhoeve duke theksuar se marrëveshjen e ka rastisur gjatë shqyrtimeve në dokumentet e njoftuara publikisht nga SHBA dy vite më parë në lidhje me luftën e Bosnjes ai ka thënë: “Një grup ushtarësh francezë dhe britanikë ishin marrë peng nga gjenerali serb i asaj kohe Ratko Mlladiç. Presidenti francez i asaj kohe Jacques Chirac, Kryeministri britanik John Major dhe Presidenti amerikan Bill Clinton, për shkak të frikës se mund ti bëhej ndonjë gjë ushtarëve të marrë peng më 28 maj 1995 marrin vendim për tu mos dhënë mbështetje ajrore. Kërkesa e marrëveshjes vjen nga francezët dhe britanikët, ndërsa SHBA e miraton. Pra mbështetja e sulmeve nga ajri nuk u dha për shkak të marrëveshjes së fshehtë të arritur mes Francës, Britanisë dhe SHBA”. “Unë gjithmonë e kam parashikuar se ka pasur një arsye”.
Ish-ministri Voorhoeve, ka tërhequr vëmendjen se në vitin 1994 ishte vendosur që nëse OKB do të kërkonte mbështetje ajrore brenda dy orësh kjo do të zbatohej. Voorhoeve shton më tej duke thënë: “Por trupat ushtarakë holandeze edhe pse kërkuan 9 herë mbështetje ajrore gjatë ngjarjeve të Srebrenicës kjo nuk u zbatua. Unë gjithmonë e kam ndier vazhdimisht se diçka nuk shkonte në rregull në lidhje me këtë, por nuk kisha ndonjë dokumet në dorë. Tani e kam në dorë atë dokument”.
Ish-ministri hollandez i mbrojtjes ka theksuar se po të ishte dhënë mbështeje ajrore ushtarëve hollandezë ndoshta nuk do të mund të ndodhte masakra e Srebrenicës në këto përmasa:
“Nëse OKB do të jepte ndihmë nga ajri mund të parandalohej gjenocidi i Srebrenicës ose mund të reduktohej numri i viktimave, rezultati nuk do të ishte kaq i rëndë. Po të jepej ndihmë Ratko Mladiç do ndryshonte planet. Pas Srebrenicës këtë e vërejtëm në qytetin Gorajde, ku me mbështetjen nga ajri masakra atje u parandalua” – thotë ai.
Voorhoeve thekson se qeveria holandeze e asaj periudhe duke përfshirë edhe veten e tij nuk kanë patur dijeni për marrëveshjen në fjalë, sepse nëse do të kishin dijeni reagimet do të ishin më ndryshe. “Po të ishim njoftuar do të rikujtonim premtimet e OKB dhe do të përpiqeshim për të zbatuar këtë” – shton ai në fjalën e tij.
Joris Voorhoeve, ka vënë në dukje se kur ka parë për herë të parë marrëveshjen e arritur mes tri vendeve ka përjetuar një habi të madhe.
“Fatkeqësisht nuk mund t’i sjellim mbrapa afërsisht 8 mijë njerëzit e vrarë. Nuk mund t’i harroj gjatë gjithë jetës sime këto njerëz. Humbën jetën për shkak të disa gabimeve në atë periudhë. Edhe gjatë luftës edhe gjatë shkrimit të librit tim kam vajtur në rajon. Është e pa-mundur të shpjegosh situatën e viktimave. Kanë përjetuar një dhimbje të madhe. E ndiej thellësisht këtë” shprehet Joris Voorhoeve.
Burimet:
Air power ‘could have averted Srebrenica’
***
‘Srebrenica massacre could have been prevented’!
***
Srebrenica massacre: former Dutch minister Joris Voorhoeve accuses the West
SKORPIONËT ESKADRONI I VDEKJES!
Njësitë Skorpionët eskadroni i vdekjes, të cilin e ka krijuar Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Serbisë dhe ishin pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të zbarkuar përreth Srebrenicës gjatë kohës së masakrës, i vrasin një nga një 6 mysliman të rinj nga ajo enklavë: Juso Deliç (16 vjeç) Azmir Alispahiç (17 vjeç), Safet Fejziç (17 vjec), Dino Salihoviç (20 vjeç), Smail Ibrahimoviç (35 vjeç) dhe Sadik Salkiç (36 vjeç) (Florence Hartmann – Paqja dhe ndëshkimi, Koha, mars 2001, fq.129).
Një nga krimet e shumta serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (Video)
Në Serbi u gjykuan 5 pjesëtarë të njësisë speciale Shkorpioni. Akgjykimi u shpall më 10 prill 2007, dhe u denuan për vrasje me denime prej 20, 30 dhe 5 vjet. Në aktgjykim thuhet se nuk është dëshmuar se viktimat e tyre janë nga Srebrenica. Pra, nuk u hap çështja e pjesëmarrjes së të akuzuarve në gjenocid, kurse familjet e viktimave kishin ardhur në Beograd që të dëshmojnë për rrethanat në të cilat djelmoshat janë zënë rob pas rënies së Srebrenicës. (Florence Hartmann, po aty fq.146 – 147)
RADOVAN KARAGJIQI: “MIROSLAV, TË GJITHË DUHET TË VRITEN”!
Më 8 mars 1995 Karagjiçi zyrtarisht i pranon intruksionet e ushtrisë së Mlladiçit dhe e nënshkruan Direktivën nr. 7: “Me operacione të planifikuara dhe të përgatitura mirë krijojeni situatën e padurueshme të pasigurisë së plotë, e cila nuk do t’ua lërë asnjë shpresë banorëve të Srebrenicës dhe të Zhepës (Zhepa) për mbijetesë”.
Miroslav Dornjiç, kryetari i Komunës së Bratuncit, fqinje me komunën e Srebrenicës, spastrimin etnik të të cilit e kishte organizuar me sukses më 1992, në gjykim (në Hagë – sh.b) dëfton për atë që i kishte thënë Karagjici më 9 korrik 1995: “Miroslav, të gjithë duhet të vriten (…) të gjithë ata që ju bien në duar”. (Florence Hartmann, po aty fq. 125 – 126).
Atë ditë kur Karagjici i jep këtë urdhër Miroslavit, “po dilte nga takimi me Jovica Stanishiqin, të cilin Millosheviçi ia kishte dërguar udhëheqjes serbe në Bosnjë. Një ditë më herët edhe ndihmësi i Stanishiçit, Franko Simatoviç (Shimatoviq), kishte qenë në Bosnjë, në Vlasenicë, në shtabin e përgjithshëm të forcave serbe që dy ditë më herët kishin nisur ofensivën kundër Srebrenicës.
Më 13 korrik, në vazhdën e masakrës, komandanti i ushtrisë jugosllave, Momçilo Perishiç, e nënshkruan urdhërin me të cilin i urdhëron 30 zyrtarët e vet që të nisen në Bosnjë. Më 15 korrik ata arritën në zonën e Srebrenicës dhe iu vunë në shërbim Mladiçit. (Florence Hartmann, po aty fq. 128)
Jovica Stanishiç, dora e djathtë e Slobodan Milosheviçit në ndërtimin e rrjetit të “njësive të vogla lëvizëse, të padukshme dhe vrastare” që kanë bërë kërdi nga Vukovari në Srebrenicë, e deri në Kosovë, u lëshua në liri (nga gjykata e Hagës – sh.b) për ta pritur procesin, duke iu falënderuar letrës së përkrahjes që ia ka shkruar CIA, bashkëpunëtor i së cilës kishte qenë në të kaluarën. Britanikët dhe një francez, dikur prefekt i krahinës Var në Francë, Jean – Charles Marchiani (Zhan Sharl Markiani), gjithashtu e lavdonin për shërbimet e tij të mira gjatë konfliktit. Duke vepruar në emër të Milosheviçit, Jovica Stanishiçi ka pasur rolin vendimtar për lirimin e “helmetkaltërve”, pengjeve serbe në pranverë të vitit 1995, e më 12 dhjetor 1995 (fq.187) në lirimin e dy pilotëve francezë (Frederic Chiffot dhe Jose Souvingnet – fq.187), aeroplani i të cilëve “Miragei” kishte rënë mbi Bosnjë (më 30 gusht 1995 – fq.187). Jean – Charles Marchiani, të cilin Jacques Chirac e kishte dërguar në mision negociatore me Jovica Stanishiçin. (Florence Hartmann, fq. 149)
CHRISTIANE AMANPOUR: GJENOCIDI NË SREBRENICË – NJË MOMENT PËRCAKTUES!
Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour, në një shkrim autorial me titull: “The Srebrenica genocide: A defining moment” (Gjenocidi në Srebrenicë një moment përcaktues), shkruan: “Për mua, lufta dhe ajo çfarë kam parë në Bosnje ndryshuan gjithçka. E pashë anën më të mirë dhe më të keqe të njerëzimit. Ana më e keqe ishin serbët e Bosnjës, të armatosur dhe të mbështetur nga Milosheviqi, që vrisnin civilë, gra, fëmijë të vegjël, burra të moshuar. Le të mos harrojmë se kjo ishte një vrasje e paramenduar e civilëve, jo një luftë ndërmjet dy ushtrive.
Synimi i serbëve të Bosnjës ishte që të terrorizojë dhe të vrasë, të spastrojë etnikisht civilë prej territorit që ata dëshironin ta formësonin si një shtet etnikisht të pastër për vetvete. Ata madje ëndërronin t’i bashkoheshin një Serbie të madhe…. Objektiviteti nuk nënkupton se duhej trajtuar njësoj si viktima ashtu edhe agresori. Objektivitet nuk do të thotë veshja e një ekuivalence të rreme morale.
Mirëpo kjo ishte gjëja që qeveritë tona po përpiqeshin ta bënin. Këta zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, të cilët nuk donin të intervenonin për të ndaluar këtë gjë, po thoshin se të gjitha palët ishin njësoj fajtore, edhe pse nuk ishin. Dhe masakra në Srebrenicë më në fund e dëshmoi një gjë të tillë, më në fund dëshmoi së qeveritë tona nuk mund të hidhnin më shikimin diku tjetër.”
Burimet: lexoni shkrimin në origjinal: The Srebrenica genocide: A defining moment By Christiane Amanpour, Anchor, CNN
***
1994 – Amanpour questions Bill Clinton
PËRGJEGJËSIA E FUQIVE TË MËDHA PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË!
Nga fundi i verës i vitit 1995 administrata amerikane e nisi një qarkore ‘me vija fundore’, në të cilën saktësisht thuhej se duhet përgjigjur shtypit në lidhje me Srebrenicën. Ashtu që zyrtarët amerikanë duhet të thonë se as ata, e as OKB’ja, nuk e kanë ditur se serbët kanë planifikuar ta pushtojnë enklavën dhe se nuk kanë pasur informata për avancimet e trupave të serbëve boshnjakë. Për parashikueshmërinë e masakrës zyrtarët armerikanë duhet të përgjigjen:
“Nuk kemi pasur kurrfarë informatash për çfardo qëllimi që të kryheshin mizori kundër mbrojtësve myslimanë apo kundër popullsisë së Srebrenicës. E dinim se këso vepra nuk ishin të pamundura marrë parasysh historinë e gjenocidit dhe të spastrimit etnik në Ballkan.” (Florence Hartmann – Paqja dhe ndëshkimi, Koha, mars 2001, fq. 100; Power Samantha, “A problem from Hell, America and the Age of Genocide, Perennial, New York, 2003 – faqe 240).
Në të vërtetë Parisi, Londra dhe Washingtoni kishin informata të hollësishme për situatën në Srebrenicë me rrethinë, por nuk i ndërmorën masat e nevojshme që të parandalohej gjenocidi, i cili hap pas hapi po përgatitej para syve të tyre. Që më 1993 përfaqësuesit më analitikë ndërkombëtarë tashmë e kishin quajtur shtrëngimin e shtetrrethimit të enklavës (Srebrenicën – sh.b) si “gjenocid të ngadalshëm” apo “gjenocid i shkallëzuar”, situatë e cila tashmë e kishte obliguar Këshillin e Sigurimit që, disa javë më vonë, ta vendoste Srebrenicën dhe popullatën e saj nën mbrojtje të OKB-së.
Gjatë gjithë ofensivës së fundit kundër Srebrenicës prej 6 deri më 11 korrik 1995 Fuqitë e Mëdha nuk ndaleshin së thëni se forcat serbe, pavarësisht avancimit, nuk e kishin mendjen ta okuponin enklavën. Duke u shtirur të befasuar, ato, pa e lëvizur asnjë gisht, e lejuan Mladiçin të hynte në qytet më 11 korrik 1995, nga fillimi i pasdites. Më pas lejuan që burrat t’i ndanin nga popullata tjetër, duke mos i imponuar kushtet e evakuimit të dhunshëm, duke mos u përpjekur as të bëjnë mbikëqyrjen. (Florence Hartmann, po aty fq.226)
“Më kishin udhëzuar në fillim që t’i sakrifikoja Srebrenicën, Zhepën dhe Gorazhden dhe e ndieja se ishte e gabuar”, kishte deklaruar diplomati amerikan Richard Holbrooke në nëntor 2005, gjatë 10 vjetorit të marrëveshjes së Daytonit. (Richard Holbrooke, intervistë te rrjeti televiziv Hajat nga Sarajeva, emetuar më 19 nëntor 2005)
Një vit më vonë Holbrooke i tërheq fjalët, por faktet mbesin: “Srebrenica dhe enklava e vogël fqinje Zhepa, gjithashtu e populluar me refugjatë boshnjakë nga valët e para të spastrimit etnik, kurse iu dhanë serbëve në negociatat për paqen në nëntor të vitit 1995, kur realiteti i krimit tashmë ishte dëshmuar.
“Në korrik 1995 derisa po ndodhte masakra në Srebrenicë me rrethinë, presidenti francezë Jacques Chirac, u përpoq t’i bindte partnerët e tij SHBA-në, Anglinë dhe Gjermaninë për të ndërhyrë ushtarakisht kundër forcave serbe, që të parandaloheshin masakrat, por në fund me insistimin e aleatëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së Kofi Annan, u pajtua të mos vepronte dhe, për hir të paqes, me aleatët e saj i pranoi pasojat e gjenocidit në Srebrenicë.
Fuqitë e Mëdha lejuan që t’u imponohen kushtet e paqes dhe ua mundësuan atyre që i shprehën qëllimet e tyre gjenocidale që kështu t’ia dalin realizimit të planit të tyre. Fuqitë e Mëdha i shpërblyen në Dayton ata të cilët disa javë më parë sistematikisht dëbuan dhe mbytën popullatën myslimane të kësaj enklave, duke ua falë fushat e vdekjes, e më pas duke ua mundësuar që të vendosen aty sipas qejfit për ta ndërruar strukturën etnike përjetë. (Florence Hartmann, po aty fq.230)
Disa dëshmitarë ndërkombëtarë, sikur ishin Wesley Clark (Ueslli Klark), këshilltari ushtarak në ekipin negociator amerikan, gjenerali britanik, Rupert Smith, komandanti i “helmetkaltërve” në Bosnjë apo amerikani David Harland nga Departamenti i Ҫështjeve civile të OKB-së në Bosnjë, vërtetojnë se Milosheviçi ka qenë i informuar për qëllimin e liderit të sebëve të Bosnjës që të shkaktojë gjakderdhjen e madhje në Bosnjë.
Në një takim më 17 gusht 1995 në Beograd, Wesely Clark e kishte pyetur Milosheviçin, i cili posa po e bindte se ishte i autorizuar të negoconte për paqen në emër të serbëve të Bosnjës dhe të garantonte se marrëveshja eventuale do të respektohet: “Zoti kryetar (…) nëse keni gjithë këtë ndikim mbi serbët e Bosnjës (…) si u bë që e lejuat Mladiçin t’i vriste gjithë ata njerëz në Srebrenicë?” Kurse Milosheviçi u përgjigj: “Eh, gjeneral Clark, e këshillova të mos e bënte, por nuk më dëgjoi”. (Florence Hartmann, po aty fq.130)
Origjinalet e procesverbaleve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë (KSM-së) dhe Këshillit për koordinim politik, instancës që i mblidhte liderët serbë nga Bosnja dhe ata nga Beogradi, tregojnë se Millosheviçi kërkonte që shërbimet e tij për çdo ditë të informonin për situatën në Bosnjë dhe se dispononte linjë të posacme telefoni që, sa herë të donte, e lidhnin me Karadziçin dhe Mladiçin. Gjithashtu dëshmojnë se më 1995 Milosheviçi vazhdon ta përcjellë zhvillimin e situatës në Bosnjë, posaçërisht para, gjatë dhe pas masakrës në Srebrenicë, e që së paku një herë ta telefononte Mladiçin në këtë fazë. (Florence Hartmann, po aty fq.129 – 130)
Takimet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë KSMJ’së, pas masakrës në Srebrenicë dëshmojnë se Milosheviçi pajtohet me mizoritë. Në asnjë çast nuk e dënon gjakderdhjen. Përkundrazi, uron Mladiçin për suksesin ushtarak dhe për numrin e vogël humbjesh që kishte pësuar dhe e pranon se ka qenë në kontakt me Mladiçin gjatë sulmit në Srebrenicë dhe në Zhepa.
Sipas një hetuesi të Tribunalit (të Hagës – sh.b), i cili i kishte mbledhur dëshmitë e shumicës së diplomatëve dhe ushtarakëve që ishin rreshtuar në kabinetin e Milosheviçit në korrik të vitit 1995, Milosheviçi shihej si “i vetmi person, të cilit mund t’i qaset bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar ndihmën dhe këshilla se si të ndikojë te serbët e Bosnjës”.
Diplomati suedez Carl Bildt, i cili është takuar me Milosheviçin më 14 korrik 1995, mu pas daljes së Mladiçit nga zyra e tij dhe derisa po vazhdonin masakrat në Srebrenicë, kujton: “Milosheviçi përpiqej të ndihmonte. Po të dinte Milosheviçi për krimet që po ndodhin, do të ishte i tmerruar, nuk mund të besoj se kishte qenë i përzier në atë masakër”. (Florence Hartmann, po aty fq.138)
Millosheviçi,… më 13 gusht 1995 nga Washingtoni mori konfirmimin se në tavolinën e bisedimeve enklavat Zhepa dhe Srebrenica do t’u takojnë serbëve, “me kusht që ta pranojë Bosnjën me kufijtë e vet shtetërorë”…. Më 25 gusht, vetëm një javë para hapjes se negociatave në Dayton, Milosheviçi shton: ” Nëse myslimanët e refuzojnë marrëveshjen e paqes, do t’u thuhet se mbesin të vetmuar me Shpatën e Damokleut mbi kokë, që e ka formën e gjeneral Mladiçit”. (Florence Hartmann, po aty fq.131)
Gjatë kohës së negociatave për paqen që mbaheshin prej 1 deri më 21 nëntor 1995 në bazën ushtarake amerikane në qytezën e Daytonit, në Ohaio (Ohajo), çështja e kriminelëve të luftës dhe arrestimit të tyre thjesht nuk u fut në rend të ditës. Madje, diplomatët amerikanë, evropianë e rusë që ishin në Dayton e karakterizuan këtë si deal-breaker, përkatësisht, çështje që mund t’i prish negociatat. (Florence Hartmann, po aty faqe 157)
Madje negociatorët ndërkombëtarë fillimisht shqyrtojnë mundësinë që në Dayton të ftojnë Radovan Karadziçin dhe Ratko Mladiçin. (fq 158) Marrëveshja e Daytonit u nënshkrua më 14 dhjetor 1995 në Paris, 60 mijë ushtarët e NATO-s, nga fillimi i vitit 1996 vendosen në Bosnjë e Hercegovinë (fq.162)
Pas Daytonit, Milosheviçi festonte një “arritje historike”. “E kemi gjysmën e Bosnjës! Republikën! Nga katër planet (e paqes, v.a), ky është më i miri për serbët. Ata i kanë të gjitha qytetet buzë Savës, tri qytete në brendi dhe gjithë luginën e Drinës, pos Gorazhdës. Këto janë pesëdhjetë qytete dhe 25 mijë km2! Do të duhet t’i çojmë prapa të gjithë refugjatët (serbë – v.a) që janë te ne, ashtu që të kenë njerëz me të cilët do të popullojnë territorin e tyre”, u deklaroj Milosheviçi anëtarëve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë – KSM’së më 6 dhjetor 1995 në Beograd.
E VËRTETA RRETH BOSNJËS!
Për prapaskenat e përgjakshme në Bosnje ka bërë një hulumtim studiuesi anglez, David Icke:
“THE TRUTH ABOUT BOSNIA” (E VËRTETA RRETH BOSNJËS)
“- Më 19 Dhjetor të vitit 1994, shkrimtari Warren Hough deklaroi se Henry Kissinger ishte akuzuar nga presidenti francez Mitterand se ishte “kryemanipulatori” i konfliktit jugosllav. Thuhet se deklarata është bërë në një mbledhje të Konferencës Europiane të Sigurisë në Budapest, Hungari. Sipas Warren Hough: “Si pjesë e planeve të tyre të luftës, udhëheqësit serbë shpenzuan miliona dollarë për kontrata dhe pagesa në Shtetet e Bashkuara.
Burime nga Wall Street theksojnë se shumica e këtyre marrëveshjeve jetëshkurtra, me sa duket u sajuan për të fituar para për firmën këshillimore të Kissinger “Shoqëria Kissinger“, drejtor themelues i së cilës ishte Lord Carrington, një ndërmjetësues për “paqe” në ish-Jugosllavi. Gjithashtu u fituan para edhe nga dy miqtë e Kissinger’it, Lawrence Eagleberger dhe Brent Scowcroft.
Një shqyrtim i dokumentave të bankës në Nju Jork (New York City) tregoi se që në fillim të vitit 1992, Eagleberger (ish Sekretari amerikan i Shtetit) dhe Scowcroft (Këshilltar i Xhorxh Bushit për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë), i fshehën serbëve një „lidhje/burim parash“, ndërsa ata me sa duket po formulonin „pozicionin asnjanës të SHBA-së“ ndaj fraksioneve etnike ndërluftuese të ish’Jugosllavisë.
„Është me interes fakti që Sir Alfred Sherman ka qenë këshilltar i udhëheqësit serb Radovan Karaxhiç, i cili vepronte nga një apartament ngjitur me zyrën e tij. Sipas kërkimit të publikuar, Sherman njihet si „shpikësi i Margaret Thaçer-it“, dhe ai ishte në ballë të manovrimeve të cilat sollën zgjedhjen e saj.
Serbët u sponsorizuan nga Elita e pushtetit në Beograd nëpërmjet bankave të përfshira në pastrimin e parave të pista, të cilat ishin para droge. Gjithashtu është mahnitës fakti se sa “fondacione” u ngritën në ish Jugosllavi nga spekullatori financiar George Soros. Ai i ngriti këto fronte në Bosnie, Kroaci, Shqipëri, Slloveni dhe Beograd.
Sorosi është një mik i ngushtë i Lawrence Eagleberger i ‘Shoqërisë Kissinger’, ish ambasador amerikan në Beograd dhe një aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit.
Sipas shkrimtarit dhe studiuesit Ben Vidgen, i cili shkroi në revistën Nexus, në Shkurt të vitit 1996, Amerika, Gjermania dhe Izraeli po drejtonin një transport ajror sekret armësh për Kroacinë dhe Bosnien.
Që në fillim të konfliktit, gazetarë francezë bënë të ditur në vitin 1994 që agjentët e CIA-s po i nxisnin Muslimanët e Bosnjes drejt kundërsulmeve kokëkrisura dhe të pashpresa kundër serbëve me premtimet e gënjeshtërta të mbështetjes nga amerikanët.
Fakt ky i mbështetur dhe nga George Kenney, një zyrtar amerikan i ngarkuar me çështjet jugosllave në Departamentin e Shtetit Amerikan, derisa ai dha dorëheqjen i indinjuar me 14 Gusht të vitit 1992.
Warren Hough deklaron se ndërsa muslimanëve iu ngrit kurthi, rrjeti i Kissinger-it po luante lojën e „të mirit – të keqit“, të cilën e përdorin shpesh manipuluesit. Dy udhëheqësit serbë, Milloseviç dhe Karazhiç ishin pjesmarrës të kësaj loje. Sipas Hough-it: “Nën këtë skenar, Milloseviçi, klienti i Shoqërisë Kissinger, hodhi poshtë dhe dënoi publikisht sulmin e paligjshëm të trupave të Karaxhiçit kundër muslimanëve të Bosnjës.
Por në mënyrë të maskuar qeveria e Millosheviçit furnizoi forcat “tradhëtare” të Karaxhiçit me të gjitha armët dhe mbështetjen që atyre u nevojitej për të zhvilluar një “luftë shfarosëse” e të paepur kundër fqinjëve të tyre muslimanë. Sigurisht, furnizimi i muslimanëve u bllokua nga konfiskimi i armëve nga OKB-së. Studimi gjithashtu pohon se Arabia Saudite, një tirani fashiste në vetvete, po futej në kurth nga ky plan.
Sipas disa burimeve, mbreti Fahd sigurohej vazhdimisht që SHBA-ja planifikonte të hiqte konfiskimin e armëve në kohë për të lejuar që armët të mbërrinin tek muslimanët. Rrjedhimisht, mbreti bindi udhëheqësit e tjerë islamikë të kishin besim tek Uashingtoni. Tani monarkia saudite denoncohet si tradhëtare e Islamit gjë e cila, sigurisht, iu vjen për shtat manipuluesve.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, ka disa lidhje interesante mes “ndërmjetësuesve të paqes” në Bosnje.
-Lord Carrington anëtar i (Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, Bilderberger, Komisioni Trilateral, Comm 300),
– Lord Owen anëtar i ( Bilderberger, Komisioni Trilateral) dhe
– Karl Bildt i Suedisë (Bilderberger) ndoqën njëri-tjetrin si “ndërmjetësues paqeje”, zyrtarë për Bashkimin Europian në ish Jugosllavi.
– Cyrus Vance anëtar i (KMJ, KT, Bil, Comm 300) ishte “ndërmjetësuesi për paqe” i OKB-së, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një drejtor i disa fabrikave të quajtura ‘Manufacturers Hanover Trust’.
Kur Vance doli në pension, OKB-ja caktoi norvegjezin Thorvald Stoltenberg, anëtar i (KT, Bil) dhe kur Xhimi Karter anëtar i ( KT ) dështoi në mënyrë të kuptueshme “të arrijë paqe”, “fluturon” në Bosnje si një “negociator i pavarur”.
Më vonë erdhi Richard Holbrooke anëtar i (KT, KMJ, Bil), i dërguari i paqes së Bill Clinton anëtar i (KMJ, KT, Bil) dhe ambasadori amerikan në Jugosllavi ishte Warren Zimmerman anëtar i ( KT, KMJ), për të raportuar tek Warren Christopher anëtar i ( TC, CFR ).
E mbani mend gjenocidin e tmerrshëm në Ruanda?
Kush mbërriti në Ruanda pak ditë përpara se të arratiset në një “mision të fshehtë diplomatik”? Lord Carrington dhe Henry Kissinger.
A mund të fluturojnë derrat?
Kështu, sajimi i “konfliktit boshnjak” solli krijimin e forcës më të madhe shumëkombëshe që nga lufta e dytë botërore, e cila u mundësua në saje të vuajtjeve çnjerëzore të shkaktuara me paramendim. Personi kryesor për këtë ushtri botërore të NATO-s ishte Bill Clinton (KMJ, KT, Bil), “njeriu lepe-peqe” për David Rockefeller dhe Elitën.
Në 6 Dhjetor 1995 ne pamë një reklamë (citim) prej një faqe (në gazetën e kontrolluar nga CIA, ‘Washington Post’) të afishuar nga një organizatë e cila e quante veten “Komiteti për Udhëheqje Amerikane në Bosnje”, firmosur nga:
– Zbigniew Brzezinski (KMJ, themeluesi i KT, Bil),
– Kongresmeni Stephen Solarz (KMJ),
– Gorge Soros (Bil),
– Michael Armacost (KMJ dhe president i Elite Brookings Institute) dhe
– Leslie Gelb (KT, president i KMJ).
“Ne kemi shtete një partiake brenda një bote një partiake, nën një ushtri një partiake. Sa të tjerë duhet të vuajnë përpara se lolot politikanë të ndalojnë së qënuri leshko? Sa tragjedi të tjera do të ndodhin përpara se raca njerëzore të marrë nën kontroll fatin e vet?”
Si përfundim
Sot, ka shumë vido’materiale arkivore që shpërfaqin luftën e përgjakshme në Bosnje e veçanërisht masakrën e Srebrenicës, dhe përfshirjen e shumë faktorëve të brendshëm e të jashtëm në këtë ngjarje të tmerrshme, por megjithatë ato nuk pasqyrojnë gjithanshëm përmasat e këtij gjenocidi. Ka shumë fakte që nuk janë ndriçuar akoma deri në fund. Dhe duke qenë kështu, Serbrenica vazhdon të jetë një “enigmë” makabre.
***
Shikoni e dëgjoni me kujdes këto dëshmi:
Hakija Meholjić: Srebrenica është shitur nga Alija Izetbegovič! (Hakija Meholjić: Srebrenica prodana od strane Alije Izetbegovica)
***
Marrëveshja Klinton – izetbegoviç për Srebrenicën! (Klinton i Izetbegović dogovorili Srebrenicu!)

Rizona e Teutës

0

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Për të kuptuar të huajt ,fqinjët , gllabëruesit dhe të pangopurit , atëherë duhet që ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na shohë me një sy më të mire. E ky shikim i sinqertë nuk përsëritet shpesh. Bile , së paku ne e kemi kuptuar që kjo vjen rrallë e shumë rrallë. Rrallë, dhe me të vërtetë shumë rrallë!
O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë……edhe ne të gjithë ,që ishim rreth teje , të mendonim që je një zonjë e rëndë. dhe prej teje prisnim shumë, por…. kurrë nuk na e shpjegove Rezanën.

Cila  apo çka ishte Rezana ?

Historiani romak Titus Livius, na e pat lënë  një shkrim , ku thoshte që romakët pasi që mundën Mbretin Ilir Gentin  , aty rreth vitit 168  prK në Shkodër e ndanë mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte territori  të cilin e kontrollonte dikur Teuta ( rënja e saj 229-228 prK) , rrethe Durrësit , Apolonisë e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte deri Ulqini, Rizona dhe Daorsi. Pjesa e tretë , Liviusi thoshte ishte deri tek “të gjithë Labeatët”
Historianët sllav , mendojnë dhe pyeten se athua çka mendonte Liviusi me “ të gjithë Labeatët “.

Ke pasë shumë t ‘mira e begati
me vajza t’bukra, me djem t’ri
Gja e vend shumë, ara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira. ..  po Rezona, ishte e jona , dhe ti me gjumin tënd e përtëhuajsove . Neve na duhet që të përcjellim shkrimet sllave , për të ditur  se çka paska pas fshehur kjo toka e jonë

Po Rezona ( sot Risan , Mali i Zi) ishte vendqëndrimi i Teutës së Madhe , ishte vend i Labeatëve, të cilët ishin të rrethuar nga vetvetja me Taulantë, Pirustë, Dokleatë dhe Sikulatë.

Po sot, Shqipni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
e një fjalë të ambël askush s’ta flet  ... je hutuar shumë , nuk e ke atë krenari që e kishe, nuk e ke guximin së paku të thuash po këndej pari isha unë ! Rezona ( Risani) shkruajnë gazetat malaziase, është një margaritar arkeologjik dhe se po hulumtohet shumë nga arkeologët malazias dhe ata polka në projektin : “ Risinumi – kryeqendra e mbretëreshës Teuta “(“Risinium – prijestonica kraljice Teute”.)   , Se, ajo që është duke u gjetur rreth Risanes (Rezones , Rrezones) flet për një kohë të forcës së madhe politike dhe ekonomike  të saj.

Si mal me borë, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s’të kan mbetun as emn, as besë
vet’ i ke prishun për faqe t’zezë   … po si jo ? po ta shpojnë qiellin objekte fetare , të cilave nuk iu kanë pa “hajrin “ as ata që po na i ndërtojnë .

Po e përsëris : ke pas ken veshun, sot je me cule , ; sot je me kule  dhe shamija  , dhe në garën e madhe se kush po ndërton kisha më të mëdha  dhe xhamija më të larta..

Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Shqipnia me faqe n’dhe
E s’i ka mbetun as bukë as mish
as zjarm në votër as dritë as pishë
as gjak në faqe as nder ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë ….. kishte të drejt Pashko Vasa , dhe fjalët e tija janë edhe sot të vlershme ; mos më tregoni se çka sheh njeriu në ekranet e vogla të Shqipërisë . Ajo është një botë e rrejshme , të cilën  vetëm shkrimtarja Brunilda Zlami e spjegon në romanin e saj të fundit. Lexojen dhe binduni !

Akademia e Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe A. Joviqeviq në Guci, ku ndejtën nga tre vjet, me qëllim që t’ia ndërronin “shkencërisht” historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi, Alpet Shqiptare i ripagëzon me “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në “Radovan”, Bardhoshin në “Bjelic”, Majën e Pejës në “Peqokeq”, Liqenin e Shtarës në “Jezercë”, Rokopecin në “Brada”, Gucinë në “Gusinje” (sipas guskave) e kështu me radhë. Ose, Plava, sipas tij, vjen nga ngjyra e liqenit “plavo “- i kaltërt, edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i Perandorit Romak – PLAVIUS, me origjinë Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet.

Shqipëri ku je?

“U bëmë gazi botës: në Kosovë kemi një njerëz që luftojnë historinë shqiptare më keq, apo mu ashtu si i konvenon Serbisë. Në Shqipëri martesa bëhen me serb. Në Europë nuk njihen pjesëtarë të një kombi të jenë aq të çoroditur, aq sociopat, aq pa sedër sa ta vështrojnë historinë nacionale me syza të pushtuesit, e as lidhje martesash me ata që përgaditnin gjenocidin…Në këtë kaos mendor nuk kemi qenë kurrë.( nga Lis Bukuroca)..

Intelektuali i vertetë duhet të jetë roje i  shëndetit mendor, shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë! (Agron Bala). Pra shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërijeje.

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?    … Kur disa shkonin aq larg saqë e përshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës me çrregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston, del Fan Noli, që në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor, shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore, që janë folur që para Homerit. “Ajo është, sipas tij, pa dyshim gjuhë ariane, krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo gjuhët sllave”

Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekë “ token” ‘tanë… Nacionalizmi i një kombi shprehet ne dy mënyra:
– duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre;
– edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje – Pavarësi…(Gellner, E., 1983, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.)

Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës, çdo lëvizje për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndjenje e cila me “kujdesin” e elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen e tij. Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët atëherë do të na mundin – izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare.


Nacionalizmi shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)” . Po, ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste, me qëllime pansllaviste dhe megalogreke dhe turqizuese. Europa nuk i frikohet nacionalizmit tonë, sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.).
Thjesht e thënë të mbijetojmë.

Gjakovë,11.07. 21

Raport nga dita e parë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë 2021

0

Dita e parë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë 2021 – Samit online me pjesëmarrjen e iranianëve nga 50,000 lokacione në 105 shtete, duke përfshirë Shqipërinë

Të shtunën, më 10 korrik 2021, filloi Samiti tre-ditor Botëror për Iranin e Lirë -2021, me pjesëmarrjen e iranianëve e mbështetësve të rezistencës nga mbi 50,000 lokacione në 105 shtete, dhe me praninë e mijëra anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në Ashraf 3 të Shqipërisë.
Në fjalimin e saj ditën e parë të samitit, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se instalimi si president [nga Khamenei] i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal. Vetëm frika e regjimit nga kryengritjet dhe disfata politike e liderit suprem mund ta shpjegojë ngritjen e Raisi-t, ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, në këtë post të lartë.

Znj. Rajavi shtoi: Vullneti ynë dhe i popullit tonë mund të përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi. Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, i kërkojmë që ta njohë përpjekjen e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe t’i njohë këto tre koncepte. Duam të sjellim përpara drejtësisë liderin suprem të mullahëve, Ali Khamenei, presidentin e tij Ebrahim Raisi, Kryegjyqtarin Gholam-Hossein Mohseni Eje’i, dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për masakrën e 1988-ës, me akuzën e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. E nxisim Këshillin e Sigurimit të OKB që të bëjë të mundur ndjekjen penale ndërkombëtare të Raisi-t dhe t’i kërkojë atij llogari për krime kundër njerëzimit, si dhe të mos e lejojë praninë e tij në seancën e ardhshme të Asemblesë së Përgjithshme të OKB. Regjimi i mullahëve nuk do ta braktisë kurrë përpjekjen për të zotëruar armë bërthamore, për të eksportuar terrorizmin, dhe për të nxitur luftëra në rajon. Prandaj, duke qenë kërcënimi kryesor ndaj paqes dhe sigurisë, ai duhet t’u nënshtrohet sanksioneve ndërkombëtare sipas Kreut Shtatë të Kartës së OKB.

Presidentja e zgjedhur e NCRI vuri në dukje se regjimi klerikal gjendet në një rrugë pa krye: Një lake drejton pushtetin Ekzekutiv; një ekzekutues dhe torturues famëkeq me emrin Eje’i drejton pushtetin Gjyqësor, dhe një mullah gjakatar ndodhet në majë të të gjithë regjimit. Tani skuadra e kanibalëve është plotësuar. Ky kombinim flet vetë dhe nuk ka nevojë për prova të tjera për të kuptuar se regjimi është në fazën e fundit. Prandaj, në epokën e re, armiqësia midis regjimit dhe shoqërisë iraniane do të intensifikohet më shumë se kurrë më parë, ashtu siç ndodhi edhe me Shahun tashmë të rrëzuar, i cili pati deklaruar regjimin ushtarak duke emëruar Gjeneralin Gholamreza Az’hari si kryeministër, por rezultati i gjithë kësaj qe e kundërta e pritshmërive të tij.

Znj. Rajavi theksoi: Asetet tona janë rebelimi dhe revolta e ushtrisë së të rinjve që u derdhën nëpër rrugë në nëntor 2019. Dhe fuqia jonë vjen nga një rrjet mbarëkombëtar i Njësive të Rezistencës të cilat kanë punuar pa pushim çdo ditë të vitit, dhe në vitin 2020 e kanë dyfishuar numrin e veprimtarive dhe operacioneve të tyre krahasuar me vitin e mëparshëm, për t’i thyer zinxhirët e represionit.

Ajo shtoi: Rezistenca Iraniane mbron me një plan të qartë të drejtën e autonomisë për të gjitha minoritetet etnike të shtypura, brenda kuadrit të unitetit dhe integritetit territorial të Iranit, dhe mban lart flamurin e marrëdhënieve të drejta bazuar në respektin për pavarësinë, sovranitetin kombëtar, dhe për interesat e ndërsjellta me fqinjët e saj dhe me botën.

Njëkohësisht me Samitin, mijëra iranianë u grumbulluan në Portën Brandenburg të Berlinit, si dhe në 16 qytete e kryeqytete të tjera, si Paris, Uashington, Londër, Amsterdam, Stokholm, Oslo, Vienë, Romë, dhe Gjenevë. Këto tubime u lidhën drejtpërdrejt me samitin.

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit deri në vitin 2021, tha: “Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979, dhe perspektiva e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liri-dashësit.” Mike Pompeo shtoi: “Duhet ta mbështesim popullin iranian me çdo mënyrë të mundshme në luftën e tij për një Iran më të lirë e më demokratik. “Në fund, populli iranian do të ketë një republikë laike, deomkratike dhe jo-bërthamore.”
Dhjetëra senatorë të lartë e anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga të dyja partitë, demokratike dhe republikane, duke përfshirë Senatorin Robert Menendez, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, morën pjesë në këtë samit dhe theksuan mbështetjen e tyre për opozitën iraniane Mujahedeen dhe zonjën Maryam Rajavi për një Iran të Lirë.

Pandeli Majko, ministër dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, tha: Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president.
Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë.
Z. Lulzim Basha, lideri i opozitës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, shtoi: Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e saj. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.
Ne mbështesim popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jo-bërthamor. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë zonjën Rajavi dhe përpjekjet e saj për t’i ofruar popullit të Iranit perspektivën e një vendi të lirë, laik dhe demokratik.

Kryeministri slloven Jans Jansa tha: Për gati 33 vjet, bota i ka harruar 30,000 të burgosurit politikë që ranë viktimë gjatë masakrës së 1988-ës. Kjo situatë duhet të ndryshojë.
Senatori Robert Menendez, kryetar i Komitetit të Sentatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha: Raisi fitoi një farsë zgjedhjesh … në të cilën shumica e votuesve të ligjshëm shprehën neverinë e tyre duke mos e hedhur votën në zgjedhje… Kjo është një tjetër akuzë për udhëheqjen e Khamenei-t, i cili përgatit terrenin në favor të një presidenti që ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në zhdukjet me forcë dhe vrasjet e paligjshme të mijëra disidentëve iranianë në 1988-ën.

Reagim publik prononcimit të kryetares së Kosovës në gazetën “REPUBLIK” të Zvicrës

0

Osman Osmani, pensionist, Zvicër

Reagim publik prononcimit të kryetares së Kosovës në gazetën “REPUBLIK” të Zvicrës në lidhje me Marrëveshjen ndërshtetërore për sigurimet shoqërore Zvicër – Kosovë

Kur është prishur marrëveshja ndërshtetërore mes Kosovës dhe Zvicrës qytetarët tanë kanë qenë thellësisht të prekur dhe e kanë ndier veten të diskriminuar dhe të pambrojtur. Me këtë rast ka pas thashetheme të ndryshme. Shumica me të “nime” e shumë pak të bazuara në të dhëna e informata objektive. Dikush ka dëgjuar këtë e dikush atë, dikush kështu e dikush ashtu. Për një njeri te zakonshëm e dosido kjo është një gjë normale.

Mirëpo, kur një personalitet publik me mandat shoqëror, jo çfarëdo, por vet presidentja e vendit, qe ka një staf te begatshëm këshilltaresh te deklarohet publikisht për një çështje që prek interesat ekzistencial të shumë shtetasve te saj, te „flet me te dëgjuara” dhe nga ato të dëgjuara përzgjedh pikërisht përflitje që kane shërbyer për pretekst të diskriminohen rreth 50’000 qytetarë, të cilët kane punuar rende ne Zvicër dhe janë kthyer për te jetuar e kontribuar ne Kosovë, ky është autogol i dëmshëm dhe nuk ka të bëjë fare me diplomaci.

Fjala është për intervistën  e Kryetares së vendit tonë, Dr. Vjosa Osmani dhëne gazetares Franziska Tschinderle për gazetën “Republik” të Zvicrës. Po citojmë:

Gazetarja: Me rreth 200,000 njerëz, Zvicra pas Gjermanisë ka diasporën më të madhe të shqiptarëve të Kosovës. Deri në vitin 2019, vlente: vetëm ata që janë banorë të Zvicrës mund të marrin pension. Rreth 50,000 njerëz që u kthyen përsëri në Kosovë nuk morën asgjë. Çfarë mendoni ju për këtë?

Presidentja: Nga sa kam dëgjuar, burokracia kosovare ishte problemi. Proceset janë zvarritur shumë gjatë. Marrëveshja e sigurimeve shoqërore bartej nga një qeveri kosovare në tjetrën. Tanimë ajo ka hyrë në fuqi. Unë mund të kuptoj njerëzit të cilëve u është mohuar kjo e drejtë për vite me radhë. Por nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt. Negociata të tilla kërkojnë shumë diplomaci.

Çmimi i lartë i diskriminimit

Shtetasit nga Kosova kanë punuan për vite të tëra në Zvicër dhe kanë paguan kontributet në sigurimet e detyrueshme shoqërore, por kur erdhi radha që ata të marrin një pension të pleqërisë ose invaliditeti për të kaluar moshën e tyre të pensionimit në vendin e tyre, ata mbetën duarbosh.  Fjala është për mijëra e mijëra njerëz, të cilët përgjatë 10 viteve të fundit u diskriminuan financiarisht për shkak se Zvicra në vitin 2010 vendosi për të mos vazhduar zbatuar Marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me ish- Jugosllavinë në raport vetëm me Kosovën.

Justifikimet e Qeverisë Federale të Zvicrës për këtë veprim në atë kohë ishin shpesh kundërthënëse dhe argumentet e nxjerra dukeshin të konstruktuara. Argumenti i fundit ka qenë: “Marrëveshja e sigurimeve shoqërore shërben për koordinim të sistemeve shtetërore. Kontraktimi i tyre ka si parakusht sistemet funksionale të dy Shteteve Kontraktuese.” Me çka donin të thoshin se në Kosovë nuk funksionin një sistem i tillë.

Argumentet e Këshillit Federal të atëhershëm për ne nuk ishin bindëse, pasi që sillnin gjithmonë arsyetime nga më të ndryshmet. Por, edhe fakti se për dallim nga Marrëveshja e sigurimeve shoqërore, Zvicra po në vitin 2010 ka lidhur marrëveshje të tjera me Kosovën, për shembull atë për riatdhesim apo kthim të qytetarëve të saj, si parakusht për të dëbuar shtetas të Kosovës nga Zvicra,  dhe atë mbi partneritetin e migracionit, tregon se bashkëpunimi i dy shteteve kontraktuese funksiononte për mrekulli. Në të vërtetë nga këto marrëveshje përfitonte më së shumti Zvicra dhe është më se e natyrshme që ky shtet të shfrytëzonte në maksimum diplomacinë dhe aktet shtetërore për përfitime të Zvicrës. Ka narrativ i imponuar nga Zvicra ka has në “mirëkuptim” nga pala kosovare edhe për të mbuluar gabimet e tyre dhe mosinteresimin për një çështje vitale për një numër të madh të qytetarëve të saj.

Në fakt, për hire të vërtetës shtysa për prishjen e marrëveshjes në fjalë ka qenë një mocion parlamentar i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), e cila donte të udhëzonte Këshillin Federal (Qeverinë e Zvicrës) që „të prishë të gjitha marrëveshjet për sigurimet shoqërore me shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë, përkatësisht për të mos i ri negociuar ato.” Fushata e kësaj partie me ngjyra ksenofobe kishte arritur kulmin në diskriminimin e shtetasve shqiptar të Republikës së Kosovës. Qeveria federale, refuzoi ri negocimin e marrëveshjes me shtetet tjera. Përjashtim bëri tek Kosova.

Për shtetasit e Kosovës, vendimi nënkuptonte se ata do të merrnin pensionet e tyre vetëm nëse ata kishin vendbanim në Zvicër. Mirëpo, shumë prej tyre kishin ndjekur apelet e autoriteteve zvicerane, të cilat pas luftës sugjeruan kthimin në atdhe madje edhe duke mbështetur ata.

Ne bashkë me sindikatën Unia dhe partnerët tanë e kemi cilësuar këtë veprim si diskriminim selektiv dhe kemi kërkuar pandërprerë vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes ekzistuese deri në përfundimin e një të reje.

Gjatë këtyre viteve kanë vdekur edhe disa të prekur, ndërsa gratë e tyre të veja që kanë rritur fëmijët, bashkë me jetimët kanë mbetur gjithashtu duarbosh. Edhe fëmijët e të rinjtë që vijonin shkollimin ishin në mesin e viktimave, për shkak se ata nuk vazhduan të merrnin shtesat për fëmijë apo ato të arsimimit.

Situata e të prekurve të siguruar ka qenë shumë e vështirë. Ata, çka është e vërteta u ndjenë të braktisur nga të dy shtetet dhe çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë. Marrëveshja e re nuk ka ofrua kompensim retroaktiv për periudhën kohore gati 10 vjeçare në të cilën nuk është zbatuar marrëveshje. Përderisa veprimtarët e mërgatës sonë me sindikatën Unia dhe partnerët e tjerë të saj ka kërkua nga Qeveria Federale një zgjidhje e cila mundëson përfitimin e pensioneve edhe nga koha kur nuk është zbatuar marrëveshja, institucionet e Kosovës dhe tani së fundi edhe zonja presidente as që adresojnë këtë çështje, por merret me të dëgjuara si formë e “diplomacisë së lartë”.

Padrejtësia nuk merr fund me marrëveshjen

Gjatë këtyre 10 viteve, edhe përkundër kërkesave të shumta të qytetarëve të dëmtuar, zëri i të prekurve është përfaqësuar kryesisht nga sindikata Unia e Zvicrës dhe aktivistët e diasporës sonë atje e këtu. Ishte sindikata Unia ajo, e cila u angazhua zyrtarisht dhe përmes fushatës politike e veprimeve tjera konkrete të luftojë panda diskriminimin selektiv e ekskluziv ndaj shtetasve të Kosovës dhe bashkë me partnerë në Zvicër e Kosovë dha kontribut të dukshëm e të shumanshëm në arritjen e marrëveshjes së re. Unia ka vazhduar të kritikon faktin se marrëveshja e arritur nuk parasheh masa për kompensim të të prekurve për këto dhjetë vite pa marrëveshje dhe bashkë me partnerët kërkon prej të dy Qeverive të gjejnë një zgjidhje për kompensim të shpejtë të personave të prekur.

Ti kthehemi pyetjes nga gazetarja. Pra presidentja e vendit në vend se të merr seriozisht hallin e të prekurve të dëmtuar dhe të shfrytëzojë nga rasti i pyetjes së shtruar për të kërkuar një zgjidhjen për të riparuar sadopak dëmet për të dëmtuarit (shtetasit që përfaqëson), ajo flet se çka paska dëgjuar dhe për diplomaci të lartë.  Ky fakt irriton, kur merret parasysh se Kryetarja e shtetit ka qenë deputete e kuvendit kur është debatuar ratifikimi i marrëveshjes dhe Ministri përgjegjës në atë kohë ka qenë kolegu i saj i LDK-së, Ministri Abrashi.

Injorimi i diasporës ka sistem

Unë me presidenten e Kosovës, me te cilën rastësisht na lidh mbiemri i përbashkët, nuk kam asgjë personale. Bile i kam pëlqyer e lavdëruar veprimet dhe prononcimet e saja disa herë, përderisa ato kanë qenë parimore dhe të dinjitetshme për një kryetare shteti.

Mjerisht, brenda një kohe te shkurte 24 orësh mu desh te reagoj në dy prononcime publike të zonjës presidente. Dje pasi në „përkrahje” te ushtrisë çlirimtare të Kosoves përzgjodhi të filloi me një shembull dhe të lavdëroi një eksponent me biografi të dyshimte deri edhe penale e me veprime te dëshmuara pjesëtuese të UÇK, ne vend se të mbetej tek prononcimi i pardjeshëm i dinjitetshme në mbrojtje te pararendësit të saj. Ndërsa tani më duhet reaguar pasi kemi të bëjmë me një fushatë e betejë 10 vjeçare ku është investuar shumë kohë, punë, mund, mjete e resurse, për të arritur tek marrëveshja e re me gjithë mangësinë saj. Kjo nuk guxon të mos përfillet, por as edhe angazhimi i madh e as gjithë ato mjete që u kanë takuar qytetarëve të vendit, të cilëve padrejtësisht nuk jua janë paguar deri me tani.

Ne vizitën e saj në Bernë sa ishte ushtruese e detyrës së kryetares së shtetit, kishte një paraqitje shembullore para opinionit zviceran, për çka u vlerësua shkëlqyeshëm. Në kuadër te kësaj vizite, zonja ushtruese e detyrës se kryetares se shtetit takoi edhe „përfaqësuesit e diasporës”. Ne këtë takim, në fjalë fjalën time të shkurtë, në emër të grupimit “Zëri progresiv” dhe shoqatës profesionale prointegra.ch, ndër adresimin e çështjeve të shumta kam marrë si shembull edhe Marrëveshjen ndërshtetërore në fjalë duke theksuar edhe pritshmërinë tonë. Me pas për të mos përfunduar në harrese gjithë ato që kam theksuar, u kam shkruar me gjerë për nevojat e përfshirjes se profesionisteve dhe rrjeteve te diasporës edhe ne politikat ndërshtetërore si ambasadorit te Republikës se Kosovës ne Zvicër ashtu dhe presidencës. Deri më tani kanë kaluar muaj të tërë, ndërsa unë dhe grupimet në fjalë ende nuk kemi marr asnjë reagim të vetëm, qoftë edhe formal të konfirmimit të pranimit te shkresës në fjalë.

Para pak ditësh janë bërë publike edhe në Ueb faqen e Partisë Socialdemokrate e Zvicrës pritjet tona karshi dy vendeve tona – Zvicrës dhe Kosovës. Shfrytëzojmë nga rasti Ftojmë presidenten dhe të gjithë përfaqësuesit institucional të Republikës së Kosove të mos tregohen mospërfillës, por të marrin seriozisht dhe të mos neglizhojnë preokupimet, nevojat e kërkesat tona dhe kështu të respektojnë pikësëpari funksionet dhe detyrat që u jep mandati politik, publik e shoqëror.

Uroj qe kjo të jetë hera e fundit që duhet të reagohet publikisht karshi prononcimeve të presidentes së vendit dhe mbetet të shpresojmë në maturi e rrezatim gjithëpërfshirës uniteti  sa i përket prononcimeve si në raport me opinionin e brendshëm ashtu edhe me atë te jashtëm.

Këtij reagimi në vijim po ia bashkëngjisim edhe 2 materiale të vlefshme që kanë të bëjnë me tematikën dhe të cilat institucioneve të Republikës ë Kosovës duhet tu shërbejnë si orientim udhërrëfyes në marrëdhëniet ndërshtetërore me Zvicrën.

Bashkangjitur:
Komunikata e Zërit Progresiv mbi zgjedhjet e fundit:

https://prointegra.ch/demokracia-perfshirja-dhe-perfaqesimi-ne-proceset-shoqerore/

Rezoluta e migrant*eve socialdemokrate dhe Partisë Socialdemokrate të Zvicrës mbi kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik të Republikës së Kosovës:

https://www.sp-ps.ch/de/kosova-ne-levizje-kontributi-i-diaspores

Me shumë respekt e konsideratë të lartë njerëzore e qytetare
Osman Osmani, pensionist dhe udhëheqës i fushatës së Unia për marrëveshjen për pensione 2010-2020

Albin, më lejo të jem monitorues i vdekjeve orgazmike dhe garantues i mbarvajtjes së tyre për qëllime turistike!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Të vdesësh në Kosovë në një hotel apo motel nga orgazmi i viagres, do të thotë të perfundosh me karrotë të ngulitur midis dy sarmeve prej lakrës.
Dhe ky është një privilegj aq i madh, saqë nuk meriton pikëllim dhe vajtim, por vetëm optimizëm, buzëqeshje, argëtim dhe gëzim.
Sepse është dëshmi se vdekja mund të jetë e ëmbël si mjalta dhe atrakcion turistik më i këndshëm se Malta.
Jam kureshtar ta di se çka ndodh pas vdekjes me stafetën e shokut Tito, të cilën meshkujt, e sidomos pleqtë shqiptarë e mbajnë si pllumbin, duke e ushqyer me viagra dhe duke ia shuar etjen me rasoj nga lakra ?
A ngurtësohet si metali prej të cilit është ndërtuar, apo kthehet në gjendje të butë mishërore?
Sepse nëse qëndron e ngurtësuar atëherë femrat nekrofile të kësaj bote, kanë shumë arsye për t’u gëzuar.
Kosova e kapluar me shekuj nga vdekjet e mundimshme dhe tragjike, më në fund arriti të bëhet një vend i vdekjeve orgazmike.
Sikur të më pyeste mua për këshillë “Qeveria Kurti II, të gjitha hotelet dhe motelet ku ndodh vdekja orgazmike, do t’i shpallja atraksione turistike.
E që besa do të aplikoja në UNESCO për t’i shpallur trashëgimi erotiko-kulturore, sepse “qirja heroike” femrave dhe meshkujve shqiptarë, më së miri u shkon për dore.
Bilës t’ia shohim më në fund hajrin seksit, respektivisht sportit që e duam më së shumti në botë, në mënyrë që më forca të përbashkëta ta çojmë varfërinë në rrotë.
Shqiptarët nuk e kanë idenë sesa shumë ka gjermanë, zviceranë, francezë, italianë, britanikë dhe amerikanë të interesuar për vetëvrasje.
Por problemin më të madh e kanë me imagjinatën e braktisur nga idetë kreative.
Nëse qeveria jonë do ta merrte seriozisht këtë shans për të bërë miliarda me oferta lukrative për vdekje orgazmike, atëherë suksesi i ekonomisë sonë, do të prodhonte në Evropë turbulenca seizmologjike.
Sepse bursat botërore asgjë s’do t’i interesonte më shumë se sa të shesin dividende shtetërore kosovare dhe shqiptare, suksesi i të cilave do të varej nga mbarëvajtja e vdekjeve orgazmike.
Dhe unë e siguroj Qeverinë Kurti II, se do të isha garanti më i madh i mbarëvajtjes së vdekjeve orgazmike, së bashku me mikun tim kreativ Luan Gacaferin.
Epo nëse dikush mund ta përshkruaj më mirë se unë këtë fenomen, lirisht ia dorëzoj licencën dhe primatin, e madje ia fali edhe Hashimin tim të vogël për ta rishkruar Rozafatin.

Memorial në Prishtinë për të gjithë Jasharajt e flijuar me 5, 6 dhe 7 mars ‘98

0

Nga: Arianit Bytyçi, arkitekt

Kosova dhe Prishtina si kryeqytet i saj duhet ta ketë monumentin e familjes heroike Jashari të Prekazit. Pra, monumenti që do të përfshinte mes tjerash edhe shtatoret, përveç që do të prezentonte figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, duhet të jetë një monument gjithpërfshirës, ku duhet të prezentohet flijimi i të gjithë familjarëve të komandantit legjendar, anetarë tjërë të familjes Jashari dhe bashkeluftetarëve tjerë të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.
Madhështia e Epopesë së Jasharajve qëndron pikërisht në faktin se në këtë epope kane rënë heroikisht 3 gjenerata të familjes së komandantit Adem Jashari: ka rënë heroikisht komandanti, vëllau i tij, babai e nëna, fëmijët e tij e të vëllezërve te tij, daja, kanë rënë prindërt e luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, Musa e Sahit Jashari, dhe bashkeluftetaret tjere te Prekazit e te Drenices. Prandaj, duhet te kete monument të të gjithe Jasharajve të flijuar për lirinë e Kosovës. Ky monumet gjithpërfshirës që prezenton sakrificën dhe flijimin e të gjithë Jasharajve të rënë në Epopenë e UÇK-së, e madhështon lavdinë e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Për të realizuar këtë monument të Epopesë së UÇK-së, të Epopesë së Jasharajve, duhet të ketë qasje të integruar ndërinstitucionale, ku duhet të përfshihen përmes një komision ndërinstitucional këto institucione:
– Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës)
– Kuvendi i Kosovës (përmes Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale)
– Komuna e Prishtinës (përmes Drejtorisë së Kulturës, Drejtorisë së Planifikimit dhe asaj të Urbanizmit)
– Familja Jasharaj nga Prekazi
– Shoqatat e dala nga lufta;
Ky grup ndërinstitucional pas analizave dhe diskutimeve edhe me publikun, do të duhej të përzgjidhte një lokacion adekuat reprezentativ për projektimin dhe ndërtimin e Monumentit të Epopesë së UCĶ-se, pra Epopesë së Jasharajve të Prekazit, ku do të mund të prezentohej në mënyrë të dinjitetshme flijimi heroik i gjithë familjes Jashari.
Në këtë kuadër, grupi teknik profesional që do të duhej të rridhte nga komisioni ndërinstitucional do të angazhohej për përgatitjen e një detyre projektuese të mirëfilltë, që do t’i paraprinte shpalljes së një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës.
Detyra projektuese do të duhej të paraqiste objektiva dhe parime bashkëkohore të arkitekturës, skulpturës, të artit e të arkitekturës së peisazhit, në mënyrë që monumenti i Jasharajve, i komandantit Adem Jashari, familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë në mars të vitit 1998, të ketë identitet origjinal, të ketë përmbajtje, të ketë mesazh dhe të jetë ikonë – “landmark” arkitektonik i Prishtinës e i Kosovës.
Vetëm me këtë qasje serioze institucionale do të mund të inkurajonim pjesëmarrjen e mendjeve më të ndritura të arkitekturës dhe skulpturës botërore dhe vendore dhe në këtë mënyrë do të arrinim të realizonim një monument të denjë të lirisë së Kosovës, që do të prezentonte në mënyrën më të mirë sakrificën dhe flijimin unik të familjes Jashari të Prekazit për lirinë e Kosovës.