Kreu Blog Faqe 1636

A po tretet nisma “Guxo” në LVV!?

0

Florim Zeqa

Sikur është bërë praktikë dhe retorikë e thirrjes në ngjarje historike për secilin zhvillim politik dhe aktivitet të zakontë dhe të pazakontë në vendin tonë, saqë është bërë e vështirë të dallohen datat historike nga ngjarjet e zakonshme!

Thirrja në data historike, retorikë politike

Loja më fjalë me tri datat në të cilat po thirret kryeministri Albin Kurti se janë historike; 14 shkurti, 22 marsi dhe 4 prilli i vitit 2021, jo vetëm që nuk janë historike, janë me afat të kufizuar deri në zgjedhjet e radhës!

Sikurse zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 që nuk janë historike, për shkak se ishin të tetat më radhë në Kosovën e pasluftës, edhe krijimi i ‘Qeverisë Kurti 2’ më 22 mars të këtij viti nuk është datë historike. Datë historike nuk është as 4 prilli i 2021-s, i zgjedhjes së presidentes përmes marrëveshjes politike.

Historike ishin zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001, historike ishte qeveria e parë e dalë nga ato zgjedhje dhe historike ishte zgjedhja e presidentit të parë (Ibrahim Rugova) në Kosovën e pasluftës. Gjithçka tjetër është vazhdimësi e jetës parlamentare deri në ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit të vendit drejtëpërdrejtë nga populli ose me ndërrimin e sitemit politik, gjegjësisht të kalimit nga sistemi parlamentar në atë presidencial!

Mirëpo historik do të mbetet viti 2021 për ish partinë opozitare që erdhi në pushtet dhe për zonjën që e braktisi amzën (partinë) e saj për t’u katapultuar në postin e presidentit, duke e mashtruar elektoratin rugovian, kinse për formimin e partisë së re “rugoviane” përmes slloganit mashtrues “Guxo”!

Loja me fjalë dhe simbole nuk u bë për shtet, por për pushtet!

Zonja Vjosa Osmani e joshi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit rugovian të LDK-së me premtimin (mashtrimin) për formimin e partisë së saj, ndryshe aq lehtë nuk do të shkonin votat e elektoratit rugovian në LVV.

Siq dihet, zonja Vjosa Osmani përmes slloganit mashtrues “GUXO” e zhvendosi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit nga LDK-ja në LVV për interesat e saj personale e jo të shtetit të Kosovës siq abuzoj me elektoratin, duke i dhënë kështu goditjen më të rëndë ish subjektit politik në historikun 31 vjeçar!

Quditërishtë, për këtë veprim mashtrues politik Vjosa Osmani u shpërblye me kuorum nga bashkëpunëtorët e saj sorosian dhe surroian nga radhët e LDK-së në parlamentin e Kosovës që i mundësuan zgjedhjen në postin e presidentes si kandidate e LVV-së!

Nuk mund të thuhet se ishte krejtësisht e paguximshme loja e zonjes Vjosa Osmani me fotografi dhe simbole. E hoqi fotografinë e ish presidentit Thaçi nga zyra e presidentit kur ai shkoi në Hagë, por nuk e hoqi edhe nga zemra! Kur gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” e quajti Hashim Thaçin “zagar të amerikanëve”, e para që e kundërshtoi dhe i doli në mbrojtje Hashim Thaçit ishte po vetë zonja Vjosa Osmani, duke thënë se askush nuk ka të drejtë ta quajë atë “zagar të amerikanëve”, duke shtuar se “Thaqi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike”!

Zonja Vjosa Osmani sillet e pshtillet me flamur dardan në presidencë, por jo edhe në takime të përbashkëta me Albin Kurtin dhe zyrtarët e tjerë të LVV-së, ngase aty rregullat e lojës i përcakton dikush tjetër dhe jo ajo!

Subjekti i paralajmëruar, i harruar edhe pas një viti

U mbetet votuesve të zonjes Vjosa Osmani që t’i parashtrojnë asaj pyetjen, pse nuk po e formon dhe regjistron në KQZ subjektin e paralajmëruar tani e një vit më parë, për mosformimin e të cilit para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 arsyetohej me “kohën e shkurtër”, ndërsa tani kur e ka në dispozicion të gjithë kohën e mjaftueshme për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, këtë nuk po e bënë!

Të gjithë i kemi të njohura pengesat ligjore pse zonja Vjosa Osmani tashmë nuk mund të jetë kryetare e partisë, por karrieristen e krisur asgjë nuk e pengon që të jetë anëtare e thjeshtë e një partie të re politike! Por, e vërteta është se zonjës në fjalë, pas arritjes së qëllimit personal (të zgjedhjes në postin më të lartë politik në vend), nuk i bëjnë më përshtypje postet tjera, nuk i interson partia dhe nuk i intereson elektorati i mashtruar rugovian!

Kërkesa e një grupi qytetarësh nga Ferizaji drejtuar KQZ-së për regjistrimin e nismës qytetare “Guxo” për zgjedhjet lokale në këtë qytet pa formimin dhe zyrtarizimin e partisë së re si subjektivitet politik në nivel vendi, duhet kuptuar si një kundërshti ndaj rrugës së gabuar që po e ndjek zonja Vjosa Osmani dhe të arratisurit e tjerë në LVV!

Mungesa e iniciativës për formimin e subjektit të ri politik, është tregues, se edhe në vjeshtë kandidatët për kryetar dhe asambleist nëpër komuna të nismës inekzistente “Guxo” do të garojnë sërish si kandidat të një subjekti tjetër politik. Pak rëndësi ka si e quajmë, tretje (proces kimik) apo shkrirje (proces natyral), nisma “Guxo” lindi nga LVV-ja dhe dhe aty po përfundon pa flamur dardan!

Hypatia, bijë e të parëve tanë

0

Fahri Xharra

Fahri Xharra, Gjakovë

Një pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjer sa ishte duke e zhvilluar shkencën në mendjen e saj , ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi djegën e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe  e mori Hypatinë  duke e shkëputur nga realja  dhe e nxori në rrugë duke u rrah dhe dhunuar   barbarisht deri në vdekje. – ishte fanatizmi fetar kundër dijës së shenjt.
Hypatia e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370pasKr,  e bija e Theonit të Aleksandrisë , matematikanit famëmadh të kohës , mbeti pionerja e  rëndësisë së gruas në historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë .Ajo ishte përgjegjëse për atë që që e bashkoi kukturën ,  dijen  dhe të kuptuarit filozofik të së vërtetës njerëzore –  Biblioteka e Aleksandrisë .
Biblioteke e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija , kultura dhe shkenca .
Theoni , i  ati i Hypatisë ia mësoi të bijës matematikën dhe astronominë  por thuhet që Libri III  Teorisë  versionit të  Teonit për Almagestin e Ptolomeut , ku paraqitej  model ii Universit i cili mbeti i heshtur deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë .
A ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë  dhe martir i vërtetë vlerave  të  të mësuarin? Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “ qenjeve njerëzore, jo pse ishte femër por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë , aftësitë e saja dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë  sa që i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me Hypatinë ishte e pa mundur por ata zgjodhën  vrasjen e saj.

Ndërroj jetë Simon Simonlacaj, bamirës dhe aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan

0


Nga Frank Shkreli

NJË SHËNIM PERSONAL — Me 2 Korrik ndërroi jetë, papritmas, në moshën 80-vjeçare, Simon Simonlacaj, njëri prej bamirësve dhe aktivistëve më të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan i disa dekadave të fundit. I lindur në një fshat të rrethit të Ulqinit, Simoni emigroi në Shtetet e Bashkuara, si shumë bashkatdhetarë të tij të atyre krahinave nën Malin e Zi, në fillim të 1970-ave, për arsye që dihen.

Simon Simonlacajn e kisha njohur në vitet 1960-ave kur të dy ne – pa ditur për njërin tjerin — gjendeshim në qytetin Rijekë të Kroacisë. Ai i larguar nga vendlindja për të gjetur punë në Kroaci, pasi punësimi ishte i pakët dhe pothuaj i pamundur për shqiptarët në trojet tona dhe shqiptarët e atyre viseve detyroheshin të kërkonin punë, çfardo pune, anë e mbanë ish-Jugosllavisë. Kështu kishte ndodhur edhe me Simonin. Ai kishte gjetur punë në Rijekë ndërsa unë në vitin shkollor 1964-1965 isha regjistruar për të ndjekur mësimet në seminarin katolik në atë qytet larg vendlindjes dhe familjes. Ndërkaq, Simoni kishte zbuluar, nepërmjet famullitarit të Kishës Shën Gjergji në breg të lumit Buena, Dom Simon Filipaj — përkthyesin e Biblës në shqip — që ishte edhe famullitari ynë i përbashkët — se në seminarin klasik katolik të Rijekës gjëndej një student nga famullia e Shën Gjergjit në rrethin e Ulqinit.

Ishte viti 1966 kur Simoni, megjithse nuk e njihja, pasi ai ishte nga një fshat tjetër i Ulqinit por edhe 10-vjeç më i moshuar se unë — erdhi të më takonte në seminarin salezian të Rjekës. Ishim dy shqiptarë prej të njëjtin vend por në dhe të huaj, pasi Kroacia megjithse ishte pjesë e të njëjtin shtet që quhej “Jugosllavi” – për të dy ne ishte vend i huaj, me gjuhë dhe zakone ndryshe, por një vend ku shqiptarët trajtoheshin pak më mirë se në pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë komuniste. Takimet tona u bënë të rregullta me Simonin i cili vinte shpesh të më takonte në seminar, për tu çmallur për vendlindjen derisa të dy vendosëm në mbarim të dekadës së 60-ave që, më në fund, të largoheshim nga ai vend dhe të merrnin rrugën e mërgimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me të ardhur në Amerikë, Simoni u vendos me familje në Nju Jork ku me mundë e djersë ndërtoi një jetë shumë të mirë dhe të begatë për vetën dhe familjen, duke u bërë më vonë edhe njëri prej shqiptaro-amerikanëve më të suksesshëm në fushën e pronave të paluajtëshme. Unë pas dy tre vitesh në Nju Jork shkova në Washington për të punuar për Zërin e Amerikës dhe lidhjet tona, për arsye të distancës, ishin të pakëta. Por si aktivist i dalluar që ishte në komunitettin shqiptaro-amerikan, Simoni vizitonte Washingtonin, nga hera në herë, për të qarë hallet e shqiptarëve, nën ish-Jugosllavi, sidomos të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve nën Malin e Zi. Ai ishte shumë aktivë në organizimet e komunitetit dhe veçanërisht dallohej — për vite me radhë — për veprimtarinë e tij të pa kursyeshme në Kishën Katolike shqiptare në Nju Jork, “Zoja e Shkodrës”.

Me këtë rast të dhimbshëm të kalimit në amshim të Simon Simonlacajt, dëshiroj të përmendi vetëm një prej kontributeve të Simonit me shokë, që ndihmuan në organizimin e Seminarit për Imzor Pjetër Bogdanin në Universitetin Fordham të Nju Jorkut në tetor të vitit 1989. Një veprimtari kjo me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit – e cila është përjetësuar në librin “Imzot Pjetër Bogdani në New York”, kushtuar kësaj ngjarjeje historike, botuar nga një tjetër aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe njëri prej protagonistëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Tonin Mirakaj.

Them historike sepse ishte hera e parë që në Shtetet e Bashkuara mbahej një seminar i tillë në përkujtim të vitit jubilar kushtuar Pjetës Bogdanit – një vigani të fesë dhe të letërsisë shqipe — me një pjesëmarrje të disa prej figurave më të shquara të kulturës dhe letrave shqipe në mërgim dhe të trojeve shqiptare. Në atë seminar dalloheshin At Danjel Gjeçaj, kryekapelani për shqiptarët jashtë Atdheut. Profesor Arshi Pipa dhe profesor Martin Camaj. Por, ajo që e bëri këtë seminar historik ishte pjesëmarrja nga Kosova e Profesorëve të Institutit Albanologjik të univresitetit të prishtinës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe Profesorit Engjëll Sedaj. E përemndi këtë rast sepse një orgnaizim i tillë mund të bëhej i mundur vetëm nga individë si Simon Simonlacaj me shokë, i cili nuk mungonte kurrë të merrte pjesë dhe të sakrifikonte për vepra të tilla të rëndësishme kombëtaro-fetare. Pas seminarit në Universitetin Fordham Simon Simonlacaj, në kapacitetin e tij si anëtar i Komisionit Përgatitës i këtij seminari, më telefonoi dy ditë përpara se të niseshin duke më thenë se kishte në plan të shoqëronte Dr Ibrahim Rugovën dhe Dr. Engjëll Sedajn për një vizitë në Washington. Në kryeqytetein amerikan, kaluam dy ditë të mrekullueshme me vizitorët e çmuar nga Kosova të cilët gjëndeshin për herë të parë në Amerikë, por duke marrë parasyshë se si u zhvilluan punët, kjo vizitë vërtetë ishte e para në Washington për Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e ardhëshëm legjendar të Republikës së Kosovës së Pavarur – por jo e fundit. Pas kësja vizite edhe Simoni vinte shpesh në Washington dhe kurrë nuk këthehej për Nju Jork pa kaluar të pakën një natë në shtëpinë tonë.

Ka shumë veprimtari kombëtaro-fetare dhe akte bamirësie në të cilat Simon Simonlacaj merrte pjesë dhe kontribonte, përshir ndihmën për Urdhërin e Motrave të Nenë Terezës, por edhe për projekte në vendlindje. Po përmendi vetëm rastin e kontributit të tij në organizimin e seminarit të Pjetër Bogdanit, si diçka tepër me vend dhe e drejtë, 30-vjetë më parë në Nju Jork, një ngjarje kjo që unë besoj se me pjesëmarrjen e Dr. Ibrahim Rugovës në 300-vjetorin e vdekjes së Pjetës Bogdanit – mund të ketë ndryshuar rrjedhën e historisë për shqiptarët, sidomos për ngjarjet e mëvonshme në Kosovë.

Për shumë arsye sot e kujtojmë me mendje e me zemër Simon Simonlacajn, mikun tim të dashur prej viteve, që nga viti 1966 kur e njoha në Rijekë të Kroacisë ku na kishte hedhur fati të dyve, larg familjes dhe venddlindjes sonë, për tu bashkuar disa vite më vonë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me familjen e tij të ngtushtë e kujtoj me dhimbje Simonin ashtu si e kujton me mall i mbarë komuniteti i gjërë shqiptaro-amerikan, të gjithë shqiptarët që e njohën në Ulqin, Kosovë e Shqipëri, por edhe të huajt që patën rastin ta njihnin dhe të punonin me Simon Simonlacajn. Kur ndahet nga të gjallët një njeri kaq zemër mirë, patriot e fetar, jo vetëm familja e tij por të gjithë miqtë e Simon Simonlacajt dhe të familjes së tij, jetojnë përgjithmonë me ndjenjen e një humbjeje të madhe. Ndarja e papritur nga kjo jetë e Simon Simonlacajt me të vërtetë le një zbrasti të pazevendsueshme për familjen e tij fisnike si dhe një mungesë të madhe në gjirin e komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi.

Ulur ga e majta: I ndjeri Simon Simonlacaj, Dr Ibrahim Rugova, Dr. Engjell Sedaj në shtëpinë e autorit në Falls Church, Virxhinia, afër Washingtonit, Tetor, 1989.

Marrë nga libri “Imzot Pjetër Bogdani në New York”, me botues Z. Tonin Mirakaj

Ngushëllimet e mia më të thella bashkshortes Santës dhe mbarë familjes e farefisit të Simonit me respektin më të sinqert për ta dhe për jetën e veprimtarinë e të dashurit të tyre më të shtrejntë dhe mikut e shokut tonë due të gjithë atyre që e njohën due punuan me të.

NJOFTIM NGA FAMILJA:
Our Lady of Shkodra
July 6 at 11:38 AM · 
Lajmërim Mortor
Simon Zefi Simonlacaj
12 Shkurt 1941 – 2 Korrik 2021
Me hidhërim njoftojmë se me 2 Korrik, papritmas u nda nga jeta atdhetari dhe bamirësi Simon Zef Simonlacaj në moshën 80 vjeç.
I ndjeri do të pushojë në shtëpinë mortore, Yorktown Funeral Home 945 East Main Street, Yorktown, NY 10588, të Dielën me 11 Korrik 2021, nga ora 2pm – 9pm.
Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të
Hënen me 12 Korrik 2021, në orën 11:00am në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” prej ku mbas meshës trupi i të ndjerit do të përcjellët në varrezat “Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.
Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit.
Simoni, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.
Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme. Pushofte ne paqe. Ashtu Kjofte.

Largimi i të rinjëve po rrezikon substancën e shtetit

0

Skënder MULLIQI

Kosova po mbetet gjithnjë e më pak banorë.Në vitët e fundit ky numer është zvogluar në mënyrë drastike.Në një skenarë të tillë kan ndikuar faktorët ekonomik dhe politikë jo të favorshme në Kosovë.Në trend është largimi I gjeneratës së re , e cila po ik nga pa përspektiva e krijuar , po ik së në krye të shtetit u gjendën forcat regresive , forcat që nuk deshtën dhe as që dëshiruan, që të rinjët , të inkorporohen në rrjedhat e reja shoqërore dhe poltike .Shumica e të rinjëve po mendojnë të largohën nga vendlindja e tyre në kërkim të një jete më të mirë diku në shtetetet zhvilluara perëndimore. Pse të rinjët po largohen masovikisht , është pyetje komplekse që kërkon analizë më të gjerë .Por , diqka është e ditur tashmë , së nuk kan kohë për të pritë edhe 20 vite të tjera deri sa të bëhët mirë , kur dihet së koha është faktori dominat për të krijuar përspektivë të jetës.

Nga përvoja e deritashme së shumë gjenerata pësuan nga pritja , duket së gjeneratat e ardhshme , nuk do të lejojnë që të shkojnë “dem” siq kan shkuar disa gjenerata .Të presësh së qka do të sjellin kohët e reja , është kohë shumë e gjatë.Largimi I të rinjëve rrezikon substancën e shtetit, rrezikon themelet dhe ardhmërinë e tij.Me largimin e tyre humbët edhe zhvillimi I vendit si resurs i fuqishem i potencialit njerëzor.Dihet së gjendja e dobët ekonomike bën zbrazjën e vendit, por po ikën edhe nga pasiguria dhe jo stabiliteti I gjendjës politike, mungesës të shtetit të së drejtës.Tensionet permanente të rritura të sitaës politike , e cila nuk po qetësohet që shumë kohë, po kan efekte negative të gjenerata e re.Të gjitha pushtetet e deritashme punuan më shumë për vete dhe për militanë partiak, duke i lën anash shumicën të cilët po jetojnë dobët.

Inkuadrmi I tyre në jetën shoqërore dhe politike është shumë I dobët.Nuk po shprehët interesim për problemet dhe hallët e tyre jetësore .Kosovës I duhet një mobilizm i ri , që kjo gjendje më të rinjët tanë të kapërcehet.Të krijohen përspektiva të reja profesionale dhe të punësimit , që ka mundësi reale të bëhët.Nese nuk inkorporehemi si shtet dhe si shoqëri në problemet thelbësore të gjeneratës së re , përspektiva jonë si shtet nuk është e mirë.Është koha e stabilitetit ekonomik dhe e stabilitetit politikë në Kosovë, sidomos më ardhjën në pushtet të një gjenerate të re politike.Kjo gjenaratë e politikanëve nuk guxojnë të përserisin gabimet trashnike të gardës së vjetër e reakcionare politike.Për të krijuar përspektiva duhet pasur vision më programe konkrete zhvillimore .

Të gjithë akterët shoqëror dhe politike në Kosovë, duhet të vihen në dispozicion , që të krihohen kushtet për parandalimin e këtyre largimeve masovike të demshme për shtetin e ri të Kosovës…

Kryeministri Kurti në Greqi: Njohja e Kosovës, bashkëpunimi dhe anëtarësimi i rajonit në BE – rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate

0

Athinë, 9 korrik 2021                                                                                                    

Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.

Në panelin e diskutimit me temë “Evropa Juglindore: Rritja e Bashkëpunimit dhe Solidariteti”, kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën që Greqia t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën. Të mos harrojmë që 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës sikurse edhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, tha kryeministri Kurti.

Në panel ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, presidentja e Rrjetit për Reformë në Greqi “Diktio” dhe ish-komisionerja evropiane për Punësim dhe Çështje Sociale, Anna Diamantopoulou, dhe deputeti i Parlamentit Helen dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Katrougkalos.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti foli për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë gjatë dy qeverive të udhëhequra nga ai. Në Qeverinë Kurti 1, Kosova ishte vlerësuar si një nga vendet me menaxhimin më të suksesshëm të pandemisë, kurse brenda 100 ditëve të qeverisë aktuale, numri i rasteve aktive ka rënë nga 13 mijë në 170 sosh, teksa rastet e hospitalizuar kanë rënë nga 750 në 25. Brenda 66 ditëve të para të qeverisjes u arrit marrëveshja me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave, kurse brenda 100 ditëve u siguruan në total mbi 2 milionë doza të vaksinave. Kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina. Ai shtoi se ky menaxhim i mirë, në të dyja rastet, përpos masave të duhura, është meritë e bashkëpunimit dhe reagimit pozitiv të qytetarëve ndaj thirrjeve të institucioneve shtetërore.

 Përpos menaxhimit të mirë me pandeminë, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione. Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë se në pesëmujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.

Kultura e re që kemi sjellë me qeverisjen e mirë, ku korrupsioni nuk do të tolerohet, tashmë po aplikohet në praktikë. Ne duam të vazhdojmë me procesin e vettingut, që do ta bëjë më aktive prokurorinë tonë dhe më efikase gjyqësinë tonë, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Kosova tashmë ka propozuar një kornizë të re të bashkëpunimit, të quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), e cila do të përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si anëtare të barabarta dhe si e tillë do të bazohej në një marrëdhënie të veçantë me Bashkimin Evropian, sipas modelit EFTA-EEA.

“Sali Çekaj” në Zvicër, ndihmon popullin e nderon kombin!

0

Adem Lushaj

Shoqata humanitare kulturore “Sali Çekaj” në Zvicër, tashmë e njohur, jo vetëm në Kosovë, por anekënd trojeve shqiptare. Kjo, nuk ka të bëj vetëm për emrin që e mbanë të heroit Sali Çekaj, por edhe për veprimtarinë e saj në promovimin e kulturës dhe historisë sonë, shërimin dhe rehabilitimin e njerëzve në nevojë, për ndërtimin e infrastrukturës për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe të projekteve tjera të natyrave të ndryshme.
Vendimi për themelimin e shoqatës, e kishte një arsye, ngase bëheshin dallime në mbrojtjen dhe trajtimin e dëshmorëve, luftëtarëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve…që ishin të rreshtuar në vijën institucionale të Republikës së Kosovës, të Presidentit Ibrahim Rugova.
“Duke pasur parasysh formimin e shumë shoqatave të pas luftës, të cilat thonin se ndihmonin dhe mbronin familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, e në fakt përjashtonin personat dhe familjet e atyre që ishin të rreshtuar në institucionet e Republikës së Kosovës, të udhëhequra nga Presidenti Rugova, lindi ideja e formimit të kësaj shoqate. Qëllimi kryesor i themelimit të Shoqatës me emrin e heroit dhe atdhetarit Sali Çekaj, ishte të ndihmohen familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe ushtarët e vijës institucionale të Republikës së Kosovës, të cilët u anashkaluan nga shoqatat tjera”, është shprehur Bashkim Nitaj, anëtar i Kryesisë i Shoqatës humanitare kulturore “Sali Çekaj” në Zvicër.

Në bazë të këtij arsyetimi, shoqata u themelua më 6 shkurt 2010, në klubin “ILIRIA” në Menzinge (Ag)-Zvicër. E, që nga themelimi, kjo shoqatë e zgjeroi aktivitetin dhe kontributin e saj financiar në shumë fusha. Anëtarësia e saj është vënë në përkrahje të shumë projekteve dhe kërkesave të qytetarëve. Në ndihmë të popullit dhe nderim të kombit.

“Prej themelimit të saj, shoqata ndihmoi shumë familje dhe individ. Ndihmoi në ndërtimin e shtëpive në mbarë territorin e Kosovës, dhe në Shqipëri.  Ndihmoi invalidët e luftës dhe të tjerët. E ndihmoi këtë kategori me karroca elektrike, mekanike dhe pajisje tjera të nevojshme. e ndihmoi Qendrën rehabilituese me seli në Pejë, për kompletimin me pajisje moderne, për terapi speciale për riaftësim të invalidëve. Ndihmoi në operimin dhe shërimin e pacientëve, brenda dhe jashtë vendit, e në veçanti të fëmijëve. Ndihmoi me bursa studentët, kryesisht fëmijë të dëshmorëve. Ndihmoi i spitalin e Gjakovës dhe të Bajram Currit. Ndihmoi skamnorët me pako ushqimore dhe higjienike”, ka treguar Nitaj, sipas të cilit anëtarët e kësaj shoqata, në asnjë rast nuk hezitojnë të derdhin mjete për të plotësuar sadopak, kërkesat dhe nevojat e adresuara në kryesi.
Pos projekteve infrastrukturore dhe shërim të pacientëve, është ndihmuar edhe në realizimin e dokumentarëve për heronjtë tanë, Ahmet Krasniqi dhe Rrustem Bruçi. Po ashtu, është ndihmuar në realizimin e dokumentarit që i kushtohet pajtimit të gjaqeve. Nga kjo shoqatë, përkatësisht anëtarësia e saj, janë financuar edhe botimet e librave të natyrave të ndryshme. Është ndihmuar në botimin e: “Pajtimi i Gjaqeve” të Cen Deskut; “E vërteta për FARK-un” të Agim Mehmetit; “Masakra e Gjakovës, Burgut te Dubravës dhe Lipjanit” të Afrim Caka; “Gjenocidi serbo -malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999 – I II II” të Rrustem Berisha; “Monografi për Sali Çekaj” të Frashër Demaj, “KOSOVA” e Jusuf Buxhovit-përkthimi në frëngjisht; “Krimet serbe ne Deçan” të Adem Lushaj, etj. Gjithashtu janë mbështetur financiarisht edhe shumë projekte si: Memorialit për Presidentin Rugova në Malaj-Rugovë, Ekspozita për Heroin Sali Çekaj në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, Akademitë përkujtimore për heroin Sali Çekaj dhe “Darkën e Lamës”, aktivitete që tashmë janë bërë tradicionale.
Kontributi i kësaj shoqate është shumë dimenzional. Është i vazhdueshëm. Është për admirim!
Zoti i bekoftë, gjithë anëtarët e saj!

Kur në emër të “humanizmit” futen agjendat e ndryshme politiko-fetare dhe përdhoset dinjiteti njerëzor

1
Shkruan Mevi Rafuna
Të gjithë jemi dëshmitar të co fenomenit Halil Kastrati & Elvis Naçi, duke ju qitur hi syve masës së pa TRU, këta persona nuk po cilësohen më si njerëz normal, por si ndërmjetësues së zotit. Madje, hilja shkon deri atje larg sepse këta ndryshe nga hoxhallarët radikal, po paraqiten më të “moderuar”, e që në esencë nuk dallojnë aspak sepse argjenda përbashkuese e tyre është Islami Politik, dhe interesat e rrezikshme që bëhen në dëm të kombit shqiptar!
Por le të ndalemi tek prezentimi i të varfërve në publik.Nuk kam asgjë kundër humanizmit dhe shtrirjes së dorës aty ku ka nevoj. Por jam kundër kur këta të varfër, fëmij, pleq tê sëmur keqpërdoren “në emrin e humanizmit” duke iu përdhosur e vetmja gjë që e kanë Dinjiteti Njerëzor. Si ka mundësi që fëmijet e vegjël i ekspozojnë para kamerave duke qarë, a nuk e mendojnë këta hoxhallarë “humanist” se këta fëmij të vegjël nesër kur të rriten e të shkojnë në shkollë do të përqeshen, e do ta kenë ndërgjegjen e vrarë për ekspozimin e tyre mediatik. Si ka mundësi që ata të sëmurë të cilët lëngojnë në shtrat me vdekjen, të ekspozohen para kamerave, sepse delirët e madhështisë së këtyre hoxhallarëve “humanist” ashtu duan t’i paraqesin. Si ka mundësi që me pleqtë e braktisur të bëhet Show Mediatik në “emrin e humanizmit”.
Dhe krejt këto përcillen në sfond nga ilahi e cila dikur ishe këngë për Adem Jasharin nga Shkurte Fejza e që me Hile e kanë kthyer në ilahi, gjë për të cilën kjo e fundit nuk reagon, madje nuk reagon askush për këto fenomene, për këto shpërlarje parash, për rrezikun që qëndron me prapavi nga agjendat e ndryshme antikombëtare.
Dhe masa pa Tru nuk e kupton hilen, përderisa këta hoxhallar i kënaqin Egot e tyre dhe i shërbejnë me përpikmëri Misioneve të tyre. Nuk mund t’i thuash vetes Humanist kur përdhos Dinjitetin Njerëzor të atyre që kanë nevojë. E mira do të ishte t’i ndihmoni njerëzit pa i ekspozuar ata, por jo ju nuk mundeni sepse nuk keni Pastërti Njerëzore ta bëni këtë
gjë.

Si e kujton Yllka Domin, ish Kryeministri Pandeli Majko, pjesëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që vdiq gjatë betejës së Çabratit

0
Pandeli Majko, Tiranë
Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.
Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:
“Amanet ju le nëse nuk pritoni,

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”
…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.
Liria ka emrin e të rënëve!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

0

Greqia t’i bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis/

ATHINË, 8 Korrik 2021-DRINI/  Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitetit afatgjatë rajonal, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë.

Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët, tha kryeministri Kurti.

Ai u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Kryeministri Kurti njoftoi homologun e tij grek mbi të arriturat e qeverisjes së re në Kosovë në këto 100 ditë të para, përfshirë këtu menaxhimin e mirë të pandemisë. Në këtë takim, kryeministri Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi.​

– KRYEMINISTRI KURTI PO MERR PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME QEVERINË E GREQISË

 ATHINË, 8 KORRIK 2021

Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë.

Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.

Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta.

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti

0

Prishtinë, 8 korrik 2021                                                                                                

Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Z. Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, z.Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët z.Enis Imamoviq, znj.Nadije Beqiri, z.Mirsad Hodzhiq, z.Argjend Bajrami, z.Selma Kuçeviq, ia shprehën gjithë përkrahjen e tyre Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që patën sot në zyrën e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës.  

Kryetari i SDA, z. Sulejman Ugljanin e falënderoi kryeministrin Kurti për miratimin në Kuvendin e Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Ai tha se boshnjakët janë shumë mirënjohës që Kuvendi i Kosovës u rreshtua në anën e së drejtës dhe dënoi krimin më të madh në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur 8000 burra e djem boshnjakë u vranë e u masakruan në një ditë nga forcat serbe të sigurisë.

Z. Ugljanin theksoi se deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njohin pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Ai tha se e përkrahin kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës në angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve ju po mbroni edhe të drejtat e boshnjakëve, tha z. Ugljanin. Ai e vlerësoi qasjen e kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit të të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë dhe në Serbi. Ky është ilaçi i zgjidhjes së problemeve të pakicave në Ballkan, shtoi ai.

Deputetët e njoftuan kryeministrin Kurti për funksionimin e organeve ekzekutive të Këshillave nacionalë, ata thanë se Këshilli Nacional Boshnjak në Serbi i ka 35 anëtarë dhe 7 delegatë në bordin ekzekutiv.  Ndërsa Asamblea e Këshillit Nacional Shqiptar i ka 15 anëtarë.

Kryeministri Kurti tha se aktualisht gjysma e Sanxhakut ndodhet në NATO e gjysma jo, duke u bazuar në faktin që një pjesë e Sanxhakut ndodhet në Serbi e tjetra në Mal të Zi.          

Ai ritheksoi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e përgjakshme dhe politika e Sllobodan Milosheviqit. Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën, tha kryeministri Kurti.